Close

Rezultati i Sondazhit: Besoni ne Fenomenet Paranormale

Votues
192. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po, besoj.

    100 52.08%
  • Jo, nuk besoj

    23 11.98%
  • Besoj pjeserisht

    54 28.13%
  • Nuk e di

    15 7.81%
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 59 prej 59
  1. #41
    Me duket se gabimisht temen po e cojme ne nivele filozofike pa qene nevoja Nuk duhen ngaterruar ndjesite me fenomenet e dukshme dhe te prekshme fizikisht.

  2. #42
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Po pate ndone informacion per ate librin e Platonit ,me lart, na bej ,ndonje koment. Ne ndonje teme!Per te pare se cfare trajton!
    E kishim muhabetin tek teknikat e Cia-s si fenomen paranormal apo si hipnoze? Po te jete hipnoze atehere nuk paraqet asnje anomali paranormale, por thjesht nje sugjestion , dhe perdoret shpesh edhe ne mjekesi. Por hipnoza eshte e kufizuar dhe duket se s ka te beje me fuqite paranormale.
    Zakonisht ,kush e "ushtron" hipnozen ne TV apo spektakle te ndryshem, qellimi eshte gjithmone te argetoje publikun. Edhe ketu pa bashkefajtore ,gjeja nuk funksionon!
    Shpesh degjohet te thuhet ,qe ne disa vende, Policia, perdor hipnozen apo fenomenet paranormale per te ndihmuar deshmitaret qe te kujtojne me mire ate qe kane pare. Duket se edhe Cia perdor keto metoda .Muhabeti se me keto metoda rreshqitet kollaj ne nje ambient te dyshimite, ku mund te kete me shume rreziqe se sa vantazhe!
    P sh rasti i nje deshmitari qe kishte pare,rastesisht, nje njeri qe largohej nga vila ku kishte ndodhur nje krim. Gjate hipnozes nga ana Policise ,per te "permiresuar" kujtesen duke dhene sa me shume hollesira, deshmitari kishte bere nje pershkrim te fajtorit ,qe i ngjante me shume personazhit te ndaluar nga Policia, se sa asaj te vaget qe kishte pare.
    Mendohej se gjate hipnozes ,nje njeri ,duke u perqendruar dhe izoluar, nga nderhyrjet mendore te cdo tipi ,mund te "peshkoje" me mire kujtesen e tij. Ne teori ! Disa studime kane treguar se tentativat per ta shtyre kujtesen pertej kufijve te saj ,shkakton rritjen e numrit te gabimeve, kurse hipnoza apo paranormalet i perforcojne keto gabime, duke "prodhuar" memorie fallso , apo kujtuar imazhe qe nuk egzistojne ne realitet, apo s s jane pare kurre!
    Keto perfundime kane rendesi te vecante , ne nje kohe kur tentohet te merren si prove e vlefshme deshmite e "permiresuara" si rezultat i hipnozes se Policise ,te vulosura edhe nga disa gjykata!(Ne disa vende). Kane rendesi pasi kur kerkohet te ecet pertej limiteve,ne nje fushe delikate , mund te "ndertohet" nje deshmitar ,ashtu sic mund te "ndertohet" nje fajtor!
    La vida es un carnaval

  3. #43
    E kishim muhabetin tek teknikat e Cia-s si fenomen paranormal apo si hipnoze?
    Jo nuk ka te beje fare me hipnozen. Remote viewing eshte komplet tjeter gje. Kam shkruar disa here dhe me perkufizime te qarta. Do i kerkoj neper tema dhe po i hedh ketu qe te jete i kuptueshem si fenomen.

  4. #44
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Hapja letrave ,te mbyllura ne kasaforte, para telekamerave, per aksidentin qe do te ndodhte ,dy jave me pas ,p sh- ka qene nje teknike zvendesimi e letrave.
    Po Nadiri ,atehetre, qe u hodh , nga 15-kateshi ,ne Tirane, para disa vitesh, cfare ka qene ? Paranormal, hipnoze, mashtrim , loje ,per te argetuar publikun ,? Dhe perse nuk u pergenjeshtrua nga shtypi?
    Natyrisht qe nuk kuptohen dot te gjitha, dhe nuk mund te shpjegohen, por ama kur lozet me letra me shenje nuk mund mos te linde dyshimi!
    Edhe tenika e Cias, per te bere dicka per te permiresuar ndonje kujtim ,te varrosur ne memorie, ne disa raste shpjegohen me hipnozen. Nuk kam ndonje ide ,apo shembull, dhe do te isha teper kurioz , per ndonje fenomen ,paranormal , ne kete kuader.
    Por duhet patur edhe ,parasysh , dhe rreziku qe vjen, pasi kur kerkohet me cfare cdo lloj cmimi ,per te nxjerre nga memoria informacione te parregjistruara, subjekti i "kontrollit"detyrohet ti imagjinoje ato, dhe te merren per te verteta "konstruksionet " e tij mentale.
    La vida es un carnaval

  5. #45
    brandon me duket se po ngaterrohemi me argumenta. Po flasim per gjera te ndryshme. Nuk kam perfshire hipoznen ne kete teme dhe po perqendrohet kot aty. Mbase nuk ka mbetur me gje per te thene per kete pike.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Një teleskop për të kaluarën

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Psikometria ...eshte pjese e paranormales dhe sidomos e parapsikologjise. Deri ne momentin kur shkenca te pranoje teresisht rrolin dhe fuqine e fshehte te mendjes, te gjitha elementet e permendura ne fillim te shkrimit do mbeten pjese e paranormales.



    Psikometria


    Në dimrin e ftohtë të vitit 1921, pjesëtarët e Institutit të Metafizikës në Paris u mblodhën për të vënë në provë një mendjemprehtë. Dikush kishte shpërndarë një letër, e cila duke kaluar dorë më dorë mes të pranishmëve do të duhej të përfundonte në duart e atij, që do të sinjalizonte për përmbajtjen e saj. Kur një prej anëtarëve, shkrimtari Pascal Forthunny kishte shtrënguar zarfin në duar, kishte thirrur menjëherë: "E vështirë të shpikësh diçka që nuk i përket absolutisht asnjërit prej nesh". Pas kësaj, duke mbyllur sytë, kish thënë: "Ah, po; shoh një krim, një vrasës..."

    Në fund të xhiros, njeriu që kishte shpërndarë letrën zyrtare kishte deklaruar: "Zotërinj, bëhet fjalë për një letër të shkruajtur nga Henry Landru". Ky ishte një "Mjekërrblu", për momentin në burg i akuzuar se kishte eleminuar plot njëmbëdhjetë femra. Forthunny kish zbuluar në mënyrë të papritur se kish një dhunti psikike që studiuesit e quajnë psikometri, ose aftësinë e rindërtimit të "historisë" së një objekti thjeshtë, duke e mbajtur në duar.

    Sipas studiuesit që shpiku këtë neologjizëm - një mjek amerikan që quhej Joseph Rodes Buchanan - bëhet fjalë për një dhunti që në fakt e posedojmë të gjithë, vetëm se shumica prej nesh nuk e kuptojmë dhe nuk bëhemi të vetëdijshëm se e kemi në dispozicion. Buchanan - Profesor i Mjekësisë në Kentucky - filloi të dyshojë për ekzistencën e saj që në vitin 1841. Në atë vit kishte njohur një prelat me emrin Leonidas Polk, i cili i kish rrëfyer se ishte në gjendje që të njihte tunxhin- edhe në errësirë të plotë - që në momentin që në gojë i vinte një shije e caktuar.

    Buchanan, i cili ndërkohë kish nisur të interesohej për frenologjinë - ajo shkencë që pretendon të përcaktojë karakterin e personit, duke vlerësuar aspektet e pamjes dhe formës së kafkës - mbeti shumë i tërhequr nga Polk dhe kish premtuar se do të thellonte dijen dhe studimin, duke e konsideruar një subjekt "frenologjik" shumë interesant. Më pas kishte menduar që të eksperimentonte me nxënësit e tij. Pasi kish paketuar disa kampionë metalesh me letër të trashë, i kish lënë të vlerësoheshin prej nxënësve, duke zbuluar për kënaqësinë e tij se shumë prej tyre nuk lodheshin shumë për të njohur tunxhin, hekurin, plumbin e kështu me radhë, thjeshtë, duke vendosur duart mbi pakot ku ndodheshin metalet. E njëjta gjë ndodhte me substanca të tilla si kripa, sheqeri, piperi dhe açetoni. Sipas Buchanan, përgjigja duhej gjetur në praninë e një grupi nervash tek mollëzat e gishtërinjve të duarve, të cilët mundësonin dallimin e llojeve të ndryshëm të metalit, në po të njëjtën mënyrë siç kjo gjë ndodh kur vendos sipër tyre majën e gjuhës.

    Më tej, kjo ide dukej e konfirmuar nga vëzhgimi që, kur subjekti vepronte me duar të djersitura, aftësia e tij fitonte avantazh, në bazë të parimit që një lëkure e djersitur përcjell dhe transmeton më mirë se sa një lëkurë e thatë.

    Por, hipoteza kish nisur të konkretizohej kur një prej studentëve të tij me më shumë dhunti - një farë Charles Imman - arrinte që të deshifronte jo vetëm atë që ishte e shkruajtur në një letër të vulosur, por edhe të nxirrte tiparet e karakterit të letërshkruesit. Për Buchanan, kjo ishte e mundur gjithmonë falë aureolës së nervave që, ai që kish shkruajtur letrën i linte mbi të. Inman, jashtëzakonisht shumë i ndjeshëm, arrite që të kapte këtë gjurmë përmes aureolës së nervave të tij dhe në këtë mënyrë të sintonizohej me atë që dukej e pakapshme.

    Shkurt, Inman arrinte kaq mirë, sepse posedonte një ndjeshmëri jashtë të zakonshmes, pak a shumë si ndodh me qentë e gjahut - nuhatja e të cilëve zhvillohet jashtë normales. Por, edhe njëherë teoria kish marrë zhvillim kur Inman demonstroi se mund të kish të njëjtën performancë edhe me fotografi, të cilat ishin të mbyllura në zarfa të vulosur. Edhe përpara kësaj prove, Buchanan kishte mbrojtur teorinë e tij: fotografia kish qenë në kontakt me subjektin dhe aureolën e tij, duke ndezur kështu reagimin e psikometrit të ndjeshëm. Profesorit iu desh që të tërhiqej kur zbuloi që, edhe pamjet anonime të marra nga gazetat bënin të njëjtën funksion. Kur një gjeolog i Universitetit të Bostonit, profesor William Denton kish lexuar studimet fillestare mbi psikometrinë - kujtojmë që kjo fjalë përkthehet "madhësia e shpirtit" - të kryer nga Buchanan, kish mbetur i magjepsur dhe kish vendosur që të eksperimentonte edhe vetë.

    Në shtëpi, Denton kishte një subjekt ideal, motrën e tij Anne "shumë të ndjeshme", e cila demonstroi dhunti psikometrike dhe më të mëdha se sa ato të inman, dhe gjithashtu bashkëshortja e tij jepte shenja aftësish të dukshme. Zonja jo vetëm ishte në gjendje që të përshkruante dërguesin e një letre, por edhe të përshkruante profilin fizik të tij dhe të ambientit ku jetonte. Që këtu, Denton kish bërë një hap përpara. Nëse një medium i ndjeshëm dhe në gjendje të kapte impresionet në një letër, përse të mos imagjinohej që edhe një shkëmb të jetë "impresionuar" nga ajo që i ka ndodhur rreth e rrotull, nëse mbahet parasysh se procesi i tij i absorbimit ndodh për vite të tërë? Kështu, duke filluar nga viti 1853, filloi të testojë subjektet, duke u dhënë atyre kampionë gjeologjikë dhe arkeologjikë "duke zbuluar, për kënaqësinë time të madhe, se pa patur asnjë kontakt të mëparshëm me kampionët dhe pa i parë kurrë më parë ata, disa subjekte ishin në gjendje të përshkruanin historinë, sikur kjo të ishte duke u kaluar para syve në një ekran të madh, në një panoramë të plotë". Një ditë i kish dhënë Anne një copë llave vullkanike që vinte nga Ishujt Hauai dhe vajza kishte përshkruar në çast "një oqean zjarri që dilte nga një hon, duke provokuar shkëputje gjigande". Gjithashtu, ajo kishte përshkruar edhe praninë e disa anijeve. Duke kryer një studim të kujdesshëm, Denton kish arritur të mësonte se pikërisht gjatë atij shpërthimi, që kish ndodhur në 1840, në detet e Hauait kish qenë e pranishme një flotë amerikane. Ndërsa, një fragment kocke i mbështjellë në një copë gëlqere kishte provokuar përshkrimet mbresëlënës të një kafshe parahistorike, një plazhi shumë të lashtë me dinosaurë.

    Një copë qeramike indiane kishte sjellë vizionin e tribuve lëkurëkuqe. Një cifël meteorike, kish sjellë imazhin e hapësirës së pafundme, me yjet e përshkruar si shumë të afërt dhe shumë të mëdhenj. Një copë gur me origjinë nga kaskadat e Niagarës kish sjellë imazhet e një rryme të fuqishme; ndërkohë që një fragment stalaktidi kish sjellë imazhet e një shpelle me maja shkëmbinjsh. Për të qenë i sigurtë që subjektet e eksperimenteve nuk merrnin spunto frymëzimi fantazie, duke parë kampionët mbi të cilët duhej të shpreheshin, Denton i paketonte në mënyrë që t'i bënte absolutisht të padeshifrueshëm.

    Një tjetër vëzhgim i rëndësishëm konsistonte në faktin që kur, ndoshta edhe me një distancë muajsh, prezantonte në vëzhgim një kampion që tashmë ishte testuar, përgjigja ishte gjithnjë e njëjtë, domethënë përkonte me atë që ish dhënë një herë kohë më parë, ndonëse ndonjëherë përshkrimi ishte disi i ndryshëm. Gjatë njërit prej shumë eksperimenteve të tillë, Denton i kish treguar bashkëshortes një fragment të një mozaiku që vinte nga një vilë romake, që i kish përkitur Ciceronit. Gruaja kish nisur menjëherë të përshkruante vilën, por edhe reshta me ushtarë që dukej se ishin nën urdhërat e të zotit të shtëpisë, një njeri i bëshëm që dukej se ishte komandant i tyre. Gjatë këtij eksperimenti, Denton nuk kish mundur të fshihte zhgënjimin, edhe pse është përcjellë në breza se Ciceroni ishte i vogël. Pra, eksperimenti nuk kish qenë tërësisht i suksesshëm.

    Disa kohë më vonë, kur Denton po shkruante librin e tij thelbësor mbi psikometrinë, kish mësuar se vila në fjalë i kish përkitur edhe diktatorit Silla, një personazh që i përshtatej përsosmërisht përshkrmit që kish bërë bashkëshortja pak kohë më parë. Një tjetër eksperiment mbresëlënës kish qenë ai i leximit të një guri vullkanik që vinte nga shpellat e Pompeit. Zonja Denton nuk kish idenë se për çfarë bëhej fjalë, dhe nuk kish mundur as ta shihte kampionin. Por, menjëherë kish patur vizionin e një shpërthimi vullkanik dhe pikërisht atë të Vezuvit që kish shkatërruar Pompein. Edhe Sherman, djali i Denton kish patur të njëjtin vizion, të pasuruar me shumë detaje arkeologjikë - si përshembull një anije "me një mjelmë" - që më vonë u zbuluan si të pranueshëm historikisht. Pas shumë suksesesh, Denton ishte tashmë shumë i kënaqur: Buchanan dhe ai kishin zbuluar një aftësi të re njerëzore, një lloj "teleskopi për të parë të kaluarën" që do t'i kish mundësuar njeriun modern të penetronte në të kaluarën, duke rikrijuar skenarët e mëdhnj të historisë. Sepse, duke i qëndruar teorisë së tij, çdo gjë që ndodhte në botë mund të ruhej gjithmonë në një lloj "kinogazete".

    Por, përtej sigurisë së pamohueshme që dhuntia e psikometrisë ofronte, Deton nuk arriti të kuptojë që, po kështu, kjo dhunti mund edhe të sillte shmangje apo gënjime. Libri i tij i tretë mbi këtë argument, "Shpirti i gjërave" i vitit 1888 përmban përshkrime të vizioneve të disa planetëve që duken, për të thënë më të paktën, të ekzagjeruar. Në Venus, për shembull, rriten pemë dhe kërpudha gjigande apo kafshë monstruoze, që as edhe fantazisti Hieronymus Bosch nuk do të kish mundur t'i imagjinonte.

    Marsi ka një temperaturë gjithmonë verore (në realitet, në fakt duket se nuk bën shumë ftohtë) dhe është i populluar nga qenie njerëzore me katër gishtërinj, sy bojëqiell dhe flokë të verdhë. Edhe në Jupiter jetojnë qenie me sy bojëqiell dhe flokë të gjatë, që janë në gjendje të lëkunden lehtësisht në ajër si tollumbace. Me sa duket sherma, djali i Denton, prej të cilit burojnë pjesa më e madhe e këtyre përshkrimeve, duhej të kish të zhvilluar atë që Jungu e quan "imagjinata aktive", duke mos arritur më të bëjë dallimin mes asaj që kjo imagjinatë i sugjeronte dhe imazheve që buronin prej aftësive të tij psikometrike.

    Ajo që lë më shumë mbresa se çdo gjë tjetër tek lexuesi modern qëndron në prerjen e tyre të pamohueshme shkencore, një gjë kjo që impresionoi shumë edhe bashkëkohësit e tyre. Por, për fatin e tyre të keq, momenti historik në të cilin eksperimentuan me psikometrinë përkoi me atë të lindjes dhe kulmit të spiritizmit, që u përhap me shpejtësi në Amerikë dhe Europë.

    I lindur zyrtarisht me rastin e motrave Cox, aty rreth fundit të 1840, brenda dy dekadash spiritizmi kishte pushtuar miliona njerëz. Shkenca u gjend krejt e papërgatitur, duke u hedhur në kundërsulm me akuza të dhunshme mashtrimesh dhe iluzionesh të përgjithësuar.

    Për këtë arsye, çdo gjë që në atë kohë kish të bënte me "të mbinatyrshmen" u bë objekt kritike dhe skepticizmi dhe studiues si Buchanan dhe Denton, seriozë e të motivuar, nuk u morën asnjëherë në konsideratë sado vlerë që kishin realisht. Denton vdiq në 1883 dhe Buchanan në 1900, krejt të harruar e në anonimat.

    Eksperimentet e mëvonshëm në psikometri u kryen në vitet tetëdhjetë të shekullit XIX nga doktor Gustav Pagenstecher, një gjerman i transferuar në qytetin e Meksikos, i deklaruar një materialist i bindur.

    Pak vite pas fundit të Luftës së Parë, Pagenstecher po trajtonte përmes hipnozës rastin e një pacienteje që vuante nga pagjumësia, zonja Maria Reyes de Zieroid. Një ditë, ndërkohë që ishte në gjendje hipnoze, ajo i kish thënë Pagenstecherit se m'u në atë moment, e bija po përgjonte tek dera. Dhe kështu ishte.

    Që nga ajo ditë, doktori nisi të kryejë teste paranormale me Marian, duke zbuluar mes të tjerash se kur ndodhej në gjendje hipnoze ajo mund të ndante ndjesitë e saj.

    Kështu, për shembull, nëse ai vendoste pak kripë apo sheqer në majën e gjuhës së tij, edhe Maria merrte të njëjtën shije, apo nëse ai i afronte flakën njërit gisht të tij, Maria menjëherë sprapsej, sepse kish ndjesinë e djegies.

    Në një moment, Pagenstecher kish nisur të eksperimentonte me psikometrinë.

    Siç ndodhte me subjektet e Dentonit, edhe Maria e përshkruante objektin dhe historinë e tij thjeshtë, duke e marrë në dorë. Me një guackë, përshkruante një skenë nëndet; me një copë meteori, përshkruante udhëtimin e gjatë në hapësirë dhe rënien përfundimtare në atmosferën e tokës.

    Doktor Walter Franklin Prince, i cili e kish ftuar Marian për të kryer disa teste në emër të shoqatës amerikane për kërkime psikike, i kish dhënë një "guackë deti" që ish gjetur në një plazh. Por në vend të detit, maria përshkroi një pyll tropikal. Dhe në fakt, botanistët kishin konfirmuar se ajo ishte një lloj arre kokosi e prodhuar nga një pemë tropikale, e cila ish hedhur në det.

    Një tjetër eksperimentues i njohur në këtë fushë ishte doktor Eugene Osty, drejtor i Institutit të Metapsikikës në Paris, pikërisht aty ku Pascal Forthunny kish njohur përmes psikometrisë letrën e famshme të Landru.

    Në klasikun e tij të famshëm tashmë "Aftësitë Supernormale të Mari Osty", ai përshkruan disa teste interesante të psikometrisë të kryer nga ai vetë. Rrëfen se në 1921 i ishte sjellë një fotografi në të cilën dukej qartë një kapsulë e mbyllur mirë me xham transparent e që përmbante një lloj lëngu. Objekti ish marrë pranë tempullit të madh të Baalbek.

    Një prej subjekteve me aftësi më të forta, zonja Moral, sapo e mori fotograinë në duar kish nisur të thoshte se ai objekt i kujtonte një vend ku kishte të vdekur dhe në mënyrë të veçantë, syve të mendjes i paraqiste një njeri shumë të moshuar. Shihte një vend shumë të madh, me tempuj, me kisha: më pas kish përshkruar burrin. Kapsula e qelqtë përmbante gjakun e një burri që ishte flijuar në një tokë të largët dhe ishte vendosur në varrin e plakut të vjetër, si shenjë përkujtimi. Vetë Osy nuk kishte ide se çfarë përmbante fotografia, por mbeti shumë i befasuar kur inxhinieri që ia kish sjellë i kish rrëfyer se objekti në fotografi kish qenë pjesë e sendeve funebër që ishin gjetur pas zbulimit të një varri në luginën Bekaa.

    Sigurisht, një rast i tillë vë në diskutim nga fillimi të gjithë hipotezat zyrtare mbi mistern e psikometrisë.

    Në fakt, teoria e Buxhanan - sipas të cilës bëhet fjalë për ngacmim të aureolës nervore që e bën subjektin të ndjeshëm para sendeve - pushon së qeni e pranueshme në momentin kur informacionet psikometrike bëhen të kapshëm edhe përmes fotografisë anonime të shfaqur në një të përditshme, teorikisht e privuar nga gjurmë personale. Edhe ideja e propozuar nga Denton, sipas të cilës një objekt arrin në një farë mënyre misterioze që të fotografojë apo rregjistrojë gjithçka ndodh përreth, nuk bind.

    Në rastin e mozaikut me prejardhje nga vila romake, vëzhgimi i botës do të kish qenë i kufizuar dhe vizioni i legjionarëve romakë nga zonja Denton, nga ai këndvështrim do të ish kufizuar vetëm tek këmbët në lëvizje. Ndoshta, hipoteza që u përgjigjet më mirë realiteteve të fakteve na çon tek ajo dhunti psikike që na bën të dijmë atë që po ndodh në një vend të caktuar dhe në një orë të caktuar, pa qenë të pranishëm.

    Megjithatë, ndjeshmëria e Folk për të njohur jo përmes prekjes, por shijes llojet e ndryshëm të metalit duket se pak ka të bëjë me këtë dhunti. Edhe në këtë rast, ashtu si në shumë fusha të tjera të kërkimeve të paranormales, duket e pamundur të heqësh një vijë ndarëse mes një fenomeni dhe një tjetri.

    Disa psikometra të shquar modernë, si Gerard Croiset, Peter Hurkos dhe Suzanne Padfield, kanë vënë cilësitë e tyre në shërbim të policisë për të zgjidhur çështje të vështira. Suzanne Padfield ka arritur madje të sinjalizojë policinë sovjetike për gjeneralitetet e vrasësit të një fëmije pa lëvizur fare nga shtëpia e saj në Dorset, Angli.

    Duhet kujtuar megjithatë se disa prej tyre, si përshembull Croiset, nuk duan që të quhen psikometra, por pëlqejnë termin "paragnost", një fjalë që, thënë më thjeshtë, tregon aftësitë e një njeriu për të "njohur" atë që ndodh përtej kufirit të ndjesive, ashtu si i njohim ne.



    Bota Sot

  7. #47
    Ironia eshte qe policia apo dhe sherbimet e fshehta gjejne perdorim te psikometrise e perseri shkenca refuzon ta klasifikoje ne gjirin e saj. Mendjengushtet shpesh kane me hapsire sesa ata qe paraqesin mendim revolucionar ne shkence. Po nuk u shkaterrua mengeneja qe ka mberthyer mendjen njerezore, i ashtuquajturi progres do jete gjithmone neper letra dhe asnjehere reali qe duhet.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    A thoni kjo te jete e vertete!?

    Bermuda, pilotët që u ringjallën 45 vite pasi ishin zhdukur!

    Data e misionit të tyre ishte 27 janar 1945 dhe ishte i orientuar drejt ishujve të Bermudës, në hapësirën e quajtur "Trekëndëshi i Bermudeve".


    Dëshira e njeriut për të parashikuar të ardhmen, si dhe për të ndikuar në ngjarjet e së kaluarës, kanë qenë vazhdimisht preokupim i tij i fshehur. Duke filluar nga shkrimtarët e ndryshëm të botës fantastiko-shkencore e deri tek sharlatanët e shumtë, është munduar që t'i tregohet njerëzimit diçka në lidhje me ngjarjet dhe rrjedhën e tyre, në të cilat mund të ndikohet drejtpërdrejtë, duke përdorur të ashtuquajturën makinë kohore. Mirëpo, nuk janë marrë vetëm këta me këtë problematikë. Kjo çështje i ka munduar në njëfarë mënyre edhe filozofët e ndryshëm e madje edhe shkencëtarë të njohur të kohërave të ndryshme, duke u nisur nga Isak Njutoni e gjer tek Albert Ajnshtajni dhe shkencëtari i famshëm i kohës së sotme, Stiven Hoking. Problemi që kanë shtruar këta të tre dhe shumë të tjerë është zhvillimi i ngjarjeve dhe i dukurive natyrore në kohë dhe hapësirë. Në mënyrë më të moderuar këtë e studioi Ajnshtajni në "Teorinë e relativitetit", në të cilën i shpjegoi gjërat në katër dimensione (tri hapësinore dhe një kohore), ndërsa Hokingu në librin e tij, "Bing Bangu" i studioi në mënyrë më të zgjeruar përmes 11 dimensioneve (7 hapësinore dhe 4 kohore).

    Fakti që përmendet në studimet e tyre është i ashtuquajturi "dilatacioni kohor" apo "zgjerimi i kohës". Duke u nisur nga formula e njohur E=m x c2 është munduar të tregohet që materia dhe energjia janë të lidhura ndërmjet tyre në mënyrë të pandashme. Në një eksperiment që është bërë lidhur me këtë problem, është ai i matjes së kohës nga dy vështrues: njëri në lëvizje e tjetri në qetësi. Ndërkohë që i pari, me orën e tij, fluturonte me aeroplan supersonik, i dyti, qëndronte në tokë dhe nuk lëvizte fare. Me të zbritur në tokë u vërtetua se ora e të parit po ngecte prapa në krahasim me vështruesin e dytë, i cili kishte qëndruar në tokë i palëvizshëm. Por, ç'do të ndodhte kur njeriu të lëvizë me shpejtësi të dritës prej 300.000 km/s apo përafërsisht sa ajo d.m.th. 298.500 km/s pra, sa 99.5% e shpejtësisë së dritës?

    Sipas Ajnshtajnit, njeriu do të plakej dhjetë herë më ngadalë se sa njerëzit e tjerë, që qëndrojnë në tokë. Kjo që u tha më lart nuk është teorikisht e parealizuar, por në kohën në të cilën jemi duke jetuar është teknikisht e pamundshme për shkak të problemeve të ndryshme të pazgjidhura. Pra, në këtë mënyrë të shqyrtimit të problemit u gjet metoda se si të parashikohet e ardhmja. Por si të ndikohet tek e kaluara?

    Këtij problemi në mënyrë serioze i është përkushtuar z. Hoking ku përmend "vrimat e zeza" që ndodhen në kozmos. "Me ndihmën e tyre", thotë ai, "është e mundur që të udhëtohet në kohë, pasi ato në një farë mënyre paraqesin tunelet kohore. Problemi qëndron në atë që nuk dihet se sa kohë do të kthehet njeriu prapa në kohë, pastaj problemi i paradoksit kohor ose në mënyrë të ndikimit të rrjedhës së saj për të ardhmen.

    Hokingu përmend një rast të pazakonshëm ku kishte marrë pjesë në rolin e ekspertit. Ngjarja kishte ndodhur në qershor të vitit 1990. Gjatë emetimit të programit amerikan CBS, papritmas u ndërpre programi për një lajm sensacional. Në bazën ushtarake amerikane kishin ateruar pesë aeroplanë gjuajtës - bombardues amerikanë të tipit "Spitfajer" të Luftës së Dytë Botërore. Me radiomarrëse ata lajmëronin bazën se, "kishin kryer misionin e tyre ushtarak me sukses dhe po prisnin leje për aterrim". Aterrimin e tyre e raporton kol. Benjamin Bruks dhe kapitenët: Antoni Reinhard, Benjamin Helg dhe Donald Viks. Zbritja e pilotëve i befasoi shumë ata, sepse shumë gjëra kishin ndryshuar. Lajmi me kaq u ndërpre në televizion, sepse autoritetet ushtarake ndërhynë dhe nuk lejuan xhirimin e mëtejshëm, me arsyetim se po xhironin sekretet ushtarake të bazës. Më tej, rrëfen Hokingu, unë mora pjesë në të ashtuquajturën "operacioni i sigurimit", ku edhe pata kontakt direkt me ta. Pilotët në fjalë qenë tepër të shokuar nga ajo që u kishte ndodhur. Mbas marrjes në pyetje arritëm që të kuptojmë se, ekuipazhi kishte pasur për detyrë që të zbulojnë nëndetëset japoneze që lundronin nëpër Oqeanin Paqësor. Misioni i tyre kishte qenë tepër delikat, sepse ata kishin shfrytëzuar një korridor ajror fare pak të njohur për pilotët. Data e misionit të tyre ishte 27 janar 1945 dhe ishte i orientuar drejt ishujve të Bermudës, në hapësirën e quajtur "Trekëndëshi i Bermudeve".

    Në fillim autoritetet ushtarake nuk u kishin besuar, duke menduar se bëhej fjalë për spiunë apo mashtrues. Lajmi për vizitorët e paftuar arriti edhe në Pentagon dhe hulumtimet lidhur me këtë rast i morën përsipër oficerët e lartë të Armatës Amerikane. Identiteti i pilotëve së shpejti u vërtetua: pilotët e eskadrilës ishin shpallur "të humbur në aksion" para 45 vjetëve dhe nuk dihej asgjë për fatin e tyre. Se si është e mundur që këta të shfaqen në këtë kohë, askush nuk ishte në gjendje ta tregonte.

    Koloneli Bruks gjatë bisedës me Hokingun rrëfen se atë ditë, gjatë fluturimit mbi zonën e përmendur, ata befas kishin humbur kontrollin mbi aeroplanët e tyre. Aparatet e navigacionit dhe instrumentet e tjera matëse tregonin shenja të mosfunksionimit. Ndërkohë që ata po mundoheshin të stabilizonin aeroplanët, u verbohen sytë nga një dritë e bardhë, e cila i gëlltiti dhe në atë moment ata nuk dinin asgjë për vete.

    Stiven Hokingu thotë se, rastet e zhdukjes pa gjurmë të anijeve dhe aeroplanëve, bashkë me personelin e tyre përcjellës dhe me pilotë, janë të dokumentuara, por rasti me të cilin kishin të bënin ishte unik. Në Pentagon, Hokingu mbajti referat të gjatë me rastin e "ringjalljes" së pilotëve. Ai thotë se, "Trekëndëshi i Bermudeve" dhe drita e bardhë që buron nga ajo, në të vërtetë paraqet vrimën kohore, në të cilën pilotët kishin hasur rastësisht dhe pikërisht kjo u kushtoi atyre që 45 vjet të gjenin rrugën e kthimit. Ajo çka është më interesante është se pilotët nuk ishin plakur aspak.

    Rasti i pilotëve të humbur është vetëm një nga rastet e shumta të zhdukjes së objekteve në të. Dokumentet e ndryshme që datojnë nga shekulli XVIII tregojnë se aty janë humbur anije të ndryshme tregtare, e gjer në kohën e sotme kur kanë humbur fregata, tanker e kush e di se çfarë tjetër. Se në çfarë kohe do të paraqiten ato është vështirë të parashikohet, pasi principi i punës së "Makinës kohore" nuk dihet, thotë Hokingu, dhe vazhdon: - Me rastin që kam studiuar është vërtetuar se, "Makina kohore" me të vërtet punon. Dyert e kohës, siç duket janë hapur, por nuk dihet se ku dhe nga të çojnë. /

    K. B.


    Bota Sot


    .

  9. #49
    Po pati mundesi mos sillni ne kete nenforum cdo gje qe lexoni neper gazeta e revista pa konsultuar me pare temat e hapura. Clidhje ka ky shkrim me temen qe sqaron se cfare jane fenomenet paranormale? Ka teme te vecante per trekendeshin e bermudes dhe sidomos shkrimi i mesiperm eshte konsumuar me detaje ne ate teme dhe ne tema te tjera ne kete nenforum.

  10. #50
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966

    Psikokinezi dhe Telekinezi

    Vitet e fundit eshte shtuar kurioziteti dhe interesi i njerezve per te kuptuar e mesuar me shume rreth kategorive te ndryshme te fenomeneve parapsikologjike e ne veçanti per ESP-te (perceptime ekstrasensitive).

    Jane te shumte te apasionuarit pas telekinezise apo psikokinezise. Eshte shtuar gjithashtu edhe numri i praktikanteve por gjithsesi duhet thene se te paket jane ata qe kane arritur ne nivele te avancuara. Shumica derrmuese e njerezve mund te arrij vetem nivele fillestare.

    Ketu keni disa shembuj:









    Psikokinezi/psychocinese/psicocinesi (PK) hyn ne kategorine e parapsikologjise dhe eshte pjese e fenomeneve paranormale.

    Psikokinezia (PK) eshte ndikimi mendor i ushtruar drejteperdrejte nga nje subjekt mbi nje objekt fizik, pa nderhyrjen e asnje forme energjie te njohur aktualisht.
    Me psikokinezi kuptojme qendrimin pezull ose ngritjen ne ajer te trupit/objektit i cili qendron pa levizur ne ajer duke mos pasur asnje pike mbeshtetjeje.
    Me Telekinezi/a do te kuptojme zhvendosjen, ngritjen ne ajer, trasportimin e objektit pa pasur asnje kontakt direkt apo indirekt.
    Materializimi ne forme i objekteve te substances te quajtur ektoplasma(ectoplasma) ose teleplasma, buron nga mediumi(ne spiritizem, personi qe kishte aftesi te vihesh ne lidhje me shpirtrat) ne gjendje trans(gjume hipnotik).

    Kesaj kategorie fenomenesh parapsikologjike mund ti shtohet eksperienca ekstratrupore qe konsiston ne ndryshimin e vetedijes e cila ka ndjesine se nuk eshte e lokalizuar ne te njejtin vend ku gjendet dhe trupi, sikunder ndodh shpesh ne eksperiencen onirike (te endrrave).

    J@mes
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  11. #51
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Nuk e kuptova se pse u bashkua tema: Psikokinezi dhe Telekinezi

    Edhe pse keto fenomene i perfshin parapsikologjia si fenomene paranormale nuk me duket me vend qe nje teme e cila merret ne menyre specifike me shqyrtimin e nje fenomi te caktuar te bashkohet me Çfarë janë Fenomenet Paranormale

    Ky bashkim do te zbehte interesin kundrejt temes ne menyre te veçante dhe do te shnderrohesh/lexohesh kalimthi. Ideja ime ishte te diskutohej rreth çeshtjes ne fjale duke sjell shembuj nga eksperienca personale, e te tjereve, ose duke sjelle materiale shtojce nga literatura e huaj.

    Edhe nese bashkimi eshte bere per efekt estetik serisht me duket jo me vend.
    Eshte si te bashkosh nje teme qe flet per qenien njerezore ne pergjithsi me nje teme qe flet dhe shqyrton karakteristikat e J@mes ne veçanti.

    Nese ky arsyetim nuk te duket me vend lere aty ku eshte.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  12. #52
    Pavaresisht se kjo teme ka nje titull te pergjithshem ajo ka trajtuar dhe specifika te vecanta te Fenomeneve Paranormale. Nuk ka kuptim qe te jete nje teme ekzistuese ku eshte folur per psikokinezine dhe ne te njejten kohe te hapet nje e vecante. Tjetra, nuk ka pse te behen oponenca te tilla brenda temes kur shume mire mund te komunikohet me mesazhe. Gjera te tilla pervec se bejne temen te merzitshme, nuk sjellin asgje tjeter.

  13. #53
    Nuk e kuptoj vlerën e këtyre videove, sharlatanë tek e para dhe tek e treta.
    Luga lëkundet se është në ekuilibër të tillë.
    Psikokinezi e telekinezi, v.t. kinezërira...

  14. #54
    maraklije Maska e bombona
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    besoj pjeserisht
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  15. #55
    Citim Postuar më parë nga Dalan Lexo Postimin
    Nuk e kuptoj vlerën e këtyre videove, sharlatanë tek e para dhe tek e treta.
    Luga lëkundet se është në ekuilibër të tillë.
    Psikokinezi e telekinezi, v.t. kinezërira...
    Videot mund te konsiderohen thjesht ilustruese. Personalisht nuk para ju kushtoj shume vemendje. Ka me teper rendesi studimi ne tekst sesa ana vizuale. Te them te drejten as i pashe fare videot dhe as nuk i shoh ndonjehere.

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Nese mrekullia, ekstazat apo stigmatat futen tek paranormalja une besoj tek paranormalja.
    Pra nese me paranormale nenkuptohet edhe devijimi nga ligjet e natyres per nje kohe te caktuar une e besoj.

  17. #57
    Citim Postuar më parë nga Darius
    Fenomeni Paranormal ose thjesht Paranormalja eshte si nje lloj ombrelle qe perdoret per te pershkruar nje sere raportimesh te fenomeneve jo normale. Vete termi Paranormal do te thote; Cdo fenomen qe ne nje ose disa disiplina tejkalon kufijte e asaj qe eshte perkufizuar si mundesi fizike ne perputhje me deduktimet e shkences aktuale. Termi para vjen nga latinishtja qe do te thote kundra, jashte ose pertej normales.
    ...............................

  18. #58
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin

    Fenomenet Paranormale


    Kinesiologjia e Aplikuar

    Astrologjia

    Aureola

    Sherimi Kiropraktik

    Mprehtesia e Mendjes

    Komunikimi me te Vdekurit ose Komunikimi i Kanalizuar

    Perceptimi Ekstra Sensorial

    Sherimi nepermjet Besimit

    Fantazmat

    Grafologjia

    Homeopatia

    Ngritja ne Ajer, Levitimi

    Numerologjia

    Palmistria ose Leximi i Dores

    Frenologjia

    Fizionomia

    Njohja Paraprake

    Profecia

    Kirurgjia Psiqike

    Psikokinetika

    Psikometria

    Vezhgimi ne Distance ose Remote Viewing

    Djegia e Menjehereshme e Njerezve ose Spontaneous Human Combustion

    Prekja Terapike

    Dhunimi i Ligjeve te Levizjes se Njutonit ose aparatura te levizjes se perhershme
    Besoj pjeserisht.

  19. #59
    Do ju lutesha qe tema te mos mbushet me komente, besoj, nuk besoj, besoj pjeserisht etj. Per ate pune kam vendosur sondazhin ne teme. Pergjigjet jane me te mirepritura nese kane lidhje direkt me permbajtjen e temes.

    Faleminderit

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Kultura dhe Qyteterimi (Sipas Muslimaneve)
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 12:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •