Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mendime per Byrone 97-tshe..

    tirana observer

    --

    Forum

    3 pyetje 3 pėrgjigje



    1- Prej disa muajsh opozita ka firmosur njė platformė bashkėpunimi. Duke parė lėvizjet e deritanishme tė sė majtės dhe procesin e pėrzgjedhjes sė kandidatėve, sipas jush a kemi tė bėjmė me njė bashkim real tė sė majtės?

    2- Nėse do tė jepnit njė vlerėsim pėr liderėt e sė majtės, Edi Rama, Ilir Meta, Skėnder Gjinushi, Neritan Ceka e Paskal Milo, cilat janė sipas jush anėt pozitive dhe negative tė secilit?

    3- A parashikoni tė ketė pėrplasje mes kandidatėve brenda tė majtėve, tė cilėt deri mė parė shiheshin si kundėrshtarė, por tani u duhet tė pėrzgjedhin mes njėri-tjetrin?

    .........................

    Alfred Peza
    Kryeredaktor i gazetės "Shqip"

    1. E majta po tenton tė bashkohet dhe platforma e bashkėpunimit ėshtė tentativa e parė drejt kėtij destinacioni. Ndėrsa rezultati i zgjedhjeve tė reja lokale, pritet tė jetė lakmuesi qė do tė tregojė rezultatin e parė tė kėtij bashkėpunimi. Duke parė rrethanat politike dhe ambientin demokratik nė tė cilat po operon opozita e sotme, duhet thėnė se ajo ka qenė e dėnuar qė tė dalė e bashkuar nė kėto zgjedhje, nė mėnyrė qė tė mos ketė asnjė rrjedhje votash pėr tė lexuar rezultatin maksimal elektoral qė ėshtė nė gjendje tė prodhojė ky krah i politikės shqiptare. Argumenti i parė qė tė vjen nė mendje pėr kėtė, ėshtė disfata e tė majtės gjatė zgjedhjeve tė 3 korrikut 2005, ku siē ėshtė thėnė rėndom, rikthimi i saj pas 8 vjetėsh nė opozitė, ishte rezultat i gabimit tragjik tė daljes e coptuar nė zgjedhje, pėrballė tė djathtės sė bashkuar rreth Berishės dhe PD-sė. Ku si shkaktari kryesor, u identifikua LSI-ja e Ilir Metės, e cila mori aq shumė vota, saqė bėri qė kandidatėt e PS tė humbisnin tė paktėn nė 10-15 zona. Por, njė argument i tillė ėshtė thjeshtė matematik dhe politika nuk operon gjithnjė me kėtė logjikė, ndaj shkaqet e humbjes sė tė majtės dhe kalimit tė saj nė opozitė janė shumė mė tė thella se kaq. Ajo qė mbetet tė shihet nė kėto zgjedhje, ėshtė nėse Opozita e Bashkuar do tė arrijė tė unifikohet jo vetėm rreth ca qėllimeve pragmatiste tė momentit, qė kanė tė bėjnė me aritmetikėn e votave dhe pėr rrjedhojė me rezultatin qė do prodhojnė ato. Nėse kemi tė bėjmė me njė bashkim real ose jo tė sė majtės, kjo mbetet tė shihet kur tė kemi nė dorė njė projekt dhe njė program politik tė sė Majtės sė Bashkuar dhe njė vullnet pėr zbatimin e tij, tė cilat respektojnė veēoritė dhe ruajnė diversitetin e secilės parti. Pas kėsaj, zgjedhja e modeleve tė funksionimit tė saj dhe rezultatit qė ajo do tė prodhojė, mbetet pėr tu parė nė kushtet e Shqipėrisė, ku nuk ėshtė se ka ndonjė traditė tė shėndoshė nė kėtė fushė.

    2. Tė gjithė kėta krerė tė partive tė spektrit tė majtė parlamentar, nėse unifikojnė veprimet dhe qėndrimet mund tė arrijnė tė plotėsojnė boshllėkun e krijuar nga mungesa e njė lideri historik dhe tė gjithėpranuar nga elektorati i kahut tė tyre. Ndėrsa veē e veē, - kjo nuk ka lidhje me amanetin e Skėnderbeut nė shtratin e vdekjes,- kuptohet qė do ta kenė shumė tė vėshtirė qė tė mundin shpejt Berishėn dhe mazhorancėn e tij. Kjo lidhet jo vetėm me formulėn e bashkėpunimit ndėrmjet tyre, por edhe me karakteristikat dhe profilin politik tė gjithėsecilit. Njė Ramė qė mė shumė se njėri i teorive politike,- tė cilat ka filluar t'i asimilojė shpejt,- ėshtė njė njeri i aksionit tė pėrditshėm, njė Metė pragmatist dhe tepėr kėmbėngulės nė arritjen e ambicieve tė tij, njė Gjinush kalkulues i veprimeve politike si ai, njė Cekė me njė barrė thinja politike mbi supe dhe njė Milo i dėnuar qė tė jetė pjesė e kėtij ansambli pėr tė mbijetuar, ndoshta pėrbėjnė cilėsitė pozitive dhe negative tė gjithėsecilit, pėr tė krijuar njė motor efikas pėr makinėn elektorale tė sė majtės shqiptare. E rėndėsishme ėshtė qė kjo makinė tė ecė, ndėrsa ēėshtja e timonierit, ndoshta ėshtė njė proces qė nuk ka edhe aq shumė rėndėsi pėr fazėn dhe pozicionin nė tė cilėn ndodhet opozita shqiptare sot.

    3. Sigurisht qė kjo formulė qė ka zgjedhur Opozita e Bashkuar pėr pėrzgjedhjen e kandidatėve tė saj, ėshtė problematike pėr t'i lėnė tė gjithė tė kėnaqur, por gjykoj se ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė nxjerrė kandidatėt mė pėrfaqėsues nė komuna, minibashkitė dhe bashkitė e Shqipėrisė. Nėse e majta do tė kishte mė shumė kohė nė dispozicion dhe nėse koha e bashkimit tė partive tė saj do tė ishte mė e gjatė, formula mė ideale,- nė gjykimin tim,- do tė ishte ajo qė aplikohet me sukses nga partitė nė SHBA, ku kandidatėt i nėnshtrohen njė referendumi nga anėtarėt e vet,- nė njė proces transparent, tė ndershėm dhe tė verifikueshėm nė ēdo kohė nga tė gjithė,- pėr pėrzgjedhjen e kandidatit qė do t'i pėrfaqėsojė nė garėn zyrtare elektorale pėrballė kundėrshtarėve politikė. Kjo do tė eleminonte tė gjitha pėrplasjet alla shqiptare dhe do tė mėnjanonte pėrēarjet e panevojshme, tė cilat prodhojnė njė tjetėr kosto negative pėr kėto parti dhe pėr kėtė grupim politik.

    .........................

    Ilva Tare
    Analiste

    1. Afrimi i zgje-dhjeve vendore e ka bėrė edhe vizualisht mė tė qartė bashkimin e sė majtės me daljen e tė pestė liderėve nė tribunat elektorale. Duke filluar qė nga pėrzgjedhja e sloganit "Opozitė e bashkuar, qytetarė tė bashkuar", e majta po tenton ta shesė bashkimin nė tregun politik, si kapitalin e saj mė tė ēmuar. Edi Rama e ka quajtur madje thesar shkėputjen nga ndasitė dhe gabimet e sė shkuarės. Ajo qė mbetet pėr t'u parė dhe qė nė tė vėrtetė nuk ėshtė sqaruar publikisht nė detaje ėshtė se ēfarė mbart ky thesar i ri i mbushur mė pėsime tė sė kaluarės. Si funksionon kjo forcė e re nė raport me ekuilibrat e brendshėm qė shumėkush i quan mjaft tė brishtė? Ēfarė rangimi i kanė bėrė pushtetit tė mundshėm udhėheqėsit e sė majtės mes njėri tjetrit? Si ėshtė ndarė pesha e ēdo aleati nė plaftormėn bashkėpunuese? Kėto pyetje janė krejt tė natyrshme kur mendon se fėmija i porsalindur me emrin "Bashkim" sillet nė jetė nga prindėr qė e kanė urryer keqazi njėri tjetrin. Mjafton tė rikujtojmė fushatėn e 3 Korrikut pėr tė listuar akuzat e tradhtarit madje edhe tė superkorruptuarit qė dilnin nga selitė e PS-sė pėr LSI-nė dhe anasjelltas. Meqenėse forcat e sė majtės nuk bėnė njė analizė tė plotė tė ndarjes, por u detyruan tė pranonin se pėrēarja u rrėmbeu pushtetin, atėherė edhe bashkimi ngjan si njė dėshirė pėr tė rikthyer fitoren. Nuk duhet lėnė jashtė vėmendjes edhe rezultati i sondazhit tė kryer nga kompania amerikane pėr llogari tė Partisė Socialiste. Sipas tij, e majta vetėm e bashkuar i fiton zgjedhjet dhe vetėm me 3.5% avantazh kur jemi ende tė paktėn edhe dy muaj nga votimet. Prandaj pyetja juaj se sa real ėshtė ky bashkėpunim me siguri do tė marrė pėrgjigje pas zgjedhjeve dhe nė varėsi tė rezultatit tė tyre. Por njė gjė mund tė pranohet paraprakisht, se bashkimi pėr pushtet ėshtė ndėr mė tė sinqertėt qė tė majtėt shqiptarė kanė dėshmuar dhe realizuar nė kohėra urrejtjesh dhe dashurie politike.

    2. Mė mirė se unė besoj se njė vlerėsim tė aftėsive duhet ta japin anėtarėt e partive qė kėta liderė drejtojnė. Bilanci i tė mirave dhe dobėsive ėshtė thelbi i zgjedhjes sė njė udhėheqėsi politik. Ata qė votojnė pėr Ramėn, Metėn, Gjinushin, Cekėn dhe Milon duhet tė jenė parimisht edhe ekspertėt mė tė mirė tė njohjes sė personalitetit tė tyre, i reflektuar dhe nė mėnyrėn se si administrojnė pushtetin partiak apo edhe ekzekutiv. Nė kujtesėn e qytetarėve fiksohen si sukseset ashtu edhe dėshtimet. Madje nguliten edhe epitetet qė shpeshherė nė kohėra mėrie kanė lėshuar ndaj njėri tjetrit. Njė gjė bie nė sy me shikim tė parė. Janė tė gjithė emra tė vjetėr(deri diku pėrjashtohet Rama dhe Meta) tė njė bashkėpunimi tė ri.

    3. Kėto pyetjet me parashikime vėrtet tė vėnė nė pozitat e fallxhores, qė Rama e pėrdor shpesh kur nuk dėshiron t'i pėrgjigjet pyetjeve, pėr shembull pėr rikthimin e mundshėm tė Nanos. Politika shqiptare i ka mėsuar qytetarėt me marrėveshje nga mė tė pabesueshmet nė momente tė caktuara. Nė rast kurorėzimi me fitore tė zgjedhjeve lokale udhėheqėsi i PS-sė ka deklaruar se e majta do ta lexojė si njė mesazh pėr zgjedhje tė parakohshme. Nėse kjo ndodh, duhet pritur pėr tė parė se cilin mes tė pestėve do pranojnė si kryeministėr tė ardhshėm. Rasti pėr ta vėnė nė provė buzėqeshjen elektorale tė liderėve tė sė majtės ėshtė edhe zgjedhja e Presidentit tė ri. Nė atė kohė edhe presioni pėr fenomenin "Dushk" nė parlament do tė shtohet dhe aleatė tė socialistėve mund tė kėrkojnė shpagim me kandidaturėn e kreut tė ri tė shtetit.
    Kur tė marrin pėrgjigje kėto dilema do tė zbulohet saktėsisht nėse bashkimi mes tė majtėve ishte njė lėvizje e dėshiruar apo thjesht e sforcuar.

    .........................

    Mimoza Dervishi
    Analiste

    1. Bashkimi sigurisht qė ėshtė real, sepse ėshtė jo vetėm fizik, ku kryetarėt e partive tė majta dalin bashkė kudo pothuajse, por edhe pėrsa i pėrket platformės dhe ideve. Opozita ėshtė nė njė zė, nė parlament dhe jashtė tij, krahasuar me ēfarė ndodhi para pak muajsh, ku ndonjė parti grushtbashkuar rreth Ramės tani, ka votuar edhe pėr Berishėn. Finalizimi i kėtij bashkimi janė kandidatėt e pėrbashkėt qė kanė filluar tė zgjidhen. Ndoshta ju pėrmes kėsaj pyetje, keni dashur tė pyesni, sa do zgjasė ky bashkim. Sigurisht edhe ca, ose mė saktė deri sa opozita tė jetė opozitė. Nė momentin qė do kemi rokadė pushtetesh, situata mund tė keqėsohet nė spektrin e majtė edhe mė shumė se ē'ishte para dhe pas 3 Korrikut. Pas zgjedhjeve tė fundit, e majta po ndante fajin, ndėrsa pas zgjedhjeve qė do sjellin opozitėn nė pushtet, kurdo qė tė arrihet kjo, e majta do ndajė poste, filluar me atė tė kryeministrit, qė "fatkeqėsisht" ėshtė vetėm njė.

    2. Fjala lider ėshtė shumė e madhe pėr t'i shkuar pėrshtat disa nga emrave qė ju pėrmendni. Po meqė nė Shqipėri, ēdo kryetar partie quhet lider, po e pranojmė kėtė marrėveshje fjale. Edi Rama, qė ėshtė dhe kryetari i partisė mėmė nė kėtė rast, ka dhe rolin mė tė madh nė kėtė bashkim dhe kjo ėshtė merita e parė e tij nė krye tė PS-sė. Arriti tė bashkojė dhe tejkalojė gjithė problemet e momentit qė ka opozita sot dhe kėtė punė po e bėn mė mirė se Berisha. Por kini parasysh, qė Berisha ka tortėn e shijshme tė pushtetit nė dorė, qė e lakmojnė tė gjithė. Do duhet ende kohė qė Rama tė gjykohet si lider i socialistėve apo i sė majtės nė tėrėsi dhe ėshtė ende shpejt ta konturosh atė. Prova e parė politike janė zgjedhjet vendore, shumė tė rėndėsishme pėr opozitėn dhe gjithė vendin, por dhe personalisht tejet tė rėndėsishme pėr Ramėn. Njė element pozitiv qė mė pėlqen ta veēoj, ėshtė futja me shumicė e grave nė strukturat e partisė dhe kandidimin e ardhshėm, ku pėrqindja do jetė mė lartė se nė krahun tjetėr, por edhe nė raport me ē'ka qenė deri tani nė politikėn shqiptare. Sikur t'ia arrijė kėsaj ashtu sikur ka parashikuar, ėshtė njė nga ato progrese pėr t'u mbajtur mend dhe qė shėnohet nė historinė e njė politikani, ėshtė njė derė qė hapet pėr njė pjesė shumė tė rėndėsishme tė shoqėrisė shqiptare sot. Ka kritika se Rama e drejton partinė si bashkinė. Unė mendoj se pa hyrė nė detaje teknike, po ta shohim Bashkinė e Tiranės ashtu siē ėshtė, njė institucion qė i ndryshoi jetėn kryeqytetit, mė shumė nė krahun pozitiv, nuk do ishte keq tė kishim ca rezultate pozitive edhe nė PS, nė pėrshtatje me profilin qė ka njė parti politike.
    Pėrsa i pėrket kryetarėve tė katėr partive tė tjera, nuk mendoj se ka nevojė pėr vlerėsime tė gjata, negative apo pozitive. Nė momentet kur disa prej tyre kanė qenė protagonistė, si kryetarė parlamenti apo kryeministra, i kanė marrė lėvdatat dhe kritikat sipas kohės dhe mėnyrės si kanė vepruar. Nė kėtė moment, bazuar nė pėrqindjet qė kanė nė parlament dhe elektoratit qė pėrfaqėsojnė, mendoj se duhet tė mjaftohem duke thėnė, qė kanė dhe ata peshėn e tyre nė politikėn e majtė. Nuk jam hiē dakord me fryrjet qė i bėhen njėrit apo tjetrit, sepse nė ēdo kohė, pesha dhe rėndėsia e ēdo politikani apo lideri matet vetėm me elektorat.

    3. Pėrplasje do kishte dhe po tė ishin vetėm kandidatėt e PS-sė pėr t'u zgjedhur mes njėri-tjetrit, sepse nė fund tė fundit, kjo ėshtė demokracia. Pėrsa i pėrket faktit qė janė parė si kundėrshtarė pak kohė mė parė, vlen tė specifikohet se kėtu ėshtė fjala mė shumė pėr PS-nė dhe LSI-nė. Dhe duke qėndruar kėtu, ata nuk kanė qenė kundėrshtarė tė pėrjetshėm, nė ideologji, teori dhe praktikė. Deri para dy vjetėsh ishin pjesėtarė tė sė njėjtės parti dhe historia e pėrbashkėt ėshtė mė e madhe se ajo kur u ndanė. Sigurisht kur u bėnė "armiq" sidomos pas 3 Korrikut, nuk lanė gjė pa thėnė pėr njėri- tjetrin, bile e zbrazėn thesin dhe pėr gazetarėt dhe unė e kam pėsuar e para nga kjo. Edhe mund ta kaloja pa e pėrmendur, por mė duhet tė bėj njė krahasim. Nėse ne gazetarėt kemi opinionet tona, tė papaguara, tė drejtpėrdrejta, sidomos kemi besnikėrinė ndaj mendimit tonė, qė ėshtė ēėshtje personaliteti, kėtė mos e prisni tė ndodhė nė politikė. Kėshtu qė nuk ėshtė fare ēudi qė pasi i nxorėn bojėn njėri- tjetrit, tani janė pėrqafuar grushtbashkuar. Kjo ėshtė politika, jo vetėm nė Shqipėri, por kudo. Tani ata kanė njė kundėrshtar tė pėrbashkėt, mė saktė, e kuptuan kė kanė kundėrshtar. Mos harroni se sapo janė bėrė zgjedhjet pėr Kongresin nė Amerikė dhe fushata zgjedhore ishte e mbushur me spote tejet negative. Por pas saj, gjithēka u mbyll aty. Dhe kjo tregon nivelin e lartė tė civilizimit dhe demokracisė.
    E mira ėshtė, qė ajo qė tha Rama, pėr kodin e etikės, tė zbatohet pėrtej zgjedhjeve vendore, gjė tė cilėn e shoh me mosbesim. Po tani pėr tani opozita s'ka asgjė pėr tu shqetėsuar dhe besoj se kandidatėt do zgjidhen pa sherre qė do shkaktonin drama mes partive. Gjėrat duken nėn kontroll. Megjithėse politikės shqiptare asnjėherė nuk i dihet, ėshtė politika e surprizave dhe garanci tė plota asnjėherė nuk ka.

    .........................

    Mimoza Picari
    Analiste

    1. Humbja e 3 Korrikut 2005, ishte dėshmia mė e mirė qė e majta shqiptare pėsoi nga pėrēarja. Megjithėse me 100 mijė vota mė shumė, se e djathta ajo u rendit nė opozitė pas 8 viteve tė qėndrimit nė pushtet. Pėrveē humbjes sė zgjedhjeve e majta kishte humbur besimin nė radhėt e saj. Kryetari 15 vjeēar i PS-sė, Fatos Nano, largohet nga drejtimi i partisė, dhe socialistėt, tė mbartur me sherrnaja tė vjetra 10 vjeēare, duhet mė parė tė ringrinin besimin mes njėri-tjetrit dhe tė menaxhonin humbjen. Kjo ishte njė ndėr arsyet kryesore qė bashkimi i sė majtės vonoi plot 9 muaj pėr tė mbėrritur deri nė marrėveshjen e dytė tė bashkėpunimit mes formacioneve tė majta, mė 24 Maj, marrėveshje sė cilės LSI-ja, e cila trashėgon njė tė kaluar tė hidhur me PS-nė, prej sė cilės u shkėput mė 12 shtator 2004, iu bashkua e fundit. Janė vetėm 5 muaj bashkėpunim opozitar, shumė pak pėr tė krijuar besim se e majta nuk vuan ende nga pėrēarjet. Por ka gjasa qė ky bashkėpunim ėshtė kuptuar si nevojshėm, dhe i domosdoshėm nga 5 formacionet e majta. Kandidatėt e pėrbashkėt, duket se kanė fshehur meritė e vjetra, por vetėm kaq. Ato nuk janė zhdukur.

    2. Tė them tė drejtėn kur mendoj qė Shqipėria prej 16 vitesh ende nuk ka lėnė pas tranzicionin, e kam tė vėshtirė tė gjej anė pozitive, si pėr liderėt e majtė ashtu dhe pėr tė djathtėt. Nė fund tė fundit, nėse janė burra tė mirė janė pėr tė qeverisur apo jo. Rezultati pas 16 vitesh, ėshtė ende i trishtė. Dhe meqė ne nuk jetojmė aq gjatė sa shqiponja, nuk jam e prirur tė gjej anė pozitive.

    3. Pa pikėn e dyshimit qė do ketė pėrplasje. Ajo pėr tė cilėn nuk jam e sigurt, ėshtė nėse kėto pėrplasje, do tė shfaqen apo jo hapur. Tė mos harrojmė se njė nga kushtet e LSI-sė, kur paraqiti platformėn e bashkėpunimit opozitar, ishte qė ajo tė shoqėrohej edhe me hartėn e ndarjes sė zonave zgjedhore pėr ēdo parti opozitare. Nuk besoj qė kjo ambicie e LSI-sė, tė jetė shuar, thjesht ka ndryshuar formė. Por kur je nė opozitė, gjuha pėr t'u bashkuar ėshtė mė e thjeshtė se sa kur je nė pushtet. Nė opozitė, duhet tė bashkohesh pėr tė fituar pushtetin, pasi nėse nuk e fiton nuk ke se ēfarė ndan. Por edhe kėto zgjedhje do tė provojnė nėse e majta nė opozitė, ka forca pėr tė mbytur sjelljet e vjetra, sikur ishte nė pushtet.

    .........................

    Eduard Zaloshnja
    Analist

    1. Qėndrueshmėria e njė koalicioni politik varet nga faktori themelor qė e mban atė bashkė. Fillimisht, nė tentativat pėr krijimin e koalicionit tė majtė, dukej qartė se secila palė synonte kapjen e njė pozicioni tė tillė nė koalicion, i cili do krijonte mundėsinė pėr tė marrė njė copė sa mė tė madhe nga torta e pushtetit, kur ai tė fitohej. Ndėrsa pasi Berisha filloi tė shfaqte hapur tendencat e tij autoritariste, nevoja pėr tė qenė tė bashkuar kundėr tij u bė zamku qė ngjiti bashkė pjesėt e ndara tė sė majtės. Dhe pėr aq kohė sa Berisha tė jetė nė krye tė mazhorancės, mendja ta do se e majta do jetė mė se e bashkuar.

    2. Edi Rama e filloi karrierėn e tij si udhėheqės i partisė mė tė madhe opozitare duke premtuar njė bėrje opozite ndryshe. Dhe njė ndėr gjestet e para publike tė tij pėr tė demonstruar kėtė pėrqasje tė re ishte pėrkrahja qė ai i dha vendimit tė qeverisė pėr prishjen e tė gjitha ndėrtesave pa leje nė oborret e shkollave. Por fakti qė dorėheqja e Nanos nga posti i kryetarit tė PS-sė ishte thjesht njė tėrheqje taktike e momentit, e bėri Ramėn qė t'i rikthehej mėnyrės tradicionale sė tė bėrit opozitė nė Shqipėri. Ai, duke kapur njė pozicion shumė tė ashpėr anti-Berishė, arriti tė fitojė zemrėn e militantėve socialistė. Ndėrsa politikani i vėrtetė, Rama, mund tė zbulohet nė sy tė publikut vetėm kur Berisha tė mos jetė mė udhėheqėsi i mazhorancės (nė qoftė se kjo gjė do ndodhė ndonjėherė!)
    Ilir Meta, edhe pse nuk e ka karizmėn e Ramės, ėshtė njė udhėheqės qė e ka potencialin tė qeverisė vendin nė qoftė se konjukturat do t'ia lejonin njė gjė tė tillė. Sidoqoftė, nė qoftė se do vėrė si objektiv tė arrijė kėtė post, nė rastin mė tė parė qė t'i jepet, ai mund tė humbė shanset tė qeverisė vendin pėr njė kohė tė gjatė.
    Skėnder Gjinushi dhe Neritan Ceka janė dy udhėheqės relativisht periferikė nė koalicionin e majtė, por eksperienca e tyre e gjatė nė politikė i shėrben atij. Ndėrsa Paskal Milo mund tė jetė "Kali i Trojės" nė koalicion. Kredencialet e tij do tė vėrtetohen realisht kur tė vijė koha e votimit nė Kuvend pėr Presidentin e Republikės.

    3. Mundėsia e pėrplasjes ėshtė mė e madhe midis kandidatėve tė PS-sė dhe LSI-sė. Por, sidoqoftė, ndėrgjegjėsimi i udhėheqėsve tė kėtyre dy partive pėr nevojėn e bashkimit kundėr armikut tė pėrbashkėt, Berisha, duket se do tė jetė njė antidot efektiv pėr eliminimin e helmeve qė mund tė shfaqen nė konkurrencėn mes kandidatėve respektivė. Nė qoftė se ndonjė pėrplasje e pariparueshme do ndodhė, gjasat janė qė ajo do tė jetė periferike.

    .........................

    Edlira Gjoni
    Analiste

    1. A kemi tė bėjmė me njė bashkim real tė sė majtės? Nė retrospektivė, e njėjta fije dyshimi mund tė mbulonte edhe koalicionin e sė djathtės para zgjedhjeve tė 3 Korrikut. Nuk ėshtė e sigurt se sa real mund tė quhet miksimi i disa partive qė interes tė vetėm kanė ardhjen nė pushtet. Sidoqoftė, ėshtė jo vetėm mėnyra qė sjell probabilitet tė madh suksesi nė zgjedhje, por ėshtė praktikisht e VETMJA mundėsi pėr tė lėkundur mendjet e dyzuara tė votuesve.
    Asgjė nuk ėshtė mė e sigurt pėr asnjėrėn nga dy partitė e mėdha, nėse nuk hedhin vėshtrimin edhe nga tė panumėrtat dhe tė paqėndrueshmet forca tė vogla. Votuesit janė lodhur duke pritur, janė zhgėnjyer nė mėnyrė konstante, dhe vazhdojnė tė shpresojnė po nė tė njėjtėn masė. E reja e vetme qė mund tė pėrdorė e majta ėshtė ribashkimi atėherė kur duket i pamundur. Pėr meritė, nevojė apo domosdoshmėri pa shije, opozita kėtė e ka bėrė. Mesazhi qė pėrcjellin liderėt e saj kur dalin bashkė, flasin bashkė, pohojnė, mbėshtesin dhe kanė vėnė emėrues tė pėrbashkėt nėn interesat e tyre, tregon se ky bashkim ėshtė jo vetėm real, por edhe kyē pėr tė hapur portat qė u drynosėn nga vetė ata kur ishin katėrcipėrisht tė shpėrndarė. Me kėtė risi tolerance dhe mendje tė hapur, opozita e ka shndėrruar nė shumė interesante kėtė fazė parazgjedhore nė vend. Meritė qė sigurisht pret t'i shijojė edhe fryte kur zgjedhjet tė mbarojnė.

    2. Edi Rama diti shkėlqyeshėm tė pėrshtatė gjigandizmin fizik me atė mendor. Edhe vizioni i shkoi po aq larg sa hapi teksa vendosi tė bashkonte nėn tė njėjtėn ēati ata qė rrinin poshtė strehave tė jashtme tė saj. Sensi i humorit dhe ironisė efikase, qė duket sikur i pati mbetur skutave pėr disa muaj, i ėshtė rikthyer po aq fuqishėm sa atėherė kur guxonte me gojėn dhe mendjen plot tė rrėzonte mitin e Nanos.
    Rama ėshtė personi i duhur nė vendin e duhur. Edhe ata qė nuk e duan, duan qė ai tė jetė aty. Ka grintė; nuk rresht nė idetė e tij kreative edhe nė politikė; i paparashikueshėm edhe pas vitesh tė tėra aty; ambicioz dhe pėrkushtues si rrallėkush, tėrėsisht indiferent ndaj skepticizmave; rezultativ, rezultativ, rezultativ.
    Anėt negative ndoshta do t'i quaja mė mirė "nevojė pėr pėrmirėsim". Lideri unik i sė majtės sė sotme ka nevojė tė rishohė marrėdhėniet e tij me median dhe pėrdorimin e energjisė sė tij nė pėrmirėsimin e mėtejshėm tė imazhit tė sė majtės. E bėn me shumė efektivitet dhe nuk ka nevojė pėr lėkundje.
    Meta ka vendin dhe mėnyrėn e vet tė bėrjes sė politikės. Shpėrndan njė imazh tė qetė (kur nuk i shkrepet tė bėjė kapėrcim pengesash nė sallėn e Kuvendit); ka qėndrueshmėri, arritje, sukses, principe dhe ide tė qarta se ku synon tė arrijė.
    Ėshtė gur qė rėndon vėrtet shumė nė qoshen e majtė dhe duket se do tė vazhdojė tė jetė kėshtu edhe pėr shumė kohė. Ka reputacion nė opinionin ndėrkombėtar dhe ē'ėshtė mė e rėndėsishmja, ka pas vetes njė armatė tė tėrė zgjedhėsish tė pėrzgjedhur. Mban me mjaft kompetencė dhe menaxhon shkėlqyeshėm peshėn e konsiderueshme tė alternativės sė majtė. Partia Socialiste ėshtė shumė e ndėrgjegjshme pėr kėtė fakt, dhe mė shumė i intereson tė mos humbasė mbėshtetjen e Metės dhe elektoratit tė tij vendimtar, sesa tė synojė rrėzimin e Berishės. Ilir Meta ėshtė ende i ri dhe sė bashku me Ramėn, kanė avantazhin e tė qenit mė tė pranueshėm, mė tė votueshėm dhe tė kėrkuar thjesht edhe pėr kėtė fakt.
    E kundėrta ėshtė me zotin Gjinushi, qė si nė moshė, ashtu edhe nė ide, imazh, efektshmėri dhe ofrim politik, ėshtė tėrėsisht i konsumuar.
    Zoti Ceka mund tė shfrytėzonte mė mirė anėt e tij pozitive dhe akademike pėr tė prezantuar imazhin qė e ka rėnduar disi sė fundmi me kritika edhe aty ku nuk ka vend pėr to. Kurse historiani Milo ka pasur momente mė tė mira dhe te suksesshme politike se ato ku e ka futur veten sė fundmi. Ndoshta duhet tė ri-flasė me veten dhe t'i japė njė ndihmė mė tė madhe koalicionit tė majtė, sepse mbėshtetjen dhe backgroundin e ka nė favor tė tij

    3. Pėrplasje midis kandidatėve brenda tė majtės sigurisht qė do tė ketė; por, ato do tė shfaqen dhe bėhen publike me zhurmė mbytėse vetėm pasi tė mbarojnė zgjedhjet. Deri sa tė merret vesh si do shkojnė ato, liderėt gjithė eksperiencė tė opozitės do ta mbajnė derėn tė mbyllur fort ndaj vėrshimit jashtė tė problemeve tė brendshme. Ėshtė njė strategji e pritshme, e aplikuar dhe e suksesshme. Tek e fundit, me apo pa dėshirė, ky bashkim ėshtė bėrė qė tė rikthehet ajo qė iku, dhe jo tė shtyhet akoma mė tej drejt tė paarritshmes. Pėrplasjet mė tė mėdha ndoshta do tė jenė pėr postet pas zgjedhjeve. Tė gjitha partitė e majta duket se kanė shumė ambicie. A ėshtė apo jo e justifikuar kjo ambicie dhe pritshmėria e tyre pėr copa tė mėdha torte? Pėr momentin duket sikur PS-ja i ka pranuar nė njė farė mėnyre disa nga kushtet e tyre. Por, sigurisht qė edhe ajo nga ana e vet ka treguar kufijtė e saj, brenda tė cilėve, ambicioz, mik apo synues, nuk mund ta kapėrcejnė dot pragun. Kjo filozofi besoj se do tė aplikohet nė kandidaturat kryesore. Pėr tė tjerat, tė gjithė mund tė rrinė tė qetė, shpresėplotė dhe tė lumtur pa asnjė merak.

    .........................

    Plator Nesturi
    Analist

    1. Turi i pėrbashkėt i liderėve tė opozitės nė qytete tė ndryshme tė vendit nė prag tė fushatės elektorale tė zgjedhjeve vendore, ėshtė njė shprehje se bashkėpunimi ndėrmjet forcave tė majta ėshtė funksional. Njėkohėsisht prezantimi bashkėrisht i kėtij koalicioni pentaparti, tregon se opozita e ka kuptuar se fitorja e zgjedhjeve tė afėrme ndaj mazhorancės sė djathtė, mund tė arrihet vetėm nėpėrmjet bashkimit tė forcave dhe bashkėrendimit tė iniciativave opozitare. Por gjykoj se do tė jenė vetė zgjedhjet ato qė do tė dėshmojnė sesa real ėshtė ky bashkėpunim, nėse janė hedhur tej hijet e dyshimit dhe nėse ėshtė konsoliduar besimi reciprok.
    Nė sondazhin e kryer ditė mė parė nga selia rozė, rezultonte se koalicioni i djathtė nė pushtet ishte mė kompakt krahasuar me tė majtėn. Ky konkluzion, i cili nuk ėshtė kundėrshtuar nga liderėt opozitės, dėshmon se nė aleancėn e sė majtės ka ende shumė pėr tė ndrequr dhe forcuar. Vetė turi i pėrbashkėt elektoral i tė pestė kryetarėve shpreh dhe reflektimin pėr t'u dalė pėrballė problemeve si dhe tė japin imazhin e bashkimit tė opozitės, duke dhėnė mesazh optimizmi e pėr tė qetėsuar elektoratin e majtė. Por nėse rezultati i zgjedhjeve lokale do tė jetė prova e zjarrit pėr koalicionin e majtė, duhet thėnė se shumėēka do tė parashihet nga mėnyra e pėrzgjedhjes sė kandidatėve tė pėrbashkėt. Ky proces gjykoj se do tė jetė mė i vėshtirė sesa vetė fushata apo dita e votimeve. Deri tani, liderė tė sė majtės, veēanėrisht Rama, ėshtė treguar tepėr i ashpėr me tė pakėnaqurit brenda familjes, tė cilėt rrezikojnė tė dalin si kandidatė tė pavarur nėse nuk marrin viston nga partia pėr kandidim. Kryetari i PS-sė ka kėrcėnuar deri nė pėrjashtim pėr tė gjithė ata qė nuk i binden vendimeve tė selisė rozė, por tė mos harrohet qė kjo ėshtė njė pjesė e ēėshtjes. Pasi bėhet fjalė pėr kandidatura tė ndryshme e pėr njė post tė vetėm brenda anėtarėsisė socialiste, pa llogaritur dėshirat dhe orekset e aleatėve. Ndarja e zonave midis forcave tė tjera tė sė majtės, pėrzgjedhja e kandidatėve tė pėrbashkėt dhe mėnyra si do kryhet, ėshtė pjesa e dytė e rėndėsishme pėr t'u zgjidhur dhe ndoshta mė e vėshtira.

    2. Mendoj se nuk ėshtė korrekte qė tė jepen vlerėsime tė veēanta pėr liderė tė caktuar tė forcave tė majta, pėr mė tepėr qė kėto parti nuk po hyjnė tė vetme nė zgjedhje, nė mėnyrė qė tė komentosh qėndrimet apo lėvizjet politike. Opozita po hyn e bashkuar nė betejėn e fushatės zgjedhore, ka njė qėndrim tė pėrbashkėt, qėndrimet dhe iniciativat e saj merren pas njė vendimi kolegjial dhe ku gjithsecilit i duhet tė luajė pjesėn e tij nė punėn nė grup qė kanė ndėrmarrė. Kuptohet qė pesha e secilit aleat nuk ėshtė e njėjtė me tė tjerėt, qė ndikimi dhe mbėshtetja nė elektorat ėshtė e ndryshme, por ėshtė pranuar se secila parti e sė majtės, sado e madhe dhe e fuqishme, nuk mund t'i fitojė e vetme zgjedhjet. Ndaj dhe gjykimi pėr anėt pozitive apo negative tė lėvizjeve tė deritanishme tė opozitės si dhe vlerėsimi pėr liderėt e saj duhet tė jepet nė grup. Nė kėtė kuadėr mund tė theksohet si vlerė pozitive pėrpjekja e deritanishme e krerėve pėr tė dalė mbi interesat e veēanta partiake nė mėnyrė qė t'i hapin rrugė besimit reciprok dhe tė forcojnė koalicionin e sė majtės.

    3. Zakonisht kur pėrmendet se ka pasur pėrplasje midis kandidatėve tė majtė, nėnkuptohet pėrballja e fushatės sė kaluar midis LSI-sė dhe PS-sė. Por nė kėtė rast kemi tė bėjmė me zgjedhjet vendore dhe duhet kujtuar se nė asnjė rast tė majtėt nuk kanė pasur njė aleancė tė tillė parazgjedhore pėr t'u shfaqur me kandidatė tė pėrbashkėt. Edhe kur LSI nuk ekzistonte ende, forcat e majta edhe pse ishin nė koalicion qeverisės, kanė dalė tė vetme nė zgjedhjet lokale dhe me kandidatė tė veēantė. Padyshim ka pasur dhe bashkėpunim elektoral pėr zona tė caktuara, por kryesisht ky lloj pazari nuk ka vajtur mė tej sesa pėr numrin e kėshilltarėve tė zgjedhur nė mėnyrė qė tė arrihet shumica nė kėshillat e bashkive apo tė komunave. Madje duhet thėnė se ka pasur njė xhelozi kur bėhej fjalė pėr kandidaturat e forta tė aleatėve tė vegjėl pėr kryetarė bashkie apo komunash. Kujtojmė se nė zgjedhjet e kaluara lokale, ishte pikėrisht ky rivalitet i brendshėm qė ndikoi nė humbjen e disa qyteteve e komunave qė trajtoheshin si bastion i tė majtėve. Tashmė nė realitetin e pėrfaqėsimit me kandidatė tė pėrbashkėt, gjykohet se e majta do t'i administrojė mė mirė votat nė favor tė saj, duke shmangur firot qė ndodhnin kur secila kishte kandidatėt e saj. Problemi mė i mprehtė mbetet mėnyra e pėrzgjedhjes, sidomos kur bėhet fjalė pėr zonat tė cilat do tė lihen nė dispozicion tė aleatėve. A do tė kenė mbėshtetje totale kėta kandidatė tė pėrbashkėt nga strukturat e tė gjitha partive tė koalicionit apo do tė sabotohen nė heshtje, kjo mbetet pėr t'u parė gjatė zgjedhjeve. Por duhet thėnė edhe se me mėnyrėn e paraqitjes me kandidatė tė pėrbashkėt, nuk do tė arrihet tė shihet forca reale e gjithsecilit nė elektorat.

    .........................

    Edi Lesi
    Drejtor i gazetės "Standard"

    1. Mė duket se kemi tė bėjmė me njė marrėveshje tė qėndrueshme deri diku. Megjithatė nuk besoj se muaji i mjaltit qė po kalojnė krerėt nė Tiranė, do tė jetė njėsoj i lumtur nė bazė. Dihet se nė zgjedhje, sidomos nė zgjedhje lokale, ku ka shumė kandidate dhe shumė vetė pėr t'u zgjedhur, ka edhe njė konkurrence tė fortė, jo vetėm nė njė koalicion, por edhe vetė brenda njė partie. Kėshtu qė besoj se do tė ketė aty kėtu krisje, qė mund tė zmadhohen rrugės, dhe qė nė fund mund tė shėrbejnė si njė rast i mirė qė lidershipi nė Tiranė tė ndajė njė herė e mirė punėt...

    2. Ėshte njė pyetje qė kėrkon kohė pėr t'u pėrgjigjur. Mendoj se njė nga cilėsitė qė ata kanė, ėshtė pėrvoja nė politikė. Tė gjithė janė tė pranishėm prej 15 vjetėsh nė skenė. Nga ana tjetėr, kjo mund tė jetė edhe pika e tyre e dobėt. Pasiqė disa prej tyre janė tejet tė konsumuar, dhe megjithėqė shumė tė pranishėm nė publik, ata janė pak prezentė me ide, apo alternativa tėrheqėse..

    3. Mendoj, se, siē e thashė nė pyetjen e parė, do tė ketė pėrplasje. Ambiciet e partive tė majta nuk janė tė njėjta. Nė varėsi tė kėsaj, do tė ketė edhe njė kurs tė ndryshėm tė ecjes nė zgjedhje. Kam pėrshtypjen se LSI-ja natyrshėm do tė kėrkojė mė shumė se sa aleatėt e tjerė tė PS-sė. Gjė qė shėrben gjithnjė pėr tė ngacmuar, ose xhelozuar fjala vjen Gjinushin, apo tė tjerėt. Kėshtu qė premisat janė tė plota.

    .........................

    Lutfi Dervishi
    Analist

    1. Jemi nė fazėn finale tė testimit tė kėtij rezultati. Bashkim real nė kuptimin praktik do tė thotė qė tė gjithė aktorėt e sė majtės tė dalin tė kėnaqur me kandidaturat. Kjo ėshtė dhe faza formale e "bashkimit real" tė sė majtės. Ende nuk kemi mbėrritur nė fazėn kritike, kur pėrzgjedhja pėrfundimtare do tė bėhet nga tryeza e koalicionit. Deri mė tani mund tė thuhet se e majta, e cila doli e traumatizuar nga zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005, ka shpenzuar shumė kohė dhe energji pėr t'u bashkuar. Bashkimi dhe formalizimi i bashkėpunimit ka marrė shumė kohė nė kurriz tė shpalljes sė alternativės sė partisė mė tė madhe tė opozitės apo edhe partive tė tjera tė sė majtės. Partia mė e madhe e opozitės ėshtė ndeshur me sfidėn e dyfishtė tė bashkimit. Nė njė anė kryetari i saj ėshtė para dilemės me Nanon brenda PS-sė.(Ēfarė do tė bėhet me tė? Ende nuk ka garanci se nė ē'ujėra do tė notojė nėndetėsja Nano!). Nė anėn tjetėr nuk ėshtė fortė e lehtė tė mbash tė bashkuar liderėt ambiciozė tė partive aleate. Duket se kjo aleancė e farkėtuar me shumė mundim ka synuar tė fusė brenda Metėn, tė mbajė jashtė Nanon dhe tė ulė pak Gjinushin.

    2. Nota vendoset nė varėsi tė rezultateve qė kanė arritur ose objektivave qė i kanė vėnė vetes secili prej tyre. Tė gjithė kryetarėt e partive pėr tė cilėt ju pyesni janė aktorė qė e kanė ushtruar pushtetin nė majat mė tė larta dhe po ashtu janė dalluar nė tė bėrin opozitė tė fortė. Pėr mendimin tim mjafton tė pėrmendėsh njė cilėsi mė tė spikatur qė kanė treguar kėta politikanė pėr tė sintetizuar edhe anėt pozitive edhe negative. Z. Rama (me kandidimin e mundshėm edhe pėr bashkinė e Tiranės) po i hyn lojės "o tė gjitha, o asgjė". Ambicia e tij i pėrmban edhe anėt pozitive dhe negative. Z. Meta e kaloi me sukses testin e zgjedhjeve tė para (megjithėse votat e partisė sė tij u gjymtuan). Pragmatizmi mbetet ēelėsi me tė cilėn Meta hap edhe ato dyer qė nuk kanė brava. Mbėshtetėsit dhe pėrkrahėsit e z. Meta, pragmatizmin e vlerėsojnė si anėn pozitive, kundėrshtarėt si anėn mė negative. Z. Gjinushi, dallohet prej (s'mbahet mend qė kur) si njeri qė i bėn mirė hesapet, madje nė disa raste dhe pa hanxhiun! Pėr z. Ceka duhet bėrė njė saktėsim. Nė asnjė rast ai nuk ka thėnė se drejton njė parti tė majtė. Anė pozitive dhe negative pėr z. Ceka mund tė llogaritet "paparashikueshmėria". Kohėt e fundit z. Milo provoi se pika e tij mė e fortė "tė qenit historian", mund tė kthehet dhe nė pikėn mė tė dobėt.

    3. Nuk besoj se do tė ketė pėrplasje nė nivelin nė tė cilin ngrihet pyetja. Mund tė ketė raste kur socialistė tė pakėnaqur apo anėtarė tė LSI-sė nė shenjė proteste ndaj vendimeve nga lart, mund tė kandidojnė mė vete, nė zona qė ata i konsiderojnė tė sigurta. Kjo ka mė shumė gjasa tė ndodhė nė komuna dhe shumė mė pak nė bashki. Konsensusi pėr kandidaturat ėshtė i lehtė nė krye, por shumė mė i vėshtirė nė bazė atje ku pėrplasen interesat.

    .........................

    Skender Minxhozi
    Analist

    1. Koalicionet politike kanė zakonisht njė test ku provojnė soliditetin, transparencėn e brendshme dhe sinqeritetin e aleatėve tė veēantė nė raport me vetė projektin politik. Ky test janė zgjedhjet, tė pėrgjithshme apo administrative. Mendoj se pėr tė vlerėsuar realisht se sa i qėndrueshėm e afatgjatė ėshtė koalicioni aktual i opozitės do tė duhet pritur edhe disa kohė. Sidomos kur ky bashkim vjen pas njė stine traumatike pėrplasjesh, akuzash e bėrrylash mes tė gjithė atyre drejtuesish politikė qė sot buzėqeshin krah pėr krah nė tė njėjtėn vitrinė. Procesi i pėrzgjedhjes sė kandidatėve mund tė na thotė megjithatė diēka dhe kėtu besoj se do tė duket se sa rezistent do tė jetė paneli opozitar ndaj interesave vetjake tė secilės prej partive pjesėmarrėse. Ndarja e disa bashkive tė rėndėsishme (por jo Tiranės), besoj se do tė tregojė se sa realisht ėshtė respektuar ndarja e punėve mes aleatėve dhe se sa janė evituar tendencat konfliktuale tė gjeneruara kryesisht nga baza e partive.

    2. Besoj se kjo listė opozitare ka shanse qė tė afirmohet nė zgjedhje, nėse do tė dijė tė krijojė njė ambient tė shėndetshėm bashkėpunimi e jo hilesh apo llogarish vetjake pas shpinės sė tjetrit. Nuk jam i sigurt se sa kjo do tė jetė e mundur, duke parė problemet jo tė vogla qė opozita ka pasur gjatė vitit tė fundit. Sa pėr vlerat personale tė secilit prej liderėve tė majtė, besoj se ato kompensojnė njėra-tjetrėn, duke bėrė qė secili prej aktorėve qendrorė tė opozitės sė sotme tė sjellė diēka nė garėn elektorale me krahun tjetėr.

    3. Siē e thashė edhe mė lartė, ky ėshtė njė test pjekurie politike qė do tė provojė se sa e gatshme ėshtė opozita e sotme pėr tė ardhur nė pushtet. Deri tani kemi vėrejtur se klima qė e majta tė rimarrė pushtetin e humbur para njė viti, nuk ka qenė krijuar. Ėshtė ende herėt, ashtu siē e nėnvizon edhe pyetja, qė partitė e opozitės tė mėnjanojnė problemet dhe tė kapen fort pas vlerave tė pėrbashkėta. Do tė duhej njė shkop magjik pėr kėtė, tė cilin nuk e disponojnė as Rama, as meta apo Gjinushi. Megjithatė, zgjedhjet lokale janė njė dimension i ndryshėm tė votuari nga ato politike. Duke qenė se pakėnaqėsitė e para ndaj qeverisjes sė zotit Berisha kanė disa kohė qė kanė filluar tė shfaqen, mendoj se ėshtė mė e lehtė pėr opozitėn tė shfrytėzojė shtrirjen e mirė territoriale qė ka pasur tradicionalisht, pėr tė mbledhur maksimumin e konsensusit politik nga zgjedhėsit

    .................................................. .................................



    ...

    edhe analistet qenkan nga taborri 97-tsh..
    hajde shtyp hajde..

    pyetet zaloshnja per edvinin e meten.. po dihet cdo thote qe pa e pyetur.. apo dervish mimoza..
    jo po pyesni dhe mustaf nanon..
    lol..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 16-11-2006 mė 08:44

Tema tė Ngjashme

  1. Thenie dhe mendime te arta!
    Nga ester_85 nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-11-2009, 08:22
  2. Mendime Tė Trazuara
    Nga Dr. Leone nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 18:50
  3. Mendime rrethrrotulluese nga Tos Lubonja
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-12-2005, 06:47
  4. Kam rene ne mendime...
    Nga Shpirta nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2005, 15:52
  5. Mendime rreth zgjidhjes se ceshtjes afatgjate te liderave shqiptare!
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-11-2004, 04:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •