DJALOSHI I DETIT
Vlora eshte qyteti qe sheh pertej detit Italine, nje vend te mbuluar nga dritat, argetimi dhe jeta e nates. Cdo mbremje nga brigjet e saj nisen skafe te fuqishem, me motore te medhenj, te zhurmshem, te mbushur me klandestine dhe droge, drejt nje jete te premtuar ne kete toke fqinje. Kapercehet kanali i Otrantos e ne me pak se dy ore, nese gjithcka shkon sic duhet, ja ke hedhur fatit te keq, mund ta nisesh jeten nga e para. Udhetimet behen neteve pa hene, atehere kur stuhia futet ne barkun e detit, i trazon ujerat e ngre ne qiell dallge te erreta, te terbuara, te etura te shnderrohen ne varre masive.
E s’jane te rralla rastet kur gomonet nuk kthehen pas, s’ia kane dale dot mbane. Mbyten ne heshtje, sikur te kene zgjedhur fatin e tyre e per kete te kene firmosur me deshire mos dihet gje. Asnje nuk e merr vesh si dhe pse, humbasin pa lene gjurme, asnje aty afer te degjoje klithmat per ndihme, zerat e tmerruar, fytyrat e shkelura nga vdekja.
Ndodh qe peshkataret te shohin te ngaterrohen me rrjetat e tyre trupi i ndonje te gjori. Ne fillim i merrnin me vete kufomat dhe i dorezonin ne rajonin e rojes bregdetare. Ketu nisnin telashet per njerezit e detit: iu pezullohej varka, sa te beheshin verifikimet e rradhes, iu ndalohej peshkimi per disa dite sa te zbardheshin te gjithe detajet, e vetem ne fund liheshin te lire te rifillonin punen. Gje kjo qe iu shkaktonte humbje ne kohe dhe ne para, peshkatareve,qe nisen te riflakin ne det kufomat e atyre qe zinin, e duke perplasur pellembet si per t’i thene vetes : keshtu shkon jeta“, fishkellenin melodine e eres.
Te gjithe, me perjashtim te Antonios.
Ky eshte nje djalosh tetembedhjete vjec, jetim, per te thuhet qe eshte i manget nga trute. Gjithe kohen e kalon ne det, ne nje varke te rregulluar kohe me pare, mbi te cilen ka fiksuar nje vele te bardhe linoje.
Antonioja i njeh te gjithe llojet e peshqve qe i kapin syte e nese i shkrep ne koke ideja te hahet me dallget, kridhet ne uje pa e vrare mendjen, e le veten te ike larg, sa e humb nga syte direkun e varkes. Orientohet aq mire ne det sa e rigjen varken pa u munduar fare.
Diten qe rrjeta e tij u fundos me shpejtesi ne uje, Antonio e kuptoi qe behej fjale per dicka te rende, e ngriti me force lart, ishte nje grua, trupi i se ciles kishte mbetur i patretur nga koha, e cliroi nga rrjeta dhe e shtriu gjate e gjere.
E rihodhi rrjeten per peshk pastaj u kthye ta analizonte me vemendje kufomen.
-Po fle?-i foli, e levizi lehte, sa beri qe koka e saj te binte per pas. Kurioz nga kjo gje, i dha nje te shkundur te mire e nisi te kaloje ne mendje njohurite per gjithe gjerat e jetes qe duhej te dinte. Atehere shkendija e drites feksi nje cast ne mendjen e tij, tha me ze te larte:
-Ke vdekur!
U perkul mbi te, vendosi doren mbi gjoksin e kufomes. As vete s’e mori vesh c’e shtyu te ndalonte, nuk kishte patur asnjehere rastin te kishte nje femer ne varken e tij. Terhoqi rrjetat dhe e drejtoi varken drejt ishullit te Karaburunit.
Zbriti ne toke, duke bartur trupin nga pas, ishte i tronditur nga ideja te conte ate femer ne strofullen e tij sekrete: nje shpelle e vogel e zbulur prej tij vite me pare. E pati rregulluar me lloj-lloj vogelsirash kete vend, kishte shtruar pertoke nje mbulese vjeter, pertoke kishte vene nje shtroje te rrehatshme, me dy kuverta qe e zbusnin mire terrenin.
Antonioja jetonte ne nje dhome te leshuar me urdherese te vecante nga prefektura e Vlores, ne nje banese kolektive. I pelqente te ikte nga qyteti, te vinte ketu ne ishull e te flinte mbremjeve te ngrohta ne qiell te hapur. Terhiqej nga Hena e madhe, e rrumbullaket, e sikur te ndjente zerin e dikujt qe e therriste ta ndiqte ne shpelle, dilte nga shtepia ku jetonte, nxirrte ne det varken dhe e mbante fymen ne Karaburun.
Kur njerezit e shihnin te dilte i tronditur ne rruge, me koken lart, duke ndjekur gjurmet e henes, i hapnin rruge, e tregonin me gisht dhe peshperitnin: “I shkreti, i marri!”
Nuk guxonin ta ndiqnin, e linin te bridhte nen efektin e magjepsjes se tij, duke u lekundur ne ajer. E shihnin te futej ne det, por e njihnin aftesine e Antonios per t’u perleshur me dallget, e megjithese kurioze, nuk i viheshin pas. Ai djale leshonte nje drite te cuditshme nga fytyra qe i zbehej, kur ndiqte henen, kishte dicka te rralle e misterioze, qe askush nuk e kuptonte dot.
Kufoma e gruas ishte e para qe vinte kembe ne ate shpelle.
-Te pelqen?-i foli Antonioja.
E ndjente te kishte tek ajo femer dicka te qete e larg kesaj bote, dicka te enderrt dhe ajo fytyre e ngrire, por ende e paprekur nga kafshimi i kohes, e bente te perjetonte nje lloj efekti te ngjashem me henen.
Ndersa po mendonte gjithe keto, e kishte levizur gruan, duke e mbeshtetur ne njeren nga ndenjeset, u largua e ai trup i kredhur ne gjysem-erresire, dukej sikur flinte.

2.
U zgjua nga rrezet e forta te diellit, qe po i shkelnin me te dyja kembet qepallat e pergjumura. U fut ne shpelle me idene qe kufoma duhej te kishte nisur te prishej tashme. Ishte bosh.
Ne shpelle nuk kishte njeri e nuk vinte me ajo era e rende e mbremshme. Asnje gjurme nga trupi i se vdekures. Antonioja u terhoq mbrapa.
-Ku je?- thirri e zeri kumboi ne gjithe faqet e shpelles. Me nje vullnet te papare, nisi te kontrolloje. U kthye edhe tek vendi ku kishte fjetur jashte dhe ngriti kuvertat per te pare nen to. Keshtu deri afer mesdites. Kur ndjeu lodhjen te niste te hapej ne gjithe trupin, e pa veten te drejtohej tek varka. Kishte nevoje te sqaronte me veten c’kishte ndodhur, e kete mund ta bente me mire aty ne ambientin e tij natyral, ujin, sesa ne toke ku nje nate me pare i kishte ndodhur kjo cudi.
E shtyu varken ne uje, iu dha rremave me force, sa ndjeu t’i pulsoje lodhja ne cdo qelize te trupit. Nuk u kenaq me kete, ndaj per te provuar ku arrinte fuqia e tij, me nje deshperim te papare te mos mendonte me per c’i kishte ndodhur, u hodh ne det, notoi, derisa ndjeu ta braktisnin fuqite. U kthye me mundim ne varke. Nje ore me vone nisi te lehtesohej, nga mendja po i tretej mjegulla e meparshme, po provonte nje lloj qetesie, sikur te kishte qene e gjitha nje enderr, a nje magjepsje e provokuar prej Henes. Nxorri rrjeten, e flaku ne det e me nje ze te lehte, peshperiti : Peshkim !
U ul ne pritje te peshqve, kur ndjeu rrjeten te beje per poshte me shpejtesi. E njohu menjehere ate levizje, e kapi me te dyja duart rrjeten dhe e ngriti me hov lart. Ishte trupi i nje njeriu.
-S’ka mundesi !-mendoi, por fjala i kaloi gjithe shtyllen kurrizore e ne rruazat e fundit u dogj duke i provokuar dhimbje dhe rrahje te papara te zemres. Nje frike e athet iu ngjit me shpejtesi siper, i ngriu ne buze, e duke tundur koken si per te thene « jo », hapi rrjeten te shihte c’kishte.
Gruaja e djeshme, e njejta, me ate heshtje te dyllosur ne gjithe trupin e saj, me syte e mbyllur, identike. Kete here e vendosi me shume kujdes ne varke. Kishte frike mos e vriste, mos i bente keq dhe e degjonte pastaj te fliste apo te renkonte. Si e la duke i vene dicka te bute poshte kokes, qe te mos vritej, u largua disa hapa, vuri duart ne koke dhe tha :
-C’po behet keshtu ?
E fiksoi me vemendje gruan. Nisi te kontrolloje te gjitha imtesite e saj. Nuk mund te dallonte mire c’kishte veshur, vertet mbante siper nje pale xhinse dhe nje bluze sportive me kapuc, por ishte sikur ato veshje te mos kishin ngjyre. Ishin te mbuluar nga nje gri e perhime, sa s’mund ta mbaje per shume kohe veshtrimin te mberthyer mbi to kur menjehere niste te te vinte mendja rrotull.
Iu duk e udhes te kthehej dhe ta linte gruan ne shpelle. Nuk mund te vazhdonte peshkimin per sa kohe s’kishte gjetur dot zgjidhjen e ketij misteri. I rrotulloi kurrizin gruas, mori rremat e e duke levizur krahet sikur te merrte komanda te padukshme, pas gjysem ore kishte dale ne breg.
Kete here e ngarkoi me delikatese gruan ne te dyja duart, eci me shpejtesi, ndjente rrahjet e zemres qe punonte me njemije ne ore. S’kishte kuptim kjo qe po bente, por s’mund te ndalte dot ate vrap te cmendur bashke me kufomen. Arriti ne shpelle, u fut brenda dhe e vendosi ne vendin e nje nate me pare.
Qendronte me kembe, perballe gruas, duke u perpjekur ta bindte veten qe nata e meparshme kishte qene nje enderr. Shikonte drejt saj, provonte te bente perllogari me mendjen e tij, kush mund te ishte, si mund te quhej. Jo, me mire te kthehej ne qytet e te kerkonte te mesonte dicka me shume per te.
-Kthehem shpejt!-foli me ze te larte, pa e kthyer koken. Doli jashte i ngaterruar si kurre ndonjehere. Mori varken e tij e duke iu drejtuar Vlores, luti zotin qe kjo pune te merrte fund nje ore e me pare.


3.
-Eshte Markoja brenda?
Punonjesi i portit i hodhi syte Antonios. E njihte djaloshin, banonte ne te njejten shtepi popullore me Markon, vinte shpesh here ta kerkonte ketu e t’i lutej per ndonje rrjete peshkimi, kur i grisej rrjeta e vet. Markoja ia kishte treguar historine: ishte jetim e mbahej me c’i jepte deti. Respekt per forcen qe kishte ama: edhe si peshkatar ishte i zoti. Vetem qe kur shfaqej hena e madhe ne qiell, dilte nga bota, lozte nga mente e kokes e futej ne det, kush e di se ku.
-Eshte brenda, ta therras?
Antonioja nuk u pergjigj sikur te mos kishte degjuar gje. ishte si nen efektin e nates, nen efektin e henes, i perhumbur, me ate pamje te percudnuar ne fytyre, si prej tjeter bote. Punonjesi nxitoi menjehere ta lajmeronte Markon.
-Ej, te kerkon ai jetimi, aty jashte. Me duket se ka dale prape nga vidhat.
Markoja po merrej me direkun e nje varke peshkimi qe po e riparonin prej ditesh. I tha shokut qe kishte ne krah qe s’do vonohej e u nis te takonte Antonion. E kishte qejf ate djalosh qe rrinte gjithe kohes ne det. E ndihmonte me c’te kishte ne dore, kishin ndenjur dy jave se bashku sa e kishin rregulluar si duhej varken me te cilen Antonioja dilte ne det. Djaloshi ia dinte per borxh, e s’kalonte jave qe te mos i sillte peshk te fresket ne shtepi.
-Antonio!
Djaloshi ngjante nen efektin e henes, vetem qe jashte digjte nje diell i shkelqyer maji, ishte mesdite.
-Kam nevoje te te flas per dicka!
E kapi per krahu Markon dhe e terhoqi pas vetes me nje force te papare, sa u larguan nga porti. Gjeti nje vend te qete, ku s’i shqetesonte kush dhe tha:
-Kam...kam nje problem! Mund te me ndihmosh?
-C’te ka ndodhur?-e pyeti Markoja qe vuri re djaloshin te fliste me nje ze qe dridhej e nuk i kontrollonte dot emocionet:
-Kam...dje...peshkova nje te vdekur!
-Nje te mbytur?
Markoja e ndjeu si ishte puna. Psheretiu, s’kishte faj djaloshi, ajo qe kishte pare mund te ishte nje goditje per te gjithe e jo me per nje njeri jo fort ne rregull nga trute:
-I gjori!-tha, por Antonioja e nderpreu:
-E gjora!...Ishte grua! E gjora!
-S’eshte hera e pare qe ndodh! Ku e ke cuar tani?
Antonioja ndjeu rrezikun te kercente ne ajer. Mjaft qe te tregonte vendin dhe shpella e tij do zbulohej nga te tjeret.
-E hodha...E hodha ne uje, perseri !
Per kete je kaq i tronditur?
Djaloshi tundi koken.
Markoja nxorri nje pakete cigaresh, ndezi njeren dhe e thithi fort:
-C’ti besh,-tha,-s’je i pari qe te ndodh kjo gje. edhe te tjere kane vepruar si ty. S’ke faj. Perdite mbyten kur nisen me gomone drejt Italise.
-Nisen? Perse nisen?
-Do jete nisur kater dite perpara, kur u prish koha e zuri stuhi ne det. Si ishte trupi, i prishur?
Antonio mohoi me koke.
-Duhet ta kete ruajtur deti. Atehere do jene nisur tamam kater dite para. Te gjoret, me c’kohe zgjedhin te ikin…
-Perse ikin?
Markoja ngriti supat. E mori me te mire Antonion, i tha ta flinte mendjen, s’kishte per te degjuar me per ate histori. Te gjithe ata qe fundoseshin ne det, ishin te destinuar te mos linin pas tyre emer, mbiemer. Treteshin ne hic, e te rralle ishin ata qe kerkonin me te dinin c’kish ndodhur, ose te benin denoncimin ne polici.
Antonio tundi koken dhe u nda prej Markos. Duhej te kthehej, e kapi deshira te ikte menjehere ne Karaburun. Me perpara kaloi nga dhoma e tij, ne ndertesen kolektive, mori nje tigan, vaj, limona, e dy guverta te tjera, si per t’u pergatitur te qendronte me dite te tera ne ishull. Njerezit e shihnin te ngarkuar ne ate menyre, tundnin koken fshehurazi e kur iu dukej larg sa te mos i degjonte, peshperisnin me mllef e percmim:
-I marri! Edhe kete e kishim manget neper bote!

4.
Varka po can me shpejtesi ujerat drejt Karaburunit. Antonio s’ka guxim te mendoje me per historine e gruas, mendon si e si t’i jape nje rruge situates, deshiron te harroje per nje cast dhe te clodhet. Kerkon me cdo kusht te marre pergjigje, sikur te ndjeje brenda ketij misteri, zgjidhjen e telasheve.
-Boll me keto budalleqe!-thote e ka nje qeshje te lehte ne buze. Ndjehet sikur duar te padukshme te kene zbritur se larti, e tani te kujdesen per te duke i hedhur siper fatin e dites se mire. Eshte nje shenje, nje sinjal. E tund koken dhe klith sikur te doje te heqe me ato klithma brengat e moshes se kaluar ne vetmi. Ndalon varken dhe thote:
-Kur te arrij ne shpelle, do ta pyes...e ajo do te pergjigjet !
Hedh rrjetat, te peshkoje ndonje gje per ne mbremje, do te zgjatet sa me shume te jete e mundur ky lloj meditimi i tij.
Kapi dicka…Varka lekundet e ne momentin e fundit ai zuri cepin e rrjetes, e njeh ate levizje, s’ka mundesi, duart i behet dy copa druri, te pandjeshme, mekanikisht perserit levizjet e njohura e pas pak gjendet me rrjeten ne varke. Ka peshkuar serish te vdekuren.
-C’ben ketu?- e kap pas supash dhe e shkund trupin pa jete.
-C’do, perse iken e vjen prape tek une. Kush je? Kush te dergon?
Trupi leshon aromen e botes tjeter. S’ka dyshim qe nuk ka jete brenda saj. Antonio ka nisur te dridhet, papritmas i shperthen gjak nga hundet, e leshon i tronditur kufomen duke kuptuar c’efekte te papritura ka kontakti me ate trup.
-Me trego nga vjen!-thote me ze te ulet. I afrohet, e ben nje gje qe s’kishte patur guxim ta bente me pare.
U perpoq te hapte syte e kufomes. Ishte i bindur qe ajo po flinte. Me gjithe forcen e muskujve te tij, ishte e pamundur t’ia hapte syte, qe kishin ngrire, te mbyllur, te dyllosur me kurmin e te perbotshmes, sa ngjanin me qepenat e ulur poshte, te nje pallati endrrash.
-C’dreqin...!
Nis te mallkoje nen ze. Ushtron edhe njehere forcen e tij. Pastaj kerkon te provoje, akoma. Kap doren e gruas e ushtron force, i bindur qe eshte njelloj sikur te ngresh nje mal te hekurt, por jo, dora e saj leviz lehtesisht. E leshon pa force, te bjere pertoke.
-Te lashe ne shpellen time. Vetem ti e di. C’kerkon, c’do prej meje?!
I kthen kurrizin, pa e nxjerre nga rrjeta. Zbret ne karaburun, e mban ne rrjete, sikur te kerkoje ta lidhe, ta mbaje me zor brenda shpelles. E fut brenda, e me ton kercenues i thote:
-Te mos besh me prove, te ikesh, more vesh?
Qesh. I del natyrshem nje ze i qelqte, qe s’mban dot inat. Ndez zjarrin perjashta, ve disa peshq te piqen, pastaj hyn ne maje te gishtave ne shpelle. Ka rene mbremja, e vetem drita e flakeve i le mundesine te kontrollje c’ka brenda shpelles. Eshte akoma aty. Antonio i afrohet, e nxjerr me kujdes nga rrjeta, e rregullon si duhet dhe i flet:
-Me fal!-i thote, e si per t’u shlyer per sjelljen e bere, merr dhe i hedh siper njeren nga kuvertat e tij. Del jashte, shijon ne heshtje peshqit e per nje cast ndjehet i lumtur. I ka harruar te gjitha. Ajo grua aty brenda e qeteson.
-Kush ta kete derguar?!-pyet veten, mbyll syte e me nje lehtesi te papare ngjitet ne boten e endrrave.

5.
Sa kohe ka kaluar? Antonio ndjen te gjemojne brenda tij dite mundimi dhe vuajtjeje. Eshte tretur, sikur te kete shekuj pa u ngopur ndonjehere me ushqim. Ngjan i kerrusur, nje fytyre nevrike, me damaret qe kercejne perpara te kafshojne ajrin. Ka nisur te flase me vete, i izoluar nga njerezit, ne shpellen e tij. Mendon vetem per nje gje: te vdekuren. Tani zgjohet qe pa dale dielli, e shtyn me nje furi te cmenduri varken ne uje, e ben perpara. E peshkon te mbyturen, e hedh ne varke pa i drejtuar asnje fjale dhe e con ne shpelle. E le pertoke, i heq rrjeten dhe me vrap te cmendur, kthehet prape ne det. I bindur qe do ta zere serish. E kap, e shtrin ne varke e ne fytyre i mavjoset nje e qeshur terbimi, nje ngerdhjeshje e gjelber, qe po i helmon shpirtin.
Pret qe te mbaroje kjo histori. Pret qe te kthehet nje here ne det e te mos zere me trupin pa jete te te ndjeres.
-Atehere, -mendon,- do zgjidhet e gjithe enigma.
Nderkohe, per te mbajtur frymen gjalle, ushqehet me c’ti dale perpara. Me barishte e lloj lloj bimesh qe ia del mbane te mbledhe, ne mengjes, kur ben xhiron e kontrollit mos e ndjera eshte ngritur e po ben nje shetitje rreth e qark shpelles, per te clodhur kembet.
Nuk ka shprese te qendroje gjithe naten zgjuar e mos e lere te ike. Eshte e kote, e di qe nje moment, qofte nje cast te mbylle syte e e te dremite, ajo ka per t’u cliruar prej tij.
Ka per t’u arratisur nga shpella e atehere s’do kete fuqi, do jete i lodhur e i prere nga pagjumesia, per te dale ne det per ta kerkuar.
Gjithe ate qe me pare e quante si nje shenje domethenese e fatit te mire, tani po i kthehet kunder, ka nisur te urreje ate trup qe i humb, iken larg tij, cdo nate. Nuk eshte loje, eshte torture kjo per nervat e nje tetembedhjete vjecari.
.Antonio e hedh gjithe meri trupin ne shpelle e klith:
-C’kerkon prej meje? C’te kam bere? Me ler te qete, zhduku pergjithmone!
Nje ore me pas eshte tek trupi i gruas, i lutet te mos ia vere veshin, te mos ike, te mbetet me te e vetem t’i thote si jane gjerat. Del jashte fishkellen, leviz duart lart e poshte e nuk e con me koken lart te shohe henen. Mendja i punon dhjetra mendime ne minute.
Eshte sikur pret qe nga casti ne cast te mbaroje gjithcka dhe atij t’i kthehet qetesia. Nje gje shume e rralle gjithe ky kaos qe po e rrethon e po perpiqet t’i erresoje ndergjgjien. As vete nuk di me c’te prese, eshte i magjepsur nga ajo histori e papare.
Po zbret mbremja. Sot, e ka kapur kater here kete trup, e per nje cast, kthjelltesia qe i feks ne mendje, e ben te kuptoje qe s’e ka te gjate te vazhdoje ashtu. E leshon trupin ne shpelle si i droguar pas idese. Ne keto momente eshte nje i verber qe ndjek lemshin e jetes duke kerkuar me kemba-dore fillin qe te tregon rrugen e daljes. Nuk shfaq kujdesin me te vogel per te ndjeren. E ngacmon me kembe trupin qe rrokulliset pa te keq me tutje.
-Dreq!
Afrohet dhe e di qe i ka mbajtur per shume kohe ato fjale ne fyt, ne format e nje topthi qe s’e lejonte te nxirrte tingujt e fjaleve per boten jashte:
-familje?! Ime meme? Kush e di…
Ulet diku me larg dhe vendos duart mbi koke. Eshte akoma nje djalosh me nje jete qe shtrihet para tij. Cuditerisht ne gjendje te kuptoje c’ka per t’i ndodhur dhe buzeqesh. Sikur te ndjeje qe heret a vone ka per t’u dorezuar e perpara ndonje misteri qesharak, shume me te vogel si ky, ka per te vene mendjen ne rrugen e shpetimit, e ne fund te jape shpirt, i zhveshur nga kurajoja e se nesermes.
Per kete nuk vendos ta hedhe vetveten ne det. Qendron aty afer, dridhet, e brenda nje heshtje dekoruruese, i behet te shohe mbi te vdekuren ngjyrat e nje njeriu qe qesh. Pastaj te qeshuren e nje njeriu tjeter. Te nje femre… mbase, te nje vajze… te nje djaloshi qe s’ka qene kurre brenda nje shpelle sekrete si ajo e tija.
E di qe duhet te jete ne rrugen e madhe te ujit, te peshkoje kufomen e se panjohures, por nderkohe dallon mbi trupin e se vdekures ne shpelle, tiparet e nje foshnje.
I behet sikur te kete peshkuar gjithe ate kohe, trupa te mbyturish.
-Me duken te gjithe te njejte!
Ulerin sikur te kete kapur me dore shpresen e fundit te jetes. Del me vrap rreth e qark shpelles. Pengohet mbi kufoma trupash qe ngjajne sikur flene. Te paster, te veshur mire, me nje buzeqeshje te lehte qe hedh drite mbi fytyren e tyre. Ngjajne sikur gjithe ate kohe endrrat e tyre te kene mbetur te paprekura. Akoma kane deshiren te kthehen per Krishtlindje ne atdhe. Akoma duan te pyesin te kerkojne me teper per motrat e vogla. Ngjan sikur ne vend te nje te mbyture, ai te kete nxjerre ne breg, nga barku i detit, edhe djemte qe kane premtuar te kthehen te arte prane baballareve me infarkt ne zemer.
Eshte sikur ketij djaloshi te braktisur, Antonios, t’i jete dhene detyra te shpetoje nga barku i harreses, njerezit. Ata qe s’arriten kurre te qeshin ose te ankohen. Te vdekurit...
Paska peshkuar gjithe kohes te mbyturit e fatit! Dhe pa i pare ne sy, ia ka dhene trupin e nje gruaje, sssssss!
Mendon magjine e rradhes. Perkulet dhe ndez nje cigare. Mbyll syte dhe i duket te jape nje dekorate, vetes e tij, per kete ishull me kufoma te paprekura, trupa te vdekurish, qe i ka peshkuar ne trajtat e nje gruaje ngjyre gri. I ka nxjerre te gjithe ne breg duke menduar trajtat e nje femre te braktisur!!! Te lajmeroje, te afermit, patjeter, ku ka gje qe duhet bere me pare se kjo:
I menduar, leshon cigaren pertoke e niset drejt Jonit. Detit ka nisur te trazohet nga dallge qe ngrihen ne qiell, koha sa vjen e behet me e erret, gjithcka i ngjan nje stuhie te frikshme, te ngjashme me fundin e botes. Por Antonio qesh, nuk me me frike te vdese, te mbytet a te prepihet nga dallget e detit. Edhe sikur kjo te ndodhe, e ka te qarte ne mendjen e tij qe heret a vone ka per te marre trajtat e nje kufome gruaje, per t’u peshkuar prane ujerave te ishullit Karaburun! Eshte jetim, por ne kete bote pa zot, do jete dikush tjeter te kerkoje per te, e atehere ... mund te ndodhe peshkimi!