Po ku ka peshkaqen te na kafshoje ne shqiptareve!?
Qe thua ti Shoku, une para 2 vjeteve kam patur nje takim te tipit te trete
me nje peshkaqen ne Porto-Palermo. Ishte nate dhe nuk di c'te them per llojin se cfare ishte, por nuk ishte 4.5 metra sa keta, po as i vogel nuk ishte. Une gjuaj me pushke deti gjate gjithe vitit, naten. E prisja qe nje dite do te me ndodhte te perballesha me nje takim te tille dhe te them te drejten mendoja se kur te ndodhte do te me pushonte zemra, por nuk ndodhi ashtu. U drejtova per nga peshkaqeni dhe ai u tremb e iku, pasi iku ai ika dhe une, dola mbi gomone dhe nderrova vendin e gjuetise.
Tu drejtova ty meqe je qejfli i peshkimit, ishalla te ngec ndonje peshkaqen ne grep se do besh lek edhe ti si keta peshkataret tane qe po bejne lek duke shitur peshkaqen meqe tani eshte ne mode mishi i tij se peshkaqenet aty kane qene gjithmone, por keta mjeshtrat nuk i preferonin me pare dhe i hidhnin perseri ne det. Ndersa tani hedhin mbeturinat e peshkut te perziera me gjak dhe kapin peshkaqene. Nuk eshte e vertete qe i kapin prane bregut, i kapin shume milje larg tij dhe ai lloj nuk eshte peshkaqen tiger. I bejne reklame te tile ne menyre qe ta shesin sa me shtrenjte. Qe kur kane filluar ti nxjerrin ne televizor, cmimi i mishit te peshkaqenit eshte dyfishuar.
Shkoni ne plazh cuna dhe goca e mos u ruani nga peshkaqenet, por nga te tjera gjera.
Krijoni Kontakt