Close
Faqja 8 prej 15 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 160 prej 296
  1. #141
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    UÇK, intersante kjo qe e shkruan.Po ku i merr ti keto te gjithat?!
    Tahir Zemaj se kam njohur fare, por ketu nje heri takova nje oficer
    shqiptar qe pershkruante nje jete te ngjajshme me kete, por ky kishte dezertuar nga "frika" se do ta likvidonin serbet.
    Emrin nuk ja di, sic duket i kishte disa emra.Me vone mora vesh se kishte hikur per Shqiperi. Ma nuk kam degjue per te.
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 05-01-2003 më 20:33
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #142
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Me kadal ju "trimat" e shqiperise (RSH), mos flisni mbeshtetur ne paragjykime dhe pa njoh fare situaten, abstenim vellezer, apo se njihni ket fjale.

    Mbas çdo lufte ka "krime", larje hesapesh, ngaqe gjaku derdhur eshte akoma i ngrohte. Kjo ka ndodhur ne France, mbas pushtimit gjerman e pothuaj kudo ne vendet e pushtuara. Kjo do te ndodhe edhe ne Kosove, eshte e pashmangeshme.
    Besoj se ne shqiptaret nuk te vrasim pa shkak, kot per qejf. Desha te them per politike. Per politike ne veç llapim. Aq me teper tek ne akoma s'kane lindur politikane.
    Tipat qe kane qene te perzier me çdo lloj afere me serbet (shkolle, tregti, funksion, martese, etj) duhet ti lene menjane ambicjet per pushtet, te pakten per disa vjet. Ky eshte i vetmi ilaç, per te mos patur me vrasje te karakterit "politik".

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Orni !

    Nji dite te shkeli bicikleta ty kemben dhe megjithse me kepuce zbori ishe ti bere namin.
    Abstenim nuk behet me.
    Po shkojn koka njerzish mor djal.

    Nejse..




    ----------

    5.01.2003 - Trepca.net

    JANARËT E PËRGJAKUR TË KOSOVËS

    KRIMINELËT QË VRANË KOL. TAHIR ZEMËN, BASHKË ME TË VRANË LIRINË DHE PAVARËSINË E KOSOVËS..!!




    5 janar 2003 / Rexhep Elezaj

    Lajmi i kobshëm dhe shumë pikëllues për vrasjen e rradhës të personaliteteve më të larta politike dhe ushtarake në Kosovën e pas luftës, për vrasjen e ish komandantit të UÇK-së për zonën operative të Dukagjinit kolonal Tahir Zemaj bashkë me të birin Enisin 20 vjeçar dhe kushërinin Hasanin në një pritë në hyrje të qytetit të Pejës, na ka tronditur pa masë dhe për të satën herë i pllakosi në vaje gjithë shqiptarët kudo, zemrat e të cilëve janë të shkrumuara dhe ende të pashëruara nga plagët dhe vërragët e luftës me armikun shka.
    Tanimë me vrasjen e kolonel Tahir Zemajt, pothuajse u s’qarua përfundimisht pyetja se kush po e vretë lirinë dhe aspiratat e shqiptarëve për pavarësinë e Kosovës të cilën ata e paguan aq shtrejtë me gjakun dhe sakrificat e bijëve dhe bijave më të mira të kombit, dhe ate që nga fillimi i shekullit të kaluar e deri në këto çaste pikëlluese për kombin shqiptar. U bë e qartë, edhe pse dihej, se cilët janë ata të cilët duan ta vrasin në çdo mënyrë të ardhmën e Kosovës dhe fëmijëve tanë, pra, u muar vesh se kush po vret pas shpine dhe për çfarë “shkaqesh” e motivesh po vazhdojnë të vriten politikanët, gazetarët dhe ushtarakët shqiptarë në Kosovë.

    U bë e qartë përfundimisht se cila dorë kriminele në bashkëpunim me UDB-në serbe po godet kaq mizorisht mbi bijtë më të mirë të popullit, cila dorë e paguar dhe tradhtare po ua shuan jetën patriotëve atdhetarë të cilët me tërë qenjën dhe mundin e tyre ndihmuan çlirimin e Kosovës duke bërë luftë dhe duke udhëhequr betejat më të suksesshme të UÇK-së kundër armikut shekullor siç ishte komandant Tahir Zemaj i cili duke e mbrojtur Loxhën i dha ushtrisë barbare serbe leksionin dhe humbjen më të madhe ushtarake të cilën ajo kurrë nuk do ta harrojë.

    Me vrasjen e kol. Tahir Zemajt u bë plotësisht e qartë se cilët janë ata që po nxisin luftën civile dhe vëllavrasëse në Kosovë, se cilat janë prapavijat politike të këtyre vrasjeve makabre, siç u s’qarua poashtu definitivisht se cili përbindësh po pinë gjakun e djemve më trima dhe më të spikatur të Kosovës, u bë e qartë se në emër të cilës luftë “ideologjike” po vriten njëri pas tjetrit luftëtarët e lirisë, komandantët ushtarakë të luftës, pishtarët e demokracisë, heronjët e fjalës së lirë, burrat më të mëdhenjë të Kosovës siç ishte Tahir Zemaj.

    U bë e qartë se për interesa të kujt po bëhët gjithnjë atentat mbi njerëzit më të përkushtuar për pavarësinë e Kosovës, u çartësua se pse po vriten ithtarët dhe bashkëpuntorët më të afërt të Rugovës, se pse vrasjet dhe atentatet po ndodhin në anën e krahut “rugovistë”, pra, vetëm në anën e krahut të djathtë politikë, vetëm në anën e atyre të cilët nuk pajtohen me politikën e cila Kosovën do ta fus nën jurisdikcioni serb si dhe ta shëndrrojë në monopol dhe çiflig politik të tipit të F. Kastros.

    Vrasja e kol. Tahir Zemës bashkë me të birin dhe të afërmin e tij Hasanin janë edhe një humbje e madhe për Kosovën në çastet kur më së shumti asaj i duheshin oficerët e rangut të tij. Kolonel Zemaj u vra në kohën kur populli shqiptar kishte më së shumti nevojë për punën dhe kontributin e oficerëve të cilët i shkollojë me aq shumë vuajtje, pra u vra në kohën kur nuk duhej të vritej, në kohën kur Kosova më së shumti kishte nevojë për kuadra dhe oficerë të lartë dhe me përvojë ushtarake siç ishte kol. Zemaj.

    Ata që goditën mbi ushtarakun tonë të madh kol. Tahir Zemaj, goditën dhe vranë për së vdekuri gjithë shpirtat dhe varret e mijëra dëshmorëve të kombit, të mijëra heronjëve dhe ushtarëve çlirimtarë të cilët nën komandën e tij luftuan ballë për ballë kundër ushtrisë barbare serbe në Rrafsh të Dugagjinit, ata që vranë ushtarakun e lartë të Kosovës të cilit ia kishte zilinë dhe frikën edhe vetë ushtria kriminele serbe, vranë dhe përgjakën forcat e ardhshme të armatosura të Kosovës, oficerë i të cilës duhej të ishte edhe kol. Tahir Zemaj.

    Me vrasjen mizore të tij populli shqiptar i Kosovës humbi njërin ndër figurat dhe komandantët më të shquar të luftës sonë çlirimtare, humbi birin e madh të luftës dhe të lirisë i cili me sukses nxorri dhe shpëtojë mbi 60 mijë shqiptarë nga masakrat e mundshme serbe, i cili njohu dhe respektojë me përkushtim institucionet shtetrore të Kosovës, i cili njohu për komandant suprem të forcave të armatosura të Ushtrisë çlirimtare vetëm presidentin e Kosovës Dr. Ibrahim Rugovën.

    Kol. Tahir Zemaj nuk e tradhtojë kurrë çështjen kombëtare, nuk ishte tradhtarë siç shpifnin panderprerë kundërshtarët e tij, nuk ishte kurrë bashkëpuntorë i armikut, nuk ishte dezetor dhe as sabotues i luftës, sepse ai luftojë trimërisht në front kundër armikut serbë, ishte komandant i zgjuar i njësiteve dhe arradhave të UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, ishte oficerë i lartë i cili mbi të gjitha deshi që ta formojë ushtrinë profesioniste të Kosovës, prandaj ata të cilët shtinë barbarisht mbi oficerin e Ushtrisë sonë çlirimtare, na e bëjnë të ditur se në Kosovë nuk ka ardhur ende liria, se në Kosovë nuk ka demokraci, se nuk ka ligj dhe as nuk drejtësi, prandaj ata që pandehin se pavarësia e Kosovës vie duke vrarë politikanët, ushtarakët dhe gazetarët më të mirë të saj, janë çmenduria më e shëmtuar politike që ka dominuar ndonjëherë në hapësirën politike shqiptare. Le ta dijnë vrastarët ordinerë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës se me këto vrasje nuk mund ta mposhtin kurrë vullnetin e popullit shqiptar për liri dhe demokraci të mirëfilltë si dhe për pavarësi të plotë të Kosovës deri në bashkimin përfundimtar të kombit.

    Ndëshkimi i popullit dhe mallkimi i Zotit qoftë mbi ata të cilët po vrasin bijtë më të mëdhenjë të kombit siç ishte kol.Tahir Zemaj. Lavdi i qoftë jetës dhe veprës së tij !

  4. #144
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    A arrihet drejtesia me vrasje? A nuk ka ne Kosove organe te drejtesise tjera pervec pushkes?

    A duhet arrire pavaresia keshtu?

  5. #145
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Presidenti i Kosovës reagon ashpër ndaj vrasjes së kolonelit të FARK-ut, Tahir Zemaj , djalit dhe kushëririt të tij

    Rugova: Vrasja e Zemajt ka motiv politik

    “Të dënohen kriminelët që punojnë kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”


    PRISHTINË - Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova e ka cilësuar dje aktin e ndodhur ndaj ish-komandantit të FARKU, Tahir Zemaj, si vrasje që ka brenda motive politike. Rugova, me anë të një deklrate për median e dënoi këtë akt, duke e cilësuar si vrasje kriminale me motiv politik. “Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për vrasjen e luftëtarit të lirisë, kolonel Tahir Zemajt, dhe të birit të tij, Enisit, si dhe të Hasan Zemajt, kryetar i Forumit Rinor të LDK-së dhe anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Deçan, që ndodhi mbrëmë në hyrje të Pejës. I dënojmë ashpër këto vrasje kriminale me motiv politik. Ky ishte një akt terrori i drejtuar kundër progresit dhe pavarësisë së Kosovës, kundër ardhmërisë së fëmijëve tanë” -thuhet në deklaratën për shtyp të presidentit të Kosovës. Gjithashtu presidenti Rugova ka kërkuar në të njëjtën kohë që organet kompetente, si UNMIK dhe organet të drejtësisë të veprojnë për të dënuar autorët e këtij krimi. “Kërkojmë nga organet kompetente të ndjekjes, ato të drejtësisë dhe nga UNMIK-u, që këta kriminelë të zihen dhe të nxirren para gjyqit sa më shpejt. Shoqëria jonë duhet t'i izolojë këta kriminelë që punojnë kundër lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë, kundër të mirës së Kosovës" -njofton zyra e presidentit të Kosovës. Gjithashtu, Rugova, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së kolonel Tahir Zemajt. Në të thuhet: "Me rastin e vrasjes së më të dashurve Tuaj, Tahir Zemajt, kolonelit dhe luftëtarit të lirisë, dhe birit të tij, Enisit, pranoni ngushëllimet e mia dhe të popullit të Kosovës. Kjo vrasje ka tronditur gjithë Kosovën dhe është një akt terrori kundër luftëtarëve të lirisë, kundër pavarësisë së Kosovës. Tahir Zemaj në historinë më të re të Kosovës do të mbetet një burrë i madh, luftëtar i lirisë dhe hero i Kosovës”. Presidenti Rugova, po me anë të një telegrami, i shprehu dje ngushëllimet për humbjen e parakohshme familjes së Hasan Zemajt, i cili ka ka qenë kryetar i forumit rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kolonel Tahir Zemaj 53 vjeç së bashku me të birin Enisin 22 vjeç dhe kushëririn e tij, Hasan Zemen 24 vjeç janë vrarë të shtunën në Pejë. Dy automjete në lëvizje kanë hapur zjarr në drejtim të autoveturës me armë automatike të kalibrit të madh në afërsi të Kombinatit të Drurit, rreth orës 17:15, ka konfirmuar policia në Pejë. Automjeti fuoristradë i ish-komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit është goditur nga një breshëri plumbash në anën e majtë me objektiv sediljen e shoferit, ku ka qenë i ulur Tahiri. Automjetet prej të cilave është hapur zjarr, tashmë janë të identifikuara nga ana e policisë. Ata janë një xhip me ngjyrë hiri i markës "Opel Ascona", të cilët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të Fabrikës së Birrës në segmentin e rrugës Pejë-Prishtinë
    Kjo është hera e dytë që mbi Zemajn hapet zjarr me armë për ta vrarë. Rasti i parë ka qenë në gusht të vitit të kaluar ku në restorantin "Peja City" në Pejë, ku drejt tij është gjuajtur me armë antitank. Asokohe Zemaj kishte shpëtuar me plagë të lehta. Tahir Zemaj ka qenë kolonel në ish- Armatën Popullore të Jugosllavisë, gjatë viteve ‘80-të, kurse me fillimin e luftës në Kosovë ai i ishte bashkëngjitur UÇK-së, si kuadër i qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil. Duke qenë figura më enigmatike e luftës në Kosovë, Zemaj disa herë është akuzuar si tradhtar nga një pjesë e UÇK-së, ndërsa nga pjesa tjetër, afër presidentit IbrahimRugova është cilësuar si hero. Tahir Zemaj është përfolur edhe si një kandidat i mundshëm për këshilltar për problemet e sigurisë pranë presidentit Rugova, por kjo nuk është zyrtarizuar asnjëherë. Pas luftës në Kosovë, për Zemajn janë botuar tre libra, dy prej të cilave e lartësojnë figurën e tij, ndërsa njëri e denigron atë. Paraqitja e fundit publike e Tahir Zemajt ka qenë me rastin e gjykimit të ish –pjesëtarëve të UÇK-së dhe TMK-së, të njohur si "Grupi i Dukagjinit", në cilësinë e dëshmitarit në favor të akuzës .
    Bashkim Shala
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #146
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Bukoshi : Vrasja, përgjegjës politikanët e Kosovës

    PRISHTINË- Sipas ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, aktualisht kryetar i Partisë së re të Kosovës, atentati i mbrëmshëm ka parapavijë politike dhe përgjegjëse për gjendjen aktuale është vetë partia politike e Kosovës.
    "Sot unë kam menduar që të mos deklaroj asgjë, sepse me të vërtetë jemi ngopur me deklarata duke mos bërë asgjë. Natyrisht se kjo është një vrasje politike, një tragjedi e re për Kosovën dhe përderisa kështu vriten njerëzit, Kosova nuk mund të ketë ardhmëri. Njeriu që luftoi kundër Serbisë gjatë luftës u vra tash në Kosovën e çliruar. Politika është fajtore për këtë gjendje në Kosovë. Klasa politike është përgjegjëse për këtë gjendje dhe ata që e quajnë veten politikanë duhet të marrin përgjegjësi për këto zhvillime. Fatkeqësisht ata nuk kanë guxim të kacafyten me krimin në Kosovë dhe nuk kanë as guxim të deklarohen apo i angazhojnë ose u japin për detyrë niveleve të tjera që të flasin disa fjalë të thata dhe të sofistifikuara se si dënohet krimi e gjykohet krimi. Kjo nuk mjafton", -thekson për radion “Dojçe Velle”, ish-kryeministri i qeverisë së Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi. Bukoshi, njihet si një nga personat që ka mbështetur edhe me mjete financiare një pjesë të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, të njohur me emrin FARK, kundërshtare e UÇK-së, ku Hashin Thaçi ishte një nga udhëheqësit politikë dhe ideologjikë të saj.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #147
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    AAK: Vrasja e Zemajt, akt i papranueshëm

    "Çdo akt dhune apo vrasje ndaj qytetarëve të Kosovës është e papranueshme për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës". Kështu u shpreh sot në një prononcim për programin tonë Bujar Dugolli nga AAK:
    "Kohët e fundit në qytetin e Pejës por në përgjithësi edhe në disa vende të tjera të Kosovës janë evidente aktet e dhunës që po rezulton deri në vrasjen e njerëzve. Për AAK-në, çdo akt dhune apo çdo vrasje e qytetarëve të Kosovës është e papranueshme. Detaje të tjera nuk mund të japim pasi që as policia e as forcat e rendit nuk janë deklaruar rreth kësaj ngjarje, vetëm se si akt dhune normalisht që për Aleancën është i papranuar çdo akt dhune që ndodh në Kosovë", -u shpreh Bujar Dugolli.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #148
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë reagon për vrasjen e kolonel Zemajt

    Neza: Akt kriminal kundër sigurisë së Kosovës

    TIRANE- Edhe Ministria e Punëve të Jashtme reagoi dje në lidhje me vrasjen e ish-komandatit të FARK-ut, Tahir Zemaj të ndodhur të premten në mbrëmje në Pejë, ku humbën jetën edhe djali dhe një kushëri i afërm i tij. “shprehim keqardhjen për ngjarjen e rëndë, ndodhur në Pejë ku u vra Tahir Zemaj, djali i tij dhe një i afërm”-thuhet në deklaratën e shkurtër të MPJ-së. Sipas zëdhënësit, Ministria e Jashtme shqiptare dënon këtë akt kriminal që cënon sigurinë dhe imazhin e Kosovës. Të premten në mbrëmje në afërsi të Pejës, makina ku udhëtonte ish-komandanti i njësisë ushtarake të krijuar nga qeveria në mërgim e Bukoshit u rrethua nga dy makina të tjera dhe mbi të u hap zjarr. Tahir Zemaj, djali i tij, Enisi si dhe kushëriri Hasan ngelën të vrarë. Edhe më parë ndaj kolonelit të FARK-ut ishte organizuar një atentat në një restorant, ku ai u qëllua me antitank.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #149
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Une per vete nuk e kam njohur Tahir Zemaj, pervec se kam lexuar disa pjese nga nje liber qe e kishte botuar keto kohet e fundit "Keshtu foli Tahir Zema", dhe nga pershtypjet qe kisha fituar per te edhe ndjeva dhembje edhe me te medha, edhe pse keto pershtypje te mia mund te kene qene te gabuara sepse prape nuk e kam njohur. Mirepo si do qe te jete vrasja pa gjyq eshte nje gje e tmershme dhe shume jonjerezore pamvaresisht karakterit te tij njerezor dhe se kush e ka bere dhe si gje e tille eshte denuar edhe nga te gjithe.
    Kurse sa per marksiste dhe leniniste, ju siguroj une ketu te gjitheve se qe te gjithe kane vdekur, dhe nuk ka me ne trojet shqiptare te tille pervec Hysni Milloshit me disa te tjere (qe mund ti numerojme ne gishta). Dhe une edhe njehere theksoj ketu se pamvaresisht te gjithave duhet nje respekt me i madh per UCK-ne per vet kontributin dhe sakrificen qe ka bere.
    Te presim raportet policore dhe mos te nxitohemi me deklarata emocionale.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #150
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Vertete jemi si komb ne situate te nderlikuarë.
    Skemi gjyqe tona( ne Kosove UNMIK-u), ne Tetove ANMIK-u, ne
    Shqiperi "RREZIKU".
    Eshte veshtire te kapen njerzit e dyshimte e te qiten para gjyqit per krimet ma te keqia si tradhtia.
    Nuk them qe duhet vra kurrkushi, jo sot kur bota i ka kthye syte kah Kosova dhe duhet vendos per te ardhmen.
    Nuk e di por skisham pas deshire te vriten me njerz ne Kosove e as kun ku ka shqiptarë.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  11. #151
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-07-2002
    Postime
    9
    Lavdi Heroit Tahir Zema! Turp llafazaneve perkrahes te kriminelave qe mundohen te perbaltin figuren e heroit! Njihen drite - hijet e historise shqiptare.

  12. #152
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    41
    O Llap sa Turp qe vetes i ke vendosur kete pseudonim sepse llapi ka tradita dhe zakone shqiptare te kahershme. Nga i din te gjitha keto te dhena per kolonel Tahir Zemaj ? A mos je ti argat ne kete vrasje dhe a mos ndoshta drejtuesit e ketij forumi duhet te te flakin perjashta sepse je i vetmi person qe tregohesh teper i gezuar per vrasjen e nje shqiptari, per vrasjen e nje Koloneli qe kur ka qene gjalle dhe ne drejtim ti nuk ke patur guxim e burreri ti shkruash keto qe shkruan ketu. Te paralajmeroj se puna dhe shkrimet e tua jane llavrasese dhe ti je dora e zgjatur e krimit ne Kosove. Nese je burre me shkruaj se do te pergjigjem si burre e si te duash ti o tradhtar dhe njeri qe kerkoon vrasjen e shqiptarve ne shekullin e 21.

  13. #153
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-07-2002
    Postime
    9
    Llapi i pare nuk eshte i njejte me Llapin e dyte. Ketu jane dy persona me ngritje te ndryshme kulturore . Kjo dallohet qarte nga gjuha qe perdoret ne te dy rastet. Mos u beni qesharake por e mira do te ishte te benit te qarte identitetin tuaj. Pseudonimi ka kuptimin e tij por s'duhet keqperdoruar per qellime te mbrapshta.

  14. #154
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Zyra amerikane në Prishtinë dënon vrasjet


    Zyra amerikane në Prishtinë ka dënuar sot me forcë vrasjen e zotit Tahir Zemaj, të djalit të tij Enisit dhe te nipit te tij Hasanit. Permes nje deklarate zyra amerikane thekson se mbetet per tu pare ne se vrasjet kane motive politike dhe ne se kane të bëjnë me daljen e zotit Zemaj si dëshmitar gjatë një procesi gjyqësor në Kosovë.

    Zyra amerikane thekson se raste te tilla tregojne se disa njerëz e shohin ende dhunen dhe frikesimin si një rrugë të ligjshme në Kosovën e pasluftës. Qeveria amerikane, thuhet me tej ne njoftimin e misionit diplomatik, i ben thirrje atyre qe kane ndonje informacion mbi keto vrasje te njoftojne autoritetet. Ata që kryejnë dhunë, thuhet më tej në komunikatën e zyrës amerikane në Prishtinë, jane armiq të demokracisë, armiq të Kosovës dhe armiq të Shteteve të Bashkuara.

    Ndërkohë autoritetet e policisë në Kosove thonë se hetimet rreth vrasjeve po vazhdojnë. Policia ende nuk ka bërë ndonjë arrestim.

    ......[BBC]
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  15. #155
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Policia e UNMIK-ut heton vrasjet në Pejë

    Policia e UNMIK-ut thotë se po shënon progres në hetimet rreth vrasjes së Tahir Zemajt, të birit të tij dhe të një kushëriri të tyre që ndodhi të shtunën në Pejë.

    Tahir Zemaj ka qenë ish komandant i FARK-ut, njësisë ushtarake të krijuar nga qeveria e Kosovës në mërgim e zotit Bujar Bukoshi.

    Në një intervistë për BBC-në, zëdhenësi i policisë së UNMIK-ut Barry Fletcher tha se megjithatë ende nuk dihen autorët dhe motivet e vrasjes.

    Zoti Fletcher konfirmoi se tre burrat janë vrarë të shtunën në mbrëmje rreth orës 1730.

    "Ne besojmë se ata janë ndalur anash rrugës dhe dy automjete janë afruar," tha ai.

    "Prej tyre është hapur zjarr dhe pastaj janë larguar me shpejtësi."

    Zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut tha se ata nuk i kane identifikuar autorët dhe nuk dinë motivet, edhe pse, siç tha ai ka shumë spekulime mbi to.

    "Ka një numër dëshmitarësh të këtij incidenti dhe ne jemi duke i intervistuar ata, dhe besojmë se po bëjmë progres në hetime, por ende nuk është bërë asnjë arrestim," tha zoti Fletcher.

    "Mund t'ju them se kemi përshkrimin e veturave që janë përdorur nga autorët e vrasjeve dhe informacione si këto. Po bëjme përpjekje për t'i gjetur."

    Zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut tha se pavarësisht nga spekulimet policia ende nuk e ka identifikuar motivin.

    "Ka një numër mundësish. Por mund të themi se në mënyre specifike ata janë marrë në shënjestër për t'u vrarë, dmth është atentat, nuk është ndonjë vrasje që ka të bëjë me ndonjë krim si për shembull ndonjë plaçkitje që ka dalë jashtë kontrollit."

    "Këto viktima janë marrë në shënjestër për t'u vrarë," tha zoti Fletcher.

    Vitin e kaluar zoti Zemaj dëshmoi në gjyqin kundër pesë anëtarëve të lartë të ish UÇK-së të cilët u burgosën për rrëmbimin dhe vrasjen e katër pjesëtarëve të FARK-ut.

    Në muajin gusht të vitit të kaluar, zoti Zemaj i shpëtoi një atentati ku ai po darkonte ku ai u qëllua me një raketë anti-tank.

    Zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut në Kosovë, Barry Fletcher se megjithëse nuk mund të bënte parashikime për gjetjen e autorëve, tha se policia ka shume informata dhe shumë dëshmitarë, sepse ngjarja ndodhi në orën 17.30 të mbrëmjes.

    "Pra po bëjmë progres në hetime, por nuk mund t'ju them më shumë se kaq," i tha zoti Fletcher BBC-së.

    Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova e ka cilësuar vrasjen e zotit Zemaj si goditje për pavarësinë dhe stabilitetin e vendit.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  16. #156
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-07-2002
    Postime
    9
    O Llap prej Llapi qe llap kot! Cfar them une e cfar pergjigjesh ti!
    Kete radhe ti je Llapi dyte, sepse tregon nivel te ulet gjuhesor. Llapi i pare di te shkruaj shqip e jo si ti. Fjaletyky,perveq,qka,pengoika,dokem etj. s'jan shqip. A e kuptove tani Llapi ( secondo ) ?

  17. #157
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    O burra, leni keto se pa marr parasyshe fajin e Tahirit sishte tashti koha per eksekutim e aq ma pak edhe te djalit 20 vjeçar.

    Kosova eshte para nje provimi me rendesi para bote, e duhet te kete kujdes.
    Do te vine dita e te dihen te gjithat, asgje s, mbetet e pasqaruar.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  18. #158
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Gezim Peshkepia!



    Vetem nji person me nick LLAPI ka ketu.
    Idea se jane 2 te ka ardhur sepse ne disa postime shkruan LLapi me doren e tije drejt e ne forum me ate fjalor e nivel qe ka dhe ne disa shkrime Ai poston artikuj nga gazeta ose faqe interneti.
    Ne keto raste ju here shikoni nje shkrim me nivel te dobet drejt shkrimor e here me nivel te mire drejtshkrimor dhe mendon se jan 2 LLapsa ..nje qe shkruan katundarce e nje qe shkruan me drejtshkrim.
    Gabimi qendron tek fakti se Llapi kur poston artikuj gazetash(zakonisht te Kosovapresit) harron te shkruaje autorin e shkrimit dhe nga eshte marre ky shkrim.
    Kjo sjell ate keqkuptim qe mendon se jane 2 persona.


    Llapi si person ndonse ne Forum eshte 1 njeri si fenomen eshte shume i perhapur.
    Kudo ne Kosove dhe Diaspore takon njerez te tipit "llapi".

    Ata zakonisht rrine ne neper cajtore ose shoqata me grupe e jane agresiv, kercenues dhe piketojne gjithe kohen "armiq" te cilet duhen vrare ("likviduar" thone ata).
    Ata dallohen sepse ne fytyrat e tyre dallon buzeqeshje sa here vritet ndonji atdhetar ne pabesi.
    Ata menjiher japin lajmin e "gezuar" dhe degjojne e raportojne tek shefat reagimet e popullit.
    Ne diaspore gjithmone keta i takon me shumice aty ku eshte per vizite Qosja, Gjinushi, Hashimi, Demaci etj.
    Ata dallohen se Rugoven nuk e njohin si president dhe urrejne perendimin ndonse jetojne ne perendim dhe nji pjese simpatizojne Bin-Ladenin.
    Ka njerez qe ketyre si tipi "LLapi" perpiqen me sinqeritet ti bindin per gabushmerine e vijes tyre ideologjike, per destruktivitetin e levizjes se tyre etj.
    Keta nisen nga ajo qe nji bashkatdhetare nuk duhet te mendoje deri aty sa te jet i gatshem te vrasi vllaun.
    Zakonisht keto perpjekje kane deshtuar.
    Jane te rralle ..shume te rralle ata indivit te llojit "LLAPI" qe te kene evoluar e ti jene afruar ne mendime shumices se popullit te Kosoves.
    Nuk kam kohe sot te analizoje me gjate tipin "LLapi" por nje gje eshte e sigurte qe keta jane nji ushtri rezerve per Mafien e kuqe.
    Ne radhet e ktyre piketohen Robotet qe me nji pages te caktuar kryejne Vrasjet me porosi.
    Ruhuni ne jeten reale nga ky lloj fenomeni e ky lloj tipi.
    Jane shume hipokrite e servile dhe shume gjaksore.
    Ata vrasin per 20 euro dhe mikun e shpise.



    Pse policia nderkombetare nuk i kap shpejt vrasesit ne Kosove?

    Pikerisht sepse ka shume njerez te tipit "LLAPI" qe i ndihmojne vrasesit e i fshehin dhe se ata gjith kohes jane ne sherbim duke kercenuar deshmitaret e duke shpifur e dez informuar publikun.


    Pse ka shume tipa "LLAPI"?

    Sepse LDK eshte parti e njerzve te arsyeshem qe kurre nuk mendojne se duhet ngritur grushti e duhen qelluar fort lahperat e Mafies se Hashimit e Xhavitit e duhet treguar dhe forca e Plumbit kesaj rrace te ndyre.

    E nga kjo perfiton Partia e vrasesve .

  19. #159
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-07-2002
    Postime
    9
    Brrari, me pat lezet muhabeti tend. Dije se s'jam aq naiv sa te mos i njoh speciet e ketij lloji. Jam i rrahur me vaj e me uthull, sic i thone fjales. Nga eksperienca time e gjate ne jete nxjerr deduksionin se koha do te sjelle ne menyre te pashmangsheme ate per te cilen aspiruam ne shqiptaret nder kohera (qofte dhe me ngadale se desherojme ne ) Uroj simbas filozofise te se mires PAQE! Krimineleve vrases te Tahirit mos ju ndezte zjarri shtate brezash ne voter, qe te pastrohet rraca tone!

  20. #160
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Pse e degjeneroni temen, ketu sflitet per Llapin por per Tahir Zemaj.
    E para; asnje (perveç Llapit) nuk tregoi gje nga jeta e tij. Pse ai eshte Hero, cila eshte vepra e tij, aktiviteti tij, cilat qene motivet qe çuan ne vrasjen e tij.
    E dyta; Dalin nje sere pyetjesh qe kerkojne pergjigje.
    1) Perse qeverija e kosoves ne mergim, duhej te krijonte nje force te armatosur FARK kur UÇK tashme ekzistonte dhe njihej nderkombtarisht.
    2) Cila qe qellimi saj, neqofte se ai ishte "çlirimi kosoves" pse s'u bashkua kjo force ushtarake me UÇK e cila kishte po te njejtin qellim.
    3) A morren pjese ne Rambuje, perfaqesues te FARKU-t dhe ne qofte se jo, pse?
    4) Nje personi te martuar me serbe, me femije gjysem serb, perçfare i duhet pavaresija e kosoves nga serbija? e permeteper te luftoje per arritjen e saj !?

    Pa e njohur viktimen (perveçse ç'lexova ketu), mendoj qe pergjigjet dhene ketyre pyetjeve, ndriçojne pak me shume situaten si dhe shkaqet qe sollen ate. Kuptohet flasim per nje eleminim politik, pasi qe ekziston mundesia te jete fare thjesht larje hesapi ordinere.

Faqja 8 prej 15 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59
  5. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •