Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 23
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,953
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Nga Hermann Hesse + Perkthim!

    Poezi nga Hermann Hesse

    Vendosa ta pershendes kete rubrike te re te forumit me nje poezi nga Hermann Hesse, shkrimtar zviceran,
    (1877-1962).

    Ne vitin 1946 ai mori u laureua me cmimin Nobel per Letersine, per vepren e tij ne vite.


    Poezia qe po prezantoj sot eshte Glück - Lumturi
    e vendosur fillimisht ne gjermanisht, e shoqeruar me nje perpjekje perkthimi nga ana ime.



    ----------------


    Hermann Hesse


    Glück


    Solang du nach dem Glücke jagst,
    bist du nicht reif zum Glücklichsein,
    und wäre alles Liebste dein.

    Solang du um Verlornes klagst,
    Und Ziele hast und rastlos bist,
    Weißt du noch nicht, was Friede ist.

    Erst wenn du jedem Wunsch entsagst,
    Nicht Ziel mehr noch Begehren kennst,
    das Glück nicht mehr mit Namen nennst,

    Dann reicht dir des Geschehens Flut
    Nicht mehr ans Herz, und deine Seele ruht.



    Lumturi


    Sa kohe ti lumturine kerkon,
    I pjekur s’je i lumtur te jesh,
    Qofte dhe gjith’e dashura e jotja te qe.

    Sa kohe te humburen ankon,
    Qellime ke, shqetesuar je,
    Cfare paqe eshte, ti ende s’e njeh.

    Vetem kur ti cdo deshire e pret,
    Me qellim e adhurim nuk njeh,
    E lumturine me ne emer s’e therret,

    Rrjedhe e ngjarjeve me zemren s’ta prek
    E shpirti yt prehet i qete.


    --------------


    Pershendes iniciatoret e kesaj rubrike!
    Konservatore


    konservatore
    Deputet
    Posts: 163
    (4/15/02 2:10:36 am)
    Reply
    Re: Poezi nga Hermann Hesse



    Vergänglichkeit


    Vom Baum des Lebens fällt
    Mir Blatt und Blatt
    o taumelnde Welt,
    wie machst du satt,
    wie machst du satt und müd,
    wie machst du trunken!
    was heut noch glüht,
    ist bald versunken.
    bald klirrt der Wind
    Über mein braunes Grab,
    Über das kleine Kind
    Beugt sich die Mutter herab
    Ihre Augen will ich wiedersehn,
    Ihr Blick ist mein Stern,
    Alles andre mag gehn und verwehn,
    Alles stirbt, alles stirbt gern.
    Nur die ewige Mutter bleibt,
    von der wir kamen.
    Ihr spielender Finger schreibt
    In die flüchtige nacht unsre Namen.


    ----------


    Paqendrueshmeri


    Nga peme e jetes
    Gjethe mbas gjethe me bie mua
    O bote marramendese,
    si te ngop ti,
    si te ngop e te lodh ti,
    si te ben te dehur.
    Cka sot digjet
    pas pak eshte e shkuar.
    Shpejt tringellin era
    mbi varrin tim bojekaf,
    mbi femijen e vogel perkulet mema,
    Syte e saj deshiroj te rishikoj,
    shikimi i saj eshte ylli im,
    gjithcka tjeter mund te shkoje e mos lere gjurme,
    cdo gje vdes, cdo gje vdes me kenaqesi.
    Mbetet vetem e perjetshmja meme,
    ajo prej se ciles ne u beme,
    gishti i saj lodertar shkruan
    ne ajrin e paqendrueshem emrin tone.


    ----------

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,953
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Nje tjeter poezi!

    Klage

    Und ist kein Stirn vergönnt. Wir sind nur Strom,
    wir fließen willig alle Formen ein:
    Dem Tag, der Nacht, der Höhle und dem Dom,
    wir gehen hindurch uns treibt der Durst nach Sein.

    So füllen Form und Form wie ohne Rast
    Und kein wird zur Heimat uns, zum Glück, zur Not,
    stets sind wir unterwegs, stets sind wir Gast,
    uns ruft nicht das Feld, noch Pflug, uns wächst kein Brot.

    Wir wissen nicht, wie Gott es mit uns meint,
    Er spielt mit uns, dem Ton in seiner Hand,
    Der stumm und bildsam ist, nicht lacht noch weint,
    Der wohl geknetet wird, aber nie gebrannt.

    Einmal zu Stein erstarren! Einmal dauern!
    Danach ist unsre Sehnsucht ewig rege,
    uns bleibt doch ewig nur ein banges Schauern,
    und wird doch nie zu Rast auf unsrem Wege.




    “Padi”

    Dhe askush nuk e ka kėtė privilegj. Jemi veēse rrymė,
    Me dėshirė futemi ne nė ēdo formė:
    Ditės, Natės, ferrit dhe katedrales pėrmes i shkojmė,
    Etja pėr tė qenė ėshtė shtysa jonė.

    Formė pas forme mbushim kėshtu si pa ndalim,
    Dhe askund nuk do tė gjejmė prehje ne, pėr fat tė mirė, pėr fat tė keq,
    Vazhdimisht nė rrugė jemi ne, vazhdimisht tė ftuar jemi ne,
    As fusha, as plugu s’na thėrret, e as korrje nuk gėzojmė ne.

    Nuk dimė ē’ka Zoti do tė bėjė me ne,
    Ai luan me ne, baltėn nė duart e tij,
    Qė memece dhe plastike qeton, as qesh, as qan,
    Qė formėn dikur do ta marrė, por qė kurrė nuk do tė marrė zjarr.

    Njėherė nė gur tė ngrish! Njėherė tė zgjatėsh nė kohė!
    Pėr kėtė gjallon malli ynė pėrjetėsisht,
    E pėrjetėsisht megjithatė mbetet veē njė drithmė e frikshme,
    Nė rrugėn tonė nuk do tė ketė kurrė ndonjė ndalim.



    ------------

    Pershendetje!
    Dita

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,382
    Faleminderit
    40
    30 falenderime nė 21 postime

    Herman Hesse

    marre nga G:SH:
    ---------------------------
    LETERSI

    Poeti Kolevica sjell pėr lexuesin shqiptar princin e letėrsisė gjermane i cili i rezistoi ngjarjeve tė fundshekullit tė kaluar duke siguruar mbijetesėn e artit tė tij nė gjithė botėn

    Hesse, gjeniu qė foli shqip dyzet vjet pas vdekjes
    Lufta e Parė Botėrore i shkaktoi njė krizė tė rėndė shpirtėrore. Doli haptas publikisht kundėr dallgės sė barbarive qė pėrshkoi Evropėn


    --------------------------------------------------------------------------------

    Petraq Kolevica

    HERMANN HESSE ėshtė njėri nga shkrimtarėt mė tė shquar gjermanė tė shekullit tė njėzet. Lindi mė 2 korrik 1877 nė njė qytet pranė Württembergut dhe vdiq nė Lugano tė Zvicrės mė 9 gusht 1962. Ishte djali i njė pastori (prifti) dhe nipi i njė misionari kalvinist. Ky ambient familjar ndikoi nė formimin e personalitetit tė tij. U dėrgua tė studionte pėr teologji, por mėsimet fetare i braktisi shpejt! Punoi si mekanik dhe librar nė Tübingen. Nė botėkuptimin e tij moral e filozofik ishte natyralist, mistik, buddhist, aktivist faustian, por gjithmonė intimėrisht fetar.

    Lufta e Parė Botėrore i shkaktoi njė krizė tė rėndė shpirtėrore. Doli haptas publikisht kundėr dallgės sė barbarive qė pėrshkoi Evropėn dhe madje arriti ta ndiente veten fajtor pėr tė kėqiat e kohės. Edhe mė vonė, nga vetė formimi i tij shpirtėror, ishte qė nė fillim kundėr nazizmit. Hermann Hesse ėshtė poet e prozator me prodhimtari me vlera artistike tė larta e sasi tė jashtėzakonshme. Librat e tij me romane, poezi shkrime kritike politike, kulturore dhe letrare, mesatarisht arrinė nė 80 milion ekzemplarė nė tė gjithė botėn, duke e bėrė kėshtu njėrin nga shkrimtarėt evropianė mė tė lexuar tė shekullit tė njėzetė.
    Mė 1921 u bė qytetar zviceran dhe 1946 iu dha ēmimi Nobel nė letėrsi.
    Romani i tij i parė ishte "Hermann Lauscher" (1901) por ai qė e bėri tė shquhej ishte romani "Peter Camenzind" (1904) mė vonė mjaft i admiruar u bė romani "Unterm Rad" (Nėn rrotė) 1906 tek i cili, me thekse tragjike e patetike paraqitet kriza e njė adoleshenti tė vėnė nėn njė disiplinė antinjerėzore tė shkollės prusiane. Vazhdojnė pastaj libra tė tjerė me novela e tregime: "Diesseits" (Kėtej, nga kjo anė, 1907) "Nachbarn" (Fqinjė, 1908) "Umwege" (Rrugė e gjatė, 1912) etj. Shėnime udhėtimesh nė Indi - Aus Indien (1913). Gjatė Luftės sė Parė Botėrore, nxorri tregimin "Schön ist die Jugend" (Rinia ėshtė e bukur, 1916). Por katastrofa e luftės nė Evropė solli tek ai njė pėrmbysje tė thellė e bashkė me tė dhe njė pjekuri tė motiveve personale. Frut i kėtyre ishte libri "Damian, die Geschichte von Emil Sinclairs Jugend" (Demiani, historia e rinisė sė Emil Sinclair-it, 1919). Kjo ėshtė njė vepėr e rėndėsishme, sepse ėshtė ndėr tė para nė Evropė qė ve nė dukje ndikimin e psikanalizės. Te Demiani paraqiten tė rinjtė e universiteteve gjermane, jeta e tė cilėve shkatėrrohet nga presioni i luftės.
    Perla tė vogla tė vėrteta tė artit tregimtar janė "Kurgast" (Miku i kurimit) dhe "Bilderbuch" (Libri i portreteve) tė dy, mė 1925. Shumė i rėndėsishėm ėshtė veēanėrisht romani "Stepenwolf" (Ujku i stepės, 1927) ku, siē thoshte, tregoi: "Ferrin e brendėsisė sė vet". Kriza shpirtėrore dhe forma e jetės sė njeriut modern ėshtė tema e "Ujkut tė stepės", tė kėsaj autobiografie qė ndonėse e varfėr nė veprime ėshtė e pasur nė mendime, ku lexuesit tė vėmendshėm i tregon "kaosin e botės sė tij shpirtėrore". Origjina e kėsaj krize identiteti ėshtė urrejtja ndaj njė shoqėrie qė shkon verbėrisht nga njė luftė botėrore nė tjetrėn, neveria ndaj njė kulture servile dhe frika ndaj njė jete tė brendshme "tė pėrciptė e tė normuar". Ndėr veprat e tjera mund tė pėrmendim "Narzic und Goldmund" (Lulet Narcis dhe gojėartė) e veēanėrisht "Das Glasperlenspiel" (Loja e perlave tė qelqta, 1943) qė pėrbėn "shumatoren" e tė gjitha shqetėsimeve, studimeve dhe anktheve fetare tė shkrimtarit tė shquar.
    Pėrveē shkrimeve nė prozė, Hermann Hesse shquhet si poet me mė shumė se 680 poezi tė pėrmbledhura nė 12 vėllime. Poezitė e tij dallohen pėr ndjesi tė hollė e pėrsosmėri tė vargut. Temat e tyre janė ato tė anėve mė delikate e mė tė rėndėsishme tė shoqėrisė njerėzore, si vėllavrasja (Kėnga e vdekjes sė Abelit), trishtimi, vetmia etj.
    Vėllimet e tij me poezi janė: "Romantische Lieder" (Kėngė romantike, 1898), "Gedichte" (Poezi, 1902), "Unterwegs" (Nė rrugė, 1911), "Musik des Einsamen" (Muzika e vetmitarit, 1915), "Ausgewehlten Gedichte" (Poezi tė zgjedhura, 1921), "Krisis" (Krizė, 1928), "Trost der Nacht" (Ngushėllimi i natės, 1929), "Vom Baum des Lebens" (Nga pema e jetės, 1933), "Neue Gedichte" (Poezi tė reja, 1937), "Der Blütenzweig" (Dega e lulėzuar, 1945), "Die späten Gedichte" (Poezitė e vona, 1963). Pavarėsisht nga titujt e vėllimeve dhe temat e shumta tė poezive tė tij, ato, pėrmbledhtas, mund tė quhen autobiografi lirike e poetit.
    Tek ne, nga ky shkrimtar, prej mė se pesėmbėdhjetė vjetėsh mė parė ėshtė pėrkthyer romani "Nėn rrotė", ndėrsa gjashtėmbėdhjetė vjet mė parė, pėrktheva unė poezi nga Hermann Hesse tė cilat u botuan nė librin e atėhershėm "Poezi gjermane dhe austriake" tė pėrgatitura prej meje.
    Nė kėtė dyzetvjetor tė largimit tė poetit nga kjo jetė, kam fatin e veēantė dhe nderin ta pėrkujtoj e t'ia afroj lexuesit tonė tė nderuar me anėn e disa pėrkthimeve tė tjera qė kam bėrė kohėt e fundit posaēėrisht nga poezia e tij.
    Kėnga e vdekjes sė Abelit

    Dergjet mbi bar Abeli i vrarė,
    Vėllai Kain e braktis e shkon.
    Vjen njė zog, ngjyen sqepin mė parė
    Nė gjak, tmerrohet, fluturon.
    Zogu fluturon mbi botėn pėrreth,
    Fluturimi ėsht' i frikshėm, klithmė e tij tė rrėqeth,
    Vajton njė vajtim pa mbarim:
    Pėr Abelin e bukur, pėr vdekjen e tij,
    Pėr Kainin e mbrapshtė e shpirtzi,
    Pėr vitet e rinisė sė tij pa kuptim.

    Shpejt do t'ia ngulė Kaini shigjetėn nė gii,
    Shpejt do tė ndezė luftra dhe sherre ai
    Nė ēdo fshat e qytet e ēdo skaj,
    Do krijojė armiq pėr t'i vrarė, pastaj,
    Do urrejė ata dhe veten i dėshpėruar,
    Do pėrndjekė ata dhe veten i munduar
    Nė ēdo rrugė duke shkuar gjersa fundi tė afrojė,
    Ēasti kur Kaini vetveten tė shkatėrrojė.

    Zogu fluturon dhe me sqepin e pėrgjakur
    Klith kujėn e vdekjes mbi botėn mbarė,
    E dėgjon atė Kaini, e dėgjon Abeli i vrarė,
    E dėgjojnė njė mijė nėn kėtė qiell pėrhapur,
    Po dhjetė mijė e mė shumė s'e dėgjojnė pėrreth,
    Pėr vdekjen e Abelit ata s'duan tė dinė.

    S'duan tė dinė as pėr Kainė,
    As pėr gjakun qė nga shumė plagė rrjedh,
    As pėr luftėn qė ishte gjer dje,
    Pėr atė nė romane sot lexojnė se ē'qe.
    Pėr tė gjithė tė ngopurit, tė gėzuarit,
    Tė fortėt, tė palatuarit,
    Pėr ata s'ka Kain, as Abel, as vdekje mizore
    Dhe luftėn e ēmojnė si kohė madhore.

    Kur ky zog vajtimtar fluturon pėrmbi ta,
    E quajnė ndjellakeq, ogurzi,
    Veten e ndjejnė tė fortė ata
    Dhe zogun e vogėl e zėnė me gurė,
    Gjersa tė heshtė dhe tė zhduket ai,
    Ose ia krisin muzikės qė mos dėgjohet mė,
    Se zėri i tij i trishtuar i bezdis gjithnjė.

    Ky zog sot si askurrė
    Me sqep tė pėrgjakur vend mė vend fluturon
    Vajtimi tij pėr Abelin tejpėrtej kumbon.

    Trishtim

    (1944)

    Ē'mė ngrohte gjer dje plot shije,
    Sot vdekja e mban nė gji.
    Lule pas lulesh bien
    Nga pemė e trishtimit tani.

    I ndiej si bien, bien
    Si borė qė rrugėn mbulon,
    Dhe hapat mė nuk ndihen,
    Njė heshtje e gjatė afron.

    Nė qiell s'ka yje as hėnė.
    Nė zemėr s'ka dashuri.
    Gjer tutje njė heshtje ka rėnė
    Dhe bota u mplak e u mpi.

    Kush mbron dot zemrėn njė fije
    Nga koha plot ligėsi?
    Lule pas lulesh bien
    Nga pemė e trishtimit tani.


    Nė mjegull

    Sa ēudi tė endesh nė mjegull!
    Ēdo gur e kaēubė nė vetmi,
    Asnjė dru s'i sheh drurėt e tjerė,
    Vetėm gjithkush rri.

    Plot miq bota ime pat qenė
    Kur jeta kish dritė ende;
    Tani qė kaq mjegull ka rėnė
    Asnjėrin s'e shoh as mė sheh.

    I menēur nuk ėshtė, pa fjalė,
    Ai qė terrin s'kupton,
    Se si fshehtėsisht ngadalė
    Nga gjithēka e veēon.

    Sa ēudi tė endesh nė mjegull!
    Jeta bėhet vetmi.
    Asnjeri nuk njeh njerėz tė tjerė,
    Vetėm gjithkush rri.


    Natė vetmitare

    Ju, vėllezėr tė shpirtit tim,
    Njerėz tė mjerė larg dhe pranė,
    Nėn kėtė qiell me yje pa anė
    Qė n'ėndėrrime gjeni ngushėllim;
    Ju tė plakur pa njė fjalė
    Nėpėr netė yjezbehtė,
    Duarduruar mbaheni ngadalė
    Dhe ruani dhe vuani vetė,
    Turmė e mjerė, e gabuar,
    Lundėrtarė pa yll e pa fat,
    Tė huaj e prapė me mua bashkuar,
    Ma ktheni pėrshėndetjen qė ju jap!


    Gėnjej

    Gėnjej! Gėnjej! Nuk jam aq plak
    Ende nuk jam velur nga jeta,
    Se njė trup gruaje mė bėn sado pak
    Tė mė rahin pulsi e mėnt'e shkreta.

    Pėr gratė me zjarr vazhdoj t'ėndėrroj,
    Pėr ca dosido e ndonjė hirperije,
    Pėr njė valzer brilant qė dot s'e harroj
    Edhe pėr net dashurie.
    Pėr njė dashuri ėndėrroj madje,
    Njė tė heshtur, tė dlirė, hirplot.
    Ajo, e para, e shenjtė qe.
    Pėr tė dhe sot mund tė qaj me lot.


    Kėngė Dashurie

    O ti qė po ta them nuk po di
    Se ē'pate bėrė me mua.
    Nga ditėt largohem tani,
    Se vetėm natėn dua.

    E art' ėshtė nata pėr mua
    Si asnjė ditė pastaj.
    Atje ėndėrroj pėr njė grua
    Dhe flokėt e verdha tė saj.

    Atje ėndėrroj lumturinė
    Qė prej njė vėshtrimi u stis
    Dhe kėngė dėgjoj tė mė vinė
    Qė nga i largti Paradis.

    Atje shikoj retė dhe rri
    Kundroj gjithė natėn sa dua.
    O ti qė ta them nuk po di
    Se ē'pate bėrė me mua.


    Lutje

    Kur dorėn e vogėl me jep dhe ajo
    Kaq shumė tė pathėna mė thotė,
    Mos pyeta vallė mė tė kotė:
    Mė dashuron apo jo?

    Nuk dua qė ti tė mė dashurosh
    Po veē tė tė ndjej kėtu, pranė,
    Dhe ndonjėherė, ashtu, si mėnjanė,
    Dorėn tė mė takosh.


    Kėngė pėr tė dashurėn nė pranverėn e ftohtė

    Nė paradhomėn e ftohtė ora troket,
    Shkon tetė, nėntė, dhjetė.
    S'i numėroj, po rri pėrgjoj
    Sa ngadalė koha rėshqet.

    Dhe shkojnė si erė me bor' e stuhi,
    Si trumbė zogjsh nė fluturim
    Po se si shkojnė, s'dua ta di.
    S'mė dhimben gjė, s'mė hynė nė sy,
    Se janė orė qė shkojnė pa ty.


    Sepse tė dua

    Sepse tė dua, i egėrsuar,
    Po vi tek ti nė kėto nete.
    Me qė ti kurrė s'mė ke harruar
    Dhe shpirtin tėnd mora me vete.

    Me mua ėsht' e mė pėrket pėrfare.
    Tė mira, tė liga, kėtu do t'i shkojė.
    Prej dashuris' sime pėrvėlimtare
    S'ka engjėll qė mund tė tė ēlirojė.

    Bisedė mbrėmje

    Ē'mė vjen ėndėrrimtare nė kėtė vend plot re?
    Ta dhashė zemrėn time nė dorė e ti s'e pe.
    E mbushur ishte plotpėrplot me lumturi
    Dhe ishte kaq e nxehtė - si nuk e ndjeve ti?

    Me njė qeshje tė thashė ma ktheve dosido.
    Njė dhimbje ndjeu ajo... dhe heshti... dhe u ftoh.


    Nėnės sime

    Kaq shumė kisha pėr tė tė thėnė
    Po mbeta larg e larg mėrguar
    Nė kėto ditė, e dashur Nėnė,
    Mė mirė ti mė ke kuptuar.

    Pėr ty dhuratėn kam menduar
    Edhe punuar gjat' e gjatė,
    Porse mė mbet kėtu, nė duar.
    Ti mbylle sytė kėtė natė.

    Por ndjej se, duke e lexuar,
    Mė zbutet dhimbje e kėsaj zije.
    Mirėsia jote e patreguar
    Mė lidh me ty me mija fije.
    Edhe ēdo natė e njėjta ėndėrr

    Nė ėndėrr ti mė rri kaq larg
    Si mė rreh zemra, ta dish!
    O Nėnė, Nėnė, vallė s'di
    Tek unė si tė vish?
    E njėjta ėndėrr net pėr net!
    Si mė rreh zemra, ta dish!
    O Nėnė, Nėnė, pėrse nuk do
    Kėtu, tek unė, tė vish?
    Nė fushat

    Nė qiell enden retė pafund,
    Nė fushat fryjnė e fryjnė thėllime,
    Nė fushat endet e endet gjithkund
    Fėmia i humbur i nėnės sime.
    Nė rrugė era fryn gjethet e thata,
    Nė pemė zogu klith me vajtim,
    Atje, matanė malesh tė larta,
    Ndodhet, diku, atdheu im.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    41
    Postime
    189
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Une kam lexuar "Narcisi dhe GOjarti "dhe Hesse eshte vertet i mrekullueshem.

    Ps. fakti qe perkthimi nga Kolevica i ketij libri eshte : "lulja narcis dhe gojarti" po me ben te dyshoj pak per perkthimet. Shpresoj te jete nje lapsus .

    Krispi

  5. #5
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    354
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Flmn qe i solle ketu

    Brar, flmn qe i solle ketu, kalova nje kohe te mrekullueshme. Poezia kushtuar nenes - nje mrekulli e vertete. Ndersa poezia : "Kenga e vdekjes se Abelit" ka nje moral shume aktual.


    Pershendetje nga Dikea

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,382
    Faleminderit
    40
    30 falenderime nė 21 postime
    Shume bukur. URIME !

    Mahniten me kulturen dhe aftesite e vajzave tona.

    Shqiperia eshte thesar talentesh dhe per fat te keq sundohet nga gangsteret.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Mosha
    32
    Postime
    253
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    kam edhe une ca nga herman hesse ne bllokun tim (disa jane vetem copeza). megjithate une do rekomandoja romanet e tij, sidomos 'demian'.

    how heavy the days...

    how heavy the days are.
    there's not a fire that can warm me,
    not a sun to laugh with me,
    everything bare,
    everything cold and merciless,
    and even the beloved, clear
    stars look desolately down,
    since i learned in my heart that
    love can die.

    without you

    my pillow gazes upon me at night
    empty as a gravestone;
    i never thougth it would be so bitter
    to be alone,
    not to lie down asleep in your hair.
    ....................................
    ..........................
    now i drink pain in every delight
    and poison in every wine;
    i never knew it would be so bitter
    to be alone,
    alone, without you.

    the first flowers

    beside the brook
    toward the willows,
    during these days
    so many yellow flowers have opened
    their eyes into gold.
    i have long since lost my innocence, yet a memory
    touches my depth, the golden hours of morning, and gazes
    brilliatly upon me out of the eyes of flowers.
    i was going to pick flowers;
    now i leave them all standing
    and walk home, and old man.

    childhood

    my farthest valey, you are
    bewitched and vanished,
    many times, in my grief and agony,
    you have beckoned upward to me from your
    country of shadows
    and opened your legendary eyes
    till i, lost in a quick illusion,
    lost myself back to you wholly.
    O dark gate,
    O dark hour of death,
    come forth,
    so i can recover from this life's emptiness
    and go home to my own dreams.

  8. #8
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    16 falenderime nė 12 postime
    Dita faleminderit. Tani e pashe kete teme. Per mua Hesse eshte nga ata pak shkrimtare, te cilet me kane kenaqur vertet me ato cfare shkruan. Proza e tij me pelqen me shume, ndoshta sepse proza e shkurter ne "pergjithesi" me ka pelqyer me shume.


    Te gjithe krijimtarine e tij e kam lexuar ne anglisht


    Pershendetje

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,953
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Hermann Hesse - Mendime mbi poezite

    Mbi poezite


    Kur unė isha dhjetė vjeē, njė ditė prej ditėsh nė librin e leximit lexuam njė poezi qė besoj se quhej “Djali i Speckbacher-it”. Tregonte pėr njė djalosh trim i cili nė mes tė breshėrise sė plumbave luftoi nė njė betejė, a mblodhi pėrtokė fishekė pėr tė rriturit, a bėri diēka tjetėr heroike. Ne ēunakėt u entuziazmuam, dhe kur mėsuesi mė pas me njė lloj toni ironik na pyeti: “A ishte kjo njė poezi e mirė?” ne tė gjithė u pėrgjigjėm: “Po”. Ai nga ana e vet tundi kokėn duke buzėqeshur e tha: “Jo, kjo ėshtė njė poezi e keqe”. Kishte tė drejtė, poezia, sipas rregullave dhe shijes sė kohės e artit tonė nuk ishte e mirė, nuk ishte fine, nuk ishte e vėrtetė, ishte njė punė e dobėt. Megjithatė ne ēunakėve na kishite mbushur me njė valė tė mrekullueshme entuziazmi.
    Dhjetė vjet mė vonė, nė moshėn 20-vjeēare, do tė kisha guxuar qė pas leximit tė parė tė arrija tė shprehesha, nėse njė poezi ishte e mirė apo e keqe. Nuk kishte gjė mė tė thjeshtė. Njė vėshtrim, shqiptimi nėn zė i dy vargjeve mjaftonte.
    Ndėrkohė kanė kaluar sėrish disa dekada, dhe mė kanė kaluar kaq shumė poezi ndėr duar e para syve, e unė sot jam krejtėsisht i paqartė, nėse njė poezi qė ma paraqesin pėr gjykim duhet ta quaj me vlerė ose jo. Mė paraqiten shpesh poezi, nė shumicėn e rasteve tė shkruara nga tė rinj qė duan njė “gjykim” e tė cilėt dėshirojnė tė gjejnė njė botues pėr to. Dhe janė gjithmonė poetėt e rinj, ata tė cilėt tė zhgėnjyer shohin, se ky koleg i vjetėr, pėr tė cilin ata do tė kishin besuar se kishte eksperiencė, nuk ka aspak, e shfleton i pavendosur mes poezive duke mos guxuar tė thotė asgjė mbi vlerėn e tyre. Ajo qė njė njėzetvjeēar me ndjenjėn e sigurisė sė plotė do tė kish nė gjendje ta kryente brenda dy minutash, ėshtė bėrė pėr mua tani mė shumė e pamundur se sa e vėshtirė. Meqė ra fjala “eksperienca” nė vetvete ėshtė diēka pėr tė cilėn nė rini mendohej se duhet tė vinte plotėsisht vetė. Por ajo nuk vjen vetė. Ka njerėz qė janė tė talentuar pėr eksperiencėn, ata kanė eksperiencė dhe e kanė atė qė prej bankės sė shkollės, pėr tė mos thėnė qė prej trupit tė nėnės – dhe ka tė tjerė tek tė cilėt bėj pjesė dhe unė, tė cilėt mund tė jenė dyzet, apo gjashtėdhjetė, apo njėqind vjeē dhe nė fund tė vdesin pa e patur mėsuar e perceptuar drejt, se ēfarė ėshtė “eksperienca” nė tė vėrtetė. Siguria ime nė gjykimin e poezive, qė e kisha nė moshėn 20-vjeēare, bazohej nė atė qė, nė atė kohė unė kisha njė grup poezish e poetėsh tė cilėt i doja aq shumė e thuajse nė mėnyrė ekskluzive, saqė ēdo libėr ose poezi e krahasoja me to. Nėse ishte e ngjashme me to, atėherė ishte e mirė, ndryshe nuk kishte vlerė.
    Edhe sot e kam pėrsėri njė grup poetėsh tė cilėt i dua veēanėrisht e disa prej tyre janė po tė njėjtėt si dikur. Por sot mbi tė gjitha dyshoj nė gjykimin e atyre poezive tė cilat nė tingėllim menjėherė mė sjellin ndėr mend njėrin nga kėta poetė.
    Ndėrkohė nuk dua tė diskutoj rreth poetėve e poezive nė pėrgjithėsi, por vetėm rreth “tė kėqijave”, pikėrisht pėr ato, tė cilat pothuajse ēdokush, pėrveē poetit vetė, pa u ndalur nė pika tė tjera, i konsideron si jo fort tė mira, me cilėsi tė ulėt, si jo tė domosdoshme. Me kalimin e kohės kam lexuar jo pak prej kėtyre poezive e mė parė e dija dhe ekzaktėsisht, se ato ishin tė kėqija, e pse ishin tė kėqija. Sot nuk jam mė kaq i bindur nė lidhje me kėtė gjė. Edhe kjo siguri, edhe kjo dije, ashtu sikurse edhe ēdo zakon e dije tjetėr mė ėshtė shfaqur nė njė dritė tė dyshimtė, brenda njė ēasti u kthye nė tė mėrzitshme, tė thatė, tė papėrjetuar, nė diēka qė kishte boshllėqe, qė rebelonte brenda meje nė kundėrshti, e nė fund nuk ishte mė dije, por njė gjė e papėrjetuar, diēka qė gjendej mbas meje e vlerėn fillestare tė sė cilės nuk e perceptoja dot mė.
    Tani mė ndodh qė para poezive qė pa asnjė lloj dyshimi janė “tė kėqija” tė mė shfaqet njė dėshirė pėr t’i miratuar, deri edhe lėvduar, ndėrsa tė mirat tė mė shfaqen tė dyshimta.
    Eshtė e njėjta ndjesi qė mund tė pėrftohet nganjėherė para njė profesori, zyrtari apo tė ēmenduri: Normalisht dihet dhe ekziston bindja se zoti zyrtar ėshtė njė qytetar qė s’ka tė sharė, njė fėmijė i justifikuar i Zotit, njė pjestar drejtėsisht i numėruar dhe i dobishėm i njerėzimit, ndėrkohė qė i ēmenduri ėshtė njė tip gjynahqar, njė i sėmurė i pafat, i cili durohet, i cili shkakton keqardhje, por qė nuk ka ndonjė vlerė. Por ndodh qė vijnė ditė e orė, nė tė cilat dikush ka patur njė kontakt tė gjatė me profesorė e me tė ēmendur dhe papritmas e kundėrta bėhet realitet: nė atė moment i ēmenduri shihet si njė njeri i heshtur, me veten padyshim i lumtur, njė i ditur, njė i preferuar i Zotit, me plot karakter i kėnaqur me besimin qė ka pėr veten – profesori ose zyrtari nga ana tjetėr i pėrngjajnė njė figure tė shmangshme, me karakter jo tė fortė, pa personalitet, pa natyrė.
    Ngjashėm me kėtė mė ndodh mua nė kėto kohė me poezitė e kėqija. Papritmas ato shfaqin njė aromė, njė veēanti, njė anė fėminore, pikėrisht dobėsitė e gabimet e dukshme janė prekėse, origjinale, tė mira dhe magjepėse, e ndėrkaq mė e bukura ndėr poezitė, e cila deri mė parė pėlqehej, shfaqet paksa e zbehtė dhe e shabllonuar.
    Nė disa prej poetėve tanė tė rinj vėmė re tė vlejė diēka e ngjashme qė prej ditėve tė ekspresionizmit: ata nuk bėjnė mė poezi “tė mira” ose “tė bukura”. Ata besojnė, se poezi tė bukura tani ka mjaft, e ata vetė nė asnjė mėnyrė nuk janė lindur e sjellė nė kėtė botė qė tė pėrgatisin vargje tė tjera tė bukura e tė vazhdojnė njė lojė durimi tė nisur gjenerata mė parė. Ndoshta me kėtė kanė plotėsisht tė drejtė, dhe poezitė e tyre me raste tingėllojnė po aq prekėse, sa edhe poezitė “e kėqija”.
    Arsyeja mund tė gjendet lehtė. Njė poezi nė krijimin e vet, ėshtė diēka plotėsisht e qartė. Eshtė njė shkarkim, njė thirrje, njė britmė, njė pshetėrimė, njė gjest, njė reagim i shpirtit pėrjetues, me tė cilėn kėrkohet bėrja ballė ose ndėrgjegjėsimi para njė tallazitje ose pėrjetimi.
    Nė kėtė funksion tė parė, fillestar, tė rėndėsishėm, asnjė poezi nuk ėshtė e gjykueshme. Sė pari ajo i flet vetė poetit, ėshtė frymėmarrja, britma, ėndrra, buzėqeshja e tij, goditja nė ambientin qė e qarkon. Kush do tė dėshironte t’i gjykonte ėndrrat e natės sipas vlerės sė tyre estetike dhe lėvizjet tona tė duarve e kokės, gjestet e mėnyrėn tonė tė tė ecurit sipas dobiprurjes?! Fėmija nė pelena qė vendos gishtin e madh tė dorės apo atė tė kėmbės nė gojė vepron po aq zgjuarsisht e drejt sa edhe autori qė bren majėn e pendės, apo palloi qė shpėrhap bishtin. Asnjėri nuk vepron mė mirė se tjetri, asnjėri nuk ka mė shumė tė drejtė, asnjėri mė pak.
    Me raste ndodh qė njė poezi veē faktit qė qė shplodh e ēliron poetin, gėzon, lėviz e prek edhe tė tjerė – ndodh qė ėshtė e bukur. Kjo ndoshta ndodh nė ato raste kur ajo qė poezia shpreh, duke marrė nė konsideratė gjithė ēka ėshtė e mundur, paraqet diēka tė pėrbashkėt pėr tė gjithė njerėzit. Por kjo nė asnjė mėnyrė nuk mund tė quhet e sigurtė.
    Kėtu e ka zanafillėn njė qarkullim i dyshimtė. Meqėnėse poezitė “e bukura” e bėjnė poetin tė pėlqyer, krijohen njė numėr poezish tė cilat nuk kanė qėllim tjetėr pėrveē qėnies tė bukura, tė cilat nuk duan t’ia dinė pėr funksionin fillestar, tė shenjtin e pafajshmin e poezisė. Kėto poezi qė prej fillimit janė tė bėra pėr tė tjerė, pėr lexuesit. Ato nuk janė mė ėndrra, hapa vallėzimi, apo klithma tė njė shpirti, reagime para njė pėrjetimi, ideale tė belbėzuara, gjeste tė njė tė dituri apo ngėrdheshje tė njė tė ēmenduri – ato janė thjesht prodhime tė dėshiruara, fabrikate, bonbone pėr publikun. Ato janė bėrė pėr t’u shpėrhapur, pėr t’u shitur e pėr t’u shijuar prej blerėsve pėrmes zbavitjes, ngritjes shpirtėrore apo shplodhjes. Dhe ėshtė pikėrisht ky lloj poezish qė gjen miratim. Nė to njeriu nuk duhet ta vendosė veten brenda seriozisht, me shumė dashuri, por tė lėkundet rehatshėm, endshėm bashkė me lėkundjet e tyre tė bukura e tė matura.
    E janė pikėrisht kėto poezi tė bukura qė nganjėherė shfaqen tė dyshimta sikurse dhe gjithēka e pėrmbajtur, e pėrshtatur, si profesorėt e zyrtarėt. E me raste, kur bota e rregullt ngjan vėrtet e padurueshme, njeriu priret tė marrė nė duar fenerė e t’i vejė flakėn tempujve e poezitė “e bukura” duke u ngjitur deri tek klasikėt e shenjtė shijojnė nė tė tilla ditė disi tė censuruara, tė tredhura, tepėr tė miratuara, tė pėrmbajtura, qesharake. E njeriu si rrjedhim i drejtohet tė kėqijave. E atėherė asnjė prej tė kėqijave nuk ėshtė e keqe mjaftueshėm.
    Por edhe kėtu zė pritė zhgėnjimi. Leximi i poezive tė kėqija ėshtė njė shijim veēanėrisht afatshkurtėr, njeriu ngopet shpejt me tė. Nė fund tė fundit pse duhet lexuar? A nuk mundet ēdokush tė krijojė vetė poezi tė kėqija? – Le tė provojė ta bėjė e do tė shohė se krijimi i poezive tė kėqija ėshtė shumė mė tepėr lumturues se sa leximi i deri edhe mė tė bukurės prej tyre.


    Perktheu: Dita




    Origjinali ne linkun ne vazhdim:

    http://www.forumishqiptar.com/showth...1215#post81215

  10. #10
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,953
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ÜBER GEDICHTE


    Als ich zehn Jahre alt war, lasen wir eines Tages in der Schule im Lesebuch ein Gedicht, ich glaube, es hieß „Speckbachers Söhnlein“. Es erzählte von einem heldenhaften kleinen Knaben, der mitten im Kugelregen einer Schlacht mitfocht oder für dir Großen Kugeln auflas oder sonst etwas Heldisches verrichtete. Wir Buben waren begeistert, und als uns der Lehrer, mit einem Beiklang von Ironie, nachher fragte: „War das nun ein gutes Gedicht?“ da riefen wir alle heftig: „Ja“. Er aber schüttelte lächelnd den Kopf und sagte: „Nein, es ist ein schlechtes Gedicht.“ Er hatte recht, das Gedicht war nach den Regeln und dem Geschmack unserer Zeit und Kunst nicht gut, nicht fein, nicht echt, es war ein Machwerk. Trotzdem hatte es uns Knaben mit einer herrlichen Welle von Begeisterung erfüllt.
    Zehn Jahre später, im Alter von zwanzig Jahren, hätte ich mich ohne weiteres von jedem Gedicht getraut, nach dem ersten Lesen zu sagen, ob es ein gutes oder schlechtes sei. Nichts war einfacher. Ein Blick, das halblaute Sprechen zweier Verszeilen genügte.
    Inzwischen sind wieder Jahrzehnte vergangen, und mir sind so viele Gedichte durch die Hände und an den Augen vorübergegangen, und ich bin heute wieder ganz im klaren darüber, ob ich einem Gedicht, das man mir zeigt, Wert zusprechen soll oder nicht. Es werden mir oft Gedichte gezeigt, meist solche von jungen Menschen, die ein „Urteil“ darüber haben und einen Verleger dafür finden wollen. Und immer sind die jungen Dichter erstaunt und enttäuscht, wenn sie sehen, dass dieser ältere Kollege, dem sie Erfahrung zugetraut hatten, gar keine Erfahrung hat, sondern unschlüssig in den Gedichten blättert und über ihren Wert sich nichts zu sagen getraut. Was ich als Zwanzigjähriger in zwei Minuten mit dem Gefühl voller Sicherheit vollbracht hätte, das ist jetzt vielmehr nicht schwierig, sondern unmöglich geworden. Übrigens „Erfahrung“ , das ist auch so ein Ding, von dem man in der Jugend meinte, es müsse ganz von selber kommen. Aber es kommt nicht von selber. Es gibt Leute, die sind für die Erfahrung begabt, die haben Erfahrung, und sie haben sie schon von der Schulbank, wenn nicht vom Mutterleibe an – und dann gibt es andere, zu denen auch ich gehöre, die können vierzig oder sechzig oder hundert Jahre leben und am Ende sterben, ohne recht gelernt und begriffen zu haben, was „Erfahrung“ nun eigentlich sei.
    Meine Sicherheit im Beurteilen von Gedichten, wie ich sie mit zwanzig Jahren hatte, beruhte darauf, dass ich eine Anzahl von Gedichten und Dichtern so stark und fast ausschließlich liebte, das ich jedes Buch und Gedicht sofort mit ihnen verglich. War es ihnen ähnlich, so war es gut, andernfalls taugte es nichts.
    Heut habe ich ebenfalls meine paar Dichter, die ich besonders liebe, und einige davon sind noch dieselben wie damals. Aber heut bin ich gerade gegen die Gedichte am meisten misstrauisch, die mich im Klang sofort an einen dieser Dichter mahnen.
    Ich will indessen nicht von Dichtern und Gedichten im allgemeinen reden, sondern nur von „schlechten“, nämlich von solchen, die so ziemlich jedermann, außer dem Dichter selbst, ohne weiteres für mäßig, für gering, für entbehrlich ansieht. Ich habe im Laufe der Zeit nicht wenige von solchen Gedichten gelesen, und früher wusste ich auch genau, dass sie schlecht waren, und warum sie schlecht waren. Heute bin ich davon nicht mehr so recht sicher. Auch diese Sicherheit, auch dieses Wissen hat sich mir, wie jede Gewohnheit und jedes Wissen, irgendeinmal in einem zweifelhaften Licht gezeigt, es war auf einmal langweilig, trocken, unerlebt, es hatte Lücken, es rebellierte in mir dagegen, und am Ende war es kein Wissen mehr, sondern eine unerlebte Sache, etwas, was hinter mir lag und dessen einstigen Wert ich nicht mehr begriff.
    Jetzt geht es mir mit Gedichten oft so, dass ich bei unzweifelhaft „schlechten“ eine Lust verspüre, sie zu billigen, ja zu rühmen, während die guten, ja die besten mir oft verdächtig erscheinen.
    Es ist das gleiche Gefühl, das man zuzeiten einem Professor oder einem Beamten oder einem Irrsinnigen gegenüber haben kann: Für gewöhnlich weiß man genau und ist davon überzeugt, dass der Herr Beamte ein einwandfreier Bürger, ein gerechtfertigtes Kind Gottes, ein richtig numeriertes und nützliches Mitglied der Menschheit ist, während der Irre eben ein armer Kerl ist, ein unglücklicher Kranker, den man duldet, den man bedauert, der aber keinen Wert hat. Aber dann kommen Tage oder doch Stunden, etwa wenn man ungewöhnlich viel mit Professoren oder mit Irren einen stillen, in sich sichern Glücklichen, einen Weisen, einen Liebling Gottes, charaktervoll in sich selbst und in seinem Glauben von sich selbst begnügt – der Professor oder Beamte aber scheint entbehrlich, von mäßigem Charakter, eine persönlichkeitslose und naturlose Figur, von welcher zwölf auf Dutzend gehen.
    Ähnlich also ergeht es mir zuweilen mit schlechten Gedichten. Plötzlich scheinen sie mir nicht mehr schlecht, plötzlich haben sie einen Duft, eine Eigenart, eine Kindlichkeit, gerade ihre offensichtlichen Schwächen und Fehler sind rührend, sind originell, sind lieb und entzückend, und daneben wird das schönste Gedicht, das man sonst liebte, ein wenig blass und schabloniert.
    Bei manchen unserer jüngeren Dichter sehen wir übrigens seit den Tagen des Expressionismus ähnliches am Werk: sie machen grundsätzlich keine „guten“ oder „schönen“ Gedichte mehr. Sie finden, es gebe schöne Gedichte genug, und sie selbst seien keineswegs dazu geboren und in die Welt gestellt, um noch weitere hübsche Verse anzufertigen und ein von früheren Generationen begonnenes Geduldspiel weiter zu spielen. Sie haben damit vermutlich ganz recht, und ihre Gedichte klingen auch manchmal genauso rührend, wie man es sonst nur bei „schlechten“ Gedichten fand.
    Der Grund ist ja leicht zu finden. Ein Gedicht ist in seinem Entstehen etwas ganz Eindeutiges. Es ist eine Entladung, ein Ruf, ein Schrei, ein Seufzer, eine Gebärde, eine Reaktion der erlebenden Seele, mit der sie sich der Wallung, eines Erlebnisses zu erwehren oder ihrer bewusst zu werden sucht. In dieser ersten, ursprünglichen, wichtigsten Funktion ist überhaupt kein Gedicht beurteilbar. Es spricht ja zunächst lediglich zum Dichter selbst, ist sein Aufatmen, sein Schrei, sein Traum, sein Lächeln, sein Umsichschlagen. Wer wollte die nächtlichen Träume der Menschen auf ihren ästethischen Wert und unsere Hand – und Kopfbewegungen, Gebärden und Gangarten auf ihre Zwecksmäßigkeit hin beurteilen?! Das Wickelkind, das den Daumen oder die Zehe in den Mund steckt, tut ebenso klug und richtig wie der Autor, der am Federstiel nagt, oder der Pfau, der seinen Schweif ausbreitet. Keiner von ihnen tut besser als der andere, keiner hat mehr recht, keiner weniger.
    Manchmal geschieht es nun, dass ein Gedicht außer dem, dass es den Dichter entspannt und befreit, auch noch andere erfreuen, bewegen und rühren kann – dass es schön ist. Vermutlich ist es dann der Fall, wenn das, was es ausdrückt, etwas vielen Menschen Gemeinsames, bei allen Mögliches ist. Aber gewiss ist das keineswegs.
    Hier beginnt nun ein bedenklicher Kreislauf. Weil „schöne“ Gedichte den Dichter beliebt machen, darum kommen nun wieder eine Menge von Gedichten zur Welt, welche nichts als schön sein wollen, die gar nichts mehr wissen von der ursprünglichen, urweltlichen, heilig-unschuldigen Funktion des Gedichtes. Diese Gedichte sind von allem Anfang an für andre gemacht, für Hörer, für Leser. Sie sind nicht mehr Träume oder Tanzschritte oder Schreie einer Seele, Reaktionen auf Erlebnisse, gestammelte Wunschbilder oder Zauberformeln, Gebärde eines Weisen oder Grimasse eines Irren – sie sind bloß noch gewollte Erzeugnisse, Fabrikate, Pralinés für das Publikum. Sie sind gemacht worden, um verbreitet und verkauft und von den Käufern zur Erheiterung oder Erhebung oder Zerstreuung genossen zu werden. Und gerade diese Art von Gedichten findet Beifall. In sie muss man sich nicht ernsthaft und liebevoll hineinversetzen, von ihnen wird man nicht gequält und erschüttert, sondern man kann ihre hübschen, maßvollen Schwingungen bequem und lustvoll mitschwingen.
    Diese „schönen“ Gedichte nun können einem zuzeiten ganz ebenso entleiden und zweifelhaft werden wie alles Gezähmte und Angepasste, wie die Professoren und Beamten. Und manchmal, wenn einem die korrekte Welt recht zuwider ist, dann hat man die Neigung, Laternen einzuschlagen und Tempel anzuzünden, und die „schönen“ Gedichte bis zu den heiligen Klassikern hinauf schmecken an solchen Tagen alle ein wenig wie zensuriert, wie kastriert, wie allzu gebilligt, allzu zahm, allzu tantenhaft. Dann wendet man sich zu den schlechten. Dann ist einem überhaupt keines schlecht genug.
    Aber auch hier lauert Enttäuschung. Das Lesen schlechter Gedichte ist ein überaus kurzfristiger Genuss, man hat schell genug davon. Aber wozu denn lesen? Kann nicht jedermann selber schlechte Gedichte machen? – Man tue es, und man wird sehen, dass das Machen schlechter Gedichte noch viel beglückender ist als sogar das Lesen der allerschönsten.



    Perkthimi gjendet ne linkun ne vazhdim:

    http://www.forumishqiptar.com/showth...?threadid=7497

  11. #11
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,953
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Dem Ziel entgegen

    Immer bin ich ohne Ziel gegangen,
    Wollte nie zu einer Rast gelangen,
    Meine Wege schienen ohne Ende.

    Endlich sah ich, dass ich nur im Kreise
    Wanderte, und wurde müd der Reise.
    Jener Tag war meines Lebens Wende.

    Zögernd geh ich nun dem Ziel entgegen,
    Denn ich weiß: auf allen meinen Wegen
    Steht der Tod und bietet mir die Hände.



    Qėllimit pėrkundrejt


    Pėrhera kam ecur pa qėllim,
    kurrė s’desha tė mbėrrij nė njė pushim,
    Rrugėt e mia pėrngjanin pa fund.

    Mė nė fund pashė, se veēse nė rreth
    Po shtegtoja, e prej udhėtimit u lodha.
    Atė ditė njoha kthesėn e jetės sime.

    Ngurrueshėm i shkoj qėllimit pėrkundrejt,
    Se unė e di: nė tė gjitha rrugėt e mia
    Gjendet vdekja e duart drejt meje zgjat.






    Wie sind die Tage...


    Wie sind die Tage schwer!
    An keinem Feuer kann ich
    erwarmen,
    Keine Sonne lacht mir mehr,
    Ist alles leer,
    Ist alles kalt und ohne Erbarmen,
    Und auch die lieben klaren
    Sterne schauen mich trostlos an,
    Seit ich im Herzen erfahren,
    Dass Liebe sterben kann.




    Si janė ditėt...


    Sa tė rėnda janė ditėt!
    Pranė asnjė zjarri nuk gjej
    Ngrohje,
    Asnjė diell nuk mė qesh mė,
    Bosh ėshtė gjithēka,
    E ftohtė ėshtė gjithēka e pa mėshirė,
    Deri dhe tė dashurit, tė qartėt yje
    Mė shohin tė dėshpėruar,
    Qė prej kur nė zemėr mėsova,
    se dashuria mundet tė vdesė.






    Der Künstler


    Was ich schuf in heißer Jahre Glut,
    Steht am lauten Markt zur Schau
    gestellt.
    Leicht vorüber geht die frohe Welt,
    Lacht und lobt und findet alles gut.

    Keiner weiß, dass dieser frohe Kranz,
    Den die Welt mir lachend drückt ins
    Haar,
    Meines Lebens Kraft verschlang und
    Glanz,
    Ach, und dass das Opfer unnütz war.




    Artisti


    Ajo ēka nė zjarrminė e viteve krijova,
    Sot n’ekspozim gjendet nė tregun zėlartė.
    Lehtaz kalon atypari bota e gėzuar,
    Qesh e lėvdon, gjithēka i duket e mirė.

    Askush nuk di, se ajo kurorė e gėzuar
    Qė bota n’qeshje ndėr flokė mė ngjesh,
    Fuqinė e jetės, shkėlqimin, ma pėrpiu,
    Ah, e qė viktima e padobi qe.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Mosha
    32
    Postime
    253
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ditaaaaaaaaaaaaaa,
    paske perkthyer nje nga te preferuarat e mia (ato qe jane ne anglisht)
    pres pa ngurrim te tjerat (ne pasiguri per ti perkthyer vete.)
    pershendetje,

  13. #13
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    16 falenderime nė 12 postime
    Sot gjeta kete material tek yahoo. Jam duke lexuar mbi Hessene kete periudhe dhe ndoshta se shpejti mund te sjell edhe materiale te pergatitura nga une. Deri tani nuk kam ndryshuar mendimin se libri Damian eshte krijimi me i bukur i Hesse.

    Materiali me poshte eshte pergatitur nga Petraq Kolevica. Ka disa "fakte" te thena prej tij te cilat nuk ma mbushen syrin, pasi ne anglisht kam lexuar te tjera gjera. Gjithsesi duket material interesant. (Perkthimi i poezive nuk eshte i keq, gjithashtu).

    Herman Hesse - Jeta dhe Veprat

    HERMANN HESSE ėshtė njėri nga shkrimtarėt mė tė shquar gjermanė tė shekullit tė njėzet. Lindi mė 2 korrik 1877 nė njė qytet pranė Württembergut dhe vdiq nė Lugano tė Zvicrės mė 9 gusht 1962. Ishte djali i njė pastori (prifti) dhe nipi i njė misionari kalvinist. Ky ambient familjar ndikoi nė formimin e personalitetit tė tij. U dėrgua tė studionte pėr teologji, por mėsimet fetare i braktisi shpejt! Punoi si mekanik dhe librar nė Tübingen. Nė botėkuptimin e tij moral e filozofik ishte natyralist, mistik, buddhist, aktivist faustian, por gjithmonė intimėrisht fetar.

    Lufta e Parė Botėrore i shkaktoi njė krizė tė rėndė shpirtėrore. Doli haptas publikisht kundėr dallgės sė barbarive qė pėrshkoi Evropėn dhe madje arriti ta ndiente veten fajtor pėr tė kėqiat e kohės. Edhe mė vonė, nga vetė formimi i tij shpirtėror, ishte qė nė fillim kundėr nazizmit. Hermann Hesse ėshtė poet e prozator me prodhimtari me vlera artistike tė larta e sasi tė jashtėzakonshme. Librat e tij me romane, poezi shkrime kritike politike, kulturore dhe letrare, mesatarisht arrinė nė 80 milion ekzemplarė nė tė gjithė botėn, duke e bėrė kėshtu njėrin nga shkrimtarėt evropianė mė tė lexuar tė shekullit tė njėzetė.
    Mė 1921 u bė qytetar zviceran dhe 1946 iu dha ēmimi Nobel nė letėrsi. Romani i tij i parė ishte "Hermann Lauscher" (1901) por ai qė e bėri tė shquhej ishte romani "Peter Camenzind" (1904) mė vonė mjaft i admiruar u bė romani "Unterm Rad" (Nėn rrotė) 1906 tek i cili, me thekse tragjike e patetike paraqitet kriza e njė adoleshenti tė vėnė nėn njė disiplinė antinjerėzore tė shkollės prusiane. Vazhdojnė pastaj libra tė tjerė me novela e tregime: "Diesseits" (Kėtej, nga kjo anė, 1907) "Nachbarn" (Fqinjė, 1908) "Umwege" (Rrugė e gjatė, 1912) etj. Shėnime udhėtimesh nė Indi - Aus Indien (1913). Gjatė Luftės sė Parė Botėrore, nxorri tregimin "Schön ist die Jugend"
    (Rinia ėshtė e bukur, 1916). Por katastrofa e luftės nė Evropė solli tek ai njė pėrmbysje tė thellė e bashkė me tė dhe njė pjekuri tė motiveve personale. Frut i kėtyre ishte libri "Damian, die Geschichte von Emil Sinclairs Jugend" (Demiani, historia e rinisė sė Emil Sinclair-it, 1919). Kjo ėshtė njė vepėr e rėndėsishme, sepse ėshtė ndėr tė para nė Evropė qė ve nė dukje ndikimin e psikanalizės. Te Demiani paraqiten tė rinjtė e universiteteve gjermane, jeta e tė cilėve shkatėrrohet nga presioni i luftės.
    Perla tė vogla tė vėrteta tė artit tregimtar janė "Kurgast" (Miku i
    kurimit) dhe "Bilderbuch" (Libri i portreteve) tė dy, mė 1925. Shumė i rėndėsishėm ėshtė veēanėrisht romani "Stepenwolf" (Ujku i stepės, 1927) ku, siē thoshte, tregoi: "Ferrin e brendėsisė sė vet". Kriza shpirtėrore dhe forma e jetės sė njeriut modern ėshtė tema e "Ujkut tė stepės", tė kėsaj autobiografie qė ndonėse e varfėr nė veprime ėshtė e pasur nė mendime, ku lexuesit tė vėmendshėm i tregon "kaosin e botės sė tij shpirtėrore". Origjina e kėsaj krize identiteti ėshtė urrejtja ndaj njė shoqėrie qė shkon verbėrisht nga njė luftė botėrore
    nė tjetrėn, neveria ndaj njė kulture servile dhe frika ndaj njė jete
    tė brendshme "tė pėrciptė e tė normuar". Ndėr veprat e tjera mund tė pėrmendim "Narzic und Goldmund" (Lulet Narcis dhe gojėartė) e veēanėrisht "Das Glasperlenspiel" (Loja e perlave tė qelqta, 1943) qė pėrbėn "shumatoren" e tė gjitha shqetėsimeve, studimeve dhe anktheve fetare tė shkrimtarit tė shquar.
    Pėrveē shkrimeve nė prozė, Hermann Hesse shquhet si poet me mė shumė se 680 poezi tė pėrmbledhura nė 12 vėllime. Poezitė e tij dallohen pėr ndjesi tė hollė e pėrsosmėri tė vargut. Temat e tyre janė ato tė anėve mė delikate e mė tė rėndėsishme tė shoqėrisė njerėzore, si vėllavrasja (Kėnga e vdekjes sė Abelit), trishtimi, vetmia etj.Vėllimet e tij me poezi janė: "Romantische Lieder" (Kėngė romantike, 1898), "Gedichte" (Poezi, 1902), "Unterwegs" (Nė rrugė, 1911), "Musik des Einsamen" (Muzika e vetmitarit, 1915), "Ausgewehlten Gedichte" (Poezi tė zgjedhura, 1921), "Krisis" (Krizė, 1928), "Trost der Nacht"
    (Ngushėllimi i natės, 1929), "Vom Baum des Lebens" (Nga pema e jetės, 1933), "Neue Gedichte" (Poezi tė reja, 1937), "Der Blütenzweig" (Dega e lulėzuar, 1945), "Die späten Gedichte" (Poezitė e vona, 1963). Pavarėsisht nga titujt e vėllimeve dhe temat e shumta tė poezive tė tij, ato, pėrmbledhtas, mund tė quhen autobiografi lirike e poetit. Tek ne, nga ky shkrimtar, prej mė se pesėmbėdhjetė vjetėsh mė parė ėshtė pėrkthyer romani "Nėn rrotė", ndėrsa gjashtėmbėdhjetė vjet mė parė, pėrktheva poezi nga Hermann Hesse tė cilat u botuan nė
    librin e atėhershėm "Poezi gjermane dhe austriake" tė pėrgatitura prej meje.


    Poezi te Hesse, perkthyer nga Petraq Kolevica :


    Kėnga e vdekjes sė Abelit

    Dergjet mbi bar Abeli i vrarė,
    Vėllai Kain e braktis e shkon.
    Vjen njė zog, ngjyen sqepin mė parė
    Nė gjak, tmerrohet, fluturon.
    Zogu fluturon mbi botėn pėrreth,
    Fluturimi ėsht' i frikshėm, klithmė e tij tė rrėqeth,
    Vajton njė vajtim pa mbarim:
    Pėr Abelin e bukur, pėr vdekjen e tij,
    Pėr Kainin e mbrapshtė e shpirtzi,
    Pėr vitet e rinisė sė tij pa kuptim.

    Shpejt do t'ia ngulė Kaini shigjetėn nė gii,
    Shpejt do tė ndezė luftra dhe sherre ai
    Nė ēdo fshat e qytet e ēdo skaj,
    Do krijojė armiq pėr t'i vrarė, pastaj,
    Do urrejė ata dhe veten i dėshpėruar,
    Do pėrndjekė ata dhe veten i munduar
    Nė ēdo rrugė duke shkuar gjersa fundi tė afrojė,
    Ēasti kur Kaini vetveten tė shkatėrrojė.

    Zogu fluturon dhe me sqepin e pėrgjakur
    Klith kujėn e vdekjes mbi botėn mbarė,
    E dėgjon atė Kaini, e dėgjon Abeli i vrarė,
    E dėgjojnė njė mijė nėn kėtė qiell pėrhapur,
    Po dhjetė mijė e mė shumė s'e dėgjojnė pėrreth,
    Pėr vdekjen e Abelit ata s'duan tė dinė.

    S'duan tė dinė as pėr Kainė,
    As pėr gjakun qė nga shumė plagė rrjedh,
    As pėr luftėn qė ishte gjer dje,
    Pėr atė nė romane sot lexojnė se ē'qe.
    Pėr tė gjithė tė ngopurit, tė gėzuarit,
    Tė fortėt, tė palatuarit,
    Pėr ata s'ka Kain, as Abel, as vdekje mizore
    Dhe luftėn e ēmojnė si kohė madhore.

    Kur ky zog vajtimtar fluturon pėrmbi ta,
    E quajnė ndjellakeq, ogurzi,
    Veten e ndjejnė tė fortė ata
    Dhe zogun e vogėl e zėnė me gurė,
    Gjersa tė heshtė dhe tė zhduket ai,
    Ose ia krisin muzikės qė mos dėgjohet mė,
    Se zėri i tij i trishtuar i bezdis gjithnjė.

    Ky zog sot si askurrė
    Me sqep tė pėrgjakur vend mė vend fluturon
    Vajtimi tij pėr Abelin tejpėrtej kumbon.



    Trishtim
    (1944)

    Ē'mė ngrohte gjer dje plot shije,
    Sot vdekja e mban nė gji.
    Lule pas lulesh bien
    Nga pemė e trishtimit tani.

    I ndiej si bien, bien
    Si borė qė rrugėn mbulon,
    Dhe hapat mė nuk ndihen,
    Njė heshtje e gjatė afron.

    Nė qiell s'ka yje as hėnė.
    Nė zemėr s'ka dashuri.
    Gjer tutje njė heshtje ka rėnė
    Dhe bota u mplak e u mpi.

    Kush mbron dot zemrėn njė fije
    Nga koha plot ligėsi?
    Lule pas lulesh bien
    Nga pemė e trishtimit tani.



    Nė Mjegull

    Sa ēudi tė endesh nė mjegull!
    Ēdo gur e kaēubė nė vetmi,
    Asnjė dru s'i sheh drurėt e tjerė,
    Vetėm gjithkush rri.

    Plot miq bota ime pat qenė
    Kur jeta kish dritė ende;
    Tani qė kaq mjegull ka rėnė
    Asnjėrin s'e shoh as mė sheh.

    I menēur nuk ėshtė, pa fjalė,
    Ai qė terrin s'kupton,
    Se si fshehtėsisht ngadalė
    Nga gjithēka e veēon.

    Sa ēudi tė endesh nė mjegull!
    Jeta bėhet vetmi.
    Asnjeri nuk njeh njerėz tė tjerė,
    Vetėm gjithkush rri.



    Natė vetmitare

    Ju, vėllezėr tė shpirtit tim,
    Njerėz tė mjerė larg dhe pranė,
    Nėn kėtė qiell me yje pa anė
    Qė n'ėndėrrime gjeni ngushėllim;
    Ju tė plakur pa njė fjalė
    Nėpėr netė yjezbehtė,
    Duarduruar mbaheni ngadalė
    Dhe ruani dhe vuani vetė,
    Turmė e mjerė, e gabuar,
    Lundėrtarė pa yll e pa fat,
    Tė huaj e prapė me mua bashkuar,
    Ma ktheni pėrshėndetjen qė ju jap!



    Gėnjej

    Gėnjej! Gėnjej! Nuk jam aq plak
    Ende nuk jam velur nga jeta,
    Se njė trup gruaje mė bėn sado pak
    Tė mė rahin pulsi e mėnt'e shkreta.

    Pėr gratė me zjarr vazhdoj t'ėndėrroj,
    Pėr ca dosido e ndonjė hirperije,
    Pėr njė valzer brilant qė dot s'e harroj
    Edhe pėr net dashurie.
    Pėr njė dashuri ėndėrroj madje,
    Njė tė heshtur, tė dlirė, hirplot.
    Ajo, e para, e shenjtė qe.
    Pėr tė dhe sot mund tė qaj me lot.



    Kėngė Dashurie

    O ti qė po ta them nuk po di
    Se ē'pate bėrė me mua.
    Nga ditėt largohem tani,
    Se vetėm natėn dua.

    E art' ėshtė nata pėr mua
    Si asnjė ditė pastaj.
    Atje ėndėrroj pėr njė grua
    Dhe flokėt e verdha tė saj.

    Atje ėndėrroj lumturinė
    Qė prej njė vėshtrimi u stis
    Dhe kėngė dėgjoj tė mė vinė
    Qė nga i largti Paradis.

    Atje shikoj retė dhe rri
    Kundroj gjithė natėn sa dua.
    O ti qė ta them nuk po di
    Se ē'pate bėrė me mua.



    Lutje

    Kur dorėn e vogėl me jep dhe ajo
    Kaq shumė tė pathėna mė thotė,
    Mos pyeta vallė mė tė kotė:
    Mė dashuron apo jo?

    Nuk dua qė ti tė mė dashurosh
    Po veē tė tė ndjej kėtu, pranė,
    Dhe ndonjėherė, ashtu, si mėnjanė,
    Dorėn tė mė takosh.


    Kėngė pėr tė dashurėn nė pranverėn e ftohtė

    Nė paradhomėn e ftohtė ora troket,
    Shkon tetė, nėntė, dhjetė.
    S'i numėroj, po rri pėrgjoj
    Sa ngadalė koha rėshqet.

    Dhe shkojnė si erė me bor' e stuhi,
    Si trumbė zogjsh nė fluturim
    Po se si shkojnė, s'dua ta di.
    S'mė dhimben gjė, s'mė hynė nė sy,
    Se janė orė qė shkojnė pa ty.



    Sepse tė dua

    Sepse tė dua, i egėrsuar,
    Po vi tek ti nė kėto nete.
    Me qė ti kurrė s'mė ke harruar
    Dhe shpirtin tėnd mora me vete.

    Me mua ėsht' e mė pėrket pėrfare.
    Tė mira, tė liga, kėtu do t'i shkojė.
    Prej dashuris' sime pėrvėlimtare
    S'ka engjėll qė mund tė tė ēlirojė.



    Bisedė mbrėmje

    Ē'mė vjen ėndėrrimtare nė kėtė vend plot re?
    Ta dhashė zemrėn time nė dorė e ti s'e pe.
    E mbushur ishte plotpėrplot me lumturi
    Dhe ishte kaq e nxehtė - si nuk e ndjeve ti?

    Me njė qeshje tė thashė ma ktheve dosido.
    Njė dhimbje ndjeu ajo... dhe heshti... dhe u ftoh.



    Nėnės sime

    Kaq shumė kisha pėr tė tė thėnė
    Po mbeta larg e larg mėrguar
    Nė kėto ditė, e dashur Nėnė,
    Mė mirė ti mė ke kuptuar.

    Pėr ty dhuratėn kam menduar
    Edhe punuar gjat' e gjatė,
    Porse mė mbet kėtu, nė duar.
    Ti mbylle sytė kėtė natė.

    Por ndjej se, duke e lexuar,
    Mė zbutet dhimbje e kėsaj zije.
    Mirėsia jote e patreguar
    Mė lidh me ty me mija fije.
    Edhe ēdo natė e njėjta ėndėrr

    Nė ėndėrr ti mė rri kaq larg
    Si mė rreh zemra, ta dish!
    O Nėnė, Nėnė, vallė s'di
    Tek unė si tė vish?
    E njėjta ėndėrr net pėr net!
    Si mė rreh zemra, ta dish!
    O Nėnė, Nėnė, pėrse nuk do
    Kėtu, tek unė, tė vish?
    Nė fushat

    Nė qiell enden retė pafund,
    Nė fushat fryjnė e fryjnė thėllime,
    Nė fushat endet e endet gjithkund
    Fėmia i humbur i nėnės sime.
    Nė rrugė era fryn gjethet e thata,
    Nė pemė zogu klith me vajtim,
    Atje, matanė malesh tė larta,
    Ndodhet, diku, atdheu im.

  14. #14
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,017
    Faleminderit
    2
    16 falenderime nė 12 postime
    Shkeputur nga Steppenwolf


    ...Kjo qenka, mendova. E kane shperfytyruar kete mur te vjeter me nje shenje elektrike. Gjate kesaj kohe mezi dallova nje ose dy shkronja, kur ato u shfaqen perseri per nje cast; por ishte e veshtire te kuptoje cfare thoshin, sepse ishin shume rremuje, me hapesira dhe parregullsi midis tyre, e me pas zhdukeshin pa pritur. Kushdo qe kishte menduar nje reklamim te ketij lloji, nuk do kete qene shume i zgjuar. Ishte Steppenwolf, i shkreti djale. Perse ti kete vene letrat e tij ne nje mur te vjeter ne pjesen me te erret te Qytetit te Vjeter dhe ne nje nate te lagesht si kjo, ku nuk ndihet fryme njeriu. Per me teper perse jane kaq te shkurtra, rremuje dhe te palexueshme?! Po prite, me ne fund munda te lexoj disa fjale ne fund. Ato ishin:

    TEATRI MAGJIK

    HYRJA JO PER TE GJITHE


    U mundova te hapja deren, po llozi i vjeter nuk levizte. Edhe neonet e reklames u shojten. Krejt papritur, fatkeqsisht te sigurt ne kotesine e presences se tyre. Une madje u zbrapsa disi, duke u fundosur ne balte, por nuk i pashe me letrat. Reklama mbaroi. Per nje kohe te gjate prita i fundosur ne balte, por e kote.

    Atehere kur vendosa te levizja dhe te kthehesha ne bulevard, disa letra me ngjyre filluan te reflektonin ne asfaltin mbi te cilin po ecja. Lexova:

    VETEM PER TE ĒMENDUR....



    p.s. Steppenwolf = Eshte njeri, apo kafshe?! Secili e kupton si te doje, pasi ka lexuar librin.

  15. #15
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    413
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ............pjese e shkeputur nga fillimi i Ujku i Stepes (Steppenwolf) i Herman Hesse


    Vetem per te cmendur

    Na ishte njehere njeri me emrin Harri, i quajtur ujku i stepes. Ai ecte mbi dy kembe, mbante rroba dhe ishte nje njeri, por ne fakt ai ishte nje ujk stepe. Ai kishte mesuar shume prej asaj, cfare njerezit me mendje te shendoshe mund te mesonin, dhe ishte nje koke shume e mencur. Por cka ai nuk e kishte mesuar, ishte kjo: me veten dhe me jeten e tij te ishte i kenaqur. Kete ai nuk mundej, ai ishte nje njeri i pakenaqur.

    Ujku i stepes kishte keshtu dy natyra, nje njerezore dhe nje ujkase, ky ishte fati i tij, dhe mundet patjeter te jete, qe ky fat te mos ishte dhe aq i vecante. Tashme duhet te jene vrojtuar shume njerez, te cilet brenda tyre kishin shume prej qenit apo prej dhelpres, prej peshkut ose prej gjarprit, pa patur nga kjo ndonje veshtiresi te vecante. Tek keta njerez jetonte njeriu dhe dhelpra, njeriu dhe peshku prane njeri-tjetrit, dhe asnjeri nuk i shkaktonte tjetrit dhimbje, biles njeri ndihmonte tjetrin, dhe ne ndonje njeri, i cili ka bere lart dhe mbahet zili, ishte me teper dhelpra ose majmuni se njeriu, i cili e kishte bere fatin. Kjo i eshte e ditur cdokujt. Tek Harry perkundrazi ishte ndryshe, ne te ecte njeriu dhe ujku jo prane njeri-tjetrit, dhe aq me pak e ndihmonin ato njeri-tjetrin, perkundrazi ata qendronin ne nje armiqesi per vdekje te vazhdueshme kundrejt njeri-tjetrit, dhe njeri jetonte per ta bere tjetrin te vuante, dhe kur Dy nga njeri gjak dhe njeri shpirt jane armiq per vdekje, atehere eshte kjo nje shenje e keqe. Epo, secili ka llotarine e tij, dhe e lehte nuk eshte e askujt.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  16. #16
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Po nga Kolevica:

    Herman Hese

    Njė murg i ri nė manastirin Cen

    Shtėpia e babait, nė jug ėshtė ajo,
    Ku fryn erė deti dhe dielli ngroh.
    Shpesh kujtoj atdhenė, ėndėrroj pėr tė,
    Me sy tė pėrlotur zgjohem gjithnjė.

    Shokėt e nuhasin e s'ma qajnė hallin.
    Si e ēoj me ta? Druhem mos mė tallin.
    Murgjrit pleq gėrhasin si ca bagėti,
    Veē unė, Ju Vangu, zgjuar rri dhe ngrij.

    Herė herė mė vjen tė marr shkopin tim,
    T'i lidh shpejt sandalet, tė shkoj n'udhėtim,
    Mijėra milje rrugė tė bėj pėrsėri,
    Tė kthehem ne atdhe, tė gjej lumturi.

    Po kur mė sheh mjeshtri si tigėr nė sy,
    E ndiej thellė fatin qė mė lidh aty,
    Prushin ndiej nė gji e nė trup ndiej akull,
    Mė vjen turp e dridhem e mblidhem si shakull.
    wrong verb

  17. #17
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,953
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Refuzuesi Hesse

    Per kenaqesine e lexuesve dhe ne kete forum...



    Refuzuesi Hesse, Lasgush Refuzuesi


    Ndjekja e njė emisioni pėr shkrimtarin Hermann Hesse mė solli para mė shumė se dy vjetėsh deri nė librin “Zarathustras Wiederkehr (Kthimi i Zarathustrės)”. Nė njė publikim tė shtėpisė botuese Suhrkamp libri me kėtė titull ka nė pėrmbajtje fjalėn qė nė vitin 1919 Hesse i drejtoi rinisė gjermane pėrmes thirrjes kritike “Kthimi i Zarathustrės” dhe shkrime tė tjerė kundėr radikalizmit tė majtė dhe tė djathtė. Libri u desh tė porositej pranė njė librarie tė madhe, sepse nuk bėn pjesė tek tepėr tė frekuentuarit e Hesse-s, tė cilėt rėndom mundesh t’i gjesh nė ēdo librari tė njė shteti gjermanishtfolės. Letrar-artistikja brenda tij ėshtė e asaj natyre qė pak dijnė ta vlerėsojnė e aq mė pak ta preferojnė.

    Janė bėrė dy vjet prej atėherė, por tronditja edhe nė tė lexuarėn pėr tė disatėn herė mė mbetet si nė herėn e parė, edhe figurat qė mė shfaqen para syve janė thuajse tė njėjtat. E do sinqeriteti i kėtij rasti tė shprehem se disa figura tė tjera mė janė shtuar pas leximit tė “Rrno vetėm pėr me tregue”. Por mė e qartė mes tė gjithave mė mbetet fytyra e Lasgush Poradecit. Ndoshta sepse nė mendimin tim ai shfaqet si aplikuesi mė i suksesshėm nė praktikė i fjalėve qė Hesse i ngriti si profeci pėr ē’do ndodhte me poetėt nė komunizėm, i pėrshkrimit qė dha pėr poetin e vėrtetė nė tėrėsinė e letrave qė u titulluan “An einen Kommunisten (Njė komunisti)”.

    Pėr siē e ka dashur fati, Hesse dhe Lasgushi kanė njėfarė ngjashmėrie nė pamje, njė frymė e ngjashme i lidh dhe nė tė shkruar me atė mbajtjen pezull nė njė masė tė mrekullueshme poetike, tė dy e kanė pasur syrin e dorėn e piktorit... Kur e vendos veten tė gjesh ngjashmėri tė kėsaj natyre, mbetet vetėm tė tronditesh. Si mundet tė kombinohen gjenet nė mėnyrė tė tillė qė dy njerėz tė lindur e tė rritur nė dy vende tė ndryshėm, larg nga njėri-tjetri tė shfaqin kaq shumė ngjashmėri, deri dhe nė atė qė Lasgushi aplikoi ekstremisht atė qė Hesse shkroi qė nė 1931? Mos ndoshta dhe Lasgushi i ka lexuar tė gjithė kėta shkrime? Gjermanishten e zotėronte shumė mirė. Edhe viti 1931 jep gjasa tė mira pėr kėtė supozim. Po edhe sikur ta marrim rastin, se paska qenė ky lexim vendimtar: Si mundet tė mbetej aq i bindur nė misionin e vet si poet, sa tė pranonte mė mirė shuarjen nė tė gjallė? Pėr tė qenė Lasgushi, poet nė pėrjetėsi. Kjo ėshtė pėrgjigjja qė kemi dashur dhe duam tė lexojmė e me siguri dhe e vetmja e mundshme.

    Me kėtė parantezė dėshirova tė hyj nė temėn e refuzimit qė Hesse nė mėnyrėn e vet i bėri komunizmit me shkrimet, nga tė cilat dy qė datojnė nė vitet 1931 dhe 1933, u zgjodhėn pėr kėtė sjellje nė shqip.

    Fati e ndihmoi Hessen qė jeta tė mos i ndrydhej nėn njė diktaturė komuniste. Me kėto nėnshkrime vetėdėnimi, ai me siguri do tė kish hyrė i vdekur. Nė mos i vdekur, do tė vdiste rrugės, nė mos do tė vdiste rrugės, do tė poshtėrohej. Por pėr etjen njerėzore do tė kishin qenė ndoshta kohė tė pakrahasueshme, sepse ashtu siē ėshtė lindur e rritur ajo, vetėm nė rastin e mosvdekjes trupore tė poetit do mund tė vėrtetonte, nėse Hesse do i kthente nė vepėr mėsimet qė la pėr brezin e tij e tė tjerėt pas.


    Dita
    Shtator 2006





    Letėr njė komunisti(1)

    I


    Qėndrimi im personal ndaj komunizmit mund tė formulohet lehtė. Komunizmi (me tė cilin unė mė sė pari kuptoj qėllimet dhe mendimet e Manifestit tė vjetėr Komunist) ėshtė gati tė realizojė vėrtetimin e vet nė botė, bota ėshtė pjekur pėr kėtė gjė, qė prej kur jo vetėm sistemi kapitalist tregon shenja tė qarta tė rėnies, por qė prej kur posaēėrisht dhe socialdemokracia e „shumicės“ e ka braktisur plotėsisht flamurin e revolucionit.
    Unė e mbaj komunizmin jo vetėm pėr tė pėrligjur, por e quaj pėr tė vetėkuptueshėm – ai do tė vijė dhe fitojė, edhe sikur ne tė gjithė tė jemi kundėr tij. Ai qė sot ėshtė nė anėn e komunizmit, pohon tė ardhmen.
    Pėrtej kėsaj po-je, qė arsyeja ime thotė pėr programin tuaj, qė prej kur jetoj, ka folur edhe njė zė brenda meje pėr vuajtjet, unė kam qenė gjithmonė me tė shtypurit kundėr shtypėsve, me tė akuzuarin kundėr gjykatėsit, me tė uriturit kundėr hamėsve. Vetėm se unė asnjėherė kėto ndjenja qė mė shfaqen tė natyrshme, nuk do t’i kisha quajtur komuniste, por mė shumė kristiane.
    Kėshtu: unė besoj me ju, qė rruga marksiste mbi kapitalizmin nė vdekje drejt ēlirimit tė proletariatit ėshtė rruga e sė ardhmes, dhe qė bota duhet ta ndjekė atė rrugė, dashtė apo mos dashtė.
    Deri kėtu jemi tė tė njėjtit mendim.
    Por kėtu ju ndoshta pyesni: Pse unė, kur besoj nė drejtėsinė e komunizmit dhe kam qėllime tė mira ndaj tė shtypurve, nuk bashkohem me ju tė dal nė luftė dhe nuk e vendos penėn time nė shėrbim tė partisė suaj.
    Eshtė vėshtirė tė jepet pėrgjigje mbi kėtė, sepse kėtu bėhet fjalė pėr gjėra, tė cilat pėr mua janė tė shenjta dhe tė detyrueshme, tė cilat pėr ju ama me shumė pak gjasa ekzistojnė. Unė e refuzoj plotėsisht dhe bindshėm, tė bėhem anėtar i partisė suaj, ose ta vendos shkrimtarinė time nė shėrbim tė programit tuaj, megjithėse perspektiva e tė pasurit vėllezėr e shokė, e bashkėsisė me njė botė njerėzish me tė njėjtin botėkuptim do tė ishte mjaftueshėm joshėse.
    Por ne pikėrisht nuk jemi tė tė njėjtit mendim. Sepse ndonėse unė i miratoj qėllimet tuaja, ose pėr tė qenė mė i qartė: ndonėse unė besoj, qė komunizmi ėshtė i pjekur qė tė marrė pushtetin e nė kėtė mėnyrė pėrgjegjėsinė gjigande, duke filluar me marrjen pėrsipėr tė gjakut dhe luftės – kėshtu kjo ėshtė pėr mua asgjė tjetėr veēse sikur unė nė nėntor tė besoj, qė tani shpejt vjen dimri. Unė besoj nė komunizmin si program pėr orėn e ardhshme tė njerėzimit, unė e konsideroj atė si tė domosdoshėm dhe tė pashmangshėm. Por unė nė asnjė mėnyrė nuk besoj, qė komunizmi ka njė pėrgjigje mė tė mirė mbi ēėshtjet e mėdha tė jetės sesa ndonjė menēuri mė e hershme. Unė besoj, qė ai pas njėqind vitesh teori dhe pas provės sė madhe ruse, tani ka jo vetėm tė drejtėn, por detyrėn, qė tė vėrtetohet nė botė, dhe unė besoj e shpresoj sinqerisht, qė ai do t’ia dalė mbanė, tė eliminojė urinė dhe t’i marrė njerėzimit njė makth tė madh. Por qė pėrmes tij do tė realizohet ajo ēka fetė, legjislacionet dhe filozofitė e mijėvjeēarėve tė mėparshėm nuk arritėn ta realizonin, kėtė nuk e besoj. Qė komunizmi pėrmbi shpalljen e sė drejtės tė ēdo njeriu pėr bukė dhe pėr t’u bėrė dikushi, paska tė drejtė dhe qenka mė i mirė, se ēfarėdolloj forme mė e hershme besimi, kėtė nuk e besoj. Ai i ka rrėnjėt nė shekullin e nėntėmbėdhjetė, nė mes tė truallit tė pushtetit mė tė thatė dhe mė fodull tė arsyes, njė kulle profesorėsh mė tė mirėditėshme, tė pafantazi dhe tė padashuri. Karl Marx e ka mėsuar tė menduarin nė kėtė shkollė, vėshtrimi i tij mbi historinė ėshtė ai i njė ekonomisti kombėtar, njė specialisti tė madh, por nė asnjė mėnyrė „mė objektiv“ se ai i mėnyrash tė tjera tė vėshtruari, ai ėshtė jashtėzakonisht i njėanshėm dhe joelastik: gjenialiteti dhe justifikimi i tij nuk gjendet nė rangun mė tė lartė tė mendimit, por nė vendosmėrinė e tij pėr veprim.
    Nėse ne sot do tė gjendeshim nė vitin 1831 dhe jo nė 1931, ndoshta poeti dhe shkrimtari do tė ishte shumė i shqetėsuar nga dhimbjet dhe tronditjet e sė nesėrmes dhe pasnesėrmes dhe pėr njėfarė kohe do t’i kushtonte tė gjithė fuqitė e veta njohjes sė pėrmbysjes qė po pėrgatitet. Kėshtu e ka bėrė asokohe poeti Heinrich Heine, dhe ai u bė pėr njėfarė kohe, ndoshta pėr kohėn mė tė frytshme tė jetės sė tij, mik dhe bashkėpunėtor i Karl Marx-it nė Paris. Sot ama po ky Heine do tė interesohej sėrishmi mė shumė pėr tė nesėrmen dhe pasnesėrmen sesa pėr zbatimin e asaj, qė prej kohėsh ėshtė njohur si e drejtė dhe e vlefshme pėr t’u zbatuar. Ai do ta njihte pa u menduar mė gjatė, qė socializmi e ka lėnė mbrapa shkollėn e tij dhe tani ose duhet tė marrė pushtetin e botės ose do tė marrė fund. Dhe ai do ta miratonte dhe do ta quante tė drejtė kėtė ngjarje, pushtimin komunist tė botės, por nuk do tė kishte ndonjė shtysė, qė tė merrte pjesė edhe vetė nė kėtė makinė qė rrokulliset plot vrull.
    Poeti nuk ėshtė as diēka mė mirė as diēka mė pak se njė ministėr, njė inxhinjer, njė fjalimtar, por ai ėshtė diēka krejt tjetėr nga ata. Njė sėpatė ėshtė njė sėpatė, dhe me tė mund tė ēash dru ose dhe kokė. Njė orė ose njė barometėr shėrbejnė pėr tė tjera arsye, dhe kur bėhet pėrpjekja tė ēahet dru ose kokė me to, atėherė ato shkatėrrohen, pa pasur ndonjė njeri pėrfitim prej kėsaj.
    Nuk ėshtė kėtu vendi, qė tė numėrojmė dhe sqarojmė detyrat dhe funksionet e poetit, si tė njė vegle tė veēantė tė njerėzimit. Ai ėshtė ndoshta njė lloj nervi nė trupin e njerėzimit, njė organ, qė tė reagojė nė prani thirrjesh tė brishta apo nevojash, njė organ pėr tė zgjuar, pėr tė paralajmėruar, pėr tė tėrhequr vėmendjen. Por ai nuk ėshtė njė organ, me tė cilin tė thurren dhe gozhdohen pllakate, ai nuk pėrshtatet pėr tellall nė treg, sepse fuqia e tij nuk gjendet tek zėri i lartė, kėtė Hitleri mundet ta bėjė shumė mė mirė. Por sidoqoftė, detyrat e tij mund tė jenė kėto ose ato: vlerė ai ka dhe seriozisht ai ėshtė pėr t’u marrė vetėm atėherė, kur nuk e shet veten dhe nuk e lė veten tė shfrytėzohet, kur ai mė mirė pranon tė vuajė ose vdesė, sesa tė tradhėtojė atė qė ai e ndjen si thirrjen e tij.
    Karl Marx ka pasur pėr poezinė dhe artin e sė shkuarės, psh tė sė shkuarės greke, me tė vėrtetė shumė mirėkuptim dhe nėse nė ndonjė pikė tė teorisė sė tij ndoshta nuk ishte krejtėsisht i sinqertė, ishte aty ku, megjithė dijet mė tė mira qė zotėronte, nuk i njohu artet si njė organ i njerėzimit, por thjesht si njė copėz nga „superstruktura ideologjike“.
    Jo, unė nė tė kundėrt dua t’ju paralajmėroj ju komunistėt pėr ata poetė, tė cilėt ju ofrohen juve, tė cilėt pėrshtaten pėr tė qenė tellallė dhe bashkėluftėtarė. Komunizmi ėshtė diēka shumė pak poetike, nuk ishte as tek Marx-i, dhe sot ėshtė akoma dhe mė pak. Komunizmi do tė vendosė madje nė rrezik poezinė, sikurse ēdo valė e madhe pushteti material, ai do tė ketė pak sens pėr cilėsitė dhe me hap tė qetė do tė vdesė njė tėrėsi bukurie, pa i ardhur keq pėr kėtė. Ai do tė sjellė shumėllojshmėri pėrmbysjesh dhe rregullimesh tė rinj, derisa shtėpia e re pėr shoqėrinė e re tė jetė ndėrtuar, do tė ketė shumė shkatėrrim rrethepėrqark dhe ne artistėt si lakej nuk do tė jemi aty nė vendin e duhur. Do tė qeshet edhe mė shumė mbi ne dhe shqetėsimet tona tė brishta dhe do tė na marrin akoma dhe mė pak seriozisht, se ē’bėhej nė kohėn e borgjezisė.
    Por nė kėtė shtėpi tė re tė njerėzimit shumė shpejt do tė lindė pakėnaqėsi, dhe sapo frika prej urisė tė ketė shkuar, do tė tregohet, se dhe njeriu i sė ardhmes dhe masės e ka njė shpirt, dhe se ky shpirt zhvillon brenda vetes llojet e urisė dhe nevojės, tė instiktit dhe detyrimit dhe se instiktet, nevojat, dėshirat, ėndrrat e kėtij shpirti kanė njė pėrqindje shumė tė madhe nė gjithė atė, ēfarė njerėzimi mendon dhe bėn dhe synon. Dhe kur atėherė tė ketė dhe njohės tė shpirtit: artistė, poetė, kuptues, qetėsues, udhėrrėfyes, atėherė do tė jetė mirė pėr njerėzimin.
    Nė kėtė ēast detyrat tuaja mund tė shquhen qartė. Ju komunistėt keni njė program tė qartė pėr tė pėrmbushur dhe ju duhet tė pėrpiqeni vetė pėr kėtė. Nė kėtė ēast detyrat tuaja shfaqen shumė mė qartė, shumė mė nevojshėm dhe seriozisht sesa tonat. Kjo do tė ndryshojė, sikurse ka ndryshuar mjaft herė deri tani.
    Me tė drejtėn e udhėheqėsit tė luftės ju ndoshta do tė vrisni kėtė apo atė poet, sepse ai shkruan kėngė lufte pėr armiqtė tuaj; ndoshta do tė tregohet mė vonė, se ai nuk ish poet, por thjesht njė thurrės pllakatesh. Por nė dėmin tuaj ju do tė zhgėnjeheni, nėse besoni, se njė poet ėshtė njė instrument, tė cilin mund ta shfrytezojė klasa nė pushtet sipas dėshirės nė sensin e njė skllavi apo njė talenti tė bleshėm. Me kėtė mendim ju do tė mashtroheni rėndė me poetėt tuaj dhe pikėrisht mė tė pavlerėt do tė mbeteshin tė varur tek ju. Ama nėse ju mė vonė do tė merreni dikur me kėtė gjė, artistėt dhe poetėt e vėrtetė do t’i njihni nė atė qė ata kanė njė shtysė tė pafre pėr pavarėsi dhe reshtin menjėherė sė punuari, nėse dikush pėrpiqet t’i detyrojė ta bėjnė punėn ndryshe nga ē’ua thotė thjesht ndėrgjegjja e tyre. Ata nuk do tė jenė tė bleshėm as pėr sheqerkat tuaja e as pėr detyra tė larta dhe do tė pranonin mė mirė tė vriteshin sesa ta linin veten tė keqpėrdoren. Nga kjo do tė mund t’i njihni ata.

    (1931)




    Refuzim*

    Mė mirė tė vritesh nga fashistėt
    se vetė tė jesh fashist!
    Mė mirė tė vritesh nga komunistėt
    se vetė tė jesh komunist!

    Ne nuk e kemi harruar luftėn. Ne e dijmė,
    si dehesh, kur prek daulle dhe timpan.
    Ne jemi shurdhė, ne nuk na merr rryma,
    kur ju joshni popullin me drogėn e vjetėr.
    Ne nuk jemi as ushtarė as pėrmirėsues bote,
    ne nuk besojmė, se „pėrmes qenies sonė
    bota duhet tė shėrohet“(2).
    Ne jemi tė varfėr, ne jemi thyer,
    ne nuk i besojmė mė frazave tė bukura
    me tė cilat nė luftė fshikulluar dhe kalėruar -
    Edhe tuajat, vėllezėr tė kuq, janė magji qė ēojnė nė
    luftė dhe gaz!
    Edhe fyhrerėt(3) tuaj janė gjeneralė,
    komandojnė, ulėrasin dhe organizojnė.
    Ne ama, ne e urrejmė kėtė,
    ne nuk pijmė mė raki tė keqe,
    ne nuk duam tė humbim zemėr e arsye,
    as tė marshojmė nėn flamuj tė kuq a tė bardhė,
    Mė mirė duam tė kalbemi tė vetmuar si „ėndėrronjės“
    o tė vdesim nėn tė pėrgjakurat duar tuaja vėllezėrish
    se tė shijojmė ēfarėdolloj lumturi partie e pushteti
    e nė emėr tė njerėzimit tė shtiem mbi njerėzit tanė!

    (1933)


    *Si pėrgjigje mbi disa pyetje, se pėrse nuk vendosem nė anėn e komunistėve.



    (1) Nė libėr gjendet dhe njė draft pėr kėtė letėr drejtuar njė komunisti, si dhe njė variant i dytė mė i zgjeruar. Ky variant u zgjodh pėr shkak tė njė personazhi, i cili pėrmendet posaēėrisht dhe po e lejojmė tė zbulohet vetė nė lexim e sipėr.

    (2) Fraza e saktė ėshtė: “Am deutschen Wesen soll die Welt genesen” – pėrmes qenies gjermane duhet tė shėrohet bota. Ajo u shkrua nga poeti gjerman Franz Emanuel August Geibel nė vitin 1861 brenda poezisė me titull „Deutschlands Beruf“ – Profesioni i Gjermanisė. Ky varg u keqpėrdor dekada mė vonė si njė parrullė nė gojėt e nazistėve.

    (3) Mund tė pėrkthehej dhe thjesht si “udhėheqės”. U la pėr shkak tė pėrdorimit tė “fyhrer” dhe nė shqip nė kontekstin e diktatorit udhėheqės ushtarak.

  18. #18
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Mosha
    49
    Postime
    3,314
    Faleminderit
    2
    2 falenderime nė 2 postime
    para shum viteve ikam lexuar
    sidarta
    demijan
    steppenwolf

  19. #19
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,517
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Shėruesi i shpirtrave

    Romani "Siddhart'ha", i nobelistit gjerman Hermann Hesse, gėrmon nė shpirtin e njeriut.


    Vepra e Hermann Hesse-s nė viset shqiptare ka mbetur pothuaj e panjohur. Nė Shqipėrinė diktatoriale ai mund tė jetė konsideruar autor i rrezikshėm, sepse nė pothuaj tė gjitha romanet e tij predikon refuzimin e dogmave dhe i jep kurajė njeriut tė jetė i guximshėm dhe jo-oportunist. Nė Kosovė nuk di pse s'ėshtė pėrkthyer (pėrveē romanit "Nėn rrotė").

    Ndonjė ndalesė nga ana e sistemit jugosllav nuk ka ekzistuar; fundja nė Jugosllavinė e Titos janė pėrkthyer romane edhe mė tė "rrezikshme", si "Procesi" i Kafkės.

    Sidoqoftė, nė kuadėr tė edicionit tė romaneve tė botuara nga "Koha Ditore" gjendet edhe romani "Siddhart'ha", i Hermann Hesse-s, nobelistit gjerman, i cili njė pjesė tė mirė tė jetės e kaloi nė Zvicėr, mė saktėsisht nė kantonin e Tiēinos, atje ku gėrshetohen freskia zvicerane dhe ngrohtėsia mesdhetare.

    "Siddhart'ha" konsiderohet vepra mė e lexuar e shekullit 20-tė. Nuk ka ndonjė shifėr tė saktė mbi tirazhin e veprės nė mbarė botėn.

    Supozohet tė jetė mbi 100 milionė copė. Sidomos nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nė Japoni Hesse ėshtė autor i masave tė gjera. Nė vitet '60-tė "Siddhart'ha" u shndėrrua nė libėr kult tė gjeneratės sė hipive, e cila notonte kundėr rrymės, luftonte konservatorizmin shoqėror dhe pėrbuzte luftėn nė Vietnam.

    Suksesi i veprės sė Hesse-s mund tė shpjegohet lehtė: pas dy luftėrave botėrore njerėzit kėrkonin orientim dhe kėtė e gjetėn nė romanet e Hesse-s, si "Siddhart'ha" dhe "Ujku i stepės".

    Duke kėrkuar vetveten


    "Siddhart'ha" ėshtė njė rrėfim me elemente tė filozofisė indiane dhe pėr herė tė parė u botua nė vitin 1922. Hesse pėrshkruan rrugėtimin e brahmanit tė ri, Siddhart'ha dhe mikut tė tij, Govinda.

    Duke kėrkuar atmanin, vetveten e pėrkryer, brahmani shndėrrohet nė saman - domethėnė nė njė asket dhe lypės. Nė kėtė rrugė atė e ndjek edhe Govinda. Mė vonė Siddhart'ha vėren se jeta si saman nuk do ta shpjerė atė nė cak. Bashkė me Govindėn ai udhėton te Gotama, njė Budė i njohur.

    Pasi nuk mund ta pranojė predikimin e tij pėr jetėn, Siddhart'ha niset nė njė udhėtim tė gjatė, duke e braktisur Govindėn. Siddhart'ha bėhet tregtar pėr tė pėrballuar shpenzimet pėr shėrbimet e kurtizanes Kamala, e cila i mėson atij artin e dashurisė, ndėrkohė qė pasaniku i madh, Kamasvami, e ndihmon tė bėhet i pasur dhe i pushtetshėm.
    Pas disa viteve, Siddhart'ha ndihet i lodhur nga jeta dhe i zbrazur nė shpirt.

    Ai braktis Kamalėn dhe gjen prehje te trapari Vasudeva. Nga zėrat e lumit, Siddhart'ha kupton fshehtėsinė e metamorfozės sė pėrjetshme, dallon harmoninė dhe tėrėsinė qė buron nga shumėllojshmėria.

    Kėtu heroi i romanit arrin pėrsosmėrinė. Kėtu Siddhart'ha takon pėrsėri Kamalėn. Me vete ajo ka njė fėmijė, i cili ėshtė pagėzuar me emrin e tė atit, Siddhart'ha. Kamala vdes pranė lumit, Siddhart'ha (prindi) kujdeset pėr fėmijėn.

    Pas mospajtimeve, djaloshi ndahet nga i ati. Nė vendin ku ėshtė takuar pėr herė tė parė me Kamalėn, Siddhart'ha bindet se duhet tė heqė dorė nga fėmija pėr tė ndjekur rrugėn e tij. Mė vonė kjo ndarje ia vret ndėrgjegjen dhe ai fillon t'i rrėfehet traparit Vasudeva.

    Nė gjithė kėtė konflikt reflektohet jeta e Siddhart'ha-s si fėmijė, si i ri dhe si plak.
    Nė tablonė e fundit, Hesse i takon edhe njėherė shokėt e dikurshėm: Siddhart'ha dhe Govinda, tė pėrsosurin dhe kėrkuesin. Nė ditarin e tij Hesse shkruan se ky roman ishte rezultat i studimit intensiv, mbi 20-vjeēar, tė Indisė nga ana e tij.

    Pėr lexuesit, ndoshta ėshtė me rėndėsi tė shpjegohen edhe aludimet nė tekst: Kamala ėshtė sinonim i Perėndisė indiane tė dashurisė, Kamasvami ėshtė Kama, Perėndia e dėshirave, i cili Siddhart'ha-s ia plotėson tė gjitha dėshirat materiale. Interesimi i Hesse-s pėr kulturėn indiane buron nga shtėpia e prindėrve: i ati i tij kishte qenė misionar nė Indi.


    Ose shkrimtar, ose asgjė!

    Hermann Hesse u lind mė 2 korrik 1877 nė Calė tė landit Baden-Württemberg (Gjermani). Qė nė moshė tė re ai kishte shpallur moton e tij jetėsore: "Ose shkrimtar, ose asgjė tjetėr," - ndonėse prindėrit dėshironin qė ai tė bėhej prift. Hesse iku nga njė manastir evangjelist dhe punoi librar nė Bazel tė Zvicrės.

    Pas suksesit me romanin e parė "Peter Camenzind", ai u martua dhe u shpėrngul afėr Liqenit tė Konstancės. Nė vitin 1911 Hesse ndėrmori njė udhėtim nėpėr Indi. Vdekja e tė atit dhe sėmundja e skizofrenisė e gruas sė tij i shkaktuan Hesse-s njė krizė tė rėndė nervore.

    Pėr pasojė ai iu nėnshtrua trajtimit psikoterapeutik. Nė pranverė tė vitit 1919 Hesse u shpėrngul nė Montagnola, pranė Liqenit tė Luganos nė Zvicėr. Nė vitet vijuese, nė kėtė lokalitet piktoresk, Hesse shkroi pjesėn mė tė madhe tė veprave.

    Famėn botėrore e fitoi me romanin "Ujku i stepės", nė tė cilin paraqet konfliktin e brendshėm tė njeriut modern. Harry Haller, heroi i romanit, nė tė vėrtetė ėshtė vetė Hermann Hesse, i cili nuk mund tė pėrcaktohet mes botės mendore dhe asaj qytetare.

    Hesse ėshtė padyshim njėri prej shkrimtarėve mė tė nderuar me ēmime. Nė vitin 1946 ai mori ēmimin "Goethe" tė qytetit tė Frankfurtit dhe ēmimin "Nobel" pėr letėrsi. Mė vonė pasuan mirėnjohje nga Gjermania (Hesse nga viti 1921 ishte shtetas zviceran) dhe nga Franca.

    Qyteti i tij i lindjes, Calėi, e shpalli qytetar nderi, ashtu siē vepruan edhe autoritetet e komunės Montagnola nė Tiēino, nė vitin 1962. Pak ditė pas datėlindjes sė tij tė 85-tė, Hesse vdiq mė 9 gusht 1962 nė Montagnola.

    Mė 2 korrik 1997, komuna e Montagnolės hapi njė rrugė shtegtimi tė quajtur "Nėpėr gjurmėt e Hermann Hesse-s", e cila ėshtė e pajisur me tetė tabela nė gjermanisht, italisht dhe anglisht, me citate tė shkrimtarit.

    Etapa e fundit e rrugės tė shpie nėpėr njė mal dhe pėrfundon te varrezat S. Abbondio. Kėtu gjendet varri i thjeshtė i Hermann Hesse-s. Muzeu lokal i Montagnolės organizon nė kantonin e Tiēinos udhėtime nė vendet, tė cilat Hesse i ka vizituar dhe i ka pikturuar.

    Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  20. #20
    askushi Maska e Askusho
    Anėtarėsuar
    27-08-2012
    Postime
    668
    Faleminderit
    0
    6 falenderime nė 4 postime

    Herman Hese

    Pėrktheu: Faslli Haliti

    NĖ MJEGULL

    E ēuditshme, tė endesh nė mjegull!
    Tė vetmuar janė ēdo kaēube dhe gur,
    as pemėt s’e shohin njėra-tjetrėn,
    secila qėndron e vetmuar.

    Plot miq mė dukej bota,
    kur jeta ime ish e qartė ende;
    tani qė bie mjegulla
    nuk shoh mė nga miqtė asnjė.

    Asnjė, qė errėsirėn, s’e njeh,
    nuk ėshtė i urtė, sigurisht,
    qė lehtas dhe gjithnjė
    e ndan atė nga tė gjithė

    E ēuditshme tė endesh nė mjegull!
    Tė jetosh, vetmi, do tė thotė.
    Asnjė qenie s’e njeh tjetrėn
    secili i vetėm ėshtė nė botė.

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Petraq Kolevica
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2003, 15:08
  2. Zhvillimi i gjuhėsisė nė Insbruk tė Austrisė
    Nga Fiori nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-06-2002, 12:05

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •