Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Gëzuar festën e falenderimeve

    Gëzuar 'thanksgiving" te gjitheve

    Shpresoj te jeni duke e kaluar me familjaret dhe miqte tuaj ne ngrohtesine e shtepive te pergatitura per festat e fundvitit dhe ne pranine e nje gjeldeti te gatuar mire sigurisht

    Ne te ardhurve ne Amerikane, na takon kjo feste me shume se cdo feste tjeter qe festohet ketu. Shpresoj te jeni mirenjohes per shume gjera dhe uroj qe te plotesoni me shume deshira dhe qellime ne vitin qe vjen.


    Gëzuar,
    Fiori

  2. #2
    Ta haj zemren? Maska e Evi_pogradecari
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    170
    Gezuar edhe nga ana ime
    CuNi Me PaNtAlLoNa Te GjErA

  3. #3
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Gezuar festen

    Lindi

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    ta gezojme festen e gjelit te detit ...
    ju qe jeni ne usa ,kujdes mos hani shumemish turkey sonte ...

    gezuar thanksgiving ..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    gezuar te gjitheve
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,894

    historia e festes

    Në mbarë Shtetet e Bashkuara festohet të enjten (e fundit te muajit nendor) një nga traditat më të vjetra dhe më të respektuara, Dita e Falenderimeve.

    një vështrim historisë së kësaj dite dhe kuptimit të kësaj feste në shekullin e 21-të.


    Gati para katër shekujsh, grupe disidentësh u nisën me anije nga Anglia drejt Botës së Re në kërkim të lirisë fetare.


    Një grup besimtarësh protestantë mbërritën në Plymouth-in e sotëm në shtetin Massaschussetts në fund të viteve 1620. Ata vuajtën shumë gjatë dimrit të tyre të parë në Amerikë. Gati gjysma vdiqën nga uria apo të ftohtit, por me ndihmën e indianëve vendas, kolonët mësuan çfarë ushqimesh të hanin dhe si të ndërtonin shtëpinë që t’u qendronte elementëve të natyrës.

    Festa e parë e Falenderimeve daton në vitin 1621 dhe përkonte me korrjet e vjeshtës, më pak se një vit nga koha që pelegrinët kishin shkelur në Amerikë. Mendohet se në këto festime kanë marrë pjesë rreth 50 pelegrinë e 90 indianë, të cilët në gosti patën ushqime që tani konsiderohen tradicionale për Ditën e Falenderimeve, përfshirë perimet me të cilat ushqeheshin vendasit, dhe pulat e pjekura të detit.

    Por për kolonët, kjo festë e parë ishte me tepër laike sesa fetare. Pjesën më të madhe të tre ditëve të festivalit të vjeshtës u zhvilluan festime dhe lojra, por kjo nuk u përsërit më kurrë. Një festë për t’i shprehur Zotit falenderime të posaçme do të kishte qenë e paimagjinueshme për kolonët tepër fetarë apo puritanë, siç quheshin shpesh, të cilët i përqendronin energjitë e tyre në Sabatin e Krishterë dhe jo në ditë adhurimesh të shpikura nga njerëzit.

    Në fakt, Dita e parë e Falenderimeve e shpallur nga pelegrinët u nderua në verën e vitit 1623 dhe iu kushtua felenderimeve të posaçme Zotit që i kishte dhënë fund një thatësire, dhe kjo ditë ishte relativisht e qetë e pa festime të bujshme.

    Po cili ka qenë imazhi historik për këtë festë gjatë shekujve? Historiani Jeff Kemp, përmend intelektualët e fundit të shekullit të 19-të e fillimit të shekulit të 20-të si krijues të nocionit historik të kësaj dite.

    ”Njerëzit zgjodhën pelegrinët si zanafillën e kësaj feste, pasi ata dukeshin si amerikanët më të pastër. Po t’i referohesh Jamestown-it në Virxhinia, ku në fakt u vendos kolonia e parë me anglezë, banorët ishin pronarë skllevërish. Edhe gjatë periudhës viktoriane, shtetet, ku pronësia mbi skllevërit ishte normë, po shkëputeshin nga Unioni në prag të Luftës Civile dhe po kryenin vepra të dënueshme. Kështu që nuk ishte e udhës që amerikanët e parë të ishin nga Jamestown-i apo nga Bostoni në veri, ku kuakers, sekt të krishterësh kundër luftës, masakroheshin a digjeshin të gjallë. Kështu njerëzit më të shkolluar ndërtuan nocionin se Amerika rrjedh nga anija Mayflower e cila solli pelegrinët në Botën e Re”.


    Imazhi viktorian i Ditës së Falenderimeve nuk shërbeu vetëm si pasqyrë për të vështruar të kaluarën e kombit, por edhe si dritare përmes së cilës amerikanët kanë shikuar të ardhmen. Megjithatë shumë historianë reagojnë menjëherë dhe thonë se nga fundi i shekullit të 19-të, shumica e indianëve të Amerikës ishin shtrënguar të jetonin në rezervate dhe toleranca fetare e barazia raciale donin dekada të tëra të bëheshin realitet.

    Për më tepër, kritikët argumentojnë se sot Dita e Falenderimeve ka kuptim më të gjerë sesa ndjekja e ndeshjeve të futbollit amerikan, ngrënia me tepri apo fillimi i sezonit të blerjeve para Krishtilindjes.


    Profesori i Historisë, Solomon Davidoff, parardhësit e të cilit kanë emigruar nga Evropa Lindore, thotë se, gjithësesi, Dita e Falenderimeve mbetet pjesë e rëndësishme e kulturës amerikane.


    nga: voa

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Happy Thanksgiving te Gjitheve Shqiptareve qe jetojne ne USA.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Laura78
    Anëtarësuar
    23-08-2006
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    157
    Gezuar edhe nga ana ime

  9. #9
    MaJlInDa Maska e bregdetare
    Anëtarësuar
    23-08-2006
    Vendndodhja
    ~><kam humburr spo e di ~~><...
    Postime
    43
    Gezuar festen e ThenksGiving , te gjith shqiptarve ne amerik
    ~^*Ne jet ashtu si ne art ,e bukura gjarperon me kethesa *^~

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    GEZUAR te Gjitheve Shqiptareve qe jetojnE ne USA

    PS:Ne vecanti 2 personave qe i dua me shpirt e kocke {nes e shifni kte postim me merrni nai her ne tel }

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gëzuar festën e falenderimeve

    DITA E FALËNDERIMEVE NË AMERIKË DHE
    MIRËNJOHJA E NJË SHQIPTARO-AMERIKANI NDAJ KËTIJ VENDI


    Nga Frank Shkreli

    Dita e Falenderimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës festohet çdo vit, të Ënjtën e katërt të muajit Nëntor. Këjo festë e ka origjinën në vitin 1621 dhe simbolizon ardhjen e pelegrinëve të parë nga Europa në Masaçusets, me qëllim për të praktikuar fenë e tyre pa ndërhyrje nga askush. Pas një dimëri të fortë, gjatë të cilit thuhet se gjysma e tyre gjetën vdekjen nga dimëri i ftohtë dhe nga mungesa e ushqimeve, ata kërkuan ndihmën e indianëve vendas, të cilët i mësuan ata se si të mbjellnin dhe të grumbullonin të korrat. Një vit më vonë, pothuaj 400-vjetë më parë, kur ata korrën të lashtat e tyre të bollëkshme, pelegrinët vendosën të festojnë grumbullimin e të korrave duke falënderuar Perendinë për dhuratat. Këjo traditë ka vazhduar në Shtetet e Bashkuara me shekuj dhe tani, ajo që quhet Dita e Falënderimeve, gjatë së cilës amerikanët e herëshëm dhe të ardhur më vonë, festojnë jo vetëm mirëqenjen materiale dhe begatinë që ky vend mundëson për ata që punojnë rëndë, por për më tepër është këjo një ditë e cila simbolizon gjithashtu sakrificat e mëdha që pësuan pelegrinët si dhe përpjekjet e tyre, që me çdo kusht, të jetonin në liri.
    Është bërë traditë që çdo vit, që në këtë ditë, presidenti i Shteteve të Bashkuara lëshon një deklaratë. Edhe sivjet, Presidenti i tanishëm, Barak Obama, tha në deklaratën e tij me këtë rast se, "Dita e Falenderimeve na jep rastin që të tregohemi mirënjohës për bekimet që kemi marrë si dhe për lirinë që gëzojmë", duke shtuar se ''këjo traditë na kujton secilit prej nesh, pa marrë parasyshë prejardhjen tonë, fenë ose kush jemi, ose nga vimë -- në thelb -- ne jemi pikëspari dhe mbi të gjitha, Amerikanë."
    Edhe unë si njëri nga këta amerikanë i ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në moshë të re, 43 vjetë më parë me frymëzimin e vetëm për të jetuar në liri dhe në dinjitet, si shumë shqiptaro-amerikanë dhe miliona të tjerë nga e mbarë bota, në këtë ditë të Falënderimeve, ofroj mirënjohjen këtij vendi dhe falënderimet e mia ndaj Perëndisë për strehimin dhe për lirinë që unë dhe secili prej nesh gëzojmë në këtë vend.
    Ashtu si edhe pelegrinët e pare, pothuaj 400-vjetë më parë në Masaçustes, edhe unë me të arritur në Shtetet e Bashkuara para më shumë se katër dekadash dhe me shijimin e parë të jetuarit në liri, gjithmonë kam qenë dhe vazhdojë të jemë mirënjohës për ato që më ka ofruar ky vend, mbi të gjitha lirinë dhe trajtimin e barabartë para ligjit, si dhe mundësitë për të zhvilluar talentin, pa marrë parasyshë prejardhjen ose fenë. Jo se rrugët e këtij vendi janë të shtruara me flori, përkundrazi, kërkohet mund e djersë për të përparuar, por ajo që e dallon këtë vend, është fakti se mundësitë dhe liria janë të barabarta për të gjithë, pa marrë parasyshë se nga cili kënd i botës vjen. Me atë arritur në këtë vend më 1970, unë e ndjeja veten si pelegrinët e parë, i frymëzuar për të falenderuar Perendinë dhe për të festuar mundësitë që më dha ky vend, si shumë bashkatdhetarve tonë shqiptaro-amerikanë. Fatbardhësisht, si shënjë e pare e kësaj lirie, unë kisha mundësinë që këto ndjenja t'i shprehja me shkrim duke mbrojtur liritë dhe vlerat si dhe mundësitë që ofronte ky vend për imigrantët e ri, siç isha unë në atë kohë. Ndjenjat e mia të falenderimit dhe mirënjohjes ndaj këtij vendi janë njësoj sot si në fillim të viteve 1970-ave. Në një prej artikujve të parë modest që kisha shkruar për gazetën e kolegjit si student i viteve të para, në një kryeartikull në anglisht (bashkangjitë këtij shkrimi), se "unë erdha në këtë vend me qëllimin për të bërë një jetë më të mirë në botën e re, në një vend ku mbizotëron liria dhe e drejta e barabartë për të gjithë." Vetëm më pak se tre vjet në këtë vend, kisha shkruar se "Unë nuk jam i zhgënjyer" me Amerikën, duke shtuar se, "nuk po nguli këmbë se ky vend është një shoqëri e përsosur, për arsyen se nuk besoj në një shoqëri të përsosur", andaj edhe Amerika ka të meta. Ashtu si edhe pelegrinët e parë, në shkrimin e vitit 1973, për gazetën e kolegjit Lehman, isha shprehur se me ardhjen në Amerikë, "e ndjeja veten dhe kisha besimin e patundur se në këtë botë të re, bekimet e lirisë do të viheshin në pah, do të konkretizoheshin dhe do të provoheshin. Me të zbritur në këtë kontinent, zemëra ime u mbush me ndjenja pavarësie personale....''
    Megjithëse kur i kisha shkruar këto rreshta isha në një moshë tepër të re, e vërteta është se edhe sot pas 43 vitesh në këtë vend, ndjenjat e mia të mirënjohjes dhe të falenderimit për lirinë që gëzojmë dhe për mundësitë që Amerika më ka dhënë mua dhe familjes time -- nuk kanë ndryshuar aspak. Në të vërtetë do e shkruaja edhe sot të njëjtin artikull, ndoshta vetëm me ndonjë ndryshim të vogël drejtëshkrimor, aty këtu, duke përfunduar tani – në Ditën e Falendërimeve 2013 -- si dhe atëherë se, "Jam krenar dhe e ndjejë veten të privilegjuar që jetoj në këtë vend. Sa fat dhe kënaqësi është që të jetosh në liri". Për këtë falënderoj, mbi të gjitha, Perëndinë.

    Frank Shkreli

Tema të Ngjashme

  1. Gëzuar festën e Kurban Bajramit
    Nga PrInCiPiEl në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 160
    Postimi i Fundit: 26-10-2012, 14:20
  2. Gezuar festen e Sulltan Nevruzit 2009
    Nga Bel ami në forumin Komuniteti bektashi
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-03-2009, 00:19
  3. Gezuar festen e Shenkollit-besimtareve kristjane
    Nga Kallmeti në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-12-2002, 16:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •