Mbreme ishte nje emision shume i bukur ne Shqip ne lidhje me gjuhen e njesuar ne Top Channel me mysafire gjuhetaret Emil Lafe, Shefkije Islamaj, dhe Gjovalin Shkurtaj, dhe shkrimtaret e publicistet Ardian Klosi dhe Migjen Kelmendi.
Jam shume dakord me argumentet e zotit Lafe qe futja edhe e versionit gege te fjaleve ne gjuhen e njesuar do krijonte nje anarki gjuhesore por poashtu jam dakord me Klosin dhe Kelmendin se duhet bere nje rishikim i gjuhes dhe futje e fjaleve gege (te injoruara ne kongresin e 68-tes dhe 72-tes te gjuhes) qe toskerishtja e gjuha e njesuar nuk i kane per momentin. Poashtu, mendoj qe disa fjale qe tingellojne me mire ne variantin gege si psh. Andrra, Zani etj. te zevendesojne fjalet e variantit toske qe per momentin eshte gjuhe e njesuar si psh. Enderr, Zeri, etj. Nje tjeter modifikim qe do mund te behej eshte edhe futja e paskajores gege (qe dialekti toske nuk e ka) ne gjuhen e njesuar. Keshtu do zbutej sadopak diskriminimi ndaj geges dhe do i perafrohej edhe ky dialekt gjuhes se njesuar dhe do ishte me e lehte edhe per geget pervetesimi i gjuhes se njesuar. Poashtu, me keto ndryshime, do diskurajohej edhe nencmimi i dialektit gege nga disa injorante qe e quajne dialekti malokce e keshtu tjera stereotipe.
Cfare mendoni juve ne lidhje me kete ceshtje? Jepni komentet tuaja.
Krijoni Kontakt