Close
Faqja 6 prej 15 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 296
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    --------------------------------------------------------------------------------

    Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim (BISHM)
    GJERMANI


    TELEGRAM NGUSHËLLIMI


    Të nderuara familje Bytyçi,
    I nderuari z. President, Dr. Ibrahim Rugova,
    E nderuara kryesi e LDK-së, Therandë (Suharekë) !

    Lajmi i hidhur për vrasjen makabre e më të dashurëve tuaj, për vrasjen e shokëve, miqëve, kolegëve dhe bashkëpuntorëve tuaj më të ngushtë; Ukë Bytyçi, kryetar i Asamblesë komunale dhe kryetar i Degës së LDK-së për qytetin tuaj, Bajram dhe Bafti Bytyçi, të cilët bashkë po shkonin për ta festuar fitoren e zgjedhjeve lokale, ne intelektualëve mërgimtarë këtu në Gjermani na ka tronditur thellë në shpirt dhe na i ka mbushur zëmrat përplotë me hidhrim.

    Atentati dhe vrasja e atdhetarit, patriotit, veprimtarit dhe luftëtarit të madh për liri, demokraci dhe pavarësi të popullit shqiptar, Ukë Bytyçi, është një akt kriminal dhe shumë i shëmtuar i cili, padyshim, se i ka goditur rëndë të gjitha përpjekjet, angazhimet dhe synimet tona të përbashkëta për pavarësi të Kosovës, andaj ju bëjmë thirrje që të qendroni të fortë dhe të palëkundur në rrugën e nisur drejtë cakut tonë madhor.

    E denojmë ashpër këtë akt të rëndë të krimit me shpresë se aktorët e tij do ta marrin dënimin e merituar, dhe njëherit duke e ndarë plotësisht me ju dhimbjen dhe pikëllimin e madh që ndjeni në këto çaste të vështira për humbjen e më të dashurëve tuaj, pranoni ngushëllimet tona më të thella !

    Kryesia e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim

    Gjermani, me 28. tetor 2002


    Durimi është më e madhja trimëri.


  2. #102
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Sali Berisha: Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar të terrorizmit politik

    Tiranë, 28 tetor 2002 - Kryetari i Prtisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në të cilin thuhet:

    - I nderuar Zoti President, me këtë letër dëshiroj të ndaj me ju dhe familjen Bytyçi dhe të gjithë anëtarët dhe zgjedhësit e LDK-së dhe mbarë qytetarët e Kosovës pikëllimin e thellë dhe dhembjen e madhe për humbjen e Ukë Bytyçit, birit të shquar të Kosovës, politikanit të mençur, përfaqësuesit dinjitoz të popullit, qytetarit të parë të Therandës, luftëtarit të pamposhtur të lirisë si dhe për humbjen e truprojeve të tij besnikë, Bajram Bytyçi dhe Bafti Bytyçi.

    Me këtë rast ju shpreh ju z. President dhe familjarëve të Ukë Bytyçit dhe rojeve të tij besnikë, miqve dhe të afërmve të tyre ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të mbarë demokratëve shqiptarë.

    Unë, gjithashtu, dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar të terrorizmit politik, organizatorët dhe ekzekutorët e tij fanatikë, fanatikë të verbër, që ia kthyen Therandës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës por edhe mbarë Kosovës fitoren në zi e që besojnë se votën e lirë, idealet e lirisë mund t’i asgjësojnë me plumba mizorë.

    Uroj që këta kriminelë të përballen me ligjin dhe të marrin dënimin që meritojnë.

    Duke ndarë me ju zinë e thellë të kësaj dite, dëshiroj që ju, familjet Bytyçi, të gjeni forcën për të përballuar këtë humbje të madhe dhe lutem që shpirti i Ukë Bytyçit, mikut, bashkëpunëtorit tuaj të afërt, qeveritarit shembullor, trimit sypatrembur, familjarit të shkëlqyer, qytetarit dinjitoz të Kosovës dhe rojeve të tij, Bajram dhe Bafti Bytyçi, të prehen në paqe.

    Ngushëllimet më të thella,- përfundon telegramin e ngushëllimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha.


    Durimi është më e madhja trimëri.


  3. #103
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Postuar më parë nga kosovar
    “ i shërbimeve sekrete antishqiptare të llojit të SHIK dhe ZKZ, të implikuara nëpër grupime të caktuara politike, derisa të mos likudiohet

    A di njeri me me thone ca eshte ZKZ?
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    ZKZ është sherbim sekret, i cili u formua në gjatë luftës nga Drejtoria politike e UÇK-së, por të cilën e formoi SHIK për neveja te veta.

    ZKZ= Zbulimi Kundër Zbulimit.

    Para disa kohe u burgosen nga policia e UNMIK-ut udhëheqesit e ZKZ në Prishtine dhe me kete rast u organizuan demostrata të ashpra në Prishtinë ku u rrahen dhe u maltretuan nga demostruesit shume qytetarë që nuk deshtën t'i bashakngjiten përkrahjes së krimit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kosovar : 28-10-2002 më 19:00


    Durimi është më e madhja trimëri.


  5. #105
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Bota sot" jep hollësi së kush janë vrasësit e Ukë Bytyçit

    Prishtinë, 29 tetor - "Sipas të dhënave të verifikuara dorasi dhe gjithë familja e tij i takojnë rrymës ekstreme të PDK-së dhe se kjo vrasje ka qenë e paralajmëruar dhe e organizuar nga këta militantë të PDK-së me motive politike. Sipas njoftimeve zyrtare deri më tash janë arrestuar vetëm dy veta, vrasësi Jetullah Kryeziu dhe Mentor Kryeziu", shkruan në numrin e sotëm gazeta "Bota sot".
    Gazeta më tutje shkruan se "vrasja e kryetarit të komunës së Suharekës dhe kryetarit të LDK-së së kësaj komune Ukë Bytyçit është vrasje me prapavijë politike. Kjo është e argumentuar me mjaft fakte". Ndërkaq vetë vrasësi është anëtar i kryesisë së nëndegës së PDK-së të fshatit Leshan, shkruan gazeta dhe thekson se "ai është i njohur si një nga militantët më agresivë të kësaj partie i cili agresivitetin e tij partiak e ka shfaqur mjaft herë si në tubimet zgjedhore të kësaj partie, ashtu edhe në sjelljet provokative që ka organizuar PDK-ja në Suharekë apo në fshatin Leshan".
    Duke u mbështetur në dëshmitarët okularë, "Bota sot" shkruan se një nga të arrestuarit, Mentor Kryeziu, ka sharë dhe provokuar simpatizantët e LDK-së më fjalë rrugaçësh. Mentori gjithashtu është një militant dhe aktivist i Forumit Rinor të PDK-së në Suharekë. Madje e gjithë familja Kryeziu e fshatit Leshan është e njohur si familje ekstreme politike dhe ithtare e PDK-së.
    Gjithashtu gazeta shkruan se vrasja e Ukë Bytyçit është paralajmëruar dhe e organizuar me motive politike.
    Vëllai i Muhamet Veliut, një aktivist ekstrem i PDK-së, ka kërcënuar drejtpërejt më fjalë Ukë Bytyçin: "Nëse fiton LDK-ja edhe kësaj radhe, nuk do ta gëzojë fitoren, sepse ne do ta vrasim Ukë Bytyçin"!, shkruan mes tjerash në numrin e sotëm "Bota sot", lidhur me vrasjen e Ukë Bytyçit.


    Llapi ti je sikur Mentor Kryeziu, po të kishe mundësi çdo njeri që thotë diçka për PDK do ta vrisje sikur Mentori që ka vrarë Ukë Bytyçin

    Kush e ka formuar ZKZ shko pyete ish shefin e saj gjatë luftes Sabit Gecin, i cili po dergjet në burg


    Durimi është më e madhja trimëri.


  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    [Shumë telegrame ngushëllimi i kanë arritur Presidentit Rugova, Kryesisë së LDK-së dhe familjes së të ndierit Ukë Bytyçi

    Prishtinë, 29 tetor - Me rastin e vrasjes mizore të kryetarit të Komunës së Therandës, kryetarit të Degës së LDK-së së kësaj komune, veprimtarit të shquar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të çështjes së Kosovës, ish-komandantit të lavdishëm të UÇK-së dhe atdhetarit të paepur për liri dhe demokraci të Kosovës, Ukë Bytyçit, Presidentit të Kosovës dhe Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Kryesisë së LDK-së, Kuvendit të Komunës së Therandës dhe familjes së të ndierit, i kanë arritur një mori telegramesh ngushëllimi nga udhëheqës të institucioneve të Kosovës, nga veprimtarë të LDK-së në Kosovë dhe diasporë, nga punonjës të kolektiveve dhe pronarë firmash të ndryshme dhe nga qytetarë e individë të ndryshëm, me të cilat shprehet dhembja e pikëllimi i madh për këtë vrasje makabre. Në këto telegrame shprehet, gjithashtu, edhe mllefi e indinjata e madhe si dhe dënohet me fjalët më të ashpra ky krim makabër dhe kërkohet që dorasit, nxitësit dhe të gjithë ata që qendrojnë prapa këtij akti kriminal të arrestohen dhe të dalin sa më shpejt para drejtësisë.
    Kështu, telegrame të tilla kanë dërguar: Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Akademik Nexhat Daci, Ministri i Shëndetësisë së Qeverisë së Kosovës, dr. Numan Baliqi, Dega e LDK-së në Nju Jork, Kryesia e Degës së LDK-së në Çikago, Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-amerikan në shtetin Illinois, nënshkruar nga kryetari Ilaz Kadriu, Dega e LDK-së për Beneluks, Dega e lidhjes Demokratike në Gjermani, nënshkruar nga kryetari Hazir Krasniqi, Dega e LDK-së në Norvegji, Koalicioni Vatan, nënshkruar nga kryetari i tij, dr. Numan Baliqi, Kryesia e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim në Gjermani, Kryesia e Nëndegës së LDK-së në Solothurn, nënshkruar nga kryetari Ajet Avdyli, Dega e LDK-së në Austri, Nëndega e Degës së LDK-së në Vjenë, FR i Degës së LDK-së në Austri, Kryesia e Nëndegës së LDK-së në Gjenevë, Kryesia e Degës së LDK-së në Dardanë (Kamenicë), Dega e LDK-së në Austri, FR i LDK-së, Dega në Austri, Nëndega në Vjenë, Nëndega e LDK-së së Zimerbergut në Zvicër, sekretari i Nëndegës së LDK-së në Nyon, Vesel Ilazi, kryetari i Kuvendit Komunal të Prishtinës, dr. Salih Gashi, kryetari i Kuvendit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Podujevës, kryetari i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, Faruk Spahija, kryetari i Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, drejtori i përgjithshëm i Mabetex në Prishtinë, Selim Pacolli, kryetari i Degës së LDK-së në Klinë, Prenkë Gjetaj, Kolektivvi i IGK "Ballkan", nënshkruar nga drejtori Muhamet Shala, punëtorët e Kolektivit të Ndërmarrjes shoqërore "Kosovatrans" në Prishtinë, drejtori i Kompanisë Ballkan International, Besnik R. Berisha, Kryesia e Degës së LDK-së në Han të Elezit, nënshkruar nga kryetari, Zylbehar Hasallari dhe veprimtari i LDK-së Hajdar Sadrija në emër të Komisionit për informim të Degës së LDK-së në Zvicër etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kosovar : 29-10-2002 më 19:30


    Durimi është më e madhja trimëri.


  7. #107
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    --------------------------------------------------------------------------------

    Nëndega e LDK në Namyr të Belgjikës, u shpreh ngushllime, institucioneve të Kosovës dhe familjes Bytyçi


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nëndega e LDK-së
    Namyr - Belgjikë
    29 tetor 2002

    TELEGRAM NGUSHLLIMI


    E dashura familje Bytyçi,
    i forti Baba i Ukës,
    zt.Ibrahim Rugova,
    anëtarë të nderuar të LDK dhe bashkëatdhetarë të respektuar ;

    Në këtë ditë më të pikllueshme për ju, në këtë ditë të dhembjes krenare, në këtë ditë ndër më tragjike të Popullit Shqiptar, në këtë ditë të zezë kur toka e Kosovës mbulon birin më të mirë të saj, në këtë ditë kur "lugetët" festojnë, ju të dashurit tonë ndaheni nga më i dashuri juaj, nga bashkëshorti dhe djemët e juaj, nga vëllau dhe te afërmit e juaj, nga bashkëpuntorët dhe bashkëluftëtarët për LIRIN e Kosovës, nga atdhetarët dhe themelet e Pavarësisë së Kosovës, ju shprehim ndjenat tona më të përzemerta dhe jemi pjesmarrës në dhembjen tuaj.

    Në emër të nëndegës të LDK
    Enver Veseli
    Ndryshuar për herë të fundit nga kosovar : 29-10-2002 më 19:29


    Durimi është më e madhja trimëri.


  8. #108
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Prokurori ndërkombëtar Hartman merret me hetimin e vrasjes së Ukë Bytyçit dhe shoqëruesve të tij


    --------------------------------------------------------------------------------

    Prishtinë, 29 tetor 2002 - Zëdhënësja e UNMIK-ut Suzan Manuel tha sot para mediave se hetimet kundër dy të arrestuarve të dyshuar për vrasjen e Ukë Bytyçit dhe dy shoqëruesve të tij, do t'i zhvillojë prokurori ndërkombëtar Majkëll Hartman.

    Gjithashtu ajo bëri të ditur se edhe trupi gjykues do të përbëhet nga gjykatës ndërkombëtarë. Zonja Manuel tha se më 31 tetor prokurori Hartman lidhur me rastin e vrasjes së trefishtë në Suharekë do të mbajë një ligjëratë që ka të bëjë edhe me rastet e rënda penale.

    Gazetarët do të kenë rastin të njoftohen për veprat e rënda penale si dhe për rastin e fundit, tha ajo.


    Durimi është më e madhja trimëri.


  9. #109
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    [EDHE NJË VRASJE MIZORE NDAJ PISHTARËVE TË DEMOKRACISË..!


    --------------------------------------------------------------------------------

    28.tetor, 2002 / Rexhep Elezaj

    Kur të gjithë menduam se këto zgjedhje kaluan të qeta, në frymë të tolerancës dhe të mirëkuptimit vëllazëror, kur të gjithë menduam se Kosova nuk do të lahet më në gjak, se më në fund nuk do të vriten djemtë më të mirë të saj, kur filluam të shpresojmë se atentatet politike nuk do të na përcjellin më në rrugtimin tonë drejtë pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës, kur pas vrasjes së deputetit Smajl Hajdaraj shpresuam të gjithë se në Kosovë u kishte ardhur fundi vrasjeve dhe atentateve politike, se më nuk do të vritën aktivistë dhe atdhetarë të dëshmuar për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, siç ishte Ukë Bytyçi dhe shumë martirë tjerë të vrarë para tij, kur menduam dhe po shpresonim se nuk do të vritën më figura të njohura të Levizjes sonë kombëtare, dhe sa kishim filluar të besonim se në Kosovën e çliruar nga robëria e egër sllave nuk do të ketë më vrasje për shkaqe të bindjeve politike ose përkatësive partiake, kur e dëshironim, pra, për njëmijë e një arsye fundin e të gjitha të këqijave në Kosovë, me 27 tetor 2002 në pikë të ditës mizorisht do të vritet njëri ndër bijtë më të mirë të saj, do të vritet edhe një pishtarë i lirisë, i demokracisë dhe i pavarësisë së Kosovës, do të vritet Ukë Bytyçi, kryetar i Asamblesë komunale në Therandë!

    Mjerisht, të gjitha shpresat dhe dëshirat tona të lartëpërmendura nuk u plotësuan, sepse në ditën e parë pas zgjedhjeve lokale të 26 tetorit 2002, të vlersuara nga shumë analistë të huaj si vendimtare për të ardhmën e Kosovës dhe popullit shqiptar, ndodhi vrasja mizore e Ukë Bytyçit bashkë me dy shoqëruesit e tij, ndodhi akti më i shëmtuar i cili për të satën herë pllakosi në vaje e dhimbje zëmrat e gjithë shqiptarëve kudo, akt mizor ky i cili e mbulojë për të satën herë në zi tërë Kosovën.

    Dhe, në vend se gëzimi dhe hareja për suksesin e zgjedhjeve të manifestohej bashkërisht, sepse me besimin e shprehur të popullit përmes votës së lirë një ditë më parë ndaj Ukë Bytyçit kishte fituar Kosova e jo partitë politike, një dorë e zezë dhe antishqiptare, një dorë huligane, një dorë tradhtare duke vrarë Ukë Bytyçin, trimin e luftës, ushtarin e UÇK-së dhe heroin e lirisë së Kosovës, të gjitha gëzimet tona, të gjitha sukseset tona, të gjitha dëshirat tona, të gjitha gëzimet tona dhe të gjitha festat tona do t’i shëndërrojë në ditë zije kombëtare, në vaje dhe dhimbje kolektive duke e larë në gjak e lotë edhe njëherë Kosovën, duke i veshur në të zeza familjet Bytyçi, si dhe duke i shëndërruar zgjedhjet lokale në atmosferë pikëllimi dhe funebre kombëtare. Ky akt makabër, ky krim i rëndë dhe ky akt makabër i hodhi, padyshim, hije të zezë gjithë asaj që u arrit gjatë këtyre zgjedhjeve duke i shëndërruar të gjitha votat e votuesëve në lotë morti prej më të pikëlluarave.

    Mjerisht, kjo thikë antishqiptare po na godet nga rasti në tjetrin dhe në çastet më deliakte, pikërisht tani kur Kosova po bëntë hapa kyçe drejtë stabilizimit dhe realizimit të aspiratave të saja për pavarësi.

    Vrasja e burrit të madh të Kosovës, siç ishte Ukë Bytyçi një ditë pas zgjedhjeve lokale i cili kishte fituar besimin e mbi 60% të votuesëve, nuk ka dyshim se është vrasje e votës së lirë dhe aspiratave të kombit shqiptar në Kosovë, është atentat mbi demokracinë dhe procesin e pavarësisë së Kosovës, është goditje e rëndë mbi lirinë dhe varret e mijëra dëshmorëve tanë të cilët dhanë jetën e tyre për çlirimin e Kosovës, por për ta shijuar lirinë e saj në mënyrën të denjë ashtu siç i ka hije një populli liridashës siç është ai shqiptar.

    Atentati mizorë i kryer ndaj Ukë Bytyçit i cili dha tërë ate që kishte për të mirën e popullit të vetë, i cili me tërë qenjën e tij si në luftë ashtu dhe në paqë punojë për çlirimin, përparimin dhe pavarësinë e Kosovës, shqiptarët i ka indinjuar deri në ate masë sa me të drejtë shtrojnë pyetjen; deri kur do të tolerohet krimi dhe vrasjet politike në Kosovë, deri kur do të heshtet ndaj autorëve të këtyre akteve tradhëtare dhe antishqiptare të cilët po e vrasin Kosovën dhe ardhmërinë e fëmijëve të saj, pyesin se deri kur do të vritet liria e shqiptarëve e fituar me gjak, deri kur do të vazhdojë tragjedia dhe pikëllimi ynë kolektiv i cili në liri qenka shumë i rëndë, kur shkaktarët dhe aktorët e saj kalojnë pa u zbuluar dhe ndëshkuar para drejtësisë?!

    Është koha e fundit, që çdo lloji të krimit në Kosovë t’i këputen rrënjët, jo vetëm me fjalë, por me masa konkrete ligjore, përndryshe çdo heshtje e më tejme ndaj vrasjeve politike dhe ekzekutorëve të tyre do të ketë pasoja katastrofike për popullin shqiptar, është koha e fundit që bashakërisht t’i dalim përpara krimit dhe vrasjeve politike, nësë vertetë jemi përcaktuar për demokraci dhe hyrje në Europën e civilizuar, nësë vertetë e duam lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, sepse koha e deklarimeve dhe e denoncimeve verbale të krimit dhe vrasjeve në Kosovën e lirë ka kaluar qysh dje! Pra, ka ardhur koha që popullit t’i tregohet se kush po ia vret bijtë më të mirë, se kush po manipulon në emër të tij, se kush po luan me ndjenjat e tij, se kush po e vret të ardhmën e tij?!

    Lotët e dhimbjes dhe pikëllimit tonë të madh për vrasjen dhe humbjen e njërit prej bijëve dhe atdhetarëve më të devotshëm që dha populli shqiptar i Kosovës në dy dekadat e fundit, siç ishte vëllau ynë, tani martir i demokracisë Ukë Bytyçi, qofshin mallkimi ynë i përhershëm për ata të cilët ia shuan jetën!

    O Zoti ynë, thaje ate dorë tradhtare e cila vrau Ukën, Bajramin dhe Bafti Bytyçin!

    Lavdi u qoftë për jetë e mot martirëve të lirisë dhe demokracisë


    Durimi është më e madhja trimëri.


  10. #110
    Perjashtuar Maska e malsorja
    Anëtarësuar
    30-10-2002
    Postime
    29
    SHP i TMK-së me fakte godet shpifjet e ulta të “Botës sot”
    kosova-press

    Prishtinë, 30 tetor (Kosovapress) Time: 16:27

    Të mërkurën, përmes një sqarimi të menjëhershëm për opinonon, SHP i TMK-së është detyruar që me një mori faktesh të “bombardojë” rrenat dhe shpifjet më të fundit që gazeta e njohur për sulme të nivelit më të ulët “Bota sot” ka bërë ndaj këtij insitiucioni pasues të drejtpërdrejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Përmes pendës së shkarravinavtë të Bajrush Morinës, gazetarit që sqep mbi kokë u qëndroi djemve të lirisë si në kohën e ndryshimeve 1989, kur ishte argat i denjë diferencues i ish-LKJ-së famëkeqe të Sinan Hasanit dhe Rrahman Morinës, pastaj gjatë luftës për liri dhe vazhdueshëm ashtu edhe pas saj, kjo gazetë është futur mbeturinave të shpifjeve në adresë të TMK-së, duke atakuar mëngjesin e sotëm drejtpërdrejtë kreun e Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Por, ja se ç’thonë Trupat e Mbrojtjes së Kosovës në sqarimin e tyre ndaj akuzave tejet të ulëta të Bajrushit dhe gazetës “Bota sot”:

    Për hir të sqarimit të opinionit, veçanërisht të lexuesve të gazetës "Bota sot", e cila edhe në numrin e datës 30.10.2002, përmes një shkrimi tendencioz të Bajrush Morinës, me titull "Ku ishe ti, gjeneral Çeku", përpiqet të njollosë TMK-në dhe drejtuesit e saj dhe të injorojë pjesëmarrjen e TMK-së në varrimin e Ukë Bytyçit dhe nderimet që ia ka bërë TMK-ja figurës se tij, Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së e sheh të nevojshme të botojë këtë sqarim:

    Me rastin e vrasjes se kryetarit të kuvendit komunal të Therandës, Ukë Bytyçit, Komandanti i TMK-së, gjenerallejtnant Agim Çeku, të hënën me 28.10.2002, i ka dërguar telegrame ngushëllimi familjes Bytyçi dhe kryetarit të Kosovës dhe të LDK-së, z. Rugova, dhe i ka shprehur ngushëllimet me të sinqerta në emër të TMK-së.

    Po ashtu, gjenerallejtënant Agim Çeku, e ka urdhëruar Zonën II të Mbrojtjes që të vë kontakt me Kuvendin Komunal të Therandës dhe të shprehë gatishmërinë e TMK-së për të dhënë ndihmën e nevojshme për organizimin e varrimit të Ukë Bytyçit, me ceremoni ushtarake ashtu siç e meritonte, thuhet në reagimin public të TMK-së.

    Ndonëse për këtë TMK-ja mori edhe pëlqimin e KFOR-it, për arsye të pashpjegueshme, thuhet në sqarim, Kuvendi Komunal i Therandës nuk e ka parë të nevojshme pjesëmarrjen e Kompanisë Ceremoniale të TMK-së, në ceremoninë e varrimit.

    Një delegacion i Zonës II të TMK-së, i kryesuar nga komandanti i Zonës, kolonel Selim Krasniqi, me datë 29.10.2002 ka bërë homazhe para arkivoleve të vendosura në Qendrën e Rinisë dhe ka marrë pjesë në mbledhjen komemorative që e ka organizuar kuvendi komunal i Therandës. Po ashtu, komandanti i Zonës II i ka dërguar edhe një telegram ngushëllimi familjes Bytyçi, bën të ditur sqarimi i SHP të TMK-së.

    Ndërsa, në ceremoninë e varrimit të Ukë Bytyçit, në fshatin Semetisht, më 29.10.2002 ka marrë pjesë një delgacion i lartë i TMK-së, i kryesuar nga gjeneral Shaban Shala, kolonel Gëzim Hazrolli dhe kolonel Binak Gashi. Po ashtu, në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë edhe një delegacion i Zonës II të TMK-së, i cili kanë vënë kurora lulesh dhe është përkulur me nderime ushtarake para varrit të Ukë Bytyçit.

    Edhe komandanti i TMK-së, gjenerallejtënant Agim Çeku ka planifikuar të marrë pjesë në varrim, por për shkak të disa angazhimeve të paparashikuara, nuk ka mundur të jetë i pranishëm në këtë ceremoni. Për këtë arsye ai e ka dërguar në ceremoninë e varrimit një delegacion të lartë të TMK-së, të cilin “Bota sot” nuk e përmend fare, thuhet në sqarim.

    Për me tepër, "Bota sot", e datës 30.10.2002, në faqen e 15-të të saj boton një foto me ushtarakët gjermanë dhe austriakë, pjesëmarrës në ceremoni dhe nuk e sheh të arsyeshme të botojë edhe një foto të oficerëve dhe ushtarëve të Kosovës duke krijuar përshtypjen se ata nuk kanë marrë pjesë fare në varrim.

    Ne e vlerësojmë pjesëmarrjen në ceremoninë e varrimit edhe të pjesëtarëve gjermanë dhe austriakë të Brigadës Shumëkombëshe Jug, por për hir të opinionit duam të saktësojmë se në këtë ceremoni nuk ka marrë pjesë komandanti i kësaj brigade gjeneralbrigadier Skadovski, siç shkruan “Bota sot”, sqaron SHP i TMK-së.

    Në fund të sqarimit të tij pas sulmit më të fundit në kuadër të sulmeve skandaloze dhe idioteske që “Bota sot” po i bën ndaj institucionit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe gjithë pasuseve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thuhet: “Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së shprehë edhe njëherë shqetësimin ndaj shkrimeve tendencioze të gazetës "Bota sot" e cila, edhe në këtë rast, duke keqpërdorur tragjedinë e familjes Bytyçi, gjen momentin që të sulmojë dhe të vjellë vrerë ndaj institucionit të TMK-së dhe drejtuesve të saj”.

  11. #111
    i/e regjistruar Maska e dylkosova
    Anëtarësuar
    05-06-2002
    Vendndodhja
    kosovë
    Postime
    20
    Me vjen shum keq per keto vrasje si po behen ne Kosovë.

    U vra Ukë Bytyqi dhe shoket e tij por nese e kan tepruar me arrogancat e tyre si kom ndigjuar Ukë Bytyqi KA QEN SHUM ARROGANS dhe ndokujt ja ka mbush kupen dhe me ne fund u vra ,
    se me sa di une nuk eshte lehet qe te vrahet njeri pa ta kopur zemren.

    E ketu mbshifet diqka presim ta shofim nga drejtsia.
    dyli

  12. #112
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    TMK (T-rupat M-brojtese te K-osoves) duhet te kuptojne vehten si pjese e Kosoves dhe jo si instrument i nji partie sic eshte PDK.

    Meqense populli i Kosoves (si ne votimet e meparshme dhe ne Votimet e fundit ) me shumice voton per LDK-ne e Rugoves dhe TMK duhet te kuptoje se eshte instrument i Popullit te Kosoves dhe duhet te respektoje vullnetin e Shumices, pra te njohe Rugoven si president.
    Nji TMK me fryme anti-Rugove do te thote nji TMK anti-Kosove.

    Deri tani TMK po sherben si mbulese e grupeve ekstremiste te PDK-se.
    TMK duhet te vihet nen kontrollin qofte dhe simbolik te Presidentit Rugova e te veproje ne linjen institucionale.
    Derisa TMK mbrohet politikisht nga mbeturinat enveriste do te thote se TMK nuk eshte ne rregull.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  13. #113
    Perjashtuar Maska e malsorja
    Anëtarësuar
    30-10-2002
    Postime
    29
    1_nëntor, 2002 LDK dhe “Bota sot” po i fryejnë luftës civile në Kosovë
    kosova-press

    Prishtinë, 31 tetor (Kosovapress) Time: 16:35

    /Koment i Kosovapressit/ Tragjedia e rëndë e goditi Kosovën mesditën e së dieles, pikërisht 12 orë pasi kishte përfunduar numërimi i pjesshëm dhe fillestar i votave të 26 tetorit. Në Therandë u vra Ukë Bytyçi, kryetar aktual i KK të saj dhe kryetar i degës së atjeshme të LDK-së dhe, siç u vlerësua nga të gjitha subjektet politike, institucionet dhe mediat e Kosovës, u prish atmosfera e mirë që ishte krijuar pas një fushate të qetë dhe mirëkuptimi ndërqytetar, si në ditën e zgjedhjeve ashtu edhe gjatë 45 ditëve të fushatës paraprake zgjedhore.

    Klima e mirëkuptimit ndërpartiak dhe ndërqytetar në mbarë Kosovën, e cila u acarua nga incidenti i Therandës që përfundoi me vrasjen e Ukë Bytyçit dhe dy shoqëruesve të tij, u përshkallëzua më pas me një fushatë të tërë të një mediumi dhe një partie që, në kurriz të fatkeqësisë së familjeve Bytyçi, tragjedinë e vendosi në binarët e spekulimeve të nduardurshme politike.

    Ndërkohë që Ukë Bytyçi dhe dy shoqëruesit e tij janë varrosur me nderime dhe janë përcjellë me dhimbje e pikëllim për në banesën e fundit nga familjarë, Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, bashkëqytetarë dhe politikanë, puna në kërkim të së vërtetës për tragjedinë e Therandës ka kaluar, sipas rregullave, në duar të gjyqësisë, kurse dorasi (i plagosur dhe i njohur me emër e mbiemër) gjendet nën pranga.

    Zyrtarët lokalë të partisë së cilës i takonte i ndjeri Bytyçi, kishin arritur ta evitonin akoma më të keqen që do të mund të ndodhte të dielen e kaluar. Ata kishin ulur gjakrat dhe kishin frenuar mijëra simpatizantë të fustruar të LDK-së që me thirrjet për hakmarrje, kërkonin armë për ta filluar luftën në fshatin Leshan të Therandës.

    Por, jo me të njëjtën vigjilencë dhe përmbajtshmëri e kontrolloi për më tej situatën kjo parti. Fjalimet ndezëse në ditën e varrimit dhe prononcimet e ashpra të krerëve më të lartë të saj, në ditën e kumtit të zi për vrasjen e Ukës, sikur u dhanë sinjal të gjelbër aderuesve të partisë dhe mediave të kontrolluara nga ajo, që ta kallin opinionin dhe ndezin klimën deri në skajshmëri, madje duke bërë me gisht dhe saktësuar, sipas tyre, “fajtorët e vrasjes”, “urdhërdhënësit”, “gatuesit e krimit” e kështu me radhë, gjithnjë në seli të rivalëve politikë dhe të atyre në radhë të cilëve, përherë, politikanë nga kjo parti (LDK) dhe gazetarë apo media të saj apo të afërt me të, ishin ngutur t’i identifikojnë autorët e çdo lloj krimi në Kosovën e pasluftës.

    Kalemxhinj të gazetës “Bota sot”, që deri më tani kanë dëshmuar se kur kanë hyrë në fushën e gazetarisë, kanë hyrë gabimisht duke ia vënë vetes për detyrë të merren me këtë zeje me të cilën më së paku janë të lindur dhe të edukuar të merren, filluan me të madhe t’i bijnë kavallit të keqpërdorimit më të ultë të kufomës së të ndjerit Bytyçi.

    Duke e politizuar tragjedinë deri në skajshmëri, ata i dhanë vetes izë që edhe t’i përcaktojnë “urdhëruesit e krimit” dhe që, tash e tutje, në duar të veta t’i marrin edhe punët me të cilat është e ngarkuar dhe është duke u marrur drejtësia, gjyqësia.

    Kryeredaktori Skënder Buçpapaj, kolumnistët dhe redaktorët e kësaj gazete, Elida Buçpapaj, Sulejman Aliu, Bajrush Morina dhe një sërë dokrraxhinjsh nga kjo redaksi dhe bashkëpunëtorë të jashtëm e të brendshëm të saj, iu turrën spekulimeve më të paskrupullta me tragjedinë e Bytyçëve.

    Duke mospërfillur kurrfarë kodeksi moral e profesional, si ndaj rastit ashtu edhe ndaj profesionit, këta mjeranë të publicistikës, treguan se ishin shumë të etshëm për “gjak zgjedhor” dhe se, tragjedia e Therandës alias vrasja e Ukës, për ta ishte “mish i qëlluar për gjah”.

    Çifti Buçpapaj, spekulueshëm me kufomën e Ukës, njëri, si zakonisht iu turr atyre që në Kosovë i quan “kriminelë të kuq” e “komunistë” e, tjetri, zonja, përpos të njëjtëve, edhe mekanizmave ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë - OSBE, KFOR dhe UNMIK.

    Këto tri segmente e kishin penguar zonjën Buçpapaj me konstatimet e tyre se “vrasja është bërë për motive personale”, se “ajo nuk ka motiv politik” e kështu me radhë.

    Dy mjeranë të tjerë të kësaj gazete, Sulejman Aliu dhe Bajrush Morina, iu turrën kujt tjetër pos Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pra dy segmenteve të fuqishme që përvijojnë membranën e përpjekjeve të luftës çlirimtare në Kosovë dhe mëtejshmërinë e konceptit liberal-institucional të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Duke spekuluar me Fadil Hoxhën dhe TMK-në dhe duke bërë krahasimin e nderimit që TMK i ka bërë ish-zyrtarit Hoxha me rastin e vdekjes së tij, këta hodhën gurë e dru ndaj këtij institucioni dhe komandantit të saj, gjeneralit Agim Çeku, për kinse injorimin që i paskan bërë TMK-ja dhe vetë gjenerali rastit të Therandës, gjithnjë në funksion të politizimit dhe stërpolitizimit të tragjedisë.

    Ndërkohë, SHP i TMK-së ka sqaruar opinionin rreth këtij spekulimi tendencioz të “Botës sot”, kurse, përveç kryesisë së partisë, edhe grupi parlamentar i PDK-së ka kërkuar këmbëngulshëm ndaljen e fushatës së politizimit të tragjedisë dhe lënien e rastit që ta gjykojë drejtësia, Sulejman Aliu dhe Bajrush Morina vazhdojnë me dokrrat e tyre, me të cilat që të dy pasqyrohen si donkishotë të tejzgjatur të komunizmit dhe metodës së të menduarit se “ajo që e thotë partia është mbi të gjitha”, edhe mbi gjyqin edhe mbi drejtësinë.

    Bajrush Morina kishte bërë hapat e parë në ish sistemin, pikërisht atëherë kur në krye të 45 vjetëve të karrierës së tij, Fadil Hoxha ishte eliminuar nga skena në fushatën e diferencimit të kuadrove të rrezikshme shqiptare nga ish-nomenklatura. Shumë kohë më vonë, kur Jugosllavia zyrtare kishte shkarkuar tash të ndjerin Fadil Hoxha, Bajrush Morina veç ishte “në pupa” lart në hierarkinë e LRS-së, duke u vënë nga ish-Partia dhe DB-ja në krye të gazetës së studentëve të Universitetit të Prishtinës, për ta pezulluar pastaj tërë redaksinë e “Botës së re”, vetëm e vetëm pse ato ditë ishte botuar një shkrim në përkrahje të grevave dhe protestave të minatorëve të “Trepçës”.

    E, sot, pikërisht ky ish-komunist famëkeq, Bajrush Morina, dhe penda po ashtu e njohur famëkeqe komuniste, Sulejman Aliu, i gjuhen shtrigavshëm TMK-së dhe PDK-së me personalitetin e të vdekurit Fadil Hoxha, duke e vënë në tavolinë operimi politiko-propagandistik, pa pikë fytyre, edhe kufomën e të ndjerit Ukë Bytyçi.

    Ky është shpërdorimi më i ultë që bëhet me të vdekurit dhe loja e rrezikshme e tensionimit të gjithmbarshëm të klimës në Kosovë, e cila mund të marrë përmasa shqetësuese, në shprehje e sipër të pakënaqësisë, deri te ajo që aderuesit dhe simpatizantët e LDK-së t’i ripërsërisin thirrjet për armë dhe luftë “hakmarrëse” në Leshan.

    Kjo do të ishte ajo akoma më e keqja që do të ndodhte në Kosovë, nisur pikërisht nga prononcime të pushkëta të zyrtarëve më të lartë të partisë (LDK) dhe shkrime të vrerta të gazetës së saj kobndjellëse “Bota sot”, të cilat sidomos në këtë javë të parë paszgjedhore, më shumë ngjajnë në “ftesa” për luftë civile në Kosovë.

    Andaj, LDK dhe “Bota sot”, hapur sikur përgatisin terren për luftë civile në Kosovë, duke shpërdoruar tragjedinë e Therandës dhe kobin e familjes Bytyçi, që ka goditur Kosovën sh’pi për sh’pi, e parti për parti.

  14. #114
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Kush e vrau Uken

    Po a vrahet Uka bre !


    --------------------------------------------------------------------------------

    New Jersey-SHBA, 1 nëntor 2002 / Krenar Sylaj

    Vrasja e atdhetarit, patriotit, luftëtarit të lirisë - Ukë Bytyqit na tronditi thellë në shpirtë. Me Ukën tonë u vra liria u vra demokracia u plagos rëndë e ardhmja e Kosovës.
    Ukën e vranë ata që plot gojën e kanë patriotizëm e zemrën e zezë skëterrë.
    E vranë ata që vranë edhe më heret bijtë më të mirë të kombit .

    Deklaroj publikisht se vrasësit e bijve më të mirë të kombit janë anëtarë të partisë që unë i takoj ( kjo është bindja ime personale edhe pse gjykata do ta vërtetojë këtë ).
    Për këtë që nga sot nuk jam më anëtar i kësaj partie (PDK).

    Nuk dua më të mbetem anëtar i një partie ku mbizoteron inati primitiv e kultura shumë e ulët politike e demokratike. Në mesin e anëtarësisë së PDK ka shumë anëtarë të pastër e patriot të mirëfilltë që me siguri do të reagojnë si unë nga se kështu do të lirohen shpirtërisht nga një barrë që i rëndon.

    Krenar Sylaj - New Jersey-SHBA


    Trepca.net
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  15. #115
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    PRISHTINE (31 Tetor)

    - Një polic i OKB-së tha sot përpara një gjykate në Kosovë se ka vrarë një grua të re, e cila kishte qënë përkthyesja e tij, njoftoi një drejtues i Kombeve të Bashkuara AFP-në.
    Polici Sherif Abd Elaziz, një shtetas egjiptian 33 vjeç, deklaroi se një grindje me gruan e re, një shqiptare e Kosovës, 23 vjeç, ishte arsyeja e vrasjes së saj me armë zjarri, njoftoi Andra Angeli, zëdhënës i misionit të OKB-së në Kosovë.
    "Gjatë ditës së fundit të procesit të tij, i dyshuari e pranoi krimin e tij", tha Agneli.
    Incidenti ndodhi në fillim të Janarit në Pejë (perëndim i Kosovës) qytet rreth 90 km në perëndim të Prishtinës, qendër e krahinës. Vlora Berbati, u gjet e plagosur rëndë në apartamentin e Elaziz dhe vdiq pas plagëve të marra.
    Elaziz rrezikon një dënim që shkon nga 10 - 40 vjet burg.
    Ai është zyrtari i parë ndërkombëtar në Kosovë që gjykohet për një krim të tillë.

    anjo/ko (BalkanWeb)

    ----------

    C'deshe oj Vlore ne apartamentin e Maxhupit?????

    A i zihet bese Jevgut(evgjitit) egjyptianit?

    Muhamed Atta qe beri 11 Shtatorin ishte nji klysh egjyptian.

    ehh pula e mjere per nji cop buke.

  16. #116
    Peja o qytet i bekuar
    Anëtarësuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Per Brarin!

    Brari, ajo e ndjera eshte vrare pasi qe nuk ka paguar "taksa" per punen te cilen e ka bere.

    Ka punuar ne te "zeze".
    ---------------------------------

    PO c'deshti me trego edhe mua?
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  17. #117
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    ceshte ky muhabet ne kosove? cjane keto vrasje? kosova po kalon perjudhen si ne 98 ne shqiperi.eshte nje situate qe d kaloje .duhet vetem pak kohe derisa njerezit te harrojne luften pasi eshte ajo lufte qe i beri ata te egerper nje ceshtje te drejte) por eshte po ajo lufte qe po le pasoja ne popull.
    paqe vellezer
    rrofte "Tinguli3" jane si njesha
    nga ata duhet te marrin shembull ksovaret
    PAUCA SED MATURA

  18. #118
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kafshat qe s'kaperdihet asht or vlla Mjerimi
    Qe te zen n'fyt e te kap Trishtimi


    ...shkruante Migjeni..


    Vajzat e Kosoves ashtu si dhe ato te Shqiperise jane te detyruara per shkaqe ekonomike te punojne e punet i kane ne dore meshkujt e pasur ose te pushtetshem brenda ose jashte shtetit.
    Nji popull i mire edhe kur eshte i mjere ekonomikisht e mban ballin lart me krenari dhe nuk lejon qe halli ekonomik ta fyeje nderin e tije dhe nderi i nji populli eshte Nena, Motra, Gruaja.

    Cdo Shqiptar kush do qofte edhe ne se ne familje te tije nuk eshte i perdhunuar duhet te ndihet kombetarisht i perdhunuar e te reflektoje thelle.

    C'fare ndjejme kur na kap syri e veshi fjalen "Moldavia" ???

    Kush do qofte nji Moldav...minister a president, biznesmen apo shkencetar , Sportist ose inxhinier, violinist apo Mjek neve menjihere mendja nuk na shkon ne fushat pjellore te Moldavise, ne kodrat e bleruara apo folklorin interesant , ne historine apo kulturen e tyre..etj etj..
    Jo aspak..
    Posa degjojme fjalen "moldavia" mendja automatikisht na shkon ne nji skene bordelloje ku rreth nji shtylle metalike nikelato perdridhet lakuriq nji vajze shal-bukur e sise-madhe elegante ne "lulken" e se ciles kane ngulur syte krokodila te jargezuar.
    Posa degjojme fjalen "moldavia" mendja na shkon ne kafiqe te qelbura ku vijne rrotull kamariere me dy gisht fustan qe ulen ne prehrin e Sarhoshve pijanece..

    Le te shkoje Shteti i Kombi Moldav dhe ne MARS kjo vule e Turpit nuk ka per tju hequr kurre.

    Po Bota kur degjon fjalen Albania..Albanier..Albanezo..etj.. cfare mendon??

    Nen terezen..Skenderbeun..Kadarene...????

    Ndoshta disa intelektuale ate mendojne ose Fushat e Kosoves ..pleqte e femijet duke u dridhur maleve me bore te ndjekur nga Barbaret serbe..ose plazhet e bukura te adriatikut e Jonit..
    Por shumica cfare mendojne...???

    Qe te kuptojme kete le te pyesim vehten..

    Cfare mendojme kur themi Prishtinali??

    Mos valle prof Mark Krasniqin??

    Jo aspak..

    Mendojme nji lahper ne "Kurrizi" qe po pi vinjak ne kafiq me dy vajza me shal perjashta nga 15 vjece me buz te kuqe e me cigare ne dore..
    Cfare mendojme kur themi Peja???


    Mos valle qytetin piktoresk e gryken e Rugoves e natyren fantastike?

    ehhh..Mendojme nji tuf lahperash qe gjith naten pijne marijuane e vallzojne te shkalafendur deri ne agim..
    Mendojme lahpera qe ne rruget e ngushta te Pejes fluturojne me Audi si te cmendur e gjuajne me raketa ose kallasdh mbi kokat e qytetareve..

    Po kur themi VLORA(qyteti) a vall mendojme plakun e pamvaresise Ismail Qemalin..mos valle ujin e ftohte e detin Blu??

    jo mor vlla..

    Sa po permendet Vlora na bie nder mend zan caushi e zabit bolsheviku..Gjinush Krokodili e Kallashi..Guerilet..Bordello-Motelet ku strehoen vajzat e rrembyera qe dergohen ne Itali..Na bie ndermend nji qytet-Furrik i pisllekut e krimit.

    Cfare mendojme kur permendet Berati..??

    Kalaja..Tomorri..Kodiket??

    Jo mor vlla..Jane bandat e trafikut te vajzave,,,policet e korruptuar..Te vdekurit e cvarrosur e te djegur me benzine..Milionere qe kane bere vila e benza me Vajzat 12 -1 4 vjece te rrembyera ne fshatrat rrotull e cuar trotuareve te Milanos te shplajne me gojen e tyre Lo-qet e italianve te qelbur

    Korca..qyteti i mesonjtores Shqipe..ehh kujt i bie ndermend me ajo karakatine..

    Korca eshte qyteti i bukurosheve qe shiten ne Selanik..qyteti ku cdo fshat ka Motel-Bordello..qyteti ku merren nenat shtatzane dhe per 200 euro u merret femija nga barku nga Kasapet greke e asistentet e tyre Shqiptare

    Ne Fier, Durres,Tirane etj hotele 12 katshe kane trafikantet e vajzave, Bordellistet, Stalinistet hajdute ..etj.

    C'fare kuptojme kur themi..Filanka punon sekretareshe ne Ministri..?

    Mos valle nji zonje grua e cila di permenc punet administrative..qe mban xix dokumentacionin dhe sherben shtetit me perkushtim??

    Jo aspak..
    Me sekretareshe te Ministrive..kuptojme bukuroshe shal jashta qe kalojne 8 oreshin ose ne kafenet luksoze perballe ministrise ose ne prehrin e ministrave bo-le-fryre nga berxollat e vererat e shtrenjta te blera me milionat e tenderave.


    Dalim tek Vlora (vajza) e Pejes..

    Dihet qe ushtari i huaj i OKB-se per perkthyese e sekretare do te deshironte nji Pejane bukuroshe me 3 gisht minifund ose nji Prishtinalije me sise te bollshme qe di dy fjale anglisht..

    Mirpo vet populli i Kosoves megjithse historikisht i rrahur dhe i perdhunuar duhet te kete nji fije krenari..
    A nuk ka Kosova djem qe dijne anglisht??
    Ata le te punojne si asistente e ndihmesa te Meshkujve Nderkombetare te mir paguar..e ko-qe medhej.
    Le te tundin kycin e dores nderkombetaret e le ti qahen Kofi Annanit per kete.. Vajzat e Kosoves nuk kane pse te behen.."moldave" per nji cop buke a per nji cop rroge..
    E c'vlere kane Villat e katundareve injorante te Kosoves kur vajza si Vlora perfundojne ne apartamentet e maxhupve te OKB-se..
    jazekk.

    Shkurt hesapi.. cdo shqiptar ta konsideroje vehten me "krye ne mu-t" e askush mos te hedhe.."shu-rren perpjete " se jemi te dh-jere kombetarisht..nga prishtina e deri ne tirane..

  19. #119
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Besim Krasniqi



    KUR REALITETI SHIHET PA SYZA TË XHELOZISË POLITIKE

    KRENAR SYLAJ VEPROI ASHTU SI DUHET EDHE SHUMË pdk-ISTË TJERË


    --------------------------------------------------------------------------------

    “Vrasja e atdhetarit, patriotit, luftëtarit të lirisë - Ukë Bytyqit na tronditi thellë në shpirtë. Me Ukën tonë u vra liria u vra demokracia u plagos rëndë e ardhmja e Kosovës.Ukën e vranë ata që plot gojën e kanë patriotizëm e zemrën e zezë skëterrë. E vranë ata që vranë edhe më heret bijtë më të mirë të kombit . Deklaroj publikisht se vrasësit e bijve më të mirë të kombit janë anëtarë të partisë që unë i takoj ( kjo është bindja ime personale edhe pse gjykata do ta vërtetojë këtë ). Për këtë që nga sot nuk jam më anëtar i kësaj partie (PDK).

    Nuk dua më të mbetem anëtar i një partie ku mbizoteron inati primitiv e kultura shumë e ulët politike e demokratike. Në mesin e anëtarësisë së PDK ka shumë anëtarë të pastër e patriot të mirëfilltë që me siguri do të reagojnë si unë nga se kështu do të lirohen shpirtërisht nga një barrë që i rëndon. Krenar Sylaj - New Jersey-SHBA, 1 nëntor 2002”.


    Shkruan: Besim KRASNIQI

    Vrasja e z.Ukë Bytyçi në Leshan dhe dy shoqëruesve të tij, një ditë pas zgjedhjeve të lira nga anëtarë militantë të PDK-së, ka bërë që në shumë rrethe të shteteve të perëndimit, ku veprojnë bashkëqytetarët tanë, që edhe tek ata të mbushet përfundimisht kupa e durimit. Sa tragjike dhe e tmerrshme është kjo vrasje e trefishtë, aq më tepër po bëhen të padurueshme deklaratat e kryepartiakëve të PDK-së dhe e kryeministrit, të cituara nga fletushkat majtiste të Kosovës, kur me një ironi të paparë ftojnë për „mospolitizim“ të vrasjes në fjalë si dhe akuzojnë Presidentin e Kosovës dr.Ibrahim Rugovën për „përçarje“ të popullit!?

    Të gjithë e dijmë se fërkime politike ka në çdo shoqëri demokratike, në çdo shtet demokratik, por vrasjet e kundërshtarëve politik janë veti e atyre që janë të brumosur me mësimet e diktaturës së proletariatit stalinist dhe nuk janë në gjendje të pranojnë humbjen politike, qoftë ajo edhe shprehje e lirë e vullnetit politik të popullit shqiptar të Kosovës. Përfundimisht duhet të binden të gjithë PDK-istët (edhe kreu i saj) se “lufta ideologjike” ka përfunduar qysh me vdekjen e diktatorit Enver Hoxha dhe ideologëve të tij; duhet ta dijnë se kinezët, grekët, dhe sllavorusët nuk i kemi vëllezër, por jemi ne shqiptarët e LDK-së, PSHDK-së, PLK-së, PNDSH-së, PD-së etj. me të cilët duhet të angazhohen për mirëqenien e këtij populli të sakatosur me shekuj.

    Se pakënaqësia dhe dyshimet mbi sinçetitetin e kryepartiakëve të PDK-së janë duke u rritur gjithnjë e më shumë në rradhët e bashkëatdhetarëve tanë në perëndim, tregon më së miri letra e (ish) anëtarit të PDK-së në Nju Xhersi të SHBA-ve z.Krenar Sylaj, të cilën po e sjellim këtu në formën e saj të plotë dhe origjinale.

    “Vrasja e atdhetarit, patriotit, luftëtarit të lirisë - Ukë Bytyqit na tronditi thellë në shpirtë. Me Ukën tonë u vra liria u vra demokracia u plagos rëndë e ardhmja e Kosovës.Ukën e vranë ata që plot gojën e kanë patriotizëm e zemrën e zezë skëterrë. E vranë ata që vranë edhe më heret bijtë më të mirë të kombit . Deklaroj publikisht se vrasësit e bijve më të mirë të kombit janë anëtarë të partisë që unë i takoj ( kjo është bindja ime personale edhe pse gjykata do ta vërtetojë këtë ). Për këtë që nga sot nuk jam më anëtar i kësaj partie (PDK).

    Nuk dua më të mbetem anëtar i një partie ku mbizoteron inati primitiv e kultura shumë e ulët politike e demokratike. Në mesin e anëtarësisë së PDK ka shumë anëtarë të pastër e patriot të mirëfilltë që me siguri do të reagojnë si unë nga se kështu do të lirohen shpirtërisht nga një barrë që i rëndon. Krenar Sylaj - New Jersey-SHBA, 1 nëntor 2002”.

    Edhe pse çdo komentim i kësaj letre të sinçertë është i tepërt, duhet të shtojmë se veprimi i z.Krenar Sylaj do të duhej ndjekur edhe nga të gjithë PDK-istët tjerë të ndershëm brenda dhe jashtë Kosovës, nëse vërtetë nuk duan të bartin në ndërgjegjen e tyre barrën e përgjegjësisë morale, sepse heshtja e krimit është miratim, moskundërshtimi i krimit është poashtu miratim, pavarësisht se nga anëtarët e cilës parti politike janë. Gjithashtu, pyetja e deputetit të Kosovës z.Gani Prekopuca drejtuar publikisht parlamentarëve të PDK-së se “cili është në radhë pas Ukë Bytyçit?” do të duhej t’i prekte mendjet e PDK-istëve, së paku të atyre me arsye të shëndoshë, dhe jo të japin deklarata të cilat qojnë nga acarimi i atmosferës politike në Kosovë!


    .................




    Kosovari !


    Une kam respekt per BOTA SOT ku punojne vec tjerash dhe Skender dhe Elida Bucpapa.

    Shume i drejte eshte qendrimi i kesaj gazete ne shume ceshtje dhe sinqerisht i uroj atyre pune te sukseshme per ceshtjen kombetare.

    Kam nji vrejtje per gazeten.

    Ne lidhje me pjesmarrjen e nji grupi ushtaresh te TMK ne ceremonine e Varrimit te Fadil Hoxhes po flitet shpesh.
    Une mendoj se ketu nuk ka asnji gabim perkundrazi BOTA SOT duhej ta pergezonte TMK per kete veprim.
    Fadil Hoxha pamvaresisht nga gabimet ne veprimtarine e tije politike 50 vjecare mbetet personalitet i madh i Kosoves.
    Ai eshte regjisori dhe realizatori i Bujanit dhe nji nga shtyllat e fuqishme ne Kosoven e Pas luftes.
    Qenja e Fadil Hoxhes ne ato role ku e caktoj fati dhe Historia eshte nji plus per Kosoven.

    Jo me kot, kur Shovinizmi Serb mori revansh mbas vdekjes se TITOS, te parin qe goditi dhe u perpoq ta cvleresoj ishte pikerisht Fadil Hoxha.
    Pra Fadili ashtu si ka qene gjithsesi ishte nji Mbrojtes i madh i KOSOVEs dhe Kosova ka pare me shume te mira se te keqija nga Fadil Hoxha.

    Fadil Hoxha nuk eshte ne ate nivel qe te urrehet e ofendohet nga cdo lloj pseudo intelektuali ne Kosove.

    Une do i sugjeroja Skenderit qe te mos e prekin figuren e Fadil Hoxhes.

    Nuk duhet futur shabllon koncepti anti-stalinist ndaj PPSH-se dhe ne gjykimin e kuadrove te Kosoves.
    Kane qene ne te tjera rrethana Fadili dhe shoket e tije ne Kosoven nen Jugosllavi e ne te tjera rrethana Enver Hoxha me bashibozuket e tije te tipit Kapo, Shehu e Ramizi.

    Fadili nuk ishte i plotfuqishem sikurse Enveri ne Shqiperi.
    Fadili eshte dashur te luftoje e te stermundohet 50 vjet per te bere dicka per Kosoven ne mes te asaj Jugosllavie te mbushur me anti-Shqiptarizem.

    Spekullime mund te beje kushdo sot por duhet te jemi objektiv.

    Sa per Kosova Presin e PDK ata te kishin gje ne dore e kishin rrjepur Fadilin me Kohe.
    Pra Fadili nuk eshte mik i Kosova pressit e as shok i hajnave te tipit Xhavit Haliti e compani.

    Fadili ka punuar mes dy zjarreve...me nji ane Serbia rankovicjane e ne ane tjeter Shqiperia Staliniane..

    Prandaj..kujdes ne kete pike..



    Miqesisht brari.

  20. #120
    Perjashtuar Maska e malsorja
    Anëtarësuar
    30-10-2002
    Postime
    29
    E kuptojmë dhembjen e zonjës Bytyçi për humbjen e bashkëshortit
    të saj. E kuptojmë edhe atmosferën e helmuar ndërqytetare, sa qel e
    mbyll sytë!
    Vrasja e kryetarit të komunës së Therandës, Ukë Bytyçit dhe dy
    Një dëshmitar, i radhëve të kolonës, do të na tregoi se ka mundur të shpëtohej ngjarja atëherë kur Uka është sugjeruar që
    të mos dalë nga vetura por të
    marshojë kolona dhe të lihen ngatërresat me fëmijë rrugëve.
    Njerëzit kishin kaluar në etapa të tjera, triumfaliste, që tregoheshin
    edhe aty ku nuk duhej.
    NË LESHAN
    Nja pesë kilometra në të dalë të Therandës gjendet fshati Leshan.
    Nëpër muret e shtëpive të këtij fshati binin në sy posteret e
    ndryshëm, ndër të cilët edhe ai i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe grafitet: UÇK e PDK, LDK e aty këtu
    edhe AAK. 7
    Vrasja ndodhi pikërisht në rrugë, në afërsi të dyqanit "Kreshniku",
    përkatësisht afër shtëpive të familjes Kryeziu, rreth orës 13:30 minuta.
    Aty afër dyqanit ende kishte mbetur një shirit i policisë, ku hetuesit kishin
    bërë vendshikimin. Në muret e këtyre shtëpive ishin të shkruara:
    UÇK - PDK - Thaçi.
    Njëri nga anëtarët e familjes Kryeziu, Abdullahu (1960),
    u dakordua të flet për gazetën tonë. Në odën e kësaj familje, ai që në fillim shprehu keqardhje për tërë atë çka ngjau. "O burra, kjo që i ndodhi
    familjeve të të vrarëve, është njësoj si të na kishte ndodhur neve, na
    ka prekur shumë. Ndiejmë dhembje për vrasjen e kryetarit të
    komunës, Ukë Bytyçit dhe dy shoqëruesve të tij, Bajram e Bafti
    Bytyçit. Vëllau im, Jetullahu, dy vjet më i ri se unë, shtiu në ta. Vrasjen
    ne nuk e arsyetojmë. Por, po u themi se Jetullahu vrasjen nuk e
    bëri me paramendim, ajo (vrasja) ndodhi rastësisht", thotë Abdullahu.
    - Abdullah, mediat kanë thënë se ju
    jeni vrasës. Si e komentoni këtë?
    - Po e kuptoj qëllimin e pyetjes suaj.
    Ditën e vrasjes nuk kam qëlluar në shtëpi. Shkova me kamionin tim
    për të quar dru në Prapashticë të
    Prishtinës. Lajmin e hidhur e dëgjova nga KTV-ja. Dëgjova lajmin e
    transmetuar: "Abdullah Kryeziu shtiu me revole në Ukë, Bajram e
    Bafti Bytyçin…". Kur e dëgjova këtë lajm u shtanga. I thash vetes:
    "Jam në ëndërr, apo në zhgjëndërr, si është e mundur që televizioni të
    gënjejë. Emri im, si doras, është përmendur edhe në gazetën që po
    i thonë "kombëtare", "Bota sot", por edhe disa të tjera. Atë ditë, sipas
    bashkëbiseduesit, nuk ka qëlluar në shtëpi as vëllau i tij Hajrullahu
    (1966). Ai gjendej në Sharr, këtu kishte shkuar për të shitur dru me
    kamionin tjetër.

    . Neve na bren vrasja që ndodhi, vrasja që fare nuk ka motive politike"
    Abdullah Kryeziu tregon se familja e tij gjithëherë ka qenë një ndër
    familjet më të ndershe në rrethinën e Therandës, si pasojë e kësaj kjo
    familje është shikuar më sy të keq që nga koha e komunizmit.
    "Babagjyshi në kohën e komunizmit
    nuk është pajtuar me komunista asnjëherë, kemi qenë të
    shkelur deri më sot, për të vetmen gjë pse nuk jemi pajtuar me qëndrimet e komunistëve. Babagjyshi në vitin 1949 ka qenë pesë vjet i
    dënuar, baba 18-vjeçar ka qenë pesë vjet i dënuar, në shtëpi në atë
    kohë ka mbetur vetëm gjyshja dhe halla, mirëpo pas një zënke që ka
    pasur gjyshja me një serbe të cilen e ka rrahur, edhe ajo ka qenë e
    dënuar me një muaj burg, kështu që shtëpia jonë ka mbetur vetëm
    nën përkujdesjen e hallës", rrëfen Kryeziu.
    Kryeziu tregon se edhe pse me profesion është automekanik, atij
    asnjëherë nuk i është lejuar që të punoj me arsyetim se kjo familje
    është reaksionare dhe nuk pajtohet me ide komuniste.
    "Si pasojë e kësaj unë jam detyruar që prapë të merrem me bujqësi,
    ndërsa kur na ka thirrë zëri i atdheut, ne pothuajse të gjithë vëllëzerit
    i kemi kapur pushkët dhe iu kemi bashkangjitur UÇK-së. Gjatë
    luftës na është vrarë edhe baba Halili", tregon ai dhe shton se "këtë
    e bëra sa për ta demantuar tërë atë që është shkruar në disa media se
    gjoja ne jemi njerëz të karpateve…".
    Kryeziu në vazhdim shpreh keqardhje për incidentin e ndodhur
    ditë me parë ku gjetën vdekjen kryetari i KK të Therandës Ukë
    Bytyçi dhe dy shoqëruesit e tij Bajram e Bafti Bytyçi, si dhe për
    plagosjen e vëllau Jetullahut. "Për rastin që na ka ndodhur na vjen
    shumë keq, na dhimben ato familje, familjet e të ndjerëve . "Neve na ka ndodhur si thojnë katundarët 'hatahile', para shtëpisë sonë, dhe na vjen shumë keq për ata politikanë që ngrisin tensione për karrigat e veta, sidomos për nënkryetarin e komunës Vitor Markaj, i cili po mundohet
    me na ba qitahen, por nuk është mirë me na ba, se ne nuk jemi asi
    njerëz dhe mos të ngrit tensione i lutna, i lutna, i lutna shumë, se
    veprat e atyre me veprat tona nuk mundem me u afru, po ashtu kam
    lexuar se Vitori na ka quajtur njerëz të karpateve, na jemi vendosur
    këtu prej kohës se ilirëve, i lutna shumë atij që të mos na ofendoj,
    sepse vëllau im Jetullahu politikan nuk ka qenë asnjëherë, ai ka qenë
    çoban e tash është bujk", thotë ai.
    INCIDENT I RASTIT
    Kryeziu me plotë kuptim të fjalës e
    thotë se tragjedia që ndodhi në fshatin Leshan nuk ka të bëjë asgjë
    me politikë, por ishte një incident i rastit. "Kjo që ka ndodh ka qenë një incident i rastit të cilin ne nuk e kemi ditur, më së miri për këtë tregon
    fakti se ne të gjithë vëllëzerit kemi qenë nëpër punët tona, po ashtu
    edhe Jetullahu ka qenë në punë të vet, ata e kanë penguar duke ardhur
    në shtëpi nga ara, bukë nuk ka hangër, pa bukë, pa ujë… e kanë
    penguar në rrugë… kjo nuk ka të bëjë asgjë me politikë, sepse politika
    shkon e vjen, na jemi qitu",thotë Kryeziu.
    Kreshniku, fëmiu më i madh i Jetullahut, 15 vjeç, i cili në
    momentin tragjik kishte qenë duke punuar në lokalin e tyre me emrin
    e tij "Kreshniku", tregon se si simpatizantët
    e LDK-së e provokuan, e rrahën dhe i shqyen posterët e
    Thaçit që ishin të varur në dyqan. "Kam qenë në shitore, kam dëgjuar
    zhurmë, sirena e bam-bume, kur kam dalur jashtë kam menduar se
    mos është ndonjë dasëm, sepse atë ditë kanë qenë dy dasma në
    fshatin tonë. Kur dola jasht ata më provokuan, më shanin…
    Jetullahu i cili ishte duke u kthyer nga ara, ashtu me rroba të punës,
    kishte të mbathura çizme, tërë pleh e lloç, edhe ai provokohet dhe
    fyhet me fjalët 'ta q… atë nanë', "ti je shtazë e egër", këtë ja ka thënë
    Halil Morina, ish-kryeshef i ekzekutivit
    të komunës së Therandës, gjë të cilën Halili edhe vetë e ka
    pohuar për gazetën "Bota Sot". Kur Jetullahu ua kthen në të njëjtën
    mënyrë, "hajde, edhe unë juve jau q…" shtihet në të, ku plagoset mbi
    llërën e dorës së majtë dhe e mbulon gjaku. Në atë moment i terraven
    sytë, nxjerr revolen nga brezi dhe me tre plumba i qëllon viktimat
    pa ditur se kush janë ata. Pas asaj që ndodhi, Jetullahu u
    dorëzua në polici, me armën e tij, revolen "TT".
    Ai dhe Mentori (21), patriot i dëshmuar me vepra konkrete, djali i
    Abdullahut, ish-ushtar i UÇK-së dhe i UÇPMB-së, mbahen në
    burg. Këta janë marrë në pyetje nga gjyqtari hetues ndërkombëtar
    në Gjykatën e Qarkut në Prizren.
    Mëpastaj, Abdullahu rrëfen se si e ka lexuar deklaratën e vëllaut
    Jetullahut të dhënë para gjyqtarit hetues.
    Sipas tij, Jetullahu ka deklaruar se së pari është plagosur nga ithtarët e
    LDK-së e pastaj në ta ka shtënë me armën e tij.
    Fshatarët tregojnë se atë ditë nga simpatizantët e LDK-së të, cilët
    parakalonin me makina nëpër fshatin Leshan, janë provokuar në
    mënyra të ndryshme. Musli Gashi, kryetar i nëndegës së
    AAK-së në fshatin Leshan, i ka thënë "Epokës se re", se simpatizantët
    e LDK-së, me afro 100 vetura, i kanë provokuar kalimtarët e
    rastit. "Këndej ka kaluar kolona e LDK-së, të cilët e kanë festuar
    fitoren, duke i rënë sirenave, fëmijët të cilët kanë rastisur rugës, janë
    fyer prej tyre duke treguar gishtin përmbys…", tregon Gashi.
    Gashi rrëfen se gjatë marshimit simpatizantët e LDK-së kanë hasur
    në një traktor të një fshatari, i cili po kthehej nga ara, e jo siç dezinformuan disa media se Jetullahu ia kishte bllokuar rrugën kolonës me traktor të vet. "Ka qenë një traktor i një fshatari i cili ishte duke ardhur teposhtë me kallamoq, që kanë qeruar njerëzit
    kallamoq. I kam parë që u ndalën para lokalit tim ku dhe është tensionuar
    gjendja ", thotë Gashi. Abdullah Kryeziu bën të ditur edhe
    këtë: "Ukë Bytyçin e kishim mik shtëpie. Ai qikën e axhës e ka të
    martuar tek familja e gjerë Kryeziu.Me Ukën kurrë nuk e kemi pasur
    ndonjë të keqe, na vjen keq ajo që na ndodhi…".Kryeziu tregon se sipas traditave tona janë bërë gati që familjeve të viktimave t'iu kërkojnë besë.
    Vëllau im, Jetullahu ishte çoban, tash bujk. Ai nuk është
    anëtar i asnjë partie politike, shtiu në viktimat e tij, jo nga
    motivet politike, por pse ishte i provokuar, para shtëpisë së
    vet, thotë Abdullah Kryeziu nga fshati Leshan.

    Kjo ishte nji pjes nga intervista e botuar ne gazeten "EPOKA E RE"të datës 02.11.2002.

Faqja 6 prej 15 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59
  5. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •