"Vlerėsimet e mia pėr Ramiz Alinė, Nanon e Berishėn"

Dorina TOPOLLAJ

(vijon nga numri i kaluar)

Ka qeverisur nė kohėn kur sulmoheshin fabrikat e miellit, kur rrogat e rojeve qė e ruanin ishin sa dyfishi i rrogės sė tij, e kur njė "Miss" nuk shpallej dot pa ndihmėn e qeverisė. I propozuar nga Partia Socialiste, por me konsensus edhe tė Partisė Demokratike, Vilson Ahmetit dhe kabinetit tė tij i duhej tė pėrgatiste vendin pėr nė zgjedhjet e ardhshme, duke ruajtur edhe ekuilibrat politikė. Cilat ishin marrėdhėniet e tij me presidentin e fundit tė komunizmit, Ramiz Alinė, raportet me kryetarin e Partisė Demokratike, Sali Berishėn, me kreun e Partisė Socialiste, Fatos Nanon dhe paraardhėsin Ylli Bufi? Nė pjesėn e dytė tė intervistės, ish-kreu i Qeverisė Teknike, dhjetor '91- prill '92, rrėfen relatat me faktorėt kryesorė tė politikės, nxitjen e turmave pėr tė shkatėrruar ndėrtesat e ngritura nė kohėn e komunizmit dhe a kishin rol shėrbimet inteligjente nė atė periudhė.
Cilat kanė qenė raportet dhe vlerėsimet tuaja pėr krerėt e partive tė asaj kohe, duke filluar qė me ish-Presidentin Ramiz Alia?
Normalisht, Ramiz Alia ishte President i Republikės. Ne kishim marrėdhėnie normale midis Presidentit. Unė e kam respektuar figurėn e Presidentit dhe nė marrėdhėniet me tė kam qenė shumė korrekt. Mosha krijonte njė diferencė tė madhe, por unė kam qenė i prirė pėr tė diskutuar problemet e shtetit qė kishin tė bėnin me Sigurinė Kombėtare, me problemet e pėrgjithshme etj., siē kam bėrė edhe biseda tė lirshme me tė. Unė e kam respektuar figurėn e tij, por nė tė njėjtėn kohė jemi takuar edhe pėr biseda tė lira, ku unė ndoshta i ēliruar nga emocioni i veēantė, qoftė pėr faktin se ai ishte Presidenti, qoftė pėr moshėn, bėnim biseda tė ndryshme kur unė i thosha se ēfarė tė metash, nė fakt ato s'ishin tė meta, por gabime tė mėdha, qė i keni bėrė kėtij populli, qė e keni mbyllur etj. Kėto biseda ishin tė thjeshta e tė lira. Ramizi s'ka ndėrhyrė asnjėherė nė punėt e mija, ka qenė shumė i kujdesshėm. Sigurisht pėr detyrat qė edhe i mbulonte jemi konsultuar. Ramizi nė atė periudhė nuk ka qenė aktiv nė rolin e tij. Ka qenė njė periudhė kur dihej se ai do tė dorėzonte detyrėn, sigurisht pak mė vonė, por bashkė kemi qenė shumė korrektė kundrejt njėri-tjetrin. Edhe sot takohemi kur rastis nė ndonjė pritje a ndonjė gjė. Kurse me kryetarėt e partive nuk para kam bėrė shumė kontakte.
Konkretisht, me zotin Berisha, kryetar i Partisė Demokratike, si i keni pasur raportet?
Unė Berishėn e kam njohur shumė mė pėrpara. Ai ka qenė mjeku i familjes sime, i babait dhe i vėllait tim. Kėshtu qė ne kemi qenė njohur pėrpara, kemi kontaktuar kur unė kėrkova mendim pėr t'i shpjeguar qė qeveria ishte e kėsaj natyre, pasi vendimi ishte politik pėr njė qeveri teknike. S'kemi pasur ndonjė gjė tė veēantė. Jemi takuar edhe njėherė nė zyrėn time pėr njė problem. Kemi pasur raporte normale.
Po me kreun e PS-sė sė asaj kohe, Fatos Nanon?
Pėrveēse kontaktit qė kemi pasur kur ngritėm qeverinė, s'kemi pasur ndonjė gjė tė jashtėzakonshme, sepse ata e respektuan tė gjithė rregullin tim. Sigurisht, kemi pasur telefonata tė natyrės pėrshėndetėse apo takime nė ndonjė pritje, por jo ndonjė gjė tė veēantė. Shpesh shkoja nė Parlament, pasi doja tė asistoja pėr ndonjė problem, pėr ndonjė vendim dhe, sigurisht, atje kisha kontakte me deputetėt.
Ylli Bufi ishte dhe paraardhėsi juaj nė post, i cili ju ka propozuar pėr kryeministėr, apo jo?
Me Yllin kemi marrėdhėnie shoqėrore shumė tė ngushta. Ne jemi rritur bashkė faktikisht. Babai i tij, me babanė tim kanė qenė shokė tė vjetėr dhe ne kemi qenė sė bashku pėr shumė kohė. Babai i tij vdiq shpejt dhe ne i kemi qėndruar afėr. Jemi shokė tė vjetėr, tė rritur bashkė, dhe raportet kanė qenė normale. Ne kemi punuar bashkė nė Qeverinė e Stabilitetit dhe kishim eksperiencėn e bashkėpunimit dhe kėmbimit tė mendimeve si dy shokė tė vjetėr. Ai mė propozoi, ishte ngarkuar nga partia e tij tė bisedonte me mua fillimisht. Ai mė tha mendimin e tij, dhe me mendimet e disa miqve tė tjerė edhe nga krahu i djathtė nė atė periudhė, dhe ndoshta pėrcolli edhe mendimet e krahut tjetėr, tė cilėt i doja nė fakt. Mė tha se edhe miqtė e Partisė Demokratike, ata qė ishin drejtues, ishin dakord. Kėshtu qė ai ishte i ngarkuar nė fillim fare tė ma thoshte kėtė propozim nė emėr tė partisė. Pastaj, me kryetarėt e tjerė tė partive jemi takuar disa herė, si, pėr shembull, me Sabri Godon. Ai ka qenė mik i babait tim. Ėshtė njė njeri shumė i zgjuar dhe kemi shkėmbyer mendime, pasi nė atė kohė ishte kryetar i Partisė Republikane. Unė edhe sot i ruaj raportet me kryetarėt e partive, gjithmonė tė mira.
Cili ka qenė momenti mė i vėshtirė gjatė punės suaj?
Tė them tė drejtėn, gjithė periudha ka qenė shumė e vėshtirė, e ngarkuar dhe me tension. Tensioni i parė ishte tensioni i rregullsisė sė shpėrndarjes sė ushqimit. Unė merrja raporte tė pėrditshme.
Atėherė ishte problemi i mungesės sė bukės, apo jo?
Ishte shumė problem i madh, pasi nė rast tė njė mungese tė furnizimit, shpesh njerėzit nga vėshtirėsitė bėnin revolta, dhe shpesh bėnin dhe shumė dėme. Mbaj mend qė kemi pasur probleme nė Lushnjė. Kujtoj qė jemi detyruar tė ruanim me ushtarė fabrikėn e miellit. Tendencat, nuk dua t'i vė ndonjė epitet tjetėr, qė edhe dyshoj pėr nxitjen nga njė forcė tjetėr, pėr tė krijuar shkatėrrime..
E keni fjalėn pėr forca politike apo pėr forca nga jashtė?
Nuk e kam pėrcaktuar dot, nėse vinin nga jashtė apo... Shiko, nė Shqipėri ndodhėn shumė shkatėrrime nė momentet e para tė ndryshimeve. Sigurisht ndonjėherė turma tė pa orientuara e perceptonin qė shkatėrrimi i pushtetit tė mėparshėm vinte nga shkatėrrimi i ndėrtesave tė pushtetit tė mėparshėm. Por diku ka patur edhe ndonjė grupim keqbėrėsish qė sulmonin njė magazinė pėr tė vjedhur materialin qė ishte brenda. Ndodhėn ngjarje tė dhimbshme nė atė periudhė, qoftė nė Fushė-Arrėz, qoftė edhe nė ndonjė vend tjetėr, ku turmat tė drejtuara apo tė pa drejtuara, s'e them dot, por qė fatkeqėsisht patėn disa aktivitete qė ishin tė papėlqyeshme si thyerje magazinash tė vjetra etj. Ishte njė farė situate qė e gjeti popullin tė pėrgatitur pėr ta kryer kėtė revoltė, dhe mjaftonte vetėm pak nxitje. Dhe kėto nxitje mund tė vinin nė mėnyrė edhe tė pandėrgjegjshme. Megjithatė vėshtirėsitė kanė qenė tė mėdha. Problemet ishin pikėrisht nė kėto drejtime. Unė ruajta njė farė qetėsie maksimale pėr tė kryer detyrėn nė njė moment tė vėshtirė, sepse duke konceptuar njerėzit mėnyrėn e ndryshimit, duke menduar se ndryshimi nuk vjen vetėm duke ndryshuar partinė apo qeverinė, por edhe duke ndryshuar edhe ndonjė gjen nė rrugė, duke prishur edhe ndonjė gjė.
Ju po thoni se ajo situatė u shfrytėzua nga forca tė tjera?
Jo se u shfrytėzua, por u krijuan disa dėme ekonomike, relativisht tė vogla, se s'ėshtė se u prish ndonjė gjė e madhe, u prishėn disa magazina, mirėpo kėto ne duhet t'i kishim nėn kontroll qė tė mos kryheshin dėme tė mėdha. Nėse dikush do tė sulmonte fabrikėn e miellit, ne do tė mbeteshim pa miell. Por ishte e vėshtirė t'i shpjegoje njė turme tė madhe, qė do mbeteshim pa bukė po t'u prishte fabrika, edhe pse kjo ishte ndėrtuar para viteve '90. Kjo s'kishte kuptim. Ishin disa ngjarje qė duhet tė ishim shumė tė kujdesshėm. Unė jam detyruar tė urdhėroj ushtrinė pėr ta ruajtur, pasi do tė ruaja ushqimin e tyre, jo se do tė ruaja ndėrtesėn. Duhet tė ruaja njė depo uji, sepse nė Lushnje e patėm problem atė kohė. Nėse s'do e ruanim ne me forcė, do mbetej qyteti pa ujė e pastaj mund tė shpėrthente revoltė. Unė s'mund ta them se kush i ka shtyrė kundra meje, kundra qeverisė, qė s'duronin dot tė merrnin pushtetin, kėtė s'e them dot, por vėrejta qė nė disa vende kėto revolta ishin tė organizuara. Sigurisht kjo ishte mungesė e konceptit tė ēėshtjes, tė procesit demokratik. Kur nuk e njeh nga mosdija apo nga mos edukata, arrin tė bėsh kėto gjėra. Thyheshin ndėrmarrje ushqimore, tė cilat ishin edhe bosh brenda, ose ndėrmarrjen e drurit mbaj mend etj. Situatat e vėshtira krijoheshin shumė shpejt, mjafton tė thyheshin disa xhama nė njė ndėrtesė, dhe elementėt e vegjėl mikroskopikė, bėheshin elementė makroskopikė, pėr tė krijuar njė veprim tė ēorientuar, i cili do tė kishte pasoja pėr qetėsinė dhe do tė krijonte pasigurinė tek njerėzit. Pasiguria, pastaj, vetvetiu do tė sillte mungesė tė rendit. Ndėrkohė qėllimi ynė ishte qė tė ēonim vendin drejt zgjedhjeve, t'i organizonim ato dhe tė fillonte njė periudhė qė tashmė kishte nisur, ajo e demokratizimit tė vendit. Sot, kėto gjėra mund tė duken tė ēuditshme se si mund tė kenė ndodhur, por nė atė periudhė tė ndryshimeve tė shpejta, mjafton tė ndodhnin tre katėr veprime dhe krijoheshin probleme shumė tė mėdha. Pra vėshtirėsitė ishin tė kėsaj natyre. Duhet tė kishte nėn kontroll situatėn, tė kishe informacione tė pėrditshme dhe kjo ka qenė edhe ngarkesa ime maksimale, pėr tė marrė informacionet, pėr tė drejtuar dikasteret pėr tė ndjekur punėn, pėr ta mbajtur nėn kontroll situatėn. Shumė veta mė kanė bėrė pyetjen si e kam marrė kėtė detyrė, por nė fund tė fundit dikush duhet ta merrte, dhe nėse do e merrte dikush, ai dikush mund tė isha edhe unė. Duhej tė ishe shumė i ftohtė, tė mos emocionoheshe nga thėniet e politikanėve e shumė ngacmimeve tė tjera.
Shpesh herė kur flitet pėr trazira, sidomos nė periudhėn e ndryshimeve demokratike, lakohen edhe shėrbimet e huaja. A ka pasur ndėrhyrje gjatė qeverisjes suaj nga agjentura tė huaja?
Nuk kam patur ndonjė informacion tė veēantė pėr ndonjė ndėrhyrje. Siē e konceptoj unė, ēdokush ka punuar, edhe mė pėrpara edhe nė atė periudhė, edhe sot. Shėrbimet inteligjente punojnė. Ne nė atė periudhė filluam tė hapeshim menjėherė. Edhe pėr ata qė punonin, me siguri u krijuan kushte mė lehtėsuese, pasi takoheshe kollaj, dhe mundėsimi i marrjes sė informacionit ishte mė i lehtė. Por unė nuk kam ndjerė influencė tė tyre nė punėn time.
Nė kohėn kur keni qeverisur ju, fundi i '91-shit dhe muajt e parė tė '92-shit, ka qenė edhe periudha e fundit tė Sigurimit tė Shtetit dhe problemi i hapjes dhe zhdukjes sė dosjeve. Madje kreu i SHIK-ut tė asaj kohe u burgos mė pas pėr kėtė ēėshtje. Ēfarė dinit ju si kryeministėr?
Unė pėr dosjet s'di gjė fare. Nuk e kam pasur ndonjėherė objekt tė parė kėtė. E kam konsideruar si detyrė e dikasterit pėrkatės, ose e SHIK-ut, dhe nuk kam asnjė informacion. Mė vonė, pas shumė kohėsh, kur ish-ministri im bashkė me ish-drejtorin e SHIK-ut pati njė problem, u burgosėn pėr njė periudhė, dhe me tė thėnė tė drejtėn as nuk e dija pse ishin akuzuar. Edhe unė nė atė periudhė isha me problemet e mia. Por, mua s'mė ėshtė raportuar asgjė, dhe as nuk ėshtė marrė ndonjė vendim qeverie, as ka qenė objekt i diskutimit tė qeverisė. Unė kam njė parim nė pėrgjithėsi, qė njerėzit qė dinė pėr shtetin, duhet tė flasin kur tė vijė koha. Nuk mė pėlqen qė dikush tė flasė se kur kam qenė nė detyrė, kam bėrė kėtė, kam bėrė atė, kuptohet pėr ato qė mund tė quhen sekrete.
Ju a keni sekrete pėr tė thėnė nė njė kohė tė duhur?
Kėtu flas nė pėrgjithėsi. Unė di ca gjėra, por them ato qė ia vlejnė pėr t'u thėnė, nė kuptimin qė atė informacion qė merr pėr njė periudhė tė caktuar. Janė disa gjėra qė njeriu edhe pėr edukatėn e vetė duhet t'i ruajė, nuk duhet tė nxjerrė nė tavolinė shumė gjėra, se pastaj s'kanė as vlerė, vetėm sa krijojnė konflikte tė kota. Unė vlerėsoj se serioziteti i njė ish-kryeministri ėshtė kur ai ėshtė korrekt nė marrėdhėnie, nė biseda. Nuk e konceptoj pozitivisht tė folurit shumė, se mbarojnė fjalėt, fillojnė pėrsėritjet, humbasin vlerat.
Duke u kthyer sėrish tek qeveria, cilat janė sukseset mė tė mėdha tė punės suaj?
Pėr mua sukses ishte qė ne dolėm tė kėnaqur nga partitė e tjera politike. Zgjedhjet u organizuan mirė nė atė periudhė qė ishte shumė e vėshtirė. Fushata elektorale nė atė periudhė s'ka pasur probleme. Pak a shumė ishte ravijėzuar se kush ishte fituesi dhe kush ishte humbėsi. Them se rendi dhe qetėsia publike, pavarėsisht rasteve tė Pogradecit, Lushnjės, pati njėfarė rregullsie. Unė e vlerėsova shumė nė atė periudhė ushtrinė dhe policinė. Ne si qeveri vumė nė zbatim statusin e ushtarakut, dhe pati njė dyfishim e trefishim tė rrogės. Madje po kujtoj njė kuriozitet, qė roja im merrte dyfishin e rrogės sime. Kėshtu ndodhi. Rivlerėsimi i rrogave nė atė moment, kuptohet, sipas ligjit, solli njė rritje tė fuqishme dhe kjo pati efekt. Sigurisht ishin tė merituara. Pati diferencime, sepse nė atė kohė paguhej mė shumė njė kapter policie se njė pedagog universiteti, por mė vonė u rregulluan. U pėrkujdesa bashkė me zotin Moisiu, i cili ishte ministėr i Mbrojtjes, nė mėnyrė qė ta kalonim me kujdes, me ekonomistėt tanė, tė cilėt kishin kundėrshtime, pasi ishte njė kapėrcim i madh, por ato ishin tė domosdoshme, jo vetėm pėr punėn e qeverisė, por nė vazhdimėsi. Kjo ishte njė element shumė i rėndėsishėm pėr tė pasur rendimentin dhe efikasitetin e tyre. Unė them se detyrėn ne e kryem mirė. Kur bėj shaka me shokėt, unė u them se edhe pse nė katėr muaj, ne patėm kohė tė bėnim edhe "Missin" e parė shqiptar.
Nga qeveria ėshtė organizuar konkursi i parė i bukurisė nė atė kohė?
Jo, realizimi ėshtė bėrė nga kėmbėngulja e shoqes sime tė klasės, Vera Grabocka. Ajo trokiti nė zyrėn time dhe mė kėrkoi ta ndihmoja. I thashė se qeveria s'kishte lekė, por ajo mė kėrkoi qė ne t'i jepnim pa qira Pallatin e Kongreseve, vilėn e kryeministrit pėr tė pritur disa tė huaj e, kėshtu, ne ia vumė nė dispozicion. Kjo qe ndihmesa e qeverisė pėr organizmin e "Miss"-it. Kėshtu kur "mburremi" kryeministrave dhe miqve tė tjerė, ne u themi se qeveria jonė ka nxjerrė edhe "Miss"-in mė tė bukur, Valbona Selimllarin (qesh). Bėj shaka, por vėrtet kujtoj se kėmbėngulja e Verės ka qenė shumė e madhe.

Ahmeti: Hapja e dosjeve, s'na le te ecim para

Ish-kreu i qeverisė Teknike e vlerėson si humbje kohe dhe energjish diskutimin aktual pėr hapjen e dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit. "Tashmė kanė kaluar kaq vite, ne vazhdojmė tė flasim pėr kėto dosje e pėr njerėz qė s'kanė mė fuqi tė punojnė, qė s'kanė fuqi fizike, natyra bėn punėn e vet. Unė mendoj qė pėr tė ecur pėrpara duhet energji, duhet edhe guxim. Ne fatkeqėsisht po shikojmė prapa", thotė Ahmeti. Sipas tij, shqiptarėt s'duhet tė humbasin kohėn me dosje, pasi nė fund, rendimenti i punės pėr ecjen pėrpara ulet. "Rendimenti ėshtė njė koncept fizik-teknik, qė tregon se sa kilometra pėr orė po ecėn. Kjo tregon se ti po harxhon shumė pėr tė parė mbrapa, dhe s'po ecėn pėrpara", thotė ish-kreu i qeverisė Teknike. Ahmeti shton se nė kėtė ēėshtje ndonjėherė bėhen edhe gabime. "Ėshtė keq tė nxisėsh njerėz kundra tjetrit, pasi kėtu pėrzihen familjarėt edhe tė atyre qė kanė pėsuar dhe tė atyre qė kanė vepruar. Pra ne hamė veten. E ēfarė fitojmė, asgjė" pėrfundoi ai.

Ka thene per...

Ramiz Aline
“Unė e kam respektuar figurėn e Presidentit dhe nė marrėdhėniet me tė kam qenė shumė korrekt. Mosha krijonte njė diferencė tė madhe, por unė kam qenė i prirė pėr tė diskutuar problemet e shtetit qė kishin tė bėnin me Sigurinė Kombėtare, me problemet e pėrgjithshme etj., siē kam bėrė edhe biseda tė lirshme me tė”.

Sali Berishen
“Unė Berishėn e kam njohur shumė mė pėrpara. Ai ka qenė mjeku i familjes sime, i babait dhe i vėllait tim. Kėshtu qė ne kemi qenė njohur pėrpara, kemi kontaktuar kur unė kėrkova mendim pėr t'i shpjeguar qė qeveria ishte e kėsaj natyre, pasi vendimi ishte politik pėr njė qeveri teknike”

Fatos Nanon
Pėrveēse kontaktit qė kemi pasur kur ngritėm qeverinė, s'kemi pasur ndonjė gjė tė jashtėzakonshme, sepse ata e respektuan tė gjithė rregullin tim. Sigurisht, kemi pasur telefonata tė natyrės pėrshėndetėse apo takime nė ndonjė pritje, por jo ndonjė gjė tė veēantė

Jeteshkrimi

Emri: Vilson
Mbiemri: Ahmeti
Vendlindja: Fier
Datėlindja: 1951
Statusi civil: I martuar, ka njė vajzė
Arsimi:
1969 mbaron shkollėn e mesme tė pėrgjithshme "Petro Nini Luarasi"
1974 Diplomohet nė Universitetin e Tiranės, Fakulteti i Inxhinierisė, me titullin inxhinier mekanik
Eksperienca nė punė:
1973-1978 punon nė Ofiēinėn e Automjeteve Tiranė (NSHRAK), si inxhinier dhe drejtues prodhimi
1978- 1987 transferohet me punė pranė organeve tė tregtisė sė jashtme tek Makinaimport-Tiranė. Nė kėtė periudhė mban detyrėn e kryetarit tė degės sė importimit tė objekteve e fabrikave dhe tė nėndrejtorit. Gjatė kėsaj periudhe ka drejtuar dhe firmosur shumė kontrata pėr importimin e makinerive, pajisjeve dhe fabrikave pėr industrinė shqiptare.
1987 emėrohet zėvendėsministėr i Ministrisė sė Industrisė Ushqimore
1991 me krijimin e qeverisė sė Stabilitetit, emėrohet nė detyrėn e Ministrit tė Ushqimit. Ėshtė anėtar i delegacionit tė qeverisė shqiptare nė bisedimet e para me Komunitetin Evropian nė Bruksel
dhjetor 1991- Pas krizės politike tė fund vitit 1991, propozohet dhe emėrohet si Kryeministėr i Qeverisė Teknike
prill 1992- dhjetor 1992 punon si kėshilltar i kryeministrit Aleksandėr Meksi
1992 del nė asistencė
1992 Akuzohet pėr korrupsion pėr "Ēėshtjen Arsidi"
1995 Me vendim gjykate shpallet i pafajshėm
1995 -2006 punon si drejtues i disa kompanive tregtare, inxhinierike e investuese vendase e tė huaja (Mabetex-Tirana Zvicėr, A.I.C shpk, OBO Bettermann Gjermani etj.

(Vijon nesėr)

Neser do te lexoni

Nė pjesėn e tretė tė intervistės ish-kryeministri
Vilson Ahmeti tregon:

1- Si e dorėzoi qeverinė dhe dalja nė asistencė nė fund tė ‘92-shit.
2- Cila ėshtė e vėrteta e skandalit “Arsidi”, arrestimi dhe procesi gjyqėsor ku dėshmuan politikanėt e kohės.
3- Si u shpall i pafajshėm, hapja e biznesit dhe pėrse nuk i kthehet politikės.


------------tirana observer.............


kush e gjen pjesen e pare ta sjelle..