10 Prirjet e Marketingut qe priten te shihen ne 2007
Nga Kim T. Gordon

Gjate 2006-es kam vazhguar dhe interpretuar statistika marketingu dhe studime qe ndikojne tek biznesi i vogel, ne menyre qe t’ju jepja modele per te qendruar nje hap para te tjereve. Tani me afrimin e 2007-es, le te hedhim nje shikim tek prirjet me te nxehta, qe prej ndryshimeve qe zene vend midis audiencave konsumatore deri tek identifikimi i teknikave dhe mjeteve te marketingut tradicional dhe online qe u duhet kushtuar me shume vemendje. Ketu gjendet informacioni qe ju nevojitet mbi prirjet me teper te rendesishme dhe si t’i shfrytezosh ato per te rritur shitjet dhe biznesin tuaj per vitin tjeter.


Prirjet Konsumatore

1. Studentet
Nese jeni duke kerkuar per menyren me efektive per te arritur kete grup potencial aq te deshirueshem, levizini dollaret tuaj te marketingut ne median online. Sipas nje studimi te bere online nga Y2M, Interneti eshte tashme burimi themelor i medias dhe i argetimit per nxenesit dhe studentet, blerjet kryesore te planifikuara te te cileve gjate periudhes se diplomimit jane veshjet profesionale, biletat e udhetimit, policat e sigurimit shendetsor dhe mobiljet. Afersisht 80% e te intervistuarve jane bleres online, gje qe i ben ata kandidatet ideal per fushaten tuaj online.


2. Femrat qe jane ne karriere dhe me te ardhura te larta

Lajm i madh eshte qe ky grup eshte rritur se fundmi dhe menyra me e mire per te qene ne kontakt me to mund te jete komunikimi online. Sipas Media Audit, femrat qe jane ne karriere dhe qe jane me te ardhura familjare me te larta se $75,000, po rriten ne numer dhe 94.3 % e tyre kane akses ne Internet gjate nje muaji te zakonshem. Perafersisht gjysma e tyre konsiderohen perdoruese te rregullta te Internetit, nderkohe qe kane hequr dore nga perdorimi i radios, TV, gazetave, dhe postes direkte. Per te rritur shitjet ne kete zgjerim tregu duhet te modifikoni zerat e buxhetit te medias duke u perqendruar me teper tek komunikimi online.

3. Rritja e Popullsise Aziatike
Rajoni jugor i Shteteve te Bashkuara ka perqindjen e rritjes me te shpejte te popullsise aziatike me 31%, e ndjekur nga Midwest 24%, Veri-lindja 23% dhe Perendimi 19%,
ne baze te nje analize te te dhenave te zyres "American Community Survey" qe ka bere Kang & Lee Advertising. Aziatiket perfaqesojne grupin me prespektive me te larte, per te ardhurat ne familje dhe nivelin e edukimit.
A mundeni ju te ofroni nje produkt apo sherbim qe te joshe kete tregu ne rritje???

4. Fjala e Gojes
Deshironi te terhiqni vemendjen e publikut? Studimi i Lucid Marketing “Te rriturit amerikan: Komunikimi nepermjet fjales se gojes” gjeti: se grate jane me teper te prirura se burrat per te ndare eksperiencat pozitive me nje biznes apo per te rekomanduar nje produkt te kendshem; punonjesit me kohe te plote thelbesisht kane me teper kontakte ditore se ata qe nuk jane ne pune; dhe njerezit me te ardhura vjetore mbi $100,000 jane me teper te prirur per te bere rekomandime se ata qe fitojne me pak. Keshtu qe marketeret qe merren me komunikimin direkt duhet t’i drejtojne perpjekjet tek keto tre grupe “llafazanesh”.

Prirjet ne Median Tradicionale

5. Fletet e verdha
Sipas nje studimi nga grupi Kelsey, marketeret duke shenjestruar popullsine me te re ne moshe, detyrimisht do te largohen nga printi. Vetem 28% e te rinjve thone se ata do te kthehen tek Fletet e Verdha te printuara per te gjet nje biznes lokal, produkt apo sherbim, ndersa 47% thone se zgjedhja e tyre e pare jane motoret e kerkimit. Pikerisht 44% e te intervistuarve ndermjet moshave 18 dhe 34 pelqejne Fletet e Verdha te printuara.

6. Perdorimi i Njekohshem i Medias
Nuk ekzistojne me audienca te mberthyera nga nje media. Konsumatoret shpesh perdorin me teper se nje form te medias ne te njejten kohe. Per shembull 70% e perdoruesve te Internetit, shohin TV rastesisht apo rregullisht ndersa jane online sipas nje studimi te BIGresearch’s “Studimi i Mediave te Njekohshme” Gjithashtu u gjet se rreth 65 % shohin TV ndersa lexojne dhe 51% e degjuesve te radios lezojne gazeten ndersa jane duke degjuar. Kjo rritje kerkon nje qasje te integruar mediatike dhe nje theks te shtuar te reklames brenda kornizes se permbajtjes kryesore qe ka nje rol joshes per te luajtur.

Vazhdimin e artikullit e gjeni ketu:
http://www.albpr.org/g-news/modules....rticle&sid=360