Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Endrrimtari
    Anėtarėsuar
    10-04-2004
    Postime
    63

    Uterus Bicornis

    Pershendetje,

    Edhe nje here une me nje semundje me te cilen ballafaqohet perseri nje e aferme imja
    Personi qe ka kete diagnoze eshte e martuar qe 14 vjet dhe nuk ka femije, kater here ka ngelur shtatzene por ka abortuar tek muaji i trete dhe i katert. Ne fund kur ishte ne Zvicer ngeli shtatzene, abortoi ne muajin e trete dhe mjeket konstatuan se ka nje deformim ne miter, te cilen e emertuan me diagnozen Uterus Bicornis ( duket nje degezim i mitres qe nuk lejon zhvillimin e metutjeshem te femijes )


    Pyetja ime eshte kjo nese dini dicka me shume per kete diagnoze dhe a ka mundesi evitimi te kesaj anomalie, a ka mundesi operimi, nese sherimi behet me operim, keni degjuar ndonje rast te tille qe ka pasur sukses dhe pacientja pastaj ka ngelur shtatzene, me thoni behen operime te tilla ne Shqiperi ?

    Flm shume per vemendjen dhe seriozitetin tuaj per shqetesimin tim teper te madh qe kam per te afermen time

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Endrrimtari
    Anėtarėsuar
    10-04-2004
    Postime
    63
    Ju lutem te me jepni ndonje keshille, apo te pakten ndonje faqe shqiptare ku behet fjale per kete diagnoze

    White_Angel nese ke mundesi me dergo ndonje gje per kete teme, ndryshe te pershendes, moti ste kam pare

  3. #3
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Varet tek tipi i duplikimit qe ka ne uterus,cuno.

    Perderisa thua qe ka ngelur shtatzene 4 here do thote qe ajo hyn tek 30% i femrave me uterus bicornis qe kane tendence nderprejeje te shtatzanise ne nje stad shume te hershem i cili si le shanc mbijetese,pra fetusi nuk arrin te implantohet ne nje pozicion te atille ne uterus qe i lejon zhvillimin.Ajo do bente mire te bente nje ultrasound ose histerosalpingogram se keshtu nga larg s'mund te themi gje.

    Njoh raste qe kane patur nje shtatzani te sukseseshme por kane patur nje perkujdesje speciale nga mjeku plus dhe ne shume raste kane patur lindje premature.Plus dhe raste te tjera me zhvillim te ngadalshem te femijes etj.

    Meqe ka qene ne Zvicer te kishte konsultuar nje gjenekolog te afte dhe bazuar nga rasti konkret i saje do i kishte dhene nje rrugezgjidhje.Persa i perket Shqiperise as s'ja kam idene se ca bejne ose s'bejne.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 24-11-2006 mė 19:43
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  4. #4
    Ne bregdet Maska e Asriana
    Anėtarėsuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    186
    Citim Postuar mė parė nga Endrrimtari
    Ju lutem te me jepni ndonje keshille, apo te pakten ndonje faqe shqiptare ku behet fjale per kete diagnoze

    White_Angel nese ke mundesi me dergo ndonje gje per kete teme, ndryshe te pershendes, moti ste kam pare
    Pershendetje dhe shpreh keqardhjen time ne lidhje me shtatezanine e saj qe eshte nderpre per te 4-ten here.Un kam degjuar qe nje person i tille ka ''rrezus'' prandaj edhe shtatezania i nderpritet,megjithate po te konsultohet me nje mjek speialist ai mund ti japi fare mire nje kure me ilace per t'a kuruar edhe per kete anomali te sajen !

  5. #5
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar mė parė nga Asriana
    Pershendetje dhe shpreh keqardhjen time ne lidhje me shtatezanine e saj qe eshte nderpre per te 4-ten here.Un kam degjuar qe nje person i tille ka ''rrezus'' prandaj edhe shtatezania i nderpritet,megjithate po te konsultohet me nje mjek speialist ai mund ti japi fare mire nje kure me ilace per t'a kuruar edhe per kete anomali te sajen !
    Zemra,je totalisht gabim,shtatzania i nderpritet ngaqe ne miter ka dy"horns",te cilat s'lejojne zhvillimin e metejshem te fetusin.Pra,shkurt hesapi fetusi s'ka me vend ku te zhvillohet.

    Kure me ilace?S'ka kure,s'eshte infeksion qe mund ta kalosh nder te tjere me anti-biotika.Ne raste specifike mund te korrigjohet me metroplasti(nderhyrje qe bashkon dy gjysmat uterine).Por nje nderhyrje e tille mund te dobesoje uterus,me pasoje adesione te pelvikut te cilat mund te zbresin shume mundesine per te ngelur shtatzene.DHE nese behet nje nderhyrje e tille duhet ti heqet femija nga barku me operacion Cezarian sapo ti zhvillohen mushkerite.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 25-11-2006 mė 09:41
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Endrrimtari
    Anėtarėsuar
    10-04-2004
    Postime
    63
    Blue_sky dhe Asriana.

    flm per kujdesin tuaj dhe pergjigjet

    nese ka mundesi te me thoni per ndonje rast te ndodhur te ngjashem qe ka bere operim te uterusit, pra bashkimin e dy brinjve te mitres ne nje miter normale dhe qe pastaj te kete mundur te kete ngelur shtatzene, ne mos ne rruge normale, atehere in-vitro (sepse ky lloj fekondimi po ka sukses ne Turqi, ngase shume te njohur te mi jane bere keshtu me femije, te mos harrojme e kam fjalen per gra me mitra normale por qe nuk kane mundur te ngelin shtatzena)

    Akoma pres ndonje pergjigje per ndonje klinike apo ndonje mjek ketu afer Shqiperi, Maqedoni

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Endrrimtari
    Anėtarėsuar
    10-04-2004
    Postime
    63
    Athua mjeket-gjinekologe e vizitojne kete forum ?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Endrrimtari
    Anėtarėsuar
    10-04-2004
    Postime
    63
    Akoma po ju pres

  9. #9
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Kirurgjia nuk eleminon mundesine per te ngelur shtazene, dhe ne rastin uterus bicornis eshte e vetmja zgjidhje per te cuar nje shtatzani deri ne fund ose te pakten te kete mundesi te linde me nderhyrje cezariane.
    Megjithate para kesaj duhet saktesuar se cfare lloj uterus bicornis eshte pasi UB mund te jete uterus bicollis ose uterus unicollis, dhe secila ka specifikat e veta.
    Per kete nevojiten ekzaminime imazherike si ECHO (ultrasound), histerosalpingografia por me e sakta dhe me e pagabueshmja eshte rezonanca magnetike.
    Nderhyrja kirurgjikale e nevojshme per ke korrigjuar kete defekt te lindur quhet metroplasti e hapur (open metroplasty).

    Pershendetje, SS.

  10. #10
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar mė parė nga Endrrimtari
    Akoma po ju pres
    Pritjet do i konsumoje ne forme me konstruktive tek ndonje mjek gjenekolog.
    Operacioni i bashkangjitjes te dy gjysmave uterine eshte me abdominal te hapur,e nje operacion i tille mund te demtoje uterusin dhe te rezultoje ne adezione te pelvikut te cilat zbresin mundesine e shtatzanive.Nese nje femer ngel shtatzene mbas nje operacioni te tille femija duhet ti hiqet sapo ti zhvillohen mushkerite.Gjenekologet e keshillojne shume rralle nje nderhyrje te tille si pasoje e komplikacioneve te mesiperme.
    Mire qe po ben in-vitro,po ku do e coje fetusin ajo pastaj nese ka demtime ne uterus?

    Mund te shtoj nje mendim te ketij momentit?
    Gjithe ato jetime ne Shqiperi ne befotrofe,gjynah te mos kaloje njeriu ne adoptim kur perballet me raste te tilla.Mgjth,mesa kam pare kultura e adoptimit ka hyre shume pak ne Shqiperi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 07-12-2006 mė 18:29
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Endrrimtari
    Anėtarėsuar
    10-04-2004
    Postime
    63
    SunRiser dhe Blue sky flm per pergjigjet !


    Personi qe ka kete deformim i ka te gjitha analizat dhe e di saktesisht shkallen e deformitetit, po meqe une smund te sjell gjithe pershkrimet qe mjeket zvicerane i kane bere fotografive te mitres se saj, deshiroj te di se nese ne Shqiperi behen keto lloj operacionesh, pasi qe une jam i zene dhe spo kam mundesi qe vet te kontaktoj me ndonje mjek ne Shqioeri, po pa e ditur personi ne fjale, ngase ajo nuk e di qe une jam interesuar qe ajo ta bej nje zgjidhje, ngase ajo tashme ka hequr dore nga shtatzenia, por ne te afermit e saj kemi bere nje fond parash dhe duam te gjejme nje gjinekolog te zotin ketu diku afer, ngase ne perendim duhet vize e gjera tjera te nderlikuara. Edhe dicka te theksoj se ajo ishte gjate luftes ne Zvicer, por sapo perfundoi lufta nuk iu vazhdua lejeqendrimi, po edhe sic tregon ajo mjeket zvicerane punen e pasjes se femijeve e konsiderojne nje lloj luksi dhe punen e ketij operacioni e trajtojne si nje operacion plastik, pune qejfi e luksi. Eshte ceshtja se ne duam qe personin ne fjale ta shohim te lumtur, jo ngase duhet patjeter me pase femije, po ne e dime se edhe pse ajo e mohon me goje, me zemer e do po aq shume. Nuk di se po me kuptoni, ngase edhe u bera ngapak konfuz, e kam frike edhe i merzitshem.

    Flm. nese me jepni nje pergjigje me konkrete, pa predikim, nese vertet e kuptoni hallin im

  12. #12
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Nqs moderatoret nuk e konsiderojne si reklame, une do rekomandoja ta kontaktonit dr.sc. Selami Sylejmanin (www.ginekos.com, aty e gjen dhe emailin) per ta shqyrtuar problemin e cekur. Eshte gjinekolog me pervoje dhe eksperti me i njohur ne fushen e diagnostikes ultrasonografike. Njekohesisht eshte dhe kryetar i Shoqates se Kosoves per Aplikimin e Ultratingullit ne Mjekesi (www.kosovaultrasound.com).

    Meqe eshte ne pyetje nje anomali kongjenitale e mitres, une jam skeptik sa i perket rezultateve te ndonje intervenimi kirurgjik, se paku ketu tek ne.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Endrrimtari
    Anėtarėsuar
    10-04-2004
    Postime
    63
    Pershendetje Shiu dhe flm per kujdesin dhe seriozitetin me te cilin ke marre ceshtjen qe shtroj ketu

    Flm gjithashtu edhe per adresen e ketij gjinekologu, edhe pse me duhet ta them me keqardhje, ka humbur besimi tek mjeket tane ketu ne Kosove.
    Vdesin pacientet sikur me ngordhe mizat pa u marre kush ne pergjegjesi
    Megjithate do te shikojme kete mundesi

    Shiu, te pershendes dhe njehere

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •