Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 29
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Treguesi i korrupsionit: Shqiperia e 111 nga 163 vende noten 2.6

    Lajmi i keq: jemi nenkampionet e Evropes per korrupsion. Pas leme vetem Rusine. Na e ka kaluar dhe Gjeorgjia (permiresohet me 0.5 pike dhe 31 vende) qe vjet mbante vendin e pare, para Rusise dhe nesh.

    Lajmi i mire: jemi permiresuar me 0.2 pike dhe 16 vende ne krahasim me vjet dhe per here te pare pas kater vjeteve thyejme tendencen e renies.

    Mendimi im: Partia ne fuqi duhet te lidhin kontrate te prekshme me votuesit bazuar ne shifra. Ne rastin tone, me sa pike/vende do permiresohet ne tabelen e korrupsionit, sa % do rrisi GDP/PPP, etj. Mgjths ne rastin ne fjale do isha shume kurioz te dija se sa jane treguesit reale te korrupsionit per sektoret e ndryshem: qeverisja, doganat, gjykatat, arsimi, mjekesia etj.

    Historia e treguesit:

    2002: 2.5 - 81 (nga 102) - 79%
    2003: 2.5 - 92 (nga 133) - 69%
    2004: 2.5 - 108 (nga 146) - 74%
    2005: 2.4 - 126 (nga 159) - 79%
    2006: 2.6 - 111 (nga 164) - 67%

    http://www.transparency.org/news_roo...2006/cpi_table
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Eshte turp qe kur e shef harten je ne mes te evropes kurse kur shikon tabelen e pisllikut kemi siper Uganden dhe poshte lejme guatemalen ene kazakistanin.

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Per Maqedonine:

    Maqedonia gjendet nė vendin e 105-tė prej gjithsej 163 shteteve nė listėn e sivjeme globale pėr indeksin e korrupsionit tė Transparency International (TI). Nota e saj eshte 2.7, dhe eshte shteti i parafundit ne rajon me kete index te larte korrupcioni, vendi i fundit i takon Shqiperise, me index 2.6.

    Sllovenia si e 28-ta, ėshtė radhitur mė sė miri, Greqia ėshtė e 54-ta, mė pas vijojnė, Bullgaria (57), Turqia (60), Kroacia (69), Rumania (84), Serbia (90) dhe Bosnja e Hercegovina (93).
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Sipas Top Channel, raporti i Transparency International thote se "situata negative e korrupsionit ne vend eshte e favorizuar nga sistemi i drejtesise i cili ka regjistruar rekorde negative te statistikave gjyqesore." Raporti thote se ende ne Shqiperi nuk eshte denuar asnje minister, deputet, funksionar partiak apo ndonje drejtues tjeter i ndonje institucioni kushtetues. Per permiresim te situates rekomandohet realizimi i reformave rrenjesore e te menjehershme ne sistemin gjyqesor dhe prokurori, si dy institucionet pergjegjese ne luften kunder krimit.

    Pa vonuar dhe sic pritej, Berisha deklaroi se permiresimi ne renditje eshte rrjedhoje e programit te qeverise dhe gjendja do ishte me e mire nqs drejtesia nuk do drejtohej nga don Sollake dhe Gjermene.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar mė parė nga Dr Rieux
    Pa vonuar dhe sic pritej, Berisha deklaroi se permiresimi ne renditje eshte rrjedhoje e programit te qeverise dhe gjendja do ishte me e mire nqs drejtesia nuk do drejtohej nga don Sollake dhe Gjermene.

    Une nuk e kuptoj ku o ky permiresim ne renditje? Ne jemi ne fund te tabeles.
    Si nuk u vjen turp qeveritarve shqiptar. Ne vend te perveshin krahet dhe ti shtrohen te punojne hajdutet shqiptar gjejne lloj lloj justifikimesh. Ca fatkeqesie per popullin shqiptar qe per 15 vjet e udheheqi jashqitja e kombit.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Te pakten konkurojme ne liber Ginisi per korrupcion e kjo nuk eshte aq e lehte.
    Pastaj mllefosemi kur te huajt shkruajne keq per ne.
    Ne jemi fenomen unikat.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    Gurėt qė na tėrheqin pas

    Artur KOPANI


    Nė njė vit Shqipėria ngjiti 15 shkallė nė indeksin global tė luftės kundėr korrupsionit duke mos arritur tė reflektojė realisht pėrpjekjet titanike tė qeverisė sė kryeministrit Berisha pėr tė ērrėnjosur sistemin e krimit dhe tė korrupsionit qė ngritėn socialistėt nė tetė vitet e qeverisjes sė tyre. Gjetjet e "Transparency International", sikurse edhe raporti i javės sė kaluar i OSBE-sė, fajėsojnė nivelin e lartė tė korrupsionit nė sistemin e drejtėsisė, qė nuk ka lejuar vendin tė shkėputet nga zonat problematike tė globit.

    Rezultatet e publikuara dje nuk pėrbėjnė ndonjė surprizė pėr rrethet e politikės, por edhe pėr pjesėn mė tė madhe tė shoqėrisė, qė ka ndjekur nė njė vit pėrkeqėsimin e performancės sė sistemit tė drejtėsisė. Afrimi nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė tė gjyqėtarėve tė mirėpaguar prej mafias kriminale, por edhe tė atyre me konflikte tė hapura interesi dhe nė thyerje tė vetė ligjit pėr KLD-nė e ka shndėrruar kėtė institucion nė njė qendėr murtaje pėr tėrė sistemin e drejtėsisė. Po kėshtu, moslargimi i Sollakut nga drejtimi i Prokurorisė sė Pėrgjithshme, qė erdhi jo nga mungesa e vendosmėrisė sė shumicės pėr tė pastruar sistemin e drejtėsisė, por nga forca dhe pushtetet qė ende kontrollon koalicioni i sė keqes nė vend, ka patur ndikimin e saj negativ nė njė renditje tė tillė.

    Kemi shumė arsye tė besojmė se edhe vetė "Transparency International", ashtu si shoqėria dhe partnerėt tanė ndėrkombėtarė, ėshtė e vetėdijshme se renditja nė vendin e 111 nuk pėrcjell saktėsisht nivelin e ndryshimeve dhe arritjeve qė kanė ndodhur vitin e fundit nė Shqipėri. Mėnyra se si qeveria po lufton korrupsionin, dhe mbėshtetja dhe bashkėpunimi aktiv i qytetarėve nė kėtė proces kanė dhėnė rezultate tė jashtėzakonshme nė njė kohė rekord. Dhjetėra milionė dollarė mė shumė tė ardhura nė arkėn e shtetit, shkurtimi i shpenzimeve qeveritare, rritja e transparencės ndaj publikut, pėrsosja e procedurave tė tenderimit, largimi dhe ndėshkimi i zyrtarėve tė korruptuar janė vetėm disa nga rezultatet e periudhės njėvjeēare tė qeverisjes qė do ta ngrinin ndjeshėm Shqipėrinė nė renditjen globale.

    Nė shpjegimet qė jep pėr renditjen e vendeve dhe ndikimin qė kanė nė to faktorėt e ndryshėm politikė dhe ekonomikė, "Transparency International" lė tė kuptohet se mjafton edhe njė grusht i vogėl njerėzish qė tė tė ēojnė nė pozicionin e Haitit, i cili ishte nė fund tė tabelės, ne vendin e 163. Ne jemi nė vendin e 111 dhe nuk jemi nė 80, apo 50 , apo 30, sepse kemi afėrsisht 30, 50, 80, apo 111 gjykatės dhe prokurorė dhe ndihės tė tyre, politikanė tė korruptuar qė vazhdojnė ta mbajnė drejtėsinė peng tė individėve dhe praktikave kriminale, qė aqsa majmin xhepat e tyre, po aq kėrcėnojnė sigurinė e qytetarėve, cėnojnė ritmet e zhvillimit, rrezikojnė procesin e integrimit euroatlantik tė vendit.

    Shqipėria iku vetėm 15 vende mė lart, pasi KLD dhe Sollaku janė gurėt qė na tėrheqin pas, drejt njė sistemi qė prodhoi varfėri, padrejtėsi, krim dhe korrupsion pėr tetė vite me radhė. Sa kohė qė kėto gurė mbajnė tė lidhur drejtėsinė e kėtij vendi, nuk pritet ndonjė ndryshim as vitin e ardhshėm. "Transparency International", sikurse edhe shoqėria dhe partnerėt tanė politikė dhe financiarė kanė pėrsėritur nė mėnyrė tė vazhdueshme nevojėn e reformave tė thella nė sistemin e drejtėsisė. Qeveria po kėmbėngul pėr tė gjetur rrugėt e realizimit tė saj dhe me tė drejtė largimi i Sollakut dhe pastrimi i KLD-sė janė vlerėsuar si pikat nga duhet filluar.







    --

    Skandali i radhės i prokurorisė sė Sollakut pėr lirimin e trafikantėve tė arrestuar, ndonėse ka patur prova ndaj tyre


    Gjykata: Prokuroria liroi dy anėtarėt e grupit kriminal


    Gjykata e Tiranės deklaroi dje, se dy shtetasit Alban Dodaj dhe Faik Ymeri, tė arrestuar nga policia si anėtarė tė njė grupi tė organizuar kriminal pėr legalizimin e dokumentave nė Drejtorinė Konsullore tė Ministrisė sė Jashme, u lanė tė lirė nga Prokuroria. Gjykata e Tiranės, nėpėrmjet njė njoftimi pėr shtyp, deklaroi dje se, Prokuroria kėrkoi masėn "detyrim paraqitje" ndaj shtetasve Alban Dodaj dhe Faik Ymeri, tė cilėt akuzohen pėr "veprime qė pengojnė zbulimin e sė vėrtetės, e kryer nė bashkėpunim". Pas kėrkesės sė Prokurorisė, Gjykata vendosi masėn e sigurisė detyrim paraqitje ndaj dy anėtarėve tė grupit kriminal.

    Nė njoftimin pėr shtyp, thuhet se Gjykata e Tiranės ka respektuar nenin 244 tė Kodit tė Procedurės Penale nė lidhje me masat e sigurisė ndaj shtetasve Faik Ymeri dhe Alban Dodaj. "Ndaj shtetasve Alban Dodaj dhe Faik Ymeri, tė cilėt akuzohen pėr "veprime qė pengojnė zbulimin e sė vėrtetės, e kryer nė bashkėpunim", Prokuroria kėrkoi masėn "detyrim paraqitje". Pas kėsaj kėrkese, Gjykata e Tiranės vendosi ndaj tyre masėn e sigurisė "detyrim pėr paraqitje", thuhet nė njoftimin e Gjykatės sė Tiranės. Sipas Gjykatės sė Tiranės, masat e sigurisė ndaj Faik Ymerit dhe Alban Dodajt, janė dhėnė duke respektuar nenin 244 tė Kodit tė Procedurės Penale, ku thuhet se, "Gjykata nuk mund tė caktojė njė masė sigurimi mė tė rėndė se ajo e kėrkuar nga prokurori".

    Konsulli nė Sektorin e Legalizimeve tė Drejtorisė Konsullore pranė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, Niko Dhima, dhe katėr personat e tjerė, Faik Ymeri, Alban Dodaj, Maxhit Alibali dhe Shpėtim Peza u arrestuan tė premten rreth orės 02:00 me akuzėn e "korrupsonit aktiv dhe pasiv tė personave qė ushtrojnė funksione publike". Policia bėri tė ditur se, shtetasit e ndaluar nė bashkėpunim me njėri-tjetrin, vepronin si njė grup i organizuar kriminal, duke mundėsuar legalizimin e dokumenteve nė Drejtorinė Konsullore tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, ku kjo procedurė bie nė kundėrshtim tė plotė me aktet ligjore e nėnligjore qė normojnė kėtė detyrė. Sipas njoftimit tė policisė, nga verifikimet e kryera pėr kėtė ēėshtje, u konkludua se shtetasit e mėsipėrm, dokumentet pėr legalizim, i grumbullonin nga persona tė ndryshėm pranė disa zyrave noteriale nė qytetin e Shkodrės.

    Ndėrkohė, Gjykata e Tiranės vendosi tė shtunėn masėn "arrest me burg" ndaj shtetasve Niko Dhima, me detyrė Konsull nė Sektorin e Legalizimeve tė Drejtorisė Konsullore pranė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme dhe Maxhit Alibali, me punė shofer nė Drejtorinė e Legalizimeve tė rrethit Shkodėr. Ndėrkohė, gjykata vendosi masėn e sigurisė "20 ditė burg" ndaj shtetasit Shpėtim Peza. Ndėrsa nė lidhje me shtetasit Faik Ymeri dhe Alban Dodaj, togat e zeza vendosėn masėn "detyrim paraqitje".

    Pas kėtij vendimi reagoi menjėherė zėdhėnėsi i ministrit tė Brendshėm, i cili e cilėsoi njė skandal dhe sabotim tė punės sė policisė lirmin e dy anėtarėve tė grupit kriminal. Zėdhėnėsi deklaroi se, Ministria e Brendshme shpreh shqetėsimin e saj nė lidhje me kėtė ēėshtje, ku puna disamujore pėr zbulimin e kėtij grupi, grumbullimi i dhjetėra provave e paraqitja e shumė dokumentave, sabotohen dhe bėhen tė pavlefshme nga organi i drejtėsisė. Ky ėshtė skandali i radhės i Prokurorisė pėr lirimin e trafikantėve dhe kriminalėve tė arrestuar nga policia. Janė me dhjetėra raste kur prokuroria e Sollakut liron nė sallėn e gjyqit kriminelėt dhe trafikantėt e drogės, ndonėse ka patur prova tė mjaftueshme.

    Ministria e Brendshme: Organi i drejtėsisė saboton punėn e policisė


    Ministria e Brendshme ka reaguar ashpėr ndaj vendimit tė Gjykatės sė Tiranės pėr lirimin e dy anėtarėve tė grupit tė organizuar kriminal pėr legalizimin e paligjshėm tė dokumentave nė Drejtorinė Konsullore tė Ministrisė sė Jashme. Zėdhėnėsi i ministrit tė Brendshėm, deklaroi gjatė njė konference pėr shtyp se, Gjykata e Tiranės, pėrmes njė vendimi absurd dhe krejtėsisht tė pajustifikueshėm, tė shtunėn ka liruar shtetasit Faik Ymeri dhe Alban Dodaj. Kėta dy persona, sė bashku me Niko Dhimėn, Maxhit Alibalin dhe Shpėtim Pezėn, vepronin si njė grup i organizuar kriminal, duke mundėsuar kundrejt pagesave, legalizimin e dokumentave nė Drejtorinė Konsullore tė Ministrisė sė Jashme.

    "Ndonėse Policia dhe Prokuroria paraqitėn prova tė mjaftueshme dhe tė pakundėrshtueshme tė implikimit tė tė gjithė kėtyre personave nė kėtė aferė korruptive, Gjykata e Tiranės, me njė shkelje flagrante la tė lirė sekserin kryesor Faik Ymeri dhe Alban Dodajn. Ministria e Brendshme shpreh shqetėsimin e saj nė lidhje me kėtė ēėshtje, ku puna disamujore pėr zbulimin e kėtij grupi, grumbullimi i dhjetėra provave e paraqitja e shumė dokumentave, sabotohen dhe bėhen tė pavlefshme nga organi i drejtėsisė", deklaroi zėdhėnėsi i ministrit tė Brendshėm.


    RD

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kjo deshmon se akuzat e Berishes ndaj Sollakut, Gjermenit etj. ne prokurori e gjykata jane te sakta. Keta duhet te ikin, te pakten, nese jo edhe te arrestohen per abuzime me detyren dhe pergjegjesite. Mendoj qe duhet te behet nje reformim i shpejte dhe cilesor i sistemit gjyqesor por ne te njejten kohe duke ruajtur per sa te jete e mundur pavaresine e ketij sistemi nga politika.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush mundet te na sjelle ketu disa shkrime tek TEMA e meros.. per korrupsionin ne pallat te drejtesise..
    per ca strakosha etj qe qenkan.. allahu na rujt..

  10. #10
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Korrupsion kane vendet me te zhvilluara ne bote, jo me Shqiperia.
    Problemi kryesor per ne eshte ulja e varferise ne vend dhe zhvillimi ekonomik i vendit. Keto jane dy gjerat kyce qe shqetesojne te gjithe shqiptaret.
    Korrupsion ka edhe ne USA dhe ka shume me teper se ne Shqiperi vetem se ketu eshte vend shume i madh dhe keto gjera nuk bien shume ne sysh.
    Qeveria aktuale ka deshtuar ne keto dy pikat kyce. Ne vendin tone po ecet me shume hapa te ngadalte. Rritja e investimeve te huaja eshte pothuajse inekzistente. Mungon industria vendase.
    Jemi akoma shtet qe s'kemi uje dhe drita.
    TURP
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  11. #11
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ne Amerike e shtetet e zhvilluara, ka korrupsion, por vetem korrupsioni teper i sofistikuar mund te shpetoj pa u zbuluar, dhe ate vetem per nje kohe sepse shumica absolute e rasteve zbulohen dikur dhe njerezit pergjegjes paguajne demin.

    Korrupsioni eshte nje nder te keqijat me te medha tani si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove dhe duhet te luftohen me te gjitha mjetet dhe menyrat e mundshme. Korrupsioni ne prokurori e gjykata eshte nder me te rendesishmit sepse eshte e kote arrestimi i te inkriminuarve nga policia kur prokuroria e gjykatat i lirojne pastaj. Bile keshtu rrezikohet edhe jeta e policeve. Prandaj, Sollaku, Gjermeni, Strakosha, duhet te largohen patjeter, sa me shpejt qe eshte e mundur, bile edhe te pergjigjen per veprat e tyre, ne menyre qe pasardhesit ta dijne se cfare i gjen nese vazhdojne ne te njejten menyre. Edhe opozita nuk duhet te mbroje te inkriminuarit vetem se po i akuzon PD, e keqja eshte e keqe si per PD-ne ashtu edhe per PS-ne dhe gjithe Shqiperine.

    Mirepo, emerimi i pasardhesve duhet te behet ne bashkepunim me opoziten dhe te emerohen eksperta qe jane sa me te pavarur politikisht dhe te ndershem e me karakter e moral te forte.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Studimet dhe raportet e huaja kane nje rendesi statistikore dhe mediatike, por ato asnjehere nuk reflektojne ne shkallen e duhur realitetin. Me e rendesishme se shifrat e renditjet per korrupsionin, jane tonelatat e droges te kapura, kriminelet dhe bandat kriminale qe kane perfunduar prapa hekurave te burgut, miliona dollaret qe i jane shtuar buxhetit te shtetit shqiptar duke luftuar korrupsionin dhe vjedhjet ne dogana, denoncimet e ndermara nga vete shteti per zyrtare te korruptuar ne administraten publike dhe lokale.

    Ne nje vit jane prere deget e korrupsionit shqiptar, por nuk jane shkulur rrenjet e tij dhe nuk jane djegur ato. Kjo do te kerkoje shkaterrimin e simbiozes se krimit me pushtetin gjyqesor, legjislativ dhe me largimin e presidentit Moisiu qe pas 5 vjetesh ne presidence e gjen veten te implikuar ne rrjetin e krimit ekonomik.

    Presidenti i ri i Shqiperise do ti japi zgjidhje qorrsokakut kushtetues te krijuar nga Sollkaku e Mosiu. Te dy emra te propozuar nga vete Berisha, me ndryshimin e vetem qe keta nuk jane me te njejtet njerez qe ishin 5 vjet me pare. Inkubatori i korrupsionit ne Shqiperi eshte i tille qe nuk i shpetojne dot as burra si Moisiu e Sollaku.

    Albo

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 09/11/2006, ora

    Brukseli, notė pozitive pėr Berishėn, kritikohet mbyllja nė bunker e opozitės



    Pėr herė tė parė, Brukseli jep vlerėsim pozitiv pėr reformat e qeverisė shqiptare, pas disa vitesh kur Tirana vetėm kritikohej pėr shndėrrimin nė njė ēerdhe korrupsioni. Sukses edhe nė luftėn kundėr krimit, ndėrkohė qė fusha e ardhshme e reformave mbetet drejtėsia dhe korrupsioni. Opozita identifikohet si fajtore pėr klimėn konfliktuale, ndėrkohė qė Edi Ramės i kėrkohet tė mbajė pėrgjegjėsitė pėr reformat qė i kėrkohen sot vendit



    Njė raport shumė pozitiv dhe qė i jep siguri e mbėshtetje qeverisė nė rrugėn e saj drejt Europės, ka dalė nga dyert e BE-sė, pavarėsisht deformimeve qė ky dokument pėsoi nga disa media. Dje, zyrtarisht, kreu i Komisionit nė Tiranė Lohan i dorėzoi kryeministrit raportin e KE-sė pėr Shqipėrinė. Sipas tij, Komisioni Europian vėren se Shqipėria ka bėrė hapa shumė pozitivė nė sektorėt kryesorė, siē janė lufta kundėr krimit tė organizuar, korrupsionit (ēėshtje kryesore kjo nė prioritetet e partneritetit europian); progres nė sistemin gjyqėsor (por ende jo njė pėrmirėsim tė plotė tė sistemit); pėrmirėsim tė klimės sė biznesit, stabilitet makroekonomik; reforma nė taksa dhe prokurime publike. Vlerėsohet gjithashtu puna qė po bėhet pėr pėrmirėsimin e legjislacionit dhe cilėsohet e domosdoshme rritja e bashkėpunimit mes qeverisė dhe opozitės, veēanėrisht pėrsa i pėrket reformės zgjedhore, si dhe pėrmbushjes sė detyrimeve qė rrjedhin nga implementimi i Marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit. Vlerėsohet maksimalisht qeveria “Berisha” dhe pėrgėzohet pėr masat qė ka marrė nė lehtėsimin e procedurave pėr reduktimin e stafit nė nivele qendrore, duke minimizuar aferat korruptive. Sipas raportit, “stafi i Kėshillit tė Ministrave ėshtė zėvendėsuar nė shkallė tė gjerė nga ekipe qė punojnė pėr ēėshtjet e imediate, tė drejtuara nga kėshilltarėt e kryeministrit. Kjo strukturė mund tė ndihmojė pėr tė adresuar ēėshtjet horizontale me prioritet tė lartė. Janė bėrė disa pėrpjekje pėr tė zgjeruar pjesėmarrjen nė projektimin e legjislacionit tė ri tej qeverisė qendrore, drejt atyre qė drejtojnė shoqėrinė civile dhe lokale, pėr shembull, projektligji nė lidhje me huazimin bashkiak. Sidoqoftė, shumė mbetet pėr tė bėrė pėr tė siguruar konsensus mė tė gjerė dhe pėr tė pėrdorur gjithė ekspertizėn e disponueshme nė lidhje me reformat. Ekipet e reja horizontale qė punojnė direkt pėr kryeministrin, jo gjithmonė tėrhiqen nė bazė tė ekspertizės sė qeverisė dhe donacionit nė hartimin e propozimeve legjislative, tė cilat rezultojnė nė hartime tė varfra. Njė rritje tė numrit tė institucioneve direkt nė vartėsi tė Kėshillit tė Ministrave, ėshtė krijuar dhe kėtu ka njė tendencė pėr vėzhgim, direkt nga kryeministri. Ky centralizim ka ēuar nė mjaft vendime teknike rutinė, tė marra nė nivel tė kryeministrit, tė cilat kanė gjithmonė njė aksion kyē i vonuar”, shprehet raporti.

    Re. Po.



    55

  14. #14
    Me sa duket, kemi filluar te eksportojme korrupsion, dhe te importojme me pak nga ai lloj malli edepsez.

    Arritja perafersisht e nje fare balance ne importim dhe eksportim korrupsioni, do te krijoje kushte te favorshme ne shtimin e interesimit per shtim investimesh si nga jashte ashtu dhe nga vendallinjte ne drejtim te korrupsionit, do te shtohet kerkesa e konsumatoreve, bursa do te njohe vetem ngritje, begatia 1 euro do te behet realitet, ne identitet, universitet, maternitet, fizibilitet ... kismet.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol

    ke..marifet..
    o xhymhyriet..

  16. #16
    Sollaku: Qeveria nuk ka bėrė asnjė kallėzim pėr korrupsion

    “Gjatė gjashtė mujorit tė parė tė kėtij viti numri i kallėzimeve nga strukturat e qeverisė pėr veprėn penale tė korrupsionit ėshtė zero. Nė kėto kushte nuk mund tė kėrkosh qė prokuroria tė ketė numėr tė madh ēėshtjes pėr kėtė vepėr penale.” Ky ka qenė reagimi i Zyrės sė Shtypit pranė kryeprokurorit Theodhori Sollaku, ndaj deklaratave tė dy ditėve mė parė tė ministrit tė Drejtėsisė, Aldo Bumēi, sipas tė cilit prokuroria nuk po heton korrupsionin.

    Nė njė njoftim pėr shtyp, zėdhėnėsi i Prokurorisė sė Pėrgjithshme ėshtė shprehur se shifrat e prezantuara nga ministri i Drejtėsisė janė tė pasakta, por nė tė njėjtėn kohė pranohet fakti se numri i dosjeve pėr veprėn penale tė korrupsionit ėshtė i vogėl. Sipas tij, nė shkallė vendi janė regjistruar 44 procedime pėr korrupsion, tė cilat nė pjesėn mė tė madhe janė nisur me iniciativė tė prokurorisė dhe nga puna rutinė e policisė. Dhe pėr kėto ēėshtje, sipas njoftimit, askush nuk mund tė mohojė punėn e prokurorėve dhe policisė nė dokumentimin e veprimtarisė kriminale nė fushėn e korrupsionit, falė edhe mjeteve tė posaēme dhe logjistikės sė pėrdorur.

    Mė tej, zėdhėnėsi i prokurorisė s Pėrgjithshme ka sqaruar se prokuroritė e vendit kanė regjistruar procedime penale nė bazė tė kallėzimeve tė ardhura nga ente tė ndryshėm publikė, (siē ėshtė KLSH) por kėto kallėzime nuk bėjnė fjalė pėr korrupsionin por pėr veprat penale tė “shpėrdorimit tė detyrės” dhe “shkeljes sė barazisė nė tendera”, tė cilat gjithashtu janė trajtuar me objektivitet nga prokurorėt pėrkatės. Nė fund tė njoftimit theksohej fakti, qė institucioni i prokurorisė mendon se ēėshtjet madhore me interes pėr fatet e vendit siē janė ato qė lidhen me luftėn kundėr korrupsionit, nuk zgjidhen me deklarata mediatike dhe duke fajėsuar institucionet e tjera, por me njė bashkėpunim tė tė gjithė aktorėve shtetėrorė qė kanė pėrgjegjėsi nė kėtė sfidė tė pėrbashkėt. ga.ja

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Para 2-3 vjetesh Sollaku u ka derguar shume dosje me "fakte" gjykatave te huaja per shtetas shqipetar.
    Me kane bere pershtypje 3 nga ato:
    1-ajo e lul berishes ne turqi
    2-ajo e vefes dhe vavilis ne greqi
    3-ajo e altin arapit ne belgjike
    te treja keto dosje iu kthyen mbrapsht nga keto shtete per parregullsi ne mbledhjen e fakteve.
    Pra dua te shtroj pyetjen: kaq te paafte qenkan gjyqtaret atje apo qellimisht ata i conin dosjet gjysmake?
    Dhe ky Sollaku na hiqet si hero... nderkohe qe korrupsioni dhe krimi vetem nga gjykatat mund te luftohen.
    Me c`pergjegjesi nuk e firmosi Moisiu shkarkimin e ketij prokurori???

  18. #18
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Organi i akuzės i kundėrpėrgjigjet ministrit tė Drejtėsisė:

    Janė hapur vetėm 44 dosje nga Prokuroria dhe Policia

    "Berisha", asnjė padi pėr korrupsion

    Prokurori Sollaku: Gjatė 2006, ZERO kallėzime nga qeveria pėr kėtė vepėr penale

    SOKOL ĒOBO

    Prokuroria e Pėrgjithshme i ka kthyer dje pėrgjigje akuzave tė ministrit tė Drejtėsisė, Aldo Bumēi, tė bėra nė drejtim tė organit tė akuzės, disa dite mė parė, pėr numrin e vogėl tė kallėzimeve penale tė regjistruara. Agim Neza, zėdhėnės i akuzės qendrore, nė njė deklarate pėr shtyp, deklaronte se gjatė gjashtėmujorit tė parė tė kėtij viti, ėshtė zero numri i kallėzimeve nga strukturat qeveritare pėr veprėn penale tė korrupsionit. Neza tha se ministri i Drejtėsisė, Bumēi, ka pasur pasaktėsi nė shifrat e dhėna, ndėrkohė qė prokuroria pranon se numri i ēėshtjeve tė regjistruara pėr korrupsion ėshtė ende i ulėt, por pėr kėtė ajo nuk mban pėrgjegjėsi. Mė pas, nė deklaratėn i kėrkohet ministrit tė tregojė se sa kallėzime janė referuar nė prokurori nga strukturat qeveritare dhe prokuroria tė jetė bėrė pengesė, duke mos i regjistruar ato. "Ministri duhet t‘i tregojė opinionit publik sa kallėzime janė referuar nė prokurori nga strukturat qeveritare, dhe prokuroria tė jetė bėrė pengesė, duke mos i regjistruar ato. Meqenėse nuk e bėri ministri Bumēi, prokuroria ka pėr detyrė tė sqarojė opinionin publik se gjatė gjashtėmujorit tė parė tė kėtij viti ėshtė ZERO numri i kallėzimeve nga strukturat qeveritare pėr veprėn penale tė korrupsionit", thuhet nė deklaratėn pėr shtyp. Mėsohet se janė 44 procedime nė shkallė vendi pėr korrupsion, tė filluara kryesisht me iniciativė nga prokuroria dhe puna rutinė e policisė. Zėdhėnėsi i akuzės qendrore, Agim Neza, tha se policia dhe prokuroria duhen inkurajuar pėr punėn dhe jo tė denigrohen, duke dezinformuar opinionin publik, siē bėn ministri i Drejtėsisė. Sipas Prokurorisė, gjatė 9-mujorit tė kėtij viti janė tė regjistruara 460 procedime, ndėrsa pėr veprėn penale "shkelje tė barazisė ne tendera" janė 20 procedime. Kėta tregues flasin se ka njė rritje rreth 60 pėr qind nė krahasim me njė vit mė parė. Janė dėrguar pėr gjykim 107 tė pandehur, prej tė cilėve 61 janė dėnuar. "Institucioni i Prokurorisė mendon se ēėshtjet madhore me interes pėr fatet e vendit, nuk zgjidhen me deklarata mediatike dhe demagogji duke larguar pėrgjegjėsinė nga vetja dhe duke fajėsuar institucionet e tjera, por me njė bashkėpunim tė tė gjithė aktorėve shtetėrorė, qė kanė pėrgjegjėsinė nė kėtė sfidė tė pėrbashkėt", pėrfundon deklarata e akuzės qendrore, duke shtuar se pėr ēėshtje madhore tė realizohen tryeza tė pėrbashkėta dhe jo propaganda boshe.

    Gazeta Shqip
    -------------------------------------------

    Qeveria e PD-sė, vetėm dėrdėllit dhe shpif nė adresa dhe emra personalitetesh deri tek presidenti i vendit dhe asgjė prej atyre qė thotė kjo qeveri, nuk ėshtė dokumentuar dhe kėrkuar tė ndiqet penalisht.
    Flluska sapuni si gjithnjė... dhe ministrat e kėsaj qeverie ecin kryekėput me idiotllėkun e kryetarit tė tyre duke akuzuar lart e poshtė tė tjerėt pa asnjė fakt konkret dhe pa asnjė padi nė prokurori pėr "faktet" e "pambukut" qė hedhin nė tymnajėn e krijuar nga po ata vetė.
    Dje mbrėma psh. Bujar Leskaj provoi tė hidhte akuza ndaj Armando Dukės, por harroi se edhe Armando Duka ka gojė tė flasė dhe si pėrfundim nuk mundi tė mos zverdhej e tė qėndronte gjithė kohėn i tillė ministri i kulturės Leskaj nga thumbat e Dukės.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    55

    Data: 21/11/2006, ora

    Pas Angjelit dhe Toskės, Sollaku amniston edhe Fatmir Xhafėn



    Theodhori Sollaku, ka dėshmuar dje njė gjest tjetėr force pėrballė tentativave tė mazhorancės pėr tė ēliruar sistemin e drejtėsisė nga krimi dhe korrupsioni.

    Pas faljes sė Angjelit dhe Toskės, Don Sollaku ka liruar dje nga ēdo pėrgjegjėsi, edhe ish-ministrin e Drejtėsisė, Fatmir Xhafaj, mbi tė cilin rėndon akuza e vjedhjes sė 450 mijė dollarėve, pėr njė qendėr paraburgimi qė nuk arriti tė ndėrtohej kurrė. Shtohet kėsisoj njė njollė e re e zezė nė ndėrgjegjen e kreut tė shtetit, Alfred Moisiu, i cili, pak muaj mė parė, refuzoi tė dekretojė shkarkimin e tij, duke qenė apriori i bindur se njė hierark kaq i lartė, nuk mundet tė jetė i kapur nga krimi i organizuar



    Prokuroria e Tiranės ka vendosur dje pushimin e njė tjetėr ēėshtjeje penale nė ngarkim tė ish-ministrit tė Drejtėsisė, Fatmir Xhafaj, si dhe tre ish-zyrtarėve tė tjerė tė kėsaj ministrie. Sipas prokurorisė, nga dosja pėr “shpėrdorim detyre”, e hapur ndaj Xhafės, nuk ėshtė vėrtetuar gjė, e cila ka sjellė nė pushimin e ēėshtjes. Nė bazė tė alibisė zyrtare, thuhet se nga “hetimet qė ka kryer prokuroria, rezultoi se nė projektin e burgut tė tė miturve nė Pogradec, nuk ka rezultuar tė jetė shkaktuar dėm ekonomik, ndėrsa janė konstatuar disa shkelje proceduriale”. Dosja me abuzime 450 mijė dollarėshe, nė ngarkim tė Fatmir Xhafės dhe tre zyrtarėve tė tjerė, iu dorėzua Prokurorisė sė Pėrgjithshme, e cila, pasi e shqyrtoi, nxori si konkluzion se nuk ėshtė shpėrdoruar detyra nga ish-ministri i Drejtėsisė, pra nuk ka pasur dėme ekonomike, por vetėm shkelje proceduriale gjatė tenderit. Nuk dihet, pse termi “shkelje proceduriale gjatė tenderit” nuk ka impresionuar asnjė prej ekspertėve tė kėsaj ēėshtje e, megjithatė, ėshtė fakt i pamohueshėm se Kontrolli i Lartė i Shtetit, nė raportet e tij vjetore, pikėrisht nėn kėto shkelje proceduriale ka bėrė me dije milionė dollarėt e shpėrdoruar nga njė grusht njerėzish tė veshur me pekt politik, nė vend qė kėto para tė shkonin nė dobi tė taksapaguesve shembullorė nė respektimin e ligjit. Burime nga prokuroria thanė se, ndaj Xhafės nuk ėshtė ngritur akuzė pas tė gjitha verifikimeve dhe shqyrtimeve nga akuza qendrore. Ish-ministri i Drejtėsisė, Fatmir Xhafaj dhe tre zyrtare te tjerė tė Ministrisė sė Drejtėsisė pėrfunduan nė prokurori, disa ditė pas fillimit tė punimeve nė burgun e tė miturve nė Pogradec, kur nisi fushata elektorale. Xhafa dhe ish-vartėsit e tij u kallėzuan nė prokurori pėr shpėrdorim detyre nė bashkėpunim, si dhe abuzim me tenderat e prokurimet publike. Nė njoftimin zyrtar tė Ministrisė sė Drejtėsisė, Fatmir Xhafa, bashkė me tre zyrtarėt e tjerė, kanė pėrdorur pa asnjė procedure prokurimi, fondin publik prej 46.854.958 lekėsh tė reja. Abuzimi, sipas njoftimit, ėshtė kryer pak ditė para zgjedhjeve tė 3 korrikut 2005, pėr njė investim nė zonėn ku kandidonte ish-ministri i Drejtėsisė, Fatmir Xhafaj. Nė vitin 2005 kishte filluar programimi i ndėrtimit tė njė burgu pėr tė mitur nė Pojskė, Pogradec dhe pas verifikimit tė procedurave tė ndjekura, rezultoi se ishte protokolluar procedura pėr lidhjen e njė kontrate me shoqėrinė projektuese “Studio BNI-2001”. Kėsisoj, pas amnistimit tė ish-ministrave socialistė, Anastas Angjeli dhe Igli Toska, pėr skandalin kompleksit “Dinamo”, kreu i organit tė akuzės demonstroi dje, se nuk ka kurrfarė qėllimi tė ndryshojė trajektore, ashtu sikundėr mund tė ketė menduar ndonjė naiv mes opinionit publik, pėrfshirė kėtu edhe vetė Presidentin e Republikės, Alfred Moisiu, i cili, pak muaj mė parė refuzoi tė dekretojė shkarkimin e tij, duke qenė apriori i bindur se njė hierark kaq i lartė, nuk mundet tė jetė i kapur nga krimi i organizuar. Deri nė rihetimin e ri qė ka planifikuar qė tė ndėrmarrė mazhoranca, opinionit publik i lind e drejta tė mendojė Moisiu ka logjikuar se vetė njerėzit e thjeshtė janė tė kriminalizuar kokė e kėmbė dhe se niveli i korrupsionit nė administratė, ėshtė njė shpikje e organizmave tė huaj.

    Re. Po.

  20. #20
    Mos mer jahu! Nese jane te verteta kto qfar shkrun ballkanvebi, ene Holl Dashi po shkon dushk per gogla!

    Problemi qenka zgjidh, s'ka me qfar me u mar as policia, as prokururia, as edhe gazetaria - vetem une edhe marria!

    Shifni se cfare thote (e kam theksu una -gj.gj.):



    Ministri Olldashi: Biznesi duhet te ndjehet i lire nga politika dhe krimi

    TIRANE (29 Nentor)-Ministria e Brendshme po punon per te pastruar biznesin nga elementet e inkriminuar. Kjo ka qene deklarata e kreut te kesaj ministrie Sokol Olldashi gjate vizites se tij ne panairin Klik Ekspo Group. "Njė nga fokuset ku jemi pėrqėndruar mė sė tepėrmi ka qenė qė tė pastrojmė biznesin nga banditė dhe trafikantė qė vishen me kostumin e biznesmenit dhe qė prishin rregullat e lojės, duke vendosur monopole nė treg apo duke pėrdorur politikėn apo forcėn e grupeve kriminale, ndaj besoj se kjo situatė nė Shqipėri nuk ekziston mė", tha Olldashi.

    Deklarata e tij pasoi takimet e zhvilluar me perfaqėsues tė firmave qė marrin pjesė nė panair, si dhe me investitorė tė huaj, pėr tė njohur mė nga afėr shqetėsimet e tyre pėr problemet qė lidhen me mirėfunksionimin e hallkave tė shtetit dhe veēanėrisht tė Ministrisė sė Brendshme. Duke folur per funksionimin e strukturave tė sigurisė, zoti Olldashi u shpreh se ministria e drejtuar prej tij eshte perpjekur tė krijojė njė ambient mė tė sigurt pėr biznesin.

    (Balkanweb)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Berisha tė ikė, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  2. Rritja e cmimeve te apartamenteve ne Shqiperi
    Nga Zemrushja nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 10:51
  3. Treguesi i ri i Lirisė sė Shtypit: Shqipėria 107 nga 194
    Nga Dr Rieux nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-05-2005, 05:42
  4. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56
  5. Taksapaguesit dhe korrupsioni
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-04-2004, 10:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •