Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1

    Cmėnduria e programeve televizive!

    Cmenduria e televizioneve tona


    E Diele, 29 Tetor 2006
    Nga Fatos Lubonja

    Miku im holandez Richard van den Brink, i cili ka nje femije qe eshte gjysme shqiptar, sepse e ema eshte shqiptare, me dergoi para disa ditesh nje leter te hapur duke menduar se jam ende kryetar i Keshillit Drejtues te RTSH. Packa se nuk jam me ne ate detyre detyra ime eshte t’ia sjell publikut edhe ne vemendje te Kryetarit te ri te KDRTSH, edhe ne vemendje te tere drejtuesve dhe programuesve te televizioneve shqiptare, se bashku me leterpergjigjen qe po e bej edhe une te hapur.

    Leter e hapur Fatos Lubonjes

    I dashur Fatos,

    Kam degjuar se tani ju jeni kryetar i Keshillit Drejtues te RTSH. Ju uroj ne kete emerim. Une ju njoh si nje mendje kritike e pavarur dhe per kete arsye do te doja te terhiqja vemendjen tuaj per cmendurine e programacioneve televizive shqiptare pasi, sic kuptova, nje pjese e pergjegjesise tuaj eshte te kontrolloni edhe keto ceshtje.

    Te dielen nje jave me pare u ula se bashku me tim bir (gjashtevjecar) ne pritje te nje programi per femije, te cilin ai e sheh cdo te diele. Ne cfaredo familje prinderit do te kishin bere te njejten gje: ky program eshte i njohur mes femijeve. Por nuk mund t’u besoja syve te mij me ate cfare pashe ne ekran, pikerisht ne oren 8.45 te mengjesit, ndersa prisnim te fillonte programi. Im bir filloi te kerkonte mbrojtjen time, ndersa konsumonte imazhet e ekranit. Ishim perpara nje inskenimi amerikan te nje ngjarjeje te vertete vrasjeje ne shtepi. Ishte e gjitha shume reale, babai, nena dhe femija i tyre i vogel ishin rreth tryezes familjare. Nderkaq babai u ngrit, rrembeu te shoqen dhe e plasi ate ne shtrat. Nuk i kuptova detajet e ketij akti te mevonshme, ngaqe zeri i folesit ishte ne perkthimin shqip. Merrej me mend se ai po pershkruante ne detaje cfare ndodhi. Por cfare ishte e qarte per mua, qe skena qe e vazhdoi me pas. Babai shkoi ne kuzhine, mori nje thike, qe ishte ekspozuar ne ekran me gjithe detajet e saj te tmerrshme (sigurisht ndaj eshte edhe riprodhimi i skenave), pas kesaj ai shkoi me thike te femija, sigurisht per ta therur ate.

    Producentet amerikane te programit u shpjeguan te rriturve amerikane se kjo ishte riprodhim i dickaje qe kishte ndodhur, ndersa im bir, ngjitur me mua ne kanape i konsumoi, e i pa, ato minuta te realitetit ne mengjesin e se dieles.

    I dashur Fatos

    Une kam tri pyetje ne vazhdim:

    1. Cfare person i cmendur ka kete pergjegjesi qe ai (ajo) mund te programoje keto lloj programesh te vrasjeve familjare, ne nje kohe kur gjysma e femijeve shqiptare jane ne pritje te programit te tyre te njohur? Nga sa kuptova nuk ishte nje incident, sepse ky njeri mendon ta beje kete gje te tmerrshme per femijet shqiptare cdo te diel.

    2. Si ndodh qe une si nje i huaj, per vetem per pak kohe ne Shqiperi, duhet ta shkruaj kete leter? A s’ka asnje ne Shqiperi qe insiston ne ndalimin e ketyre programimeve dhune te jashtezakonshme, te dielave heret kur, vecanerisht femijet shohin televizion.

    3. A nuk do te ishte nje nga vendimet e tuaja te dobishme te para te mbroni se paku dhenien ne televizion te ketyre egersive amerikane para syve te femijeve.

    Per fat ju e kuptoni, shqetesimi im shkon me tutje sa diskutimi i zakonshem mbi gjykimin e televizioneve. Ne kete rast kufijte jane tejkaluar. Me shprese te degjoj reagimin tuaj ne kohe.

    Miku juaj

    Richard van den Brink


    I dashur Richard,

    Letra jote ben pjese ne ato befasi qe na krijojne shpesh te huajt duke komentuar realitetin tone, pasi ata vene re me “syzet” e kultures se tyre gjera qe ne “nuk mund t’i veme re”, sepse ato gjera bejne pjese ne ate me te cilen na jane mesuar syte dhe veshet dhe prandaj para se gjithash te falenderoj per letren tende te hapur qe do perpiqem ta bej publike sa me pare.

    A e ke pare numrin e femijeve lypes ne rruget e Tiranes? A i ke pare ato lypeset adoleshente qe lypin duke ekspozuar foshnje ne rruget plot pluhur vetem per te marre ndonje 20 qindarka nga shoferet e makinave? Po femijet qe pastrojne makinat ne mes te pluhurit? Ne kalojme perdite perpara tyre dhe nuk shqetesohemi, pasi na duket se kjo eshte ne rendin e gjerave, pasi jemi shume te lodhur me hallet tona per te menduar per te tjeret, pasi presim qe te vije dikush qe t’i nxjerre nga ajo gjendje pa kuptuar se ajo eshte edhe gjendja jone, prandaj edhe detyra e secilit prej nesh.

    Ashtu si ti kam edhe une nje femije te vogel qe eshte gjysme shqiptar, gjysme italian. Kam deshire shume te madhe qe te mund te qendroje ne Shqiperi po aq kohe sa qendron edhe ne Itali, por diferenca eshte aq e eger sa te duket krim ta mbash ketu. Per ta nxjerre ne nje vend te gjelber, atje ku banoj, me duhet te marr makinen e te dal jashte Tiranes. Asnje hapesire te gjelber nuk ka rreth e rrotull, asnje vend te qete, asnje shesh lodrash. Femijet e lagjes sime luajne me top ne 7-8 metra katrore cimento qe kemi perpara portes se garazhit. Nuk ka as fusha sporti, as lulishte, as sheshe lojerash. Te rriturit mendojne vetem per te bere sa me shume para dhe kush te munde t’i nxjerre te vetet jashte shtetit, prandaj ndertojne vetem pallate pa fund. Per te mos folur per nivelin e ndotjes se ajrit, ndotjes akustike apo ndotjes estetike.

    Persa i perket dhunes mbi femijet dhe dhunes ne femijet qe te ka shqetesuar ne ekranet tona. Nje nga arsyet pse programuesit nuk i ben pershtypje vendosja perpara nje emisioni femijesh te nje emisioni qe shpalos dhune ekstreme, eshte sepse tek ne ende mbizoteron kultura e dhunes. Para disa kohesh kam marre pjese ne nje studim ku midis te tjerash anketoheshin edhe prinder mbi perceptimin qe kane mbi rolin edukativ te dhunes mbi femijet. Shumica mendonin se dhuna mbi femijet eshte nje mjet edukimi. Te rriturit rrahin femijet, femijet rrahin kafshet per t’i edukuar apo per t’u defryer apo per te shkarkuar dhunen e pesuar nga te tjeret. Kjo shpjegon edhe nivelin e larte te agresivitetit ne shoqerine tone qe me siguri te ka rene ne sy. Mjafton te shohesh Parlamentin. Dicka ka filluar te ndryshoje, por vetem ne shtresat elitare qe, per fat te keq, me shume sesa per te emancipuar shoqerine mendojne se si te ikin nga agresioni i tmerrshem i injorances.

    Besoj se dhashe disa shpjegime pse duhet te vish ti te vesh re ate qe ne nuk e veme re. Faleminderit edhe nje here per kete takim kulturor qe me ofrove me letren te cilen po ia dergoj se bashku me pergjigjen time “Korrieri”-t, me shprese se drejtuesit e televizioneve tona do ta lexojne.

    Miku yt

    Fatos Lubonja

    Gazeta Korrieri
    29-0-2006

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    ky fatos lubonja ka manine qe te shohi vetem gjera e keqija ne shqiperi.


    i pranojme verejtjet por puna eshte se kush e cxan menderen ne shqiperi per keto gjera .

    ky eshte realiteti shqiptar .

  3. #3
    fatkeqsisht, gabim nuk eshte
    te verteten po flet

    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Citim Postuar mė parė nga maratonomak Lexo Postimin
    ky fatos lubonja ka manine qe te shohi vetem gjera e keqija ne shqiperi.


    i pranojme verejtjet por puna eshte se kush e cxan menderen ne shqiperi per keto gjera .

    ky eshte realiteti shqiptar .
    Te keqiat....me sa po shohim i kemi me shumice.te pakten eshte mire kur i evidentojme...ka shprese per ti ndrequr.

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Ai Richardi te flase ne fillim per televizionin Hollandez,qe ka dhune/seks droge evrithing edhe seks ne lulishte ne dite me diell.
    Bejne moralin e papes ne Shqiperi,ato,kombi me i degjeneruar ne Europe.
    Nuk e di a ka ne televizionin shqiptar sistem klasifikimi te programeve
    Program per te gjithe (PG)
    Program me dhune nuditet gjuhe te piset,droge(PDNGPD)
    Per te rritur (adult)
    Nqs televizioni ka percaktuar nje sistem klasifikimi te programeve qe jane vetem
    per nje kategori shikusish atehere eshte faji i prindit qe lejon femijen te
    shikoje programe te papershtatshme per moshen.
    Emisione/filma programe me dhune ekstreme duhet te mos lejohen dhe te filtrohet
    gjuha nga fjalet e pista pasi televizioni shihet nga familje.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6
    Natyre e turbulluar... Maska e Robbery
    Anėtarėsuar
    03-11-2007
    Vendndodhja
    Firenze
    Postime
    1,449
    Ah, kjo puna e tv...eshte skllaverim.
    https://www.behance.net/robberysk1100

  7. #7
    Do ishte fat i madh per Shqiprine dhe shqiptaret qe te drejtoheshin nga kritiku z Fatos Lubonja.
    Revolution 1848

  8. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Fatos L-ja eshte hedhur ne sulm,fushate elektorale,ashtu si dikur Fatos Nano
    ne Tiranen e re qe i magjepsi robt te lagja me fjalimin e tij
    dhe mori votat.
    Nqs Fatos L-ja fiton votat kjo do tregoje edhe njehere
    qe populli ka qene dhe do mbetet nje turme pa tru.
    Dhe populli qe ja dha votat do filloje pas 2-3 vjetesh ta shaje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 24-12-2011 mė 21:31
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #9
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Ben, postimi i pare eshte bere qe para 5 vjetesh, ne 2006.
    Nqs Tos Lubonja do kishte pasur ne mend t'i hynte politikes, do e kishte bere, po s'eshte tip i tille.

Tema tė Ngjashme

  1. TURP! Ēmenduria e Rufi Osmanit
    Nga Top-Channel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-03-2009, 07:50
  2. Ē'mėnduria mė e madhe qė keni bėrė pėr dashurinė?
    Nga DuPI_I_KeQ nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 18-09-2007, 18:39
  3. deri ku arrin cmenduria juaj?
    Nga maty nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 08:36
  4. Cmenduria shqiptare
    Nga krokodili_73 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 12-07-2003, 11:33
  5. Cmenduria
    Nga Shpirta nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-05-2003, 08:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •