Dallgėt shpirtėrore tė Orientit
Nė kėrkim tė vetvetes nėpėrmjet flladeve tė meditimit apo misticizmit fetar
Nė kohėn kur besimet janė nė krizė, kėrkimi i shpirtėrores bėhet nė rrugė tė
reja, moderne, "trendy" a si tė doni: "new age", "zen", "yoga"... Janė
filozofitė e ditės qė pėrbėjnė tendencė nė Perėndim. Pjesa mė e madhe fryjnė nga
Azia. Kėto dallgė hedoniste, qė pėrkėdhelin egon, qė e bėjnė njeriun tė pėrveēėm
janė shndėrruar nė mėnyra ose stile tė vėrteta jetese nė botė. Ka fare pak
praktikues tė kėtyre arteve tė tė jetuarit nė Shqipėri (qė nė mėnyrė sporadike
praktikojnė ndopak "yoga") por nga ana tjetėr njė mori besimesh, qė pėrjetohen
si filozofi tė tė jetuarit. Myslimanė, tė krishterė, dėshmitarė tė Jehovait dhe
pėrfaqėsues tė ndonjė sekti tjetėr fetar nga xhamitė, nė kisha e nė bashkėsi,
praktikojnė "transhendencėn" duke ndjekur shembujt e udhėheqėsve tė tyre
shpirtėrorė. Duke hequr dorė nga shumė "kėnaqėsi" tė kėsaj jete, pėr hir tė "njė
kėnaqėsie tjetėr sublime" do tė "mbroheshin" ata. Nė kėrkim tė sė vėrtetės a tė
vetvetes, ashtu si njė luzmė filozofėsh qė prej 2500 vjetėsh, nė fund tė
kėsaj endje ata kanė mbėrritur diku. Se ku, na e tregojnė Ervin Hatibi, Dominik
Qerimi dhe Teuta Buka, njė mysliman, njė prift dhe njė murgeshė. Hatibi, 29
vjeē, njihet edhe si poet, ėshtė autor i dy librave me poezi dhe drejtues i njė tė
pėrmuajshme fetare, ndėrsa Don Dominik Qerimi, 31 vjeē, pėrveē se me
praktikimin e fesė sė vet merret edhe me pėrkthime, luan nė kitarė dhe shkruan poezi.
Nga ana tjetėr, Motėr Teuta, gjithashtu 31 vjeēe, u mėson italishten fėmijėve
(qė marrin pjesė nė seanca katekizmi) nė qendrėn "Motra Mozzarella", merret me
qėndistari e pėrkujdeset pėr tė sėmurėt.
Sendet
"Nėse koha jonė, qė e kanė damkosur si "simpliste" e "brutale", i ka shpėtuar
idhujtarisė sė sistemeve ideologjike, nga ana tjetėr ajo ėshtė dhėnė deri nė
marri pas adhurimit tė Sendeve", - shkruan Octavio Paz nė njė nga librat e tij
mė elegantė "La Flamme Double". Ndėrsa gjithnjė e mė tepėr tė bėrit
"shopping" njėmendėsohet nė mėnyrė paradoksale me "djegien e brendshme". Jo
shpirtėrorja, por bota e objekteve i mahnit sė fundmi njerėzit. Sendet e Orientit (si
filozofitė e Lindjes, nga ana shpirtėrore, pėr Perėndimin) janė fryma e re e
industrisė sė modės.
Shpirtėrore
Nga ana tjetėr, flitet edhe pėr njė dallgė shpirtėrore. Mos ėshtė edhe modė?
Gjithsesi mė shumė sesa
pėr modė bėhet fjalė pėr kėrkimin e pėrgjigjeve nga pyetjet thelbėsore. Ato
qė bėnin pėrpara 2500 vjetėsh krijuesit e filozofisė: si t'i japim kuptim
jetės? A mund tė pėrshtatemi me fatkeqėsitė?
Taoizėm, meditim, yoga, misticizėm fetar ose rizbulim i Sokratit, Epikurit
dhe Senekės: njerėzimi ėshtė ende nė kėrkim tė udhėve tė pafundme tė urtėsisė.
Por duhet bėrė kujdes se nė tregun e spiritualiteteve tė reja gjen si mjeshtra
tė tė jetuarit, ashtu edhe sharlatanė.
"Ėndrra ime nuk ėshtė tė bėj atė qė mė pėlqen, por tė pėrmbush ėndrrėn e
Zotit pėr jetėn time"
INTERVISTA
Ervin Hatibi: Besimi im, koracė ndaj padrejtėsive dhe kaosit
"Pa shiko pak tė lutem nė rrugė; sheh vetėm dy tipa femrash dhe nja dy-tre
tipa meshkujsh. Po ai stil, po ajo veshje, po ajo ecejake e pėrditshme, po ato
koordinata, po ato referenca; mė tmerri ėshtė kur dhe i bėn tė flasin...
Herė-herė mė ngjan vetja sikur jam nė njė zhgjėndėrr me Revolucion Kulturor nė Kinėn
e Maos. Imagjino pak mė tė vjetrit kur rinia ėshtė katandisur kėshtu...
Njerėzit qė ndryshojnė, qė dalin njė kokė mbi tė tjerėt janė pakicė, kudo e
kurdo..."
Sė pari njihej si poet, prej disa vitesh edhe si praktikues i filozofisė
islame. Aktualisht drejton njė tė pėrmuajshme fetare, ndėrsa merr pjesė herė pas
here nė debate fetare nė mediat shqiptare. Shkruan edhe artikuj apo ese nė
rubrikėn "Kinkaleri" tė revistės "Shqip". Ka njė kėndvėshtrim tjetėr tė gjėrave,
ku inkludohet edhe besimi nė fenė islame.
Sa i rėndėsishėm ėshtė dimensioni shpirtėror pėr ty?
Duhet tė ishte po aq i rėndėsishėm sa ai fizik, apo diēka mė shumė. Por robi
ėshtė i dobėt, dhe tenton tė bėjė aq sa mundet. Gjithsesi, duke qenė se
pėrmasa shpirtėrore ėshtė e vetmja gjė "e hajrit" qė na dallon nga flora, fauna,
mineralet etj, pėrpiqem qė ta lokalizoj sa mė mirė atė ē'ka ėshtė shpirt, qė i
bie tė jetė nė njė zonė tė lėvizshme midis gjoksit dhe ballit. Ose pak mė gjėrė.
Sigurisht qė nuk e kam seriozisht kėtė, por prapė ka njė lloj tė vėrtete nė
sizmikėn busullore tė zemrės apo nė pranėvendosjen e gjithė atyre gjėrave tė
bukura e tė vyera nė fytyrė. Ajo ēka bie nė sy tek ēdo njeri i shtrirė
horizontalisht qė fle apo qė vdes, ėshtė mungesa e shpirtit, qė ka shkuar diku tjetėr.
Nuk mundesh tė dallosh mė nėse njeriu ėshtė "kėshtu apo ashtu", si nė ēastin
kur ishte zgjuar apo gjallė. Tė vdekurit dhe tė fjeturit janė tė mirė, i janė
dorėzuar Zotit, sepse mė nė fund po bėjnė atė qė duhet bėrė dhe jo ndonjė
paudhėsi. Fytyrat e tyre, gjokset e tyre nuk dallojnė mė nga, fjala vjen, gjunjėt
apo gishtėrinjtė. S'ka mė shpirt aty. (Formėn e kėtyre informatave mė sipėr
merre pak me rezervė, se i them pėr qejf, jo pėr shkencė.)
Si ke mbėrritur deri tek filozofia islame?
Duke u hedhur gur pas guri si ai kalamani i fshatit tė thellė qė kapton nėpėr
stinė pėrroin pėr tė shkuar deri tek fshati me shkollė. Mė ka ēuditur njėherė
njė vetėpėrkufizim i Ernesto Sabatos sė madh, i cili bashkė me njė tjetėr
Ernesto nga Argjentina kanė qenė dy nga heronjtė e mij tė shumtė. Ai thoshte se
ishte njė anarkist i krishterė. Pa e ditur kaq shkurt pėrkufizimin, kam kaluar
gjithė fillimin e viteve nėntėdhjetė nėn kėto dy shenja tė mėdha, deri sa i
dhashė fund dyzimit. Refuzimi im pseudoanarkist ndaj ēdo renditjeje nėn njerėz
tė tjerė, por edhe frika nga kaosi dhe neveria nga padrejtėsia, mė ēoi nė
nevojėn pėr diēka totalisht jonjerėzore pėr t'i dhuruar lirinė dhe veten time qė
nuk mund t'i meritonte ndonjė njeri, zeje apo ideologji. Duke qenė paraprakisht
besimtar, e dija se ky duhet tė ishte vetėm Zoti, i cili mė zbulohej pėrmes
Dhjatės sė Re dhe tė Vjetrės. Nė kėtė mėnyrė, pėrjetimet e gjithė kėsaj,
ndihmuar nga sa e sa ngjarje, mė bėnė tė arrija, arrita tek monoteizmi puritan i
Islamit, me etikėn altruiste tokė-e-vetėmohuese tė krishtėrimit, nė harmoni me
shenjtėrinė legaliste-literaliste judaike.
A mund tė jetė njė artist mysliman?
Varet ēfarė kupton me artist dhe varet ēfarė kupton me mysliman. Ka shumė
lloje artistėsh dhe shumė lloje myslimanėsh. Nėse gjerėsisht do tė thoshim se
artisti ėshtė ai qė duke iu referuar njė tradite modelon gjėsende apo qėndrime tė
pėlqyeshme pėr shpirtin, dhe me mysliman njė njeri qė duke iu referuar njė
tradite, kėnaqet duke besuar Zotin, Profetin dhe jetėn tjetėr, atėherė do tė
thoshim se dy bashkėsitė do puqen patjetėr. Nė Shqipėri, unė njoh e kam miq tė
paktėn njė duzinė poetėsh, piktorėsh e muzikantėsh, jo thjesht myslimanė, por
praktikues tė zellshėm bile. Pėr tė mos u zgjatur shumė, se ėshtė e tepėrt, pėr
traditėn 1400 -vjeēare tė artit islam nė botė, si edhe pėr gjeneratėn e re tė
artistėve besimtarė myslimanė nė botė, po tė kujtoj se para disa ditėsh gati
gjithė televizionet dhanė copėza nga njė album muzikor i botuar nė Britani nė
kuadrin e bamirėsive pėr fėmijėt e Irakut. Krahas Paul McCartney-t, dhe disa
yjeve mė tė reja tė skenės, merrte pjesė me njė kėngė edhe legjenda e gjallė Cat
Stevens (Jusuf Islam), njė mjekėrrosh kėshtu si puna ime. Nuk ia dalim po tė
futemi tė numėrojmė tė tjerėt. Shih, njė nga hitet mė tė fuqishme tani, "The
Seed" kėndohet nga The Roots, njė grup amerikan me pjesėtarė myslimanė tė
konvertuar. Kush ndjek skenėn e jazz-it, e di sesa tė shpeshta janė konvertimet nė
kėtė ambient. Mjafton njė kėrkim banal nė internet tė gjesh tufa me jazzman-ė
Ibrahimė dhe Abazė me mbiemra anglosaksonė qė tė ēudisin. Flas ende vetėm pėr
tė konvertuarit, sepse artistė arabė apo nga vendet myslimane ka sa tė duash,
normalisht, por nuk mund tė vė dorėn nė zjarr nė janė besimtarė a praktikues
tė fesė
A je i lumtur nė besimin tėnd?
Mė shumė se i lumtur jam i qetė. I paqėtuar. Plus qė unė kėtė muhabetin e
lumturisė s'para e kam kuptuar ndonjėherė mirė se ēdo tė thotė tamam. Mbase jam
edhe i lumtur, kush e di.
Ekziston mendimi qė feja nuk mund tė jetė art, filozofi apo stil vetjak
jetese, pasi ėshtė kolektive, si mendon?
Art mbase jo, nė sensin qė njė besimtar jo detyrimisht duhet tė bėjė vjersha,
por stil vetjak jete ėshtė pėr sa kohė qė individė tė panumėrt zgjedhin vetė
tė jetojnė si besimtarė. Sa pėr kolektivitetin, kjo ėshtė mė tepėr ēėshtje
nivelesh sesa ndonjė imperativ fetar. Pa shiko pak tė lutem nė rrugė; sheh vetėm
dy tipa femrash dhe nja dy-tre tipa meshkujsh. Po ai stil, po ajo veshje, po
ajo ecejake e pėrditshme, po ato koordinata, po ato referenca; mė tmerri ėshtė
kur dhe i bėn tė flasin... Herė-herė mė ngjan vetja sikur jam nė njė
zhgjėndėrr me Revolucion Kulturor nė Kinėn e Maos. Imagjino pak mė tė vjetrit kur rinia
ėshtė katandisur kėshtu... Njerėzit qė ndryshojnė, qė dalin njė kokė mbi tė
tjerėt janė pakicė, kudo e kurdo. Megjithatė, mė ka ēuditur njė shprehje tė
Bruno Etienne, njė nga islamologėt mė tė njohur tė kohės, kur shkruante se gjatė
gjithė udhėtimeve tė veta kėrkimore nuk kishte takuar dy myslimanė njėsoj
Ē'mendim ke pėr prirjet aziatike tė tė jetuarit qė merren nė Perėndim si
stili i vėrtetė i tė jetuarit si yoga, zen, taoizmin, meditimin etj?
Shto kėtu edhe sufizmin, dimensionin mistik tė Islamit, i cili ėshtė gati po
aq nė modė nė Perėndim. Ėshtė mbase njė rezistencė vetėmbrojtėse ndaj
relativizimit tė pėrditshėm tė vlerave, ndaj shpejtėsisė sė zhvillimeve tekno-urbane,
tė cilat nuk janė fort nė harmoni me kohėn e pėrjetshme e tė brendshme tė
njeriut. Kjo shtyn edhe tėrheqjen nėpėr oazet e lindjes, ku shpirtėrorja,
poetikja, tradicionalja, natyralja nuk e kanė humbur ende shijen.
Ēfarė ke gjetur tek filozofia myslimane qė nuk ke mundur ta gjesh nė
filozofinė ateiste, atė kristiane apo tė ndonjė sekti?
Druaj se do tė lėndoja ndonjėrin po tė flisja. Shiko, do tė tundohesha pėr tė
folur nėse do besoja se fjalėt e mija kėtu do tė ndihmonin ndonjė njeri tė
bėnte zgjedhjen time. Por unė nuk besoj tek kontakti im personal i mediave. Kush
ka qejf, le tė mė pyesė personalisht.
E ke gjetur kuptimin e jetės tėnde?
Si thua ti?
Cilėt janė udhėheqėsit e tu shpirtėrorė?
Shtohen pėrditė. Njė ditė u bė njė plak nga Kavaja i cili kishte qortuar njė
shitėse qė po vriste miza nė banak. Gjynah i tha ky, gjynah. Po ta mbash
pastėr dyqanin, nuk do tė jesh e detyruar tė vrasėsh kaq gjallesa.
Cila ėshtė motoja e jetės tėnde?
E ke edhe nė Bibėl. E ka thėnė edhe Muhamedi. Buda, Konfuciusi. Mos i bėj
tjetrit atė qė nuk do tė doje tė ta bėnte.
Si e pėrballon dhimbjen dhe vuajtjet me anė tė filozofisė tėnde?
Pėrmend Zotin. Kurani thotė "Vėrtet pėrmendja e Allahut i qetėson zemrat.".
Funksionon. Kur themi pėrmend, pėrmendem pėr Zotin; kemi parasysh edhe mendtė,
jo thjesht fjalėn.
Intervistoi: Belinda Budini
Krijoni Kontakt