Close
Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 280 prej 296
  1. #261
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Duhet që të gjithë e veçmas ish-ushtarët e UÇK-së sepse janë ata që dalin më të humburit nga këto vrasje, të gjejnë dhe distancojnë vrasësit e tillë dhe të ndërpritet kjo e keqe shumë e madhe që po e pengon gjithë ardhmërinë shqiptare.
    Pra, edhe njëherë i bëj thirrje gjithë ish-ushtarëve të UÇK-së, familjarëve të të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për lirinë e UÇK-së që të distancohen nga kriminel të tillë dhe të denoncojnë gjithë ata që janë të implikuar në këto vrasje, dhe ta bëjnë këtë për interesin e ardhmërinë tonë, për gjakun e gjithë atyre njerëzve që kanë derdhur deri më sot për lirinë dhe bashkimin kombëtar.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #262
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Pash Kuranin po per cfar Ligjesh na folka ky far Harnishi?
    Athua ky na tregon at fillozofin vrasese apo dic tjeter,si eshte e mundur qe ky njeri te flas per ligj kur vet eshte se bashku me politiken qe perfaqeson ketu kunder cdo ligji,mbron vrasesit,mbron kirminelet,per keto nuk ka nevoj dokumentimi ishte rasti i me hershem para dy vitesh ne nje fsdhat te Decanit kur Senator amerikan ndihmuan dhe liruan nga pergjegjsia ligjore kryesit e krimit,vrasesit e tash ky na del se e mbron lig´jin.Hajde bac hajde se keshtu e do puna....


    Zyra e SHBA-ve dënon vrasjen e dyfishtë me paramendim të Ilir dhe Feride Selimajt


    Prishtinë, 15 prill 2003 – Z. Rino Harnish, shefi i Misionit të Zyrës së SHBA-ve në Prishtinë, dënon fuqimisht vrasjen e dyfishtë të z. Ilir Selimaj dhe kushërirës së tij Feride Selimajt, të cilët u vranë në rajonin e Pejës më 14 prill. Edhe tre anëtarë tjerë të familjes Selimaj u plagosën në këtë sulm, Dema (37), Drita (14) dhe Kushtrimi (4).

    Duke folur nga Zyra e SHBA-ve, z. Harnish tha: "Edhe një herë, në mënyrë të gjakftohtë u vra një dëshmitar i një gjykimi për vrasje. Ende nuk është vërtetuar se a është kjo vrasje e lidhur me gjykimin në të cilin dëshmoi z. Selimaj, por mbetet fakti se vetëm në katër muajt e fundit kjo është hera e dytë që në rajonin e Pejës vriten dëshmitarët e gjykimeve për vrasje, me gjakftohtësi dhe në prita të planifikuara me kujdes".

    "Këto vrasje aq të pamëshirshme – ku në cak janë vënë edhe fëmijët, duke shpërfillur jetën njerëzore në mënyrë të pandjenjë – duket se kanë për qëllim terrorizimin e bashkësisë më të gjerë të Kosovës dhe minimin e sundimit të ligjit.


    Të jemi të qartë lidhur me këtë. Vrasjet e tilla nuk bëjnë vetëm eliminimin e dëshmitarëve dhe frikësimin e tjerëve që të mos dëshmojnë kundër elementeve kriminale të Kosovës, por ato poashtu e pengojnë Kosovën në arritjen e standardeve që ajo duhet t"i plotësojë para se të mund të diskutohet për statusin përfundimtar".

    "Fakti që vrasës të tillë janë të gatshëm që qëllimisht të sulmojnë edhe fëmijët dhe anëtarët e familjes, pikërisht sikurse në janar kur u vra Tahir Zemaj bashkë me djalin dhe nipin e tij, flet shumë për vlerat të cilat i përfaqësojnë këta vrasës të njerëzve të pafajshëm.

    Edhe një herë, është e qartë se në shoqërinë kosovare ka elemente, vlerat e të cilëve përfshijnë dhunën dhe frikësimin si mjete legjitime të të shprehurit në Kosovën e pasluftës".

    "Qeveria e SHBA-ve kërkon nga çdokush që ka informata në lidhje me këto vrasje që të paraqitet dhe t'i tregojë policisë atë që din. Ne të gjithë duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur për të sjellur autorët e krimit para drejtësisë, përmes sistemit ligjor i cili është i lirë nga frikësimet dhe dhuna".

    "Në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe Zyrës së SHBA-ve, unë në mënyrën më të fuqishme dënoj këto akte qyqare e të paramenduara të vrasjes dhe i shpreh ngushëllimet tona më të thella familjes Selimaj si dhe lutjet tona për shërim të shpejtë të viktimave që mbijetuan", përfundon z. Harnish.


    mani

  3. #263
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Presidenti Rugova dënon aktin kriminal në Pejë

    Prishtinë, 16 prill - Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova ka dënuar sot aktin kriminal që ndodhi të hënën në rrethinën e Pejës, kur u vranë Ilir Selimaj dhe Feride Selimaj, dhe u plagosën tre anëtarë të tjerë të familjes.

    Në deklaratën e Presidentit Rugova thuhet:
    "E dënojmë ashpër aktin kriminal të ditës së hënë, që në esencë është akt i drejtuar jo vetëm kundër pjesëtarëve të familjes Selimaj por edhe kundër rendit demokratik, sigurisë, dhe sundimit të ligjit në Kosovë".

    "Ky akt i shëmtuar kriminal, që nuk kurseu as fëmijë e gra, është përpjekje për të penguar vendosjen e rendit dhe të ligjit si dhe progresin e gjithanshëm në Kosovë".

    "Kërkojmë nga organet e hetuesisë dhe qytetarët që të bëjnë çmos që kryesit e këtij krimi të gjinden sa më parë dhe të vihen para drejtësisë", tuhet në fund të deklaratës së presidentit Rugova.

    KIC
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #264
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Identifikohet njëri nga akterët e vrasjes në Nabërgjan


    Sipas pohimeve të komandantit rajonal të policisë së UNMIK-ut në Pejë, tashmë është identifikuar njëri nga pjesëmarrësit e vrasjes së dyfishtë në Nabërgjan të Pejës. Ky është Adem Elshani i lindur më 1974, me vendbanim në Pejë. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që, për çdo informacion që kanë lidhur me vendodhjen e tij, ta njoftojnë policinë, qoftë edhe me kusht anonimiteti të plotë. (RTK)


    mani

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pse jeta e perditeshme ne Kosove edhe 4 vjet mbas ikjes se Serbise ka probleme si keto me poshte:

    -----

    Feler thotë se janë identifikuar dy persona të dyshuar për minimin e urës hekurudhore

    Mitrovicë, 17 prill 2003 - Komesari i policisë ndërkombëtare në Kosovë Shtefan Feler ka bërë të ditur se janë identifikuar dy persona të dyshuar për rastin e minimit të urës hekurudhore në afërsi të Leposaviqit, mdërkaq tre të tjerë janë ndalur nga policia. Ai e bëri këtë prononcim gjatë një vizite që me kryeadministratorin e Kosovës Mihael Shtajner i bëri dje Mitrovicës.

    -------
    AAK dënon ashpër aktin kriminal në Nabërgjan të Pejës

    Prishtinë, 17 prill 2003 - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dënon ashpër aktin kriminal që ndodhi në afërsi të Nabërgjanit, në komunën e Pejës, ku u vranë Ilir dhe Feride Selimaj dhe u plagosën tre të tjerë, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë.

    Ky akt makabër, thuhet në një komnuikatë të AAK-së, është vazhdimësi e akteve të tjera, të ngjashme, të cilat janë duke shërbyer për destabilizimin e përgjithshëm të Kosovës dhe, në veçanti, për të krijuar ndjenjën e pasigurisë për jetë te qytetarët e Kosovës.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i siguron qytetarët e Kosovës se politika e saj do të jetë, si gjithëherë, e pamëshirshme ndaj kriminelëve të çfarëdolloji qofshin ata dhe do të jetë deri në fund e përkushtuar për krijimin e shtetit demokratik e ligjor të Kosovës.



    ---

    Policia ka identifikuar Adem Elshanin si një nga pjesëmarrësit në vrasjen e dyfishtë afër Pejës

    Pejë, 17 prill 2003 - Sipas komandantit rajonal të policisë së UNMIK-ut në Pejë, tashmë është identifikuar njëri nga pjesëmarrësit e vrasjes së dyfishtë në Nabërgjan të Pejës.

    Ky është Adem Elshani (1974) nga Peja dhe policia u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo informacion që kanë për vendodhjen e tij ta njoftojnë policinë, qoftë edhe me kusht anonimiteti.

    Komandanti i policisë rajonale Bob Riçards ka deklaruar se i dyshuari ka një të kaluar kriminale.

    Riçards ka shtuar se ekziston mundësia që persona të njëjtë të kenë vrarë edhe Tahir Zemajn, pasi që të dy viktimat (Tahir Zemaj dhe Ilir Selimaj) kanë qenë dëshmitarë në procesin gjyqësor kundër "Grupit të Dukagjinit".

    -------


    Pranvera Berisha është arrestuar dhe ndodhet në burgun e Mitrovicës

    Prishtinë, 17 prill 2003 - Sipas deklaratës së Merisha Gashit - Berishës, të dhënë në zyrën e KMDLNJ-së në Prishtinë, motra e saj Pranvera Musli Berisha (1978) nga Prishtina, studente, pas përfoljes së emrit të vëllait të saj, Islam Berishës si njëri ndër të vrarët gjatë minimit të urës në Zveçan (të dhënë në web faqen e AKSH-së) është nisur më 14 prill në drejtim të Mitrovicës për të kërkuar vëllain e saj.

    Në orët e mbrëmjes së 14 prillit Pranvera është arrestuar nga policia dhe momentalisht ende gjendet në paraburgim në burgun e Mitrovicës, prej nga është lajmëruar me telefon. Motra e saj, Merisha, ka deklaruar se në shtëpi nuk e dinë se Pranvera ka shkuar në Mitrovicë më 14 prill, por theksojnë se ajo nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

    Ndërkohë, më 15 prill, ushtarët e KFOR-it dhe policët, për 4 orë rresht, kanë bastisur shtëpinë e familjes Berisha në lagjen “Kalabria” (ish-“Emshiri”) në Prishtinë, me ç’rast janë marrë gjësende të ndryshme: fotografi (një pjesë e tyre janë kthyer), disa shënime, fletore, kaseta dhe një kompjuter Llaptop.

    Gjithashtu, anëtarët e familjes Berisha janë marrë në pyetje nga KFOR-i dhe policia. Ndërsa, nga vëllai i Islamit, Bajram Berisha, është marrë gjaku për identifikimin e mundshëm të vëllait të tij, thuhet në një njoftim të KMDLNJ-së.

    ----
    ..
    Presidenti Rugova dënon aktin terrorist afër Zveçanit

    Prishtinë, 17 prill 2003 - Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova e ka quajtur sot dëmtimin e urës hekurudhore afër Zveçanit akt terrorist të drejtuar kundër stabilitetit në Kosovë.

    Në deklaratën e Presidentit Rugova thuhet:

    "E dënojmë ashpër aktin terrorist që u krye me shpërthim eksplozivi mbi urën hekurudhore afër Zveçanit.

    Ky akt drejtohet kundër stabilitetit dhe progresit të përgjithshëm në Kosovë".

    "Presim nga autoritetet për zbatim të ligjit që të hetojnë rastin dhe të sjellin ata që janë përgjegjës për këtë akt para drejtësisë".

    -------


    Prishtinë, 17 prill 2003 - Shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner ka publikuar sot një akt administrativ me anë të të cilit Armatën Kombëtare Shqiptare (AKSH), e cila mori përsipër shkatërrimin e urës hekurudhre në 12 prll afër Zveçanit, e shpall organizatë terroriste.

    Në aktin e publikuar thuhet se materiali propagandistik dhe faqja e AKSH-së ( www.aksh.org ) në internet manifestojnë qartë sunimin e saj që objektivat t'i arrijë përmes forcës dhe dhunës.

    Në bazë të rregulloreve të UNMIK-ut për terrorizmin kjo organizatë shpallet terroriste, thuhet në aktin që e publikoi sot Shtajner.

    --------


    marre nga trepca. net

  6. #266
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Haradinaj i shpreh ngushëllime familjes, e cila e akuzon se ka urdhëruar vrasjen

    Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, drejt të cilit nga ana e familjes Selimaj është bërë me gisht se qëndron pas vrasjes së dyfishtë dhe plagosjes së trefishtë të anëtarëve të familjes së tyre, të hënën pasdite në Osujë të Kelmendit (ish- Nabërgjan) të Pejës, ka dënuar këtë akt të mërkurën.

    Haradinaj, vetëm një ditë pas vrasjes që u krye të hënën pasdite nga persona të armatosur dhe tash për tash të panjohur, ishte përmendur nga i ati i Ilir Selimajt, njërit nga viktimat, se ka gisht në këtë vrasje, pasi i ndjeri kishte dëshmuar kohë më parë në një proces gjyqësor kundër vllait të Haradinajt, Dautit dhe disa ish-luftarëve të tjerë të UÇK-së të njohur si “Grupi i Dukagjinit”. “AAK-ja dënon ashpër aktin kriminal të ndodhur në afërsi të Nabërgjanit, në Komunën e Pejës, ku u vranë Ilir dhe Feride Selimaj dhe u plagosën tre të tjerë, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë”, thuhet në komunikatën e kësaj partie të nënshkruar nga Haradinaj, derisa “i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të vrarëve dhe, njëkohësisht, u dëshiron shërim sa më të shpejtë të plagosurve”.

    Haradinaj ishte akuzuar edhe për vrasjen e Tahir Zemajt, dëshmitarit tjetër nga ky proces

    Haradinaj nëpërmjet kësaj komunikate ka ftuar “institucionet e Kosovës dhe, veçanërisht, mekanizmat përgjegjës për rend dhe siguri, që të angazhohen fuqimisht në zbulimin kryesve të këtij dhe krimeve të tjera dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë”.

    Ndërsa qytetarët e Kosovës i ka siguruar se politika e saj do të jetë, si gjithëherë, e pamëshirshme ndaj kriminelëve të çfarëdolloji qofshin ata dhe do të jetë deri në fund e përkushtuar për krijimin e shtetit demokratik e ligjor të Kosovës.

    Lideri i AAK-së në këtë komunikatë, nuk ka theksuar fare akuzat që i janë bërë atij nga familjarët e të vrarëve. Babai i Ilirit të vrarë, Brahimi, është shprehur për “Kohën ditore”, se i biri i tij është vrarë me urdhër të Haradinajt, ndërsa që aktin sipas tij e kanë kryer disa isheprorë të UÇK-së, nën komandën e të cilëve kishte qenë Iliri gjatë veprimtarisë së tij ushtarake në ZO të Dukagjinit. Iliri, (23) në procesin gjyqësor kundër të ashtuquajturit “Grupi i Dukagjinit”, që ka përfunduar kohë më parë, ka qenë njëri nga dëshmitarët kyç që të akuzuarit të shpallen fajtorë për vrasje dhe torturim të ish-bashkëluftëtarëve të tyre.

    Haradinaj, akuza të njëjta jozyrtare kishte marrë edhe pas vrasjes së dëshmitarit tjetër nga ky proces gjyqësor ish-eprorit të UÇK-së, Tahir Zemajt, të vrarë në janar të këtij viti bashkë me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.

    Në një intervistë për “Kohën ditore”, ndërkaq Haradinaj kishte mohuar këto akuza, bashkë me motivet për hasmëri me Zemajn, pasi sipas tij, dëshmia e Zemajt nuk kishte dëmtuar fare vëllain e tij Dautin, por përkundrazi e kishte ndihmuar atë.

    Koha
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #267
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kush e vrau Luftetarin Ilir ?

    Arb, Mani dhe Drenica.. ju jeni zeri i Kosoves..

    Kosova pa zerin tuaj e shokve tuaj.. pa zerin e fuqishem te protestes do te perfundoje ne nje Roberi te tmerrshme..

    Ju uroj cdo te mire..

    --------

    Ja cfare shkruan atdhetari fjale zjarrte Besim Krasniqi..

    -------

    17.04.2003 - Trepca.net

    VRAHET DËSHMITARI I CILI DËSHMOI KUNDËR "GRUPIT TË DUKAGJINIT"

    KUSH E VRAU ISH-USHTARIN E UÇK-së ILIR SELIMAJN?




    Sulmet e njëpasnjëshme ndaj dëshmitarit kryesor Vesel Muriqit, pastaj vrasja e kolonel Tahir Zemaj në pritë menjëherë pas dënimit të "Grupit të Dukagjinit" ishte një "përgjigje" e shpejtë e "Togerit" dhënë Vesel Muriqit dhe kolonelit Tahir Zemaj, të cilët po ashtu dëshmuan mbi vrasjen e katër ushtarëve të tij të Brigadës "Mërgimi", duke i ndihmuar daljes në dritë të së vërtetës, të cilën "Togeri" me shokët e tij u munduan t'a fshehin.

    Prandaj, nuk është e vështirë të dihen shkaqet dhe arsyet e vrasjes edhe të ish-ushtarit të UÇK-së Ilir Selimaj dhe nuk është aspak e vështirë të dihet se ku duhet të kërkohen vrasësit e tij, sepse është e njëjta dorë sulmoi Vesel Muriqin dhe vrau kolonelin Tahir Zemaj, e cila e vrau edhe dëshmitarin e gjallë Ilir Selimajn.

    17 prill 2003 / Shkruan: Besim KRASNIQI

    Emri i ish-ushtarit të UÇK-së i Brigadës 136 "Rugova" Ilir Selimaj i vrarë dje në pritë, për opinionin tonë nuk ishte emër i panjohur, sepse emri i tij njihej për dëshminë e tij në procesin gjyqësor kundër "Grupit të Dukagjinit", pasiqë siç dihet Ilir Selimaj gjatë luftës ishte edhe pjesëtar i njësitit special "Shqiponjat e zeza" të udhëhequr nga Idriz Balaj "Togeri", tashmë i dënuar me 15 vite burg për vrasjen e katër ushtarëve të kolonelit Tahir Zemaj.

    Vrasja e Ilir Selimajt (me origjinë nga fshati Haxhaj i Rugovës) e ka tronditur mbarë rajonin e Rugovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, dhe padyshim se kjo vrasje është me prapavijë politike, sidomos kur kemi parasysh rolin e dëshmitarit i cili dëshmoi të vërtetën e rastit të kidnapimit dhe vrasjes së katër ushtarëve të FARKU-ut, si dhe kur kemi parasysh deklaratat e "Togerit" dhënë mediave majtiste se do "të ndiqen dhe do të vriten të gjithë ata që ishin dëshmitarë apo në një farë mënyre kontribuan në dënimit e "Grupit të Dukagjinit"".

    Kjo vrasje kriminale bëhet edhe më e rëndë kur kihet parasysh se Ilir Selimaj nuk ishte vetëm në momentin e vrasjes në makinë, por bashkë me të ishin edhe familjarët e tij dhe dy fëmijë të xhaxhait të tij.
    Sulmet e njëpasnjëshme ndaj dëshmitarit kryesor Vesel Muriqit, pastaj vrasja e kolonel Tahir Zemaj në pritë menjëherë pas dënimit të "Grupit të Dukagjinit" ishte një "përgjigje" e shpejtë e "Togerit" dhënë Vesel Muriqit dhe kolonelit Tahir Zemaj, të cilët poashtu dëshmuan mbi vrasjen e katër ushtarëve të tij të Brigadës "Mërgimi", duke i ndihmuar daljes në dritë të së vërtetës, të cilën "Togeri" me shokët e tij u munduan t'a fshehin. Prandaj, nuk është e vështirë të dihen shkaqet dhe arsyet e vrasjes edhe të ish-ushtarit të UÇK-së Ilir Selimaj dhe nuk është aspak e vështirë të dihet se ku duhet të kërkohen vrasësit e tij, sepse është e njëjta dorë sulmoi Vesel Muriqin dhe vrau kolonelin Tahir Zemaj, e cila e vrau edhe dëshmitarin e gjallë Ilir Selimajn.

    Duke marrë për bazë vrasjet e lartëpërmendura si dhe vrasjen e fundit të ish-ushtarit të UÇK-së Ilir Selimajt, shihet hapur se dëshmitarët e proceseve gjyqësore kundër elementeve kriminale të pasluftës nuk kanë kurfarë sigurie, gjë që po e vështirëson edhe mbajtjen e proceseve tjera gjyqësore si dhe zbulimin vrasësve të Smajl Hajdarajt, Tahir Zemajt si dhe të shumë vrasjeve tjera politike që ndodhën në periudhën e pasluftës.

    Për këtë pasiguri përgjegjësinë e mbajnë organet e sigurisë vendore dhe ndërkombëtare, veçmas kur dihet se në Kosovë veprojnë akoma grupe ekstremiste me maska dhe pa maska, dhe se çdo qytetar i lirë i Kosovës e sidomos dëshmitarët janë vazhdimisht të rrezikuar, sikurse që tregon edhe rasti i vrasjes së Ilir Selimajt.

    Shtrohen pyetjet:

    Deri kur do të vriten ata që luftuan për çlirimin e Kosovës?

    Deri kur do të tentohet të fshehet realiteti mbi luftën çlirimtare në Kosovë?

    Deri kur do të derdhet gjaku i rinisë shqiptare nga dora e (anti)shqiptarëve?

    Deri kur do të lejohet të mbijetojë krimi politik në Kosovë?

    Ish-ushtari i UÇK-së Ilir Selimaj u vra vetëm pse dëshmoi kundër "Grupit të Dukagjinit"; u vra në shenjë hakmarrjeje për sinçeritetin e tij; u vra sepse nuk doli në mbrojtje të krimit politik!


    --------------------trepca.net--------------------------------------



    Albo...mblidhi ato temat per vrasjet ne Kosove ketu meqe eshte rasti me i fresket por jo i fundit ..



    ..Pra "togeri" po vret dhe nga biruca..

    IDRIZ BALAJ (togeri) .. Ky emer do te mbetet ne Histori ashtu si Sali Veseli ..Jaho Salihi etj etj Kriminele gjak-pires..

    Nje i vet quajtur Toger pergjak Kosoven dhe Kosova hesht.
    Haradinajt, kjo cerdhe banditesh, e pa ngopur ne varre Shqiptaresh, deri kur do sundoje PEJEN, DECANIN e GJAKOVEN?

    Mahmut Bakalli ne se i ka mbetur ndonje fije burrerie duhet te denoncoje "miqte" e tije katundare urgjentisht ne se nuk do te futet ne listen e Pisave te ketij Kombi...

    Cdo dite vegjetimi ne Partine-Bande te Haradin-Lumajt eshte faqe e zeze per cilindo shqiptar te atyre aneve..

    Nuk mjafton mos-dhenia e Votes Ramush-Nasim-Haradinave.. jo nuk mjafton..

    Atyre u duhet treguar Grushti...

    Ndryshe Pol Poti dhe Pol Potizmi nuk eshte me legjend makabre e Kamboxhias por realitet Kosovar i ulur kembekryq nga Decani deri ne Parlament te Prishtines..

  8. #268
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Trepca.net Lajmet

    Pejë, 16 prill 2003 - Policia rajonale e Pejës ka deklaruar se gjendja shëndetësore e Demë Selimaj dhe e fëmijës Kushtrimit 4-vjeçar edhe mëtutje është e rëndë.

    Por, drejtori i Qendrës spitalore të Pejës, Isak Kaliçani ka deklaruar se gjendja shëndetësore e të plagosurit Demë Selimaj në incidentin e fundit, që ndodhi në afërsi të Nabërxhanit të Pejes, është jashtë rrezikut për jetë. Dr. Kaliçani thotë se Dema ka humbur shumë gjak, pasi që është vonuar transfeimi i tij në spital.

    ---------------

    Zoti e Mjeket e shpetofshin Kushtrimine vogel...

    Nuk mundet Toka e Kosoves te pranoje kte femi te vogel.
    Ai duhet te rritet per Kosoven e te behet nje Burre i madh si Simbol i heroit te vogel qe po lufton me vdekjen qe mbjellin plumbat e bandave enveriste.

    Turp per RAMUSh HARADININ e krokodilat e tije qe fshihen ferrave..

    Me krime e filloi Ramushi "luften" ..me krime po e nxin dhe Paqen qe solli NATO..



    C'jane keta perbindesha??

    Banda e ruan familjen qe e ka porosi per ta zhdukur nga Pusulla qe ka derguar Togeri ose Luma. E ruajne gjithe diten e e presin kur familja kthehet ne Shtepi. Ata me ore te tera aty ne Pusi te strukur si bisha bejne gati kallashet. E dine qe ne makine ka dhe femije e vajza por porosia eshte e qarte... Zhdukini te gjithe.. Ska meshire as per femijet.. u ka thene Padroni me Armani qe bertet ne Parlament per toleranc e Demokraci..
    Bishat presin.. Aty ku do kalojne Familja e Ilirit drejtohen grykat e kallashit dhe ne erresire vezullon thesi me Euro-dollare qe padroni miliarder u ka premtuar Adem Elshanit me shoke..

    Zeri i femijes nuk i prek zemrat e Bandes.. as zemrat e "intelektualve" tone nga Kosova heroike qe i falen bustit te Stalinit.
    Ata heshtin.. ata gezojne qe femija i vogel mori plumba ne trupin e tije te njome..

    E keta do bejne Kosov?

    Joo kurre.

    Fjaleve te tyre te bukura u doli boja..

    Shpirt zinjte po e mbysin Kosoven..

    ....

  9. #269
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Besim Krasniqi shkruan:

    ------------

    20.04.2003 - Trepca.net
    NË KOSOVËN ME LIRI TË PËRGJYSMUAR

    DEMOKRATËT E KOSOVËS GJENDEN NËN "APARTEIDIN" E MASKAVE EKSTREMISTE!




    Aparteidi enveristo-komunist ndaj demokratëve të Kosovës nuk është vetëm një padrejtësi sociale apo materiale, por kjo është një padrejtësi e cila prek në nderin njerëzor të tyre, e cila i është e garantuar çdo qytetari të botës. Se është më se e vërtetë se Demokratët e Kosovës janë duke vuajtur nën diskriminim dhe ashpërsinë e veprimeve kriminale të klaneve të maskuara dhe të pamaskuara, regojnë vrasjet politike ndaj veprimtarëve të partisë më të madhe demokratike në Kosovë "Lidhjes Demokratike të Kosovës" dhe ndaj përkrahësve të kësaj partie me orientime të qarta demokratike.

    20 prill 2003 / Shkruan: Besim KRASNIQI

    Në qoftë se dikush në Kosovë mendon se aparteidi dhe diskriminimi janë dukuri që mund t'i hasim vetëm në Afrikën e jugut, padyshim se me këtë rast harron Kosovën. Termi zyrtar "aparteid" nënkupton diskriminimin i qytetarëve në bazë të përkatësisë nacionale dhe të ngjyrës së lëkurës, ndërsa në Kosovë aparteidi bëhet ndaj përkatsisë politike e ideologjike, sepse në Kosovën e pasluftës demokratët dhe nacionalistët respektivisht antikomunistët shqiptarë të Kosovës që nga periudha e pasluftës e këndej janë diskriminuar në baza idelogjike, në bazë të bindjeve politike dhe të përkatsisë partike, dhe për këto çështje ata janë ndëshkuar nga individë dhe grupe kriminale me orientime staliniste-enveriste-titiste në format më të ashpëra që kanë shkuar deri te vrasja dhe djegia makabre e kufomës.

    Në Kosovën e pasluftës pozita e individëve dhe grupimeve politike me orientime të djathta demokratike dhe përkrahëse të politikës së SHBA-së është tepër e vështirësuar në çdo sferë të jetës, sepse krimet politike, ekonomike, korrupsioni, prostitucioni etj. udhëhiqen nga disa përfitues të luftës çlirimtare në Kosovë, në të cilën luftë siç dihet tashmë ishte pjesa e madhe e qytetarëve të Kosovës me orientime të djathta kombëtare. Dhe mu ato klane politike që Kosovën e shohin si terren shumë të përshtatshëm për të bërë "karrierë politike" qoftë edhe me eliminimin fizik të kundërshtarëve të tyre politik, kanë "legalizuar" veprimtarinë e maskave ekstremiste nëpër disa rajone të Kosovës, të cilat maska kanë futur frikë dhe pasiguri tek qytetarët shqiptarë që e ndjejnë veten dhe veprojnë si demokratë dhe nacionalist të moderuar.

    Aparteidi enveristo-komunist ndaj demokratëve të Kosovës nuk është vetëm një padrejtësi sociale apo materiale, por kjo është një padrejtësi e cila prek në nderin njerëzor të tyre, e cila i është e garantuar çdo qytetari të botës. Se është më se e vërtetë se Demokratët e Kosovës janë duke vuajtur nën diskriminim dhe ashpërsinë e veprimeve kriminale të klaneve të maskuara dhe të pamaskuara, tregojnë vrasjet politike ndaj veprimtarëve të partisë më të madhe demokratike në Kosovë "Lidhjes Demokratike të Kosovës" dhe ndaj përkrahësve të kësaj partie me orientime të qarta demokratike.

    Demokratët e Kosovës u dëmtuan rëndë fillimisht në organizimin e tyre të brendshëm ushtarak, dëmtim ky që filloi me vrasjen e Komandantit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës Ahmet Krasniqi në Tiranë, duke vazhduar mëpastaj me vrasjet politike anembanë Kosovës të anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së dhe të politikës kombëtare të të madhit dr. Ibrahim Rugovës.

    Vrasja e Haki Ymerit, Shaban Manajt, Ekrem Rexhës, Enver Malokut, Xhemajli Mustafës, Bekim Kastratit, Ukë Bytyçit dhe vrasja e kolonel Tahir Zemës e kanë dëmtuar padyshim rëndë skenën politike të së djathtës në Kosovë, qëllimi ky i fundit i klaneve enveriste në Kosovë. Demokratët e Kosovës vazhdojnë të përkujtojnë aktivistët e çështjes kombëtare për çdo vit, por edhe vazhdojnë t'i numërojnë të vrarët edhe sot e kësaj dite.

    Përveq vrasjeve që konsiderohet si krim i rëndë, Demokratët e Kosovës janë vënë në shënjestër të fletushkave propagandistike të dalura si këpurdhat pas shiut në kohën e pasluftës. Këto fletushka propagandistike të cilat po e luajnë rolin e përgaditësve të terrenit dhe të atmosferës për likudimin dhe vrasjen e figurave eminente politike të së djathtës shqiptare në Kosovës, po i ndihmojnë vazhdimisht aparteidit dhe dhunës politike në adresë të të djathtëve shqiptarë, duke e quar Kosovën drejt një humnere të pashmangshme.

    Ato fletushka mortore për çdo dështim politik të enveristëve komunistë në Kosovë akuzohjnë Demokratët e Kosovës me akuzat më të rënda si "antikombëtar", "anti-UÇK", "tradhtar", si dhe me akuza për nxitje të vëllavrasjes brendashqiptare, ndërsa për habi të të gjithëve vrasjet e kryera ndaj Demokratëve të Kosovës nuk qenkan antikombëtare, nuk qenkan anti-UÇK, nuk qenkan veprime tradhtare dhe ato nuk nxitkan vëllavrasje sepse të likuiduarit politik janë viktimë e ideologjisë së mbrapshtë enveriste prandaj edhe nuk bën (sipas tyre) të konsiderohen si të tilla.

    Marrëzira të tilla morën hov për fat të keq menjëherë pas luftës, në periudhën kur çdo gjë në Kosovë i takonte (edhe jeta e shqiptarëve demokratë) partive "të dala nga lufta" dhe përkrahësve të tyre politiko-ideologjikë dhe kjo dukuri vazhdon të sundojë akoma në shumë pjesë të Kosovës, por tani duke u treguar me një intenzitet edhe më të shtuar kriminal dhe atë jo vetëm kundër Demokratëve të Kosovës, por duke ia kthyer tytat e kallashave UNMIK-ut, KFORI-it dhe SHPK-së sikurse rasti i fundit në Irzniq dhe rasti i aktit terrorist në afërsi të Zveçanit. Andaj, deri kur kështu...?


    -------------

  10. #270
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Arb thx...

    JON.. nuk jan enigmatike vertete por ..por nuk po ndalen..

    Eshte nje strategji kjo..

    Cari denonte Stalinin me ca muaj internim..
    Stalini denonte ish caristat me pushkatim..
    Pushtusit italiane ne Shqiperi hynin me nji shpi dhe i thoshin asaj plakes shpis..Ku eshte ai cuni jot partizon..
    Sdi gje thosh plaka..
    Hmmm benin ata e iknin..
    Partizanet kur erdhen ne pushtet e pushkatonin cunin e plakes dhe plaken e conin ne internim..
    Marksistet e Kosoves po ja kalojne..te gjithve..
    Ata e pushkatojne krejt familjen..

    Cudi.. kane jetuar ne Zvicer e Gjermani teoricienet e ketij genocidi..


    Turp..

    Ja c'thote B Krasniqi..

    ...............

    22.04.2003 - Trepca.net

    TREVA E RUGOVËS HUMBI STËRNIPIN E KAÇAKUT TË MALEVE TË RUGOVËS AGAN SEKUT, ILIR SELIMAJ

    Vrasja e ushtarit të UÇK-së Ilir Selmanaj ka prapavijë politike.


    22 prill 2003 / Shkruan: Besim KRASNIQI

    Ish-ushtari i UÇK-së Ilir Selimaj, njëri ndër dëshmitarët kryesor të procesit tashmë të njohur gjyqësor "Grupi i Dukagjinit" i vrarë këto ditë në pritë dhe pabesisht në Osuja afër Nabërgjanit të Pejës rrjedh nga një familje e njohur historikisht si familje patriotike. Për t'i ikur propagandës së mundshme të mediave majtsite në Kosovë si dhe për lexuesit që nuk e njohin historinë e trungut familjar të Ilir Selimaj theksojmë se të parët e tij ishin të kyçur vazhdimisht nëpër lëvizjet atdhetare të cilat ia kthyen pushkën armiqve serbomalazezë në trevën e Rugovës.

    Po të shfletojmë historinë e Rugovës, do të hasim në emra të njohur të luftëtarëve dhe komandantëve të lëvizjeve kaçake të asaj ane, me të cilët krenohej edhe vetë ushtari i UÇK-së Ilir Selimaj. Xhaxhai i Ilirit Sadri Bajrami njihej si kaçak trim i "Lidhjes kaçake" të trevës së Rugovës dhe si i burgosur disa herë nga pushteti serbomalazez. Bashkë me Sadri Bajramin ishte edhe Agan Seku (gjyshi i Ilir Selimajt), i njohur poashtu si kapoband dhe aktivist i "Lidhjes Kaçake" në vitet 1944-45.

    Haxhi Ymeri (kushëri i gjakut me babain e Ilirit, Brahimin) i njohur si kryetar i "Ballit Kombëtar" për Rugovë, i ndjekur dhe i burgosur poashtu vazhdimisht nga pushtetarët komunist të serbosllavisë. Edhe në periudhën e lavdishme të "Lidhjes Shqiptare të Prizrenit" familja e Ilir Selimajt ka patur luftëtar të njohur siç ishte Hys Haxhi (stërgjyshi i Ilirit), i cili pat marrë pjesë në luftërat e krerëve të "Lidhjes së Prizrenit" kundër pushtetit otoman të Turqisë. Për sa i përket gjeneratave të reja, babai i Ilirit njihej si përkrahës i Lidhjes Demokratike të Kosovës ndërsa djali i xhaxhait të Ilirit Rrustem Selimaj është njëri ndër aktivistët dhe drejtuesit e njohur të LDK-së në Lluga të Drinit, afër Nabërgjanit të Pejës.

    Duke marrë për bazë historikun e familjes Selimaj nga Haxhaj të Rugovës, e njohur si familje nacionaliste dhe kundërshtare e rreptë e ideologjisë komuniste, por edhe kontributin e ushtarit Ilir Selimaj gjatë luftës çlirimtare, sikurse edhe dëshminë e tij para organeve të drejtësisë në lidhje me rastin e zhdukjes respektivisht vrasjes së katër ushtarëve të Brigadës "Mërgimi" mund të konkludojmë se vrasja në pabesi e Ilirit është vrasje e paramenduar, e organizuar dhe me motive politike nga forcat e errëta e antikombëtare.

    Gjetja e maskave dhe e thikave në vendin e ngjarjes tragjike, tregon qartë se maskat e zeza në Kosovë janë të organizuara nga ata të cilëve po iu pengon nacionalizmi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilëve iu pengon këmbëngultësia e Dr.Ibrahim Rugovës për realizimin e vullnetit të lirë të popullit shqiptar të Kosovës - Pavarësia e Kosovës, të cilëve po iu pengon demokracia e vërtetë. Rol të veçantë në mbijetimin e krimit politik në Kosovë po luajnë edhe mediat ideologjike të shkruara dhe elektronike, të cilat përkrahin politikën e Thaçit ("Epoka e re") dhe të Haradinajt ("24 Orë"), vazhdojnë krrokatjet e tyre të mjera, duke akuzuar të tjerët për nxitje të vëllavrasjeve derisa vrasjet politike të kryera ndaj drejtuesve dhe përkrahësve të LDK-së i konsiderojnë si vrasje jopolitike, duke shkuar aq larg sa që e akuzojnë vetë LDK-në apo "shërbimin sekret" të saj se kinse ajo po i vritka aktivistët e saj!

    Në këtë kontekst duhet parë edhe vrasjen e ish-ushtarit të UÇK-së Ilir Selimaj, i cili siç dihet ka qenë dëshmitar i ngjarjeve tragjike dhe i veprimeve kriminele të disa drejtuesve të UÇK-së në pjesën e Rrafshit të Dukagjinit, andaj, janë të kota protestat e organizuara nëpër Deçan e gjetiu për t'a ndryshuar mendjen e qytetarëve të Kosovës për "pafajsinë" e "Grupit të Dukagjinit", derisa vazhdohet me eliminimin e dëshmitarëve të kohës së luftës. Siç e kemi theksuar edhe më parë, tentim-vrasjet ndaj Vesel Muriqit, pastaj vrasja e kolonel Tahir Zemës si dhe vrasja e Ilir Selimajt janë të motivuara politikisht, dhe përgjegjësia për këto vrasje politike bie mbi ata të cilët dëshirojnë t'u ikin të vërtetave historike përgjatë periudhës 1998-1999 e këndej.

    ............



    Pse nuk organizohen Protesta ne Kosove kunder vrasjes..
    Sa mire per toger Balen dalin ne mitingje e per Kushtrimin 4 vjec mshelen nder Shpija..e nuk ndihen..

    Ka rene shume legjenda qe Kosova ka trima...
    Po fiton terren slogani qe Kosovaret jane pisa..

    Shume keq..


    Nje popull i mire nuk hesht..

    .....

  11. #271
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Ku është sot diaspora shqiptare?

    Sa kane ndikuar vargu i Vrasjeve Enigmatike ne Kosove tek Diaspora Shqiptare?

    Ndoshta artikulli i meposhtem i ben nje pershkrim te shkurter nje pyetje te tille.

    Emigrantët që moti dëshironin që të ushtronin një ndikim në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Kjo vetëm e vetëm që mos të ndiheshin si të huaj apo të pakten sa më shpejt ta hiqnin këtë epitet. Kjo edhe për arsye se këtë ata me kalimin e kohës kishin filluar ta humbisnin edhe në vendlindjet e tyre. Me fjalë të tjera emigrantët në përgjithësi nuk gëzonin edhe aq shumë apo gati fare respektin e nivelit të njerëzve tjerë në të dy vendndodhjet.

    Kjo ndodhi në të kaluarën po aty këtu edhe në të tashmen edhe përkundër asaj se kjo pjesë e quajtur tanimë me emrin shumë të popullarizuar nga politika si diasporë bëri gjithmonë gjëra të pakompensushme për atdheun e vet si në rrugën politike poashtu edhe të ndihmave financiare.
    Pse ka ndodhur e po ndodh kështu?

    Pse mundi të mbijetojë Kosova për plot 13 vjet dhe të ndërtojë e të mbajë shtetin paralel në Kosovë? Pse Kosova mundi të armatoset dhe të mbrohet nga armiku shumë herë më i armatosur?

    Pse Kosova edhe përkundër plaçkitjes që iu bë, qoftë nga të ashtuqujturit "patriotë të kombit" që mblidhnin para nepër diasporë në emër të dofarë Fondeve private, qoftë nga regjimi kriminal i Serbisë, ajo nuk u gjunjëzua, por mbijetoi. Ku gjendet kapitali politik dhe ai material i diasporës shqiptare sot?

    Përgjegje e shkurtër për të gjitha këto pytje është diaspora – bashkësia e njerëzve që jetojnë jashtë vendit të tyre prej nga e kanë prejardhjen.
    Do të nisemi radhazi:
    Sipas rregullës emigrantët janë nacionalistë. Ata në të njejtën kohë mund të janë qytetarë shumë lojalë ndaj vendit ku jetojnë por ata mbetën të zhgënjyer menjeherë pas luftës me zhvillimet që ndodhën në Kosovë.

    Ndaj edhe shumica e diasporës pas asaj ndjenje nacionaliste që kishte gjer tani, duke parë përçarjet dhe vrasjet e ndryshme kriminale jo vetem që nisi ta humbë vetëdijen nacionaliste, por iu kthye jetës së vet reale në vendet ku jetojnë dhe punojnë dhe ngadal filloi të integrohet dhe diku-diku të natyralizohet pjesërisht, a aty këtu edhe plotësisht.

    Kjo për të vetmin shkak se duke parë së ç'bëhet me atdheun e tyre nga matrapazët dhe humbja e perspektivës për fëmijet e tyre. Duhet theksuar se kjo mbeti vetëm pakicë. Për këtë arsye edhe nuk iu mundësua diasporës që të votojë sepse të tëra votat do te ishin kunder kësaj rryme që po e gllabëronte Kosovën.

    Por nuk duhet harruar se diaspora edhe pse e nënçmuar aty këtu tani ajo në vete përfshin edhe një numër të konsiderueshëm njerëz të shkolluar ose biznismenë që kanë prosperuar në vendet ku jetojnë, ose janë duke krijuar perspektivëedhe për Kosoven. Këta edhe e duan shumë vendin e tyre dhe i rrinë besnik.

    Kjo pjesë shqiptare ka krijuar edhe shtypin e vet, faqe në Internet, kompani tregtare dhe biznese të tjera që luajnë rol jo vetëm në vendet ku vepron diaspora por edhe në Kosovë.

    Diaspora ndërkaq sot pyet pse nuk është e përfaqësuar sa duhet në vendin e vet, bie fjala në parlament. Pyet ku janë paratë e saja shumëmilionshe dhe se kush dhe kur do të përgjigjet lidhur me vjedhjet dhe shpërdorimett me fondet që ajo i pat mbushur vetem për popullin e saj e jo kurrsesi për individë që janë pasuruar mbi kurrizin e saj.

    Megjithatë shumë njerëz nga diaspora janë të gatshëm ta ndihmojnë atdheun e tyre në mënyra të ndryshme, por edhe me investime serioze. Por ata duhet të joshen nga qeveria e Kosovës, siç bëjnë shumë vende të botës me diasporën e tyre.

    Disa nga shtetet si Kroacia, Eritreja, Jemeni, Indija, Meksika Filipinet, Turqia për të rregulluar disa nga çështjet e diasporës kanë ndryshuaredhe kushtetutat e tyre. Turqia ka zgjedhur liderët e diaspores në vendet kyçe të biznesit dhe të qeverisë në mënyrë që konkrrtisht t'i bindin bashkëkombasit e vet investimin e kapitalit të tyre në atdhe.

    Kështu vepron Bullgaria me kthimin dhe zgjedhjen e mbretit në kryeministër, vendet baltike kanë mundësuar kthimin e emigrantëve gati ne shkallë industriale. Psh. nga viti 1991 Estonia ka patur dy ministra të jashtëm nga diaspora, një ministër të mbrojtjes, dhe disa nëpunës të lartë qeveritarë veçmas në ministrinë e punëve të jashtme.

    Emigrantët nga Kosova kanë ndihmuar dhe kanë blerë të tërë armatimin e grupeve guerile që paten një rol kyç me NAT0-n në luftë për çlirimin nga okupimi serb. Disa nga ata janë ndjekur edhe gjatë edhe pas luftës. Disa janë likuiduar edhe gjatë luftës kinse të vrarë nga okupatori e disa janë vrarë pas luftës. Atyre shpesh u mohoheshin puna dhe mundi i dhënë dhe akuzoheshin kinse nuk kanë ndihmuar luftën dhe u ngarkoheshin haraçe të mëdha për të paguar. Atyre shpesh edhe u bëheshin pyetje se ju nga diaspora keni përkrahur anën e djathë.

    Kjo gjë e shqetëson pa masë tërë diasporën shqiptare dhe në veçanti e shqetëson popullatën e shumëvujtur që u flijua me shekuj për lirinë e atdheut...

    Maskat nuk i duhen Kosovës. Më së paku i duhen Deçanit. Deqanit zemres se Dukagjinit aq krenar për të kaluaren e saj te bujshme... Tani këto lecka në formë maskash aq e dëmtojnë mburrjen e asaj treve. Ndoshta ato maska edhe nuk janë nga komuna e Deçanit, por të huaj që veprojnë në atë mjedis.

    Ndaj lypset angazhimi i të gjithëve pa përjashtim për t'i zbuluar e demaskuar ata njerëz me maska dhe të shporren nga Kosova e veçmas nga Deçani.

    ...Diaspora në shumicë si ajo e Shqipërisë si ajo nga Kosova mbështesin në përgjithësi proceset demokratike, sepse duke jetuar me vite në vendet me demokraci të zhvilluar perendimore, ata duan që kështu të jetë edhe në vendin e vet.

    KIC
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  12. #272
    shake me ... Maska e fisnik
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Në komëtaren « Bota sot »

    EKSKLUZIVE

    NGA E MËRKURA MUND TË LEXONI FEJTONIN MË TË RI :

    Ndërkombëtarët dhe shtypi botëror për knmin e organzuar dhe vrasjet me motive politike ne Kosovë nga 1999 deri më sot

    • Pse emri i Xhavit Hatitit, i Ekrem Llukës, i Jakup Krasniqirt janë më të përfofurit ne shtypin botëror, ku bëhet fjalë për vrasjet dhe krimin e organizuar me Kosovë?

    • Sipas "Washington post" dhe CNN, kush qëndron pas vrasjeve fë oficerëve te lartë te UÇK së dhe personaliteteve të afërta të presidentit Rugova ?

    • Pse vrasjet e oficerëve te UÇK-së dhe personaliteteve shtohen menjëherë pas takimit ne Kretë mes Nanos dhe Millosheviçit, ne kohën kur ne krye të ShIK-ut ishte Fatos Klosi?

    • A e ka vrarë Milaim Zeka komandantin e UÇK-së kolonelAhmet Krasniqin dhe cilët persona tjerë akuzohen për vrasje të oficerëve tjerë të UÇK-së?

    • Si e shohin INTERPOLI dhe CIA Kosovën perballë krimit të organizuar ?

    • Pse partizani i LPK-së, Xhafer Shatrii ëshië persom me i përcjellë nga policia federale zvicërane ?

    • Pse hesht UNMIK para vrasjeve të afro 20 personaliteteve shqiptare në Kosovë dhe çfarë janë tidhjet e UNMM-ut me mafian dhe bandat e krimit të organizuar ne Kosovë ?

    • Pse KS i OKB-së vrasjet e personafiteteve shqiptarë në Kosovë i quan me motive politike, ndërsa UNMIK ka frikë t'i emërojë këto vrasje njësoj si Këshilli i Sigunmit ?

    • Cilët janë vrasësit e vëllezërve Gërvalla dhe cilët shqiptarë ishin vrarë nga Hashim Thaçl, Sylejman Selimi dhe Jakup Krasniqi, sipas një dëshmitari sekret në Hagë?

    • Kush fshihet pas vrasjes se gazetarëve në Kosovë: Enver Maloku, Xhemail Mustafa, Afrim Maliqi, Ali Uka, Shefki Popova dhe Bekim Kastrati?

    • Pse UNMIK nuk i është përgjigjur kërkesës se sekretarit gjeneral të "Reporters sans fron fiers" për zbulimin e arrestimin e kriminelëve që vranë gazetarin e kombëtares "Bota sot"?

    • Kush qëndron pas dështimit të atentatit me bombë ruse kundër redaksisë se "Botes sot" në Cyrih dhe pse Zvicra ia ka ndaluar hyrjen ne këtë vend deputetit të PDK-së Xhavit Halitit ?


    • A janë sponsorë kyç të krimit të organizuar dhe terrorizmit në Kosovë kontrabanda e cigareve, trafiku i drogës dhe prostitucioni ?

    [...]"Ende m'vrasin fjalët tua, s'jam e jotja, por të dua"...

  13. #273
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Zotni Jakupi thote mes tjerash:

    """Një çështje më shumë se indikative e "kombëtares" është
    mënyra, se si kjo i qaset disa vrasjeve të pasluftës çlirimtare, të
    vlerësuara si vrasje a krim politik. Këtu nuk e kam fjalën pse kjo i
    heshtë shumë vrasje enigmatike të figurave emblematike të UÇKsë, siç bën edhe "drejtësia" në Kosovë, por për disa viktima tjera të krimit, si: për vrasjen e Shaban Manajt, Ismet Rracit,
    Bekim Kastratit, Xhemajl Mustafës, Enver Malokut, e të
    deputetit Ismajl Hajdarajt dhe të Tahir Zemës etj. Mënyra se si i
    trajton këto viktima të krimit "kombëtarja", duke akuzuar
    kuturu, duke dhënë emra e mbiemra krejt të gabuar, duke i
    dhënë pista të gabuara hetuesisë, shtabi drejtues i saj sikur
    synon që me "një gur t'i vrasë dy zogj", e aspak zbuluesit e
    krimeve. """



    ...zotni Jakupi.. per te dy llojet e vrasjeve kerkoje Vrasesin ne Partine tende.

    Jakup..ishe ti ne Pojata duke ngrene e pire e duke ba hajgare me grupin vrases qe vrau DRININ e jo Skender Bucpapa e as Rugova.
    Pra Jakup Bota sot kriminelet me te drejte i shikon ne "mahallen tande".

    Jakup jeni ju qe ""keni rrah Gjuks"" se po i likvidoni Shpijunat.

    Deri dje i ke etiketuar te Vraret ne Pabesi si Shpiuj qe i vret UCK-ja e je mburrur me kte.

    Sot ke ndrrue pllaken (traken) e po i quan "viktima te Krimit" ata e athere kur ata te vraret si Drini e Tahiri etj jane Viktima te Krimit athere Krimineli eshte ne Deren tuaj. Pra eshte i juaji.

    Jakup mos hy llugave por bjeri drejt se Populli e di qe ke gisht ne liukujdime Shqiptaresh sic e di qe "ti kande" lavdatat e Rognerat e Kostumet armani e komunikatat Maoiste.

    Kto dite prej frikes HAGES shpiket "moratoriumin" e neser cfar keni tjeter me gatue per me u ba te pelqyeshem per Evrop te Rusit ???

    Kujdes Jakup !



    ...

  14. #274
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Çeku: Larg TMK-së, kush kryen akte të jashtëligjshme


    PRISHTINË (3 Maj) - Komandanti i TMK-së, gjeneral lejtnant Agim Çeku, vizitoi sot Zonën e Parë të Mbrojtjes për t'u njohur me gjendjen aktuale në TMK. Çeku kërkoi nga pjesëtarët e kësaj zone që tërë energjitë e tyre t'i fokusojnë në kryerjen e detyrave profesionale dhe obligimeve ditore në TMK , sepse kështu i kontribuojnë më së miri zhvillimit dhe forcimit të TMK-së.Duke pasur parasysh dëmet dhe pasojat e mëdha që i sjell TMK-së dhe Kosovës implikimi i ndonjë pjesëtari të TMK-së në akte, që bien ndesh me ligjin, gjeneral Çeku përsëriti edhe njëherë qëndrimin se për ata individë që implikohen në akte të tilla nuk ka vend në TMK. Ai kërkoi që të merren të gjitha masat e mundshme për të ruajtur imazhin pozitiv dhe zhvillimin normal të TMK-së dhe u bëri thirrje pjesëtarëve të kësaj zone që të qëndrojnë larg çdo aktiviteti të jashtëligjshëm që dëmton jo vetëm TMK-në, por edhe Kosovën. ro/ro(Kosovapress/BalkanWeb)


    mani

  15. #275
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Priten arrestime në Pejë

    Së shpejti në Pejë priten arrestime të disa personave të cilët dyshohet të kenë qenë pjesëmarrës në vrasjet e fundit që kanë ndodhur në këtë qytet, ndërkohë që situata e sigurisë duket të jetë më e qetë, shprehen zyrtarë të policisë.

    RTK
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  16. #276
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    LDK shpreh shqetësimin për kërcënimin ndaj anëtarit të Kryesisë dhe deputetit Fatmir

    LDK shpreh shqetësimin për kërcënimin ndaj anëtarit të Kryesisë dhe deputetit Fatmir Rexhepi

    Prishtinë, 8 maj - Në një reagim të saj, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës shpreh shqetësimin e vet për letrën kërcënuese e cila i është drejtuar anëtarit të Kryesisë dhe deputetit të LDK-së, z.Fatmir Rexhepi.

    Kryesia e LDK-së, duke dënuar këtë dhe akte të tjera kërcënuese, kërkon nga organet e drejtësisë që të ndërmarrin masa adekuate.

    QIK-u
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  17. #277
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    AKSH mohon se ka kërcënuar deputetin Fatmir Rexhepi

    Prishtinë, 9 maj - AKSH shpreh keqardhje lidhur me letrën kërcenuese që i është drejtuar anëtarit të Kryesisë së LDK-së dhe deputetit të Parlamentit të Kosovës Fatmir Rexhepi, thuhet në njoftim që u është shpërndarë mediave nga AKSH-ja.

    Kjo organizatë thotë se dënon ashpër këtë akt të paprecedent dhe hedh poshtë me neveri insinuatat se gjoja pas këtij veprimi kriminal qëndrojnë pjestarë të AKSH.

    "Deklarojmë se në AKSH nuk ekziston asnjë person me emrin Spartak Tusha dhe se në strukturat e kësaj Armate nuk ekziston emërtimi i funksionit të "Shefit Ekzekutiv"!

    "Distancohemi kategorikisht nga akti i kryer kunder deputetit Fatmir Rexhepi", thuhet në këtë njoftim.

    Të përkujtojmë se deputeti i LDK-së Fatmir Rexhepi ka gjetur në kutinë e tij për materiale në Kuvendin e Kosovës një letër kërcënuese nga AKSH e të nënshkruar Kostaq Tushi.

    KIC
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  18. #278
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    DISTANCOHEMI DHE DËNOJMË ASHPËR AKTIN KËRCËNUES NDAJ DEPUTETIT TË LDK-së, FATMIR REXHEPI


    9 maj 2003 / Kreshnik Sokoli

    Sekretariati Vendimmarrës i Frontit Për Bashkim Kombëtar Shqiptar dhe Shtabi i Përgjithshëm i AKSH-së, shprehin keqardhjen e tyre lidhur me letrën kërcënuese që i është drejtuar anëtarit të Kryesisë së LDK-së dhe deputetit të Parlamentit të Kosovës, Fatmir Rexhepi. Ne e dënojmë ashpër këtë akt të paprecedent dhe i hedhim poshtë me neveri insinuatat se, gjoja pas këtij veprimi kriminal qëndrojnë pjestarë të AKSH-së.


    Deklarojmë se në AKSH nuk ekziston asnjë person me emrin "Spartak Tusha" dhe se, në strukturat e kësaj Armate nuk ekziston emërtimi i funksionit të "Shefit Ekzekutiv" ! Konstatojmë se qarqe të caktuara antishqiptare, tani kur FBKSH-ja, si një Lëvizje e fuqishme politike e kombëtare, dhe krahu i saj i armatosur AKSH-ja po përparojnë në të gjitha drejtimet, përpiqen të njollosin emrin dhe veprën e mirë të tyre.

    FBKSH-ja është udhëheqësja e vetme politike e AKSH-së. Ajo nuk do të lejojë kurrë këtë Armatë popullore të shndërrohet në një organizatë terroriste dhe për më keq, që luftën e shenjtë kundër kolonializmit serbo-sllavomaqedon, luftën për çlirimin dhe ribashkimin e trojeve etnike shqiptare, ta shndërrojnë në luftë kundër vetvetes, kundër forcave politike shqiptare apo udhëheqësve, anëtarëve dhe simpatizantëve të tyre.

    Distancohemi kategorikisht nga akti i kryer kundër deputetit Fatmir Rexhepi dhe ju bëjmë thirrje të gjitha masmediave, posaçërisht atyre pranë LDK-së, që të mos manipulojnë opinionin me të pavërteta absurde, pasi për AKSH-në dhe udhëheqjen e saj politike FBKSH-në, akte të tilla konsiderohen kriminale dhe luftohen si të tilla.

    Shtabi i Përgjithshëm i AKSH-së u ka dhënë detyrë urgjente strukturave të specializuara që të zbulojnë, të kapin dhe të dorëzojnë para organeve të drejtësisë të ashtuquajturin "Spartak Tusha", i cili edhe më parë ka lëshuar letra të tjera kërcënuese ndaj qytetarëve të ndryshëm.

    PËR SEKRETARIATIN VENDIMMARRËS TË FBKSH-së,
    SEKRETARI POLITIK
    Av. Alban Vjosa

    K R Y E T A R I
    Mr. Valdet Vardari

    SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË AKSH-së
    Gjeneral *** Vigan Gradica


    TREPCA NET
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  19. #279
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    I arrestuari nga policia e UNMIK, trajneri i skuadrës kombëtare të xhudos (UPDATE)


    PRISHTINE (15 Maj) - Trajneri i skuadrës kombëtare të sportit të xhudos është arrestuar sot nga policia e UNMIK, pasi akuzohet për krime lufte. Driton Kukaj, në 2002 ishte shpallur në vitin 2002 edhe si sportisti më i mirë i vitit. Ai akuzohet se është përgjegjës për vrasjen e disa civilëve në zonën perëndimore të Pejës, në vitin 1999 kur ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Sipas një gjykate në Prishtinë, Kukaj i ka vrarë civilët pasi dyshonte, se kishin bashkëpunim me forcat e sigurimit serb. dxh/dxh (ANSA /BalkanWeb)


    mani

  20. #280
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Vrasjet ne Kosove vazhdojne...???!!!

    Sot në Prishtinë është vrarë Besim Qerimi

    Prishtinë, 26 maj - Sot rreth orës 6.00 të mëngjesit në një lokal, "Pro 7", në lagjen "Dardania" është vrarë Besim Qerimi (1953) nga fshati Shakovicë i Podujevës, ndërkaq është plagosur Ylber Zekolli (1982) nga fshati Novosellë i Maxhunit të komunës së Vushtrrisë. Policia menjeherë ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet.
    Për momentin nuk dihem motivet e kësaj vrasjeje, as aktorët e saj



    mani

Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59
  5. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •