Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Shqipëria ngjitet në indeksin për korrupsionin

    Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve në bashkëpunim me shoqatën Transparency International ka bërë publik Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2006.

    Raporti sjell lajme të mira për Shqipërinë e cila duket se ka një pozicion më të mirë se sa vitin e kaluar në renditjen e vendeve me korrupsionin më të lartë në botë.

    Raporti për vitin 2006 përfshin 163 vende dhe Shqipëria renditet në vendin e 111. Vitin e kaluar raporti përfshinte 158 vende dhe Shqipëria ishte në vendin 126 të renditjes botërore të vendeve sipas nivelit të korrupsionit
    .

    Megjithëse shënohet se në Shqipëri gjatë vitit të fundit ka shënuar rritje lufta kundër korrupsionit, raporti vëren se në Shqipëri në vitin 2006 nuk është dënuar ndonjë zyrtar i lartë për shkak të korrupsionit.

    Lufta kundër korrupsionit është një nga kuajt kryesore të betejës së qeverisë së djathtë të kryeministrit Sali Berisha.

    Ai nuk e ka harruar premtimin e fushatës elektorale që e solli në pushtet një vit më parë për ta zhvilluar pandërprerje këtë luftë.

    Por opozita ka rezerva të thella për sinqeritetin e kryeministrit dhe mënyrën se si ai po e lufton korrupsionin.

    Ndër sektorët më të prekur nga korrupsioni në Shqipëri mbeten gjykatat, shëndetsia dhe në përgjithësi qytetarët paguajnë nën dorë për shumicën e shërbimeve që marrin në zyrat e administratës shtetërore.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ku mos me pas korrupsion e krime kur ne qeverin Shqiptare jane fute greket
    -------------------


    Plani grek për destabilizimin e Ballkanit dhe uzurpimin e Shqipërisë, botuar në Gazeta “Sot”

    Sipas raportit, lidhjet e dobëta të Maqedonisë me Ballkanin, do ta destabilizojnë atë, si rrjedhim, do të destabilizohej gjithë rajoni. Në një rast të tillë, në raport theksohet, se popullsia shqiptare e Maqedonisë, do të thithej dhe mbështetej nga Shqipëria e Kosova. Sipas raportit, qeveria greke konsideron prioritar, rregullimin e emrit të Maqedonisë në përputhje me pëlqimin e të dy vendeve, për sistemet politike dhe popujt e tyre. Për këtë, skenari grek parashikon një marrëveshje reciproke për emrin, të shoqëruar nga një paketë me zgjidhje për problemet bilaterale, që sipas Greqisë, do të ishin:
    Zgjerimi i lidhjeve ekonomike (tregëti, telekomunikacion e investime) Kooperim në sigurimin kombëtar dhe çështjet e mbrojtjes (kontrolli i kufijve, trajnim i policisë maqedonase nga policia greke.
    Trajnim i personelit ushtarak maqedonas, mjeteve të blinduara dhe armatimeve greke.
    Zhvillimi i marrëdhënieve kulturore mes dy vendeve.
    Mbështetja substanciale dhe praktike e Maqedonisë nga ana e Greqisë, për t’u pranuar në BE.
    Qeveria Greke i jep rëndësi në skenarin e saj, hartimit të teksteve shkollore për nxënësit maqedonë, trajtimit të historisë së minoritetit grek sipas recetave të Greqisë, si dhe hapjes masive të kurseve për mësimin e gjuhës greke, dhënien e bursave për studentët maqedonë për të studiuar në Greqi dhe hapjen e një shkolle e cila, do të jap një shembull më të mirë se shkolla e njëjtë, që është hapur në Tiranë.


    < Politika e jashtme greke ndaj Shqipërisë, duhet të riplanifikohet

    Sipas raportit, Athina është shumë e shqetësuar për të ardhmen e Shqipërisë, nëse ajo do të kthehet ose jo në “faktor destabiliteti për rajonin”. Athina mendon, se politika e jashtme Greke në raport me Shqipërinë, duhet të riplanifikohet. Çështjet, të cilat qeveria Greke duhet t’i zgjidh në të ardhmen me Shqipërinë, janë këto:
    Marrëdhëniet me Berishën.
    Marrëdhëniet me opozitën shqiptare.
    Çështja Çame.
    Futja e sa më shumë njerëzve të Greqisë në presidencë, qeveri, në institucione e administratën publike shqiptare.
    Regjistrimi i popullatës, që qeveria shqiptare po përgatit.
    Jugu dhe Veriu, ndarja psikologjike dhe kulturore e Shqipërisë.
    Greqia planifikon të insistojë, që origjinat etnike janë regjistruar në Shqipëri gjatë regjistrimeve të mëparshme. Intensifikimi i përpjekjeve, që elementi grek në Shqipëri, të vendos përfundimisht në politikën dhe qeverisjen shqiptare. Greqia planifikon të ushtrojë presion mbi qeverinë shqiptare, për të përfituar në këto drejtime:
    Ndalimin e aktiviteteve të vogla terroriste, në jug të Shqipërisë.
    Shpërndarja e popullsisë të fshatit Lazarat, i cili konsiderohet si faktor që sjell shqetësime në fshatrat dhe në zonën ku banon minoriteti grek (në Dropull), për shkak të afërsisë së tyre (janë zona në kufi me njëra-tjetrën) Ndalimi i dhënies së “tapive fallso” nga Shteti Shqiptar, për tokat në minoritet.

    Greqia është shumë e shqetësuar për atmosferën anti-greke që mbizotëron në Shqipëri. Trupat greke të dislokuara në Yzberish të Tiranës, kanë bërë propagandë lidhur me Vorio-Epirin dhe në muajin Maj 2000, ato arritën deri aty, sa të shpërndajnë harta që tregonin Shqipërinë Jugore të përfshirë brenda kufijve të Greqisë me përcaktime gjeografike që çonin kufirin grek, deri në jug të Tiranës. Kjo shkaktoi reagim të fuqishëm në Shqipëri dhe rajon. Kur u vërtetua se trupat greke të Yzberishtit, megjithëse pretendonin se qëndronin në Shqipëri vetëm për ndërtime logjistike, por që në fakt shpërndanin harta të Vorio-Eprit, qeveria greke u detyrua t’i tërheqë këto njësi nga Shqipëria. Vendimi i qeverisë greke, për të dislokuar forcat ushtarake greke në Shqipëri, u përcaktua në datën 5 prill 1997 nga Këshilli Politikës së Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë.

    Askush nuk di të thotë, se si guxoi Greqia, që në mënyrë të njëanshme të vendoste në strukturat e saj shtetërore, për dërgimin e njësive të specializuara të ushtrisë greke në territorin shqiptar, gjë të cilën e ka kundërshtuar me forcë opozita shqiptare (PD), gjatë gjithë kohës të prezencës së kësaj njësie ushtarake në Shqipëri.
    Ndjenja anti-greke në Shqipëri po rritet, nacionalizmi tremb interesat shovene.
    Fraza e Sali Berishës “Gjenocidi i myslimanëve çamë”, po tërheq mbështetës. Çamët, të cilët edhe pas luftërave ballkanike, me të drejtën e trojeve të tyre, vazhdonin të jetonin në territorin që Konferenca e Londrës i kishte caktuar Greqisë, u bënë viktima të politikave asimiluese të qeverive greke e të një genocidi të pashembullt, që arritën kulmin më 27 Qershor 1944. Nga ky genocid humbën jetën me mijëra çamë, ndërsa ata që mundën të shpëtonin, braktisën përgjithmonë Greqinë, në të cilën lanë gjithë pasuritë e tyre. Data 27 Qershor 1944 është njohur si e tillë nga parlamenti Shqiptar dhe është shpallur “Dita e Gjenocidit Grek Kundër Çamëve”.


    Sa më shumë grekë dhe pro grekë, në qeverinë shqiptare

    Raporti thekson, se qeveria greke dhe shërbimet sekrete të Greqisë, kanë shumë njerëz në shërbim të tyre brenda administratës shqiptare, në të gjithë rangjet. Ky konkluzion padyshim, mbështetet në informacionin e shërbimit sekret turk, që duhet pranuar se është ndër më të fuqishmit në botë. Sipas raportit, dy ministra dhe një zëvendësministër të qeverisë shqiptare, raportojnë menjëherë në Athinë, për të gjithë sekretet e shtetit dhe të qeverisë së Shqipërisë. Në shenjë shpërblimi për këtë kontribut, ata posedojnë llogari rrjedhëse në Qipro e Selanik.


    Konkluzione>br>

    Raporti konkludon, se Greqia është hedhur në ofensivë për të realizuar skemën e “Megali-Idhesë” dhe ka projektuar objektivat e mëposhtëm strategjikë:
    Të qetësojë Turqinë dhe të paralizojë aftësinë e saj operative në Ballkan T’i bëjë disa lëshime Bullgarisë, në lidhje me Maqedoninë dhe Kosovën.
    Të realizojë dominim mbi shtetet që do të rezultojnë nga shpërbërja e mundshme e Jugosllavisë.
    Të nxisë trazira në Shqipëri, duke paralizuar pretendimet e ligjshme territoriale të shtetit Shqiptar në trojet shqiptare të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.
    Të realizojë shpërbërjen dhe kontrollin e Maqedonisë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Po cte beje kryeminister ziu ?
    Eshte prokurori ai qe denon , dhe kur ky nuk do te denoje s`ke ci ben. Per te hequr nuk e heq dot se nuk te le Presidenti.Keshtu qe niveli i korupsionit mbetet ne ato shkalle qe mund ta ule qeveria, por pa ndihmen e prokurokoruptis, nuk mund te besh me teper.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Une nuk e kuptoj pse mundoheni me la mI_Itin me shurr? Kush e bo korrupsionin?
    njerzit ne administrate, njerzit qe kane pushtet duke fillur nga kryetari e sekretari i nje komune deri ministri apo deputeti. Nuk arrestohen gjithe pushteti qe tja lejme fajin dikujt tjeter psh prokurrorit apo gjyktes.
    Pse gjithemone duhet me u kap pas bishtit miut qe te shpetojme salen? Nesa ka korrupsion ka dhe pike. Shqiptaret ndac te ps ndac te pd jane njelloj. Hiqeni nga mendja se bindja politike ndiko ne korrupsion.

    Ne e kemi ne gjak me bo per ndere per shoqeri apo me bo gjona per hater te filanit- dhe kjo neper bote eshte methode vjedhje ose quhet thjesht KORRUPSION.
    Ndryshuar për herë të fundit nga vagabondo_nyc : 08-11-2006 më 13:38

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-11-2006
    Postime
    54
    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc
    Ne e kemi ne gjak me bo per ndere per shoqeri apo me bo gjona per hater te filanit- dhe kjo neper bote eshte methode vjedhje ose quhet thjesht KORRUPSION.
    S'eshte as ne gjak e as ne gen, por varet nga varferia e madhe, pagat e vogla, dhe fakti qe korrupsioni nga shoqeria ne shqiperi nuk shihet si ndonje gje e keqe shume......Kur kto tre gjera te ndryshojne, athere do ndryshoje dhe niveli i korrupsionit.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    g55

    Data: 08/11/2006, ora

    Ilir Panda mashtron me emrin e KLD-së, sulmon ndërkombëtarët për llogari të Moisiut



    Në rolin e një Ponc Pilati, një ditë pas publikimit të raportit të organizatës ndërkombëtare “Tranparency International” që nxirrte drejtësinë si sektorin më problematik në Shqipëri, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ilir Panda doli dje për të përgënjeshtruar gjithçka, ndonëse asnjë mbledhje konsultative nuk i kishte paraprirë konferencës për shtyp



    Pas publikimit të raportit të organizatës ndërkombëtare “Tranparency International” që nxirrte drejtësinë si sektorin më problematik në Shqipëri, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ish-zëvendësministri socialist i Drejtësisë, Ilir Panda, ka dalë dje para mediave, për të lexuar një apologji të gjatë ndaj këtij institucioni, duke hequr prej vetes çdo lloj përgjegjësie për gjendjen skandaloze në të cilën gjendet sistemi shqiptar i drejtësisë. Pasi e nisi avokatinë e tij ndaj KLD-së, që vijon të mbajë në gjirin e saj 2 anëtarë, Artan Gjermeni dhe Gjenovefa Gaba, të cilët janë nxjerrë me shkelje të rënda, me disa fraza parimore mbi pavarësinë dhe integritetin e institucioneve kushtetuese”, Panda, si të ishte në analizën vjetore të këtij institucioni, ku sigurisht, vetëmburrjet për “sukseset” apo alibitë për mangësitë nuk mungojnë asnjeherë, theksoi një seri rastesh të depozituara nga Ministria e Drejtësisë ku, sipas tij, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vepruar. Realisht, nëse ky institucion do të kishte funksionuar kaq mire, nuk do të gjendej i fshikulluar, jo vetëm nga mazhoranca, por edhe nga ndërkombëtarët e, nga ana tjetër, nuk do të kishte pranuar të njolloste “reputacionin” e vet, duke pranuar, pa mëdyshje, Gjermenin dhe Gabën, ndonëse provat e dokumentuara dëshmonin se nuk kishim të bënim me dy gjyqtarë shembullorë, por në rastin më të mire, me 2 sekserë dosjesh. Nga ana tjetër, vetë Panda doli dje në konferencë për shtyp, në kushtet kur asnjë mbledhje konsultative e KLD-së nuk ishte e zhvilluar. Nëse deklarata e një dite më parë e paska tronditur kaq shumë këtë institucion, minimalisht, vetë kreu i shtetit, Alfred Moisiu, do të duhej që të kishte thirrur urgjentisht një mbledhje jashtë radhe, e jo të nxirrte nënkryetarin e saj për të mbrojtur veten dhe Presidentin e Republikës.
    Re. Po.







    RD

    Mafia në KLD sulmon ndërkombëtarët


    Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ilir Panda, u shpreh dje kundër raporteve të ndërkombëtarëve që e cilësojnë drejtësinë shqiptare si më të korruptuarën në vendin tonë. Gjatë një konference për shtyp, Panda, jo vetëm që nuk reflektoi ndaj akuzave të rënda për korrupsionin që ka përfshirë drejtësinë shqiptare, por u shpreh se ka rezerva ndaj raportit të "Transparency International", ku drejtësia dhe gjyqësori vlerësohen me një nivel të lartë korrupsioni.

    Ndonëse me dhjetëra gjyqtarë janë akuzuar publikisht për afera dhe korrupsion, asnjë prej tyre nuk është ndëshkuar nga KLD apo të ulet në bangën e të akuzuarve. Nënkryetari i KLD, në vend që të pranojë akuzat e bëra nga ndërkombëtarët për korrupsionin e lartë në drejtësinë shqiptare dhe të marrë masa ndëshkuese ndaj gjyqtarëve të korruptuar, sulmon raportet e ndërkombëtarëve pse kanë evidentuar një të vërtetë që tashmë dihet nga i gjithë opinioni vendas dhe ai i huaj.

    Nuk mund të flitet për një KLD efiçente kur në radhët e saj ka njerëz të inkriminuar dhe të korruptuar siç është rasti Gjermeni. Megjithëse, KLD kishte të dhënat të mjaftueshme nga inspektimi i Ministrisë së Drejtësisë lidhur me shkeljet e kryera nga gjyqtari Artan Gjermeni gjatë punës së tij, ajo vendosi të mos i jepte as edhe një vërejtje atij, duke e bërë atë anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Edhe pse ndaj Gjermenit rëndonin akuza të rënda për korrupsion dhe lirimin nga burgu të anëtarëve të bandës së tmerrshme të Aldo Bares, Panda e votoi Gjermenin për të qenë anëtar i KLD. Me këtë veprim, ai dhe njerëzit që e rrethojnë, nuk bëri gjë tjetër veçse fuqizoi krimin edhe në radhët e KLD-së.

    Nënkryetari i KLD kërkon të mbrohet, duke sulmuar qeverinë demokratike dhe ndërkombëtarët pse po denoncojnë çdo ditë korrupsionin që ka përfshirë drejtësinë shqiptare për më shumë se tetë vitesh. Jo vetëm në raportet e ndërkombëtarëve, por edhe në të gjitha sondazhet e bëra nga shoqata të ndryshme, drejtësia shqiptare është cilësuar si më e korruptuara në vend. Për këtë shkak, qytetarët e kanë humbur besimin tek drejtësia shqiptare.

    R. POLISI

    Ministri i Drejtësisë tha se sistemi i drejtësisë vuan nga një mungesë vullneti si para 3 Korrikut 2005


    Gjyqësori dhe Prokuroria, pengesë në luftën ndaj korrupsionit


    Ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi deklaroi dje gjatë një konference për shtyp se, sistemi gjyqësorvuan nga një mungesë vullneti si para 3 Korrikut 2005 për të luftruar korrupsionin. Ai tha se kjo vërehet edhe në raportin e OSBE-së, ku ka kritika konkrete dhe përgjithësuese për rastet e korrupsionit në gjykata, ashtu edhe nga organizata "Transparency International", ku drejtësia dhe gjyqësori veçohen si sisteme të korruptuara, me një nivel të lartë korrupsioni, ku mungon ndëshkimi i fenomeneve negative.

    "Mungesa e forcës ndëshkuese nga ana e gjyqësorit dhe prokurorisë po zbeh arritjet e qeverisë në luftën ndaj korrupsionit. Ministri i Drejtësisë, Aldo Bumci pershendeti dje studimin e fundit të bërë nga OSBE-ja mbi sistemin e Drejtësisë Penale, studim i cili vlerson rolin e qeverisë në luftën ndaj korrupsionit. Në raport tregohet me shembuj konkretë që korrupsioni në sistemin gjyqesor shqiptar perceptohet te jete shumë i lartë dhe ky korrupsion të jetë pengesë serioze për funksionimin e sistemit gjyqësor", tha Bumçi.

    "Ndërkohë që qeveria e re ka treguar një angazhim serioz, në luftën kundër korrupsionit, pak masa konkrete janë marrë deri tani për të prekur çështjen e korrupsionit në sistemin gjyqësor. Hapi i parë është, t'i jepet fund menjëherë kontakteve, lidhjeve të papërshtatshme ndërmjet anëtarëve të gjyqësorit dhe palëve në proçes ose përfaqesueve të tyre. Çdo gjykate dhe prokurorie duhet t'i kërkohet të ndërtojë strategji dhe të marrë masa konkrete për të luftuar korrupsionin brenda institucionit", citon studimi i OSBE-së.

    Nga 11 rekomandime që ka ky studim për sistemin e drejtësisë penale në vend, 9 prej tyre i adresohen Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë ku i kërkohet strategji konkrete dhe masa konkrete për të adresuar korrupsionin. Studimi mban një qëndrim kritik ndaj Prokurorisë dhe Gjyqësorit kur thotë se së bashku me strategjitë kundër korrupsionit ato duhet të bëjnë publike informacione lidhur me sjelljet dhe veprimet që konsiderohen si korrupsion dhe të marrë masa konkrete. Gjithashtu edhe vlerësimin i bërë nga "Transparency International" konfirmon se në fusha që janë nën varësinë e ekzekutivit, me fjalë të tjera ku përgjegjësia e qeverisë është e qartë ka ulje të ndjeshme të korrupsionit, por fatkeqësiht i njëjti përmisim nuk vihet re në sistemin e drejtesisë.

    Qeveria ka një përgjegjësi të madhe për mbarëvajtjen e sistemit të drejtësisë, por ndryshe nga fushat e tjera të ekzekutivit, kopetencat e saj janë të kufizuara dhe qeverisja e këtij sektori bëhet nga aktorë të tjerë, të cilët gjatë këtij viti, në vend të bashkëpunimit kanë shfaqur mungesë vullneti, inerci e cila kërkon të ruajë gjendjen ekzistuese, që është e papranueshme për qytetarët shqiptarë. Konkretisht në tre fushat kryesore që janë reforma ligjore, gjyqësori dhe prokuroria, qeveria ka hasur pengesa në përmisimin e këtyre sektorëve.

    "Për sa i takon prokurorisë Ministria e Drejtësisë ka të drejtë vetëm të informoje Institucionet përkatëse; Presidentin, Kuvendin dhe Prokurorin e Pergjithshëm per rezultatet e kontrollit dhe nuk mund të inicjojë procedim disiplinor. Ne e kemi ushtruar këtë kompetencë, duke rivitalizuar një instrument i cili kishte qenë i fjetur për një kohë të gjatë. Rezultatet e këtij kontrolli i janë bërë të njohura, duke evidentuar dobësitë dhe shkelljet e punën e këtij institucioni, dobësi të cilat i konfrimon edhe studimi i OSBE-së", tha ministri Bumçi.

    Prokuroria e Përgjithshme është një institucion i centralizuar që drejtohet nga Prokurori i përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë dhe ekzekutivi nuk kanë asnjë kompetencë përsa i takon vendimeve që lidhen me masat disiplinore, promovimin dhe shkarkimin e prokurorëve, kompetencë të cilën ligji ja ka njohur Prokurorit të Përgjithshëm dhe Presidentit të Republikës dhe dobësia e forcës ndëshkuese të këtij institucioni i ngarkon ata me përgjegjësi.

    Mosndëshkimi i gjyqtarëve ka lejuar përhapjen e korrupsionit


    Ministri i Drejtësisë u shpreh se, problemet me funksionimin e KLD-së ne i kemi bërë të njohura. "Mungesa e ndëshkimit ndaj gjyqtarëve që janë gjetur me shkjelje ka lejuar përhapjen e fenomeve të korrupsionit në rradhët e gjyqësorit. Megjithëse KLD kishte të dhënat të mjaftueshme nga inspektimi i Ministrisië së Drejtësisë lidhur me shkeljet e kryera nga gjyqtari Artan Gjermeni gjatë punës së tij, ajo vendosi të mos i jepte as edhe një vërejtje atij duke e bërë atë antarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Po për këtë gjyqtar Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ka bërë kallëzimi penal në prokurori për mospërputhje në deklarimin e pasurisë dhe prokuoria po e zvarrit çështjen edhe pse ka kaluar muaj nga ky denoncim", dekalroi Bumçi. Ministri Bumçi tha më tej se, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesit e Kuvendit në KLD duhet të jenë jo gjyqtarë, si rrjedhim Kuvendi është i pa përfaqësuar në KLD. Ne shpresojmë që këto institucione të përmbushin detyrat e tyre Kushtutuese në luftë kundër krimit dhe korrupsionit dhe të mos bëhen pengesë në luftën e qeverisë kundër korrupsionit.

    Bumçi: Opozita ka bllokuar reformat ligjore në drejtësi


    Ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi vlerësoi si të rëndësishme ndryshimet në kuadrin ligjor, por tha se, reformat ligjore në drejtësi janë bllokuar nga opozita në Kuvend. "Ka më shumë se 5 muaj që ndryshimet në Kodin Penal janë depozituar në parlament dhe ende nuk janë aprovuar, por pa vullnetin e opozitës qeveria nuk mund të kalojë asnjë ndryshim ligjor në parlament. Në seacën e fundit të parlamentit opozita shqiptare në mënyrë demostrative braktisi sallën në momnetin e votimit të ndryshimeve në Kodin Penal. Ndryshime të cilat plotësonin kuadrin ligjor kundër terrorizmit dhe ashpërsonin masat kundër shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Gjithashtu në Kuvend ka shkuar disa javë më parë ligji për organizimin e pushtetit Gjyqësor, i cili u asistua nga Misioni Euralius i BE dhe Këshilli i Europës. Ky ligj forcon pavarisinë e gjyqësorit duke përmisuar ndjeshëm karrierën e gjyqtarëve dhe elemimon ndërhyrjet dhe i jep më shumë autoritet kryetarëve të gjykatëve", deklaroi ministri Bumçi. Më tej Bumçi tha se, shpresoj që ky ligj të miratohet sepse ndryshimet ne ligjet e tjera si ai i KLD ose per administraten gjyqesore jane ngushtesisht te lidhura me aprovimin e ketij ligji. Ministri i Drejtësisë e ftoi edhe një herë opozitën që të mbështesë nismat ligjore për të përmbushur detyrimet e caktuara nga BE.

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •