Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Të ndihesh “injorant” përballë një adoloshenti

    Gjimnazistët kthejnë në modë fjalorin e pakuptueshëm

    “-O Robo, ç’kemi. - Përgjigjet shoku - Më iku zari, isha me një tribale sot. Ia kthen tjetri- Oho, ti je Toç kukulle plako- po hë si vajti? -E hodha zarin por përfundova në rrugë boshe se I kishin ardhur hallat nga amerika. -Po ty si të eci.- Hiç, me një bundër sot”.

    Përballë një bisede të tillë, çdo i rritur do ndihej “injorant” dhe sado të kruajë kokën e të hapë libra, nuk mund ta “gjente gjallë në botë” kuptimin e bisedës së fëmijës së tij të bërë në telefon. Kjo është gjuha e sotme e adoloshentëve të cilët preferojnë të merren vesh me njëri –tjetrit duke formuar e modeluar kode, që përdoren nga ata, e vetëm nga ata. Në kafe e ambiente shkolle, adoloshentët nuk përdorin më fjalë të përhershme, kuptimin e të cilave i dinë të gjithë. Por ata kanë gjetur një kod të përbashkët, që përdoret vetëm prej tyre. Nëse më të rriturit, do të dëgjojnë një bisedë të koduar kastile prej adoloshentëve të sotëm, nuk kanë për të marrë vesh asgjë. Aq më keq një prind. Fëmija e tij mund të “thurë plane” fare mirë në telefon para tyre, dhe ata të mos kuptojnë idenë e qartë të kësaj bisede.

    Një fjalor I tillë, I hasuar kohët e fundit, kryesisht nëpër gjimnazet e Tiranës është kthyer në një ritual të pashmangshëm për të gjithë adoloshentët e kësaj moshe. Nëse dikush do të përdorë fjalë, të cilat janë hasur më parë, atëherë do të konsiderohet nga shokët si “toç kukulle”, “pallë”, “çerr” etj, dhe ai nuk do të mund të siguronte një vend të mirë në hiearkinë e shoqërisë së tij. Ky zhargon fjalësh, në dukje banale, është kthyer tashmë në modë. Fjalori I përshtatur e shqipëruar nga vetë “akademikët” përdoret para mësuesve, prindërve, të rriturve apo edhe të afërmve.

    Zhargoni

    Duket se askush nuk reagon përballë një fjale apo shprehje të adoloshentëve, pasi në të vërtetë nuk ua dinë kuptimin e tyre. Nëse një adoloshent do të thotë “bundër”, prindi nuk ka si ta kuptojë se I biri ka qenë me një femër të përdalë. Nëse thotë “mallisht”, sërish prindi nuk ia pret mendja se fëmija I tij merr drogë. Nëse adoloshenti do të thërrasë “teze” e ëma vetëm sa do të gëzohet duke menduar se I erdhi që larg e motra. Por në të vërtetë, kuptimi I saj përdoret për një femër të shëmtuar. Prindi nuk do të kuptojë as fjalorin e “masturbimit” i cili është koduar së fundmi prej adoloshentëve si “rrugë boshe”. Dhe bën vaki dhe të lemeriset, kur fëmija thotë se kam një “bombë”, por e ka fjalën për një cigare, puro e fortë. Më kot prindi do të mundohet të gjejë as “hallat nga amerika”, kur bëhet fjalë për periodat tek femrat, apo të gjejë kuptimin e “lekngrënëses bushtër” e cila përkthehet me numrin 141 të telefonisë celulare.

    Pse ndodh?

    Por a është I shmangshëm ky fenomen e cila në pamje të parë duket si fjalor vulgar dhe I pakuptueshëm? Jo, kjo është e pashmangshme thonë psikologët. Më kot duhet të mundohen të rriturit të eliminmojnë fjalore të tilla tek fëmijët e tyre në moshën e adoloshencës. Kjo për shkak se për momentin, në shkolla, niveli arsimor dhe edukativ nuk është në shkallën e duhur. Por fenmomeni I ka rrënjët më thellë. Është pikërisht mosha e adoloshencës, mosha e cila ka predispozicionin e mohimit të vlerave. Sipas psikologëve, kjo ndodh për shkak se kjo është mosha kur adoloshenti lufton të formojë identitetin e tij, dhe këtë ai e bën duke mohuar vlerat e shoqërisë, dukë formuluar fjalë të cilat I di vetëm ai, fjalë me të cilat të merret vesh vetëm ai dhe që janë shpikje e tij. Kjo situatë paksa egoiste nga ana e tyre zgjat për sa kohë, që adoloshenti ndjen se ka formuar identitetin e tij, megjithatë, psikologët shpjegojnë se zhargone dhe fjalë të tilla, shumë rrallë lënë gjurmë dhe vlera negative tek ata. Është një fennomen momental, kalimtar dhe pa pasoja shpjegon psikologu.

    Bisede mes adoloshentesh

    “-O Robo, ç’kemi. Përgjigjet shoku - Më iku zari, isha me një tribale sot. Ia kthen tjetri- Oho, ti je Toç kukulle plako- po hë si vajti? -E hodha zarin por përfundova në rrugë boshe se I kishin ardhur hallat nga amerika. -Po ty si të eci.- Hiç, me një bundër sot”.

    Fjalori i adoleshenteve

    • 1200-sh – spiun, person që nuk mban sekretin, i bindur ndaj më të mëdhenjve - Më përjashtuan nga shkolla sepse një 1200-sh i tha drejtorit për mua.
    • zogule – vajzë simpatike, e vogël - Do rritesh zogule, ku do shkosh nga ne do vish.
    • bush – njeri negativ - Po të jenë të gjithë si puna jote, bushra, ne duhet të vdesim.
    • lac – djalë që do të duket si i fortë - Ai është lac, fryhet kot së koti.
    • të zinjtë – policat - Të kesh kujdes nga të zinjtë se po të hodhën në dorë ta ndërruan fenë.
    • aerodrom – djalë pa, ose me pak flokë - Ia more dhe Rinasit, të është bërë koka pistë aerodromi.
    • drejtor i zyrës – drejtori i shkollës, zyrë sërish me kuptimin banjë - Jepi të fala drejtorit të zyrës dhe thuaji të na shuaj m. –të.
    • pompë – zemra - Ia dha pompa rock ‘n‘ roll sa e pa, e kupton.
    • elektrodë – cigare të holla - Kam nja ca elektroda se ato të tjerat s‘i duroj dot fare.
    • e zezë, kërp, bixh – hashash - Sihim në shpi nisëm të zezën, u bë oxhak brenda s‘merrje dot frymë.
    • kuçerdra – mësuese - Ajo kuçedra e letërsisë është nmjeri i mirë.
    • bordellacion – shkollë - Po shkoj pak në burdellacion, të marr librat e do iki.
    • borzilok – djalë pa personalitet, i urtë, peshkop - Këta borzilokët të rrinë në bankë të parë e të mos ia bëjnë gëk.
    • kthesa e kamzës – vajza me këmbë jo të drejta - Më mirë të mos dalësh nga shtëpia kur je si Kthesa e Kamzës.
    • pantera – femrat e bëshme, seksi - Një panterë si kjo të kisha e s‘doja gjë tjetër.
    • e palosa – e bëra për vete, e përvetësova - Iku dhe ajo, e palosa, më pranoi përfundimisht.
    • Bazut – i zgjuar - E kapi që do t‘i fusja golin, ia bëftë Zoti hallall bazutit.
    • Dak, çun me norma – djalë i respektueshëm nga shoqëria - Ai është çun me norma, nuk e lë asnjëherë shoqërinë në baltë.
    • Bundra – vajzë e përdalë, prostitutë - Ajo duke që është bundër që nga mënyra se si sheh.
    • Levë – djalë i fuqishëm - Mos u merr me atë. Nuk e sheh që është levë.
    • Porcion njeriu – njeri trupvogël - Atje ku ka këmbët ka dhe kokën, porcion njeriu domethënë.
    • Trampolino – njeri mendjelehtë - Aiështë trampolino, një herë është pro e një herë kundër.
    • Shtatë penxhere – burg - Kur të vizitosh shtatë penxheret atëherë flasim për jetën bashkë.
    • Universitet pa mungesa – burg - Nëse do të jesh rehat ik në universitetin pa mungesa të mësosh mirë.
    • Bombë, granatë – cigare e rëndë, puro - Më jep një bombë (granatë) se më kanë mbetur vetëm ca elektroda.
    • Hudhër – çëmçakëz - Më jep një hudhër se mbaj erë duhan.
    • Panatallona me ajërosje – pantallona me pjesë të rrjepura - I paske marrë me ajërsje të të ftohen pjesët.
    • TDF – kuptimi origjinal: të dua fort, të dashuroj fuqishëm, përdoret: të dhj... fenë - Ia DF atij kokrrës.
    • Hallat nga Amerika – periodat - Më kanë ardhë hallat nga Amerika, ndaj nuk vij dot për në det.
    • Lëvizës – makinë - Kam ndërmend të marr një lëvizës, se me këmbë nuk bçhet fjalë të vij.
    • Rrugë boshe- masturbim - Na ra keq fati dje me panterën, prapë morëm rrugën boshe.
    • Parkingu I vjetër- rikthimi tek e ish e dashura - Nuk ka si parkingu i vjetër, ngado të shkosh aty do kthehesh.
    • Mësimore- prostitutë - Ajo është e mrië, por për mësimore jo më shumë.
    • Kuti votimi- prostitutë- Mos shko me atë, është bërë si kuti votimi
    • Tribale- femër moderne me tatuazhe - Mua më pëlqejnë tribalet, mbushur trupi me tatuazh.
    • Bërthamë e thyer- zyshat dhe vajzat e kaluara në moshë - Ajo mund të ketë qënë tribale dikur, por sot është bërhtamë e thyer.

    Gazeta PANORAMA
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    lal Davius Hera E Pare Qe Lexova Nje Teme Te Gjithen Goxha Pune Te Eshte Dash Per Ta Shkruajtur Por Ia Vlen Bukur Shume Bukur Saqe Sapo Te Kem Kohe Do Ta Lexoj Ose Do Ta Printoj Kete Bravo
    Respekte Niku Futi Nai Elektrode Kur Te Shkruash Keto Mer!!!
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    hera e pare qe e degjoj kete qe shkruan David
    dhe me la nje shije te hidhur ky realitet
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Shkrim shume i bukur.Mendoj se ne shume shtete ndodh kjo eshte menyra qe duan te shprehen edhe duan te "duken" adoleshentet.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Gjimnazistët kthejnë në modë fjalorin e pakuptueshëm

    Të ndihesh “injorant” përballë një adoloshenti

    “-O Robo, ç’kemi. - Përgjigjet shoku - Më iku zari, isha me një tribale sot. Ia kthen tjetri- Oho, ti je Toç kukulle plako- po hë si vajti? -E hodha zarin por përfundova në rrugë boshe se I kishin ardhur hallat nga amerika. -Po ty si të eci.- Hiç, me një bundër sot”.

    Përballë një bisede të tillë, çdo i rritur do ndihej “injorant” dhe sado të kruajë kokën e të hapë libra, nuk mund ta “gjente gjallë në botë” kuptimin e bisedës së fëmijës së tij të bërë në telefon. Kjo është gjuha e sotme e adoloshentëve të cilët preferojnë të merren vesh me njëri –tjetrit duke formuar e modeluar kode, që përdoren nga ata, e vetëm nga ata. Në kafe e ambiente shkolle, adoloshentët nuk përdorin më fjalë të përhershme, kuptimin e të cilave i dinë të gjithë. Por ata kanë gjetur një kod të përbashkët, që përdoret vetëm prej tyre. Nëse më të rriturit, do të dëgjojnë një bisedë të koduar kastile prej adoloshentëve të sotëm, nuk kanë për të marrë vesh asgjë. Aq më keq një prind. Fëmija e tij mund të “thurë plane” fare mirë në telefon para tyre, dhe ata të mos kuptojnë idenë e qartë të kësaj bisede.

    Një fjalor I tillë, I hasuar kohët e fundit, kryesisht nëpër gjimnazet e Tiranës është kthyer në një ritual të pashmangshëm për të gjithë adoloshentët e kësaj moshe. Nëse dikush do të përdorë fjalë, të cilat janë hasur më parë, atëherë do të konsiderohet nga shokët si “toç kukulle”, “pallë”, “çerr” etj, dhe ai nuk do të mund të siguronte një vend të mirë në hiearkinë e shoqërisë së tij. Ky zhargon fjalësh, në dukje banale, është kthyer tashmë në modë. Fjalori I përshtatur e shqipëruar nga vetë “akademikët” përdoret para mësuesve, prindërve, të rriturve apo edhe të afërmve.

    Zhargoni

    Duket se askush nuk reagon përballë një fjale apo shprehje të adoloshentëve, pasi në të vërtetë nuk ua dinë kuptimin e tyre. Nëse një adoloshent do të thotë “bundër”, prindi nuk ka si ta kuptojë se I biri ka qenë me një femër të përdalë. Nëse thotë “mallisht”, sërish prindi nuk ia pret mendja se fëmija I tij merr drogë. Nëse adoloshenti do të thërrasë “teze” e ëma vetëm sa do të gëzohet duke menduar se I erdhi që larg e motra. Por në të vërtetë, kuptimi I saj përdoret për një femër të shëmtuar. Prindi nuk do të kuptojë as fjalorin e “masturbimit” i cili është koduar së fundmi prej adoloshentëve si “rrugë boshe”. Dhe bën vaki dhe të lemeriset, kur fëmija thotë se kam një “bombë”, por e ka fjalën për një cigare, puro e fortë. Më kot prindi do të mundohet të gjejë as “hallat nga amerika”, kur bëhet fjalë për periodat tek femrat, apo të gjejë kuptimin e “lekngrënëses bushtër” e cila përkthehet me numrin 141 të telefonisë celulare.

    Pse ndodh?

    Por a është I shmangshëm ky fenomen e cila në pamje të parë duket si fjalor vulgar dhe I pakuptueshëm? Jo, kjo është e pashmangshme thonë psikologët. Më kot duhet të mundohen të rriturit të eliminmojnë fjalore të tilla tek fëmijët e tyre në moshën e adoloshencës. Kjo për shkak se për momentin, në shkolla, niveli arsimor dhe edukativ nuk është në shkallën e duhur. Por fenmomeni I ka rrënjët më thellë. Është pikërisht mosha e adoloshencës, mosha e cila ka predispozicionin e mohimit të vlerave. Sipas psikologëve, kjo ndodh për shkak se kjo është mosha kur adoloshenti lufton të formojë identitetin e tij, dhe këtë ai e bën duke mohuar vlerat e shoqërisë, dukë formuluar fjalë të cilat I di vetëm ai, fjalë me të cilat të merret vesh vetëm ai dhe që janë shpikje e tij. Kjo situatë paksa egoiste nga ana e tyre zgjat për sa kohë, që adoloshenti ndjen se ka formuar identitetin e tij, megjithatë, psikologët shpjegojnë se zhargone dhe fjalë të tilla, shumë rrallë lënë gjurmë dhe vlera negative tek ata. Është një fennomen momental, kalimtar dhe pa pasoja shpjegon psikologu.

    Bisede mes adoloshentesh

    “-O Robo, ç’kemi. Përgjigjet shoku - Më iku zari, isha me një tribale sot. Ia kthen tjetri- Oho, ti je Toç kukulle plako- po hë si vajti? -E hodha zarin por përfundova në rrugë boshe se I kishin ardhur hallat nga amerika. -Po ty si të eci.- Hiç, me një bundër sot”.

    Fjalori i adoleshenteve

    • 1200-sh – spiun, person që nuk mban sekretin, i bindur ndaj më të mëdhenjve - Më përjashtuan nga shkolla sepse një 1200-sh i tha drejtorit për mua.
    • zogule – vajzë simpatike, e vogël - Do rritesh zogule, ku do shkosh nga ne do vish.
    • bush – njeri negativ - Po të jenë të gjithë si puna jote, bushra, ne duhet të vdesim.
    • lac – djalë që do të duket si i fortë - Ai është lac, fryhet kot së koti.
    • të zinjtë – policat - Të kesh kujdes nga të zinjtë se po të hodhën në dorë ta ndërruan fenë.
    • aerodrom – djalë pa, ose me pak flokë - Ia more dhe Rinasit, të është bërë koka pistë aerodromi.
    • drejtor i zyrës – drejtori i shkollës, zyrë sërish me kuptimin banjë - Jepi të fala drejtorit të zyrës dhe thuaji të na shuaj m. –të.
    • pompë – zemra - Ia dha pompa rock ‘n‘ roll sa e pa, e kupton.
    • elektrodë – cigare të holla - Kam nja ca elektroda se ato të tjerat s‘i duroj dot fare.
    • e zezë, kërp, bixh – hashash - Sihim në shpi nisëm të zezën, u bë oxhak brenda s‘merrje dot frymë.
    • kuçerdra – mësuese - Ajo kuçedra e letërsisë është nmjeri i mirë.
    • bordellacion – shkollë - Po shkoj pak në burdellacion, të marr librat e do iki.
    • borzilok – djalë pa personalitet, i urtë, peshkop - Këta borzilokët të rrinë në bankë të parë e të mos ia bëjnë gëk.
    • kthesa e kamzës – vajza me këmbë jo të drejta - Më mirë të mos dalësh nga shtëpia kur je si Kthesa e Kamzës.
    • pantera – femrat e bëshme, seksi - Një panterë si kjo të kisha e s‘doja gjë tjetër.
    • e palosa – e bëra për vete, e përvetësova - Iku dhe ajo, e palosa, më pranoi përfundimisht.
    • Bazut – i zgjuar - E kapi që do t‘i fusja golin, ia bëftë Zoti hallall bazutit.
    • Dak, çun me norma – djalë i respektueshëm nga shoqëria - Ai është çun me norma, nuk e lë asnjëherë shoqërinë në baltë.
    • Bundra – vajzë e përdalë, prostitutë - Ajo duke që është bundër që nga mënyra se si sheh.
    • Levë – djalë i fuqishëm - Mos u merr me atë. Nuk e sheh që është levë.
    • Porcion njeriu – njeri trupvogël - Atje ku ka këmbët ka dhe kokën, porcion njeriu domethënë.
    • Trampolino – njeri mendjelehtë - Aiështë trampolino, një herë është pro e një herë kundër.
    • Shtatë penxhere – burg - Kur të vizitosh shtatë penxheret atëherë flasim për jetën bashkë.
    • Universitet pa mungesa – burg - Nëse do të jesh rehat ik në universitetin pa mungesa të mësosh mirë.
    • Bombë, granatë – cigare e rëndë, puro - Më jep një bombë (granatë) se më kanë mbetur vetëm ca elektroda.
    • Hudhër – çëmçakëz - Më jep një hudhër se mbaj erë duhan.
    • Panatallona me ajërosje – pantallona me pjesë të rrjepura - I paske marrë me ajërsje të të ftohen pjesët.
    • TDF – kuptimi origjinal: të dua fort, të dashuroj fuqishëm, përdoret: të dhj... fenë - Ia DF atij kokrrës.
    • Hallat nga Amerika – periodat - Më kanë ardhë hallat nga Amerika, ndaj nuk vij dot për në det.
    • Lëvizës – makinë - Kam ndërmend të marr një lëvizës, se me këmbë nuk bçhet fjalë të vij.
    • Rrugë boshe- masturbim - Na ra keq fati dje me panterën, prapë morëm rrugën boshe.
    • Parkingu I vjetër- rikthimi tek e ish e dashura - Nuk ka si parkingu i vjetër, ngado të shkosh aty do kthehesh.
    • Mësimore- prostitutë - Ajo është e mrië, por për mësimore jo më shumë.
    • Kuti votimi- prostitutë- Mos shko me atë, është bërë si kuti votimi
    • Tribale- femër moderne me tatuazhe - Mua më pëlqejnë tribalet, mbushur trupi me tatuazh.
    • Bërthamë e thyer- zyshat dhe vajzat e kaluara në moshë - Ajo mund të ketë qënë tribale dikur, por sot është bërhtamë e thyer.

    Gazeta PANORAMA
    lol

    Kto jane origjinale!
    Por dhe te reja nuk jane kane qene aty gjithemone lol

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Davius Te Lumte Per Temen
    Respekte

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga goldian
    Davius Te Lumte Per Temen
    Respekte

    si bo ky lart si cun - daku

  8. #8
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Shume prej ketyre fjaleve jane te njohura dhe te kuptushme per ne shqiptaret. E mira eshte qe ata qe merren me studimin e gjuhes duhet te propozojne qe keto fjale te futen ne fjalorin e gjuhes shqipe. Aq me mire qe keto fjale nuk kane ndikim te huaj por jane fjale te mirefilleta shqiptare. Ne keto fjale pasqyrohet ne menyre te theksuar edhe humori i gjuhes shqipe.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    teme interesante ..
    nga dita ne dite kjo gjuhe po zhvillohet ...
    me ka bere pershtypje nje shprehje vjet ne shqiperi .
    KETE E DEGJOVA NGA NJE KUSHERIRI IM 17 VJEC QE I THA NJE VAJZE NE RRUG .

    PASKA LEGEN TE MIRE KJO VAJZA ....HAHAHAHAH
    dhe kur e pyeta se cdo te thot ,me tha beji sikur se ke degjuar ,se sdo te thot gje ..
    u turperua se une sa here e takoja e pyesja se a kishte gjetur ndonje legen ....
    eh adoleshentet ,shijojeni kete kohe se do e kerkoni dhe sdo e gjeni ..

  10. #10
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Tema shum e pikasur se kshu esht me te vertet, po cte besh gjera qe ndodhin kur je adolishent ,po ne kohen time skan qen kto gjera, mos i bie te jem plakur una ..........

  11. #11
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajër
    Postime
    832
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Gjimnazistët kthejnë në modë fjalorin e pakuptueshëm

    Të ndihesh “injorant” përballë një adoloshenti

    “-O Robo, ç’kemi. - Përgjigjet shoku - Më iku zari, isha me një tribale sot. Ia kthen tjetri- Oho, ti je Toç kukulle plako- po hë si vajti? -E hodha zarin por përfundova në rrugë boshe se I kishin ardhur hallat nga amerika. -Po ty si të eci.- Hiç, me një bundër sot”.

    Përballë një bisede të tillë, çdo i rritur do ndihej “injorant” dhe sado të kruajë kokën e të hapë libra, nuk mund ta “gjente gjallë në botë” kuptimin e bisedës së fëmijës së tij të bërë në telefon. Kjo është gjuha e sotme e adoloshentëve të cilët preferojnë të merren vesh me njëri –tjetrit duke formuar e modeluar kode, që përdoren nga ata, e vetëm nga ata. Në kafe e ambiente shkolle, adoloshentët nuk përdorin më fjalë të përhershme, kuptimin e të cilave i dinë të gjithë. Por ata kanë gjetur një kod të përbashkët, që përdoret vetëm prej tyre. Nëse më të rriturit, do të dëgjojnë një bisedë të koduar kastile prej adoloshentëve të sotëm, nuk kanë për të marrë vesh asgjë. Aq më keq një prind. Fëmija e tij mund të “thurë plane” fare mirë në telefon para tyre, dhe ata të mos kuptojnë idenë e qartë të kësaj bisede.

    Një fjalor I tillë, I hasuar kohët e fundit, kryesisht nëpër gjimnazet e Tiranës është kthyer në një ritual të pashmangshëm për të gjithë adoloshentët e kësaj moshe. Nëse dikush do të përdorë fjalë, të cilat janë hasur më parë, atëherë do të konsiderohet nga shokët si “toç kukulle”, “pallë”, “çerr” etj, dhe ai nuk do të mund të siguronte një vend të mirë në hiearkinë e shoqërisë së tij. Ky zhargon fjalësh, në dukje banale, është kthyer tashmë në modë. Fjalori I përshtatur e shqipëruar nga vetë “akademikët” përdoret para mësuesve, prindërve, të rriturve apo edhe të afërmve.

    Zhargoni

    Duket se askush nuk reagon përballë një fjale apo shprehje të adoloshentëve, pasi në të vërtetë nuk ua dinë kuptimin e tyre. Nëse një adoloshent do të thotë “bundër”, prindi nuk ka si ta kuptojë se I biri ka qenë me një femër të përdalë. Nëse thotë “mallisht”, sërish prindi nuk ia pret mendja se fëmija I tij merr drogë. Nëse adoloshenti do të thërrasë “teze” e ëma vetëm sa do të gëzohet duke menduar se I erdhi që larg e motra. Por në të vërtetë, kuptimi I saj përdoret për një femër të shëmtuar. Prindi nuk do të kuptojë as fjalorin e “masturbimit” i cili është koduar së fundmi prej adoloshentëve si “rrugë boshe”. Dhe bën vaki dhe të lemeriset, kur fëmija thotë se kam një “bombë”, por e ka fjalën për një cigare, puro e fortë. Më kot prindi do të mundohet të gjejë as “hallat nga amerika”, kur bëhet fjalë për periodat tek femrat, apo të gjejë kuptimin e “lekngrënëses bushtër” e cila përkthehet me numrin 141 të telefonisë celulare.

    Pse ndodh?

    Por a është I shmangshëm ky fenomen e cila në pamje të parë duket si fjalor vulgar dhe I pakuptueshëm? Jo, kjo është e pashmangshme thonë psikologët. Më kot duhet të mundohen të rriturit të eliminmojnë fjalore të tilla tek fëmijët e tyre në moshën e adoloshencës. Kjo për shkak se për momentin, në shkolla, niveli arsimor dhe edukativ nuk është në shkallën e duhur. Por fenmomeni I ka rrënjët më thellë. Është pikërisht mosha e adoloshencës, mosha e cila ka predispozicionin e mohimit të vlerave. Sipas psikologëve, kjo ndodh për shkak se kjo është mosha kur adoloshenti lufton të formojë identitetin e tij, dhe këtë ai e bën duke mohuar vlerat e shoqërisë, dukë formuluar fjalë të cilat I di vetëm ai, fjalë me të cilat të merret vesh vetëm ai dhe që janë shpikje e tij. Kjo situatë paksa egoiste nga ana e tyre zgjat për sa kohë, që adoloshenti ndjen se ka formuar identitetin e tij, megjithatë, psikologët shpjegojnë se zhargone dhe fjalë të tilla, shumë rrallë lënë gjurmë dhe vlera negative tek ata. Është një fennomen momental, kalimtar dhe pa pasoja shpjegon psikologu.

    Bisede mes adoloshentesh

    “-O Robo, ç’kemi. Përgjigjet shoku - Më iku zari, isha me një tribale sot. Ia kthen tjetri- Oho, ti je Toç kukulle plako- po hë si vajti? -E hodha zarin por përfundova në rrugë boshe se I kishin ardhur hallat nga amerika. -Po ty si të eci.- Hiç, me një bundër sot”.

    Fjalori i adoleshenteve

    • 1200-sh – spiun, person që nuk mban sekretin, i bindur ndaj më të mëdhenjve - Më përjashtuan nga shkolla sepse një 1200-sh i tha drejtorit për mua.
    • zogule – vajzë simpatike, e vogël - Do rritesh zogule, ku do shkosh nga ne do vish.
    • bush – njeri negativ - Po të jenë të gjithë si puna jote, bushra, ne duhet të vdesim.
    • lac – djalë që do të duket si i fortë - Ai është lac, fryhet kot së koti.
    • të zinjtë – policat - Të kesh kujdes nga të zinjtë se po të hodhën në dorë ta ndërruan fenë.
    • aerodrom – djalë pa, ose me pak flokë - Ia more dhe Rinasit, të është bërë koka pistë aerodromi.
    • drejtor i zyrës – drejtori i shkollës, zyrë sërish me kuptimin banjë - Jepi të fala drejtorit të zyrës dhe thuaji të na shuaj m. –të.
    • pompë – zemra - Ia dha pompa rock ‘n‘ roll sa e pa, e kupton.
    • elektrodë – cigare të holla - Kam nja ca elektroda se ato të tjerat s‘i duroj dot fare.
    • e zezë, kërp, bixh – hashash - Sihim në shpi nisëm të zezën, u bë oxhak brenda s‘merrje dot frymë.
    • kuçerdra – mësuese - Ajo kuçedra e letërsisë është nmjeri i mirë.
    • bordellacion – shkollë - Po shkoj pak në burdellacion, të marr librat e do iki.
    • borzilok – djalë pa personalitet, i urtë, peshkop - Këta borzilokët të rrinë në bankë të parë e të mos ia bëjnë gëk.
    • kthesa e kamzës – vajza me këmbë jo të drejta - Më mirë të mos dalësh nga shtëpia kur je si Kthesa e Kamzës.
    • pantera – femrat e bëshme, seksi - Një panterë si kjo të kisha e s‘doja gjë tjetër.
    • e palosa – e bëra për vete, e përvetësova - Iku dhe ajo, e palosa, më pranoi përfundimisht.
    • Bazut – i zgjuar - E kapi që do t‘i fusja golin, ia bëftë Zoti hallall bazutit.
    • Dak, çun me norma – djalë i respektueshëm nga shoqëria - Ai është çun me norma, nuk e lë asnjëherë shoqërinë në baltë.
    • Bundra – vajzë e përdalë, prostitutë - Ajo duke që është bundër që nga mënyra se si sheh.
    • Levë – djalë i fuqishëm - Mos u merr me atë. Nuk e sheh që është levë.
    • Porcion njeriu – njeri trupvogël - Atje ku ka këmbët ka dhe kokën, porcion njeriu domethënë.
    • Trampolino – njeri mendjelehtë - Aiështë trampolino, një herë është pro e një herë kundër.
    • Shtatë penxhere – burg - Kur të vizitosh shtatë penxheret atëherë flasim për jetën bashkë.
    • Universitet pa mungesa – burg - Nëse do të jesh rehat ik në universitetin pa mungesa të mësosh mirë.
    • Bombë, granatë – cigare e rëndë, puro - Më jep një bombë (granatë) se më kanë mbetur vetëm ca elektroda.
    • Hudhër – çëmçakëz - Më jep një hudhër se mbaj erë duhan.
    • Panatallona me ajërosje – pantallona me pjesë të rrjepura - I paske marrë me ajërsje të të ftohen pjesët.
    • TDF – kuptimi origjinal: të dua fort, të dashuroj fuqishëm, përdoret: të dhj... fenë - Ia DF atij kokrrës.
    • Hallat nga Amerika – periodat - Më kanë ardhë hallat nga Amerika, ndaj nuk vij dot për në det.
    • Lëvizës – makinë - Kam ndërmend të marr një lëvizës, se me këmbë nuk bçhet fjalë të vij.
    • Rrugë boshe- masturbim - Na ra keq fati dje me panterën, prapë morëm rrugën boshe.
    • Parkingu I vjetër- rikthimi tek e ish e dashura - Nuk ka si parkingu i vjetër, ngado të shkosh aty do kthehesh.
    • Mësimore- prostitutë - Ajo është e mrië, por për mësimore jo më shumë.
    • Kuti votimi- prostitutë- Mos shko me atë, është bërë si kuti votimi
    • Tribale- femër moderne me tatuazhe - Mua më pëlqejnë tribalet, mbushur trupi me tatuazh.
    • Bërthamë e thyer- zyshat dhe vajzat e kaluara në moshë - Ajo mund të ketë qënë tribale dikur, por sot është bërhtamë e thyer.

    Gazeta PANORAMA

    Fillimisht urime per temen!

    Ke shume te drejte, rinia sot ka krijuar gjuhen e tyre per tu mos kuptuar nga prinderit. Un mbaj mend kur kam qene me e vogel flisja ne Anglisht duke shpresuar qe mos te me kuptonin prinderit.
    Ne Amerike ka nje website per prinderit me nje liste te madhe "slangu" ose gjuhe e krijuar nga rinia. Ne kete menyre ata mund te mesojne fjalet qe perdoren tani dhe te kuptojne femit.
    Nuk do ishte ide e keqe ta krijonin dhe ne gjuhe te tjera, sidoqofte ne jemi popull i shkathet dhe se besoj te jete aq e lehte per ta ti kapin para kohe keto gjera.
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    nuk jam dakort me perkufizimin: gjuhe kodesh per mos t'u mare vesh.

    sh nga keto fjale e shprehje kane ekzistuar edhe ne adoleshencen time (para10 vjetesh dmth), shume sikur qenkan zhdukur te tjera paskan dale: kjo eshte thjesht pune "stili". per adoleshentin eshte shenje qe tregon qe nuk eshte jashte kohes qe ka "stilin" e kohes.
    kur kam qene une ne gjimnaz thohej: femer/çun krize, muzike llahtar/lemeri, çun lac ose katal, femer baxhelle, etc
    gjenerata para meje kane pasur "stilin mbrapsht": reme sheve, etc Mbase kjo e fundit ka qene me tendencen per te mos u mare vesh. po edhe konteksti ka qene i ndryshem dhe distanca midis brezave me e madhe
    Ndryshuar për herë të fundit nga babybell : 25-11-2006 më 08:21

  13. #13
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Zhargoni i gjimnazistëve, harlisja e një "gjuhe" të re spektakolare

    Petrika Grosi / Elona Demollari
    26-02-2007

    Adoleshente ne pub

    Çfarë është "Parkingu i vjetër"? Kush do mendonte, se bëhet fjalë për një vend ku më parë ishte parkuar makina e tij, le të korrigjojë veten! E thënë nga një gjimnazist, ky togfjalësh ka një kuptim krejt tjetër. Në zhargonin e adoleshentëve të sotëm, "parking i vjetër" quhet ish-e dashura...

    Një i jashtëm prej ambientit të tyre, bën vaki nuk kupton asgjë kur flasin. Po të ishin gjallë Rilindasit, me siguri do pësonin atak kardiak, njëri pas tjetrit...

    Zhargoni i sotëm i të rinjve të Tiranës në përgjithësi, (gjimnazistët në veçanti) është krijuar më së shumti nga ata vetë. Një pjesë janë fjalë të gjuhëve të huaja, fjalët e tjera krijohen me bazë fjalët ekzistuese, por me përdorim të ndryshuar. Shpeshherë, zhargonet rëndohen deri në masën për të krijuar një gjuhë të tyren të rrethit shoqëror, për të mos u dalluar apo dhe për të mos u kuptuar nga pjesa tjetër, e cila nuk bën pjesë në këtë rreth. Nuk përjashtohen dhe rastet kur këto fjalë përhapen si virus mes gjimnazistëve, sepse konsiderohen trendy apo në modë... Pjesa më e madhe e fjalorit që përbën këtë zhargon, ngjizet nga fjalë që përgjithësisht konsiderohen vulgare.

    ***

    "Epo, çfarë e do atë or burrë, ai një copë karafil është!"... E dëgjuam këtë fjali, në një bisedë mes dy gjimnazistëve. I pyetëm se çfarë kuptimi kishte fjala "karafil"... Pasi na e shpjegoi, vetë ai që e tha, mësuam se dhe fjala "karafil" e kishte humbur kuptimin e saj të vërtetë.

    Në zhargon, fjala "karafil" përdoret për meshkujt që shkojnë më partnere më të mëdha se vetja. Pyetëm dhe nga i kishte lindur ideja për të përdorur këtë fjalë në këtë kontekst dhe "autori" na shpjegoi se kishte një rimë mes fjalës pedofil dhe karafil. "Ndërsa pedofil përdorej për njerëzit që kryejnë marrëdhënie me fëmijë, mendova se do të ishte e përshtatshme të përdorja fjalën "karafil", për këta që shkojnë më partnere më të mëdha se vetja...",- shpjegoi ai duke qeshur.

    Përveçse fjalëve në shqip, në zhargonin e gjimnazistëve zënë një pjesë të madhe dhe huazimet nga gjuhët e huaja. Kryesisht, ato nga italishtja, anglishtja, frëngjishtja dhe në nivel më të ulët nga greqishtja, apo turqishtja. Por, duhet theksuar që kohët e fundit, pjesë e zhargonit të tyre janë bërë dhe fjalë nga spanjishtja dhe kjo për shkak të telenovelave. "Kam fillu` me marr içik vesh nga spanjishtja dhe kur dum` të themi ndonjë gjë që nuk duhet ta dinë çunat e klasës, flasim gjysma spanjisht",- na tha një gjimnaziste e vitit të dytë.

    Nëse dëgjoni në gjimnaze "Erdhi kuçedra" apo "Erdhi e madhja", në të vërtetë nuk bëhet fjalë për ndonjë figurë përralle. Bëhet fjalë pikërisht për mësuesen. Mësuesja është epiqendra edhe e shumë sharjeve të tjera: " Të ndërrofsha fenë!" ose "Më pafsh tavanin e dhomës!", janë vetëm dy nga ndërdhëmbjet e nxënësve për mësuesen, pas një ndëshkimi...

    ***

    Shkolla, duket qartë që është një vend që nuk u pëlqen. Hasëm shumë dëshmi, ku shkolla etiketohet si "bordellacion"... Drejtuesit e shkollave janë gjithashtu në shënjestër të kësaj harlisjeje të fjalorit: Drejtori quhet edhe "polic pa pagesë" ose "koka e kuçedrave", apo "bosi i letrave"... (kjo e fundit, sipas shpjegimeve, sepse nuk ka në kontroll asgjë tjetër, veç firmës dhe letrave). Klasa, njihet edhe si "këndi i lojërave" ose "kopshti me lule", por dhe si "loja luftash"... Prindërit shpesh quhen "tutori" ose "bebister"... "I them "tutor" se harrojnë që nuk jemi më të vegjël... 17-vjeç i ke thënë lamtumirë fëmijërisë dhe je mjaft i rritur për t'i marrë vendimet vetë,- na tha një "përdorues" 17-vjeçar i termit Tutor.

    "Orgjia" (shoqnia) është një tjetër term interesant. Dhe këtu ta presin shkurt: "Orgji për shoqninë, sepse të dyja funksionojnë në grup dhe kanë më shumë se dy persona...".

    Në "faqet e nxehta" të këtij fjalori spektakolar, gjejmë termat për të dashurin apo të dashurën.

    "Burimi", "zjarmi" apo "bebushi i vogël". (Kjo e fundit, thuhet vetëm në rastet kur "ja vlen", d.m.th., kur të ka hyrë pak në zemër... "Nuk përkëdhelen të gjitha, se jo për të gjitha ndodh të ndihesh njëlloj",- na tregon një gjimnazist në vitin e tretë. Nga femrat dëgjohet shpesh "çuni", "zemra" dhe tendencë e kohëve të fundit, është dhe fjala e huazuar nga Kosova, "frajer"... Këto janë fjalët që përdorin gjimnazistet, për t'iu drejtuar të dashurit. Nga ana tjetër, nuk mungojnë në rrethin e gjimnazistëve dhe nga ata gjimnazistë që kanë lidhje me më shumë se një partner. Edhe atyre ua kanë ngjitur pullën: "Doganë më shumë kalime" dhe një tjetër "dyqani me listë". Për femrat që ata konsiderojnë si të përdala, përdoren fjalë si: "Kuti votimi"... Për djemtë me shumë partnere thuhet "bariu", "tren me shumë tunele" dhe "çezme me shumë burime...".

    ****

    Nga vëzhgimi konstatuam se në shtëpi me prindërit, "nuk ka shans" të dëgjohen fjalët e zhargonit por, porsa dalin jashtë, gjimnazistët nuk kursehen. Mjafton të hysh në korridoret e njërës nga shkollat e mëdha të mesme të Tiranës dhe do të dëgjosh menjëherë, shprehje nga më të ndryshmet, që një person i jashtëm ka mundësi që as mos t'i kuptojë dot pa shpjegim...

    Sapo futeshim te "Asim Vokshi" asistuam në një skenë të tillë: "...Hë mi kurve, e solle surratin? Kam gjys` ore që pres kulon tate k'tu...!". Me këto fjalë e priti shoqen e vet që po afrohej, një bashkëmoshatare e saj në pritje... Shoqja qeshi, i tha diçka zëulët dhe të kapura përkrahu, të dyja vajzat u drejtuan për jashtë shkollës.

    Vetëm pak minuta më pas, "mbajtëm shënim" një tjetër shpërthim. Kësaj here, një vajzë që i qahej shoqes së vet për dikë, me sa kuptohej nga dialogu, një djalë: Vajza 1: "...Ai k... na shiste pordhë me atë sh.... që e pamë në lokal dje. Po, do më kërkojë ai mu`, do më kërkojë, po s'ka për të gjet p... si unë...!". Vajza 2: "...Po vari leshtë o yll, se s'ia vlen ai shkërdhata, që të hongsha synin unë ty! Mos u mërzit kot, se s'ia vlen o zemra ime...!".

    ***

    Na duhet të vëmë në dukje, se në kundërshtim me vëzhgimet tona të tjera, kur për informacionet lidhur me drogën apo alkoolin gjimnazistët ishin shumë të rezervuar, në këtë vëzhgim për zhargonet, ata nuk tuteshin në fjalor, edhe kur ua bëmë të qartë që ishim duke regjistruar bisedat e tyre...

    "Idiot, debil, budallaqe, pederast, kurvë...", janë tashmë "përkëdheli" që nuk i bëjnë përshtypje askujt. Dialektizmat, fjalë të përziera shqip, anglisht, italisht, sipas rastit, përbëjnë bazën e "shpikjeve" të shumta dhe plot fantazi. Zhargoni, vërtet ekskluziv i gjimnazistëve, dallohet menjëherë që nga mënyra e përshëndetjes, si: "Ç'kemi tezoro!", "Ciao yll bote!", "Po ku je o rrusho!", "Bye, bye!", "Ho mi shtrige...!", "In boka lupo andej nga Brindezi!"... e, nga ana tjetër: "Shi, shi, kur bo kakërdhia dhe ajo vrromsja!", "Ta çaj farfallën", "Marmit-shpuar", etj.

    Disa nga fjalët e tjera të zhargonit të gjimnazistëve
    "Bërthamë e thyer" - Femër e kaluar në moshë
    "I ka fut ujë komardarja" - Jo e virgjër
    "Ballkon" - Për gjoksin e një vajze në përmasa të mëdha
    "T'i ndërroj vajin" - Marrëdhënie seksuale
    "Të shkund oxhakun" - Marrëdhënie seksuale
    "Pashuk" ose "Lici" - Policit të shkollës
    "Baloja", "Qylaxhiu" - Për rojën civile të shkollës
    "Zyra e gjendjes civile" - Për baret ku njihen vajza
    "E zezë ", "Cigare e dredhur" - Hashashi
    "Qumësht pa ngjyrë", "Uji me erë" - Alkooli
    "Parkingu i vjetër" – Ish-e dashura
    "Bordellacion" - shkolla
    "Kuçedra" - mësuesja
    "Karafil" - meshkuj që shkojnë më femra më të mëdha se vetja
    "Zjarrmi", "Burimi" - të dashurave
    "Doganë më shumë kalime" - femrat që kanë më shumë se një partner
    "Frajer" - gocat i thonë të dashurit
    "Gore" - i fëlliqur
    "Tutorë", "Babysiter" - prindërve
    "Fashkull" - homoseksual
    "TDF" - të dua fort
    "Bundër" - femër e përdalë
    "Harabel" - mashkull i lehtë nga mendja
    "Hallat nga Amerika" - periodat
    "Kthesa e Kamzës" - vajzë me këmbë të shtrembra
    "Pompa" - zemra

    Pjesë nga disa prej SMS-ve, marrë nga celularët e adoleshentëve (me dëshirën e tyre)

    SMS 1: "Ej s'vi dot tani se jam me plakun. Po e mar me t'mir ti zhvat nji dhjeçe. Hahahaa aman se m'vdiq dhe ky trapi... ku do jeni ju pastaj?".
    SMS 2: "...Flor, shifena te "Klasik" në 6 e gjys`. U thuj dhe atyre kurvave të vijnë se skam impuls cel. Puc Jona".
    SMS 3: "...Kujt i shaje fytyrën e bukur, ti kurvar i dreqit.... eee? Mir mir, se ta tregoj unë qefin kur takohemi!".
    SMS 4: "Nesër, dy orët e para m'i justifiko pak, lolo! Futi ndonjë nen, asaj bibës. Se mos vej mungesa ajo fikfishkura, se ja çava sumën! Folim pastaj, bye bye!".
    SMS 5: "Yll, po morën gjë ata të mit`, u thuj që jemi bashk e do flem nga ti, se jam e prenotume. Do dalim jasht TR me amoren...! Ciao!".

    SMS 6: "Ç'kemi tezoro, na kujto ndonjëher për kafe, jo për gjë, po na rritet roga...! Ciao!".

    Mësuesit: "Fjalori është rënduar, vajzat kryesojnë..."

    Një nga mësueset e gjuhës frënge në Shkollën e Mesme "Asim Vokshi" në kryeqytet, Vasilika Rusi, e cila ka pranuar të flasë për "Shekulli-Kontakt", pohon që një pjesë e zhargonit të sotëm në gjimnaze, mund të konsiderohet "skandaloz". "Unë dhe gjithë kolegët e mi, vëmë re përditë të përdoret një fjalor i rëndë prej nxënësve tanë në shkollë e në rrugë". Ajo shton se, "sidomos emrat e organeve seksuale i dëgjon t'i përdorin me njëri-tjetrin, si në grindje, ashtu dhe kur janë në qejf, gjithë përkëdheli".

    Znj.Rusi shton madje, se nga konstatimet e saj, "femrat përdorin shprehje edhe më të rënda se meshkujt". "Disa prej tyre janë egërsuar shumë në karakter dhe kanë një fjalor të ndyrë. Ndoshta ky fakt vjen nga prania e madhe e femrave në shkollën tonë, por mendoj se vjen dhe nga formimi i tyre në shoqëri, familje dhe shkollën fillore. Është një fenomen, që më tepër e kam vënë re në nxënësit e viteve të para dhe të dyta. Ata të viteve sipërore janë më ndryshe dhe frenohen të paktën në shkollë e në klasë. Kur ka ndonjë rast flagrant, unë u flas e më kërkojnë të falur...".

    Një fenomen tjetër që mësuesit e pyetur e rreshtojnë tek "fjalori i rënduar", është mënyra e deformimit të gjuhës shqipe. Nëse më parë shkruheshin letra dhe libri ishte dritarja e preferuar e komunikimit, tashmë interneti dhe sms-të kanë dhënë ndikimin e tyre te mënyra e të folurit të nxënësve. Duke u mësuar që të shkruajnë SMS me fjalë të shkurtuara apo të huaja, adoleshentët i hanë shkronjat dhe përdorin të njëjtën mënyrë të shprehuri, edhe gjatë komunikimit mes tyre".

    Prindërit, të paditurit e mëdhenj, sjellja në familje modifikohet

    Për të qenë më të saktë në vëzhgimin tonë, kemi pyetur edhe prindër edhe mësues, në lidhje me zhargonin që përdorin adoleshentët. Shumica e prindërve nuk i njihnin këto shprehje. Duket qartë se fjalori i fëmijëve jashtë shtëpisë, njihen pak prej prindërve dhe ata (gjimnazistët) e modifikojnë sjelljen e tyre nëpër familje. Disa nga dëshmitë e prindërve që mblodhëm janë: Prind 1- "...Fëmijët bëhen ndonjëherë agresivë, apo tekanjozë dhe nuk na drejtohen me atë respektin që në kishim për më të mëdhenjtë dikur...",- shprehet një prind. Prind 2: "...Unë, fjalor dhe zhargon me fjalë të rënda në familje apo në rrugë, nuk mbaj mend të kemi përdorur në rininë tonë. Kishim ato tonat, por jo kaq të rënda...". Prind 3, (grua 43-vjeç, me banim në Tiranë dhe profesion ing.): "Kam dy fëmijë, vajzën në klasë të tetë dhe djalin në vit të dytë. Vajza mund të ketë përdorur ndonjë shprehje të tipit (idiot/e, debil...) por asnjëherë nuk e kam dëgjuar me shoqet, e aq më pak në shtëpi, që të përdorë fjalor banal. Ndërsa djali, kuptohet, përdor ndonjë fjalë më tepër, në çastet kur është me sedër të vrarë, për ndonjë padrejtësi që mund të jetë bërë ndaj tij nga shoqëria, apo mësuesit... Megjithatë, unë gjithmonë i kritikoj fëmijët dhe u them të shmangin fjalët banale".

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Edhe para viteve `90 adoleshentet kane perdorur zhargonin e tyre. Ne Shkoder ishte e modes te shtoheshin rrokje ne fjalet e fjalise dhe keshtu ai qe nuk e dinte se si funksiononte nuk e kupotonte muhabetin. Psh: Elege çaga bagane-qe do te thote he cfare bere... etj

    Kjo qe kam cituar siper do te tingellonte:

    Edhege pagara vigiteve nagantdhegete adogoleshentagat kagane perdogor zhagorgonin e tygyre etj etj...

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tem interestorante vertet..

    jepni te gjithe cdini per kte ..gjuhen speciale te gjenerates se re..

    jam kurioz dhe cdo na tregojne miqt ngaprishtina sepse ne fakt atje kan filluar te lulezojne keto fenomene nja 20 vjet para tiranes..

    pra le ti njohim te folmet e reja..

    bujrum..

  16. #16
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Fjalori modern i të rinjve
    prej gazetashqip.com
    11/03/2007

    E tërheq (merr substanca narkotike)

    Brand new hit

    Katunare luksoze (që do të bëhet moderne me doemos)

    Zar (servil)

    Ta çaj gojën (kërcënim)

    Të thy në mes (lloj sharjeje)

    Të tërheq zvarrë (mënyrë për të treguar fortësinë)

    E vdes fare (kur bën diçka shpesh ose kur është specialist në një fushë) p.sh (xhirim i rrotave të makinës)

    E myt komplet (disa kuptime, e ka nderuar veten, ose është degraduar)

    Rozgo (e rëndomtë)

    Hajdar (shprehje për t‘i thënë tjetrit që je i paaftë)

    Pallosh (sharje për të thënë sa i trashë që je)

    Punon (merret me punë të pista)

    Më ka ik petlla/zari (jam shumë i shqetësuar)

    Si 200 ( bëhet fjalë për makinën, benzi, që ka dal nga moda dhe nuk është avangard. Në këtë rast është krahasues për mashkullin. Rri si 200)

    Palltek (lloj sharjeje që përdorin adoleshentët mes tyre)

    Karallo (nuk është i zgjuar, është budalla)

    Mos më çaj tallamandrën (mos më mërzit shumë)

    Katunare prestigjioze (një vajzë e cila përpiqet të jetë në modë)

    Është gabriela (një rrobë e blerë me çmim të lirë, por që

    pretendohet të jetë firmë e njohur)

    Me haspi (gjasme)

    Haspi karalloi (pusho mos fol)

    Është bishë fare (femër seksi)

    Goc ose çun për shpi (goc ose çun i mirë)

    Ta boft zoti mar (nuk e vret mendjen)

    I fus një tegel (pirje drogash)

    Çun tavoline (që ka diapazon dhe di të bisedojë)

    Dredhje beli (e anashkalon bisedën)

    Është fibër (ka fizik të mirë)

    Vari teneqen (mos i jep rëndësi)

    Duam harem, hallakatje, aheng (festë)

    Na zuri treni ose autobusi (na mërziti me atë lloj bisede)

    Dhe produkte të tjera ushqimore (përdoret si shprehje për t‘i dhënë fund një bisede të bezdisshme ose një diskutimi të gjatë)

    Më fal se të fika llullën (më fal se të bezdisa e thënë me ironi)

    U fiksova fare (e humba toruan)

    Është për t‘i fut çorapen në gojë (është për ta rrahur)

    E ka kap ai/ajo (është e dashura e atij/asaj)

    Ka në mend me e mor (do të fejohet, martohet, do ta marrë për grua)

    Për ty boj pesë vjet burg (mënyrë për të ngacmuar femrat)

    Qafsha për zotin (lloj betimi)

    Është i bomë (është nën efektin e lëndëve narkotike)

    Pompozitet (i jep rëndësi, e fryn më tepër sesa duhet, ose një person që hyn me krenari)

    Kardinal (djalë, vajzë me pretendime)

    Llosh (është budalla, nuk është i mençur)

    Dari (shkurtimi i sharjes handar, i paaftë)

    Mashtrues me patentë ndërkombëtare (shkalla sipërore e të thënurit, gënjeshtar i madh)

    Haet (është i/e mirë, vajzë/ose djalë simpatik)

    Trendy (është me kohën)

    Tip delikat (ironi për një person që ka pretendime)

    Çun me botë (djalë me mend)

    Goc e lexume (vajzë që lexon libra ose e aftë)

    Alabak pa klas (djalë që përpiqet të jetë në modë, por është i paedukatë dhe i paarsimuar)

    Rural komplet (katundar)

    Alpin (malok, në kuptimin i trashë)

    Aut (nuk është i përfshirë)

    Jashtë orbite (është jashtë bisedës, ose jashtë rrjedhës)

    Guci dhe Armani, Versace, D&G, (kur një i ri ose e re vishet me rroba firme)

    Është çun me etapa (djalë që i di rregullat)

    Dashnor i/e rregullt (që ka dy lidhje njëkohësisht, ose kur partneri është i sjellshëm)

    Bashkëjeton një herë në javë (takohen rrallë)

    Angazhohu në jetë (merr iniciativa i pari)

    Të honkshin qentë (mallkim)

    Të rraftë ngordhja (mallkim)

    Gjigand (Djalë i mirë, i respektueshëm)

    New entry (është e re)

    Kafshatë që s‘kapërdihet (për diçka që nuk të pëlqen, ose nuk mund të vazhdojë më)

    Ia fut për kënaqësi (flet përçart)

    Sllon, 4 fenersh, avangard, kuklla vogël, goca ime (makinë e tipit të fundit ose makinë e bukur, e madhe)

    Rrangalle (makinë e vjetër me të cilën është turp të të shikojnë)

    Është njish (është djalë i mirë dhe mbi të gjitha shakatar)

    E papame (fantastike)

    Për shkepje (për qejf, për argëtim)

    Të mushme e ke (Që nuk të ndihmoj dot)

    E ke hap krahun (po devijon)

    Ai është: hyr, mirë ardhsh, mirë të gjetsha (që nuk merr vesh,

    s‘ka asnjë lidhje me ambientin, nuk kupton)

    Hajt se folim (mënyrë për të shmangur bisedën, për ta anashkaluar bashkëbiseduesin)

    Na ka fik derën (na prishi punë)

    Ai është 8 pa 10 (s‘merr vesh, nuk e vret mendjen)

    I ka vdek nona atij muhabeti (ka përfunduar si punë)

    Skorpions (modern)

    Çun katalogu, djalë pasarelash (djalë në modë, që vishet bukur)

    Vajzë kopertonash (vajzë simpatike, që vishet bukur)

    Lekist/lekiste (shkon pas parasë)

    E bën vizën sa tavolina (është përdorues i vjetër i lëndëve narkotike)

    Do të shkrij komplet (lloj kërcënimi)

    Pantallona deri te zemra ose deri te goja (pantallona demode që janë me bel të lartë)

    Qeka çmim i leverdishëm (kodi për të thënë se çmimi është tepër i shtrenjtë)

    Zog nate (të rinj që frekuentojnë shpesh diskotekat, pub-et)

    E ka muhabetin me të futme (që nuk tregohet i sinqertë)

    Drazhlla (trashje)

    Na u llash trapa (u mërzitëm duke pritur, duke ndenjur kot)

    Kjo po kjo, Brinty Spears, (këngëtarja), (e mban veten për vajzë të bukur)

    Futja vrapit (shumë kuptime, ik se na mërzite, ai është i bezdisshëm)

    Genci, kallo‘, e kuqe, çokollatë, miell, kërp) emra më të cilat identifikojnë lëndët narkotike)

    Toç kuklle (idiot)

    Ka mërdhif (ka mbaruar komplet)

    E pi cigaren me llullë, e ha cigaren fare (pi shumë cigare)

    Është grup fare (është djalë, vajzë e mirë)

    Goc, çun nobël (vajzë, djalë i mirë)

    Andej këndej gjithandej (kur sorollatesh)

    Paske dalë kabriolet (kur një femër është me rroba që e tregojnë gjysmë të zhveshur)

    Lavazhier (person i rëndomtë)

    Zdroms/e (ordiner/e)

  17. #17
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Uhhhh, ky eshte tamam fjalor kalamajsh.

    Ka forma te tjera me te avancuara se si te flitet me kode.
    As qe du me dit!

Tema të Ngjashme

  1. Artistët, të pambrojtur përballë piraterisë
    Nga katana në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 16:20
  2. Ne Liban
    Nga D@mian në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 670
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 15:33
  3. Ndihesh i/e detyruar te krijosh lidhjen e jetes bazuar ne vendimet e shoqerise sate?
    Nga Gogla e Kuqe në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-02-2006, 06:37
  4. Shqipëria përballë ndërgjegjes së gjymtuar të saj
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-09-2005, 06:40
  5. Reagimi i djemve perballe nje rrefuzimi erotik
    Nga joanna në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 19-10-2004, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •