Cisco Systems do të lëshon një vegel e cila do të lehtëson mbajtjen e mbledhjeve mes palëve të vendosura në vende të largëta. Prodhimi quhet Cisco TelePresence, prodhimi i parë i Cisco-së për tregun e "telepresence". Koncepti i "telepresence" (tele-pranishmërisë) nënkupton simulimi i ndërveprimit të palëve të cilat nuk janë në të njejtin vend fizik.

Teknologjia ka për qëllim që ta bën mbledhjen virtuele pothuajse reale.

Ky treg pritet të rritet në $300 milion deri me 2008, pohon Gartner Inc.

Cisco TelePresence përbëhet nga tre ekrane 65" plazma, tri kamera të definicionit të lartë, tavolinë dhe ndriçim. E tërë kjo për $299,000. Sistemi mundëson mbledhjen e 12 individëve.

Versioni më i lirë për katër persona dhe me një ekran kushton $79,000.

Të dy prodhimet janë paraparë të punojnë me pajisjet ekzistuese të Cisco. Dhoma për mbledhje të tilla duhet të ketë lidhje prej 10 mbps.

David Willis, hulumtuesi kryesor për Gartner, pas të provuarit të kësaj teknologjie thotë "ishte iluzion i hatashem. Vërtet e arritë përjetimin e mbledhjes reale. Dhe une i urrej video-konferencat...por kjo është sikur David Copperfield. Kjo është si magji".

Prodhimi tani mund të porositet. Klientat e parë do ta marrin atë brenda katër javëve