Pershendetje,
Edhe nje here une me nje semundje me te cilen ballafaqohet perseri nje e aferme imja
Personi qe ka kete diagnoze eshte e martuar qe 14 vjet dhe nuk ka femije, kater here ka ngelur shtatzene por ka abortuar tek muaji i trete dhe i katert. Ne fund kur ishte ne Zvicer ngeli shtatzene, abortoi ne muajin e trete dhe mjeket konstatuan se ka nje deformim ne miter, te cilen e emertuan me diagnozen Uterus Bicornis ( duket nje degezim i mitres qe nuk lejon zhvillimin e metutjeshem te femijes )
Pyetja ime eshte kjo nese dini dicka me shume per kete diagnoze dhe a ka mundesi evitimi te kesaj anomalie, a ka mundesi operimi, nese sherimi behet me operim, keni degjuar ndonje rast te tille qe ka pasur sukses dhe pacientja pastaj ka ngelur shtatzene, me thoni behen operime te tilla ne Shqiperi ?
Flm shume per vemendjen dhe seriozitetin tuaj per shqetesimin tim teper te madh qe kam per te afermen time
Krijoni Kontakt