Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 53

Tema: Ledina Ēelo

  1. #21
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183

    Thumbs up

    Ledina eshte mbreteresha e Shqiperise.
    Stilin e kesaj kengetare eshte veshtire ta gjesh diku tjeter.

    Ka stil, eshte e bukur,ka trup perfekt, ka ze te fuqishem...

    Ky klipi i fundit ' po vij tek ti' nuk ju pershtatet kesaj kengetare, por sidoqofte eshte shume profesional.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ledina ne udhekryq

    E Shtune, 02 Qershor 2007


    Eshte gjithmone ne udhetim. Por ndalesat me te gjata i ka ne Tirane, tek prinderit e saj dhe ne Londer. Ku tani jeton vetem ne nje shtepi qe i kushton jo pak. Sepse i ka vene vetes disa qellime te medha. Ledina Celo zbulon gjithsesi sekretet e jetes se saj angleze

    Valixhja e udhetimit- qe ne fakt eshte gjithmone gjysme e gatshme- ne me te shumten e rasteve pergatitet fshehurazi prinderve. Ajo kerkon t’u shmanget syve te tyre, gati ne te qare, kur kuptojne se vajza po iken perseri. Aq sa ndonjehere i ve celesin deres- pasi i ka puthur ne faqe, si zakonisht- dhe iken pa u thene asgje. Derisa mberrin ne Londer e ua thote permes telefonit se nuk eshte me ne Tirane.

    Eshte kjo menyra me sportive qe Ledina Celo ka gjetur per te mos perjetuar ate momentin e veshtire te ndarjes, qe ne keto kohe eshte perseritur shpesh e me shpesh. E qe megjithate, nuk eshte mesuar ende ta kaperdije lehte. Sidomos tani qe po jeton ne Londer.

    Si ka mundesi qe nuk je mesuar ende me ikjet!? Ke kaq vite qe vetem kete gje ben, iken, zhdukesh per kohe te tera nga Tirana. Kthehesh, iken prape…

    Nuk eshte problemi tek une. Meraku im jane prinderit qe nuk do te doja t’i lija vetem. Me pikon ne shpirt kur me afron ora e udhetimit, ndaj kam filluar te mos u tregoj me se sa gjate do te qendroje. U them se do te kthehem shume shpejt.

    Ne fakt mund te ndodhe qe te qendrosh per shume kohe jashte…

    Perpiqem shume qe te mos rri shume gjate larg tyre, por me gjithe perpjekjen time me ka ndodhur jo pak here te rri dhe me muaj te tere. Sidomos ne kohet kur isha ne France, ne vitet 2002- 2003. Megjithate, atehere meraku i prinderve per mua ishte shume me i vogel sesa tani qe jam ne Londer.

    Pse?

    Sepse ne Franca une isha me vellain tim, keshtu qe prinderit ndjeheshin te qete se e kisha nje njeri timin afer.

    Ndersa tani ne Londer jeni krejt vetem, apo jo?

    Po.

    Si eshte shtepia ku jeton ne Londer? A mund te na e pershkruash?

    Jetoj ne katin e dyte te nje vile dykateshe, qe gjendet ne Clapham Comon, ne jug te Londres. Nuk e kam bere une arredimin e kesaj shtepie, sepse gjithcka ishte gati kur e gjeta. Nuk hezitova ta marr me qira kete apartament, sepse ndjeva qe ne fillim se do te ndjehesha shume mire brenda saj. Kam nje dhome te madhe qe me pelqen shume, ndoshta sepse te krijon pershtypjen sikur jene nje shtepi kukulle. Shtepia ka shume ndricim dhe nje oborr te mrekullueshem me lule, ku une shpesh rri me ore te tera.

    Duhet t’ju kete marre jo pak para qiraja per nje shtepi te tille, apo jo?

    Londra dihet qe eshte e shtrenjte. Por une kam akumuluar ne gjithe keto kohe aq te ardhura sa te mund te menaxhoj mire tani jeten time ne Londer. E di qe po shpenzoj shume ne nje kohe kur mund te rrija ne shtepine time ne Tirane, por ky eshte nje shpenzim qe do te me vleje per karrieren time artistike. Londra eshte Londer. E ku me mire se ne kete vend duhet te investosh per te arritur qellime te medha!? Mund te kisha qene ndoshta ne ndonje vend tjeter duke kerkuar dicka me te mire per karrieren time, por ja qe me qelloi te ndaloja gjate ne Londer.

    Pse pikerisht ne Londer?

    Ndoshta sepse aty gjeta kontaktet e duhura. Pas festivalit Evropian u njoha me nje artiste angleze, Clar Swene, ne nje party qe u organizua per festivalin. Ajo me njohu me miq te saj dhe me profesoreshen Annet Battam, me te cilen do te nisja shume shpejt mesimet e kantos.

    Si eshte e organizuar dita jote ne Londer?

    Atje kam mesuar te kem nje axhende, te cilen ne keto kohe e kam shume te ngarkuar. Sepse pervec mesimeve te kantos, po marr dhe mesime baleti ne Pineapple commercial jazz. Kantoja eshte e perditshme, ndersa baleti tri here ne jave.

    Po mesimet e baletit, per cfare te duhen? A mos duhet te mendojme per ndonje shfaqje ndryshe te Ledines, si balerine?

    Jo, jo. Nuk kam ndermend te shfaqem dhe si balerine. Keto mesime jane thjesht per te fituar elokuencen ne performance dhe elasticitetin qe i duhet nje kengetareje ne skene.

    Duket qarte se paske projekte te reja ne duar…

    Nuk do doja te flisnim tani per pune qe sapo kane filluar. Kur te jene konkretizuar do flasim perseri. Ketu jemi. (qesh).

    Gjithesi, edhe pse nuk po i zbuloni, kuptohet qe qenkan projekte per ta cilat ia vlen te shpenzosh kaq shume e te qendrosh kaq larg familjes…

    Sigurisht qe po. Ne keto kohe une i kam vene vetes qellim te arrij dicka shume te madhe, ndaj dashje pa dashje me duhet te rri ne Londer.

    Edhe per sa kohe?

    Kete nuk di ta them. Gjithsesi do te jem gjithmone ne levizje. Ja, ne sezonin e gushtit do te vi te rri perseri gjate ne Tirane. Eshte kohe pushimesh dhe dua qe ne nje kohe te tille te jem ne Shqiperi.



    Ne kuzhinen alla angleze

    Si shkon nje dite e Ledines ne shtepi, kur nuk ke asnje angazhim jashte?

    Ne nje dite te tille zgjohem vone. Pergatis mengjesin, te cilin ne keto kohe qe po marr mesime kantoje e kam shtuar.

    Cfare shtron ne tryezen e mengjesit?

    Nje mengjes alla anglez, me pese llojet e receleve, me nje gote te madhe qumeshti dhe me pas vjen kafeja. Kur keto gjera nuk me gjendesh ne shtepi, dal tek supermarketi qe kam afer shtepise, ku me pelqen te shkoj krejt e shkujdesur dhe e pa grimuar per te blere.

    Cfare blen zakonisht?

    Gjeja me e zakonshme qe blej jane ca shishe te vogla “Activ day”, qe i pi sapo zgjohem ne mengjes. Blej dhe plot cingerrima te tjera, pasi ne darke kur ulem para televizorit me pelqen ta kem tryezen plot me gjera nga me te ndryshmet. Ndersa ushqime nuk blej dhe aq shume, pasi nuk eshte se me jepet shume per te gatuar.

    Nuk gatuan asgje dhe asnjehere?

    Zakonisht drekat i ha jashte ose i porosis te me vijne nga jashte edhe atehere kur gjendem ne shtepi. Nese me teket ndonjehere te sajoj vete dicka, te them te drejten nuk shkoj dot me tej supes apo ndonje pjate spageti.

    Harrakatja e pazbuluar

    Nese nuk do te kishte merakun e prinderve qe mbeten vetem ne shtepi- pasi dhe vellezerit e saj jetojne jashte Shqiperise- Ledina nuk do ta kishte aspak problem jetesen larg Tiranes e larg shtepise se saj. Sepse tashme eshte mesuar me intensitetin e nje jete gjithnje ne levizje, me idene e valixhes gjithmone gjysme te gatshme e me axhenden qe ndryshon sa hap e mbyll syte ne varesi te ofertave qe i vijne per pune kendej e andej kufijve. Ndaj nuk mund te jetoje me vecse keshtu- sa andej, kendej. “Me pelqen te jem keshtu, elektron i lire. Qe e vogel kam dashur te jem e tille, t’i bej gjerat sipas mendjes sime dhe vetem. E kisha shkollen (Kongresi i Permetit) larg shtepise ndaj me duhej te levizja vetem neper autobuse. Nuk pranoja qe te me shoqeronin”. Ndoshta edhe pse ishte vajza e vetme e shtepise, e lindur disa vite pas dy vellezerve me te medhenj, prinderit e perkedhelnin jo pak. Aq sa ajo mund te bente vertet cfare te donte. “Im ate kishte deshire qe une te behesha instrumentiste dhe arriti te me regjistronte per violine. Por ndersa mesuesja me jepte cdo dite per te mesuar partitura te reja, une luaja me ore te tera para pallatit me top. Nuk e kisha fare me qejf violinen dhe nuk u mesova dot kurre me idene se une mund te behesha nje violiniste”. Ndaj ne ato kohe do te quhej nje femije disi problematik. “Sepse shkaktoja dhe zhurme ne klase, aq sa disa here drejtoresha e shkolles me ka thirrur ne zyren e saj”. Duket e pabesueshme ndersa ajo vete e rrefen si nje nga kujtimet me te bukura te femijerise se saj, kujtime qe do te harroheshin ne vitet e gjimnazit. “Sepse do te tjetersohesha sa hap e mbyll syte. Une vajza harrakate do te behesha nje adoleshente disi e ndrojtur”. Ndoshta sepse do te niste te ndjente ngacmimet e djemve, te cilat shoqet e saj kishin nisur t’i ndjenin shume me heret se ajo, qe ne tetevjecare. “Duke u rritur mes dy vellezerve me dukej dhe mua vetja si cun, ndaj ne tetevjecare as qe e mendoja dot rimelin e syve, buzekuqin, gjera te cilat do te filloja t’i pelqeja e perdorja kur hyra ne lice. Pra atehere kur po ndjehesha me femer”. Por nje femer qe do te mbetej gjithnje ne maje te bicikletes, megjithate. E qe do te vazhdonte te ruante ate lirine e fituar qe ne femijerine e saj.



    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    #VamosArgentina

  3. #23
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    paska dal mir ke kjo fotoja
    sa per artikullin ishte si shum i gjat kshuqe se lexova lol
    God is coming and SHE is mad

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Citim Postuar mė parė nga MiLaNiStE
    paska dal mir ke kjo fotoja
    sa per artikullin ishte si shum i gjat kshuqe se lexova lol
    klejzi vetlla vet mo
    Perton ta lexoj artikullin vetem foton e thikon hihihi

    P.S thekthi ka dale ne kete foto kjo po me thekthi se ti ncuk lol

    te pelthendes hon
    #VamosArgentina

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    58
    Kenga e fundit e saj qe as titullin nuk ja mbaj mend e ka bere me falni per shprehjen por si .p............,me ato gjeste ,veshje dhe ato levizje ashtu te len te mendosh, nje kenge me dy fjale sepse kendon shume pak, kenga qe eshte e bukur nuk ka nevoje per aq shume ekspozime.Dua ti referohem me te drejte Shkrimtarit te shquar dhe poetit te mirefillte Zotit Agim Doci qe ne nje spektakel te TOP SHOW tha " Tashi nuk ka kenge te mire por kerthize te mire". Nuk dua t'i mohoj cdo gje asaj.Ajo ka edhe kenge te bukura si bashkepunimi me Sabri Fjezullahun,kenga "Te ndjej te Huaj" etj

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    Faleminderit per kete artikull interesant rreth jetes se Ledines.

    Dhe nje foto e Ledines (Ledina ne aksion)

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183

  8. #28
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Ledina Ēelo videoklip tė ri nė stacionet angleze

    Ledina Ēelo videoklip tė ri nė stacionet angleze

    Merr pjesė nė reality shown britanik tė BBC “DanceX”

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Ledina Ēelo nuk heq dorė nga aventura e saj londineze. Disa vite mė parė me shumė guxim ju fut botės sė modelimit duke bėrė modelen. Megjithėse mundi tė sigurojė njė kontratė pėr reklaminin e veshjeve tė brėndėshme pėr gra ajo pėrsėri tentoi diēka ndryshe.
    E fokusuar tek kėnga,vioklipet hot me ndėrthurje erotike temė dite nė faqet e gazetave me lajme rozė nė Tiranė, Ēelo kėsaj here pėrsėri tenton tė realizojė diēka ndryshe.
    Aventura e saj e re e mbajtur sekret i ka kapur tė gjithė nė befasi. Nė veēanti emigrantėt shqiptarė tė cilėt janė shtangur kur nė valėt e BBC1 gjatė fundjavės kanė parė kėngėtaren nė njė audicion tė konkursit “DanceX”.
    Ky ėshtė njė reality show ku ****** pjėsė shumė konkurentė nga ku zgjidhen gjashtė mė tė mirėt tė cilėt u ipet e drejta tė formojnė njė grup vallėzimi i quajtur “Dance Super Group”.
    Shqiptarja qė preku Eurovizionin tre vjet mė parė ka mundur tė hyj nė 20 -ēen mė tė mirė nė kėtė konkurim ku morėn pjesė 2 mijė vetė.
    Qė nė fillim ajo ka habitur producentėt e kėtij reality show shumė tė ndjekur kur ka thėnė se origjina e saj ishte Shqipėria. Vlerėsimet kanė qėnė nga mė maksimalet pėr zerin si kėngėtare madje juria ėshtė habitur qė ajo vinte nga fusha e muzikės pėr tė provuar vetėn si balerinė.
    Si gjithmonė konfidente nė skenė Ledina nė kėtė audicion kėrceu pėrpara njė jurije e pėrbėrė nga Arline Philips dhe Bruno Tonioli.
    Ky i fundit i ka dhėnė pikėt maksimale nė vallzimin e stilit tė lirė. Ndėrsa interpretimi i njė koreografije tė pėrzgjedhur nga ata pėr tė cilėn duhet njė kėrcim tepėr strikt ka qėnė prova tė cilėn ajo nuk e ka mundur ta kalojė.
    Kur ka mbaruar interpretimin e kėsaj koreografije me elemėntė tė vėshtirė dhe priste qė tė kualifikohej pėr turin tjetėr lajmi nuk ka qėnė aspak i mire.
    Megjithatė Ledina gjatė njė interviste eksluzive pėr Shqip thotė se nga ky konkurim nuk ka dalė aspak e humbur.
    “Konkurova pa asnjė lloj ambicje.Ju futa konkurimit thjesht pėr eksperiencė. Si gjithmonė eksperiencat e reja nė skenė apo ato televizive si nė kėtė rast nė Londėr, janė tė bukura. Nuk ėshtė aspakt e lehtė nė njė konkurs me 2,000 vetė tė mbėrrish nė finalen e 20 mė tė mirėve.”
    Kjo eksperiencė e re nė BBC nuk ka kaluar pa u vėnė re nga producentėt britanik tė shfaqjeve muzikale. Ajo thotė se gjatė marrjes pjesė nė provat e “DanceX” ėshtė takuar me shumė njerėz tė intresuar tė bashkėpunojnė me tė nė produksione tė ndryshme.
    Ēelo tregon se ajo ka filmuar njė videoklip tė ri me muzikė pop.
    “Kanė qėnė muaj tė mbushur me punė intensive duke provuar shumė gjėra nė fushėn e artit. Kam mbaruar xhirimet e njė video klipi me muzikė pop ku unė jam protagoniste. Kėndoj sėbashku me njė tjetėr kėngėtare. Ėshtė pėlqyer nga ata qė e kanė parė. Shpresoj tė bėhet hit nė Angli. Nuk dua tė zbuloj detajet e tij. Sė shpejti del nė stacionet muzikore angleze.
    Ēelo e cila ka disa muaj qė i ėshtė rikthyer sė jetuarit nė Londėr, po bėn tė gjitha pėrpjekjet qė tė jetė pjesė e jetės artistike nė njė metropol ku ambicjet e miljona artistėve bėhen gjithnjė e mė tė vėshtira pėr tu realizuar. Megjithatė ajo ėshtė e bindur tė shkėlqejė duke thėnė “Kam shumė plane pėr tė cilat po punoj shumė” pa dashur tė bėj publike asnjė prej tyre.
    Tani kėngėtarja ka filluar tė marrė leksione private kantoje nga njė petagoge e njohur britanike.
    Pėrpara se tė vinte nė Londėr duke marrė njė risk tė madh mbi vete Ēelo qė po i afrohet tė 30-tave luajti me seksualitetin e saj.
    Videoklipi i fundit “Po vij tek ty” ku kėngėtarja lėshon klithma eksitimi rezultonti si njė pėrpjekje e sukseshme.
    Madje ky video klip ėshtė cilėsuar si videot me te nxehta te prodhuara ndonjėherė nė Shqipėri. Nė faqen YouTube kjo video ėshtė shikuar nga 22,000 veta.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Videoklipi i fundit “Po vij tek ty” ku kėngėtarja lėshon klithma eksitimi rezultonti si njė pėrpjekje e sukseshme.
    Madje ky video klip ėshtė cilėsuar si videot me te nxehta te prodhuara ndonjėherė nė Shqipėri. Nė faqen YouTube kjo video ėshtė shikuar nga 22,000 veta.


    p.s
    goxha talent ka per ato klithmat... per me u be kengetare ne ditet e sotme duhet te dish te leshosh klithma

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2005
    Postime
    35
    Cilesite e juaja si gazetar lejne per te deshiruar , c'eshte kjo shprehje klithma ? Aty e ve rendesine e lajmit ti ? ne klithma ? apo ne guximin dhe vetbesimin e saj si kengetare per te care ne rruge te pashkelura nga ne si popull? e? te keqen e gazetarise tende!

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    shkrimi nuk eshte i shjaksit
    eshte i muhamed veliut londer


    p.s
    per nje moment ka lene petkun e gazetarit dhe ka veshur petkun e nje mashkulli cfaredo..hahahah

  12. #32
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Ohooooo - do shohim video klip gjysem porn (me shume erotik) te regjistruar ne stadiumet angleze. Ishalla s'kane ndodhur aty prane Hooliganet se do e linin me barre te shkreten.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  13. #33
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga engjellorja
    shkrimi nuk eshte i shjaksit
    eshte i muhamed veliut londer


    p.s
    per nje moment ka lene petkun e gazetarit dhe ka veshur petkun e nje mashkulli cfaredo..hahahah
    Me duket se ky shijaksi eshte pikerisht shqipfolesi me theks anglez Muhamed Veliu!
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183


    Ledina Ēelo: Ėndrroj se njė ditė do tė mė vijė princi i kaltėr



    Kur isha fėmijė e doja burrin tim tė ardhshėm si njė princ. Dhe pėr shumė kohė e kam ėndėrruar tė tillė. Tani mė vjen keq, qė ėndrra ėshtė shpėrbėrė. Megjithatė ka mbetur ende diēka nga ajo ėndrra fėminore. Edhe pse kam kuptuar se nuk ėshtė mė bota e princave, unė gjithmonė jam nė kėrkim tė tij…"
    Ledina Ēelo, kėngėtarja qė sot synon tė prekė skenėn britanike ėshtė nė kėrkim tė princit tė saj tė kaltėr. Ėshtė realiste se nė kohėt e sotme nuk ekzistojnė princat, por pėrsėri ajo ėndrron pėr njė tė tillė. Larg ėndrrės dhe nė kėrkim tė saj, Ledina vjen nė njė rėfim tė sinqertė ekskluzivisht pėr Gazetėn.
    E kemi takuar kėto ditė tė nxehta fund korriku nė njė nga baret nė dalje tė kryeqytetit. Lokalin e ka zgjedhur ajo. Nuk preferon tė ketė shumė njerėz. Megjithatė sapo hymė nė lokal tė gjithė kthyen kokėn. "Qenka Ledina…" Thuajse thanė sytė e tė gjithėve tėrė habi, kur panė bjondinėn shtatlartė tė afrohej aty. Gjendet nė Shqipėri prej njė jave dhe ka ardhur pėr t'u ēmallur me familjen e saj. Ka evituar shfaqjet publike, koncertet dhe takimet me gazetarėt. Ka preferuar qė kėtė herė t'i pėrkushtohet vetėm tė afėrmve tė saj, Xhildės mbesės sė saj, qė ka ardhur enkas nga Gjermania dhe miqve tė saj. Nuk do tė bėjė zhurrmė me ardhjen e saj. As tė shfaqet nė ndonjė koncert veror, ku padyshim nuk i kanė munguar edhe ofertat. "Kam pasur oferta padyshim, sa morrėn vesh qė erdha kėtu, por nė kėto momente jam e fokusuar nė njė drejtim tjetėr. Kam ardhur nė Shqipėri tė ēmallem me familjen dhe miqtė. Fundjavėn, qė shkoi isha nė Dhėrmi, ndėrkohė qė kam planifikuar tė shkoj nė shtator nė Turqi me miqtė e mi".

    Ambiciet e Ledinės
    "Po pėrpiqem tė bėj atė qė kam synim, qė arti shqiptar tė dėgjohet edhe nė Angli ashtu si edhe nė shumė shtete tė tjerė, ashtu si shumė artistė tė tjerė shqiptarė, qė kanė pasur sukses dhe synime, qė me talentin e tyre, ambicien dhe profesionizmin e tyre tė ecin nė botė, siē janė balerinėt shqiptarė nė Itali e kudo qė janė, kėngėtarė, artiste, etj. Unė kam gjetur njė nga vendet mė tė mėdha nė botė. Unė e dashuroj Londrėn, e dashuroj atė jetė atje, dhe jam pėrshtatur kollaj me tė gjithė. Prandaj dėshiroj qė atje tė ndėrtoj tashmė karrierėn", tregon pėr Gazetėn Ledina.

    Klipi i ri nė Angli
    Pėrpara se tė vinte nė Shqipėri vuri nė vijė njė nga projektet mė tė rėndėsishme tė karrierės sė saj. Pikėrisht njė klip nė Angli. "Para njė jave mbylla njė videoklip, ku unė kam fituar njė audicion. Jam pjesėmarrėse nė kėtė videoklip tė muzikės dance, ku zėri im i bashkangjitet njė kėngėtareje angleze. Aty jo vetėm kėndoj, por edhe aktroj. Kėnga ka dy zėra. Videoklipi ėshtė filmuar nė studion prestigjoze "Da Vinci Kod" dhe ka pėr regjisor John Cerie", shpjegon ajo. Por realizimi i kėtij klipi ka njė synim shumė ambicioz. "Synimi im ėshtė qė kjo kėngė tė transmetpohet nė MTV angleze. Ėshtė njė kėngė komerciale dhe bashkėkohėse, qė nėse ja arrin tė kthehet nė hit kėtė verė ėshtė fillim i njė rruge tė mbarė. Ky ėshtė klipi im i fundit, por edhe i pari njėkohėsisht, sepse ėshtė klipi i parė me produksion anglez. Mendoj se ky videoklip do tė mė hapė shumė rrugė", rrėfen gjithė entuziazėm pėr projektin e saj tė fundit Ledina.

    Skena shqiptare
    Pas pjesėmarrjes sė saj tė fundit nė skenėn shqiptare, nė Festivalin e Kėngės Magjike, ku Ledina fitoi ēmimin e dytė me baladėn mjaft tė pėlqyer "Jemi tė huaj" ka vendosur qė tė mos shfaqet pėr pak kohė nė konkurset dhe festivalet shqiptare. Jo se nuk i preferon mė kėto, por sepse ajo vetėm pas njė jave do tė niset sėrish drejt Anglisė, pėr tė ndjekur hap pas hapi rrugėn e kėngės sė saj pėr nė MTV. Dhe nė fakt tė gjitha projektet e reja tė Ledinės tashmė janė tė lidhura me shtetin e mjegullt. "Nuk do t'i mungoj kurrė skenės shqiptare, por pėr momentin kam hequr dorė nga konkurset dhe festivalet, por nuk do tė refuzoj spektaklet", thotė ajo, duke shpjeguar edhe vėshtirėsitė, qė ekzistojnė nė Angli pėr tė realizuar njė kėngė. "Nė Angli duhet tė kesh shumė komponentė qė tė realizosh njė klip, nuk mjafton tė kesh vetėm lekė si nė Shqipėri".

    Show 'DanceX'
    "Njeriu gjithmonė do tė provojė gjėra tė reja", shprehet Ledina. Dhe kėtė herė ka provuar diēka qė nuk e kishte menduar ndoshta ndonjėherė. Ka marrė pjesė nė njė show tė njohur nė Angli "Show 'DanceX'. Show ishte konceptuar si njė konkurs, qė duhet tė kėndoje por mbi tė gjitha tė performoje kėrcime. Nė 2000 veta, qė kanė konkurruar, Ledina Ēelo ka mundur tė jetė nė 20 mė tė mirėt, gjė qė e ka surprizuar mjaft atė. "Nuk kisha ndonjė ambicie nė kėtė konkurs, pasi ēdo gjė aty fokusohej tek kėrcimi dance dhe hip/hop. Them, qė ishte njė eksperiencė e mrekullueshme, pasi aty ishin dy koreografėt mė tė njohur nė botė, qė vlerėsonin kandidatėt, Arlin Philip dhe Bruno Tolioli. Ishte njė llojė prove dhe unė kisha dėshirė ta provoja. Aty primare ėshtė kėrcimi dhe jo kėnga. Nga 2000 veta unė hyra nė 20 dhe ishte njė kėrcim i lirė, improvizim i momentit. Njė javė mė pas mua mė duhet tė paraqitesha, sepse kishin interes dhe duhet tė isha nė audicion. Paēka se nga 20 nė 16 kandidatė duhet tė zgjdheshin mė tė mirėt, pasi pėr 20 minuta duhet tė improvizoja njė kėrcim qė nė kėtė pikė unė jam koshiente, qė nuk isha e pėrsosur, sepse ata kanė lindur pėr balet, madje pėr mua ishte e paparashikaur qė do tė isha nė 20 mė tė mirėt. Konkursi ishte pak i lodhshėm se niste nė mėngjes dhe pėrfundonte nė darkė. Unė spikata nė zė mė shumė, qė hyra edhe nė finalen prej 20 vetash. Dhe aty arrita pikėrisht se u vlerėsua vokali. Kjo ishte njė surprizė pėr mua, qė nga gjithė ata profesionistė tė zgjidhesha. Po ideja ime kur hyra nė garė isha tė provoja veten. Por nė fund tė fundit unė jam kėngėtare dhe jo balerinė", tregon ajo.

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    a te keqene silikonit moj ledine

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e pellumbi
    Anėtarėsuar
    30-04-2005
    Postime
    320
    lere silikonin se mire e ka por patinimi i paska ra pak! hahahah.
    Nese ajo qe do te thuash nuk eshte me e mire se heshtja atehere me mire hesht.

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    Citim Postuar mė parė nga engjellorja Lexo Postimin
    a te keqene silikonit moj ledine
    Engjellore mos ja fut fare kot ore...ku eshte ai silikon.

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    ledina e ka bere gjoksin

    se e ka patur kraharorin si kurriz kur ka dale ne fillim

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    Citim Postuar mė parė nga engjellorja Lexo Postimin
    ledina e ka bere gjoksin

    se e ka patur kraharorin si kurriz kur ka dale ne fillim
    Qe nga fillimi ajo duket me kete gjokse te bukur...une se kujtoj ashtu.
    Mua me duket se hunda e saj eshte pak e zbukuruar.

  20. #40
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Kengetarja me koti qe kom pa noi er.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ledina Ēelo ne Festivalin Europian
    Nga BvizioN nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 23-06-2005, 02:18
  2. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  3. Ledina ndez shqiptarėt e Londrės
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-05-2005, 12:24
  4. Ledina Ēelo: Nė Eurovizion do t'ju bėj krenarė
    Nga Shijaksi-London nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-05-2005, 09:00
  5. Ceshtje hunde
    Nga Brari nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •