Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Lindita Theodhori!

    Rrėfehet kėngėtarja e “Ua, Kafe Flora burra plot”. Beteja e saj me kohėt, pėr tė qenė dhe mbetur moderne e sensuale

    Uaaa, Lindita Theodhori!


    Belina Budini

    Ajo ishte “baby sexy” e viteve ’70 nė Shqipėrinė komuniste. Askush nuk guxonte ta thėrriste hapur kėshtu, por parada e saj rrugėve tė Tiranės kur ishte studente, ende mbahet mend, sidomos nga meshkujt. Burri i saj, atėherė student i inxhinjerisė sė ndėrtimit, ka qenė njėri prej djemve qė e “gjuanin” kėngėtaren e re sensuale tė asaj kohe dhe e pėrshkruan gruan e tij si njė nga femrat mė tė dėshiruara nga djemtė. Format e saj dhe veshjet ekstravagante pėr kohėn, e bėnin kaq tė preferuar sipas tij. Kėngėtarja, e rikthyer nė Tiranė pėrkohėsisht, pas shumė vitesh emigrimi, rrėfen pėr herė tė parė jetėn e saj tė re nė Londėr, aventurėn e gjatė dhe tė vėshtirė tė emigrimit, por flet edhe pėr suksesin e tė shkuarės jo vetėm si kėngėtare, por edhe si femėr, tregon historitė e kėngėve dhe recitalit qė iu ndalua dhe deri tek rikthimi nė Shqipėri, qė sikur tė mos ishte realizuar tani sipas saj, do ta kishte ēuar nė depresion.
    E veshur me njė palė xhinse “Guess” dhe njė bluzė tė zezė me farfala, nė kafenenė e Hotel Tiranės tė gjithė burrat qė e pėrshėndesin, i thonė se nuk ka ndryshuar fare. Kėtė nuk resht sė pėrsėrituri edhe burri i saj, qė merakun e saj pėr ca rrudha mė shumė pėrpiqet ta zbusė duke i thėnė se ato e bėjnė tė duket edhe mė fisnike dhe sharmante. Prezencės sė saj nė festivalin e Kėngės Magjike nuk i mungoi sharmi nė fakt dhe njė lloj sofistikimi tė cilin kėngėtarja thotė se e ka bėrė tashmė tė vetin, edhe pse nuk ėshtė aktive nė ndonjė skenė apo aktivitet muzikor nė Londėr, qyteti ku jeton prej 8 vjetėsh. Megjithėse pasive nė muzikė pėr shumė vite me radhė, Lindita Theodhori tregon se asnjė ditė e saj nė shtėpinė qė ka nė lagjen “Chigėell” tė Londrės, nuk kalon pa muzikė. Ėshtė sikur gjatė gjithė kėtyre viteve vetėm tė jetė mbushur, aq sa rrėfen se njė rikthim nė Shqipėri dhe nė skenė ishte bėrė pėr tė e vetmja mėnyrė pėr tė mos shpėrthyer apo rėnė nė depresion.
    Jetėn e saj tė re nė Londėr, pas njė aventure tė gjatė emigrimi qė nis me Greqinė, e pėrshkruan si deri diku tė kufizuar, pasi nuk ėshtė vėnė nė kontakt me rrethet e artistėve dhe nuk ka tentuar tė rinisė njė karrierė tė re. Gjithēka e lidh me moshėn e cila nuk i jep shanset qė do tė kishte njė 20 vjeēare nė vendin e saj, por shton se asnjėherė nuk ka patur iluzione dhe se karrierėn e saj e sheh tė lidhur vetėm me Shqipėrinė. Kėtė rikthim tė vonuar dhe tmerrėsisht tė dėshiruar, e quan vetėm tė parin, ndėrsa rrėfen planet pėr tė nxjerrė sė shpejti njė videoklip dhe njė album me kėngė tė reja tė muzikės sė lehtė dhe popullore tė pėrpunuara. E di mirė qė kėngėtare tė tjera para saj dhe tė brezit tė saj, nuk ia kanė dalė dot tė rikthehen po aq “fresh” siē preferon tė thotė, por nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, ajo beson se do t’ia dalė tė sjellė diēka qė tė pranohet nė treg, edhe pse muzika komerciale qė ka gjetur kėtu thotė se e ka zhgėnjyer jo pak.
    Njė nga kėngėtaret e saj tė preferuara shqiptare tė viteve tė fundit (edhe ajo e larguar prej disa vitesh nga Shqipėria) ėshtė Aurela Gaēe, ndėrsa i pėlqen edhe Kristina Aguilera nga kėngėtaret e momentit nė tregun e muzikės botėrore, edhe pse tregon se nė Londėr ka patur mundėsinė tė dėgjojė mė tė mėdhenjtė si Elton Xhon, Sting, Pol Mekartni, Tom Xhons dhe Madonėn e cila sė fundmi jeton nė Angli. Nga kėngėtarėt e Kėngės Magjike, presidente e jurisė sė tė cilės ishte, thotė se ka preferuar dy kėngėtaret nga Kosova, Ronėn dhe Teuta Kurtin si shumė moderne dhe me stil tė veēantė tė kėnduari, por shton se ndihet disi e zhgėnjyer qė juria nuk kishte mė shumė rol pėr pėrcaktimin e kėngėve fituese.
    Me njė zė spiritual nė fakt, ajo vetė thotė se tė kėnduarin e ka pothuajse njė nevojė tė brendshme dhe pa tė nuk mund tė jetojė mė, prandaj ka vendosur tė jetė e pranishme nė muzikėn shqiptare. Tregon se nuk preferon tė kėndojė nė dasma apo lokale dhe nuk ka pranuar ta bėjė kėtė gjė as nė Londėr, megjithėse mundėsia nuk i ka munguar nė lokalet e shqiptarėve nė metropolin londinez. Nuk i kujton me nostalgji ato pak raste kur thotė se ka kėnduar nė lokale tė tilla nė Londėr dhe aq mė pak nė Greqi, ku ėshtė larguar pėr tė jetuar dhe punuar sėbashku me familjen nė 1995 dhe ku ka qėndruar pėr 3 vjet, duke punuar si organizatore nė dy lokale me muzikė pėr shqiptarėt. Por mė tė pėlqyeshme kanė qenė pėr tė eksperiencat e para me koncerte nė fillim tė viteve ’90-tė, nė vende si Australia, Zvicra, Maqedonia, Italia, por edhe sė fundmi nė Amerikė ku kėndoi pas 33 vjetėsh “Kafe Florėn” e saj, tė cilėn mė nė fund arriti ta risillte edhe nė Shqipėri, vetėm dy ditė mė parė.


    Stil

    Lindita Theodhori pėrballė pasqyrės

    E veshur nga stilisti Joni Peēi, prezenca e saj nė skenėn e Pallatit tė Kongreseve ku ka kėnduar dy kėngė gjatė tre netėve tė Kėngėve Magjike, e ka rikthyer nė skenė Lindita Theodhorin sėrish sharmante. Kujdesi pėr tė ruajtur linjat gjatė gjithė kėtyre viteve tė vėshtira emigracioni, e ka ndihmuar jo pak pėr t’u dukur elegante, pasi megjithėse ėshtė shkėputur nga skena nė moshėn 39 vjeēare, asnjėherė nuk ka pushuar sė ėndėrruari rikthimin nė tė dhe dėshirėn pėr t’u dukur gjithmonė bukur. Aq mė tepėr qė veshja ėshtė hobi i saj, siē shprehet vetė. “Kur isha nė Lice, mbaja njė pallto tė gjatė deri nė fund tė kėmbėve, qė njė herė ishte bėrė edhe problem si ekstravagante, dhe njė gati-minifund. Sigurisht qė nuk kishte gjėra tė rralla, por motra mė qepte veshje, nganjėherė duke e gdhirė, qė tė nesėrmen tė dukesha ndryshe. Mbaja nga ato sandalet prej gome me tantellė qė prodhonte Lushnja dhe flokėt i kisha tė gjata. Kujtoj qė dukesha bukur”, - rrėfen jo pa nostalgji kėngėtarja nga Fieri qė ka studjuar nė Tiranė pėr muzikė nė liceun artistik dhe pėr aktore nė Akademinė e Arteve, por qė ka jetuar 20 vjet nė qytetin e Korēės, duke ndjekur atje burrin e saj korēar. Megjithatė Lindita para pasqyrės nuk ėshtė e fiskuar pas makijazhit, por kryesisht pas veshjeve, siē tregon duke shtuar se edhe tani preferon tė bėjė pak grim, por nuk i lė asgjė mangut vetes kur vjen fjala pėr rroba. Nė festivalin e 11-tė mbante veshur njė maksi-fustan vetėm me njė krah dhe shumė klas, ashtu siē kujton se ishin pothuajse tė gjitha veshjet e festivalit, tė cilat ishin pėrgatitur nga organizatorėt e festivalit. Tani preferon tė jetė “casual-chic” dhe tė ketė njė garderobė jo domosdoshmėrisht tė mbushur plot, por tė mirė.




    Rrėfimi pėr festivalin e 11-tė, kėngėn qė mė pas u ndalua dhe rrezikun pėr t’u dėnuar pas njė koncerti recital nė Korēė

    Kur kėndoja “Kafe Florėn”

    Kėngėn e parė tė ndaluar e ka kėnduar kur ishte 16 vjeēe dhe e ka rikėnduar tė dielėn, pas 34 vjetėsh, pėr herė tė parė nė Shqipėri. Bėhet fjalė pėr “Kafe Florėn”, kėngėn qė fitoi vendin e dytė nė Festivalin e 11-tė dhe qė nuk u kėndua mė pas dėnimit qė iu bė kėtij festivali. Megjithėse liceiste nė atė kohė, e kujton atmosferėn e festivalit tė 11-tė si njė pėrpjekje jo vetėm artistike, por edhe politike tė organizatorėve pėr tė ndryshuar diēka, njė festival i pari dhe i fundit avangardė nė Shqipėrinė e asaj kohe. “Ishte njė festival krejt ndryshe nga tė tjerėt, jo vetėm pėr veshjet por nė konceptimin e tij. Megjithatė nė fillim ne nuk e kuptuam se ēfarė po ndodhte. Madje, pak kohė pas festivalit, ne pėr herė tė parė kaluam festėn e Vitit tė Ri tė ftuar nė Komitetin Qendror ku edhe kėndova. Isha nė njė tavolinė afėr me Ramiz Alinė dhe nuk na u dha tė kuptonim asgjė pėr atė qė pritej tė ndodhte. Unė isha nė qiellin e katėrt, pasi isha e rrethuar nga dashamirės qė e kishin pėlqyer kėngėn time dhe nė tryezėn e festės mė servirėn fazan tė pjekur si kupolės”, - kujton Lindita Theodhori, atėherė Sota, duke shtuar se deri atėherė festivali dukej sikur ishte pėrkrahur, ndėrsa mė vonė kujton qė Enver Hoxha, ēuditėrisht, e kishte komplimentuar kėngėn e saj si kėnga qė duhej tė fitonte festivalin. Nė fakt kėnga qė ajo kėndoi fitoi vendin e dytė nė kėtė festival, por u bė njė hit i menjėhershėm, pėr t’u ndaluar bashkė me festivalin vetėm pak kohė mė pas. Shijen e keqe tė ndalimit do ta provonte sėrish shumė vite mė pas, atėherė kur kėngėtarja jetonte nė qytetin e Korēės, pasi ishte zhvendosur atje duke ndjekur tė dashurin e saj, me tė cilin thotė se ėshtė fejuar vetėm 15 ditė pasi e ka njohur dhe se ishte njė dashuri me shikim tė parė. Ngjarjen e saj tė hidhur tė mesit tė viteve tetėdhjetė e kujton si fatkeqėsinė qė gati e rrezikoi tė dėnohej. Bėhet fjalė pėr njė koncert recital, njė nga tė parėt e kėtij lloji tė njė kėngėtari shqiptar, ku Lindita Theodhori jo vetėm kėndonte, por edhe prezantonte vetė, i binte pianos dhe kitares dhe kėndoi disa kėngė tė huaja. Mbledhje tė njėpasnjėshme nė Komitetin Ekzekutiv, akuza pėr ndikim nga muzika e huaj dhe individualizėm tė tepruar, pėr faktin qė e prezantonte koncertin me fjalėt “koncerti im recital”, por thotė se u mbrojt fort, duke u kapur pas njė fjale tė vetė Enver Hoxhės qė “e bukura nuk ėshtė vetėm e huaj”. Njė vit mė pas do tė merrte edhe titullin Kėngėtare e merituar dhe karriera e saj do tė ndiqte njė rrjedhė tė qetė dhe aktive deri nė vitin 1989 kur mori pjesė pėr herė tė fundit nė festival me kėngėn “Dashuria”.

    Fragment nga hiti i ndaluar i kėngėtares

    “Ua, Kafe Flora burra plot/ pa rum pa,/ Vijnė tre vajza ulen tok/ pa rum
    pa/ pėshperijnė me hare/ pa rum pa/ shoqet tona vijnė te ne/ pa rum pa/ Mirėseerdhėt thonė tani/ u mbush salla me rini/ Ua, pa shiko nė sy tėrthor/ si shikim konservator/ Mos mė shih baba ashtu/ Unė jam vajzė qė vij nga ju...”





    21/11/2006
    KATEGORIA: Metropol
    shekulli

  2. #2
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Thumbs up

    Kenga ka melodi te bukur...po vetem nga teksti dhe muzika, une nuk mund t'a imagjonoj se si ka pasur guximin qe t'a kendoje ne ate kohe diktature. Une asnjehere s'do e kisha marre persiper. Bravo i qofte gjithsesi, ishalla na e gjen njeri videon e plote te Kenges Magjike kete vit.....qe t'a shohim.
    As qe du me dit!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-10-2006
    Postime
    11
    Nje BRAVO e madhe per Lindita Theodhorin, me nje forme perfekte solli nje imazh te mrekullueshem ne skene dhe ta mendosh se do jete tek 50-tat.
    URIME.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200
    Lindita Theodhori nė udhėn e bukur tė kėngės.

    Nga Pierre-Pandeli Simsia

    Sic e kam shkruar edhe here te tjera Festivali i 11-te i Kenges ne Radiotelevizion u zhvillua ne sallen e Tatrit te Operas dhe Baletit ne Tirane nga data 22-24 Dhjetor 1972. Te njezete kenget
    konkuruese te festivalit u kenduan naten e pare ne nje interpretim nga 19 kengetare, sepse Sherif Merdani kendoi dy kenge ne ate festival. Organizatoret keshtu e kishin menduar festivalin
    qe te gjitha kenget konkuruese te kendoheshin ne naten e pare dhe ne naten e dyte do te kendoheshin po ato 20 kenge, por me ndryshimin e radhes qe, kenga e fundit e nates se pare
    do te kendohej e para ne naten e dyte dhe keshtu me radhe. Sigurisht, nga pervoja e viteve neper festivale si teleshikues, shpesh here ndodh qe nga te gjitha kenget konkuruese, pasi i
    degjon per here te pare, disa prej tyre te terheqin me shpejte dhe te mbeten ne mendje. E tille ishte per te gjithe spektatoret ne sallen e festivalit, por edhe per teleshikuesit dhe degjuesit e
    radios. Sipas radhes, kenga e fundit e festivalit dhe e nates se pare i terhoqi shume shpejt vemendjen gjithe atyre qe po e ndiqnin ate festival. (Nuk dua te perqendrohem ne kete shkrim
    per Festivalin e 11-te, sepse kam shkruar me pare ne nje gazete te pavarur ne Shqiperi) Kengetarja simpatike dhe elegante me interpretimin e saj qe po i bente kenges i "bindi" te gjithe
    qe ajo do ishte fituesja e cmimit te pare. Kengetarja e re 17 vjecare qe po dilte per here te pare ne skenen e festivalit u prezantua keshtu nga Edi Luarasi: "Udhet jane te bukura" Muzika Agim
    Krajka, Teksti Agim Shehu, kendon Lindita Sota. Lindita Sota e veshur me fund te zi dhe me bluze te bardhe (hapesira ndermjet fundit dhe bluzes ishte rreth dy gisht) doli ne skene te
    kendoje kengen e bukur: Ua, Kafe Flora burra plot/ pa rum pa,/ Vijne tre vajza ulen tok/ pa rum pa/ peshperijne me hare/ pa rum pa/ shoqet tona vijne te ne/ pa rum pa/ Ua, rruget tona ku do
    vene/ pa rum pa/ hap pas hapi bashke me djem/ Mos me shih baba ashtu/ une jam vajze qe vij nga Ju...Dhe keshtu do ndodhte, po te mos ishte juria e Tiranes ne minutat e fundit qe do
    ndryshonte rezultatin, duke i dhene kenges "Erdhi Pranvera" 101 pike, ku kaloi menjehere si fituesja e cmimit te pare te festivalit.Ishte kjo nje e papritur e madhe sa te gjithe, jo vetem
    spektatoret ne salle, por te gjithe teleshikuesit u shprehen me nje "Oooohhh". Perfundimisht Lindita ne ate festival fitoi cmimin e dyte, pavaresisht se ajo kenge u popullarizua shume dhe
    kendohej edhe me vone, si fituese e cmimit te pare.

    Menjehere pasi kendoi kete kenge, kompozitori Nikollaq Bulo do t'i besonte kengen e tij "Tek punetoret" per ta kenduar ne anketen muzikore te asaj kohe: Jeta ime merr krahe te vertete/ Sa
    endra thurra kur isha studente/ Mu cel nje drite n'jete pergjithmone/ Per mua puna sot fillon... Disa muaj me vone edhe kompozitori tjeter Vaksi Sheme do krijonte nje kenge per Linditen per
    ta kenduar perseri ne anketen muzikore: "Leter nga nena" Nje leter po nis per ty/ qe te shpreh nga larg/ mallin e nenave... Pas goditjes qe morri ai festival, nje vit me vone, studentja per
    aktrim e Institutit te Larte te Arteve Lindita Sota do te ngjitej ne skenen e atij festivali me dy kenge: "Hekurudha Kenga Jone" kompozuar serish nga Agim Krajka, Tani eshte mbremje ne
    jemi bashke/ Sa shoke te mire ne ketu u beme/ Dhe kengen tone permbi nje kitare/ Te paster art e percjellim ne.../ Shkojne ditet/ Shkojne vitet/ Dhe ti do mbetesh pergjithmone vepra jone...., si dhe kengen: "Gezime punetore" "Sot gezimin tim mbi toke/Si nje agim tek ju po e sjell/ Lart ne skene nje lajm o shoke une po j'u sjell/ Nje vogelushe e se ardhmes sone/ Buzeqeshjen i
    dhurojme/ Si pranvera lule jetes sone/ Horizonte, me drite mbuluar sonte....

    Rruga per te kenduar ne festivale studentes Lindita i ishte hapur, jo vetem qe i ishte hapur, por ajo pretendonte te kendonte kenge me volum te larte. Sic eshte shprehur vite me pare artisti i madh Mirush Kabashi kur po e intervistonte drejt per drejte i thote: "Lindita, si tani me kujtohet kur erdhe ne konkurs per te vazhduar shkollen e larte anetaret e komisionit zune veshet me duar nga volumi i zerit tend te paster dhe te kthjellet... Keshtu ne festivalin e 13-te te kenges ne RTV. Lindita kendoi kengen "Pranvere ne zemrat shpernda", kompozuar nga Lejla Agolli. "Kendo ti
    me poetin dhe nje shoke ushtare/ pranvere ti ne zemra shpernda/ Dhe partizanet t'paten ty
    shokun me te mire/ Zeri yt i ngrohte tym e flake te ndizej me shpejtesi/ Dhe fundin e cigares e ndaje ti me shoke/ Fjala jote qe barrot...., si dhe kengen "Drite ne syte e tu" Ndjenim ne/
    Dashurine si nje agim tej pame/ njeri tjetrin kur e kishim prane/ mes shokeve tane/ Dhe tek ne/
    Do te kete me shume diell dhe drite/ Mes nesh dashurine....

    Festivali i 14-te i Kenges solli dicka te trishtueshme. Te gjitheve u kujtohet Lindita Sota ne ate festival kur kendoi me rreth te zi ne koke. Dy muaj para festivalit i vdes papritur njeriu i saj me i
    dashur dhe i shtrenjte, NENA. Dhe Lindita bashke me dhimbjen e madhe qe kishte(kush e ka patur ate fat te keq te ndjeje humbjen e nenes e ndjen me shume dhimbjen, nje nder ata jam
    edhe une qe e kam jetuar ate fat te keq dhe tragjike, humbjen e nenes sime ne nje moshe shume te re) do gjente force te kendonte dy kenget konkuruese ne ate festival qe ia kishin
    besuar per t'i kenduar. "Dashuria me e madhe" ishte njera kenge e kompozuar nga Agim Prodani me tekst te Fatmir Gjates " fituese e cmimit te dyte ne ate festival "Tringelline nje zilke
    mushke/ Tej kendon dhe bulku/ Por nga krisma e nje pushke/ Dridhet tere muzgu/ Me barrot edhe me hekur/ Toka ime eshte ngarkuar/ Vjeshte e trete flake e ndezur/ Fushat, malet ka
    mbuluar..., si dhe kenga: "Ne rrugen e trimave, kompozuar nga Aleksander Peci me tekst te Bardhyl Londos: Shtrydh nje plis nga toka meme/ Dhe heroizem do buroje/ o lule more lule
    djema/ Qe rrate me kenge ne goje/ Ku rrate ju mbine kenget/ Si diell i kuq ndrit Liria/ Te qete flini/ Shqiperia ne gjij o bij j'u ka....

    Festivali i 15-te i kenges per Lindita Soten, pervec surprize, kishte edhe bukurine e tij. Ne kengen e katert te nates se pare te festivalit, qe i binte te ishte e shtata ne radhe, sepse ne ato kohe
    kenget kendoheshin nga dy kengetare, prezantuesja e festivalit thote: "Gjithmone ne aksione" Muzika Agron Xhunga, Teksti Petraq Risto, Kendon Brunilda Sota. Ua! do te thoshin te gjithe
    shikuesit dhe teleshikuesit, - sa i ngjane se motres. Dhe ashtu ishte vertete, ato dy motra ngjanin shume me njera tjetren. Tre kenge me vone e njejta spikere do te prezantonte Linditen
    te kendonte kengen "Atdheu im e gjithe Shqiperia", Muzika Hajg Zaharian, Teksti Bashkim Hoxha. 'Eshte nje qyteze qe e dua shume/ Ne rruget e tij u rrita une/ Atje cdo gje me sjell nder
    mend/ Femijerine/ Por ja nje dite mirupafshim thashe/ Dhe rrugen morra per ne Verri/ Ne nje qyteze ne mes debores/ Me presin sot, me po at' dashuri...

    Festivali i 16-te i Kenges, do te mbahet mend nga te gjithe, sepse Lindita Sota, bashke me ndryshimin e adreses se saj te re, kishte ndryshuar edhe gjendjen e saj civile. Zerina Barbullushi, prezantuesja e atij festivali, kengen e kompozuar nga Kujtim Laro me tekst te Xhevahir Spahiute e prezantoi: Kendon Lindita Theodhori. Lindita kishte lene qytetin e saj te dashur Fierin per t'u bere banore e perhershme e nje qyteti tjeter, Parisit te vogel shqiptar, qytetit te kultures se lashte, qytetit te serenatave te bukura dhe te kenduara nga te gjithe shqiptaret,
    qytetit te paster dhe me klime tre shendeteshme, Korces se bukur. Lindita shume shpejt do dinte t'i pershtatej kultures dhe kengeve te bukura popullore te atij qyteti, Korces. Ne ate kohe
    ishte e para kengetare e muzikes se lehte qe filloi te kendonte edhe kenget e bukura popullore: Hapi syte e zeze, Cobankat kur shkojne malit, Pervec se kengetare Lindita Theodhori po
    shkelqente edhe si aktore e Teatrit A.Z.Cajupi te qytetit te Korces, perkrah aktoreve dhe regjizoreve me ne ze si, Dhorke e Dhimiter Orgocka, etj.

    Ne Festivalin e 18-te L.Theodhori erdhi me dy kenge te reja: "Nentori i Lirise", kompozuar nga Limoz Disdari dhe tekst te Koci Petritit, fituese e cmimit te dyte. Erdhi Nentori dhe c'drite ra mbi
    ty/ te zjen kraharori/ te qeshin buze e sy...., si dhe kengen "mes punetoreve" kompozuar nga Shaqir Kodra, te cilen e kendoi ne duet me Kozma Dushin: Ne sot djem e vajza tok/ Shkojme ne
    kantier/ Kenga jone rinore/ Gaz e drite na jep...

    Ne festivaline 19-te Lindita perseri do ishte fituese e cmimit te dte me kengen "Nen kuroren e ullirit" Kompzuar nga Enver Shengjergji me teks te Zaho Pucit: "Nen kuroren e ullirit/ Shtrydhje
    balte e rridhnin lote/ Rrane lote e mbine dhimbje/ Ne zemren tone/ Pertej fshatit ne te dale/ Niste rruga e kurbetit/ permbi brigje, permbi vale/ i rrinte si plage detit/ Kjo shamia e nenes/ lare o me
    lote/ Priste vajze e valeve/ dhimbjen ndjente thelle kjo toke...., si dhe kengen e kompozuar nga Aleksander peci me tekst Agim Shehu: "Zjarri i luftes ende s'kish pushuar, debora shkrihej nen
    krahe... N'ato maja rripa rripa/ hyje e dilje ne furrtune.... Ne ate kohe ishte e pamundur te mos kendonte ajo. Lindita kishte zene vendin e saj kryesor ne festivale, madje edhe me kenge te
    forta, te fuqishme, te bukura e ritmike.

    Ne Festivalin e 20-te kompozitori Naim Gjoshi, i cili ka nje rol te rendesishem ne festivalet dhe muziken e lehte shqiptare, te cilin e adhuroj per krijimet e tija te bukura dhe te arrira, fitues disa
    here i cmimeve te dyta dhe te treta, per te cilin dua te shkruaj njehere tjeter, do t'i besonte Lindites ne ate festival kengen e tij : "Kujtimi i Luftes" "N'ato vite zjarr/ ti me fale shok me zemren
    bashke dhe nje nagant/ Ishte ndezur flake kjo toke/ nga lufta e madhe/ Ne zemrat armet tok/ Lufta na i bashkoi/ Kur lidhem bese ne male/ O shoku im i shtrenjte/ Kete nagant t'ua leme
    trashegim femijeve tane.... Ndersa kompozitori tjeter Flamur Shehu do t'i besonte kengen e tij po ne ate festival te 20-te "Agimet tona" Lindita kete kenge e kendoi ne duet me Tonin
    Tershanen, qe u cilesuan si dueti me i suksesshem: Jehon kjo kenge jehone/ Gazmor ne pune ne na vlone/ Dhe hapi yne me tingujt po kumbon/ ne enderuam o shoke dhe enderojme
    gjithmone/ vendit gezim t'i shtojme.... Tekstin e kesaj kenge e ka shkruar Luan Qafezezi, e cila fitoi edhe cmimin e dyte.

    Nje vit me vone, ne festivalin e 21-te perseri kompozitori Flamur Shehu do t'i besonte perseri Lindites kengen e tij "Dashuria Jone", me tekst te ZH. Jorganxhi, e cila fitoi perseri cmimin e
    dyte."Po vijne te gjithe sot miq edhe shoke/ Ditelindjen time plot me gaz me urojne/ Do t'vish dhe ti si asnjehere te pres/ sot mbush i dashur une njezet vjete... Perseri ne kete festival Lindita
    Theodhori kendoi ne duet kengen e saj te dyte, me nje kengetare te re, te sapo dale ne skenen e festivalit, Parashqevi Simaku. Te dyja se bashku kenduan kengen "Gezuar shoke", kompozuar
    nga Ferdinand Deda me tekst te Kudret Isait. "Kenge e punes sot po bucete/ Nga zemra del/ Pas termetit shoke ngritem ne shtepine e re/ Porsi lule mes lulesh tek ti Myzeqe...

    Festivali i 24 i kenges solli edhe pak ndryshime ne festival, sepse ky festival ishte me "fat", pasi i zhvillua ne Dhjetor te 1985, vit ky kur kishte vdekur kolera diktatore dhe organizatoret i lejuan
    kengetaret te kendonin me mikrofon ne dore. (Sa turp dhe qesharake na duken sot qe udheheqesit e shtetit shqiptare te ndalonin dhe te lejonin kengetaret si te kendonin) Pas carrjes
    se akullit ne ate festival, ku kengetari tiranas Orhan Zeneli ishte i pari kengetar qe e morri mikrofonin ne dore, si gjithe te tjeret edhe Lindita theodhori kendoi kengen "Ti mbetesh
    pranvere" Kompozuar nga Gazmend Mullai, me tekst te Koci petritit: "Ne dikur ishim/Shoke te nje qyteti/ qe mban emrin e thjeshte e te bukur/Studenti/ ... Po sot kush rri?/ Pas xhamit qe le ti/ Dhe
    c'djale t'vjen/ c'sinjale t'vershellen?... Edhe ne kete festival Lindita me kete kenge fitoi cmimin e dyte. Sic po e shohim deri tani Lindita eshte fituesja e disa cmimeve te dyta ne festivalet
    kombetare te kenges se lehte shqiptare.

    Po ate vit, per here te pare radiotelevizioni Shqiptar organizoi koncertin "Kur vjen Pranvera" i cili do ndiqte rrugen e tij neper vitet e ardheshme, duke u quajtur me vone festivali i pranveres, ose Kenget e Stines. Ne kete koncert Lindita kendoi dy kenge: Kujtimet e femijerise dhe kengen "Per emrin tend mendojme", kompozuar nga Ferdinant
    Deda. 'Ti do behesh baba/ Une se shpejti do behem nene/ Por syte e tu, o vogelush/ Jeta po e pret sic pres une emrin tend/... ne per emrin tend mendojme cdo dite/ C'ngjyre do t'i kesh ti syte/
    Do t'i ngjash ti babit, ndoshta mua valle/ Vajze do te jesh a djale...

    Ne Festivalin e 25-te kompozitori Alfons Ballici, se bashku me poetin Koci Petriti do t'i besonin kengen e tyre"Pema e Lirise" Lindites: "Cdo dite qe shkone/ Le kengen qe udhetone/ Mbi cdo
    ulli/ Qe rrisim une e ti/ percjelle dashurine/ Brez pas brezi ti/ peme e lashte, blerim i ri... Ndersa po ate vit ne Koncertin "Kur vjen Pranvera" lindita do sillte "Oren" e qytetit te saj. "Ora e qytetit tim"
    Keshtu titullohej kenga e Gazmend Mullait: "Ora e qytetit rreh/ Tingujt larg e larg fluturojne/ Lumi i kohes rrjedh e rrjedh/ Dhe dita cel, lumenjte pas nuk shkojne/ Hapur si dy krahe akrepat rrine/
    Dhe zemres i percjellin dashurine/ Jeta si femije na merr ne gjijte e saj...

    Viti 1986 per Lindita Theodhorin do ishte edhe viti i suksesit te saj te madh. Ne veren e atij viti do te shpallej si interpretuesja me e mire e Festivalit te Interpretueseve te Kenges. "Jete moj e
    bukur" ishte kenga qe i dha cmimin e pare Lindites, e komozuar kjo kenge nga kompozitori korcar Adrian Jorgji: C'ka kjo zemra ime sot/ Valle zemer e kam a zog/ Dhe sa here fluturoje/ Ne
    syte e tu qendroje/... Jete moj e bukur/ Me lule mbushma gezimin det/ Zemer moj e lumtur/ Zog
    je sa here qe ti, ne kraharorin tim rreh...

    Ne festivalin e 27-te kompozitori Maksim Shehu do t'i besonte kengen e tij: "Eja me kerko" "Tek kjo bange/ Nuk do vij une me te ulem, e di/ Jo studente une s'do quhem tani/ Pra lamtumire/ Tek
    kjo dhome/ Nuk do rri une tek dritarja qe kam/ Nuk do pres une me trokitjet mbi xham/ Pra lamtumire/ Nje tjeter jete neser mua me pret/ ti ne mes shokeve mua me gjen/ po qe se vjen....
    Festivali i 28-te i kenges ishte edhe festivali i fundit per Lindita Theodhorin. Ne ate festival ajo kendoi perseri nje kenge te Adrian Jorgjit, titulluar "Neper ditet tona" qe kritika muzikore e
    vleresoi si kengen me te mire te festivalit: "Si qenka kjo jeta cudi/ Cdo dite une te dua me mall te ri? Dhe vitet po ikin fluturojne/ Thinja plot, flokeve u shtojne/ Bjen bore mbi mua, mbi ty/ Por
    prape ne po qeshim te dy/ Dhe dua une gishtat e tu/ Porsi dikur, floket t'mi krehesh ashtu....

    Ndonese Lindita Theodhori nuk kendoi me ne festivalet e kenges ne Radio televizion, sepse te tilla erdhen kushtet ne Shqiperi pas nderrimit te sistemeve, ajo vazhdon te kendoje edhe sot,
    dinamike, e fuqishme, e zjarrte, si dikur...


    http://www.vlorenj.com/artikulli_11.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 15-06-2011 mė 12:34

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200
    Shume prej kengeve te Lindites i kujtoj dhe sot, ndonese kur karriera e saj artistike ishte ne maja, une kam qene femije .

    Me Kafe Floren u njohem pas '90 ne brezi i ri, por nga femijeria kujtoj " Nen Kuroren e Ullirit " ..... me ka pas pelqyer shume, Qyteti Studenti, Jete moj e mira ... dhe perlat e muzikes popullore qytetare qe i qante !!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 15-06-2011 mė 12:39

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200
    KAFE FLORA - FESTIVALI I 11-te :



    Titulli origjinal : "Udhėt janė tė bukura", e njohur si Kafe Flora, kompozuar nga Agim Krajka, me tekst tė Agim Shehut, kėnduar nga Lindita Sota Theodhori, fituese e ēmimit tė dytė nė Festivalin e 11-tė tė Kėngės nė RTVSH, Dhjetor 1972.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200
    E risjelle ne KENGA MAGJIKE 2006 :

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 15-06-2011 mė 18:37

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Lindita Theodhori!


  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Lindita Theodhori!

    Versioni I "Kenget e Shekullit"


  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Lindita Theodhori!


  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Lindita Theodhori!

    Te jesh ARTIST !


  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Lindita Theodhori!




    Refat Lleshi, Tenori Qe Kendon Ne Skenen E Karreras

    http://www.forumishqiptar.com/thread...nen-E-Karreras
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 29-06-2018 mė 12:40

Tema tė Ngjashme

  1. Lindita Dragusha
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-08-2019, 14:10
  2. Lindita Arapi
    Nga Leila nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 05-09-2012, 11:56
  3. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  4. PD: Të ikë Sollaku, po s'hetoi "dosjen Rama"
    Nga Michigan2005 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-01-2006, 22:27
  5. Vrau nė Irlandė, tenton kthimin nė Shqipėri !
    Nga White_Angel nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 03:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •