Rrėfehet kėngėtarja e Ua, Kafe Flora burra plot. Beteja e saj me kohėt, pėr tė qenė dhe mbetur moderne e sensuale
Uaaa, Lindita Theodhori!
Belina Budini
Ajo ishte baby sexy e viteve 70 nė Shqipėrinė komuniste. Askush nuk guxonte ta thėrriste hapur kėshtu, por parada e saj rrugėve tė Tiranės kur ishte studente, ende mbahet mend, sidomos nga meshkujt. Burri i saj, atėherė student i inxhinjerisė sė ndėrtimit, ka qenė njėri prej djemve qė e gjuanin kėngėtaren e re sensuale tė asaj kohe dhe e pėrshkruan gruan e tij si njė nga femrat mė tė dėshiruara nga djemtė. Format e saj dhe veshjet ekstravagante pėr kohėn, e bėnin kaq tė preferuar sipas tij. Kėngėtarja, e rikthyer nė Tiranė pėrkohėsisht, pas shumė vitesh emigrimi, rrėfen pėr herė tė parė jetėn e saj tė re nė Londėr, aventurėn e gjatė dhe tė vėshtirė tė emigrimit, por flet edhe pėr suksesin e tė shkuarės jo vetėm si kėngėtare, por edhe si femėr, tregon historitė e kėngėve dhe recitalit qė iu ndalua dhe deri tek rikthimi nė Shqipėri, qė sikur tė mos ishte realizuar tani sipas saj, do ta kishte ēuar nė depresion.
E veshur me njė palė xhinse Guess dhe njė bluzė tė zezė me farfala, nė kafenenė e Hotel Tiranės tė gjithė burrat qė e pėrshėndesin, i thonė se nuk ka ndryshuar fare. Kėtė nuk resht sė pėrsėrituri edhe burri i saj, qė merakun e saj pėr ca rrudha mė shumė pėrpiqet ta zbusė duke i thėnė se ato e bėjnė tė duket edhe mė fisnike dhe sharmante. Prezencės sė saj nė festivalin e Kėngės Magjike nuk i mungoi sharmi nė fakt dhe njė lloj sofistikimi tė cilin kėngėtarja thotė se e ka bėrė tashmė tė vetin, edhe pse nuk ėshtė aktive nė ndonjė skenė apo aktivitet muzikor nė Londėr, qyteti ku jeton prej 8 vjetėsh. Megjithėse pasive nė muzikė pėr shumė vite me radhė, Lindita Theodhori tregon se asnjė ditė e saj nė shtėpinė qė ka nė lagjen Chigėell tė Londrės, nuk kalon pa muzikė. Ėshtė sikur gjatė gjithė kėtyre viteve vetėm tė jetė mbushur, aq sa rrėfen se njė rikthim nė Shqipėri dhe nė skenė ishte bėrė pėr tė e vetmja mėnyrė pėr tė mos shpėrthyer apo rėnė nė depresion.
Jetėn e saj tė re nė Londėr, pas njė aventure tė gjatė emigrimi qė nis me Greqinė, e pėrshkruan si deri diku tė kufizuar, pasi nuk ėshtė vėnė nė kontakt me rrethet e artistėve dhe nuk ka tentuar tė rinisė njė karrierė tė re. Gjithēka e lidh me moshėn e cila nuk i jep shanset qė do tė kishte njė 20 vjeēare nė vendin e saj, por shton se asnjėherė nuk ka patur iluzione dhe se karrierėn e saj e sheh tė lidhur vetėm me Shqipėrinė. Kėtė rikthim tė vonuar dhe tmerrėsisht tė dėshiruar, e quan vetėm tė parin, ndėrsa rrėfen planet pėr tė nxjerrė sė shpejti njė videoklip dhe njė album me kėngė tė reja tė muzikės sė lehtė dhe popullore tė pėrpunuara. E di mirė qė kėngėtare tė tjera para saj dhe tė brezit tė saj, nuk ia kanė dalė dot tė rikthehen po aq fresh siē preferon tė thotė, por nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, ajo beson se do tia dalė tė sjellė diēka qė tė pranohet nė treg, edhe pse muzika komerciale qė ka gjetur kėtu thotė se e ka zhgėnjyer jo pak.
Njė nga kėngėtaret e saj tė preferuara shqiptare tė viteve tė fundit (edhe ajo e larguar prej disa vitesh nga Shqipėria) ėshtė Aurela Gaēe, ndėrsa i pėlqen edhe Kristina Aguilera nga kėngėtaret e momentit nė tregun e muzikės botėrore, edhe pse tregon se nė Londėr ka patur mundėsinė tė dėgjojė mė tė mėdhenjtė si Elton Xhon, Sting, Pol Mekartni, Tom Xhons dhe Madonėn e cila sė fundmi jeton nė Angli. Nga kėngėtarėt e Kėngės Magjike, presidente e jurisė sė tė cilės ishte, thotė se ka preferuar dy kėngėtaret nga Kosova, Ronėn dhe Teuta Kurtin si shumė moderne dhe me stil tė veēantė tė kėnduari, por shton se ndihet disi e zhgėnjyer qė juria nuk kishte mė shumė rol pėr pėrcaktimin e kėngėve fituese.
Me njė zė spiritual nė fakt, ajo vetė thotė se tė kėnduarin e ka pothuajse njė nevojė tė brendshme dhe pa tė nuk mund tė jetojė mė, prandaj ka vendosur tė jetė e pranishme nė muzikėn shqiptare. Tregon se nuk preferon tė kėndojė nė dasma apo lokale dhe nuk ka pranuar ta bėjė kėtė gjė as nė Londėr, megjithėse mundėsia nuk i ka munguar nė lokalet e shqiptarėve nė metropolin londinez. Nuk i kujton me nostalgji ato pak raste kur thotė se ka kėnduar nė lokale tė tilla nė Londėr dhe aq mė pak nė Greqi, ku ėshtė larguar pėr tė jetuar dhe punuar sėbashku me familjen nė 1995 dhe ku ka qėndruar pėr 3 vjet, duke punuar si organizatore nė dy lokale me muzikė pėr shqiptarėt. Por mė tė pėlqyeshme kanė qenė pėr tė eksperiencat e para me koncerte nė fillim tė viteve 90-tė, nė vende si Australia, Zvicra, Maqedonia, Italia, por edhe sė fundmi nė Amerikė ku kėndoi pas 33 vjetėsh Kafe Florėn e saj, tė cilėn mė nė fund arriti ta risillte edhe nė Shqipėri, vetėm dy ditė mė parė.
Stil
Lindita Theodhori pėrballė pasqyrės
E veshur nga stilisti Joni Peēi, prezenca e saj nė skenėn e Pallatit tė Kongreseve ku ka kėnduar dy kėngė gjatė tre netėve tė Kėngėve Magjike, e ka rikthyer nė skenė Lindita Theodhorin sėrish sharmante. Kujdesi pėr tė ruajtur linjat gjatė gjithė kėtyre viteve tė vėshtira emigracioni, e ka ndihmuar jo pak pėr tu dukur elegante, pasi megjithėse ėshtė shkėputur nga skena nė moshėn 39 vjeēare, asnjėherė nuk ka pushuar sė ėndėrruari rikthimin nė tė dhe dėshirėn pėr tu dukur gjithmonė bukur. Aq mė tepėr qė veshja ėshtė hobi i saj, siē shprehet vetė. Kur isha nė Lice, mbaja njė pallto tė gjatė deri nė fund tė kėmbėve, qė njė herė ishte bėrė edhe problem si ekstravagante, dhe njė gati-minifund. Sigurisht qė nuk kishte gjėra tė rralla, por motra mė qepte veshje, nganjėherė duke e gdhirė, qė tė nesėrmen tė dukesha ndryshe. Mbaja nga ato sandalet prej gome me tantellė qė prodhonte Lushnja dhe flokėt i kisha tė gjata. Kujtoj qė dukesha bukur, - rrėfen jo pa nostalgji kėngėtarja nga Fieri qė ka studjuar nė Tiranė pėr muzikė nė liceun artistik dhe pėr aktore nė Akademinė e Arteve, por qė ka jetuar 20 vjet nė qytetin e Korēės, duke ndjekur atje burrin e saj korēar. Megjithatė Lindita para pasqyrės nuk ėshtė e fiskuar pas makijazhit, por kryesisht pas veshjeve, siē tregon duke shtuar se edhe tani preferon tė bėjė pak grim, por nuk i lė asgjė mangut vetes kur vjen fjala pėr rroba. Nė festivalin e 11-tė mbante veshur njė maksi-fustan vetėm me njė krah dhe shumė klas, ashtu siē kujton se ishin pothuajse tė gjitha veshjet e festivalit, tė cilat ishin pėrgatitur nga organizatorėt e festivalit. Tani preferon tė jetė casual-chic dhe tė ketė njė garderobė jo domosdoshmėrisht tė mbushur plot, por tė mirė.
Rrėfimi pėr festivalin e 11-tė, kėngėn qė mė pas u ndalua dhe rrezikun pėr tu dėnuar pas njė koncerti recital nė Korēė
Kur kėndoja Kafe Florėn
Kėngėn e parė tė ndaluar e ka kėnduar kur ishte 16 vjeēe dhe e ka rikėnduar tė dielėn, pas 34 vjetėsh, pėr herė tė parė nė Shqipėri. Bėhet fjalė pėr Kafe Florėn, kėngėn qė fitoi vendin e dytė nė Festivalin e 11-tė dhe qė nuk u kėndua mė pas dėnimit qė iu bė kėtij festivali. Megjithėse liceiste nė atė kohė, e kujton atmosferėn e festivalit tė 11-tė si njė pėrpjekje jo vetėm artistike, por edhe politike tė organizatorėve pėr tė ndryshuar diēka, njė festival i pari dhe i fundit avangardė nė Shqipėrinė e asaj kohe. Ishte njė festival krejt ndryshe nga tė tjerėt, jo vetėm pėr veshjet por nė konceptimin e tij. Megjithatė nė fillim ne nuk e kuptuam se ēfarė po ndodhte. Madje, pak kohė pas festivalit, ne pėr herė tė parė kaluam festėn e Vitit tė Ri tė ftuar nė Komitetin Qendror ku edhe kėndova. Isha nė njė tavolinė afėr me Ramiz Alinė dhe nuk na u dha tė kuptonim asgjė pėr atė qė pritej tė ndodhte. Unė isha nė qiellin e katėrt, pasi isha e rrethuar nga dashamirės qė e kishin pėlqyer kėngėn time dhe nė tryezėn e festės mė servirėn fazan tė pjekur si kupolės, - kujton Lindita Theodhori, atėherė Sota, duke shtuar se deri atėherė festivali dukej sikur ishte pėrkrahur, ndėrsa mė vonė kujton qė Enver Hoxha, ēuditėrisht, e kishte komplimentuar kėngėn e saj si kėnga qė duhej tė fitonte festivalin. Nė fakt kėnga qė ajo kėndoi fitoi vendin e dytė nė kėtė festival, por u bė njė hit i menjėhershėm, pėr tu ndaluar bashkė me festivalin vetėm pak kohė mė pas. Shijen e keqe tė ndalimit do ta provonte sėrish shumė vite mė pas, atėherė kur kėngėtarja jetonte nė qytetin e Korēės, pasi ishte zhvendosur atje duke ndjekur tė dashurin e saj, me tė cilin thotė se ėshtė fejuar vetėm 15 ditė pasi e ka njohur dhe se ishte njė dashuri me shikim tė parė. Ngjarjen e saj tė hidhur tė mesit tė viteve tetėdhjetė e kujton si fatkeqėsinė qė gati e rrezikoi tė dėnohej. Bėhet fjalė pėr njė koncert recital, njė nga tė parėt e kėtij lloji tė njė kėngėtari shqiptar, ku Lindita Theodhori jo vetėm kėndonte, por edhe prezantonte vetė, i binte pianos dhe kitares dhe kėndoi disa kėngė tė huaja. Mbledhje tė njėpasnjėshme nė Komitetin Ekzekutiv, akuza pėr ndikim nga muzika e huaj dhe individualizėm tė tepruar, pėr faktin qė e prezantonte koncertin me fjalėt koncerti im recital, por thotė se u mbrojt fort, duke u kapur pas njė fjale tė vetė Enver Hoxhės qė e bukura nuk ėshtė vetėm e huaj. Njė vit mė pas do tė merrte edhe titullin Kėngėtare e merituar dhe karriera e saj do tė ndiqte njė rrjedhė tė qetė dhe aktive deri nė vitin 1989 kur mori pjesė pėr herė tė fundit nė festival me kėngėn Dashuria.
Fragment nga hiti i ndaluar i kėngėtares
Ua, Kafe Flora burra plot/ pa rum pa,/ Vijnė tre vajza ulen tok/ pa rum
pa/ pėshperijnė me hare/ pa rum pa/ shoqet tona vijnė te ne/ pa rum pa/ Mirėseerdhėt thonė tani/ u mbush salla me rini/ Ua, pa shiko nė sy tėrthor/ si shikim konservator/ Mos mė shih baba ashtu/ Unė jam vajzė qė vij nga ju...
21/11/2006
KATEGORIA: Metropol
shekulli
Krijoni Kontakt