Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Shėn Dhimitri i Selanikut - 26 tetor

    Dėshmori i madh, i lavdishėm dhe ēudibėrės Shėn Dhimitėr Mirovliti


    Ishte nga Selaniku dhe jetoi nė kohėn e perandorit Dioklecian. Predikues i flaktė i Ungjillit, ushtar i patrembur i besimit, me njė veprimtari bamirėse dhe popullaritet tė gjerė, Shėn Dhimitri ishte shtyllė pėr tė krishterėt e Selanikut.

    Te Diokleciani e akuzuan Shėn Dhimitrin jo vetėm qė nuk respektonte idhujt, por edhe qė nxiste haptazi pėrbuzjen ndaj tyre dhe lėēiste kudo disa prej paganėve nė besėn e re tė Krishtit. E akuzuan se ishte shumė aktiv dhe i rrezikshėm pėr fenė pagane.

    Diokleciani u vrenjt, u zemėrua kundėr Dhimitrit, por njėkohėsisht u foli dhe atyre qė kujtonin se ai i krishterė i flaktė do tė guxonte tė mos pėrfillte dhe urdhėrin e vullnetin dhe tė atij vetė, prandaj dėrgoi menjėherė dhe e thiri nė pallat.

    Perandori, pas pyetjeve tė para tė zakonshme dhe pas pohimit tė Dhimitrit se ishte i krishterė, i tha atij se dėshira perandorake ishte qė ai tė kthehej pėrsėri nė fenė pagane, sepse vetėm perėnditė pagane qenė pėr shekuj me radhė mbrojtės tė shtetit romak dhe se vetėm ata mund tė ruanin edhe nė tė ardhmen forcėn dhe lavdinė e tij.

    Dhimitri, si bėri pėrkulje plot nder e respekt para Dioklecianit i deklaroi se nuk do tė gjente nė tėrė perandorinė e tij njė shtetas aq besnik sa ai. Prandaj, shtoi, se e ndjente pėr detyrė t'i rrėfente me sinqeritetin mė tė madh tėrė tė vėrtetėn. Paganizmi ose idhujtaria me doktrinėn e saj tė gėnjeshtėrt e supersticioze dhe me moralin e saj tė shthurur, ėshtė ajo qė prish familjen, shoqėrinė, shtetin dhe po e ēon dita ditės nė dekadencė. Prandaj, o mbret, theksoi sė fundi Dhimitri, nuk mund tė tradhtoj besimin e krishterė, i cili jo vetėm qė i siguron shoqėrisė shėndoshjen morale, por i hap botės rrugė tė reja pėrparimi, lavdie dhe fuqie, sepse ėshtė e vetmja forcė morale rilindėse qė pastron shpirtrat, nxit drejtėsinė e vetmohimin dhe formon qytetarė dhe drejtues tė ndershėm e punėtorė.

    Diokleciani mendoi se ishte punė e kotė tė ngulte kėmbė mė nė kėtė drejtim. Dha urdhėr qė tė largohej dhe si e arrestoi, e burgosi.

    Nė burg shenjti mbeti mjaft javė. Mendonin se do tė ishte mė mirė ta linin aty tė vdiste nga keqtrajtimi, se sa ta ekzekutonin.

    Po ndodhi qė nė atė kohė do tė zhvilloheshin nė stadiumin e gjerė tė Selanikut ndeshje tė ndryshme. Dhe po bėheshin pėrgatitje tė mėdha, se ndėr to do tė merrte pjesė edhe perandori.

    Erdhi dhe dita e caktuar. Stadiumi u mbush plot e pėrplot. Merrnin pjesė autoritetet e qytetit, civilė e ushtarakė. Erdhi dhe vetė perandori i shoqėruar nga oborrtarėt dhe zyrtarėt e tjerė tė lartė tė shtetit.

    Ndėrmjet atletėve tė shumtė qė do tė merrnin pjesė nė ndeshjet, dallohej sidomos njė atlet trupmadh, por edhe shumė i shkathėt e i fuqishėm, qė quhej Lie. Ky gėzonte famėn se me tė gjithė sa ishte ndeshur deri tani, i kishte mundur. Kėshtu qė nuk guxonte njeri tė ndeshej me tė. Ky doli dhe atė ditė nė arenė. Kasneci i ftonte atletėt qė tė paraqiteshin pėr t'u ndeshur me tė, po s'guxonte njeri. Atėherė kasneci, me sugjerim tė parisė dhe leje tė perandorit, nisi tė provokonte tė krishterėt, duke thėnė se nėse Perėndia e tyre do tė ishte i vėrtetė, do t'i ndihmonte qė ta mundnin Lieun.

    Sapo u dėgjua thirrja, njė i ri i dobėt po i bukur, doli me nxitim nga stadiumi nėpėr rrugėt e ngushta tė Selanikut. Kush ishte? Ku po shkonte? Dhe pėrse?

    Emrin e kishte Nestor, ishte i krishterė dhe bėnte pjesė nė grupin e tė rinjve tė krishterė qė drejtonte Shėn Dhimitri. Nestori ishte prekur nga ai provokim i ulėt i paganėve dhe dėshironte me zemėr e me shpirt qė tė ndeshej me Lieun dhe me emrin e Krishtit ta mundte e kėshtu tė ulte para botės ambicien e tė pėrgatiste fuqinė dhe vėrtetėsinė e besimit tė krishterė. Ja, pra, pse iku me nxitim nga Stadiumi dhe shkoi pėr tė takuar Shėn Dhimitrin dhe t'i marrte lejen dhe bekimin pėr t'u ndeshur. Shėn Dhimitri e pėrqafoi, foli shkurt me tė, i dha guxim dhe e siguroi pėr fitoren.

    Ndėrkaq qenė zhvilluar ndeshje tė tjera. Kur, pa pritur, nė njė provokim tė kasnecit pėr Lieun, i riu i krishterė doli nė arenė dhe deklaroi se ai ishte gati tė ndeshej. Deklarata bėri pėrshtypje nė radhėt e atletėve. Si ishte e mundur tė ndesheshe tani me njė atlet aq tė dėgjuar? Si nuk i vinte keq pėr rininė dhe bukurinė e tij tė veēantė? Po ai nguli kėmbė dhe ndeshja duhet tė bėhej.

    Lieu sapo e pa, tregoi njė lloj shpėrfilljeje. Nė fillim madje, refuzoi qė tė pranonte. Unė, thoshte, jam atlet, s'jam vrasės. Po Nestori, me fjalėt qė i tha, e detyroi tė pranonte. Dhe u vunė ballė pėr ballė me shpatat nė dorė.

    Ndėrkaq Shėn Dhimitri falej nė burg pėr fitoren e nxėnėsit tė tij tė dashur. Po kėshtu dhe tė krishterėt qė ndodheshin nė stadium i luteshin mistikisht Jisuit pėr kėtė qėllim. Po edhe vetė Nestori po kėtė punė bėnte, I lutej Zotit tė pėrsėritej edhe nė kėtė rast ēudia e Davidit tė vogėl, birit tė Jeseut, kundėr egoizmit dhe ambicies sė gjigandit Goliath.

    Kur kundėrshtarėt u vunė nė lėvizje, tėrė populli i paganėve pa pėrjashtuar dhe vetė perandorin, po hapnin sytė pėr tė parė rrėzimin dhe gjakun e tė riut tė krishterė. Po, papritur, njė klithmė tmerri e habie prej mijėra e mijėra gjoksesh mbushi tėrė stadiumin. Nestori me njė shpejtėsi tė habitshme pasi thirri "0 Perėndi i Shėn Mitrit, ndihmomė!", e goditi pėr vdekje Lieun, duke mos e lėnė jo qė tė fitonte, por as edhe tė mbrohej. Duke shmangur me mjeshtėri goditjen e parė qė donte t'i jepte atleti pagan, i nguli vetė shpatėn nė gjoks. Mė kot atėherė ai lėvizi si tigėr i tėrbuar, duke e ndjerė veten keq, jo aq pse do tė vdiste, por pėr turpin dhe humbjen qė pėsoi. Dora iu eliminua, kurse trupi i ra pėr tokė pa frymė e pa jetė.

    Para atij rezultati paganėt nuk mbajtėn tė paktėn as tormat mė fillestare tė mirėsjelljes. Jo vetėm qė s'e duartrokitėn Nestorin, por u ngritėn si maniakė kundėr atij. Fitorja e tij u quajt krim i pafalshėm. Dhe me mijėra zėra kėrkonin ekzekutimin e tij nė vend. Perandori nguroi tė kryente njė akt tė tillė tė turpshėm. Historia e atletizmit nuk paraqiste njė shembull tė tillė. Ai nuk dėshironte tė njolloste vetveten duke urdhėruar njė vrasje tė tillė tė ulėt. Po masat, tė nxitura nga njerėzit e oborrit, fshehurazi, bėrtisnin me kėrcėnim. Dhe Perandori atėherė dha pėlqimin: "Le t'i pritet koka atij tė krishteri!" Dhe iu pre. Ajo britmė fanatike e plot urrejtje, e gėzonte zemrėn e Nestorit. Tėrbimi qė shfaqnin paraqiste dobėsinė e tyre. S'ishte e mjaftė qė e kishin humbur fitoren. Dėshironin t'i shtonin vetes edhe peshėn e pandershmėrisė. Sepse vrasja e Nestorit nuk ishte vetėm krim, por edhe poshtėrsi, edhe turp. Uli, pra, kokėn e tij tė nderuar dhe me goditjen e shpatės dha shpirtin qė tė ngjitej akoma mė i zbukuruar para krijuesit tė jetės dhe njėkohėsisht burimit tė bukurisė sė pavdekshme.

    Pas pak, hapat e rėndė tė ushtarėve dėgjoheshin edhe nė oborrin e burgut ku mbahej Dhimitri. Rojtari hapi derėn dhe ushtarėt hynė pėr tė zbatuar urdhėrin qė u ishte dhėnė. Dhimitri ishte informuar pėr shkakun e dėnimit tė tij. Ai dėnohej jo vetėm pse ngulte kėmbė nė pohimin e tij qė ishte i krishterė, por edhe sepse ishtė mėsues i Nestorit tė ri dhe udhėheqės i gjithė rinisė sė krishterė tė Kishės sė Selanikut. Atėherė kuptoi dhe pse Nestori kishte dalė fitues. Falėnderoi Perėndinė nga zemra, dhe krejt i qetė e pa frikė u paraqit para trupės ushtarake tė ekzekutimit, duke thėnė:
    "Bėni, pra, o xhelatė, detyrėn tuaj. Tė krishterėt do tė fitojnė, viktimat do t'i mposhtin vrasėsit e tyre".

    Plot shpata shpuan tej e tej gjoksin dhe brinjėt e tij. Dhe kėshtu u vra Dėshmori i madh Shėn Mitri, i cili shkėlqeu me madhėshti ndėrmjet mėsuesve mė tė flaktė dhe atletėve mė tė shkėlqyer tė Besimit tė Shenjtė tė Krishtit.

    Shėn Dhimitėr Mirovlitin, dėshmorin e madh, tė lavdishėm e ēudibėrės, Kisha jonė Orthodhokse e kremton ēdo vit mė 26 tetor, kurse dėshmorin Shėn Nestor e kremton tė nesėrmen mė 27 tetor.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-11-2006 mė 19:52

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Sot eshte Dita e Shen Dhimitrit. Festojne emrin te gjithe ata qe kane emrin Dhimiter, Dhimtraq, Mitro, Dhimitrulla, etj.

    Eshte nje nga shenjtoret me te respektuar dhe me te lashte ne trojet shqiptare, duke qene se martirizimi i tij ndodhi ne Selanik.

    Lexoni me lart jeten e shenjtorit.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Sot eshte festa e Shen Mitrit ,ta gezojne emrin gjithe Dhimitrat e forumit e me gjere!Respekte per ju Albo qe kujtoni keto festa te bukura qe bashkojne zemrat e njerezve.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Snow^White
    Anėtarėsuar
    28-07-2005
    Vendndodhja
    Atje Ku Qielli Dhe Toka Bashkojne Dashurin Tone...Engjelli Im
    Postime
    248
    Kisha e Shen Dhimitrit ne Selanik eshte nje nga gjerat me madheshtore te Ortodoksizmit qe kam pare.....Kur hyn atje brenda Ndjen vertet qetesi
    "Forgive your enemies, but never forget their names. \" - John F. Kennedy

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Gezuar diten e Shen Dhimitrit.

    Me lutjet e tij, Perendia yne: ATI, BIRI dhe SHPIRTI I SHENJTE, na meshirofte, mbrofte dhe na shpetofte! AMIN!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 26-10-2010 mė 05:00
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1
    Ta gezojne Emrin ata qe jane pagezuar: Dhimiter, Dhimitraq, Mitro, Dhimitra, Dhimitrulla!
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Pjese nga Leximet e dites:

    1 Ti, pra, biri im, forcohu nė hirin qė ėshtė nė Krishtin Jezus;
    2 dhe ato qė dėgjove nga unė pėrpara shumė dėshmitarėve, jepua njerėzve besnikė, qė do tė jenė tė aftė tė mėsojnė edhe tė tjerė.
    3 Ti, pra, duro pjesėn tėnde tė vuajtjeve, si njė ushtar i mirė i Jezu Krishtit.
    4 Sepse asnjė nga ata qė shkojnė ushtarė nuk ngatėrrohet me punėrat e jetės, qė t`i pėlqejė atij qė e mori ushtar.
    5 Po ashtu, nėse dikush merr pjesė nė gara, nuk kurorėzohet po tė mos ketė luftuar sipas rregullave.
    6 Bujku qė mundohet duhet ta marrė i pari pjesėn e fryteve.
    7 Mendo pėr ato qė tė them, sepse Zoti do tė tė japė mend pėr tė gjitha.
    8 Kujto qė Jezu Krishti, nga fisi i Davidit, u ngjall sė vdekuri sipas ungjillit tim,
    9 pėr tė cilin unė po vuaj deri edhe nė pranga posi keqbėrės; por fjala e Perėndisė nuk lidhet nė pranga.
    10 Prandaj unė i duroj tė gjitha pėr shkak tė tė zgjedhurve, qė ata tė kenė shpėtimin qė ėshtė nė Krishtin Jezus, bashkė me lavdi tė pėrjetshme.


    2 Timoteut 2:1-10

    17 Kėtė ju urdhėroj: ta doni njėri-tjetrin.
    18 Nėse bota ju urren, ta dini se mė ka urryer mua para jush.
    19 Po tė ishit nga bota, bota do tė donte tė vetėt; por sepse nuk jeni nga bota, por unė ju kam zgjedhur nga bota, prandaj bota ju urren.
    20 Kujtoni fjalėn qė ju thashė: "Shėrbėtori nuk ėshtė mė i madh se i zoti". Nėse mė kanė pėrndjekur mua, do t`ju pėrndjekin edhe ju; nėse kanė zbatuar fjalėn time, do tė zbatojnė edhe tuajėn.
    21 Tė gjitha kėto gjėra do t`jua bėjnė pėr shkak tė emrit tim, sepse nuk e njohin atė qė mė ka dėrguar.
    22 Po tė mos kisha ardhur dhe tė mos u kisha folur atyre, nuk do tė kishin faj; por tani ata nuk kanė asnjė shfajėsim pėr mėkatin e tyre.
    23 Kush mė urren mua, urren edhe Atin tim.
    24 Po tė mos kisha bėrė nė mes tyre vepra qė askush tjetėr nuk ka bėrė, nuk do tė kishin faj; por tani, pėrkundrazi, e kanė parė, dhe mė kanė urryer mua dhe Atin tim.
    25 Por kjo ndodhi qė tė pėrmbushet fjala e shkruar nė ligjin e tyre: "Mė kanė urryer pa shkak".
    26 Por kur tė vijė Ngushėlluesi, qė do t`ju dėrgoj prej Atit, Fryma e sė vėrtetės, qė del nga Ati im, ai do tė dėshmojė pėr mua.
    27 Edhe ju, gjithashtu, do tė dėshmoni, sepse ishit me mua qė nga fillimi``
    1 ``Jua kam thėnė kėto gjėra, qė tė mos skandalizoheni.
    2 Do t`ju pėrjashtojnė nga sinagogat; madje po vjen ora kur, kushdo qė t`ju vrasė, do tė mendojė se i ka kryer njė shėrbim Perėndisė.


    Ungjilli sipas Joanit 15:17-16:2
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 26-10-2010 mė 05:23
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #8
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Tropari i shenjtorit:

    Perluftar te madh, neper rreziqe,
    te ka gjetur ty bota e tere,
    se i theve paganet o athlofor
    dhe e rrezove fodullin Lie perdhe
    kur e forcove deshmorin Nestor ne stad
    Gjithashut o shenjt ju lut Jisu Krishtit Perendi
    T'u fale shpirteve tona perdellimin e madh!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #9
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Reliket e shenjtorit:

    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #10
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1
    Thone se nje arome e mrekullueshme, sikur eshte nje pafundesi lulesh eremira, ndihet ne kete vend te shenjte.
    Duaje te afermin tend si veten

  11. #11
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet nė Bllog
    1
    Gezuar diten e Shen Dhimitrit, martirit te madh, me ndermjetimet e Tij, o Zot Jisu Krisht Perendi, shpeto shpirtrat tane!
    Amin!
    Duaje te afermin tend si veten

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Shėn Dhimitri i Selanikut - 26 tetor

    Sot Kisha jone e shenjte kujton Shen Dhimitrin. Festojne emrin te gjithe ata qe mbajne kete emer dhe derivatet e tij.Gezuar

    Emri:  1378890_440889002689854_625434551_n.jpg

Shikime: 4631

Madhėsia:  128.2 KB


    Muzikė Bizantine Shqip - Pėrlėshorja e shėn Dhimitrit. psal Theodhor Peci

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 26-10-2013 mė 09:25

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Irenna
    Anėtarėsuar
    24-01-2014
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    232

    Pėrlėshorja e shėn Dhimitrit

    "Pėrluftar tė madh, nėpėr rreziqe,
    tė ka gjetur ty bota e tėrė,
    se i theve paganėt o athlofor
    dhe e rrėzove fodullin Lie pėrdhe
    kur e forcove dėshmorin Nestor nė stad
    Gjithashtu o shenjt ju lut Jisu Krishtit Perėndi
    T'u falė shpirteve tona pėrdėllimin e madh!


    Emri:  1546431_816134105115447_979534183094004519_n.jpg

Shikime: 2989

Madhėsia:  25.9 KB
    Vetem Perendia nuk do te tradhetoje,vetem Perendia mund te te shpetoje. <3

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shėn Dhimitri i Selanikut - 26 tetor

    Gezuar festen e Shen Dhimitrit te gjithe orthodhokseve!

    Gezuar edhe te gjithe atyre qe mbajne emrin e shenjtorit dhe festojne emrin ne kete dite.

    Albo

Tema tė Ngjashme

  1. Shėn Grigori Palamas - Kryepeshkop i Selanikut dhe Ēudibėrės
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-03-2022, 19:46
  2. Pėrgjigje: 133
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 16:51
  3. Kryebashkiaku i Selanikut: "Korca, qendra e helenizmit nė shekullin e XVIII"
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-10-2005, 11:40
  4. Samiti i Selanikut
    Nga SUPERSTAR_N1 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-06-2003, 19:32
  5. Nano e Moisiu sė bashku nė Samitin e Selanikut
    Nga s0ni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-06-2003, 13:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •