Edhe nji kreshnik i Kosoves u vra nga dora e armikut te pabese.
..............
U vra Ukë Bytyçi, kryetar i asamblesë komunale në Suharekë, në një atentat sot në mesditë
Suharekë, 27 tetor - Ukë Bytyçi, kryetar i asamblesë komunale në Suherekë dhe kryetar i Degës së LDK-së, është plagosur për vdekje sot në mesditë në një atentat. Ukë Bytyçi vdiq nga plagët e marra në rrugën për spitalin e Prizrenit.
Poashtu njoftohet se në këtë atentat janë qëlluar edhe Bajram Bytyçi dhe Bafti Bytyçi, që ndodheshin bashkë me Ukë Bytyçin në veturë. Atentati i përgatitur që më parë, ka ndodhur në fshatin Leshan që ndodhet në rrugën Suharekë-Prizren.
Në zgjedhjet e djeshme komunale dega e LDK-së në Suharekë nën drejtimin e Ukë Bytyçit ka fituar shumicën absolute të votave.
..........
Protestë e ashpër në Suharekë kundër vrasjes së Ukë Bytyçit
Suharekë, 27 tetor - Në orët e mbrëmjes së sotme, në qendër të Suharekës, po mbahet një protestë e ashpër e mijëra qytetarëve kundër vrasjes së kryetarit të Asamblesë Komunale kryetarit të degës së LDK-së në Suharekë, Ukë Bytyçi.
Pjesëmarrësit e protestës shprehin indinjatën e tyre të thellë për vrasjen e qytetarit të parë të komunës së Suharekës, Ukë Bytyçit, i cili gëzonte respekt të jashtëzakonshëm ndër qytetarët e kësaj komune. Ata po shprehin kështu revoltën e tyre të thellë kundër këtij dhe akteve të tjera kriminale në Kosovë. Njëkohësisht, ata kërkojnë nga të gjitha institucionet e Kosovës që autorët e këtij krimi të vihen para organeve të drejtësisë.
........
Deklaratë e Presidentit të Kosovës me rastin e vrasjes së Kryetarit të Komunës së Therandës-Suharekës
Prishtinë, 27 tetor (QIK) - Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, me rastin e vrasjes së Ukë Bytyçit, kryetar i Asmablesë komunale dhe kryetar i degës së LDK-së në Tharendë-Suharekë, ka lëshuar këtë deklaratë.
Me dhembje të thellë morëm lajmin e tmerrshëm për vrasjen e Ukë Bytyçit, kryetarit të Komunës së Therandës-Suharekës dhe kryetarit shumëvjeçar të LDK-së në Suharekë, deputetit të Republikës së Kosovës të zgjedhur në vitet 1992 dhe 1998, dhe luftëtarit të lirisë.
E dënojmë këtë akt kriminal të krimit të organizuar të bërë me motive politike, një ditë pas përfundimit të suksesshëm të zgjedhjeve të dyta lokale të Kosovës së lirë.
Kjo vrasje mizore është e drejtuar kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, për të cilën Bytyçi punoi vite me radhë, të cilës ia kushtoi gjithë jetën.
Kërkojmë nga UNMIK-u dhe KFOR-i të shtohen masat e sigurisë në ditët e ardhshme.
Do t'i marrim të gjitha masat që aktorët e këtij krimi makabër të burgosen dhe të dalin sa më parë para drejtësisë.
Familjes Bytyçi i shprehim ngushëllimet tona të thella dhe jemi së bashku me këtë dhembje të thellë për gjithë Kosovën.
Po ashtu, u shprehim ngushëllime të thella famljeve të shoqëruesve të Ukë Bytyçit, Bajram Bytyçi dhe Bafti Bytyçi, që u vranë në shoqërim të tij, - thuhet në deklaratën e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.
............
Kush ishte Uk Bytyci...
Kosovari shkruan:
..............
Ky ishte Ukë Bytçi!
Ukë Bytyçi i para luftës ishte anëtar i devotshëm i LDK-së.
Gjatë dhjetë vjetëve të okupimin të thellë të Kosovës nga shteti i Serbisë, qe i parapriu luftes, Ukë Bytyçi ishte njëri nga shtyllat kryesore të LDK-së në kominën e Thërandes (ish Suharekës). Ishte anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe anëtar parlamentit të Kosovës.
Pasi filloi lufta, Uka u deklaruar se tashmë ishte vetëm ushtarë i Kosovës.
Gjatë luftës ishte komandanti më i lavdishëm i UÇK-së në komunën e Therandes.
Pas luftës, Uka u deklaruar se i mbetet besnik LDK-së.
Në zgjedhjet e para komunale të organizuara me 26 tetot 2000, LDK e udhëhequr nga Ukë Bytyçi fitoi bindshëm në komunën e Therandes.
Sipas lajmeve te fundit të perfaqesueses së OESb, LDK e udhëheque nga Ukë Bytyçi edhe dje i kishte fituar zgjedhjet në Therandë.
Dora e zezë kriminele, atë që forcat serbe nuk e realizuan gjatë luftes, tash po kryen pogramin e Serbisë duke vrarë njerëzit më të përkushtuar të çeshtjes kombëtare.
Foto e Uk Bytycit
http://www.kosova.com/admin/foto/ukebytyqi.jpg
Durimi është më e madhja trimër
lum lumi Shkruan:
Vrasja e Ukë Bytycyt është një goditje e rendë që po i bëhen Kosovës dhe Institucioneve të saj.
Kjo vrasje nuk godet vetëm LDK-në dhe anëtarësinë e saj, por të gjithë shqiptarët pa dallim rreshtimi partiak.
Goditje e rëndë e gjithë atyre që mirren me politikë dhe për synim kanë avancimin e Kosovës.
Êshtë koha e fundit që duhet ndalë këtë dorë vrastare.
Kosova ka ecur shumë përpara dhe dikujt nuk po i pëlqen një avantazh i tillë i Kosovës në Ballkan karshi të tjerëve.
Si është e mundur që në pikë të ditës të bëhet një atentat i tillë në rrugën magjistrale Therandë-Prizren?
Si është e mundur që dorasët të mos kapen?
Sa sherbime të hueja janë futur në Kosovë?
Ku është policia vendore dhe e UNMIKUT?
A është përseri strategjia e ndersyrjes mes vete e shqiptarëve si në të kaluaren?
Pytje që dojnë përgjigje urgjente. Nuk ka kohë më.
__________________
lumi
Krijoni Kontakt