Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10

Tema: Ervin Hatibi

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Ervin Hatibi

    Nėn peshėn e ekranit politik

    Nga Ervin Hatibi

    Iluzioni i informimit
    Nė bazė tė anketave tė besueshme, populli qė grumbullohet mė masivisht rreth ekranit tė televizorit (kėsaj vatre moderne me njė zjarr pa tym), janė tė varfrit. Sa mė shumė tė shtohet sėra dhe sa mė lart tė ngrihet ashensori social, aq mė shumė nė pėrpjesėtim tė zhdrejtė shkon kjo me orėt qė kalohen pėrpara ekranit. Sigurisht. Tė pasurit nuk kanė kohė tė kalojnė pėrpara televizorit, pėr arsyen e thjeshtė se ata janė... brenda tij. Se janė ata qė i bėjnė ngjarjet, jetėn mondane e politikėn, ata qė personifikohen e pėrjetėsohen nė filmat dhe spektaklet qė finacojnė sipas midesė e interesave tė veta. Dhe nė njė ditė ende 24 orėshe, nuk mund tė gjejnė kohė tė shpenzojnė para ekranit, njė kohė qė do t’ia vidhnin bėrjes sė lekut apo bėrjes sė qejfit. Kurse tė varfrit, ngaqė nuk bėjnė dot qejf “prej vėrteti” e aventura, janė tė detyruar qė me njė kosto tė lirė tė energjisė elektrike, tė rrinė e tė kundrojnė gojėhapur deri vonė, deri sa shuhet, zjarrin qė s’ngroh, tė ekraneve...

    Pėrveē varfėrisė, ka edhe nja dy arsye tė tjera pėr tė parė televizor, njėra mė e dobėt se tjetra. Njėra nga kėto ėshtė qė tė informohesh dhe tjetra qė tė kulturohesh. Mė interesanti ndėr kėta sebepe televizive ėshtė informimi. Informimi pėrmes ekranit, me figura, tė jep pėrshtypjen shtypėse se e pe krejt tė vėrtetėn aēik; ajo po lėvizte e gjallonte gjysmė metri larg hundės tėnde. Informimi pėrmes mediave, sipas pėrkufizimeve tashmė klasike, i bie tė jetė pushteti i katėrt, mjeti vendimitar me tė cilin njerėzia kontrollon dhe gjykon funksionimin e tre pushteteve tė tjerė-legjislativit, ekzekutivit, gjyqėsorit- duke u bėrė kėshtu teorikisht mė i fuqishmi pushtet pėr demokracinė. Por tek ne dukshėm ky pushtet ėshtė pushtuar, pushtėruar, poshtėruar, dhe si rrjedhojė, edhe demokracia ku jetojmė ėshtė e tillė, nė tė njėjtėn masė trefishe. Ashpėr? Hiē fare! Vėshtroni sesi qytetarit realiteti i serviret nga media tė ngritura me paratė e kapitalistėve tė politikės, pasunarėve tė rinj monopolistė e kontrabandistė qė pėrdorėn shtetin si gomone, nga njė media qė financohet nė mėnyrė selektive me para reklamash nga qeveria (pėrshėndes ish-kryeministrin Meksi i cili kėrkoi tė marrė fund kjo praktikė, nėpėrmjet botimit tė njė gazete tė qeverisė); media qė furnizohet me opinione e opinionistė nga shėrbimi sekret. Prandaj edhe informimi ėshtė i destinuar tė degjenerojė nė propagandė a publicitet. Shartimi i biznesit, politikės dhe medias rezulton thjesht me njė lloj bashkėkohor diktature, ku robi i shkretė ka iluzionin politik se zgjedh dhe njeh kur nė fakt e vėrteta ėshtė bėrė thjesht mediatike, e pėrgatitur enkas pėr tė. Sigurisht, mashtrimi mė i lehtė ėshtė me shkronjėn, nė shtypin e shkruar, por efektin mė tė fuqishėm dizinformimi e merr kur bėhet me figura dhe zė. Fokusimi i detajit nė dėm tė tėrėsisė, fragmentizimi, pėrsėritja e shfrenuar e imazhit tė volitshėm dhe errėsimi i atij problematik, ngritja nga hiēi dhe zmadhimi i ndonjė personazhi apo ngjarjeje nė dėm tė njė pale mė tė merituar personazhesh a ngjarjesh... tė gjitha kėto bashkė nė atė qė quhet me pafajėsi lajm, informim. Duke u pjekur midis territoresh tė pakontrollueshme urbane dhe institucionesh gati hermetike, fruti i tw vėrtetės reale ėshtė gati i pakapshėm pėr masat, dhe prandaj ne kemi paguar mediat tė shkojnė dhe ta vjelin atje pėr ne, e ato pasi e shtrydhin dhe pėrpunojnė, na e japin ta pijmė nėn ambalazhe shumėngjyrėshe, duke na u betuar se ajo ēka po pijmė ėshtė 100% natyrale, pa konservues, pa prezervativė, pa ngjyrues kimikė...

    Dėfrimi banal me politikėn
    Mirė apo keq, tė mė ndjejė demokracia, kam zgjedhur tė bėhem ai shqiptari i mesėm cinik e i vetmuar, qė e sheh haptas se politika e madhe jona, ėshtė thjeshtė njė rimorkio qė merr kthesa pa finesė lidhur pas njė fuoristrade me targa tė huaja, kurse ajo e vogla, politika me tė brendshme, ėshtė bėrė “kush ngre pallatin mė tė lartė, kush fut mė shumė kushėrinj doganierė a badigardė”... Njė strukturė pazarllėqesh tribale-karikaturė e Besėlidhjes sė Lezhės - ku bihet dakord pėr aleatėt, klientėt dhe armiqtė e radhės, si edhe ku sajohen togfjalėshat e rinj tė propagandės pėr t’u bėrė ballė shmangieve publike tė momentit nga demokracia, premtimet e vjetra dhe burrėria.

    Nė vend tė votės, (njė institucion qė ia kemi arritur ta bėjmė qesharak) tashmė njė shqiptar si unė pėrdor telekomandėn. Nga njė stacion nė tjetrin i jap mbėshtetjen time fytyrave gazndjellėse tė garipave tė politikės, tė cilėt na ofrohen nė pozat e tyre mė kinematografike, qė citohen nė frazat e tyre mė anekdotike, nė shkujdesjet e tyre mė alkoolike. E gjitha kjo mundėsuar me kamerat dhe mikrofonėt e poseduar prej duarsh tė njoma ish-kamarierėsh, qė tani kanė marrė peng redaksitė e ndritshme tė televizioneve tona. Emisioni mė i ndershėm politik, ėshtė sigurisht “Diskolajmet” e fundjavės, prej tė talentuarit Shkurti nė Tv-Klan, ku nė ndryshim me banalitetin dhe shkujdesjen djaloshare nė edicionet e lajmeve apo ato tė analizave, fokusimet groteske tė njerėzve tė pushtetshėm, janė tė justifikuara qė nė fillim me titullin dhe zhanrin e emisionit. Dhe gjithsesi, aty komentet e abstragimet, pėrmes kopsitjes me batuta prej filmave tė realizmit socialist, japin definicionin dhe shijen e vėrtetė tė kastės sonė politike nė aventurat e saj tė pėrjavshme. Tė pėrvajshme. Por kohėt e fundit, siē ėshtė vėnė re edhe nga tė tjerė kolegė, nė trendin mė tė fundit tė liberalizimit mediatik tė jetės politike, njė kulturė e keqe protagonizmi, e nisur qė me transmetimet maratonė tė diskutimeve parlamentare, ka filluar tė rishfaqet edhe mė bruto nė etjen perverse pėr tė transmetuar nė televizion debate tė nxehta politike tė niveleve tė larta. KPD-ja, plenumi i Tiranės (Edi Rama versus demokratėt nė kėshillin bashkiak), debati mbi SHIK. Nė dallim nga uniformiteti provincial i mediokritetit nėpėr transmetimet e diskutimeve parlamentare, ritmi dhe temperatura janė tė garantuara nė llojin e fundit tė debateve. Nė njė Shqipėri pa yje, nė njė Shqipėri ku intelektualėt, shkrimtarėt, kėngėtarėt dhe aktorėt pa filma e pa teatėr thėrriten nėn armė nga politika sa herė ka nevojė ajo, detyrimisht qė telenovelat narciziste tė yjeve do tė detyrohen t’i luajnė politikanėt. Ata kanė dalė nga ekranet e dritareve-ikona tė benzave tė blinduar, ku tendosen me seriozitet kanonik, pėr t’i dhuruar popullit nė TV me gjithė mimikėn e tyre molieriane, gjestikulacionet, testikulacionet, kollarot firmato, zhargonet surrogato dhe hieroglifet kuptimplote me tymin e duhanit. Tė ardhur nė politikė pėrgjithėsisht nga mjedise universitare apo (gjysmė-)akademike, politikanėt tanė, ish-nxėnės tė shkėlqyer dhe ish-sekretarė rinie, duket qė ende e vuajnė atė kompleksin e vjetėr tė tė qenit “ēun i mirė”. Dhe kėshtu, nuk humbin rastin pėr t’u dukur sa mė maēo, sa mė tė hidhėt, sa mė vulgarė para kamerave, pas tė cilave dyshojnė se i gjithė populli shqiptar pėrbėhet nga skafistė dhe blegtorė vetmitarė, tė gatshėm t’i pranojnė si tė barabartė mes tė barabartėve nėpėr tavolinat e lira tė burrėrimit populist ballkano-mesdhetar. Duke e shqyer mė katėrsh parimin e mirėinformimit dhe tė gjithėpjesėmarrjes, transmetime tė tilla minimaliste, shkojnė pėrtej transparencės politike dhe zgjerimit tė korridoreve midis elitės dhe popullit, pushtetit dhe qytetarėve zgjedhės. Mė tepėr ato i ngjajnė njė versioni shqiptar tė spektaklit tė tele-realitetit “The Big Brother” (“Vėllai i madh”, i njohur tek ne pėrmes versionit italian “Il grande fratello”). Ėshtė pra ai spektakli ku ēuna e goca tė reja vetėngujohen nė njė shtėpi tė supervrojtuar nga kamerat, tė cilat i japin publikut mishngrėnės tė gjitha detajet e jetės sė tyre ditore; tė ushqyerit, llomotitjet, flirtet, zėnkat, pėrgjumjet...gjithēka qė mund t’i ndodhė robit. Hiq vetėm pjesėn e mirėfilltė tė marrėdhėnieve seksuale, (megjithėse nė ndonjė vend, janė pėrfshirė edhe ato). Tashmė nuk ka rėndėsi ēfarė thua - rėndėsi ka si e thua. Nuk ka tė mirė dhe tė kėqinj - ka vetėm simpatikė dhe josimpatikė. Dhe tamam si nė “Big Brother”, duke supozuar se janė tė pavrojtuar e midis shokėsh, politikanėt tanė po e lirojnė fare gojėn nėpėr ekrane, dhe tė mos na pėrmendė kush eksperiencat e botės, fjala vjen, ato amerikane, ku debati politik televiziv ka krijuar shkollė. Kėta tanėt, i lejojnė vetes lloj-lloj llafi nė publik, e kjo punė u kalon fare pa gjobė, nė ndryshim nga vendet nga ku marrim shembuj. Ėshtė njė lloj sindrome e quajtur Tourette (psikologėt tė mė korrigjojnė) e cila pėrkufizon (mes tė tjerash), gjendjen e njeriut i cili nuk mund tė frenojė dot shtrėngimin e brendshėm pėr tė thėnė llafe tė pista. Televizionet tona, nė emėr tė tė qenit si gjithė bota (cila botė mor aman!?), kanė bėrė tė zakonshėm pėrdorimin e fjalėve tė ndyta orė e pa orė, vend e pa vend, duke u kthyer nė laboratorė tė traumatikės postdiktatoriale, ku njerėz tė frustruar tė moshave tė mesme vjellin gjithė edukimin puritan tė Enver Hoxhės. Ajo qė nė fillim nisi si shaka nga disa humoristė pa karakter, njė herė me aludime erotike e fjalė dykuptimėshe, pastaj me eufemizma mė tė trasha, tashmė ka kaluar nė bėrtitje dhe afishim me gojėn plot tė fjalorit mė tė ulėt nėpėr spektakle e emisione nė orėt mė tė ndjekura. Ky marifet ekstremizoi shijet e shikuesve, dhe rrjedhimisht, u huazua edhe nga politika, nė doza mė diplomatike, gjithė duke shfrytėzuar pėr hesap tė karizmės personale normalizimin qė rrethon tashmė banalitetin dhe vulgaren nėpėr media. Kemi parė spektakle dhe emisione nė kanalet serioze evropiane, tė paktėn nė ato tė Italisė e Francės, dhe nuk ka qėlluar asnjėherė t’i dėgjojmė troē disa llafe qė kumbojnė pa tė keq nė ekranet tona homologe. Njerėzit tanė po harrojnė se tė bėsh humor dhe tė jesh inteligjent, nuk ėshtė e domosdoshme tė qelbėsh gojėn.Pėr t’i bėrė ballė kėsaj sėmundjeje tė medias dhe tė kulturės politike, duket se nuk ka asnjė zgjidhje tjetėr veē stėrvitjes sė ndonjė duzine personazhesh tredimensionalė, figura midis Avni Rustemit dhe doktor Arqilesė, qė tė ndėrhyjnė nė skenė me njė spec djegės nė dorė pėr t’ua pėrzhitur buzėt sa herė shqiptojnė llafe tė kėqija adoleshentėve tanė publikė.
    ..............

    nga gazeta TEMA
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    ne kerkim
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Shyqyr qe lexova dicka nga Hatibi me ne fund pas gjith ktyre viteve. Eshte me te vertete nje talent.
    timeo Danaos et dona ferentes

  3. #3
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678

    Ervin Hatibi

    DISA VITE ME PARE NE SHQIPERIA.COM eshte bere nje shkrim i tille:
    Ervin Hatibi eshte nje nga poetet e brezit te ri, ose me mire e brezit rinor te fundkomunizmit. Ismail Kadare ka thene se Hatibi eshte vazhdimesia dhe e ardhmja e poezise moderne shqiptare, pra nje talent qe e ka treguar veten qe kur ishte vec 15 vjec. Ervin Hatibi ka shkruar shume poezi te "modeleve" te ndyshme, pra mund te gjejme nje potpuri stilesh ne poezine e tij. Dallohet per origjinalitet dhe perdorjen e mrekullueshme te gjuhes shqipe. Poezia e dhene me lart eshte shkruar nga Hatibi per grupin e muzikes se lehte Ritfolk, te cilet e kane kthyer ate ne kenget e tyre me te preferuara nga publiku shqiptar. Pothuaj gjitha tekstet e kengeve te Ritfolk kane dale nga pena e Ervin Hatibit. Ketu do gjeni nje poezi me tone moderne te ketij poeti te ri. (cit. Alban Tartari)

  4. #4
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    DISA VITE ME VONE NJE INTERVISTE E BERE PERSONIT NE FJALE:

    Dallgėt shpirtėrore tė Orientit
    Nė kėrkim tė vetvetes nėpėrmjet flladeve tė meditimit apo misticizmit fetar

    Nė kohėn kur besimet janė nė krizė, kėrkimi i shpirtėrores bėhet nė rrugė tė
    reja, moderne, "trendy" a si tė doni: "new age", "zen", "yoga"... Janė
    filozofitė e ditės qė pėrbėjnė tendencė nė Perėndim. Pjesa mė e madhe fryjnė nga
    Azia. Kėto dallgė hedoniste, qė pėrkėdhelin egon, qė e bėjnė njeriun tė pėrveēėm
    janė shndėrruar nė mėnyra ose stile tė vėrteta jetese nė botė. Ka fare pak
    praktikues tė kėtyre arteve tė tė jetuarit nė Shqipėri (qė nė mėnyrė sporadike
    praktikojnė ndopak "yoga") por nga ana tjetėr njė mori besimesh, qė pėrjetohen
    si filozofi tė tė jetuarit. Myslimanė, tė krishterė, dėshmitarė tė Jehovait dhe
    pėrfaqėsues tė ndonjė sekti tjetėr fetar nga xhamitė, nė kisha e nė bashkėsi,
    praktikojnė "transhendencėn" duke ndjekur shembujt e udhėheqėsve tė tyre
    shpirtėrorė. Duke hequr dorė nga shumė "kėnaqėsi" tė kėsaj jete, pėr hir tė "njė
    kėnaqėsie tjetėr sublime" do tė "mbroheshin" ata. Nė kėrkim tė sė vėrtetės a tė
    vetvetes, ashtu si njė luzmė filozofėsh qė prej 2500 vjetėsh, nė fund tė
    kėsaj endje ata kanė mbėrritur diku. Se ku, na e tregojnė Ervin Hatibi, Dominik
    Qerimi dhe Teuta Buka, njė mysliman, njė prift dhe njė murgeshė. Hatibi, 29
    vjeē, njihet edhe si poet, ėshtė autor i dy librave me poezi dhe drejtues i njė tė
    pėrmuajshme fetare, ndėrsa Don Dominik Qerimi, 31 vjeē, pėrveē se me
    praktikimin e fesė sė vet merret edhe me pėrkthime, luan nė kitarė dhe shkruan poezi.
    Nga ana tjetėr, Motėr Teuta, gjithashtu 31 vjeēe, u mėson italishten fėmijėve
    (qė marrin pjesė nė seanca katekizmi) nė qendrėn "Motra Mozzarella", merret me
    qėndistari e pėrkujdeset pėr tė sėmurėt.
    Sendet
    "Nėse koha jonė, qė e kanė damkosur si "simpliste" e "brutale", i ka shpėtuar
    idhujtarisė sė sistemeve ideologjike, nga ana tjetėr ajo ėshtė dhėnė deri nė
    marri pas adhurimit tė Sendeve", - shkruan Octavio Paz nė njė nga librat e tij
    mė elegantė "La Flamme Double". Ndėrsa gjithnjė e mė tepėr tė bėrit
    "shopping" njėmendėsohet nė mėnyrė paradoksale me "djegien e brendshme". Jo
    shpirtėrorja, por bota e objekteve i mahnit sė fundmi njerėzit. Sendet e Orientit (si
    filozofitė e Lindjes, nga ana shpirtėrore, pėr Perėndimin) janė fryma e re e
    industrisė sė modės.
    Shpirtėrore
    Nga ana tjetėr, flitet edhe pėr njė dallgė shpirtėrore. Mos ėshtė edhe modė?
    Gjithsesi mė shumė sesa
    pėr modė bėhet fjalė pėr kėrkimin e pėrgjigjeve nga pyetjet thelbėsore. Ato
    qė bėnin pėrpara 2500 vjetėsh krijuesit e filozofisė: si t'i japim kuptim
    jetės? A mund tė pėrshtatemi me fatkeqėsitė?
    Taoizėm, meditim, yoga, misticizėm fetar ose rizbulim i Sokratit, Epikurit
    dhe Senekės: njerėzimi ėshtė ende nė kėrkim tė udhėve tė pafundme tė urtėsisė.
    Por duhet bėrė kujdes se nė tregun e spiritualiteteve tė reja gjen si mjeshtra
    tė tė jetuarit, ashtu edhe sharlatanė.

    "Ėndrra ime nuk ėshtė tė bėj atė qė mė pėlqen, por tė pėrmbush ėndrrėn e
    Zotit pėr jetėn time"

    INTERVISTA
    Ervin Hatibi: Besimi im, koracė ndaj padrejtėsive dhe kaosit
    "Pa shiko pak tė lutem nė rrugė; sheh vetėm dy tipa femrash dhe nja dy-tre
    tipa meshkujsh. Po ai stil, po ajo veshje, po ajo ecejake e pėrditshme, po ato
    koordinata, po ato referenca; mė tmerri ėshtė kur dhe i bėn tė flasin...
    Herė-herė mė ngjan vetja sikur jam nė njė zhgjėndėrr me Revolucion Kulturor nė Kinėn
    e Maos. Imagjino pak mė tė vjetrit kur rinia ėshtė katandisur kėshtu...
    Njerėzit qė ndryshojnė, qė dalin njė kokė mbi tė tjerėt janė pakicė, kudo e
    kurdo..."

    Sė pari njihej si poet, prej disa vitesh edhe si praktikues i filozofisė
    islame. Aktualisht drejton njė tė pėrmuajshme fetare, ndėrsa merr pjesė herė pas
    here nė debate fetare nė mediat shqiptare. Shkruan edhe artikuj apo ese nė
    rubrikėn "Kinkaleri" tė revistės "Shqip". Ka njė kėndvėshtrim tjetėr tė gjėrave,
    ku inkludohet edhe besimi nė fenė islame.

    Sa i rėndėsishėm ėshtė dimensioni shpirtėror pėr ty?
    Duhet tė ishte po aq i rėndėsishėm sa ai fizik, apo diēka mė shumė. Por robi
    ėshtė i dobėt, dhe tenton tė bėjė aq sa mundet. Gjithsesi, duke qenė se
    pėrmasa shpirtėrore ėshtė e vetmja gjė "e hajrit" qė na dallon nga flora, fauna,
    mineralet etj, pėrpiqem qė ta lokalizoj sa mė mirė atė ē'ka ėshtė shpirt, qė i
    bie tė jetė nė njė zonė tė lėvizshme midis gjoksit dhe ballit. Ose pak mė gjėrė.
    Sigurisht qė nuk e kam seriozisht kėtė, por prapė ka njė lloj tė vėrtete nė
    sizmikėn busullore tė zemrės apo nė pranėvendosjen e gjithė atyre gjėrave tė
    bukura e tė vyera nė fytyrė. Ajo ēka bie nė sy tek ēdo njeri i shtrirė
    horizontalisht qė fle apo qė vdes, ėshtė mungesa e shpirtit, qė ka shkuar diku tjetėr.
    Nuk mundesh tė dallosh mė nėse njeriu ėshtė "kėshtu apo ashtu", si nė ēastin
    kur ishte zgjuar apo gjallė. Tė vdekurit dhe tė fjeturit janė tė mirė, i janė
    dorėzuar Zotit, sepse mė nė fund po bėjnė atė qė duhet bėrė dhe jo ndonjė
    paudhėsi. Fytyrat e tyre, gjokset e tyre nuk dallojnė mė nga, fjala vjen, gjunjėt
    apo gishtėrinjtė. S'ka mė shpirt aty. (Formėn e kėtyre informatave mė sipėr
    merre pak me rezervė, se i them pėr qejf, jo pėr shkencė.)

    Si ke mbėrritur deri tek filozofia islame?
    Duke u hedhur gur pas guri si ai kalamani i fshatit tė thellė qė kapton nėpėr
    stinė pėrroin pėr tė shkuar deri tek fshati me shkollė. Mė ka ēuditur njėherė
    njė vetėpėrkufizim i Ernesto Sabatos sė madh, i cili bashkė me njė tjetėr
    Ernesto nga Argjentina kanė qenė dy nga heronjtė e mij tė shumtė. Ai thoshte se
    ishte njė anarkist i krishterė. Pa e ditur kaq shkurt pėrkufizimin, kam kaluar
    gjithė fillimin e viteve nėntėdhjetė nėn kėto dy shenja tė mėdha, deri sa i
    dhashė fund dyzimit. Refuzimi im pseudoanarkist ndaj ēdo renditjeje nėn njerėz
    tė tjerė, por edhe frika nga kaosi dhe neveria nga padrejtėsia, mė ēoi nė
    nevojėn pėr diēka totalisht jonjerėzore pėr t'i dhuruar lirinė dhe veten time qė
    nuk mund t'i meritonte ndonjė njeri, zeje apo ideologji. Duke qenė paraprakisht
    besimtar, e dija se ky duhet tė ishte vetėm Zoti, i cili mė zbulohej pėrmes
    Dhjatės sė Re dhe tė Vjetrės. Nė kėtė mėnyrė, pėrjetimet e gjithė kėsaj,
    ndihmuar nga sa e sa ngjarje, mė bėnė tė arrija, arrita tek monoteizmi puritan i
    Islamit, me etikėn altruiste tokė-e-vetėmohuese tė krishtėrimit, nė harmoni me
    shenjtėrinė legaliste-literaliste judaike.

    A mund tė jetė njė artist mysliman?
    Varet ēfarė kupton me artist dhe varet ēfarė kupton me mysliman. Ka shumė
    lloje artistėsh dhe shumė lloje myslimanėsh. Nėse gjerėsisht do tė thoshim se
    artisti ėshtė ai qė duke iu referuar njė tradite modelon gjėsende apo qėndrime tė
    pėlqyeshme pėr shpirtin, dhe me mysliman njė njeri qė duke iu referuar njė
    tradite, kėnaqet duke besuar Zotin, Profetin dhe jetėn tjetėr, atėherė do tė
    thoshim se dy bashkėsitė do puqen patjetėr. Nė Shqipėri, unė njoh e kam miq tė
    paktėn njė duzinė poetėsh, piktorėsh e muzikantėsh, jo thjesht myslimanė, por
    praktikues tė zellshėm bile. Pėr tė mos u zgjatur shumė, se ėshtė e tepėrt, pėr
    traditėn 1400 -vjeēare tė artit islam nė botė, si edhe pėr gjeneratėn e re tė
    artistėve besimtarė myslimanė nė botė, po tė kujtoj se para disa ditėsh gati
    gjithė televizionet dhanė copėza nga njė album muzikor i botuar nė Britani nė
    kuadrin e bamirėsive pėr fėmijėt e Irakut. Krahas Paul McCartney-t, dhe disa
    yjeve mė tė reja tė skenės, merrte pjesė me njė kėngė edhe legjenda e gjallė Cat
    Stevens (Jusuf Islam), njė mjekėrrosh kėshtu si puna ime. Nuk ia dalim po tė
    futemi tė numėrojmė tė tjerėt. Shih, njė nga hitet mė tė fuqishme tani, "The
    Seed" kėndohet nga The Roots, njė grup amerikan me pjesėtarė myslimanė tė
    konvertuar. Kush ndjek skenėn e jazz-it, e di sesa tė shpeshta janė konvertimet nė
    kėtė ambient. Mjafton njė kėrkim banal nė internet tė gjesh tufa me jazzman-ė
    Ibrahimė dhe Abazė me mbiemra anglosaksonė qė tė ēudisin. Flas ende vetėm pėr
    tė konvertuarit, sepse artistė arabė apo nga vendet myslimane ka sa tė duash,
    normalisht, por nuk mund tė vė dorėn nė zjarr nė janė besimtarė a praktikues
    tė fesė…

    A je i lumtur nė besimin tėnd?
    Mė shumė se i lumtur jam i qetė. I paqėtuar. Plus qė unė kėtė muhabetin e
    lumturisė s'para e kam kuptuar ndonjėherė mirė se ēdo tė thotė tamam. Mbase jam
    edhe i lumtur, kush e di.

    Ekziston mendimi qė feja nuk mund tė jetė art, filozofi apo stil vetjak
    jetese, pasi ėshtė kolektive, si mendon?
    Art mbase jo, nė sensin qė njė besimtar jo detyrimisht duhet tė bėjė vjersha,
    por stil vetjak jete ėshtė pėr sa kohė qė individė tė panumėrt zgjedhin vetė
    tė jetojnė si besimtarė. Sa pėr kolektivitetin, kjo ėshtė mė tepėr ēėshtje
    nivelesh sesa ndonjė imperativ fetar. Pa shiko pak tė lutem nė rrugė; sheh vetėm
    dy tipa femrash dhe nja dy-tre tipa meshkujsh. Po ai stil, po ajo veshje, po
    ajo ecejake e pėrditshme, po ato koordinata, po ato referenca; mė tmerri ėshtė
    kur dhe i bėn tė flasin... Herė-herė mė ngjan vetja sikur jam nė njė
    zhgjėndėrr me Revolucion Kulturor nė Kinėn e Maos. Imagjino pak mė tė vjetrit kur rinia
    ėshtė katandisur kėshtu... Njerėzit qė ndryshojnė, qė dalin njė kokė mbi tė
    tjerėt janė pakicė, kudo e kurdo. Megjithatė, mė ka ēuditur njė shprehje tė
    Bruno Etienne, njė nga islamologėt mė tė njohur tė kohės, kur shkruante se gjatė
    gjithė udhėtimeve tė veta kėrkimore nuk kishte takuar dy myslimanė njėsoj…

    Ē'mendim ke pėr prirjet aziatike tė tė jetuarit qė merren nė Perėndim si
    stili i vėrtetė i tė jetuarit si yoga, zen, taoizmin, meditimin etj?
    Shto kėtu edhe sufizmin, dimensionin mistik tė Islamit, i cili ėshtė gati po
    aq nė modė nė Perėndim. Ėshtė mbase njė rezistencė vetėmbrojtėse ndaj
    relativizimit tė pėrditshėm tė vlerave, ndaj shpejtėsisė sė zhvillimeve tekno-urbane,
    tė cilat nuk janė fort nė harmoni me kohėn e pėrjetshme e tė brendshme tė
    njeriut. Kjo shtyn edhe tėrheqjen nėpėr oazet e lindjes, ku shpirtėrorja,
    poetikja, tradicionalja, natyralja nuk e kanė humbur ende shijen.

    Ēfarė ke gjetur tek filozofia myslimane qė nuk ke mundur ta gjesh nė
    filozofinė ateiste, atė kristiane apo tė ndonjė sekti?
    Druaj se do tė lėndoja ndonjėrin po tė flisja. Shiko, do tė tundohesha pėr tė
    folur nėse do besoja se fjalėt e mija kėtu do tė ndihmonin ndonjė njeri tė
    bėnte zgjedhjen time. Por unė nuk besoj tek kontakti im personal i mediave. Kush
    ka qejf, le tė mė pyesė personalisht.

    E ke gjetur kuptimin e jetės tėnde?
    Si thua ti?

    Cilėt janė udhėheqėsit e tu shpirtėrorė?
    Shtohen pėrditė. Njė ditė u bė njė plak nga Kavaja i cili kishte qortuar njė
    shitėse qė po vriste miza nė banak. Gjynah i tha ky, gjynah. Po ta mbash
    pastėr dyqanin, nuk do tė jesh e detyruar tė vrasėsh kaq gjallesa.

    Cila ėshtė motoja e jetės tėnde?
    E ke edhe nė Bibėl. E ka thėnė edhe Muhamedi. Buda, Konfuciusi. Mos i bėj
    tjetrit atė qė nuk do tė doje tė ta bėnte.

    Si e pėrballon dhimbjen dhe vuajtjet me anė tė filozofisė tėnde?
    Pėrmend Zotin. Kurani thotė "Vėrtet pėrmendja e Allahut i qetėson zemrat.".
    Funksionon. Kur themi pėrmend, pėrmendem pėr Zotin; kemi parasysh edhe mendtė,
    jo thjesht fjalėn.

    Intervistoi: Belinda Budini
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  5. #5
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    PER ATA QE PERTUAN TA LEXONIN TE TERE INTERVISTEN DO DOJA TE LEXONIN TE PAKTEN NJE NGA PYETJET
    Si ke mbėrritur deri tek filozofia islame?
    Duke u hedhur gur pas guri si ai kalamani i fshatit tė thellė qė kapton nėpėr
    stinė pėrroin pėr tė shkuar deri tek fshati me shkollė. Mė ka ēuditur njėherė
    njė vetėpėrkufizim i Ernesto Sabatos sė madh, i cili bashkė me njė tjetėr
    Ernesto nga Argjentina kanė qenė dy nga heronjtė e mij tė shumtė. Ai thoshte se
    ishte njė anarkist i krishterė. Pa e ditur kaq shkurt pėrkufizimin, kam kaluar
    gjithė fillimin e viteve nėntėdhjetė nėn kėto dy shenja tė mėdha, deri sa i
    dhashė fund dyzimit. Refuzimi im pseudoanarkist ndaj ēdo renditjeje nėn njerėz
    tė tjerė, por edhe frika nga kaosi dhe neveria nga padrejtėsia, mė ēoi nė
    nevojėn pėr diēka totalisht jonjerėzore pėr t'i dhuruar lirinė dhe veten time qė
    nuk mund t'i meritonte ndonjė njeri, zeje apo ideologji. Duke qenė paraprakisht
    besimtar, e dija se ky duhet tė ishte vetėm Zoti, i cili mė zbulohej pėrmes
    Dhjatės sė Re dhe tė Vjetrės. Nė kėtė mėnyrė, pėrjetimet e gjithė kėsaj,
    ndihmuar nga sa e sa ngjarje, mė bėnė tė arrija, arrita tek monoteizmi puritan i
    Islamit, me etikėn altruiste tokė-e-vetėmohuese tė krishtėrimit, nė harmoni me
    shenjtėrinė legaliste-literaliste judaike.
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  6. #6
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    “ĒALLMAT BOSH TĖ TERRORIZMIT”
    (…dhe probleme tė tjera nė njė letėr kundėr tendencave anti muslimane ne Shqipėri)





    Po bėhen disa javė qė kur opinioni publik shqiptar po bashkėjeton me panikun e terrorizmit islamik, njė “terrorizėm islamik” krejt i veēantė: i mungon edhe “terrorizmi” edhe “islamizmi”. Por gjithsesi tmerron, ngjall frikė e urrejtje njėsoj si terrorizmi, pra menēurisht ia arriti qėllimit edhe pa ekzistuar. Pasojat po vetėlindin pa shkakun.
    Por si funksionon ky fiction, ky terror virtual? Ku ndodhet? Fillimisht dhe pėrfundimisht nė faqet e gazetave mė tė mėdha tė vendit ku kryetitujt premtojnė pėrditė pėr BOMBĖ!, TERRORISTĖ! ISLAMIKĖ! Mė pas nėpėr faqet e kėtyre gazetave do lodhesh mė kot pėr tė gjetur ndonjė lajm a fakt terrori pėrmes togfjalėshave plot hipoteza, hiperbola e blasfemi. Boshllekun qė diskrediton, e mbulojnė si gjithmonė tre-katėr foto tė njėjta mjekėrroshėsh tė veshur me tė bardha, ku lexuesi shqiptar dallon veēanėrisht figurėn e Bin Ladenit tė Afganistanit, njeriut tė vitit, tė paktėn nė Shqipėri. Gazetarėt sigurisht do tė donin ndonjė terrorist tė vėrtetė, por nė pamundėsi pėr ta patur tė gjallė apo tė vdekur, veprojnė si paganėt e vjetėr qė pikturonin nė muret e shpellave gjahun qė do tė donin tė kapnin nė tė ardhmen.
    Kuadrin e ilustrimit kanė marrė pėrsipėr edhe televizionet shqiptare. Terrorizmi islamik ka hapur edhe “numrat jeshilė” pėr terror telefonik 24 orėsh pranė disa tė pėrditshmeve kryeqytetase. Hot line islamik animohet veēanėrisht nga njė zė nė dialektin kuptimplotė tė Verilindjes sė Berishės, qė kėrcėnoi tė pėrditshmen me “Atė qė nuk ia bėmė (bamė) amerikanėve, do t’jua bėjmė (bajmė) juve!”! Pėr ta mbyllur pjesėn e parė tė kėsaj letre, nėnvizoj se disa njerėz me njė gur tė vetėm duan t’i vrasin tė gjithė zogjtė. Por i vetmi “zog” qė ata vrasin me siguri kėto ditė ėshtė zogu i Kosovės. Alarmi i terrorizmit e ka spostuar vėmendjen e opinionit nga fėmijėt e pėrgjakur tė Kosovės, tek fėmijėt e gjithkujt, qė Bin Laden kėrkon tė vrasė pėrditė. Dhe pėr fat tė mirė tė kėsaj loje, Bin Laden shpėtoi prej bombardimeve amerikane dhe gjithkush mund ta pėrdorė nga larg nė kohė krize. Po tė vdiste, duhej shpikur njė tjetėr, duhej nxjerrė njė tjetėr “djalė i keq” nga magazina me “deus ex machina”.
    Duhet tė falenderojmė Zotin qė nė Shqipėri nuk ka terror me motive fetare, dhe kjo ėshtė e vetmja gjė e cila tė ngushėllon nė tė gjithė kėtė fushatė antiislamike. Tė paktėn naiviteti apo indiferenca e qytetarit shqiptar, bėn qė ai t’i pranojė lajmet pėr terrorizėm, pa kėrkuar fakte, qė nė kėtė rast do tė ishin aktet e terrorit me viktimat pėrkatėse. Qytetari mjaftohet duke lexuar nė gazetė se islamikėt i shpėtuan edhe kėsaj here policisė, se ata u arratisėn nga baza para se tė vinte policia, se ata kėrcėnuan me telefon, se nė fakt ata nuk kanė vepruar, por kjo nnk do tė thotė se ata nuk do tė veprojnė. Fakti i pamohueshėm se i vetmi akt terrorizmi, i pa marrė pėrsipėr nga askush, ėshtė njė eksplozion i lehtė nė njė kishė tė qytetit tė Shkodrės, tregon se forcat qė prodhojnė terror, janė tė paktėn humane. Kėrkojnė thjeshtė tė legalizojnė e tė familjarizojnė nė Shqipėri termat “fondamentalizėm” apo “terrorizėm islamik”, pa bėrė masakra e shkatėrrime. Pėr kėtė meritojnė njė falenderim tė sinqertė.
    Nė fillimet e kėsaj fushate tė psikozave tė terrorit, paralajmėroja miqtė e mij artistė e gazetarė, muslimanė, kristianė e tė pafe, se kjo fushate antiterror pa terrorin nuk mund tė vazhdojė gjatė pa ndonjė Reichstag tė tipit bombė nė kishė, skemė tepėr fėminore e po aq e pashmangshme. Prandaj janė pėr t’u falenderuar ata njerėz qė deshėn t’i kundėrvihen nė shtyp kėsaj fushate tė errėt me alarme tė terrorit inegzistent. Ata u treguan aq tė menēur sa tė ulnin kokat para fatalitetit: nė momentin qė do tė dokumentonin publikisht se nuk ka terroristė pa patur terror, dhe nuk mund tė ketė terror pa diēka qė ta shkaktojė kėtė gjendje, pa viktima a dhunė, fill pas kėsaj loja mund tė ashpėrsohej vėrtet. Heshtja e tė menēurve mund tė ketė qenė faktor qė e bėri qesharake kėtė fushatė tė shtypit, duke e lėnė tė rrėnohet me supozime e “ndoshta” qė e lodhėn opinionin qytetar, dhe i bėnė autoritetet shtetėrore tė reagojnė duke mohuar publikisht shumicėn e njoftimeve alarmante pėr terrorizėm islamik nė Shqipėri. Por pas bombės nė kishė, heshtja ndaj absurditetit tė kėsaj fushate, nuk ėshtė mė menēuri, por dita-ditės kthehet nė miratim a bashkpunim me kėtė absurditet. Forca ende tė paemėrta, tashmė e kanė tė gatshėm publikun e tmerruar prej medias, pėr tė interpretuar ēdo akt anonim dhune si terrorizėm islamik.
    Autoritetet shqiptare po vihen pėrditė pėrpara fakteve tė kryera nga mekanizmi i pakontrollueshėm i shtypit shqiptar e tė huaj, dhe nesėr mund tė vihen edhe para presionit tė popullit “ tė sensibilizuar” qė do tė kėrkoj tė merren masa pėr tė parandaluar veprimtarin e terrorizmit islamik. Dhe nė pamundėsi pėr tė reaguar ndaj pjesės sė padukshme, “terrorizmit”, reagimi mund tė prekė pjesėn tjetėr (tė dukshme) te togfjalėshit, “islamizmin” me njerėzit e institucionet e tij. Qė tė nesėrmen e trishtuar tė katastrofės nė Kenia e Tanzani, njė nga gazetat kryesore shqiptare sulmonte njė shkollė islamike tė qytetit tė Elbasanit, duke e cilėsuar nė kryetitullin e faqes sė parė me shkronja tė mėdha “Kėtu mėsojnė ata qė venė BOMBA”. Tė nesėrmen po kjo gazetė qė kryeson koalicionin qeverisės, lajmėron pėr mbylljen e pesė shkollave tė mesme muslimane. Shkrimet nuk japin asnjė fakt se kush nga nxėnėsit muslimanė shqiptarė tė kėtyre shkollave ka vėnė bomba, dhe as nuk thuhet se ku plasėn kėto bomba, thjesht artikujt duke u pėrpjekur tė reagojnė, ofrojnė falas mėnyra tė rrezikshme mendimi. Shenja tė tilla barazimi midis Islamit edhe terrorizmit, karakteristikė e faqeve tė para tė gazetave tė kėtyre javėve kanė spostuar dukshėm kufirin midis emocionales dhe llogjikes nė dėm tė kėsaj tė fundit. Pėr arsye tė paditurisė e cila nuk ėshtė virtyt, apo tė ndonjė fobie a dashakeqėsie fraza tė tipit “dhunė nė emėr tė Allahut” apo “atentate made in Allah” (kjo e fundit pėrbėn kulm!) po ngulisin idenė se terrorizmi ėshtė ndoshta pjesė e ritualit tė besimit islam! Krahas kėsaj, por jo mė pak e pasaktė, paraqitet me njė egzotizim tė sforcuar e banal pamja e “islamikėve” si ca UFO me “ēallma” e “ferexhe tė bardha” e “mjekrra tė zeza”, kur ėshtė fakt se nė Tiranė tė vetmit qė kanė zgjedhur tė vishen me “ēallma” e “ferexhe tė bardha” janė dy muslimanė tiranas, njėri i quajtur Enver, tjetri Robert. Para disa ditėsh, njė gazetė nga mė tė shqetėsuarat pėr terrorizmin, boton foton e njėrit prej tyre nė faqe tė parė, me diēiturėn–scoop: “Islamik, dje nė rrugėt e Tiranės”. Pėrdorimi i formės “islamik” si emėrzim, ėshtė abuziv, kur emri pėr besimtarin e islamit ėshtė musliman dhe ky ėshtė i vetmi sipas fjalformimit arab me parashtesėn “mu” (p.sh safar-udhėtim, musafir-udhėtar, etj). Pėrdorimi i formės “islamik”, kėrkon pėrpara doemos njė emėr dhe nė momentin qė gazetat shqipėtare kanė nisur kėtė term edhe nė kontekstin terrorist edhe nė kontekstin religjioz, nėn kėtė fjalė tashmė lexuesi kupton ē‘tė dojė, si terroristin ashtu edhe muslimanin. Ose nė rastin mė tė mirė krijohet ideja se “musliman” e “islamik” janė gjėra tė ndryshme a tė kundėrta. Kaosi shtohet kur herė-herė besimtarėt shqiptarė pėrkufizohen nga shtypi si “muhamedanė” (term i huaj pėr fenė isalme). Nė mėnyrėn si shpėrndahen kėto kategori pėrgjithėsisht kupton se “musliman” e “muhamedan” ėshtė simbolikė pėr tė pėrcaktuar prejardhjen e shumė shqiptarėve, kurse mbiemėr-emri “islamik” ka nisur tė grupojė nėn vete terrorizėm, fondamentalizėm si dhe arabė, njerėz me mjekrra, praktikantė e shkolla fetare. Nėse njė musliman ėshtė arab, ky bėhet direkt “islamik”, kurse njė shqiptar vazhdon tė jetė vetėm musliman pėr sa kohė nuk studion nė njė shkollė tė finacuar nga arabėt, tė cilėt shtypi mund t’i emėrtojė edhe thjesht “ēallmat” a “mjekrrat” siē emėrtohen “kaska blu” paqeruajtėsit.
    Paraqitja si kombėsi e fjalės “islamik”, bėn qė nga njė grup prej 100 mafiozėsh tė arrestuar nė Itali pėr krime tė lidhura me drogėn e prostitucionin, gazetari shqiptar tė cilėsojė 15 prej tyre “islamikė” (ndonėse thjesht egjiptianė, marokenė, tunizianė) kurse kusurin jo si “kristianė”, por me kombėsitė e tyre spanjolle, italiane, shqiptare. I tė njėjtit keqinterpretim ėshtė edhe njė tjetėr alarm i shtypit se “islamikėt” nė Shqipėri ua kalojnė nė numėr shtetasve italianė apo grekė (tė marrė veē e veē) qė kanė aktivitet tregtar a bamirės e misionar. Mos vallė harrohet se “islamikėt” vijnė nga njė duzinė shtetesh tė ndryshme tė Azisė e Afrikės, dhe grekėt e italianėt, po t’i gruponim nėn shenjėn fetare me tė huajt e tjerė qė jetojnė nė Shqipėri do tė kishin njė shifėr goxha mė tė madhe “kristianėsh” . Ē‘po ndodh nė Shqipėri? Mos pak nga pak po shkohet drejt terminologjive gjithnjė e mė tė sakta, e pas pak nuk do dėgjojmė mė fjalėn “islamik” por edhe barbar, i pabesė a pagan si nė Mesjetė? Ky nuk ėshtė parashikim edhe aq i tepruar kur sheh se si nė fund tė viteve ’90 gazeta shqiptare tė proklamuara liberale a progresiste bien gjithnjė e mė shpesh nė gropėn e racizmit e ksenofobisė e intolerancės fetare kur shkruajnė: “tė zinjtė” e “antetateve”, “killer me kuran”, “allahu” i ardhur nga Arabia, apo kur guxojnė tė pėrflasin martesat e vajzave shqiptare me othello “tė zinj” me? “ēallma”. Tė infektuar nga ky virus e quaj edhe ndalimin pėr tė hyrė nė Shqipėri pėr tė huaj “islamikė” e me ngjyrė. Nė pikat kufitare kriterin e tė dyshimtėve e kanė plotėsuar (sipas shtypit) marokenė, pakistanezė, e turq (qė gazeta i quan tė gjihtė “arabė”) por edhe shtetas tė Afrikės sė Jugut me emra tė “pafajshėm” Bruno e Alete, me ngjyra tė dyshimta, tė cilėt vijnė me avion deri nė Tiranė pėr tė vėrtetuar njė akt apartheidi.
    Nė gazetat e Tiranės pėrditė e mė shumė muslimanėt po shohin eksperimente stilistikore ku fryhet emri liturgjik i Zotit me njė guxim tė cilin nė fushėn e gazetarisė e kanė vetėm reporterėt e frontit. Megjithėse tmerrojnė publikun pėrditė me rrezikun e terroristėve islamikė qė vrasin nė emėr tė Zotit, kėta gazetarė qė do tė ishin pėrballuar me ligjin nė ēdo vend normal tė Perėndimit e tė Lindjes, fyejnė lirshėm mė tė shenjtėn shenjė pėr besimtarėt muslimanė, emrin Allah. Tė mos harrojmė se nė Amerikė, gjigandi i prodhimeve tė veshjeve sportive “Nike” u detyrua tė nxirrte nga qarkullimi 1,2 milion egzemplarė tė njė produkti tė vet qė u akuzua se provokonte besimtarėt me njė dekoracion ku shembėllehej fjala Allah. ēėshtje tė tilla lidhur me keqpėrdorimin e emrit tė Zotit (Allah arabisht d.m.th Zot) ka patur nė Japoni e nė vende tė Europės perėndimore ku muslimanėt pėrgjithėsisht janė emigrantė ekonomikė. Kurse nė Shqipėri, ku ata pėrbėjnė njė shumicė vendasish, tė pėrditshmet mė tė mėdha ua vendosin emrin e Zotit nėpėr kontekste politike, kriminale apo qesharake. Para disa vitesh policia shqiptare torturoi tre adoleshentė muslimanė qė tė pranonin se kishin gėrvishtur ikonat e njė kishe orthodokse, ndėrkaq qė prej vitesh askush nga ata gazetarė qė gėrvishtin nė zemrėn e muslimanėve emrin e shenjtė pėr ta, nuk merret nė pėrgjegjėsi. Shembuj tė kėsaj dhune ka vėrtetė shumė (mund tė vėrehen edhe nė paragrafėt e mėsipėrme), por pėr tė dalė nė njė temė tjetėr po rradhis vetėm njė kryetitull tė freskėt tė njė gazete tė madhe: “Berisha, hetim pėr Allahun”. (Ėshtė e vėshtirė pėr ēdo musliman normal tė ritransmentojė blasfemi, por nė kėtė rast ėshtė e pamundur). Emri i Zotit merr ngjyrime e kuptime fyese, me tė cilat pėrzihet edhe figura e ish-presidentit shqiptar, figurė qė prej vitesh shoqėron shumicėn e qėndrimeve publike ndaj besimit Islam nė Shqipėri. Nė fakt ky shoqėrim qė i bėhet Sali Berishės me Islamin ėshtė i pasaktė e i panatyrshėm, dhe ka rrezikuar qė dashakeqėsit t’i indetifikojnė muslimanėt shqiptarė me personin e tij politik. Sigurisht S.Berisha mban njė emėr tė traditės muslimane, dhe ka intesifikuar marrėdhėniet e nisura nga pushtetarėt para tij me Konferencėn Islamike, ka liberalizuar hyrjen e tė huajve nė Shqipėri, nga e cila mund tė kenė pėrfituar edhe kriminelė tė tė gjitha pėrkatėsive po kjo ėshtė ende pak pėr t’i veshur atij “ēallmėn islamike”. Ai mund tė ketė pėrmendur shpesh Zotin nė fjalimet e tij, por gjatė viteve tė pushtetit tė vet, qė duan tė na e paraqisin si “fondametalist”, Komunitetit Musliman nuk iu kthyen as trojet e ish-xhamive e jo mė prona tė tjera, njė shoqatė kulturore muslimane doli nga ligji, u mbyllėn shkolla fetare, dhe nuk u njoh kurrė e drejta e besimtarėve muslimanė pėr tė kremtuar gjysėm ore nė javė lutjen e tė premtes. Tashmė e djela e shenjtė (holiday) ėshtė pushim pėr tė gjithė, dhe tė krishterėt mund tė shkojnė po tė duan nė meshė, por nė mesditėn e tė premtes, shteti i Berishės islamik nuk legalizoi asnjėherė gjysėm ore pushim pėr ata shkollarė a punonjės shteti, muslimanė, qė tė mund tė faleshin pa pengesa nė xhami, ditėn e tyre tė shenjtė tė xhuma, njė shkelje e pėrjavshme e tė drejtave tė njeriut qė nuk u fut nė asnjė listė tė tillė. Nė kohėn e kėsaj qeverisjeje, njė politikan u burgos se quajti Berishėn “vrasės” apo “kriminel”, por askush nga ata qė publikisht nxisnin urrejtje fetare askush nga fyesit publikė tė Islamit nuk u vu para ligjit. Berisha nė fakt ka kremtuar tė gjitha festat e feve dhe sekteve zyrtare nė Shqipėri, dhe ėshtė shėrbyer politikisht nė tė gjitha llojet e faltoreve, dhe mė tepėr se musliman me sjelljen e tij herė-herė ngjan me njė gnostik a baha’i. Feja islame nuk ėshtė e detyrimisht ajo qė tė tjerėt dijnė apo fantazojnė vetė; Islami ėshtė vetėm ai qė buron nga Kur’ani dhe tekstet e sakta tė Traditės Profetike (Hadith), qė janė tė pėrkthyera nė njė shumicė gjuhėsh pėr tė gjihtė njerėzit, pa ndonjė sekret tė mėtejshėm pėr persona tė veēantė. Kėshtu qė as Berisha, as tė tjerėt nuk mund tė pėrfaqėsojnė lidhje me Islamin jashtė ligjeve e praktikave islamike tė njohura botėrisht. Tė njėjtėn gjė mund tė them pėr lidhje tė tjera tė dhunshme qė i bėhen nė Shqipėri besimit islam me parti a personalitete a ide tė sė djathtės politike a tė nacionalizmit. Ky ėshtė njė keqkuptim tashmė i njohur edhe nė vende tė tjera tė botės ku parimet muslimane janė pėrpjekur t’i kombinojnė me idetė socialiste (shembull tipik republika Socialiste Islamike e Libisė). Muslimanit normal i rrijnė tė ngushta kostumet ideologjike a nacionaliste. Nė fakt i vetmi atdhe qė ata i premtojnė besnikėri ėshtė Xhenneti (parajsa) dhe e vetmja ideologji, besimi nė Zot, me politikė harmoninė mė natyrėn e marėveshjen me njerėzimin. Pėrtej gjithė filmave me bomba e me terroristė e politikanė, akuzat ndaj “islamikėve” patjetėr duhet tė kalojnė edhe testin e “ realiteteve tė tjera” tė padukshme. Nuk duhet harruar qė muslimanėt janė besimtarė pėr tė mbajtur emrin muslimanė, dhe nė besimin e tyre qėllimi nuk e justifikon mjetin; ai ėshtė pjesė e tij.
    Muslimanėt shqipėtarė praktikisht kanė nisur tė ngjajnė me njė komunitet tė diskriminuar kulturor e politik, ndonėse disa statistika vazhdojnė t’i parqesin si faktorė vendimtarė, (por edhe kjo pėrdoret pėr keqen e atyre vetė). Publikisht ata fajėsohen prej vitesh si shkaktarė tė prapambetjes sė vendit, si faktorė tė injorancės. Prej vitesh ata akuzohen se “po na mbajnė larg Perėndimin” duke qenė tradhėtarė tė fesė sė parė e bashkėpunėtorė tė turkut. Feja e tyre ėshtė tallur e ata vetė janė fyer deri duke i bėrė pasardhės tė haremeve tė sulltanėve. Muslimanėve shqiptarė, shkurt, u bėhet me dije se jane nė njė vend tė papėrshtatshėm, nė njė kohė shumė tė papėrshtatshme. Nė Shqipėrinė e betejave kundėr komunizmit e antikomunizmit, u harrua se antiislamizmi ėshtė i barabartė katėrcipėrisht me antihumanizėm e antidemokraci.
    Tė tulatur nėn njė stinė kaq tė gjatė terrori psikologjik e shantazhi moral, qė po acarohet mė tepėr, muslimanėt shqiptarė po e fshehin identitetin e tyre. Nė Shqipėri sot ėshtė koha kur prindėrit ndalojnė bijtė tė shkojnė nė xhami “se mos bien nė sy pėr keq”, kur familjet ushtrojnė edhe dhunė fizike ndaj vajzave qė nuk pranojnė tė heqin shamitė nga koka. Sot shqiptarėt po i ndryshojnė emrat e tyre muslimanė, jo vetėm pėr shkaqet e njohura tė injorancės nė Greqi por edhe pėr t’u integruar nė jetėn publike e intelektuale tė vendit. Njė shembull ironik tė kėtij vetmohimi jep editorialisti i njė gazete tė kėtyre ditėve i cili pėrditė nėnshkruan me emrin e tij musliman. Por ditėn qė iu desh tė shkruajė se “ duhet tė gėrmosh me orė e orė tė tėra nė regjistrat e rinj tė gjendjes civile pėr tė gjetur njė fėmijė tė sapolindur me emėr islam”, “duhet tė kėrkosh me qiri nė dorė pėr tė gjetur njė perēe”, kėtė ditė pėr t’u bėrė i besueshėm nėnshkruan si asnjėherė mė parė e mė pas, vetėm me inicial duke fshehur emrin e pėrditshėm islamik, me tė cilin jemi mėsuar ta vlerėsojmė. Pėr tė mbėshtetur idenė sė ky vend nuk ka pėrcaktueshmėri muslimane nuk ėshtė nevoja tė marrim qiririn e tė maskojmė emrin, por mė thjesht mund citojmė fenomenin antiislamik tė fajdeve ku u pėrfshi shumica e shqiptarve, mund tė citojmė shifrat e eksporteve nė disa mijė prostituta, numrin shqetėsues nė dhjetra mijė aborte e pėrdorues droge, shifrat e pabesueshme ditore tė shitjes sė alkoolit, numrin e shtėpive tė bixhozit, numrin 46 tė viteve diktaturė komuniste, e 23 tė viteve tė ateizmit tė cilat asnjėherė nuk jane karakteristikė pėr “vende muslimane” qė prodhojnė “fondamentalizėm”. Por ama edhe kėto statistika nuk do tė na shėrbenin pėr tjetėr gjė, vetėm se pėr tė zbuluar se jetojmė nė vite tė mbrapshta, dhe se shqiptarėve po u kushton shtrenjė zgjedhja e materializmit dhe neglizhenca ndaj religjioneve tė tyre, apo filozofive tė pėrgjegjshme. Kėto shifra tė hidhura nuk mendoj se shėrbejnė qė njė kryetar partie pėr tė drejta njerzore tė na ēudisė duke nxjerrė se muslimanėt shqiptarė qenkan tkurrur nė 50%, dhe prej tyre mė shumė “ateistė” e “jopraktikantė”, ndėrkaq qė gjysma tjetėr e supozuar ishin besimtarė kristianė praktikues! Bile shumė fshatarė sipas kėtij kryepartiaku, ishin shprehur se kishin refuzuar fenė qė u kujtonte pushtimin turk, pėr t’u futur nė 50% tjetėr si besimtarė praktikantė tė fesė sė tė parėve! Studime tė tilla amatore sigurisht nuk tregojnė gjė veē joseriozitetit, padurimit dhe subjektivitetit tė nxehtė, i cili mė ngjall njė ndenjė (jokomode) humori. Nėse institucione tė specializuara do tė tentojnė tė bėjnė statistika edhe numėrime pėr realitetet e reja edhe nė pėrkatėsitė fetare, bėhet mirė tė pritet sa tė kapėrcehet faza e konsolidimit tė institucioneve, qė tė mund kemi rezultate tė pakontestueshme, afėr realitetit. E kjo nuk mund tė ndodhė tani afėr, siē po dėgjojmė, nė njė kohė kur nė njė vend si Shqipėria gjithė llojet e votimeve (parlamentare, lokale, referendume) qė nga 1991e kėtej kanė rezultuar problematike a tė cėnuara. Gjėja mė e bukur qė ka “studimi” i pesėdhjetėpėrqindėshave, ėshtė nė fakt klasifikimi nė praktikues e jopraktikues tė fesė (ndonėse tentativa bėhet vetėm nė njė krah). Por, tė mos jesh praktikant i njė feje kjo nuk tė bėn jobesimtar. Tė dyja, si besimi edhe praktikimi i fesė, janė njė unitet pėr tė pėrcaktuar religjiozitetin, por tė besuarit ėshtė caku, parakushti i parė. Tė paktėn nė Islam, ai qė beson se ka vetėm njė Zot, dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguari i Tij, me anė tė tė dėshmuarit tė kėsaj, quhet musliman. Prandaj askush nuk mund ta reduktojė numrin e muslimanėve, duke llogaritur vetėm praktikantėt si besimtarė.

    Viktimizimi i vetes, nxitja e psikozave tė tė qenit i rrezikuar apo diskriminuar, kanė rezultuar truke foshnjėrake pėr tė mbuluar viktimėn e vėrtetė dhe rrezikun e vėrtetė. Kjo tė paktėn ėshtė parė e suksesshme dikur pėr nazifikimin e antisemitizimin e Gjermanisė, ku gjermanė tė rrezikuar i dogjėn nė zjarr hebrenjtė e librat e tyre tė rrezikshėm. Kurse sot kėtė teknologji tė vjetėr, nė pėrgjithėsi njerėzit e dyshojnė dhe refuzojnė si djallėzore. Gjithė kėto fushata pėr “riparimin e historisė”, pėr “perėndimin e kėrcėnuar” dhe “Islamin e dhunshėm”, thjesht kanė ngjallur interes pėr t’u informuar mė tej para se tė pozicionohesh si “shqiptar i mirė” (properėndimor) a si “ keq” (properėndimor me kusht) ose “edhe mė i keq” (islamik!!!). Bėj kėto sqarime qė t’u lutem atyre qė lexojnė kėtė letėr, tė besojnė se nuk ėshtė nė qėllimin tim viktimizimi i muslimanėve shqiptarė, por nėse del kėshtu, kjo ėshtė krejt normale, krahasuar “demonizimin” e historisė dhe tė sė tashmes e me “plagėt” e supozuara tė sė ardhmes qė imponohen prej fobive tė properėndimorėve pa kushte. Fundja faktet nuk mund tė interpretohen pėrherė vetėm pėr tė vėrtetuar eskluzivitetin e njė ideje, pėrndryshe mund tė bėjmė dhe pa faktet. (Sipas traditės muslimane, edhe djalli duhet dėgjuar nėse qėllon tė thotė tė vėrtetėn). Nėse unė sėrish kėmbngul se muslimanėt e Shqipėrisė po i konsiderojnė e po i kthejnė nė njė minoritet kulturor e politik tė kėrcėnuar, megjithėse presupozojnė shumicėn, kjo nuk ēudit njerėzit qė dijnė pėr natyrėn e vėrtetė tė medias e institucioneve qė pėrcaktojnė klimėn kulturore e politike nė njė vend ku qytetarėve ka vetėm 8 vjet qė u ėshtė lejuar pėrdorimi i fjalėve “demokraci”, “Zot”, “tė drejta njeriu”. Dhe afėrsisht po kaq vite ka qė muslimanėve u pėrsėritet haptas shantazhi se Europa (qė na mban me bukė e na ruan nga serbi) nuk na do muslimanė, prandaj fenomeni islamik na izolon nga perėndimi, dhe ky izolim ėshtė varfėri, diktaturė e luftė. Prandaj muslimanėt duhet tė ndihen nė faj, dhe tė fshehin apo braktisin fenė…lirisht, ose ta reduktojnė nė ėmbėlsirėn e datave festive. Muslimanėt janė “kushėrinjtė nga provinca” qė tė prishin reputacionin, prandaj sulm kundėr identitetit e historisė sė bashkėqytetarėve tė tu si e si tė meritosh emrin “europian”, i cili nė Shqipėri konceptohet si njė profesion, mė tepėr se diēka e lindur! Kjo lloj situate, kur njė pakicė e pėrkrahur, ushtron dhunė psikologjike mbi shumica tė heshtura e tė frikėsuara, ka shkuar pak nga pak deri aty sa muslimanėt tė konsiderohen as si minoritet, por si inegzistencė. Ndryshe si do arrihej qė Skėndėrbeun, heroin e fėmijėrisė sė ēdo shqiptari, ta nėnvizojnė jo si hero kombėtar - mbrojtės tė vendit nga huajt, por si mbrojtės tė krishterimit, tė cilin fqinjėt tanė e mbrojtėn shkėlqyeshėm duke paguar xhizen, pa luftė e rrėnim. Ky nuk ėshtė vlerėsimi i duhur pėr Skėndėrbeun , tė cilin ideologėt e Rilindjes Kombėtare nuk e nxorrėn nga harresa pėr t’ia falur krishtėrimit ( i cili mund ta shpallte Shenjt pėr ndihmėn e sakrificėn pėr njė mbrojtje aq tė kushtueshme); nėse figura e Skėndėrbeut shėrbeu si shtyllė pėr ngrehinėn e Rilindjes, ku merrje shembullin pėr luftė kundėr shtypjes nacionale, (nė njė kohė kur identitetet fetare po zėvendėsoheshin me ato kombėtare) le ta respektojmė pėr kėtė dimension. Por nėse fetarja do tė ngrejė kokė mbi kombėtaren, qoftė edhe pėr hir tė sė vėrtetės, kjo mund tė jetė normale vetėm nė ambientet fetare tė kristianizimit. Ndryshe muslimanėt shqiptarė nuk kanė pse tė njohin pėr hero edhe tė tyre njė njeri qė sa herė pėrmendet, pėrmendet si mbrojtėsi i njė feje tjetėr, dhe tė cilin ndonjė “rilindje” tjetėr “kombėtare” mund ta pėrdorė kundėr tyre. (Nė fakt nė njė revistė serioze kohėt e fundit mund tė lexosh pėr thelbin antiislamik tė Rilindjes Kombėtare tė shqiptarėve).
    Idenė se nė Shqipėri muslimanėt po trajtohen si hiē, nuk ta japin veē blasfemitė e sulmet e drejtpėrdrejta tė medias, apo tentativa pėr t’i pėrzėnė nga indetifikimi me vendin e historinė e pėrbashkėt, as mungesa minimale e deēenses apo tolerancės ndaj tyre nė institucionet publike. Nė Shqipėri pėrkthehen e botohen libra me pasazhe fyese pėr Islamin e profetin e tij, dhe botuesit nuk kanė minumin e qytetarisė sa pėr tė vėnė bashkė me copyright-in shėnimin se idetė e autorit nuk janė doemos edhe tė botuesit. (Shėnim tė cilin poeti i njohur R. Z. do ta krahasonte tė nevojshėm po aq sa kėshillat kundėr duhanit mbi paketat e cigareve). Unė nuk e di ē‘ka bėrė Selman Rushdie i shkretė nė gjithė librin e tij mė tepėr se ky paragraf i njė ish-disidenti qė e shohim pėrnatė si gazetar tė njohur nė Tv shtetėror shqiptar.
    “…Nje tjetėr kronist,…qė mbulon orėn e shpirtit pėr tė gjitha fetė, e merr gati pėrdore drejtorin e pėrgjithshėm tė televizionit shqiptar deri nė Republikėn Islamike tė Iranit. (“Unė i shėrbej drejtorit, drejtori mė do mua” Syre el Insan). Dhe si pėr tė na mbushur mendjen se ishte njė vizite pune, nėnshkruan njė protokoll marrėveshje! As Muhamedit, qė ka shkruar librin e shenjtė nuk i janė dashur kaq ditė. Mirėpo ka ca “haxhinj” nė ...”(“1300 ditė verbėri”, faqe 23, libėr i botuar nga njė shtėpi e njohur, ndihmuar nga njė fondacion shumė i njohur).
    Nė fakt nuk egziston asnjė fjali e tillė nė Sure El Insan apo mė tej. Dhe profeti Muhammed (s.a.u.s) nuk ka shkruar ndonjė libėr tė shenjtė (kėshtu tė paktėn besojnė muslimanėt qė pėrbėjnė mė tepėr se 50% tė popullsisė sė vendit ku botohet kjo fyerje pėr ta). Nėse autori bėn fjalė pėr Kur’anin, ky libėr ėshtė zbuluar pėr 23 vjet, dhe jo pėr mė pak se 14 ditė. Pra e gjitha kjo ėshtė njė tallje blasfemike qė dhunon besimtarėt, tė cilėt mbase autori nuk i ka llogaritur fare tek tė gjallėt, kur prodhonte kėto ironi prej diletanti. Nė vitin 1993 tė qeverisjes sė “islamikut” Berisha (regjim qė sulmon libri i verbėrisė) njė shoqatė rinore muslimane u nxorr jashtė ligji pėr nxitje tė urrejtjes fetare, vetėm se botoi nė njė libėr pėrgjigjet me tė cilat njė musliman i thjeshtė duhet tė pėrballonte dyndjen e misionarėve tė dhjetėra sekteve evangjeliste qė ato vite i gjeje kudo jo vetėm nėpėr rrugė e stadiume por edhe nė derėn e shtėpisė me mesazhet e botimet e tyre. Ndėrkohė prej vitesh nė mes tė Tiranės do tė gjesh tė hapur njė librari pranė njė qendre tė misionarėve ku mund tė blesh mes dhjetėra librave fetarė, botime me pėrgėnjeshtrime tė argumentave tė Islamit, apo pėr lumturinė e disa afrikanėve tė varfėr qė kanė braktisur fenė e muslimanėve pėr tė pėrqafuar fenė e vėrtetė. (Nė Shqipėri veprojnė tė regjistruara mė tepėr se 60 shoqata kristiane si dhe afėrsisht 20 tė tilla muslimane, duke llogaritur nė tė dyja rastet edhe shoqata tė huaja).
    Nė Shqipėri ėshtė tepėr i madh numri i padive dhe gjyqeve ndaj gazetave qė kanė botuar shpifje a fyerje. Kurse pėr muslimanėt nė shtypin shqiptar veē artikujve me tituj pikante, botohet edhe njė poezi e lezetshme pa atė minimumin e nevojshėm tė njerėzisė pėr tė parashikuar se dikush, njeri nė punė tė vet , mund tė fyhet pa qenė e nevojshme. Vargu i parė i poezisė tė kujton njė varg tė mrekullueshėm nga Seferis. Kusuri pėrpiqet tė tė kujtojė se je i huaj nė vendin tėnd, (po ishe aq i mjerė sa t’i marrėsh seriozisht kėto gjėra) . E shkruan njė femėr (sqarim i panevojshėm pėr pjesėn mė pak tė nevojshme tė letrės).
    “E dua shumė Shqipėrinė, dhe nėse do tė largohem, do jem e gjymtuar…/…Ne jemi bijt e saj/S’jemi barbar/Dikur dikush mori fjalėn si shpatė/E shkeli nė shekuj por u largua prapė…/Dhe la pas xhamitė …/…Kujtoja pushtimin osman/Ai historisė nuk i mori asgjė/Pėrveē se tregoi pėr tė/Kultura ėshtė e lashtė…/Atėherė ē‘duhen xhamitė?!/ Ne kemi patur njė fe, shqiptarizmėn/Falna o Jezu Krisht, na fal ne/Shqipėria do tė bėhet me bekimin tėnd/Ajo qė ke menduar, pa barbar/…E dua Shqipėrinė/Dhe miku im e do/Edhe pse nuk ėshtė shqiptar/Por e mundon diēka qė gllabėron/…Ne jemi bijt e saj s’jemi barbar/Pėr tė i falem Jezu Krishtit/… Udhėtojmė drejt Janinės me njė kėngė historie…”etj.
    Muaj mė parė kur e lexoja kėtė poezi midis ca artikujve banalė me politikė, thjesht qeshja me vete nga ca pėrfytyrime tė tipit “on the road”, ku vajzės pėr fat tė keq i shfaqen nėpėr udhėtim nė vend tė moteleve me neonė muzgu, ca xhami fshatrash, e barbarė me mustaqe nė vend tė autostopistėve, dhe mikun e huaj pėrbri, “ e mundon diēka qė gllabėron” tė cilėn vajza e pafajshme e interpreton si ndonjė ethe shqiptarizmi. Sigurisht nuk mund ta gjykojmė ashpėr vajzėn me mikun e vet tė huaj, nė njė poezi qė udhėton drejt Janinės (ku si njė surprizė e hidhur do t’i presė edhe aty njė xhami), puna ėshtė se sa lirshėm gjejnė vend nė shtypin shqiptar disa pėrgjegjėsi kaq tė rrezikshme: tė ngacmosh muslimanėt mu nėn hundėn e “terrorizmit islamik” qė ndodhet nė Shqipėri.
    Por nė kėtė vend nuk ėshtė se shumėzohen me zero vetėm muslimanėt, nė shpifjet e talljet pėr ta. Injoranca arrogante apo e qėllimshme e publikuar gati pėrditė nė dritėn e diellit, po krijon idenė se nė Shqipėri, nuk ka njerėz normalė e tė logjikshėm. Qė tė reagonin se terror po bėn media pėrditė, e jo katėr “islamikė” tė rrėmbyer nė mėnyrė tė paligjshme, apo dy vetė tė veshur me tė bardha qė ecin rrugėve, (sikur kriminelėt tė kishin patur shenja identifikimi tė tilla, nuk do kishte mė krime). Apo tė protestonin se ėshtė fyese pėr shqiptarėt tė lexojnė gėnjeshtra tė tilla si kryeartikuj nė gazetat mė tė shitura qė viktimizojnė Shqipėrinė se ėshtė futur nė Konferencėn Islamike, anėtarėt e sė cilės “e kanė zėvendėsuar kushtetutėn me dokumentin e shenjtė tė Kur’anit” (kush kėshtu Egjipti? Libia? Indonezia? Etj e etj ). Nė njė lirshmėri tė tillė gazetarja apo redaktorja e faqes antiislamike tė njė gazete tė madhe, rren se Shqipėria ėshtė pas Afganistanit, vendi i dytė nė botė i parekomanduar pėr turistėt, kur nė Kosovė e Kongo vriten njerėz pėrditė. Po nė kėtė gazetė lexon se “ malet e NATO-s” (emėr pėr malet e Bizės) u vėzhguan mirė para manovrave ndėrkombėtare, nga frika e mbetjeve tė terroristėve islamikė qė ishin “dislokuar” ( !!!) nė Shqipėri. Apo lexon se tė gjithė aktet terroriste tė viteve tė fundit (autobomba nė Tiranė, dhe shpėrthime lokalesh etj) tė cilat nė kohėn e udhėheqjes sė Berishės i faturoheshin “terrorit komunist” tashmė u kalohen armiqve tė rinj islamikė, meqėnėse dihet botėrisht se arabėt janė mjeshtra pėr kėto punė! (Kurse njė gazetė tjetėr hedh hipotezėn se islamikėt po bashkėpunojnė me komunistėt shqiptarė kundėr amerikanėve!). Edhe mė skandaloze bėhen kėto pėrēartje kur gazetarėt pėrpiqen t’i hyjnė mistikės e teologjisė pėr tė bėrė ndonjė lodėr mė piktoreske e tė besueshme duke na treguar se ēdo tė thotė “xhihad”, “shait” (shehid) pėr rituale qė pėrfundokan nė vetvrasje, apo pėr “ Pejgamerin, djalin e Muhamedit” (si?si?) tė cilin e mohokan “selefinjtė” e rezikshėm apo pėr “xhihadinj” (tjetėr term i sajuar). Kėto ditė bile, pasi kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar ėshtė quajtur nė shtyp nga njė politikan “imzot haxhi Sabri Koēi” njė gazetare arrin nė pėrfundimin lehtėsues se “muslimanėt shqiptarė nuk kanė lidhje me islamizmin”dhe “islamikėt”. (Nė fillim tė kėtij shkrimi tregoja pėr kalimin abuziv e qėllimkeq nga “terroristė islamikė” nė thjesht “islamikė”. Konfondimi ia ka arritur qėllimit; puna ka arritur aty sa pėr tė njėjtin ngjyrim tė rrezikshėm po pėrdoret forma “muslimanėt”. Shembull titulli i njė gazete: “Rinasi mbyllet pėr muslimanėt”). Ėshtė e vėrtetė fyese qė shqiptarėt shėrbehen pėrditė nga disa gazetarė e analistė qė pėrtej emrave tė modifikuar, s’janė veē disa “ēuna e goca” fare tė rinj nė moshė, pėrgjithėsisht tė paarsimuar deri nė fund, qė pasi kanė tentuar me letėrsinė, janė dorėzuar nė dispozicion nė pikat e grumbullimit tė gazetarėve (dy-tri kafene tiranase), pėr tė ēuar para gazetarinė shqiptare me tė vetmet mjete qė njohin: opinionet e shefit, intervistat dhe “burimet e pakonfirmuara” apo “qė s’duan tė identifikohen”. Pėrgjithėsisht tė kaluar nga provinca pėrmes atmosferės perverse tė konvikteve a shtėpive me qera (karakteristikė e kėtyre viteve), kanė ndikuar nė vulgarizimin e komunikimit masiv, duke imponuar pėrditė “thyerje tabushė” e njė moral “tjetėr”. Papėrgjegjsia e rrogėzimi i fjalės, pėrzier me pushtetin e medias dhe tė ndonjė “ajsbergu” shumė tė pėrfolur, pėrbėjnė njė koktej shpėrthyes nė njė vend ekuilibresh si Shqipėria.
    (Shembujt e mėsipėrm nė tituj, paragrafė, si edhe poezia janė marrė nga botime tė njė harku kohor prej gati njė viti, tė cilat munda t’i disponoj. Njė analizė mė e hollė e mė pėrfshirėse e kėtyre fenomeneve do tė ishte jashtė mundėsive tė mija).
    Si njė ēėshtje tė fundit do tė prek tendencat pėr tė gjetur shkakun e tė gjitha problemeve tė Shqipėrisė tek “incidenti” i islamizimit (tė dhunshėm sipas mbėshtetėsve tė kėsaj teorie) tė shqiptarėve, dhe tendencėn anti pėr tė gjetur tek ky incident (paqėsor kėsaj here), mirėsi tė mėdha qė kulmohen me ruajtjen e identitetit kombėtar mes fqinjeve asimilues tė fesė kristiane.
    Nė zhvillim tė idesė sė parė kanė dalė mė tepėr liberalė e properėndimorė me bindje tė ndryshme qė mbajnė mė tepėr emra tė traditės kristiane. Kurse teorinė e leverdisė kombėtare tė islamizmit, e rrjedhimisht islamizimin paqėsor tė shqiptarėve e mbrojnė patriotė dhe nacionalistė (ndonjėri i deklaruar publikisht si ateist) me emra tė traditės muslimane. Nė aspektin shkencor, pėr ēėshtje tė islamizimit tė shqiptarve, dhe ndikimet e shumėllojshme tė kėtij procesi nė rrjedhat historike, mund tė mbėshtetesh nė tė gjitha procedimet qė shkencat lejojnė, por vėshtrimet politike e tė politizuara mbi kėtė “incident” rrezikojnė tė dalin pothuajse tė gjitha nga tema. Po flitet (nė ēdo rast!) pėr religjion, pėr besim! Islamizimi i shqiptarve ėshtė thjesht njė fakt i pandryshueshėm, i hershėm dhe i ri, qė ka kaluar nė shumė faza, dhe pėrcakton profil pėr Shqipėrinė si edhe pėr njė shumicė tė shqiptarėve. Tė cilėt janė fizikisht tepėr larg nga pėrgjegjsitė pėr islamizim tė dhunshėm a paqėsor, dhe sigurisht indiferentė (e plot mėshirė) ndaj njerėzve qė besimet apo realitetet shpirtėrore tė tjerėve i shohin si pengesė pėr t’u realizuar a identifikuar. Ku i dihet, mbase vėrtetė mund tė interpretohet si i dhunshėm, ndonjė moment nga procesi shekullor i islamizimit tė shqiptarėve, por kjo do tė binte nė kundėrshti jo vetėm me ligjin kuranor “Nuk ka dhunė nė fe”, por dhe me logjikėn e ngjarjeve e me tekste tė shumta, qė i gjen dhe nė shqip. Nėse interpretohet si dhunė xhizja, taksa e mbrojtjes qė jomuslimanėt paguanin pėr tė mos shėrbyer nė ushtrinė e njė shteti islamik, kjo gjė nuk islamizoi dot as kristianėt e tjerė tė Ballkanit, e as kristianėt e Irakut, Palestinės, Libanit, Egjiptit etj, Qė janė kristianė sot e kėsaj dite dhe mund ta kenė paguar xhizen pėr mėse 1000-vjet. Edhe muslimanėt paguajnė zekatin (kusht i fesė Islame), si kontribut pėr shoqėrinė, kurse sot mund tė themi se pagesa pėrbėn njė alternativė ndaj shėrbimit ushtarak nė shumė vende tė zhvilluara. Bile sa pėr hollėsi liria e besimit nėn perandorinė Osmane bėri qė p.sh. mirditorėt katolikė tė Shqipėrisė, tė mos paguanin xhizen, por tė preferonin tė kryenin shėrbimet ushtarake pėr sulltanėt; (kapedani i Mirditės, Lleshi i Zi ishte ai qė vrau nė luftimet pėrkrah turqve heroin e revolucionit grek Marko Boēari, edhe ky shqiptar). Nė tė njėjtin shekull kur kreu i Orthodoksisė fqinjėronte nė tė njėjtin qytet me sulltanin musliman qė kishte pushtetin, nė skajin tjetėr tė Europės, prisheshin xhami e sinagoga, dhe muslimanėve e hebrenjve nuk i lihej asnjė mundėsi tė ruanin besimin,veē vdekjes e arratisė. Por muslimanėt nuk i fajėsojnė fare spanjollet e sotėm. Mbėshtetėsit e teorisė sė “incidentit fatkeq” tė islamizimit, bile nė shembullin e Spanjės mund tė gjejnė dhe pak ngushėllim: 800-vjet qytetėrim islamik spanjoll, sot gjen vetėm nė dy-tri shatėrvanė apo kolonada e dorėshkrime qė kanė shpėtuar nga masakrimi, e asgjė mė. Me 600 apo 555-vjetėt tanė ka ende shpresa pėr “riparime”. (Duam apo s’duam ta pranojmė, “diēka” po ndodh nė Kosovė…).
    Mė shqetėson fakti se nė Shqipėri me ēėshtjet publike tė I?slamit merren jomuslimanė (besimtarė e ateistė), kurse me problemet e Kishės Autoqefale Orthodokse merren shumė muslimanė (tė paktėn nė shtyp). Kėta njerėz nuk e kuptojnė se nuk mund tė merren dot me punė qė nuk u pėrkasin? Nė vend qė tė kontribuojnė kundėr kaosit, tė gjejnė individualitetin a komunitetin qė vėrtet i pėrkasin, e tė punojnė pėr pėrsosjen e tij, kanė vendosur jashtė mundėsisė njerėzore, tė shpėtojnė Shqipėrinė e mė gjerė. (“Allahu nuk e ndryshon gjendjen e njė populli, pėrderisa ata ta ndryshojnė vetveten” Kur’an, Sure El-Rrad (Murmurima):11). Kjo vėretje vlen pėr t’i lidhur pėrmes keqkuptimit idhtarėt “antiincident” me ata pro incidentit. Kėta tė fundit me mbėshtetjen e volitshme pėr shqipėtarėt tė islamizimit, si mbrojtės nga asimilimi, i japin rrugė pėrfundimit tė natyrshėm, se shqiptarėt e paskan ndėrruar fenė nga inati i sllavit e i grekut pra duke dhunuar veten. E kanė paraqitur Islamin si njė “fe pėr shqiptarė”, duke harruar se edhe vetė kombet qė na kėrcėnonin me asimilim, kanė muslimanėt e vet. Me idenė e leverdisė sė religjionit nėn Perandorinė Osmane, me po atė logjikė qė u pranua, me po atė lehtėsi duhet mohuar Islami, i cili sot s’na leverdis nė Perandorinė Europiane. Pėrherė konceptet pėr lėvizje tė tilla “strategjike” harrojnė se njeriu i shkretė ka shpirt, e besimi gjendet aty. Qė Islami tė kishte qenė plotėsisht i volitshėm pėr kombin shqiptar, duhet tė kishte prishur gjatė sundimit 600 vjeēar kishat shumė shekullore tė Kosovės qė serbėt tė mos kishin “dėshmi pronėsie” pėr tė cilat derdhin gjak nė atė tokė, por Islami ndalon t’a fyesh besimin e tjetrit, dhe jo mė tė vesh dorė mbi tempuj! Islami po tė ishte i nacionalistėve, do tė kishte ndryshuar emėrvendet sllave “kudo nėpėr atdhe”, por kėto punė muslimanėve nuk u interesonin fare. Prandaj teoria e islamizimit pėr hir tė ruajtjes sė kombėsisė ėshtė po aq fyese sa tė tjerat, po aq jo normale kur i konsideron njerėzit si ca gurė shahu.
    Pėrmbi gjithė kėto abuzime, sulme, alarme pėr fondamentalizma, izolime dhe islamizime me dhunė a me konferencė tė Shqipėrisė, qėndron e zezė ana tjetėr e gjysmėhėnės. Korpusi i shqiptarve me pėrkatėsi muslimane i nėnshtrohet gati pėrditė njė procesi tė heshtur erozioni. Dhjetra mijė shqiptarėt emigrantė tė bukės nė Greqi janė tė detyruar tė maskojnė apo ndėrrojnė emrat dhe fenė pėr t’i shpėtuar diskriminimit. Dhjetėra organizata tė mirėfinancuara fetare me qėllim tė parė e mbase edhe tė fundit prozelitizmin, veprojnė sidomos tek fėmijėt. Projektet pėr qendra riaftėsimi pėr tė droguarit u besohen urdhėrave fetarė, tė cilat nuk besoj t’u ofrojnė mundėsi zgjedhjeje mijėra “pacientėve” tė tyre, nė momentet kur gjendja e tyre fizike, shpirtėrore e psiqike nuk i lejon tė jenė tė pėrgjegjshėm. Vetėm numri i “tė ndėrruarve” nė emigracion gjatė kėtyre 8-vjetėve tė hapjes besoj se paraqet njė rritje jo tė natyrshme, krahasuar si raport me ndėrrimet e fesė gjatė 8 apo edhe 80 vjetėve tė parė tė sundimit osman nė Shqipėri. Kėrkohet me ngulm tė bėsh pjesė diku tjetėr, tė dorėzosh fenė.
    Fe nė shkėmbim tė bukės, tė Tokės sė Premtuar (=Europės, si pasaportė, a si shantazh), fe pėr tė mos qenė i dyshuar e i akuzuar, e i tallur, fe pėr tė dalė nga “shenjestra”.

    * * *

    Gjatė kėtyre ditėve kur zgjasja kėtė letėr, koncepti im pėr tė si edhe adresat e pėrfytyruara, ndryshuan shumė herė, midis tufave tė gazetave me lajme ēdo mėngjes e ndėr bisedat me miq.
    Kėto ditė njė njeri i panjohur pėrmes shtypit, “u arrestua e filloi hetimi pėr tė”, sepse guxoi tė protestonte i vetėm para ambasadės amerikane, kundėr atyre qė bombarduan pa pyetur njeri Afganistanin e Sudanin, kundėr atyre ndaj tė cilėve vetė presidenti Clinton ka protestuar kur ishte student. Kurse pėr tė ndėrhyrė kundėr serbėve qė po vrasin popullsinė civile, edhe kėto ditė tė Mėdhenjtė vazhduan tė mos bien dakort. Kėto ditė u njoftua edhe pėr dhjetė “islamikė”, tė tjerė tė rrezikshėm (6 kosovarė midis tyre meritonin kėtė emėr) u arrestuan e iu gjetėn armė tė ftohta, nė njė Shqipėri tė nxehtė ku populli ėshtė i armatosur edhe me mitralozė. Gjithsesi pėr fatin e tyre nuk u informua mė tej, e gjithēka kaloi nė njė seancė ngritjesh supesh, hamendjesh e pėrgėnjeshtrimesh nga njė pjesė e shtypit, dhe nuk u duk se ēdo gjė ishte aty ku duhej, veē dhjetė tė pėrfolurve… Gjithashtu nė Elbasan doli lajmi e po prej aty u kundėrshtua se ishte kapur njė grup me dy sauditė e njė iranian; (nė fakt mund t’i kenė kapur veē e veē se mė kollaj bashkon Tom-in me Jerry-n se sauditėt me iranianin). Kėto ditė u premtua sėrisht nga media pėr akte dhune tė terroristėve islamikė, por me ē‘duket kėto sėrisht u shtynė pėr njė kohė tjetėr. Nėpėr rrugė njerėzit me mjekrra, syri i shoqėron me kuriozitet, dhe nėpėr nė xhamitė e Tiranės besimtarėt kthejnė pėrmbys ndonjė sixhade pėr tė gjetur pėrgjuesit e pėrfolur nga shtypi. Vapa shėrbeu si njė dekor pėr ta “arabizuar” situatėn edhe mė tej. Por rrugėve megjithatė pati si pėrditė femra muslimane tė mbuluara “kokė e kėmbė” (dėshmitaret mė tipike tė njė marrėveshjeje qė njerėzia e ka harruar) qė na privuan nga bukuria a shėmtia e tyre. (I harroj emrin pėrherė atij orientalistit qė i cilėson muslimanėt si “njė demokraci murgjish tė martuar”) Nė autobuse e nė stadium, njerėzit diskutonin pėr bomba, disa me humor, disa me njėfarė preokupimi. Kėto ditė gjithashtu, nė Shqipėri plasen tensione politike, dhe “islamikėt” u kthyen herė nė “aktorė” e herė nė “detaj” tė kėtij tensioni. Ajo ē’ka ndodhur, nuk mund tė riparohet (harrohet). Ashtu si edhe pėr AIDS, ende nuk ka ndonjė kurė shpėtimtare kundėr psikozave tė mbjella nga pushteti okult i mediave. Nė trutė e shqiptarėve vėshtirė tė ēregjistohet “bomba” dhe “mjekrra”. Njerėzve iu imponua njė rregull treshi i ri: Meqė nė Shqipėri flitet kaq shumė pėr islamikėt, po pati terror ? do ta kenė bėrė ata…!
    I nisur nga tė gjitha kėto dua t’i drejtohem me fjalė tė qarta “njeriut tė mendjes” qė lexon kėtė letėr, i ēdo pėrkatesie qoftė ai.
    I kėrkoj njerėzisht:
    tė pėrdorė gjithė autoritetin e tij a tė punės sė vet pėr t’i ndihmuar njė normaliteti tė tolerancės e respektit, tė marrdhėnieve e dialogut ndėrkulturor nė Shqipėri;
    tė verifikojė rastet qė citoj mė sipėr (duke patur parasysh qė edhe pėr periudhėn njėvjeēare qė paraqesin janė tė paplota) dhe nėse vėrteton fyerjet e gjuhėn e dhunshme e provokimet ndaj besimtarėve muslimanė, tė mbajė njė qėndrim ndaj tyre, ose ndaj autorit tė kėsaj letre si njė gėnjeshtar;
    tė analizojė seriozisht fenomenin e terrorizmit islamik nė Shqipėri, dhe nėse e gjen real, tė bashkohet me ata qė e luftojnė. Nė tė kundėrt tė pėrpiqet me mėnyrat e veta tė mundshme, pėr tė minimizuar pasojat e kėtij “terrorizmi” si koncept i njerėzve tė thjeshtė tė dhunuar nga propaganda. (Pyetje ndihmėse: “A janė vallė islamikėt ata qė interesohen t’i armiqėsojnė njerėzit me fenė e tyre nėpėrmjet terrorit, kur detyra e tyre e shenjtė ėshtė tė thėrrasin nė fenė e tyre?”);
    t’i konsiderojė orvatjet e kėsaj letre si paralajmėrim modest pėr njė klimė tė keqe, e parakėrkuar dhe e parasajuar prej imponimit nė publik tė rreziqeve deri mė tash tė pavėrtetueshme tė terrorizmit islamik, me synim ndėrsimin e opinionit kundėr Islamit, kompleksimin e muslimanėve, provokimin e tyre;
    tė mendojė pėr t’i gjetur njė zgjidhje kėtij “ekuacioni tė zgjidhur” (ku e panjohura ėshtė paragjykuar e propaganduar tė jetė muslimani), ekuacion i cili mund tė ofrohet kur tė duash i pafrenueshėm p.sh. nė ndonjė histori tjetėr me dėmtim kishash;
    tė reagojė pėr parandalimin e tendencave tė racizmit e ksenofobisė nė Shqipėri;
    tė bashkėpunojė me individė apo organizma tė interesuara pėr harmoninė e drejtėsinė, nė mbrojtje tė grupeve e personave tė diskriminuar apo tė ndėshkuar pa tė drejtė;
    tė promovojė nė Shqipėri idenė e njė qytetėrimi tė puqjes e jo tė pėrplasjes, tė njė qytetėrimi tė tė gjithėve, e jo tė pėrjashtimit;
    nėse klima e intolerancės dhe e fyrjeve ndaj muslimanėve do tė vazhdojė nė Shqipėri tė miratojė hixhretin (shpėrnguljen) si protestė ndaj njė shoqėrie tė paedukuar tė shkruesit tė kėsaj letre, nė ndonjė vend pa tė tilla fenomene, qoftė ky edhe vend me qytetarė tė klasit tė dytė, tė cilėt mund t’i bombardosh kur tė duash, duke shkelur tė gjitha ligjet ndėrkombėtare;



    Ervin HATIBI
    (shkruar nė javėn midis gushtit e shtatorit 1998)
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  7. #7
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

    Ervin Hatibi: Besimi im, koracė ndaj padrejtėsive dhe kaosit

    Ervin Hatibi: Besimi im, koracė ndaj padrejtėsive dhe kaosit

    Sė pari njihej si poet, prej disa vitesh edhe si praktikues i filozofisė islame. Aktualisht drejton njė tė pėrmuajshme fetare, ndėrsa merr pjesė herė pas here nė debate fetare nė mediat shqiptare. Shkruan edhe artikuj apo ese nė rubrikėn “Kinkaleri” tė revistės “Shqip”. Ka njė kėndvėshtrim tjetėr tė gjėrave, ku inkludohet edhe besimi nė fenė islame.
    Sa i rėndėsishėm ėshtė dimensioni shpirtėror pėr ty?
    Duhet tė ishte po aq i rėndėsishėm sa ai fizik, apo diēka mė shumė. Por robi ėshtė i dobėt, dhe tenton tė bėjė aq sa mundet. Gjithsesi, duke qenė se pėrmasa shpirtėrore ėshtė e vetmja gjė “e hajrit” qė na dallon nga flora, fauna, mineralet etj, pėrpiqem qė ta lokalizoj sa mė mirė atė ē’ka ėshtė shpirt, qė i bie tė jetė nė njė zonė tė lėvizshme midis gjoksit dhe ballit. Ose pak mė gjėrė. Sigurisht qė nuk e kam seriozisht kėtė, por prapė ka njė lloj tė vėrtete nė sizmikėn busullore tė zemrės apo nė pranėvendosjen e gjithė atyre gjėrave tė bukura e tė vyera nė fytyrė. Ajo ēka bie nė sy tek ēdo njeri i shtrirė horizontalisht qė fle apo qė vdes, ėshtė mungesa e shpirtit, qė ka shkuar diku tjetėr. Nuk mundesh tė dallosh mė nėse njeriu ėshtė “kėshtu apo ashtu”, si nė ēastin kur ishte zgjuar apo gjallė. Tė vdekurit dhe tė fjeturit janė tė mirė, i janė dorėzuar Zotit, sepse mė nė fund po bėjnė atė qė duhet bėrė dhe jo ndonjė paudhėsi. Fytyrat e tyre, gjokset e tyre nuk dallojnė mė nga, fjala vjen, gjunjėt apo gishtėrinjtė. S’ka mė shpirt aty. (Formėn e kėtyre informatave mė sipėr merre pak me rezervė, se i them pėr qejf, jo pėr shkencė.)

    Si ke mbėrritur deri tek filozofia islame?
    Duke u hedhur gur pas guri si ai kalamani i fshatit tė thellė qė kapton nėpėr stinė pėrroin pėr tė shkuar deri tek fshati me shkollė. Mė ka ēuditur njėherė njė vetėpėrkufizim i Ernesto Sabatos sė madh, i cili bashkė me njė tjetėr Ernesto nga Argjentina kanė qenė dy nga heronjtė e mij tė shumtė. Ai thoshte se ishte njė anarkist i krishterė. Pa e ditur kaq shkurt pėrkufizimin, kam kaluar gjithė fillimin e viteve nėntėdhjetė nėn kėto dy shenja tė mėdha, deri sa i dhashė fund dyzimit. Refuzimi im pseudoanarkist ndaj ēdo renditjeje nėn njerėz tė tjerė, por edhe frika nga kaosi dhe neveria nga padrejtėsia, mė ēoi nė nevojėn pėr diēka totalisht jonjerėzore pėr t’i dhuruar lirinė dhe veten time qė nuk mund t’i meritonte ndonjė njeri, zeje apo ideologji. Duke qenė paraprakisht besimtar, e dija se ky duhet tė ishte vetėm Zoti, i cili mė zbulohej pėrmes Dhjatės sė Re dhe tė Vjetrės. Nė kėtė mėnyrė, pėrjetimet e gjithė kėsaj, ndihmuar nga sa e sa ngjarje, mė bėnė tė arrija, arrita tek monoteizmi puritan i Islamit, me etikėn altruiste tokė-e-vetėmohuese tė krishtėrimit, nė harmoni me shenjtėrinė legaliste-literaliste judaike.

    A mund tė jetė njė artist mysliman?
    Varet ēfarė kupton me artist dhe varet ēfarė kupton me mysliman. Ka shumė lloje artistėsh dhe shumė lloje myslimanėsh. Nėse gjerėsisht do tė thoshim se artisti ėshtė ai qė duke iu referuar njė tradite modelon gjėsende apo qėndrime tė pėlqyeshme pėr shpirtin, dhe me mysliman njė njeri qė duke iu referuar njė tradite, kėnaqet duke besuar Zotin, Profetin dhe jetėn tjetėr, atėherė do tė thoshim se dy bashkėsitė do puqen patjetėr. Nė Shqipėri, unė njoh e kam miq tė paktėn njė duzinė poetėsh, piktorėsh e muzikantėsh, jo thjesht myslimanė, por praktikues tė zellshėm bile. Pėr tė mos u zgjatur shumė, se ėshtė e tepėrt, pėr traditėn 1400 -vjeēare tė artit islam nė botė, si edhe pėr gjeneratėn e re tė artistėve besimtarė myslimanė nė botė, po tė kujtoj se para disa ditėsh gati gjithė televizionet dhanė copėza nga njė album muzikor i botuar nė Britani nė kuadrin e bamirėsive pėr fėmijėt e Irakut. Krahas Paul McCartney-t, dhe disa yjeve mė tė reja tė skenės, merrte pjesė me njė kėngė edhe legjenda e gjallė Cat Stevens (Jusuf Islam), njė mjekėrrosh kėshtu si puna ime. Nuk ia dalim po tė futemi tė numėrojmė tė tjerėt. Shih, njė nga hitet mė tė fuqishme tani, “The Seed” kėndohet nga The Roots, njė grup amerikan me pjesėtarė myslimanė tė konvertuar. Kush ndjek skenėn e jazz-it, e di sesa tė shpeshta janė konvertimet nė kėtė ambient. Mjafton njė kėrkim banal nė internet tė gjesh tufa me jazzman-ė Ibrahimė dhe Abazė me mbiemra anglosaksonė qė tė ēudisin. Flas ende vetėm pėr tė konvertuarit, sepse artistė arabė apo nga vendet myslimane ka sa tė duash, normalisht, por nuk mund tė vė dorėn nė zjarr nė janė besimtarė a praktikues tė fesė…

    A je i lumtur nė besimin tėnd?
    Mė shumė se i lumtur jam i qetė. I paqėtuar. Plus qė unė kėtė muhabetin e lumturisė s’para e kam kuptuar ndonjėherė mirė se ēdo tė thotė tamam. Mbase jam edhe i lumtur, kush e di.

    Ekziston mendimi qė feja nuk mund tė jetė art, filozofi apo stil vetjak jetese, pasi ėshtė kolektive, si mendon?
    Art mbase jo, nė sensin qė njė besimtar jo detyrimisht duhet tė bėjė vjersha, por stil vetjak jete ėshtė pėr sa kohė qė individė tė panumėrt zgjedhin vetė tė jetojnė si besimtarė. Sa pėr kolektivitetin, kjo ėshtė mė tepėr ēėshtje nivelesh sesa ndonjė imperativ fetar. Pa shiko pak tė lutem nė rrugė; sheh vetėm dy tipa femrash dhe nja dy-tre tipa meshkujsh. Po ai stil, po ajo veshje, po ajo ecejake e pėrditshme, po ato koordinata, po ato referenca; mė tmerri ėshtė kur dhe i bėn tė flasin... Herė-herė mė ngjan vetja sikur jam nė njė zhgjėndėrr me Revolucion Kulturor nė Kinėn e Maos. Imagjino pak mė tė vjetrit kur rinia ėshtė katandisur kėshtu... Njerėzit qė ndryshojnė, qė dalin njė kokė mbi tė tjerėt janė pakicė, kudo e kurdo. Megjithatė, mė ka ēuditur njė shprehje tė Bruno Etienne, njė nga islamologėt mė tė njohur tė kohės, kur shkruante se gjatė gjithė udhėtimeve tė veta kėrkimore nuk kishte takuar dy myslimanė njėsoj…

    Ē'mendim ke pėr prirjet aziatike tė tė jetuarit qė merren nė Perėndim si stili i vėrtetė i tė jetuarit si yoga, zen, taoizmin, meditimin etj?
    Shto kėtu edhe sufizmin, dimensionin mistik tė Islamit, i cili ėshtė gati po aq nė modė nė Perėndim. Ėshtė mbase njė rezistencė vetėmbrojtėse ndaj relativizimit tė pėrditshėm tė vlerave, ndaj shpejtėsisė sė zhvillimeve tekno-urbane, tė cilat nuk janė fort nė harmoni me kohėn e pėrjetshme e tė brendshme tė njeriut. Kjo shtyn edhe tėrheqjen nėpėr oazet e lindjes, ku shpirtėrorja, poetikja, tradicionalja, natyralja nuk e kanė humbur ende shijen.

    Ēfarė ke gjetur tek filozofia myslimane qė nuk ke mundur ta gjesh nė filozofinė ateiste, atė kristiane apo tė ndonjė sekti?
    Druaj se do tė lėndoja ndonjėrin po tė flisja. Shiko, do tė tundohesha pėr tė folur nėse do besoja se fjalėt e mija kėtu do tė ndihmonin ndonjė njeri tė bėnte zgjedhjen time. Por unė nuk besoj tek kontakti im personal i mediave. Kush ka qejf, le tė mė pyesė personalisht.

    E ke gjetur kuptimin e jetės tėnde?
    Si thua t'i?

    Cilėt janė udhėheqėsit e tu shpirtėrorė?
    Shtohen pėrditė. Njė ditė u bė njė plak nga Kavaja i cili kishte qortuar njė shitėse qė po vriste miza nė banak. Gjynah i tha ky, gjynah. Po ta mbash pastėr dyqanin, nuk do tė jesh e detyruar tė vrasėsh kaq gjallesa.

    Cila ėshtė motoja e jetės tėnde?
    E ke edhe nė Bibėl. E ka thėnė edhe Muhamedi. Buda, Konfuciusi. Mos i bėj tjetrit atė qė nuk do tė doje tė ta bėnte.

    Si e pėrballon dhimbjen dhe vuajtjet me anė tė filozofisė tėnde?
    Pėrmend Zotin. Kurani thotė “Vėrtet pėrmendja e Allahut i qetėson zemrat.”. Funksionon. Kur themi pėrmend, pėrmendem pėr Zotin; kemi parasysh edhe mendtė, jo thjesht fjalėn.

  8. #8

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Ēfarė ke gjetur tek filozofia myslimane qė nuk ke mundur ta gjesh nė filozofinė ateiste, atė kristiane apo tė ndonjė sekti?

    Mua me beri kurioze kjo pyetja qe ska marr pergjigje

  9. #9
    i/e larguar Maska e forum126
    Anėtarėsuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

    Ervin Hatibi

    http://www.transcript-review.org/upl...se_leave41.txt

    Pashallarė tė Kuq dhe Blu: Mbi islamizimin me dhunė tė armikut nė diskursin publik shqiptar.

    (Ervin Hatibi)


    Njė nga gjetjet mė tė bujshme me tė cilėn na qerasin shpesh kohėt e fundit fotoreporterėt shqiptarė, ėshtė loja me aureolat. Sahera, faqe tė para gazetash hapen me ndonjė portret kryesisht politik, i ujdisur ky nė fokus nė njė mėnyrė tė kėtillė, qė personazhit tė fotografuar t’ia kopsisin kokėn pas ndonjė objekti a shenje tė rrumbullt, ēfarėdo qoftė: rrethi me yjet evropianė tė flamurit, stema ovale e kryeministrisė, ndonjė O apo Q kapitale nėpėr banderola ceremoniale, ndonjė tollumbac festiv… Ēdo objekt rrethanor rrumbullak ngarkohet me misionin e qerthullimit tė kokės sė personazhit me njė lloj sfondi qarkor, tip kurore mbretėrore apo brerore shenjtėrore. Gjuha e dhunės nė shtyp, mė e ashpėr dhe piktoreske gjatė viteve ’90, tashmė qė ėshtė shtruar ca, duket se ia lėnė misionin e demonizimit pėrmes karikaturizimit artit objektiv tė fotografisė. Kėshtu, gazetat shpesh e pikturojnė kundėrshtarin politik me poza tė sforcuara tipizuese, tė tilla qė shfrytėzojnė rastin p.sh. pėrgjatė ndonjė teshtime apo ndonjė kruajte vetvrasėse hunde, gjatė shqiptimit tė mundimshėm tė ndonjė bashkėtingėllorje, gjatė ndonjė gromėsime parlamentare a pultitje rutinore tė pafaj syēkash apo ēdo mrrolje e tendosje tjetėr tė lėkurės sė mimikės. Poza qė nė fakt duheshin hedhur nė kosh nga profesionisti i ndershėm. Rrethorja qė pėrmendėm, nė tė tilla raste negative nuk e rrethon mė kokėn politike si aureolė a kurorė: ajo bėhet thjeshtė rrethi koncentrik nė dylbinė e snajperit: bėhet shėnjestėr ekzekutimi.
    Herė pas here shėnjestra e dėshiruar ovale, nuk gjendet edhe aq kollaj nė mjedisin rreth politikės: ndonjėherė flamuri evropian ėshtė tepėr i dallgėzuar pėr t’u fokusuar adhe tollumbacet nuk janė domosdo mė tė vogla se kokat e ca politikanėve pėr t’I mirėpritur kėto si kornizat. Dhe fotografėt heqin keq… Por pėrherė ka njė zgjidhje: montazhi dhe kolazhi, nė traditėn mė tė mirė tė agjit-propit stalinist! Me njė ndėrhyrje cezariane, personit tė urryer, ashtu si nė magjinė e zezė voodoo i masakrohet mishėrimi fotografik. Truku grafik mė i pėrdorur botėrisht pėr mė se 60 vjet me rradhė pėr tė pėrdhunuar imazhin e kundėrshtarit ėshtė shkarravitja kozmetike e njė palė mustaqkave tė vogla Hitleri mbi buzėn e portretit. Nė Shqipėri, pėr vite me rradhė, rolin e aksesorit ndėshkues, me sukses e ka zėvendėsuar njė anti-aureolė: ēallma e bardhė e hoxhės! Mos na thotė kush tani se nuk i ka parė e stėrparė gjatė viteve tė fundit foto-fletėrrufetė me ēallmėn montuar apo shartuar drejt e mbi Sali Berishė nė shtypin e majtė apo tė njėjtėn pėrmbi Fatos Klosin nė shtypin e djathtė! (Shėnim: Kurse ēallma mbi kokėn e tė ndjerit hafiz Sabri Koēi kudo nėpėr foto ėshtė autentike. Jo vetėm ai, por edhe tė tjerė dinjitarė tė bashkėsisė islame, imamė e dervishlerė, hoxhallarė e baballarė, nuk e kanė me tė keq kėtė punėn e ēallmave: ėshtė thjeshtė njė traditė e tyre shumė e vjetėr.) Sigurisht, i madh e i vogėl e di se kjo nuk bėhet pėr inat tė hoxhallarėve, dhe as nė shenjė pėrngjasimi me ta, po kryesisht pėr mbivendosje me Osamėn, logon momentale tė sė keqes pereniale orientale.
    Anti-aureola ekziston edhe nė variantin femėror. Ajo ėshtė shamia e besimtareve praktikante muslimane, e njohur mė shpesh nė zhargonin mediatik e politik shqiptar si "ferexheja", njė anakronizėm i sforcuar me tė cilin asnjė femėr e mbuluar shqiptare nuk e emėrton kryembulesėn e vet, njė orientalizėm i cili ėshtė njė anti-aureolė mė vete, e llojit gjuhėsor kėsaj here. Nė kėtė funksion e pėrdori edhe kryeministri i vendit gjatė njė fushatė zgjedhjesh tė paradokohshme nė qytetin e Elbasanit, kur ftoi njerėzinė qė tė votonin "kundėr ferexhesė politike", (si edhe gjithashtu "kundėr Haxhi Qamilit" dhe pro "Kostandin Kristoforidhit.") (Po si nuk gjeti gjetiu nja dy shembullorė tė tjerė qė tė ndajnė tė njėjtė fe e tė mos na ndajnė edhe mė tej ne tė tjerėve kur tė votojmė pastaj pėr ta, po u gjet njė i keq musliman dhe njė i mirė i krishterė, me Shkumbinin pėrmes… ) Jemi nė nivelin e garderobės pluraliste dhe sfilatės identitare: nė njė pikėpamje aspak cinike, si ēallma ashtu edhe "ferexheja", nė fakt, janė kryesisht veshje. Dhe nė kėto kohėra supersonike e virtuale, globaliste e multikulturaliste, robit tė shkretė i qėllon tė vishet lloj-lloj, pėr qejf a pėr hall, pėr sport a pėr eksport. Gazetare tė pashme, me shaminė hedhur muslimanēe mbi sy, nusėrojnė para kamerave tė lajmeve nėpėr rrugėt e Kabulit, presidenti amerikan gjatė vizitės nė Kinė vishet si mandarin perandorak, po askush ama nuk ua nxjerr kėto foto jashtė kontekstit, pėr t’ua pėrdorur si ndonjėfarė mini-shantazhi qesharak. Kurse nė njė faqe tė parė tė njė gazete tė madhe tiranase ("Korrieri"), gjejmė tė vendosur njė foto-poster tė gruas sė kryeministrit, tė mbuluar me njė foulard tė bardhė nė kokė gjatė vizitės sė njė xhamije nė Liban. Diēitura na diktonte se Zonja e Parė kishte veshur « rrobat e grave islamike », dhe sigurisht diēitura nuk mund tė jetė kaq enciklopedike sa tė qartėsojė edhe pėr lexuesin e thjeshtė e tė ēuditur se gjithė turistet apo vizitoret femra tė xhamive dhe tė shumė kishave, nė shenjė respekti ndaj traditės u sugjerohet tė mbulojnė flokėt me njė shami qė shpesh ua ofron guida turistike nė derė tė tempullit. Ama gjithė operacioni foto-diēiturė, nė njė mėnyrė qėllimshėm arbitrare kėrkon tė tė lėrė shijen e (larg qoftė) ndonjė inklinacioni tė gabuar shpirtėror, qoftė edhe momental, tė gruas sė kryeministrit, e kush e di, mbase edhe tė tė shoqit… Toni qė pėrshkonte shkrimet e numrit tė gazetės merret me mend se ishte tejet kritik ndaj ēiftit, sigurisht pėr arsye tė politikės, por truku i "ferexhesė" i kishte vėnė pikėn mbi i imazhit tė mėtuar problematik. Po kėshtu u veprua kur kundėrshtia pėr shpalljen zyrtarisht tė z.Xhoana Nano si First Lady protokollare, mobilizoi nė protestėn e rradhės teatrin politik nėpėr rrugėt e Tiranės. Djemtė e vajzat e lėvizjes "Majft", organizatorė tė mitingut kritik ndaj kėsaj shpallje, e panė tė arsyeshme qė Xhoana Nanon ta riemėrtojnė "Xhemile" pėr ta tallur nė karikaturat e posterat e protestės.
    Tentativa pėr "islamizim tė armikut" nuk prek vetėm fatkeqėt qė kanė lindur nėn kubetė e rėnda, jeshile e tė vjetėruara tė emrave dekonspirues muslimanė. Mirė ata qė mund t’I akuzosh po tė tė dojė qejfi pėr konspiracione reaksionare pėr integrizėm oriental kundėr integrimit oksidental: tentativa pėr islamizim tė dhunshėm po prek edhe banorėt e pafajshėm tė emėrmbiemrave tė tjerė. Epshi konvertues nė fakt thjesht mėton pėr ta mbyllur nė njė "Abu Graib" poshtėrues e degjenerues, qoftė edhe vetėm gjuhėsisht e pėrkohėsisht, kundėrshtarin politik. Kėshtu nė njė editorial tė njė tjetėr gazetė tė rėndėsishme ("Koha Jonė"), mu pas njė vizite tė pėrfolur nė Dubai (pėrtej "Perdes sė Hekurt Identitare") Fatos Nanos i kėndohet kjo lloj formule ēpagėzimi: "Nano kryeministėr mund tė ketė njė ditė dėshirėn surrealiste por tė sinqertė, tė shkojė pėr pelegrinazh nė Mekė…". Pjesa tjetėr e editorialit ėshtė minuar me sulme e shpoti tė tjera, dhe ndonėse krejt pa takt e pa vend, dėshira pėr t’I shkuar deri nė ekstrem operacionit tė tėhuajzimit final, shpie nė internimin e imazhit mu nė qendrėn e Orientit reaksionar, aty "pėrtej urės sė Qabesė" ku shkon e nuk kthehesh veēse Haxhi, si Qamili simbolik… (Martohu sa tė duash nė kishė ti! Tjetri lutet e mezi pret tė tė rrėshkasė kėmba e tė vesh nė esfel!)
    (Gjatė muajit tė Ramazanit, mė e forta ishte tė shihje nė njė tjetėr gazetė tė madhe tonėn ("Albania") njė listė tė gjatė me emrat e gati gjithė deputetėve tė Kuvendit, qė jo me ndonjė paramendim kanė lindur nga prindėr me emra muslimanė. Pra kanė mė shumė mundėsira pėr haxhillėk se Nano. Me njė procedim qė tė kujtonte atė tė militantėve tė partisė kur testonin me cigare e shishe uji tė dyshuarit si agjėrues nė vitet e diktaturės, gazetari u qe afruar tė gjithėve kėtyre me pyetjen aspak etike : a po agjėron? Lista e pafundme e emrave nė shumicė dėrrmuese pėrgjigjej me mohore. Qė pas 1997, duke kaluar edhe pėrmes 11 shtatorit, numri i burrave tė politikės tonė qė pozojnė rrotull xhamive, ka rėnė drastikisht. Ndėrkaq mė kujtohet mirė sesi nė fillimet e demokratizimit tė Shqipėrisė, nė kohėt ende tė arta tė inercisė antisovjetike tė aleancės afganoamerikane, shumė nga kėta burrat ofronin edhe pa ua kėrkuar kush sinjale tė panevojshme identifikuese me Islamin. Sot u duhet tė kalojnė prova tė tilla fyese e trishtuese pėr tė provuar tė kundėrtėn. Kėshtu dora vetė Sali Berisha, kaq i sulmuar pėr hapjen e vendit me botėn islame, sot deklaron literalisht se flamuri i Shqipėrisė ėshtė flamur i Krishterimit, frazė qė nuk besoj se do guxonte ta thoshte ndonjė ish-president amerikan, tė themi, apo gjerman, italian, francez... (lista vazhdon.)
    Ky shkrim magazinon pėrciptas vetėm disa shfaqje nga mė interesantet e kohėve tė fundit. Nuk ėshtė hera e parė qė shkruaj pėr orientalizimin e armikut nė kulturėn tonė, pėr racizmin e islamofobinė qė nuk ēudit mė asnjeri, pėr Berishėn qė deputeti-kryeredaktori i gazetės sė partisė nė pushtet ("Zėri i Popullit"), e shpotit me « muslimani Berisha », pėr Berishėn qė e godiste Ilir Metėn kur ky qe kryeministėr me llagapin « Sheiku Metullah », pėr editorialin famėkeq tė njėrės prej gazetave mė tė mėdha nė vend ("Korrieri") ku difekti i qeverisė Nano ishte mbiemri Islami i ministrit tė jashtėm, pėr fyerjet publike standart me termat "anadollak", "ēeēen" apo mė rrallė "jeniēer", qė kanė kolonizuar imagjinarin politik me hordhi barbarėsh orientalė. Zhurma e kohėve tė fundit pėrmbi zhdukjen e poemės "Pashallarėt e Kuq" tė Kadaresė, na rikujtoi ndėr tė tjera, se pas sagės politike noliane, publicistikės franēeskane apo asaj para-bolshevike tė dhjetėvjeēarėve tė parė tė shekullit, tendenca pėr ta bėrė synet tė ligun, zelli pėr tė montuar njė "kokė turku" mbi armikun, tashmė ėshtė futur akoma mė e komplikuar dhe agresive nė diskursin shqiptar. Ashtu si gjashtė shekuj mė parė, kur feudalėt ndėrluftues arbėr, thirrėn nė ndihmė mercenarėt turq tė vriteshin pėr ta, edhe sot konfliktualiteti nė shoqėrinė tonė po i thėrret rishtas nėn armė. Po ta vazhdojmė kėtė krahasim mekanikisht deri nė fundin e vet, zbulojmė se ēmimi qė paguan feudalėt pėr kėtė qiramarrje, rezultoi tepėr i lartė.

    Marre nga libri
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #10
    Pėr njė Shqipėri ETNIKE Maska e Ylber_Experti
    Anėtarėsuar
    14-11-2006
    Vendndodhja
    Nė Enciklopedinė: alb.exp@hotmail.com
    Postime
    25
    Ervini eshte legjenda e ardhshme e poezise dhe piktures shqiptare. Edhe pse eshte piktor, ai prap mbetet nje analist i madhe. Mjaftojne fjalet e medhaja te Ismail Kadares, qe i ka thene per vellaun tone Ervin Hatibi. Nuk di ē'fare te them tjeter, pos asaj qe, kush e njeh le ti beje selam/pershendetje, ngase me te vertete e duam per hir te Perendise. Zoti e ruajt dhe i ndihmofte!

    Me rrespekt, shoku juaj
    Albanian eX|PerT
    Personaliteti i njeriut vishet me moral, ndėrgjegje, sinqeritet dhe karakter tė fortė. © Ylberi

Tema tė Ngjashme

  1. Ervin Hatibi
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 25-09-2013, 11:17
  2. Poezitė mė tė mira tė shqipes
    Nga Diabolis nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 172
    Postimi i Fundit: 15-07-2012, 11:21
  3. Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 25-04-2007, 13:52
  4. Republick of Albanania - Publicistikė nga Ervin Hatibi
    Nga Davius nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-08-2005, 11:58
  5. Jepi Zotit ēfarė i pėrket Zotit - Ervin Hatibi
    Nga katana nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-07-2003, 16:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •