Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7

Tema: Xhafer Deva

  1. #1

    Xhafer Deva


    Pikėrisht me 21 shkurt tė vitit 1904 rrafsh njė shekull mė parė familjes sė njohur tė Ibrahim Devės nga Mitrovica ju shtua edhe nje djale, i pesti me radhė.
    Kush do tė mendonte se mu ky djalė i lindur njė shekull mė parė nė Mitrovicė do tė jetė njėri ndėr shqiptarėt mė tė fortė i cili tėrė jetėn e vet do tė punojė pa u ndalur kurrė deri nė frymen e fundit tė jetės sė tij pėr Shqipėrinė etnike.
    Dhe pikerisht mu nė kėtė njėqind vjetor tė lindjes sė kėtij idealisti tė shqiptarisė i cili ēdo gjė shkriu pėr Shqipėrinė etnike dhe duke u nisur nga fakti se veprimtarinė e tij e ka mbuluar tisi i harresės vdekjeprurėse nė Kosovėn e Shqipėrisė etnike, vendosėm qė ta perkujtojmė me njė akademi perkujtimore me rastin e njėqind vjetorit tė lindjes, njėrin ndėr nacionalistėt demokrat tė Shqipėrisė etnike, Xhafer Ibrahim Devėn.

    Po pse themi Xhafer Deva burrė i pathyer i kombit shqiptar.Vėrtetė ishte burrė I pathyer. Ai qėndroi i pathyer edhe atėherė kur vendosi tė hyjė nė politikėn shqiptare qė ta realizojė planin e tij pėr Shqipėrinė Etnike. Ai qėndroi i pathyer edhe atėherė kur ishte ministėr i puneve tė brendshme, ai qėndroi i pathyer edhe kur e udhehoqi Lidhjen e Dyte te Prizrenit, ai qėndroi i pathyer edhe kur e akuzuan komunistėt pansllavistė si fashiste.

    Madje, pati edhe aso rastesh kur Xhafer Deva qėndroi i pathyer kur atė e akuzuan edhe tė huajt sic ishte gjenerali anglez Hill, i cili e pėrcaktoji Deven si njėri ndėr bashkėpunėtorėt e gjermanėve e pėrgjigjja e tė pathyerit heroi i kombit shqiptar Xhafer Devės me 25 prill tė vitit 1944 nė mėnyrė publike nė nje nga orėt mė tė dėgjuara tė mbrėmjes nė "Radio Tiranė" ku midis tė tjerave i tha Hillit me atė zėrin e tij burrėror dhe tė pathyeshem: ”Shqiptari Xhafer Deva qė ka nderin t'ju pėrgjigjet mund t’ju theksoj se nuk ėshtė nė shėrbim tė gjermaneve, nuk ashtė kenė kurrė, dhe nuk do tė jet kurrė, por gjithashtu, nuk ėshtė nė shėrbim tė anglezve, amerikaneve, rusėve. Xhafer Deva ka nderin tė jet nė shėrbim tė popullit shqiptar, dhe sigurisht ky shėrbim asht ndera mė e madhe qė mundė tė ketė.".

    Xhafer Deva qėndroi i pathyer dhe nuk u lekund edhe atėherė kur u dashtė qė ta lėshojė Kosovėn e tij tė dashur dhe tė vendoset nė Austri, Itali e mė vonė nė Amerikė. Ai ishte largpamės dhe vigjilent, ishte njėri ndėr atdhetarėt, politikanėt, dhe luftėtarėt mė tė fortė shqiptarė nė shekullin qė e lam pasė. Prandaj me plote ndėrgjegje e themi qė ėsht ardhur koha qė historia shqiptare ta vendos nė vendin e merituar kėtė burre tė shekullit qė e dha Kosova jone Heroike, kėtė burrė tė shekullit qė e dha Shqipėria jonė Etnike.

    Me kėtė duam tė theksojmė se ka ardhur koha qė historia ta thotė fjalėn e vet pėr Xhafer Devėn dhe me argumente shkencore tė bien pertokė pseudo tezat e disa historianėve shėrbėtorė tė politikės ditore komuniste tė cilėt u munduan ta kriminalizojnė veprėn e Xhafer Deves, por nuk mundėn t’ia humbin shkelqimin veprės se tij, tė vjellurat e ketyre historianėve pansllavistė nė tė gjitha viset shqiptare kundėr Xhafer Devės janė groposur thellė nė plehun e historisė, ndėrsa dita ditės veprimtaria atdhetare e kėtij burri tė palėkundur tė Shqipėrisė etnike po del nė shesh.

    Prandaj ka ardhur koha qė Kosova martire kjo pjesė e ndarė padrejtėsisht e Shqiperisė etnike jo vetėm ta vendosė nė ballin e oxhakut tė historisė sonė kombėtare Xhafer Deven, por ajo edhe ti merr eshtrat e Xhafer Devės dhe ti kthejė nė Mitrovicėn e tij tė dashur, prandaji "degjoni shqiptar" porosit biografi dhe bashkėpuntori shumvjecar i Xhafer Devės, publicisti Idriz Lamaj, i cili nė librin "Xhafer Deva nė Dritėn e Letrave tė veta" dhe zbulesa tjera tė Mergatės Shqiptare nė New York 2002 nė faqėn 154 thotė: “Eshtrat e Xhafer Devės pushojnė sot nė njė varr tė vetmuar, nė varrezat e gjelbėrta tė Palo Altos nė Kaliforni, eshtrat e tij duhen kthyer nė Kosovė, dhe rivarrosur nė qytetin e tij tė lindjes, nė Mitrovicen e Isa Boletinit tė famshėm, nė atė qytet tė cilin sot e kėrcėnojnė serbėt pėr vdekje. Varri i tij nė vendlindje do tė ishte njė piramidė kufiri, e cila do ti bėnte roje atdheut mė shumė se njė ushtar i mbėrthyer nė armė. Ėshtė emri dhe veprimtaria e tij qė e frikson armikun tonė shekullor. Ėshtė emri Xhafer Deva pėr tė cilin njė kryeministėr serb ka thėnė “Deva nuk blehet me pare se ėshtė i pasur, Deva ėshtė armiku ynė i pėrbetuar, Deva duhet vrarė. Xhafer Deva ky nacionalist dhe atdhetar i madh i kombit shqiptar mbylli sytė me 25 Maji 1978 nė moshen 74 vjeēare me amanetin qė ta mbajmė gjallė idealin kombėtar tė Lidhjes sė Prizrenit.

    Ndue Oroshi
    16-04-2004
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 02-11-2006 mė 18:11

  2. #2
    Xhaferi ishte biri i Ibrahim Devės, njė tregtar i njohur nga Mitrovica. Origjina e mirėfilltė e kėsaj familje ėshtė nga qyteti i vjetėr i Gjakovės. Xhaferi ėshtė shkolluar nė gjuhėt: shqipe, serbisht, turqisht, gjermanisht dhe anglisht. Gjuhėn angleze e ka mėsuar nė Stamboll, nė shkollėn e quajtur " Robert Colleg" tė Turqisė. Pėrveē gjuhėve, qė pėrmendem mė lart, Xhaferi zotėronte edhe gjuhėn italiane, duke lexuar nė origjinal shumė kryevepra tė autorėve latinė. Ai, gjatė viteve 1941-1943, kishte fituar besimin e Guvernatorit gjerman me qendėr nė Beograd dhe nė vjeshtėn e parė tė vjetit 1943, kur italianėt lėshuan armėt e luftės dhe iu dorėzuan armiqėve, atėherė ushtria gjermane vrapoi pėr arsye strategjike pėr tė dalė nė bregdetin e Shqipėrisė. Kėsaj here, Guvernatori nė fjalė, e dėrgoi Xhaferin nė Tiranė, ku zuri vendin e Ministrit tė Brendshėm. Me tė drejtė, vlerėson studiuesi e publicisti Idriz Lamaj, se ing,Xhefer Deva ishte njė "burrė i shtetit shqiptar etnik, qė nė emėr tė atij populli luajti rolin mė vendimtar nė "Kohėn e Shqipnisė", padyshim ėshtė Xhafer Deva". (Shih, Lamaj, Idriz, "Xhafer Deva nė dritėn e letrave tė veta dhe zbulesa tė tjera tė mėrgatės", New York 2002, fq.6). Ai, pėrfaqėsonte grupin kosovar nė mėrgim, tė cilėt e lėshuan Prizrenin nė mes tė nėntorit 1944. Para largimit, u bė dorėzimi i zyrės qendrore tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit. Pėr sa kohė qė ata qendruan nė Kosovė, ing.Deva me shokėt e tij, kishin qeverisur, drejtuar administratėn e Kosovės, pėrmes zjarrit tė luftės. Kryetari Deva, me ndershmėrinė qė e karakterizonte, bėri dorėzimin e tė gjithė mjeteve financiare tė buxhetit tė shtetit (thesarit), nė mėnyrė korrekte e transparente, duke shprehur edhe njė herė moralin e lartė tė njė njeriu fisnik, qė asnjėherė nuk tundohej nga pushteti administrativ dhe pushteti i fuqishėm i parasė. Shpesh, figura e ing.Xhafer Devės ėshtė keqpėrdorur nė disa drejtime, por, ne po shpiegojmė shkurt, aspektin human tė tij. Nė njė dorėshkrim, qė kemi mundur tė gjejmė nė disa arkiva private, qė disponon Lidhja e Prizrenit nė New York, mėsojmė mbi aktivitetin e ing.Xhafer Devės, e cila ėshtė e ndarė nė disa pika. Dorėshrimi nuk ka autorėsi dhe ėshtė realizuar me makinė tė vjetėr shkrimi, qė krijon mundėsinė e leximit dhe kuptimit tė saktė tė ēdo fjale. Nė dorėshkrim, Deva nė veprimtarinė e tij kritikohet, se ėshtė treguar tolerant ndaj komunistėve. Nė mėnyrė qė lexuesit shqiptarė, tė krijojė njė ide mė tė saktė, po e citojmė faktoshkrimin mbi biografinė e ing. Xhafer Devės dhe veprimtarinė e tij si Ministėr i Brendshėm nė mėnyrė autentike : "S’pari, nė vend qė t’a shpėrndante tokėn e t’i kapte edhe ata komunistė qė inshin mbetun tė pa-kapun nė kohėn e Italis nga ana e policis shqiptare, aj (ėshtė fjla per ing.Deven, shėnimi yne T.M&K.K) hapi portat e burgut nė Tiranė, tue i lirue gjith ata komunistat e rrezikėshem, tė cilėt nė vend qė tė shkojnė nepėr shpijat e tyne, ata dulne nė mal, ku u furnizuen me arme dhe filluen akcjonet e tyne nė tė gjitha anėt tue vra kundershtarėt e tyne. Kėshtu jeta, malli, pasunija e popullit urtė u ba e pa-sigureme nga ana e qeveris."
    Nė fillim tė dhjetorit 1944, grupi kosovar i pėrbėrė nga ing.Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica, Tahir Zajmi, Rexhep Krasniqi, Xhelal Mitrovica pėrshkoi udhėn nėpėr malet slloveno-austriake (Alpet e Europės), duke mbėrritur pas njė rruge tė mundimshme nė shtėpinė e njė miku tė Devės. Mė pas, ata sė bashku mbėrritėn nė Austri, duke pasur kujdes, qė mos bien nė sy tė komunistėve rusė, qė si barbarė sulmonin e shkatėrronin gjithēka. Ata, pasi u stabilizuan falė ndihmės bujare tė Devės, ranė nė kontakt me grupet e nacionalistėve refugjatėve shqiptarė. Edhe atyre, ing. Xhafer Deva u siguroi strehė, ushqim dhe nevoja tė tjera tė domosdoshme pėr njė kohė tė mirė. Nga letrat e botuara, pėr herė tė parė pas disa dekadave, nga studiuesi i kujdeshėm shqiptaro-amerikanė Idriz Lamaj, mėsojmė se "nė mėnyrė tė veēantė, Xhafer Deva u kujdes pėr Rexhep Mitrovicėn shėndetlig, tė cilit, me anė miqėsh pėrsonale i siguroi strehim nė njė senatorium, nė njė rreth tė qytetit Feldkirch afėr kufirit mė Zvicėr. Nė fund tė vitit 1945 e deri nė fillim tė vitit 1947, Deva u tėrhoq tė disa miq tė vet nė Austrinė perėndimore, prej ku ndejti nė lidhje tė vazhdueshme me shokėt e Grupit Kosovar dhe u pėrpoq tė marrė lajme dhe tė krijojė ndėrlidhje me qendresėn antikomuniste nė Kosovė, Mal tė Zi e Maqedoni, ku mijėra e mijėra shqiptarė kishin pėrfunduar nėn breshėrinė e skuadrave tė pushkatimit dhe ndėr burgje. Lajmi i shuarjes sė kryengritjes sė Drenicės, nėn udhėheqjen e Shaban Polluzhės, Mehmet Gradicės dhe Ymer Berishės, ndjekur me vetėmohim nga masa popullore e atij rrethi, la nė fushėn e luftės mėse 5000 vetė dhe shkrirja nė zjarr e 44 katundeve, e tronditi sė tepėrmi Grupin Kosovar. Shpresa dhe premtimi, se aleatėt mund tė zbrisnin nė Ballkan, po tė kishte kryengritje tė tilla tė qendresės sė organizuar nacionaliste nė vende nevralgjike si nė Kosovė, filloi tė venitet, pėr tė mos thėnė se u shua..." (fq.8)
    Ing.Deva, asnjėherė nuk u step dhe nuk tregoi shenja pesimizmi nė situatėn e re tė zezė, tė krijuar nė Ballkan dhe vendlindjen e tij. Mė 1947, ai gjendet nė Itali, ku takohet me Tahir Zajmin, Ali Dragėn, Xhelal Mitrovicėn. Asokohe, tėrhoqi nga Austria Rexhep Krasniqin e Rexhep Mitrovicėn, tė pėrmirėsuar nga shėndeti. Gjeografia e lėvizjeve tė tij nė shtete zgjerohet. Ai duke shfrytėzuar miqėsinė, qė kishte me njė diplomat turk (me origjinė prizrenas), i siguroi Rexhep Mitrovicės njė vizė, pėr tė shkuar nė Turqi. 4 nga 5 antarėt e grupit kosovar, shkuan nė Damask (Siri) nė fund tė vitit 1947. Kėtu filloi njė aktivitet politik, sikurse botimi i gazetės "Bashkimi i Kombit" nė vitin 1948, si zėdhėnse e parė e nacionalizmit shqiptar, pas Luftės II Botėrore. Kėtu mundi tė tubojė rreth vetės shumė bashkėatdhetarė e patriotė, qė kishin emigruar prej kohėsh.
    Ai ishte pėrfaqėsuesi mė i lartė nė bisedimet politike tė mėrgatės, pėr mbrojtjen e jashtme tė kryengritėsve antikomunistė. I madh ėshtė aktiviteti i tij nė vitet 1948-1949, ku pėrpiqej qė nė Komitetin Kombėtar "Shqipnia e Lirė" tė pėrfshiheshin tė gjithė viset shqiptare dhe Kosova. Pėr mė tepėr, studiuesi Idriz Lamaj vlerėson, "Megjithėse nuk kishte asnjė lidhje me inteligjencėn angleze, ai ndikoi drejtasi qė ēėshtja e Shqipėrisė etnike tė mos ndahej prej problemit tė shtetit tė cunguar shqiptar". U zgjodh kryetar i Kuvendit tė Aleksandrisė, nė kohėn kur Mbreti Zogu I, ftoi tė gjithė pėrfaqėsuesit e partive shqiptare nė diasporė. Ing.Deva, ndikoi fuqishėm nė krijimin e bazave tė rezistencės, nė malet e Shqipėrisė Veriore, ku u krijuan shumė qendra radiofonike 1944-1953, kundėr regjimit komunist. Njė vit mė pas futet nė punė, pranė njė zyre polake pėr refugjatėt, duke ndihmuar shqiptarėt tė shkojnė drejt SHBA, Kanadasė, Australi, etj., mbasi kishin mbetur prej kohėsh nė kampet e emigracionit nė Itali e Greqi. Nacionalisti gjendet nė Australi, ku themelon Organizatėn "Bashkimin e Shqiptarėve nė Australi". Miku i tij i ngushtė Xhelal Mitrovica, i jep jetė gazetės kuptimplote "Vatra Shqiptare". Njė udhėtim tjetėr tė gjatė, Deva fillon nė vitin 1956 nė drejtim tė SHBA. Asokohe nė vendin e lirive dhe kryeqendrėn e demokracisė botėrore, kishin mbėrritur shumė emigrantė politikė nga Kosova, Shqipėria dhe trojet etnike shqiptare. Si gjithnjė, ai mbajti tė ndezuar nė zemėr ndjenjėn nacionale, finikėrinė dhe traditėn e pasur shqiptare, forcėn e karakterit tė burrėrisė dhe pėrsonalitetin e vet, tė respektuar e nderuar me mirėnjohje nga tė gjithė bashkėpatriotėt. Punoi me ndershmėri ēdo lloj pune nė New York, Boston. Nuk i pėlqente tė ishte parazit nė kurriz tė tjerėve. Mė 1960 shkoi nė Kaliforni, nė krahinėn malore Calavera Coubty, ku qendroi pranė njė miku amerikan. Si njė punėtor i thjeshtė, u punėsua nė njė stabiliment sharrash dhe lėndėsh drusore, duke pėrsėritur tė njėjtėn punė pas dy dekadash, ēka i kujtonte sharrtarėt nė luginėn e Ibrit nė Kosovė. Si njė nėpunės zyre, punoi deri sa doli nė pension nė vitin 1972 nė Universitetin e Stanfordit nė qytetin Palo Alto tė Kalifornisė. Duke qenė i dashur dhe i respektuar nga tė gjithė e zgjeroi shumė rrethin e miqve dhe shokėve, tė cilėt do tė lozin njė rol tė rėndėsishėm nė pėrsonalitetin e tij, duke u bėrė shumė i njohur nė universitet. Kėsisoj, sė bashku me mergatėn shqiptare tė SHBA, ing.Xhafer Deva do tė bashkėpunonte dhe do tė pranonte pėr hir tė nacionalizmnit detyrėn e Kryetarit tė Lidhjes II tė Prizrenit, qė do tė themelohet nė SHBA nė vitin 1962. Njė ndėr miqtė bashkėkohės, studiuesi e publicisti Idriz Lamaj shkruan me respekt, se: "Mėrgata etnike e ndjeu vetėn tė entuziazmuar pėrsėri si nė kohėn e qėndresės, kur luftuan me jetėn e vdekjen pėr tė mbetur bashkė me Shqipėrinė. Me sakrifica pėrsonale, Xhafer Deva shkon nė New York herė mbas here dhe riorganizon Lidhjen e Prizrenit nė Mėrgim, e cila mbėshtetej nė tė kaluarėn e vet historike dhe nė parimet e larta kombėtare tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit nė atdhe. Organizatės sė ringjallur nė New York, Deva i dha formėn moderne tė kohės, duke krijuar pėrfaqėsimet, zyrėn e shtypit dhe atė tė kontabilitetit.
    Megjithėse kjo Organizatė nuk kishte thirrė ende Kongresin e saj tė parė, shtypi i Tiranės dhe i Beogradit filluan fushatėn e propagandės sė tyre kundėr pėrsonit tė Xhafer Devės. Nga seria e artikujve tė botuar nė "Veēernje Novosti" tė Beogradit dhe "Zėri i Popullit" me titull "Xhafer Deva nė lėvizje", shihet qartė, se ata nuk kishin harruar, se cili ishte Deva kur vihej nė lėvizje." (Fq.13).
    Pas njė jetė tė tėrė kushtuar atdheut dhe bashkimit tė trojeve etnike shqiptare, pas shumė udhėtimeve me karakter nacional, pranė bashkėatdhetarėve tė shpėrndarė nėpėr botė, pas njė jete tė pėrmallshme pėr vendlindjen e dashur, i zhuritur me mallin pėr tokėn ku lindi dhe u mėkua me ndjėnjėn fisnike tė atdhedashurisė vdiq ing.Xhafer Deva, duke lėnė trashėgim pėr bashkėatdhetarėt dhe emigrantėt nėpėr botė testamentin e vetėm tė Shqipnisė etnike. Pikėrisht nė pragun e 100 vjetorit tė ditėlindjes sė "Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit" 1878, mė 25 maj 1978 mbylli sytė, njė ndėr udhėheqėsit e flaktė tė nacionalizmit ing.Deva. Sot hap pas hapi, po ndriēohet kontributi i madh nga studiuesit e rinj tė diasporė e trojet etnike shqiptare, tė mbėshtetur kryesisht nė arkiva, kujtime tė bashkėkohėsve. I rėndėsishėm mbetet arkivi i pasur i letėrkėmbimeve, qė ing.Xhafer Deva kishte pasur, me pėrsonalitete tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė mėrgim. Kur te botohen letėrkėmbimet qė ka pasur me pėrsonalitetet e huaja, do te zbardhin shumė aspekte tė errėsuar nga historiografia komuniste...

    -- marrė nga gazeta "Illyria"

  3. #3
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Jo vetem per Deven,por edhe per shume te tjere historia do te duhet te shkruhet nga e para.Gje qe me duket e pamundur edhe per disa dekada te tjera,per vete faktin se akoma Shqiperia drejtohet nga Ramizi me Nexhmijen,nga djemte e Et'hemit dhe Xhelilit,nga psikopate pa pike morali dhe nderi si Edi Ramos,nga pseudo akademike e profesore si Mejdani,nga nostalgjike si Milo dhe Meta.

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Para disa kohesh, me ra ne dore nje liber ne anglisht i nje hebreu shqiptar qe kishte shpetuar nga nazistet ne Shqiperi, ku tregonte gjithe historine e tyre ne Shqiperi gjate luftes se dyte boterore. Xhafer Deva sic dihet ishte minister i brendshem i qeverise kuislinge ne Tirane. Sic e pershkruan hebreu, kishte pasur shume frike qe Xhafer Deva si minister i brendshem qe ishte, do i dorezonte hebrenjte te trupat gjermane per pushkatim, sic kishin bere gjithe tjeret ne vendet tjera te okupuara nga gjermanet. E pershkruan friken qe kishin pasur para takimit me te dhe pastaj premtimin dhe mbrojtjen qe Deva ju kishte bere, dhe qe sipas tij dhe rrethanave te asaj kohe, Deva ishte me meritori per shpetimin e jeterave te tyre. Pershkruan edhe deklaraten e Deves qe ju kishte bere gjermaneve: "Hebrenjte shqiptare jane qytetare shqiptare te pafajshem dhe te ndershem dhe nuk guxon ti prek askush perderisa jemi ne ne qeveri" Keshtu disi kishte qene deklarata e tij ne ate kohe.

    Komunistet shqiptare nuk kane pasur kurrfare vlere kombetare, bile perkundrazi jane gjithe antivlera, tradhtare, dhe e keqja me e madhe e kombit ndoshta edhe pergjate gjithe historise sone kombetare.

    Xhafer Deva duhet te shpallet hero i kombit si nga presidenti Alfred Moisiu ashtu edhe nga Fatmir Sejdiu, jo se ka qene minister i brendshem, por per kontributin e tij ne Lidhjen e Dyte te Prizrenit, per shpetimin e hebrenjeve nga c'gje edhe sot jemi duke perfituar me marredheniet e shkelqyera shqiptaro-izraelite dhe perkrahja e vazhdueshme e lobit izraelit ne Amerike per ceshtjet tona kombetare, per kontributin e tij te pashoq ne ceshtjet tona kombetare, per kontributin ne organizimin e diaspores shqiptare ne Amerike e vendet tjera, per kontributin ne nxjerrjen e gazetave shqiptare ne diaspore, etj. etj.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Rexhep Mitrovica e Xhafer Deva

    Rexhep Mitrovica e Xhafer Deva
    Postuar: 3:08 / 15.03.2011


    Nexhmedin Spahiu

    Jo qė vetėm nuk duhet qė emėrtimet ‘Rexhep Mitrovica’ e ‘Xhafer Deva’ tė hiqen nga rrugėt e Prishtinės, por do ta kėshilloja Isa Mustafėn qė rrugėve dhe institucioneve tė reja qė do tė krijohen nė Prishtinė t’u jep emrat e kolosėve tė mendimit shqiptar tė etiketuar e tė persekutuar nė kohėn e komunizmit.

    Krimet e nazizmit, komunizmit dhe tė luftės sė fundit

    Kur deputeti Nait Hasani doli me propozim-idenė pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit mė pat rastisur tė bisedoj me diplomatė tė akredituar nė Prishtinė, qė e kundėrshtonin Nait Hasanin. Nė pyetjen time se ēka ka tė keqe nga dėnimi i krimeve tė komunizmit, njėri prej tyre m’u pat pėrgjigjur: krimet e disa nga bashkėluftėtarėt e Naitit (aludimi ishte pėr krimet gjatė dhe pas luftės sė fundit) janė mė tė freskėta dhe nga ato duhet filluar. Propozim-ideja e Nait Hasanit nuk u pėrfill, jo vetėm se ai e teproi me pėrfshirjen e emrave qė s’kishin aspak faj pėr ardhjen e komunizmit nė Kosovė, sepse disa prej tyre ishin lindur pas ardhjes sė komunizmit, por edhe pse Kosova kishte tjera prioritete. Mirėpo, ēfarė ndodhi kėtyre ditėve? Disa dhjetėra bijė e nipėr komunistėsh nisėn njė peticion pėr heqjen e emėrtimeve ‘Rexhep Mitrovica’ e ‘Xhafer Deva’ nga rrugėt e Prishtinės. Arsyetimi: ishin bashkėpunėtorė tė gjermanėve!.

    Rexhep Mitrovica ishte Kryeministėr i Qeverisė sė Shqipėrisė nė periudhėn 1943/44 ndėrsa Xhafer Deva ishte Ministėr i Brendshėm nė kėtė Qeveri.

    Raporti i ambasadorit amerikan pranė qeverisė sė Greqisė, nė Kairo, nė vitin 1944

    Ēfarė shkruante ambasadori amerikan pranė qeverisė sė Greqisė, nė Kairo, mė 1944 nė raportin me titull: “Gjendja nė Shqipėri”? Ai pėrshkruan pesė grupimet politike shqiptare tė asaj kohe dhe unė kėtu po citoj vetėm njė pjesė ku pėrshkruhen qeveria e atėhershme e Rexhep Mitrovicės dhe partizanėt.

    Ja se ēfarė shkruante ambasadori amerikan pėr Qeverinė e Rexhep Mitrovicės:

    “Qeveria ėshtė e pėrbėrė prej njerėzve, tė cilėt nė tė kaluarėn gėzonin respekt nė Vend dhe disa prej tyre llogariten si njerėzit mė tė mirė qė dolėn nga gjiri i Shqipėrisė. Shumica prej tyre nuk njihen si progjermanė tė ndezur e as si fashistė politikė Disa me tė vėrtetė ishin miq tė Anglisė dhe Amerikės. Nuk gabohet nėse thuhet se ata ishin kundėr dominimit italian. Aq sa ndershmėria personale mund ta kapė, ata janė njerėzit me kualitetet mė tė larta prej gjithė atyre qeverive qė Shqipėria ka pasur ndonjėherė. Sidoqoftė, kėta njerėz e pranuan sundimin gjerman dhe qėndruan nė anėn e Gjermanisė. Arsyeja ndoshta ishte se ata me sinqeritet e pėrcjellin politikėn e Chamberlainit. Ata pėrpiqen me ēdo forcė pėr tė mbetur neutral. Shpresojnė pėr ta bashkuar mbarė kombin shqiptar si nė Shqipėri, ashtu edhe nė Jugosllavi, nė njė pjesė kompakte, qė do tė mund tė miratohej prej ngadhėnjimtarėve kushdo qė do tė mund tė ishin ata (gjermanėt, apo aleatėt) (...)”.

    Ja se ēfarė shkruante ambasadori amerikan pėr partizanėt:

    “Partizanėt janė grupi mė dinamik nė Vend. Ata kryesisht gjenden nė Shqipėrinė Jugore. (...) Qėllimi kryesor i partizanėve ėshtė pėr ta sunduar Shqipėrinė politikisht dhe nė ēdo mėnyrė tjetėr. Veprimtaria e tyre kryesore po vazhdohet nė luftėn civile. Programi i tyre fisnik dhe joshės ėshtė pėrgjithėsisht i pashpresė. (...) Partizanėt janė luftėtarėt mė tė mirė, qė dolėn prej gjirit tė Vendit (pėrkundėr mendimit tė pėrgjithshėm, shumica e shqiptarėve nuk janė aq luftėtarė tė mirė). Nė tė vėrtetė, partizanėt nuk bėnė ndonjė gjė tė dukshme kundėr gjermanėve, pėrveē se vranė shqiptarė tė tjerė. (...) Nė marrėdhėnie ndėrkombėtare, ata i pėrngjajnė shumicės sė fanatikėve tė pėrcaktuar pėr tė hipur nė pushtet. Ashtu si ustashi Paveliq (kryeministri i qeverisė kuislinge kroate, 1941-1945, vėrejtja N.S.), hoqi dorė prej Dalmacisė, ashtu si Lenini hoqi dorė prej Rusisė Perėndimore, po ashtu edhe partizanėt shqiptarė janė tė gatshėm ta lėshojnė Kosovėn, vetėm e vetėm pėr ta marrė pushtetin. (...)”.

    Vendet ku jetuan pas luftės Rexhep Mitrovica e Xhafer Deva

    Pas Luftės sė Dytė Botėrore Rexhep Mitrovica (i lindur nė Mitrovicė me 1887) jetoi deri mė 1967 nė Stamboll (Turqi), kurse Xhafer Deva (i lindur mė 1905 nė Mitrovicė) jetoi nė Palo Alto (SHBA) deri mė 1979, ndėrsa deri nė pension punoi nė Universitetin e Stenfordit.

    Nė Shqipėrinė dhe Jugosllavinė komuniste Xhafer Deva u konsiderua tradhtar i popullit e kriminel, por shteti mė demokratik nė botė (SHBA) i kishte dhėnė strehim politik ing.Xhafer Devės. Strehimi i ishte dhėnė nė saje tė kėrkesės sė komunitetit hebre tė Amerikės, i cili nė shenjė mirėnjohje po i kthente tė mirėn ish-Ministrit tė Brendshėm tė Shqipėrisė.
    Xhefer Deva si Ministėr i Brendshėm i kishte kursyer nėn hundėt e gjermanėve jo vetėm hebrenjtė e Shqipėrisė, por edhe ata tė ikurit nga Jugosllavia nė Shqipėri.

    Cilat ishin mėkatet e Rexhep Mitrovicės e Xhafer Devės? Ishin tė vetėdijshėm pėr rrezikun nga komunistėt?!

    Gjatė kohės sa jetoja nė Tiranė, 15 vite mė parė, bisedoja shpesh me ish-tė burgosur politikė. Nė fakt, gjithė Shqipėria e asaj kohe ishte pėrplot ish tė burgosur politikė. Tė gjithė ata flisnin zi e mė zi pėr Enver Hoxhėn, por pėr ata ish tė burgosur qė dikur kishin qenė partizanė, e keqja e Enver Hoxhės pėrfundonte mė 1945. Para kėtij viti pėr ta ishte shoku Enver qė luftoi armiqtė e popullit. Kur pėrmendej emri i Xhafer Devės ata tėrboheshin fare duke thėnė se ka qenė armik, tradhtar e kriminel.

    Njė ditė mora njė libėr dhe u lexova njė faqe prej tij. I pyeta: a e dini kush e ka shkruar kėtė? Zonja Liri Belishova, dikur anėtare e Byrosė Politike, e mė vonė e burgosur dhe e internuar, u pėrgjigj: kėtė sigurisht e ka shkruar dikush nga shokėt tanė qė ka vuajtur tmerret e Enver Hoxhės.

    Atėherė tregova se pjesa qė u lexova ishte pjesė nga artikulli i Xhafer Devės i shkruar mė 1942. Aq mirė e kishte pėrshkruar Xhafer Deva situatėn nė tė cilėn do tė ndodhej Shqipėria nė rast se do tė vinin nė pushtet komunistėt saqė asgjė nuk dallonte nga ajo qė vėrtetė ndodhi mė pas. More po ky nuk paska qenė armik, por ne paskemi qenė budallenj qė bėnim plane ta vrisnim kėtė njeri dhe sollėm nė pushtet tė zezėn tonė - brofi njėri nga ish partizanėt.

    Kjo bėri qė disave t’u turbullohet fare, por disave edhe t’u kthjellet mendja. Njėri nga kėta tha se kriminelet kemi qenė vetė ne komunistėt kur vrisnim njerėz tė pafajshėm vetėm pse ishin tė pasur apo pse kishin funksione shtetėrore. Njėri nga ish partizanėt pėrmendi rastin e atentatit nga dy tė rinj komunistė kosovarė ndaj Ilaz Agushit (atdhetar nga Prishtina, nė shtėpinė e tė cilit tani ėshtė vendosur RTK) atėherė Nėn-Kryetar i Parlamentit tė Shqipėrisė. Njėri prej kėtyre atentatorėve ėshtė gjysh i njėrit prej nėnshkruesve tė peticionit aktual kundėr emėrtimeve Rexhep Mitrovica e Xhafer Deva.

    Shtrohet pyetja se ata qė kanė shkruar peticion kundėr Rexhep Mitrovicės e Xhafer Devės a kanė lexuar ndonjė gjė nga kėta njerėz tė mėdhenj tė historisė sonė apo vetėm kanė dėgjuar tregimet e etėrve dhe gjyshėrve tė tyre tė marrosur me ide komuniste se Rexhep Mitrovica e Xhafer Deva paskėshin qenė bashkėpunėtorė tė gjermanėve?

    Nėse ndokush nga nacionalistėt shqiptarė tė Luftės sė Dytė Botėrore do tė ketė bėrė krime, kėto krime janė minore karshi krimeve tė komunistėve shqiptarė, krime kėto qė jo vetėm janė mė tė mėdha, por janė edhe mė tė freskėta.

    Nga 25 kolosėt e mendimit politik shqiptar (Vaso Pasha, Sami Frashėri, Gjergj Fishta, Faik Konica, Fan Noli, Mit’hat Frashėri, Mehdi Frashėri, Eqrem bej Vlora, Branko Merxhani, Anton Harapi, Vangjel Koēa, Tajar Zavalani, Rexhep Mitrovica, Xhafer Deva, Zef Valentini, Stavro Skendi, Ismet Toto, Safet Butka, Nebil Ēika, Sejfullah Malėshova, Zef Mala, Arshi Pipa, Ernest Koliqi, Krist Maloki e Gjon Shllaku) pėr mėse 50 vite me radhė 22 prej tyre kanė qenė tė ndaluar tėrėsisht kurse tre prej tyre (Vaso Pashės, Sami Frashėrit e Fan Nolit) veprat u janė botuar vetėm pjesėrisht. Po tė lexosh librin e Samiut, tė botuar nė kohėn e komunizmit, shėnimet sqaruese tė redaktorėve poshtė faqeve tė librit janė aq tė neveritshme sa e kupton se si janė debilizuar gjenerata tė tėra shqiptarėsh sa qė tė bėn tė kuptosh se ka qenė krim mė i vogėl ndalimi i tėrėsishėm i Gjergj Fishtės se sa botimi i tillė i cunguar i Sami Frashrit.

    Jo qė vetėm nuk ėshtė e rrugės qė emėrtimet ‘Rexhep Mitrovica’ e ‘Xhafer Deva’ tė hiqen nga rrugėt e Prishtinės, por do ta kėshilloja Isa Mustafėn qė rrugėve dhe institucioneve tė reja qė do tė krijohen nė Prishtinė t’u jep emrat e kolosėve tė mendimit shqiptar tė etiketuar e tė persekutuar nė kohėn e komunizmit. Ndėr kėta kolosė sigurisht bėjnė pjesė edhe Rexhep Mitrovica e Xhafer Deva.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Xhaferi ishte biri i Ibrahim Devės, njė tregtar i njohur nga Mitrovica. Origjina e mirėfilltė e kėsaj familje ėshtė nga qyteti i vjetėr i Gjakovės. Xhaferi ėshtė shkolluar nė gjuhėt: shqipe, serbisht, turqisht, gjermanisht dhe anglisht. Gjuhėn angleze e ka mėsuar nė Stamboll, nė shkollėn e quajtur " Robert Colleg" tė Turqisė. Pėrveē gjuhėve, qė pėrmendem mė lart, Xhaferi zotėronte edhe gjuhėn italiane, duke lexuar nė origjinal shumė kryevepra tė autorėve latinė. Ai, gjatė viteve 1941-1943, kishte fituar besimin e Guvernatorit gjerman me qendėr nė Beograd dhe nė vjeshtėn e parė tė vjetit 1943, kur italianėt lėshuan armėt e luftės dhe iu dorėzuan armiqėve, atėherė ushtria gjermane vrapoi pėr arsye strategjike pėr tė dalė nė bregdetin e Shqipėrisė. Kėsaj here, Guvernatori nė fjalė, e dėrgoi Xhaferin nė Tiranė, ku zuri vendin e Ministrit tė Brendshėm. Me tė drejtė, vlerėson studiuesi e publicisti Idriz Lamaj, se ing,Xhefer Deva ishte njė "burrė i shtetit shqiptar etnik, qė nė emėr tė atij populli luajti rolin mė vendimtar nė "Kohėn e Shqipnisė", padyshim ėshtė Xhafer Deva". (Shih, Lamaj, Idriz, "Xhafer Deva nė dritėn e letrave tė veta dhe zbulesa tė tjera tė mėrgatės", New York 2002, fq.6). Ai, pėrfaqėsonte grupin kosovar nė mėrgim, tė cilėt e lėshuan Prizrenin nė mes tė nėntorit 1944. Para largimit, u bė dorėzimi i zyrės qendrore tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit. Pėr sa kohė qė ata qendruan nė Kosovė, ing.Deva me shokėt e tij, kishin qeverisur, drejtuar administratėn e Kosovės, pėrmes zjarrit tė luftės. Kryetari Deva, me ndershmėrinė qė e karakterizonte, bėri dorėzimin e tė gjithė mjeteve financiare tė buxhetit tė shtetit (thesarit), nė mėnyrė korrekte e transparente, duke shprehur edhe njė herė moralin e lartė tė njė njeriu fisnik, qė asnjėherė nuk tundohej nga pushteti administrativ dhe pushteti i fuqishėm i parasė. Shpesh, figura e ing.Xhafer Devės ėshtė keqpėrdorur nė disa drejtime, por, ne po shpiegojmė shkurt, aspektin human tė tij. Nė njė dorėshkrim, qė kemi mundur tė gjejmė nė disa arkiva private, qė disponon Lidhja e Prizrenit nė New York, mėsojmė mbi aktivitetin e ing.Xhafer Devės, e cila ėshtė e ndarė nė disa pika. Dorėshrimi nuk ka autorėsi dhe ėshtė realizuar me makinė tė vjetėr shkrimi, qė krijon mundėsinė e leximit dhe kuptimit tė saktė tė ēdo fjale. Nė dorėshkrim, Deva nė veprimtarinė e tij kritikohet, se ėshtė treguar tolerant ndaj komunistėve. Nė mėnyrė qė lexuesit shqiptarė, tė krijojė njė ide mė tė saktė, po e citojmė faktoshkrimin mbi biografinė e ing. Xhafer Devės dhe veprimtarinė e tij si Ministėr i Brendshėm nė mėnyrė autentike : "S’pari, nė vend qė t’a shpėrndante tokėn e t’i kapte edhe ata komunistė qė inshin mbetun tė pa-kapun nė kohėn e Italis nga ana e policis shqiptare, aj (ėshtė fjla per ing.Deven, shėnimi yne T.M&K.K) hapi portat e burgut nė Tiranė, tue i lirue gjith ata komunistat e rrezikėshem, tė cilėt nė vend qė tė shkojnė nepėr shpijat e tyne, ata dulne nė mal, ku u furnizuen me arme dhe filluen akcjonet e tyne nė tė gjitha anėt tue vra kundershtarėt e tyne. Kėshtu jeta, malli, pasunija e popullit urtė u ba e pa-sigureme nga ana e qeveris."
    Nė fillim tė dhjetorit 1944, grupi kosovar i pėrbėrė nga ing.Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica, Tahir Zajmi, Rexhep Krasniqi, Xhelal Mitrovica pėrshkoi udhėn nėpėr malet slloveno-austriake (Alpet e Europės), duke mbėrritur pas njė rruge tė mundimshme nė shtėpinė e njė miku tė Devės. Mė pas, ata sė bashku mbėrritėn nė Austri, duke pasur kujdes, qė mos bien nė sy tė komunistėve rusė, qė si barbarė sulmonin e shkatėrronin gjithēka. Ata, pasi u stabilizuan falė ndihmės bujare tė Devės, ranė nė kontakt me grupet e nacionalistėve refugjatėve shqiptarė. Edhe atyre, ing. Xhafer Deva u siguroi strehė, ushqim dhe nevoja tė tjera tė domosdoshme pėr njė kohė tė mirė. Nga letrat e botuara, pėr herė tė parė pas disa dekadave, nga studiuesi i kujdeshėm shqiptaro-amerikanė Idriz Lamaj, mėsojmė se "nė mėnyrė tė veēantė, Xhafer Deva u kujdes pėr Rexhep Mitrovicėn shėndetlig, tė cilit, me anė miqėsh pėrsonale i siguroi strehim nė njė senatorium, nė njė rreth tė qytetit Feldkirch afėr kufirit mė Zvicėr. Nė fund tė vitit 1945 e deri nė fillim tė vitit 1947, Deva u tėrhoq tė disa miq tė vet nė Austrinė perėndimore, prej ku ndejti nė lidhje tė vazhdueshme me shokėt e Grupit Kosovar dhe u pėrpoq tė marrė lajme dhe tė krijojė ndėrlidhje me qendresėn antikomuniste nė Kosovė, Mal tė Zi e Maqedoni, ku mijėra e mijėra shqiptarė kishin pėrfunduar nėn breshėrinė e skuadrave tė pushkatimit dhe ndėr burgje. Lajmi i shuarjes sė kryengritjes sė Drenicės, nėn udhėheqjen e Shaban Polluzhės, Mehmet Gradicės dhe Ymer Berishės, ndjekur me vetėmohim nga masa popullore e atij rrethi, la nė fushėn e luftės mėse 5000 vetė dhe shkrirja nė zjarr e 44 katundeve, e tronditi sė tepėrmi Grupin Kosovar. Shpresa dhe premtimi, se aleatėt mund tė zbrisnin nė Ballkan, po tė kishte kryengritje tė tilla tė qendresės sė organizuar nacionaliste nė vende nevralgjike si nė Kosovė, filloi tė venitet, pėr tė mos thėnė se u shua..." (fq.8)
    Ing.Deva, asnjėherė nuk u step dhe nuk tregoi shenja pesimizmi nė situatėn e re tė zezė, tė krijuar nė Ballkan dhe vendlindjen e tij. Mė 1947, ai gjendet nė Itali, ku takohet me Tahir Zajmin, Ali Dragėn, Xhelal Mitrovicėn. Asokohe, tėrhoqi nga Austria Rexhep Krasniqin e Rexhep Mitrovicėn, tė pėrmirėsuar nga shėndeti. Gjeografia e lėvizjeve tė tij nė shtete zgjerohet. Ai duke shfrytėzuar miqėsinė, qė kishte me njė diplomat turk (me origjinė prizrenas), i siguroi Rexhep Mitrovicės njė vizė, pėr tė shkuar nė Turqi. 4 nga 5 antarėt e grupit kosovar, shkuan nė Damask (Siri) nė fund tė vitit 1947. Kėtu filloi njė aktivitet politik, sikurse botimi i gazetės "Bashkimi i Kombit" nė vitin 1948, si zėdhėnse e parė e nacionalizmit shqiptar, pas Luftės II Botėrore. Kėtu mundi tė tubojė rreth vetės shumė bashkėatdhetarė e patriotė, qė kishin emigruar prej kohėsh.
    Ai ishte pėrfaqėsuesi mė i lartė nė bisedimet politike tė mėrgatės, pėr mbrojtjen e jashtme tė kryengritėsve antikomunistė. I madh ėshtė aktiviteti i tij nė vitet 1948-1949, ku pėrpiqej qė nė Komitetin Kombėtar "Shqipnia e Lirė" tė pėrfshiheshin tė gjithė viset shqiptare dhe Kosova. Pėr mė tepėr, studiuesi Idriz Lamaj vlerėson, "Megjithėse nuk kishte asnjė lidhje me inteligjencėn angleze, ai ndikoi drejtasi qė ēėshtja e Shqipėrisė etnike tė mos ndahej prej problemit tė shtetit tė cunguar shqiptar". U zgjodh kryetar i Kuvendit tė Aleksandrisė, nė kohėn kur Mbreti Zogu I, ftoi tė gjithė pėrfaqėsuesit e partive shqiptare nė diasporė. Ing.Deva, ndikoi fuqishėm nė krijimin e bazave tė rezistencės, nė malet e Shqipėrisė Veriore, ku u krijuan shumė qendra radiofonike 1944-1953, kundėr regjimit komunist. Njė vit mė pas futet nė punė, pranė njė zyre polake pėr refugjatėt, duke ndihmuar shqiptarėt tė shkojnė drejt SHBA, Kanadasė, Australi, etj., mbasi kishin mbetur prej kohėsh nė kampet e emigracionit nė Itali e Greqi. Nacionalisti gjendet nė Australi, ku themelon Organizatėn "Bashkimin e Shqiptarėve nė Australi". Miku i tij i ngushtė Xhelal Mitrovica, i jep jetė gazetės kuptimplote "Vatra Shqiptare". Njė udhėtim tjetėr tė gjatė, Deva fillon nė vitin 1956 nė drejtim tė SHBA. Asokohe nė vendin e lirive dhe kryeqendrėn e demokracisė botėrore, kishin mbėrritur shumė emigrantė politikė nga Kosova, Shqipėria dhe trojet etnike shqiptare. Si gjithnjė, ai mbajti tė ndezuar nė zemėr ndjenjėn nacionale, finikėrinė dhe traditėn e pasur shqiptare, forcėn e karakterit tė burrėrisė dhe pėrsonalitetin e vet, tė respektuar e nderuar me mirėnjohje nga tė gjithė bashkėpatriotėt. Punoi me ndershmėri ēdo lloj pune nė New York, Boston. Nuk i pėlqente tė ishte parazit nė kurriz tė tjerėve. Mė 1960 shkoi nė Kaliforni, nė krahinėn malore Calavera Coubty, ku qendroi pranė njė miku amerikan. Si njė punėtor i thjeshtė, u punėsua nė njė stabiliment sharrash dhe lėndėsh drusore, duke pėrsėritur tė njėjtėn punė pas dy dekadash, ēka i kujtonte sharrtarėt nė luginėn e Ibrit nė Kosovė. Si njė nėpunės zyre, punoi deri sa doli nė pension nė vitin 1972 nė Universitetin e Stanfordit nė qytetin Palo Alto tė Kalifornisė. Duke qenė i dashur dhe i respektuar nga tė gjithė e zgjeroi shumė rrethin e miqve dhe shokėve, tė cilėt do tė lozin njė rol tė rėndėsishėm nė pėrsonalitetin e tij, duke u bėrė shumė i njohur nė universitet. Kėsisoj, sė bashku me mergatėn shqiptare tė SHBA, ing.Xhafer Deva do tė bashkėpunonte dhe do tė pranonte pėr hir tė nacionalizmnit detyrėn e Kryetarit tė Lidhjes II tė Prizrenit, qė do tė themelohet nė SHBA nė vitin 1962. Njė ndėr miqtė bashkėkohės, studiuesi e publicisti Idriz Lamaj shkruan me respekt, se: "Mėrgata etnike e ndjeu vetėn tė entuziazmuar pėrsėri si nė kohėn e qėndresės, kur luftuan me jetėn e vdekjen pėr tė mbetur bashkė me Shqipėrinė. Me sakrifica pėrsonale, Xhafer Deva shkon nė New York herė mbas here dhe riorganizon Lidhjen e Prizrenit nė Mėrgim, e cila mbėshtetej nė tė kaluarėn e vet historike dhe nė parimet e larta kombėtare tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit nė atdhe. Organizatės sė ringjallur nė New York, Deva i dha formėn moderne tė kohės, duke krijuar pėrfaqėsimet, zyrėn e shtypit dhe atė tė kontabilitetit.
    Megjithėse kjo Organizatė nuk kishte thirrė ende Kongresin e saj tė parė, shtypi i Tiranės dhe i Beogradit filluan fushatėn e propagandės sė tyre kundėr pėrsonit tė Xhafer Devės. Nga seria e artikujve tė botuar nė "Veēernje Novosti" tė Beogradit dhe "Zėri i Popullit" me titull "Xhafer Deva nė lėvizje", shihet qartė, se ata nuk kishin harruar, se cili ishte Deva kur vihej nė lėvizje." (Fq.13).
    Pas njė jetė tė tėrė kushtuar atdheut dhe bashkimit tė trojeve etnike shqiptare, pas shumė udhėtimeve me karakter nacional, pranė bashkėatdhetarėve tė shpėrndarė nėpėr botė, pas njė jete tė pėrmallshme pėr vendlindjen e dashur, i zhuritur me mallin pėr tokėn ku lindi dhe u mėkua me ndjėnjėn fisnike tė atdhedashurisė vdiq ing.Xhafer Deva, duke lėnė trashėgim pėr bashkėatdhetarėt dhe emigrantėt nėpėr botė testamentin e vetėm tė Shqipnisė etnike. Pikėrisht nė pragun e 100 vjetorit tė ditėlindjes sė "Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit" 1878, mė 25 maj 1978 mbylli sytė, njė ndėr udhėheqėsit e flaktė tė nacionalizmit ing.Deva. Sot hap pas hapi, po ndriēohet kontributi i madh nga studiuesit e rinj tė diasporė e trojet etnike shqiptare, tė mbėshtetur kryesisht nė arkiva, kujtime tė bashkėkohėsve. I rėndėsishėm mbetet arkivi i pasur i letėrkėmbimeve, qė ing.Xhafer Deva kishte pasur, me pėrsonalitete tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė mėrgim. Kur te botohen letėrkėmbimet qė ka pasur me pėrsonalitetet e huaja, do te zbardhin shumė aspekte tė errėsuar nga historiografia komuniste...

    -- marrė nga gazeta "Illyria"
    Me intereson ta dij nese eshte evertet qe sekretar dhe trup roj i xhaferit nja koh ka qen Tafil Shala nga kopiliqi,nese ke lexu diq per kete njeri

  7. #7

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Intelektualet Antikomunist 1945-1990
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 00:17
  3. Mbi 4 Shkurtin
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2004, 09:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •