Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 65
  1. #21
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga Baptist
    Bukur 3.5 metra, s'eshte keq! -Kush ia mblodhi leket?
    :')
    Ata që e peshkuan i mblodhën...
    vite më parë kishte plasur gjuetia e gaforres dhe shkonte 1 kile gaforre pas shitjes në restorant, 40-45 mijë lekë... flas 1992-93 se tani kush e di sa e ka çmimin gaforrja në restorant në Shqipëri.

  2. #22
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    DURRES/ Sërish në Bisht-Pallë, një “tigër” në rrjetë. Kapet peshkaqeni i dytë. Kapiteni: Ishin edhe 4 të tjerë me të


    Në zonën e Bisht-Pallës ka mënyrë peshkaqeni i llojit “tigër”.

    Brenda segmentit kohor prej 24 orësh grabitqari i ujërave oqeanike është kapur nga peshkatarët durrsakë për herë të dytë. Distanca e kapjes është afërsisht 1 milje detare, (e barabartë me rreth 1800 metra), larg plazheve të bregdetit verior të Durrësit. Alarmi nuk vlen më shumë për peshkatarët, për të cilët fenomeni po bëhet më se i zakonshëm sesa për plazhistët në prag të sezonit turistik që po afron. “Tashmë në pajisjet e zakonshme të peshkimit bën pjesë edhe varreja, me të cilën vrasim peshkaqenët sapo i zbresim në kuvertë”, tregon Petraq Noga, anëtar i ekuipazhit të motopeshkatores “Erveral 3”, e cila u kthye mëngjesin e djeshëm me “tigrin” e varur prej bishti në vinçin e kuvertës. “Por ajo që më bëri përshtypje gjatë kësaj gjuetie ishte fakti se, në dallim nga herët e tjera, peshkaqeni nuk ishte i vetëm”. Në syprinën e frikshme të ujit që në orët e para të mëngjesit të djeshëm dukej pothuajse i zi, peshkatarët kishin dalluar katër kurrize të frikshme egërsirash deti. Ndërkohë që vinçi po ngrinte mbi kuvertë peshkaqenin gjysmë-tonelate, të tjerët kishin rrethuar motopeshkatoren, duke i ardhur rrotull për afo 20 minuta. “Kur “tigri” mbi kuvertë dha shpirt, çuditërisht u zhdukën si me magji edhe katër të tjerët. Ishte errësirë dhe prozhektorët e motopeshkatores nuk i ndiqnin dot lëvizjet e tyre të shpejta. Arritëm të shquajmë shpinat e tyre mbi sipërfaqe, por pa arritur të kuptojmë se të cilave përmasa ishin. Ndoshta ishin këlyshët e tij”, tregon Noga, pas përfundimit të një aventure të paharrueshme. Mbërritja në molin e peshkimit për ekuipazhin e “Erveral 3” i ngjante një triumfi. Dhjetëra peshkatarë e kuriozë ishin mbledhur për të parë egërsirën e varur mbi kuvertë. Brenda pak minutash peshkaqeni-tigër u copëtua për t’u bërë gati për shitje. Ndërkohë që të përbrendshmet ishin hequr menjëherë pas kapjes, pjesa e “vlefshme” e mishit të bardhë arriti në 380 kilogramë, ndërkohë që sipas peshkatarëve pesha totale arrinte në afro gjysmë tonelate, për një gjatësi të përgjithshme prej 4,5 metrash. Sipas peshkatarëve, të përbrendshmet e peshkaqenit përmbajnë një sasi tejet të lartë amoniaku, lëndë kimike e cila fillon të “pushtojë” trupin e predatorit menjëherë pas ngordhjes. Kjo lëndë e bën të pangrënshëm mishin e peshkaqenit, në qoftë se organet e tij jetësore nuk hiqen brenda 120 minutash. Për këtë arsye ekuipazhi i anijes së peshkimit, në kushtet e një deti prej 2-3 ballësh, ka filluar menjëherë të çajë barkun e grabitqarit, duke ia kthyer detit organet e tij jetësore. “Dushi” me ujë deti pastron trupin e peshkaqenit, i cili tashmë është i gatshëm për shitje.

    Shitet tek “Avni Rustemi”

    Në qytetin bregdetar të Durrësit dukuria e shtimit të numrit të peshkaqenëve të kapur gjatë periudhës mars-nëntor ka bërë të “lulëzojë” edhe kjo tregti e re. Në restorantet e Durrësit e Tiranës një pjatë me filetot e egërsirës oqeanike kushton rreth 1000 lekë, ndërkohë që kohët e fundit peshkaqeni ka filluar të preferohet edhe në formën tradicionale të gatimit të mishit të viçit, atë të shishqebapit. Në tregun e shumicës, filetot e peshkaqenit i gjen me një çmim të përafërt prej 5 mijë lekësh, ndërsa në molin e peshkimit, menjëherë pasi mbërrin nga motopeshkatoret, çmimi i shitjes varion nga 350-400 lekë të reja për kilogram. Ndërsa peshkaqeni gri që u kap dje, ka përfunduar në një dyqan peshku, në sheshin “Avni Rustemi”, pranë Pazarit të Ri.

    14 peshkaqene kanë rënë në rrjetat e peshkatarëve të ujërave tona detare që nga viti 2003 e deri ditën e djeshme. Prej tyre, 11 kanë qenë të përmasave të frikshme, të kapur pranë Durrësit e Vlorës, ndërsa 3 të tjerët këlyshë peshkaqenësh që u zunë shumë pranë bregut të detit në Durrës e Shkodër.

    Mund të jenë edhe në tufë
    Ngrohja që solli peshqit nga tropiku në Adriatik


    DURRES - Kur dëgjon shpjegimin që bën specialisti i njohur i peshkimit Vaso Stamo për arsyet e afrimit të peshkaqenëve në brigjet shqiptare, atëherë nuk ka aspak dyshime për vërtetësinë e deklaratës së peshkatarit, Petraq Noga, që kishte pikasur tufën me 5 peshkaqenë. Sipas të dhënave të fundit deti Adriatik është ngrohur me të paktën 3 gradë celcius gjatë dekadave të fundit, duke krijuar kështu kushte klimaterike edhe për gjallesa të cilat më parë nuk gjenin kushte ideale për ushqim dhe shumim. “Efekti-serrë i shkaktuar nga vrima e ozonit po shkakton prishje të ekuilibrave natyrorë dhe vendosje të raporteve të tjera mes njeriut dhe botës bimore e shtazore. Që prej disa vitesh po vihen re edhe fenomene të çuditshme në brigjet tona, si ardhja e peshqve tropikalë që nuk kanë qenë kurrë karakteristike për ujërat shqiptare, por u desh ardhja e peshkaqenëve që të kujtohemi se sa ka ndryshuar raporti ynë me natyrën” shprehet studiuesi Stamo. Në Adriatik në bazë të statistikave më të fundit shkencore gjallojnë mbi 30 specie peshkaqenësh, por numri i tyre si pasojë e lëvizjeve migratore po njeh një rritje konstante. Jo vetëm peshkatarët shqiptarë, por edhe ata italianë, malazezë apo kroatë po sjellin në brigje “trofe”, të panjohura më parë. o.u

    • 4 peshkaqenë të tjerë dyshohet se janë ende në afërsi të brigjeve të Durrësit. Sipas peshkatarëve që kanë kapur së fundi dy peshkaqenët gjigantë janë parë të notojnë dhe specie me kurriz të ngjashëm me ta.
    • 390 kilogram peshonte peshkaqeni i kapur dje nga peshkarexha në afërsi të Bisht-Pallës në Durrës. Ai ishte i llojit peshkaqen-tigër, me një gjatësi prej 4.5 metrash .


    GAZETA PANORAMA
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #23
    Oh te qofte hallall. Edhe peshkaqen Tiger kapen tani. Ka mbetur vetem Great White Shark dhe pushuesit ti thone lamtumire larjes ne det nese nuk ka masa per te parandaluar afrimin e ketyre peshkaqeneve ne breg.

    Mesa di une Peshkaqeni Tiger dhe Peshkaqeni i Madh i Bardhe jane dy llojet nga me agresive dhe qe sulmojne njeriun. Nuk do cuditem nese gjate veres do lexoj ne gazeta qe ndonje pushues ose eshte gllaberuar ose eshte gjymtuar nga ndonje sulm peshkaqeni.

  4. #24
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Jo mor daj po i sjellin greket e italianet, se po u leshuan turistet ne shqiperi s'do mbetet kush te shkoje me ne ato vise vende te sterpame.

    Po si arriti pikerisht Peshkaqeni Tiger nga ujerat tropikale ne Durres?!!

    http://en.wikipedia.org/wiki/Image:Tiger_shark_distribution.PNG
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #25

  6. #26
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Konspiracija e gatshme
    Ska cka aty. Ai peshkaqen Tiger nuk ka pasur si ta kaloje ngushticen e gjibraltarit per te arritur gjer ne Durres (pa pasaporte).

    Ai me vjen keq por eshte blere me para te majme haha, per t'u leshuar falas qe ta kapin peshkataret tane te bejne mish ohoo jami.

    NMuk ka si te jete ndryshe ky eshte diverzion turistik ne prag te parapergatitjeve te turisteve per planifikimet ku do t'i kalojne pushimet verore. (Shumica e perendimoreve bejne rezervimet qysh tani...)
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #27
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Nuk na mbetet gje tjeter vecse sezonin e ardhshem veror,ta bejme plazhin ne govate

  8. #28
    FarewellToNavy Maska e FTN_2004
    Anëtarësuar
    09-11-2004
    Vendndodhja
    West by God Virginia
    Postime
    326
    Ky artikulli me kenoqi fare, ca fjalesh sensacionale perdor: "peshkatarët kishin dalluar katër kurrize të frikshme egërsirash deti", "egersire oqeanike" hahaha ca gallate.
    Fatkeqesia eshte qe paska shku pjata me peshkaqen 1000 leke Nejse, sa ti afrohen bregut te detit ne Durres do vdesin nga pislliku. Meqe ra fjala ke peshkaqenet tiger, dieta e preferuar e tyre jane surferat e Hawaiit, jo shqiptaret e shqiperise, kshuqe vazhdoni plazhin juve.
    NeverAgainVolunteerYourself

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Ne Itali nuk pushuan lajmet 6 muaj se foluri per nje lloj alge qe te shkaktonte pucrra ne trup e jo me po te ishte futur peshkaqeni tiger ne Adiatik, do te ishte lajmi kryesor ne cdo edicion lajmesh. Si ka mundesi qe vetem peshkarexhet tona kapin peshkaqen te tille kur flota jone e anijeve te peshkimit eshte me mijra here me e vogel se ajo Italiane. Nuk po flas per Kroacine sepse nuk i ndjek kanalet e saj televizive, por ato italiane i ndjek goxha. Ketu ka dicka qe nuk shkon.

  10. #30
    En el nombre del dios Maska e qorri_30
    Anëtarësuar
    31-08-2006
    Vendndodhja
    MADE IN ALBANIA
    Postime
    180
    Po si arriti pikerisht Peshkaqeni Tiger nga ujerat tropikale ne Durres?!!


    Me kete rast vendet tona fqinje na urojne per nje sezon te mbare turistik vere 2007
    ''Nëse puna ju shkakton lodhje ,atëher pasiviteti ju shkaton kalbje.''

  11. #31
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga qorri_30
    Me kete rast vendet tona fqinje na urojne per nje sezon te mbare turistik vere 2007
    Por edhe gazeta e cila botoi kete lajm ne menyre kaq bombastike, me gjithe kete intonim sensacional publicistik ka marre para te majme per bashkepunim ne kete diversion te sezonit turistik.

    Po te kishte shqiperia shtet, kjo gazete do te mbyllej dhe do t'i paguante demshperblim te shtrenjte turizmit durresak. Kurse redaktori qe porositi dhe miratoi kete lajm, po nuk pat para te mjaftuara te shkoje edhe ne burg per dy tri sezona turistike.

    Peshkaqeni Tiger nuk ka se si hyn ne keto ujera, pastaj keto ujera jane teper te ftohta dhe joterheqese per mjedisin te cilit i eshte pershtatur ai. Pa shtuar se sasia e gjahut eshte disafish me e vobekte ne ujerat e mesdheut se ne ujerat tropikale te vendlindjes se tij.

    Hyrja nga deti i hapur ne detin e mesdheut eshte e mundur vetem ne nje pike dhe ate pike ata nuk e njohin sepse eshte artificiale.

    Athua sa para kishin paguar ministria greke e turizmit per ti kapur dhe per t'i transportuar deri sa ti sjellin dhe leshojne ne brigjet e Durresit keta peshkaqene famekeq, per te prodhuar kete lajm shqetesues?

    S'ka shtet!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga FTN_2004
    Nejse, sa ti afrohen bregut te detit ne Durres do vdesin nga pislliku. .
    lol, tamam

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Egzistojne dy arsye perse peshkaqejet qfaqen afer Durresit.

    Ose me te vertete edhe peshkaqejt e kan vrejtur se ne Shqiperi me te vertete eshte nderprere industria dhe zhvillimet tjera qe ndotin ujin, keshtuqe paskemi nje cilsi te mire uji...kjo mire.
    Por mund te kete edhe nje arsye tjeter, ndoshta fantastike per disa por kur jane ne loje eshte miliona e miliona dollar, atehere njeriu e bene edhe lojen e dreqit qe te fitoje.
    Dua te them se nje kompanie apo nje shteti do i kushtoje ndoshta 1Milion Dollar nje Peshkaqen per ta bler ne kontraband dhe per ta leshuar aty diku afer plazhit te Durresit per te shtie frigen qe te mos heci turizmi ne kete vend, pse jo, dreçnit luajne lloje lloje lojrash....

  14. #34
    Mund te jete dhe kjo qe peshkaqenet mund te jene hedhur ne brigjet tona per te panikuar dhe shkaterruar turizimin. Te them te drejten kjo mua sme duket shume arsye bindese per vete faktin qe ka shume vende te botes ujrat e te cileve gelojne nga peshkaqenet por kjo nuk e pengon aspak turizmin dhe te turistat qe ti frekuentojne. Marr rastin e Floridas dhe Hawaii. Te dy keto zona turistike kane ujera te mbushur me peshkaqene, madje dhe nga ata agresivet qe sulmojne njeriun por brigjet e tyre kane turizm madheshtor. Megjithese cdo vit ka njerez qe sulmohen nga peshkaqenet madje edhe jane gjymtuar, prape kjo nuk e ndalon turizmin.

    Fakti i ngrohjes se mjedisit dhe rritja e nivelit te ujerave mund te jete nje arsye sic mund te jete dhe peshkimi me dinamit qe eshte bere gangrene ne detrat tone.

  15. #35
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Nuk kam asnje arsye pse te mos e pranoj kete teori po te na shpjegoje ndokush se si e kane mesuar peshkaqenin te rrije vetem brenda ujerave territoriale te Shqiperise.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  16. #36
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Unhappy

    Citim Postuar më parë nga Baptist
    Bukur 3.5 metra, s'eshte keq! -Kush ia mblodhi leket?
    :')
    BUKUR???? Po lere ate pune o vella, me ka hyre frika si do behet plazh aty kur kane fillluar te shfaqen peshkaqenet kaq shpesh?! Di gjo njeri, ka rrezik per pushuesit??
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  17. #37
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Eh, ndonje kofshe apo krah mangut se eshte interesant, rralle kafshojne koken.

    Thuhet se muskujt shkarkojne impulse shume te uleta elektrike te percueshme ne uje deti te cilat peshkaqeni i regjistron edhe ne distance disakilometershe. Keshtu zakonish te shkojne per kafshim vetem pjeset e mishta qe ngarkon.

    Thone se truri emiton vale edhe me te fuqishme se muskujt kur funksionon, por ne kete mjedis relaksues shume rralle shkon koka.
    Arsyeja: sepse ajo mbahet mbi uje gjate notimit dhe ne keso raste njerezit mendojne me teper me ate koken e vogel. LOL
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  18. #38
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Shume te frikshme jane vertet, po besoj se deri ne bredeget e aferta nuk do arrijne

    Ja disa foto qe i gjeta te ktij tipi

    Emri:  Tiger%20Shark%20004.jpeg

Shikime: 4826

Madhësia:  71.6 KB Emri:  scars.jpeg

Shikime: 2783

Madhësia:  23.6 KB


    Nuk eshte keq apo jo


    Ps. Darius se mos te ra infakt?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zemrushja : 28-02-2007 më 13:27
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Peshkaqeni ne njerezve nuk na ka ne menu. E keqja eshte se nganjehere na ngaterron me fokat dhe... E keqja tjeter eshte se kur sheh nje njeri dhe behet kurioz, per ta shuar kuriozitetin ai te provon me dhembe, meqe nuk ka duar.

  20. #40
    Ja nje informacion paksa te percipte mbi peshkaqenin tiger.

    Peshkaqeni Tiger i njohur ne gjuhen shkencore si Galeocerdo Cuvier eshte njera nga speciet me te medhaja te familjes se peshkaqeneve dhe eshte pjestar i vetem i llojit Galeocerdo. Ne moshe te rritur madhesia e tyre varion nga 3.25 ne 4.25 m dhe peshojne nga 385 deri ne 635 kg. Ky lloj peshkaqeni gjehet ne shume zona ujore tropikale dhe ne rrajone te tjera neper oqeanet e botes. Eshte shume i zakonshem sidomos ne brigjet e Paqesorit Qendror. Ky peshkqen eshte nje gjuetar i vetmuar dhe zakonisht gjuan naten. Emri i tij rrjedh nga disa vija te erreta qe ka ne kurriz dhe qe zbresin poshte pergjate trupit dhe zbehen kur peshkaqeni arrin moshen madhore.

    Eshte nje grabitqar shume i rrezikshem i njohur si mishngrenes dhe gllaberues edhe i gjerave te tjera. Ushqimi i tij kryesor konsiston ne peshq, foka, zogj, peshkaqene me te vegjel, oktapodhe dhe breshka. Por nganjehere neper stomaqet e peshkaqeneve tiger te kapur nga gjahtaret jane gjetur targa makinash apo pjese rrotash makinash te cilat nuk ishin tretur dot. Ky peshkaqen eshte i njohur per sulmet e shpeshta ndaj notareve, zhytesve dhe surfistave ne Hawaii.

    Peshkaqeni Tiger eshte i dyti ne rradhe mbas Peshkaqenit Te Madh Te Bardhe ne numrin e viktimave te shkaktuara ne rradhet e njerezve dhe konsiderohet se bashku me peshkaqenin e bardhe, ate dem dhe oqeanikun me hunde te bardhe, si nje nga llojet me te rrezikshme per njeriun.

    Ky peshkaqen eshte i njohur per 'cmendurine' e tij kur sulmon prene dhe eshte i afte ti afrohet brigjeve shume te cekta pasi mund te lundroje shesh me reren e fundit te detit gje qe e ben shume te rrezikshem dhe te 'pabese'.

    Ja dy fotografi qe tregojne kete peshkaqen si dhe skeletin e gojes ku duken dhembet preres (qe do zoti mos i provofte njeri)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Filloi në Durrës, takimi rajonal "Ndërtimi i miqësisë ballkanike"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-08-2003, 09:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •