Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18

Tema: Orinda Huta

  1. #1
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    Orinda Huta

    Orinda Huta - Gjithmone "Baby"


    - Orinda, pershendetje!

    Ku jeni ne keto momente dhe me ēfare jeni duke pregatitur?

    Ne keto momente jam ne Shqiperi duke u pergatitur per “Kengen magjike” dhe ne te njejten kohe duke vazhduar studimet ne “Universitetin e Europian te Tiranes”.

    - Per cfare studioni?

    Kete vit jam ne vitin e pare ne “Universitetin Europian te Tiranes”, per “Marredhenie Publike-Komunikim” ose ndryshe PR (Public Relation).

    - Ēdo kenge e juaja qe prej fillimit ka qene hit ndaj dhe albumi juaj eshte nder me te shumepriturit. Kam degjuar qe albumin e keni gati ne perfundim dhe prisni momentin per ta publikuar. shte e vertete?

    Albumi per publikun do vij atehere kur une ta kem ne duart e mia. Vertet albumit i duhen dhe pak kenge per t'u hedhur ne treg por une nuk dua te flas para kohe...

    - Keni menduar per ndonje titull per albumin?

    Akoma jo Elbino, akoma jo...

    - Cilet kane qene artistet me te cilet keni bashkepunuar?

    Soni, Julka, Flori dhe Elvana...

    - Po vjen fundi i vitit. Ēfare nga projektet e 2006 ju ka mbetur pa realizuar e cilat do te jene projektet paresore per Orinden gjate 2007?

    Siē ju tregova me pare jam duke u pregatitur per “Kengen magjike” e cila eshte e rendesishme per mua kete vit sepse vi me nje fryme te re. Ne projektet e 2007 nuk po e perfshij me albumin. Ai do vi atehere kur te jete gati. Tani per tani nuk e kam gati prandaj nuk dua te flas per ate. Ndoshta ne vitin 2007 do i sjell publikut dicka te re, larg kenges...

    - Sa perqind te vetvetes gjeni ne kenget qe kendoni?

    Ne te gjitha kenget qe kam kenduar e kam ndjere veten te plotesuar. Do te vecoja kengen e fundit te realizuar nga Aida Baraku dhe Darko Dimitrov... Kenge e papare...

    -Keni tentuar apo keni krijuar ndonje prej kengeve qe do te jene ne album? I keni perzgjedhur vete kenget e tij apo ja keni besuar zgjedhjen kompozitoreve?

    Nuk kam tentuar te krijoj asnjeren prej tyre. Do kisha patur shume deshire por eshte pamundur te shkruaj apo te perkthej nje gjuhe qe e njoh shume pak. Une muziken e ndjej, e dashuroj dhe perballe saj une mbetem pa fjale...

    Kenget e albumit nuk i kam perzgjedhur vetem une.

    - Kush jane kenget apo artistet Dance qe preferoni me teper? Cilin album muzikor jeni duke degjuar momentalisht?

    Hahaha e bukur kjo pyetje... Njerezit shpesh mendojne se une duke qene se kam bere dy kenge dance duhet te degjoj e te kem kengetar te preferuar te dance-t.

    Por jo Elbino. Orinda nuk ka kengetar te preferuar ne rrymen dance. P.Sh tani Orinda eshte duke degjuar albumin e nje kengetari francez qe e pelqen shume. Patrick Bruel quhet dhe kenga qe po degjon tani, tani eshte "Au cafe des delices", pra nuk ka asnje lidhje me dance.

    - Ka qene kenga dhe te kenduarit, diēka qe e keni enderruar qe e vogel apo ishte nje pasion i cili lindi gjate adoleshences?

    Ka qene nje pasion qe lindi qe kur isha e vogel dhe qe vazhdon te me mbaje dhe tani...

    -Si imagjinoni se do kishte shkuar karriera juaj muzikore nese Flori nuk do
    ju kishte propozuar te kendonit "Jo nuk mundem pa ty
    "?

    Elbino nuk e di c'te them. Nuk e di ne eshte pelqyer kjo kenge apo jo qe te te kthej nje pergjigje me konkrete. Per mua, ajo eshte nje kenge e bukur. Kishte vite qe ishte krijuar per mua dhe une e kendova vetem disa muaj me pare.

    - Ēfare mendimesh rrotulloheshin ne mendjen tuaj kur tek "Kenga Magjike" ne debutimin tuaj, ju rikthyen tre here ne skene? Eshte diēka qe nuk e shohim dhe aq shpesh te ndodh ne festivale...

    Aaaaa “Kenga Magjike” me ka bere te ndjehem nen magji edhe pse nuk besoj fare ne te. Falenderoj jashtmase Ardit Gjebrene qe me ka mbeshtetur aq shume. Ishte edhe merite e tij qe une u ktheva tre here ne skene. Nje falenderim i madh shkon edhe per publikun qe me dha aq shume lumturi me duartrokitjet e tij...

    - Po heren e fundit (tek K. M) sa te ndryshme e gjetet veten, nga ai moment i pare?

    Heren e fundit pata nje incident ne skene. Per pak rashe nga skena por edhe pse nuk ishin duartrokitjet e para me pelqeu qe ata u shqetesuan per mua. Ne fund te kenges ata u hutuan aq shume saqe harruan edhe te duartokisnin si heren e pare...

    - Kenga "Parajsa" nje bashkepunimi i juaji me Elvanen,Florin dhe Julken eshte nje prej kengeve me te kerkuara te viteve te fundit.Seicili prej jush tashme ka gjetur nje karriere te suksesshme si solist.Vazhdoni ta ruani kete miqesi dhe a do te kemi ndonje bashkepunim te dyte te ketij lloji?

    Sigurisht qe e ruajm miqesine...

    -Bezdiseni kur ende vazhdojne te ju therrasin "Baby"?

    Asnjehere nuk kam per t'u bezdisur nga kjo fjale. Keshtu me ka pagezuar Ardit Gjebrea dhe me shkoi mbare, per me teper une sado te rritem nuk mund te iki nga natyra e nje "Baby"

    - Me ngjasoni shume me Micha Barton e serialit "O.C". Keni pothuajse te njejten embelsi, pamje, menyre te foluri dhe shije ne veshje. Kush kujdeset per prezantimin tuaj te pergjithshem?

    Me vjen keq te te them qe une nuk e njoh kete aktore por mund te te them qe per paraqitjen time skenike kujdesem vetem une. Kete vit ne “Kengen Magjike” eshte kujdesur edhe Aida Baraku, autorja e kenges time "Nisu, Arratisu"

    - Vajzat e preferojne se shumti stilin tuaj te veshjes. Ēfare do te keshillonte Orinda si te domosdoshme ne veshje dhe tualet per stinen e dimrit?

    Ne veshje kete vit kam preferuar te jem shume ekstravagante dhe kam perdorur shume ngjyrat e ndezura, per te larguar ndjesine e ftohte te dimrit. Ne tualet, une nuk perdor me shume se nje rimel per syte... edhe ne intervistat televizive qe kam dhene kohet e fundit kam dale e lyer vetem me nje rimel. Nuk perdor tone prandaj nuk kam c'te keshilloj per vajzat.

    -Jashte biznesit muzikor...eshte jeta e perditshme po aq intesive sa edhe jeta ne muzike?

    Pak a shume, po. Sic ju thashe pak me lart, shume shpejt do i sjell publikut nje Orinda larg kenges por prape e dashuruar me te...

    (Shenim i autorit: Ne e pyetemOrinden se per cfare projekti behej fjale, por ajo vec na premtoi qe kur te jete finalizuar si projekt do te na njoftoj, pasi nuk deshiron qe te flase perpara kohe)

    - Shume artiste i jane larguar vendit dhe ende vazhdojne, po Orinda ?

    Jam larg kesaj ideje. Nuk kam aspak deshire te largohem nga Shqiperia. E dua aq shume dhe nuk mund te iki nga ajo. Ndoshta me vone me ndodh, por ajo gje qe do duhet te me largoj nga Shqiperia, duhet te jete vertete e rendesishme per mua.

    -Po ne Nju Jork nuk do na vini? Te pakten per vizite (koncert dmth)

    Do te kisha shume deshire te vija por akoma nuk me eshte bere ftesa... Eshte rruge e gjate nga Amerika deri ne Tirane dhe ftesa do pak kohe te vi...

    Pergatiti: Elbino
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Misteri i Orindės, origjina e panjohur irlandeze

    Duket si njė histori e trilluar kryekėput. Por qė Orinda Huta nuk e mohon. Pas njė hezitimi tė gjatė, ajo ka pranuar mė nė fund tė rrėfejė diēka nga e gjithė kjo thashethemnajė qė po qarkullon prej ditėsh nėpėr kafenetė e Tiranės. Qė me sa na tregon vetė ajo, qenka mė shumė se njė thashethem. Kėngėtarja nuk ka dashur tė japė deklarata tė prera pėr origjinės sė saj tė panjohur. Ka vendosur t’u pėrgjigjet disa prej pyetjeve, me qėllimin qė t’u vėrė pritė fantazive tė shfrenuara tė njerėzve, qė po ia deformojnė shumė historinė tė cilėn ajo ende nuk e ka zbuluar tė plotė as vetė


    Ka kohė qė nėpėr kafenetė e Tiranės e nė mes miqve tė tu po qarkullon gjithnjė e mė shumė njė thashethem disi i ēuditshėm, sipas sė cilit ju nuk qenkeni shqiptare, por irlandeze, e se sapo keni gjetur prindėrit tuaj tė vėrtetė atje nė Irlandė. Pak e vėshtirė pėr ta besuar. A ėshtė thjesht njė thashethem qė nuk i duhet vėnė veshi, apo ka vėrtet diēka tė vėrtetė nė kėtė histori?

    Tė them tė drejtėn, nuk kam pikė dėshirė tė flas pėr kėtė gjė, tė paktėn jo nė kėtė moment. Por duke parė se ky thashethem po merr dhenė, ndjej se duhet t’i bėj njė lloj prite fantazive tė shfrenuara tė njerėzve qė ndėrsa e qarkullojnė tek njėri-tjetri kėtė histori, i shtojnė asaj detaje sipas qejfit tė tyre. Kjo gjė po mė shqetėson shumė, nė njė kohė kur unė ende nuk e kam tė qartė vetė variantin e plotė tė kėsaj historie.

    Kjo do tė thotė qė nė gjithė kėtė thashethemnajė, paska diēka tė vėrtetė?

    Nė kėtė moment unė mund tė them se ajo ēfarė ke dėgjuar gjithė kėto ditė, nuk ėshtė thashethem. Ama nuk jam akoma gati pėr tė dhėnė ndonjė deklaratė tė prerė tė tipit: Unė kam zbuluar se njerėzit qė mė kanė rritur mė kanė adoptuar e se origjina ime e vėrtetė ėshtė irlandeze. Ėshtė akoma shpejt pėr tė dalė nė kėtė pėrfundim. Unė nuk dua tė nxitohem pėr tė dalė nė pėrfundime qė ma pėrmbysin krejt tė shkuarėn time. Jam shumė e tronditur nga e gjithė kjo qė po mė ndodh, ndaj do t’u lutesha njerėzve, tė njohurve tė mi kryesisht, qė tė mos deformojnė mė shumė kėtė histori qė po mė lėndon jo pak.

    Kjo ėshtė njė histori shumė intime, si iu doli jashtė kontrollit, pra si pėrfundoi nėpėr tryeza kafenesh si thashethemi i ditės?

    Ndoshta prej miqve. Mė vjen keq qė e pohoj kėtė, por prej tyre duhet tė ketė dalė. Kam pasur nevojė tė flas me ta nė ditėt kur po kuptoja se diēka po ndodhte me mua.

    Ēfarė po ndodh nė fakt?

    Kėtė po pėrpiqem tė mėsoj dhe unė. Tė lutem mė lėr pak kohė sa ta zbuloj. Tė siguroj se do ta rrėfej pasi ta kem zbuluar.

    Gjithsesi, diēka mund tė na thuash nga e pati shkakun e gjithė kjo histori, pėr tė cilėn ti vetė thua se nuk ėshtė thashethemnajė?

    Nė kėto dy vitet e fundit, pasi mbusha 18 vjeē, prindėrit e mi nisėn tė mė shqetėsonin pak e nga pak, ndėrsa nisėn tė mė tregonin ca histori tė ēuditshme.

    Pėr ēfarė?

    Tė lutem, nuk dua tė kaloj nė kėshtu detajesh. Kjo ėshtė njė histori shumė delikate, pėr tė cilėn unė po pranoj tė them diēka vetėm qė tė mund t’i vė fre fjalėve tė njerėzve.

    Dakord, po u largohemi detajeve. Por a mund tė mė thuash se kur nise tė dyshosh vėrtet pėr origjinėn tėnde?

    Ndoshta qė nė ato herėt e para qė shkoja nė Irlandė. Mė ēudiste nė fillim kėmbėngulja e prindėrve tė mi qė pėr pushime tė shkoja gjithmonė atje. Pikėrisht atje do tė kuptoja se diēka po ndodhte nė jetėn time. Do tė nisja tė dyshoja edhe mė fort kur njė ēift irlandez qė njoha atje, kėrkonte tė mė birėsonte. Nė fillim kjo mė bėri pėr tė qeshur, sepse nė fakt ishte njė histori qė po mė pėrsėritej pėr tė disatėn herė. Edhe kėtu nė Tiranė, kur kam shkuar nė kishė, mė ka ndodhur qė ēifte amerikane mė janė afruar dhe mė kanė kėrkuar tė mė birėsonin. Ndaj njė gjė e tillė mė ishte shndėrruar nė njė lojė. Por shpejt do tė kuptoja se atje nė Irlandė kėmbėngulja e ēiftit pėr tė mė birėsuar nuk ishte aspak njė lojė. Shumė gjėra tė tjera qė do tė ndodhnin mė pas do tė mė tronditnin jo pak.

    Ndoshta sepse do tė bindnin se ata janė prindėrit e tu tė vėrtetė?

    Nuk dua tė them asgjė tani pėr tani. Unė di qė kam dy prindėr shqiptarė, me tė cilėt kam plot 19 vjet qė jetoj. Jam rritur nė atė shtėpi. Pjesa tjetėr e kėsaj historie mė dhemb shumė dhe nuk dua ta besoj.

    Pas gjithė kėsaj historie, a mund tė ndodhė qė Orinda Huta tė largohet pėr fare nga Shqipėria?

    Unė nuk e mendoj dot kurrė qė ta braktis familjen time. Do tė shkoj shumė mė shpesh nė Irlandė, mund tė rrijė atje mė gjatė nga ē’kam qėndruar nė gjithė kėto kohė, por s’mund tė largohem nga shtėpia ime. Nė gjithė kėto vite jam mburrur me tė qenit puro tiranase dhe do tė vazhdoj tė them se jam puro tiranase. Njeriu beson mė shumė atė qė do tė besojė, apo jo!?

    Nuk tė tundon aspak ideja se nė Irlandė mund tė bėsh njė jetė shumė mė tė mirė se kėtu?

    Kjo ėshtė gjėja e fundit qė mund tė mendosh, kur gjendesh nė njė situatė tė tillė. Unė jam shumė e kėnaqur me jetėn qė kam bėrė nė kėto 19 vjet. E tani do tė tė lutesha ta mbyllim kėtu kėtė bisedė. Mė duket se fola mė shumė se ē’duhet.

    Atėherė le tė kalojmė nė pyetje tė tjera, qė ta mbyllim ndryshe kėtė intervistė, pa tė tė lėnė shijen e keqe. Sapo ke nxjerrė njė klip tė ri. Ēfarė do vijė pas tij?

    Meqė fitova ēmimin diskografik tek festivali “Kėnga magjike”, shtėpia diskografike “Super Sonic” do tė mė mundėsojė realizimin e njė albumi tė ri dhe dy klipeve tė reja. Mund tė them me bindje se pėr sa i pėrket muzikės, jam nė njė fazė shumė tė mirė. Ndjehem e realizuar nė kėto kohė, ndėrsa kam nisur dhe studimet e larta pėr Public Relation nė universitetin Evropian tė Tiranės. Kaq do tė mė mjaftonin pėr t’u ndjerė shumė mirė. Por ja qė ndodhin dhe gjėra krejt tė papritura qė nuk tė lėnė rehat. Megjithatė do tė kalojė dhe kjo situatė. Jam e bindur pėr kėtė
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    vertet nje yll eshte ,


    ps: nje thashethem tjeter per ORINDEN qe eshte afruar si shume me CANIN

  4. #4
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    zerin e ka te bukur gjithashtu edhe kenget e saj me pelqejn pastaj kur i shof kto fotot me duket akoma si kalama lol
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    God is coming and SHE is mad

  5. #5
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454

    Orinda Huta,sirena magjepsėse

    Orinda Huta.Kur Tv Arberia kerkonte nje yll,ajo u shfaq me tere madheshtine e saj dhe ngadhenjeu ne ate spektakel.
    Pamja e saj engjellore te ben per vete qe ne shikimin e pare kurse zeri i saj misherohet bukur me kenge.
    Na ka dhuruar shume kenge,me t enjohurat jane :"Tani e di ","Harrova te marr fryme","Nisu arratisu"..etj.
    Pjesemarrese ne shume festivale,ajo eshte nje gur i ēmueshem ne gjerdanin e muzikes shqiptare.
    ArsGothicė

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Me pelqejn kenget e Orinda Hut-es , eshte nje kengetare e mrekullushme
    #VamosArgentina

  7. #7
    M1ST3R10Z3 @k47 Maska e Michaela
    Anėtarėsuar
    27-03-2007
    Vendndodhja
    BrEnDa NjE mIsTeRi
    Postime
    487
    Po qe Orinda Huta e bukur te gjithe te tjeret jane ylla fare pfffffffffffffff...sa per kenget i ka te bukura po vete ncncncnc
    GjERMONE E LOGEL SA NJE GOGEL!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e OpErAtOr
    Anėtarėsuar
    18-12-2006
    Vendndodhja
    Tirana
    Postime
    13

    orinda

    Ej degjoni se lat nam me keto tema se nuk ka as lezet. Nqs nuk dini per ca te hapni tema, me mire mos hapni fare se sa hapni keto idiotesira. Edhe orinda sa per sirene nuk eshte, se ka me te bukra sa te duash , per te kenduar nuk di fare po shyqyr qe e rregullon zerin me kompjuter se do linte nam. gjithe te mirat edhe mos hapni me kshu temash.
    E Dua Shqiperin Si Shqipetari Ameriken

  9. #9
    ~*---LEPURUSHKE---*~ Maska e 100% BRUNE-BABY
    Anėtarėsuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    Nuk eshte puna jote!E more vesh?????
    Postime
    168
    Orinda eshte simpatike jo e bukur!
    Kenget i ka te lezetshme!
    DEUTSCHLAND & LUKAS PODOLSKI=NUMBER 1

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-10-2007
    Postime
    1
    Shume e mire eshte Orinda lerini llafet kot flisni...
    Bravo Ori...

  11. #11
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    une e njoh mire orinda huten !!! edhe them me plot bindje qe eshte shqiptare!!! po ashtu edhe per zerin qe ka me te vertete e ka te bukur !!! pa mburrur shume !!!gjithe te mirat te gjithe !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    Citim Postuar mė parė nga SaS Lexo Postimin
    une e njoh mire orinda huten !!! edhe them me plot bindje qe eshte shqiptare!!! po ashtu edhe per zerin qe ka me te vertete e ka te bukur !!! pa mburrur shume !!!gjithe te mirat te gjithe !!!
    oh shume e embel duket kjo.

  13. #13
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anėtarėsuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    489
    Duhet theksuar qe mbaroi vitin e par tek Universiteti Europian i Tiranes

  14. #14
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Orinda Huta thyen heshtjen

    Nuk e kishim degjuar zerin e kengetares Orinda Huta qe prej disa kohesh, pasi mediat perfolen nenshtesine irlandeze te saj. Duket se kjo ishte nje arsye per t,ju shmangur daljeve te tjera neper gazeta e televizione, pa harruar edhe faktin qe ajo nuk kishte ndonje projekt ne dore si kenge apo album te ri. Por, pas gjithe ketyre muajve heshtje, Orinda ka vendosur qe te behet e gjalle. Nje kenge e nje videoklip i ri qe jane realizuar ketu ne Shqiperi, do e rikthejne edhe njehere loliten bukuroshe ne stacionet muzikore. Per kengen e re ajo ka bashkepunuar me nje kompozitor te njohur, ndersa subjekti qe del permes tekstit eshte edhe kete here dashuria. Pasi edhe ajo ka vendosur qe t,i bashkohet edhe simotrave te saj kengetare me tekste kengesh qe flasin vetem per dashuri, ndarje e vuajtje shpirterore.

    KORRIERI
    My silence doesn't mean I am gone!

  15. #15
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Orinda, dashuri ne Irlande?!

    Jo pak here eshte perfolur ne media, origjina irlandeze e kengetares Orinda Huta. Por, duke qene se motra e madhe e familjes eshte martuar atje, duke fituar edhe nenshtetesine irlandeze, kjo e ka ndihmuar Orinden qe te vizitoje shpesh kete vend, aq sa lolita simpatike ka zgjedhur qe te jetoje shume pak ne Tirane. Keshtu ka ndodhur edhe keto dite! Pasi e motra ka ardhur sebashku me bebin e vogel ne Shqiperi, Orinda nuk ka vonuar qe t,a ndjeke pas ne Irlande, ku do i duhet te qendroje per disa muaj. Ajo qe ne fakt i ka bere mediat e ketushme te aludojne, eshte fakti se ndoshta keto udhetime te shpeshta te kengetares kane te bejne me ndonje dashuri ne horizont mes dhe nje djaloshi simpatik me origjine irlandeze, me te cilin ajo ndan jeten private.

    KORRIERI
    My silence doesn't mean I am gone!

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Citim Postuar mė parė nga SaS Lexo Postimin
    une e njoh mire orinda huten !!! edhe them me plot bindje qe eshte shqiptare!!! po ashtu edhe per zerin qe ka me te vertete e ka te bukur !!! pa mburrur shume !!!gjithe te mirat te gjithe !!!


    Edhe une e njoh SHUME MIRE ate dhe familjen,,,,,,,,,,,, ajo eshte 100% shqiptare ,turp per ata qe shpifin dhe flasin gjoja ne emer te saj

    Nuk asht zor sot ne 2009 me vertetu kyt ,,,,,,,,me DNA

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Orinda Huta


  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Orinda Huta

    Si kendon Orinda Live ?



    " Qershia mbi torte " e emisionit ? Kenga Live ne min. 45 ......

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •