Close
Faqja 15 prej 15 FillimFillim ... 5131415
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 296 prej 296
  1. #281
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Kush është duke Vrarë Votën e Lirë të Popullit në Kosovë

    (QIK-u) - Me rastin e njëvjetorit të vrasjes së ish-kryetarit të Therandës Ukë Bytyçit dhe dy shoqëruesve të tij)

    Shkruan: Mevlyde SARAÇI, Deputete në Parlamentin e Kosovës

    Si do t'i përballojnë shqiptarët humbjet e njëpasnjëshme të njerëzve që kanë bërë emër me punën dhe veprën e tyre për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

    Asnjëherë nuk e kam menduar se Kosova do të përcjellë pas luftës kaq shumë njerëz të vrarë nga dora kriminale, të cilët dhanë tërë mundin, djersën, potencialin intelektual e mendor, madje edhe luftëtarë të pendës dhe të pushkës.

    Edhe sikur të mendonte një njeri normal asesi nuk do të mund të qëllonte se vërtet një klasë e njerëzve janë aq të tërbuar sa nuk mund të pajtohen me realitetin.
    Bota u mahnit me të arriturat e shqiptarëve në këtë periudhë të pasluftës në Kosovë.

    Ndërtimi i institucioneve demokratike të zgjedhura me votën e lirë të popullit u përgjakën tri herë radhazi.

    Vriten njerëzit që ua beson populli udhëheqjen, vritet vota e lirë, vritet fjala e lirë. Kosova rrugëton në maratonën e vet drejt realizimit të aspiratave shekullore. Tani është një realitet i ri në Kosovë, të cilin duhet ta pranojmë të gjithë.

    Ne e lidhëm fatin tonë me fatin e Kosovës dhe pranuam të sfidojmë gjithë atë që mundëm, të sakrifikojmë aq sa u desh të sakrifikohet, për një jetë më të mirë të fëmijëve tonë. Dhe një ditë e bardhë arriti pas gjithë asaj errësire.

    Përse përgjaket vota e popullit?

    Përse shtohet numri i politikanëve të vrarë?

    Përse sot Kosova derdh lot, kur duhet të festojë?

    Përse fëmijët e përvuajtur të Ukë Bytyqit, të mos i gëzohen sukseve si të gjithë fëmijët e tjerë të botës ?

    Gjer kur nënat të mallkojnë dorën kriminale?

    Të gjitha këto pyetje kërkojnë përgjegje.

    Më 26 tetor 2002 mbahen zgjedhjet e dyta komunale. Bota i vlerësoi si shumë të sukseshme.

    Më 27 tetor përgjaket vota e lirë. Vritet kryetari i Therandës Ukë Bytyçi.

    Kosova vesh petkun e zisë.

    Më 29 Tetor qytetarët nga mbarë Kosova drejtohen në Therandë për të përshëndetur për herë të fundit atdhetarin, veprimtarin, luftëtarin e lirisë, kryetarin e komunës së Therandës dhe të dy shoqëruesit e tij.

    Përsëri me kulturë e dinjitet i gjithë ai popull nga mbarë Kosova shpalos dhembjen e vet krenare dhe ia hudh një grusht dhe patriotit, luftëtarit, politikanit dhe mikut, kryetarit të Asamblesë Komunale të Therandës Ukë Bytyçit.

    Dhe fëmijët e Ukës mbahen të fortë. Të tillë e kishin edhe babain.

    Kimetja, e shoqja e Ukës, bashkudhëtarja dhe bashkëpunëtorja më e ngushtë ngushëllon të gjithë pjesëmarrësit dhe uron që kjo të jetë vrasja e fundit.

    Këto janë momentet më të rënda që po kalon populli ynë.

    Me dhembje të madhe sa bjeshka në zemër do të ecim rrugës së nisur që herët duke arritur qëllimin dhe amanetin e të parëve.

    Mallkuar qoftë dora e atyre që po vrasin lirinë e fituar me mund djersë e gjak!

    Mallkuar qofshin ata që gatuajnë vetëm vdekje!

    Secili le ta marrë dënimin e merituar.

    Na ikën nga skena njerëzit që do duhej të ishin si më parë, në vitet kur ishte vështirë të flasësh shqip e lere më të mirresh me aktivitet politik për të krijuar institucionet që mbajtën gjallë këtë popull për një dekadë.

    Askush nuk mund ta fshiejë historinë. Për të bërat apo të pabërat mbesin gjurmët. Gjithashtu dëshmitarët. E vërteta po ngadhnjen për çdo ditë e më shumë.

    Populli gjykon drejt dhe vendos vetë për fatin e vet duke shprehur vullnetin e lirë Mbase kjo është përgjegje dhe grushti më i madh kundër krimit dhe kriminelëve çfarëdo soji qofshin ata.

    Dhe në këtë vjeshtë të ftohtë e me shi përsëri kolonat e gjata nga mbarë Kosova drejtohen në Therandë në nderim të veprës së dëshmorit të kombit Ukë Bytyçi, dhe dy shoqëruesve të tij.

    Të gjithë si një me dhembje krenare dhe respekt të veçantë për njeriun që tërë jetën e tij të shkurtër ia fali lirisë dhe demokracisë në Kosovë.

    Dhe kësaj radhe Theranda u bë kryeqytet i dhembjes, por edhe i krenarisë kombëtare në nderim të dëshmorit dhe veprës së tij me respekt të lartë për familjen e Ukë Bytyqit, e cila vazhdon rrugëtimin nëpër valët e jetës për ta vazhduar aktivitetin deri në realizimin e aspiratave kombëtare.

    Bashkëshortja e Ukës ruan me fanatizëm kujtimet për të shoqin, por edhe është krenare për të bijën Shqipen dhe të bijt Flamurin dhe Valonin të cilët janë betuar se asnjëherë nuk do të zbrapsen nga rruga e demokracisë dhe pavarësisë.

    Mbase për Ukën duhet të flitet më shum se një ditë.

    Atë dhe veprën e tij e hasim në çdo pore të jetës.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #282
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Shqiptarët kërkojnë zbardhjen e vrasjes së komandantin legjendar të Alpeve Shqiptare, të madhit kolonel Tahir Zemaj

    Pse mungojnë dëshmitë në dosjen e rastit “Tahir Zemaj?”(Gazeta “PAVARËSIA”)

    Shqiptarët, anekënd trojeve shqiptare sot përkujtojnë me respekt veprën e ushtarakut të ushtrisë së parë të rregullt të Republikes së Kosovës, komandantit e betejës së Logjës e të shumë betejave, ballë për ballë më shkaun. Përkujtojnë komandantin legjendar të Alpeve Shqiptare, të madhin Kolonel Tahir Zemaj. I vrarë më 4 januar 2003, në pabesi, nga dora e ligë tradhtare, bashkë me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.

    Por, dy vjet pas kësaj vrasje makabre, në dosjen e rastit “Zemaj” jo rastësisht mungojnë dëshmitë, apo dhe dëshmitarët që do të zbardhnin këtë vrasje që ka mbetur enigmë. I ndjeri Tahir Zemaj derisa ishte gjallë, në prononcimet e tij publike, që kishte bërë në shtyp, kishte shprehur versionët e tij se nga kush ndjehej i kërcënuar. Por tashmë, përgjegjësi penale për fshehjen me dashje të këtij krimi dhe mbrojtje të autorëve të krimit duhet të mbajnë të gjithë ata që porositën, urdhëruan dhe botuan shkrime, që kishin dhe kanë si qëllim fshehjen e së vërtetës rreth vrasjes së kolonel Tahir Zemaj.

    Tahir Zemaj do të angazhohej për ta bërë ushtrinë e re të Kosovës, sipas modelit amerikan

    U vra vetëm dy ditë para se të udhëtonte për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku duhej të takohej me personalitete me rëndësi të veçantë, për të ardhmen e ushtrisë së Kosovës. E ku kolonel Zemaj do të kishte rol kyç në të gjitha këto reforma, ku pritej të angazhohej në detyra të caktuara, në profesionin e vet, për ta bërë ushtrinë e Kosovës sipas modelit amerikan.

    Ata që janë sot janë deputetë, gjatë luftës i bënë tri tradhti të mëdha kolonelit Zemaj

    Kolonel Tahir Zemaj hyri në luftë duke u betuar para Zotit dhe Flamurit për atdhe dhe komb. E jo për përfitime në dëm të çështjes kombëtare. Ai nuk ia kishte friken vdekjes, sepse askujt si kishte bërë gjë të keqe, përpos armikut. Kolonelin mirë e njohin të gjithë gjatë luftës në Dukagjin dhe katër vjet në liri.

    Fatëbardhësia e tij dhe e gjithë ushtarëve të tij ishte se duart i kishim të pastërta, edhe pse ai shumë mirë i dinte dhe njihte kriminelët, brendapërbrenda shqiptarëve, i dinte dhe njihte edhe ata që disa herë tentuan ta vrasin. Por koloneli Zemaj nuk deshti të hakmerrej, vrasjet nuk i shihte si zgjidhje.

    Zgjedhje të vetme shihte dialogun me gjuhën e fakteve. Tri ishin tradhtitë e mëdha që iu bënë legjendës së FARK-ut.

    Të parën tradhti kolonel Tahir Zemajt ia bëri Adem Demaçi, kur e shkeli marrëveshjen e Oslos të arritur me ministrin e Mbrojtjes Ahmet Krasniqin. Ky ishte grusht i rëndë mbi institucionet e Kosovës dhe shërbimi më i madh që majtistët, me Demaçin e Qosjen, ia bënë okupatorit serb.

    Rastin e dytë i tradhtisë ndaj kolonelit ia bëri Hashim Thaçi, kur ndikoi në mosnjohjen marrëveshjes së 20-21 gushtit 1998 në Prapaqan, kur kolonel Tahir Zemaj zgjedhet komandant i Zonës II Operative të Dukagjinit.

    Tradhtia e tretë ndaj komandantit të FARK-ut iu bë menjëherë pas vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë. Sipas normave ushtarake, kur vdes apo kur vritet ministri i Mbrojtjes, vendin e tij e merr zëvendësministri. Kjo nuk ndodhi. Detyra e ministrit të Mbrotjtjes nuk iu besua Agim Mehmetit, i cili ishte zëvendësministër, por në atë post u emërua Halil Bicaj.

    Atëbotë Bicaj fatkeqësisht ndërroi tërësisht kursin dhe objektivat e mëparshme të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës, dhe nuk lejoi kolonel Tahir Zemajn që për të dytën herë, tani me brigadën "Mergimi" të shkonte në Papaj për t'u futur në betejën e Kosharës në Kosovë.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #283
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Me një akademi përkujtimore sot në në Prishtinë u përkujtua dyvjetori i vrasjes së kolonel Tahir Zemajt

    Prishtinë, 4 janar (QIK-u) - Me një akademi përkujtimore sot në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, në organizim të degës së LDK-së në Deçan, u përkujtua dyvjetori i vrasjes së kolonel Tahir Zemajt, kushëririt të tij Hasan Zemaj dhe të birit Ënisit. Merrnin pjesë qytetarë dhe aktivistë të LDK-së nga Deçani dhe Prishtina, familjarë të ndjerëve.
    Për figurën prej komanadantit ushtarak të Tahir Zemajt foli sekretari i degës së LDK-së në Deçan dr. Ramadan Tahiraj.

    "Jemi tubuar në këtë akademi për të kujtuar aktivistin e madh të LDK-së, luftëtarin e ditëve të para të luftës, kryetarin e Forumit të Rinisë të LDK-së, Hasan Zemaj, gjithashtu edhe Enisin, që ëndrrat e rinisë iu këputën në ditët më të mria të jetës së tij", tha Tahiraj duke folur në këtë akademi.

    Ai tha se kolonel Zemaj ishte betuar para flamurit dhe ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqit se "nuk kishte plumba kundër shqiptarëve por kundër okupatorit serb. Këtë e vërtetoi koha dhe sfidat e luftës në Deçan e rrethinë".

    "Kolonel Tahir Zemaj ishte shpirti i shpresës dhe fitores kundër armikut, ai ishte komandanti i shumëpritur që Kosovës i duhen edhe 50 vite që ta lindë një talent të tillë të artit ushtarak dhe ta ngrisë në cilësinë e komandantit", tha Tahiraj dhe theksoi se "nuk e lejoi dora e zgjatur serbe me ekzekutues shqiptarë".

    "Ata fizikisht e ndanë nga ne më 4 janar 2003 e me të, gjithashtu, vetësakrifikuesin e madh të LDK-së dhe kryetarin e Forumit të Rinisë të LDK-së – Dega në Deçan, Hasan Zemaj", tha Tahiraj, duke shtuar se Hasani ishte dhe mbetet sinonim i sacrificës së rinisë së LDK-së, jo vetëm të Deçanit por i tërë Kosovës. Ai tha se Hasani gjatë tërë luftës mbajti armën në dorë duke e ndërruar natyrën e aktivitetit, nga ai politik në atë ushtarak, pasi që me armikun serb flitej përmes pushkës.

    Pas përfundimit të luftës, tha në vazhdim të fjalës së tij sekretari i degës së LDK-së, "në Kosovë ishin krijuar rrethana të reja, sa të favorshme për shkak të lirisë edhe të vështira për shkak të rrethanave antidemokratike, të cilët për çudi dhe fat të keq, pa pikq arsye LDK-në e shihnin si një pengesë për të arritur qëllimet e tyre të pasluftës".

    Ramadan Tahiraj theksoi se këto vrasje janë vrasje të ardhmërisë së Kosovës, pavarësisë së saj dhe pengesë e një demokracie qytetëruese.

    Ndërkaq për Tahir Zemajn tha se "ishte dhe mbetet komandanti më i lavdishëm i Ushtrisë Çlirimtare, ku për këtë dhe prova fundamentale prej një komandanti të pavdekshëm. Ishte udhëheqës profesional, por jo vetëm të vijës institucionale shtetërore gjatë luftës, por edhe i atyre që u vranë dhe atyre që sot punojnë dhe veprojnë për shtetin e Kosovës".

    Nga kjo akademi përkujtimore iu bë thirrje SHPK-së, UNMIK-ut, organeve të tjera hetimore, që siç u tha, sa më parë të nxjerrin para drejtësisë të gjithë ata që po e vrasin Kosovën dhe të ardhmen e saj.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #284
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Fjalimi i Akademik Mark Krasniqit ne Akademine Perkujtimore per Kolonel Tahir Zemaj

    "Tahir Zemaj ishte nje njeri i respektuar dhe gjithmone qendroj besnik ndaj organeve te dalura nga vota e Popullit. Ai perhere per Komandant te Forcace te Armatosura te Kosoves e njohu Presidentin Dr. Ibrahim Rugoven.

    I Sugjeroja te kete kujdes kur te vij ne Kosove, porse ai gjithnje thoshte se askujt nuk i ka bere gje. Nga Tahir Zemaj kishin frike, sepse ishte nje lis i madh qe i bente hije Kosoves dhe pikerisht ata qe i kishin friken i moren jeten.

    Kontribut te madh ka dhene Kolonel Zemaj ne lufte per clirimin e Kosoves. Ai fitoi betejen e Loxhes dhe kishte mundesi te cliroj edhe Pejen."
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #285
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Tahir Zemaj apo Komandanti qe ua kishte futur tmerrin Qendrave Agjenturore Serbo-Greke

    Shkruan: Bardhyl Ajeti

    Sot behen dy vjet nga vrasja e Komandantit Legjendar Tahir Zemaj. Ai u vra sepse nuk pranoj te bej tregti me gjarperinj qe kishin hyre ne lufte vetem per interesa personale. U vra sepse kurre nuk u pajtua me luften komitce te "dy krereve te dy partive politike ne Kosove, dikur kinse Komandante," te cilet vetem dinin te provokonin armikun, per t'i hapur shteg pastaj qe t'i bej rrafsh me toke pastaj fshatrat e tera.

    Tahir Zemaj u vra vetem pse pati plumb per armikun Serb, e jo edhe per Shqiptaret. U vra Ushtaraku me i forte qe kishte Kosova, sepse u deshmua me i suksesshmi ne luften frontale me Serbine, duke e rradhitur Betejen e fituar te Loxhes, menjehere pas Betejes se Koshares, si njeren nga dy epopete e vetme madhore me te cilat mund te krenohet Kombi Shqiptar i Kosoves. U vra Heroi qe hyri ne lufte duhe u betuar para Zotit e Flamurit (e jo para Enverit), para Atdheut dhe Kombit. E vrane ata qyqare qe nuk guxuan kurre t'i dalin perballe.

    Tahir Zemaj u vra nga gangsteret e bandave te majta te Vlores, te cilet pasi permbysen Shqiperine ne vitin 1997, iu kthyen Kosoves. Ata deshten qe edhe me 17 & 18 Mars te vitit qe lame pas te permbytin njesoj Kosoven si dikur Shqiperine.

    Dy vjet pas heshtet Tahir Zemaj dhe ata rrebele, qe rrethuan Kazermen e Prapaqanit, ne Gusht 1998, me qellim qe te provokonin lufte qyetetare. E kishin vrare ata Tahirin sepse ai nuk lejoj gjakderdhjen gjithe-Shqiptare aq te preferuar dhe te nxitur nga qendra e krimit ne Tiranen Kuislinge.

    U vra Legjenda e Luftes dhe Heroi i Kosoves, nga rrebelet e Vlores, te strukur ne fshatrat majtiste, ku ishin betuar se do te marrin hak per Ushtaraket Serbe te vrare nga Farkistet e Tahir Zemajt ne Loxhe.

    Komunistet e qendrave te majta ne Kosove po e heshtin emrin e Komandantit Legjendar te UCK-se, Kolonelit Tahir Zemaj, pasi qe ata e mbajne ne mend mire tmerrin qe ua kishte futur Qendrave Agjenturore Serbo-Greke, kur kishte hyre ne Kosove, ne krye te brigadave 134, 131 dhe 133 te Ministrise se Mbrojtjes se Republikes se Kosoves.

    Ata komuniste qe sot po heshtin dhe po tentojne te denigrojne Tahir Zemajn, ishin betuar qe te benin lufte qe i shkonte per shtati regjimit te eger Serb, andaj cdo fitore eventuale e Tahir Zemajt, pos asaj te Loxhes, do te ishte edhe nje humbje per enveristet e qendrave te majta ne Kosove dhe ne Shqiperi.

    Tahir Zemaj mbetet njeri nder Komandantet me te shquar te UCK-se ne Kosove, dhe emri i tij do te jete nje shembelltyre per gjeneratat e reja se si duhet te luftohet per lirine, pavaresine dhe demokracine e Kosoves.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #286
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Më 4 janar, u bënë dyvjet nga vrasja politike e kolonelit Tahir Zemaj, birit të tij Enisit, dhe ish - kryetarit të FR-të LDK-së në Deçan, Hasan Zemaj.

    Ja se çfarë deklaroi Tahir Zemaj 10 ditë para se të vritej

    Rrëfim origjinal i Kolonel Tahir Zemajt me datë 26 dhjetor 2002, publikuar dje në gazetën e përditshme “PAVARESIA”.

    Kolonel Tahir Zemaj fillon te flas: Së pari dëshiroj të them se më vjen shumë keq se u desht të dëshmoj kundër shqiptarëve, përkatësisht për këtë grup të Dukagjinit. Po aq më keq më vjen për ushtarët e Kosovës, të cilët u zhdukën dhe u vranë, nga njerëzit të cilët drejtësia do t’i sqarojë.

    Unë që nga fillimi kam thënë se nuk do të merrem me thashetheme, unë nuk kam dëshmuar dhe deklaruar për atë se çfarë kam dëgjuar nga dëshmitarë të tjerë, por kam dëshmuar vetëm për atë se çfarë kam pasur mundësi të shoh dhe të argumentoj me argumente. Dëshminë time do ta filloj pas dhënies së betimit me tri brigadat e para që u nisa nga Shqipëria për në Kosovë. Më 19 shtator 1998 unë si komandant i brigadës 134 dhe si udhëheqës i brigadave të tjera 131-133, kam filluar marshimin drejt Kosovës me marshutën Papaj-Jasiq-Junik-Pacaj-Racaj-Gllogjan-Isniq.

    Kur arritëm në fshatin Jasiq, aty përherë të parë kam takuar grupin e komandimit në Dukagjin, në krye të se cilës ishte Ramush Haradinaj, Sali Veseli dhe Naim Maloku. Mbas njoftimit me ta dhe prezenimit tim se me
    >të cilat detyra dhe me vijën e marshutës, ata me sugjeruan që ne të shpërndahemi nëpër fshatrat e Dukagjinit të cilën gjë menjëherë e kam refuzuar, ndër to edhe disa fërkime të tjera, duke iu falënderuar gjakftoftësisë sime personale i kemi tejkaluar këto gjëra dhe nuk ka pasur incidente.

    Kemi arritur në Dukagjin, gjatë kohës sa kam qëndruar në Dukagjin kishin ndodhur disa incidente, ndër to ishte incidenti në kazermën kur se bashku me Sali Çekun ishin duke bërë rivistën e trupave dhe objektit në Prapaçan vjen Ramush Haradinaj se bashku me një njësi speciale të udhëhequr nga Idriz Balaj-me nofkën Togeri dhe filloi të shtënat në ajër dhe kërkohej që ne sa më parë të largohemi nga objekti në Prapaçan.

    Unë kam pasur mundësi dhe forcë t’i kundërvihem këtij akti, por që të mos vie deri tek ndonjë gjakderdhje apo vëllavrasje kam lëshuar pe. Dhe pas disa orësh se largimit tonë nga objekti njerëzit e Haradinajt me ftojnë që të takohemi në Llukë që të bisedojmë për këtë që ndodhi. Haradinaj në ato momente ka kërkuar falje, dhe më pas ne jemi kthyer në objekt dhe kemi vazhduar punët tona ushtarake në kazermën e Prapaçanit.

    Aty ishte e vendosur Brigada e 134, ndërsa në fshatin Baran ishte e vendosur Brigada 131 e udhëhequr nga Nazif Ramabaja, kurse në fshatin Bardhaniq-në Lugun e Dushkajës, ishte e vendosur Brigada 133. Ky është incidenti i parë që ndodhi dhe aty pata rastin që prej këtyre të akuzuarve ta njoh përherë të parë Idriz Balajn, sepse ky ishte prezent aty. Pas takimit historik që u mbajtë në rajonin e Dukagjinit, gjegjësisht në Prapaçan më 15-16 gusht të vitit 1998, ku morën pjesë 72 komanda të mbrojtjes territoriale në tërë Rafshin e Dukagjinit, komanda e Gllogjanit në krye me Haradinaj dhe komanda e njësive operative që ishin të vendosur në këto tri fshatra që i përmenda më lart Prapaçan, Baran dhe Bardhaniq.

    Mbas ofensivës së dytë që ndërmorën forcat armike serbe në rajonin e Dukagjinit, Lugu i Dushkajës me të gjithë ato fshatra deri te Gllogjani ishte e udhëhequr dhe e komanduar nga Haradinaj, bie shum shpejt dhe duke mos pasur mundësi në mënyrë profesionale të udhëhiqej lufta, Ramushi vetë në atë takim ngritet dhe deklarohet "që unë luftën deri me tani e kam udhëhequr aq sa kam ditur dhe sa kam mundur, tani e tutje do t’i përgjigjem çdo urdhri dhe çdo veprimi që do të vinte nga komandanti i njësive operative që isha unë".

    Të gjitha komandant territoriale kërkuan që menjëherë të bëhej emërimi të bëhej zgjedhja e komandantit. Por unë u ngrita dhe thashë se këtë propozim tuaj do ta përcjelli tek ministri i Mbrojtjes z.Ahmet Krasniqi dhe ai në bazë të vlerësimit të Ministrisë do të duhej ta bënte edhe emërimin e komandës. Kjo ndodhi shumë shpejt dhe propozimin e dërgova tek ministri i Mbrojtjes dhe menjëherë e mora emërimin e komandës.

    Kështu që u formua komanda e Zonës së Tretë Operative për Rafshin e Dukagjinit, ku merrnin pjesë njësitë operative, tri brigadat operative, dhe e katërta ishte në formim e sipër dhe u deshtë të formohet në Rekën e Keqe, por edhe njësitë e mbrojtjes territoriale. Një incident tjetër që ndodhi në atë kohë ishte edhe plagosja e katër ushtarëve, të cilët në detyrë u nisën për të maerë një armatim që kishte arritur në fshatrat e Rekës së Keqe, gjegjësisht Pacaj dhe Racaj.

    Udhëheqës i grupit ishte Ismet Çeku, së bashku me të ishin edhe Petrit Lokaj, Azem Gashi, dhe Idriz Ukëhaxhaj. Kur ata arritën në fshatin Gllogjan ftohen të hyjnë brenda në komandë, aty bisedojnë me Haradinajn. Ismet Çeku bisedon me të dhe çdo gjë kinse kishte qenë në rregull. Por në dalje të objektit këta ushtarë fillojnë të rrahën nga njerëzit e asaj komande. Dhe në deklaratat e tyre thuhej që Daut Haradinaj dhe Ramush Haradinaj kanë marrë pjesë në
    këtë incident.

    Aty plagosët me armë zjarri Ismet Çeku në dorë dhe Azem Gashi në këmbë. Kurse Idriz Ukëhaxhaj dhe Petrit Lokaj rrahën duke u goditur më gjëra të rënda. Pas rrahjes këta zhvishën lakuriq dhe gjithashtu këtyre iu merret të gjitha pajisjet, të hollat, automjeti, armatimi. Idriz Balaj me nofkën Togeri e drejtonte makinën dhe i bjerë deri në fshatin Kodrali ashtu të zhveshur. Unë e mora këtë lajm në orën 22.00 dhe menjëherë intervenova, kështu që mora një garancë dhe një kërkim faljeje nga Haradinaj, ku ai tha se kjo ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë më.

    Pas dy ditësh na kthehen pajisjet e ushtarëve, por jo të hollat e armatimi, ky ishte incidenti i dytë. Ndërsa incidenti i tretë kur në shtabin e Prapaçanit erdhi komanda e Shtabit të Përgjithshëm, që unë nuk kisha kurrfarë njohurie për këtë shtab, i cili udhëhiqej nga drejtori i Drejtorisë politike Hashim Thaçi. Gjatë një takimi në sallën operative në Komandën e Zonës së Tretë Operative, përcjellësi im futet brenda dhe thotë: "Komandant, ju lutem intervenoni shpejt se po donë me e vra Rexhë Osajn".

    Unë intervenova shumë shpejt dhe në dalje e shoh Idriz Balajn-Togerin, i cili ishte në gatishmëri me revole të drejtuar në kokën kah Rexhë Osaj, ushtar ky i vrarë më vonë nga po këta njerëz, të cilët do t’i zbulojë drejtësia. Unë intervenova shpejt dhe e çarmatosa, ndoshta intervenova pak ashpër dhe çdo gjë kaloi sepse policia ushtarake e armatosur gjendej brenda. Por në hyrje të sallës Hashim Thaçi prapë më drejtohet se unë reagova shumë dhe më tha se të isha më i matur.

    Unë i thash se ka gjë më tmerr se këtu brenda në kazermë të ndodhin këto gjëra. Kështu që në bazë të këtyre rasteve kam vërejtur se Idriz Balaj ka qenë i involvuar në disa incidente. Është e rëndësishme që ta theksoi se emërimi im në komandën e Zonës së Tretë Operative të Dukagjinit nuk i konvenonte Shtabit të Përgjithshëm. Dhe pas disa ditësh ata kërkojnë një takim në fshatin Bardhaniq, ku e bejnë zëvendësimin e komandës, e unë nuk u pajtova duke thenë se unë i përgjigjem Shtabit Suprem të Ministrisë së Mbrojtjes, por nëqoftëse ju merreni vesh me ministrin e Mbrojtjes apo me Qeverinë e Republikës së Kosovës unë do të isha i gatshëm t’i zbatoj këto urdhëra.

    Në prezencën time në telefon satelitor bisedojmë me ministrin - kolonel Ahmet Krasniqin, pra në prezencën e Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, biseduam për këtë marrëveshje. Pas gjysmë ore bisede, Ahmet Krasniqi i drejtohet në telefonin me interfon Hashim Thaçit se ne jemi marrë vesh shumë mirë në Tiranë, sepse Thaçi kishte qenë në Tiranë në bisedime me kolonel Ahmet Krasniqin, prandaj Tahir Zemaj i zbaton vetëm urdhërat e kësaj Ministrie dhe këtij Shtabi.

    Unë i thashë atë që kisha thënë edhe më parë, unë jam ushtarak dhe jam i gatshëm për të bërë çdo gjë që të respektoj vetëm atë hierarki ushtarake. Në ato momente më drejtohet dhe më thotë se ti je çelësi i zgjidhjes së këtij problemi, prandaj duhet që këtu të jetë komandat Ramush Haradinaj, kurse ti me një pjesë të oficerëve të vish me një pozicion tjetër në Shtabin e Përgjithshëm.

    Unë thash se derisa nuk bëhen disa ndryshime dhe derisa nuk intervenon Shtabi Suprem, së bashku si deri më tani do ta luftojmë shkaun, në atë kohë kishim dy beteja të cilat ishin udhëhequr në mënyrë profesionale. Aty, ai i revoltuar më drejtohet dhe më thotë se do të luftojë me ty, sikurse me shkaun. Edhe aty u përpoqa dhe i tejkaluam këto gjëra, vetëm e vetëm për hir të unifikimit të faktorit ushtarak.

    Unë, në prezencën e tyre, thërras edhe një herë kërkoj nga Ministria e Mbrojtjtes që brenda dhjetë ditësh, të futet në Kosovë, një grup ushtarakësh i Ministrisë së Mbrojtjes, apo i Shtabit Suprem dhe një pjesë e qeverisë së Kosovës, dhe të qëndrojnë këtu dhe ne do të krijonim kushte të futeshin në Kosovë dhe të merreshin vesh me Shtabin e juaj, kështu që të bëhej unifikimi.

    Kështu që ne u ndamë. Ishte kohë e vështirë, filluan operacionet e tjera, forcat serbe kishin marrë një sinjal të gjelbër për zhdukjen e çdo njësie të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila ndodhej jo vetëm në Dukagjin, por edhe
    >në zonat e tjera të luftës. Siç kam thënë edhe herave të tjera, armatimi i premtuar për ne nuk erdhi. Ne ishim të armatosur me një armatim jo të sofistikuar, në krahasim me faktorin teknik të forcave armike serbe.

    Ne nuk kishim mundësi që në mënyrë frontale të ballafaqoheshim me forcat armike. Prandaj, zgjodhëm mënyrën e veprimit taktik që me këtë armatim, të bënim të pamundurën. Kjo ka ndodhur më 3-4 shtator. Më 7-8 shtator 1998 filloi ofensiva me gjitha përmasat e mëdha, dhe me tërë arsenalin ushtarak të forcave serbe, e mbështetur edhe me aviacion.

    Përqëndrimi i popullsisë civile ishte bërë pikërisht në këto fshatra, sepse mendonin se shpëtimi i tyre është afër kazermave të njësive operative ku ndodheshim ne. Dhe për këtë, popullsia civile ishte grumbulluar afër fshatit Prapaçan, Isniq, Dubovikë, Broliq, Krushevc dhe Lugë të Baranit.

    Sipas vlerësimeve, aty ishin tubuar më se 60.000 njerëz, gra, plaka, pleq, fëmijë dhe ishte shumë më vështirë të merrej një vendim që po në këtë zonë, ku ishin të vendosur këta njerëz, të zhvillohej ndonjë luftë me forcat serbe. Dua të përmend vetëm një shembull, ku nga një predhë e një minahedhësi të armikut 120 mm, menjëherë vdiqën 3 njerëz, dhe 4 të plagosur rëndë, gjë që ishte e pamundur të ndërmirrej ndonjë veprim operativ në këto kushte.

    Aty u takova me vëzhguesit ndërkombëtarë, gjegjësisht me njeriun kryesor që ishte gjermani Volfgang Kaufman, i cili gjatë qëndrimit të tij dhe detyrave që i kishte marrë nga bashkësia ndërkombëtare për ta përcjellë situatën në rajon, m’u drejtua mua, duke më thënë se në qoftë se bëhet tërheqja e trupave ushtarake sepse, nuk ka tjetër mundësi, atëherë ne do të ndërmjetësojmë që asnjë civil mos të ekzekutohet.

    Mbas këtyre konsultimeve dhe vlerësimeve ushtarake me komplet komandën e shtabit dhe komandën e njësive operative dhe mbas vlerësimeve tana dhe pas informimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ne morëm urdhrin decidiv, që sa më parë njësitë operative të tëriqen dhe të ndahen nga popullata civile se vetëm kjo ishte shpëtimi.

    Kjo është e vërteta, përpos betejave të cilat janë zhvilluar në Rrafshin e Dukagjinit, unë mendoj se beteja më e madhe ka qenë është dhe do të jetë shpëtimi i 60.000 njerëzve civilë, të Rrafshit të Dukagjinit. Mund të them se bashkëpunimi edhe më tutje ka qenë në nivel edhe përkundër se Shtabi i Përgjithshëm tentonte ta ndërronte marrëveshjen. Unë nga një korier e mora një lajm se ishte keqësuar shumë situata në Lugun e Dushkajës, dhe se nuk mund të bënin kalimin edhe pjesa tjetër e Shtabit në rajonin e Drenicës.

    Unë dërgova një batalion të Brigadës 134 i cili në bashkëveprim me njësitë e Mbrojtjes Territoriale të Lugut të Dushkajës dhe me Brigadën 133, lufton deri në ato momente kur nuk ka pasë më asnjë mundësi tjetër, pas dy ditësh kishin një tërheqje taktike drejt Bjeshkëve të Nemuna dhe Shqipërisë.

    Mbas kalimit të ushtarëve dhe pas pritave gjatë kalimit në Ministrinë e Mbrojtjes, pësuan shumë ndryshime, pas vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit. Aty nuk patë njerëz të gatshëm që të sakrifikojnë dhe të udhëheqin Ministrinë e Mbrojtjes ashtu siç kishte udhëhequr vetë kolonel Ahmet Krasniqi.

    Aty hasëm në shumë probleme të brendshme, por përkundër kësaj, unë isha këmbëngulës që edhe më tutje, të futeshim me njësitë të cilët i komandova, dhe djemtë e vajzat e njësive operative të Brigadës 133, 134 dhe 131, menjëherë pas ardhjes në Shqipëri, pas disa ditëve, filluan të lajmërohen në fshatin Papaj, ku aty kisha formuar për herë të parë kazermën e parë ushtarake.

    Aty filluan të grumbullohen, të riorganizohen njësitë dhe të përgatiten për luftë kundër armikut në Kosovë. Ndryshimet në Ministrinë e Mbrojtjes na kanë kushtuar shumë, por ne megjithatë formuam brigandën "Mërgimi" emër i brigadës ky i marrë nga Ilir Konushefci-Mërgimi, me djemtë dhe vajzat nga tërë rajoni i Kosovës. Kjo ishte një brigadë për ndërhyrje të shpejta, aty kishte djem dhe vajza të stërvitura maksimalisht në fshatin Kolsh të Kuksit tek Nazif Ramabaja, ushtar këta për t’i dërguar me vonë në pjesët ku zhvilloheshin luftimet, pra në Koshare.

    Brigada 134 udhëhequr nga Sali Çeku dhe Brigada 131 e udhëhequr nga Rrustem Berisha. Të dyja këto brigada ishin në Zonën e Tretë Operative. Por kjo zonë operative pësoi disa ndryshime, i japin emrin Grupi i Tretë Operativ, por e rëndësishme ishte se kishte djem dhe vajza të stërvitur mirë që gjithashtu ishin të gatshëm t’i kryejnë të gjitha obligimet jo vetëm si ushtar, por edhe si komandues të njësive të ulta, prej skuadrës deri në tog.

    Edhe këtu ishte një lojë e cila ishte luajtur nga disa njerëz në Ministrinë e Mbrojtjes, për të mos u armatosur sa më parë me armatimin më të cilin kishin mundësi të armatoseshin, kaloi një kohë e gjatë duke i pritur ato. Kështu që
    >brigada në fjalë nuk pati mundësi që të futet drejtpërdrejt në luftë në Kosovë, vetëm e vetëm si pasojë e një loje të luajtur në Ministrinë e Mbrojtjes dhe nga disa njerëz të cilët ishin brenda.

    Pas përfundimit të luftës me ardhjen e forcave të NATO-s në Kosovë, Brigada "Mërgimi" me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes duhej që të futej brenda në Kosovë, ku një pjesë u demobilizua. Pjesa dërmuese mund të them se është demobilizuar, sepse brigada ka pasur varjacione prej numrit 250-600-400 etj., një pjesë e saj është demobilizuar ata të cilët kanë pasur familjaret dhe ata të cilët ti kthehen jetës normale si rikthimi në diasporë apo në Kosovë.

    Kurse pjesa tjetër në mënyrë të organizuar u bë organizimi i saj që të futej brenda në Kosovë. Propaganda e Shtetit shqiptar e bëri të vetën, në bashkëpunim apo lidhje me Qeverinë e Përkohshme e cila u formua pas Rambujes, që kjo brigadë apo çdo njësi të udhëhequr nga Ministria e Mbrojtjes të deklasohet, të largohet dhe të ndoshta të bëheshin edhe ekzekutimet. Unë e vlerësoj se ky ka qenë një bashkëveprim, dhe për atë arsye Ministria e Mbrojtjes e Shtetit shqiptar në bashkëveprim me Ministrinë e Vendit e sollën një vendim që kjo brigadë të çarmatoset.

    Unë nuk kam lejuar që të çarmatosemi komplet, për arsye edhe pse kishte mbaruar lufta, për arsye tjetër se gjithë ky arsenal ushtarak ishte i paguar nga qytetarët e Kosovës. Unë kam qenë këmbëngulës që në arsenali ushtarak deri në kalibrin 12.7mm të futet në Kosovë, ndërsa armatimi kolektiv që është mbi 12.7mm deri të reketat tok-tok, tok-ajër t’i falën Akademisë Ushtarake të Shqipërisë, e cila edhe ashtu u bë.

    Unë aty me urdhër të Ministrisë të Mbrojtjes kaloi në një detyrë tjetër dhe brigada në fjalë e udhëhoqi zëvendësi im Fazli Rugova. Dhe kështu u dësht të futet në Kosovë dhe t’i lajmërohej Organeve të Ministrisë në Prishtinë. Policia ushtarake e Shqipërisë në bashkëpunim me policinë e rendit publik të Shqipërisë vijnë për të bërë përcjelljen e forcave tona, por mendimi ishte që kjo përcjellje të bëhej edhe nga Ministria jonë e Mbrojtjes, ashtu dhe siç e kam theksuar më parë, ashtu do ta them edhe tani se edhe në librin tim ka dalë një gabim se Ramë Maraj nuk ka dashtë të udhëheq këtë, por më vonë e kuptova se aty kishte dorë dikush tjetër, në mënyrë që Brigada të mos përcillej nga policia jonë, por nga Policia Ushtarake e Shqipërisë.

    Kështu që përcjellja u bë deri në Qafën e Malit dhe policia ushtarake e trathton brigadën dhe e lenë në Qafë të Malit dhe e vazhdon vetëm rrugëtimin për në Bajram Curr. Në Bajram Curr ndalohet nga forcat e Haklajve ku Haklaj ishte komandant i policisë se atij qyteti.

    Aty ushtarët tanë maltretohen tërë ditën deri në mbrëmje. Unë gjatë gjithë kësaj kohe isha në kontakt me telefon se si po zhvillohet kjo marshutë e brigadës. Mbas shumë peripetive brigada në mbrëmje fillon marshimin kjo ishte data 20, më datë 21 i dorëzojnë të gjitha pajisjet ushtarake të forcave të KFOR-it, si armatimin personal, ndërsa pajisjet e ndërlidhjes dhe pajisjet e logjistikës si dhe makinat ushtarake për udhëtim.

    Po në këtë proces gjyqësor kanë dëshmuar edhe dëshmitarë të tjerë si Ramiz Muriqi, Vesel Muriqi edhe sigurisht do të ketë edhe dëshmitarë të tjerë, vlerësimi im është se këta dëshmitarë e kanë folë të vërtetën. Por mund të veçoj atë që e kam thenë në hetuesi, se mbas dëshmis sime në seancën e hetuesisë unë dhe bashkëpunëtorët e mi jemi gjuajtur, është bërë një atentat ndaj nesh në Pejë, i paparë deri më tani në arrenën shqiptare.

    Unë mendoj se Vesel Muriqi është shum i rrezikuar, ai ka qenë shum i saktë në dëshmitë e tij. Po të mos ishte Vesel Muriqi e vërteta do të zbulohej shumë më vonë, sepse dëshmia e tij ishte në nivel. Por edhe dëshmitë e tjera sidomos e Ilir Selimajt i cili ishte edhe ushtar i këtyre (të akuzuarve) është e mjaftueshme që drejtësia të japë vendimin adekuat.

    Gjithashtu desha të theksoj isha i çuditur sepse nuk gjendej në mesin e të akuzuarve ai njeri, i cili unë mendoj se ishte inplikuar në të gjithë propagandën dhe në veprimet jo vetëm kundër njësive operative, por edhe në shpifjen dhe propagandën e ndyrë. Ky person është Faton Mehmetaj, dhe ndihem i befasuar se përse ky person nuk ndodhet në bankën e të akuzuarve.

    Unë mendoj se po aq dëm sa i ka bërë njësive operative, po aq dëm i ka bërë edhe njësive të cilat i udhëhiqte Ramush Haradinaj. Përfundoi Kolonel Tahir Zemaj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-02-2018 më 22:35
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #287
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    TELEGRAM DËRGUAR AKADEMISË PËRKUJTIMORE (NË DYVJETORIN E VRASJES) TË KOLONEL TAHIR ZEMAJT TË BIRIT ENISIT DHE KUSHERIRIT HASANIT

    (Nga eprorët ushtarak, kolegët e të madhit, Kolonel Tahir Zemajt)

    Me rastin e kësaj akademie përkujtimore për kolonel Tahir Zemajn,të birin Enisin dhe kusheririn Hasanin të cilën e kanë inicuar dhe organizuar këshilli organizativ së bashku me kolegët e të madhit kolonel kam konsideratë të lartë dhe u jamë mirënjohës të gjithë kolegëve duke ju inkurajuar se keni bër një punë të mbarë dhe të ndershme nëpërmes kësaj akademie përkujtimore duke e kryer borgjin dhe obligimin ndaj legjendës së luftës dhe heroit të Kosovës kol. Tahir Zemajt.

    Sa herë që tubohemi mendja më thotë dhe zemra e ndien se jemi duke e kryer një lloj obligimi që kemi për ta: sepse ai është dhe ata janë nji nder ta të cilë na mundësuan që të marim frymë lirshëm dhe këte liri që tash e gëzojmë është rezultat i sakrificës sublime të tij, të tyre dhe të gjithë dëshmorëve të rën në fushën e nderit në luftë për liri demokraci dhe mëvetësi.

    Ne bashkëluftëtarët dhe kolegët e tij kemi nji obligim moral, njerëzor dhe atdhetar që ti përkujtojmë dhe ti jemi mirënjohës veprës së tyre duke i pasur në mendje dhe zemër, kurse nderimi i ynë për te të jetë burim i pashterrshëm jo vetëm për shoqërinë e sotme, por edhe për ata sy që do të shiqojnë dhe shoqërojnë vendin tonë edhe shumë gjenerata përpara.

    Kriminel u thonë atyre që vran këtë personalitet aq të shquar dhe burrë të madhë duke mos menduar fare se qfar humje ju kanë shkaktuar vajzave, bashkëshortes, familjes Zemaj, kolegëve, miqve, dashamirëve dhe tër popullit të kosovës dhe më gjërë. Kujtimi për ta është borgj dhe obligim ndaj viktimave, familjeve dhe të afërmve të tyre.

    Ata nuk kanë menduar fare për pasojat apo truri i tyre ska qenë në gjendje të vlerësoj peshën e krimit të bër i cili tru mund të matet me kantarin e farmacisë dhe kjo vlen personalisht për urdhërdhënësit ndërsa për vrasësit me pagesë s´është qudi fare se paraja është më me rëndësi se sa jeta e nji njeriu aq të madh.

    U vra njeriu i cili hyri në luftë duke e dhënë betimin para zotit dhe flamurit kombëtar, si ushtarak profesionist komandant nacional e jo revolucionar i cili punoi dhe veproi në kuadër të institucioneve të republikës së Kosovës duke e njoftur si komandant suprem presidentin Dr. Ibrahim Rugovën dhe të gjitha strukturat tjera shtetrore: Qeverinë e në kuadër të saj ministrinë e mbrojtjes dhe parlamentin.

    U vra legjenda e luftës së Loxhës, njeriu, ushtaraku dhe heroi i Kosovës i cili nëpërmes lidhjeve dhe marëveshjes me zyrën e OSB-së në Pejë konkretisht me Wolfgang Kaufmanin shefin e atasheve ushtarak dhe jo me askend tjetër siq pretendojnë tía mveshin "magjupat", "intrigasht" dhe diletantat e artit dhe doktrinës ushtarake dhe në lidhje me OKB-në nëpërmes kontribuesit dhe personalitetit të shquar të qështjes kombëtare Hajdar ( Hari ) Bajrakterit shpëtoi nga masakra në rrafshin e Dukagjinit më se 60.000 (gjashtëdhjet mi) civil.

    U vra njeriu mbi të cilin u bën më se tet tentim atentatesh ku ky i teti ishte i kobshëm: për te, djalin Enisin dhe kusheririn Hasanin dhe për të gjithë ata të cilët e kishin njoftur figurën e këtij vizionari dhe strategu ushtarak.

    Në kët përvjetor (të dytë) pikllimi, por me ndjenjë krenarie për të madhin Kolonel Tahir Zemajn punën e tijë, aktivitetin, solidaritetin, urtësin dhe menqurinë, sinqeritetin e tij që la , për dallim nga ata të cilët mbollën farën e urrejtjes dhe lincit, ky mbolli farën e tolerancës, dashurisë në mes njerëzve dhe protagonistëve të drejpërdrejt të luftës duke deklaruar se:

    citat "unë nuk kam plumba për shqiptar dhe civil kundërshtar" me këtë tregoi profesionalizmin e lartë në parandalimin e luftës vëlla-vrasëse, por dhe zbatimin e ligjeve të luftës sipas konventës ndërkombëtare.

    Nëse këto vyrtyte të tija do të jenë udhërrëfyes për ne, fëmijët tanë dhe gjeneratat e ardhshme të cilat do të mësojnë shumë nga vepra e tij, atëher neve na obligon edhe më tepër për ta larë borgjin që emrin e tij mos të lejojm që ta mbuloj pluhuri i historisë dhe kjo histori asesi të mos jet e shkruar nga njerz diletant, jokompetent dhe të papërgjegjshëm për kët duhet angazhuar i tër potenciali njerzor në radhë të parë ai intelektual,historianët, protagonistët e luftës për clirim, liri dhe pavarësi dhe i tër materijali arkivor.

    Organet kompetente duhet ta kryejn pjesën e punës së tyre të lanë anash dhe ti zbulojnë aktorët e krimit në të kundërtën ne kurrën e kurrës s´do të pajtohemi me konstatimet e shëndrrimit të njerëzve në cifra dhe se do të punojmë që për ne dhe drejtësinë Kosovare ky krim dhe krimet tjera mos të ken vulë të vjetërsisë deri sa mos të ndriqohen dhe aktorët e krimit ta marrin denimin e merituar.

    Dhe më në fund ja vlen të thuhet dhe konstatohet se i madhi kolonel Tahir Zemaj kishte vetëm një datë, ate të lindjes më 28 dhjetor 1951.

    Të përjetshëm qofshin herojt dhe vepra e tyre!

    Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi ne!

    Zoti e bekoft dhe ruajtë familjen Zemaj, nga krimi dhe kriminelët.


    Kryeshefi ZORRD, dhe Komandanti i Njësiteve Operative në Lugun e Baranit

    Major Nazif Ramabaja
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #288
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-12-2005
    Postime
    12

    Vetëm Historia do ti zbuloi të gjithat rreth UÇK-së

    Më mundon kur neve jemi shumë të interesuar për të identifikuar të vërtetat dhe gënjeshtrat e mundshme lidhur me qështje të caktuara.
    Personalisht besoi që vetëm Historia do të zbuloi një realitet të plotë,ndërkohë kemi shumë punë për ti dhën asaj pra (Historis)material,ashtu që të mos turpërohet e ardhmja e popullit shqiptar.

  9. #289
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Dora e zeze e LDK-se

    Skandal
    "Sigurimi i atdheut" kërcënon me vrasje oponentët e Rugovës, "dezertorët" e LDK-së, AKSH-në dhe përkrahësit e Shqipërisë etnike

    13.07.2004, 02:15
    Një vit e gjysmë pas "komunikatës nr.001", është lajmëruar përsëri organizata fantome "Sigurimi i atdheut" në komunikatën e dytë me radhë, kësaj radhe me një mori kërcënimesh në shumë adresa. Organizata, e cila përdorë dy logo - njërin me flamurin "kosovar" të dizajnuar nga presidenti Ibrahim Rugova, dhe një tjetër me një shqiponje të bardhë pakashumë të ngjajshme me stemat serbo-malaziase - i paralajmëron "dezertorët e LDK-së" se do ta paguajnë me jetë veprimin e tyre "tradhëtar". Kërcënimet dhe akuzat për tradhëti iu drejtohen edhe Gafurr Adilit, kryetar i FBKSH dhe përkrahësve tjerë të opcionit për bashkimin kombëtar të trojeve shqiptare, që "Sigurimi" e quan "Shqipëri e madhe - rrezik për Ballkanin".

    Në vijim teksti i plotë i komunikatës. / ILIRIA



    SIGURIMI I ATDHEUT

    K O M U N I K A T Ë
    Nr. 002 / 12/07/2004 / Prishtinë

    Sigurimi i Atdheut: Reagojmë ashpër, me rastin e minimit të aktivitetit të LDK-së nëpër degë të ndryshme në Kosovë, nga ana e një grupi dezertorësh, të cilët, në pamundësi për të realizuar synimet e veta idioteske, tradhëtuan djathtizmin kombëtar, duke i dalë përballë atij dhe duke u bërë me vetëdije pararojë e majtistëve kuislingë të cilët kanë vrarë atdhetarët më të devotshëm të Pavarësisë së Kosovës.

    Sigurimi i Atdheut: Tërheqim vërejtjen, se çdo shantazh që Ju dezertorë do të bëni kundrejt degëve dhe nëndegëve të LDK-së, do të pësoni me jetë. Ju ftojmë që për të mirën e familjeve tuaja dhe për të mirën e Kosovës, të reflektoni dhe të kërkoni falje, derisa nuk ka ardhur momenti i fushatës elektorale, kur ju mund të ç’orientoni dhe shantazhoni anëtarë dhe personalitete të tjera të LDK-së, sepse atëherë, ju betohemi se do t’ju godasim pa paralajmërim.

    Sigurimi i Atdheut: Ftojmë qytetarët e Kosovës, posaqërisht anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që të mos bijnë pre e mashtruesve dhe e matrapazëve mospërfillës të cilët kanë dezertuar sot nga LDK-ja duke mos qenë të aftë të kryejnë detyrat e ngarkuara. Ata janë të dezertuar edhe nga interesat e qytetarëve të Kosovës. Ata kanë qëllime mashtrimi dhe nuk janë të aftë për ta drejtuar Kosovën dhe për ta bërë të pavarur. Këta matrapazë kanë ikur nga përgjegjësitë që kanë pasur dhe tani kërkojnë përsëri përgjegjësi nga Ju, të cilëve u tradhëtuan pikërisht në momentin e fundit kur çështja e Kosovës do të fitoj statusin përfundimtar. Ata janë të shitur te majtistët të cilët kanë vrarë dhe po vrasin atdhetarët më të denjë të pavarsisë së Kosovës. Ata janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe sot janë bërë aleatë të majtistëve të cilët i kanë paguar mirë që në të ardhmen t’i kenë për vete kur të vendosin që Kosovën t’ia bashkojnë Shqipërisë. Majtistët duan që ta rikthejnë Shqipërinë e madhe dhe kështu të bëhen rreziku për Ballkanin. Prandaj mos e përkrahni tradhëtinë e cila na e prishë imazhin; ta bëjmë Kosovën sipas planeve të Dr.Ibrahim RUGOVËS, të pavarur demokratike me fqinjësi të mirë dhe të integruar në të gjitha mekanizmat ndërkombëtar.

    Sigurimi i Atdheut: Jemi të informuar edhe për anëtarë të tjerë të “pakënaqur” të kryesisë së LDK-së, të cilët po planifikojnë që në momentin e fundit ta lënë LDK-në të boshatisur dhe t’i kthejnë shpindën Presidentit të Pavarësisë së Kosovës, Dr.Ibrahim RUGOVA. Po këtyre u bëjmë thirrje të tërhiqen nga lojërat e pista dhe të pa krye sepse më këtë strategji ata do të jenë përgjithmonë të humbur. Jemi të detyruar të ju informojmë se njëra nga të rebeluarat e LDK-së mban lidhje dhe ka mbështetje nga ekstremistët të cilët veten e kanë quajtur Armata Kombëtare Shqiptare, dhe synojnë që me forma terroriste ta bashkojnë Shqipërinë, që Kosovën t’ia bashkojnë Shqipërisë dhe me ne të udhëheq Fatos NANO apo Gafurr ADILI i cili është ngusht i lidhur me trashigimtarët e Enver HOXHËS dhe cilësohet si “Enveri i dytë”. Ata kanë plane të shkatërrimit të LDK-së dhe të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë; ndërsa populli i Kosovës ka votuar dhe do ta votojë Dr.Ibrahim RUGOVËN, Presidentin e Pavarësisë. Lëvizja juaj do të fitoj turpin dhe do të vejë në humnerë me majtistët të cilët nuk do të kenë vend në Kosovën e Pavarur.

    Sigurimi i Atdheut: Urdhërat janë të prera. Sigurimi i Atdheut është gjithmonë në mbrojtje të atdheut dhe të strukturave atdhetare të Pavarësisë së Kosovës. Kosova nuk është e vejë, ajo ka burra që i dalin zot.


    Kolonel. R. Miftari


    © 2002-2004 Iliria Network Ltd. All Rights reserved. Të gjitha

  10. #290
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol

    alibab.. a u lodhen shum dosje-komunikat-bërësit e kupit me bë kte pacavren qe ke postuar ti?

    alibab.. ngo mejr..

    sado te sofistikuar e perfid te jene kta miqt e tu qe i bejn kto hartime.. ata nuk munden te bejn e mos te len gjurm..

    Ka shum gjera qe e dallojn dicka te vertete nga e kompozuara ne zyrat e mashtrimit..

    une mund te them dhe se kush eshte autori kesaj pacavre..

    eshte nje gazetar qe punon pran shtabit PDK-ist dhe qe ne shum vrasje ka qene direkt prijes i ningjave polpotiste..

    ai eshte vertet nje mjeshter..

    edhe ne 97 ne Shqiperi ai ka dhene kontribut ne rrezimin e shtetit dhe ardhjen ne pushtet te kanibaleve..

    Pra eshte veteran ne flliqsihane.. ndonse ne moshe nuk i kalon te 40-45-sat.

    ai eshte shum i paftyre e as kuqet kurre ne ftyre..

    ka disa pasosha e i perdor dhe mban bodigard.. dhe eshte te pakten spiun me pages i 3-4 sherbimeve sekrete anti Kosovare.

    eshte servil i madh i nderkombetareve ne Prishtin dhe i ofron dhe femra Kapove te PDK -s si dhe kur mundet dhe te huajve..

    por dihet ne popull se eshte legen pa karakter.

    biznis ka bere me filmimet e Adem Jasharit.

    Nejse..

    Rendsi ka qe Mashtrimi dallohet..

  11. #291
    i/e regjistruar Maska e CooL_Djale
    Anëtarësuar
    11-11-2005
    Vendndodhja
    Prishtine:D
    Postime
    59
    Do zoti sa me pare zbardhet fati i te gjithea vrasjeve ne kosove.
    Populli i gjore vazhdone te etiketoj per ke tja do menja kush kend e vrau,ndersa policia thote hetimet vazhdojn,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, ,,,
    Jo vetem vrasje qe pati shume ne kosoven e pas luftes por edhe shume vete vrasje((
    Gjdo gje e ktheva ne vendin e vete...

  12. #292
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    biznis ka bere me filmimet e Adem Jasharit.
    Po LDK-ja qe e perdori foton e komandantit per fushaten zgjedhore si e shpjegon kete kur Rugova as qe e qan koken te shkoje ndonjehere ne Prekaz.

  13. #293
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    ty dhe cdo alibabe qe i keni barte keto shpifje te qibukeve shikista enverist dhe duar trokit vrasjet e shqypetareve, ju mbetet ne fyt gezimi i dikureshem ka me jau helmu zemeren realiteti se cfare ndodhi me shqypetaret. Dhe aj "dokumet" qe ti ke postu ketu e ka burimin dhe doren qe e ka shkru. mund te ikeni por nuk mund te meshifeni. Haku ashte i rande.



    http://web.kosovalbaner.com/vm/wp-co...mages/logo.png


    Geci: Armend Zemaj e di kush e vrau Tahir Zemajn
    on Shkurt 7, 2012 8:23 pm / 28 comments

    Ish-deputeti dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Gani Geci, ka thënë se e di kush e vrau ish-komandantin e UÇK-së, Tahir Zemajn. Geci ka thënë se si dëshmi ka incizim dhe për këtë është i njoftuar se është në dijeni edhe nipi i Tahirit, Armend Zemaj, që aktualisht është deputet në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    “Nipit të Tahir Zemës që është sot në Kuvend, unë ja kam dhanë incizimin se kush e ka vra Tahir Zemën, ai e di, dhe nuk guxon me qitë. I kam thanë publikojë burrë se migjën ta kanë vra”, ka thënë Geci për 1st Channel
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  14. #294
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    epoka e re e bedri islamit dhe kosova pressi i lumes, dikur ishen lajemetaret e krimit. Nuk mbetet mbase ase e ashtuquajtuna Kosova e lire me do gazetara te kamufelu si "demokrata", demagoga here pas here na fresekojen me histori partizanash,patriotizem enverist!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  15. #295
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Ymer Ymeri në TVMITROVICA për krimet e pasluftës në Kosovë

    http://www.youtube.com/watch?NR=1&fe...&v=hnfHxd_Dlzg






    Peshqit e medhenje te Kosoves(NAZIM BLLACA) rrefen Ymer Ymeri viktime e SHIK-ut

    http://www.youtube.com/watch?v=GEml_GGYGNw
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  16. #296
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Të dyshuarit për vrasjen e Mustafës janë një deputet dhe një polic
    Bota Sot | 09.10.2012

    (I plotësuar)Për vrasjen e Xhemajl Mustafës dyshohen dy persona.
    Njëri është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe njëri është polic ndërkaq arrestimi i tyre pritet që të ndodh së shpejti.
    Emrat e të akuzuarve dihen por se nuk do të flasin derisa të ndodh arrestimi i tyre.

    * * * * *
    Pritet arrestimi i vrasësit të Xhemail Mustafës

    Pas gazetës sonë “Bota sot”, edhe mediat tjera kanë rënë në gjurmë të informacionit për rastin e vrasjes së Xhemail Mustafës, ish këshilltar i Presidentit Ibrahim Rugova. Ditë më parë ne kemi shkruar se hetimet kanë përfunduar dhe se pritet së shpejti arrestimi i vrasësit të Xhemail Mustafës, ndërsa sot këtë e ripohon edhe tv KlanKosova. Ata janë identifikuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe këtë nuk e ka mohuar as EULEX-i, sikurse ky mision ka zgjedhur të heshtë edhe në pyetjen e parashtruar nga gazeta jonë.

    Xhemail Mustafa është vrarë më 23 nëntor të vitit 2000në lagjen “Santea” në Prishtinë, në hyrje të ndërtesës ku jetonte me familjen e tij. BS

Faqja 15 prej 15 FillimFillim ... 5131415

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59
  5. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •