Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Lista e shkrimtarëve të persekutuar nga rregjimi komunist


    Flet kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve


    Zyhdi Morava: S'e lejoj hapjen e dosjeve të shkrimtarëve

    Dorina TOPOLLAJ

    Për kreun e shkrimtarëve të Shqipërisë, çdo njeri që ka jetuar në pluhurnajën e diktaturës nuk ka dalë pa u bërë pis sadopak. E nga kjo nuk bën përjashtim edhe Lidhja e Shkrimtarëve, e cila sipas Zyhdi Moravës, në kohën e diktaturës ka qenë institucioni ku është bërë presioni më i madh lidhur me dosjet, me intrigat, e me spiunimet e njëri-tjetrit. Por për të mirën e letërsisë e të shkrimtarëve ai ka marrë një vendim. "Sa të jem unë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, nuk do t'i jap askujt dhe s'do lejoj kërkënd të merret me të kaluarën e shkrimtarëve, të cilët s'kanë funksione politike dhe shtetërore", deklaron kreu i Lidhjes së Shkrimtarëve. Në një intervistë për gazetën "Tirana Observer", ai komenton ndjesën e shkrimtares Diana Çuli, përse mendon se s'duhet të hapen dosjet e shkrimtarëve dhe çfarë dosjesh ekzistojnë në arkivin e Lidhjes.
    Shkrimtarja dhe deputetja Diana Çuli kërkoi ndjesë publikisht për përfshirjen e saj në çështjen e dy poetëve të pushkatuar nga regjimi Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Si e komentoni ju këtë ndjesë?
    Unë kam venë re që kohët e fundit, për arsye që nuk mund të shpjegohen saktësisht, bëhet shumë zhurmë për faktin që Diana Çuli në vitin 1976 ka bërë ekspertizën e disa poezive të Genc Lekës, dhe ajo që më habit paksa është amplifikimi i hershëm që i bëjnë këtij fakti media, qoftë e shkruar, qoftë dhe ajo vizive. Të krijohet përshtypja sikur Diana Çuli duhet kryqëzuar a thua se te Diana mbaron gjithë kriminaliteti i 45 viteve diktaturë. Në këtë që do them, nuk marr përsipër të bëjë avokatin e Diana Çulit, por si qytetar dhe si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve kam për detyrë të bëjë avokatin e së drejtës dhe së vërtetës. E vërteta në rastin konkret është se me këtë problem jam marrë, në vitin në '93, mos gabohem, kam botuar një shkrim tek gazeta "Tribuna Demokratike" nën nxitjen e vëllait të Vilson Blloshmit, i cili më solli disa materiale të nxjerra nga arkivat dhe me publikimin e atij shkrimi, në fakt mua, më dukej se i shërbeja zbulimit të një fakti shumë të hidhur, pushkatimit të dy poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, por njëherësh kam qenë dhe shumë i tronditur para se ta botoja. Më trondiste vdekja e dy poetëve në moshë të re dhe shumë të talentuar, sepse ndërkohë kisha lexuar dhe poezitë e tyre, që ishin shumë të mira. Kaluan pastaj shumë vjet dhe kohët e fundit është marrë një fushatë kundër Dianës dhe ku përjashtohen dy të tjerët, të cilët, ndryshe nga Diana, kanë qenë shumë më të ashpër në atë që kanë shkruar. Përjashtohen Koçi Petriti dhe Myzafer Xhaxhiu. Në qoftë se tre njerëz kanë bërë të njëjtin veprim, në të njëjtën kohë, dhe ky veprim cilësohet si i dënueshëm, unë mendoj se nuk duhet të veçohet njëri nga tjetri. Në qoftë se sulmi i ndërmarrë kohët e fundit ndaj Diana Çulit bëhet për arsye politike, kjo le të jetë përgjegjësi e politikës, dhe shtypi, një shtyp dinjitoz, mendoj unë, nuk duhet ta amplifikojë në këtë fare feje siç e ka bërë deri tani. Kam dëgjuar se ajo ka kërkuar falje publike, unë e vlerësoj jashtëzakonisht këtë gjest qytetar të saj, sepse në fund të fundit ajo ndjen një farë dhimbje, për mos thënë pendimi, por nga këndi im i shikimit, Diana po aq sa ka një mëkat, po aq është dhe viktimë. Është viktimë e presionit të Sigurimit të Shtetit që e ka detyruar atë në moshë fare të re të bëjë këtë gjë, që e kanë bërë në të njëjtën kohë burra në moshë më të madhe dhe akoma nuk kanë kurajën civile dhe qytetare siç bëri Diana, të dalin publikisht dhe të thonë: "Zotërinj, i kërkoj falje familjes së filanit. E kemi bërë këtë veprim ,këtë gjest, i cili ka ndikuar negativisht në jetët e tyre". Unë këtë gjest të Dianës e vlerësoj shumë. Kam dëgjuar sërish se vëllai i Vilson Blloshmit, Bedri Blloshmi ka shkruar në një gazetë ku ka thënë që "unë nuk e fal atë". Unë nuk arrij ta kuptoj këtë shprehje. Kur thua nuk e fal, lind pyetja çfarë do t'i bësh? Kur një grua të kërkon ndjesë, unë mendoj se do jesh jo fort normal të mos e pranosh ndjesën e kësaj femre, pavarësisht se çfarë të ka shkaktuar. Në një kohë kur flitet për pajtime gjaku, ku shumë njerëz janë pajtuar. Në rastin konkret, Diana nuk i ka gjak kurrkujt. Duke qenë se jam tërësisht i informuar në këtë pikë, akt-ekspertiza që ka bërë Diana Çuli për poezitë e Genc Lekës dhe akt-ekpertiza që ka bërë Koçi Petriti për poezitë e Vilson Blloshmit dhe akt-ekspertiza që ka bërë Myzafer Xhaxhiu për përkthimet e Vilson Blloshmit, le t'i quajmë sikur janë krim, por ky krim arrin deri tek neni agjitacion propagandë, i cili dënohej me 10 vjet burg. Pra të tre këta persona nuk kanë gisht në vrasjen e këtyre poetëve me atë që kanë thënë. Për atë, që ata kanë ndikuar që poetët të marrin maksimumin 10 vjet burg, kjo është një përgjegjësi morale dhe Diana këtë përgjegjësi e vuan dhe ka kërkuar ndjesë publike. Përse i pushkatuan, po e them për ata që nuk e dinë dhe për brezin që është më i ri. Fill pasi gjykata e Librazhdit i dënoi me 10 vjet burg për agjitacionin dhe propagandë hyri në mes Partia, e cila kishte interes që këta djem të talentuar, me pasione të mëdha letrare, të ekzekutoheshin të hiqeshin nga qarkullimi sepse ishin bij të familjeve të deklasuara. Bij të familjeve nacionaliste. Pikërisht këtu sekretari i Partisë të Librazhdit në atë kohë, i cili, me siguri kishte marrë udhëzime nga lart, ulërin dhe bërtet me të madhe dhe thotë: Ç'keni bërë, duhet që ata të pushkatohen dhe inskenuan në mënyrë të llahtarshme një nen, atë të sabotimit ekonomik, i cili kishte 25 vjet burg deri në pushkatim. E parë në këtë këndvështrim, Dianës nuk mund t'i thuhet, siç shkruhet nëpër shtyp, që ke vrarë dy poetë, qoftë dhe Koçi Petritit, qoftë dhe Myzafer Xhaxhiut. Mëkati i tyre, faji i tyre arrin deri tek dënimi agjitacion e propagandë. Kështu që i vëllai i Vilson Blloshmit apo ndonjë tjetër që thotë "unë i fal, unë s'i fal", e para, është punë e tyre, por nuk ka të drejtë morale as ligjore të thotë se më ka vrarë vëllain, por ma ka dënuar me burg. Në qoftë se ai apo ata janë kaq të vendosur sa të mos falin njeri, dhe unë i mbështes në këtë drejtim, le t'i marrin me radhë, le të krijojnë dosje, le të hedhin në gjyq gjyqtarin dhe prokurorin e Librazhdit të asaj periudhe, hetuesin apo hetuesit që u morën me këtë punë dhe inskenuan nenin e sabotimit ekonomik, prokurorin e përgjithshëm në atë kohë, krye hetuesin e përgjithshëm në atë kohë, sekretarin e parë të Librazhdit në atë kohë, kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të Librazhdit në atë kohë, kryetarin e Gjykatës së Apelit në atë kohë, kryetarin e Gjykatës së Lartë në atë kohë dhe sekretarin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, i cili firmosi mos faljen e jetës së këtyre djemve që kishin një talent të jashtëzakonshëm në fushën e letrave. Unë mendoj se ky cikël duhet mbyllur. E para, një herë ajo ka kërkuar ndjesë, e dyta është një shkrimtare shumë e mirë, e treta është nënë, e katërta është bashkëshorte. Le të merren me ata që përmenda pak më parë. Kjo do të ishte dinjitoze si për familjarët e tyre dhe shumë të tjerë që janë të interesuar që drejtësia të vihet në vend.
    Cili është opinioni juaj si kreu i Lidhjes së Shkrimtarëve, a duhet të hapen dosjet e shkrimtarëve?
    E kam dëgjuar shpesh këtë ide, që shkrimtarëve duhet t'u hapen dosjet, në një kohë që në Parlament akoma diskutohet hapja e dosjeve personave që duhet t'u hapen dosjet, dhe nuk është marrë asnjë vendim për këtë punë. Dëgjojmë nëpërmjet televizione e media akuza të ndërsjella nga të dy forcat e mëdha politike. Të majtët dhe të djathtët akuzojnë njëri-tjetrin për krime në kohën e diktaturës dhe përmendin një seri pseudonimesh. Unë jam shumë dakord, dhe them sot, e kam thënë edhe me kohë, që në vitin 1991, tek gazeta "Republika", që dosjet duhet të hapeshin jo të hapen. Ka një ndryshim shumë të madh, sepse kanë kaluar 15 vjet. Në qoftë se themi që të hapen dosjet, unë jam deri në atë masë që është kërkuar në Parlament. T'u hapen dosjet qeveritarëve, parlamentarëve, të gjithë atyre që kanë poste drejtuese, të gjithë atyre që nga pozicioni që kanë mbrojnë ligjin, bëjnë ligjin, bëjnë moralin, mbrojnë moralin e kështu me radhë. Dhe kjo s'ka ndonjë efekt të madh. Ndërsa për hapjen e dosjeve të shkrimtarëve, e para, në rastin e 60-vjetorit të Lidhjes së Shkrimtarëve, në mbledhjen që bëmë, kam thënë: "Jam i vendosur që duke filluar nga sonte do të mbyllet hermetikisht porta e së shkuarës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë prej nga vazhdimisht çlirohet gazi karbonik i së keqes që është bërë në atë kohë. Të hapet dera e së nesërmes, një derë ku të vijë oksigjen jete i marrëdhënieve miqësore me njëri-tjetrin." Në kohën e diktaturës Lidhja e Shkrimtarëve ka qenë vendi ku është bërë presioni më i madh lidhur me dosjet, me intrigat, me spiunimet e njëri-tjetrit, këto tashmë dihen. Në qoftë se do të hapen dosjet e shkrimtarëve të asaj kohe, veprimi i Diana Çulit do të duket shumë minor në krahasim me ç'është bërë këtu. Dihet se të punoje në Komitetin e Partisë duhet të ishe me një biografi shumë të pastër politikisht, flas do të ishe "i yni", siç thuhej, dhe ishte e njëjta gjë po të punoje në Lidhjen e Shkrimtarëve, duhet të ishe me biografi të pastër, duhet të ishe i devotshëm për të shërbyer diktaturës, duhet të ishe i "i yni", siç të quanin ata oficerët e Sigurimit të asaj kohe. Unë jam i vendosur që në Lidhjen e Shkrimtarëve të mos zbulohen gjirizet e së djeshmes. Le ta fillojnë hapjen e dosjeve me mua. Unë jam kryetar i këtij institucioni dhe kam përgjegjësi morale, dhe dosjen time le ta hapin që nesër. Por shkrimtarët e tjerë që nuk janë funksionarë shteti, që nuk bëjnë pjesë në Parlament, që s'kanë poste drejtuese, do t'u hapen dosjet vetëm atëherë kur do t'i hapen dosjet gjithë popullit shqiptar.
    Z. Morava, çfarë informacioni keni ju për ekzistencën e dosjeve të shkrimtarëve në Lidhjen e Shkrimtarëve? A keni gjetur ju të tilla dosje?
    Në qoftë se bëhet fjalë për dosjet të Sigurimit, unë nuk kam gjetur dosje të kësaj natyre. Por që ato kanë ekzistuar, është më se logjike, sepse këtu ka pasur një operativ Sigurimi dhe ai fiks për këtë punë ishte. Për t'u hapur dosje shkrimtarëve, për t'i provokuar, për t'u bërë presion atyre, siç na bënë presion edhe neve që hëngrëm burgun. Ky operativ ka përgatitur këto dosje.
    A ruheshin këto dosje në arkivin e Lidhjes?
    Nuk e di ku ruheshin, se në atë kohë nuk kam qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve. Por dosje të kësaj natyre nuk ekzistojnë në Lidhjen e Shkrimtarëve. Në qoftë se këto dosje kanë qenë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe aktualisht nuk janë, dhe dikujt i intereson për të ditur se ku janë, ma do mendja se detyra e medias është që të kapë, të investigojë, të pyesë me radhë kryetarët paraardhës. Unë deklaroj se dosje të kësaj natyre në Lidhjen e Shkrimtarëve nuk kam gjetur dhe nuk ekzistojnë.
    Shkrimtari Ismail Kadare deklaroi në një intervistë për emisionin "Opinion", se një pjesë e arkivit është zhdukur...
    Kadare mund të dijë disa gjëra më tepër se sa unë, sepse ai ka qenë atëherë në Lidhje, ka qenë, mos gaboj, në kryesi, nuk jam i sigurt, hynte dilte si gjithë anëtarët e tjerë të Lidhjes. Unë thashë, atëherë nuk lejohesha të kapërceja pragun e derës së Lidhjes e jo më të hyja brenda dhe të dija këto gjëra që di Kadareja. Por në qoftë se është e vërtetë që Kadareja thotë se kanë ekzistuar dosje dhe janë prishur, mua më duket se media ka buçitur gjatë se edhe dosjet më të rëndësishme që kanë qenë në arkivin e Ministrinë e Brendshme edhe ato na qenkan zhdukur. Pastaj, ma do mendja, edhe njëherë po e nënvizoj, që këto dosje nëse ekzistojnë diku, le të gjenden, le t'i shërbejnë historisë së Lidhjes së Shkrimtarëve. Por nëse ato i kërkojnë për t'i përdorur, për t'ia përplasur turinjve njërit apo tjetrit të kaluarën, unë edhe njëherë po them, nga ajo e kaluar askush s'ka dalë puritan. Me përjashtime jashtëzakonisht të rralla. Kjo gjë nuk do t'i shërbente as letërsisë shqipe, as jetës së shkrimtarëve, as të nesërmes. Unë, si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, sa të kem mandatin nuk do të lejoj të ndodhë kjo gjë, sepse nga kjo s'vjen asgjë e mirë.
    A ka dosje në Lidhjen e Shkrimtarëve, që janë procesverbale të plenumeve apo mbledhjeve të kryesisë ku kritikoheshin shkrimtarët?
    Po. Nuk e di nëse janë të plenumeve apo të kujt janë, por zakonisht në mbledhjet e kryesisë mbaheshin procesverbale. Rastësisht në një zyrë kam parë një stivë dosjesh të kësaj natyre, gjithë pluhur, e kam hapur njëherë. Kam parë në procesverbal, "filani u ngrit e tha për filanin", dhe e mbylla menjëherë. S'pata pikë kurioziteti për ta lexuar më tej. Më krijoi një pështirosje. Me siguri këtu janë procesverbalet. Nuk kam treguar ndonjë interesim të madh për të dërguar dikë për t'i pastruar pluhurat, sepse është njësoj sikur të kalosh në një rrugë shumë të pastër, të marrësh bajgat e një kali, e t'i ruash e t'i konservosh diku në një cep të kësaj rruge. Ato le të jenë atje. Nëse një shkrimtari do t'i duhen për të bërë historinë e Lidhjes së Shkrimtarëve, le të vijë dhe të bëjë çfarë të dojë. Por edhe njëherë nënvizoj, sa të jem unë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, nuk do t'i jap askujt dhe s'do lejoj kërkënd të merret me të kaluarën e shkrimtarëve, të cilët s'kanë funksione politike dhe shtetërore. Atyre që u dhimbsen shkrimtarët e Shqipërisë, le të kthejnë sytë nga gjendja e mjerueshme financiare në të cilën ata jetojnë. Kjo do t'u shërbente më mirë shkrimtarëve, letërsisë shqipe, personalitetit të shkrimtarëve dhe Shqipërisë. Sepse, duam apo s'duam, shkrimtarët janë udhëheqësit shpirtërorë të një kombi. Në qoftë se në diktaturë u bë një presion aq i madh ndaj Lidhjen e Shkrimtarëve, u bë pikërisht që ky zë i fuqishëm i udhëheqjes shpirtërore të këtij vendi të rrinte sus, dhe, përveç presionit, dhunës, burgut, ishte përdorur edhe kjo mënyra e ndyrë e sherrit dhe e spiunimit midis njëri-tjetrit. E nënvizoj edhe njëherë, se nuk besoj që të ketë ndonjë njeri që kaloi në këtë pluhurnajë e të ketë dalë pa u bërë pis sadopak.

    Te dhena

    1. Qani Panariti (përkthyes) pushkatuar
    2. Dhimitër Falla (përkthyes) pushkatuar
    3. Vincent Prenushi (poet) vdekur në burg
    4. Myzafer Pipa (gazetar kritik) vdekur në hetuesi
    5. Arshi Pipa (poet) burgosur
    6. Et’hem Haxhiademi (poet, dramaturg) vdekur në burg
    7. At Gjon Shllaku (kritik, gazetar) pushkatuar
    8. At Mikel Koliqi (kompozitor) burgosur
    9. At Don Kurti (etnograf, kompozitor) burgosur
    10. At Anton Harapi (shkrimtar) pushkatuar
    11. At Leon Kabashi (piktor ikonash) burgosur
    12. Dom Lazër Shantoja (shkrimtar) pushkatuar
    13. Dom Ndre Zadeja (dramaturg, poet) pushkatuar
    14. Imzot Jul Bonati (përkthyes) pushkatuar
    15. Terenç Toçi (gazetar) pushkatuar
    16. Sem Mark Çuni (stilist) pushkatuar
    17. At Aleksandër Sirdani (folklorist) vdekur në hetuesi
    18. At Nikoll Gazulli (linguist) vdekur në hetuesi
    19. Prof. Simon Deda (përkthyes) vdekur në burg
    20. Padër Mark Harapi (shkrimtar përkthyes) burgosur
    21. Padër Gjon Karma (folklorist) burgosur
    22. Padër Pjetër Mëshkulla (poet, teolg) burgosur
    23. At Marin Sirdani (historian) burgosur
    24. At Konrad Gjolaj (shkrimtar) burgosur
    25. Frat Gjon Pantalia (regjizor) vdekur në hetuesi
    26. Pjetër Gruda (aktor) vdekur në kamp
    27. Mark Dema (përkthyes) burgosur
    28. Zef Zorba (përkthyes, regjizor) burgosur
    29. Gjon Shllaku (përkthyes) burgosur
    30. Ndoc Vasija (shkrimtar) burgosur
    31. Koço Tasi (linguist) burgosur
    32. Ghush Sheldija (folklorist) burgosur
    33. At Viktor Volaj (studiues) burgosur
    34. Luigj Filaj (muzikolog) burgosur
    35. Marin Skanjeti (gazetar) burgosur
    36. Akile Tasi (gazetar) burgosur
    37. At Filip Mazreku (muzikolog) burgosur
    38. Napolon Tasi (përkthyes) burgosur
    39. Nikoll Dakaj (shkrimtar, kritik) burgosur
    40. Filip Fishta (studiues) burgosur
    41. Hazis Vrioni (përkthyes) burgosur
    42. Jusuf Vrioni (përkthyes) burgosur
    43. Amik Kacaruho (shkrimtar) burgosur
    44. Mirash Ivanaj (linguist) vdekur në burg
    45. Lazer Radi ( shkrimtar) burgosu
    46. Sulejman Idrizi(linguist) vdekur në burg
    47. Selman Riza (linguist) burgosur
    48. Mitrush Kuteli (shkrimtar) burgosur
    49. Qemal Draçini (kritik) vdekur në burg
    50. Mysine Kokalari (shkrimtare) burgosur, vdekur në internim
    51. Ramadan Sokoli (muzikolog) burgosur
    52. Ndoc Nika (shkrimtar) burgosur
    53. Mustafa Gërblleshi (shkrimtar) burgosur
    54. Gjergj Bubani (gazetar) vdekur në burg
    55. Zef Gruda (kompozitor) burgosur
    56. Pashko Gjeçi (përkthyes) burgosur
    57. Markensen Bungo (shkrimtar) burgosur
    58. Dylber Starova ( muzikant) burgosur
    59. Osman Bishqemi (shkrimtar) burgosur
    60. Anton Frashëri (shkrimtar) burgosur
    61. Nexhat Hakiu (poet) burgosur
    62. Petro Marko (shkrimtar) burgosur
    63. At Bernardin Palaj (shkrimtar) burgosur
    64. Zef Leka (kompozitor) burgosur
    65. Mithat Araniti (publicist, përkthyes)burgosur
    66. Guljelm Deda ( gazetar, përkthyes) burgosur
    67. Beqir Haçi (poet përkthyes) burgosur
    68. Kasem Trebishina (shkrimtar) burgosur
    69. Mark Ndoja (poet) burgosur
    70. Gjergj Komnino (poet) burgosur
    71. Kapllan Resuli (shkrimtar) burgosur
    72. Nikolla Kote (përkthyes) burgosur
    73. Pjetër Gjini (poet kompozitor) burgosur
    74. Kin Dushi (shkrimtar) burgosur
    75. Dhora Leka (kompozitore) burgosur
    76. Uran Kostreci (poet) burgosur
    77. Lekë Previzi (piktor) burgosur
    78. Pjetër Arbnori (shkrimtar) burgosur
    79. Leka Toto (dramaturg) burgosur
    80. Nuredin Boriçi (poet) burgosur
    81. Pano Taçi (poet) burgosur
    82. Bajram Hyseni (poet) burgosur
    83. Jorgo Bllaci (poet) burgosur
    84. Trifon Xhargjika (poet) pushkatuar
    85. Xhelal Koprëncka (poet) pushkatuar
    86. Fadil Kokonami (gazetar) pushkatuar
    87. Vangjel Lezho (gazetar) pushkatuar
    88. Robert Vullkani (përkthyes) burgosur
    89. Zhaneta Ogranaja (poete) burgosur
    90. Mehmet Myftiu (shkrimtar) burgosur
    91. Gramoz Omari (fizarmonist) pushkatuar
    92. Anastasia Taçi (librare) burgosur
    93. Mandi Koçi (kameraman) burgosur
    94. Viktor Stratobërdha (regjizor filmi) burgosur
    95. Genc leka (poet) pushkatuar
    96. Vilson Blloshmi (poet) pushkatuar
    97. Bedri Myftari (shkrimtar) burgosur
    98. Zyhdi Morava (shkrimtar) burgosur
    99. Visar Zhiti (poet) burgosur
    100. Halil Laze (gazetar) burgosur
    101. Daut Gumeni (poet) burgosur
    102. Frederik Reshpja (poet) burgosur
    103. Lluk Kaçaj (bas)burgosur
    104. Milto Vako (dirigjent) burgosur
    105. Kiço Venetiku (dirigjent) vdekur në burg
    106. Krisanthi Venetiku (fotografe) vdekur në burg
    107. Vangjush Tushi ( piktor) vdekur në burg
    108. Edison Gjergo (piktor) burgosur
    109. Ali Oseku (piktor) burgosur
    110. Maks Velo (piktor) burgosur
    111. Abdullah Cangoni(piktor) burgosur
    112. Sadri Ahmeti (piktor) burgosur
    113. Stavri Rafaeli (skenograf, tenor) burgosur
    114. Minush Jero (dramaturg) burgosur
    115. Mihallaq Luarasi (regjizor) burgosur
    116. Sherif Merdani (këngëtar) burgosur
    117. Fadil Paçrami (dramaturg) burgosur
    118. Beqir Çela (poet) pushkatuar
    119. Ahmet Golemi (shkrimtar) burgosur
    120. Fatos Lubonja (gazetar) burgosur
    121. Bashkim Shehu (shkrimtar) burgosur
    122. Myqerem Janina (përkthyes) vdekur në burg
    123. Dhimitër Lala (kameraman) burgosur
    124. Dhimitër Furrxhi (aktor estrade) burgosur
    125. Telat Agolli (artist cirku) burgosur
    126. Havzi Nela (poet) varur
    127. Ylber Merdani (poet) burgosur
    128. Aleksandër Zeka (poet) burgosur
    129. Jamber Marko (poet) burgosur
    130. Gjergj Peçi (poet) burgosur
    131. At Zef Simoni (poet) burgosur
    132. Dom Frano Ilia (folklorist) burgosur
    133. Dom Nikollë Mazreku (studiues) burgosur
    134. At Zef Pëllumbi (shkrimtar) burgosur
    135. Llazar Moreka (kompozitor) burgosur
    136. Niko Kotani (redaktor) burgosur
    137. Medi Prodani (kitarist) burgosur
    138. Sotir Andoni (shkrimtar) burgosur
    139. Mihal Zallari (publicist, përkthyes) burgosur
    140. Visaroin Xhuvani (teolog, linguist) burgosur
    141. Zef Mala (drejtor i biblotekës) vdekur në burg
    142. Fotaq Filipeu (muzikant) burgosur
    143. Astrit Delvina (shkrimtar) burgosur
    144. Gani Skura (poet) burgosur
    145. Fatos Mero Rrapaj (folklorist) burgosur
    146. Eqerem Biba (përkthyes) burgosur


    Tirana Observer
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-12-2006 më 02:29

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    te gjithe ata kriminele jetojne te lire e ndoshta dhe drejtojne ne qeveri

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    sa e dhimbshme
    sa e tmerrshme
    sa e padrejte
    sa mbrapa kemi qene
    sa.............
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  4. #4
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Citim Postuar më parë nga Brari
    sipas Zyhdi Moravës, "Sa të jem unë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve,
    do te mbroj spiunin, komunistin, frikacakun e do te perbuz kujtimin e te ndershmit, patriotit, trimit,heroit


    I kam inat shkrimtaret kur i bien anes e anes , kur duhet te lexosh 400 faqe per te marre vesh se si perfundon historia .
    Bjerri shkurt o burri i dheut
    Ndryshuar për herë të fundit nga thorgal : 10-11-2006 më 11:07

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-10-2006
    Postime
    2
    Çte thuash perballe kesaj tablloje qe eshte faqja e zeze e historise tone fatkeqesisht.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-10-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    95
    Rumania ka nje liste 1oo fish me te madhe vetem per shkrimtare-artiste-gazetare

  7. #7
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga evertet
    Rumania ka nje liste 1oo fish me te madhe vetem per shkrimtare-artiste-gazetare
    Do ishte cudi mos ta kishte listen me te madhe Rumania me popullesi mbi 22 milione.

    Ne listen e sjelle per Shqiperine mungojne te internuarit dhe te "heshturit" nga regjimi.
    Jane permendur vetem te ekzekutuarit dhe te burgosurit.

Tema të Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  3. Antologji e plagëve nën terrorin komunist
    Nga Dr Rieux në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-02-2007, 10:08
  4. Kadare: Schwartz, një përçarës fetar
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 118
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 03:09
  5. Mashtrimi i madh
    Nga Veshtrusja në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •