Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21

    Herman Hesse

    Pėrktheu: Orges Spahiu

    NĖ MJEGULL

    Sa ēudi, tė endesh nė mjegull!
    E vetme ēdo shkurre, i vetėm ēdo gur,
    as drurėt nuk shquhen midis tyre,
    i vetėm ėshtė ēdokush.

    Plot me miq mė dukej bota
    kur jeta ime e kthjellėt ish
    tani qė mjegulla po zbret
    prej tyre s'shoh asnjė.

    I ditur s'ėshtė askush
    kush terrin nuk e njeh
    qė pa mėshirė dhe pak nga pak
    prej tė gjithėve tė ndan.

    Sa ēudi, tė endesh nė mjegull!
    Tė jetosh ėshtė vetmi.
    Asnjė qėnie s'e njeh tjetrėn,
    i vetėm ėshtė ēdokush.

    SHĖMBĖLLIM

    Dashuria ime ėshtė njė varkė e heshtur,
    Qė me vozitje ėndėrruese
    Drejt shkėmbinjve tė errėt shtyhet.

    Dashuria ime ėshtė njė dritė e befasishme,
    Qė thyen netėt e errėta e tė vakėta
    Dhe fatkeqėsisht tretet si rrufeja.

    Dashuria ime ėshtė njė fėmijė i sėmurė,
    Qė netėve pėrēartet nė shtratin e tij;
    Dhe fare pranė i qėndron vdekja,

    SA TĖ RĖNDA...

    Sa tė rėnda ditėt!
    S'ka zjarr tė mė ngrohė,
    Asnjė diell s'mė buzėqeshi tani,
    Ēdo gjė e zbrazėt,
    Gjithēka e ftohtė, e pamėshirė,
    As yjet e kristaltė e tė dashur
    Nuk mė vėshtrojnė mė me shpresė,
    Qėkur se zemra ime e kuptoi,
    Se edhe dashuria mund tė vdesė.

    SHPESH JETA ĖSHTĖ
    (Kushtuar Helenė Weltt)

    Shpesh jeta ėshtė vetėm dritė
    vezullon nė ngjyrat e gėzimit
    buzėqesh dhe s'pyet pėr ata
    qė vuajnė, vdesin.

    Por zemra ime qėndron gjithmonė nga ana e atyre
    qė fshehin dhimbjen
    e tėrhiqen mbrėmjeve nė dhomė
    pėr tė qarė me dėshirė tė zjarrtė.

    E di, mjaft njerėz enden
    nė ankth e vuajtje,
    gjithė shpirtrat e tyre quaj motra
    dhe u jap atyre mirėseardhjen.

    E di se qajnė nė mbrėmje
    tė pėrkulur mbi duart e lagura,
    veē muret e errėta shikojnė
    dhe jo shkėlqimin prej dritash.

    Por mbajnė fshehur,
    tė humbur e tė pavetėdijshėm,
    dritėn e ėmbėl tė dashurisė
    nėpėr dhimbje e tmerre.

  2. #22

    RAFAELUA - tregim

    HERMANN HESSE
    (1877-1962)

    Hermann Hesse u lind mė 2 korrik, 1877, nė Calw-Montagnola, tani Collina d'Oro. Atje kaloi fėmijėrinė dhe vitet e rinisė, tė cilat u bėnė temė e shpeshtė pėr librave e tij tė mėvonshėm. Vende tė tjera tė etapave tė ndryshme tė jetės sė tij ishin: Maulbronn, Tubingen dhe Baseli. Nė 1904 ai u transferua nė fermėn e vjetėr, nė Gaienhofen, buzė liqenit Konstancė, pėr t'iu pėrkushtuar punės letrare. Tejkalimin i krizave personale por edhe feja dhe politika, janė nga temat qendrore nė veprat e Hesse-s. Ai fitoi Ēmimin Nobel nė vitin 1946.


    Pėrktheu: Erion KRISTO


    RAFAELUA - tregim



    Nė mėhallėn time, te Sheshi i Zotėrisė nė Firence, njėdizaj m’u paraqit njė burrė i kėrrusur, me mjekėr ngjyrė hiri. Mbante njė kapele tė shqyer e tė rrėgjuar, por me prerje tė kohės, njė redingotė tė sajuar pa masa dhe tė pėrdorur, qė nė mungesė tė jelekut ishte kopsitur deri nė grykė; poshtė vishte njė palė pantallona bojėbari, tė kadifenjta e tė dala mode.
    Mėnyra sesi hyri e mė pėrshėndeti, mė bėri tė mendoja se kėrkonte tė mė ofronte diēka tė pazakontė. Ndoshta ndonjė abone teatri, ndonjė libėr tė lashtė, ndoshta njė vilė me qira nė kodėr, njė biēikletė apo njė kalė. U ngrefosa dhe e pyeta se ēfarė kėrkonte. Atėherė nxori ngadalė nga xhaketa e bollshme njė kuti ngjyrėgri, shpėshtolli disa metra fill dhe hoqi nga mbėshtjella njė kartė, qė ma paraqiti me madhėshti, si ai qė ushqen shpresa tė mėdha. Ja dialogu qė vijoi:
    Unė: Ēfarė ėshtė?
    Ai: Njė Rafaelo. Njė vizatim i Rafaelos. Oh, zotėri, vėshtroje, mahnitu! Dy vogėlusha, tė bukur e tė pastėr, dy vogėlusha tepėr tė kėndshėm! Shiko! Shiko!
    Unė: Nga e di ti qė ėshtė i Rafaelos?
    Ai: Oh, dyshoni? Duhet tė mė besoni, ėshtė tamam e tij, e ka vizatuar Rafaelua me dorėn e vet hyjnore. Kushdo qė ia ka haberin, e kupton. Njė piktor qė rri me qira tek unė, mė ka bėrė be e rrufe pėr kėtė. Ėshtė i skamur, zotėri, pėrndryshe do tė mė kishte dhėnė me shumė dėshirė njėqind lira pėr ta shtėnė nė dorė.
    Unė: Njėqind? Ju jeni i marrė.
    Ai: Bėni shaka. Nė tė vėrtetė mė ka thėnė se mund ta shisja edhe pėr shtatėdhjetė e pesė, megjithėse vlen tre herė aq. Ėshtė Rafaelo!
    Unė: Rafaelua ka jetuar katėrqind vjet mė parė. Karta juaj mė sė shumti ėshtė njėqind e pesėdhjetė vjeēare, pėr sa duket. Gjithsesi, nuk ėshtė e Rafaelos.
    Ai: (mė sheh me pamje qortuese).
    Unė: Po, nuk i hyn nė punė askujt. Tregojani kėtė kartė njė profesori, do t’ju pėrqeshė.
    Ai: Po, profesorėt! Ju merrkeni vesh, nuk mund tė gėnjeheni! Po sikur tė jetė e ndonjė nxėnėsi tė Rafaelos sė madh? Ose e Peruxhinos?
    Unė: Ja, pra, karta po na dilka mė e vjetėr. Pas pak do tė betoheni se ėshtė e Xhiotos.
    Ai: Xhioto? Mjeshtri i madh! Ka ndėrtuar kėmbanoren! Me tė vėrtetė, mė jepni 50 lira.
    Unė: Jo, nuk dua ta blej.
    Ai: Nuk doni ta blini? Por ju thatė...
    Unė: Ēfarė thashė?
    Ai: Kujtova se ju pėlqeu. Dyzet lira?
    Unė: Mos ngul kėmbė, po humbet kohėn kot. Nuk e dua atė vizatim, dhe sikur tė ma shiste dikush tjetėr, gjithė-gjithė do t’i jepja pesė lira.
    Ai: Pesė lira? A dėgjova mirė? O Zotynė, ju doni tė talleni me plakun e gjorė. Jam 65 vjeē. Pesė lira! Pėr njė Rafaelo!
    Unė: Atėherė lamtumirė! Bėji njė kornizė Rafaelos tėnd dhe shikoje tėrė ditėn!
    Ai: Vėrtet, nuk mund tė reshtėsh sė vėshtruari. Zot, ēfarė doēke ky fėmijė! Vetėm ato duar vlejnė njėzet franga. Atėherė, le ta lėmė njėzet e pesė dhe mos ta zemė mė nė gojė!
    Unė: Ik tani, se nuk kam kohė tė tepėrt!
    Ai: Pesėmbėdhjetė?
    Unė: (bėj shenjė pėr jo, i dėshpėruar).
    Ai: Shėn Mėri, vėrtet duhet ta dhuroj kėtė vizatim madhėshtor pėr dhjetė lira? Dhjetė! Urimet e mia zotėri, njė Rafaelo pėr dhjetė lira!
    Unė: Mjaft! Tė thashė jo. Ik tani!
    Ai: Ju jeni i pashpirt! Atėherė gjashtė lira.
    Unė: Jo. Dil jashtė!
    Ai: Jo, atėherė pesė! (Njė psherėtimė e thellė).
    Unė: O Perėndi, mė lėr tė qetė. Nuk dua dhurata.
    Ai: Hė pra. Mė parė mė the pesė lira. Ja, po e lė me gjithė kuti. Pesė lira.
    E hėngra. Nė Toskanė, ku gjithēka kushton shumė pak, pesė lira vlejnė sa njė pasuri. Mund tė kisha kaluar njė ditė tė mrekullueshme. Ndėrsa tani zotėroj kėtė kopje mjerane shkollore tė Rafaelos, qė edhe sot mė ngjeth mishtė kur e shoh.

  3. #23

    tregim nga HERMANN HESSE

    Pėrktheu nga anglishtja: Rozafa Basha



    SHTEGU I RĖNDĖ



    Pėrbri hapjes sė errėt tė shkėmbit, nė tė hyrė tė grykės, rrija i nguruar dhe ktheva kokėn prapa.
    Dielli ndriste atė botė tė kėndshme tė blertė, e mbi livadhe, lulėzimi ngjyrė kafe i barit valėzohej dhe drithėrinte. Ishte e kėndshme tė ishe aty nė ngrohtėsinė dhe qetėsinė aq tė dashur, aty ku shpirti jehonte thekshėm dhe gėzueshėm sikur grerėza nė erandė tė rėndė dhe dritė tė fortė; ndoshta isha i marrė qė desha ta lija kėtė dhe t'i ngjitesha malit.
    Udhėrrėfyesi im mė fshiku lehtė nė sup. Largova sytė nga peizazhi i dashur, si njeriu qė detyrohet tė largohet nga banja e ngrohtė. Tani shihja grykėn qė shtrihej nė errėsirėn pa diell, njė pėrrua i errėt pėrvidhej nga njė e ēarė, bari i zverdhur rritej nė tufa tė vogla brigjeve, nė shtratin e tij dukeshin gurėt qė ishin rrokullisur, gurėt e tė gjitha ngjyrave, tė zbardhur, pa jetė, si eshtrat e krijesave qė kanė vdekur shumė kohė mė parė.
    “Do tė pushojmė”, i thashė udhėrrėfyesit tim.
    Ai buzėqeshi lehtė, pastaj u ulėm. Bėnte freskėt dhe prej grykės pa diell vinte si pėrrua i errėt njė frymė e ftohtė e shkėmbit.
    Ėshtė e prapė, e prapė tė shkohet kėsaj udhe! Ėshtė e prapė tė detyrohesh tė kalosh nėpėr kėtė hyrje tė zymtė shkėmbore, tė ecėsh nėpėr kėtė pėrrua tė ftohtė, tė ngjitesh nė errėsirė e kėsaj gryke tė llomitur!
    “Shtegu duket i tmerrshėm”, thashė me pėrtesė.
    Sikur tė ngrihej nga hiri, nė mua u ndez njė shpresė e fuqishme, e pabesueshme dhe e paarsyeshme, njė shpresė qė mbase mund tė kthehemi prapa, se udhėrrėfyesi im mund t'i lejojė vetes tė bindet se ne mund tė kursehemi nga e gjithė kjo. Po, pse jo, me tė vėrtetė. A nuk ishte njė mijė herė mė i bukur vendi qė lamė pas? A nuk rridhte atje jeta mė begatshėm, mė ngrohtė e mė magjepsėse? Dhe, a nuk isha unė njė qenie njerėzore, fėmijėrore, njė krijesė jetėshkurtėr, me tė drejtėn e njė copėze lumturi, njė kėndi tė kėndshėm nėn diell, njė pamjeje tė qiellit tė kaltėr dhe tė luleve?
    Jo, unė doja tė rrija aty ku isha. Nuk kisha dėshirė ta krijoja heroin a dėshmorin! Do tė kėnaqesha gjithė jetėn time po tė mė lejohej tė qėndroja nė luginė dhe nė diell.
    Tashmė kisha nisur tė mėrdhija; nuk ishte e mundur tė qėndroja kėtu mė gjatė.
    “Po nerth,” mė tha udhėrrėfyesi. “Do tė ishte mė mirė tė ecim tutje”.
    Sa e tha kėtė, ai u ngrit dhe nė ēast u zgjat me tėrė gjatėsinė e vet duke mė shikuar i buzėqeshur; nuk kishte as pėrbuzje as simpati nė buzėqeshjen e tij, as ashpėrsi, as bashkėndjesi. Nuk kishte asgjė pėrveē kuptimit, asgjė pėrveē dijenisė. Ajo buzėqeshje thoshte: “Tė njoh. E di qė ke frikė dhe e di si ndjehesh. Nė asnjė mėnyrė nuk kam harruar kryelartėsinė tėnde tė djeshme e tė pardjeshme. Secila nga lėvizjet qyqare prej lepuri nė tė cilat tash po sharron shpirti yt, secili prej shikimeve joshėse nė shkėlqimin e dashur tė diellit atje jashtė, ėshtė shumė i njohur dhe i afėrt pėr mua para se ta shfaqėsh atė”.
    Me kėtė buzėqeshje mė shikoi udhėrrėfyesi im dhe u nis i pari drejt humnerės sė errėt para nesh, e unė e urreja dhe e doja siē e do dhe e urren i ndėshkuari sėpatėn mbi qafė. Mbi tė gjitha, e kisha mėri dijen e tij, zotėsinė e prijėsit dhe qetėsinė e tij, mungesėn e dashur tė dobėsisė, dhe urreja ēdo gjė tek unė pajtohej me tė, qė i jepte tė drejtė, qė dėshironte tė ishte si ai, tė shkonte pas hapave tė tij.
    Kishte kaluar njė copė rrugė, i kishte rėnė trup pėrroit duke shkelur mbi gurė dhe ishte mu nė pikėn ku do tė zhdukej nga shikimi pas kthesės sė parė.
    “Ndal!”, e thirra unė, i mbushur me frikė sa njėkohėsisht fillova tė besoj: nėse kjo ishte ėndėrr, nė kėtė ēast tmerri im do ta shprishte dhe unė do tė zgjohesha. “Stop!” thirra. “Unė nuk mund ta bėj kėtė, nuk ende jam gati.”
    Udhėrrėfyesi ndaloi dhe mė shikoi nga ana tjetėr, pa turp, me kuptimin e tij tė tmerrshėm, me dijen dhe parandjenjėn e padurueshme se kishte kuptuar ēdo gjė mė herėt.
    “Mos ke dėshirė tė kthehemi?” pyeti ai, dhe nuk e kishte pėrfunduar fjalėn e fundit kur e mora vesh, plot mllef, se do tė thosha jo, se duhej tė thosha jo. Dhe, njėkohėsisht, nė mua, ēdo gjė, aq gjatė e njohur, e dashur dhe e besuar, bėrtiste me dėshpėrim: “Thuaj po, thuaj po!” dhe gjithė bota e vendlindja ishin lidhur si njė gjyle prangash nė kėmbe.
    Doja tė bėrtisja po, edhe pse e dija shumė mirė se nuk mund ta bėja kėtė.
    Atėherė, me dorė tė zgjatur, udhėrrėfyesi im shėnjoi prapa, nga lugina, dhe unė u ktheva edhe njėherė nga ato vise tė dashura. Ajo qė shihja tani ishte mė e dhembshmja nga ē'kishte mundur tė ndodhte: I shihja luginat dhe fushat e mia tė dashura qė dukeshin tė zbehta dhe pa shkėlqim nė diellin e zbardhur e tė dobėsuar, ngjyrat pėrziheshin, falso e tė ashpra, hijet kishin njė tė zezė tė ndryshkur dhe pa magji dhe zemrės i ishin shkurtuar tė gjitha, ishin humbur sharmi e aroma - gjithēka kėmbngulte me erėn dhe shijonte deri nė turrbullimin marramendėsisht tė ėmbėl. Oh, e njihja mirė gjithė kėtė, sa e kisha frikė dhe e urreja kėtė truk tė tmerrshėm tė udhėrrėfyesit, kėtė degradim tė gjithēkaje qė ishte e dashur dhe e kėndshme pėr mua, qė ia shtrydhte shpirtin dhe lėngun, duke i falsifikuar erėrat dhe duke i helmuar fshehurazi ngjyrat! Oh, e njihja kėtė; ēka ishte deri dje verė, sot ishte uthull. Dhe uthulla nuk do tė kthehet kurrė mė nė verė. Kurrė mė.

    ***
    Isha i qetė dhe i pikėlluar ndėrsa shkoja pas udhėrrėfyesit. Ai tash kishte tė drejtė, si gjithmonė. E mira e sė mirės ishte qė sė paku e shihja, e jo, si ndodh zakonisht, nė momentet e vendimmarrjes, tė zhdukej papritur dhe tė mė lente vetėm me zėrin e huaj nė mua, nė tė cilin nė ato ēaste ai e shndėrronte veten.
    Unė isha i qetė por zemra mė thėrriste fuqishėm: “Vetėm rri, unė do tė vij pas!”
    Guralecėt e pėrroit ishin shumė tė rrėshqitshėm; ish e lodhshme dhe marramendėse tė ecje kėshtu, hap pas hapi, gurėve tė vegjėl tė lagur qė rrėqitnin dhe fundoseshin nėn kėmbė. Nė tė njėjtėn kohė shtegu i pėrroit filloi tė thepisej dhe muret e shkėmbinjėve tė errėt nisėn t'i afroheshin njėri tjetrit, fryheshin dhe secili prej skajeve shfaqte njė tentim keqdashės pėr t'u shembur pas shpine, pėr tė na ndarė pėrjetė nga bota. Mbi shkėmbinjtė e verdhė tė mbuluar me myshk rridhtė njė litar uji. S'kishte qiell mbi ne, as re, as kaltėrsi.
    Eca e eca, duke i shkuar pas udhėrrėfyesit dhe shpesh duke mbyllur sytė nga frika dhe pėshtirja. Atėherė aty ish njė lule e errėt qė rritej bri shtegut, njė e zezė e kadifesė sė pikėllueshme. Ishte shumė e bukur dhe mė dukej shumė e afėrt, por udhėrrėfyesi im ecte edhe mė shpejtė dhe unė e ndieja se po tė qėndroja njė ēast, nėse i kushtoja mė tepėr se njė shikim atij syri tė pikėlluar kadife, dėshpėrimi dhe vrenjtėsimi im pa shpresė do tė bėheshin gjithėkaplues dhe tė padurueshėm, kurse shpirti im do tė mbetej i burgosur pėrjetė nė atė vend tė pandjesisė dhe ēmendurisė qesėndisėse.
    Zvarritesha i lagur e i ndytė dhe, derisa muret e shkėmbinjėve i afroheshin njėri-tjetrit mbi ne, udhėrrėfyesi filloi tė kėndonte kėngėn e vjetėr tė ngushėllimit. Me zėrin e tij tė pastėr rinor ai kėndontė pas ēdo hapi: “Do t'ia dal, do t'ia dal, do t'ia dal!” E dija mirė se dontė tė mė jepte zemėr dhe tė mė nxitonte, tė ma kthente mendjen nga rruga e gjatė dhe nga kjo rrugė e pashpresė e ferrit. E dija se mė priste t'i bashkangjitesha kėngės sė tij. Por unė e kundėrshtova kėtė, nuk do t'ia dhuroja atė ndjenjė tė fitores. A kisha unė disponim pėr tė kėnduar? A nuk isha njė krijesė njerėzore, njė djalė i thjeshtė, i gjorė, i cili duke mos e dėgjuar zemrėn e tij, ishte nxitur nė njė situatė dhe veprim, tė cilin Zoti nuk e kishte pritur kurrė nga ai? A nuk ishin secila prej lule-mos-mė-harro-ve apo lulėkuqeve tė lejuara tė rrinė aty ku ishin rritur, skaj pėrroit, tė lulėzonin e tė vyshkeshin sipas zakonit?
    “Do t'ia dal, do t'ia dal, do t'ia dal!” s'pushonte tė kėndonte udhėrrėfyesi. Oh, sikur tė isha nė gjendje tė kthehesha mbrapa! Por me ndihmėn e shkathtė tė udhėrrėfyesit, kishte kohė qė kisha kapėrcyer muret dhe humnerat, pėrtej tė cilave nuk kishte mė kthim. Lotėt mė digjnin nė grykė, por nuk guxoja tė qaja.
    Dhe kėshtu shpėrfillshėm e zėshėm iu bashkova kėngės sė udhėrrėfyesit, me ritėm e tonalitet, por jo me fjalė; dhe ndryshe nga ai, kėndova me ngulm: “Duhet, duhet, duhet!” Por, nuk ishte punė e lehtė tė ngjitesh pėrpjetė e tė kėndosh njėkohėsisht, shpejt u mbusha frymė dhe u detyrova ta mbyll gojėn duke gulēuar. Por ai vazhdoi tė kėndojė palodhshėm “Do t'ia dal, do t'ia dal, do t'ia dal!”, dhe me kohė, megjithatė, bėri qė t'i bashkohem kėngės me fjalėt e tij. Tani ngjitja ishte mė e lehtė dhe nuk ndihesha i detyruar, bile doja tė vazhdoj, kurse sa pėr lodhjen, nuk mbeti asnjė gjurmė e saj.
    Atėherė, shkrepi njė dritė brenda meje, dhe sa mė shumė zgjerohej, aq mė shumė shkėmbi i butė zmbrapsej, bėhej mė i thatė, mė dashamirės, shpesh e ndihmonte kėmbėn qė rrėshqiste, dhe, mbi tė gjitha, gjithnjė e mė shumė hapeshin qiejt e kaltėr, si pėrrua e vogėl e kaltėr midis brigjeve shkėmbore, dhe, sakaq, si liqe i vogėl qė zgjatej e zgjerohej.
    U pėrpoqa ta shpėrfaq vullnetin tim mė fuqishėm e mė thekshėm, derisa liqeni qiellor vazhdoi tė hapej e shtegu tė bėhej mė i kalueshėm, por, herė-herė nxitoja, i lirė, ngushticave tė gjata, duke mbajtur lehtė hapin me udhėrrėfyesin tim. Atėherė, papritur, pashė majėn, fare pranė, sipėr nesh, tė thepisur e vezulluese nė ajrin e ndritur prej diellit.
    Jo larg, mė poshtė majės, ne dolėm zvarrė nga njė plasė, dielli ua mėsyu syve tė magjepsur, dhe kur i hapa prapė, gjunjtė u shkundėn nga tmerri, sepse e pashė veten tek qėndroja i lirė dhe pa mbėshtetje nė kreshtėn e rrėpinjtė; pėrreth kishte hapėsira tė pafund dhe thellėsi tė kaltėra tmerruese, vetėm maja e thepisur qėndronte mbi ne, e ngushtė si shkallė. Por dielli dhe qielli ishin prapė aty, dhe kėshtu ne kapėrcyem kėtė zonė tė fundit tė tmerrshme, hap pas hapi, me buzė tė ndrydhura e vetulla tė lidhura. Dhe ndaluam mbi maje, si figura pa rėndėsi mbi shkėmbin e nxehur nė diell, nė njė ajėr tė ashpėr e thėrrės.
    Ishte njė mal i ēuditshėm dhe njė majė e ēuditshme! E arritėm duke u ngjitur mureve shkėmbore krejtėsisht tė zhveshura, dhe mbi atė maje, nga guri, rritej njė pemė, njė pemė e forte, e lakuar, me degė tė forta, qė rrinte jashtėzakonisht ēuditshėm dhe e vetmuar, e rėndė dhe e paepur nė shkėmb, me tė kaltrėn e lehtė ndėrmjet degėve. Dhe nė maje tė kėsaj peme, rrinte njė zog i zi qė kėndonte me zė tė ashpėr. Ėndrra tė qeta tė njė syri gjumė pėrmbi botė, dielli rrezatonte, shkėmbi vezullonte, pema ngrihej krenare, zogu kėndonte me zė tė rėndė. Kėnga e tij e vrazhdė thoshte: “Amshim, amshim!” Zogu i zi kėndonte dhe syri i tij bosh e i ashpėr ishte ngulur mbi ne si njė kristal i zi. Ishte vėshtirė t'i qėndroje atij shikimi, vėshtirė ishte ta dėgjoje kėngėn e tij, dhe, mbi tė gjitha, ishte e frikshme vetmia dhe zbrazėtia e atij vendi, zgjerimi i qiejve tė zhveshur. Tė vdisje ishte lumturi e pabesueshme, tė rrije aty, dhimbje e paemėr. Diēka duhej tė ndodhte tash, menjėherė; ndryshe, ne dhe bota do tė ngurtėsoheshim nga lemeria. Ndjeva se ajo pėrhapej nė ajėr drejt nesh, e nxehtė dhe ndrydhėse si fryma para stuhisė. E ndjeva tek drithėronte nė trupin dhe shpirtin tim si zjarrmi.
    - Pėrnjėherit zogu u pėrpėlit nė degė dhe u krodh kryeshyt nė zbrazėti.
    Me njė kėrcim, udhėrrėfyesi im u zhyt nė kaltėrsi, ra drejt qiejve tė shėndritshėm, iku fluturimthi.
    Tani vala e fatit kishte arritur kulmin, copė-copė ma bėri zemrėn dhe fashiti nė heshtje.
    Dhe tashmė po bija, u zhyta, kėrceva, fluturova; i mbėshtjellė nė njė vorbull tė ftohtė, shpėrtheva, i lumtur dhe me dridhje e dhembje ekstaze, poshtė nė pafundėsi deri te gjiri i nėnės sime.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Petraq Kolevica
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2003, 15:08
  2. Zhvillimi i gjuhėsisė nė Insbruk tė Austrisė
    Nga Fiori nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-06-2002, 12:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •