Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 53

Tema: Ledina Ēelo

  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Thumbs up Ledina Ēelo

    3 maj, stacioni i radhės nė turin e promovimit pėr EBU

    Ledina Ēelo, njė koncert nė Londrėn e dashurisė


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Londra
    Muhamed Veliu


    ANGLI

    Njė kthim nė Londėr. Vite mė parė e deshi shumė kryeqytetin britanik. Ledina Ēelo nuk po bėn gjė tjetėr, veēse ngulmon tė promovohet gjithmonė e mė shumė nė prag tė festivalit evropian. Mė 3 maj do tė jetė mes shqiptarėve tė Londrės nė njė koncert madhėshtor. Fituesja e fundit e festivalit tė kėngės sė lehtė nė RTSH, e ka pritur me shumė dėshirė ftesėn e gazetės "Albania", e cila ka iniciuar dhe marrė pėrsipėr organizimin e koncertit, jo vetėm pėr tė zgjeruar hapėsirėn gjeografike tė turit tė saj shumė tė suksesshėm nė Europė, por edhe pėr vetė faktin se kryeqyteti britanik ka qenė vendbanimi i kėngėtares pėr disa vjet me radhė. Ēelo ka disa muaj qė ka nisur njė tur koncertesh nė shtetet ku jetojnė dhe punojnė emigrantė shqiptarė. Mėsohet se kėngėtarja qė do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė Eurovizion, ėshtė pritur shumė mirė nė Greqi, Itali, Gjermani, Zvicėr e Amerikė, pėr vetė faktin se kėnga energjike "Nesėr shkoj" dhe koreografia e pėrzgjedhur janė njė shans mė shumė pėr tė treguar vlerat e kombit tonė nė evenimentin mė tė rėndėsishėm europian tė kėngės.

    Organizimi

    "Duke qenė se Ledina Ēelo ka bėrė njė turne nė disa vende tė Evropės me mėrgimtarėt shqiptarė atje, vendosėm qė ta ftojmė edhe nė Londėr", shprehet nė njė intervistė me "Gazetėn Shqiptare" Petrit Kuēana, kryeredaktori i gazetės "Albania" nė Londėr. Duke vazhduar mė tej, Kuēana thotė se: "Ėshtė menduar tė bėhėt njė spektakėl i vėrtetė, ku, pėrveē interpretimeve tė Ledinės, do tė interpretojnė edhe grupe tė tjera shqiptare". Kryeredaktori i "Albanias" shpreson qė ky spektakėl do tė ndikojė drejtpėrsėdrejti te mėrgimtarėt e Anglisė, pėr tė qenė tė lidhur mė tepėr me mėmėdheun, dhe nė njėfarė mėnyre tė jenė pjesė e Eurovizionit me votat e tyre.

    Prezantimi

    Ervis Maja, djali i shkathėt dhe plot energji, ish-drejtuesi i emisionit "Profil R" nė Alsat, ėshtė ai tė cilit i ėshtė besuar prezantimi i koncertit. Maja, i cili braktisi "Profil R" dhe planet pėr tė drejtuar njė emision tjetėr po aq tė suksesshėm sa ai, ka tetė muaj qė jeton nė Londėr, ku po studion nė njė kolegj anglez. Ai thotė se mezi e pret drejtimin e koncertit, pasi pėr tė do tė jetė eksperienca e tij e parė nė rolin e prezantatuesit. I pyetur nė lidhje me koncertin e Ledina Ēelos, Maja u shpreh pėr Gazetėn Shqiptare se "fakti qė pėr mua ėshtė hera e parė qė gjendem nė rolin e njė prezantuesi koncerti, mė vė pėrpara njė pėrgjegjėsie tė madhe". Por koncerti i 3 majit pėr Majėn do tė jetė njė provė e vėrtetė plot emocione, pasi, siē thotė vetė ai, "emocionet do tė jenė dyfish mė tė mėdha, pasi do tė kem rastin tė prezantoj nė skenė kėngėn me tė cilėn Ledina do tė na pėrfaqėsojė nė Eurovizion". Maja shpreson se shqiptarėt e Londrės do ta duartrokasin fuqishėm kėngėtaren qė i pėlqejnė ritmet latime, por edhe tė angazhohen nė votimin e kėngės sė saj nė koncertin e Eurovizionit nė Ukrainė.


    Ēelo: Publiku mė emocionon

    "Pėr Londrėn kam gjithmonė nostalgji"
    Nuk ėshtė aspak e tepėrt tė thuash qė Ledina Ēelo ka kaluar vitet mė tė mrekullueshme tė jetės sė saj nė Londėr. Gjatė qėndrimit nė qytetin gri dhe plot shi, ajo provoi me sukses botėn e madhe tė modelimit, duke u angazhuar shpeshherė nga njė agjenci e njohur publicitare pėr veshjet e brendshme tė grave. Nė njė prononcim tė sajin nė koncertin e fundit nė Londėr nė vitin 2003, ajo do tė deklaronte: "Pėr Londrėn vėrtet qė kam njė nostalgji tė veēantė. Sa prek aeroportin e Heathrowt, mezi pres tė hyj nė qytetin e madh me tė veēantat e tij. Po ashtu, kur dal nė skenė pėr publikun shqiptar nė Londėr, kam emocion dhe mė krijon njė pėrgjegjėsi, ēka mė bėn qė unė tė interpretoj me pasion kėngėn shqiptare".


    Fituesja e Festivalit pohon lidhjen me njė djalė

    Kėngėtarja: Me tė dashurin duhemi si ditėn e parė tė lidhjes sonė
    Ai ishte nė njė cep tė njė dhome plot njerėz, ndėrsa kėngėtarja bukuroshe me flokė tė gjatė, sė bashku me njė miken e saj, po shijonte kėnaqėsinė e atmosferės sė mrekullueshme tė njė feste. Duket se pėr Ledinėn apo djalin simpatik, vėshtrimi i njėri-tjetrit me ėmbėlsi ka provokuar njė dashuri me shikim tė parė. Nuk dihet ende se kush e ka bėrė i pari hapin e prezantimit. Kėngėtarja nuk ka dashur asnjėherė tė flasė pėr tė dashurin e saj, i cili mendohet tė jetė nga Tirana dhe ka disa vite qė jeton nė Londėr, por nė njė prononcim tė sajin tė nxjerrė me shumė siklet nga goja, nė kohėn kur ajo u transferua nga Londra pėr tė jetuar nė Paris, do tė pranonte ekzistencėn e kėsaj lidhjeje midis tyre, nga e cila ishte shumė e kėnaqur. Ajo do tė deklaronte me shumė dashamirėsi duke buzėqeshur: "Kontaktet janė. Ne vijmė e shkojmė te njėri-tjetri dhe kjo bėn qė mos tė ndihet ndonjė mungesė e madhe mes nesh. Kjo dashuri zgjat prej katėr vjetėsh. Mė duket sikur ėshtė po e njėjta dashuri si nė ditėn e parė". Nuk dihet nėse kjo lidhje midis tyre ende ėshtė gjallė dhe i bėn ata tė dy tė vazhdojnė tė ndihen tė lumtur. E nėse romanca ėshtė gjallė, pa dyshim pėrfundimi i koncertit nė Londėr do tė jetė njė arsye mė shumė qė tė dy ata tė qėndrojnė nė krahėt e njėri-tjetrit pėr njė darkė romantike mes qirinjve tė ndezur nė ndonjė lokal buzė lumit Tamis.

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Talking

    Shume mire qe eshte punetore dhe mundohet te kenaqe edhe publikun e Londres.

    Kenga e saj me shume ngjan me nje fragment prej opera, sepse edhe Ledina ka mbaruar per kanto.

    Prandaj edhe video-ja e kenges "neser shkoj" eshte e mrekullueshme , sepse tregon nje ngjarje, si ne opera.

    Mbetet per tu pare nese EUROVISIONI do te pranoje nje lloj te tille interpretimi.

    Nese vjet konkuruam me thjeshtesine dhe zerin e cilter te Anjezes, kete vit do konkurojme me kompleksitetin dhe zerin e zhdervjelle te Ledines.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qerim : 01-05-2005 mė 22:00

  3. #3
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Citim Postuar mė parė nga Qerim
    Mbetet per tu pare nese EUROVISIONI do te pranoje nje lloj te tille interpretimi.
    .

    Eshte e pranuar qe ne Mars dhe eshte radhitur ne vendin e 8'te per prezantim naten e 21 Maj.
    Ajo qe mbetet per te pare eshte qfare prezantimi do i beje Ledina dhe qfare votash do marrim.
    Shpresoj te mos dalim nga 10'shja edhe kete vit.

    ZiM
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #4
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar mė parė nga Zeri_i_Mirdites
    Eshte e pranuar qe ne Mars dhe eshte radhitur ne vendin e 8'te per prezantim naten e 21 Maj.
    Ajo qe mbetet per te pare eshte qfare prezantimi do i beje Ledina dhe qfare votash do marrim.
    Shpresoj te mos dalim nga 10'shja edhe kete vit.

    ZiM
    "pranojne" doja te thoja se si do t`a kuptojne dhe votojne.

    Sa per videon mendoj se eshte videoja me mire ne kete festival, dhe duhet ti jepet cmimi i pare.

  5. #5
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Thumbs up Ledina Celo

    E ka lene Londren per t’u kthyer serish ne Tirane. Dhe jo vetem per te shuar zerat qe u thane dy vjet me pare pas disfates ne Eurovizion, por edhe per te sjelle nje Ledine ndryshe. E pse jo, edhe per te qendruar pergjithmone ketu

    Kur shkeli per here te pare token e Kievit, me pak se dy vite te shkuara, e parandjeu fort mire se shume gjera do te shkonin ters ne ate vend te larget nga Tirana e saj. I mjaftoi nje “hulumtim” i vogel rreth e rrotull atij grumbulli te madh njerezish qe vinin nga vende te tjera te Evropes, per te kuptuar se grupi me te cilin Shqiperia do te perfaqesohej ne Eurovizion ishte shume i dobet krahasuar me ate kompeticion aq te madh. Aq i dobet, sa ajo u ndje krejt e vetme perballe asaj sfide qe ne te vertete nuk ishte vetem saja. Por qe megjithate duhej ta perballonte. Qofte edhe vetem. Sepse nje natyre rebele dhe shperthyese si ajo e Ledina Celos nuk mund te terhiqej kollaj. Ndaj vendosi t’i merrte vete freret ne dore. Te bente ato pune qe i takonin stafit qe teorikisht duhej ta shoqeronte. Te kujdesej per lukun, per veshjen, madje edhe per perkthimin neper konferencat per shtyp ku prezantohej Shqiperia. Kuroi deri ne detaje te gjithe elementet e performances me te cilen u realizua kenga “Neser shkoj” dhe priti fundin. Qe ashtu sic e parashikoi ne fillim, pati te njejtin fat sic kishte edhe pikenisja e atij perfaqesimi te Shqiperise ne Kiev: Zhgenjyes. Pas te cilit nuk mund te ndjente asgje me shume se lodhje, pertej bindjes se te pakten kishte bere gjithcka kishte ne dore. Edhe pse, sic ndodhte ngahera, komentet e pos-Eurovizionit 2005 nuk e lane te qete per shume kohe. Zerat pro dhe kunder, perballe euforise me te cilen Shqiperia paralajmeroi prezantimin e saj ne garen e madhe, e ndoqen gjate edhe shume muaj pas Festivalit Evropian. Prandaj Ledina vendosi te bente nje tjeter prove. Ta kerkonte larg vendin e prehjes. T’i vihej pas qetesise, per ta gjetur atje ku e kishte arritur gjithmone: Ne Londer. Sepse, ne fund te fundit ato cfare thuheshin me pas nuk kishin me rendesi. Ajo, edhe pse e vetme, besonte se e kishte perfaqesuar me se miri vendin e vet. Kishte shijuar nje eksperience te re dhe tani ishte koha e duhur per t’iu perkushtuar vetes. Te pakten deri kur te ndihej e gatshme per t’u kthyer serish ne Tirane. Aspak e sfiduar. Thjesht nje Ledine ndryshe, e mbi te gjitha me e pjekur. Nje vajze surprizash. Ashtu sic kishte qene gjithnje.

    Dhe duket se koha ka ardhur. Jo vetem per t’u rishfaqur ne kryeqytet, por edhe per te folur me ne fund, per ate qe ndodhi ato dite ne kryeqytetin ukrainas, per vendimin qe e drejtoi serish drejt Britanise se Madhe dhe per kohen qe ka nder mend t’i perkushtoje vendit te saj tani e tutje.

    Keto dite eshte pare me shpesh se zakonisht rrugeve te Tiranes. Ka ndenjur me gjate se heret e tjera ne baret e qeta te qytetit te saj apo ne ndonje prej klubeve te nates, mbremjeve te vona te fundjaves. Ka takuar me rradhe miqte e vjeter dhe koleget, ndersa bagazhet qe keto dy vitet e fundit i ka pasur gjithmone pas vetes, i ka hedhur tutje. Edhe pse dy vjet me pas, keto muaj te gjate larg skenave, te pakten atyre shqiptare, duket se nuk e kane ndryshuar shume vajzen e festivaleve. Keto kohe nuk i kane rrembyer asgje nga hiret dhe format elegante te trupit. Ka mbetur po ajo Ledine joshese dhe plot jete, qe gjithmone di te thote dicka te re. Qofte edhe duke filluar qe nga momenti kur vendosi te largohej. “U ndjeva e lodhur nga ajo eksperience qe perjetova ne Kiev dhe kisha nevoje per qetesi”, e fillon rrefimin pas kesaj mungese Ledina. “Me Shqiperine gjerat rridhnin ndryshe nga grupet e tjera. Nuk kisha nje staf qe te me mbeshteste ose te me ndihmonte per nje prezantim te mire. Ndaj dhe u detyrova te bej gjithcka vete. Megjithate besoj se ia dola mbane. Pertej sforcimit, prezantimi i Shqiperise ne nje eveniment te tille te madh ishte dicka shume e bukur. Besoj se, edhe pse isha vetem, ia arrita t’i beja gjerat sic duhej”. Cka ne fakt e tregoi interesimi jo i vogel i shtypit te huaj per vajzen nga Shqiperia, jo vetem gjate diteve te Eurovizionit, por edhe me pas. Shumekush e mban mend se etja per te mesuar gjithcka per kengetaren e bukur qe ngjiti shkallet e skenes se Festivalit Evropian me vellon e nuses, i kaloi parashikimet. Per te arritur deri ne Londer, ku Ledina gjeti relaksin e kerkuar. “Te paret ishin miqte e mi ata qe me dhane zemer pas prezantimit ne Kiev”, vazhdon Ledina. “Me pas bindja ime u perforcua, kur degjova vete komentet e pos-festivalit ne Londer, ku perfomanca e Shqiperise u vleresua vertet shume mire. Sigurisht qe kjo me beri te ndihesha e kenaqur me cka kisha arritur. Sepse ne fund te fundit, edhe kjo ishte nje fitore jo e vogel”. Dhe jo vetem per Shqiperine. Ne ato dite te gjata konferencash dhe prezantimesh, fati i keq nuk ishte i vetmi qe rendi pas Ledina Celos. Perkundrazi. Vajza nga Shqiperia vertete nuk arriti nje vend fitimtar ne garen e kenges, por te pakten ia doli te binte mire ne sy. Me shume se sa vete Ledina mund ta merrte me mend. Vokali i fuqishem brenda atij trupi te gjate dhe elegant prej modeleje, pervec gazetareve, nuk i kaloi pa rene ne sy edhe Netty Battam-it, nje pedagoge muzike me emer ne metropolin e zhurmshem anglez, e cila nuk e la t’i shpetonte nje rast i tille nga dora. Kerkoi te njihej me Ledinen shqiptare, sepse intuita i thoshte se kishte te bente me nje talent, e pse jo te lidhte edhe nje ure bashkepunimi me te. Nje rast prej te cilit edhe vete Ledina nuk mund te mos perfitonte. Ae me teper qe ne ato kohe, me shume se asnjehere tjeter e mendonte seriozisht rikthimin ne Angli. “Gjate atyre diteve te qendrimit tim ne Kiev u njoha me Netty-n, nje mesuese e njohur muzike ne Londer qe cuditerisht m’u drejtua me te njejtat fjale qe dikur i kisha degjuar nga mesuesja ime e kantos, Nina Mula: “Ti ke ze klasik”, tregon Ledina. “Kjo mjaftoi qe pasi shkova atje te ndiqja nje kurs te plote te muzikes klasike me Netty-n, i cili padyshim eshte shume i rendesishem per karrieren time ne muzike”. Dhe hapi i pare u be vetem pak kohe me pas. Se bashku me mesuesen e saj te njohur, Ledina po punon per nje album qe do te dale ne Londer. Qe kesaj here i drejtohet publikut anglez dhe permban gjashte kenge te muzikes klasike. Ashtu si vokali i saj. Nje fat i mbare qe megjithate nuk arriti ta ndante dot perfundimisht Ledinen nga Tirana. Sepse karrieren e saj, kengetarja e diplomuar gjashte vite me pare ne Akademine e Arteve, vazhdon ta shohe te lidhur fort me vendin e saj. “Vertet shkova ne Londer per t’u clodhur, per te rigjetur qetesine time, por gjithnje kam ndenjur me mendimin se do te kthehesha. Sapo te ndihesha gati se ishte koha e pershtatshme per te sjelle dicka te re”.

    Dhe tani duket se eshte momenti i duhur. Ditet qe i duheshin per t’u cmallur me Tiranen, Ledina i ka kaluar. E kaperceu periudhen kur iu desh te riambientohej me jeten e kryeqytetit dhe tani eshte zhytur koke e kembe ne punen e re. Me nje projekt qe ne fillim e nisi ne studion e Top-Records dhe qe me pas e zhvendosi ne Shkup. Pasi edhe rikthimi nuk mund te ishte ndryshe, pervecse me nje album, te cilin Ledina do ta promovoje kete muaj. Por, pasi te kete kaluar edhe konkurimin e pare pas atij te Kievit. Kete here jo ne festivalin e fundivitit ne Radio-Televizion, por tek “Kenga Magjike”. Nje gare, tek e cila Ledina eshte kthyer me e sigurte se asnjehere tjeter. “Kengen e pare pas rikthimit tim ne Tirane, e kam realizuar me Alban Malajn ne Top-Records. Ndersa prezantimi i pare u be keto dite ne festivalin “Kenga Magjike” me nje kenge te orkestruar nga Kaliopi dhe Darko Dimitrov dhe me tekst te Timo Fllokos, qe deri me tani eshte pelqyer”, tregon ajo me entuziazem. “Ndersa kenget e tjera te albumit jane realizuar te gjitha ne Shkup serish me Darko Dimitrov, nje kantautor i talentuar me te cilin lidha nje bashkepunim shume te mire. Me pelqen te jem vetvetja ne ato cfare bej. Gjithnje kam preferuar qe kenget t’i pershtaten natyres time, dhe kete e arrita me kete artist nga Maqedonia”. Nderkaq te tjera kompozime presin ne radhe per t’u prezantuar. Surprizen e pare Ledina e ka lene per kete mesnentor, pas nates finale te “Kenges Magjike”, kur do te prezantoje klipin e pare te kenges konkurente “Te ndjej te huaj”. Ndersa te tjerat i ka permbledhur ne albumin e ri, tek i cili ashtu si gjithmone i ka qendruar besnike rrymave te preferuara, baladave, ritmit dance-house dhe pop-rock. Sepse aty ndihet me mire. Por edhe e bindur se keshtu do t’ia arrije qellimit qe i ka vene vetes: Te rishfaqet nje Ledine me imazh te ri, ne forme dhe plot jete. Pasi ne fund te fundit, ky ishte edhe qellimi qe e riktheu ne Tirane. Projekti qe e shtyu te merrte nje vendim qe nuk ishte fort i lehte per te, pas te cilit iu desh te hiqte dore nga Londra, ku gjente gjithmone strehen e qete dhe miqte e shumte. Por qe megjithate ia vlente ta merrte.

    Dhe vertetimin e pare e mori fundjaven e shkuar, kur Ledina u shfaq pas shume kohesh para publikut kosovar. Dhe jo ne nje festival a koncert te zakonshem si ato te viteve te fundit ne diaspore, por ne nje pasarele mode, me te cilen biondja shtagjate ka nje lidhje te hershme. Rikthimin tek e cila, gjithsesi nuk e mendon. Por nje performance me nje kenge te re ne nje sfilate si ajo e Joni Pecit ne Prishtine, sigurisht qe po. “Me kishte marre malli per publikun kosovar”, tregon Ledina, “dhe u ndjeva vertet mire pas asaj pritje qe me bene atje. U riktheva ne Kosove me nje kenge qe i pershtatej ritmeve te sfilates dhe me nje veshje te re te stiluar nga Joni Peci. Ishte nje eksperience e bukur”. Qe per Ledinen do te thote se edhe Tirana duket po kaq e gatshme sa Prishtina per te pritur entuziazmin shperthyes te saj. Ne festivale, koncerte, ose qofte me nje album te ri. Aq me teper qe ky rikthim i dyte duket se do ta mbaje me gjate se zakonisht bukuroshen e skenes ketu. “Nuk ndjej ankth per pritjen qe do te me beje publiku, sepse e di qe kam punuar shume per kete album dhe se do te vi me nje tjeter pjekuri. Ankthi i vetem eshte ai qe shoqeron vendimin tim per te qendruar ketu ne Tirane”. Por, me apo pa dyshimet e veta kjo duket koha e duhur per nje hap te tille. Sepse Tirana mbetet qyteti prej nga u ngjiz historia 10-vjecare e karrieres se Ledines ne art. Dhe tani, pas kaq vitesh, modelja e pasarelave londineze duhet te kthehet. “Gjerat kane ndryshuar gjate ketyre viteve e bashke me to edhe une vete” rrefehet Ledina. “Tani jam me e rritur dhe kam kuptuar se ne jete nuk kane rendesi vetem suksesi dhe fama, por edhe ane te tjera si familja apo kenaqesia e te qenit nene. Me pak fjale te gjitha gjerat e tjera qe te bejne te ndihesh nje femer e plotesuar”. Dhe endrra per te pasur nje strehe te qete familjare dhe nje njeri me te cilin te ndihet mire duket se eshte shoqeruesja e re e Ledines ne kete rikthim te saj ne Tirane. Pavaresisht se kengetarja e kerkuar ende nuk e ka prekur deri tani. Sepse princi i kalter i Ledines akoma nuk eshte shfaqur. Cka nuk e pengon gjithsesi ate te besoje se nje dite ylli i mbare do te ndrije edhe ketu. Padyshim, perderisa deri tani gjithcka ka ecur mbare. Ka pasur nje karriere te gjate dhe fame qe e ka kapercyer me kohe Shqiperine. Dhe ku i dihet, ky rikthim i saj ne Tirane mund te jete po aq i mbare sa vitet e shkuara te Ledines dhe albumi qe do ta sjelle serish ne skenat shqiptare.

    DIVA!
    As qe du me dit!

  6. #6
    Ne bregdet Maska e Asriana
    Anėtarėsuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    186
    Mua me pelqen shume kjo kengetare,kedon me shume pasion.Nder shume kenge te tjera te bukura te sajat do te vecoja kegen ''MBRETEROVA'' qe mua me pelqen shume

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Klipi i Ledina Ēelos, kopje e Christina Aguileres

    A mund tė jenė tė rastėsishme ngjashmėritė thuajse identike, qė ekzistojnė mes videoklipit tė fundit tė Ledina Ēelos dhe videoklipit tė Kristina Aguilerės? Edhe njė sy joprofesionist nė kėtė drejtim ėshtė nė gjendje tė kuptojė qė videoklipi i kėngės “Tė ndiej tė huaj” ėshtė thuajse i njėjtė me videoklipin e kėngės “The voice within” tė Kristina Agilerės. Mund tė duket e pabesueshme, se si ėshtė e mundur qė njė kėngėtare me pretendime dhe profesioniste si Ledina tė arrijė deri kėtu. Por kur gjėrat duken hapur dhe janė lehtėsisht tė krahasueshme, ėshtė e vėshtirė tė mohohen. Njė kėngė e suksesshme, e kėnduar me profesionalizėm dhe e vlerėsuar me ēmimin e dytė nė festivalin “Kėnga magjike” pak kohė mė parė, “Tė ndiej tė huaj” shfaqet edhe me njė videoklip. Njė plan i afėrt i kėngėtares, e cila kėndon e ulur nė karrige. Mė pas plani largohet, kėngėtarja ēohet nga karrigia ku qėndronte e ulur dhe nis tė vrapojė midis disa rrugicash tė ngushta. I njėjti sfond, tė njėjtat imazhe e madje ēuditėrisht edhe tė njėjtat lėvizje tė dorės, si tek Ledina edhe Kristina. Por me njė ndryshim: nė momentin qė ngre dorėn, tek Ledina dalin pak mbathjet, ndėrsa tek rebelja Kristinė ky element nuk shfaqet. Por nuk duhet shumė vėmendje pėr tė kuptuar, qė edhe fustani qė Ledina ka veshur nė klipin e saj ėshtė pothuajse identik me fustanin e Kristina Agilerės. I shkurtėr, me rripa.

    Ecim mė tej. Kristina e zbathur. Ledina po ashtu. Por megjithėse ka imituar krejtėsisht videoklipin e Kristina Agilerės, kėngėtarja shqiptare ka lėnė dy elementė origjinalė: Kristina ėshtė me flokė tė zeza, kurse Ledina bionde; e ndėrsa videoklipi i kėngėtares amerikane ėshtė punuar krejtėsisht bardh e zi, Ledina dhe producentėt e saj nuk kanė ngurruar tė fusin disa ngjyra. Njė tjetėr ndryshim mes dy kėngėtareve ėshtė koha. “The voice within” ėshtė prezantuar pėr publikun nė janar tė vitit 2006, kurse videoklipi i kėngės “Tė ndiej tė huaj” shfaqet nė fund tė kėtij viti. Kohė e mjaftueshme pėr t’i marrė elementėt nė detaje. Dhe nėse tė gjitha kėto duken tė dyshimta, atėherė fansat e Ledinės apo tė Kristinės do ta kenė shumė tė lehtė ta bėjnė vetė krahasimin duke kėrkuar nė internet nėn titullin “The voice within”, ku mund tė shohin on line videoklipin e ekzibicionistes Kristina Agilera, ndėrkohė qė nė stacionet muzikore shqiptare kanė mundėsi tė shohin performancėn e Ledinės.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    pupu sa turp ! Pas gafes se Eurovisionit kur na e humbi finalen ,vetem kjo iu desh,kopjimi.
    Megjithate kenga e saj " te ndje te huaj " eshte nje nga baladat me te bukura shqipe
    ArsGothicė

  9. #9
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    se kam nigju akoma kte kongen do e qisni icik lol
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    God is coming and SHE is mad

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-05-2004
    Postime
    90
    me heret nk kisha ndonje simpati te vecanete per lejdinen por pas kesaj balades se fundit verete po me pelqen shume .

    e sa i perket imitim te klipit sic thua ti davius une mendoj se me mire eshte te kopjohet nga ne amerike se ne serbi sic bejne disa kengetare tona .

  11. #11
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Do tė niset menjėherė drejt Londrės, ndoshta pa arritur tė dėgjojė gjithė opinionet pėr klipin e saj

    Ledina Ēelo: “Lady in black”, klipi provokues dhe 30-vjetori

    E ndėrsa ka zgjedhur njė night club tė mbushur me tė rinj pikėrisht mbrėmjen e Shėn Valentinit, pėr tė prezantuar videoklipin e saj, pėr tė festuar 30-vjetorin Ledina Ēelo ka preferuar njė darkė tėrėsisht private me miqtė mė tė ngushtė. Njė festė, qė meritonte vėmėndjen e duhur, por qė nuk duhej tė tėrhiqte shikimet kureshtare tė mediave dhe gazetave. Tė tillė e kishte konceptuar kėngėtarja 30-vjetorin nė njė prej lokaleve tė kryeqytetit, mbrėmjen e sė enjtes. Nė fakt data kur Ledina mbushi 30 vjeēe ishte 9 shkurti, por duke qenė se kėngėtarja nuk ndodhej nė Shqipėri atė ditė, vendosi qė festėn e ditėlindjes ta organizonte pak ditė mė vonė, mė 15 shkurt.

    E kthyer nga Londra vetėm pėr pak kohė, jo pėr tė festuar Shėn Valentinin, por pėr tė prezantuar kėngėn e saj tė re, qė shumė prej dėgjuesve e cilėsuan hot, edhe kėtė radhė ditėt e Ledinės nė vendlindje do tė jenė tė shkurtra. Sėrish ajo do tė niset drejt Londrės, ku po qėndron gjatė, kohėt e fundit. Duket se gjėrat, qė e motivojnė nė Tiranė janė pak dhe ca mė pak e motivon ajo, ēka arti mund tė ofrojė nė Shqipėri. E ndonėse ka folur tashmė pėr njė marrėdhėnie, qė ka marrė fund prej disa kohėsh, Ledina Ēelo nuk do tė donte kurrsesi, qė ky Shėn Valentin tė cilėsohej i vetmuar. Pėr tė, ai ishte plot me miq dhe kaq duhet tė mjaftojė si pėrgjigje.

    Dhe nė njė natė tillė, plot me miq, por pa njeriun nė krah tė tė cilit kishte qėndruar prej kohėsh Ledina Ēelo ka prezantuar kėngėn dhe klipin e saj mė tė ri. Njė tekst intrigues, nė sfond disa pasthirrma. E ndėrsa nė ekranin e “Venue” shfaqej klipi i nxehtė i Ledina Ēelos, nė skenėn e kėtij club-i, kėngėtarja ofronte njė “hot performancė”, qė niste me zhveshjen e frakut anglez pėr tė vazhduar mė tej me vėshtrimet provokuese. Ledi “in black” me lėvizjet e saj, si gjithmonė ekstravagante dhe natyrėn impulsive, ka ditur edhe njė herė t’i bėjė tė tjerėt tė flasin pėr tė, ndėrsa nė klipin e shumėpėrfolur ka ditur t’i nxjerrė nė pah hiret femėrore, qė pėrshtaten me natyrėn e kėngės: thjesht provokuese. Sepse Ledina nuk ėshtė nga ato qė qan. Ndonėse e kemi parė tė performojė shumė mirė edhe nė njė baladė, duket se ky zhanėr ishte thjesht njė provė dhe ajo ėshtė e prirur drejt kėngėve tė gjalla, ritmike edhe kur ato vijnė pas njė dashurie tė humbur. Por pavarėsisht kėsaj performance tė nxehtė, duket se nė realitet Ledina Ēelo nuk ka dashur tė ndjellė askėnd.

    Nuk ka dashur t’i kujtojė dikujt se ajo ėshtė aty, e bukur, e gjallė dhe e zjarrtė. Nuk ka dashur tė joshė e as tė synojė, qė pėrmes njė kėnge tė fitojė njė zemėr tė humbur. Dashurinė e humbur, nė kėtė Shėn Valentin kėngėtarja ėshtė pėrpjekur ta plotėsojė me tė tjera elementė. Miq, muzikė dhe nė fund njė festė e bukur pėr ditėlindje. Kaq mjafton pėr tė treguar, qė nė jetėn e Ledinės nuk ka trishtim, por sfida tė tjera pėr t’u pėrballur. Por cila ėshtė arsyeja qė ajo, pikėrisht nė kėtė moment vjen me njė kėngė dhe njė klip tė nxehtė? “Njė klip dhe njė kėngė e tillė vijnė pas njė periudhe pjekurie dhe kėtu nuk flas vetėm pėr pjekuri artistike, por edhe jetėsore. Pėr gjithė atė pjekuri, qė njė femėr mund tė fitojė nė jetė”, shprehet Ledina e cila pranon, qė gjithmonė ėshtė dalluar pėr natyrėn impulsive dhe ekstravagante tė daljes nė skenė. Natyrisht edhe faktori kohė nuk mund tė anashkalohet.

    Nėse dikur ishin skenat e festivaleve ku brenda njė skenari dhe regjie tė pėrcaktuar nga tė tjerėt kėngėtari kishte mundėsinė tė shpaloste vlerat dhe aftėsitė e performancės, tani nė njė moment tjetėr janė videoklipet ato, qė i lėnė dorė tė lirė aftėsive interpretuese. Dhe nėse nė kėtė klip ka diēka qė josh? “Ky nuk ka qenė qėllim nė vetvete -shprehet kėngėtarja. Gjithmonė artisti ka diēka apo dikė, qė e frymėzon. Nuk e mohoj qė edhe pėr mua ka pasur njė “frymėzues. Sepse nė momentin qė ti je aty, je nė performancė, pėr dikė mendon”. Megjithatė Ledina nuk dėshiron tė tregojė se cili ėshtė “ai” pėr tė cilin ajo ka menduar, dhe as sa e ka ndihmuar ky frymėzim pėr tė realizuar atė qė synoi. Ajo pranon se dalja e kėsaj kėnge dhe e klipit shoqėrues nuk kanė pasur si qėllim tė joshin dikė. Kjo kėngė ėshtė thjesht shprehje e njė sentimenti”, pohon kėngėtarja.

    E ndonėse natyra e saj e lirė e bėn qė tė mendojė se nuk ka bėrė diēka tė pazakontė dhe nuk paragjykon askėnd nė kėtė aspekt Ledina Ēelo pohon se pavarėsisht se ajo vetė nuk i vė re kėto gjėra, tė tjerėt edhe mund ta paragjykojnė artin e saj. “Madje prindėrit e mi janė tė parėt”, pohon. Gjithsesi daljen e saj me njė kėngė dhe klip tė cilėsuar “tė nxehtė” dhe jo tė zakonshėm pėr realitetin shqiptar, Ledina Ēelo nuk e konsideron si thyerje e njė tabuje, por si diēka normale. “Edhe jashtė njė klip i tillė ėshtė krejtėsisht normal. Vetėm nė Shqipėri mund tė konsiderohet tabu”, shprehet ajo.
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #12
    KUKULL E MAFIAS RUS&SHQIP Maska e GJERMANE-KINGE
    Anėtarėsuar
    09-03-2007
    Postime
    8
    E KENI PARE VIDEON E FUNDIT?????????

    SI IDIOTE KA DAL!

    PFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFF MA SHPIF!

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    107
    Citim Postuar mė parė nga GJERMANE-KINGE
    E KENI PARE VIDEON E FUNDIT?????????

    SI IDIOTE KA DAL!

    PFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFF MA SHPIF!
    nuk e di ne e ke pare nga afer por te me besoni se eshte ..........femer spektakel

  14. #14
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Citim Postuar mė parė nga GJERMANE-KINGE
    E KENI PARE VIDEON E FUNDIT?????????

    SI IDIOTE KA DAL!

    PFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFF MA SHPIF!
    Deri ku arrin fantazia erotike e Ledina Ēelos

    Nuk dimė nėse ka qenė fantazia e Ledinės apo e regjisorėve tė klipit tė saj “Fantasy”, por pėr hir tė sė vėrtetės duhet pranuar se ėshtė njė realizim, qė i lė shumė vend imagjinatės. Dhe jo imagjinatės sė zakonshme, por njė imagjinate tė nxehtė erotike, qė ndryshe mund tė shprehet edhe si njė “sex appeal”. Kėngėtarja bukuroshe nuk ka nguruar tė nxjerrė nė pah shumė mė tepėr se zakonisht hiret e saj femėrore, qė falė veshjeve intime tė zgjedhura me kujdes bėhen gjithmonė e mė provokuese.

    Natyrisht lėvizjet joshėse, psherėtimat, pasthirrmat, qė shoqėrojnė kėngėn e gjithashtu akulli, qė rrėshket nė trupin e Ledinės nuk lėnė tė kuptohet gjė tjetėr, veē njė thirrjeje tė qartė provokuese tė njė trupi tė nxehtė. Nė fakt ishte pėrfolur gjatė klipi i ri i Ledina Ēelos, shumė kohė pėrpara se ai tė shfaqej, e madje pėr prezantimin e tij, kėngėtarja zgjodhi ambientet e pub “Venue” pikėrisht mbrmėmjen e 14 shkurtit. Madje, edhe nė performancėn e saj pėr promovimin e kėsaj kėnge, Ledina u pėrpoq t’i afrohej sadopak skenave tė klipit. Por, duke qenė se shpesh ajo ēfarė pėrshkruajmė ėshtė vėrtet larg asaj, qė mund tė shohim realisht tashmė, qė videoklipi i kėngės “Fantasy” tė Ledina Ēelos ėshtė shfaqur nė kanalet muzikore shqiptare mund tė themi pa frikė, se ai ėshtė njė realizim tėrėsisht “hot”. Natyrisht, edhe autori i tekstit ėshtė pėrpjekur tė gjejė fjalėt e duhura pėr tė pėrcjellė sa mė qartė kėtė mesazh. Dhe besojmė se kėtė fakt e kanė kuptuar shumė mirė edhe ata, qė e shfaqin nė ekranet e tyre, tė cilėt i kanė lėnė hapėsirė kėsaj kėngėtareje vetėm nė orėt e vona tė mbrėmjes. Por, cila ka qenė arsyeja e vėrtetė, qė Ledina vendos tė sjellė njė kėngė dhe njė klip tė tillė, vetėm pak kohė pas ndarjes nga i dashuri, njė fakt qė tashmė ėshtė bėrė publik? Por duket se qėllimi i vėrtetė i kėngėtares nuk ka qenė aspak t’i kujtojė ish-tė dashurit, qė ajo ėshtė ende e bukur, e madje as tė pėrpiqet tė bėjė ndonjė mashkull tjetėr pėr vete. “Njė klip dhe njė kėngė e tillė vijnė pas njė periudhe pjekurie dhe kėtu nuk flas vetėm pėr pjekuri artistike, por edhe jetėsore. Pėr gjithė atė pjekuri, qė njė femėr mund tė fitojė nė jetė”, ėshtė shprehur Ledina nė lidhje me kėtė realizim, jo tė zakonshėm pėr ekranet tona.
    My silence doesn't mean I am gone!

  15. #15
    Perfection Maska e Kapriēozja ELB
    Anėtarėsuar
    16-02-2007
    Vendndodhja
    Aty ku s'ta pret menja
    Postime
    72
    Vallaj spara i nigjoj shume kanget e ksaj... sidomos ajo kanga neser shkoj ishte nje disaster fare..

    Vetem ajo kenga me pelqen nga kjo.. ajo qe e kendon me ate kosovarin.. ( se per momentin ia harrova emrin)..

    DO marr krushq djemt e prishtines..

    Lahuta o prej dukagjinit

    Nje shami o do ta marr prej shkodre ....

    Ja dhe nje foto e te dashures Ledine :
    SHQIPĖRIA ETNIKE


    E VETMJA ALTERNATIVĖ

  16. #16
    @ Maska e EDA-TR
    Anėtarėsuar
    07-03-2006
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    78
    Une e kam pare ne vere ne durres te tropicali ..........Jo vetem ledinen por ele bleckat ja pash ............looooooooooooool Se e kishte fustanin te teldukshem loooool

  17. #17
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956


    Degjo Ledinen te renkoje…ne frengjisht

    Ledina mund te mos bej pjese ne listen e Albaniac-10kengetaret me seksi te vitit,por pasi pame video e sajte re…Koke o koke!!! Kenga titullohet “Po vij tek ty” dhe eshte HOT HOT HOT!Te sjell ndermend Kylie Minogue,por nuk kam asnje kritike.

    Nada,zero,ncuq!Veshjet,look_u,kenga,levizjet…gjith cka perfekte! Si videoja edhe kenga jane bashkohore dhe me vjen shume mire qe me ne fund Ledina ka gjetur vetveten.Cfare thua te kete ndryshuar? Hmm…nuk e dime,por 100% po i ben mire kengetares, e cila po rikthehet fuqishem ne skenen muzikore shqiptare.”Po vij tek ty” eshte ndoshta videoja me seksi (pa kaluar ne banalitet) shqiptare.Ne kete kenge perfshihet edhe nje moment erotik i shoqeruar me renkime te Ledines…mmm good!

    Albaniac.com
    My silence doesn't mean I am gone!

  18. #18
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Nje clip interesant nga Ledina dhe e pergezoj.

  19. #19
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Citim Postuar mė parė nga AlbaneZ
    Nje clip interesant nga Ledina dhe e pergezoj.
    Mendon nje sekuence e mire pornografike nga Ledina, apo?
    My silence doesn't mean I am gone!

  20. #20
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Jo Davius,nuk mendoj ashtu.Po te shohesh disa klipe nga kengetare te rinj jane shume me "pornografike" se klipi e Ledines por nuk i veme re sepse jane shtuar shume te tilla.Ndersa nje kengetare e njohur e skenes sapo ben nje klip "erotik" me shume do thoja direkt bie ne sy dhe shume thone waaaa e pate filnanen etj etj.

    Perse nuk shikojne me mire daljen ne skene te disa kengetareve diletante dhe veshjeve ekstravagante dhe provokuese te tyre perpara publikut dhe nje jurie me moshte te thyer.Si do ndiheshin juria perpara nje veshjeje te tille provokuese ?!

    Po klipi i Bleoan Qerretit "Bom bom bom" eshte me pak pornografik se i Ledines ?! Nuk ma mer mendja

    Mendoj se klipi ishte i kohes dhe i bukur.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ledina Ēelo ne Festivalin Europian
    Nga BvizioN nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 23-06-2005, 02:18
  2. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  3. Ledina ndez shqiptarėt e Londrės
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-05-2005, 12:24
  4. Ledina Ēelo: Nė Eurovizion do t'ju bėj krenarė
    Nga Shijaksi-London nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-05-2005, 09:00
  5. Ceshtje hunde
    Nga Brari nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •