Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1

    Mustafa Merlika-Kruja

    Mustafa Merlika Kruja

    Figurė e Ndritun e Shkencės Shqiptare

    -- nga Ardian Ndreca Ph.D.

    Docente di Filosofia Contemporanea
    Pontificia Universitas Urbaniana-Roma


    Ndjesķa historike e shqiptarėve

    Nuk āsht fort e lehtė, sot, kur nė Shqipnķ hapen vorre e groposen kujtime, me paraqitė nji figurė aq tė «pėrfolun» si atė tė Mustafa Krujės. Ai bān pjesė nė atė rradhė burrash, si Lef Nosi, Dom Lazėr Shantoja, Kol Tromara, Mark Gjomarkaj pėr tė cilėt nuk flitet gati aspak, edhe pse zānė nji vend nderit nė altarin e kombit tonė. Sot nė Shqipnķ zotnon prirja me rehabilitue ata figura tė cilat deri dje regjimi komunist i kishte dėnue. Shumė e drejtė. Por mā tė parėt qi po na dalin atdhetarė e patriotė tė pėrndjekun janė taman ata qi u eliminuen nė luftėn e mbrendshme midis rrymave komuniste nė fuqķ. E shkrivanat e sotshėm pėrpiqen me ngjallė keqardhje nė publik tue tregue shortin e padrejtė qi i tokoi pėr hise Koēi Xoxeve e Mehmet Shehave, tue hesht qėllimshėm faktin se me mija e mija vorre njerzish tė vlerėt e tė pafajshėm u mbollėn nė ēdo kānd tė vendit shģ prej dorės sė tyne.

    Kur flitet pėr Mustafa Krujėn nuk bāhet fjalė me rehabilitue figurėn e tij, pse ai nuk ka aspak nevojė pėr nji operacion tė tillė tė mundimshėm, flitet vetėm me bā tė njohtun se kush ishte Mustafa e ēka ka kenė jeta e tij. Tash qi prej ngjarjeve tė turbullta tė Luftės sė dytė botnore, e cila pėr ne pėrfundoi mjerisht, ka kalue nji gjysė shekulli, mund t'i shohim ngjarjet e njerzit nė nji dritė mā objektive, ashtu si u zhvilluen e si ishin me tė vėrtetė.

    Rinija e Mustafa Krujės

    Mustafa lindi nė qytetin e Gjergj Kastrijotit me 15 mars 1887, nė nji familje tė thjeshtė qytetare, e cila āsht kujdesue qi ai tė kryente shkollėn fillore nė qytetin e lindjes e mā vonė tė vazhdonte tė mesmen nė Janinė. Fundi i dhetėvjeēarit tė parė tė shekullit tė XX e gjen Mustafėn nė Stamboll, tė shkruem nė institutin superior Mülkiye-i-Sehahané (Fakulteti i Shkencave politike), prej kah do tė dalė nė vjetin 1910: "licencié en sciences politiques et sociales".

    Ishte koha kur lėvizja xhonturke kishte pėrfshķ mbarė Turkķn me pretekstin e rivendosjes sė Kushtetutės sė 1876. Nė ketė periudhė Mustafa fillon me u interesue pėr politikė tue shkrue artikuj tė ndryshėm e tue marrė pjesė nė nji shoqnķ revolucjonare. Pėr ketė arsye edhe pezullohet nga shkolla, por pranohet pėrsėrķ falė protestave tė deputetėve shqiptarė nė Stamboll.

    Shpallja e Pamvarsisė e gjźn nė Vlonė, nė krah tė Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit, nė cilėsinė e delegatit tė popullit tė Krujės, i gatshėm me nėnshkrue pamvarsinė e atdheut krahas atdhetarėve mā tė shquem tė kombit tonė. Me formimin e qeverisė u emnue zāvendės-prefekt nė Vlonė e mā vonė sekretar i kryesķs sė Kėshillit tė Ministrave. Shkruen pėr tź Karl Gurakuqi: "Kishte nji shpķrt arsimtari. Natyra e tij e pat shty qyshė nė rinķ me u marrė me arsimin, pse prej arsimit Shqipnija priste zhvillim e pėrparim sidomos n'atė kohė kśr duhej me i vū themelet shtetit tė rķ, tė dalun nga errsina shekullore. Auktoritetet shtetnore, tue vrejtė prirjen e tij e tue i ardhė dishirit tė ēfaqun prej si, e panė tė rrugės me i ngarkue drejtorķn e arsimit nė prefekturėn e Elbasanit".1)

    Detyra tė njejtes natyrė pati edhe gjatė sundimit tė shkurtė tė Princit Wied, nė vjetin 1914. Kjo mund tė thomi āsht periudha mā e gjatė e ndejtjes sė tij nė Shqipnķ. Shkruen artikuj tė shumtė nė tė pėrkohshme tė ndryshme, si p.sh. nė faqet shqip tė "Corriere delle Puglie", te "Kuvźndi" i Sotir Gjikės, te "Mbrojtja Kombėtare" e Dom Mark Vasės, te "Ora e Maleve" e Shuk Gurakuqit e Dom Lazėr Shantojės. Nė 1920 āsht pėrfaqsues i Shqipnisė, bashkė me Imzot Bumēin e Luigj Gurakuqin nė Konferencėn e Paqes nė Paris.

    Mėrgimi i parė

    Nė vjetin 1924, me fitoren jetėshkurtė tė Nolit e Gurakuqit, emnohet prefekt i Shkodrės, tue kenė i shtėrnguem shumė shpejt me e lanė Shqipninė pėr me mėrgue n'Italķ. Vendoset nė Zara, qytet i njohtun pėr tradita arbėreshe, e kėtu, rreth tij, grumbullohen edhe intelektualė tė tjerė si Xhevat Korēa, Ernest Koliqi, Kostantin Kotte. Nuk prānė sė luftuemi me pendėn e tij tė fortė nė gazetat e mėrgimit si te "Lirija Kombėtare" e Omer Nishanit, te "Ora e Shqipnisė" e Shantojės. Por, mbi tė gjitha nuk résht sė punuemi asnji ēas pėr atė qi do t'ishte vepra monumentale e jetės sė tij: Fjalori kritik i gjuhės shqipe.

    Idealet e jetės sė tij

    Vetėm nė dy gjana Mustafa do tė mbesė gjithė jetėn i patundun: nuk do tė pranojė kurrė asgja qi āsht kundra interesave tė kombit e nuk do tė shklasė asnjiherė parimet e tija tė nalta morale. Įt Zef Valentini ka shkrue qi Mustafa, megjithėse i lindun nė fé myslimane, ka pasė tė vetat shumė vlera shpirtnore tė katoliēizmit2). Krahas virtyteve qytetare, ai do tė kultivojė gjithė jetėn nji ndjenjė tė fortė pėrgjegjėsie e detyre qi ndoshta e ka dāmtue nė marrdhānjet me tė tjerėt, por e ka naltue personin e tij, sa jeta e tij pėrkon krejtsisht me idealin qi ai ka dishmue. "Tek, Aj, - ka shkrue Tahir Kolgjini,- nuk gjźjshin mirėpritje formulat si «Shif e bān!" e «Shkel e shko!». Nuk i pat pervetuem kurrė kėta formula. (...) Dikushi, e kritikoi Mustafėn, tue thānun se, nė Shqipnķ, programet, nuk janė tė zbatueshme; prandej, Aj, duhet t'ishte nji akrobat politik dhe t'i pėrshtatej gjendjes. Mirėpo, Mustafa, mendonte krejt ndryshe. Aj, thonte se: - «Nė kėt botė, nuk kį gjā mā kollajt se me bāmė idarei maslahat, qi na tash, po i thomi oportunitet. Un, pėr tė dijtė, e dij kėtź, por, nuk e bāj; sepse , «Idare-i Maslahat-i», tė lźjon me e pranuem e me e vazhduem gjendjen ashtu si ē'āsht, ani pse nuk mbėrrijhet nė ndonji pėrmirėsim".3)

    Lufta e tij fillon atėherė kur Shqipnija po delte shtet nė vete, nė 1912, e vazhdon me vjetėt e turbullta tė konfliktit tė parė botnor, pėr t'u kunorzue nė 1920 me njohjen e shtetit shqiptar prej Lidhjes sė Kombeve e me tėrhjekjen e forcave pushtuese. Nė 1924, Mustafa, pėrkrah Luigj Gurakuqit me shokė do tė pėrpiqet me tė tāna energjitė me e ndėrtue Shqipninė moderne, europiane, me e shkėput njiherė e pėrgjithmonė prej mentalitetit oriental qi kishte zānė njąk shpirtin shqiptar. Nė kėtė drejtim ai njehet si nji ndėr etnit e Shqipnisė sė re, pse āsht bir besnik i idealeve tė Rilindjes e protagonist aktiv nė kapėrcyell tė dy epokave vendimtare tė jetės kombėtare.

    Pa u ndalė me zhdrivillue shkaqet e fitores sė qershorit 1924 e gabimet qi ēuen drejt disfatės, duhet nėnvizue fakti se Mustafa āsht edhe nji herė nė krahin pėrparimtar e demokrat tė politikės shqiptare. Kapitulli i fundit i jetės sė tij politike aktive āsht koha e pushtimit fashist tė Shqipnķsė, janė ēasat tragjike qi meritojnė nji thellim tė veēantė pėr me hjedh dritė mbi figurėn e tij.

    Mustafa Kruja e epoka fashiste

    Āsht shumė vėshtirė me e pėrtrī mendjen e zvetėnueme shqiptare prej klisheve tė gjykimeve historike me tė cilat e ka regjė pėr nji gjysė shekulli pseudo-historiografija komuniste, edhe pse, siē vėrente Ernest Koliqi nė tė largtin vjetė 1957: "Na Shqiptarėt, pėrgjithsisht, jemi bukur fort tė prirun kah epshi i prozhmimit. Jo vetėm levdata na del disi rryeshėm nga buza, por mā tepėr, gjźjmė vishtirsķ nė vetvete kur arsyeja e lypė qi tė shfaqim pelqim e lavd mbi cilsķt ase veprat e nji tjetri" – e vazhdon: "Kjo korrnecķ shpirtnore ndoshta na rrjedh prej krajatave historike nėpėr tė cilat u pėrshkueme na dhe tė parėt t'onė".4)

    Ngjarjet e 7 prillit e gjetėn Mustafėn nė Gjenevė, ku ishte transferue nga Italija qysh prej vjetit 1936. Zogu kishte braktisė vendin e shumė emigranta politikė po u kthejshin nė atdhé. Kjo ishte nė vetvete nji arsye e mjaftueshme qi krahas dyshimit pėr italianėt me pasė edhe nji simpatķ, pėr faktin se i vetėshpalluni Mbret i Shqiptarėve ishte pėrzānė.

    Lind pyetja: pse shumė patriotė shqiptarė si Mustafa u afruen me regjimin fashist? (Mendojmė se paftėsia pėr tė ba nji zgjidhje tė ndėrmjetme kombėtare dhe demokratike, mes komunizmit dhe fashizmit, pėr tė shpėtue vendin, asht thelbi i gabimit tė Mustafė Krujės dhe ndonji tjetri. Tė mbėshtetėshe nė strukturat e krijueme nga fashizmi pėr tė shpėtue vendin nga eversioni komunist mbartte nė vetvehte tė njėjtin gabim sikurse pati mė mbėshtjetja tėrėsore nė komunizmin bolshevik pėr tė luftuar fashizmin dhe pėr tė ēliruar vendin. Shėn. i red. Phoenix).Shpirtėnt idealista tė asaj kohe shihshin nė mbarė Europėn nji rrezik tė madh, ekspansionin bolshevik. Provat e pėrgjithshme tė nji lufte vėllavrasėse ishin krye me «sukses» nė Spanjen republikane, por t'ikunit prej Republikave sovjetike tregonin tmerret, deri atėherė tė panjohtuna, qi provonin popujt nėn zgjedhėn e Moskės. Nji vend i vogėl si Shqipnija, me nji shtet tė pakonsoliduem mund tė binte kollaj pré e nji eksperimenti tė tillė. Nė tė vėrtetė, shźjet e kėqija i kishte kuptue edhe Zogu qysh nė 1936-en, dhe kishte pėrdorė grushtin e hekurt kundėr eversionit tė kuq. Kah ana tjetėr shtetet evropiane, q'prej vjetit 1927, i kishin lānė Italisė tė drejtėn e influencės mbi Shqipnķ; Anglia e Franca e shihshin pothuejse pa interes vendin tonė. Rreziku vinte gjithnji prej fqinjėve, por ketė herė ishte edhe rrezik ideologjik. Nji element tjetėr qi afronte nji pjesė tė madhe tė intelektualėve me Italinė ishte ideja e krijimit tė nji «Perandorije tė ré romake», ku ligji, e drejta, dinjiteti i qytetarit, vėllaznimi, kultura – tė drejtojshin nji her' e mirė Shqipninė kah Perėndimi. Bāhej fjalė o me lidhė fatin e vendit me traditėn perėndimore ose me e lanė nė influencėn lindore. Taktika jo e goditun qi u zgjodh ishte me pėrdorė fashizmin pėr me pėshtue kombin. Nji tjetėr arsye qi shtyu Mustafėn e shumė tė tjerė me simpatizue pėr fashizmin, ishte fakti se politika fashiste kishte sigurue pėrkrahjen e vet pėr rivendosjen e kufijve etnikė tė Shqipnķs, pra, tue pėrfshķ Kosovėn, Ēamėrinė e tue rishikjue edhe kufinin verķ-perėndimor.

    Duhet thānė se Mustafa, me intuitėn e tij tė mprehtė kishte kenė ndėr ata tė pakta personalitete shqiptare qi kishin kuptue se aleati mā i mirė pėr me rrėzue Zogun ishte Italia. Nė vjetin 1927, me rastin e nėnshkrimit tė Traktatit tė Aleancės ndėrmjet Shqipnisė dhe Italisė, Mustafa ishte i vetmi emigrant politik qi i telegrafoi Mussolini-t tue vlerėsue ketė marrveshtje.5) Edhe Hasan Prishtina nė nji intervistė dhānė nji gazetarit tė fletores "Giornale d'Italia", me datė 8 dhetuer 1927, e vlerėsonte nalt Traktatin, jo pėr makiavelizėm por tue u nisė prej interesave tė atdheut. Duket paradoksal fakti, por nė ketė mėnyrė ata ekzaltojshin edhe vetė politikėn e anmikut tė tyne, Zogut. Ky i fundit, tue mendue me pėrforcue pushtetin e vet, lidhte nji aleancė qi do t'a ēonte drejt humbjes sė pushtetit.

    Mbetė fakti qi jo vetėm propaganda komuniste por edhe qarqe tjera politike janė pėrpjekė me denigrue figurėn e Mustafa Krujės, tė Ernest Koliqit e tė shumė tjerėve, tue i quejtė "fashista tė shitun" e, prej bejtexhive vėllavrasės tė regjimit tė Tiranės, tue u apostrofue si "tradhtarė" par excellence. Por, sot qi shumė gjana janė fashitė, ja vlen me kėqyrė se ēka shkruente Dom Lazėr Shantoja nė vjetin 1941, pak ditė mbasi Mustafa u ngarkue me formue qeverinė e vet.

    Pyetjes: Kush asht Mustafa Kruja? - Shantoja i pėrgjegjet: "... as nuk asht nji shėnjt, as nuk asht nji mrekullbas! Me thanė vetėm se asht nji patriot, asht prap tepėr pak. Na prej atyne qi do tė na pėrfaqsojnė para kombit e para botės kėrkojmė diēa ma teper sesa stolķn e nji vėrtyti qi tjetėr s'asht veē se detyra qi duhet tė jetė e pėrgjithshme pėr tė gjithė ata qi kan lindun prej nji babe e prej nji nane shqiptare.

    Mustafa Kruja asht diēa ma tepėr. Ai asht nji luftar! Luftari intelektual i nacionalizmės shqiptare marke ma tė fjeshtė e ma tė kulluet. Ai asht nji filiz i asaj dege nacionaliste qi rrājtė e veta i ka thellė nė shtrojet e ma tė pastra e ma tė paprishuna tė racės. Mustafa Kruja – i stolķsun me nji mende tė hollė, me nji kulturė tė gjanė e tė shėndoshtė evropjane, me nji vullndet ēeliku, me nji ndienjė tė spikatun pėr nderė e drejtėsķ, me nji dashunķ tė veēantė pėr brezet e reja, me nji shtėrngesė spartane vėrtytesh shtėpijake – asht fytyra politike ma typike e Shqipnķs sė ré, fytyrė e ngjeshun me at brumė me tė cilin fati i Shqipnķs desh tė ngjeshi fytyrėn e shpirtin e Luigj Gurakuqit e tė shokvet tė tij dėshmorė". vazhdon Dom Lazri: "Jeta e tij asht «lufta e tridhjetė vjetvet»! E gjatė ktyne tridhjetė vjetvet kurrnji triumf! I vetmi, ai qi rrjedh prej zanit tė ndėrgjegjes: ke krye detyrėn t'ande! E kjo detyrė asht nji shumė vuejtjesh e sakrificesh qi nuk njehen as nuk peshohen"6).

    Arsyeja pėr tė cilėn Mustafa Kruja, Dom Lazėr Shantoja, Lef Nosi, P. Anton Harapi morėn pjesė nė politikėn shqiptare tė periudhės 1940-1944, āsht vetėm vetėdija e thellė e flijimit tė vetvetes pėr interesat e kombit. Kėto persona (qi kah profesjoni s'ishin as teneqexhķ kriminela as studenta tė falimentuem), para sė gjithash ishin tė afirmuem si studjuesa sa nė lāmije tė gjuhės e tė filologjisė shqipe, aq nė historinė e atdheut, ishin prind tė censhėm e udhėhjekės shpirtnorė tė panjollė, kishin ideale e interesa ideale qi nė vetvete mjaftojshin me u a mbushė jetėn me kėnaqėsina intelektuale e morale. Por, udhėkryqi nė tė cilin ndodhej kombi e largpamėsķa i shtynte mos me bā sehir n'at orė tragjike. E nesermja e atdheut do t'u jepte mā se tė drejtė, mbasi ajo qi kombet perėndimore festuen nė 1945, si ditėn e lirisė, pėr ne u bā ēasi fatal i nji robnije qi na pau skllevėn e tė rrėnuem...

    Patėr Anton Harapi nė fjalimin e tij me rastin e betimit si anėtar i Kėshillit tė Naltė, do t'u shprehte kėshtu: "Mė rrenė mendja se nuk ka zog shqiptari, qi tė mendojė se unė e mora ketė barrė pėr kulltuk, pėr interesė a pėr ndonji intrigė. Mundet veē me drashtė ndokush mos qe ndonji manķ e emja qi mė shtyni deri kėtu. Edhe un po u a vėrtetoj fjalėn dhe po u thom se po: manija e Shqipnķs, po, qe ajo qi mė vuni dilemėn : a me anarkista pėr tė ba gjak, ase me hjekun dorė prej ēashtjes kombtare. Dhe mbassi shpirti nuk m'a tha tė baj as njenėn, as tjetrėn, qeshė i shtėrnguem tė zgjedhi njenėn dysh: a tė baj nji marrķ tue e pranue ketė zyrė, ase tė tregoj nji dobsķ tue u largue. Vendova ma mirė tė baj nji marrķ: ase sikurse thonė ata shqiptarė qi duen tė ruhen tė pastėr – desha tė komprometohem".7)

    Opinioni i hierarkisė fashiste pėr Mustafa Krujėn

    Gjermanėt, siē ka dalė prej dokumentave tė botuem (shih librin e historianit R. Morozzo della Rocca), e konsiderojshin P. Anton Harapin si filo-anglez, kurse Lef Nosi ishte i njohtun pėr idenė e afrimit me Mbretnķn e Bashkueme. Po pėr Mustafėn ēka mendojshin nė Palazzo Venezia, nė Romė?

    Sė pari duhet thanė se ai nuk ishte nji fashist nė kuptimin e vėrtetė tė termit. Dihet se fashizmi lind historikisht prej gjinit tė socializmit, pėr tė kundėrshtue liberalizmin individualist, pėr tė vū nė rend tė parė interesat e pėrgjithshme tė shoqnķs kundrejt atyne tė individit. Mussolini vetė nė rinķ āsht kenė socialist militant e si i tillė ka ardhė tue pėrforcue gjithnji bindjen se shteti āsht njisķa mā e randėsishme e jetės shoqnore, i denjė pėr t'u vū mbi vlerat e lirisė e tė demokracisė. Nė nji intervistė tė 1932-shit, dhānun biografit tė tij Emil Ludwig pėr tė pėrkohshmen «Candide», B. Mussolini pohon se kur ishte i ri, mbante gjithnji me vete si talisman, nji medaljon me figuren e Karl Marx-it.

    Tashti, Mustafa nuk ka asnji gja tė pėrbashkėt me idetė socialiste e, pėr tė, vlera absolute nuk āsht shteti por atdheu, qi pėrfshin: etnķn, gjuhėn, kulturėn materiale e shpirtnore e besimin.

    Nė 1941, si pasojė e sulmit gjerman kundėr Bashkimit sovjetik, komunistat nė Shqipnķ, tė frymzuem prej tė huejve, nisin me lėvizė. E gjithė kjo bāhej pėr me krijue anarkķ nė vend.

    Qeverija e Shefqet Verlacit rrėzohet e nė dhetuer tė 1941-shit Mustafa Kruja ngarkohet me formue qeverin e ré. Ministri i jashtėm i Italisė, Galeazzo Ciano, shėnon nė ditarin e vet qi vūmja e Krujės nė postin e kryeministrit "i pėrgjegjė nji lėshimi tė mātejshėm ndaj ekstremistave tė nacionalizmit shqiptar".8) Ndėrsa nė datėn 23 dhetuer, Ciano shkruen qi Vėrlaci urren Krujen, por s'ka argumenta te forta kundėr tij, kufizohet tue thanė se s'mund tė qeverisė vendin djali i nji sherbtorit.9)

    Qysh tė parėn herė qi Mustafa vjen nė Romė si kryeministėr, nė shkurt tė 1942, siē dishmon Ciano nė Ditarin e vet, fillon tue i kėrkue italianėve "ndreqje tė vogla tė kufijve kah Mali i Zi e rishikjimin e flamurit. Nuk e duen, - vazhdon Ciano, tue folė pėr nacionalistat e Tiranės, -shqipen e «burgosun» midis fashiove e nejeve tė Savojės. Ēashtja āsht delikate e nuk mund tė mos pranohet a priori". Emnimi i Mustafės kryeministėr, shkruen konti Ciano, pat bā bujė, "ndėr italianė pse ai āsht shumė nacionalist, ndėr shqiptarė pse rrjedh prej nji familje tė pėrvūjtė".10)

    Nji tjetėr hierark i fashizmit, Mėkambėsi i Mbretit, F. Jacomoni, nė kujtimet e tija, tue analizue figurėn e Mustafės vėren: "nacionalist qi nuk lėshonte pź kur bāhej fjalė pėr interesat e vendit tė vet, por qi inteligjenca e ēilun e kultura e shėndosht perėndimore e bājshin me vlerėsue, nė tanė plleshmėninė e saj, idenė konfederale e cila duhet tė kryesonte atė qi vetvetiu u quente Bashkėsķa e Romės".11)

    Nji tjetėr gazetar e shkrimtar italian, Indro Montanelli nė nji artikull tė botuem nė Corriere della Sera nė 1942, shkruente pėr ministrat e qeverisė Kruja: "Ministrat shqiptarė ngjasin njeni me tjetrin. Janė tanė tė rinj, jo me vjetė, por si pėrvojė. Tė gjithė veshen thjesht, janė pak tė ashpėr, por tė pregatitun mirė teorikisht. E kaluemja e tyne āsht njilloj: kanė vuejt pėr vendin e tyne. Idetė e tyne janė tė lidhuna me disa dogma themelore: njisķa territoriale e Shqipnķs, autonomia e mbrendshme, mbrojtja e racės dhe e pasunķs kulturore, bashkėpunimi me Italinė mbi bazėn e tė drejtave e detyrimeve tė pėrbashkėta. Janė tė ndershėm e tė vorfėn. Janė njerėz tė veprimit e jo tė burokracisė".

    Me ndźjt shtrembėt e me folė drejtė, kėto janė fjalė qi cilido kryetar qeverije do tė donte me ndigjue pėr ministrat e vet, aq mā tepėr prej nji tė hueji. Ndėrsa pėr Mustafėn, Jacomoni thotė se ai, si njerķ i sinqertė qi ishte nuk ja pritonte me shprehė, kur e donte puna, edhe tė vėrtetat mā tė idhta.12) Por, pėr Mustafėn, pėrveē shumė idhnimeve, nė vjetėt e qeverisjes sė tij, nuk i munguen sukseset. Nji ndėr kėto ishte edhe bashkimi i Plavės e i Gucisė me tokė amtare. Janė ēasa, qi Nebil Ēika, nė nji artikull tė vetin, pėrshkruen tė jetueme me entuziazmin e birit tė dźnjė tė Rilindjes i cili mā nė fund jeton shuemjen e nji padrejtėsie tė madhe historike.13)

    Me 23 prill 1942, shenon Ciano-ja nė Ditar, u rivendos flamuri shqiptar nė formėn e vet origjinale, pra pa fashiot e liktorit e pa stemėn e Savojės. Kurse Jacomoni dishmon qi Mussolini kur i u paraqit promemoria pėr ketė shndrrim, tue u sjellė kah Ciano-ja, ka thanė: "Kush mė ka shtż me gabue me ndėrrue simbolin kombtar tė Shqipnķs?"14) Ndėrkaq qi nacionalistat shqiptar festojshin flamurin e tyne nė sheshin e Mėkambėsis, italianėt pranojshin gabimin e randė qi kishin bā.

    Nji tjetėr sukses i politikės shqiptare ishte edhe fakti qi ligja italiane nė lidhje me racėn, e cila prekte drejtpėrdrejt hebrejt, megjithė kāmbėnguljen e Romės, nuk u aplikue nė Shqipnķ. Kjo gja do tė bānte tė mundun strehimin e pajisjen e shumė familjeve hebrejsh tė persekutuem me pasaporta shqiptare. Ndėr tė tjera u mendue edhe nji plan me tėrhjekė mshehtas nė Shqipnķ, tue e pajisė me pasaportė shqiptare, albanologun e famshėm austriak me origjinė izraelite, Norbert Jokl, i cili fatkeqsisht pėrfundoi nė mėnyrė tragjike pa mundun tė pėrfitojė prej ndihmės sė miqve tė tij shqiptarė.

    "Nji dishmķ prej anės sė Mustafa Krujės, - shkruen Jacomoni nė kujtimet e tija, - tė asaj qi ishte «burrnķa» e tij, domethānė aftėsia me pėrballue me guxim e shpirtmadhsķ krajatat, e pata pak kohė mbasi ai kishte marrė nė dorė Kryesinė e Kėshillit tė ministrave. Kishte shkue te ai konsulli i pėrgjithshėm i Gjermanisė e i kishte paraqitė nji notė verbale me tė cilėn qeverija naziste kėrkonte dorėzimin e mā se treqind hebrejve, tė cilėt, tė ikun prej Jugosllavijet, kishin gjetė strehė nė Shqipnķ. Komanda ushtarake gjermane e Beogradit kishte dhānė lajme tė sakta rreth emnave e vendeve ku kėta ishin strehue nė Kosovėn shqiptare. Mustafa Kruja erdhi e mė kėrkoi lejen me i lanė me ndéjt tė qetė nė Shqipnķ. Nė Shqipnķ nuk kishte trupa gjermane qi tė mund t'identifikojshin hebrejt. Gjithsesi u vendos qi refugjatėt hebrej tė ēvendoseshin nė zonėn e Gjirokastrės, e cila ishte nė kufī me zonėn greke, tė pushtueme prej trupave italiane. Ata do tė pajiseshin me pasaporta shqiptare me emėn tė rremė, e po t'a lypte nevoja, do tė ndihmoheshin materialisht. Kėto masa do tė bājshin tė mundun qi Mustafa Kruja t'i pėrgjegjej, mbas pak ditėsh, konsullit tė pėrgjithshėm tė Gjermanisė, qi tė gjitha kėrkimet e bāme nė Kosovė nė lidhje me personat nė fjalė s'kishin pasė sukses”.15)

    Edhe ata qi nuk e dojshin Mustafėn, shkruen Jacomoni, tue pasė parasysh pikėsėpari feudalėt shqiptarė me nė krye Sh. Vėrlacin, nuk i mohojshin dy gjana: dashunķn pėr atdheun e vlerat e tija tė nalta morale.

    Nė nji artikull tė botuem nė Corriere della Sera, Indro Montanelli shkruen:

    "Nuk e shihshe Merlika-Krujėn tash dhetė vjet, e, kam pį qi kishte ndryshue fort pak. Suksesi e nderimet nuk kanė mundun me shndrrue natyrėn e sjelljen e jashtme tė kėtij burri. Āsht i veshun pak a shumė si u veshte para dhetė vjetėsh e nuk i jep rāndėsķ vetes me poza e me fjalė tė mėdhaja. Vazhdon me folė me matunī e tė jep pėrshtypjen se thotė tė vėrtetėn".16) E mā tutje artikullshkruesi shkruen qi jeta e tij ngjet me atė tė Mazzini-t e programi i tij āsht ky: due nji Shqipnķ tė bashkueme nė kufijtė e vet natyrorė. Due qi kjo Shqipnķ e bashkueme tė zhvillojė jetėn e saj nė paqen e sigurueme prej Romės.

    Edhe E. Koliqi e krahason Mustafėn me Mazzini-n: ideolog i shkėlqyem, por politikan qi nuk pati sukses. Gjithsesi, shkruen shkrimtari shkodran, bāhet fjalė pėr "nji ēas nė tė cilin ngjarjet u bānė mā tė medhaja se njerzit. Faji i kohnave nuk āsht e arsyeshme t'i veshet e t'i ngarkohet njerzve".17)

    E ngjarjet nuk pasuen ashtu siē dėshironin Mustafa me shokėt e vet, italianėt nuk ishin tė nji mendje nė luftė kundėr terroristave, bile prej anės sė tyne kishte shpesh edhe sabotime nė kėtė drejtim. Pamundėsia me pį tė realizueme politikėn e vet, e shtyu Mustafėn, siē e dishmon ai vetė te Exposé personnel tė botueme te Hylli i Dritės, me dhānė dorėhjekjen.

    Pakėnaqėsķ nė qarqet fashiste kishte shkaktue gjithashtu edhe fjalimi i tij i mbajtun me 22 nanduer 1942 nė Teatro Savoia nė Romė. Kuptohet haptas prej kėtij fjalimi qi ai nuk āsht nji kukull nė duert e kėrkuj. N'at rasė, ai nėnvizon se Italia e kupton qi vetėm tue respektue pamvārėsinė e plotė tė Shqipnisė, do tė mund tė gjejė te shqiptarėt mikun e vėllanė e saj pėr jetė e pėr vdekė e, shton oratori, edhe Shqipnija, shtet i vogėl, duhet tė ketė sekretet e veta e shtatmadhorinė e vet, qi don me thānė nji qeverķ tė fortė.

    Ajo ēka shtyu pėrfundimisht Mustafėn me dhānė dorėhjekjen ishte vrasja e Qazim Koculit, autoritet i naltė qeveritar nė Vlonė. Ishte nji vrasje me natyrė politike e nė tė njejten kohė edhe hakmarrje. Por kryesisht, Qazimi, patriot e aktivist i Luftė sė Vlorės, emigrant politik me Mustafėn e njeri i afėrt i politikės popullore tė kėtij tė fundit, ishte viktimė e luftės qi Mustafa kishte zhvillue si kundėr politikės sė bejlerėve e si kundėr anarkistave e komunistave. Pamundėsia me reague nė mėnyrėn e duhun, bānte qi Mustafa tė ndihej pėrgjegjės pėr vrasjen e mikut tė vet. Qe, si pėrgjegjet Mustafa, thirrjeve mos me dhānė dorėhjekjen:

    "Disį shqiptarė, po kėrkojnė prej meje, aq sį s'mund tė bāj; ndėrsį, do tjerė, po mė pengojnė. Un, ēdo gjā nuk kam nė dorė. N'anė tjetėr, Qazim Koculin e pata ēuem vetė nė Vlonė. E, pėr dersį urdhėnat e mijė nuk mė zbatohen pėr kapjen e dėnimin e shkaktarėve tė vrasės sė Koculit, o mė duhet me e pranuem se e kam vramė un, ose mė duhet me dhānun dorėhjekjen.. Un, nuk mund tė ēvéshem nga vehtja e eme".18)

    Nė janar tė 1943 Mustafa lén qeverinė nė duert e Ekrem bej Libohovės.

    Edhe pse i kthyem nė jetėn private, tue u marrė me Fjalorin e tij, Mustafa āsht halė nė sy pėr anmiqt e Shqipnķs. Kėshtu, me 12 tetor 1943, nė mes tė Tiranės ai pėshton pėr mrekullķ, tue u plagosė lehtė, prej nji atentati tė pabesė. Janė provat e pėrgjithshme tė strategjisė tė terrorit tė kuq.

    Nji vit mā vonė, me 15 prill 1944, nė Firence, po me atentat, do tė vritej prej grupeve komuniste nji prej filozofėve mā tė mėdhaj tė shekullit, Giovanni Gentile, e nji tjetėr pendė e filozofisė evropiane, antifashist i bindun, Benedetto Croce, tue marrė lajmin e kėsaj vrasje tė shėmtueme do tė shprehej: "Tashti vrasin edhe filozofėt".

    "Sį shkrimtarė, - pyet Martin Camaj, u-pushkatuen apo u-dėnuen pėr jetė gjatė periudhės sė Koliqit si ministėr Arsimit e i Krujės si kryeministėr? Ju lutem na i tregoni, sepse un si Kosovar nuk kam lexue njikso gjāje. E sa nė kohėn e Enverit, «birit mė tė dashur tė popullit shqiptar»? Kėté na e rrėfejnė e pėrshkruejnė mā qartė se ēdo tjetėr emigrant arsimtarėt e vlefshėm, vllaznit Pipa po nė fletoren «Shqiptari i Lirė» tė New York-ut".19)

    Mbarimi i luftės do t'a tregojė se terrori i kuq nuk mund t'i durojė intelektualėt e vėrtetė, pėr ata ka vetėm vrasje e burgime; intelektualėt besnķk tė kohės sė komunizmit do tė formohen me nji shqisė tė ré, me mungesėn e karakterit.

    Mustafa: prindi i dashtun

    Kur e pyeta njiherė djalin e Mustafės: baba a ka kenė i rrebtė me jś? ai aty pėr aty u mundue me mė gjetė sinonime pėr me pėrēanėsue ketė anė tė karakterit tė prindit tė vet. Pėrfundoi me nji fjalė tė huej: severo, por qi shqip nuk jepet me skajin "i rrebtė”. I pakėnaqun prej skjarimeve qi mė dha, mā nė fund shtoi: ”i shtréngutė, por i drejtė”.

    N'ata fjalė pashė respektin e nderimin qi biri ushqente pėr atin e vet, ndjenja tė cilat vetėm shembulli vetjak mundet me pėrcjellė prej nji brezi te tjetri. M'u kujtuen fjalėt qi ka shkrue Ernest Koliqi pėr Mustafėn: ”Para se me qénė qytetar, njeriu āsht bķr e prind. Unė kam pasun fatin t'a njof t'rn e Mustafės, - nji burrė i thjeshtė nga Kruja, i squet e i urtė, - tė cilin i biri, i arrijtun nė rrjeshtin mā tė naltė tė personaliteteve tė botės shqiptare, e rrethonte me nji nderim dashunuer qi mė mbushte me habķ. Mė dukej se ai donte me i a dhurue t'et tė gjithė respektin qi bota ushqente pėr tė. Po āmbėlsija pa llasė me tė cilėn drejtonte familjen? Po njerzija, e rrallė ndėr né Shqiptarėt, qi pėrdorte me bashkėshorten e me fmij? Mustafėn, qi shum kush e pershkruen si burrė tė vrashtė, nė rreth tė familjes unė e njof tė durueshem e tė butė, tue u ndéjun sipėr me orė djelmve qi kryejshin detyrėt shkollore tė ditės. Kur i qortonte flitte nė mėnyrė qi mos me i a cenue personalitetin nė formim".20)

    Atė qi Mustafa donte pėr tė ardhmen e fėmijve tė vet, atė mundohej me e realizue edhe pėr tė ardhmen e Shqipnķs, jeta e tij private pėrfshihet vetėm nė nji suazė, nė «suazėn morale» (Koliqi). Nė familjen e tij, dishmon Koliqi qi e njohti prej s'afėrmi nė Zara, thithej ”nji frymė e shėndoshtė e kėndellse njerzore, levitte n'at atmosferė shpirti i thellė i dokeve t'ona, tė cilat, kur interpretohen prej nji zot shtėpije méndendritun edhe ushtrohen me rithėm tė mbajtun por edhe t'āmbėl njiherit, i apin zhvillimit tė jetesės sė perditėshme nji hijeshķ tė pashoqe".

    Pėr té atdheu e familja nuk ekzistojnė njena pa tjetrėn, e tė dyja kanė nji bosht moral tė vetėm. Familja āsht atdheu i parė i fėmijės, e aty njeriu fillon me mėsue me dashtė Atdheun e vet, kjo āsht vazhdimėsia qi Mustafa pėrpiqej me i transmetue pa prā bijve tė vet.

    Edhe vetė ikja e tij prej Shqipnķs āsht e lidhun me nji ēasė tragjike qi preku votrėn e tij. Nė shtator tė vjetit 1944, ai detyrohet me u nisė pėr nė Vjenė, ku djali i tij mā i vogėl, Besimi, qi studjonte nė kryeqytetin danubjan, ishte i sėmundė randė. Mjekėt ishin tė mendimit qi pranķa e babės do t'a ndihmonte djalin me e shkapėrcye rrezikun. Mjerisht, djali, me 21 nanduer 1944 jep shpirt, mbas pak ditėsh nė Shqipnķ do tė jepte shpirt edhe vetė lirija e atdheut tue e lanė Burrin pesėdheteshtatėvjeē pa atme e pa familje.

    Por āsht mā mirė me lanė me folė vetė Mustafėn, i cili i ka pėrshkrue ato ēasa nė nji shkrim qi āsht ndėr mā tė ndiemit e letėrsisė sė ré shqipe:

    "Ngjati kalvari nāndėdhetetetė dit.

    Por Ti, o bec i njomė, ngushullim i ditėve mā tė vėshtiravet tė tatė-shkretės, Ti edhe gjatė kalvarit, edhe me atė kryq tė rāndė mbė shpinė, veēė mjaltė derdhe pėr goje, me kédo. U bāne mā éngjėll se ishe, fytyra e Jote, shtrimė n'atė shtrat hekuri tė ftohėt, s'ishte mā fytyrė njeriu, qi mbas pak javėsh do t'u bānte hī, ajo ishte fytyra e nji hyu t'amshuem. As shtriga qi s'Tė pat lānė grimė mushknije pa tė bréjtun, atė s'kishte guxuem me T'a prekun. Ti, o djalosh i pashoq, as nėpėr torturat e atij trupi tė tretun si qeriu pėrditė nga pak s'i harrove asnji herė tė dashunit e tś, s'T'u hoq kurrė kujdesi pėr ta, nuk shkonte ditė qi s'i pėrméndshe. Pėr thikat e shtatit t'And s'Tė bāni ndonji herė goja of, pėr tjerėt po. Mā tė mbrapmet fjalė qi Tė duelen prej goje qenė «familjet t'ona» e «Shqipnija». Ti pyete pėr to e Yt atė T'u pėrgjegj me nji rrénė tė mėshrirshme. Tė tha: «Nė Shqipnķ, pėr det'e pėr ajėr, kanė zhbarkuem Anglo-Amerikanėt; prandej atėdheu i ynė, populli shqiptar, familjet t'ona, miq e dashamirė t'anė kanė shpėtuem" – e vazhdon:

    ”Nė mėrgim leve, nė mėrgim u rrite e nė mėrgim e dhae edhe mā tė mbrapmen frymė tė jetės s'ate djaloshare, o bir i im. Nė vént t'And, qi deshe aqė fort, vetėm pesė vjet tė lanė me rruem, pesė vjet qi do tė kishin qénė mā t'āmblat tė moshės s'Ate, por qi anmiku t'i bāni mā t'idhėtat. Pate pėr parim jete me u bāmė njeri pėr me i shėrbyem familjes, kombit e njerzisė; me jetuem jo pėr vete por pėr tjerėt. Por Ti na lé i ri, tepėr i ri, o birth i im. Deshe me u bāmė njeri, por Ti kishe lemė njeri e njeri vdiqe; kalove nė tė pasosmen pėr t'u bāmė i pėrsosun. Ti nuk vdiqe, u ngjalle; vdekun kemi na tjerėt, o birth i im, jo ti: kanė vdekun zémrat t'ona, biró!"21)

    Lavruesi i Gjuhės shqipe

    Shpend Bardhi ishte pseudonimi me tė cilin Mustafa Kruja do tė botonte studimet e tija gjuhsore nė revistat Hylli i Dritės t'Etėnvet Franēeskanė e Leka t'Etėnvet Jezuitė. Ndoshta ai mā shumė se kurrgjā tjetėr āsht kenė gjuhėtar, e filologjija āsht lamija nė t'cilėn ka bashkue vullnetin e tij tė ēeliktė me inteligjencėn e mprehtė e kujtesėn e ēmeritėshme.

    I bindun se trajtat e mesme tė gjuhės shqipe, pra e folmja e Elbasanit, janė ato trajta qi paraqesin nė mėnyrėn mā organike zhvillimin e dy dialekteve drejt nji unjisimi tė ardhshėm, ai u pėrpoq me kėrkime skrupuloze me kristalizue nė rregulla gramatikore palcin origjinal tė shqipes e tue zblue ligjėt e gjuhės ashtu siē jetojnė nė tė folmen e popullit.

    Poliglot e shkencėtar, ai shkriu tanė forcat e veta tue punue pėr fjalorin e shqipes. Epistolari i tij, deri nė fund tė jetės āsht mjet komunikimi pėr njohjen e gjuhės tė asaj treve apo t'atij katundi prej kah āsht personi me tė cilin mban korrespondencė. Vende-vende letra bāhet nji pyetsor i vėrtetė ku ai interesohet deri edhe pėr mā tė voglat nuanca tė pėrdorimin tė fjalėve tė gjuhės amtare.

    Fjalori pėr tė cilin folėm mā nalt ka kenė prej "2400 faqesh formati tė madh me 30.000 fjalė tė spjegueme shqip" (K. Gurakuqi); kjo pasunķ fjalėsh ka kenė e ”pajisun me ēanėsime tė pėrpikta, gjithėnji nė shqipe, dhe me frazeologjķ, skāje, thānje nga goja e popullit dhe shprehje letrare tė nxjerruna nga auktorėt e motshėm. Zémėrbardhėsisht dorėshkrimin e ēmueshėm i a dhuroi nė Tiranė Institutit tė Studimeve Shqiptare, i cili i dha fillim botimit. Ngjarjet e ndaluen shtypin. Ajo lāndė e pashoqe mbet nė duer tė komunistave".22)

    Āsht e dijtun se ajo lāndė fort e ēmueshme u shfrytėzue prej nėpunėsve tė Tiranės pa u citue asnji herė burimi e pa i u dhanė merita autorit tė asaj pune kolosale.

    Mustafa ka lānė nji vėllim gati pėr t'u botue, qi mban titullin Kritiqizėm gjuhėsore, e qi pėrfshin tė gjitha studimet gjuhsore tė botueme e tė pabotueme sa ishte gjallė autori.

    Ka pėrkthye gjithashtu volumin e parė tė L. von Thallóczy-it, Illyrisch-albanische Forschungen, ka shkrue pėr Aleksandrin e Madh dhe historinė e Maqedonisė sė lashtė, ka lānė nji studim pėr pelasgjit, nji kronologjķ balkanike, nji studim rreth origjinės e emnit tonė, nji tjetėr rreth Fjalorit tė Frangut tė Bardhė, e shumė pėrkthime mjeshtrore. Tash sė fundi ka pį dritėn e botimit nji pėrmbledhje e tija shumė e interesantshme me titullin Anthologjķ historike (Sejko, Elbasan 2001).

    Simbas Koliqit, stili epistolar i Mustafės "āsht i shkathėt e i déndun”, nuk mungon ”tingulli shpotar”, ”gjuha gufon e pastėr dh'e pasun”, frazeologjija āsht e natyrshme ”e perdorun me zotsķ mjeshtrore”, letrat e tija kanė ”vesk gjuhsuer”; proza e tij āsht ”parashtruese”, gjuha bāhet kėshtu ”vegėl arsyetimi”, ku zbėrthehet struktura logjike e ndėrtohen "trajtat e perpikta descartiane", stili mbetet shkencor e "gjeometrik" – por gjithkund ndihet nji "frymė e kulluet shqiptare por edhe qartėsķ kristalore ēanėsuese".23)

    Por, siē shihet edhe prej fragmentit kushtue djalit tė vet tė vdekun, stili i Mustafės nuk āsht vetėm i shtėrnguet e shkencor, ai din me kenė edhe lirik e i lėmuet simbas subjektit qi trajton. E edhe nji herė lexojmė se ēka kujtonte Mjeshtri tjetėr i letrave shqipe, Ernest Koliqi:

    "Kur shkruente mbi ndoj argument qi i a prekte shpirtin, styli i tij ngjyrohej e pėrflakej por pa rrėshqitė nė llasė tė nji brydhėsije (tendresse) qi nuk pėrkonte me natyrėn burrnore tė tij. Shprehet me nji zbunim tė pėrmbajtun, skofiar (delikat) e tė ngrohėt por jo butlosh. Tė shifet nė shkrimin kushtue qytetit tė Krujės si e āmbėlson mashkullisht fjalėn kur ēekė sende qi ka pėr zémėr”.24)

    Gjuha shqipe pėr tė cilėn punoi Mustafa Kruja tanė jetėn, ("Nė shėrbim tė njāj gjuhe kombėtare" – ishte titulli i nji kolane ku ai botonte tė tijat Qukrrime gjuhsore), nuk u unjisue simbas ligjėve tė shkencės gjuhėsore, por me urdhnat e disave qi gjuhėt dijtėn vetėm me i pré. E prej vedit ato qi mbetėn, "pendat e standartizueme e tė mpīta" (K. Gurakuqi) bashkė me keqeshkrojat e tyne jashta Shqipnķs, dijtėn vetėm me hosannue e me ēue nė qiell ketė regres tė turpshėm.

    Unjisimi ase bashkimi āsht vetėm nji vlerė abstrakte nėse kriteret nė bazė tė cilave kryehet nuk kanė karakter shkencor por politik. Historija s'po prānė tue na diftue se shtete tė pėrbāme prej popujsh tė bashkuem me dhunė kundra dėshirave tė tyne, shpėrbāhen. Kjo ndodh jo pse bashkimi nė vetvete āsht i keq, por pse ai lloj bashkimi āsht artificial e kundėr natyrės sė popujve. E njejta gjā ndodh edhe me gjuhėn, por kėtu reagimet janė mā tė plogėta, mbasi ndjeshmėnķa jonė, kur bāhet fjalė pėr tė mirat shpirtnore tė kombit, ulė kryet nė mėnyrė tė ēuditshme - tue u fikė nė topitjen e arsyes sė plogėsht.

    Syrgjyn gjallė e syrgjyn vdekur

    Nė 1951 prej podit tė Shéjzave, qi nė gjysėn e dytė tė njizetit qindvjetė kje nji ndėr t'paktat zāne me autoritet nė universin e letrave shqipe, lėshohej nji britmė e thekun:

    "Gjindja gjakut arbnuer ndodhet nė nji pikė tė jetės sė vet qi shkakton rrėnqethje n'ata tė cilėt ndiejnė dishka pėr vendlindje e pėr shqiptarizėm. Si komb kemi rį gjallė e ngusht dhe gjendjen e mjerė t'onė nuk ka mundėsķ t'a zgjidhi robi: sot vetėm Zoti e kį nė dorė. Si individa kemi rį edhe mā ngusht sepse nuk dijmė ē'drejtim t'u apim ndiesķve e mendimeve qi na vlojnė nė zémėr e nė shqise; as nuk njofim kénd nė shekull qi tė na thotė nji fjalė ndriēuese” (Shéjzat, 1959, fq. 81).

    Fatmirsisht mbas gati nji gjysė shekulli Shqipnija āsht lirue prej komunizmit, por pa mujtė me u ēlirue prej pasojave qi kjo sėmundė, e cila ekzaltoi tė metat e shqiptarit e mbyti vlerat e tij, i ka lanė njeriut tė lodhun shqiptar. Atėherė nuk mbetet veēse me shikjue me nji sy tjetėr, mā tė kthjellėt, edhe Mustafėn me shokė. Ata u pėrpoqen me n'a shmangė pesėdhetvjet vuejtje. A kanė bā gabime? Shkrimi i Shéjt thotė qi edhe i drejti gabon shtatė herė nė ditė. E tue kthye kryet mbrapa, pėr me mėsue prej gabimeve e me dėnue fajet:

    "Jemi tė shtėrnguem t'u thomi Shqiptarve, kushdo qofshin e ēfardo parimesh t'ushqejnė, se asnji prej tyne s'ka dalun fitues – si Shqiptar – nga lufta e dytė botnore, pasojat e sė cilės rrenuen punėn e patrjotave tė Rilindjes. Jemi tė gjithė tė mundun. Kushdo qi mendon ndryshej, gėnjen veten. Tė mundun, jo tė rroposun. (...) Jemi fillikat vetėm, para nji problemi viganuer. Me akull tė mendes, pa mashtrime romantike, lypet tė shikojmė realitetin. Babelja shqiptare ka pėr suazė Babelen botnore. Ngjarje tė paprituna munden me na dāmtue edhe mā tepėr, por munden edhe me na ēelė nji shteg shpėtimi. Duhet tė rrijmė gatķ me pėrfitue nga kėthesat e historķs".25)

    Tue rilexue kėta rreshta cilido mundet me nxjerr pėrfundimet e veta, pasojat janė reale, shkaku i tyne āsht mungesa e vetėdijes historike. E Burrit tė Krujės, njeriut tė matun e tė squet qi mori pjesė nė ngritjen e flamurit nė Vlonė, nė Konferencėn e Paqes nė Paris, nė lėvizjen fanoliane tė 1924-shit e nė ngjarjet e Luftės sė dytė, si shumė tė tjerėve, Shqipnija i fali nji jetė: syrgjyn gjallė e syrgjyn vdekun. Mustafa Kruja vdiq nė Niagara Falls (USA) me 27 dhetuer 1958, tue pasė kalue pjesėn mā tė madhe tė jetės nė mėrgim.

    Ai, ka shkrue penda e Koliqit: ”ushqei besim nė fuqķn e punės”, ”ushqei besim nė fuqķn qytetnuese tė kulturės”, ”tue luftue paragjikimet dhe tue lirue trśt e bashkatdhetarve nga mjegulla e padijes”, ”ushtroi, pa lakime, normat mā fisnike tė burrnķs shqiptare"; Mustafa, pėrfundon Koliqi:

    ”Dijti tė flījoje n'altar tė Shqipnķs tė mirat mā tė shtréjta njerzore dhe shqiptare: nāmin dhe popullaritetin. Potera e prozhmuesave nuk i a mbuloi kurr zānin e ndėrgjegjes qi e shtynte me marrė qendrime shpesh nė kundėrshtim me andjen e turmave. Deshti mā fort Shqipnķn se popularitetin e vet. E ky shembull āsht shum i rrallė si nė Shqipnķ ashtu nė botė".26).

    Marre nga www.shkoder.net

  2. #2
    Kuptimi i 28 Nandorit - Pėr djelmnin shqiptare

    Mustafa Kruja

    ...Lirija i gjan nji bime delikate qi lyp ma tė madhin kujdes e tokė t’aftė pėr me qėndrue e me u zhvillue nė mėnyrė qi t’i napė kombit pemėt e veta pėr ditė ma tė mira e ma tė plota. Toka e ksaj bime asht edukata shoqnore e patrijotike e popullit...
    ____________________________________



    (Shkrue nė vjetin 1932)

    KUPTIMI I XXVIII NANDORIT

    Pėr djelmnin shqiptare

    Po mė duhet edhe mue me shkarravitun diēa pėr numrin e veēantė tė “Shqipris sė Re” qi do dalė ditėn 28 Nėntor. S’e pata kėt mendim. Por “Shqipėria e Re” e di t’a fusi njerin nė valle edhe kur s’e ka zanat kėrcimin a s’asht nė fel me kėrcye.
    Pra po shkruej. Por ēa me shkrue? Ju them tė drejtėn se m’asht dashun t’a lodh mjaft menden pėr me gjetun nji themė qi t’i pėrshtatej rasės dhe kohės bashkė e qi mund tė kėndohej pa mėrzi tė madhe prej kėnduesve tė ksaj fletorje.
    Ah tė kishem qenė dhe un poet, sa m’a kishte anda me i a ēue dikuj zemrėn peshė e ndonji pikė lot mallėngjimi ndėr sy, ashtu si m’a pat bamė mue disa vjet pėrpara D. Lazėr Shantoja me “Kuvendin e Dėshmorvet” po nė rasėn e 28 Nėntorit! Por mue kėt cilsi m’a ka mohue natyra. Nuk dij me shkrue vjersha. E jam fort pak i aftė me gixilue zemra. Mė vjen ma tepėr pėr dore me i thirrė mendes, gjykimit tė ftohtė se sa me i nxitun kazanit tė gjakut.
    Prandej edhe dava me i a sjellė fjalėn teme kryesisht djelmnis, e cila e ka gjakun nė vlim tė natyrshėm dhe ka nevojė ma shumė pėr argumenta qi mund t’a shtien nė nji kujtim tė thellė mbi kuptimin e ma sė madhes ditė tė historis sė kombit t’onė, se sa pėr ligjerata qi t’a mallėngjejnė e t’i ndezin gjakun.
    Plot 20 vjet para, mė 28-XI-1912, nji kuvend burrash tė mbledhun nė Vlonė ndėnė prisin e Ismail Kemalit, i shpalli botės mbarė se Shqipnija, aty e mbrapa, do t’ishte vetėm e shqiptarvet, se kėta do t’ishin vetė zotėn nė plangun e pėrbashkėt tė tyne, mu nj’ashtu sikur e ndien dhe e njeh veten secili nė shtėpi e gja tė vet, se i hueji nuk do tė guxonte ma me urdhnue e sundue mbi stėrnipat e Illyrve.
    Han’e yll po perėndojshin pėr jetė, po zhdukeshin nga horizonti i atdheut t’onė; ishte tue lemė dielli i liris.
    Nji flamur i madh zhdridhej rreth nji shtize tė gjatė nė dritoren e nji shtėpije tė moēme ku ishte mbledhun kuvendi: flamur i kuq, si gjaku i dėshmorvet tė tij, me shqipen e zezė dykrenėshe nė mes, flamur i Skanderbegut, qi po valonte pėr tė parėn herė n’ajrin tonė mbas katėr shekujsh e gjymsė.
    Atypraty nji za i rreptė buēitte prej qinda krahnorėsh e naltohej nė qiell si nji lutje e fjeshtė e e kulluet dalė prej zemrash tė lame nga ēėdo mėkat: “rroftė Shqipnija!” Brohori tė padame e lot mallėngjimi.
    20 vjet para! Ju djelm tė rij tė Shqipnis sė lirė s’kishit lemė ose ishi edhe tė njomė. Sod, 20 vjet mbrapa, ndokush nga ju mund tė pyesė mallėngjyeshėm:” ku janė ata burra qi ngritėn pėr tė parėt flamurin kombtar?” E un ju pėrgjigjem: ma mirė mos pyetni pėr ta. Historija, ata qi meritojnė tė kujtohen, do t’u a tregojė brezave tė ardhshėm. Ka pasun ndėr ta apostuj lirije a sė paku asish qi e kanė pritė e dėshirue kėtė me gjithė zemėr. Kėta kanė vdekun a rrojnė tė ngimė e tė kėnaqun tue pamė mundimet e sakrificat e tyne tė shpėrblyeme nga realizimi i ides e i deshirit qi kan ushqye.Ka pasun dhe njerz tė rrėmbyem prej nji rryme tė pakuptueme, si landa qi merr me vete nji lumė pėr me e lanė tė zhytun nė ledh tė ndonji bregu a me i a falun detit. E ma nė fund ka pasun edhe shpekulatorė, farizij tė kohvet tona, tė cilėt ndjekin ēėdo rrymė qi t’u pėrshtatet interesave tė tyne, qi ndėrrojnė lėkurė e qime simbas stinės. Nė qoftė se ju do tė kėrkoni me njohun e nderue kend nga dėshmitarėt e ditės 28 Nėntor 1932 po ju siguroj se ma tė parėt qi kanė me ju dalė pėrpara si fatosa tė pavarsisė shqiptare kanė me qenė kėta tė fundit. E ju, para fytyravet tė tyne, keni pėr tė humbun tė tanė shijen e idealit tė thjeshtė qi ushqeni!
    Kujtoni pra e nderoni vetėm dėshmorėt e paemėn qi kanė kanė bamė veten fli pėr t’ja mbėrrimė asaj ditee ma vonė pėr tė ruejtun frytin e saj, ata qi s’u dihen a sė mund t’u pėrmenden emnat. Mu nj’ashtu sikur nderohet sod gati nė tė gjithė botėn kujtimi i ushtarit tė panjohun ramė dėshmuer n’altarin e atdheut..
    “ Por, do tė mė thoni, ē’farė Dėshmorėsh kur tė gjithė e dijmė se Shqipnin s’e banė Shqiptarėt por Evropa?”
    Po, kėshtu thonė pėrnjimend ata qi s’kanė ēue asnji gisht dore pėr Shqipnin e lirė; jo vetėm, por as qi kanė besue kurrė nė nji “mrekulli” t’atillė e ndoshta as sod s’u besojnė syve tė vet. Janė pesimistat e paqortueshėm, ata qi s’e njohin historin e kombit tė vet, qi s’e kuptojnė forcėn e gjakut qi u vlon ndėr dej.
    E ēa me thanė mbandej pėr nji tjetėr kategori Shqiptarėsh, pėr ata qi jo vetėm s’kanė besue se mund tė bahej e mund tė qėndronte Shqipnija Shtet i lirė, por kanė luftue me tė tana armėt qi kanė mundun tė pėrdorin, prej fjalės e deri ke martina e mavzeri, pėr mos me lanė qi tė ngrihej nji Shtet shqiptar, e mbrapa, si u ngreh, pėr me e shembun? E mbasi panė se Shqipnija u ba, po rron dhe do tė pėrparojė, edhe kundėr vullnetit tė tyne, atbotė i a nisėn me mbėrtitun me sa u punoi zani: “ rroftė Shqipnija”, e u vunė me e shfrytue, me e kullotun.
    Shqipnin e bani Evropa ashtu si bani Jugoslavģn, Ceko-Slovakģn,Polonģn, Rumanģn e madhe e Shtetet e Baltikut, pėr me folė vetėm pėr sa i pėrket kontinentit tonė. Nuk besoj tė ketė ndėr kėto Shtete gjind qi t’u a dijnė pėr nderė vetėm tė huejve lirin e tyne.
    Shqipnin e bani kombi shqiptar vetė. E bani forca e ksaj race krenare e kreshnike qi qe e zonja me u bamė ballė me shekuj, si shkamb graniti, valve ma tė rrepta qi e rrahėn pa mėshirė nė tė djathtė e nė tė mangjėt, pėrpara e pėrmbrapa, nė tė katėr anėt. Qe ma se dymijė vjet nuk qenė tė zotnit me i a ndėrrue karakterin e vet as Helenėt e vjetėr me qytetnimin e madhnueshėm tė tyne, as Grekėt e rij me armėn e fes tė pėrdorun pa fe shkrupulli kundėr nesh, as vala slave qi mbuloi Balkanet me tėrbim qyshė prej tė shtatit shekull, as sundimi romak e as shpata e Osmanllijvet. Shqiptarėt ndėrruan fe, por jo kurrė kombsi. As fuqija magjike e besimit nuk i bani me e mohue gjakun e me e harrue gjuhėn e tyne. Aty ku s’e pėrpini shumica e madhe pėr me psue proēesin e natyrshėm t’asimilimit Shqiptari mbeti gjithmonė Shqiptar, me doket e zakonet e veta, me gjuhėn e vet.
    Dhe mbet Shqiptar me armė nė dorė. E ruejti kombsin me forcė, tue derdhun gjak e tue u strukun, vėlla me shqipen, ndėr malet e veta tė papushtueshme. Mbet i egėr, ndoshta, jashta qytetnimit, por mbet Shqiptar. Luftoi pėr doket e zakonet e tija, pėr gjuhėn e tij, pėr kombsin e tij; luftoi pėr liri.
    E ēa do tė thonte Evropa pėrpara kėtij fakti tė gjallė e tė pashlyeshėm nė shekullin t’onė kur parimi i kombsis asht imponue si bazė e politikės ndėrkombėtare? Duhej tė ndodheshim nė nji botė tė sundueme fund e majė prej Gjorgjeviqash pėr me pamė tė mohueme kombsin shqiptare.
    E si do t’a mohonte Evropa tė qenėt e nji kombi i cili qytetnimit tė saj e fes sė krishtenė i ka dhanė nji Fatos si Skanderbegun e shumėgjak tė derdhun pėr at qytetnim, pėr at fe e pėr liri tė vet?
    Evropa bani Shqipnin? E pse mos me thanė ma mirė, ma drejt se Evropa e cungulloi, e pėrgjymsoi Shqipnin? Shkėputi pjesėt ma tė mirat tė saja e i futi ndėn zgjedhė tė huej, shumė ma zi se ishin, ku po ndrydhen e shkretohen pa pikė mėshire, jashta ēėdo ligje njerzore. Evropa po hesht para ksaj mizorije nė ma tė madhen apathi.
    Jo, djelmnija shqiptare s’ka si u beson pėrrallave tė Shqiptarve pa sedėr kombtar e pa besim nė veten e tyne e nė kombin e vet. Ajo do t’i pėrbuzė gjithmonė ata qi mohojnė forcėn e vėrtytet e racės, gjakun shqiptar tė derdhun pėr liri; do t’i urrejė anmiqt e djeshėm e tė kurdohershėm t’ides kombtare.
    Dita XXVIII Nandor asht pa dyshim ma e madhja ditė gzimi pėr kombin t’onė. Por nė kėt ditė gzimi tė pashoqe s’asht e mundun pėr ne mos me e ēue menden edhe ke vllaznit t’anė qi vuejnė nė nji robni politike ndėr ma tė zezat qi njeh historija e gjithė shekujvet. Ata e dinė se Shteti shqiptar asht tepėr i vogėl pėr me i shpėtue sod nga zgjedha. Me gjithė kėte kanė plot tė drejtė me pritun prej nesh qi nė mos tjetėr tė marrim pjesė me zemėr nė zin e gjamėn e tyne, ashtu sikur ēėdo gzim i ynė gzon e mbush me shpresė edhe zemrat e atyne fatzezve.Shpresa e tyne e dashunija e jonė pėr ta janė nji peng sigurimi pėr kohėn e ardhshme, mbasi botėn e ka bamė natyra rrumbullake e mbas natės s’errėt do tė lejė patjetėr drita e diellit. Nė qoftė se jemi tė dobėt materjalisht le tė jemi tė fortė moralisht, tue njohun e ēėmue tė drejtat t’ona e tue shpresue gjithmonė. Kjo shpresė duhet tė mbushė e tė nxejė sidoms zemrat e djelmnis s’onė qi do tė pėrgatisė e tė trashigojė kohėn e ardhshme.
    Lirija e nji kombi fitohet e ruhet me sakrifica tė mėdhaja, me sakrifica gjaje e gjaku, me vetmohimin e secilit qytetas qi e gzon e e trashigon. Nuk asht burim pasunimi tė veēantė, a ma mirė me thanė burim po, por jo mjet, siē e quejnė shpekulatorėt pa shkrupull e pa ndėrgjegje, qi s’e kanė lodhun kurrė menden pėr atdhe veēse pėr t’a shfrytue. Ajo asht nji ideal qi ushqen shpirtin e atyne qi e kanė dhe siguron lumninė e kolektivitetit, tė mbarėn e tė mirėn e popullit. Tė popullit qi e fiton dhe e ruen me gjakun e tij.
    Lirija i gjan nji bime delikate qi lyp ma tė madhin kujdes e tokė t’aftė pėr me qėndrue e me u zhvillue nė mėnyrė qi t’i napė kombit pemėt e veta pėr ditė ma tė mira e ma tė plota. Toka e ksaj bime asht edukata shoqnore e patrijotike e popullit. “Shqipnija u ba, tash duhet tė bajmė Shqiptarėt” po thomi edhe na tue marrė hua nji frazė tė formulueme pėr nji tjetėr komb ma se nji gjymsė shekulli pėrpara.
    Kjo asht barra ma e randė e ma e shenjtė qi i bie djelmnis shqiptare, ajo qi do tė sigurojė t’ardhmen e Shtetit t’onė e bashkimin e tė tanė kombit nėn flamurin kuq-e-zi. Pėrpara, pra, djelmni!

    MUSTAFA KRUJA

  3. #3
    Vepra e Thalloczy, u pėrkthye nga Mustafa Kruja


    Pas 46 vitesh botohet “Vėzhgime iliro-shqiptare”




    Tiranė

    U deshėm mėse 46 vjet qė dorėshkrimi i pėrkthimit tė veprės “Vėzhgime iliro-shqiptare”, nga Mustafa Merlika-Kruja, tė shihte dritėn e botimit.

    Pėr herė tė parė shtėpia botuese “Camaj- Pipa” nė Shkodėr ka sjellė nė shqip veprėn e autorit Ludvig von Thalloczy “Vėzhgime iliro-shqiptare”, e cila nxjerr nė dritė fakte tė reja mbi historinė e Shqipėrisė mesjetare deri nė Kongresin e Berlinit. Vetėm pak ditė mė parė, vėllimi i parė i “Illyrisch-Albanischen Forschungen” (“Vėzhgime iliro- shqiptare”) i pėrkthyer dhe ngelur nė dorėshkrim, qė nga viti 1958 nga Mustafa Merlika-Kruja, u hodh nė tregun shqiptar. Pėr dorėshkrimet e pėrkthimit ėshtė kujdesur i biri i pėrkthyesit, Bashkim Merlika-Kruja. Nė faqet e kėsaj vepre shqyrtohet nė mėnyrė tė veēantė gjendja e Shqipėrisė, duke nisur me kohėn e Ali Pashė Tepelenės e deri te Kongresi i Berlinit, por veēanėrisht, duke u ndalur te kryengritjet shqiptare. Mes rreshtave tė tre kapitujve tė veēantė, autori argumenton edhe prejardhjen shqiptare tė fisit hungarez tė Klementinėve, tė Petervaradit nga fisi shqiptar i Kelmendit, ngulimet shqiptare tė shekullit XVII, shkaqet dhe veēoritė e emigrimit masiv tė shqiptarėve drejt Italisė nė shekujt XV-XVI. Kjo vepėr ėshtė cilėsuar si njė ndėr burimet mė tė rėndėsishme tė informacionit mbi Shqipėrinė, e cila ėshtė hartuar nga dr. Ludvig von Thallóczy, por edhe me pjesėmarrjen e ekspertėve mė tė njohur tė historisė shqiptare dhe asaj tė Evropės Juglindore si K. Jeriček, M. Suflay, Th. Ipen, E. C. Sedimayr, J. Ivanič, E. Koracson, B. Pech e K.Thopia etj.

    “Vėzhgime…”, vepra e fundit e Krujės
    “Vėzhgime iliro-shqiptare” ėshtė vepra e fundit e pėrkthyesit Mustafa Merlika-Kruja. Ai i shtoi tekstit origjinal shėnime dhe komente personale; e pajisi atė me njė “Fjalorth”, por nuk arriti ta pajisė plotėsisht librin me shpjegimet e duhura rreth vendeve dhe figurave historike. Vetė pėrkthyesi, nė shėnimet e tij shkruante mes rreshtash, dhe gjithēka e bėnte gjatė kohės kur e ndjente se puna vėshtirėsohej nga ēasti nė ēast: “ Nė qoftė se āsht thānė qi kjo vepėr tė shohė ndonji herė dritė e shtypun, dėshiroj qi mundėsisht kėtė barrė ta marrė pėrmbi vete nji kompetent. Mund tė ketė gabime qi un i kam lanė me i krye ma vonė e s’i a kam mbėrrimė. Gabimet e tė meta, nė qoftė se do tė ndreqen e do tė plotėsohen, tė shėnohen prej kuj u bānė”. Libri nė dorėshkrim, i sjellė pėr botim nga Bashkim Merlika-Kruja (i biri i pėrkthyesit) synon tė nxisė, siē shprehet ai, “kompetencat nė kėtė lāndė qė nuk mungojnė nė Shqipni e pėrtej”, si dhe t’i shėrbejė lexuesve tė thjeshtė qė dėshirojnė tė dinė mė tepėr pėr historinė e Shqipėrisė. Libri ėshtė botuar, ashtu siē ėshtė shkruar nga vetė pėrkthyesi nė gjuhėn gege, “me bindje qė kjo gegnishte do tė kuptohet mirė prej ēdokuj nė botėn shqiptare edhe sot”

    Njėmbėdhjetė versione pėr historinė
    Vėllimi i parė i veprės “Vėzhgime iliro-shqiptare” pėrmbledh njėmbėdhjetė trajtesa nga fushat e historisė tė autorėve Taloci, Jeriēek, Ipen dhe Shuflai. Trajtesat janė pėrzgjedhje tė artikujve dhe referateve tė botuara nė gazeta dhe nė gjuhė tė ndryshme. Ky vėllim, ashtu siē thekson studiuesi A. Ndreca, “synon me ruajt koordinatat historike tė pėrhapjes ilire dhe tė asimilimit tė mėvonshėm tė tyne, tė marrėdhanjeve ndėr-ilire, tė besimit, kultit dhe zakoneve.” Njė vend tė rėndėsishėm nė kėtė libėr zė edhe historia mesjetare dhe shpjegimet etimologjike dhe toponomastike tė qyteteve kryesore tė Shqipėrisė si Kruja, Durrėsi, Shkodra dhe Vlora. Nė studimet e qyteteve nxirren nė pah jo vetėm organizimet administrative, por edhe ato ekonomike, bazuar nė pasuritė e tyre dhe nė zhvillimin e tregtisė. Njė vend tė veēantė zė edhe historia e abacive dhe kishave tė hershme, sundimtarėve dhe kolonėve tė atyre viseve deri nė pushtimin turk.

    Nga Ali Pasha te Kongresi i Berlinit
    Kapitulli X i veprės, shkruar nga Th. Ipen, shqyrton gjendjen e Shqipėrisė prej kohės sė Ali Pashė Tepelenės deri te Kongresi i Berlinit, duke u ndalur te kryengritjet shqiptare. Me njė rėndėsi tė veēantė ėshtė edhe shkrimi i Talocit “Diaspora shqiptare”, ku autori pėrmes tre kapitujve argumenton prejardhjen shqiptare tė fisit hungarez tė Klementinėve tė Petervaradit nga fisi shqiptar i Kelmendit, ngulimet shqiptare tė filluara qė gjatė shekullit XVII nė zonėn e Borgo Erico-s nė Zarė tė Dalmacisė, shkaqet dhe veēoritė e emigrimit masiv tė shqiptarėve drejt Italisė nė shekujt XV-XVI. Autori pėrcakton zonat nė tė cilat u vendosėn shqiptarėt, marrėdhėniet me italianėt qė shpeshherė u shoqėruan edhe me pėrzierjen me popullsinė vendase. I gjithė ky kapitull ėshtė i shoqėruar edhe me tė dhėna statistikore tė vendbanimeve italo-shqiptare nė vitet 1881 dhe 1894.



    Kush ėshtė pėrkthyesi i veprės
    Fundi tragjik i Mustafa Merlika-Kruja

    Mustafa Merlika-Kruja, pėrkthyesi i veprės “Vėzhgime iliro-shqiptare”, lindi nė vitin 1887. Ėshtė njė nga protagonistėt e politikės dhe historisė shqiptare tė fundit tė viteve ‘30 e fillimit tė viteve ‘40 tė shekullit tė kaluar, ku ka qenė dhe kryeministėr. Ndonėse pėr veprimtarinė e tij politike nė Shqipėri ka pasur mendime tė ndryshme, ai ka qenė dhe ngelet, padyshim, njė ndėr personalitet shkencore mė tė spikatura nė fushat e gjuhėsisė dhe tė historisė shqiptare. M. Kruja ėshtė autor i njė sėrė veprash dhe pėrkthyes i zoti. Mes veprave dhe pėrkthimeve mė tė rėndėsishme mund tė pėrmenden “Fjalori i madh i Gjuhės Shqipe”, (1943), pėrpjekja e parė serioze nė kėtė drejtim, mjerisht e humbur, “ Shqiptarėt dhe Fuqitė e Mėdha” (pėrkthim), 1927, “Abetari i tė mėrguemit”, 1952, “Anthologji historike”, 2001. Nė fondet e veprave tė tij ruhen akoma vepra tė pabotuara si “Aleksandri i Madh”, “Fjalori i Frangut tė Bardhė”, “Problema gjuhe”, si dhe njė “Epistolar gjatė vjetėve 1947-1958”. Brenda “Vėzhgime iliro-shqiptare” ėshtė vepra e fundit e pėrkthyesit Kruja.



    Kush ishte albanologu Thalloczy

    Ludvig von Thalloczy ishte njėri nga themeluesit e kėrkimeve dhe hulumtimeve hungareze mbi Ballkanin. Ai lindi nė Ofen (Hungari) mė 8 dhjetor 1854. U diplomua nė Universitetin e Budapestit dhe ka pasur njė aktivitet tė gjerė shkencor. Ka punuar nė Arkivin Shtetėror tė Hungarisė, docent nė Universitetin e Budapestit, drejtor i Arkivit tė Financave tė Vjenės, president i Shoqatės sė Historianėve Hungarezė, bashkėthemelues i Akademisė sė Shkencave Hungareze etj. Thalloczy vdiq mė 1 dhjetor 1916 nė Herceghalom, nė njė aksident hekurudhor, ndėrsa po kthehej nga varrimi i perandorit tė Austro-Hungarisė, Franc Jozefi I. Mes kontributeve mė tė ēmuara qė ai ka dhėnė pėr trajtimim e “burimologjisė dokumentare” sė historisė shqiptare, ėshtė pjesėmarrja nėn udhėheqjen e Shuflait e pėrmbledhjes dokumentare “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, si dhe drejtimi i veprės dy volumshme “Illyrisch-albanischen Forschungen” (“Vėzhgime iliro-shqiptare”), vėllimi i parė i sė cilės u publikua nga shtėpia botuese “Dunker e Humblot” nė Mynih- Laipcing, 1916.

    Marre nga gazeta Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet nė Bllog
    17
    Im gjysh Mustafa Kruja

    E quajta tė udhės t’u thoja dhe unė pak fjalė mbi gjyshin tim, Mustafa Merlika Krujėn, pėr kremtimin e 50 vjetorit tė vdekjes tė tė cilit, lumturisht jemi mbledhur kėtu, nė kėtė sallė.

    Nga Eugjen Merlika
    Marte, 30 Dhjetor 2008 07:06:00
    Kryeministri shqiptar mė 1942-1943 sipas tė nipit, Eugjen Merlika. Marrdhėniet me miqtė e ngushtė, elitėn e kohės, “armiqėsia” me Mbretin Zog dhe sė fundi vdekja nė mjerim nė mėrgim

    E quajta tė udhės t’u thoja dhe unė pak fjalė mbi gjyshin tim, Mustafa Merlika Krujėn, pėr kremtimin e 50 vjetorit tė vdekjes tė tė cilit, lumturisht jemi mbledhur kėtu, nė kėtė sallė. Emri i tij, pėr tė cilin e kam ndjerė veten krenar, si ai i njėrit prej njerėzve tė shquar tė Atdheut tim e, akoma mė tepėr, si ai i njeriut qė u mundua mė shumė se kushdo pėr t’i shmangur atij fatkeqėsinė mė tė madhe, komunizmin, mė ka shoqėruar nė ēdo hap tė jetės sime, me pasojat qė secili prej jush mund t’i marrė me mėnd.

    Por sot nuk ėshtė rasti tė kujtojmė kalvarin e gjatė tė familjes sime, por tė pėrkujtojmė sė bashku tė parin e fisit tonė qė qe njėkohėsisht, siē doli edhe nga kumtesat e mbajtura deri tani, njė nga figurat kryesore tė kulturės e tė jetės politike tė vendit. Kjo pėrkujtimore zbehet pak nga mungesa tėrėsore e pranisė sė Shtetit dhe institucioneve. Megjithatė le t’i a lemė kohės, gjykatėsit mė tė paanshėm, vlerėsimin e qėndrimit tė kėtyre tė fundit.

    E sotmja pėr familjarėt nuk ėshtė festė, mbetet gjithmonė njė ditė dhimbjeje, por atmosfera nė tė cilėn lėndohet plaga ėshtė diēka e veēantė e na mbush me gėzim sepse, pėr herė tė parė qė nga dita qė Mustafa Kruja u nda nga kjo botė, sot pėrkujtohet solemnisht jo vetėm nga njerėzit e dashur dhe miqtė.

    Nė njė farė mėnyre kjo mund tė quhet njė rilindje pėr gjyshin tim, portreti i tė cilit stolis qoftė edhe pėr pak orė kėtė sallė, ai portret qė pėrfaqėsonte Shqipėrinė nė njė sallė tė Lidhjes sė Kombeve nė Gjenevė. Veē falėnderimit Zotit tė gjithėsisė, i vetmi i aftė pėr tė tilla mrekulli, duhet t’u falėnderoj ju tė gjithėve pėr praninė tuaj bujare e kryesisht, profesor Ardian Ndrecėn, si nismėtar i kėtij aktiviteti, gjithashtu studjuesit e shquar, autorė tė kumtesave shkencore pėr ndihmesėn tepėr tė ēmuar nė shpalosjen e anėve tė ndryshme tė personalitetit poliedrik tė Mustafa Merlika Krujės.

    Nė familjen Merlika, tek shtėpia dykatėshe nė rrugėn “Vllazėn Huta”, ishin shumė tė qeta bisedat rreth ikjes sė mundshme nė Evropėn Perėndimore, ende nė luftė n’atė fund vere tė 1944 ės, pėr t’i shpėtuar njė regjimi tė tipit bolshevik qė ēdo ditė e mė tepėr mundėsohej si real nė Shqipėrinė e pasluftės.

    Caja, e zonja e shtėpisė, mbas pesėmbėdhjetė vitesh mėrgimi e, mė sė fundi me njė shtėpi tė sajėn, nuk donte tė dėgjonte pėr largim jashtė shtetit. I shoqi, Mustafa Kruja, ish Kryeministri i shkėputur nga politika aktive, kishte vendosur tė qėndronte, i vetėdijshėm se kishte punuar me ndėrgjegje pėr tė mirėn e Atdheut tė tij e i gatshėm pėr t’u pėrgjigjur para ēdo lloj trupi gjykues pėr veprimtarinė e tij.

    Si njohės i mirė i pėrvojės qė frymėzonte ata qė, me shumė gjasė, do tė merrnin pushtetin nė Shqipėri, ai e kuptonte rrezikun drejt tė cilit shkonte, por skrupujt qė mbizotėronin nė karakterin e tij, i diktonin atė qėndrim. Nė pėrvojėn e qeverisjes sė Vendit nėn pushtim kishin qėnė pėrkrah tij mjaft prej kushėrinjve e rrethit miqėsor. Emrat e Sulės, tė Sejfullait, tė Talibit, tė Reshitit, tė Ymerit, tė Osmanit, tė Hysenit, tė Hamitit do tė shėnonin faqe lavdie, deri nė sakrificėn skajore, nė qėndresėn antikomuniste tė Krujės.

    Pjesėmarrja e rrethit familjar nė jetėn e tij politike ishte njė barrė e rėndė nė ndėrgjegjen e tij. Pasojat e pėrndjekjes komuniste qė do tė binin vetėm mbi ta, duke ruajtur familjarėt e tij nėpėrmjet njė largimi eventual nga Shqipėria, ishin tė papranueshme, madje tė pakonceptueshme pėr Mustafa Krujėn.

    Qė nė rini tė tij kishte dhėnė prova tė pėrkushtimit ndaj familjes e farefisit. Kishte qėnė ai nisjatori i pajtimit tė t’atit me xhaxhanė, Xhiun e Fajės, tė zemruar pėr njė ēėshtje pronėsie, siē ndodh rėndom ndėr njerėzit. Megjithėse arsyeja ishte n’anėn e atit, ai pranoi mė mirė pajtimin se sa tė drejtėn, sepse gjaku nuk bėhet ujė pėr sende materiale tė ēfarėdo vlere qofshin.

    Ky ishte mėsimi i parė i madh qė djaloshi student i pėrcillte familjarėve tė tij dhe gjithė farefisit. Harmonia nė familje, dashuria pėr njėri tjetrin, ishin vlera tė padiskutueshme pėr te. Kėto binjakėzoheshin me tė tjera vlera siē ishte ndershmėria e ruajtja e faqes sė bardhė dhe emrit tė mirė tė fisit.

    Shumė vite mė vonė, kur ai drejtonte Qeverinė, dikush i tha se njė kushėri i tij po pasurohej duke pėrdorur emrin e tij pėr marrėveshje fitimprurėse me firma tregtare italiane. E vėrtetoi faktin, mblodhi fisin dhe me njė vendim, sa tė rrallė aq dhe tė prerė, i hoqi kushėririt tė drejtėn e mbajtjes sė mbiemrit.

    Horizonti i hapur, zėmėrgjėrėsia, njohja e thellė e natyrės njerėzore e dukurive tė saj, mirėkuptimi pa paragjykime i problemeve tė tė tjerėve, gjykimi i drejtė e i matur i tyre, ishin tipare karakteri qė djaloshi Mustafa kishte shfaqur herėt nė formimin e tij. Nė kėtė kontekst vlen tė pėrmėndet fakti qė ai ngulmoi shumė pranė babait tė tij, pėr tė krijuar njė tjetėr familje mbas vdekjes sė parakohshme tė nėnės sė tij.

    Shkėputja kulturore nga ambjenti nė tė cilin lindi, lartėsia nė tė cilin e ngriti jeta shoqėrore nuk pėrbėnė kurrė pėr tė njė hendek qė e ndante nga familjarėt, farefisi, shokėt e miqtė e qytetit tė lindjes. Ai mbeti gjithmonė pranė tyre me mendimet dhe ndjenjat, e ndonse jeta e vėrtiti mė sė shumti larg Atdheut e qytetit tė lindjes, kėta mbetėn gjithmonė foletė e pėrjetshme ku prehej shpirti i trazuar e i pėrmalluar.

    N’atė gjėndje, kur e gjithė familja i ishte nėnėshtruar idesė sė qėndrimit nė vėnd para ngjarjeve tė pritme, njė thirrje telefoni nga Vjena e Austrisė ndryshoi planet. Besimi, xhaxhai i vogėl, i shtruar nė njė spital tė atij qyteti ishte keqėsuar dhe mjekėt e quanin tė domosdoshme praninė e familjes, sidomos tė babait. Lajmi nuk linte shteg pėr mėdyshje e vendimi ishte i menjėhershėm.

    Gjyshi u nis me ngut. N’oborr para se tė dilte mė mori nė krahė pėr herė tė fundit e tha: “Tė mijtė nuk i rrita dot. As kėte nuk do tė mundem t’a rris!” Ato fjalė ishin njė sintezė e jetės sė njė njeriu “qi pėr tridhet e kusur vjet rrjesht ka qźnė pėrpjekun me i a vū ndonji gur themelit tė ksaj Shqipnije, me bukė e pa bukė, me pendė e me pushkė, tue lānė nė mėshirė tė tjetėr kuj e ndėr kāmbė anmiqsh nānė, babė, grue e fėmij.” Ato fjalė ishin e shkuara dhe e ardhmja e jetės sė tij.

    Gjyshi im ishte njė bashkėshort shėmbullor e njė prind i rrallė. Ishte njė shqiptar i lashtė nė drejtim tė moralit e, njėkohėsisht, njė evropian modern e i kulturuar pėrsa i pėrket tolerancės. Familja pėr tė nuk ishte thjesht njė bashkim njerėzish qė kishte pėr mision lindjen e fėmijėve dhe nėnėshtrimin ndaj vullnetit tė tė parit, por njė institucion i pėrbashkėt, nė tė cilin ekzistonte respekti e dashuria e ndėrsjelltė e ku kryetari nuk ishte njė autoritet qė bėnte tė detyrueshėm mendimin e tij, por njė prind qė shqetėsohej njėsoj pėr mbarėvajtjen e pėrparimin e gjithė pjestarėve tė saj.

    Shkollimi i bijve, vėllezėrve e motrave ishte njė sakrificė e madhe materiale pėr tė, por i jepte kėnaqėsinė t’i shihte tė realizuar si njerėz e si qytetarė, t’aftė tė jepnin ndihmesėn e tyre nė dobi tė njė Atdheu qė, mė shumė se pėr ēdo gjė, kishte nevojė pėr njerėz tė kulturuar.

    Kėshtu biri dhe vėllai qė u diplomuan nė Francė e n’Itali u kthyen menjėherė nė Shqipėri, sepse ky ishte vullneti i Lalės. Nga Bolonja nė Peqin, ky qe itinerari qė pėrshkoi Asllani, vėllai i vogėl, pėr tė filluar ushtrimin e profesionit si mjek. Secili mund tė marrė me mėnd se sa atdhedashuri kishte nė njė vendim tė kėtillė, po tė mbahet parasysh se bėhet fjalė pėr 12 shtatorin e vitit 1936. I biri, Petriti, babai im, nuk do tė pranonte njė kontratė tė mirė pune me njė nga termocentralet mė tė mėdha tė Francės jugore, por do tė vinte tė fillonte njė aktivitet privat nė Tiranė me dy kolegė e shokė tė ngushtė.

    Gjyshi im ishte njė personalitet shumėplanesh. Gjasme historia, qė na serviri regjimi pėr mė shumė se gjysmė shekulli, na e paraqiti vetėm nė njė drejtim, n’atė tė politikanit, madje tė reduktuar nė vetėm 13 muaj veprimtari dhe ajo me ngjyrat mė tė errėta. Ėshtė njė paraqitje tejet e shtrembėruar e figurės.

    Pasioni i tij fillestar ishte mėsimdhėnia, prirja e tij kryesore ishin shkencat ekzakte, matematika, fusha nė tė cilėn pėrqėndrohej e prodhonte ishte studimi, kryesisht i gjuhės e i historisė, misioni qė kishte marrė pėrsipėr ishte ai i rilindėsve, ndriēimi dhe lartėsimi i Kombit shqiptar.

    Pra, politika pėr tė qe njė mision, njė domosdoshmėri e diktuar nga kushtet e Shqipėrisė, nuk qe pasioni i tij i jetės. Kaq ėshtė e vėrtetė, saqė asnjė nga bijtė apo vėllezėrit e tij nuk i drejtoi n’atė fushė, tė cilėn e braktisi pėrfundimisht qė mė 13 janar 1943, nė moshėn 56-vjeēare.

    Faktor pėr tė ndėrtuar njė shoqėri tė shėndoshė, nė mendėsinė e Mustafa Krujės, miqėsia me tė gjitha atributet qė i jepnin asaj ligjet e lashta tė jetės shqiptare, pėrbėnte njė vlerė tė cilėn e ēmoi dhe respektoi gjatė gjithė jetės.

    Miqėsia me njerėz si Luigj Gurakuqi, Qazim Koculi, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Kapidani i Mirditės Gjon Marka Gjoni, Xhevat Korēa, At Gjergj Fishta, Gjovalin Kamsi, Abaz Kupi, Sotir Gjika, Sali Nivica, Shuk Gurakuqi, Ahmet Dakli, Dan Hasani, Hajdar Kika, Beso Gega, Kostandin Kote, Ernest Koliqi, Don Lazėr Shantoja, Tahir Kolgjini, Aleksandėr Xhuvani, Karl Gurakuqi e shumė tė tjerė, ka shėnuar e mbushur shumė faqe tė jetės sė tij vetjake e shoqėrore, nė vite tė qeta apo tė stuhishme. Gjyshja ime e ndjerė ishte njė minierė episodesh tė ndryshme qė lidheshin me kėta persona dhe historinė e Shqipėrisė.

    Dua tė ndalem mė gjatė nė marrėdhėniet e gjyshit tim me Ahmet Zogun, Mbretin e shqiptarėve, marrėdhėnie kontradiktore, por edhe tė pasura nė vlera e parime. U njohėn herėt nė Stamboll, nė moshė fare tė re. Mė pas u miqėsuan nė vitet mbas pavarėsisė e, nė kohė tė turbullta, kur rebelizma zotėronte Shqipėrinė e mesme, luftuan sė bashku kundėr saj e Mustafai strehohej nė Burgajet, nė sarajet e Xhemal Pashė Zogollit, si mik i tė birit.

    Kjo deri sa ai iu dorėzua vullnetarisht Esad Pashės, qė e dėnoi me vdekje e mė pas me burg n’Itali. Vitet rrodhėn e dy miqtė ishin larg njėri-tjetrit, por nė prag tė Kongresit tė Lushnjės Ahmet beu i ēoi fjalė dy herė tė shkonin bashkė n’atė kuvend. Mustafai nuk pranoi pėr njė arsye ndėrgjegjeje qė kishte tė bėnte me kolegėt e tij tė Qeverisė sė Durrėsit. Lushnja shėnoi njė krisje nė marrėdhėniet qė, nė vitet e mėpasme, edhe pėr mendime tė ndryshme politike, u kthye nė njė armiqėsi tė hapur pėr rreth njėzet vite, t’ashpėr e pa doreza.

    Mė 1939, si pasojė e pushtimit italian, Mbreti Zogu u largua nga Shqipėria , kurse Mustafai u kthye. Mbas katėr vitesh dhe pėrvojės 13 muajshe tė pėrgjegjėsisė qeveritare, nė kaosin e ngjarjeve shqiptare nėn kėrcėnimin e njė fitoreje tė komunistėve, gjyshi im krijoi bindjen se i vetmi njeri qė mund ta shpėtonte Shqipėrinė ishte Mbreti Zog. Atėhere, nga shtėpia e Kapidan Gjonit nė Shkodėr, nėpėrmjet Sali Myftisė i ēoi fjalė “armikut” tė tij tė madh mėse njėzetvjeēar:

    “Nėqoftėse ke mundėsi ose, po pate rast ndonjė ditė me u takue me Mbretin Zog, i thuej se, si mue dhe Kapidanin e Mirditės do t’na keshė bashkėpuntorė dhe pėrkrahės.” (Marrė nga kujtimet e z. Fuat Myftija). Ishte kjo dėshmia e mendėsisė sė hapur e pa paragjykime tė Mustafa Krujės, treguese e njė personaliteti qė drejtohej nga arsyeja e shėndoshė e jo nga dogmat, tabutė apo interesat vetjake.

    E kishte treguar kėtė mendėsi nė sferėn familjare, kur kishte pranuar e zgjedhur vajza italiane e katolike si bashkėshorte pėr vėllanė apo djalin, duke respektuar ndjenjat e tyre, nė njė kohė kur liberalizmi ishte njė nocion qė lakohej nga fare pak njerėz nė Shqipėri.

    E kishte treguar edhe nė jetėn politike kur, mė 1936, karshi ardhjes nė fuqi tė Qeverisė liberale tė Mehdi Frashėrit nė Tiranė, i kishte shkruar njė letėr shokėve tė tij tė mėrgimit, pėr tė rishikuar qėndrimin politik ndaj Mbretėrisė, po ashtu sikurse mė 1943, me mesazhin e drejtpėrdrejtė qė i dėrgonte Mbretit nė mėrgim.

    Kėto nuk ishin lojėra interesi vetjak, por strategji qė i shėrbenin vetėm njė qėllimi, tė prira nga njė ideal i vetėm: interesi madhor i Shqipėrisė e i popullit tė saj. Mustafa Kruja hyri i varfėr nė jetėn politike e mbeti i tillė gjatė gjithė kohės. Nė mėrgimin e fundit n’Itali, Egjypt, Francė apo SHBA jetoi nė mėnyrė tepėr tė pėrkorė, nė kufijtė e varfėrisė.

    E provojnė fletėt e letrės nė tė cilat shkruante veprat e tij, letėrkėmbimet me miq e dashamirė, thjeshtėsia skajore e jetesės, bujaria e shpirtmadhėsia e Mbretit Zogu qė, kur u informua nga miku e bashkėqytetari Abaz Kupi mbi gjėndjen, e ftoi tė shkonte pėr tė jetuar pranė tij n’Aleksandri t’Egjyptit.

    Nė gjithė peripecitė e jetės Mustafa Kruja qe gjithmonė koherent me veten dhe parimet e tij morale. Kjo qėndrueshmėri karakteri u vlerėsua nga miqtė e nga kundėrshtarėt. Ėshtė trashėgimia mė e madhe morale qė na mbeti ne si fis e familje, pėr tė cilėn i jemi mirėnjohės nė jetė tė jetėve. “Mendoj se ka qenė burrė e shqiptar i mirė...” shprehej kryetari i Legalitetit nė SHBA., Fuat Myftija. “Nė tė vėrtetė ishte po ai burrė qė kisha njohur atėhere.

    Njė burrė.” E pėrfundonte shkrimin e tij dekani i gazetarėve italianė, Indro Montaneli nė maj 1942. Por pėr tė plotėsuar kuadrin mė duket me vėnd tė paraqes njė fakt shumė pak tė njohur nga opinioni publik shqiptar. Nė korrik 1942 u martua babai im me Elena Gjikėn, bijėn e mikut tė sinqertė, gazetarit Sotir Gjika.

    Mėkėmbėsi i Mbretit, Jakomoni, nėpėrmjet gruas sė tij, Dona Maja ēoi nė shtėpi njė dhuratė, njė tabaka argjendi dhe njė qeskė me monedha ari. Kur gjyshi u kthye nė shtėpi pėr drekė, gjyshja i tregoi dhuratėn. Atėhere ai e pyeti tė shoqen nėse e kishte hapur qeskėn e kur mori sigurinė pėr kėtė gjė i tha.

    “Merr shoqėruesin e shko tek Dona Maja, falėnderoje pėr dhuratėn, ktheji qeskėn me flori e i thuaj se mjafton tabakaja, mbasi shqiptarėt nuk e kanė zakon tė ēojnė para pėr peshqeshe!” Gjyshja e zbatoi urdhėrin megjithė zhgėnjimin e dhurueses. Besoj se ky fakt nuk ka nevojė pėr koment e secili mund ta vlerėsojė ose jo edhe nė raport me kohėn tonė e zakonet e saj.

    Me pak penelata u mundova tė jap njė portret, sado tė zbehtė, tė gjyshit tim, i parė mė shumė nga brendėsia e familjes. Studjuesit e shquar para meje folėn pėr veprimtarinė e tij nė fusha tė ndryshme tė jetės kulturore e politike tė Vendit tonė. Dita e sotme mendoj se ėshtė njė ndihmesė e domosdoshme pėr tė bėrė tė njohur personazhin qė, pa dyshim, ka pėrmasa kombėtare.

    Mė lejoni tė mbyll fjalėn time me njė pasazh nga njė shkrim i profesorit tė nderuar tė shqipes, Karl Gurakuqit nė lidhje me gjyshin tim: “Mundte njeriu mos me pranue pėrftimet ase methudhat e tija politike, por āsht absolutisht e pamundun, jo vetėm me mohue, por edhe vetėm me dyshue se pasjoni suprem i tij, mun i vetmi pasjon rreth tė cilit bashkėrendoheshin ase rradhiteshin tė gjitha tjerat (pasjone) e tė gjitha veprimtarit, ishte dashunija pėr Shqipnin”.

    I pėrjetshėm qoftė kujtimi i Mustafa Merlika Krujės!

  5. #5
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Mustafa Kruja mė 1910 Statut pėr neoshqiptarizmin

    Mustafa Kruja mė 1910 Statut pėr neoshqiptarizmin

    MustafaMerlikaKruja-212x300.jpg


    content/uploads/2010/05/MustafaMerlikaKruja.jpg

    Mustafa Kruja mė 1910 Statut pėr neoshqiptarizmin
    Dokumenti tjetėr qė po botojmė sot ėshtė i vitit 1910 dhe ėshtė hartuar nga njė grup studentėsh shqiptarė nė universitetet e Stambollit, i titulluar “Statut-rregullore e “Shoqnis sė Shqiptarvet tė rij intelektualė”. Qė nė emėrtesė shihet qartė synimi i kėtij grupimi, i cili me cilėsorin “e ri” dėshironte tė bėnte dallim nga organizimet e mėhershme tė shqiptarėve, por njėkohėsisht tė shmangte ndoshta censurėn e kohės e tė ishte i pranueshėm nga organet shtetėrore perandorake. Synimi kryesor i kėsaj organizate, i shprehur pėrmes statutit, ishte “pėrhapja e arsimit” nėpėrmjet ēeljes sė shkollave dhe botimit tė librave nė gjuhėn shqipe. Njė nen i “rregullores” sė Shqiptarėve tė rij i pėrkufizon saktė objektivat kur thotė se: “Pėr me realizue qėllimin qė ka caktue, Shoqnija do tė themelojė nji bibljothekė tė plotė prej veprash tė botueme e prej asosh qi kanė me u botue mbas kėndej; do tė pajtohet nė fletoret dhe rivistat shqipe; do tė shkruej e pėrkthejė libra pėr ēdo degė ditunķsh, do tė marrė masa qi tė hapen shkolla fillore pak nga pak deri nė katundet mā tė vogla tė Shqipnķs, ashtu edhe shkolla normale ku tė shihet e arsyeshme pėr me nxjerrė mėsues pėr tė parat, e do t’apė mėsime nate”. Tė bėn pėrshtypje se synimet e kėtyre studentėve shqiptarė nuk ishin vetėm tė ndėrtonin njė “fondacion arsimor”, po ta pėrkthenim me termat e sotėm, por tė shkonin edhe mė tej, drejt “nji akademķe kombtare”, siē shkruhet nė statut. Objektivat ishin tė guximshme; ambiciet ishin po ashtu tė forta, sa tė krijohet pėrshtypja se kemi tė bėjmė me njė program qeveritar; nga ana tjetėr edhe organizimi, puna e pėrzgjedhja e anėtarėsisė vetėm me “tė diplomuem prej nji shkolle tė naltė” dėshmojnė seriozitet, sidomos nė strukturimin e Shoqnis me rregullat dhe disiplinėn financiare qė sanksionon se: “Nė kasėn e Shoqnķs nuk do tė rrijė mā shumė se nji lirė”; por megjithatė, siē rrėfen M.Kruja kėto “āndrra tė bukura tė njė djelmnije idealiste, rrethanat nuk i lanė me u sendėrtue”. Pavarėsisht kėtij rezultati jo shumė tė prekshėm, sot ėshtė mė e lehtė tė gjykojmė se kėto ėndrra idealistėsh qė rrezikonin jetėn, pasurinė e tė ardhmen e tyre me “mbledhje tinėz”, nuk kanė shkuar dėm, pasi kėtij brezi do t’i binte barra e vėshtirė e organizimit dhe drejtimit tė shtetit tė ri shqiptar. Ishte kjo frymė idealiste qė solli pavarėsinė dhe mė pas ndėrtimin e shtetit shqiptar, ēka ende mund tė konsiderohet si arritja mė e madhe e shekullit XX.Dėshirojmė tė shėnojmė nė kėto rreshta hyrės edhe njė pikė tjetėr interesante tė kėtij Statuti, ku flitet rreth “Komisijes sė libravet” e cila ishte autoriteti botues qė pėrballonte shpenzimet e botimit tė veprave, origjinale, ose pėrkthime nė shqip. Tė bėn pėrshtypje fakti qė nė statut pėrcaktohet raporti qė do tė kishin botuesi me autorin ku vetėm 20% i merrte botuesi, kurse 80% i shkonin autorit! Shihet se kjo ishte njė nismė pėr tė nxitur autorėt e rinj tė krijonin vepra nė shqip duke i pėrkrahur financiarisht kėtij botime. Njė shoqėri njerėzore mund tė lindė gjithfarė tipash e karakteresh, por nė kėtė konglomerat, mecenatėt gjenden pėr fat tepėr rrallė.

    Statut – regullore e “Shoqnķs sė Shqiptarvet tė ri intelektualė” pėr pėrhapjen e arsimit nė Shqipnķ e forcimin e bashkimit. Koncept.

    SHOQNIJA E SHQIPTARVET TĖ RIJ INTELEKTUALĖ1. U themelue nji shoqnķ me qźndėr nė Stamboll e me emėn “ Shoqnija e Shqiptarvet tė rij intelektualė”.
    2. Mund tė ēilen dega nė qytete tė ndryshme tė Shqipnķs po me kėtė emėn e tė varuna prej Qźndrės.
    3. Qėllimi i Shoqnķs āsht me forcue vllaznķn e me sigurue bashkimin nėpėr mjetin e fuqishėm tė pėrhapjes s’arsimit.
    4. Pėr me realizue qėllimin qė ka caktue, Shoqnija do tė themelojė nji bibljothekė tė plotė prej veprash tė botueme e prej asosh qi kanė me u botue mbas kėndej; do tė pajtohet nė fletoret dhe rivistat shqipe; do tė shkruej e pėrkthejė libra pėr ēdo degė ditunķsh, do tė marrė masa qi tė hapen shkolla fillore pak nga pak deri nė katundet mā tė vogla tė Shqipnķs, ashtu edhe shkolla normale ku tė shihet e arsyeshme pėr me nxjerrė mėsues pėr tė parat, e do t’apė mėsime nate.
    5. Pėr me sigurue kėto mjete Shoqnķja do tė zgjedhė nji komisķ pėr libra dhe nji tjetėr pėr mėsime.
    6. Shoqnija mbarshtrohet prej nji kshilli 9 vetėsh, tė zgjedhun me shumicėn e zānevet tė antarvet tė saj.
    7. Nė kshillin e parė do tė marrė pjesė nga nji pėrfaqsues i ēdo shkolle tė naltė; por pėr kshillet qi do tė zgjidhen mā vonė nuk do tė merret para swsh ndryshimi i shkollavet.
    8. Kshilli zgjedh me zāne tė fshehta nji mis tė tij pėr arktar dhe nji tjetėr pėr sekretar e nė ēdo mbledhje nji kryetar tė pėrkohshėm. Arktari dhe sekretari i i mbajnė zyrat e tyne pėr sa kohė qi tė vazhdojė Kshilli nė tė cilin janė pjestarė dhe mund tė ndėrrohen mbrźnda asaj kohe vetėm me dż tė tretat e zānevet tė Kshillit.
    9. Kshilli āsht organi veprues i Shoqnķs dhe gjithashtu sekretari āsht i ngarkuem me tė tāna detyrat e shkrimit e arktari me ato tė mbledhjes dhe tė mbajtjes sė tė hollavet e tė hesapevet.
    10. Kshilli āsht pėrgjegjės pėrpara mbledhjes sė pėrgjithshme dhe arktari e sekretari pėrpara Kshillit. Antarėt e Shoqnķs mund t’a rrėzojnė Kshillin e tė zgjedhin nji tjetėr ne vźnt tė tij me dż tė treta tė zānevet edhe para kohet.
    11. Kshilli mblidhet nji herė nė javė e bisedon mbi nevojat e Shoqnķs. Bisedimet bāhen tinėz, por mund t’i diftohen, nė nji kohė tė caktueme, secilit antar tė Shoqnķs qi deshiron t’i dijė.
    12. Bisedimet e Kshillit janė tė kufizueme me vijat themelore qi cakton nyja e tretė dhe mrźnda atij caku secili antar i Shoqnķs mund tė bājė proponime me shkrim. Por Kshilli āsht i lirė me i marrė para swsh ase jo proponimet qi i bāhen.
    13. Ata pjestarė tė Kshillit qi nuk shkojnė nė mbledhje pėr tri herė rrjesht pa ndonji arsye tė ligjėshme njihen dorhjekės dhe nė vźnd tė tyne vjen kush ka pasun zāne mā shumė nė zgjedhjet e fundit.
    14. E drejta me grishun antarėt e Kshillit nė mbledhje tė jashtazakonshme i āsht lānė sekretarit mbasi tė jetė kshillue edhe me dy tjerė nga kolegėt e tij.
    15. Vula zyrtare e Shoqnķs mbyllet nė nji kutķ tė vulosun prej shumicės sė misevet tė Kshillit.
    16. Nė kasėn e Shoqnķs nuk do tė rrijė mā shumė se nji lirė dhe teprica do tė depozitohet nė nji bankė apo nė nji vźnd tė sigurtė qi do tė caktojė Kshilli.
    17. Shpenzimet bāhen me vendimin e Kshillit. Shpenzimet pa vendim i mbesin mbė kurriz atij qi i bān. Me gjthė kėtź po tė gjykojė Kshilli me vźnd edhe ato i ngarkohen Shoqnķs.
    18. Po tė shohė nevojė Kshilli me dż tė tretat e zāneve mund t’a dėbojė nga Shoqnija nji antar.
    19. Kshilli āsht i detyruem me i paraqitun mbledhjes sė pėrgjithshme krye dy muejsh nji llogarķ tė marrjeve e tė dhānave.
    20. Kshilli qi bie nga zyra e vet nė mbarim t’afatit ase tue dhānė dorhjeken vetė para kohet āsht i detyruem me e vūmė mbledhjen e pėrgjithshme imtisht nė rrjedhė tė punvet qi ka krye e tė gjźndjes sė Shoqnķs.
    21. Shoqnķja do tė gjźjė nji vźnd tė voliēėm pėr mėsime nate dhe, po t’i mjaftojnė tė hollat, kėto vźnde mėsimesh do t’i shtojė e t’i pėrhapė nė tė gjitha ato rrethe ku banojnė Shqiptarė.
    22. Mėsimet e natės epen pa rrogė e vullnetarisht prej antarvet tė Shoqnķs. Ata qi marrin kėtė barrė mbi vete nuk mund t’a lānė pa lajmue Kshillin nji javė para.
    23. Mėsimet epen gratis. Por atij qi i lźn nė zźmėr me i falun gjā Shoqnķs si shpėrblim, dhuntķja i pranohet.
    24. Komisija e libravet pėrbāhet prej antarve tė zgjedhun, nga 2 pėr ēdo shkollė tė naltė, nė mes tė studentave apo tė diplomuemve tė tyne. Secili nga kėta shkruen a pėrkthen libra simbas kompetencės sė vet, tė cilėt botohen me shpenzimet e Shoqnķs e me pėlqimin e saj mbasi tė jetė sqyrtue prej Komisķs. Nga fitimi i thjeshtė qė do tė nxiret prej kėtyne librave vetėm 20% mban Shoqnķja pėr vete e tjerat i merr auktori a pėrkthyesi. Zgjedhjet e Komisķs pėrtrihen vjet pėr vjet.
    25. Kshilli ka tė drejtė me i shtue ase pakue miset e Komisķs sė libravet. Nė qoftė se ndokush hjek dorė vetė zgjidhet nji tjetėr po nga kolegėt e degės sė tij.
    26. Komisķja e libravet, kur ka nevojė, mund tė mblidhet nė zyrat e Shoqnķs.
    27. Shoqnķja do tė pėrpiqet qi dalkadalė Komisķn e libravet t’a transformojė nė nji akademķ kombtare dhe me kėtė qėllim do tė pėrpilojė edhe nji rregullore tė posaēme pėr tė.
    28. Ēdo Shqiptar mund tė hwjė nė kėtė Shoqnķ me kėto kushte: a) tė jetė i diplomuem prej nji shkolle tė naltė ase student i nji shkolle t’atilė; b) t’i paguej sė paku pesė grosh nė muej Shoqnķs tue e dhānė muejin e parė nė dorė kur tė shkruhet; c) tė jetė i pranuem prej Kshillit.
    29. Kush nuk paguen dy muej rrjesht pjesėn qi i detyrohet Shoqnķs quhet dorhjekės dhe pėr me u bāmė pėrsrķ antar duhet tė paguej nė dorė tė tānė muejt qi kanė kalue.
    30. Kush del prej Shoqnķje ase dėbohet s’ka tė drejtė me kėrkue qi t’i kthehen pagesat e bāme deri atėherė.
    31. Degat, pa i sjellė ndonji ndryshim qėllimit kryesuer qi ka caktue Shoqnķja, sa pėr hollsķt, janė tė lira me veprue si tė duen. Ato do tė mbahen gjithnji nė letėrkėmbim me Qźndrėn dhe do t’i dėrgojnė ksaj nji pjesė t’arsyeshme tė t’ardhunave tė tyne.
    32. Kėto urdhnime janė vendue prej themeluesvet tė Shoqnķs dhe mund tė ndryshohen me proponimin e Kshillit e pėlqimin e mbledhjes sė pėrgjithshme.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  6. #6
    Mustafa Kruja: Pak ditė pas vdekjes, vlerėsime nga Koliqi, Valentini, Kolgjini e Camaj

    » Dėrguar mė: 28/12/2010 - 14:31

    Admirina Peēi

    Duke shfletuar koleksionin e revistės "Shźjzat", tė cilėn studjuesi Bardhyl Demiraj e cilėson si "... revistėn kulturore - shkencore mė tė rėndėsishme tė mėrgatės shqiptare gjatė periudhės sė pas Luftės sė 2-tė Botėrore", qė kishte nė drejtim tė saj dy emra nga mė tė shquarit e kulturės shqiptare tė shekullit tė shkuar, ata tė Ernest Koliqit si pronar e tė Martin Camajt si kryeredaktor, ndalojmėd nė "N. 1-2 Kallnduer - Fruer tė vitit 1959". Ishte numuri i parė i revistės qė dilte mbas vdekjes sė bashkėpuntorit tė saj tė shquar, Mustafa Merlika - Krujės, qė kishte ndėrruar jetė, mbas njė ndėrhyrjeje kirurgjikale, mė 27 dhjetor 1958, nė Niagara Falls, nė pjesėn veriore tė Sh.B.A., ku jetonte prej dy vitesh. Ishim njohur me njė varg kumtesash pėr tė ndjerin nė Konferencėn shkencore pėrkujtimore tė 28 dhjetorit 2008, me rastin e 50 - vjetorit tė vdekjes. Ishin zėra tė studjuesve dhe intelektualėve tė sotėm, mendime e analiza tė tyre mbi veprimtarinė poliedrike tė kėtij personaliteti, aq shumė tė pėrfolur, pėr mė shumė se gjysėm shekulli. Por nė revistėn "Shejzat" shpėrfaqet njė tjetėr ane. Janė opinionet e tė tjerė pėrfaqėsuesve me autoritet tė kulturės shqiptare, bashkėkohės e bashkėpuntorė nė fusha tė ndryshme tė intelektualit krutan. Ndaj na duket me vėnd t'i sjellim lexuesit tė sotėm, sidomos atij me moshė relativisht tė re, njė pjesė tė kėtyre shkrimeve.

    * * *
    Kryeartikulli ose shkrimi hyrės i rubrikės "Xixat e Shźjzavet" titullohej "Nji trashigim shpirtnuer" e i kushtohej vdekjes sė Krujės. Po botojmė kėtu, nė 52 - vjetorin e ngjarjes njė pjesė t'atij shkrimi tė Ernest Koliqit:
    "..... Deka shutitė hovin e urrejtjes. Heshtja e amshueme ndihmon me pleqnue mā me kėthielltķ mendjeje mbi vepra tė nji jete sė sosun. Mardha e dekės skalitė e ngurosė jo vetėm fytyrėn e tė zhdukunit nė nji shprehje tė paluejshme, por edhe kujtimin e tij nė nji gjikim tė ngulun ku pėrmblidhet trashigimi shpirtnuer qi lźn mbrapa.
    Thotė Mallarmé, nė vargun e shkėlqyeshėm dhe tė fuqishėm, i cili nisė tingėllimin mbi " Vorr t'Edgar Poe":
    "Tel qu' en Lui - mźme l'eternité le change...."
    Kėshtu pėr jetė do tė qindrojė nė kujtimin t'onė Mustafa Kruja, i spastruem nė dekė nga pesha e tė mbetave njerzore, i ndriēuem n'amshim nga ideja e shqiptarizmit qi pėrhera i flakoi nė shpirt dhe, bashkė me Tź, testamenti burrnuer, i cili pėrmbledh nė synthezė trķ ndiesķ qi janė pajė e ndėrtuesave.
    Ushqei besim nė fuqķn e punės. La shembull se jo me fjalė tringullore e haparķ krenare atdhedashunije krijohet nė kėt shekull fati i lum i nji kombi por me veprimtarķ tė pandāme, tė ndritun, vetmohuese. Mustafa ē'prej moshės mā tė blerėt, kur mpronte tė drejtat e Shqipnķs nė fletore tė Stambollit tue shkrue me pseudonimin "Asim Djenan" e deri nė Niagara Falls, ku e mbylli jetėn me pendė nė dorė, punoi me nji cenė tė pakėputun vigājsh.
    Ushqei besim nė fuqķn qytetnuese tė kulturės sepse vetėm tue luftue paragjikimet dhe tue lirue trūt e bashkatdhetarve nga mjegulla e padijes ai ish i bindun se shpejtohet tė gėdhimit e asaj dite ku nevoja e vllaznimit, tue i u shfaqun tė gjithve e qartė, do tė lidhte tok zźmrat mbi tė cilat themelohet lumnija e atdheut. Kulturėn, Mustafa e adhuroi vetė, edhe nxiti tjerėt t'a adhurojnė; asaj i kushtoi ajkėn e fuqive tė veta, nė frymė tė saj u frymzue.
    Ushtroi, pa lakime, normat mā fisnike tė burrnķs shqiptare. Kur i u mbush mendja se nji nisjativė a vepėr mund i siellte sherbim atdheut e shqiptarizmit, nuk muer paras?sh trillet e turmės as zhurmėn e vikamės brohoritėse a poshtėnuese. Dijti tė flījojė n'altar tė Shqipnķs tė mirat mā tė shtrźjta njerzore dhe shqiptare: nāmin dhe popolaritetin. Potera e prozhmuesve nuk i a mbuloi kurr zānin e ndėrgjegjes qi e sht?nte me marrė qendrime shpesh nė kundėrshtim me andjen e turmave. Deshti mā fort Shqipnķn se popularitetin e vet. E ky shźmbull āsht shum i rrallė si nė Shqipnķ ashtu nė botė."
    Deri kėtu kryeartikulli i Koliqit, qė pasohet nga njė shkrim i At Zef Valentinit, njė nga studjuesit mė tė shquar tė shqipes qė titullon shkrimin e vet nė gjuhėn italiane: "Mustafa Kruja si studjues". Ja njė pjesė e atij shkrimi:
    "Mendoj se edhe pėr nji si un, qi ka pasė fatin me njohun shumė njerėz tė letrave e shkencėtarė tė kombėsive, kulturave, aftėsive tė ndryshme, me pasė njoftė kaqė afėr e nė imtėsi nji si Mustafa Kruja, ka qenė nji fat i rrallė. Kam njohun tė tjerė ma tė talentuem si letrarė; tė tjerė tė shėrbyem ma mirė nga nji formim i rregullt nė metodė shkencore, pėr meritė ose jo tė tyne; asnji qi tė ketė mbrritė nė rendimentin e tij nė pėrpjestim me mundėsitė qi jeta i ka lejue.
    Thjeshtėsia e familjes mezi i dha mundėsi me krye nji kurs studimesh pėr karrjerė administrative nė ish Perandorinė Othomane. Qysh n'ag t'asaj karrjere i ishte dhanė nji jete politike tė gjallė, t'angazhueme, luftarake pėr Rilindjen kombėtare; dy herė pėr shumė vjet i u desh tė jetonte nė mėrgim nė kushte nė tė cilėt, shpesh, mungesa e mjeteve, e lėvizjeve, e shpresave, iluzioneve e mallit pėrvlues, gjithmonė tė gjallė e po ashtu zhgėnjyes, i kthejnė shpesh t'ikunit e mjerė n'andrrues pėr inerci e madje nė tekanjozė. Po t'i shtohet kėtyne fakti qi ky lloji i studimeve tė tij, gjuhėsia, do tė kishte dashtė ndihmėn e vazhdueshme tė nji biblioteke dhe kontaktin e gjallė tė bisedės me popullin, ndėrsa biblioteka e tij, e pasun aq sa rrallė mund tė gjindet ndėr privatė, mbeti pothuejse gjithmonė e lanun ndėr miq n'atdhe e ai tjetėr bisedė nuk mund tė bante, veēse ndonji tė rastit me t'ikun tė tjerė. Pėrmbylltas mund tė themi se ai, i paisun me nji mprehtėsi tė jashtzakonshme e nji kujtesė tė fuqishme, ishte i shtymė nga nji dashuni gjithmonė e gjallė pėr kulturėn, dhe ma fort nga nji pasion i vėrtetė, jo i thjeshtė i nji puntori, por nga nji pasion i madh.
    Mund tė mos ishe nė nji mendje pėr idetė apo metodat e tij politike, por asht absolutisht e pamundun, jo tė mohohet por as tė vehet nė dyshim se pasioni epror, madje i vetmi qi pėrmblidhte e nėnshtronte gjithė tė tjerėt e gjithė veprimet e tij, ishte dashunia pėr atdheun; ishte nji dashuni aspak fjalė-madhe por e gjitha vepruese qi luente mes dy synimeve: tė ruejtjes e tė rifitimit tė vlerave tė vėrteta tė kombit dhe rritjes sė prestigjit tė tij, mbi tė gjitha, moral e kulturor...
    Tė gjithė duhet tė mėsojmė prej njani tjetrit, pavarėsisht nga ēdo kundėrshtim; shpresojmė se kur tė jenė topitė fanatizmat e lana nga ndodhi tė dhimbėshme qi kanė fshi nga shpirtnat aq tradita tė ēmueshme ma shumė se sa mjetet e luftės tė kenė zhdukė monumentet, dhe ata qi nuk do tė mundnin me kuptue kurrė mendimin dhe veprimtarinė politike tė kėtij personaliteti tė jashtzakonshėm, duhet t'a dijnė se kudo ku lypset nji dashuni e madhe pėr nji ide kulturore, punė e ndershmėni, ai duhet tė ēmohet e tė merret si shembull."
    Kėshtu mbyllet shkrimi i At Valentinit qi pasohet nga nji artikull i gjatė i Tahir Kolgjinit me titull: "Perėndoi ma i ndritėshmi hyll i nacjonalizmės shqiptare". Ja disa pjesė tė atij shkrimi:
    "Po! Mustafa Kruja, i pėrvėluem nė mėrgim nga mālli i Atėdhéut, ndrroi jetė me 27 - 12 - 1958 nė Niagara tė Shteteve tė Bashkueme t'Amerikės, tue lānun nji boshllėk tė madh n'okólin e parėsķs sė Kombit. Atje nė skājin e asaj bote tė largėt e paska pasun dhét edhe njāna nga shtyllat mā kryesore tė nacjonalizmės shqiptare.
    Mustafa Kruja nuk kį qźnė nji harar, ku futen shum plaēka grumbull, por, kį qźnė - me gjithė kuptimin e fjalės - nji thesar i vlefshėm. Nji thesar i madh i ndamė nė shum sysekė tė ndryshėm. Dhe seicili prej kėtyne sysekėve, ishte i mbushun pilas me gjāna tė ēmueshme, si f.v.: me kulturė tė gjānė, me moral tė pastėr, me edukatė tė kulluet, me besė tė fortė, me energji tė pashoqe, me gjykim tė shėndoshė, me vendim tė premė dhe me burrnķn mā tė rrusmueme et. et. Mbi tė gjitha kėto vetina, mu si nji gur' i ēmueshėm i shkėlqente ndiesija e thellė e nji dashunije tė flakėt pėr Komb e pėr Atėdhé. Me nji fjalė, Mustafa, i gėzonte tė tāna cillsinat e mbara si nji trashigimtįr i dźnjė i brezninave tė vjetra tė racės sė lavdishme shqiptare. Thuese, Aj qe krijuem nė pėrshtatje tė plotė me dėshirėn e vet...
    Para do vjetėsh, pėr t'i mėsuem mendimin, i pata dėrguem nji varg artikujsh - mā se 40 - tė shkruem nė gjuhė tė huej mbi situatėn e sodėshme e tė botuem prej njij nga fletoret e vendit. Nuk mungoi me mė tėrhjekun vrejtjen:
    "Or... i dashun! Artikujt, qi mė dėrgove, mė kanė pėlqyem fort, por, pėr tyrqishten, italishten, gjermanishten e tjera, ka kush punon. Na, kemi nevojė me punuem pėr gjuhėn t'onė, pėr shqipen. Nuk janė tue na ndihmuem gjā ato veprat e shkėlqyeshme, qi kanė bāmė shqiptarėt pėr vende tė hueja. Pra, pėrmbelidhu, bre burrė, e puno pak edhe pėr shqipen!"
    Ku dhźmb dhāmbi shkon gjuha. A mund tė rrinte pa e bāmė kėt porosķ qortuese, kryemjeshtri i shqipes, qi ishte shkrumuem qysh nė rinķ tė vet me flakėn e dashunķs pėr Kombin dhe pėr gjuhėn e vet, sė cillės ia kushtoi mundimin deri nė minutėn e fundit?...
    Ora e zezė, āsht tue rānduem pėr mbi né, qi po na dėnon fati i keq me i pėrcjellun, nji nga nji, apostujt e shqiptarķs, tue i shėkuem pėr mbrapa me duer nė gji e me qafė tė ngėrmueme. Ata fatbardhė, e krijuen Shqipnķn dhe ia dorėzuen brezit tė rij, tue e pasė pėrmbushun detyrėn e tyne. Qofshin lavduem gjithmonė e jetė. Tash, tė rijve iu pėrket me u treguem bijė tė meritueshėm tė kėtyne burrave!...
    Mustafė!
    Flźj i qetė, tue pasun me vete hirin e tė Madhit Zot, atje ku ké ramė nė dhé tė huej! S'kį gjā pse jé larg, se shpirtin t'ānd - sado e madhhe qi tė jetė - nuk e danė distanca prej Nānės Loke Shqipnķ!...
    Me tė vėrtetė, shkove i pėrvėluem qi nuk munde me e pamė Shqipnķn ashtu si ē'e pate sajuem n'āndėrrimet t'ua, por nuk duhet me tė mbétun djegė, mbasi pate punue e bāmė mjaft pėr Tź e mbasi ia pate vūmė gishtin me kohė edhe kėsaj plage tė pėgāme, qi tash, pį pushuem, po na kullon gjak.
    Mos kijė kujdes aspak!
    Kį nisė me lėshuem en brezi i ri mirėnjoftės, i cilli, tue ēmuem veprat t'Ua, tė zhvillueme e tė botueme deri tash dhe ato 10-15 tjerat qi janė gati pėr t'u botuem mbas kėndej, nji ditė, kį pėr me t'i prūmė eshtnat t'Uė n'Atėdhé e ka pėr me t'i venduem me nderime tė posaēme nė Krujėn t'ānde, atje nė trojet, ku ka lemė Heroi i ynė Kombtįr, Skender Beg Kastrijoti.
    Tė jesh i sigurtė!
    Nuk vdesin, jo, njerz si ti, qi u shkrījtėn, tue punuem nat'e ditė pėr Komb e pėr Atėdhé. Ata, janė tė pėrjetsuem pėr né, se shqiptarėt, qi dijnė me ruejtun cillsinat stėrgjyshore, nuk kan me qźnė kurrė mohimtarė tė vlerave kombtare; kurrė nuk kan me i pėrbuzun tė mirat.
    E na, kemi me tė kujtuem sį tė jemi gjallė; kemi me qźnė afėr Teje sį tė na rraktojė zźmra nė kėt jetė. E dikuer, do tė jemi afėr Teje edhe me shpirtė atje n'amshim, ku fluturove Ti!
    Lum kush lźn nji ushtimė tė mirė nė kėt botė, se na, tė gjithė, jemi tė birėt e vdekjes..."
    Kėshtu mbyllet In memoriam e Tahir Kolgjinit. Sė fundi haset njė farė nekrologu i shkurtėr, fjalėt e dhimbjes, tė vlerėsimit, tė ngushullimit zyrtar tė revistės, tė pa firmuara, ndoshta tė formuluara nga kryeredaktori i saj, Martin Camaj:
    "Me zhdukjen e Shpend Bardhit, luftarit tė papėrkulshėm tė betejave mā tė guximėshme nė mproje tė shqiptarizmit, tė studjuesit qi shkrīni jetėn e vet pėr tė mveshė me dritė qytetnije menden e zźmrėn e Arbnorvet, tė Qytetarit, tė Prindit, tė Mikut shembulluer qi nderoi me ndergjegjen e vet tė naltė emnin e kombit, "Shźjzat" humbin shtyllėn mā tė fortė e tė qindrueshme. Por e ndiejmė se Ai me shpirt āsht gjithėnji mes nesh e prandej na do t'i rrijmė besnikė trashigimit tė tij moral e atdhedashės : besim nė vėrtyte tė thella tė kombit dhe veprimtarķ tė pakėputuna pėr tė ndėrtue Shqipnķn e madhe, tė lir e tė lavdėshme, Nānė e tė gjith Shqiptarve, pa kurrnji dallim.
    Familjes sė mjerueme n'Atdhé, djalit Dr. Bashkim Merlika e motrės zojushė Gjire, u paraqesim pėrdhimtimet t'ona nė kėt kob qi randon edhe mbi né si mbi ata."
    * * *
    Do tė kalonin mė shumė se tridhjetė vjet qė familja, atėherė nė kampin e internimit famėkeq tė Gradishtit, tė lexonte ngushullimet e "Shźjzave" e mė shumė se njėzet vjet tė tjerė qė lexuesi shqiptar tė kishte rastin tė njihte opinionet e disa korifejve tė kulturės shqiptare mbi Mustafa Krujėn, gjuhėtarin, historianin, politikanin, firmėtarin e dokumentit tė Mėvehtėsisė , njėrin nga "Etėrit Themelues" tė Shqipėrisė sė pavarur.
    "Mė mirė vonė se kurrė" thotė njė proverb i lashtė i yni, por le tė besojmė se vonesa tė kėtij lloji, qė rėndojnė mbi tė vėrtetėn historike dhe identitetin tonė kombėtar, nuk duhet tė jenė mė tė pranueshme, mbasi nė tė kundėrtėn do tė vazhdojmė tė mbajmė nė ndėrgjegje krimin kulturor tė gjysėm shekullit tė zi tė historisė sonė.

    Gazeta Shqiptare

  7. #7
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Rishkrimi i historisė dhe figura e Mustafa Krujės

    Nga: Ben ANDONI

    Emri:  mustafa-kruja.jpg

Shikime: 1321

Madhėsia:  15.7 KB

    Kohėt e fundit pėr publikun ėshtė edhe njė botim kushtuar Mustafa Krujės i tė gjithė kumtesave pėrgatitur me rastin e njė konference shkencore pėrkujtimore. Duhet me sa duket qė figura tė shumta tė disiplinave tė shkencės tė japin verdiktet e tyre pėr tė treguar pėrmasat reale tė disa personazheve…Mustafa Kruja nė librat e historisė shqiptare tė socializmit ka qenė shumė pak i pasqyruar. Kolaboracionist, thuhej. Me kėtė pėrcaktim mbyllej i gjithė fati i tij. Do tė kalonin shumė vite dhe njė insistim fillimisht i njerėzve tė tij, nėse nuk gabojmė, qė vendi i tij tė shkonte pak a shumė atje ku duhej. A ka shkuar deri nė fund? Vėshtirė tė besosh se figura komplekse, si e tij, mund tė pasqyrohen menjėherė dhe ashtu si duhet. Gjithsesi, njė botim i fundit i Shtėpisė Botuese tė Franēeskanėve me titullin “Rishkrimi i historisė dhe figura e Mustafa Krujės”, shkon mė shumė. Ai ka botuar kumtesat e njė sėrė personalitetesh tė njohura, qė janė kuruar nga zoti Ardian Ndreca. Vetė ai, nė njė shkrim tė ndjerė, e fillon shkrimin tė tillė “Nuk asht fort e lehtė, kur nė Shqipni hapen vorre e groposen kujtime, me paraqitė njė figurė aq tė “pėrfolun” si atė tė Mustafa Krujės”. Por grupi i autorėve, qė kanė kontribuar pėr librin, nuk ėshtė ndalur. Qė nga i biri Bashkim Mėrlika dhe duke vazhduar me Kolec Topallin, Ardian Ndrecėn, Ledi Shamkun-Shkrelin, Aleksandėr Meksin, Enriketa Papėn, Evalda Pacin, Mėrgim Korēėn, Eugjen Merlikėn, Artan Lamen, Nevila Nikajn, Genc Kortishėn dhe kurimin e Ardian Ndrecės, kanė shpalosur pėrmes temave tė ndryshme personalitetin tij. E sėrish ai mbetet i ndryrė sipas Ndrecės dhe mė shumė akoma i pėrfolun. “Pjesa mė e madhe e atyre qė e prozhmojnė Mustafa Merlikėn nuk e ka ndie kurrė se ai ka qenė ndėr ata qė kanė firmosė dokumentin e Pamvarėsisė ose qė asht marrė me studime gjuhėsore”, citohet Ndreca.Pėr hir tė sė vėrtetės, pa njė njohje tė gjerė dhe pa njė vlerėsim objektiv, qė mund tė vendosė nė kohė dhe nė hapėsirėn e caktuar gjėrat asnjėherė nuk mund tė gjykosh pėr njė personalitet tė tillė. Vetė Ndreca ka zgjedhur njė pėrshkrim tė Ernest Koliqit nė vitin 1957: “Na Shqiptarėt, pėrgjithėsisht, jemi bukur fort tė prirun kah epshi i prozhmimit. Jo vetėm lėvdata na del disi rryeshėm nga buza, por ma tepėr, gjejmė vishtirėsi nė vetvete kur arsyeja e lypė qi ta shfaqim pelqim e lavd mbi cilsit ase veprat e nji tjetri”. Tė gjithė e lidhin mė sė pari atė me njė idealist qė e pa si rrezik eminent komunizmin, qė nė fillim.Kurse Ledi Shamku duke mos e kaluar pragun e profesionit tė saj thotė se “Porse prej Krujės, mė fort se lėndė, ne sot kemi mundėsinė tė pėrftojmė parime linguistike, me tė cilat tė rivlerėsojmė ēfarė kemi e tė formėsojmė ēfarė nuk kemi”. Kurse Profesor Meksi e shikon angazhimin e tij “nė kėmbėnguljen pėr tė pėrforcuar tek bashkatdhetarėt ndjenjėn e krenarisė kombėtare duke nėnvizuar faktin se shqiptarėt kanė qenė gjithmonė nė pėrpjekje pėr tė ruajtur trojet dhe identitetin e tyre, pėr tė mbijetuar nė rrethana tejet tė vėshtira”. Do tė duhej shumė pėr tė folur pėr kėtė figurė, qė historiografia e cilėsoi si kolaboracionist pėr shkak tė pjesėmarrjes sė tij nė qeverinė kuislinge, njė term qė sot shqyrtohet me njė sfond shumė tė gjerė. Por, nė kėndvėshtrimin mė tė madh tė njė figure, Mustafa Merlika, na tregohet pėrmes kėtij libri se ka njė staturė tė admirueshme dhe me kontributin e tij nė studimet shqiptare, njė emėr qė nuk mund tė zhduket aq lehtė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 22-08-2015 mė 03:34
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  8. #8
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    ......
    tregetojne e genjejne, rrembejne e sfrutojne
    Thon ashtu Izraelin e mbrojne e shpetojne
    ......
    Tradhetari dinak , hipokrit e kusar
    na u ngrit ne kulm , dhe u be kryetar
    .......
    Kėshtu shkruante dikush dikur.

    Por jam i sigurtė qė Mustafa Merlika &co nuk u bė kryeministėr i pavarur i Musolinit se i pėlqente kolltuku por u vetsakrifikua pėr tė mirėn e il popolos...popllit desha te thosha.

    Gjermanėt dhe italianėt e konsiderojnė si nazizmin dhe fashizmin si faqet mė tė turpshme nė Historinė e vendeve tė tyre. Por Mustafa Merlika si bashkėpunėtor i fashizmit dhe nazizmit padyshim qė futet tek faqet me tė ndritura tė Historisė. Ka mundėsi ta vemė pėrkrah xhajės sė Naltmadhnisė sė tij Zogu I.
    -

  9. #9
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Motra e Mustafa Krujes: Pse im vėlla pranoi tė bėhej kryeministėr i fashizmit

    Motra e Mustafa Krujes: Pse im vėlla pranoi tė bėhej kryeministėr i fashizmit

    Emri:  haxhire2.jpg

Shikime: 1490

Madhėsia:  15.5 KB

    Pregatiti : Ani JAUPAJ

    Pas 70 vitesh, Haxhire Merlika apo Angela Muka siē njihet sot, ėshtė kthyer nga mėrgimi nė Shqipėri, pėr tė kaluar pjesėn e mbetur tė jetės. E motra e njė prej figurave mė tė pėrfolura tė historisė shqiptare tregon versionin e saj tė fakteve mbi qeverisjen e Mustafa Krujės, kėrkesėn e Jakomonit, kushtet e tij pėr flamurin pa liktorin fashist, dorėheqja, largimi nga Shqipėria, deri nė vendosjen pėrfundimtare nė Amerikė, ku edhe ndėrroi jetė. E motra ishte njeriu i vetėm i familjes qė u kujdes pėr tė… Si vijoi jeta e shqiptares sė martuar nė Vatikan me njė tjetėr tė arratisur nga Shqipėria…

    Rrugica e vjetėr nė hyrje tė qytetit tė Krujės kishte mbetur e ngjashme me atė tė dikurshmen, sipas tregimeve tė tė vjetėrve. Ajo rrugicė, ishte ndarėsja e tre katėr shtėpive tė fisit Merlika qė vitet e fundit natyrisht ishin rimėkėmbur me dorėn e rikonstruksionit. Bija e njėrės prej atyre shtėpive, Haxhire Merlika, [sot mban emrin Angela Muka (emrin e pagėzimit dhe mbiemrin e tė shoqit)], as qė mund ta parafytyronte transformimin qė kishte pėsuar oborri i saj, rrugicat e kalldrėmta, apo dhoma e tė atit. Kishte kėrkuar tė rrinte pikėrisht nė dhomėn e kėtij tė fundit, kur kishte marrė vendimin qė pas plot 70 vitesh, tė kthehej pėr tė parėn herė nga Amerika. Nuk kishte gjetur ato imazhe qė kujtesa i kishte lejuar ende t’i kishte, ama e dinte se po qėndronte po nė atė dhomė, ku baba ishte ndarė nga jeta. Haxhire Merlika, ėshtė motra, e vetmja pjesėtare e familjes qė i ka qėndruar pranė deri nė frymėmarrjen e fundit tė vėllait, Mustafa Mėrlika Kruja. Ose Lalės, siē ėshtė mėsuar pėrherė t’i thėrras ajo dhe e gjithė familja. Kryeministri qė qeverisi Shqipėrinė (njė nga nėnshkruesit e shpalljes sė Pavarėsisė, pjesė aktive nė qeverinė e parė kombėtare, pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė Konferencėn e Paqes nė Paris) gjatė kohės sė pushtimit italian dha shpirt nė Amerikė, me amanetin e fundit qė e motra tė mos largohej mė prej andej, por tė vijonte punėt qė ai la nė mes nė dobi tė vendit. Dhe ajo ashtu bėri. Shkoi deri pranė kufirit tė jetės sė saj nė mėrgim. Arriti tė ruaj gjuhėn e vjetėr shqipe, padyshim me ndėrhyrje tė herėpashershme tė anglishtes e me shprehi tė shpeshta tė saj. E veshur nė tė bardha, me stemėn e flamurit amerikan qė e mban pėrherė nė anėn e zemrės, zonja e moshuar qė nuk preferon t’i tregojė vjeēėt e saktė edhe pse llogaritė e viteve e ‘tradhtojnė’ vendimin e saj, tani mendon se tė gjitha porositė i ka kryer.Ka mbajtur amanetin e vėllait, duke jetuar oqeane larg shtėpisė, deri pak muaj mė parė. Nuk ėshtė se e kishte vendosur prej kohėsh qė njė ditė tė kthehej, as qė e kishte menduar. Ama kur e vendosi, vendimi ish pėrfundimtar. Nuk do tė kthehet mė mbrapsht.

    Kanė kaluar 70 vite, janė jashtėzakonisht shumė, ėshtė njė jetė. Pse vendosėt tė ktheheni pikėrisht tani?

    Derisa ishte gjallė im shoq, pak vite mė parė, nuk e ēonim ndėr mend kthimin. Nuk donte e unė nuk mund tė vija e vetme.
    Pse nuk donte?

    Po mėnyra se si Spiro kishte ikur nga Shqipėria, duke vjedhur njė varkė bashkė me tre studentė tė tij pėr t’u arratisur, nuk e bėnte tė kishte as shije e as kujtime tė mira. Pėr mė tepėr, i kishin pushkatuar edhe njė vėlla vetėm 15 vjeē. Nuk e kishte tė thjeshtė ripėrballjen me vendin e tij, e as qė e konceptonte, sikur edhe unė, se deri nė ē’pikė gjėrat mund tė kishin ndryshuar. Ishin aq shumė vite qė kishim jetuar larg, duke u marrė vesh me copa letre me tė afėrmit tanė.

    Pse ishte arratisur Spiro?

    Spiro ishte i biri i Koēo Mukės, ministėr i Brendshėm, anėtar i Ballit Kombėtar e mik i hershėm i vėllait. Drejtimi politik besoj qė jua jep arsyen.

    Kanė kaluar 7 vite qėkur bashkėshorti juaj ėshtė larguar nga jeta, mund tė kishit ardhur mė parė…

    E dini, tė lėsh njė jetė tė tėrė, tė njohur e miq, mėnyra krejt tė tjera nuk ėshtė e thjeshtė. Pėr mė tepėr qė tėrthorazi mendimet e tim shoqi ndikonin edhe te unė.
    Po pastaj, ē’ju ndryshoi mendje?

    Telefonatat e shpeshta tė tė afėrmve tė mi kėtu, sėmundja e pleqėrisė qė mė ėshtė afruar, e sidomos vizita e vėllait tjetėr tim Hasanit, tė vetmit qė gjeta (pėrveē nipėrve) nga familja jonė e dikurshme.
    As qė mundem ta parafytyroj njė ritakim me vėllain pas 65 vitesh…
    Nuk keni se si. Kanė qenė momente mjaft tė ngarkuara emocionalisht. Kisha porositur qė Hasani tė shoqėrohej deri nė aeroportin e fundit nga shėrbimi me karrocė dhe, kur e kam parė, sigurisht pa e njohur, vetėm se ishte i thinjur e i moshuar, i jam hedhur nė qafė, duke e pyetur “Ti je Hasani, ti je vėllai im?”. Nuk jemi ndarė pėr disa minuta, duke qarė aq sa udhėtarėt qė kalonin nė aeroport ndaleshin e na fotografonin. Hasani insistoi pastaj qė unė tė kthehesha derisa mė bindi.

    Keni pasur miq shqiptarė nė Amerikė qė e keni ruajtur gjuhėn?

    Jo, asnjė shqiptar nuk kam pasur pėr 60 vjet, pėrveē tim shoqi. Kur ai u sėmur e mė kėrkoi ujė nė spital, dola pėrjashta e pyeta punėtoren qė lante dyshemenė se ku mund tė gjeja. Ajo vuri dorėn nė buzė pėr tė mė bėrė tė ditur se nuk dinte anglisht. E pyeta se nga je dhe mė thotė vetėm “Albania”. E ngre dhe e pėrqafoj atė grua qė mė parė kishte punuar mėsuese nė vendin e saj dhe prej atėherė u bėmė mikesha. Pas takimit me tė e me familjen e saj, kam folur mė shpesh shqip.

    Ta nisim historinė nga e para, prej atėherė kur nuk dinit gjuhė tjetėr pėrveē shqipes, kur ishit njė nxėnėse shkolle nė Shqipėri, bijė e njė familjeje me emėr e me njė vėlla qė qeveriste vendin… E kujtoni kohėn kur Mustafa Kruja ėshtė bėrė kryeministėr?

    Domosdo mė kujtohet, sepse kemi folur edhe mė pas me Lalėn pėr kėtė. Ishte viti 1941 siē mund ta dini, kur njė natė, nė orėn 21:00 erdhi njė telegram nė emėr tė tij. Vinte prej Jakomonit, pėrfaqėsuesit tė Viktor Emanuelit. Shkruhej se donte tė fliste me Mustafa Krujėn. Lala shkon nė atė takim, ku pyetja e parė qė i ishte bėrė kish qenė “A don ta shpėtosh Shqipėrinė?”. E nėse pėrgjigjej pozitivisht, duhet tė merrte nė dorė drejtimin e saj.

    Mjaftoi vetėm kaq?

    Jo, ju kėrkoi tri ditė kohė qė tė mendohej dhe tri kushte (kondita siē thotė Angela), pa plotėsimin e tė cilave do tė refuzonte.

    Cilat ishin?

    E para ishte qė tė largoheshin trupat italianė. Pastaj kėrkoi qė tė bėhej pastrimi i flamurit shqiptar, pra tė hiqeshin shenjat e Liktorit dhe ato tė Savojės. Kushti i tretė ishte qė, nėse merrte qeverinė, do tė drejtonte vetė edhe Ministrinė e Brendshme. Qė tė plotėsoheshin pretendimet e tij, duhej marrė firma e Duēes, tė cilėn Jakomoni e siguroi. Kėshtu Lala nisi menjėherė punėn.

    Me ēfarė punėsh nisi, ju ka folur pėr kėtė?

    E nisi menjėherė me mbledhjen e patriotėve tė vet, tė cilėve u kėrkoi tė shkonin nė Itali pėr tė liruar Kosovėn. Dha urdhėr qė tė pėrgatiteshin tė shkonin atje. Ashtu u bė, Lala hyri nė Parlament me njė fjalim, ku pėrshkruante vuajtjet e tmerrshme qė Serbia i bėnte Kosovės. Sėrish me firmėn e Duēes, punė tė cilėn tashmė ia lanė Mustafait, meqė ishte ai qė e kishte nisur.

    Nuk rrezikonte kėshtu tepėr pėr tė marrė damkėn “fashist”?

    Nuk donte tė dinte pėr kėtė. Madje, edhe e paralajmėruan se komunistėt nuk do ta vononin kėtė vulė. Siē ndodhi nė fakt. Lala tha se mund tė mė flisnin si tė donin, fashist e dreq, mjafton tė fitonim Kosovėn. Ėshtė kjo arsyeja pse nė mbledhjet e komunistėve Kosova nuk ėshtė pėrmendur, e ėshtė po kjo arsye, lirimi i Kosovės pra, pse sot e gjithnjė na kanė quajtur fashistė.

    Ē’reagime u dėgjuan me caktimin e Mustafa Krujės kryeministėr?

    Pavarėsisht se ia kėrkuan, nuk ishte fort e thjeshtė, sepse secili kishte versionet e veta pse ta kundėrshtonte. Njėri prej tyre ishte paraardhėsi i tij, Shefqet Vėrlaci, i cili pati thėnė se nuk lejonte tė bėhej kryeministėr djali i dikujt, qė i pati shėrbyer kafen nė Sarajet e Esat Pashės.

    Qeverisja e Mustafa Krujės zgjati pėr njė kohė tė shkurtėr, 1 vit e pak muaj. Cila ishte arsyeja e dorėheqjes sė tij?

    Mustafa Kruja dha dorėheqjen, sepse njeriu i tij nė Vlorė, Qazim Koculi, i cili ishte dėrguar atje (sipas njerėzve tė afėrt tė Krujės, por indirekt edhe sipas dokumenteve tė Luogotenecės) me detyrėn pėr tė organizuar njė rezistencė kundėr italianėve. Koculi kishte qenė organizuesi i luftės sė Vlorės mė 1920-n dhe ruante njė autoritet tė madh nė gjithė popullin e kėtij qyteti. Vrasja e tij nė tė pabesė u krye prej disa mercenarėve dibranė, qė bashkėpunonin me italianė dhe jo prej komunistėve. Kruja, duke mos mundur tė ndėshkojė fajtorėt e vėrtetė, dha dorėheqjen dhe i kthehet jetės private, duke u marrė tashmė me punėn e tij tjetėr, fjalorin e vet tė shqipes. Nė tetor tė po atij viti, komunistėt i bėjnė atentat e mandej, siē dihet nga historia, ngjarjet marrin teposhtėn…

    Dhe… Mustafa Kruja arratiset nė Vjenė?

    Ikja e tij nė Vjenė nė ’44-n u interpretua si arratisje, por nė fakt e vėrteta ėshtė krejt tjetėr. Lala u largua, sepse i biri i tij, Besimi, vuante prej njė sėmundjeje tė rėndė e, meqenėse ndodhej pėr studime nė Vjenė, i ati shkoi ta vizitonte. Vuajtjet e tė birit nuk zgjatėn, sepse u largua nga jeta shpejt. Ndėrkaq, kishte nisur lufta dhe rikthimi i u bė i pamundur.

    E megjithatė, edhe ky variant nuk tingėllon krejt i besueshėm, pėrderisa Kruja ishte nė fakt i kėrcėnuar nė Shqipėri, arratisja do ishte shpėtimi i vetėm…

    Po, por nė kohėn qė ai u largua, kishte aq pushtet kėtu sa pėr tė marrė tė gjithė familjen me vete. Nuk kishte pse tė ikte pa e kthyer mė kokėn pėr fėmijėt e tjerė qė kishte lėnė nė Shqipėri, tė shoqen e gjithė tė afėrmit qė kishte. Tė paktėn trungun e familjes do ta kishte marrė, sepse mundej. Por, nė fakt kur iku, nuk e parashikoi moskthimin. Iku dhe nuk i pa mė kurrė.

    Ē’ndodhi me ju mandej? Duket se familja ka qenė e gjitha e shpėrndarė?

    Po, unė isha nė Tirol, vend qė atėherė ishte nėn kufijtė e Austrisė. Lala mė kishte mundėsuar studimet atje pėr gjuhė tė huaja, gjermanisht dhe frėngjisht. Ndėrkaq, ai kishte mbetur nė Vjenė bashkė me Bashkimin, djalin tjetėr shkencėtar, qė i ishte bashkuar tė atit pas fatkeqėsisė sė tė vėllait. Pjesa tjetėr e familjes ishte nė Shqipėri, nė pritje tė masave qė do merreshin.

    Si ishte gjendja e tij?

    I kishte vdekur njė djalė, rrugėt me Shqipėrinė ishin mbyllur…
    Dėshpėrimi ishte i dukshėm pėr secilin nga motivet. Por, tė paktėn u bėmė tė tre, sepse unė sapo mbarova studimet. Problemi ishte i Bashkimit qė kishte lėnė pėrgjysmė studimet nė Bolonja e qė Lala ngulmonte qė tė rikthehej. Nusja e xhaxhait, Asllan Merlikės, italiane, e ndihmoi Bashkimin tė vazhdonte studimet, duke e mbrojtur nga ndonjė e papritur. Ajo ndihej aq shqiptare, sa pati si amanet tė fundit qė varrimi t’i bėhej nė Shqipėri.

    Po ju tė dy?

    Edhe Lala qėndroi po aty, nė Bolonja, pėr tė ishte vend i sigurt. Unė shkova nė Romė, ku nisa njė tjetėr shkollė pėr modė. Prej kėsaj kohe u desh tė kalonin ende disa vite qė tė takoheshim sėrish.

    Kur?

    Ishte viti 1949, kur Lala vjen nė Romė e mė njofton se duhet tė ikte nė Egjipt, sepse kishte marrė njė letėr prej Mbretit Zog. Mė kėshilloi qė, me tė pėrfunduar studimet, tė shkoja atje. Kėshtu, ndoqa kurse private, nė mėnyrė qė tė shkurtoja kohėn e dhėnies sė provimeve dhe arrita tė pėrfitoj mė shumė se njė vit kohė nga ajo e parashikuara.

    Ē’shkruhej nė letrėn e Zogut?

    Shkruante se i kishin kėrkuar tri herė qė tė lėshonte fronin, mbas lufte. Se Mustafa Kruja i duhej Shqipėrisė mė shumė se kurrė, e se Shqipėrinė kėrkonin ta pėrēanin.
    Kjo nuk ėshtė dėgjuar mė parė, sepse Zogu me Krujėn deri atėherė ishin njohur pėr konflikt…

    Kjo ėshtė edhe ajo ēka thanė emigrantėt e asaj kohe, se si bashkėpunoi Mustafai me Zogun.

    Nė fakt, Lala u konsultua me miqtė e tij, Gjon Markagjonin e Ernest Koliqin, dhe u nis pėr Egjipt.Sipas asaj qė mė ka treguar, i pati pėrgatitur mbretit njė deklaratė, tė cilėn duhet ta paraqiste nė Ambasadėn Shqiptare se ai ishte mbreti i tė gjithė shqiptarėve. Por, vetėm kaq nuk mjaftonte. Duhet tė formonin njė qeveri tė lirė jashtė Shqipėrisė dhe ashtu bėnė, i vetėm nuk do mundej. Kruja mendoi qė tė ēonte njė pėrfaqėsues nė Romė, punė pėr tė cilėn zgjodhi Koēo Mukėn si patriot, njeri serioz e autoritar nė tė njėjtėn kohė, nėn sekretar i Ballit Kombėtar. Shkoi, u mblodhėn gjithė partitė, ndėr tė cilat Balli e Legaliteti, dhe formuan Shqipėrinė e lirė. Nė kėtė mėnyrė, ata qė deshėn copėtimin e Shqipėrisė nga serbėt dhe grekėt, nuk do mundeshin.

    Ka qenė Lala dhe miqėsia e tij me Koēo Mukėn arsyeja pse ju e lidhėt jetėn me djalin e tij?

    Fillesat po, por ende asgjė nuk kishte ndodhur deri atėherė. U desh tė kalonin edhe shumė vite tė tjera pėrpara se tė martohesha me Spiron. Po le t’i kthehemi mė vonė kėsaj ēėshtjeje.

    Sepse doja t’ju pyesja nėse nė gjithė kėto vite e nė gjithė kėto lėvizje nėse kishit marrė ndonjėherė lajm nga Shqipėria. Ē’bėhej kėtej me tė afėrmit tuaj?

    Po gjithmonė. Merrja lajme pėrmes letėrkėmbimit me gruan e Petritit, djalit tjetėr tė Lalės. Elena ishte italiane dhe unė i shkruaja sikur isha shoqe e saj nė Itali. Me emėr tjetėr natyrisht.

    Komunikimi ishte i koduar gjithsesi?

    Shkėmbenim vetėm informacione se si ishin familjarėt andej, unė i thosha se ishte mirė, por Mustafain nuk e zura kurrė nė gojė nė asnjė letėr tė tė gjitha viteve.

    Si mėsonit se jeta e tij ishte e kėrcėnuar andej?

    Elena kishte tė ėmėn nė Bari, komunikimi i saj me tė ishte pa dyshim mė i zgjeruar se ē’mund tė ishte ai me njė shoqe. Ajo merrte informacione qė Mustafain vazhdimisht e kėrkonin dhe na i transmetonte.

    Pėr sa kohė jetuat nė Egjipt?

    Pėr pesė vjet.

    Si ishte jetesa atje? Me ēfarė merreshit?

    Unė kujdesesha pėr Lalėn. Prej fillimit tė jetesės nė Egjipt e derisa vdiq, nuk i jam ndarė pėr asnjė ditė e pėr asnjė natė. Kujdesesha qė ai tė hante mirė, nė mėnyrė qė tė ishte sa mė i qetė nė studimet dhe punimet e tij, tė paktėn nga kjo anė tė ishte i lehtėsuar.

    Studime gjuhėsore, tė cilat botoheshin nė emrin Shpend Bardhi?

    Po, ishte pjesa tjetėr e karrierės sė tij si studiues i shqipes, historian e publicist. Sapo mbaronte sė shkruari, i thosha se mund t’i rishikonim bashkė, nė kėtė mėnyrė duket se e inkurajoja. Pikėrisht gjatė kėtyre ndihmesave mė kanė shkrepur edhe mendimet e para se mund tė nisja edhe unė tė shkruaja. E kėta libra qė kam botuar sot, e kanė zanafillėn pikėrisht nė ato vite.

    Egjipti ishte stacioni juaj i fundit pėrpara Amerikės?

    Jo, u larguam nga Egjipti pėr shkak tė revolucionit bashkė me Zogun. Shkuam nė Cote d’Azur, nė Francė, ku Zogu kishte njė shtėpi e na dha njė dhomė me qira.

    Si shkuat drejt Amerikės?

    Lala mė pati thėnė se e ndiente veten tė plakur e se nuk donte tė mė linte tė vetme nė Francė. Kėshtu, i bėri kėrkesė Amerikės pėr azil politik. Shkuam nė zyrėn e tyre si refugjatė tė thjeshtė dhe punonjėsi na pyeti se me ēfarė ishim marrė mė parė. Lala i tha se pėr t’i dhėnė pėrgjigje, duhet t’i shkruante njė libėr. Batutė me tė cilin punonjėsi qeshi dhe i tha dakord, eja pas disa ditėsh tė mė japėsh atė qė do tė shkruash. Kėshtu ndodhi. Hodhi nė letėr tė gjitha ē’i kishin ndodhur dhe i nisi. Telefonata pėr tė na thirrur sėrish nė zyrė ishte e menjėhershme. Prej Cote d’Azur shkuam nė Nisė, ku na kėrkuan nėse mund tė na jepnin nėnshtetėsinė amerikane.

    Kėshtu nisi jeta juaj e re, por qė pėr Krujėn nuk zgjati shumė…

    Po, u nisėm drejt Amerikės, ku Bashkimi kishte vajtur mė parė. Aty mė kujtohet se, sapo kam zbritur jam ndalur, jam ulur nė gjunjė e kam thėnė me vete “Amerikė erdha kėtu, tė premtoj qė do tė bėhem njė qytetare jotja e mirė”.

    Si nisi jeta juaj e re?

    Unė nisa tė punoja si mėsuese e gjuhės frėnge dhe asaj gjermane, ndėrsa Lala vijonte me studimet e tij. Bashkė me jetėn e re, mė kėrkoi t’i premtoja se nuk kisha pėr t’u kthyer mė nė Shqipėri. Se do tė vazhdoja prej Amerike t’u shkruaja presidentėve e deputetėve pėr tė mirėn e Shqipėrisė e Kosovės. Dhe kėshtu ndodhi. Ja tek i shihni korrespondencat e mia me presidentė tė ndryshėm tė Amerikės deri nė tė fundit.

    Ndėr presidentė e personalitete amerikane, shoh edhe njė dėrguar kryeministrit tė Shqipėrisė…

    Po, ia kam dėrguar, por ende nuk kam marrė pėrgjigje.
    Ēfarė i keni kėrkuar?

    I kėrkoj qė nė Tiranė njėra prej rrugėve tė marrė emrin e Mustafa Merlikės.

    Shoh gjithashtu, ēka tėrheq vėmendje edhe mė, letėrkėmbime e fotografi me Nėnė Terezėn, madje qenkan mė tė shpeshta se tė tjerat…

    Kemi qenė mikesha shumė tė mira. Takoheshim shpesh me njėra-tjetrėn, derisa Mama u vendos nė Indi.

    Si ka nisur miqėsia juaj?

    E kam njohur Mamėn, kėshtu i flisnim tė gjithė, qėkur studioja nė Romė. Ajo kėrkonte qė t’i tregoja gjithēka qė shkruaja apo qė bėja. Mė inkurajonte gjithnjė, e jo vetėm mua, tė bėja gjithmonė diēka tė mirė. Kur shkrova librin e parė pėr veshjet e fėmijėve, ajo u entuziazmua aq shumė, duke mė thėnė “Angela, tani qė bėre kėtė libėr pėr pjesėn e jashtme tė tyre, duhet tė bėsh edhe njė tjetėr, qė tė shėrbejė nė zhvillimin e mendjes. Ka qenė pikėrisht kjo shtysė, qė mė ka bėrė tė punoj pėr librin tim tė fundit. Atė kohė i pata thėnė “Mama jam e lodhur, nuk mundem tani”, por mė pas, me inkurajimin edhe tė tim shoqi, arrita ta ēoj nė vend kėrkesėn e saj.

    Kur ka qenė hera e fundit qė jeni takuar?

    Hera e fundit ka qenė nė Pensilvani, ku punonim bashkė me Pirron, ai ishte farmacist, bėnte formulat e barnave. Mama mė pati thėnė se herėn tjetėr, takimi i radhės pra, do tė ishte nė shtėpinė time, ku do mė vizitonte. Mbaj mend qė mė kėtė takim tė fundit ka qenė shumė e shqetėsuar pėr nėnėn e vet.

    Pse?

    Sepse Nėnė Tereza i kishte kėrkuar regjimit komunist qė ta lejonin nėnėn e saj tė shkonte tė kurohej nė Amerikė, pasi atė kohė familja e saj jetonte nė Shkodėr. Pėrgjigjja e tyre kishte qenė negative dhe mė kujtohet qė u pėrlota nga mėrzia e saj. Mė kėrkoi tė qetėsohesha sepse, pavarėsisht kėsaj, do ta ēonin nė Paris.

    Tė kthehemi te Mustafa Kruja… Vitet e tij nė Amerikė ishin tė pakta.

    Si vdiq? Ē ’ndodhi me tė, sepse pleqėrisė ende nuk i kishte ardhur koha?

    Jo, nuk ishte pėr shkak tė pleqėrisė. Vdekja e tij erdhi si pasojė e njė infeksioni pas operacionit qė bėri nė tėmth. Tri ditė pas operacionit vdiq nė spital. Nė ēastet e fundit, mė ka marrė dorėn dhe nuk ka mundur tė thotė asgjė mė shumė pėrveē njė psherėtime.

    Kush ishte tjetėr pranė jush qė tė mund tė ndanit dhimbjen?

    Ishin nė fakt mė shumė se ē’e patėm menduar. Familjarė ne nuk kishim, por u gjendėm tė befasuar kur pamė nė gazetat e vendit tė nesėrmen se kishte vdekur ish-kryeministri i Shqipėrisė. Madje, kur mjekėt e panė kėtė lajm, kėrkuan t’i bėnin Lalės autopsinė.

    Cilat ishin reagimet qė nuk kishit menduar?

    Kur vdiq Lala, ne morėm njė telefonatė prej FBI-sė, prej tė cilėve u gjendėm fare tė habitur, kur na thanė se kemi qenė gjithė kohėn kėtu pėr t’iu ruajtur. Ne as e dinim, as e kishim menduar kėtė gjė. Erdhėn mė pas pėr tė na ngushėlluar, duke na siguruar se do tė na qėndrojnė pranė.

    Njoftuat nė Shqipėri?

    Menjėherė mė pas bėra telegram, ku njoftoja pėr vdekjen e tij. E gjithė familja ishte e internuar nė Lushnjė, lajmin ia ēoi atje gruaja e dytė e Mustafait, bashkė me Hasanin, tim vėlla, tė cilėt nuk ishin internuar, por ishin dėnuar tė punonin nė punėt mė tė rėnda qė mund tė ishin.

    Deri nė vdekjen e Lalės nuk e zutė nė gojė Spiron, kėshtu martesa duhet tė jetė bėrė pas vdekjes sė tij…

    Po, mė mbrapa ėshtė bėrė. Veēse njė fjalė, sa pėr tė mė bėrė mua tė ditur qė ai ishte dakord pėr njeriun qė mė propozonte, ma pati thėnė qysh nė Egjipt. Ai shkonte ēdo tė mėrkurė e tė diel te Mbreti, tė dielėn shkoja dhe unė. Atje mblidheshin tė gjithė, princeshat, miq tė Shqipėrisė etj. Njė tė mėrkurė, pasi u kthye prej andej, ndėrsa mbylla derėn pas ardhjes sė tij se mos Enver Hoxha dėrgonte ndonjė vagabond, mė pyet “A do mund tė martoheshe me Spiron?”.

    Pėrgjigjja?

    Nuk i ktheva asnjė pėrgjigje. U gjenda e befasuar nga ajo pyetje, tė cilėn as e kisha ēuar ndonjėherė ndėrmend. Ajo pyetje nuk mori pėrgjigje dhe as nuk u zu mė nė gojė. Unė e dija fare mirė se ēfarė u shkruante ai shokėve tė tij nė korrespondenca “nuk mund ta imagjinoj jetėn pa tė”. Ashtu sikur unė nuk imagjinoja tė largohesha prej tij.

    A nuk tingėllon kjo pak egoiste?

    Jo, sepse reagimi mė i sertė ishte imi. Unė kisha pėrgjegjėsinė e gjithė Merlikajve pėr t’u kujdesur pėr Lalėn, atė qė pėr tė gjithė kishte qenė idhull. E, nėse ai do kishte jetuar mė gjatė, unė nuk do ta kisha lidhur jetėn as mė pas me Spiron. Ashtu siē gjithmonė ai u kujdes pėr mbarėvajtjen time, siē i pati premtuar nėnės.

    Ēfarė i kishte premtuar nėnės?

    Unė me fėmijėt e Mustafait kemi thuajse njė moshė. Kur kam lindur unė, ai kishte 4 djem, thuajse i gjithė fisi ynė po lindte vetėm djem. I pati kėrkuar nėnės atėherė nėse mund tė isha e tija. “A do ma falėsh mua kėtė gocė?”, i pati thėnė. “Po kjo jotja ėshtė, jona, e tė gjithėve”, i pati thėnė nėna. Dhe nė takimin e fundit qė ata kanė pasur, amaneti qė i ka lėnė nėna ishte tė kujdesej pėr mua. Pra, ishte ai qė mė dha edukimin, mė dha shkollėn, e qė vdiq nė duart e mia.

    Pas vdekjes sė Lalės, si u rivendosėn lidhjet me Spiron, sepse nuk ka qenė nė Amerikė, apo jo?

    Spiro nisi tė mė shkruajė letra. Nė letrėn e fundit mė pyeti: “A nuk bashkohemi pėr tė vazhduar miqėsinė e dy familjeve tona?”. Kėshtu nisi lidhja jonė. Vetėm se isha nė njė situatė shumė tė zorrshme.

    Pse?

    Po sepse pėr Amerikėn, ato qė kishin bashkėpunuar me Ballin Kombėtar, partinė e Spiros, cilėsoheshin si bashkėpunėtorė me fashistėt dhe hyrja e tyre nė Amerikė nuk lejohej. Spiro jetonte nė Romė.

    Cila rezultoi zgjidhja?

    Ishte njė nga nxėnėset e mia, qė mė erdhi nė ndihmė. Pėrgjithėsisht unė isha natyrė shumė energjike dhe orėt e mėsimit i bėja shumė ritmike. Pas shfaqjes sė kėtij problemi, humori nuk ishte mė ai i mėparshmi dhe njė ditė, studentja mė pyet se ē’kisha. I tregova situatėn time dhe mė tha se kishte njė deputet tė njohur, i cili mund tė mė ndihmonte. Bisedoi aq shpejt me tė, saqė nė orėn 12 tė natės, kur po kthehesha nė shtėpi nga leksionet e vona, e gjej qė mė priste te dera. “Eja, tha, se na pret deputeti”.

    Kaq e thjeshtė ishte?

    Pėrgjigjja i takonte atij. Por sė pari e falėnderova pse mė priti. I thashė se unė kisha pasur gjithashtu njė vėlla, qė ishte marrė me politikė, por ai nuk kishte bėrė tė tilla gjėra. Mė pyeti nėse e doja atė djalė e i thashė po, sepse Lala e pati pėlqyer. Mė la njė muaj kohė pėrpara se tė mė kthente pėrgjigjen. Kohėn ekzaktėsisht pas sė cilės mė erdhi telegrami “Qeveria e Amerikės nė Washington thotė: Shko martohu”.

    Fluturuat pėr nė Romė?

    Natyrisht, ē’mund tė prisja tjetėr? Madje edhe Spiro kishte qenė aq i paduruar, saqė e kishte thirrur priftin, mik i Lalės dhe i Koēos, nė aeroport, ku mė prisnin. Nė fakt, martesa nuk u bė aty, por tė nesėrmen menjėherė, prifti na tha se martesa do tė bėhej nė Vatikan. Kėshtu ndodhi, u martova e u ktheva nė Amerikė, ku mė arriti edhe Spiroja njė muaj mė vonė.

    Vazhdonin letėrkėmbimet me Shqipėrinė, tani qė Lala nuk ishte mė nuk kishte nevojė as pėr komunikim tė koduar?

    Komunikimi me Shqipėrinė nuk ka ndalur asnjėherė. Gjithnjė u kam nisur paqeta (pako me ndihma), aq sa kam pasur mundėsi i kam ndihmuar.

    Pas ’90-s, me kė patėt mundėsi tė lidheshit nga familja e Mustafait?

    Fėmijėt e Mustafait, pas internimit patėn emigruar nė Itali. Kam shkuar i kam takuar atje. Tani, asnjė nuk jeton mė, pėrveē Fatosit.

    Domosdo, janė aq vite sa jo kushdo mund t’i ketė jetė…

    Po, dhe kam vuajtur pėr kėtė. Duket nė fakt sikur ata qė janė kėtu vuajnė mė shumė, por ju siguroj qė kemi qarė mė shumė ne andej.

    Ishit pėrgatitur pėr ndryshimet qė ju prisnin nė Shqipėri?

    Pa dyshim, mė kishin folur. Por kėrkova qė, pavarėsisht ndryshimeve, tė mund tė jetoja pjesėn tjetėr tė jetės, nė dhomėn ku kishte vdekur babai. Nipi e pėrgatiti dhomėn dhe ja ku jam rehatuar.
    Lajmi Shqip

    Ky artikull eshte postuar me Wednesday, 14/09/2011 ne oren 10:15 am tek kategoria AKTUALE. Mund te ndiqni gjithe pergjigjet per kete artikull nepermjet RSS 2.0 .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 22-08-2015 mė 03:35
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    bashkpuntoret e okupatorit vec en shqipni bohen heroj
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  11. #11
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    FALEMINDERIT KOSOVĖ!

    Shkruan: Eugjen MERLIKA*

    “Po tė na shtrėngonte fati me zgjedhė njānėn dysh: a mā mirė me humbun Kosovėn apo lirģn, pėlqejmė mā parė tė humbasim lirģn, mbasi kėtź, tė bashkuem me Kosovėn, jemi tė sigurtė se dikur mund t’a fitojmė prap.” - Mustafa Merlika Kruja

    Ka ditė nė jetėn e njeriut qė mbeten tė ngulitura thellė nė kujtesė, me tė gjitha imtėsitė e tyre, duke filluar nga ngjyra e qiellit e duke pėrfunduar te veēoritė e rrugėve mbi tė cilat ecet e fizionomitė e njerėzve me tė cilėt bisedohet. Njė udhėtim i thjeshtė, nė sajė tė njė episodi, tė njė gjesti, tė njė fjale, tė njė buzėqeshjeje, tė njė takimi, merr formėn e njė ngjarjeje tė rėndėsishme, njė nga ato qė i kalojnė caqet e bėmave tė pėrditshme, qė mbeten tė veēanta, tė shquara, tė papėrsėritshme…

    Njė ditė e tillė, pėr disa pjesėmarrės tė familjes Merlika, ndėrmjet tė cilėve biri i dytė i Mustafait, Fatosi 91-vjeēar, qe 10 shtatori 2011. Ishte vizita e parė e kėsaj familjeje nė Prishtinė, kryeqendra e Kosovės sė pavarur, njė vizitė nė kėrkim tė njė rruge, tė njė pllake me njė emėr tė dashur, tė vendosur diku, nė fillimin e saj. Ai emėr ishte Mustafa Kruja, emri i atit, i gjyshit, i vjehrrit, i xhaxhait tė secilit nga pjesėmarrėsit e kėtij grupi tė vogėl grash e burrash, qė udhėtonin atė ditė nga Tirana nė Prishtinė.Nuk qe shumė e lehtė gjetja e asaj pllake me atė emėr, mbasi nė krye tė rrugės, qė ėshtė karshi ndėrtesės sė Kuvendit tė Prishtinės, ishte hapur njė kantier pune e pllaka ishte zhvendosur rreth 200 metra mė sipėr. Por njerėzit ishin tė gatshėm pėr tė ndihmuar, pėr tė dhėnė shpjegime, drejtime, aq mė shumė kur merrnin vesh pėrkatėsinė e personave e lidhjet familjare me “ish-Kryeministrin e Shqipėrisė e tė Kosovės”. Ato minuta tė kaluara aty pranė asaj pllake duke bėrė fotografitė, aq shumė t’ėndėrruara nė njė jetė tė tėrė tė dėrmuar nė kampet e internimit dhe nė burgjet e diktaturės komuniste, vetėm e vetėm pse ishin familjarė tė Mustafa Krujės, pa marrė pjesė asnjėherė nė politikėn aktive, qenė tepėr prekėse. Kalimtarėt ndaleshin, pyesnin, interesoheshin, shprehnin mirėkuptim. Pėr tė gjithė ishte njė emėr i njohur qė, tė vjetėrve u kujtonte vitet e para tė “ēlirimit” nga thundra serbe, vite iluzionesh tė Atdheut tė bashkuar, tė mėsimit nė shkollat shqipe, tė nėpunėsve shqiptarė nė zyrat e administratės, t’ardhur nė trevat e tyre nga tė gjitha viset e Shqipėrisė, pėr tė sendėrtuar ėndrrėn e Shqipėrisė etnike, tė prekėshme, tė gjallė. Ai emėr u kujtonte vizitėn e tij nė qytetet e ndryshme tė Kosovės n’ato ditė tė fundit tė qershorit 1942, i shoqėruar nga ministri kosovar i Punėve botore, Iljaz Agushi, dhe ministri vlonjat i “Tokave tė lirueme”, Eqerem Vlora; njė treshe personalitetesh qė pėrfaqėsonte Shqipėrinė e Epėrme, tė Mesme e tė Jugut, nė njė Qeveri “kolaboracioniste”, qė kishte guximin tė kthente mbrapsht kėrkesat e Komandės gjermane tė Beogradit pėr dorėzimin e hebrejve e qė kishte si synim tė parė tė saj bashkimin e tė gjitha trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm.N’ato vizita ai u foli kosovarėve me gjuhėn e tyre, pėr betejat e hershme pėr me shpallė pavarėsinė: “E kush kje atėherė pararoja e Revolucionit Shqyptar?Kush kjenė trimat qi e dėrmuen ushtrinė anmike dhe banė me rą nė guj e me lypun paqė? Kosovarėt. Kah Kosova ishin drejtue sytė e tonė Kombit. Prej Kosove pritej shpėtimi, lirija e tij. Fati i Shqyptarķs po dahej nė Shkup…” Ai nderoi kudo kujtimin e miqve e shokėve tė vjetėr tė luftės pėr Shqipėrinė e pavarur, tė Hasan Prishtinės e tė Bajram Currit, tė Isa Boletinit e Dervish Mitrovicės, tė Niman Ferizit, Hysni Currit, Sali Gjukės e sa e sa bijve tė Kosovės, tė rreshtuar pa asnjė kursim nė shėrbim tė themelimit e tė zhvillimit tė Shtetit shqiptar. Pėr tė ardhja nė Kosovė ishte, “pikė sė pari nji detyrė haxhillėku qi e ka borxh ēdo shqiptar kur mundet me e krye.”

    Familjarėt e tij, edhe se me vonesė, mbas 70 vjetėsh po e kryenin atė detyrė, duke ardhur mes nipave t’atyre kosovarėve, qė n’atė kohė kishin shtruar qilimat pėr tė pritur jo vetėm Kryeministrin, por edhe mikun, vėllanė, birin, deputetin e tyre. Imazhin e tij e kishin pėrcjellė nga brezi nė brez, deri nė ditėn fatlume kur Kosova do tė fitonte pėrgjithmonė lirinė e saj. Atėherė ajo do tė shihte vetveten nė pasqyrė, do tė bėnte bilancin e historisė sė saj, do tė ndryshonte simbolet qė kishin pushtuar, prej gati njė shekulli, qenien e saj. Ajo do tė kthehej nė rivlerėsimin e figurave historike qė ruante me dashuri e urtėsi nė kujtesėn e saj, edhe se koha mizore, vrastare e vlerave tė vėrteta, ishte munduar t’i fshinte. Nė listėn e emrave qė e nderonin kujtesėn e saj historike ishte dhe ai i Mustafa Krujės, njeriut qė ”deshi mā fort Shqipninė se popullaritetin e vet”, qė luftoi nga bankat e Mylqijes nė Stamboll e deri nė frymėn e fundit nė Niagara Falls tė SHBA, me tė gjitha fuqitė e tij pėr idealin e Kombit tė bashkuar.Nėse historishkruesit e diktaturės nė Shqipėri vazhdojnė ta quajnė “tė pambrojtshme” figurėn e tij, kėto emėrtime tė rrugėve tė Prishtinės, Pejės e Gjakovės me emrin e tij, janė pėrgjigjja mė e mirė qė ideali i kombit tė bashkuar mund t’i japė pėrdhosėsve tė historisė sė tij.Gjithė kėto mendime shtjelloheshin nė trurin e vizitorėve tė pazakonshėm t’asaj rruge tė thjeshtė tė Prishtinės n’atė ditė tė nxehtė shtatori, qė i shėmbėllente verės sė tejzgjatur. Nga thellėsitė e zemrave tė tyre buroi njė falėnderim i sinqertė e i fuqishėm, njė zė i brendshėm qė gėlonte nga vetėdija e familjes dhe fisit qė mbante mbiemrin Merlika, nga shpirtrat e tė vdekurve e nga ndjenjat mirėnjohėse tė tė gjallėve, qė nga biri 19-vjeēar Besimi, i vdekur nė duart e babait nė tė largėtin nėntor 1944 nė Vjenė, deri te motra Xhire-Anxhela qė shoqėroi frymėn e fundit tė vėllait tė saj tė madh nė Niagara Falls, nė po ashtu tė largėtin dhjetor 1958.Tė gjithė me njė zė shprehemi: FALEMINDERIT KOSOVĖ! pėr ato pllaka me emrin e Mustafa Krujės nė rrugėt e qyteteve tė tua. Ato janė dėshmi e respektit dhe vlerėsimi mė i lartė qė kujtesa e kombit i ka bėrė veprės sė tij, Faleminderit! Sė bashku me kėtė falėnderim rrjedh edhe urimi ynė po aq i sinqertė pėr t’ardhmen e Kosovės, pėr zhvillimin e begatinė e saj, nė pėrputhje me ėndrrat mė tė bukura tė bijve tė saj trima e bujarė.

    *Autori, shkrimtar e publicist, ėshtė nipi i Mustafa Krujės.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 22-08-2015 mė 03:36
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  12. #12
    "Takimi i Mustafa Krujės me Duēen pėr Kosovėn"
    » Dėrguar mė: 20/02/2012 - 12:48


    Nė 100 pėrvjetorin e pavarėsisė flet Angela Muka, e motra e Mustafa Krujės, qė ėshtė njėra prej dėshmitareve tė pakta tė njė periudhe tė rėndėsishme tė historisė shqiptare. Angela Muka, qė edhe pse ishte e motra e Mustafa Krujės, u bė vajza e tij, pėr tė cilėn vetė ai, investoi pėr tė ardhmen e saj, e tani ėshtė kthyer nė qytetin e lindjes, nė lagjen e vjetėr tė Merlikėve nė Krujė dhe jeton atje me tė vėllanė Hasanin. Angela ka dėshirė t'u kujtojė historianėve shqiptarė, qė nėse duan ta shkruajnė mirė historinė e kėtij vendi tė mbėshteten nė fakte tė vėrteta. Ajo hedh poshtė faktin se deklaratėn e pavarėsisė e ka shkruar Luigj Gurakuqi, siē pretendojnė analistėt dhe historiografia shqiptare, sipas saj, ishte vetė Luigji qė ia besoi kėtė detyrėn Mustafa Krujės, i cili nė atė kohė ishte vetėm 27 vjeē. Muka e vazhdon debatin me historianin Arben Puto, i cili e quajti kolaboracionist Krujėn, nė kohėn kur ishte kryeministėr i Shqipėrisė nė kohėn e pushtimit italian. Sipas saj, e vetme arsye se pse Kruja takoi Duēen ishte ēėshtja e Kosovės dhe e sfidon hapur Puton, duke i kėrkuar publikisht se "ēfarė do tė bėnte ai nėse do t'i thuhej se Shqipėria do tė bashkohej me Kosovėn". Madje Angela i kujton udhėheqėsve aktualė tė Kosovės, se Kosova ėshtė ēliruar nga serbėt qė nė 1941. Angela tregon dhe pėr jetėn e saj studentore, ku te "Nana Mbretėreshė" ajo ka njohur ato vajzat e kėtij instituti, qė mė pas do tė bėheshin drejtuese kyēe gjatė diktaturės komuniste, pėrfshi kėtu edhe Nexhmije Hoxhėn, pėr tė cilin, nuk kishte mendim tė mirė nė kėtė institut. Shoqe e ngushtė me Nėnė Terezėn, e cila pa ardhur nė Shqipėri e njihte shqipen, por nuk e fliste dot dhe njė mike nė oborrin e Mbretit Zog nė Egjipt.
    Zonja Angela Muka, jeni njė nga dėshmitaret e pakta sė njė periudhe tė rėndėsishme pėr historinė e Shqipėrisė. Jeni motra, por mė shumė vajza e njėrit prej "baballarėve" tė pavarėsisė, Mustafa Krujės dhe jetoni nė Krujė dhe do tė shijoni 100 vjetorin e pavarėsisė...
    Kam lindur nė Krujė dhe emri im parė ka qenė Haxhire, pasi kėshtu donte axha im. Kur isha e vogėl, rreth 7-8 vjeēe shkoja shpesh nė njė kishė kėtu afėr qytetit tim. Njė mik i babė Metės na ftonte nė festat fetare tė rėndėsishme tė besimit katolik. Unė shkoja shpesh atje, ēdo vit, sepse isha e magjepsur nga lutjet e priftit, nga meshat qė jepte ai. Atje shihja se si baheshin realitet mrekullitė. Nė meshė vinin njerėz tė ndryshėm, qė kishin sėmundje nga mė tė ndryshmet, duke filluar nga ata qė ecnin vetėm me paterica, e deri te ato qė nuk shihnin fare. Nė meshat e kėsaj kishe pashė se si tė sėmurėt shėroheshin gjatė dhėnies sė meshės, njerėzit hiqnin patericat e dhe fillonin tė ecnin vetė, tė verbėrit hiqnin shallet qė mbulonin sytė dhe shihnin sėrish. Kėto ndodhi tė vogla, njėkohėsisht edhe tė mėdha nė vetvete, mė kanė lėnė pėrshtypje tė madhe. Duke parė kėto mrekulli qė ndodhnin nė kėtė kishė edhe unė fillova t'i lutesha Zotit, t'i lutesha Krishtit dhe Zojės sė Bekueme. Kur linda unė, Lala (kėshtu i thėrrisnim ne Mustafa Krujės), i tha nanės sime, meqė ai gjithmonė kishte ėndėrrue tė kishte gocė, pra Lala nė atė kohė iu lut nanės time "do ma falėsh mua kėtė vajzė". Kėshtu isha dhe u bėra vajza e tij nė shpirt dhe mė ka ndihmuar gjatė gjithė jetė sime qė tė ecja pėrpara, qoftė me studime, ashtu dhe nė jetė.
    Ku i pėrfunduat studimet?
    Studimet nė Institutin "Nana Mbretneshė", shkova te Lala dhe i thashė, "nuk dua tė jem njė mėsuese e thjeshtė. Dhe ai mė pyeti: "e ēfarė don me u ba?". I thashė se dua tė studioj pėr gjuhėsi jashtė vendit dhe falė kėmbėnguljes dhe mbėshtetjes sė tij studiova jashtė shtetit, ku veē tė tjerave, mėsova dhe pesė gjuhė. Vetėm para se tė nisja studimet jashtė mė tha: "Po ti duhet tė studiosh se unė s'mund tė jap provimet pėr ty". Ai pėr vete ishte njohės i katėr gjuhėve tė huaja. Jetėn studentore sė pari e fillova nė Alto Adigge, nė Itali. Atėherė nė fakt ajo ishte nėn sundimin austriak, por pas Luftės sė Parė Botėrore, ajo u vu nėn zotėrimin e Italisė. Pavarėsisht se e mori Italia atė zonė, njerėzit atje flisnin vetėm gjermanisht. Pėr tre vite me radhė studiova atje, pas tre viteve vjen Lala nė Itali dhe mė takoi. Nė atė kohė ishte kryeministėr i Shqipėrisė, ishte viti 1941.
    Nė fakt nė kėtė institut kanė mbaruar studimet edhe njė pjesė e mirė e grave, qė mė pas u bėnė pjesė e diktaturės. A i njihnit ato atėherė?
    Po te Instituti "Nana Mbretneshė" ka vazhduar studimet edhe Nexhmije Hoxha, tė cilėn e kam njohur, por prej larg. Po kėshtu kam njohur Vito Kondin, qė mė pas do tė quhej Vito Kapon, apo Liri Belishovėn, por asnjėherė nuk jam pėrzierė me ta. Vajzat atje nuk kishin mendim tė mirė pėr Nexhmijen, e konsideronin si tė keqe, unė gjithėsesi i kam qėndruar larg grupeve tė tyre.
    Zonja Muka, disa studiues shqiptarė pretendojnė se deklaratėn e pavarėsisė nuk e ka shkruar Mustafa Kruja, ata mbajnė pėr autor Luigj Gurakuqin?
    Kur u mblodhėn tė gjithė nė Vlorė, Gurakuqi, Qemali, Lala, Bajram Curri, miku i tij i ngushtė, qė konsiderohej edhe si vėlla gishti, Gurakuqi, i thotė, "Mustafė shkruaje ti, kompozoje ti fjalėt e pavarėsisė se ti e di shqipen shumė ma mirė se unė". Ai ishte vetėm 27 vjeē. Duke e njohur historinė, mendoj se historianėt duhet tė shkruajnė vetėm tė vėrtetėn e mbėshtetur nė fakte, ose tė mos e shkruajnė fare.
    Ka shumė historianė dhe teza pėr arsyen se pse pranoi postin e kryeministrit Mustafa Kruja. Cili ėshtė versioni juaj pėr kėtė fakt historik?
    Njė pjesė nuk e dinė, dhe njė fakt i tillė nuk ėshtė ditur, qė Mustafa Kruja kur u kthye nė Shqipėri nuk erdhi nga Italia, por nga Zvicra. Ai ishte vendosur atje me gjithė familjen. Hitleri kishte pushtuar Austrinė, nė kėtė periudhė ai gjendej nė Genova tė Italisė. Njė pushtim i tillė e tronditi dhe tė nesėrmen i thotė mikut tė tij Lazėr Shantojės nė lidhje me rrezikun qė mund t'i kanosej Shqipėrisė, pasi e parandjente se Duēja se pas kėsaj lėvizjeje tė Hitlerit, ai mund tė synonte pikėrisht vendin tonė. Menjėherė pas kėtij takimi me Lazrin, ai merr plaēkat dhe familjen dhe shkon nė Zvicėr dhe i thotė Italisė "s'dua asnjė ndihmė nga ana jote". Lala mė thoshte se atėherė nuk kishte shumė para pėr tė pėrballuar jetesėn, prandaj ai iu lut disa tregtarėve, qė i kishte miq dhe i njihte, "kam mbetur nė rrugė tė madhe, mė Italinė jam prishur, prandaj duhet tė mė ndihmoni". Kur u kthye nė Shqipėri ai e kishte vendosur dhe deklaroi hapur qė "s'do tė merrem mė me politikė, do tė merrem vetėm me punėt e mia". Kishte filluar tė punonte me njė fjalor nacional, njė fjalor si pėr shqiptarėt e Shqipėrisė dhe ato tė Kosovės. Kur vjen nė Krujė, tė gjithė miqtė e presin krahėhapur, e pėrshėndesin dhe i urojnė mirėseardhjen nė Atdhe. Jakomoni e pa qė Shqipėria ishte nė rrezik nga ideologjia komuniste, e cila kėrkonte tė ishte njė ideologji sunduese nė vend, i telefonoi nė shtėpi Lalės kėtu nė Krujė, nė shtėpinė e tij, dhe i kėrkoi t'i shkonte nė zyrėn e tij nė Tiranė. "Zotni - i tha Jakomoni nė telefon - dua tė flas me ty nė zyrė nesėr". Sigurisht, italianėt i kishin informacionet e duhura se kush mund tė ishte njeriu mė i pėrshtatshėm pėr tė drejtuar vendin. Lala i shkoi tė nesėrmen nė zyrė dhe pas pėrshėndetjeve tė rastit i tha shkurt "zotni, nėse do tė shpėtosh vendin tėnd Shqipėrinė prej komunizmit, tė duhet tė marrėsh pushtetin". Natyrisht kjo ofertė ishte e papritur pėr Mustafa Krujėn, sepse e kishte thėnė hapur se nuk do tė ishte mė pjesė e skenės politike. Pėrgjigja qė i dha Jakomonit qe "unė do tė mendohem 3 ditė, por pėr ta pranuar mė duhet tė plotėsohen tre kushte; i pari, trupat italiane qė kanė pushtuar vendin tė dalin jashtė Shqipėrisė; nė flamurin kuq e zi tė mos ketė asnjė shenjė tė mbretėrisė fashiste as tė mbretit Emanuel dhe e treta ministrinė e Jashmte dua ta drejtoj vetė". Kur i kėrkoi kėto kushte, ai kishte ndėr mend planin qė jo vetėm tė shpėtonte shqiptarėt, por tė bėnte edhe diēka pėr Kosovėn pasi serbėt, tė cilėt po e qesnin fare me dhunėn qė ushtronin ndaj shqiptarėve atje. Lalės iu plotėsuan kushtet, shkresa erdhi direkt nga Italia dhe pėr herė tė parė ai u emėrua drejtuesi i kėtij vendi, ishte kryeministri i Shqipėrisė nacionaliste.
    Cila ishin detyrat e para qė bėri Mustafa Kruja si kryeministėr i Shqipėrisė?
    Menjėherė pas formimit tė qeverisė, njė nga punėt e para qė bėri, ishte thirrja nė zyrė e vrasėsit tė Luigj Gurakuqit. Ia tha drejt e nė sy "a e di pse tė kam thirrur nė zyrė?. Ti ke ba krimin ma tė madh qė ke vra mikun tem Gurakuqin, ti do tė kishe ba ma mirė tė mė vritshe mue". Dhe i tha atyne qė ia sollėn "merrnie dhe bani ēka tė doni me te". Njė ditė tjetėr, thirri nė zyrė miqtė dhe shokėt e tij dhe u tha, "banu gati se nesėr do tė nisemi pėr nė Itali, pasi do ēlirojmė Kosovėn". Ata u habitėn dhe pyetėn veten se ēfarė ishte duke folur. Por ai ua preu shkurt "shkoni, mos humbisni kohė". Ai me njė delegacion qeveritar mbėrrin nė Romė. Lala u paraqit nė senatin italian, ku mbajti njė fjalim ku pėrshkoi situatėn e atėhershme tė Kosovės dhe atė qė po kalonin kosovarėt nėn sundimin serb. Pasi e pėrfundoi fjalėn, doli jashtė tė takonte miqtė e tij, pjesė e delegacionit. Ata panė njė Mustafa tjetėr, ecte si tė ishte djalė i ri, pothuajse vraponte. Lala u tha atyre se pas "fjalimit nė senat u duhet vetėm firma e Duēes qė tė realizohet tėrėsisht ēlirimi i Kosovės". Dhe i pyeti "kush nga ju do tė shkojė nė zyrėn e Duēes pėr tė firmosur dokumentin e senatit?". Ata panė njėri-tjetrin dhe i thanė atij se ai e kishte filluar dhe ai duhet tė mbaronte, por duhej tė kishte parasysh njė gjė, se komunistėt do ta quanin fashist, bashkėpunėtor tė tyre. Lala iu pėrgjigj "s'ka problem, tė mė thėrrasin ēfarė tė duan, edhe dreq nėse duan. Ne me kėtė dokument kemi ēliruar vllaznit dhe motra tona nė Kosovė qė po vuajnė dhe kėrkojnė dashurinė dhe kujdesin tonė".
    Por pikėrisht pėr kėtė takim me Duēen Mustafa Kruja ėshtė kritikuar nga historiografia shqiptare...
    Pikėrisht duke u nisur nga fjalėt e Lalės, dua t'i them atij Putos, se ēdo njeri, qoftė edhe Abaz Kupi, qė ishte trim, por nuk ishte i shkolluar, qė ishte njė atdhetar i madh qė donte qė edhe Kosovėn me e pa tė lirė. Ēdo njeri do e bėnte kėtė pėr vendin dhe Atdheun e vet, jo vetėm Lala. Ai, Putoja, e akuzon si gjithė komunistėt shqiptarė se pse muar firmėn e Duēes pėr Kosovėn, kėto historianė nuk i marrin parasysh fare faktet e ndodhura realisht. E tė vuante e gjithė familja e tė afėrmit gjithė atė kohė, vetėm se i konsideronin "bashkėpunėtorė tė fashizmit", vetėm se u desht Kosova? Pėr shkollat shqipe, Lala ēoi njė person tė veēantė qė tė hapte shkollat shqipe nė Kosovė. Gėzimi i kosovarėve pėr kėto veprime tė qeverisė shqiptare ishte i papėrshkueshėm. Gjej rastin kėtu t'u kutjoj zyrtarėve aktualė tė Kosovės, e cila gėzon pavarėsinė si gjithė shtetet e tjera, pra u kujtoj atyre qė Kosova u ēlirua mė 1942 dhe pėr tre vite e tillė ka qenė.
    A e ka vizituar Kruja ndonjėherė Kosovėn si kryeministėr?
    Po, ka bėrė njė vizitė nė Kosovė, i ftuar nga qeveria e saj. Ka mbetur si njė legjendė, por qė ėshtė e vertetė, se pritja qė i bėnė kosovarėt Mustafa Krujės atje, nuk pėrshkrohet dot me fjalė. Ai kishte bėrė ēfarė kishte pasur nė dorė pėr ta, pasi ajo ishte toka jonė. Titoja i la ashtu siē i gjeti, me atė infrastrukturė arsimore qė filloi ta ngrinte qeveria e Mustafa Krujės, por mė pas Millosheviēi ua hoqi tė gjitha. Me rastin e njė vjetorit tė pavarėsisė sė Kosovės, mė ftuan nė njė aktivitet nė Florida, ku mė duhej tė mbaja njė fjalim nė njė kohė pesė minutėshe. E kisha pėrgatitur fjalimin, por kur me erdhi radha, i hoqa letrat dhe fillova tė flisja vetė. Kur mė pyeti dikush se ku e ke letrėn, iu pėrgjigja se kur flas pėr Lalėn nuk kam nevojė tė shkruaj. Kaq shumė e donte ai Kosovėn dhe ma kishte futur nė gjak edhe mua kėtė dashni, sa qė shpesh i thoja se ku kisha lindur nė Kosovė apo nė Shqipėri. Qė kur dola jashtė Shqipėrie me studime, mė 1940, ai m'u lut dhe nė tė gjallė tė vet, por edhe nė ditėt e fundit tė jetės mė tha "mos shko nė Shqipėri. Ti je mė e vlefshme kėtu. Shkruaju njerėzve tė rėndėsishėm, presidentėve, deputetėve, senatorėve pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn. Sigurisht qė nėse do tė kisha ardhur do tė mė kishin futur nė burg.
    Flitet pėr njė miqėsi tė vonė tė Krujės me mbretin Zog, si ndodhi zonja Muka?
    Mė 1949 shkova tė studioja nė Home Economics nė Akademinė e Arteve, nė degėn e modelueses. Atje qėndrova pėr tre vjet. Nė atė kohė Lala kishte marrė njė letėr nga Egjipti, e dėrgonte Mbreti Zog. Mė vjen dhe mė thotė "mbaroje shpejt shkollėn se unė do tė shkoj pranė Mbretit Zog". Nė letėr mbreti i shkruante se "Shqipnia tė do mė shumė sot se asnjėherė tjetėr". Ai mė tha, se me kėtė letėr do nisej direkt pėr Egjipt, por kishte hallin qė unė tė mbaroja studimet e nisura dhe tė bashkohesha me tė nė Egjipt. Mė kėrkoi qė t'i pėrshpejtoja dhėnien e provimeve, apo ta ndiqja shkollėn nė privat qė tė mbyllja studimet. Pasi mbarova studimet Lala mė priste nė Egjipt, mė priste me padurim, pasi ishte vetėm. Kur e takoi pėr herė tė parė mbretin Zog, ata kishin biseduar pėr situatėn e vėshtirė sė vendit, pasi nė konferencėn e fuqive tė mėdha, ishte vendosur qė tė gjithė shtetet tė gėzonin kufijtė qė kishin pasur mė pėrpara, por kur erdhi radha e Shqipėrisė, kishin vendosur ta ndanin pėrgjysėm. Mbreti Zog kishte marrė njė letėr nga fuqitė fituese, ku kėta tė fundit i kėrkonin atij qė tė mos konsiderohej mė mbret i shqiptarėve. Zogu e kishte diskutuar njė gjė tė tillė me mbretėreshėn dhe me tė motrėn dhe kishin rėnė dakord qė i vetmi njeri qė mund ta shpėtonte Shqipėrinė duke kontribuar nė emigracion, ishte Mustafa Kruja. Lala i tha mbretit qė tė shkruante njė letėr me tė cilėn do paraqitesh nė ambasadėn tonė (Enver Hoxha ende nuk i kishte tė vetat ambasadat). Letrėn e shkroi nė frėngjisht nė tė cilėn ai shkrojti se Zogu ishte mbreti i gjithė shqiptarėve dhe se Shqipėria ishte e jona. Pas kėsaj, ai e kėshilloi mbretin qė tė formonte njė qeveri, qė tė ishte kundėr Enver Hoxhės. Mbreti i pėrgjigjet: "Mua mė duket e vėshtirė njė gjė e tillė, por nėse e merr ti pėrsipėr, unė do tė tė ndihmoj". Kėshtu Lala ēoi nė Romė Koēo Mukėn, njė patriot shqiptar dhe njė mik i tij, qė tė bashkonte tė gjithė partitė dhe tė deklarohej formimi i qeverisė "Shqipnia e Lirė". Edhe pse ishte kundėr Enver Hoxhės, ai asnjėherė nuk pėrdorte fyerje, por ishte dinjitoz nė qėndrimin e tij "ai ėshtė komunist, unė nuk jam", kaq ishin fjalėt qė thoshte ai pėr Hoxhėn. Njė gjė tė tillė ia kėrkonte edhe rinisė, pra qė tė mos e mbushnin veten me urrejtje dhe tė shmangnin qėndrimet jo dinjitoze.
    Ju vetė e njihnit mbretin Zog?
    Mustafa Kruja u bė njė vizitor i rregullt i mbretit Zog, tė shtunėn e ēdo jave shkonim pėr drekė, ndėrsa tė mėrkurave shkonte vetėm Lala tė bisedonte me Zogun. Unė isha mike nė shtėpinė e Zogut, kam modeluar disa veshje pėr Nanėn Mbretėreshė.
    Zonja Muka, flitet pėr disa hebrej qė ka shpėtuar Kruja kur ishte kryeministėr. Si ndodhi?
    Kur Lala qe kryeministėr nė kufirin tonė me Jugosllavinė mbėrrijnė rreth 350 hebrej qė largoheshin nga nazizmi gjerman qė kishte pushtuar vende tė tjera. Zyrtarėt i thanė Lalės se ēfarė tė bėnin, t'i lejonin tė hynin apo jo. Ai dha urdhėr qė tė hapeshin dyert pėr ta, qė tė kujdeseshin pėr ta, t'i jepnin strehim, ushqim dhe gjithēka qė u nevojitej, ndėrkohė i kėrkon ministrit tė Brendshėm Koēo Mukės, qė tė shohė mundėsinė qė t'I pajisė ata me dokumente. Lajmi i mbėrritjes sė tyre u mor vesh dhe menjėherė nė zyrėn e Lalės paraqitet konsulli i pėrgjithshėm i Gjermanisė (pėr Shqipėrinė) me qendėr nė Beograd, i cili i paraqet njė notė verbale nė tė cilėn qeveria naziste kėrkonte nga Shqipėria dorėzimin e 350 familjeve ēifute, qė kishin hyrė nga Jugosllavia. Lala e dėgjon dhe i thotė "zotni kėto qė po thoni mbase janė thashetheme, pasi unė nuk e kam mėsuar njė informacion tė tillė. Ju lutem mė lini dy javė kohė sa tė sqaroj situatėn dhe mė pas ejani sėrish qė t'ju informoj me saktėsi". Pėrfaqėsuesi i Rajhut largohet, ndėrkohė qė Lala interesohet pranė vendeve qė mund t'i pranonin hebrejtė, tė cilėt u pajisėn me pashaporta shqiptare, me emra shqiptarėsh. E brenda dy javėve hebrejtė u larguan nga Shqipėria dhe kur mbaron ky operacion nė zyrėn e Lalės paraqitet sėrish pėrfaqėsuesi i Rajhut nė njė takim zyrtar me kryeministrin e Shipėrisė. Lala i pėrgjigjet se kishte marrė informacione nė lidhje me pretendimet e tij dhe rezultoi qė lajmi pėr hyrjen e 350 hebrejve nė Shqipėri nuk ishte i vėrtetė. Dhe nė fund e mbyll takimin "tani ju lutem shkoni" dhe I tregon derėn pėr tė dalė jashtė zyrės.
    A ishte i lehtė pėr Krujėn emigracioni?
    Nė fillim tė viteve 1950 u larguam nga Egjipti. U vėndosėm nė Cote d'Azur tė Francės. Atje Lala filloi ta ndjente lodhjen, filloi tė plakej. Punonte shumė pėr t'i mbajtur tė bashkuar partitė dhe organizatat e shqiptarėve nė emigracion. Njė ditė mė thotė qė t'i ulem pranė pasi donte tė mė thoshe diēka tė rėndėsishme. "Tashti Lala po plaket, por s'dua tė tė lė nė Francė, dua tė tė lė nė njė shtet qė ta duash si Shqipninė e Kosovėn. Dhe ky vend ėshtė Amerika". Ai kishte pėrshtyje tė mira pėr kėtė vend. Nė konferencėn e shteteve nė Paris, ai kishte qėndruar pranė presidentit amerikan Widrow Wilson. Ndėrsa mbante fjalimin, Lala mbante pranė njė flamur tė vogėl kuq e zi dhe i tregoi atij se ky flamur ishte i gjithė shqiptarėve. Para se tė niseshim pėr nė Amerikė qėndruam pėr disa kohė nė Nice tė Francės. U paraqitėm pranė konsullatės amerikane pėr tė filluar procedurat e marrjes sė vizės. Njė zyrtar nė konsullatė i tha Lalės se gjatė plotėsimit tė dokumentacionit duhet tė shkruante se kush ishte, ēfarė kishte bėrė nė Shqipėri. Lala i tha me tė qeshur, "mirė mirė, por do mė duhet tė tė shkruaj njė libėr". U kthyem nė shtėpi dhe filloi tė shkruante dhe mė pas i postoi pėr nė konsullatė. Pasi ishin shqyrtuar dokumentacioni, vetė konsulli na merr nė telefon dhe na thotė qė tė paraqiteshim nė konsullatė. Vetė konsulli pas dy javėve na i dorėzoi vizat pėr nė Amerikė. Mbėrritėm nė Amerikė. Nė stacion na kishin dalė tė na prisnin miqtė e shokėt e Lalės. Unė iu ula nė gjunjė dhe i thashė "hello, mirėse tė gjeta Amerikė, unė tė dua fort dhe tė premtoj se do tė bėhem qytetare e mirė e jotja". Lala mė tha se ēfarė po bėja ashtu dhe iu pėrgjigja, "a mė ke thanė me e dashtė Amerikėn".
    Si ishte Amerika pėr ju tė dy?
    Kur u sėmur Lala, u shtrua nė spital pasi kishte nevojė pėr njė ndėrhyrje kirugjikale nė tėmth. Rrugėn deri te spitali e bėmė nė kėmbė, pasi ishte shumė afėr apartamentit ku banonim. E Lala mė pėrsėriti edhe njėherė amanetin e tij qė tė mos kthehesha nė Shqipėri pasi do tė ishte njė rrezik shumė i madh pėr mua. Tre ditė pasi u bė operacion ai vdiq. Dhe sipas porosisė sė tij, u pėrpoqa tė isha njė qytetare e mirė e atij vendi. Botova katėr libra qė kishin si titull "A french touch...A unique on how to alter effectively. The printet patterns with perfect fit for all sizes". Kėto bėjnė fjalė pėr modelimin e veshjeve pėr njerėzit tė tė gjitha moshave dhe masave. Mė pas kėto u bėnė tekste shkollore dhe ishin ndėr mė tė kėrkuarat.
    Kur u kthyet nė Shqipėri zonja Muka?
    Qė pas 1940 nuk kam ardhur mė nė Shqipėri. Pak vite mė parė erdhi im vėlla, Hasani, nė Amerikė. Mė pa qė isha plakė dhe pas vdekjes sė tim shoqi, jetoja vetėm mė tha tė kthehesha. Erdha pikėrisht nė shtėpinė ku kam lindur nė Krujė, e cila ėshtė rikonstruktuar. Jam njė qytetare amerikane dhe do tė vdes e tillė. Ashtu siē thoshte Nėnė Tereza, "kam le shqiptare dhe do tė vdes indiane". E dua Amerikėn dhe njerėzit e saj.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778
    Mustafa Kruja ndonese nje individ me shkolle te larte mbetet anti-shqiptar dhe nje racist per keto aresye:

    - bashkepunoi me okupatorin. Ne cdo vend ai qe bashkepunon haptazi me okupatorin quhet tradhetar,
    -racist eshte sepse ka folur haptazi ne fjalimet e tij kur ishte kryeminister kuisling kunder komuniteteve te tjera, duke treguar nje bagazh te pasur me fjale te ndyra qe nuk i ka hije nje individe sic po e paraqesni ju ne keto shkrime.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    kush bashkepunon me pushtuesit dhe luen duart me gjakun e popullit te tije
    nuk meriton te kete dhe varre

    jo ti bejme elegji ne forume

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Tradhetar me patente,me keq se komunistat
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  2. Kush janė Dibranėt ?
    Nga biligoa nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  3. Mustafa Mahmud.
    Nga INDRITI nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 11:55
  4. Analistėt shqiptarė mbi skenaret e 3 korrikut
    Nga Iliriani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 03:43
  5. Mustafa Gjinishi
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-09-2002, 13:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •