Close
Faqja 7 prej 15 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 296
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    "epoka e re" ne reklamen qe ben tash sa kohe ne internet u thot kalimtareve virtuale .."trus ketu ne se do qe te mbyllet Bota Sot".

    Pra Epoka eshte agresive dhe jetullahu dhe te tjere coban si ai nxiten ne agresivitet kunder LDK-s prej epokes e Kosova pressit.

    Aty lart lexova se ne kete katundin postarat e PDK thone.."UCK-PDK-THAQI"...

    Pse Thaqi inspiron te tilla postera?
    Uck ka qene dhe Uka dhe komandant Drini.

    Uck nuk eshte Lopa e Thaqit qe ai duhet ta mjele per politike.

    Pse ne zgjedhje lokale duhet tundur parulla me UCK?

    Pse lufte po ben?
    Pra Thaqi e PDk jane UCK dhe tjeret armiq...keshtu pra populli mesohet te urreje te te jete shpirterisht i gatshem per pushke kunder bashk atdhetarit qe voton per nji parti tjeter..
    A keshtu eshte pluralizmi?
    A kete kuptim ka PDK..Partia demokratike e Kosoves..?
    Pse duhet thene UCK e PDK?

    Po votohet per komuna ..per njerzit qe do ndreqin shkollat rruget..spitalet e jo per Lufte..

    Pra eshte strategjia e PDK e cila ka Vjedhur UCK-ne dhe e perdor sot si arme kunder mendimeve alternative ne politiken Kosovare..

    PDK eshte frymezuesja e Krimit dhe organizatorja direkte e vrasjeve ne Kosove.

    Cobanet e semure ne krye si jetullahu e sali Veseli jane veglat qe realizon PDK e Klosit dhe Halitit idet e cmendura pol-potiste.




    Fitorja e LDK-se kaq bindshem ne keto zgjedhje ndonse u gjakos eshte nji shprese e bukur se populli Kosoves ne shumice me mire pranon urtesine e ngadalsine e LDK se sa vrullin dhe agresivitetin e PDK-se.

    Njerzit nuk duan Diktatura e diktatore qofshin keta dhe diktatore te vegjel-fshatare me Kollare armani si Thaqi e Jakupi ose Gestapoveca kinez te tipit Haliti e compani.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Ja cfar thone dy analiste te Kosoves:

    1 nëntor 2002 / Shkruan: Shefqet DIBRANI

    Agjencia e lajmeve Kosovapress më 31 tetor 2002 botoi një koment me titull sa është provokativ, aq edhe akuzues se, , kurse nga kjo agjenci lajmesh sa e sa herë është thënë se lufta nuk bëhet me „fryrje e pallavra“ po ajo bëhet me grykën e pushkës. Tani shtrohet pyetja: Kush po bën luftë civile në Kosovë? Ku e ka gjenezën kjo logjikë dhe kur është zbatuar për herë të parë në formë më të organizuar kundër shqiptarëve të Kosovës.
    Shumica dërmuese e prindërve tanë do ta kenë mbajtur mend se luftë civile në Kosovë në formë fushate likuidimesh ka pasuar në fundin e vitit 1945 dhe ka vazhduar deri në vitin 1948, kur partizanët e Partisë Komuniste të Jugosllavisë të udhëhequr nga Fadil Hoxha e Ali Shukria kanë likuiduar të gjithë kundërshtaret e tyre politikë. Gjatë periudhës së luftës pikërisht nga brigadat e Fadil Hoxhës janë bërë „spastrime të mëdha“, (vetëm shtypja me gjakë e revoltës së Drenicës e udhëhequr nga Shaban Polluzha është e mjaftueshme), ku kanë humbur jetën me dhjetëra komandantë e intelektualë shqiptarë për të cilët nuk është lejuar të diskutohet kurrë. Pastaj krime të mëdha janë bërë menjëherë pas mbarimit të luftës e sidomos gjat vitit 1945, gjë që kjo logjikë ka vazhduar deri në vitin 1948. Edhe më vonë ka pasur likuidime të personaliteteve politike e intelektuale të asaj kohe, por me një formë dhe mënyrë tjetër. I rikujtova këto forma spastrimesh të asaj kohe të cilat ishin bërë në emër të luftës, në emër të revolucionit dhe në emër të idealeve komuniste që u printe Fadil Hoxha e Ali Shukria. Po tani në emër të cilit revolucion, në emër të cilave fryte dhe në emër të cilave ideale po likuidohen intelektualët shqiptarë. Për atëherë është thënë se këto likuidime i ka bërë OZNA, po tashti kush është OZNA në Kosovë?

    Një fushatë tjetër e spastrimeve intelektuale është bërë në vitin 1981 kur iu prinin integralistët e rinj të cilët kishin marrë mbi shpatulla të gjitha pështirosjet e etërve të tyre për ta njollosur e sakatosur Kosovën. Kjo kastë integralistësh u bë zëdhënësja e të gjitha zhvillimeve politike në Kosovë duke shtrembëruar e masturbuar proceset politike në Kosovë, të cilët nga lufta dolën pa iu lënduar asnjë çime floku, bile të pasuruar e kamur dhjetëfish më mirë se sa në kohë paqeje. Po kjo garniturë politike që si strategji kanë pengimin e demokracisë në Kosovë, çuditërisht u bë e besueshme(?!), dhe tani edhe në kohë paqeje sikur një ré e zezë po lundron mbi qiellin e Kosovës duke e nxitur krimin e zi i cili ka marrë përmasa tragjike në këta vitet e pasluftës.

    Luftën civile në Kosovën e këtyre viteve sikur po e bënë „OZNA e Re“, militantët e së cilës udhëheqin mediat në Kosovë, flasin e denoncojnë publikisht nëpër ekranet televizive, madje ata kërcënojnë publikisht edhe prej foltoreve të Prlamentit të Kosovës. Për të mos i lënë të ngathta këto supozime po i ilustrojmë me fakte konkrete. Vetëm pas luftës në Kosovë janë vrarë rreth 20 intelektualë dhe veprimtarë politikë dhe gjithmonë janë akuzuar prijësit e LDK-së se këta po i „fryejnë luftës civile“. Viktimat, kryesisht kanë qenë intelektualë e veprimtarë të LDK-së dhe të gjithë janë vrarë nga ata që e kanë humbur duelin.

    Gjat këtyre viteve telespektatorët e RTK-së nuk kanë pasur rastin të përcjellin ndonjë dokumetar artistik për Fehmi Aganin, Enver Malokun, Sali Çekun, Xhemail Mustafën, Rexhep Lucin, Agim Ramadanin, Shaban Manajn etj. Asnjë emision as për Ali Hadrin, Gazmend Zajmin, Anton Çettën, Anton Pashkun, Dervish Rozhajen etj. të cilët përfaqsonin denjësisht intelegjencien kosovare, dhe ishin halë në sy për pushtuesin serb, të cilët i patën anatemuar pikërisht këta që sot po përpiqen të prolongojnë të ardhmën e Kosovës. Në këtë studio, nuk është ftuar as Mark Krasniqi e Idriz Ajeti, as ndonjë akademik tjetër për të dhënë eksperiencën e tyre dhe nuk janë ftuar asnjëherë intelektual e profesor univerzitar e as shkrimtar të vyer e të dëshmuar, por teleshikuesi neveritet nga një suitë e deformuar pseudoanalistësh të cilët kanë qëllim kryesor t’ia qesin pelikorin e vdekjes demokracisë dhe pavarsisë së Kosovës.

    Militantët e PDK-së janë edhe nga shtresat intelektuale dhe kjo është veneruar sa e sa herë në ekranin e RTK-së, por shembull më eklatant mbetet ai i prof. Ramadan Mujës, kryetar i PDK-së në Prizren, i cili në debatin televiziv të RTK-së përkitazi me zgjedhjet lokale, e akuzoi kryetarin e Asamblesë Komunale të Prizrenit mr.Eqrem Kryeziun nga radhët e LDK-së, se paska angazhuar në mënyrë të panevojshme sigurinë personale nga ana e policisë së UNMIK-ut, dhe kjo për militantin e PDK-së ishte e pakuptimtë, ngase siç tha ai nga Kosova kanë ikur serbët. Tani nga kush ruheni zoti Kryeziu, i tha ai pa u skuqur fare dhe para mijëra e mijëra teleshikuesve. Vetë fakti i vrasjes në Therandë e qet para aktit të kryer militantin e PDK-së profesorin Muja, i cili fatkeqësisht është edhe pedagog ku do të edukojë e frymëzojë gjenerata të tëra. Pra thirrjet publike të militantëve të PDK-së sipas Kosovapressit nuk qenkan fushata, po në të vërtetë ato janë vepra të kulluara të cilën e dëshmon edhe militanti tjetër i PDK-së deputeti Fatmir Limaj edhe në Parlament kur e akuzoi LDK-në sipas asaj fabules së famshme të „qingjit dhe ujkut“. Hiç më pak, dhe hiç më militant nuk mbetet as Kryeministri i Kosovës z.Bajram Rexhepi, i cili (sikurse Limaj), si duket ka qenë i shtrënguar ta lexojë publikisht një dekleratë të eprorëve të tyre militantë.

    Dekleratat e tyre do të pranoheshin më njerëzisht po sikur PDK-ja të mblidhte në mënyrë urgjente Këshillin e saj të lartë dhe të denonconte këtë vrasje makabre madje duke përjashtuar edhe nga anëtarësia seciln militant të saj, të cilët në një mënyrë apo në një tjetër kanë qenë të lidhur me krimin e bërë në Therandë. Të shprehnin ngushllime ashtu siç duhej, ashtu siç e do zakoni sipas rendit dhe hierarkisë, mos të bënin asnjë dekleratë që nxitin tensione, përveç shprehjes për keqardhje të gjithë asaj që ka ndodhur.

    Po zëdhënsja e PDK-së agjencia Kosovapress konstaton: „Zyrtarët lokalë të partisë së cilës i takonte i ndjeri Bytyçi, kishin arritur ta evitonin akoma më të keqen që do të mund të ndodhte të dielen e kaluar. Ata kishin ulur gjakrat dhe kishin frenuar mijëra simpatizantë të fustruar të LDK-së që me thirrjet për hakmarrje, kërkonin armë për ta filluar luftën në fshatin Leshan të Therandës“, ose konstatimi tjetër: „simpatizantët e LDK-së i ripërsërisin thirrjet për armë dhe luftë ’hakmarrëse’“. Kjo dekleratë sado primitive e Kosovapressit e dëshmon një të vërtetë të ditur se “simpatizantëve të frustruar të LDK-së“ iu kanë marrë armët, ato i mbajnë struktura pushkatarësh nga duart e të cilëve po shkrepin plumbat, ashtu siç bënin serbet e Kosovës në kohë jo të largta. Po ashtu nga ekspertët e kriminalistikës dihet se „hakmarrja“ gjithmonë është bërë mbi atë që e ka bërë krimin, dhe padashje Kosovapressi e pranon fajësinë e krimit duke akuzuar LDK për „luftë hakmarrëse“ që do të thotë se vetë e kanë bërë krimin. Përndryshe kjo agjenci duhej t’i sqaronte „simpatizantët e frustruar të LDK-së“, se ata nuk kanë asnjë lidhje me krimin dhe ai duhet kërkuar diku tjetër jashtë radhëve të PDK-së. Nëse institucionet kriminalistikës ligjore rreken vetëm nga ky fakt do të binden se „kush e ka mizën pas veshi do të reagonte“, mu kështu siç ka reaguar në këtë rast Kosovapressi.

    Komenti i agjencisë Kosovapress mbyllet me konstatimin absurd se „LDK dhe “Bota sot”, hapur sikur përgatisin terren për luftë civile në Kosovë“, këto insinuata të Kosovapressit janë krime të reja dhe dëshmojnë qartë se krimi i organizuar nuk ka ndërmend të ndalet, ata nuk do të kërkojnë arm sikurse „simpatizantët e frustruar të LDK-së“, armët ata i kanë dhe do t’i shkrepin sipas një planometrie të caktuar. Tani më zyrtarisht dihet se kush qëndron prapa krimit dhe luftës civile që po e provokojnë militantet e PDK-së.

    Si përfundim mund të konkludojmë se rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, sado që ka shënuar trende pozitive për frymëzuesit e krimit në Kosovë. PDK-në, AAK-në i ka shqetësuar tejmase kur mesatarja e këtyre zgjedhjeve ende flet në mbi 50% në favorin e LDK-së. Ky rezultat është edhe më i lartë kur kihet parasysh shantazhet publike dhe propaganda e shfrenuar mediale e mjeteve të informimit të cilat ia mbajnë ison PDK-së, në kohën kur dihet se asnjë gazetë dhe asnjë medium tjetër publik nuk e udhëheqin strukturat e LDK-së.

    Prandaj me të drejtë duhet të besohet se këto rezultate zgjedhore, favorizojnë bindshëm idenë se në Kosovë një ditë të afërme do të lulëzojë demokracia e vërtetë.



    ---------

    MORFOLOGJIA E NJË KRIMI

    KUR URREJTJET POLITIKE SHËNDRROHEN NË KRIM..!?



    3 nëntor 200 / Shkruan: R. Elezaj

    Kur politika vihet në shërbim të interesave të ngushta klanore, kur ajo shëndrrohet në mjet për ta manipuluar dhe frikësuar masën, kur në rastin më të keq bëhët instrument propagandues e shpesh edhe për të ushtruar dhunë politike, kur ajo bëhët monopol i vetëm një grupi të caktuar njerëzish të cilët me politikë merren për qellime karieriste e jo kombëtare, etj, ajo më nuk e luan rolin e “artit të së mundshmës” , sepse ajo nuk është më politikë, por thjeshtë merrë kuptimin dhe shëndrrohet në kaos dhe diktaturë të tipit stalinist. Ngase, politika si “zeje” përmes të cilës synohet arritja e qëllimeve të caktuara në shoqëri, duke u shërbyer interesave personale e klanore para atyre kombëtare dhe shoqërore e humb gjithë kuptimin origjinal që ka për t’u kthyer me kalimin e kohës domosdo në aparat policorë dhe ushtarakë të tipit marksist-leninist-stalinist, gjegjësisht të tipit mafioz të udhëheqjes me shtetin dhe partinë. Shembull më tipik i kësaj që themi është diktatura 50 vjeçare komuniste në shtetet ish socialiste-komuniste.

    Shtrohet pyetja: pse disa udhëheqës tanë partiakë ende i shoqëron kjo logjikë politike, në vend se rolin e tyre ta ushtrojnë përmes metodave universale të udhëheqjeve bashkëkohore dhe demokratike në shoqëri, gjegjësisht pse i shmangën formave demokratike për krijimin e shoqërisë dhe shtetit mbi baza të lojës fer dhe korrekte në luftën për pushtet, ku siç dihet, popujt e përparuar që kanë rend shoqëror pluralist dhe demokratik politikën shtetrore dhe ate nacionale e konceptojnë, krijojnë dhe e zbatojnë përmes mekanizmave përkatës institucionalë shoqëror e shtetror, e jo përmes karizmave individuale, meritave të glorifikuara ose grupeve të caktuara, klaneve dhe rrymave të ndryshme, të cilat në esencë, bartin koncepte politike dhe shoqërore të pa verifikuara nga asnjë mekanizëm shoqëror filosofia politike e të cilëve nuk garanton kurfarë përspektive?! Përkundrazi.

    Po ashtu, kur është fjala për logjikën e të menduarit politik shqiptar dje dhe sot, nuk mund të lavdërohemi fare, posaçërisht kur t’i kemi parasysh elementët përbërës të saj; ata strukturorë e gjenetikë, shkencorë dhe gjeografikë, pra elementet që e përbëjnë gjeneologjinë e të menduarit politik brenda shoqërisë shqiptare, filluar që nga kohët më të vjetra e deri në ditët e sotme. Ajo që gati dhe gjithmonë e ka karakterizuar përmbajtjen e të menduarit në politikën shqiptare kanë qenë kryesisht faktorët subjektivë ata që kanë dominuar dhe që kanë përcaktuar kahun e (mos)veprimit të saj mbi të cilët është mbështetur praktika e udhheqjës me popullin dhe masat. Faktorët më negativë kanë qenë padyshim; xhelozitë, karizmat dhe bajraktarizmat, sidomos dëshira për t’u dukur dhe për të qenë i pari, bile më i pari, dhe kjo për çudi nuk është manifestuar vetëm në nivel të një shtrese të caktuar të shoqërisë, por gati në të gjitha rrafshet brenda strukturave të ndryshme të shoqërisë nga ato rurale e deri te ato urbane.

    Ambicjet politike për të qenë i pari, pothuajse asnjëherë nuk kanë pësuar ndryshime pozitive gjatë kohërave, bile në periudha të caktuara gjatë historisë sonë kombëtare janë manifestuar përmes luftërave vëllavrasëse, grindjeve politike dhe krahinore e deri te ato partiake siç ishte rasti në Shqipëri në vitin 1997, kur erdhi të lufta vëllavrasëse, për të mos thënë lufta civile, d.m.th. marrja e pushtetit me dhunë nga ana e socialistëve.

    Pra, dëshira për të sunduar dhe ambicjet karieriste për të bërë karierë politike me çdo kusht, qoftë edhe përmes derdhjes së gjakut, mund të thuhet lirisht se këto “veti” as sot e kësaj dite nuk kanë ndryshuar në kuptimin pozitiv të konsolidimit psiko-sociologjik brenda të të menduarit politik shqiptar, sidomos kur është fjala për ndërtimin e shoqërisë demokratike brenda të cilës gjërat do të funksiononin mbi baza të ndërgjegjës kolektive dhe me përmbajtje kombëtare si interes i përbashkët, përkatësisht mbi baza të etikës dhe normave ligjore të kodifikuara në ate mënyrë, ku respektimi i hierarkive dhe kryerja e detyrave për secilin do të ishte obligim i padiskutueshëm qytatar dhe atdhetar i bazur plotësisht mbi parime të qendrueshme morale dhe kombëtare. Kjo, tek shoqëria shqiptare rrallëherë ka funksionuar si duhet dhe shkaqet për këtë në rend të parë kanë qenë të natyrës politike të dala nga sedrat dhe mentaliteti primitiv i proviniencës dhe egocentrizmit bashkiakë, ose edhe nga ndjenjat e superioritetit ndaj dhe mbi të tjerët (lexo: ndaj kundërshtarëve politikë) me logjikën se; “unë duhet të jem i pari (bajraktarë) gjithkund dhe gjithherë” (!?).

    Mungesa e traditës në krijimin e rregullave fer të lojës politike dhe përkushtimit ndaj vlerave kanunore vetëm në rastet kur në pyetje janë venë interesat e ngushta individuale, familjare dhe krahinore, e jo edhe në rastet kur në pyetje janë vënë interesat e përgjithshme nacionale, pastaj mungesa e kulturës politike si vlerë dhe evenimente të fituara nga përvoja e punës në ndërtimin e shoqërisë demokratike me kapacitete të qëndrueshme politike dhe krijuese, e në disa raste edhe të pandryshueshme, siç kanë vepruar shumë popuj të botës demokratike, si në SHBA, ku p.sh. kushtetuta nuk është ndryshuar për afër 230 vjet, etj, ka bërë që politika shqiptare të ngelë në vazhdimësi e pa konsoliduar dhe e pa sistemuar sipas kritereve universale juridike, të cilës poashtu i kanë munguar edhe shumica e parametrave përcaktues të kodit të sjelljeve, si në vija të trasha politike ashtu edhe nga pikëpamja profesionale. Prandaj, politika shqiptare ka lënguar vazhdimisht nga smundjet dhe defektet e mëdha të cilat e kanë shëndrrruar faktorin politik shqiptar në “invalidë” dhe udhheqje të hendikepuar e cila gati gjithherë ka pësuar humbje në tryezat politike kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe posaçërisht këta faktorë kanë qenë të dështuar në planin e konstituimit të shtetit ligjor dhe juridik, pa të cilin, siç kanë treguar përvojat e vendve të civilizuara përendimore, nuk mund të ekzistojë dhe funksionojë asnjë shoqëri në kuptimin komb-shtet i demokratizuar.

    Grupet ideologjike dhe partiake të cilat ardhjen e pluralizmit politik në fillin të viteve të 90-ta e kanë kuptuar si marrje dhe përvetësim të pushtetit me çdo kusht, duke e përjashtuar a priori pjesmarrjen e atyre që mendojnë ndryshe nga procesi i ndërtimit të shtetit të ri shqiptar në të dy anët e kufirit, me akuzën, sipas tyre, të “bindjeve dhe veprimeve antikombëtare, se e kanë tradhtuar çështjen kombëtare”, etj, ndërsa qëndrimet e veta gjithnjë i kanë konsideruar; si më të drejtat, si më nacionalistet, si më të mirat, si më të realizueshmet, si më të pranueshmet, etj, duke harruar faktin se asnjëherë nuk e kaluan provimin pranues tek shumica e popullit, e megjithate këmbëngulin dhe insistojnë se janë “më të mirët, më të mëdhenjët, më patriotët, më besnikët ndaj këresave të popullit dhe çështjes kombëtare”, thënë më së buti këto vetëlavdata tingëllojnë shumë vrazhdë dhe më së paku, sipas mendimit tonë, kanë të bëjnë me politikën “si art i së mundshmës”?!

    Në realitet fjala është për spektrin politik i cili filosofinë e tij vepruese kryesisht e mbështet mbi parime politike të pajustifikuara shkencërisht dhe i cili esencialisht ka të bëjë shumë pakë me vullnetin e popullit sovran, verdiktin e të cilit do duhej respektuar deri në fund. Ndaj, përderisa brenda politikës shqiptare individë dhe grupime të ndryshme politike veprimtarinë e tyre e mbeshtesin mbi aleancën dhe miqësinë me armiqët e kombit shqiptar, derisa bëjnë, sipas tyre, “politikë kombëtare” duke e përdorur dhunën dhe qerimhesapet politike si mjet frikësues ndaj popullit, gjegjësisht si alibi politik për “patriotizmin” e tyre surrogat, dhe derisa për këshilltarë politikë në ndërtimin e shoqërisë civile dhe demokracisë shqiptare kanë Athinën dhe Beogradin, deri atëherë, mjerisht, politika shqiptare do të mbetët peng e skenareve të huaja të cilat planifikojnë dhe kurdisin vrasje me motive politike brendashqiptare!
    Ndryshuar për herë të fundit nga erzeni : 04-11-2002 më 14:42
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  3. #123
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310
    Mbrëmë në Pejë është vrarë avokati Ibish Hoti

    Pejë, 5 nëntor - Mbrëmë në Pejë është vrarë avokati Ibish Hoti. Persona të panjohur e kanë qëlluar me armë zjarri avokatin Hoti rreth 20.00 para shtëpisë së tij në Pejë.
    -------------------------

    Deri kur keshtu?
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  4. #124
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    e mbeshtet plotesisht mendimin e llapit. dhe me vjen keq qe disa persona jane aq shume te burgosur nga idete e disa populisteve dhe propaganda qe bejne fatos nano, sali berisha, ibraim rugova, hashim thaci dhe vartes se tyre, sa qe mohojne luften e kundershtarve te ideve te tyre me gjak gjak shqiptari .
    PAUCA SED MATURA

  5. #125
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    Vritet Tahir Zemaj!

    PEJE (4 Janar) - Atentat në Pejë. Rreth orës 18.00 një makinë tip Xhip, ku ndodhej kolonel Tahir Zemaj, ish komandant i FARK-ut, i biri i tij dhe një kushëri, janë qëlluar me breshëri armësh nga persona ende të paidentifikuar nga një makinë në ecje e sipër. Ngjarja ndodhi në afërsi të Kombinatit të Drurit, ndërsa vrasësit janë larguar drejt Fabrikës së Birrës. Mësohet se Zemaj, 50 vjeç ishte njeri i afërt me presidentin Rugova. Gjatë konfliktit të vitit 1999 Zemaj ka qenë komandant i FARK-ut, lëvizjes guerilase të krijuar nga kryeministri në mërgim, Bujar Bukoshi, kundërshtare me UÇK-në. Zemaj u kishte shpëtuar dy atentateve muajt e kaluar. Vendi ku ndodhi atentati, është rrethuar nga forca të shumta policore, që kanë bllokuar qarkullimin. Policia e UNMIK-ut dhe SHPK-së po heton motivet e ngjarjes, por ende nuk ka hollësi të tjera. ro/mr (BalkanWeb)

    A mberrihet drejtesia me atentate?

    ASD

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e valdet74
    Anëtarësuar
    09-05-2002
    Vendndodhja
    mitrovic /kosov
    Postime
    7
    kur ka ndodh kjo
    SELAMUN ALEJKUM TE GJITH MUSLIMANVE

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    E vrane me ne fund Heroin Tahir Zemaj.

    Bravo Mafia e Xhavit Halitit e Ramush Haradinajt.
    Ja mbrriten qellimit.

    Mesazhi eshte i Qarte..

    LDK zhduku nga Kosova!!!
    Kosova eshte e Jona !!! ulerijne lahperat Staliniste..
    Ata flasin dhe realizojne listen e tyre te zeze.
    Ky eshte kulmi.

    SHIKU I KOSOVES sundimtari i vertete i Kosoves.

    LDK nji dele e trembur.

    Ju lumte o Lahpera pisa..beni qejf. Vrisni ke te doni..kush ju ndalon..

    Edhe Tahir Zemaj nuk i shpetoj KeXHiBESE Marksiste Kosovare.

    Prane Xhemal Mustafes e Ahmet Krasniqit, prane Azem Hajdarit e Komandant Drinit, prane Uk Bytycit e Trimave tjere shkon sot dhe Koloneli Tahir Zemaj.

    Lavdi herojve !

    Kosova eshte gjynjezuar turpshem para Hashim Thaqit e Nasim Haradinajt..para Ernest Lumes e Xhavit Halitit..
    Mjere ...mjer ai popull qe ra perseri nen thonjte e krimineleve staliniste Uralas.


    Ngushellime Familjes..

    Do zoti ka shpetuar Femija e tije..

    Do tju vije dita o lahpera e do paguani nji dite kur litarin do tju a rrotullojne rreth qafes e tju a mbysin frymen e qelbur o kanibale te Mesjetes.

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Brari,

    Te lumte per pershkimin qe i ben urdheruesve kryesor te atantatit.
    Duket se ky atentat paraqet nje pamje edhe me te zymte se kurre me pare per Kosoven dhe popullin e vertete te saj. Me ne fund duket se per ate shtrese te trembur gjithcka duhet te krijoj nje pamje tjeter.

    Jo-shqiptaret tashme jane duke u afruar edhe me afer vendosjes se sundimit te tyre mbi Kosoven, kjo vrasje vetem sa i zvogelon pengesat e tyre per te arritur me stafeten e tyre kunder-shqiptare deri tek caku i tyre i planifikuar.

    Duke ju bashkuar lutjeve tuaja me ane te frazave te mesiperme, pranoni ngushellimet e mija me rastin e atentatin ndaj Heroit Tahir Zemaj, te birit dhe te afermit te tij!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Vertet eshte e dhimbshme kjo qe ka ndodhur.

    Vrasja e T.Zemaj eshte nje shqipetar me pak, nje kolonel e nje luftetar ideali me pak.
    Por nga ana tjeter eshte pasiguri, frike e dhimbje me shume.

    Por idealet nuk mund te vriten.
    Kosova do te fitoje.

    I percjell familjes se tij ngushellime te thella per humbjen e njeriut tyre te dashur.

    Sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sapo hapa Forumin sot me zune syte lajmin per vrasjen e Tahir Zemajt.

    Si shqiptar e si njeri besnik i principeve qe ne Kosoven e cliruar askush nuk ka te drejte te marri jet njerzish u mbusha me nji maraz te patreguar.

    E vrane Xhemalin..E vrane Sabri Hamitin (pamvaresisht se u shpetoj plumbave) e vrane Azemin e Ahmet Krasniqin, Drinin e Adem Zeken baben e Nuries..Smajl Hajdari e Uk Bytyci para disa javesh..dhe ja sot dhe Tahir Zemaj.

    Thuhet se dhe femijen e vogel ja kan vrare..
    Zemra me plasi..
    Deri kur keshtu..
    Neser kushedi dhe Rugova..pasneser dhe Idriz Ajeti ose Mark Krasniqi..etj etj..
    Ku po shkon Kosova...?
    Drejt pamvaresise ose drejt Kamboxhias se Pol Pot Halitve..e Nasim Kabilave..

    Ja kushtoj kte Poezi qe dora e shkroi por zemra e plasur i nxorri fjalet ketyre njerzve te pafajshem qe lista e zeze e Stalinizmit Kosovar po i asgjeson pabesisht..






    Bab e Bir..




    Tahir ..a nuk e dije
    Qe ujqerit tash kaq vjet
    Dhembet prej kallashi stalinian
    Per ty i kane mprehur??



    Tahir.. a nuk te mjaftuan
    Raketat e pabesa qe pran sofres
    Ti hodhen perbindshat
    E prap nuk vure mend?



    Tahir a nuk e dije se Stalini
    Miljona femije i beri akull
    Ne Siberine e kuqe-Bardhe
    Pse Tahir u mashtrove??



    Pse Tahir mendove
    Se Stalinat kosovare
    Katundare te qelbur shpellash
    Femijen tend do e kursejne??



    O engjell i vogel i Kosoves
    Ne prehrin e Babes te vrane
    Lahperat e Shikut..
    Panterat e Rognerit..
    Llumi i Kombit !



    O engjell i vogel !
    Ne Kosoven e Cliruar
    Ta morren jeten egersirat !


    O engjell i vogel
    Per ty s'mjaftojne lotet..








    Kosova duhet te zgjohet !

  11. #131
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ju kisha lutur te gjitheve qe mos te nxitohen ne gjykime. Eshte fakt qe ata edhe mund te jene te implikuar, por shume lehte edhe mund te mos jene. Shume lehte ekziston mundesia qe edhe serbet e kane bere duke pasur parasysh se shumica e analisteve shqiptar dhe te huaj thone se viti 2003 eshte vit i zgjidhjes perfundimtare te ceshtjes se Kosoves dhe vetem per te destabilizuar gjendjen ne Kosove qe per ta penguar, edhe kjo sume lehte mund te jete, edhe pse prape nuk po e perjashtoj mundesine qe ata te jene te implikuar.
    Neve te gjithe duam qe te mbizoteroj ligji kudo, dhe poashtu ne kemi shume respekt dhe e cmojme shume veprat atdhetare te te gjithe luftetareve te lirise duke perfshire ketu edhe keta qe u permenden me larte (mos te harrojme ketu se dy vellezer te Haradinajt kane rene deshmore) , por po ashtu ne jemi per mbizoterimin e ligjit, dhe jemi kunder te gjithe atyre qe vrasin njerez te pafajshem e lere me figura publike e atdhetare si Tahir Zemaj, kushdo qe te jene ata.
    Mirepo, prape po them te mos nxitohemi ne gjykime perderisa akoma nuk e dijme se kush e ka bere kete. Edhe nje gje, ketu burgosja e Luan Haradinajt e para disa diteve ka qene jo e mbeshtetur ne fakte, edhe sipas avokateve franceze jo vetem atyre shqiptare mbrojtes te Haradinajt, edhe pse nuk jam duke dalur ne mbrojtje te Haradinaj, kam shume respekt per atdhetarine e tij dhe veprat qe i ka bere ai me gjithe familjen per kombin por po te kete bere ndonje krim ne shqiptare te pafajshem (gje qe une nuk di te kete bere, dhe per te tjerat flasin faktet, pra po te argumnetohet se ky ka qene i implikuar ne vrasjen e atyre shqiptareve te pafajshem per te cilet edhe akuzohet atehere tek ne thone per hajer t Haradinaj dhe kushdo qe ben vepra te tilla burgu, mirepo prape po them se duhet bazuar vetem ne ligj, fakte , dhe ne nuk guxojme bile perkundrazi nuk duhet te lejojme qe atdhetar tane si Luan Haradinaj te burgosen pse disa e duan nje gje te tille, ai dhe te gjithe te tjeret mund te burgosen vetem atehere kur te deshmohet fajesia e tyre. Mirepo edhe po te kete qene kjo arsyeja (pra po ta kene bere keta, gje qe ne akoma nuk e dijme), nuk eshte e arsyeshme dhe per kete meritojne denimin e merituar, kushdo qe te jene keta, dhe poashtu mos ti pergjithesojme gjerat,sepse nese kete e ka bere nje njeri brenda ish-UCK-se nuk do te thote qe UCK-ja e ka bere kete, pra nuk duhet pergjithesuar faji. Neve kemi shume respekt dhe te jemi shume krenar per UCK-ne si nje ushtri clirimtare e nje pjese te tokave tona shqiptare, dhe kete respekt dhe krenari te UCK-se nuk ka asnje individ qe mund te ja humbas nga ne shqiptaret, kushdo qe te jete ai, ketu kam parasysh edhe ish-komandante e eprore te saj, sepse jo te gjithe jane te keqinje, nese kemi ndonje brenda (nese po e cek prape), sepse aty pothuajse te gjithe jane inkuadruar me nje qellim dhe moral te larte per clirim kombetar te nje pjese te tokave tona shqiptare.
    Mos te harrojme edhe njehere , dhe mos te perjashtojme mundesine se kete mund ta kene bere edhe serbet, shume nga ju vellezer si njihni serbet sic i njohim qe kemi jetuar me ta per 100 vite, dhe se cfare jane ne gjendje te bejne ata (sidomos ne te kaluaren).
    Turp per ata qe e kane bere kete, dhe shpresojme dhe besojme dhe poashtu lusim Zotin dhe edhe pushtetin e tanishem ne Kosove, qe ata njerez te marrin denimin e merituar, kushdo qofshin ata.
    Dhe poashtu familjes Zemaj i shpreh ngushellimet e mia te thella per humbjen e te afermit te tyre, dhe poashtu gjithe kombit shqiptar i shpreh ngushellimet e mia te thella per humbjen e birit te tij, nje qe e ka dashur kombin me shume se edhe vet jeten e vet dhe cdo gje tjeter ne jete.
    Lavdi

    Neve tani duhet te kemi kujdes ne keso gjera, pike se pari shume njerez ne Kosove e kam fjalen nga frika se anetaret e UCK-se tani keta kane armet ne duar ju kane paraprire disa proceseve te ketilla shume negative (nese me te vertete jane bere nga ish-pjesetar te UCK-se) neve se pari asnje nuk duhet te kete frike sepse ata jene vellezerit tane me te dashur ndoshta se kushdo tjeter ne jete, dhe ata nuk vrasin njerez, nese ndonjeri nga ta eshte vrases (megjithese ne akoma nuk kemi fakte, dhe nuk dijme qe ndonjeri nga ta ka vrare), atehere nuk duhet ti fusim te gjithe ne nje thes (mos te harrojme se UCK-ja ka numeruar 40000 ushtar), dhe ate qe ben vepra te tilla tia japim denimin e merituar dhe faji mbetet gjithsesi individual, dhe nuk mund tia zbeh krenarine dhe respektin qe ne shqiptaret kemi per UCK-ne tone si ushtri clirimtare e gati gjysmes se kombit tone.

    Neve nuk kemi kohe te merremi me keso gjera. Neve duhet te punojme me shume ne zgjidhjen e ceshtjes sone kombetare, se pari bashkimin e kombit tone sa me pare te Kosoves (besojme ne kete vit) me Shqiperine, realizimin e marreveshjes se Ohrit (dhe bashkimin ekonomik, kulturor dhe te gjithanshem me vellezerit tane ne Maqedoni deri ne diten kur te vije edhe bashkimi politik), zgjidhjen e ceshtjes Came, te drejtat e vellezerve tane ne Ulqin e Presheve, integrimin e vendit tone ne BE dhe Nato sa me te shpejte dhe perparimin ekonomik.
    Pershendetje dhe respekt te gjitheve

    Edhe njehere ngushellimet e mia me te thella Familjes Zemaj dhe gjithe shqiptareve.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  12. #132
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Me vjen keq kur ndoje shqiptar vritet, pa marr parasyshe se per kenin behet fjale.
    Per Tahir Zemaj skam ditur shume. Degjova qe nje agjensi e huaj thonte qe ishte i perziere ne gjyqin e" Grupit te dukagjinit" si deshnitar?!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  13. #133
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    41
    Vrasja e kolonel Tahir Zemes eshte vrasja me e rende ne Kosove!
    Kushdo qofshin ata dhe cilit krah apo nacionaliteti ti perkasin, per mua dhe shumicen e shqiptarve ata jane kriminel te cilet po mundohen te ia vrasin djemt me te mire Kosoves. E kam njohur personalisht kolonelin dhe akoma nuk po mund ta besoj ate qe degjova mbreme ne RTK. Nje miku im A.Ahmetaj atentatit te fundit kunder tij shkruante; Nuk vriten ushtaret e vjeter te Kosoves. Nuk deshiroj te zgjatem mbasi duart me dridhen dhe zembra me dhemb per kete burre e ushtarak te devotshem .
    Njeriu qe luftoi per Kosove, njeriu i cili iu shpetoi atentateve si ne Shqiperi edhe ne Kosove e Diaspore, njeriu qe deklaronte se kerkonte te kthehej e te jetonte ne Kosove per te cilen luftoi sebashku me ushtaret e tij, edhe pse e kercenonin nga te gjitha anet. Ai njeri ishte trim e shqiptar i ndershem sepse kur ishte lufta luftoi ndersa ne paqe nuk iu bashkangjit asnje Partie por gjithmone deklaronte se ai ka studiur pe ushtarak, dhe deshironte te punonte si ushtarak deri ne fund te jetes. Ai nuk u ftua kurre nga komanduesit e TMK-se ndonese kur luftonte e stervitej Tahir Zemaj ata ishin mijera kilometra larg Kosoves. Koloneli ishte burre dhe nuk iu tremb te vetretes, ai nuk mund ti mohonte ushtaret e zhdukur te tij sepse para i dilnin familjet e viktimave te cilat kerkonin drejtesi. Por koloneli nuk ka vdekur sepse deshmite dhe veprat e tij te verteta i ka te shkruara e te deshmuara. A nuk e shikoni se mbas cdo vrasje e majta ne Kosove zbehet e zhduket disa kohe nga ekranet. Kemi thene disa here e jemi lutur qe te jete vrasja e fundit, por fatkeqesisht kjo nuk ka per te qene e fundit sepse lidhjet e krimit kane vite e kohe qe kane punuar duke filluar tek Ali Uka ne Tirane e deri dje ne Peje. Kjo vrasje ka qellimin te pushkatohen luftetaret dhe deshmitaret e vertet te Kosoves. Jo o mjerane ju nuk do te arrini ta filloni historine ne 97 sepse Kosova ka vite qe lufton per liri e demokraci, e jo mbas ardhjes se spiunve e kelyshve.
    LDK te shkundet mire sepse kur ajo nuk po mundet ti ruaj anetaret e simpatizantet e vet atehere.........

    Ngushllimet me te sinqerta familjes dhe dashamirsve te tij.
    Me respekt Trofta

  14. #134
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Osllo
    Postime
    3
    Tung
    Brari
    Gjykuar komentin tuaj mbi atentatin ndaj T.Zema dhe poezin shifet se ti je shumë i fryer artifcialisht...poezia duket se është shkruar para atentatit...e gjëja më e keqe është se sipas teje 90% të popullit qenkan stalinista, enverista,spiun,tradhtar etj.
    Me këto mendime psikofanatike O Brari ti nuk i vlen as Zemes as Rugoves. Mos mendo se bën mirë kur shkruan kësi lloj shkrimesh,unë sta bëj hallall ose ta bëj hallall(fal) vetem atëher nese nuk ke mundësi të shkosh të psikologu të sherohesh e vetmja mundësi të derdhesh të ka mbetë :forumi:
    U përpjeka që ta dërgoj në menyrë private kët mesazh por ishte e pa mundur andaj u detyrova që të shkruaj më haptas.
    Mbes më shpres se reshtat e shkruar i mer pa ofendime dhe serioze, po qe se shkoni në psikoterapi ju uroj sherim të shpejtë.

  15. #135
    Pas shume tentativash e vrane dhe nje Hero tjeter te UCK-se.

    Kolonelin Tahir Zemaj.

    Tashme eshte e qarte qe marksiste-leninistet e Kosoves nuk ndalen perpara asgjeje.


    Llapi, ti e di mire se kush i ben keto vrasje dhe mbaji mend keto qe po shkruan qe te mos thuash neser se po i vret Shkau shqiptaret.


    Neser kur te thone se i Vrau ky apo ai, te mos thuash qe nuk eshte e vertete.


    Etemaj, vrasja e Tahir Zemes eshte nje veper tjeter e marksisteve te kosoves dhe qelbesirave te tyre shqiptare dhe sic mund ta shohesh ata e aprovojne me krenari.

  16. #136
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    etemaj !

    ke thane se "poezia duket se është shkruar para atentatit".

    Ke gabue etem.

    Kam nji gabim ne poezin time vertete sepse mendova se fmia i Tahirit eshte 2 vjec e ma von shikova se ishte 22 vjec.
    Per kete kerkoj falje atdhetarve te Kosoves e sa per ciftin tend nuk me intereson opinioni juaj prej kanibali primitiv.


    Jemi te njohur ne me llafollogjine e shpifjet e Rraces tuaj kanibale -staliniste.
    Juve po perfitoni nga urtesia e Rugoves por nji dit do te vi "dikush" ne Kosove qe do tju a shtij kallashin ne bir te b.. te gjithve pa perjashtim ju krimineleve.
    E aty do te jem dhe une.

    aj promes.

  17. #137
    i/e regjistruar Maska e Drini
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Dukagjin
    Postime
    50
    Lista e vrasjeve kriminale po shtohet ne Kosove.

    A ka kush ndonje statistike: A jane vrare me shume shqiptare gjate rregjimit 10 vjecar te Millosheviqit (perjashto kohen e luftes), apo gjate sundimit te terrorit te kuq ne Kosove, qe nga qershori 99?

    Me kete rast dua te pergezoj Llapin, qe si ikone mban emblemen e UCK-se: Ti ore trim tanime je zhveshur fare si avokat i krimit ne kete forum. Te lumte, kjo ndoshta do te na ndihmoje ne ndricimin e enigmes. Ndoshta nje dite dikush do te te trokas ne dere per te te pyetur: prej nga keto dosjet tuaja te zeza. Rregjimet kriminale, cofshin ato legale a ilegale, kurre nuk kane pasur jete te gjate. Edhe PolPotisteve kosovare do t'iu vjen fundi.
    Komunistet edhe m.... qe e bejne vet mundohen te na e servojne si desert patriotik

  18. #138
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Vrasja e Tahir Zemajt eshte nje ogur i zi per Kosoven dhe te ardhmen e saj. Duket qarte qe mafia e majte eshte e vendosur te vrasi te ardhmen e Kosoves dhe ta shenderroje ate ne nje katrahure sic eshte Shqiperia.

    Ajo qe me ben pershtypje eshte qe zedhensja e mafies Kosovare, Kosova Press, ka heshtur dhe nuk ka dhene asnje lajm te vetem ne lidhje me kete ngjarje tragjike.
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  19. #139
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Etemaj, ne citimin tend se "poezia juaj eshte shkruar para atentatit", pse nuk te tregon qarte ajo qe gabimisht shprehe are moment, ndoshta ishit ju ai qe dinit se brenda pak oresh do te vinte deri te vrasja mizore e tyre.

    Sa i perket peshtiresise suaj rreth kontakte me psikologun, kjo verehet qe eshte shprehur nga ajo qe ju vertet keni nevoje me se tepermi kete dite dhe qe nuk ju behet te beni.

    Shkrimet e tuaja (fatkeqesisht ne gjuhen shqipe) jane vetem nje paqyre e qarte e ketyre mollave te kalbura qe pema jone posedon, aq te kalbura sa qe nuk duket ndonje mundesi e largimit nga deget e saj.

    Sa per Llapin, e gjitha eshte peshtirese, aq peshtirese sa edhe nuk me behet te pergjigjem ne shkrimet e tij aq te pakuptimta. Ju vertet pershkruheni si nje avokat i denje i krimit, bile edhe qendroni krenar ne shkrimet e juaja.

    Sikur stama nen nofken mendon se do te ben te respektueshem ketu, ne asnje mesazh te postuar ju nuk meritoni te respektoheni, e mos te flasim per ndonje vleresim te postimeve tuaja.

    Nese akoma nuk e keni te qarte definimin e Forumit Shqiptar, atehere duket se eshte koha qe kjo gje te qartesohet nga ju, dhe vizitat e juaj te rrallohen, pse edhe te mos mundesohen fare.

    Kjo do te ishte ajo qe do te meritoni, pasi tingelloni vertet si nje jo-shqiptar dhe nje person me shume pak ndjenja njerezore.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  20. #140
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Sa keq derim kure ne Kosove do te vazhdohet me vrasje politike, aq me teper te figurave popitiko ushtarake sic ishte dhe i ndjeri Tahir Zema.

    Ky atentat tregon edhe nje here se ata njerez qe nuk ja duan te miren Kosoves jane aktive, dhe po vrasin ata te cilet sakrifikuan per ta pare Kosoven e Lire.

    Nje gje eshte e sigurte pamvaresisht nga keto vrasje, procesi i pamvarsise se Kosoves eshte me afer se kurre.

    Qofshin te nderuar per jete te jeteve ata te cilet dhane jeten per lirine e Kosoves.

Faqja 7 prej 15 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59
  5. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •