Close

Rezultati i Sondazhit: besoni tek dashuria platonike

Votues
21. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • dashuria platonike eshte e vetmja dashuri e vertete

    11 52.38%
  • dashuria platonike eshte skizofreni

    10 47.62%
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #-19
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Besoni tek dashuria platonike ?

    Besoni se mund te ekzistoj dashuri platonike midis dy njerezve, nje mashkulli dhe nje femre, dy meshkujve apo dy femrave sebashku? Besoni se mund te ekzistoj nje dashuri e cveshur nga cdo ngacmim truperor apo cdo orvatje sensuale? Ju ka ndodhur te mallengjeheni me dike kur e shikoni megjithese nuk ju lidh asgje me te dhe as ju e beni mundimin qe t'i afroheni? Ju ka ndodhur te interesoheni per dike qe te jet mire, ta admironi dhe megjithese e shikoni si dicka krejt magjepsese mos interesoheni as pak per ta prekur.... thjesht gezoheni me idene se eshte edhe ai/ajo i gezuar e i lumtur?

  2. #-18
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Dashuria Platonike!Dikur njerezit kane qene me te prirur te rendnin mbas kesaj ndjenje si pasoje e tabuve te shumta qe egzistonin te nxitura nga injoranca fanatike e cila frymezohej edhe nga doktrinat fetare,por sot ndodh nje fenomen krejt i kundert.Nga rrezimi i ketyre tabuve njerezit rralle i ushqejne keto lloj ndjenjash pasi i quajne humbje kohe.....perse te ushqejne nje ndjenje te tille kur mund tia shprehin hapur nje personi ate qe ndjejne per te?!Po flas gjithmone per dashurine platonike ne thelb dhe jo per maredheniet platonike pasi maredhenie
    platonike mund te quhet edhe nje flirt i shkurter midis dy personave.....

    A besoj?Natyrisht!Kjo eshte dicka krejt njerezore dhe mund ti kete ndodhur kjutdo
    ashtu sikurse besoj se eshte nje prej ndjenjave per te mos thene ndjenja me e paster qe njeriu ka ushqyer ndonjehere...

  3. #-17
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajėr
    Postime
    832
    Fillimisht ne sondazh klikova kote te paren, pasi asnjera nga ato pergjigjet s'me duket e sakte.

    Une mendoj qe ka dashuri platonike por nuk mendoj qe eshte skizofreni dhe sigurisht qe nuk mendoj qe eshte e vetmja dashuri e vertete.

    Eshte dicka qe jo te gjith e eksperiencojne por qe ndodh.
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  4. #-16
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anėtarėsuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    E veshtre te pergjigjem! Ekziston padyshim se vete e kam ushqyer kete ndjenje

    ne raste te ndryshme dhe eshte dicka e paster, e kendeshme qe te jep kenaqesi

    ne menyren e vete. TE ploteson nga ana shpirterore, por nuk eshte e VETMJA

    dashuri e vertete. Edhe perkufizimi si skizofreni me duket i tepruar. Dashuria

    platonike nuk duhet ngaterruar me fiksimet. Ti thjeshte i deshiron cdo gje te mire

    nje personi dhe skizofrenia nuk lidhet me shume gjera "te mira".
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  5. #-15
    Lady Kad Maska e gurl
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Kushdo qe mendon qe dashuria platonike egziston, genjen veten sepse nuk mund te quhet ne asgje aspekt dashuri, nje ndjenje e ushqyer vetem nga shikimi po asnje prekje fizike. Ajo qe quhet 'dashuri platonike' eshte thjesht nje magjepsje por asgje me shume.

  6. #-14
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Besoni tek dashuria platonike ?
    Besoj, vetem 30 % !!!

  7. #-13
    "WHITE ANGEL" Maska e gabriela_athine
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    185
    Jooooooooooooooooooo
    Ι DON'T HOPE FOR ANYTHING
    I AM NOT AFRAID OF ANYTHING
    I AM FREE

  8. #-12
    i/e regjistruar Maska e frojdesha
    Anėtarėsuar
    07-01-2007
    Vendndodhja
    kudo
    Postime
    18
    mesa di une sipas Patonit dashuria platonike eshte nje dashuri qe njeriu e ka provuar ne boten e pertejme,nga ku sipas tij vinte trupi i njeriut, dhe duke mos e patur personin qe tia atribuoje ate dashuri atehere ai ideaizon nje njeri tjeter per tia atribuar ate dashuri
    Heshtja eshte revolta me e madhe

  9. #-11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Njeriun qe dashuron duhet ta prekesh,duhet ta shikosh ne sy,duhet ta ndjesh keshtu quhet dashuria.Dashuria platonike eshte dicka qe vjen edhe iken nuk duhet te kesh shpresa.Por sic eshte edhe nje fjale e urte ne nje gjuhe te huaj "kurre mos thuaj kurre".

  10. #-10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Ekziston dallim nė mes dashurisė platonike dhe dashurisė pa marrėdhėnie seksuale. Pėr dashurinė platonike, nuk ėshtė patjetėr tė ketė lidhje, kontakt, takime. Nė dashurinė platonike ndjenjat janė mė tė rėndėsishme dhe gjithēka ecėn sipas tyre. Nė anėn tjetėr, nė njė lidhje dashurie, nėse ėshtė pak mė e gjatė, ajo nuk mundė tė mbijetoj pa anėn seksuale, sepse ēdo lidhje dėshiron freski, dhe asgjė nuk zgjat shumė nėse krijohet monotoni nė njė lidhje dashurie. Tė pėrfundoj, dashuri platonike ekziston, por jo nė njė lidhje mashkull-femėr. Zoti krijoi mashkullin dhe femrėn pėr tė riprodhuar farėn e tyre, andaj... po jua lė tė gjykoni vetė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #-9
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Dashuria platonike eshte dashuri hyjnore, eshte aq shpirterore dhe aq e fuqishme sa qe nuk e lejon subjektin ta perdhose ate fizikisht, pavaresisht deshires per nje gje te tille. Prandaj platonisti do te bej cmos te shmanget nga marredhenia seksuale me te sepse nje gje e tille do ta poshteroje dhe zhbeje plotesisht ate dashuri.

  12. #-8
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Edhe nje gje, eshte rrezik ta quash dashurine platonike si e vetmja dashuri e vertete. Sepse ajo eshte ideale por si e pamaterializuar, ajo eshte njekohesisht edhe e pavertete.

    Nga tjetra ane rrezik me i madh te quhet shizofreni nje dashuri e tille e diferencuar plotesisht nga ana fizike sepse nga tjetra ane ne kemi njerez te cilet hyjne ne marredhenie seksuale pa asnje ndjenje dashurie ngaj subjektit (ose me saktesisht objekit) me te cilin bjene dashuri.

    Nese njera nga keto skizma, eksluzivitete ngaj marredhenieve gjinore mund te kualifikohet si shizofreni atehere pa asnje dyshim mund te themi se mbi 70% te races njerezore qenkan shizofrene tipik. Marre parasysh numrin e madh te njerezve qe kallin lekun per keto pune ose mbajne lidhje me nje person thjeshte te pershtatshem per keso marredheniesh.

    Gjykuar sipas ketyre qe u thane, besoj se dashuria e vertete u dashka te qendroje diku ne mes.

  13. #-7
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Mendoj qe duhet te jete edhe nje obsion i trete dhe ndoshta edhe me teper
    Une nuk votova sepse nuk jam d'akord me asnjeren.



    Se pari dashuria platonike eshte forma me sublime e dashurise, ku elementi seksual tek cifti nuk eshte prioritar.

    Sipas psikologeve cdo dashuri romantike ka elemente te dashurise platonike. Njihen mjaft raste kur djali, per arsye te dashurise se thelle e hyjnnizon femren aq shume sa nuk mund te arrije ereksion, megjithse ai eshte plotesisht i afte seksualisht. (kjo nuk eshte edhe aq e rralle)

    Ne kete rast nuk kemi as skizofreni, e cila eshte shume larg kesaj teme dhe ai obsioni tjeter nuk eshte i mundur, kjo nuk eshte e vetnja forme e dashurise se vertete, por pjese e saj. Dashuria e vertete e presupozon edhe aktin seksual si element te saj
    sereno

  14. #-6
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    Dashuria eshte nje semundje e rende mendore- Platoni

    ..por nuk arrin deri ne shizofreni. Dashuria pa nje lidhje fizike eshte nje drite, madje edhe forma me e dhimbshme!
    • The rest is silence.


  15. #-5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Po ekziston, dhe eshte me e pastra.
    Problemi qendron se ne jemi prej mishi e kocke, dhe dashuria jo-platonike na pershtatet natyrshem.
    Dashuria platonike eshte per shpirtrat , po dhe trupi ka nevojat e veta.

  16. #-4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-07-2007
    Postime
    101
    LIND PYETJA A BESONI NE DASHURIN PLATONIKE perderisa ekziston pse mos te besojm eshte edhe kjo form dashurie qe ka orvatur shume zemra. dashuria platonike mund te themi qe ngelet e paqendryeshme sepse nje zemer nuk arrin kur objektivin e saj se nqs ai objektiv arrihet atehere del jasht kornizes se dashuris platonike quhet dashuri reale.Mendoj se dashuria platonike eshte nje terapi e gabuar mentale qe te con deri ne ate pik sa censurohesh vetvetiu krijon nje mure neutral midis qellimit dhe mosarritjes

  17. #-3
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Besoj ne kete dashuri edhe eshte me teper reale se sa duket ne te vertete!!!
    La vita č bella...

  18. #-2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-07-2007
    Postime
    101
    PO E IMJA CFARE DASHURIE QUHET(e jona)

  19. #-1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Dashuria platonike eshte dashuria. Marredhenia fizike ekziston/synon ta ktheje kete ndjenje hyjnore sublime te dicka te prekshme dhe te pervetesueshme nga uni-njerezor.

  20. #0
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anėtarėsuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Dashuria platonike eshte skizofreni

Tema tė Ngjashme

  1. Dashuria platonike
    Nga cika nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 07-12-2008, 20:19
  2. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria ėshtė virtyti mė i madh
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  3. Koncepti i Dashurisė Kristiane
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  4. Dashuria rilind ēdo ditė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •