Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Lightbulb Kosova në udhëkryq

    BAROMETRI DIPLOMATIK:

    KAPITULLIMI I “GRUPIT TË KONTAKTIT” TË PRISHTINËS PARA “REPORTERIT” TË

    OKB-SË, MARTTI AHTISARI DHE PARA SERBISË KOLONIALISTE(!)



    Prof.Dr. Mehdi HYSENI

    ______________________

    13 nëntor 2006


    Për t’i hyrë në thelb kësaj çështjeje tejet serioze dhe të rëndësishme për fatin e sotshëm dhe të nesërm të Kosovës, para së gjithash shtrohen dhe, njëherit kërkojnë përgjigje objektive dhe intensive këto pyetje:

    I)Cilat janë shkaqet dhe faktorët kryersorë që kanë ndikuar në dështimin e “teatrit shëtitës” së shuttle diplomacisë së emisarit special ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisari me bashkëbiseduesit e grupit serbo-shqiptar në Vjenë?

    II) Ku qëndron gabimi dhe faji i prolongimit të afatit të zgjidhjes së statusit të Kosovës për vitin e ardhshëm 2007, e ndoshta, edhe për vitin 2008, nëse Serbia prapë nuk do të pajtohet me njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga ana e bashkësisë ndërkombëtare?

    III) Çfarë hapash dhe masash konkrete, duhet të marrë bashkësia ndërkombëtare, nëse Serbia (në bazë të kushtetutës aktuale, sipas së cilës “Kosova është pjesë territoriale e Serbisë”) do të tentojë që ushtarakisht ta rikthejë Kosovën nën sundimin e saj të egër kolonial, sikurse këtu e 100 vjet më pare?

    IV) Çfarë duhet të bëjmë ne tani, pas dështimit dhe vetëdështimit në ekskursionet boshe njëvjeçare të “grupit të kontaktit” shqiptar nga Prishtina në Vjenë?

    V) Cila duhet të jetë përgjigjja opcionale e fundit e politikës dhe e diplomacisë shqiptare të Kosovës në rast se Serbia (Boris Tadiqi dhe Vojislav Koshtunica) incognito janë marrë vesh që Kosovës të mos i njihet cilësia e pavarësisë si subjekt juridik ndërkombëtar?


    Para se të arrihej pika kulminante e dështimit të “takimeve ekskursive” të Vjenës ndërmjet palës serbo-shqiptare, si dhe falimentimi fatal i shuttle diplomacisë së emisarit ndërkombëtar të KS të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisari lidhur me çështjen e Kosovës, unë pata shkruar ca herë radhazi (me vite), se Prishtina zyrtare shqiptare nuk ka asnjë arsye që të aranzhojë asnjë “grup taktik”, që të udhëtojë në Vjenë për t’u takuar me grupin bisedues serb të Beogradit, për shkak se paraprakisht pozicionet e strategjisë politike të dy vendeve kanë qenë diametralisht të qarta në kuptimin kontradiktor: - Shqiptarët me të drejtë, me gjakë dhe me sakrifica të mëdha e mbrojnë konceptin e pavarësisë së Kosovës, kurse serbët pa asnjë të drejtë morale, as ligjore e mbrojnë konceptin e politikës së deritashme kolonialiste dhe gjenocidale shekullore të Serbisë, duke e mohuar konceptin e pavarësisë së Kosovës. Në këtë kontekst, së fundi, Parlamenti i Serbisë nxori edhe “Kushtetutën e re demokratike”, ku në Preambulën e saj Kosova figuron si “pjesë përbërëse e territorit të Serbisë”(!?)

    Pavarësisht nga ushtrimi i “sondës” së diktatit të faktorëve relevantë të bashkësisë ndërkombëtare (OKB dhe BE etj.), që pala shqiptare të pranonte me çdo kusht “formulën” e shuttle diplomacisë së Martti Ahtisarit, sipas së cilës politika zyrtare e Kosovës “ka qenë e detyruar”, që të formojë grupin e saj të kontaktit prej disa vetash, e cili si në fillim, ashtu edhe në mbarim të “dialogimit” me palën serbe dhe me ndërmjetësit e KS të OKB-së, u tregua plotësisht infantile në kuptimin diplomatik, sepse brenda një viti nuk ka qenë në gjendje, që ta bindë “reporterin” e OKB-së Martti Ahtisari, se kërkesat e palës serbe nuk ishin në lidhje të drejtpërdrejtë me zgjidhjen e statusit të Kosovës, por ishin në funksion të rikthimit të drejtave dhe të kompetencave politiko-juridike, kushtetuese dhe shtetërore të Serbisë mbi Kosovën shqiptare, të ndërkombëtarizuar që nga 10 qershori 1999. Këtë, së fundi e provoi edhe dështimi i shuttle diplomacisë së Martti Ahtisarit, e edhe vetë deklaratat politike të disa anëtarëve të “grupit të kontaktit” dështues të pales shqiptare. Tanimë, si duket “diplomatët” (të cilët nuk arritën asnjë hap përparimi në bisedimet me homologët e tyre serbë dhe me palën ndërkombëtare në takimet bankrotuese të Vjenës, përpos promovimit të ambicieve të politikës së tyre prepotente individuale dhe grupore) shqiptarë të Prishtinës zyrtare shtiren se janë “penduar” për pjesëmarrjen në “takimet shëtitëse” të Vjenës, sepse epilogu i tyre u “kurorëzua me sukses” kundër pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, një pendim i tillë psotfestum, nuk ka asnjë pikë pozitive për të justifikuar politikën dhe diplomacinë falimentuese të Prishtinës zyrtare në rastin konkret, sepse si thotë populli, tani (pas një dështimi të tillë katastrofik bjerrakohës në favor të “ringjalljes” dhe riaktivizmit të politikës dhe të diplomacisë kolonilaiste antidemokratike të Serbisë) “ka kaluar miu nëpër mustaqe”, nuk ia vlen kurrfarë pendimi, as mallkimi, sepse që në fillim as Qeveria e as Parlamenti i Kosovës nuk është dashur ta bëjnë një gabim të këtillë politik ngase në vend të caktimit të atij “grupi politik”, asht dashur që të kërkojë forma të tjera të ligjshme dhe demorkatike për shpalljen e Referendumit për pavarësinë e Kosovës, kështu që Serbisë do t’i mbyllej çdo “shtek” manvrues në planin ndërkombëtar, që të infiltrohej si “palë negociuese” direkte në zgjidhjen përfundimtare të çështjes koloniale të Kosovës. Në rast pezullimi të një vendimi të tillë të Parlamentit të Kosovës (mohimin e së drejtës ligjore dhe demorkatike të mbajtjes së Referendumit), Qeveria, Parlamenti dhe i gjithë spektri politik i Kosovës, është dashur që të kërkojnë nga OKB-ja, SHBA-ja, BE-ja etj., organizimin e një konference ndërkombëtare për zgjidhjen e statusit të Kosovës, e jo kjo çështje madhore t’u besohej blanko “grupeve negociuese” serbo-shqiptare, duke ushtruar “gjimanistikë politike” në kuadrin e ”misionit historik” të shuttle diplomacisë së Kofi Annanit, përkatëshit të dërguarit të tij special, Martti Ahtisari.


    Përveç kësaj, një nga argument më thelbësore, që ky “grup i kontaktit” shqiptar të vihej jashtë përdorimit të “itinerarit ditor” të Agjendës politike të Matti Ahtisarit, duke mos marrë pjesë fare në ato “biseda rasti” pa dyshim është edhe ky: - Shuttle diplomacy e takimeve të dy grupeve (serbo-shqiptare) në Vjenë ka dështuar për shkak se objket shqyrtimi nuk ishte statusi i Kosovës, por rilegjitimimi ndërkombëtar i statusit historiko-politik-juridik dhe kushtetues i Serbisë dhe i serbëve në Kosovë.

    Ahtisarët evro-ndërkombëtarë e kanë për “detyrë shtëpie”, që ta prolongojnë zgjidhjen e statusit të Kosovës për vitin e ardhshëm 2007, (e ndodh edhe në mars të vitit 2008, po qe se edhe më tej politika dhe diplomacia e Prishtinës zyrtare do të jipte pëlqime absurde, duke mbështetur projektpropozimet antipavarësi të Kosovës nga ana e mediatorëve të bashkësisë evro-ndërkombëtare) sepse ata për “pleqëri” të këtilla të popujve dhe të vendeve të armiqësuara në konflikt, edhe janë të paguar majëmërisht (me mëditje dhe me diata e privilegje të tjera speciale të imunitetit ndërkombëtar) sipas standardeve ndërkombëtare të OKB-së, të BE-së, të OSBE-së etj.


    Propozimi i Martti Ahtisarit Grupit të Kontaktit, që statusi i Kosovës të shtyhet për debatim në Mars 2007, nuk duhet të na zhgënjejë, të na befasojë, as të na demoralizojë, sepse ai nuk është vetëm propozim i tij, por edhe i atyre që kanë pranuar një propozim të tillë: Grupi i Kontaktit, BE, OKB etj., si dhe propozim i vetë Serbisë së Boris Tadiqit dhe të Vojislav Koshtunicës.


    Një potez i këtillë i Martti Ahtisarit është iracional dhe tejet i dëmshëm për statusin e Kosovës, sepse është në kolzion flagrant me afatin e parashikuar të Sekretarit të Përgjithshëm të KS të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, që rasti i statusit të Kosovës të përmbyllej brenda vitit 2006, para së gjithash e favorizon sheshit kursin antishqiptar të politikës zyrtare të Beogradit ndaj Kosovës, që me çdo kusht po insiston të jetë faktor dhe palë negociuese në zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, ashtu sipas “Kushtetutës së re” se “Kosova është pjesë integrale e territorit administrative dhe shtetëror të Serbisë”, kjo diplomaci serbo-evro-ndërkombëtare, që sheshit është në funksion të mohimit të pavarësisë së plotë të Kosovës si subjekt jurdiko-ndërkombëtar, politikën dhe diplomacinë e mirëfilltë shqiptare, nuk duhet sërish ta “zërë në gjumin dimëror”, ashtu sikurse deri tani, duke u bërë rob i vetëvetes dhe, fatin e Kosovës, duke e lënë në dorë të disa grupeve të interesit, sikurse ky, që politkisht dhe diplomatikisht pësoi erozion katastrofik në ekskurzionet e takimeve të Vjenës ngase ato takime nuk ishin në kurrfarë niveli shtetëror, as nuk kishin kurrfarë karakteri juridiko-politik e dipomatik ndërkombëtar midis dy palëve(shteteve) në konflikt, por kishte vetëm karakter punues të dy grupeve serbo-shqiptare, të fokusuar në “çështjet teknike” të zgjidhjes së “problemit” të minoritetit serbomalazez në Kosovë, sipas “standardeve ndërkombëtare” serbe, decentralizimin dhe rajonizimin territorial dhe administrative të Kosovës në favor të minoritetit kolonizues serbomalazez(8%). Domethënë, anëtarët e grupit të interesit të palës shqiptare të cilat kanë marrë pjesë në bisedat me anëtarët “grupit të kontaktit” gjithëserb të Beogradit, e kanë pasur për detyrë që edhe ndërkombëtarisht ta legjitimojnë para Martti Ahtisarit dhe para grupit serb të Beogradit dështimin e politikës zyrtare të Prishtinës, duke pranuar dhe vulsour procesin e decentralizimit, përkatësisht të copëtimit territorial dhe administrativ të Kosovës shqiptare në dobi të minoritetit kolonist serb.

    Se anëtarët e grupit politik të shqiptarëve të Kosovës, nuk kanë qenë kurrfarë faktori, as partneri me peshë serioze politike kombëtare dhe ndërkombëtare në takimet ekskurzive të Vjenës, këtë e dëshmon edhe kjo deklaratë e një anëtari të “grupit të kontaktit” shqiptar: “ The real talks have…begun. They are not between Pristina and Belgrade, but between the members of the Contact Group”(The Economist, November 4th 2006,p.59).

    Meqë sipas këtij konstatimi të Enver Hoxhajt nuk paska pasur kurrfarë bisedimi ndërmjet grupit serb dhe atij shqiptar, por kryesisht ndërmjet vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit, atëherë, që në fillim është dashur të bojkotohen ato takime dështuese të Vjenës nga ana e palës shqiptare.Ky është gabim i dyfishtë politik i këtij grupi ngase që në fillim “e paska kuptuar lojën” e prapaskenave të anëtarëve të Grupit të Kontaktit në kurriz të pavarësimit të Kosovës, dhe nuk kanë hequr dorë prej tij, domethënë as Martti Ahtisari, as Grupi i Kontaktit nuk i ka konsideruar kurrfarë partneri serioz politik bashkëbisedues, por vetëm se e kanë shfrytëzuar për qëllime të diplomacisë së tyre prevenetive të “pezullimit të përkohshëm” të pavarësisë së Kosovës, ashtu si po iu konvenon Serbisë, Rusisë dhe serbëve, që së pari minoritetit kolonist serb në Kosovë (8%) t’ia sigurojnë autonominë politike territoriale dhe eksterritoriale, me lidhje speciale juridko-politike e administrative me Serbinë në emër të mbrojtjes së “trashigimisë historike, kulturore dhe religjioze”, duke marrë për bazë themelore numrin e kishave, manastireve dhe dioqezave ortodkse serbe etj. Këtë “falsifikat original” të identitetit historik kulturor, fetar dhe territorial, fatkeqësisht e provon edhe krijimi i një numri të komunave serbe në Kosovë (në bazë të “standardeve ndërkombëtare” serbe të decentralizimit), të cilat do të kenë autoniminë e plotë politike, territoriale, ekonomike, financiare, arsimore, policore etj. Domethenë, në të ardhmen, këto komuna do të jenë subjektet politiko-juridike dhe ligjore të entitetit serb në Kosovë, që në kuadrin e një bashkësisë komunale serbe, do të kërkojnë “federalizimin” e Kosovës, përkatësisht krijimin e minishtetit paralel serb sipas modelit të “Republika srpska” në Bosnjë e Hercegovinë ose si kantone të veçanta siç është rasti me kantonet e Zvicrës apo me Tirolin e Italisë. Në rast se nuk ia arrijnë një qëllimi të këtillë, që Kosovën në kuptimin juridiko-kushtetues dhe administrativ ta ndajnë në dy entitete të barbarta, atëherë Serbia dhe serbët, do të luajnë në “letrën e fundit” (duke llogaritur në mbështetjen e Rusisë dhe të aleatëve të saj, siç janë Kina dhe Franca) , duke kërkuar ndarjen e Kosovës, edhe pse kundër këtij opcioni, tanimë janë deklaruar OKB-ja, BE-ja, Grupi i Kontaktit etj. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se këta organizma relevantë të bashkësisë ndërkombëtare, nuk do t’i modifikojnë qendrimet dhe pozicioent e tyre lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Shembull konkret paralajmërues së një politike të këtillë të mundshme revizinuese, është pa dyshim arritja e marrëveshjes së Martti Ahtisarit me anëtarët e Grupit të Kontaktit, që për statusin e Kosovës, në shkallë ndërkombëtare, të debatohet në mars të vitit 2007, pasi të kenë marrë fund zgjedhjet parlamentare në Serbi, më 21 janar 2006.

    Në Vjenë nuk u debatua për statusin e Kosovës, por për pavarësimin dhe për njohjen e të drejtave politike dhe autonome të minoritetit serb me “lidhje speciale” nën sovranitetin shtetëror të Serbisë, jo të shtetit të ardhshëm të pavarur të Kosovës(!)


    Pse shuttle diplomacy e Martti Ahtisarit ( i dërguari special i KS të Kombeve të Bashkuara për Kosovën) së bashku me “diplomacinë” e grupit negociator serbo-shqiptar në Vjenë ka dështuar keq për shkak të politikës destruktive nacionalshiviniste antishqiptare të Beogradit zyrtar, të përfaqësuar nga “emisarët” e saj në “takimet ekskursive” me homologët e tyre të një grupi tejet efemer të interesit politik nga Prishtina zyrtare, kjo nuk është kurrfarë befasie, sepse ky dështim ka qenë transparent qysh para se t’ia fillonin takimeve të tyre të dy “grupet e interesit” (e jo kursesi palët ndërshtetërore, të përfaqësuara nga titullarët e qeverive dhe të parlamenteve të Kosovës dhe të Serbisë, as nga kryetarët e këtyre dy vendeve, Fatmir Sejdiu dhe Boris Tadiq), të cilat në asnjë mënyrë nuk kanë pasur kurrfarë kapaciteti politiko-diplomatik, që të ndikojnë pozitivisht në justifikimin e shuttle diplomacy së gabuar të KS të Kombeve të Bashkuara, të fokusuar në matjen e pulsit politik për “pajtimin” e palëve në konflikt, e jo të arritjes së ndonjë marrëveshjeje historike me karakter të kompromisit politik ndërkombëtar lidhur me zgjidhjen e statusit të Kosovës.


    Pra, esenca politiko-diplomatike e takimeve të Vjenës së dy grupeve të interesit politik nuk ka qenë, që në kuadrin e tyre, të arrihet ndonjë marrëveshje reale për palët në konflikt, por më tepër ka pasur karakter paralajmërues të promovimit të politikës së diktatit dhe të imponimit të ndonjë formule sakate ndërkombëtare, të aranzhuar në emër të Martti Ahtisarit dhe në llogari të politikës kolonialiste të Serbisë zyrtare, që do të binte ndesh me kërkesën legjitime dhe legale të popullit shqiptar të Kosovës, që nënkupton realizimin e së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës sipas standardeve juridike të së drejtës ndërkombëtare.

    Një nga shkaqet kryesore që ka ndikuar negativisht në dështimin e shuttle diplomacisë së Martti Ahtisarit në Vjenë, është pa dyshim obstruksioni i politikës antishqiptare dhe antievropiane të Serbisë, si dhe qëndrimi dhe kalkulimet e parapaskenave të diplomacisë së disa vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit për Kosovën, të cilat fshehurazi dhe haptazi, duke marrë anën e Serbisë, kanë ndikuar në minimin e takimeve njëvjeçare të grupeve biseduese në Vjenë. Kështuqë, si rrjedhim i veprimit koherent (të dukshëm dhe të nëndheshëm) të mekanizmave dhe të kanaleve të ndryshme të kombinatorikës së diplomacisë dhe të propagandës serbe evro-ndërkombëtare versus pavarësisë së Kosovës, Beogradi ia arriti që të fitojë në kohë (natyrisht, duke u konsultuar dhe ndihmuar paraprakisht, direkt dhe indirekt nga aleatët tradicionalë ndërkombëtarë), duke nxjerrë “kushtetutën e re”, duke mabajtur Referendumin, si dhe tani ka shpallur edhe afatin e organizimit të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, të parashikuar për 21 janar 2007.


    I gjithë ky “aktivitet i ngjeshur” antishqiptar i politikës dhe i diplomacisë serbe, është shkaku dhe pasoja pse ka dështuar shuttle diplomacia e Martti Ahtisairt dhe antidiplomacia e “teatrit shetitës” negociator të Prishtinës. Këtë avantazh në kuptimin e faktorizimit të politikës dhe të diplomacisë së Serbisë në planin ndërkombëtar, e provoi edhe vendimi i prerë i Martti Ahtisarit, që debatimi i statusit të Kosovës, të lihet për “një ditë më të mirë”, pasi të dalë pranvera, “të nxehet moti” diku në fund të marsit 2007 ose 2008, për shkak se sipas “justifikimit” të tij para anëtarëve të Grupit të Kontaktit (Amerika, Italia, Rusia, Anglia, Gjermania, Franca), në sesionin e bërë më 10 nëntor 2006, së pari, duhet të përfundojnë zgjedhjet parlamentare në Serbi, e pastaj, të vihet në “rend dite” statusi i Kosovës(!?)


    Me gjithë krijimin e përshtypjes dhe të vlerësimeve në opinion publik, se për shtyrjen e afatit të zgjidhjes së statusit të Kosovës për vitin 2007, është i vetmi fajtor Martti Ahtisarit, ky nuk është fakt i qëndrueshëm, sepse në marrjen e një vendimi të tillë kanë ndikuar edhe dy fatorët e theksuar më sipër (Serbia dhe Grupi i Kontaktit). Këtë e provon edhe kjo deklaratë zyrtare e tij dhënë masmediave ndërkombëtare: “Këtë vendim e kam marrë në bazë të vendimit të Boris Tadiqit, si dhe në bazë të konsultimit paraprak me shtetet anëtare të Grupit të Kontaktit për Kosovën”. Lind pyetja, kjo është “rruga e pranueshme” e diplomacisë multilaterale serbo-evropiane ndërkombëtare si “opcioni real” për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ashtu sikur është deklaruar botërisht shumica dërrmuese (90%) e popullit shqiptar në Kosovë? – JO! Kursesi, sepse kjo është rruga njëkahshe zvarritëse dhe kontradiktore, që shpie vetëm në favorizimin e politikës grabitçare kolonialiste të Serbisë në copëtimin dhe në sundimin e Kosovës, edhe pse kjo de facto është nën protektoratin ndërkombëtar të OKB-së (10.06.1999 -2006).


    S’ka dilemë se “vendimi unilateral” i Martti Ahtisarit, përkatësisht i Grupit të Kontaktit që shqyrtimi i çështjes së Kosovës, të lihet për fillimin e vitit 2007, është në kolizion edhe me qëndrimet, me pikëpamjet dhe me raprotet zyrtare publike parparke të bashkësisë ndërkombëtare, sipas të cilave parashikohej që zgjidhja e statusit të Kosovës, të mbyllej përfundimisht me dhjetorin e vitit 2006.


    Mirëpo, sa ia vlen t’i pasqyrojmë faktet e bazueshme kundër një vendimi të tillë absurd të Marti Ahtisarit, përkatësisht të Grupit të Kontaktit, kur në politikë gjërat ndyrshojnë jo “brenda natës”, por brenda minutës, sipas interesave të ndryshme të atyre instuticioneve dhe faktorëve të sistemit shtetëror ndërkombëtar që diktojnë dhe imponojnë zgjidhjet e tyre popujve dhe vendeve të dobëta dhe të pafuqishme, siç është rasti konkret i Kosovës me status kolonial serbomalazez-jugosllav që nga shtatori i vitit 1912. Se në çfarë stadi janë unikë Marti Ahtisari, Grupi i Kontaktit.

    Bashkimi Evropian etj., që statusi i Kosovës të lihet për më vonë, ashtu si u kenvenon interesave të tyre të “tregut liberal” politik dhe eknomik, dhe interesave të sistemit kolonialist të Serbisë gjenocidale, provon edhe deklarata mbështetëse e Havier Solanës dhe e Oli Ren(zyrtarët më të lartë të BE-së) vendimit të Marti Ahtisarit, të cilët e kanë kualifikuar pozitivisht dhe “tejet të arsyeshëm” ngase Martti Ahtisari ka marrë parasysh vendimin e kryetarit të Serbisë Boris Tadiq, që më me 21 janar 2007, të mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi?! Mirëpo, një “jusitifikim” të vendimit të tillë absurd të Marti Ahtisarit dhe të mbështetësve të tij evro-ndërkombëtarë, që kinëse për hir të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, në janar të vitit të ardhshëm, në mënyrë objektive dhe të papritur e përgënjeshtron kjo deklaratë zyrtare e kryeministrit të qeverisë së Serbisë, dr. Vojislav Koshtunica: “ Mandati i Ahtisarit nuk është që të mendoj për zgjedhjet në Serbi, por që t’i sigurojë negociatat e mirëfillta për Kosovën, gjë që deri tani nuk ka pasur kurrfarë negociatash të tilla, si dhe të ndihmojë që të gjendet zgjidhja në përputhje me Kartën e Kombeve të Bshkuara”.


    Ja, edhe pse kjo deklaratë rrjedh nga burimet e anës së kundërt të barrikadës të politikës zyrtare serbe të Beogradit, përveç nxjerrjes në shesh të dobësive të diplomacisë së Marti Ahtisarit, Vojislav Koshtunica (natyrisht, pas arritjes së objketivave dhe synimeve të politikës së qeverisë së Serbisë, me ç’rast me sukses e amortizoi politikën e grupit politik infantil nga Prishtina dhe shuttle diplomacinë e OKB-së nën drejtimin e Marti Ahtisarit) nxori në pah faktin e qëndrueshëm, që tërësisht mbshtet edhe të vërtetën tonë se në Vjenë nuk pasur, as nuk janë zhvilluar kurrfarë negociatash për statusin e Kosovës, por për “çështjet teknike” të rikthimit të pushtetit shtetëror serb në Kosovë.


    Këtë të “panjohur” të politikës sabotuese të Beogradit, tanimë e kanë kuptuar edhe anëtarët e “grupit të kontaktit” shqiptar nga Pirshtina, por tanimë kjo është e kotë, sepse shuttle diplomacia e Marti Ahtisarit dhe e Beogradit i la “me të dy këmbët në baltë”, nuk ia arritën që në praninë e masmediave dhe fotoreporterëve ndërkombëtarë t’i vëjnë firmat e tyre për pavarësinë e Kosovës.


    Vendimi “unilateral” i diplomacisë multilaterale të Marti Ahtisarit, si dhe diplomacia bojktuese e Beogradit (e cila përmes formave të ndryshme: kushtetuta, referendumi dhe zgjdhejet paralamentare etj., e përfituan Marti Ahtisarin, Havier Solanën Oli Renin, Kofi Annanin, anëtarët e Grupit të Kontaktit ) janë edhe një dëshmi më shumë që i mohojnë deklaratat e papeshuara të disa politikanëve diletantë (siç ishte Lutfi Haziri etj.) të grupit bisedues të Prishtinsë se, “po vjen pavarësia”!? Se “është nisur pavarësia nga Vjena për në Prishtinë”?! etj.etj.


    S’ka dyshim se në një afat të gjatë, do të kurorëzohet me sukses pavarësia e pashmangshme e Kosovës, por jo me kësi “trabnata” të “cirkut politik” të dështuar, të cilët në plan të parë kanë inetresein e tyre personal, karrierist, grupor dhe partiak, të cilët 1 vjet rresht harxhuan kohën poshtë-lart Prishtinë-Vjenë-Beograd (duke u vetëmashtruar dhe, duke e mashtruar dhe gënjyer keq opinion e gjerë publik shqiptar, se “po vjen pavarësia”) ,duke harxhuar evro të buxhetit të padhimbshëm të qeverisë së Kosovës, duke shetitur me avion në relacionin Prishtinë-Vjenë, por politikisht, diplomatikisht, kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, epilogu i tyre ishte i zi dhe tragjik ngase së bashku me kyremediatorin e tyre ndërkombëtar, Marti Ahtisari kapitulluan nga politika, propaganda dhe diplomacia serbomadhe e Beogradit, gjë që ky dështim patjetër, do të ketë pasoja edhe në të ardhmen për avancimin e zgjidhjes së statusit të Kosovës.

    Me çështjen e dështimit dhe të dështuarve në “takimet ekskursive” nuk duhet të harxhojmë kohën e vlefshme për momentin, por lind pyetja e pashmnagshme: çka, qysh, dhe si të veprohet tani, pas mbylljes së “provës gjenerale” dështuese të “teatrit shetitës” politik në Vjenë? – Për të evituar rrezikun e defaktorizimit të plotë të politikës zyrtare shqiptare, Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës, me procedurë urgjente, nevojitet që tani, të ndërmarrin hapa konkret dhe masa preventive për paralizimin total të politikës, të diplomacisë dhe të legjislacionit të Serbisë kundër përzierjes së saj të mëtejme në çështjet e brendshme të Kosovës. Edhe pse Kosova ndodhet nën mandatin ndërkombëtar të OKB-së, Qeveria dhe Parlamenti I Kosovës me consensus, duhet të arrijnë marrëveshjen e tyre të përbashkët, që në muajin dhjetor 2006 të oragnizohet REFERENDUMI gjithëpopullor për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Vetëm mbajtja e REFERENDUMIT, do të ishte baza dhe forma më e drejtë dhe më e justifikueshme ligjërisht dhe demokratikisht në realizimin e plotë të së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës. Vetëm kjo formë ligjore dhe demorkatike, e pranueshme edhe për të drejtën dhe sistemin pozitiv juridik ndërkombëtar, do t’ia mbyllte Serbisë të të gjitha “vrimat ligjore” të manipulimit të mëtjemë me statusin e Kosovës në arenën e marrëdhënieve dhe të diplomacisë së bashkësisë ndërkombëtare.


    Në thelb, kjo do të ishte përgjigjja më racionale, më konkrete dhe më përmbajtësore kundër kompllotit të politikës kolonialiste serbe të Beogradit dhe të diplomacisë evro-ndërkombëtare, e cila do të zhbalanconte projektplanet e fshehta dhe të hapura të afateve pambarim dhe taktizuese për “zgjidhjen” e problemit kolonial të Kosovës.


    Pra, tanimë, pas dështimit të “grupit të kontaktit” shqiptar në “takimet ekskurzive” të Vjenës, Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës, nuk duhet të humbasin kohë në analzimin e minusave të deritashëm të politikës së tyre (pse dhe qysh i mashtroi Marti Ahtisari dhe mbështetësit e tij kontradiktorë të diploamcisë evro-ndërkombëtare), as në mbajtjen e ndonjë séance të Parlamentit të Kosovës për nxjerrjen e ndonjë Rezolute të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, sepse sipas “disponimit” të politikës së deritashme të bashkësisë ndërkombëtare lidhur me njohjen e së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës, ekziston rreziku i mundshëm që një resolute a vendim të tillë të Parlamentit të Kosovës, ta ketë anuluar pikësëapri UNMIK-u, përkatësisht OKB-ja, e së këndejmi edhe Bashkimi Evropian dhe Grupi i Kontaktit.


    Ndërkaq, po qe se organizohet (në qoftë se qeveria dhe parlamenti i Kosovës e duan përnjëmendë dhe e mbështesin me devotshëmeri pavarësimin e Kosovës), RFERENDUMI, duhet të organizohet patjetër, dhe sa më shpejt të jetë e mundur brenda afatit të muajit të ardhshëm, si kundërpeshë dhe kundërpërgjigje politikës antipavarësi të Serbisë dhe përkrahësve të saj evro-ndërkombëtarë, kjo formë insitucioanle e ligjshme dhe demokatike e Referendumit nuk ka gjasë që të anulohet nga bashkësia ndërkombëtare, por ajo, do ta ketë legalizuar dhe pranuar, ashtu siç e njohu, ndër të tjera, edhe referendumin e Serbisë, edhe pse ai ishte në kundërshtim të plotë me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, de facto dhe de jure, organzimi i referendumit është çështje e brendshme dhe e drejtë e çdo shteti demokratik dhe të lirë.


    Pra, në potez për shpalljen e pavarësisë së Kosovës është politika dhe legjislacioni i Qeverisë dhe i Parlamentit të Kosovës, e jo Beogradi, as Martti Ahtisari e as Brukseli zyrtar, që tani duket se kanë gjetur gjuhë të përbashkët për kontestimin e së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës. Mirëpo, këtë plan startegjik të diploamcisë serbo-evripiane ndërkombëtare, e ka për detyrë dhe të drejtë ligjore, morale dhe demokratike ta prish në themel Prishtina zyrtare, duke e shpallur me procedurë të shkurtër REFERENDUMIN, sepse kjo është forma më oportune e demokracisë, që populli në formë demorkatike dhe të votes së lire, të shpreh vullnetin e tij Sovran.


    Ndryshe, në mungesë të mbajtjes së REFERENDUMIT (në pranverë ose në vjeshtë të viteve të ardhshme) do të triumfojë shuttle diploamcia fatale e Marti Ahtisarit dhe e Grupit të Kontaktit, cila pas mbarimit të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, më 21 Janar 2007, sërish pritet të vihet në veprim versus pavarësisë së Kosovës.

  2. #2
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Kush tha qe grupi i kontaktit ka deshtuar perpara Serbise?
    Kini duruar per shekuj te tere ne roberi dhe nuk duroni dot edhe disa muaj te tjere.

  3. #3
    Kapitullimi para Ahtisarit dhe Serbisë 2


    "Propozimi i Marti Ahtisarit GK-së, që statusi i Kosovës të shtyhet për debatim në mars 2007, nuk duhet të na zhgënjejë as të na demoralizojë, sepse ai nuk është vetëm propozim i tij, por edhe i atyre që kanë pranuar një propozim të tillë: GK, BE, OKB dhe vetë Serbisë së Tadiçit dhe Koshtunicës"


    Pesha
    Që anëtarët e grupit politik të shqiptarëve të Kosovës, nuk kanë qenë kurrfarë faktori, as partneri me peshë serioze politike kombëtare dhe ndërkombëtare në takimet e Vjenës, këtë e dëshmon edhe kjo deklaratë e një anëtari të "grupit të kontaktit" shqiptar: "The real talks have begun. They are not between Pristina and Belgrade, but between the members of the Contact Group" (The Economist, November 4th 2006, p.59).

    Absurdi
    Në Vjenë nuk u debatua për statusin e Kosovës, por për pavarësimin dhe për njohjen e të drejtave politike dhe autonome të minoritetit serb me "lidhje speciale" nën sovranitetin shtetëror të Serbisë, jo të shtetit të ardhshëm të pavarur të Kosovës(!)

    Esenca
    Esenca politiko‑diplomatike e takimeve të Vjenës së dy grupeve të interesit politik nuk ka qenë, që në kuadrin e tyre, të arrihet ndonjë marrëveshje reale për palët në konflikt, por më tepër ka pasur karakter paralajmërues të promovimit të politikës së diktatit dhe të imponimit të ndonjë formule sakate ndërkombëtare, të aranzhuar në emër të Martti Ahtisarit dhe në llogari të politikës kolonialiste të Serbisë zyrtare

    . Përveç kësaj, një nga argument më thelbësore, që ky "grup i kontaktit" shqiptar të vihej jashtë përdorimit të "itinerarit ditor" të axhendës politike të Marti Ahtisarit, duke mos marrë pjesë fare në ato "biseda rasti" pa dyshim është edhe ky: ‑ Shuttle diplomacy e takimeve të dy grupeve (serbo‑shqiptare) në Vjenë ka dështuar për shkak se objket shqyrtimi nuk ishte statusi i Kosovës, por rilegjitimimi ndërkombëtar i statusit historiko‑politik‑juridik dhe kushtetues i Serbisë dhe i serbëve në Kosovë.

    Ahtisarët evro‑ndërkombëtarë e kanë për "detyrë shtëpie", që ta prolongojnë zgjidhjen e statusit të Kosovës për vitin e ardhshëm 2007, (e ndodh edhe në mars të vitit 2008, po qe se edhe më tej politika dhe diplomacia e Prishtinës zyrtare do të jepte pëlqime absurde, duke mbështetur projekt-propozimet antipavarësi të Kosovës nga ana e mediatorëve të bashkësisë evro‑ndërkombëtare) sepse ata për "pleqëri" të këtilla të popujve dhe të vendeve të armiqësuara në konflikt, edhe janë të paguar majmërisht (me mëditje dhe me dieta e privilegje të tjera speciale të imunitetit ndërkombëtar) sipas standardeve ndërkombëtare të OKB‑së, të BE‑së, të OSBE‑së etj.

    Propozimi
    Propozimi i Martti Ahtisarit Grupit të Kontaktit, që statusi i Kosovës të shtyhet për debatim në mars 2007, nuk duhet të na zhgënjejë, të na befasojë, as të na demoralizojë, sepse ai nuk është vetëm propozim i tij, por edhe i atyre që kanë pranuar një propozim të tillë: Grupi i Kontaktit, BE, OKB etj, si dhe propozim i vetë Serbisë së Boris Tadiçit dhe të Vojislav Koshtunicës.

    Një qëndrim i tillë i tij është iracional dhe tejet i dëmshëm për statusin e Kosovës, sepse është në kolzion flagrant me afatin e parashikuar të Sekretarit të Përgjithshëm të KS të OKB-së, Kofi Annan, që rasti i statusit të Kosovës të përmbyllej brenda vitit 2006 dhe para së gjithash e favorizon sheshit kursin antishqiptar të politikës zyrtare të Beogradit ndaj Kosovës, që me çdo kusht po insiston të jetë faktor dhe palë negociuese në zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, ashtu sipas "Kushtetutës së re" se "Kosova është pjesë integrale e territorit administrative dhe shtetëror të Serbisë".

    Domethënë, anëtarët e grupit të interesit të palës shqiptare të cilat kanë marrë pjesë në bisedat me anëtarët "grupit të kontaktit" gjithëserb të Beogradit, e kanë pasur për detyrë që edhe ndërkombëtarisht ta legjitimojnë para Martti Ahtisarit dhe para grupit serb të Beogradit dështimin e politikës zyrtare të Prishtinës, duke pranuar dhe vulsour procesin e decentralizimit, përkatësisht të copëtimit territorial dhe administrativ të Kosovës shqiptare në dobi të minoritetit kolonist serb.

    Konstatimi
    Meqë sipas konstatimit, nuk paska pasur kurrfarë bisedimi ndërmjet grupit serb dhe atij shqiptar, por kryesisht ndërmjet vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit, atëherë, që në fillim është dashur të bojkotohen ato takime dështuese të Vjenës nga ana e palës shqiptare.

    Ky është gabim i dyfishtë politik i këtij grupi ngase që në fillim "e paska kuptuar lojën" e prapaskenave të anëtarëve të Grupit të Kontaktit në kurriz të pavarësimit të Kosovës, dhe nuk kanë hequr dorë prej tij, domethënë as Martti Ahtisari, as Grupi i Kontaktit nuk i ka konsideruar kurrfarë partneri serioz politik bashkëbisedues, por vetëm se e kanë shfrytëzuar për qëllime të diplomacisë së tyre prevenetive të "pezullimit të përkohshëm" të pavarësisë së Kosovës, ashtu si po iu konvenon Serbisë, Rusisë dhe serbëve, që së pari minoritetit kolonist serb në Kosovë (8%) t"ia sigurojnë autonominë politike territoriale dhe eksterritoriale, me lidhje speciale juridko‑politike e administrative me Serbinë në emër të mbrojtjes së "trashëgimisë historike, kulturore dhe religjoze", duke marrë për bazë themelore numrin e kishave, manastireve dhe dioqezave ortodkse serbe etj.

    Këtë "falsifikat original" të identitetit historik kulturor, fetar dhe territorial, fatkeqësisht e provon edhe krijimi i një numri të komunave serbe në Kosovë (në bazë të "standardeve ndërkombëtare" serbe të decentralizimit), të cilat do të kenë autoniminë e plotë politike, territoriale, ekonomike, financiare, arsimore, policore etj.

    Domethenë, në të ardhmen, këto komuna do të jenë subjektet politiko‑juridike dhe ligjore të entitetit serb në Kosovë, që në kuadrin e një bashkësisë komunale serbe, do të kërkojnë "federalizimin" e Kosovës, përkatësisht krijimin e minishtetit paralel serb sipas modelit të "Republika srpska" në Bosnjë e Hercegovinë ose si kantone të veçanta siç është rasti me kantonet e Zvicrës apo me Tirolin e Italisë.

    Ndarja
    Në rast se nuk ia arrijnë një qëllimi të këtillë, që Kosovën në kuptimin juridiko‑kushtetues dhe administrativ ta ndajnë në dy entitete të barbarta, atëherë Serbia dhe serbët, do të luajnë në "letrën e fundit" (duke llogaritur në mbështetjen e Rusisë dhe të aleatëve të saj, siç janë Kina dhe Franca), duke kërkuar ndarjen e Kosovës, edhe pse kundër këtij opaioni, tanimë janë deklaruar OKB‑ja, BE‑ja, Grupi i Kontaktit etj.

    Mirëpo, kjo nuk do të thotë se këta organizma relevantë të bashkësisë ndërkombëtare, nuk do t"i modifikojnë qendrimet dhe pozicioent e tyre lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Shembull konkret paralajmërues së një politike të këtillë të mundshme revizinuese, është pa dyshim arritja e marrëveshjes së Martti Ahtisarit me anëtarët e Grupit të Kontaktit, që për statusin e Kosovës, në shkallë ndërkombëtare, të debatohet në mars të vitit 2007, pasi të kenë marrë fund zgjedhjet parlamentare në Serbi, më 21 janr 2006.

    Dështimi
    Pse shuttle diplomacy e Martti Ahtisarit ( i dërguari special i KS të Kombeve të Bashkuara për Kosovën) së bashku me "diplomacinë" e grupit negociator serbo‑shqiptar në Vjenë ka dështuar keq për shkak të politikës destruktive nacionalshiviniste antishqiptare të Beogradit zyrtar, të përfaqësuar nga "emisarët" e saj në "takimet ekskursive" me homologët e tyre të një grupi tejet efemer të interesit politik nga Prishtina zyrtare, kjo nuk është kurrfarë befasie, sepse ky dështim ka qenë transparent qysh para se t"ia fillonin takimeve të tyre të dy "grupet e interesit" (e jo kursesi palët ndërshtetërore, të përfaqësuara nga titullarët e qeverive dhe të parlamenteve të Kosovës dhe të Serbisë, as nga kryetarët e këtyre dy vendeve, Fatmir Sejdiu dhe Boris Tadiç), të cilat në asnjë mënyrë nuk kanë pasur kurrfarë kapaciteti politiko‑ diplomatik, që të ndikojnë pozitivisht në justifikimin e shuttle diplomacy së gabuar të KS të Kombeve të Bashkuara, të fokusuar në matjen e pulsit politik për "pajtimin" e palëve në konflikt, e jo të arritjes së ndonjë marrëveshje historike me karakter të kompromisit politik ndërkombëtar lidhur me zgjidhjen e statusit të Kosovës.

    Obstruksioni
    Një nga shkaqet kryesore që ka ndikuar negativisht në dështimin e shuttle diplomacisë së Martti Ahtisarit në Vjenë, është pa dyshim obstruksioni i politikës antishqiptare dhe antievropiane të Serbisë, si dhe qëndrimi dhe kalkulimet e parapaskenave të diplomacisë së disa vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit për Kosovën, të cilat fshehurazi dhe haptazi, duke marrë anën e Serbisë, kanë ndikuar në minimin e takimeve njëvjeçare të grupeve biseduese në Vjenë.

    Kështu që, si rrjedhim i veprimit koherent (të dukshëm dhe të nëndheshëm) të mekanizmave dhe të kanaleve të ndryshme të kombinatorikës së diplomacisë dhe të propagandës serbe evro‑ndërkombëtare versus pavarësisë së Kosovës, Beogradi ia arriti që të fitojë në kohë (natyrisht, duke u konsultuar dhe ndihmuar paraprakisht, direkt dhe indirekt nga aleatët tradicionalë ndërkombëtarë), duke nxjerrë "kushtetutën e re", duke mabajtur Referendumin, si dhe tani ka shpallur edhe afatin e organizimit të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, të parashikuar për 21 janar 2007.

    Shkaqet
    I gjithë ky "aktivitet i ngjeshur" antishqiptar i politikës dhe i diplomacisë serbe, është shkaku dhe pasoja pse ka dështuar shuttle diplomacia e Martti Ahtisairt dhe antidiplomacia e "teatrit shetitës" negociator të Prishtinës. Këtë avantazh në kuptimin e faktorizimit të politikës dhe të diplomacisë së Serbisë në planin ndërkombëtar, e provoi edhe vendimi i prerë i Martti Ahtisarit, që debatimi i statusit të Kosovës, të lihet për "një ditë më të mirë", pasi të dalë pranvera, "të nxehet moti" diku në fund të marsit 2007 ose 2008, për shkak se sipas "justifikimit" të tij para anëtarëve të Grupit të Kontaktit (Amerika, Italia, Rusia, Anglia, Gjermania, Franca), në sesionin e bërë më 10 nëntor 2006, së pari, duhet të përfundojnë zgjedhjet parlamentare në Serbi, e pastaj, të vihet në "rend dite" statusi i Kosovës(!")

    Uniciteti
    Se në çfarë stadi janë unikë Marti Ahtisari, Grupi i Kontaktit. Bashkimi Evropian etj, që statusi i Kosovës të lihet për më vonë, ashtu si u kenvenon interesave të tyre të "tregut liberal" politik dhe eknomik, dhe interesave të sistemit kolonialist të Serbisë gjenocidale, provon edhe deklarata mbështetëse e Havier Solanës dhe e Oli Ren(zyrtarët më të lartë të BE‑së) vendimit të Marti Ahtisarit, të cilët e kanë kualifikuar pozitivisht dhe "tejet të arsyeshëm" ngase Martti Ahtisari ka marrë parasysh vendimin e kryetarit të Serbisë Boris Tadiç, që më me 21 janar 2007, të mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi"! Mirëpo, një "jusitifikim" të vendimit të tillë absurd të Marti Ahtisarit dhe të mbështetësve të tij evro‑ndërkombëtarë, që kinëse për hir të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, në janar të vitit të ardhshëm, në mënyrë objektive dhe të papritur e përgënjeshtron kjo deklaratë zyrtare e kryeministrit të qeverisë së Serbisë,

    dr. Vojislav Koshtunica: "Mandati i Ahtisarit nuk është që të mendoj për zgjedhjet në Serbi, por që t"i sigurojë negociatat e mirëfillta për Kosovën, gjë që deri tani nuk ka pasur kurrfarë negociatash të tilla, si dhe të ndihmojë që të gjendet zgjidhja në përputhje me Kartën e Kombeve të Bshkuara". Ja, edhe pse kjo deklaratë rrjedh nga burimet e anës së kundërt të barrikadës të politikës zyrtare serbe të Beogradit, përveç nxjerrjes në shesh të dobësive të diplomacisë së Marti Ahtisarit, Vojislav Koshtunica (natyrisht, pas arritjes së objketivave dhe synimeve të politikës së qeverisë së Serbisë, me ç"rast me sukses e amortizoi politikën e grupit politik infantil nga Prishtina dhe shuttle diplomacinë e OKB‑së nën drejtimin e Marti Ahtisarit) nxori në pah faktin e qëndrueshëm, që tërësisht mbshtet edhe të vërtetën tonë se në Vjenë nuk pasur, as nuk janë zhvilluar kurrfarë negociatash për statusin e Kosovës, por për "çështjet teknike" të rikthimit të pushtetit shtetëror serb në Kosovë.

    Sabotimi
    Këtë të "panjohur" të politikës sabotuese të Beogradit, tanimë e kanë kuptuar edhe anëtarët e "grupit të kontaktit" shqiptar nga Pirshtina, por tanimë kjo është e kotë, sepse shuttle diplomacia e Marti Ahtisarit dhe e Beogradit i la "me të dy këmbët në baltë", nuk ia arritën që në praninë e masmediave dhe fotoreporterëve ndërkombëtarë t'i vënë firmat e tyre për pavarësinë e Kosovës.

    Vendimi "unilateral" i diplomacisë multilaterale të Marti Ahtisarit, si dhe diplomacia bojktuese e Beogradit (e cila përmes formave të ndryshme: kushtetuta, referendumi dhe zgjdhejet paralamentare etj, e përfituan Marti Ahtisarin, Havier Solanën Oli Renin, Kofi Annanin, anëtarët e Grupit të Kontaktit ) janë edhe një dëshmi më shumë që i mohojnë deklaratat e papeshuara të disa politikanëve diletantë (siç ishte Lutfi Haziri etj.)

    të grupit bisedues të Prishtinsë se "po vjen pavarësia"!" Se "është nisur pavarësia nga Vjena për në Prishtinë""! etj.etj. Në potez për shpalljen e pavarësisë së Kosovës është politika dhe legjislacioni i qeverisë dhe i parlamentit të Kosovës, e jo Beogradi, as Martti Ahtisari e as Brukseli zyrtar, që tani duket se kanë gjetur gjuhë të përbashkët për kontestimin e së drejtës së vetëvendosjes së Kosovës.

    Mirëpo, këtë plan startegjik të diploamcisë serbo‑evripiane ndërkombëtare, e ka për detyrë dhe të drejtë ligjore, morale dhe demokratike ta prish në themel Prishtina zyrtare, duke e shpallur me procedurë të shkurtër REFERENDUMIN, sepse kjo është forma më oportune e demokracisë, që populli në formë demorkatike dhe të votës së lirë, të shpreh vullnetin e tij Sovran.

    Ndryshe, në mungesë të mbajtjes së REFERENDUMIT (në pranverë ose në vjeshtë të viteve të ardhshme) do të triumfojë shuttle diploamcia fatale e Marti Ahtisarit dhe e Grupit të Kontaktit, cila pas mbarimit të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, më 21 Janar 2007, sërish pritet të vihet në veprim versus pavarësisë së Kosovës.

    E Merkure:15/11/2006
    Shkruar nga
    Prof.dr. Mehdi Hyseni

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-02-2009
    Postime
    13
    Sedi kjo puna e Kosoves eshte ber si Kenga dreqit....

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •