Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 52 prej 52
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Azem Beta
    Anëtarësuar
    03-11-2006
    Postime
    48
    Disa shkrime po ma bejn zemren mal,disa te tjer me japin frymzim qe te marr nje pistolet e tja fus nje plum ne mes te vetullave,
    un nuk jam nje njeri qe shkoj neper protesta, por e sihuroj c´do inicjator lute per bashkim te trojeve shqiptare,se jam i pari qe do me ket per krah,dhe nuk po e them,me guximin se jam ne shtipi nga interneti, por mos e gezofsha jeten time,
    nese nuk do kthehem e do luftoj deri ne vdekje per ta bashkuar shqiprin e coptuar nga greket e serbet,me vjen cudi si nuk ju vjen inat disa djemve shqiptar,
    ketu ne gjermani grekt dhe serbet na dridhen para kembeve,a nuk jan te till ata edhe ne greqi.lol.duhet vetem nje burr qe te na pri si dikur SKENDERBEU.e pastaj i shikon se si i mohojn qendrimet e derisotme,ndaj shqiptarve,esht koha qe te tregojm se ne jemi,te tregojm vertet trimerin ton, se qe nga koha e skenderbeut vetem fryhemi ne historin e tij dhe vritemi me shum me njeri tjetrin se me armikun.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-07-2006
    Postime
    170
    Citim Postuar më parë nga Azem Beta
    Disa shkrime po ma bejn zemren mal,disa te tjer me japin frymzim qe te marr nje pistolet e tja fus nje plum ne mes te vetullave,
    un nuk jam nje njeri qe shkoj neper protesta, por e sihuroj c´do inicjator lute per bashkim te trojeve shqiptare,se jam i pari qe do me ket per krah,dhe nuk po e them,me guximin se jam ne shtipi nga interneti, por mos e gezofsha jeten time,
    nese nuk do kthehem e do luftoj deri ne vdekje per ta bashkuar shqiprin e coptuar nga greket e serbet,me vjen cudi si nuk ju vjen inat disa djemve shqiptar,
    ketu ne gjermani grekt dhe serbet na dridhen para kembeve,a nuk jan te till ata edhe ne greqi.lol.duhet vetem nje burr qe te na pri si dikur SKENDERBEU.e pastaj i shikon se si i mohojn qendrimet e derisotme,ndaj shqiptarve,esht koha qe te tregojm se ne jemi,te tregojm vertet trimerin ton, se qe nga koha e skenderbeut vetem fryhemi ne historin e tij dhe vritemi me shum me njeri tjetrin se me armikun.
    Ajo, qe ti thua, se na duhet nje Skenderbe', eshte e vertete, por une do te shtoja ketu, se na duhet edhe nje aleance me ndonje, apo disa te fuqishem, qe te ndryshoje raportin e forcave ne favorin tone dhe pastaj e leshojne vet ata, pa lufte, jo vetem camerine, por pse jo edhe t'i c'lirojme dhe me ne fund te fitojne te drejten te mesojne edhe "greqishten e vjeter", meqe pretendojne, se "ka qene gjuha e paraardhesve te tyre, porse ka marre pe nga latinishtja vetem prapashtesen "s", ku p.sh. nga "Hyll" ne "Hyllus", nderkohe kur me 1200 BC edhe Roma vet s'ka ekzistuar, apo te tjera zografisje, si kjo - nga "Theti" ops! u shnderua ne "Thalasa" etj. etj.!

  3. #43
    Perjashtuar Maska e Trimi81
    Anëtarësuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    Mbi Toke
    Postime
    65

    Smile Zot fali se nuk dijne se c'bejne!!!

    Citim Postuar më parë nga Albo
    Dy pengesat kryesore per zgjidhjen e ceshtjes came kane qene:

    a) historike - pabesia e cameve ndaj shtetit grek dhe genocidi i shtetit grek ndaj tyre.
    b) klima e maredhenieve midis dy shteteve, shtetit shqiptar dhe atij grek.

    Dhe ne kohen qe jetojme, kur maredheniet midis dy vendeve jane te shkelqyera dhe eshte kaluar nga shkalla e mirekuptimit miqesor ne nje bashkepunim dypalesh konkret, pyetja e vetme qe shtrohet eshte kjo:

    - A kane nxjerre vete camet mesimet e tyre historike?


    Fatkeqesisht, pengesa me e madhe per zgjidhjen e ceshtjes came ne kete pike nuk eshte as shteti grek e as shteti shqiptar, jane vete camet me veprimet e qendrimet e tyre. Ne vend qe te heshtin e ti drejtojne shqetesimet e qendrimet e tyre prane ministrise se jashtme shqiptare dhe burrave te shtetit shqiptar, perfaqesusesit e vetem dinjitoze te ceshtjes came, keta zgjedhin perfaqesimin e njerezve pa pushtet te kallepit te Ilir Metes apo Sabri Godos.

    Dhe gabimi i dyte i cameve, ose mesimi i historise qe ata nuk kane nxjerre ende sic duhet, eshte se nese nje dite Athina do ti hapi dyert e saj per ish shtetasit e saj te debuar, camet nuk do te marshojne drejt Athines si shqiptare, por si shtetas greke. Sa me shume came deshmojne per popullin grek vuajtjen e debimin e tyre nga Greqia, edhe pse ishin shtetas greke si ata, aq me shume rritet ndergjegjesimi i opinionit publik grek mbi nevojen e riatdhesimit te cameve ne shoqerine greke. Por camet nuk po mundohen te fitojne simpatine e shoqerise greke ne vuajtjen e tyre, ata po insistojne ne "lojen e fajit" dhe "zgjidhje nderkombetare" te ceshtjes came qe nuk ka per te ndodhur ndonjehere pasi ceshtja came eshte nje problem kufitar lokal qe do te zgjidhet vetem sipas protokollit zyrtar te shtetit shqiptar dhe atij grek.

    Albo

    Bir Selman i nenes cte te qaj me pare....... Po mire ne 1945 e kishin "fajin" camet por ne 1912,1920 ca faji kishin camet qe i perzuri greku nga trojet e veta?!!!

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    PDI: “Berisha e braktisi çështjen çame”


    Valentina MADANI

    Partia për Drejtësi dhe Integrim, e mbetur jashtë “Aleancës së Madhe”, do të konkurrojë e vetme në garën elektorale të 18 shkurtit përballë dy koalicioneve, të djathtë dhe të majtë. Ky është vendimi i marrë nga forumet e larta të kësaj partie, e cila mbron interesat e drejtpërdrejta të popullsisë çame në Shqipëri. Ky vendim erdhi vetëm pasi PD-ja nuk ktheu asnjë përgjigje pozitive për përfshirje të kësaj partie në “Aleancën e Madhe”. Kryetari i PDI-së, Tahir Muhedini, bëri dje të ditur se pas thirrjeve të vazhdueshme, ftesave të sinqerta për bashkëpunim në një koalicion parazgjedhor, partia më e madhe e spektrit të djathtë, Partia Demokratike (PD), aktualisht në qeverisje, nuk dha asnjë përgjigje.
    Ai njoftoi se në këto kushte, Partia për Drejtësi dhe Integrim, një parti me bosht të qartë kombëtar, pas konsultimit të zgjedhësve të vet në të gjitha zonat ku jeton dhe banon, vendosi: Të dalë në votime me kandidatë në nivel bashkie dhe komune në të gjitha zonat ku është shtrirë në territorin e vendit, si në maxhoritar, edhe në proporcional.
    “I kërkon degëve të partisë në rrethe dhe në qendër të bëjnë maksimumin për të përzgjedhur dhe mbështetur bijtë dhe bijat më të mira të popullit në këto zgjedhje sipas udhëzimeve të nisura dhe më parë. Nga ky moment ne e konsiderojmë të çelur fushatën zgjedhore të Partisë për Drejtësi dhe Integrim dhe nisim aktivitetet tona kudo”, - deklaroi kryetari i PDI-së, Tahir Muhedini. Kryetari i PDI-së, Tahir Muhedini, vlerësoi rritjen politike të partisë që drejton, duke njoftuar se dy vitet e fundit kanë qenë vite të rëndësishme për lindjen dhe rritjen e Partisë për Drejtësi dhe Integrim, një parti e qendrës së djathtë. Sipas tij, brenda një kohe të shkurtër ne kemi arritur, falë besimit dhe mbështjetjes së elektoratit tonë, simpatizantëve, falë asistencës së miqve tanë brenda dhe jashtë vendit të ndërkombëtarizojmë një prej aspekteve më të rëndësishëm të kauzës kombëtare, çështjen çame.
    “Kjo u bë e mundur prej patriotëve që nuk i kanë munguar asnjëherë këtij vendi dhe jo prej partive të mëdha, qofshin të djathta, qofshin të majta. Por, vitet në vijim janë vendimtare për zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje dhe ne kemi hedhur vetëm disa hapa që duan vazhdim. Ne do të vazhdojmë si kemi nisur përpjekjet tona politike, juridike dhe ndërkombëtare, për t’i shkuar deri në fund dhe për t’i dalë për zot amanetit të prindërve tanë”, - deklaroi z.Muhedini. Drejtuesi politik i PDI-së njoftoi se kjo parti është e gatshme me strukturat e saj në bazë që të nisë fushatën elektorale për lokalet e 18 shkurtit 2007.

    Berisha: “Çështja çame, çështje teknike, jo kombëtare”
    Në intervistën e botuar në gazetën “To Vima”, dhënë gazetares Nina-Maria Paskalidhu, duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me çështjen çame, Berisha tha: “Problemi është si më poshtë: më 1991-shin kisha disa takime me kryeministrin e asaj kohe, Konstandin Micotaqis për tema të ndryshme. Isha takuar edhe presidentin, z. Stefanopulos. Mendoj që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona kanë ecur shumë mirë. Po të mendoj dikush që për 50 vjet diktaturë dhe propagandë, ishte e natyrshme ngrirja e marrëdhënieve. Prandaj ramë dakord me qeverinë e mëparshme që të harrojmë të kaluarën. Dhe jam shumë krenar për këtë. Sot marrëdhëniet janë të ngrohta. Kështu që pretendimet për pasuri të qytetarëve shqipatrë dhe grekë duhet të shihet si një çështje ligjore. Domethënë si një çështje teknike jo kombëtare. Greqia është anëtare e BE dhe NATO-s. Dhe Greqia na ndihmon që të hyjmë në BE dhe NATO. Por gjithmonë e më shumë qytetarë europianë po i drejtohen Gjykatës Europiane për këto çështje. Për këtë mendoj se edhe çështja e Çamërisë duhet të zgjidhet në mënyrë të përbashkët dhe jo nga të tretët. Përndryshe do të shohim qytetarët tanë t’i drejtohen Strasburgut për të gjetur të drejtën e tyre dhe të marrin pasuritë e tyre. Ashtu siç ndodhi edhe në Qipro”.
    Rreziku çam

    Çamët rrezikojnë fitoren e PD-së në disa bashki

    Deklarimi teknikisht korrekt i kryeministrit Sali Berisha për çështjen çame, por politikisht i papërshtatshëm, mund të sjellë disa implikime elektorale në dëm të Partisë Demokratike. Edhe pse në përgjithësi kreyeministri i tanishëm gëzon një aftësi të madhe për të kapërcyer me lehtësi jehonën negative të deklarimeve të tij mediatike, çështja në fjalë është një problem i cili në vitin 2007 lidhet me një ndërgjegje krejtësisht të re të zgjedhësve me origjinë çame. Nëse në vitet e para të demokracisë pozicionimi i tyre krah PD-së reflektonte më tepër një formë të kundërshtimit politik ndaj komunizmit dhe rrjedhimisht edhe të majtës që identifikohej si pasardhëse e tij, tashmë ky instrumentalizim nuk vlen më, aq më tepër kur komuniteti çam ka një parti që përfaqëson interesat e veta. Edhe pse deri tani vëmendja është përqendruar kryesisht te harta elektorale e minoritetit grek, pikërisht për shkak të qëndrimit të tij midis PS-së dhe PBDNJ-së, duhet thënë se shmangia konstante e dy partive kryesore nga ballafaqimi i drejtpërdrejtë me çështjen çame mund të sjellë në skenë edhe një peshë të re të elektoratit çam, të paktën si çelësi i zgjedhjeve në zona të ndërmjetme. Kështu, Bashkia Sarandë, Konispol, Fier, Vlorë, Rrogozhinë apo edhe Durrës dhe Tiranë, janë disa prej njësive kryesore ku roli i këtij komuniteti në zgjedhje, në rast se do të ketë një organizim të vetin, mund të jetë përcaktues. Mjafton të kujtohet këtu fakti se vetëm në zgjedhjet e fundit, në Bashkinë e Sarandës, ku edhe përfaqësohej për herë të parë, Partia për Drejtësi dhe Integrim mori 1500 vota në 19500 votues që ka kjo njësi vendore. Një shembull tjetër që meriton vëmendje është fakti se edhe në bashki të dorës së parë, siç janë Saranda dhe Vlora, në këto 6 vitet e fundit janë shënuar raste të një përfaqësimi politik mjaft të lartë të personaliteteve me origjinë çame, siç është p.sh. rasti i kandidatit demokrat Esta Hasani në Vlorë, për zgjedhjet e vitit 2003, për të ardhur te kandidati aktual i Sarandës për PS-në, Hysen Hysi.



    23 Janar 2007
    gazeta albania
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Çamëria e mohuar nëpër tekstet shkollore
    Nga Hyqmet ZANE
    Është vërtetë e pakuptimtë fenomeni i « harresës » historike që i bëhet trevave shqiptare të çamërisë nga ana e autoriteteve shtetërore të vendit amë. Ndodh kjo ndërkohë që po ta shohësh nga pikëpamja e ruajtjes se identitetit kombëtar, nuk ka asnjë dallim prej politikës genocidiste që luan greku i cili, pasi e dëboi, e dogji dhe e persekutoi në mënyrën më çnjerëzore këtë komunitet, ka përdorur ndaj tij politikën e harresës që do të thotë fikje pa e nga pak. Pse e themi këtë ? Sepse Çamëria i mungon popullsisë së vet në librat e letërsisë, apo në tekstet e tjera shkollore. Pse historia e Çamërisë bëhet vetëm në një orë mësimi ?A kanë tekstet e leximit letrar dhe të historisë një mision edukues gjithpërfshirës kombëtar. Me dëshirën e mirë për të investiguar për librat e leximit letrar të klasave nga e 5-ta deri në të 8-ën, të bie në sy ky fakt jo i pëlqyer, por edhe i papranueshëm. Hartuesit e këtyre tekseteve që janë një shërbim i mirë për edukimin atdhetar, po aq sa edhe letrar dhe me ndikim në formimin ideo-estetik të nxënësve, kanë “harruar” se kanë prekur, ndoshta “pa dashur” ndjesitë e një përfaqësimi dinjitoz gjithpërfshirës kombëtar në përmbajtjen dhe autorësitë e pjesëve letrare të vendosura. Fjalën e kam tek shtrirja e pjesmarrjes së shkrimtarëve që i mungojnë këtyre teksteve, siç mund të jenë edhe autorët e papërfaqësuar nga treva e Çamërisë dhe e temave nga kjo pjesë e kombit shqiptar.
    ***
    Konkretisht: Në tekstin e klasës së 5-të, nga Kosova janë vetëm 2 autorë, kurse nga Çamëria asnjë, ndërsa është vendosur 5 herë shkrimtari ynë i shquar Isamil Kadare. Është kjo një pakujdesi apo dashakeqësi? Në tekstin e klasës së 6-të nga Kosova janë 5 autorë, nga Çamëria është një poezi popullore dhe 3 herë Ismail Kadare. Në tekstin e klasës së 7-të, autorë nga Çamëria është vetëm shkrimtari i shquar dhe desident Bilal Xhaferri, që për faqe të zezë të atyre që e kanë vendosur, i kanë shkruar një shënim bibliografik, sikur ai të ishte një njeri i panjohur për botën letrare. Në të nuk gjendet e vendosur gjëkundi as lindja, ndërsa për vdekjen shkruhet me një cinizëm të pashoq se “Thuhet se ka vdekur në Amerikë në vitin 1990 dhe autor me orgjinë çame” dhe jepet për të vetëm një botim. Për një shkrimtar që do ta vërente një gjë të tillë, do ta ndjente veten të turpëruar se çfarë i kanë punuar një shkrimtari nga më të lakuarit për disidencën e tij, por një shkrimtar i madh dhe si një nga bashkëudhëtarët e shkrimtarit tjetër të madh Ismail Kadare, që lindi më 2 nëntor 1935 dhe u vra në vitin 1986 në Çikago të SHBA. Nëse dikush nga autorët që e ka shkruar shënimin e tij biografik, do të kishte bërë pak mundim që të merrte informacion të saktë për një shkrimtar që ka patur jo pak polemika për vetë jetën që ai kaloi dhe për vetë përballjet që ka patur me Ismail Kadarenë. Kurse në tekstin e klasës së 8-të në shënimet biografike Bilal Xhaferri nuk futet fare në axhendën e njohjes së një shkrimtari shqiptar, por është dhënë vetëm një poezi tek leximet plotësuese. Me plot gojën duhet thënë se ky është një mohim i vlerave të shkrimtarëve nga Çamëria që një sistem antinjerëzor kërkoi t’i depersonalizonte për interesat e tij klasore dhe që sistemi i ri i vlerave të ashtuquajtura demokratike duhet të vendosë në vend nderin e nëpërkëmbur.
    Bile mund të thuash se në këto tekste nga e 5-ta deri në të 8-ën mungojnë autorë të tjerë nga Çamëria që jo pak kanë botuar libra dhe pena e tyre ka qenë e artë dhe me një ndjesi të hollë që ka edhe një mesazh edukues për moshën e adoloshencës që mëson nga këto libra. Cungimi i këtyre teksteve është edhe një përgjegjësi e specialistëve të ministrisë së Arsimit që kanë lejuar bastradime të tilla që nuk i shërbejnë edukimit të mbarë dhe me një shtrirje të gjerë përfaqësimi të kombit shqiptar, që aq shumë i ka munguar botës shqiptare. Përse ndodh kështu, mos është një luftë e re klasash edhe në këtë drejtim, kur autorë të letërsisë për fëmijë nga trojet jashtë kufijve, siç njihet edhe Çamëria njihen shumë dhe që janë konfirmuar me dinjitet dhe i kanë rezistuar kohërave, por që harresa e qëllimshme i ka lënë jashtë konsiderimit, si për t’u bërë palë me fqinjët tanë që duan ta shuajnë nga kujtesa historike emrin Çamëri dhe popullin e saj shqiptar.
    Por si të mos mjaftonin vetëm këto që, pa dyshim, janë veprime antivlerash që mbysin njohjen e shkrimtarëve tanë që jo pak i kanë dhënë letërsisë së kultivuar shqiptare dhe që për fatin tonë të madh i kemi në çdo hapsirë mbarëshqiptare, edhe në librin e Historisë së Shqipërisë për klasën e 8-të, trajtimi i trevave të Çamërisë zë një vend që të vjen keq ta thuash, se aq qesharake bëhet historia jonë mbarëkombëtare. Mund të katandiset historia e një treve që kaq shumë ka dhënë për të mbetur e lavdishme, por që kthehet në gjysma leximesh brenda një ore mësimi, sikur të ishte historia e një fisi në Honolulu.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Ushtritë greke, terror mbi krahinat shqiptare
    Nga Dr. Apostol KOTANI
    (Vijon)
    Duke parë dobësimin e vazhdueshëm ë Perandorisë Osmane, mbretëritë ballkanike si Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, më 12 maj të vitit 1912, krijuan një aleancë, që u quajt “Aleanca Ballkanike” për luftë kundër forcave turke në Ballkan. Kryengritja e përgjithshme shqiptare që shpërtheu nga Veriu në Jug në vitet 1909-1912 dhe përpjekjet e patriotëve shqiptarë për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë, i nxitën qeveritë ballkanike për të filluar veprimet luftarake kundër forcave turke, në territoret e tyre dhe pastaj të realizohen endrat e vjetra per copëtimin e Shqipërisë.***
    Më parë në luftë kundër ushtrive turke hyri Serbia dhe Mali i Zi, Bullgaria dhe më 17 tetor edhe Greqia. Me veprimet e tyre luftarake synohej të çlirohej Selaniku, Manastiri, Janina dhe Çamëria dhe pastaj të marshonin drejt trojeve shqiptare. Por pa pritur realizimin e këtyre objektivave, më 28 tetor 1912, anijet greke hynë në gjirin e Vlorës dhe filluan bombardimin e skelës.
    Më 21 nëntor, ushtritë greke filluan pushtimin e krahinave përreth Vlorës. Mirëpo kundër këtij agresioni u ngrit peshë popullsia vendase. Për ndërtimin e veprimeve luftarake mbrojtëse u krijua një komision nën kryesinë e Eqerem Syrjait me qendër në Vranisht. Luftime të ashpra midis forcave shqiptare dhe agresorët grekë u zhvilluan në Kuç, Tërbaç dhe Dukat.
    Më 16 dhjetor 1912 grekët bombarduan Vlorën dhe këputën kabllin telegrafik Vlorë-Otranto-Bari, për ti prerë qeverisë së Vlorës mundësinë e komunikimit me Fuqitë e Mëdha. Ndërkohë trupat tokësore greke kishin hyrë në Himarë dhe Delvinë, forcat Serbe pasi zunë Manastirin, bashkë me ushtritë greke zunë Prespën, Follorinën dhe depërtuan në Devoll, në zonën Bilisht Poloskë dhe më pas zunë malin Moravë.
    Më 20 tetor ushtritë Greke hynë në Korçë. Fshatrat e Devollit të banuara me shumicë nga myslimanë, iu nënshtruan plaçkitjeve, djegieve dhe masakrave. Nuk u kursyen as banorët ortodoksë, që kundërshtonin planet aneksioniste të grekëve. Ata nuk munguan të hakmerreshin edhe ndaj librave shqip të biblotekës së qytetit të Korçës, duke djegur publikisht mijra prej tyre. Për të nënshtruar popullsinë, grekët organizuan në Korçë policinë me në krye oficerin Angjelidhis. Dhe pas disa ditësh krijuan dhe pushtetin e prefekturës, gjykatës, policinë financiare. Ata ndoqën, burgosën dhe dënuan një numër patriotësh që ishin shprehur kundër pushtimit grek, filluan të mblidhnin edhe taksa nga popullsia e qytetit. Grekët e shtrinë pushtimin dhe në Voskopojë, Vakëf e deri në veri të Panaritit. (Petro Hazizi “Historia Kronologjike e Qarkut të Korçës…” Boston f.14-16). Në krahun tjetër, grekët synonin të merrnin sa më shpejt Janinën, pastaj të përmbysnin Qeverinë e Vlorës dhe të pushtonin qytetin.
    Në 4 mars 1913 Janina ra në duart e grekëve. Pastaj ata filluan marshimin drejt Konicës, Leskovikut, Përmetit, Kolonjës, Këlcyrës, Tepelenës, Gjirokastrës e Delvinës.
    Rrezik për Vlorën u bënë jo vetëm ushtritë greke, por edhe ato turke, të cilat ishin përqëndruar në Berat, Lushnje dhe Fier, ishin në një gjendje të rraskapitur dhe pa furnizime kërkonin të hynin në Vlorë. Qeveria e Vlorës duhej të luftonte gjithashtu edhe kundër rrezikut sërb e malazez, për të çliruar krahinat e veriut. Ajo duhet të përballonte edhe forcat reaksionare të brendëshme të Esat Pashë Toptanit, Ahmet Zogut dhe Haxhi Qamilit. Kështu që për qeverinë e Vlorës u krijua nëj situatë tejet e vështirë. Në mbrojtje të qeverisë së Vlorës u çuan peshë gjithë patriotët e vërtetë. Në dispozicion të saj u vu edhe Komisioni i Mbrojtjes i Tërbaçit me forcat e veta.
    Në mars 1913, Konferenca e Ambasadorëve vendosi që Korça, Gjirokastra dhe Shkodra me krahinat t’i mbeteshin Shqipërisë dhe u lajmëruan qeveritë pushtuese për ti tërhequr ushtritë e tyre nga trojet shqiptare. Ky ishte një hap i madh përpara, që hidhnin fuqitë e mëdha në dobi të Shqipërisë, në krahasim me vendimet e mëparshme që i njihnin Shqipërisë autonominë, nën sovranitetin e Turqisë, megjithse i shkëputën Kosovën në favor të serbisë dhe Çamërinë në favor të Greqisë.
    ***
    Për vendet e ndërmjetme kufitare, Fuqitë e Mëdha vendosën të dërgonin një komision ndërkombëtar. Ndërkohë grekët dërguan me shumicë në këto krahina mësues dhe mësuese, si dhe ushtarakë të veshur civilë për tu mësuar nxënësve të shkollave dhe qytetërëve e fshatarëve gjuhën greke, për ta mashtruar komisionin ndërkombëtar, të Kufijve. Ata detyruan gjithashtu qytetarë dhe fshatarë, që nuk dinin të flisnin greqishten të rrinin brenda nëpër shtëpi dhe të mos dilnin jashtë kur të vinte komisioni. i detyruan të lyenin shtëpitë me ngjyrën e flamurit grek. Kundër këtyre vepimeve, popullsia vendase protestoi me forcë. Kështu në një letër që leskoviqarët i dërguan Komisionit Ndërkombëtar, thuhej: “Qeveria greke po mundohet, si gjithnjë, të “vërtetojë” në mënyrë ç’njerëzore dhe brutale, se popullsia e këtij vendi, është thjesht greke. Për këtë ka mbledhur njerëz me pagesë dhe i dërgon fshat më fshat, i ka pajisur edhe me armë, për të shtrënguar popullsinë që të deklarohet si popullsi greke. Ka sjellë mësues nga Athina për t’u mësuar fëmijëve tanë, që natyrisht nuk dinë greqisht, këngë greke dhe, për ti dalë përpara Komisionit Ndërkombëtar si vëndës. Kanë formuar “batalione të shenjta”, greke të armatosura dhe i ka ngarkuar të vrasin cilindo që flet shqip. Të gjithë qytetarët që dinë një gjuhë të huaj i ndalojnë të dalin përpara Komisionit Ndërkombëtar të Kufijëve. Detyruan mësuesen e shkollës fillore të Leskovikut të qëndiste flamurin grek që ta ngrinin nëpër shkolla. Dhe kur mësuesja refuzoi ta bënte këtë grekët e zhdukën pa nam e nishan. “(Sipas gazetës “Dielli” Nr.225 datë 8.7.1913. Boston Mass).
    Po kështu një fhstara nga Leskoviku, në një letër që i dërgonte djalit në kurbet, ndër të tjera I shkruante: “Të hollat që më dërgove s’janë mjaft, sepse na u shtua edhe një njeri në shtëpi. Yqmeti i kaurit (nënkuptonte grekun), na solli me pahir një grua skulo…Po jo vetëm në shtëpinë time, por edhe në të tjera nga një.. Me këtë duan ti zënë sytë Komisionit të Kufijve..” (Gazeta “Dielli” Nr. 259, datë 4 nëntor 1913, Boston Mass). Jo vetëm kaq. Qarqet qeveritare greke kaluan edhe më tej, në kërcënimin dhe arrestimin e kundërshtarëve që nuk pranonin të pohonin se “Duam të bashkohemi me Greqinë”.
    Ky fakt pohohet edhe nga një letër dërguar gazetës “Dielli” nga Leskoviku ku shkruhej se: “Grekët kanë arrestuar patriotët dhe i kanë shpurë të lidhur në burgun e Janinës. Për ti detyruar që të pohojnë se “Duan bashkim me Greqinë”. (Dielli Nr. 226, datë 11.7.1913).
    Edhe një shqiptar nga Poda, në një letër që i ka dërguar gazetës “Dielli” dhe botuar në Nr. 265, datë 25 nëntor 1913 thotë: “Guberna greke më lidhi dhe më shpuri në Janinë, në burg, një muaj. Tani më sollën prapë në fshat. Por më kanë vënë 20 ushtarë për të na ruajtur se mos flasim shqip. Kanë mbushur rrugët automobilistike që lidhin krahinat si dhe qytetet me parrulla të mëdha ku shkruhet në gjuhën greke dhe frënge: “Bashkim me Greqinë ose vdekje”. Kundër kësaj propaganda dhe këtyre veprimeve të pa shembullta u ngritën peshë gjithë banorat e krahinave jugore, gjithë patriotët për të sqaruar dhe bindur masat që të mos binin në kurthin e planeve djallëzore të shovinistëve grekë. Kjo bëri efektin e vet. Masat nuk u mashtruan dhe nuk u mposhtën as përpara presioneve dhe as përpara arrestimeve. Vlen të përmendet veprimi taktik shumë i hollë i patriotit Hasan Qinami, nga Kolonja, që bëri krahas punës skjarruese gjatë 32 ditëve që qëndroi komisioni në Leskovik. Padyshim anëtarët e komisionit gjatë këtyre ditëve kishin dëgjuar të flitej edhe greqisht, por nuk dinin prapaskenat e kurdisura nga grekët.
    Kur komisioni do të fillonte nga puna, agjentët shovinistë grekë u kishin nxjerrë përpara njerëzit e prurë nga Greqia dhe ata që i kishin mësuar të flisnin greqisht. Por bashkë me ta kishte edhe fëmijë që nuk dinin greqisht. Atëherë Hasan Qinami nxorri një grusht sheqerka e ua hodhi përtokë. Gjithë fëmijët rendën kush e kush të merte më shumë duke u shtyrë e duke u sharë shqip. Atëherë Hasani ndërhyri e u tha anëtarëve të komisionit: Ja kjo është gjuha e tyre e vërtetë, shqipja të cilën e kanë mësuar që kur kanë thithur gjirin e nënave, dhe jo ato fjalë që dëgjuat nga grekët dhe ndonjë grekoman. Komisioni nuk e pati të vështirë të bindej për përkatësinë shqiptare të popullsisë vendase.
    ***
    Në veprimtarinë e tyre anti-shqiptare grekët krijuan edhe qeveri lokale në Gjirokastër pas një mbledhje grekomanësh që zgjati dy javë, u zgjodh një qeveri autonome me Kristaq Zografon në krye, një grekoman i tërbuar nga Qesorati. Pas disa ditësh një guvernë e tillë locale u ngrit edhe në Përmet nën kryesinë e Veqil Dhespotit, Spirodhonit, Dhame Parthenin sekretar, Qako Gërxhe anëtar, Mihallaq Kripe polic dhe Ili Apostoli sekretar i policisë. Këta, qeveria greke do ti përdorte si maskë për të mbuluar ndërhyrjen e armatosur që do të shpërthente më pas, gjoja me kërkesën e autoriteteve vendore. Në Përmet hynë disa grekomanë për të përgatitur një memorandum dhe t’ua dërgonin fuqive Europiane, ku ti luteshin që të “Mos i ndanin nga “nëna Greqi”. Por partia e Përmetit nuk u nënshtrua dhe memorandumi nuk u nënshkrua. (Sipas Gazetës Dielli Nr.274 datë 23 shtator 1913). Atëherë grekët i rrahën, u hodhën hekurat dhe i dërguan në burgjet e tmerrshme të Janinës. Ata arrestuan edhe Riza Xhungën sepse shërbente si ndërlidhës i çetave patriotike dhe shpërndante libra e gazeta shqip. Xhunga u dërgua në burgun e Janinës ku e dënuan me varje sepse nuk pranoi të hiqte dorë nga ndjenjat dhe veprimtaria atdhetare. (Gazeta “Zgjimi”, vjeshtë e dytë 1913, Korçë). Në një lajmë të ardhur nga Përmeti dhe të botuar në gazetën Dielli Nr 26 datë 25 nëntor 1913 thuhej se edhe “Përmeti është mbushur me janinotka gërqishtare për të mësuar gërqisht njerëzve. Ata që nuk dinë të flasin greqisht nuk i lënë të dalin jashtë. Priftërinjtë çdo të dielë me kryq në dorë bekojnë njerëzit nëpër kisha që të mos flisnin në shqip kur të vinte Komisioni Kombëtar i Kufijve.
    (Vijon)

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    E vërteta e “fshehur” e pretendimit grek për Vorio Epirin
    Nga Dr. Apostol KOTANI
    Historia shumë shekullore e Shqipërisë tregon se populli shqiptar ka qenë dhe mbetet një popull paqedashës, punëtor, human, mikpritës dhe i besës. Ai nuk ka patur kurrë lakmi për pasuritë dhe trojet e të tjerëve, por ka jetuar e ka punuar në trojet e veta të trashëguara nga parardhësit e vet, ilirët. Natyra i ka falur këtij vendi pasuri natyrore të bollshme për të jetuar. Të tjerët kanë pasur lakmi për pasuritë e vendit tonë, pozitën e tij strategjike, si nyje e rëndësishme lidhëse ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit.Pra, të huajt i kanë rënë në qafë popullit dhe vendit tonë, e kanë sulmuar, pushtuar, skllavëruar, grabitur, masakruar dhe shkatërruar vlera të mëdha dhe të pallogaritshme ekonomike dhe social-kulturore, fakte këto që i dëshmon jo vetëm historia, veprat e autorëve të ndryshëm, vendas dhe të huaj, por edhe rrënojat e qytetërimit të lashtë, në qytete dhe në fshatra. Kështu duke filluar nga viti 276 pas Krishtit, në vendin tonë shkeli këmba e helenëve, romakëve, bizantëve, hunëve, gotëve, bullgarëve, sllavëve, normandëve etj. Këta veç shkatërrimeve, plaçkitjeve, përndjekjeve dhe dëbimeve massive nga trojet e veta, u përpoqën ta zhduknin edhe si komb. Por populli shqiptar me luftra dhe sakrifica të pashembullta, mbron gjuhën, kulturën dhe identitetin e vet kombëtar dhe mbijetoi.Një përpjekje të madhe bënë që nga shekulli XX-të, dhe qarqet shoviniste greke me në krye Fanarin me anë të propagandës, gjuhës shkollës dhe kishës greke dhe deri me aggresion ushtarak në vitet 1912-1916, për të përfshirë në hartën e Greqisë gjithë krahinat e Shqipërisë Jugore, me pretendimin se “banorët e këtyre trevave ishin grekër”. Duke u njohur me këto përpjekje dhe me aktet e tjera ç’njerëzore, të presioneve, masakrave, përdhunimeve, plaçkitjeve dhe shkatërrimeve, nëpërmjet veprave historike të shkruara, të dëshmive okulare, të shtypit të kohës, të tregimeve dhe të poezive që përjetësojnë këto ngjarje, dhe, më në fund, duke dëgjuar kërkesat e një numri banorësh të këtyre krahinave, i vura detyrë vehtes, që mbi bazat e gjithë këtyre burimeve, ti përmbledh ato për ti publikuar, me të vetmin qëllim që brezat e tanishëm dhe ata që do të vijnë më pas, ti njohin këto të vërteta historike, që të mos bien pre e planeve dhe përpjekjeve djallëzore të qarqeve reaksionare, të cilitdo shteti qoftë, për të ruajtur identitetin kombëtar, tërësinë teritoriale, gjuhën, kulturën dhe gjithë vyrtytet e mira morale, të cilat i kanë çmuar edhe të huaj.
    ***
    Duke dashur të jem sa më i paanshëm në gjykimin e fakteve historike po i referohem Atyre ç’ka kanë shkruajtur të huajt për Shqipërinë, këtë “vend shqiponjash”. Sipas 26 dëshmisë së korrik 1880-të, të Lordit Goschen, burrë shteti anglez: “Midis Adriatikut dhe Pindit, vargut të maleve të Ballkanit dhe Alpeve Dinarike, në vijën që ndan lindjen me perëndimin, ku historia ka parë me sytë e saj, ndeshjen e kaq e kaq popujve dyndës dhe kaq qytetërimeve të reja, qëndron Shqipëria si një kështjellë.
    Mbrojtur nga dyndjet e jashtme nga tre anë, nga malet e saj përreth, dhe nga ana tjetër nga deti, Shqipëria më parë banohesh nga një rracë, origjina e së cilës ngjitet gjer tek koha e Pellazgëve. Megjithse kishin pasur takim me qytetërimin e grekëve, mbajtën gjithnjë karakterin e tyre dhe ruajtën kryelartësinë e origjinës së tyre para Helenike. Shqiptarët qysh në kohët e vjetra, treguan se janë një racë e fortë, që luftrat dhe pushtimet e huaja nuk mundën t’i asimilojnë. Sa herë u sulmuan për ti rrëmbyer lirinë, shqiptarët luftuan trimërisht, si në kohët shumë të vjetra, kur morën pas Lekën e Madh dhe Pirron. Edhe sot ata paraqesin një fakt interesant dhe të vecantë, të një kombësie që ka mbetur e pastër dhe e paprekur gjatë shekujve, me gjithë pushtimet që kanë pësuar nga romakët, bizantët, normandët, bullgarët, serbët, italianët dhe turqit. Megjithë këto pushtime dhe përpjekje asimiluese, tek shqiptarët mbetën të paprekura nderi, familja dhe atdheu. Ndjenja e nderit është rrënjosur në ndërgjegjen e tyre që në moshën më të njomë. Shqiptari preferon më mirë të vdesë se sa të rrojë i turpëruar. Një virtyt i lartë i shqiptarit është besa, fjala e dhënë.” Kurse Lordi Fitzmaurice, më 22 korrik 1880, i shkroi ministrisë së Jashtme sa vijon:
    “Vendi që përshkruhet nën emrin gjeografik Shqipëri, përfshihet në të dy vilajetet, i Shkodrës dhe i Janinës, por shtrihet në drejtim të Lindjes, përtej vijës së ujit të maleve që ndajnë lumenjtë që derdhen në Adriatik, nga ato që derdhen në detin Egje, dhe përfshin pjesë të Vilajeteve të Manastirit dhe të Prishtinës ose Kosovës. Përhapja e popullsisë shqiptare në drejtim të verilindjes drejt Prishtinës dhe Vranjës, dallohet në mënyrë të veçantë, dhe vihet në dukje plotësisht edhe në kartat gjeografike, si ajo e Kieperit, që përgjithësisht merret si përkrahëse jashtë mase i elementit sllav, dhe të kartës së botuar nga Z. Stafford në interes të kërkesave të grekëve.
    Çdo kartë që kam parë në këto rrethe (pjesa më e madhe e Kosopoljes, por edhe e Metohisë, dhe në fakt i tërë vendi, deri në vijën e Bistricës e të Drinit, dhe rrethi i Lumës me Pejën e Prizrenin), i shënon këto vende si shqiptare dhe jo si vende sllave, duke përjashtuar gjithnjë Kosovopoljën. S’ka dyshim se këto rrethe në fund të shekullit 17 bënin pjesë në mbretërinë e vjetër të serbisë dhe banoheshin edhe prej serbësh, megjithse Z.M. Hanh prirej nga mendimi se banorët origjinalë kanë qenë shqiptarët, të cilët u përzunë që andej nga serbët, në një kohë të mëparshme të historisë”.
    Vorio Epiri
    Sipas burimeve historike, banorët e lashtë të vendit tonë kanë qenë ilirët, pasardhës të Pellazgëve. Ata përbënin një nga popullsitë më të madha të Europës dhe shtriheshin në një teritor të gjerë që kufizohej: Në veri me lumin Danub dhe në jug shkonte deri në kufijtë e Greqisë antike, në Gjirin e Ambrahisë. Në Perëndim kufiri i tyre natyror ishte deti Adriatik dhe Jon, kurse në lindje Morava e Vardari. Sipas të dhënave të autorëve të vjetër, fiset kryesore ilire ishin shpërndarë në vende të ndryshme dhe mbanin emra të ndryshëm. Në teritorin e vendit tonë kanë pasur banuar: Penesët, Dokleatët, Enkelejtët, Desaretët, Taulantët, Abrejtë, Parthinët, Antitanët, Amantët etj. Fiset ilire të Epirit kanë pasur banuar në jug të Vjosës dhe përtej maleve të Kudhësit e të Llogarasë. Midis tyre më të përmendurit kanë qenë Kaonët, që zinin krahinat bregdetare të detit Jon në veri, Thesprotët që banonin në Çamërinë e sotme dhe Mollosët në jug të Vjosës së sipërme e në fushën e Janinës. Por, si qëndronte e vërteta mbi termin “Vorio Epir”?
    Disa dijetarë, duke nisur nga disa elementë të shkëputur kulturorë, që janë përhapur më vonë në Epir dhe nga gjuha greke e përdorur në monumentet epigrafike, kanë shprehur mendimin se banorët e këtyre zonave janë grekër. Këtë pastaj e kanë shfrytëzuar qarqet shoviniste greke për qëllimet e tyre ekspansioniste. Por mendimi i mësipërm bie në kundërshtim me dëshmitë e historianëve, të gjeografëve antikë dhe me rezultatet e studimeve të sotme arkeologjike dhe gjuhësore. Emri “Epir” dhe “Eperios” do të thotë “stere” ose “tokë kontinentale”, pra një shprehje gjeografike, me të cilën banorët e ishujve të Greqisë të detit, Jon, duke u nisur nga pozitat e tyre ishullore, kanë quajtur krahinat përballë tyre, dmth krahinat e banuara nga fiset ilire. Më vonë ky term u përhap edhe për krahinat e brendëshme, të banuara po nga ilirët, dhe që u përmblodh pastaj në njësitë e ndryshme politike (principatat) që u krijuan në Epir. Vetë Turqidhidhi, një historian i lashtë grek, i quan banorët e Epirit “Barbarë” shprehje kjo me të cilën grekët e vjetër quanin të gjitha ato popullsi që nuk ishin greke.
    Ndërsa një bashkëkohës i Tuqidhidhit, shënon si kufij veriorë Aharnaninë, pra ai i lë jashtë territorit grek krahinat e Epirit. Veç këtyre një faktor i rëndësishëm që hedh poshtë pretendimet e shovinistëve grekë mbi “Vorio-Epirin” janë studimet dhe zbulimet arkeologjike. Në Epir janë gjetur me shumicë emra personash, fisesh dhe emra gjeografikë me prejardhje ilire. Edhe zbulimet në tumulat (varret) e fushës së Dropullit, kanë treguar origjinën ilire të banorëve të kësaj krahine. Gjuha dhe kultura greke në Epir janë përhapur shumë më vonë, kur filloi ngritja e kolonive greke në brigjet e Ilirisë në gjysmën e shekullit të 8-të para erës së Krishtit dhe u zgjerua më shumë në kohën e mëpastajme, sidomos në kohën helenistike, kur gjuha dhe kultura greke u përhapën dhe në krahina të tjera të botës së vjetër, ku më shumë e ku më pak. Me përhapjen e gjuhës dhe kulturës greke, fytyra e Epirit të lashtë ndryshoi deri diku nga pikëpamja kulturore, kurse përbërja etnike nuk ndryshoi. Pra të gjitha këto hedhin poshtë, si krejt të pabaza, pretendimet e qarqeve shoviniste të Greqisë mbi përkatësinë e Epirit të Veriut. Megjithë këtë qarqet shoviniste të Greqisë kanë vazhduar avazin dhe pretendimet e tyre deri në përpjekje për t’i shkëputur me forcën e armëve krahinat e Shqipërisë Jugore. Politikanët shovenë grekë ëndërronin të ngjallnin Perandorinë Bizantine. Mbi këtë bazë formuan idenë e “Greqisë së Madhe” (Megali Idhea). Kështu që pas luftës Ruso-Turke të vitit 1877, shovinistët grekë, duke patur edhe përkrahjen e Rusisë, u bënë gjithmonë e më të shfrenuar për zgjerimin e teritoreve, sidomos në drejtim të trojeve shqiptare.
    Më 1912, me teorinë e tyre të Vorio Epirit shpalosën pretendimet e veta mbi krahinat e Shqipërisë Jugore, nën preteksin se banorët e tyre ishin grekër. Oreksi i grekëve erdhi duke u rritur deri në përmasat absurde për copëtimin dhe ndarjen e Shqipërisë me Serbinë, duke synuar që kufiri i tyre verior të shkonte deri në lumin Shkumbin, kurse Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut ta mernin Serbët. Këto pretendime i mbështetën edhe fuqitë e mëdha europiane, të cilat me traktatin e Shën Stefanit e copëtuan Shqipërinë nga Jugu në Veri, duke i shkëputur në Jug Vilajetin e Janinës dhe në Veri Vilajetin e Kosovës, të banuara me shumicën dërrmuese nga shqiptarë. E vërteta historike rreth kësaj ndarje nuk është vetëm se popullsia e këtyre krahinave nuk është greke, por edhe mbi gjysma e banorëve të vilajetit të Janinës më 1878 ishin shqiptarë. Konkretisht nga 600 000 vetë që kishte atëherë Janina, 310 000 ishin shqiptarë, kurse 10 vjet më vonë, më 1888 numri i banorëve shqiptarë arriti në 480 000 (sipas studimit mbi Shqipërinë e Jugut që ruhet në Institutin e Historisë).
    (Vijon)

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Ceshtja came nuk zgjidhet as me presione nderkombetare as me tregimi me gisht te fajtoreve. Ceshtja came do te zgjidhet shume kollaj vetem atehere kur qeveria shqiptare dhe ajo greke te kene arritur ate shkalle bashkepunimi dhe mirekuptimi, qe nuk le me vend per frike e dyshime per njeri-tjetrin. Camet duhet te shkojne e te protestojne perpara kryeministrise shqiptare dhe para ministrise se jashtme shqiptare, pasi vetem qeveria shqiptare mund te ndermjetesoje zgjidhjen e problemit me palen greke. Dhe sa me shume shtohen vizitat e burrave te dy shteteve, sa me shume shtohen projektet e bashkepunimit me interes dy-palesh, aq me me e afert eshte dita e zgjidhjes se ceshtjes came. Ne nje Greqi qe perballet me legalizimin e 600 000 emigranteve shqiptare, riatdhesimi i nje grushti camesh eshte hic asgje.
    Një virtyt i lartë i shqiptarit është besa, fjala e dhënë.” Kurse Lordi Fitzmaurice, më 22 korrik 1880, i shkroi ministrisë së Jashtme sa vijon:
    “Vendi që përshkruhet nën emrin gjeografik Shqipëri, përfshihet në të dy vilajetet, i Shkodrës dhe i Janinës, por shtrihet në drejtim të Lindjes, përtej vijës së ujit të maleve që ndajnë lumenjtë që derdhen në Adriatik, nga ato që derdhen në detin Egje, dhe përfshin pjesë të Vilajeteve të Manastirit dhe të Prishtinës ose Kosovës. Përhapja e popullsisë shqiptare në drejtim të verilindjes drejt Prishtinës dhe Vranjës, dallohet në mënyrë të veçantë, dhe vihet në dukje plotësisht edhe në kartat gjeografike, si ajo e Kieperit, që përgjithësisht merret si përkrahëse jashtë mase i elementit sllav, dhe të kartës së botuar nga Z. Stafford në interes të kërkesave të grekëve.

  9. #49
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    |Kurrsesi nuk mund të përligjet dëbimi i çamëve me atë se "çamët tradhëtuan" në L2B.
    Po mirë, nëse paska "tradhëtuar" burri 30 vjeqar, përse u dashka të dëbosh një popullësi të tërë këtu duke përfshirë gra e fëmijë?

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Redmond, WA, USA
    Postime
    181
    Mua më duken të dyshimta këto vepra të qeverisë Shqiptare:
    - Mbyllja e çështjes çame pa e zgjedhur
    - Hapja e shkollave greke në jug të Shqipërisë
    - Neglizhimi i masakrave të çamëve nga tekstet shkollore

    Athua cili ishte kryeministër?

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Si u grabitën dhe dënuan të mëdhenjtë e Çamërisë nga shovinistët grek

    Autori i Lajmit: Leonard Veizi
    (Vijon nga numri i kaluar)
    Tensioni diplomatik mes Athinës dhe Tiranës ka vazhduar gjatë gjithë kohës që Mithat Frashëri ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë në shtetin Grek. Në një informacion të vazhdueshëm mes Mit hat Frashërit dhe Ministrisë së Jashtme, qeveria shqiptare u vu në dijeni regullisht për kushtet e rënda në të cilën ndodheshin të burgosurit shqiptarë në Greqi. Në një telegram Mit hat Frashëri shkruan se nga ana e autoriteteve greke janë të dënuar disa figura të njohura të popullsisë çame. Por mendimi i ministrit Fuqiplotë ishte se që të nesërmen e Luftës Ballkanike politika helnike u shfaq hapur për të përndjekur dhe përzënë elementët myslimanë shqiptarë nga Epiri dhe Maqedonia. Po sipas tij për ortodoksër Greqia kishte tendencë të plotë që t i cilësonte ata si grekër, meqënëse, sipas mentalitetit helen, një ortodoks nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një grek.Një nga çështjet me të cilën u përball kryediplomati shqiptar i Athinës, Mithat Frashëri, ishte ajo e pajisjes së shqiptarëve që jetonin në shtetin fqinj me certefikata kombëtare, gjë që padyshim deri në ato momente ishte penguar rregullisht nga qarqet greke. Por Mithat Frashëri i ka relatuar me urgjencë Tiranës zyrtare për ta njohur me një faktë të ri që bëhet i ditur nga qarqet e qeverisë greke, e pikërisht me termi “origjinë albanaise”, ku qeveria greke kërkon të njohi si shqiptarë vetëm ata që kanë lindur në Shqipëri.
    Refuzimi për të njohur nënshtetësisë shqiptare
    Mithat Frashëri është tepër i bindur kur në një nga letrat e tij dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë thekson: “Që kur se kam ardhurë si ministrë i Shqipërisë këtu në Athinë, jam bindur që qeverija greke ka dhe ndjek dy qëllime: Së pari, të përzërë nga Greqija gjithë shqiptarët sa janë, duke u grabitur pasurinë. Së dyti, passi të shpëtoj nga kjo barrë, të siguroj helenizmën dhe aneksionin e Korçës dhe të Gjirokastrës. Gjithë punët, veprimetë, aktetë e autoritetëvet greke prierin drejt këtij qëllimi,ukë shoh as më të paktin përjashtim. Të përzënët me dru të 30.000 shqiptarëvet të Kostur dhe Fllorinës; refuzimi i të njohurit të nënshtetësisë shqiptare; sjellja sistematike kundrë Çamëvet tërë këto janë fakte të kthiellta”.
    Zgjerohet aktiviteti i komitetetve të Vorioepirit
    Tendencat e atyre që pretendonin të ashtëquajturin “vorioepir”, e kishin filluar aktivitetin e tyre fill pas Luftës së Parë Botërore, ndërkohë që në vitet kur Mithat Frashëri shërbente si Ministër Fuqiplotë, aktiviteti i tyre ishte rritur ndjeshëm. Për këtë qëllim Mithat Frashëri relaton: “Kam lajme si sillogët Vorioipiriotë (këtu në Athinë, në Selanik, në Janinë, dhe gjetkë) kanë një aktivitet të math, me kolaborim të ngushtë me Qeverinë Greke. Nga ana tjatrë ingjerenca e Greqisë në çështje të ortodhoksëvet të Shqipërisë, dhe aktiviteti i komitetëvet të quajturë Vorioipiriotë, janë tepër bërtitëse”.
    Shtypi ndërkombëtar tërheq vëmendjen
    Duke iu referuar shtypit të huaj perendimor, Mithat Frashëri njofton Tiranën zyrtare për rrezikun që i kanoset jugut të Shqipërisë. “Është mjaft të këndojë njeriu shtypin grek, të hedhë një sy mbi botimet e tyre zyrtare në gjuhë të huaj, të vërejë aktivitetin e zhvilluarë në Kongreset, në Konferencat dhe sidomos në S.d.N për të kuptuarë se qysh Greqija ndjek qëllime në Jugë të Shqipërisë”.
    Autoritetetet greke lejojnë grabitjen e pasurive
    Tiranë, 8 shtator 1925, inistri Fuqiplotë në Athinë jep një informacion për ministrinë e Punëve të Brendëshme ku thuhet: “Zotit Ministrit të P. të Mbrendshme. Prapë kundra dekllaratësë që bëri Delegati Grek në Lausanne Z.Caclamanos, në janar 1922, u përzunë me pahir dhe me dru:
    *Të tërë Shqiptarët e Prevezës.
    *Të tërë Shqiptarët e Janinës.
    *Një pjes e madhe e shqiptarëvet të Konicesë.
    *Të tërë shqiptarët e Pargësë.
    *Një shumicë shqiptarësh të vetë Çamërisë”.
    Refugjatët grek në shtëpitë e shqiptarëve
    Por grekët nuk ndalen vetëm me përzënien e shqiptarëve nga shtëpitë e tyre. Në këto banesa strehoen ata që Mithat Frashëri i emërton si “refugjatë grekë”. Duke u ndalur në këtë pikë, Ministri Fuqiplotë relaton për zyrtarët e Tiranës.
    *Shqiptarët mysliman në Epir ose në Maqedhoni s kanë të drejtë as të shesin as të japin me qera as të marrin të hollat e pasunivet të tyne.
    *As nji shtëpi s ka mbetur e lire: tekdo kanë kallur me pahir refugjatë, duke hedhurë rrugavet të zotërit e shtëpivet.
    Shumë shtëpi rrijnë të zbrazura, dhe prapë refugjatët grek qeverija i instalon në shtëpit të shqiptarëvet.
    *Refugjatët me lejen e autoritetevet, grabisin pasuninë, kopshtet, ullinjtë, fiqtë, vneshtët dhe drithët e Shqiptarëvet.
    Drejtësia greke e mbyllur për shqiptarët
    Duke iu referuar shtatorit të vitit 1925. Mithat Frashëri shkruan se: “Pasuni e grabiturë gjer më sot me llogarinë më të poshtme arin vleftën 2.700.000 napolona ari”. Po sipas relacionit tij “Dyert e drejtësis janë të mbyllura për Shqiptarët, dhe ta rrahurët, të grabitunët, të burgosurët, janë buka e përditëshme për ta. Kjo situatë tragjike është dëftyerë edhe në raportat e Z.Carl Bratli, që udhëtoj në Çamëri, nga ana e Shoqënisë së Kombevet. Qëllimi i këtyne sjelljeve është që të shtrëngohenë Shqiptarët të ikinë nga Greqija, dhe të grabitet e doravisht pasuni e tyre”.
    (vijon nesër)


    REKOMANDIMET
    Çduhet të bënte Shqipëria për të ndaluar genocidin
    Gjatë një relacioni për inistrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, dërguar nga Athina më 17 qershor 1925, Ministri Fuqiplotë mithat Frashëri shkruan: “Kam rekomanduar të bëjmë dhe ne atë që po na bën Greqija për elementin Shqiptar-mysliman, domethënë:
    1-Të ndalojmë grekofonët prej votimit legjislatif;
    2-Ti ndalojmë së bleri dhe së shituri pasununë të pa tundurë;
    3-Të mos lihet një grekofon të dalë jashtë Shqipërisë;
    4-Të shkruhetë pasuni e tundëshme e grekofonvet si bagëti; kafshë, drithë;
    5-Të shkruhen shtëpitë e tyre;
    6-Të rekizisionohenë shtëpit e tyre dhe të instalohenë brënda në këto shtëpi refugjatë çamër që kanë ikur nga keqbërjet e autoritetet lokale greke”.

  12. #52
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Le ta marrim te vertet faktin qe greket i perzune camet per tradhti. Po greket qe tradhtuan vendin e tyre? A mos i shperngulen gje nga Greqia apo mos i ekzekutuan gjith fisin.

    Te mos flasim pallavra pra... . Gjerat jane shume te thjeshta, greket e permendin tradhtin se skan ca thon tjeter dhe ne rrime e diskutojme a kishin te drejt apo jo greket. Ktu nuk ka nevoje per filozofira. Tallin B***** bota me ne dhe ne i mbajme iso duke bere gjoja diplomatin.

    Nje avokat grek me tha dikur tek po i ankohesha per dokumentat dhe veshtiresive qe na nxjerr shteti grek per ti bere ato: Te drejtat e tua nuk ti jep njeri po nuk e ngrite zerin apo po qe nevoja te derdhesh dhe gjak. Ai kishte qene emigrant ne gjermani dhe e dinte mire se c`thoshte.

    Keshtu dhe ceshtja came. Po pritem nen hije te na i falin te tjeret do kalbet pema dhe do na zere posht.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Kryeministri belg për krijimin e Shteteve të Bashkura të Evropës
    Nga Davius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 16:41
  4. Kornologjia e BE-së
    Nga StterollA në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-05-2004, 02:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •