Close
Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 374
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Debati mbi gjuhën e njësuar

    Mbreme ishte nje emision shume i bukur ne Shqip ne lidhje me gjuhen e njesuar ne Top Channel me mysafire gjuhetaret Emil Lafe, Shefkije Islamaj, dhe Gjovalin Shkurtaj, dhe shkrimtaret e publicistet Ardian Klosi dhe Migjen Kelmendi.

    Jam shume dakord me argumentet e zotit Lafe qe futja edhe e versionit gege te fjaleve ne gjuhen e njesuar do krijonte nje anarki gjuhesore por poashtu jam dakord me Klosin dhe Kelmendin se duhet bere nje rishikim i gjuhes dhe futje e fjaleve gege (te injoruara ne kongresin e 68-tes dhe 72-tes te gjuhes) qe toskerishtja e gjuha e njesuar nuk i kane per momentin. Poashtu, mendoj qe disa fjale qe tingellojne me mire ne variantin gege si psh. Andrra, Zani etj. te zevendesojne fjalet e variantit toske qe per momentin eshte gjuhe e njesuar si psh. Enderr, Zeri, etj. Nje tjeter modifikim qe do mund te behej eshte edhe futja e paskajores gege (qe dialekti toske nuk e ka) ne gjuhen e njesuar. Keshtu do zbutej sadopak diskriminimi ndaj geges dhe do i perafrohej edhe ky dialekt gjuhes se njesuar dhe do ishte me e lehte edhe per geget pervetesimi i gjuhes se njesuar. Poashtu, me keto ndryshime, do diskurajohej edhe nencmimi i dialektit gege nga disa injorante qe e quajne dialekti malokce e keshtu tjera stereotipe.

    Cfare mendoni juve ne lidhje me kete ceshtje? Jepni komentet tuaja.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    kunder racizmit
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    Qe shqipja e njehsuar duhet zhvilluar eshte nje fakt. Per mendimin tim si hap i pare dhe shume ndikime eshte heqja e ë finale ne disa fjale. Esht e bezhdishme ne te shkruar dhe nga shume njerez sot nuk shqiptohet. Shembuj (unë -> un), (është -> ësht) Me te njejten llogjike kemi jam dhe jo jamë. Ne kete rast ne shqiptim mund te lihet e lire nese duhet apo jo shqiptimi i ë te pazeshme.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    dodoni nuk eshte ne pytje per mi fut disa fjal , por eshte ne pytje me tjetersu krejt gjuhen p.sh Migjen kelmendi eshte tu ber katastrof me kto prapaganda qe thot ne kosovaret dota flasim gjuhen e kosovarve kjo eshte absurde ne zyrtarish kemi nje gjuhe te berbashkt te gjithe shqiptaret dhe duhet ta flasim ket gjuhe si eshte miratuar ne vitin 72-tes po me ket dijalket , e jo ta ndrrojm dijalekti e te dalim para botes tjeter popull ne kosovaret , pranda edhe bota toni met drejt mundet mos me na qujtur shqiptar ,por thjesht kosovar dhe kjo eshte absurde pamvarsisht qe del nje Migjen qe eshte i krisur me idet e tij fikse , te gjith te tjert jan kunder dhe shpresoj qe ai do ti kuptoj kto fjal boshe .
    ,

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Une jam kunder ndryshimit te gjuhes. Ajo ka 34 vjet qe perdoret, pse duhet ndryshuar? Per te kenaqur egon lokalistike te disave? Mua psh sme pengon fare mungesa e paskajores gege ne perdorimin e gjuhes. As fjala anderr nuk me duket aspak me e bukur se fjala enderr, dhe peremrin 'une' e perdor gjithmone me zanoren 'e' ne fund.

    Nese duan qe te perdorin dialektin gege ne zonat ku banojne le ta perdorin, askush si ndalon.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Gjuha letrare ka 34 vjet, gegerishtja ka 3400 vjet

    Paskajorja eshte me te vertete e domosdoshme dhe eshte nje nga ato gjera qe e kane varferuar shqipen ne maksimum. Gegerishtja eshte shume e pasur si gjuhe dhe nje perfshirje e plote e saj ne gjuhen letrare vetem ane pozitive ka.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine
    Gjuha letrare ka 34 vjet, gegerishtja ka 3400 vjet
    Nje pyetje, ku e gjete kete 3400 vjetshin???

    Jo per gjo, po mund tge jete edhe me shume ose dicka me pak...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gjovalin gegu besoj lavdroj gjirokastro terbaciotcen si gjuhe..
    nga eshte ki gjovalin shkurtazi.. mo?

  8. #8
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Po fjalen "bardha " si do ta bejme "bordha ' ?

  9. #9
    kunder racizmit
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    Citim Postuar më parë nga Lunesta
    Une jam kunder ndryshimit te gjuhes. Ajo ka 34 vjet qe perdoret, pse duhet ndryshuar? Per te kenaqur egon lokalistike te disave? Mua psh sme pengon fare mungesa e paskajores gege ne perdorimin e gjuhes. As fjala anderr nuk me duket aspak me e bukur se fjala enderr, dhe peremrin 'une' e perdor gjithmone me zanoren 'e' ne fund.

    Nese duan qe te perdorin dialektin gege ne zonat ku banojne le ta perdorin, askush si ndalon.
    Ke shkruar une, une, une, sikur cdo gje duhet bere ne fuksionin tend. Gjuha Shqipe eshte nje mjet i perbashket per rreth 6 milione vete. Nuk duhet shikuar pse per ty eshte mire keshtu dhe s'duhet ndryshuar.
    pastaj shiko me kujdes shkrimin tend nuk ke asnje ë, sikurse dhe un. te pakesohen aty ku nuk jane te nevojshme ska asgje te keqe.

  10. #10
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga darkman
    Ke shkruar une, une, une, sikur cdo gje duhet bere ne fuksionin tend. Gjuha Shqipe eshte nje mjet i perbashket per rreth 6 milione vete. Nuk duhet shikuar pse per ty eshte mire keshtu dhe s'duhet ndryshuar.
    pastaj shiko me kujdes shkrimin tend nuk ke asnje ë, sikurse dhe un. te pakesohen aty ku nuk jane te nevojshme ska asgje te keqe.

    Unë pajtohem me Lunesten.


    Un ka edhe kuptim tjeter, si trajte e Unit.

    Mentori reflektonte një un të pakuptushem.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  11. #11
    kunder racizmit
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    Citim Postuar më parë nga kiniku
    Unë pajtohem me Lunesten.


    Un ka edhe kuptim tjeter, si trajte e Unit.

    Mentori reflektonte një un të pakuptushem.
    Dhe ka dallim kuptimi midis Unë dhe un???

    Gjej ndonje argument tjeter me te sakte!!

    Ka ardhur koha qe me teknollogjite e reja shqipja ti pershtatet kohes. Me ndenjem me kokefortesi sepse keshtu me pelqen mua sepse eshte afer dialektit tim nuk shkojme gjekundi. Dhe ne fakt shqipja e materjaleve te shkruatura ne forume, e-maile, sms eshte ndryshuar. Sepse spo ecen dot me hapin e teknollogjise.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine
    Gjuha letrare ka 34 vjet, gegerishtja ka 3400 vjet

    Paskajorja eshte me te vertete e domosdoshme dhe eshte nje nga ato gjera qe e kane varferuar shqipen ne maksimum. Gegerishtja eshte shume e pasur si gjuhe dhe nje perfshirje e plote e saj ne gjuhen letrare vetem ane pozitive ka.
    Shume dakord. Gjuha shqipe ka humbe shume prej faktit qe nuk ka marre edhe me teper nga dialekti gege. Jo vetem paskajorja, por edhe shume gjera te tjera.

    Megjithate idete e Migjen Kelmendit nuk me duken shume te dobishme. Ju takon gjuhetareve, shkrimtareve, shkenctareve etj. qe gradualisht ta pasurojne shqipen.

    Une jam kunder ndryshimit te gjuhes. Ajo ka 34 vjet qe perdoret, pse duhet ndryshuar? Per te kenaqur egon lokalistike te disave? Mua psh sme pengon fare mungesa e paskajores gege ne perdorimin e gjuhes. As fjala anderr nuk me duket aspak me e bukur se fjala enderr, dhe peremrin 'une' e perdor gjithmone me zanoren 'e' ne fund.

    Nese duan qe te perdorin dialektin gege ne zonat ku banojne le ta perdorin, askush si ndalon.
    Nuk eshte thjeshte etje lokaliste. Po dialekti gege flitet ne me shume se 2/3-en e territorit ku jetojne shqiptar. Nuk eshte pak.

    Mu me vjen keq dhe me vjen edhe te qesh kur degjoj ndonje qe thote: "duhet me e bërë"...lol.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e amaro
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    NenToke
    Postime
    242
    Pershendetje, megjithse jam me origjine veriore , e gjej shume te rrezikshme hedhjen e kesaj ideje , sepse Kosova ne fillim nxorri flamurin e saj kurse tani ka zera qe duan te bejne edhe gjuhen e tyre letrare e cila anon me shume nga gegerishtja, kjo per mua do te thote nje ndarje perfundimtare dhe duke pasur parasysh qe jemi shume afer per tu bere prap nje komb kjo eshte nje shenje ogurzeze.
    Ndryshuar për herë të fundit nga amaro : 25-05-2006 më 04:37
    Money Makes Man act Funny

  14. #14
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga darkman
    Dhe ka dallim kuptimi midis Unë dhe un???

    Gjej ndonje argument tjeter me te sakte!!

    Ka ardhur koha qe me teknollogjite e reja shqipja ti pershtatet kohes. Me ndenjem me kokefortesi sepse keshtu me pelqen mua sepse eshte afer dialektit tim nuk shkojme gjekundi. Dhe ne fakt shqipja e materjaleve te shkruatura ne forume, e-maile, sms eshte ndryshuar. Sepse spo ecen dot me hapin e teknollogjise.

    UNI. UNI im. UNI yt. UNI i saj. Ai ka një un të pakuptueshem.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  15. #15
    kunder racizmit
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    Citim Postuar më parë nga kiniku
    UNI. UNI im. UNI yt. UNI i saj. Ai ka një un të pakuptueshem.
    Dhe me gjithe kete cfare don te thuash??

    Ti din qe ne shqip zyrtare thuhet "Ai ka nje un te pakuptueshem" apo "ai ka nje unë te pakuptueshem". Apo ndoshta un nuk ekziston fare,per te esht thjesht nje term dialektik.

    pastaj pse do te perdoret i njejti siper peremer vetor si per emer, ku qendron e keqja.

    Kam rastin e italishtes:
    io sono
    Il suo io e' incoprenssibile.

    Marrin rastin e dy fjalive :

    Ai eshte nje kale shume i bukur;
    Ai esht nje kal shum i bukur;

    Hoqem tre (ë) dhe lame vetem 2 ne rastet kur ë eshte ne fillim ose mes fjalije dhe kur fjala perbehet me nje rrokje.

    Pra ne kete rast un mund te shkruaj ne kete forum nje fjali ne shqip vetem me 3 gabime dhe jo me pese. Sepse perdorimi i copy/paste eshte shume i bezdishem.

  16. #16
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    ... Poashtu, mendoj qe disa fjale qe tingellojne me mire ne variantin gege si psh. Andrra, Zani etj. te zevendesojne fjalet e variantit toske qe per momentin eshte gjuhe e njesuar si psh. Enderr, Zeri, etj. ...
    Gjuha zhvillohet gjate viteve! Nese njerezit fillojne dhe perdorin fjalen Zani dhe Anderr, jam e sigurte qe vetvetiu, keto fjale do te futen ne fjalorin e gjuhes letrare, por me duket e pa llogjikshme qe keto fjale te nderrohen me dore.

    Une kam origjine veriore dhe jugore, dhe i kam degjuar dhe fjalet zeri dhe enderra, gjithashtu dhe zani dhe andrra, por te them te drejten me pelqejne me shume ato te parat per gjuhe letrare.

    Pastaj nuk mund te ndryshosh disa fjale te vecanta, sepse dialektet u binden rregullave te ndryshme.

    Psh marrim fjaline: Nuk mund te thuash qe zani i A-se eshte melodioz.

    Tani kjo fjali do ishte me e bukur nese thonim:

    Nuk mund t'thush qa zani i A-s asht melodioz.

    ose nese do te thonim:

    Nuk mund te thuash qe zeri i A-se eshte melodioz.

  17. #17
    Citim Postuar më parë nga darkman
    Pra ne kete rast un mund te shkruaj ne kete forum nje fjali ne shqip vetem me 3 gabime dhe jo me pese. Sepse perdorimi i copy/paste eshte shume i bezdishem.
    Shko te linku me poshte dhe lexo postimin 15 dhe 16. Aty do mesosh se si te mos merresh me funksionin copy/paste. http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=14473

  18. #18
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Gogla e Kuqe

    Nuk mund te thuash qe zani i A-se eshte melodioz.

    Tani kjo fjali do ishte me e bukur nese thonim:

    Nuk mund t'thush qa zani i A-s asht melodioz.

    ose nese do te thonim:

    Nuk mund te thuash qe zeri i A-se eshte melodioz.
    Ne gegerishte ne raste te tilla perdoret paskajorja:

    Nuk munesh me thane qe zani i A-se asht melodioz.

    Postimi im i pare ishte vetem mendim i imi natyrisht per te cilin dhashe edhe argumentat e mia. Per mua dhe shumicen e njerezve (sidomos te huajte) qe njoh me bukur tingellon A-ja se E-ja. Pastaj, gjuha e njesuar nuk duhet te jete njedialektore, sepse atehere kjo nuk eshte e njesuar me, por eshte dialekti toske i shkruar. Pra, duhet nje perzierje/mix me e madhe e dialekteve.

    Diskriminimi qe i eshte bere gegeve ne gjuhen e njesuar eshte shume i madh sepse mbi 90% e letrares se sotme eshte toske kurse gegefolesit shqiptar jane diku rreth 5/6 e gjithe popullsise shqiptare sot.

    Pastaj, duhet pasur parasysh problemet qe kane geget me gjuhen e sotme te njesuar, sidomos ne Kosove e Maqedoni, por edhe ne Shqiperine veriore e te mesme. Ne Kosove eshte rrezik qe pas 10 vitesh te kete gjuhe tjeter te njesuar sepse shqiptaret atje nuk duan qe te jene keshtu te diskriminuar dhe poashtu atyre po i bie qe pothuajse gati teresisht ta ndryshojne menyren e te folurit, te folur kjo qe ata e praktikojne me mijera vjet tani. Ne menyre qe kjo te mos ndodh ne te ardhmen dhe qe gjuha e njesuar te blihet/pranohet nga gjithe shqiptaret (jo vetem gjuhetaret por gjithe populli) duhet te behet rishikimi dhe modifikimi i gjuhes se njesuar.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Migjen Kelmendi me te drejte kerkon qe ne Kosove gjuhe zyrtare te jete gegnishtje. Ka te drejte per faktin se ne Kosove nga 90% e popullates flitet gegnishtja (e perzier me nje toske larg standardit 72 - kjo e obligueshme).
    Une e pashe emisionin ne SHQIP per te cilin flet dodoni, ku Migjeni beni perpjekje te tregoje se gjuha e standardizueme 72 nuk ka gjete vend ne Kosove. Kosovaret vazhdojne me te vjetren, komunikojne ne gegnisht mes veti, shkruajne gegnisht mes veti, kurse privohen nga e drejta e kesaj gjuhe ne shkolla, ne institucione dhe ne media.

    Migjeni here-here i ngatrron qendrimet e tij, fillimisht kerkon qe ne Kosove te shkohet me variantin gege, e pastaj kerkon ndryshime ne standardin 72 duke mundsu nxjerrjen e nje mixi gjuhsor.
    Nese Migjeni kerkon ndryshime ne standardin 72 ne te gjitha trojet shqiptare, ateher shkon teper larg. Por edhe Emil Lafe shkon teper larg nese kerkon qe ky standard te zbatohet ne te gjitha trojet shqiptare.
    Shqiperia mundet me vazhdu me gjuhen e njesuar qe e parashikon standardi 72, e Kosova ne anen tjeter mundet me vazhdu me gegnishten e vet. Asnje te kece nuk ka per "shqiptarine" nese veprohet ashtu.

    Institucionet e Kosoves tash per tash nuk kane kohe me i hy punes per me definu nje gjuhe zyrtare - gege apo toske. Mirpo ne te ardhmen nuk mund te anashkalohet. Populli i Kosoves eshte i lodhun nga gjuha servile qe i ofrohet ne institucione, krahas gjuhes se perditshme qe ata e flasin neper shpijat e tyne. Standardi 72 medoemos duhet me u perpunu ne Kosove. Perndryshe nese veprohet keshtu kosovaret mbesin ne mes dy kulturave gjuhsore pa gazeta, pa radio, pa televizion dhe pa libra.

    Jam i bindun se 70% e kosovarve nuk e dine se cfar dmth. fjala "shkuje" . Ne Kosove ne vend te fjales "shkuje" perdoret termi "premaje". Ka shume e shume fjale tjera te cilat kur i oforhen kosovarit te thjeshte e habisin dhe jane krejt te huaja per te.

  20. #20
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Une i qendroj mendimit tim te meparshem per mosndryshimin e gjuhes se njesuar ne 72'shin. E kuptoj se ndoshta do ishte me e dobishme rifutja ne perdorimin e perditshem te disa fjaleve gegerishte, por cdo ndryshim tjeter do me dukej i tepert. E kuptoj deshiren dhe krenarine primordiale te atyre qe priren per te ndryshuar variantin qe kemi, por po ta shohesh gjere e gjate nuk asfare i keq, bile eshte me i lehte dhe i rrjedhshem sesa ato modele qe na paraqiten ku shumica e fjaleve do te mbaronim me bashketingellore duke ja zbehur muzikalitetin te folures.

Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  4. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  5. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 11:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •