Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 35 prej 35
  1. #21
    DIDO_RDH
    Anėtarėsuar
    07-03-2004
    Vendndodhja
    Toronto
    Mosha
    32
    Postime
    70
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Quhet tongue scraper

    Citim Postuar mė parė nga ERGYS07 Lexo Postimin
    e si mund ta pastrojme gjuhen....na i shpjegoni pak me mire dhe me lehte..
    Me sa mbaj mend une ne shqiperi nuk ka patur ne treg ne ate kohe
    nuk di nqs lejohet te vesh foto ketu por po te jap nje link ku mund ta shikosh se si eshte . kushton sa nje furce dhembesh buk eshte teknologji e fundit vetem qe nuk njihet me sa duket ne shqiperi ashtu si nuk njohej floss
    per ta perdorur normalisht shkumoje gojen me paste dhemesh dhe me furce normale pastaj thuaj AAAAAAAAAAAAAA THE FUT PASTRUESIN E GJUHES QE KA CA DHEMBEZA PLASTIKE SI PUNE KREHERI DHE KRUAJE GJUHEN ME TE MUNDOHU QE SHKUMA E PASTES TE JETE MBIGJUHE GJATE KOHES QE E PERDOR.
    GJUHA E ATYRE QE KAN PROBLEME ME EREN POR EDHE ATYRE QE PIJNE DUHAN
    DO TE KETE NJE SHTRESE NE PJESEN E SIPERME VIZIBLE TE GJUHES NJE SHTRESE TE BARDHE OSE NJE SHTRESE TE VERDHE QE ME FURCEN NORMALE NUK HIQET KOLLAJ PRANDAJ PERDORET EDHE KJO FURCE SPECIALE TA QUAJME SEPSE HEQ ME MIRE ATE SHTRESE.
    MUNDOHU TE SHKOSH SA ME LARG QE TE PASTROSH SA ME SHUME MEGJITHSE ESHTE E PAMUNDUR TE HEQESH TE GJITHEN SEPSE PO TE SHKOSH ME TUTJE DO TE KESH
    GAG REFLEX OSE SHQIP DO SHKAKTOSH REFLEKSIN E TE VJELLIT .
    http://www.breathrx.com/about/images/img_figs1-4_scraping.gif
    http://www.breathrx.com/about/images...4_scraping.gif
    KJO NDODH NE GJUHE
    http://216.251.250.100/dbimages/mast...tal_tongue.jpg

    DHE KJO ESHTE FURCA SPECIALE PER GJUHEN

    SHPRESOJ TE TE NDIHMOJ KY INFORMACION
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tr|BaL : 25-05-2008 mė 04:03
    DentalCategories

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anėtarėsuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    941
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga lone_star Lexo Postimin
    Shumica e njerezve qe i mban ere goja kane dhembe te prishur, nga pervoja ime vete e kam fjalen, nga vete une po edhe nga te njohur te mij. Zakonisht nuk ka dhimbje ne dhembe po era prape ekziston. Edhe kesaj ere nuk i behet derman me asgje,bej higjene sa te duash, duhet te shkosh te dentisti, qe te pakten ketu ne SHBA nese nuk ke insurance eshte shume shume shtrenjte. Me te pakta jane rastet kur ka ndonje problem me organin tretes (haletosis?? me duket se e ka emrin semundja) po per keto mesa di une kurimi eshte i lehte, kam pare shume reklama per ilace ne TV po qe fatkeqesisht s'i mbaj mend emrat. Sidoqofte era e gojes per mendimin tim eshte problem shume serioz dhe ja vlen te harxhosh para, po te behet nje liste me gjerat me turn off si per meshkujt dhe per femrat besoj se kjo do vinte ne rradhe te pare...
    Po e vertet qe nga dhembet e prisht mban ere te keqe , ne zgavrat e dhembve mund te mbesin thermija qe ato gradulisht treten dhe vije era e keqe , edhe vete personi mund ta vren , por edhe bisedusi qe bisedon live kuptohet hahaaaa se nga interneti jo : p

  3. #23
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Sėmundje tė tjera qė shkaktojnė erėn e keqe tė gojės

    • Halitosa me origjinė extraorale (qė nuk lidhet me gojėn) mendohet se kryesisht shkaktohet nga ajri qė del nga stomaku nėpėrmjet ezofagut nė hapėsirėn e gojės

    gjatė momentit tė reflukseve, apo dhe thjesht gjatė nxjerrjes sė ajrit nga stomaku. Normalisht ezofagu ėshtė i mbyllur nė tė dyja anėt me sfinktera, tė cilėt nuk lejojnė daljen nė hapėsirėn e gojės tė lėngjeve dhe erėrave tė stomakut. Por ka disa patologji tė cilat japin probleme me halitozan si psh. pyloric stenosis dhe infeksionet nga helicobakteri pilori. Gjithashtu mund tė shkaktohen nga sinuzite kronike, infeksionet e shpeshta tė bajameve dhe trupat malinje nė rrugėt e sipėrme tė frymėmarrjes. Nė rastet e bronkiteve, pneumonisė, abseset e mushkėrisė, karcinomat e mushkėrisė shkaktojnė halitosė nga rrugėt e poshtme tė mushkėrisė. Nė disa raste halitozė e ka origjinėn nga veshkat, mėlēia qė janė tė pėrfshira nė sėmundjet sistemike tė organizmit. Por jo vetėm kaq. Diabeti gjithashtu ėshtė njė sėmundje qė shkakton halitosėn, por kjo vlen vetėm pėr ata pacientė tė cilėt nuk e kanė tė kontrolluar mirė nivelin e sheqerit nė gjak. Kėta ankojnė pėr njė erė karakteristike prej uthulle tė ėmbėl, gjė qė shkaktohet nga ketonet nė gjak, tė cilėt e japin erėn nė mushkėri. Kjo e fundit e nxjerr jashtė nėpėrmjet ajrit.

    "Panorama"
    "Carpe Diem"

  4. #24
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Halitosis, “sinjal alarmi” pėr sėmundjet e veshkave dhe mėlēisė

    • Era e keqe e gojės, nė disa raste ėshtė sinjal alarmi pėr praninė e sėmundjeve tė ndryshme tė organizmit.

    AIDA MALAJ

    Megjithatė halitosis nuk ėshtė njė sėmundje e mirėfilltė, shpesh ėshtė njė simptomė e pranisė sė njė sėmundjeje orale, i njė gjendjeje fiziologjike ose njė sėmundjeje sistemike e organizmit. Nė njė intervistė pėr “Panorama”, mjeku stomatolog, Enkelejd Lako, shpjegon se kur duhet tė shqetėsohemi dhe ēfarė mund tė bėhet nė kėto raste:
    Doktor, ēfarė ėshtė sėmundja e halitosit?
    Halitosis ose siē njihet ndryshe “fetor ex oris”, ėshtė pėrshkruar qė nė kohėn e grekėve tė lashtė, dhe pėrshkruan erėn e keqe tė gojės. Megjithatė halitosis nuk ėshtė njė sėmundje e mirėfilltė, por shpesh ėshtė njė simptomė e pranisė sė njė sėmundjeje orale, i njė gjendjeje fiziologjike ose njė sėmundjeje sistemike e organizmit. Vetė era e keqe, shkaktohet nga pėrmbajtja e sulfurit dhe pėrbėrjeve tė tij, nė ajrin qė nxjerrim nga goja. Sulfuri dhe pėrbėrėsit e tjerė sulfurorė, shkaktohen nga purifikimi ose shpėrbashkimi, gjatė tė cilave ēlirohen bakteret anaerobe nė hapėsirėn e gojės ose atė nazale (e hundės). Pėrbėrjet sulfurore mund tė transmetohen nėpėrmjet gjakut nga njė organ i sėmurė si psh: mėlēia cirrotike dhe shkojnė nė mushkėri ku i japin dhe ajrit, erėn karakteristike.
    Ka raste kur era e keqe e gojės, nuk ėshtė sinjal sėmundjeje?
    Nė fakt halitosis ndahet nė grupet e mėposhtme: nė halitosis e vėrtetė, pseudo halitosis dhe nė halitofobia. Era e keqe e gojės mund tė shkaktohet nga disa probleme mjekėsore nė hapėsirėn e gojės dhe nė organizėm. Ndėrsa pseudohalitosis dhe halitofobia janė ato gjendje tė personit ku vetėm ai e ndjen ose ėshtė i persekutuar nga ideja e erės sė keqe tė gojės, megjithėse ajo nuk ekziston klinikisht. Kėto dy raste tė fundit nuk mund tė zgjidhen nga dentisti. Halitosis i vėrtetė mund tė ndahet nė dy nėngrupe: nė atė fiziologjike dhe nė atė patologjike.
    Era e keqe e gojės e pėrkohshme ose momentare, mund tė shkaktohet nga konsumimi i disa produkteve ushqimore si: ushqimet pikante ose pėrdorimi i duhanit dhe kjo ndjehet nė orėt e para tė mėngjesit nga mungesa e salivės ose pėshtymės gjatė orėve tė natės. Ushqimet tė cilat shkaktojnė erėn e keqe tė gojės momentare janė: qepa, hudhra, ushqimet pikante dhe shumė tė kripura. Kjo lloj halitosis konsiderohet fiziologjike dhe mund tė trajtohet shumė lehtė, fal njė higejen tė mirė dentare.
    Doktor, kur halitosis duhet tė na shqetėsojė dhe tregon pėr praninė e ndonjė sėmundjeje?
    Era e vazhdueshme e gojės shkaktohet nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve nga flora mikrobiale qė gjendet nė hapėsirėn e gojės. Goja shėrben si njė rezervuar i mirė dhe si njė depo e kėtyre baktereve. Nė hapėsirėn e gojės janė gjetur mbi 500 specie bakteresh, ku gati 150 prej tyre janė tė pėrhershme nė hapėsirėn e gojės. Megjithatė jo tė gjitha janė shkaktare pėr shfaqjen e erės sė keqe. Halitosis patologjike nuk ikėn pa u larguar shkaktari sepse nė hapėsirėn e gojės pėrveē pėshtymės, kemi dhe derdhje tė sekrecioneve ose substrateve tė tjera qė shfrytėzohen nga bakteret pėr tė ēliruar erėn e keqe. Kėshtu psh., qelizat e nekrotizuara, qelizat e gjakut, eksudatet ose qelbi, sekrecionet nė xhepat gingivar, tė cilat e bėjnė halitosėn patologjike. Falė disa studimeve ėshtė vėnė re se 90 pėr qind e halitosave patologjike, e kanė origjinėn nė kavitetin oral dhe 60 pėr qind e atyre qė vuajnė nga halitosa me origjinė orale era e keqe e ka origjinėn nga gjuha. Halitosa patologjikė ėshtė shoqėruar gjithmonė me higjienė tė ulėt orale, gingivitet ulcerative sėmundje tė mishrave), periodontite, pericoronarite (infeksionet e dhėmballėve tė pjekurisė), xhepat e thatė tė dhėmbėve, cariesi, infeksione kancerogjene tė gojės dhe nga veshja e gjuhės me cipa. Pra nė tė gjitha rastet qė pėrmendėm mė lart, halitosa ėshtė simptomė e kėtyre problemeve, tė cilat mund tė zgjidhen vetėm me ndihmėn e dentistit.
    Nėse shfaqet ky problem, ēfarė mund tė bėhet?
    Kėshilla e parė qė jepet ėshtė njė higjiene orale e rregullt: larje e rregullt e dhėmbėve, pastrim me fije dentare, pastrim i gjuhės me pjesėn e pasme tė furēės dhe shpėlarja e gojės me kloreksidinė. Por mbi tė gjitha rekomandohen vizita periodike te mjeku stomatolog pėr tė parė shėndetin e dhėmbėve nė pėrgjithėsi, dhe qė do tė bėnte tė mundur trajtimin nė kohė tė tė tilla problemeve.

    "Panorama"
    "Carpe Diem"

  5. #25
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Halitosis, era e keqe e gojės

    Njė frymėmarrje e freskėt ju ndihmon tė keni marrėdhėnie tė mira me tė tjerėt. Kėshillat e mėposhtme tė vetkujdesit do t’ju ndihmojnė tė parandaloni njė erė tė keqe te frymės e gojės.

    Pėrmirėsojeni me terapi: Pėrdorni lėngje shpėlarės tė gojės qė pėrmbajnė Timol dhe Eukalipt (Listerine) ose cetylpyridinium (Cepacol).

    Kontrolloni sasinė e squfurit: Zakonisht, pėrdorni njė pastė dhėmbėsh ose njė shpėlarės goje qė pėrmban pėrbėrje zinku ose dioksid chorine (chlorine dioxide) pėr tė ndihmuar shpėrbėrjen e substancave qė pėrmbajnė squfur.

    Kujdesuni pėr higjienėn e gojės. Lani rregullisht gojėn, po ashtu pėrdorni rregullisht edhe fillin dentar pėr pastrimin e mishrave tė dhėmbėve. Kėshtu, nė gojė do tė ketė mė pak mbeturina ushqimore qė tė shkaktojnė erėn e keqe tė saj.

    Pastroni edhe gjuhėn. Pastroni edhe gjuhėn me furēė tė posaēme ose ka furēa qė kurrizin e kokės sė tyre e kanė pėr t’u pėrdorur pėr kėtė qėllim. Pastrimi i rregullt i gjuhės ndihmon nė largimin e shkaktarėve tė erės sė keqe dhe nė largimin e baktereve.

    Shkoni rregullisht tek dentisti. Ai do t’ju ndihmojė tė kuptoni nėse ky shqetėsim ka lidhje me gojėn e dhėmbėt apo me shkaqe tė tjera.

    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  6. #26
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Higjena e gojės

    Si te kujdesemi per dhembet dhe mishin e dhembeve? Larja e dhembeve rregullisht dhe perdorimi i fillit dentar ndihmon ne shendetin e dhembeve dhe mishit te dhembeve, dhe parandalon kariesin dentar dhe semundjet e mishit te dhembeve.

    Pse eshte higjiena e gojes e rendesishme?

    Higjiena e gojes parandalon problemet dentare – kryesisht formimin e pllakes dentare dhe gurezave, te cilat jane faktoret kryesore ne krijimin e problemeve te mishit te dhembeve si dhe kariesit (prishja e dhembeve)

    Pllaka dentare eshte nje depozitim i bardhe dhe i bute i cili krijohet ne siperfaqet e dhembeve. Formohet kur bakteriet (sporet) bashkohen me peshtymen dhe ushqimin. Pllaka permban rreth 400 lloje bakteriesh. Ju mund te hiqni ate duke mbajtur nje higjene te mire te gojes.

    Kalkulus, ose ndryshe gurezat, eshte pllake e kalcifikuar dhe e forcuar. Ngjitet fort pas dhembeve. Ne pergjithesi largohet nga dentisti me instrumenta te vecante.

    Kariesi (prishja e dhembeve) jane vrimat te cilat krijohen ne smaltin(enamel) e dhembeve. Nje nder shkaqet kryesore te kariesit eshte mbledhja e pllakes. Bakteriet ne pllake formojne acid pas reaksionit te tyre me sheqerin dhe nishesten qe ndodhet ne ushqime. Acidet mbahen ne kontakt me dhembet me ndihmen e pllakes dhe me kalimin e kohes shkaterrojne smaltin dhe dentinen.

    Semundjet e mishit te dhembeve (paradontozat) jane infeksioni dhe inflamimi i indeve qe rrethojne dhembet. Pllaka dentare eshte shkaku kryesor per formimin e ketyre semundjeve. Pllaka permban disa lloje bakteriesh te cilat shtohen me zhvillimin e semundjeve periodontale. Semundjet periodontale ndahen ne dy lloje sipas shkalles se zhvillimit te semundjes.

    Gingivitis eshte inflamimi i mishit te dhembeve. Ka shume lloje por ne shumicen e rasteve jane te shkaktuara nga pllaka dentare.
    Periodontitis ndodh ne qofte se gingivitisi keqesohet dhe progreson drejt indeve mbeshtetes te dhembit si membrana periodontale dhe procesi alveolar (kocka rreth dhembit).

    Semundjet e mishit te dhembeve jane shkaktaret kryesore ne humbjen e dhembeve ne moshat e vjetra. Eshte gjithashtu shkaktari kryesor i eres se keqe te gojes(halitosis). Megjithate semundjet e mishrave te dhembeve ne shumicen e rasteve jane te sherueshme.

    Higjera rutine e gojes

    Eshte e rendesishme qe te behet zakon pasja e nje higjene te mire te gojes duke perdorur furcen dhe fillin dentar cdo dite.

    Larja e dhembeve

    Dhembet duhet te lahen te pakten dy here ne dite. Perdorni furce me fije te buta. Koka e furces duhet te jete aq e vogel sa te futet ne te gjithe pjeset e gojes. Furca si rregull duhet te nderrohet cdo 3-4 muaj. Shume veta mendojne se nje furce elektronike kryen nje pastrim me te mire prandaj ato jane bere kaq shume popullore kohet e fundit. Eshte e keshillueshme qe te perdoret nje paste dhembesh qe te permbaje fluorid. (fluoride ndihmon ne parandalimin e kariesit)

    Filli dentar

    Filli dentar duhet te perdoret te pakten nje here ne dite pasi te lahen dhembet. E preferueshme eshte dy here ne dite.(Shume njerez te cilet nuk e kane perdorur me pare habiten se sa shume copera mund te hiqet duke perdorur fillin dentar si suplement i furces)
    Ditet e para kur fillon perdorimi i fillit dentar nga mishi i dhembeve mund te dale pak gjak. Duhet te ndaloje brenda disa ditesh. Ne qofte se dalja e gjakut vazhdon kontaktoni dentistin tuaj sepse gjaku nga mishi i dhembeve eshte tregues i fillimit te semundjeve te mishit te dhembeve.

    Cfare mund te beni tjeter?

    Zakonisht masat e mesiperme jane te mjaftueshme. Por :
    -Shume njerez perdorin gjithashtu gargara antiseptike cdo dite per te parandaluar semundjet. Per individet qe nuk jane te afte te perdorin furcen e dhembeve gargarat antiseptike luajne nje rol te rendesishem ne pastrimin e dhembeve.

    -Gjuha mund te pastrohet pasi te lani dhembet. Ky veprim mund te kryhet me ane te furces se dhembeve ose me ane te disa furcave te vecanta per gjuhen.

    -Ne qofte se jeni duhanpires duhe te keni si qellim lenjen e duhanit. Pirja e duhanit eshte faktor risku per semundjet e mishrave te dhembeve.

    -Ushqehuni me nje diete te shendetshme. Evitoni ushqimet dhe lengjet qe kane permbajtje te madhe sheqeri. Sheqernat jane ushqim per bakteriet i cili me vone kthehet ne acid nga keto te fundit duke shkaktuar karies.

    -Ne qofte se do i jepni ilace femijeve, sipas mundesive perdorni ilace qe nuk permbajne sheqer.

    -Perdorimi i cimcakezave pa sheqer pas ushqimit rrit rrjedhjen e peshtymes e cila luan nje rol te rendesishem ne pastrimin e gojes.

    Disa pika te tjera te rendesishme

    -Femijeve duhet ti mesohet higjena e mire e gojes sa me heret qe te jete e mundur.

    -Beni kontroll dentar sipas intervaleve te rekomanduara nga dentisti juaj (te pakten nje here ne vit).

    -Per ndihme dhe keshilla te metejshme kontaktoni dentistin tuaj.


    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  7. #27
    DIDO_RDH
    Anėtarėsuar
    07-03-2004
    Vendndodhja
    Toronto
    Mosha
    32
    Postime
    70
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga ERGYS07 Lexo Postimin
    e si mund ta pastrojme gjuhen....na i shpjegoni pak me mire dhe me lehte..
    Pastrimi eshte shume i thjesht, exzistojne dy lloj pastruesish nje produkt vjen bashke me furcen nga ana e kundert e furces se dhembeve eshte nje si Y e mbyllur plastike qe ka edge ose buze te mprehte , kurse prdukti tjeter vjen i ndar apostafat . Kerko ne google TONGUE SCRAPER edhe ik te images ,
    Me sa di une ne shqiperi edhe keto Produkte elementare mundojne keshtu qe besoj duhet t a porosisesh jashte .. Me vjen keq ta them po Shqiperia eshte shume pas me edukimin e njerezve lidhur me shendetin ne pergjithesi jo vetem me dhembet
    DentalCategories

  8. #28
    I PĖRKUSHTUAR ISLAMIT Maska e muli21
    Anėtarėsuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    NĖ TOKĖ
    Postime
    156
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ju pėrshėndes pėr tė gjitha informacionet pėr tė cilat i keni ofruar.
    Njė ndėr shkaqet qė mundet tė paraqitet qė tė ket pa ndėrprerė qelb dhe gjak nga goja shpesh ėshtė se mundet qė nė mes tė dhėmbėve dhe mishit tė dhėmbėve ndodhė qė tė zėr gurė, dhe ajo dėmton mishin e dhėmbėve.
    Nėse pastrohet ky guri i paraqitur, atėherė lehtosohet shumė puna.
    Ju uroj tė gjitha tė mirat
    ALLAHUT JEMI DHE TE ALLAHU DO TĖ KTHEHEMI

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Postime
    3,799
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga AuGuSt_ Lexo Postimin

    Ai qe ka zbokth duhet te prese koken se zbokthi nuk iken
    Nje shoku im eshte bere tullac per kte arsye, ka disa vjet qe ri tullac, duhet te kesh dhe formen e kokes te bukur kuptohet

    Ndersa sa per temen, mendoj se ata qe kan probleme me stomakun jan me te spikaturit e ksaj "fatkeqesie"

  10. #30
    DIDO_RDH
    Anėtarėsuar
    07-03-2004
    Vendndodhja
    Toronto
    Mosha
    32
    Postime
    70
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Filli dentar

    Filli dentar duhet te perdoret te pakten nje here ne dite pasi te lahen dhembet. E preferueshme eshte dy here ne dite.(Shume njerez te cilet nuk e kane perdorur me pare habiten se sa shume copera mund te hiqet duke perdorur fillin dentar si suplement i furces)
    Ditet e para kur fillon perdorimi i fillit dentar nga mishi i dhembeve mund te dale pak gjak. Duhet te ndaloje brenda disa ditesh. Ne qofte se dalja e gjakut vazhdon kontaktoni dentistin tuaj sepse gjaku nga mishi i dhembeve eshte tregues i fillimit te semundjeve te mishit te dhembeve.



    Filli i dhembeve ose Floss duhet te perdoret perpara larjes se dhembeve me furce, pasi preferohet te pastrohen anet interproximale ne fllim dhe pastaj furca eleminon te gjitha mbeturinat qe dalin dhe nga fija dentare.

    Normalisht gjak sduhet te dali fare ne nje goje te shendetshme pa probleme gingivitis ose periodontitis. pra nuk eshte normale te dali gjak ne fillim sepse sduhet te dali gjak fare.
    Perdoruesit e duhanit pershembull ne pergjithsi nuk kane hemoragji. Po kjo sdo te thote se skan probleme me dhembet.
    nqs nderpresin duhanin dhe gjaku fillon kur lajne dhembet me furce ose perdorin fije dentare kjo eshte pozitive pasi tregon qe sistemi imunitar po pergjigjet.


    JU LUTEM JEPNI INFORMACIONE TE SAKTA NQS KENI NDERMEND TE KONTRIBONI NE KETE FORUM....
    DentalCategories

  11. #31
    DIDO_RDH
    Anėtarėsuar
    07-03-2004
    Vendndodhja
    Toronto
    Mosha
    32
    Postime
    70
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ku i mer keto info me qafsh lol
    DentalCategories

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e jul-linda
    Anėtarėsuar
    10-07-2008
    Postime
    2,058
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    eren e gojes mund te largosh duke ngren cdo mengjes nje molle esull por pa i hequr lekuren , kuptohet molla duhet te jete e paster , duke e lare mire , sasia e vitamines C ne lekuren e molles eshte kater here me e madhe se ajo qe ndodhet brenda saj , gjithashtu acidet e molles shkatrojne bakteriet qe mund te krijohen ne zorre ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga jul-linda : 12-11-2008 mė 04:37

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-12-2007
    Postime
    120
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ne qofte se jeni person qe iu vjen era nga goja evitoni sa me shum pirjen e pijeve freskuese si coca-cola , pepsi pra shkurt pije te embla qe permbajne gaz.

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Le Chiffre
    Anėtarėsuar
    30-05-2008
    Postime
    65
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Era e gojes nuk shkaktohet nga dhembet, as nga goja e palare...(kuptohet ketu flasim per dhembe normale dhe larje normale)
    Era e gojes shkaktohet nga disa bakterie qe jane me baze squfurore dhe rriten ne pjesen e fundme te qiellzes tuaj. Pre ta kuptuar nese keni ere goje dhe si eshte ajo mjafton te beni kete xperiment te thejshte:
    Xnirreni gjuhen tuaj fort dhe lepini me te pjesen e siperm te kycit tuaj. Pritni vetem 1 minute dhe mbajini ere kycit. Ajo ere qe degjoni ne kyc eshte era qe ju vjen ju prej gojes.
    Pra, era e goejs iken vetem kduke kushtuar higjene te mire ne goje, duke frkuar dhembet tuaj me fije dentale, duke i lare ato pas cdo ushqimi, dhe me e rendesishmje, larja e gjuhes tuaj.
    Kjo eshe arsyetimi i fundit i mjeksise dentale sot per emren e goejs....
    Prvoni eksperimentin e mesiperm dhe do ta kuptoni...
    Rrespekte (per ato qe lajne dhembet)
    You changed your shirt, Mr Bond. I hope our little game, isnt causing you to perspire.

  15. #35
    DIDO_RDH
    Anėtarėsuar
    07-03-2004
    Vendndodhja
    Toronto
    Mosha
    32
    Postime
    70
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    fjala e fundit e shkences? lol qe era e gojes mund te vij nga gjuha eshte zbuluar para 30 vjetesh po si duket ne shqiperi vjen lajmi me 30 vjet vonese
    DentalCategories

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Si ta largosh monotoninė
    By E_LEZETshmja_CH in forum Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 07:04

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •