Close
Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 180 prej 296
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Gezim, te falenderoj per mirkuptimin dhe per mendimet atdhetare e humaniste !

    Te uroj mirse ardhjen ne Forum !



    Llapi, ne nuk vrasim as per 20 euro e as per miliona.
    Ti LLapi vret cdo dite.
    Ti qesh kur ne qajme.
    Ti zgerdhihesh si Sali Veseli kur nena e Komandant Drinit qan te birin.
    Ti gezon kur vajzat e Xhemal Mustafes vishen ne te zeza.
    Ti pi Lloz kur Ahmet Krasniqi shtrihet i pergjakur nga plumbat e pabesa te Fadil Demirit, agjentit te Hashimit e Xhavitit.

    Llapi, nji dite do dalin ne gjyq gjithe rrjeti kriminel i Klosit e Xhavitit.

    Ka shume nena me te zeza qe shkojne perdite ne varre e qajne bijt e tyre.

    Nji dite do dalin ata burra qe do tju a shtin kallashin atje ku duhet.

    Tash beni qejf me Rugoven ngordhalaq sic beri qejf Jaho Salihi me Berishen budall.


    Koha ecen.

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Osllo
    Postime
    3
    Brari
    Mu më qorton se qenkam Stalinist!...
    Më vjen keq qe u detyrova të shkruaj por do mundohem të sqarohem: Të thashë se poezin e ke shkruar para se të vriteshin T.Zema me të birin dhe kusherinin Të shkrova për arsye se mënyre se si i ndanë ti shqiptarët në tradhëtar dhe patriotë është shumë e gabuar.Êshtë e gabuar se ndarja në (T Zema patriot, dhe në Demira tradhëtarë ) nukë e qojnë Kosoven përpara.
    Kukama tua si defatoret e kqija janë të randa aq sa janë të randa edhe vrasjet, mënyra e shkrimit tënd ti përkujton vajtojcat që më padurim presin të ndodhë ndoj vdekje pa e marrë parasyshë kredon e përsonit. Personalisht nuk jamë antarë i asnje partie dhe diktaturen e urrej shumë por ti O Brari më qudit?paraqitesh si demokrat e më poshtë thua se: vjen koha kur do tia shti kallashin në b: gjykar si pas këtyre reshtave ti na del një diktator psikopat mos të them edhe homseksual.Beso se ta kamë friken O Brari por mbes me shpres se personat si ti kallashin e shtin në b... të veten. Dashtë zoti.
    Tragjedia më madhe në Kosovën e pas luftës është se nuk pati gjykime të mirfillta për tradhëtar dhe kriminel lufte, andaj si rjedhoje e mos gjykimeve ndodhin këto vrasje, personalishtë nuk jamë për vrasje të askujtë madje,madje as të atyre që mua më kan shkaktuar dëm, mendojë se më vrasjet e ashtëquajtur tradhtarë apo spiunë po këputim lidhje, dhe gjdo vrasje i ka tragjedit e dhe heronjët e vet.Po që se dënohen në mënyr të drejt trdhëtarët dhe kriminelet e luftës atëher ata do vdesin si kriminel ose si tradhtarë, biografisht,( jamë kundër denimit me vdekje) kështu qe në siperfaqe nuk do lindnin njërz si Brari. Prandaj O Brari pranoni ngushllimet e mia pa mar parasysh se kush ishin Enis,Hasan e Tahir Zema.

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Etem !

    je kunder denimit ti Hethem (kinse) por je shqetsuar se po gicilojm ne me fjal ketu ata qe kan shti ne dhe Drinin, Xhemal Mustafen, Azem Hajdarin, Ahmet Krasniqin e tash Tahirin.

    Sa hipokrit je.

    Nejse vazhdoni ju derisa Rugova flen..

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Parazitet e forumit akoma nuk kane te ndalur...

    Sa jo-njerezore te lexosh artikujt e nofkave te mesiperme, nuk verehet aspak zeri i aresyes dhe i ndjenjave njerezore qe keta persona fatkeqesisht posedojne.

    Nese ju vertete kerkoni qe ajo qe ju preferoni te postoni ketu te aprovohet si e aresyeshme, mund te citoj se postimet e juaj asnjehere nuk kane nje pamje te tille.

    Bile as pergjigja aq qyqare e juaj(Llapi) nuk ndihmon ne vleresimin e juaj.

    Sa i perket ketij te pistit, Etemaj, sikur keni aftesi te jashtezakonshme qe edhe me ane te disa fjalive te futni fakte se kush na qenka tradhetar e kush atdhetar. Nuk eshte detyre e juaj e as e jona per cilesime te llojit te ketille, kjo do te jete procedure e veqante qe te zgjedhurit e popullit do vendosin.

    Vertet tingellon i pa-aresyeshem, sikur deshiron te madherosh figuren e Fadil Demirit per krimin qe i beri ai popullit tone. Ndoshta edhe nje Avni Elezaj qe deshtoi ne tentim-vrasjen e Kolonel Zemajt deshironi te madheroni ne te njejten menyre, edhe pse deshtimi ne ate akt i kushtoj atij vdekjen nga udheruesit e tij per vrasjen e Zemajt. Ai tashme eshte i harruar nga jo-shqiptaret qe qelluan ne te, dikur urdheruesit e tij.

    Nese ju i takoni asaj rryme jo-shqiptare, shembulli Elezaj di t'ju ndihmonte shume qe te ndryshoni tonin jo-njerzor qe ju keni ne forum.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #165
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-07-2002
    Postime
    9
    Ju lutem t'i leme debatet pa bereqet. E vetmja gje qe mund te bejme eshte perulja me veneracion ndaj figures se Heroit te luftes kunder serbeve, TAHIR ZEMAJT ! Iqofte i lehte dheu i Kosoves per te cilin ai firmosi nje nga Epopete me te lavdishme.
    Kjo eshte shqiptarce! Nihilis bonum et mortum (Asgje tjeter vec te mires per te vdekurin) Kujtimi i tij nuk perdhoset me fjale pa pergjegjesi qe leshojne njerez te pa formuar mire.

  6. #166
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Brari, Llapi eshte nje rajon ne perendim te Prishtines me qender qytetin
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #167
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Brari, Llapi eshte nje krahine ne lindje te Prishtines, me qender Besianen, dhe njerezit ne kete rajon dhe ata qe jane me origjine nga ky rajon e quajne veten llapiane. Edhe une vet jam gjysme llapiani pasi qe dajot i kam llapian.
    Ky eshte nje nga rajonet e Kosoves qe se bashku me Drenasin dhe Dukagjinin kane dhene shume per kombin sidomos gjate ketij qindvjecari te fundit. Prandaj edhe duhet respektuar sic duhet respektuar edhe cdo rajon tjeter shqiptar nga Presheva ne Preveze.
    Nje nga njerezit kryesore q
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #168
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Nje nga njerezit kryesore qe ka filluar luften Zahir Pajaziti ka qene nga po ky rajon, sic eshte edhe Sabri Hamiti nje nga lideret kryesore te LDK-se dhe shume te tjere.
    Nuk ka njerez jo vetem ne Llap, por askund ne viset shqiptare, pra nuk ka shqiptare qe perkrah BinLadenin dhe qe urrejne perendimin, ju duhet te jeni me te kujdesshem qe fjale te tilla te mos thuhen jo vetem ketu por askund hic fare, sepse pike se pari nuk jane te verteta dhe e dyta na demtojne te gjithe ne.
    Ne Kosove shume nga po keta llapiane dhe shqiptare te te gjitha viseve kane dhene edhe gjak per viktimat e 11 shtatorit, si dhe kane bere mitingje super te medha ne perkrahje te amerikaneve ne luften kunder terrorizmit dhe BinLadenit.
    Per Tahir Zemajn ne ende nuk dijme asgje, dhe perderisa nuk dijme (Sokrati ka thene "Une di nje gje qe sdi asgje") me mire eshte te presim raportet e policise. E verteta gjithsesi do te dal ne shesh dikur.
    Dhe e dyta, sic e kane denuar te gjithe kete akt edhe ne duhet ta denojme te gjithe.
    Pershendetje dhe mendoj se duhet te mbyllim kete teme.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e dylkosova
    Anëtarësuar
    05-06-2002
    Vendndodhja
    kosovë
    Postime
    20
    Zoti ju dhashte gajret gjith atyre se ju ka dhimbur Tahir Zeza.

    Hallall i qofte plumbi.
    dyli

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e dylkosova
    Anëtarësuar
    05-06-2002
    Vendndodhja
    kosovë
    Postime
    20
    DODONIT.

    Ore domut se vjen koha edhe ty ta hudhi koken te *****.
    dyli

  11. #171
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1
    Vrasja e Tahi Zemaj-të eshte pjese e atij procesit fatekeq te shqiptareve qe e kane vendosur diku larg dikush i panjohur.Te tille na doin qfaj i kemi ne qe nuk na doin me te mire se ka kaluar koha kur ke punuar per vetvehten tani ke aq sa te japin...
    Malsor Vasha

  12. #172
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nga kosova.com




    Zyra e Shteteve të Bashkuara dënon vrasjen e Tahir Zemajt

    Prishtinë, 7 janar
    – Z. Alec Mally, përkohësisht shef i Misionit pranë zyrës së SHBA-ve në Prishtinë, fuqimisht dënoi vrasjen e z. Tahir Zemaj, birit të tij Enis Zemajt, dhe nipit të tij Hasan Zemaj, udhëheqës i Forumit Rinor të LDK-së në Deqan, më 4 janar në Pejë. Duke u shprehur nga zyra e SHBA-ve, Z. Mally tha:
    "Jam i shokuar dhe i pikëlluar nga vrasja e pakuptimtë e z. Tahir Zemaj dhe dy anëtarëve të familjes së tij në mbrëmjen e 4 janarit", thotë z. Mally.
    "Se a janë këto vrasje një akt terrori politik apo kanë bazë tjetër mbetet ende për tu përcaktuar. Megjithatë, këto vrasje tregojnë se disa njerëz ende shohin dhunën dhe frikësimet si të ligjshme në Kosovën e pasluftës.
    "Eshtë posaçërisht problematike që kjo vrasje ndodh pas gjykimit në të cilin z. Zemaj ishte në cilësinë e dëshmitarit. Se a është vrasja e tij e lidhur me atë gjykim apo jo mbetet të shihet. Në çdo rast, një vrasje e tillë, në këtë kohë, nuk mund të ndihmojë, por frikëson të tjerët të cilët do të mund të bashkëpunonin me autoritetet ligjore në vendosjen e sundimit të ligjit nëpër rrugët e Kosovës".
    "Qeveria e SHBA-ve nxit çdonjërin që ka informata në lidhje me këto vrasje të paraqitet dhe ndajë informatat që ka me policinë. Ne të gjithë duhet të bëjmë çdo gjë të mundshme për të sjellë autorët e krimit para drejtësisë.
    "Ka ardhur koha që të gjitha partitë politike dhe grupet në Kosovë të marrin një qëndrim të fuqishëm kundër frikësimeve, dhunës dhe terrorit politik. Dhuna politike ishte dashtë të ndalej shumë kohë më parë. Njerëzit e involvuar në dhunë, qoftë ajo e natyrës së terrorit politik apo aspekt i krimit të organizuar, janë armiq të demokracisë, armiq të Kosovës, dhe armiq të Shteteve të Bashkuara.
    "Në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe zyrës së SHBA-ve, unë dënoj këto akte të paramenduara dhe qyqare, si dhe i shpreh ngushëllimet tona më të thella familjes Zemaj. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju", thuhet në fund të deklaratës së zotit Alec Mally.





    Robert Doll i bëri thirrje UNMIK-ut që të ndriçojë sa më shpejt rastin e vrasjes së Tahir Zemajt dhe të afërmëve të tij

    Uashington, 7 janar
    - Aktin kriminal që ndodhi në Pejë ku persona të panjohur vranë Tahir Zemajn, birin e tij Enisin dhe kushëririn Hasan Zemaj e ka dënuar ashpër edhe senatori amerikan Robert Doll.
    Senatori Doll, i emëruar kohë më parë nga presidenti Rugova ambasador nderi dhe përfaqësues i lartë i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka bërë thirrje administratës së UNMIK-ut që të ndriçojë sa më shpejtë këtë rast dhe t'i nxjerrë personat përgjegjësit para drejtësisë. Vrasjet e së shtunës, thotë ambasadori Doll janë identike me një sërë vrasjesh tjera me motive politike, që UNMIK-u nuk ka arritur t'i ndriçojë, megjithëse faktet nuk kanë munguar. Senatori Doll pastaj thekson se vrasësit synojnë ta tërheqin Kosovën në nivelet e tyre të mafias, por nuk do të kenë sukses. Kosova ka hedhur poshtë anarkinë, korrupsionin dhe marrjen e pushtetit me dhunë, duke hyrë në rrugën e lirisë dhe të demokracisë, duke përkujtuar UNMIK-un për obligimet e veta që ka marrë për sigurinë e Kosovës, thotë zoti Doll.





    Zyra gjermane ka dënuar aktin e vrasjes së Tahir Zemajt, birit dhe kusheririt të tij

    Prishtinë, 7 janar
    - Aktin e vrasjes së kolonelit Tahir Zemaj dhe të afërmëve të tij e ka dënuar edhe shefi i Zyrës gjermane në Prishtinë, Peter Rondorf. Në deklaratën e tij ai ka theksuar se imazhi i Kosovës sërish është dëmtuar shumë. Rondorf thekson se duhet të ndërrojë koha në të cilën konfliktet politike përfundojnë me armë. Zyra Gjermane në këtë deklaratë thekson se ka ardhur koha që të gjitha partitë politike në Kosovë të marrin një qëndrim të fuqishëm kundër frikësimeve, dhunës dhe terrorit politik.





    Presidenti Moisiu thotë se vrasja e Tahir Zemajt dhe dy të afërmit të tij, është një goditje e rëndë për Kosovën

    Tiranë, 7 janar
    - Me rastin e vrasjes së kolonelit Tahir Zemajt dhe të afërmëve të tij presidenti shqiptar Alfred Moisiu i ka dërguar një telegram ngushëllimi presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Sipas njoftimit për shtyp të zëdhënësit të presidencës, presidenti shqiptar ka theksuar në telegramin e tij se vrasja e Tahir Zemajt, djalit Enisit dhe kushëririt të tij Hasan Zemajt në Pejë është humbje e madhe jo vetëm për familjet e të ndjerëve, por edhe për mbarë Kosovën. Moisiu vlerëson se ky akt kriminal është një goditje e rëndë për progresin e bërë në Kosovë, për proceset e filluara demokratike dhe për imazhin e Kosovës në tërësi.
    "Me këtë rast të dhembshëm më lejoni që në emrin tim dhe të popullit të Shqipërisë t'ju shpreh juve dhe nëpërmjet jush familjeve, bashkëluftëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre ngushëllimet e mia të ngrohta", përfundon telegrami i presidentit të Shqipërisë Alfred Moisiu, dërguar presidentit Rugova.






    Eliot Engel: "I dënoj ashpër këto vrasje të tmerrshme si një akt të egër dhe hakmarrës ndaj popullit të Kosovës"

    Nju Jork, 7 janar
    - Kongresisti amerikan Eliot Engël, lidhur me vrasjen e kolonel Tahir Zemajt, të birit Enisit dhe këshëririt Hasan Zemajt, ka shprehur shqetësimet e tij për vrasjet e fundit në Kosovë. Engel në një prononcim është shprehur: "I dënoj ashpër këto vrasje të tmerrshme si një akt të egër dhe hakmarrës ndaj popullit të Kosovës. Këto atentate që po ndodhin në Kosovë arsyetojnë shqetësimin tim që Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës d.m.th. Administrata e Presidentit Xhorxh W. Bush nuk guxon dhe nuk duhet që ta humbasë dhe as ta zvogëlojë vëmendjen dhe përqendrimin e SHBA-ve ndaj këtij rajoni mjaft të
    rëndësishëm".
    "Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin interesat amerikane në anët e tjera të botës, SHBA–të duhet të vazhdojnë që të jenë, në mënyrë aktive prezente dhe të involvuara në Kosovë", thuhet në prononcinin e kongresistit Eilot Engel






    Presidenti Rugova: Tahir Zemaj punoi për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës

    Prishtinë, 7 janar
    - Me rastin e vrasjes së se kolonel Tahir Zemajt, birit të tij Enisit dhe Hasan Zemajt, kryetar i Forumit të Rinisë dhe anëtarit të Kryesisë së LDK-së në Deçan, në organzizim të FR të LDK-së, sot në rezidencën e Presidentit të Kosovës në Prishtinë, u mbajt një mbledhje përkujtimore. Merrnin pjesë funksionarë e aktivistë të LDK-së, deputetë dhe zyrtarë të tjerë, si dhe anëtarët e familjes së ngushtë të ndjerëve.
    Në këtë mbledhje përkujtimore foli Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova.
    "Ju kam ftuar në këtë Mbledhje përkujtimore për t'i bërë nderimin tonë kolonel Tahir Zemajt. E kam ftuar këtë tubim përkujtimi së bashku me Forumin Rinor të LDK-së, që të përkujtojmë edhe Hasan Zemajn, kryetar i këtij Forumi në Deçan", tha në fillim të fjalës së tij Presidenti Rugova.
    "Kur e gjithë Kosova gjendej në kremtimin e festës së Vitit të Ri, në atmosferë gëzimi që po përmbyllnim një vit të frytshëm të lirisë së Kosovës dhe kur po bëheshim gati për një vit tjetër më të frytshëm, ditën e shtunë morëm lajmin tronditës për vrasjen makabre të kolonel Tahir Zemajt, të birit të tij Enisit dhe të Hasan Zemajt, që gjendeshin në shoqëri të tij, të kryer nga kriminelët vrasës".
    "Kjo vrasje e trefishtë na vjen më e rëndë, kur Kosova ende nuk i ka shëruar plagët nga vrasja e kryetarit të komunës së Therandës, Ukë Bytyçit, kur të gjithë gëzoheshin për përfundimin me sukses të zgjedhjeve të dyta lokale. Këta janë kriminelë të cilët duan ta vrasin gëzimin dhe lumturinë e popullit të Kosovës. Por nuk do t'ia dalin", theksoi zoti Rugova dhe vazhdoi:
    "Ne të gjithë sot kemi dhembje të thellë dhe po ashtu ndjenjën e krenarisë për veprën dhe personalitetin e kolonel Tahir Zemajt që ua la brezave që do të vijnë. Zemaj ishte njeri, i cili mbi të gjitha e donte Atdheun e vet, Kosovën. Gjatë luftës, në vitin 1998, Zemaj hyri në Kosovë dhe ishte Komandant i Zonës së Dukagjinit. Si ushtar profesionist dhe patriot ai punoi në kuadër të institucioneve me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ai dëshironte të kryente pjesën e vet të detyrës si ushtarak në mbrojtje të vendit. E njihte Komandantin Suprem simbas Kushtetutës së Republikës dhe strukturat e tjera shtetërore.
    Kolonel Zemaj edhe gjatë luftës u tregua si burrë i sinqertë dhe njeri i pajtimit më të mirë të atdheut. Nuk i pranoi konceptet provokuese, por punoi në mbrojtjen e vendit dhe të popullit. Ai nuk u kthye në Kosovë, pas 12 qershorit të vitit 1999, kur hynë trupat e NATO-s, KFOR-it, vetëm për të ruajtur situatën pozitive që po krijohej. Ai u kthye në Kosovë në qershor të vitit 2001 për t’i kontribuar progresit që po shënonte Kosova. Me këtë rast e prita në Rezidencë, e falënderova për punën që kishte bërë dhe ia dhurova një Medalion të Artë të Nënës Tereze. Kjo e gëzoi shumë dhe më tha: 'Se mos është kjo shumë për mua'! I thashë: 'Jo, sepse Ju meritoni më shumë, po tash për tash ende nuk i kam përgatitur medaljet zyrtare".
    "Edhe pas luftës kolonel Zemaj u tregua si njeri i pajtimit dhe i matur. I respektoi institucionet e Kosovës të dala nga zgjedhjet. I premtova se do ta emëroj këshilltar për siguri dhe emergjencë në Zyrën time. Për shkak të procedurave administrative, prisja ta bëja këtë brenda këtij viti", nënvizoi Presidenti.
    "Kolonel Zemaj ishte një burrë i madh i Kosovës që punoi për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Ai është shembull i ushtarakut me kulturë shtetërore, gjithmonë i gatshëm për të mbrojtur e nderuar vendin e vet. Njerëz të tillë i duhen Kosovës edhe në kohë të paqes".
    "Sot e përkujtojmë edhe Hasan Zemajn, bashkëluftëtar i kolonel Zemajt dhe Kryetar i Forumit Rinor të LDK-së dhe anëtar i Kryesisë së LDK-së në Deçan. Hasan Zemaj, si i ri, ishte një aktivist i shquar në Deçan. Këto ditë ai priste të mirrte diplomën e Fakultetit të Elektros në Universitetin e Prishtinës, por kriminelët i shuan jetën e tij të re. Vrasja e tij është vrasje kundër rinisë së Kosovës, kundër ardhmërisë së Kosovës", tha Presidenti Rugova për të theksuar:
    "Vrasja e kolonel Zemajt dhe e Hasan Zemajt është kundër progresit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Kjo vrasje e trefishtë është akt terrori nga kriminelët dhe padronët e tyre politikë e jopolitikë".
    "Ne si popull dhe shtet duhet t'i izolojmë këta kriminelë që veprojnë kundër pavarësisë dhe prosperitetit të vendit tonë. Ne duhet të marrim edhe masa preventive përmes pajtimit, respektimit të ligjit, që të ndërpriten krimet e tilla në Kosovë". "Institucionet e Kosovës së bashku me UNMIK-un dhe organet e drejtësisë do të marrin masa në ndjekjen dhe vënien e kriminelëve para gjyqit", theksoi Presidenti dhe në fund tha:
    "Në historinë më të re të Kosovës, vepra dhe figura e Tahir Zemajt do të mbeten si shembull si duhet vepruar për të mirën e vendit. Kolonel Zemaj do të kujtohet gjithmonë si burrë trim, luftëtar i lirisë, pra hero i Kosovës.
    U qoftë i lehtë dheu i Kosovës së lire!
    Zoti e bekoftë Tahir Zemajn me të birin Enisin!
    Zoti e bekoftë Hasan Zemajn!
    Zoti e bekoftë familjen Zemaj!
    Zoti e bekoftë Kosovën!"
    Në fund të kësaj mbledhjeje i vëllai i Tahir Zemajt, Ramë Zemaj falënderoi Presidentin dhe të pranishmit për pjesëmarrje dhe tha se "Tahiri e deshi Kosovën dhe çmoi Presidentin, e çmoi popullin e vet, i deshi fëmijët e Kosovës, por më së shumti e deshi pavarësinë e Kosovës dhe popullin e saj".







    Presidenti Rugova shpalli të mërkurën, 8 janar 2003, ditë zie në Kosovë

    Prishtinë, 7 janar
    - Me rastin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt, luftëtarit të lirisë, të birit Enisit, dhe të Hasan Zemajt, kryetar i Forumit Rinor të LDK-së në Deçan, Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka shpallur ditën e mërkurë, 8 janar të vitit 2003, ditë zie në gjithë Kosovën, njofton Zyra e Presidentit të Kosovës.






    Më 9 janar, në Prishtinë, organizohet një protestë paqësore gjithëpopullore

    Deçan, 7 janar
    - Me rastin e vrasjes së kryetarit të Degës së Forumit të Rinisë së LDK-së në Deçan Hasan Zemaj, kolonel Tahir Zemajt e të birit të tij Enisit, Forumi i Rinisë së LDK-së në Deçan, do të organizojë një protestë paqësore gjithëpopullore në Prishtinë, më datën 9 janar në orën 13.00.





    Nesër në Strellc të Deçanit bëhet varrimi i kolonel Tahir Zemajt, të birit Enisit dhe kushëririt Hasanit

    Deçan, 7 janar
    - Nesër në orën 13.00 në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit bëhet ceremonia e varrimit të kolonel Tahir Zemajt, birit të tij Enisit dhe Hasan Zemajt, kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së në Deçan, të cilët më 4 janar u vranë pabesisht në një atentat në Pejë.
    Sot në orët e pasditës nga familjarët u morën trupat e të ndjerëve nga morgu i Rahovecit, ku është bërë obduksioni nga ekspertët e mjekësisë ligjore.
    Homazhet për të ndjerët do të bëhen në shkollën fillore "Bajram Curri" të fshatit prej orës 8.00.
    Ndërkaq një mbledhje përkujtimore do të mbahet në orën 11.00 në lokalet e Degës së LDK-së në Deçan.





  13. #173
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-07-2002
    Postime
    9
    Dyl Kosova, me vjen keq qe s'mban ere njeriu e shqiptari. Me kesi bastardesh nuk diskutohet. Duhet nderhyre neqoftese s'doni te humbase kuptimin ky forum. Fjale te cilat i thashe me pare ne mesazhet e tjera s'dua t'i perseris. Te folurat ordinere s'duhet te bejne pjese ne biseda burrash. Po ashtu dhe banalitetet tregojne mungese niveli.

  14. #174
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    E njejta metode e ndjekur edhe ne vitet 1944-45 per eliminimin e nacionalisteve ne Shqiperi nga diktatura qe u instalua e ia mbyti frymen popullit tone per 50 vjet.

    Zot, ruaje Kosoven mos i ndodhe e njejta gje!




    U trondita thelle kur e lexova lajmin ketu ne forum e mblodha disa qendrime te rendesishme nga faqja e qendres per informim te Kosove.

  15. #175
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Lum shqiptaria me burra qe paska!
    Leni o burra, se ketu edhe ne forum ka "burra" te UDB-së.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  16. #176
    i/e regjistruar Maska e Zanë Kosove
    Anëtarësuar
    04-01-2003
    Postime
    157
    Mire se ju gjej shqiptarë jo perkrahësit e mizories, vrasjeve vllazerore!

    Hëm ornamenti, qellimi i lutjes suaj boshllëk i një qëllimtë.....edhe pse kapesh ne dy gjera!!!!!!me nje fjalë me i drejteshkrimtë mirepo,qellimi i mendimit tuaj alla Llapi!!!!

    O Brari,

    nuk i thuhet ngordhakeq natyres njerezore te Rugoves, ai mendon te ardhmen e Kosoves vetëm,edhe pse keta shpendkeq po e keqperdorin mireqenjen e tij; dakort jam me ty kur nisemi nga ajo se ka inteligjence politike dhe kuader profesional per tu forcuar e vepruar, mirepo shume i neruem Brari, duke menduar ne kodin e te ashtuquajtures PAQE, keshtu thone se arrihet pavarsia....

    sidoqofte, qendroj prane asaj se o tani o kurre te shkeputet vargu i vrasjeve, o do korruptohet mase edhe me e gjere!

    Vdekja e Kolonel Tahirit, Enisit dhe Hasanit indinjoi te gjithe ata qe jane Shqiptare!

    Ju le me t'mira,
    Zanë Kosove

  17. #177
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dodon !


    LLapi - nje rajon ne veri lindje te Prishtines e me qender Podujeven.

    "Llapi" - nji nick ne Forum qe e mban nji bashk atdhetar nga Kosova.

    E une ato muhabetet i kam per njeriun me nickun "Llapi".

    Tipa si "Llapi" kam pa shume.

    Keta mbajne portretin e Baces Enver ne shpijat e tyre ne Gjermani, Zvicer ose Canad.
    Krahas Baces Enver mbajne dhe azemin e skenderbegin e tash dhe Bacen Adem.
    Deri ktu ne rregull.

    Keta (pamvaresisht se tash 10 vjet populli ka Rugoven si perfaqsues qe dhe Bota e njeh) tan diten merren me Rugoven.
    E shajne dhe shperndajn me porosi shpifjet e LPRK-se per Rugoven nga Gllogovci ne Gllasgou, nga Lipjani ne Liverpul, nga Ferizai ne Frankfurt.
    Kjo eshte pasioni i tyre.
    Ata u gezuan ne 11 Shtator dhe tash dhe bin-ladenin e kan idol.
    Ata kurre nuk paguan " 3 % " dhe te paret neper kafiqe ankoheshin (kinse kan paguar vet) se "ku shkune more Paret tona".
    Sapo marrin lajmin se u vjen vizit ndoj i deleguar nga Partia Punes e Tiranes ata mblidhen dhe e presin me aq dashuri sikur budistat DalajLamen.

    Ne se vjen kush i LDK-se andej ku jetojne ata tane naten e lume mblidhen e diskutojne si me ja sabotue mbledhjen dhe me "likvidue" njerzit e Rugoves.

    Fjala me e bukur per ata eshte fjala "likvidim".
    Sa me qejf e thone ate fjale.
    Syte e tyre shndrisin si te ujkut kur shiqon kingjin vetem pa bariun.

    Kaq per Sonte.

  18. #178
    i/e larguar Maska e mitrovica13
    Anëtarësuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    New york city
    Postime
    22

    Vrasja e Tahir Zemes nga PDK edhe AAK

    Gjaku lahet me gjake thote kanuni i Lekes.
    Ramush Haradinaj edhe udheheqesia e PDK duhet ta lajne me gjakun e tyne vrasjen a Tahir Zemes

  19. #179
    i/e regjistruar Maska e CETARI
    Anëtarësuar
    17-12-2002
    Vendndodhja
    Shqiperia e Bashkuar
    Postime
    6
    o djale, ku e din ti se kush ka qene? ti po ben paragjykim! prit edhe pak, dhe pastai mundesh te flasish! ky eshte mendimi im!
    Nuk lejohen reklamat ne kete forum ne firme, vetem ne profil.

  20. #180
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    8
    akoma me kanun or ti??

    po sikur dhe ata ta kene vrare me kanun ,c'behet ?

Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59
  5. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •