Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 54
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Aleance Kristiano-Muslimane?

    Duke lexuar ne Forumin Musliman, pashe diku se ne profecite islamike besohet se te krishteret dhe muslimanet do bashkohen ne nje te ardhme per te luftuar nje armik te perbashket.

    Ky armik mund te jete AntiKrishti, apo Mesia i rreme(Dexhalli).

    Si mendoni, a ekzistojne mundesite e nje aleance te tille, kunder forcave ateiste?

    Cilet faktore mund ta perkrahin apo pengojne dicka te tille?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Une e kam shkruar ate qe po thua ti, dhe armiku i perbashket nuk eshte Dexhalli (Antikrishti) por dikush tjeter. Dexhalli (Antikrishti) vjen pas asaj lufte krishtere dhe musliman kunder nje armiku te perbashket dhe pas nje lufte tjeter mes muslimanve dhe te krishterve.

    Do ta shkruaj ate qe e kam mbajtur ne mend, se eshte kogja kohe e gjat qe mirresha me profecite fetare muslimane dhe hebreo-krishtere dhe ato libra tash i kam dikund te pluherosura ne tavan. Kisha lexuar disa vite para luftes se Kosove ku deshiroja te dija se ēka do te ndodhe me Kosoven dhe gjith Shqiptaret, ne ate kohe lexoja edhe "profecite" e Nostradamusit, nejse, ndoshta ishte gabim qe i lexoja.

    Thuhet keshtu (perafersisht) :

    Muslimanet dhe te Krishteret do te jene te rrezikuar nga dikush, dhe ky rrezik i shtyn ata te behen aleat dhe te luftojne sebashku kunder ketije armiku te perbashket, nga e cila luft dalin si ngadhnjimtare. Por pasi te perfundoi lufta ne nje fushebeteje, nje i krishtere e ngule ne ate fushebeteje nje kryq te madh dhe thot "Ne te krishteret e fituam luften". Ne ate moment afrohet nje musliman dhe i thot te krishterit "Pse po thua qe ju te krishteret e fituat luften, ne luftuam sebashku dhe e fituam luften", dhe aty fillon lufta e re ne mes te krishtereve dhe muslimanve, ku gjat kohes qe luftojne keta mes vete Satani e perhape nje lajm te rreme se paska ardhur Dexhalli (Antikrishti), por kjo eshte vetem genjeshter.

    Nuk po me kujtohet se sa vite pas kesaj lufte ne mes muslimanve dhe te krishterve shpallet Dexhalli per here te pare, i cili eshte nje krijese me nje sy, shume i shpejt (ashtu diēka si shpejtesia e drites), dhe ka aftesi hyjnore qe mundet ti ringjalle te vdekurit, te dirigjoj ose komandoi Motin etj. dhe e quan veten ZOT, qe me ato aftesite e tije mbinatyrore nenshtron Mbreter e Kryetar te shteteve, ata qe nuk gjunjezohen para tije dhe qe nuk i luten atije ne vend te Zotit, e mbyte ate dhe ringjalle perseri dhe ndeshkohet populli i tije duke thare ēdo send dhe duke mos lejuar te bie shi ne token ose shtetin e tije dhe ne kete menyre roberon te gjith boten deri tek nje fshat afer Medines ne Arabi.

    Ne ate fshat takon nje Bari i cili i thot: "ti je Dexhalli, Zoti i rrejshem qe na ka treguar profeti i fundit Muhamedi a.s.", kurse ky Dexhalli i thot "une jam Zoti i vertet, dhe mundem te te mbys dhe te ringjalee perseri". Ai e mbyt dhe e ringjalle perseri ate Bariun dhe i kerkon te perkulet para tije si para Zotit, por ky i thot perseri "une e di qe ti je shume i fuqishem por nuk je Zoti, ti je Dexhalli, Zoti i rrejshem qe na ka treguar profeti i fundit Muhamedi a.s.". Tash mundohet Dexhalli ta mbys Bariun pergjithmone por nuk mundet ta mbys me, sepse ne ate moment zbret Isai a.s. me shpate ne dore. Kur e sheh Dexhalli qe erdhi Isai a.s. shkrihet para tije si krypa, por para se te shkrihet tersisht Isai a.s. ia prene koken me Shpate dhe e sundon Boten 40 vite, duke shpallur vetem nje fé si te vertet e duke zhdukur fét e tjera te rreme.

    Siē thash me lart, ne ate kohe lexoja profecite e muslimanve, te krishterve (Johanes ose Gjoni) dhe Nostradamusin, dhe me duhet te them qe te tre kan nje lidhje te ngusht mes vete, te tre flasin per gjerat e njejta qe do te ndodhin, vetemse shprehjet e tyre nuk jan te njejta por prekin te njejten gje. Kjo eshte per tu habitur.

    Kur ka qene gjyshi im femi, ka qene ne fshatin tone nje njeri (kusheri apo keshtu diēka) qe ka folur per gjera qe do te ndodhin ne te ardhmen, dhe me duhet te them qe te gjitha ato gjera qe i ka thene ai ne ate kohe dhe tregohen sot nga te tjeret, lidhen shume mire me profecite e ketyre treve te cekur me lart, kjo eshte me t'vertet per tu habitur.
    Ah besa ai kishte treguar edhe se ēka do te ndodhe me Kosoven dhe neve Shqiptaret. Por kete nuk e tregoi dot, ose tjeter here.
    Per ate njeriun ne fshatin tone kishin pas thene te gjith se ai ka luajtur mendesh, eshte qmendur dhe po flet budallalleqe.

    (ju kerkoi falje atyre qe i dine keto gjera, se ndoshta kam harruar, ngatrruar dhe keqkuptuar diēka, kerkoi te me korrigjoni aty kam bere gabime, FLM)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zėu_s : 17-11-2006 mė 22:20

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Duke lexuar ne Forumin Musliman, pashe diku se ne profecite islamike besohet se te krishteret dhe muslimanet do bashkohen ne nje te ardhme per te luftuar nje armik te perbashket.
    Ky armik mund te jete AntiKrishti, apo Mesia i rreme(Dexhalli).
    Si mendoni, a ekzistojne mundesite e nje aleance te tille, kunder forcave ateiste?
    Cilet faktore mund ta perkrahin apo pengojne dicka te tille?
    LEXO "LUFTA E QYTETERIMEVE" SAMUEL HANTINGTON......

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ne rradhe te pare, ai liber quhet "Perplasja e qyteterimeve" dhe jo "Lufta e qyteterimeve"

    Problemi eshte se nqs ka nje perplasje midis qyteterimit perendimor dhe atij islamik, a eshte kjo nje perplasje kristiano-muslimane?

    A eshte qyteterimi perendimor nje qyteterim i krishtere?

    Nqs jo, atehere nje perplasje e till nuk eshte nje perplasje kristiano-muslimane,
    por me teper nje perplasje ateisto-muslimane...
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga Zėu_s

    ... Por pasi te perfundoi lufta ne nje fushebeteje, nje i krishtere e ngule ne ate fushebeteje nje kryq te madh dhe thot "Ne te krishteret e fituam luften". Ne ate moment afrohet nje musliman dhe i thot te krishterit "Pse po thua qe ju te krishteret e fituat luften, ne luftuam sebashku dhe e fituam luften", dhe aty fillon lufta e re ne mes te krishtereve dhe muslimanve ...
    do te thote qe fajin per fillimin e luftes do ta kene te krishteret.

    A mund te na shpjegosh ti Matrix pse besmitaret (myslimane e te krishtere) do luftojne kunder ateistave?
    Ka ndonje arsye apo vetem per faktin qe ateisten nuk besojne?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Ne rradhe te pare, ai liber quhet "Perplasja e qyteterimeve" dhe jo "Lufta e qyteterimeve"
    Nuk e kam lexuar ne shqip. por ne gjuhe tjeter...

    Problemi eshte se nqs ka nje perplasje midis qyteterimit perendimor dhe atij islamik, a eshte kjo nje perplasje kristiano-muslimane?
    Ka ngjyra te tilla...por ne thelb nuk eshte e tille..

    A eshte qyteterimi perendimor nje qyteterim i krishtere?
    Ka edhe dicka kristiane ne kete qyteterim...

    Nqs jo, atehere nje perplasje e till nuk eshte nje perplasje kristiano-muslimane,
    por me teper nje perplasje ateisto-muslimane...
    Ne thelb nuk eshte perplasje kristiano-muslimane, por as ateiste, sepse ateizmi nuk eshte gjendje qe percakton ne menyre te gjere nje sistem vlerash....por besoj se termi me i sakte do ishte ILLUMINIZMI vs ISLAMIZEM..

  7. #7
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Xfiles, ketu behet fjale per ngjarje qe i perkasin se ardhmes.

    Une kete teme e hapa pikerisht per te diskutuar se sa e mundshme eshte nje aleance kristiano-muslimane vs ateizmit.

    Dmth nqs ndodh nje perplasje, a mund te bashkohen te krishteret me muslimanet, apo te krishteret do bejne aleance me perendimoret ose nuk do perzjehen fare?

    Persa i perket arsyeve qe mund te ndodhe kjo perplasje, ato mund te jene shume.

    Mbase njera mund te jete deshira per te globalizuar vlerat perendimore dhe kjo do bjere ndesh me disa parime te besimeve.
    Mund te kerkohet pranimi i nje feje qe hyjnizon njeriun, dhe mohon Zotin.
    Mund te ndalohen perdorimi i simboleve fetare ne publik (si psh rasti i 2 studenteve te Durresit)

    Pra, keto mund te jene disa arsye qe do bashkonin besimtaret ne nje lufte.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #8
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Akili-A

    Problemi eshte pikerisht se qyteterimi perendimor eshte ne thelb pagan, por ne maske te krishtere.

    Kjo ben qe shume njerez ta pranojne kulturen perendimore si kulture kristiane dhe ta mbrojne, dhe nderkohe kulturen islamike ta quajne nje kulture aliene per kete qyteterim.

    Mendo per nje cast sikur figura te ndryshme te krishterimit te dalin ne mbrojtje te parimeve morale qe mbron islami dhe ta deklarojne kulturen perendimore si pagane, duke u distancuar nga kjo.

    Kjo mendoj se do e linte perendimin pa imunitetin fetar te krishtere dhe te pambrojtur nga ana ideologjike.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Akili-A
    Problemi eshte pikerisht se qyteterimi perendimor eshte ne thelb pagan, por ne maske te krishtere.
    Kristianizmi ka sunduar per afro 1000 vjet ne europe..por mbas rilindjes dhe iluminizmit kemi futjen e kultures se lashte greko-latine (fjala rilindje nenkupton kthimin e kesaj kulture ne europe), e pasuruar edhe me ide te reja..
    por edhe kristianizmi i sotem eshte ndikuar jo pak nga keto ide...
    pra,kjo eshte sot, ajo qe quhet kultura perendimore.

    Kjo ben qe shume njerez ta pranojne kulturen perendimore si kulture kristiane dhe ta mbrojne, dhe nderkohe kulturen islamike ta quajne nje kulture aliene per kete qyteterim.
    Kjo eshte absurde per europianet...sepse ata e njohin mire historine e tyre dhe kjo kulture,,jane vete zakonet e traditat tyre...
    pra ata e dine mire qe parimet e tyre jane pak kristiane e shume iluministe,
    sepse i kane analizuar dhe vazhdojne ti analizojne cdo dite..(pa tabu)..


    Mendo per nje cast sikur figura te ndryshme te krishterimit te dalin ne mbrojtje te parimeve morale qe mbron islami dhe ta deklarojne kulturen perendimore si pagane, duke u distancuar nga kjo.
    Vetem injorantet qe nuk dine historine e tyre, dhe burimin e zakoneve perendimore mund te manipulohen nga ndonje klerik..
    (Qytetaret ne europe lexojne dhe dine me shume se sa kleriket.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    ...
    Mund te kerkohet pranimi i nje feje qe hyjnizon njeriun, dhe mohon Zotin.
    ...
    Pra, keto mund te jene disa arsye qe do bashkonin besimtaret ne nje lufte.
    domethene nese dikush shpik nje fe te re ju besimtaret nuk do permbaheshit dot dhe do dilnit ne lufte?
    Sejcili ka te drejte te hyjnizoje ke te doje.
    Une psh e mohoj zotin ,ate zotin qe keni ju te krishtere e mysliman , e ēfare i duhet besimtareve?

    ajo fe qe hyjnizon njeriun tashme ekziston, ēdo njeri i kulturuar dhe i pavarur ne mendime eshte dakord qe fete monoteiste sjellin vetem perēarje dhe lufte, si ne kete rast psh qe besimtaret e te dyja feve te medha monoteiste presin me padurim fundin e botes ne nje lufte midis besimtareve dhe jo besimtareve.

    a nuk do ishte me mire te prisnim paqen ne vend te luftes?

  11. #11
    Perjashtuar Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar mė parė nga Akili-A
    Ne thelb nuk eshte perplasje kristiano-muslimane, por as ateiste, sepse ateizmi nuk eshte gjendje qe percakton ne menyre te gjere nje sistem vlerash....por besoj se termi me i sakte do ishte ILLUMINIZMI vs ISLAMIZEM..
    Kjo qe thua ti me solli nder mend diēka, dhe pikerisht per kete une mendoi (natyrisht nese ka aty diēka te vertete) qe ajo lufta Kristian dhe Musliman kunder nje armiku te perbashket eshte:

    Musliman & Kristian vs Illuminati

    Kur keta te fundit (Illuminati) do ta zaptojne ndonje superfuqi (siē e kan zaptuar gati Ameriken, shpresoi qe nuk do ti ndodhe kurr kjo gje Amerikes) dhe do te mundohen ti nenshtrojne te dy palet Kristian dhe Musliman
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zėu_s : 20-11-2006 mė 22:49

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Citim Postuar mė parė nga Zėu_s
    Kjo qe thua ti me solli nder mend diēka, dhe pikerisht per kete une mendoi (natyrisht nese ka aty diēka te vertete) qe ajo lufta Kristian dhe Musliman kunder nje armiku te perbashket eshte:

    Musliman & Kristian vs Illuminati
    dhe une di shume gjera per kete . dhe Illuminati eshte nje sekt shume i fuqishem ose me sakte mendohet se eshte .

    por me then te drejten une dhe ne fe jam kristian por mbeshtes Illuminati i adhuroj

  13. #13
    Perjashtuar Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar mė parė nga SKOPIONSKING
    dhe une di shume gjera per kete . dhe Illuminati eshte nje sekt shume i fuqishem ose me sakte mendohet se eshte .

    por me then te drejten une dhe ne fe jam kristian por mbeshtes Illuminati i adhuroj
    Besimi i tyre i vertet eshte Dollari dhe pushteti, dhe jan shume te fuqishem dhe te rrezikshem per te gjith, edhe per te Krishteret.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Citim Postuar mė parė nga Zėu_s
    Besimi i tyre i vertet eshte Dollari dhe pushteti, dhe jan shume te fuqishem dhe te rrezikshem per te gjith, edhe per te Krishteret.

    po lal e di sepse une i studioj shume dhe di shume gjera per kete sekt
    jane me te vertete shume te rrezikshem nese vene ne perdorim gjithcka qe kane per te shkaterruar fene .

  15. #15
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar mė parė nga SKOPIONSKING
    po lal e di sepse une i studioj shume dhe di shume gjera per kete sekt
    jane me te vertete shume te rrezikshem nese vene ne perdorim gjithcka qe kane per te shkaterruar fene dhe une di shume gjera per kete . dhe Illuminati eshte nje sekt shume i fuqishem ose me sakte mendohet se eshte .

    por me then te drejten une dhe ne fe jam kristian por mbeshtes Illuminati i adhuroj.

    Me fal qe po te pyes, sa per kuriozitet...c'nenkupton kur thua: E adhuroj Illuminatin?(!) ...per me teper, mbasi je shprehur me lart se di 'shume' gjera per to!(!) Do isha mirenjohes nese me argumenton se c'te ben ty, te terhiqesh, te referosh besimin dhe peruljen tende, te adhurosh Illuminatin...

    Nderkohe, perseri me lart je shprehur se jane sekt i fuqishem, i pasuar me faktin se 'mendohet' te jene te tille. Me kaq sa shkruan, me jep pershtypjen qe njohuria jote rreth Illuminatit ka nevoje te marri nuancat e duhura, dhe kjo arrihet nese klikon te pakten ne njeren nga temat qe ka hapur Darius ketu ne forum, sepse te them te drejten, kishte sjell goxha material dhe te detajuar, gjithashtu!

    Mik i dashur, per te te korrigjuar rreth asaj qe 'mendon' se mund te jene, dua te te them qe gjithcka qe ke lexuar deri dje ne shkolle, gjithcka qe te ka treguar babai dhe nena, gjithcka qe ke thithur nga propaganda mbareboterore e mediave dhe masmediave, ka qene nje genjeshter e madhe, te ciles sot, i ka ardhur vakti ti leje rradhen te vertetes, nje te vertete, jo shume te preferuar nga te gjithe ne!

    Si fillim, po te isha ti, do shfletoja disa nga temat qe te permenda me lart, pastaj dhe interneti te jep goxha material nese kerkon (sepse ka ardhur nje kohe qe po insistojne vete ato, qe njerezia te krijoje nje ide te pergjithshme rreth historise se tyre, fuqise dhe qellimeve - nese mund ta quaj keshtu, sepse keto te fundit, as shumica e tyre nuk e dine tamam) dhe pasi te kesh bere kete, hajde dhe korrigjo veten, duke shkruar qe gjithcka qe egziston ne kete bote, pervec shpirtit qe s'ta kane pervetesuar akoma, i perket Illuminatit (tere sub-organizatave qe permblidhen ne te)!

    Mire do ishe te filloje te studjoje disi edhe simbolet! Te them keshtu pasi ne menyre per te germuar thelle ne zbulimin e nje te panjohure kaq misterioze dhe djallezore, te nevojitet nje ngacmim per te te shtuar kuriozitetin e kerkuar. Simbolet, jane dhe historikisht kane qene nje nga armet dhe urat me te fuqishme te Illuminatit dhe kur te mesosh qe pothuajse cdo makine qe ke pare me sy, cdo firme gjigande ku ben pazarin, cdo agjensi dhe korporate, cdo gje me vlere ka shenjen (simbolin) e tyre, do fillosh te kafshosh thonjte drejte klikimit te ardhshem! Pse simbolet? Ka thene edhe Konfuci i madh: Fuqia (power) nuk eshte ne fjalet dhe slloganet, por vetem ne Simbolet!

  16. #16
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga xfiles
    domethene nese dikush shpik nje fe te re ju besimtaret nuk do permbaheshit dot dhe do dilnit ne lufte?
    Sejcili ka te drejte te hyjnizoje ke te doje.
    Une psh e mohoj zotin ,ate zotin qe keni ju te krishtere e mysliman , e ēfare i duhet besimtareve?

    ajo fe qe hyjnizon njeriun tashme ekziston, ēdo njeri i kulturuar dhe i pavarur ne mendime eshte dakord qe fete monoteiste sjellin vetem perēarje dhe lufte, si ne kete rast psh qe besimtaret e te dyja feve te medha monoteiste presin me padurim fundin e botes ne nje lufte midis besimtareve dhe jo besimtareve.

    a nuk do ishte me mire te prisnim paqen ne vend te luftes?

    Me sa shoh xfiles nuk ke kuptuar asgje nga thelbi i kesaj teme.

    Thelbi i temes eshte: "NQS NDODH NJE LUFTE E TILLE, A DO BASHKOHEN TE KRISHTERET NE ALEANCE ME MUSLIMANET, APO JO"

    Pra, nuk diskutohet nese nje lufte e tille eshte e drejte apo e gabuar.

    Kuptohet qe askush nuk e deshiron luften, por fakti qe ne bote ndodhin luftera, tregon se ky eshte nje realitet.Dhe kjo lufte mund te vije nga padrejtesite, nuk do vije thjesht per arsye se dikush beson dhe dikush nuk beson.

    Keto padrejtesi une i kam rradhitur.
    Nje nga keto psh mund te jete nqs dikush vendos qe gjithe besimet te adhurojne nje lider politik universal dhe cdo fe tjeter duhet te dale jashte ligjit dhe besimtareve do u hiqet e drejta e arsimimit, do u ndalohet shit-blerja dhe te drejta te tjera.


    Kjo mund te conte ne nje lufte te tille, jo thjesht ideja se dikush nuk beson dhe ndaj duhet vrare.

    Por, serisht e kujtoj, thelbi eshte tek aleancat e mundshme qe mund te lindin ne nje rast te tille, dhe jo tek shkaqet e kesaj lufte.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  17. #17
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    pse jo besojme ne nje zot ,
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  18. #18
    Perjashtuar Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    @ Matrix

    Pasi qe ti je SHQIPTAR i krishter dhe po te interesojkan profecite, a ka mundesi me e hape nje teme dhe me i siell profecite e Johanes (Gjon apo si i thuhen ne shqip atije) ne shqip, ose silli ketu ne kete Teme. Ose edhe dikush tjeter, s'prish pune kush i siell ato ketu.

    Kjo vlene edhe per ata qe kan njohuri per parashikimet e Nostradamusit.

    Por postoni te gjitha ne Shqip, nese postoni diēka, se per ne gjuhe te huaja i kam lexuar edhe une, e kur perkthehen nga nje njeri i thjesh e humbin ate origjinalitetin dhe gati e humbin edhe domethenjen.

    FLM
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zėu_s : 21-11-2006 mė 08:56

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar mė parė nga Zėu_s
    Kjo qe thua ti me solli nder mend diēka, dhe pikerisht per kete une mendoi (natyrisht nese ka aty diēka te vertete) qe ajo lufta Kristian dhe Musliman kunder nje armiku te perbashket eshte:

    Musliman & Kristian vs Illuminati

    Kur keta te fundit (Illuminati) do ta zaptojne ndonje superfuqi (siē e kan zaptuar gati Ameriken, shpresoi qe nuk do ti ndodhe kurr kjo gje Amerikes) dhe do te mundohen ti nenshtrojne te dy palet Kristian dhe Musliman

    Me duket se nuk e ke kuptuar termin iluminizem.....
    Ky term nuk ka asnje lidhje me idete e nje grupi te caktuar njerezish te vetequajtur iluminati......(eshte vetem koicidence fjalesh)

  20. #20
    Perjashtuar Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Jo une e di se ēka do te thot termi Illuminati (lat.) te shendriturit (alb.), dhe eshte e vertet qe termi i tyre nuk ka te beje asgje me veprimet apo ambiciet e tyre.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Hyseni: Kadare kundėr bashkimit tė Shqipėrisė etnike
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  3. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Cfare na kujton viti 1492?
    Nga INDRITI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 18:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •