Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 59
  1. #21
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nuk qendron puna di apo sdi un Turqisht, por meqe e permende si shembull duhet ta dish se per cfare flet. Mendoja se kishe jetuar ne Turqi apo dije Turqisht duke qene se ishe shume i sigurte ne vetvete, andaj tu ktheva ne at menyre. Ne Turqi nuk ka MRTKS-ra sic ka tek ne. Eshte e vertete qe tek ne ka shume ministri, dhe kjo gje ka ndodhur edhe ne shtete te tjera te Ballkanit. Psh ne Maqedoni ka patur 27 ministri deri para 3 viteve, kjo sepse nuk binin dakort ne asnje gje dhe vetem krijonin vende kot. Turqia sa per dijeni, tek ai shkrimi siper ka dhe per Pyjet Ministri. Tek ne keto gjera nuk ekzistojne.

    Tani ti thua qe Akademia nuk na duhet, nderkohe qe simboli intelektual i cdo shteti eshte Akademia. Perse ky simbol eshte i bere shterp tek ne, kjo nuk do te thote qe akademia te shkaterrohet. Un ta shpjegova me rastin e Moikomit, apo nese do te shkosh me tutje ke patur dhe intelektuale te tjere si Dhimiter Pilika qe jane menjanuar qellimisht. I vetmi qe i ka qendruar harbuterise ka qene Kristo Frasheri, dhe per nder te tij, ajo Akademi duhet te kete ate nenemertim, dhe jo te shkaterrohet. Po i ngrejme buste Hajdarave me shoke, e mos jemi ne gjendje te financojme nje botim ? Nuk e besoj. Por dhe te gjithe nuk do jene si Kristo Frasheri, apo Moikomi apo Pilika. Ka dhe te tjere qe kerkojne nje fare financimi qe te mbijetojne.

    Nese gjendja jone e Akademise eshte ku therret qameti ky eshte alarm per ta reformuar jo per ta hequr fare si institucion. Sa per ato qe thua se studimet vijne nga ata qe nuk i perkasin akademise, kjo eshte e vertete, por ama vetem tek ne ndodh ky fenomen gjeresisht. Deri ne vitet 80 Akademia Jugosllave qe numer 3 ne BOTE, dhe nese Jugosllavia do vazhdonte duke rrespektuar te gjithe si ne kohen e Titos sot akoma do haheshe me akademite e Amerikes e Rusise. Kane prodhuar kaq shume saqe ty nuk ta pret mendja. Sado shpifje mund te kene bere ne Histori, Akademia e tyre ka qene tmerresisht e forte ne fushat e tjera, sidomos Matematike e Fizike ku sot e kesaj dite studentet e tyre bejne namin neper Universitetet e Botes, dhe levizin ne GRUP me nje qellim te caktuar, ndersa tek ne ka mbetur cdo gje ne nje lloj suksesi individual dhe asgje me teper. Nuk besoj te duhet shume qe te merret vesh kush e meriton titullin Akademik apo jo. Psh para nja nje jave ne Universitetin e Tetoves u hapen Arkivat dhe u pane se sa mijera diplloma ishin fallco duke sjellur nje acarim tek gjendia politike, por qe ishte i nevojshem. Tek ne blerja e dipllomes eshte kthyer ne mode. Te sulmosh "Akademine" per kete gje, eshte njesoj si te akuzosh "Terrorizmin" sic ben Amerika. Keto jane "koncepte", dhe si rrjedhoje, armiku eshte i padukshem, ose qellimisht behet i padukshem qe te abuzohet me argumentat qe parashtrohen per veprimet e ndryshme te nje shteti ndaj nje shteti tjeter, apo ndaj nje institucioni. Prandaj dhe aty e bera me BOLD qe esht akt antikombetar, jo sepse do dalin papune disa palaco qe smeritojne te jen atje.

    Nesje shume u zgjata me kete teme, por dijeni qe po shkohet drejt rrenimit te shqiperise dhe ngulitjes se klases politike dhe femijeve te tyre ne shqiperi, pak a shume nje feudalizem modern, duke qene se akoma as prona e asgje spo ndahet e as e ka syrin te ndahen, nderkohe 5 % rri dhe krekoset Pubeve, Miss Globeve, Buzuqeve Greke, dhe Kazinorave qe kane hapur per intereset e tyre. Kjo gangrene mafioze nuk do e kete jeten e gjate, dhe breket do i dalin kur Europa te vendose se cdo behet me Ballkanin. Ne si gjithmone do jemi te papergatitur per shancin historik.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #22
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    O ciklisto,duket qe je lexues i rregullt i Z.P. se edhe ti shkruan ne stilin e tyre.
    Fjalet qe perdorni me teper jane shkaterrim,dhunim,persekutim,vjedhje,diktature,sht ypje,vrasje,tradheti,injorance,maloke,shpellare,ce cene,veriore,spiune,kriminele dhe keshtu me rradhe, te gjitha lidhen me Sali Berishen.Ju mer vlla e shihni c'do gje me syzet e partise dhe ngjyrat e Edi B***es.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 25-10-2006 mė 19:15

  3. #23
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Un nuk i perkas dhe nuk dua t'ja di per asnje parti ne Shqiperi. Ndersa ne pergjithesi kam patur rrespekt(po e them kete duke qene se me ke mveshur preferenca qe une kurre nuk i kam shfaq) te jashtzakonshem per Arber Xhaferrin dhe Fehmi Aganin. Te tjeret jane njerez qe duhen mbyllur ne cmendi, nga Sala e deri tek Nano. Por shof qe argumentat ju kane shteruar. Si rrjedhoje e vetmja gje qe ju mungon eshte karikaturimi i personazheve qe flasin me llogjike duke i mveshur atyre atribute qe kurre si kane shfaqur.

    Mos ki merak Murik, bashke ne forum do flasim kur Fatos Nano te behet president. Duro dhe pak se vete dora e Sali Berishes do ta bej.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #24
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Identiteti kulturor dhe shkatėrrimi i Akademisė sė Shkencave
    Prof. dr. Sokol Axhemi

    Tė gjithė e kemi ndjekur me vėmendje, shqetėsim, pėrsiatje e hulumtim shoqėror, kolektiv apo individual, debatin e fundit, ku personalitete tė shquar tė kombit tonė, pėrfaqėsues elitar tė mendimit shkencor e kulturor shqiptar, kanė rrekur tė shtjellojnė e hulumtojnė tezat e njohura tashmė pėr opinionin e gjerė publik. Njėkohėsisht, po nėpėr kafene apo zyra tė ndryshme, dashje pa dashje, jemi pėrfshirė duke debatuar e diskutuar mbi ēėshtje tė tilla tė rėndėsishme. Pasi diskutuam pėr ta, ndodhėn tėrmete tė ndryshme nė vend e pėrsėri tė gjithė u morėm me to, sidomos pasi studiuesit e Institutit tė Sizmologjisė dhanė informacionin shkencor mbi to. Ekspedita tė ndryshme arkeologjike shqiptare dhe tė huaja, nėn ombrellėn e pėrbashkėsisė qė shoqėron shkencėtarėt, po gjurmojnė e gėrmojnė anekėnd vendit nė gjurmėt e lashtėsisė historike tė prejardhjes sonė. Njė ditė, nė media tė ndryshme u shpėrnda lajmi i daljes nė dritė tė revistės “Studime Historike”, ku studiues e shkencėtarė tė ndryshėm vazhdonin tė jepnin kontributin e tyre mbi historinė e vendit tonė. E po kėshtu, libra e monografi pasurojnė pėrditė e mė tepėr stendat e bibliotekave e tė librarive anembanė vendit, e me kėnaqėsi i bėjmė vend nėpėr shtėpitė e memoriet tona, e njėkohėsisht ndjehemi krenare pėr kėto visare qė lexojmė.
    E mund tė zgjatesha mė tepėr, pėr tė diskutuar nė lidhje me prodhimtarinė shkencore tė studiuesve tanė. E, krahas profesoratit, pjesė pėrbėrėse e universiteteve tona, njė pjesė e rėndėsishme e kėtyre prodhimtarėve janė pėrfaqėsues autentikė tė kulturės sonė kombėtare, pjesė pėrbėrėse e sistemit tė nderuar e tė respektuar tė Akademisė sė Shkencave tė Republikės sė Shqipėrisė, tė cilėt kanė ngritur lart nė arenėn ndėrkombėtare, shkencėn shqiptare. Jo mė kot, mjaft prej tyre sot zbukurojnė faqet e ndryshme tė shtypit shkencor ndėrkombėtar, e madje vlerėsohen e stimulohen nga to.
    Por, fatkeqėsisht, marrim vesh se qeveria dhe disa zyrtarė tė saj, nė mėnyrė tė hapur apo nė mėnyre tė nėndheshme, vendosin tė shkatėrrojnė shtėpinė e kėtyre prodhimtarėve dinjitozė e tė respektuar nėpėr auditorėt shkencorė botėrore, pikėrisht njė nga monumentet mė tė rėndėsishme tė kulturės sonė kombėtare, siē ėshtė realisht Akademia e Shkencave. Dhe kjo, jo vetėm pėr atė ēfarė ajo i ka dhėnė kombit e kulturės sonė kombėtare gjatė gjithė historisė sė saj, apo pėr faktin tjetėr, qė nė momente kruciale tė kombit, personalitetet e saj ditėn tė krijojnė entourage shkencor e patriotik, teksa mbrojtėn historinė tonė, e ku antishqiptarėt e pagjumė te fillim viteve ‘80 derdhėn dozat e helmit dhe tė mallkimit ndaj atyre qė mbrojtėn kulturėn, historinė dhe gjenezėn e ne tė gjithėve, e qė sot pa pikė turpi kėrkojmė ta pėrbaltim, nėpėrkėmbim, apo mė keq, ta ēojmė drejt ankandit, por edhe pėr faktin e vazhdimėsisė sė punės sė vyer qė kėto shkencėtarė vazhdojnė tė bėjnė edhe sot.
    A ka probleme realisht sot, nė mbarėvajtjen, funksionimin apo menaxhimin e kėtij institucioni madhor? A i ėshtė pėrgjigjur krejtėsisht e nė mėnyrė shteruese, ajo vetė apo nė mėnyrė konkrete institucionet e varėsisė saj, zhvillimeve tranzitive nėpėr tė cilat ka kaluar vendi ynė? A ka pasur nepotizėm, klientelizėm, nė emėrimin dhe punėsimin e stafeve tė ndryshme nė tė. A ka pasur rėndim apo mbingarkesė, nė rekuizitėn ndihmėse apo personelin laboratorik e ndihmės tė punės shkencore. A ka pasur analiza nė drejtim tė punės sė realizuar apo detyrave pėr tė ardhmen. Mund tė shtojmė edhe mjaft pyetje tė tjera, nė lidhje me funksionimin e kėtij institucioni, i cili pėr atė qė ka mend nė kokė duhet ta quajė vital e solid, pėr kulturėn e njė kombi.
    Kemi dėgjuar profesorėt e nderuar, tė cilėt kanė nxjerrė nga duart e tyre, kryeministra e ministra, kėshilltarė e deputetė, drejtues tė rangjeve tė ndryshėm, qeveritarė qė vijnė e ikin, drejtues tė saj, qė e kanė pohuar vetė njė gjė tė tillė, qė e kanė menduar nevojėn e njė ridimensionimi menaxherial tė saj. Madje, kanė shprehur gatishmėrinė e tyre dhe tė stafeve qė pėrfaqėsojnė, se janė tė gatshėm pėr t’u futur nė udhėn e reformimit apo rishikimit tė mbarėvajtjes sė institucionit tė tyre. E, nuk ka se si ne tė gjithė, tė mos besojmė se ata janė vetė tė aftė ta bėjnė njė gjė tė tillė, normalisht me ndihmėn e shtetit qė di tė kuptojė dhe qeverisė, qė di tė ndihmojė. Por, asnjėherė nuk mund tė pranohet nga tė gjithė ne, qė gėrshėrėt e papėrgjegjėsisė apo mediokriteti e impotenca intelektuale e mjaft shtetarėve tanė, do tė ndėrhyjė me autoritet fals, e dhunė ndaj pasurisė sė krijuar nė vite, e qė ėshtė tėrėsisht pjesė e dinjitetit tonė kombėtar
    E dimė tė gjithė, se fusha tė caktuara apo institute tė veēanta, duhet tė ishin mė aktive nė dhėnien e ekspertizės sė tyre, nė lidhje me zhvillimet qė ndodhen nė Shqipėri, nė mėnyrė tė veēantė nė drejtimet ekonomike e menaxheriale tė fushave aktive jetėsore e ekonomike tė vendit. Ashtu siē jemi koshientė se mjaft prej tyre, gjatė kėsaj periudhe e vazhduan punėn me devotshmėri, tek u pėrballėn me promovimin e njė sėrė debatesh shkencore nė histori, gjeografi, gjuhėsi, arkeologji, etj., e madje duke prodhuar konferenca shkencore kombėtare e ndėrkombėtare, ekspedita tė pėrbashkėta, e duke i dhuruar kulturės e dijes sė kombit tė tyre libra tė shumtė, monografi shkencore etj. E, nė kėtė sens, Akademia jonė e Shkencave pėrbėn pasurinė kombėtare tė tė gjithėve ne qė kemi zgjedhur tė ruajmė emrin e lashtė tė SHQIPES.
    Opinioni publik duhet tė jetė mė i ndjeshėm ndaj problematikave tė njė lloji tė tillė, qė ndonėse nuk na prekin personalisht nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė xhepin tonė, na prekin tė gjithėve, nė momentin kur institucione themelore qė lidhen me kulturėn tonė kombėtare, shkatėrrohen apo preken nė mėnyrė tė turpshme apo me inate. Meritė apo xhelozitė personale ndaj njėrit apo tjetrit, duhet t’i lėnė vendin urtėsisė nė zgjidhjen e problemeve, e ecjen pėrpara tė zhvillimit tė shkencės e kulturės sonė kombėtare. Bashkime mekanike apo ristrukturime institucionale, pėr t’i gjetur vendin njėrit apo tjetrit institucion, nuk pėrfaqėsojnė gjė tjetėr, por merimangėn e zezė dhe njollėn e turpit qė do tė marrin pėrsipėr pėrpara historisė, ata qė do ndėrmarrin njė veprim tė tillė.
    Nė tė njėjtėn kohė, duhet tė theksojmė se Akademia e Shkencave e Shqipėrisė ėshtė shtėpia e shkencėtarėve, socialistė e demokratė, LSI-istė e demokristianė, socialdemokratė e republikanė, e shkencėtarėve, qė me punėn e tyre i kanė dhėnė e vazhdojnė t’i japin kombit tė tyre, vendit tė tyre. Jo rastėsisht’ mjaft prej tyre janė pjesė e katalogėve dhe enciklopedive botėrore, anėtarė reputativė tė mjaft komisioneve ndėrkombėtare, ekspertė tė fushave tė ndryshme, tė njohur nė Evropė e mė gjerė. Pa folur pėr trashėgiminė e madhe qė na nderon tė gjithėve, me Ēabejn, Buden, Pollon, Kostallarin, Dedjen e qė gjenerohet pėrditė nga Popa, Omari, Beqja, Sulstarova, Mejdani etj.
    E, ne tė gjithė duhet tė pėrkrahim nė kėtė moment shkencėtarėt tanė tė nderuar, t’i rimotivojmė ato pėr tė prodhuar mė tepėr nė tė ardhmen pėr vendin e kombin tonė, pėr kulturėn tonė kombėtare. Njėkohėsisht, ne duhet t’i themi publikisht atyre, qė tė jenė mė aktivė, sidomos nė dhėnien e ekspertizės sė tyre tė aftė pėr problemet e ndryshme qė shqetėsojnė vendin.
    Vetėm nėpėrmjet mendimit tė tyre, prej ekspertėsh tė aftė dhe tė zotė, indipedent e shkencor, ne tė gjithė pėrfitojmė, e kombi ynė rritet e gjeneron nė vite, kulturė e dinjitet kombėtar. Prandaj, ėshtė i rėndėsishėm roli i monumentit tė rėndėsishėm, pasurisė kombėtare tė brezave, qė mbart nė emėrtimin e vet AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPERISĖ. Dhe tė gjithė pa dallim, duhet ta mbrojmė atė, pozitarė e opozitarė, njerėz tė thjeshtė e intelektualė, qeveritarė e shtetarė, duke dhėnė provėn tonė tė madhe para historisė, e lidhur gjithmonė me identitetin tonė kulturor.

    Shekulli
    20/09/2006

  5. #25
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Akademia e Shkencave perplas mazhorancen me opoziten
    E Merkure, 25 Tetor 2006
    Korrieri

    Komisioni parlamentar i Mjeteve te Informimit Publik ka degjuar mendimet e perfaqesuesve te Akademise se Shkencave, mbi projektligjin e propozuar nga qeveria, i cili pretendon reformimin e ketij institucioni. Perfaqesuesi i Akademise ne mbledhjen e djeshme, Luan Omari, ka kundershtuar nismen e re te ekzekutivit, duke theksuar se ne kete menyre rrenohet ky institucion kaq i rendesishem dhe jetik per ekzistencen e nje kombi. Nga ana e tij, nenkryetari demokrat i komisionit, Ylli Pango, vleresoi si te drejta verejtjet e akademikeve, duke theksuar se shume nga aktivitetet dhe puna e Akademise ka qene pozitive dhe e frytshme. Por ai ka theksuar se ekzistojne disa institute te Akademise, funksionimi dhe organizimi i te cileve duhet rivleresuar. Oponences se akademikeve i eshte bashkuar edhe opozita. Kryetarja e komisionit, deputetja socialiste Valentina Leskaj, ka sulmuar kete projektligj. Ajo ka theksuar se opozita mbeshtet reformen ne kete institucion, por kjo nisme perben shkaterrimin e Akademise shqiptare te Shkencave. Ajo deklaroi se ky projektligj eshte diskriminues ne disa nene te tij. Leskaj theksoi se “ky ligj ka nene diskriminuese. Ne nje nen te ligjit thuhet qe personat qe jane mbi 75 vjec mund te jene akademike, por s’kane te drejten e votes dhe lidhja e votes me moshen eshte nje nen absolutisht diskriminues dhe nuk mund te pranohet ne nje shoqeri demokratike”.

  6. #26
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Me duhet te pranoj faktin qe ne lidhje me kete ceshtje jam ne erresire (ose troc ne injorance) mgjth per kete pune eshte forumi dhe anetaret qe sjellin ceshtje te tilla dhe na sensibilizojne.

    A ka mundesi te na shpjegoje ndonje, Cyclo psh qe hapi temen, se cfare kerkon te beje ligji i ri?! (Per punen e moshes qe lexova me lart nuk jam dakort. Ne Akademine Franceze psh anetaret qendrojne per - jete, ose ne Supreme Court ne US po ashtu, gjyqtaret jane perjete, vetem nqs kerkojne te terhiqen vete.) I solla si shembull sepse nuk me duket e arsyeshme kufiri i moshes 75 vjec.

    Edhe dicka tjeter, bera "google" Akademia e Shkencave Shqiptare. Faqja e internetit eshte kjo: Akademia e shkencave
    Me beri pershtypje qe eshte ne anglisht dhe jo ne shqip. Dhe hera e fundit qe ishte sistemuar si faqe ishte ne 2001.

    Institucionet jane si me poshte:

    The Scientific Institutions in the Academy of Sciences:

    Institute of History (Instituti i Historise)
    Institute of Nuclear Physics ( ... i Fizikes Berthamore)
    Institute of Linguistic & Literature ( ... i Linguistikes dhe Letersise)
    Institute of Hydro-meteorology (... i Hidro-meteorologjise)
    Institute of Folk Culture (... i Kultures Popullore)
    Institute of Biological Researches (... i Kerkimeve Biologjike)
    Institute of Archeology (... i Arkeologjise)
    Institute of Seismology ( ... i Sizmologjise)
    Institute of Informatics & Applied Mathematics (... i Informatikes dhe Matematikes se aplikuar)
    Center for Geographic Studies (Qendra e Studimeve Gjeografike)
    Center for Albanian Encyclopedic Dictionary ( ... i Fjalorit Enciklopedik Shqip)
    Center for Hydraulic Researches (... i Kerkimeve Hidraulike)
    Center for Art Studies ( ... i Studimeve te Artit)

    Duke pasur parasysh keto institute, cfare kerkon te beje ligji i ri? Ke do te shkrije? Ndoshta e anashkalova, apo nuk e vura re, por ne postimet e sjelle ketu, nuk permenden specifikat.

    Edhe dicka tjeter, lexova nder te tjerash ne web-site, se Akademia e Shkencave ben publikime vjetore, revista etj. Do ishte mire sikur te ishin ne shitje permes internetit, jo vetem qe do kishin gjeneruar te ardhura, por shqiptaret e interesuar ne diaspore do kene mundesi te abonohen. Por vura re, se disa nga keto publikime te pakten ne vitet 80 ishin ne anglisht dhe frengjisht (meqe ra fjala kishin fituar disa cmime ) por nuk lexova te ishin ne shqip. Ndoshta sepse ishin gjate diktatures.

    Keto ishin disa mendime te miat. Me sakte konstatime dhe pyetje. Do isha mirenjohese nqs dikush do kete mundesine te sqaroje hapat konkrete qe do te ndermare projekt-ligji i ri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 27-10-2006 mė 15:33

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Akademia e Shkencave Shqiptare duhet te jete elita e mendimit shqiptar, por Akademia e Shkencave shqiptare nuk ka qene dhe nuk eshte elita e mendimit shqiptar. Do tu pyesja se cfare librash e botimesh keni lexuar nga Akademia e Shkencave te Shqiperise? Sa referate keni lexuar nga akademiket shqiptare? Sa debate apo nisma keni pare akademiket shqiptare qe te ndermarrin? Sigurisht qe do te ngrini supet pasi Akademia e Shkencave Shqiptare eshte nje institucion shterpe qe ende mbahet peng nga akademiket e brumosur dhe thinjur ne epoken e komunizmit.

    Akademiket shqiptare duhet te jene ata qe ta kerkojne reforme, nese jane vertet te interesuar ti rikthejne vitalitetin nje institucioni qe me shume se kurre ne historine tone kombetare ka nje rol te madh per te luajtur. Shqiptaret e gjejne veten ne liri dhe me lirine dalin ne drite tabute e se shkuares qe sot i rrezon liria, dhe shqiptaret kane shume pyetje, shume pyetje te mbetura pa pergjigje per me shume se dy dekada ne liri. Pa harruar qe me shume se kurre Kosova ka nevoje per trashegimine ametare te mendimit shqiptar, sot qe e gjen veten vetem dite larg ecjes me kembet e saja. Sot femijet shqiptare qe jetojne ne 5 shtete ne Ballkan ende presin nga Akademia e Shkencave nxjerrjen e nje abetari shqip, nje abetar me anen e te cilit ata te mund te mesojne te njejten gjuhe ametare. Sot ka 10 milion shqiptare ne mbare boten qe duan te hedhin drite mbi historine e te pareve tane, duan te mesojne zhvillimin shoqeror, politik dhe shpirteror te shqiptareve ne shekuj. Jane keto te gjitha pyetje e pergjegjesi qe bien mbi mendjet dhe shpatullat e akademikeve shqiptare. Shume pak eshte bere ne kete drejtim dhe nje boshllek i madh eshte krijuar, boshllek qe e mbushin spekullantet e paskrupujt te gazetave shqiptare. Spekullantet ekzistojne te propogandojne e shtremberojne te vertetat historike pikerisht se Akademia e Shkencave Shqiptare ka zgjedhur te heshti.

    Dhe sic ndodh shpesh rendom me akademike e profesore, ata ankohen ose per mungesen e vemendjes nga pushteti ose per mungesen e fondeve. Dhe keto jane forma te jashtme te nje konformizmi te brendshem qe i trembet ndryshimit. Nje gje eshte e sigurt per te cilet te gjitha palet bien dakord, Akademia e Shkencave Shqiptare ka nevoje per reforme pasi keshtu nuk mund te vazhdohet. Prandaj te dashur akademike, mos e humbisni kete rast per ndryshim dhe ne vend qe ti kunderviheni reformave, a nuk do te ishte me mire te diskutonit hapat dhe menyra se si duhet te behet reforma?!

    Dhe mbi te gjitha, Akademia e Shkencave te Shqiperise ka nevoje per gjak te ri, intelektuale te rinj ne moshe qe nuk sjellin vetem nje perspektive te re te kohes, por sjellin edhe energjite e duhura qe garantojne suksesin e reformes.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 30-10-2006 mė 23:16

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Pikėpyetjet e vendimit pėr Akademinė e Shkencave

    Adri Nurellari

    Nuk kanė kaluar shumė ditė nga vendimi i Gjykatės Kushtetuese pėr tė kundėrshtuar reformimin qė ka nisur qeveria ndaj Akademisė sė Shkencave. Ndėrsa kundėrshtimet e mėparshme tė Gjykatės Kushtetuese kishin njėfarė logjike sepse trajtoheshin tė drejtat themelore qė parashikohen nga kushtetuta sikurse ėshtė pėr shembull prona. Por njė vendim i tillė qė lidhet drejtpėrdrejtė me njė grup tė kufizuar njerėzish qė duan tė sillen si veteranėt dikur, me sulltanate tė mėdha por pa kurrfarė produkti, nuk mund tė konsiderohet aspak njė vendim i denjė i njė gjykate kushtetuese, e cilitdo vendi qoftė.
    Pėr hir tė sė vėrtetės, duhet thėnė e stėrthėnė qė kjo reformė nuk ėshtė thjeshtė e domosdoshme, por ėshtė tejet e vonuar dhe, pavarėsisht nga veprimtaria e qeverisė nė sektorė tė tjerė, kjo reformė ka pėr t’u konsideruar si njė arritje e qeverisė “Berisha”. Me pėrjashtim tė disa instituteve me rėndėsi si ai i Gjuhėsisė, Historisė, Monumenteve apo Etnografisė, qė me tė vėrtetė kanė bėrė punė origjinale dhe punė qė ka rėndėsi pėr shtetformimin shqiptar, Akademia e Shkencave ėshtė shndėrruar nė njė azil pleqėrie, pėr njerėz tė emėruar shkencėtarė. Nuk ia vlen qė t’i futesh detajeve sesi njė pjesė e mirė e kėtyre shkencėtarėve e kanė ndėrtuar autoritetin, ose nėpėrmjet lidhjeve qė kanė pasur me diktaturėn e kaluar, ose duke krijuar njė autoritet tė rremė tė siguruar nėpėrmjet plagjiaturės dhe pėrdorimit nė publikun shqiptar tė zbulimeve tė huaja tė cilat pak njerėz kishin nė dorė t’i shtinin nė dorė. As ia vlen qė tė diskutohet pėr tė financuar e shpresuar arritje tė shkencės shqiptare nė disa sektorė tė shkencave tė aplikuara ku sot hidhen miliarda dollarė nė kėrkime, ndėrkohė qė tek ne laboratorėt janė akoma me llambushka dhe transistorė tė kohės se Ēu En Lait. As qė buxheti i akademisė ėshtė pothuaj 60% i Universitetit tė Tiranės dhe se kėto para tė Akademisė harxhohen kryesisht pėr personel administrative e shpenzime operative ndėrkohė qė nevojat pėr ambiente, financime, laboratorė dhe stafe akademike nė universitet ėshtė imediate. Por vlen tė pėrmendet faktet qė vendet prej nga ne kemi importuar kėtė model Rusia dhe Kina, prej kohėsh kanė ndėrmarrė reforma radikale nė kėtė sektor.
    Gjykata Kushtetuese ėshtė gjykata mė e lartė pėr ēdo probleme kushtetues dhe merr vendime me gjėra qė lidhen sidomos me garantimin e zbatimit tė kushtetutės, ndryshimin apo ri-interpretimin e saj, pėrplasjet mes pushteteve tė shtetit, garantimin e statusit tė disa institucioneve garantuese, si dhe pėrmbajtjen e ushtrimit tė autoritetit tė institucioneve shtetėrore pėrtej autoritetit qė i takon. Mirėpo vendimi i fundit i kėsaj gjykate ėshtė me tė vėrtetė njė vendim qė tė lė tė dyshosh pėr qėllimin e mirė tė modus operandi-t qė ka pasur deri tani kjo gjykatė. Mjafton tė manifestohet njė kundėrshtim tipik nihilist nga opozita mbi njė nismė tė shumicės, qė kjo gjykatė tė vihet menjėherė nė lėvizje pėr ta bllokuar apo rrėzuar njė nismė tė shumicės.
    Kuptohet qė vetė fakti qė opozita ka njė pėrqasje tipike nihiliste ndaj veprimtarisė sė qeverisė, duke sharė e kundėrshtuar ēdo nismė apo projekt tė qeverisė vetėm e vetėm sepse bėhet nga shumica ėshtė qesharake dhe nė fakt e dėmton objektivitetin e nismave tė opozitės. Amerikanėt thonė se edhe njė orė e ngelur ia qėllon qė tė rastis e saktė tė paktėn dy herė nė ditė. Po kėshtu qeveria nuk mund tė bėj vaki qė ta ketė gabim nė ēdo hap tė sajin. E megjithatė, kjo lloj pėrqasje e opozitės edhe pse jo objektive ėshtė legjitime dhe e kuptueshme pėr njė opozitė e cila paguan kosto elektorale pėr ēdo gjė qė bėn por nuk mund tė kuptohet dhe pranohet nga njė gjykatė kushtetuese.
    Kėto kohėt e fundit qeveria ka pėsuar jo rrallė “shtrėngime dhėmbėsh” nga institucionet e pavarura, sikurse edhe ka ushtruar presion ndaj tyre. Debati publik sot ėshtė bėrė goxha qesharak sepse ēdo formė presioni e qeverisė konsiderohet si cėnim i pavarėsisė sė institucioneve, ose manifestim autoritarizmi. Jo se autoritarizmi nuk ka munguar por se kėto institucione tė pavarura nuk duhet tė konsideruara si tė brishta dhe tė paprekshme qė mund tė bėjnė ē’tė duan sikur tė ishin ēifligje personale. Kėto institucione formalisht janė tė pavarura por pushteti socialist i dikurshėm vendosi nė to njerėz tė afėrt me pushtetit qė ende nuk e kanė humbur besnikėrinė ndaj kumbarėve qė i vunė nė atė post. Nė fakt ideja e ndarjes sė pushteteve dhe e institucioneve tė pavarura bazohet tek parimi i kontrollit dhe baraspeshimit dhe garime tė tilla janė tė shėndetshme. Ne duhet tė shqetėsoheshim nėse nuk do tė kishim tė tilla tensione midis qeverisė dhe strukturave tė tjera tė shtetit pasi kjo do tė nėnkuptonin qė kėto institucione janė nėn kontrollin e qeverisė e andaj nuk ka nevojė pėr presion nga jashtė. Gara dhe presioni janė tė shėndetshme dhe kėshtu edhe gjykata kushtetuese sikurse prokuroria, KLD-ja meritojnė edhe kontroll e rivalitet sikurse respekt. Nė fakt legjislativi dhe ekzekutivi janė dyfish nėn presion pasi kanė presion nga institucionet rivale por edhe nga votuesi.
    Ndėrkohė, vendimi i fundit i Gjykatės Kushtetuese tė lė me tė vėrtetė tė mendosh se institucionet kinse tė pavarura janė tė politizuara dhe meritojnė jo thjesht kontroll po ndryshim tė mirėfilltė. Kjo pasi ky vendim pėr njė ēėshtje periferike pėr kushtetutėn sikurse ėshtė akademia dėshmon dy gjėra. Sė pari dėshmon njė instrumentalizim politik tė gjykatės, e cila me njė zell tė papėrmbajtur sulmon ēdo nismė tė qeverisė. Sė dyti qė anėtarėt e kėsaj gjykate tė emėruar nė kohėn e pushtetit socialist, kanė funksionuar me njė ndėrgjegje korporate duke favorizuar kolegėt ose miqtė e tyre personal akademik, duke qenė se edhe njė pjesė e mirė e tyre vjen vetė nga ambienti akademik. Me pretendimin se ēdo institucion ėshtė i kėrcėnuar nga qeveria po legjitimohet ēdo lloj prepotence apo instrumentalizimi politik tė kryer nga institucionet e tjera. Ky vendim i Gjykatės Kushtetuese maskuar nėn petkun e pavarėsisė po lė pėrshtypjen se revanshi ka nisur.

    Panorama

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    iken nje sahanöepires duke lene zevendesues nje causho arap me kostum..

    gaz shqip

    ...

    Rexhep Meidani, nė vend tė akademikut Ylli Popa

    Ish-presidenti pritet tė drejtojė Akademinė e Shkencave


    Akademia Shqiptare e Shkencave do tė drejtohet pėr katėr vjet nga shkencėtari dhe politikani Rexhep Meidani. Ai ka fituar dje, me shumicė votash, duke sfiduar tė gjithė nėn 75-vjeēarėt e Asamblesė sė Akademisė. Nė bazė tė ligjit tė ri, tė gjithė ata anėtarė nėn moshėn 75-vjeēare janė kandidatė potencialė pėr kreun e Akademisė. Ndėr ta edhe shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, i cili e ka bojkotuar mbledhjen pėr zgjedhjen e kryetarit tė ri. Kėshtu, nga 26 anėtarė tė Asamblesė sė Akademisė, 18 ishin prezentė. Me 16 vota pro dhe 2 kundėr, Meidani ėshtė shpallur fitues. Ai ka sfiduar edhe ortakun politik, Skėnder Gjinushi.

    Ish-presidenti i Republikės, nė vitet 1997-2001, Rexhep Meidani do tė dekretohet nė postin e kryetarit tė Akademisė sė Shkencave nga Presidenti aktual, Bamir Topi. Meidani zėvendėson akademikun Ylli Popa, i cili pėr shkak tė moshės, por edhe tė konsumimit tė dy mandateve, u largua nga drejtimi i Akademisė. Nė fakt, mandati i Popės kishte skaduar qė nė muajin maj, por pėr shkak tė shqyrtimit tė ligjit nga Gjykata Kushtetuese, zgjedhjet u shtynė pėr nė nėntor. Akademikėt paditėn ligjin, pasi u hiqte edhe tė drejtėn e votės atyre qė ishin mbi moshėn 75 vjeē. Kushtetuesja u shpreh pro tyre, ndaj nė votimin e djeshėm kanė marrė pjesė tė gjithė akademikėt, anėtarė tė Asamblesė qė ishin prezentė. Sekretari shkencor i Akademisė, Eduard Sulstarova, tha pėr "Shqip", se "pėr arsye personale apo shėndetėsore nė zgjedhje ishin vetėm 18 anėtarė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Akademisė sė Shkencave". Me votė tė fshehtė ata kanė zgjedhur profesor Rexhep Meidanin nė krye tė Akademisė pėr njė mandat katėrvjeēar. Po dje, ata i kanė paraqitur rezultatin e zgjedhjeve Presidentit tė Republikės, Bamir Topi, i cili pritet tė dekretojė kėto ditė kryetarin e ri tė Akademisė. Sulstarova sqaroi se me ligjin e ri Akademia do tė ketė njė nėnkryetar, nga dy qė ka aktualisht. Meidani do t‘i propozojė Asamblesė kandidaturat pėr kėtė post. Kjo e fundit, me votim tė fshehtė do tė zgjedhė gjatė kėtij muaji nėnkryetarin e ri. Ky funksion, tani, kryhet nga juristi Luan Omari dhe inxhinieri Farudin Hoxha.

    Kryetari i ri i Akademisė mban titullin profesor doktor dhe ka kryer kėrkime nė fushėn e fizikės. Ai vjen nė kėtė post kur Akademia e Shkencave do t‘i nėnshtrohet njė reformimi total, por qė s‘do tė ketė mė peshėn e mėparshme. Me ligjin e ri tė miratuar nga mazhoranca qeverisėse, Akademia e Shkencave nuk do tė ketė nė varėsi 12 institutet kėrkimore shkencore. Kėto tė fundit do tė kalojnė nėn juridiksionin e universiteteve. Miratimi i ligjit tė ri ka futur nė kolaps Akademinė dhe institutet, ku punonjėsit shkencorė janė prej muajsh pa rroga. Rexhep Meidani nuk ka vetėm njė karrierė tė pasur shkencore, por edhe politike. Ai ėshtė anėtar i Partisė Socialiste qė nga viti 1996. Nė zgjedhjet e vitit 1997 ai zgjidhet deputet dhe nė 24 qershor 1997, me propozim tė PS-sė, Parlamenti e zgjedh President tė vendit, duke zėvendėsuar nė atė kohė Sali Berishėn. Kohėt e fundit, Meidani gjendet i angazhuar si profesor dhe politikan. Pranė PS-sė drejton fondacionin "Qemal Stafa", ndėrsa vazhdon tė japė mėsim nė Universitetin e Tiranės.


    KANDIDATET PER KRYETAR

    Ismail Kadare

    Gudar Beqiraj

    Jorgo Bulo

    Jani Thomaj

    Dhimitėr Haxhimihali

    Skėnder Gjinushi

    Eduard Sulstarova

    --

  10. #30
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Mos u shqetesoni shume, o te nderuar forumiste blu e roze!

    Sot e ka radhen mejdani, neser saliu.

    Kur te "zgjidhet" saliu, nuk do te kete me sahanlepiresa.

    Po edhe fatosi ka ca tituj - mbase do ta marre akademine pas saliut, sepse eshte caze me i ri!

    Pastaj nuk e di se si do benet.

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o moderator a ja ndrron dot titullin temes.. ne..

    Iken Ylli i Enverit vjen Xhepi i Edvinit..



    ----------


    ja cthote ki kaco myftaraj.. ne gaz.. SOT
    ..




    Akademia e Shkencave, aneks i Fondacionit Qemal Stafa pas zgjedhjes sė Meidanit kryetar nė 8 nėntor

    09 November 2007

    Nga Kastriot Myftaraj


    - Ndoshta vetia mė e keqe qė u kultivoi diktatura komuniste tė pėrkėdhelurve tė saj ka qenė arroganca. Kėtė veti demonstruan dhe tė pėrkėdhelurit e Enver Hoxhės qė sot janė anėtarė tė Akademisė tė Shkencave dhe qė para dy ditėsh zgjodhėn Rexhep Meidanin kryetar tė Akademisė sė Shkencave.Madje me kėtė gjė ata e kapėrcyen Enver Hoxhėn pėr sa i pėrket arrogancės. Kur u krijua Akademia e Shkencave nė Shqipėri nė vitin 1972, Enver Hoxha nuk vuri nė krye tė saj njė person me karrierė politike, por njė person me karrierė shkencore, Aleks Budėn. Kjo zgjedhje pėr hir tė sė vėrtetės dukej mjaft e arsyeshme se Aleks Buda ishte historian dhe albanologjia ishte fusha e shkencės, ku Akademia e Shkencave e Shqipėrisė mė sė shumti duhej tė pėrqendrohej. Nuk do tė kishte pasur kuptim qė nė Shqipėri tė zgjidhej nė krye tė Akademisė sė Shkencave njė njeri i shkencave tė natyrės, se nė kėto lloj shkencash Shqipėria e vogėl nuk kishte dhe nuk mund tė kishte shkencėtarė tė spikatur. Tė vetmit shkencėtarė qė mund tė nxirrte dhe tė nxjerrė edhe sot Shqipėria ishin albanologėt, dhe i tillė ishte edhe Aleks Buda. Pėr Aleks Budėn mund tė kesh vėrejtje se nuk kishte arritur tė merrte dot diplomėn nė Austri, ku bėri studimet e larta, apo se nuk arriti qė tė shkruante dot njė libėr, as para dhe as pasi u bė kryetar i Akademisė sė Shkencave, por kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr. Zgjedhja e tij, nė parim, ishte e arsyeshme dhe e gjetur. Aleks Buda, edhe pse sigurisht qė ndiqte vijėn politike tė regjimit nė studimet dhe veprimtarinė e tij para dhe pas marrjes sė postit nė krye tė Akademisė, megjithatė nuk ishte i angazhuar formalisht nė politikė, nuk ishte jo mė anėtar apo kandidat i Komitetit Qendror tė PPSH, por as anėtar i PPSH. Nėse edhe diktatura komuniste, qė e kishte politizuar shkencėn, ishte treguar e kujdesshme pėr mos tė vėnė nė krye tė Akademisė sė Shkencave njė person me profil tė lartė politik, aq mė tepėr duhej tė ndodhte kjo gjė nė periudhėn paskomuniste, kur shkenca duhet tė jetė e depolitizuar. Akademia e Shkencave ėshtė forumi mė i lartė shkencor i vendit, qė jep ose supozohet tė japė, verdiktin shkencor pėr ēėshtje tė shkencave tė ndryshme nė kuadrin shqiptar, disa nga tė cilat janė shumė delikate dhe qė krijojnė debat tė madh politik, si ato tė historiografisė. Akademia e Shkencave, nė dorėn e njė personi politik mund tė shndėrrohet nė njė instrument tė politikės sė ditės, duke e stimuluar transferimin e konfliktit politik nė fushėn shkencore. Dhe kėtu nuk e kam fjalėn vetėm pėr shkenca si historiografia, por edhe pėr energjetikėn, ekonominė, bujqėsinė etj. Akademia e Shkencave i ka mjetet, si ato administrative, ashtu dhe ato financiare pėr tė bėrė dhe kontrolluar praktikisht hierarkinė intelektuale tė studiuesve shkencorė nė Shqipėri. Prandaj do tė ishte absurde dhe e rrezikshme qė nė krye tė Akademisė sė Shkencave, nė periudhėn paskomuniste tė vinte njė njeri, qė veē karrierės shkencore ka dhe njė karrierė politike tė profilit tė lartė, madje karriera politike e tė cilit vazhdon ende. Rexhep Meidani ėshtė pikėrisht njė njeri i tillė. A ka qenė President i Republikės i zgjedhur nga Partia Socialiste, si njė njeri i Partisė Socialiste, jo si njė njeri apolitik. Kur Rexhep Meidani u zgjodh President i Republikėn, nė vitin 1997, ai ishte numri 2 i PS (sekretar i pėrgjithshėm), post qė e la kur hyri nė zyrėn e kreut tė shtetit. Por pasi i mbaroi mandati presidencial nė vitin 2002, Meidani u rikthye nė PS, duke kandiduar nė dy kongrese radhazi tė kėsaj partie, nė 2003 dhe 2005 pėr postin e kryetarit tė PS, nė fillim pėrballė Fatos Nanos dhe pastaj pėrballė Edi Ramės. Sot Meidani ėshtė anėtar i Asamblesė tė PS, ekuivalenti i Komitetit Qendror tė PPSH-anėtar i tė cilit nuk ishte paraardhėsi i Meidanit nė krye tė Akademisė nė kohėn e diktaturės komuniste. Nė 29 shtator tė kėtij viti, Rexhep Meidani u zgjodh kryetar i bordit tė Fondacionit politik «Qemal Stafa» i krijuar pranė PS pėr tė formėsuar mendimin politik tė kėsaj partie. Nė takimin promovues tė kėtij fondacioni foli kryetari i PS, Edi Rama. Drejtori i fondacionit ėshtė njė tjetėr anėtar i Asamblesė sė PS, Saimir Tahiri. Pra, Meidani mbetet shumė i angazhuar nė politikė. Kjo e bėn atė jokompatibėl me postin e kryetarit tė Akademisė sė Shkencave. Tė zgjedhėsh Meidanin nė krye tė Akademisė sė Shkencave do tė thotė qė tė bėsh njė gjė qė nuk ka guxuar ta bėjė as Enver Hoxha. Me Rexhep Meidanin nė krye, Akademia e Shkencave do tė shndėrrohet nė njė aneks tė Fondacionit «Qemal Stafa» tė PS. Jo rastėsisht mbledhja e Akademisė sė Shkencave qė zgjodhi Rexhep Meidanin kryetar tė Akademisė u mbajt nė datėn 8 nėntor. 8 nėntori ėshtė njė datė me konotacion historik, pasi lidhet me themelimin e Partisė Komuniste Shqiptare nė 8 nėntor 1941. Shumica e akademikėve qė zgjodhėn Meidanin janė dinozaurė tė shkencės sė regjimit komunist dhe aparatēikė tė tij, kėshtu qė ata nuk mund ta bėnin rastėsisht kėtė gjė. Aq mė tepėr kur po zgjidhnin kryetar tė Akademisė kryetarin e bordit tė Fondacionit «Qemal Stafa» tė PS, kur dihet qė Qemal Stafa ka qenė njė nga ata qė themeluan PKSH nė 8 nėntor 1941. Akademikėt enveristė kanė dashur tė japin njė mesazh kuptimplotė dhe arrogant. Tashmė kryetari i Akademisė dhe dy akademikė janė dhe kryetar dhe anėtarė tė bordit tė Fondacionit «Qemal Stafa», Rexhep Meidani, Luan Omari dhe Dritėro Agolli. Kryetari i Akademisė sė Shkencave, Rexhep Meidani ėshtė nė konflikt interesash me kryetarin e bordit tė Fondacionit politik tė PS, «Qemal Stafa», Rexhep Meidani. Si do tė mundet qė Akademia e Shkencave tė stimulojė studime serioze e tė paanshme pėr historinė e Shqipėrisė, si pėr Luftėn e Dytė Botėrore, ashtu dhe pėr periudhėn e komunizmit, kur kryetari i Akademisė sė Shkencave e ka identifikuar veten intelektualisht me emrin e Qemal Stafės. Kur ėshtė njė fakt historik se brenda sė majtės komuniste shqiptare nė prag dhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore kanė ekzistuar dhe janė ndeshur dy rryma, njė marksiste dhe njė leniniste-staliniste. Kėto dy rryma ishin njėra kominterniste, staliniste, ekstremiste, prosovjetike, ndėrsa rryma tjetėr ishte marksiste, antifashiste por antileniniste dhe mė tepėr antistaliniste, ishte pėr njė komunizmi refraktar ndaj Moskės, ishte pėr njė komunizėm tė moderuar, properėndimor. Nė kėtė debat dhe konflikt tė madh brenda lėvizjes komuniste shqiptare, qė precipitoi deri nė luftė civile, nė krahun leninist-stalinist, kominternist, ekstremist, prorus bėnin pjesė si liderė Ali Kelmendi, Enver Hoxha, Qemal Stafa, Vasil Shanto, Hysni Kapo etj. Nė krahun antistalinist dhe antileninist, tė moderuar, tė ashtuquajtur trockist, antisovjetik bėnin pjesė si liderė Zai Fundo, Zef Mala, Aristidh Qendro, dhe mė pas edhe Sadik Premte, Anastas Lulo, Sejfulla Malėshova etj. Nė kėtė debat dhe konflikt vlerat tė cilat duhej t’i evokonte e majta shqiptare paskomuniste e shekullit XXI, i pėrkasin krahut kundėrshtar me Qemal Stafėn dhe Enver Hoxhėn, ndėrsa antivlerat i pėrkasin krahut tė Qemal Stafės dhe Enver Hoxhės. Nė kėtė debat, komunistėt e moderuar shqiptarė, tė cilėve u vihej nga kundėrshtarėt ekstremistė epiteti «trockist», pavarėsisht se sa lidhje kishin me idetė e Trockit, mbronin tezėn se nuk duhej luftuar pėr vendosjen e sistemit komunist nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, siē e kėrkonte manuali i Kominternit, se kjo ishte antimarksiste, pasi nė Shqipėri qė ishte njė vend i prapambetur agrar, ku klasa punėtore ishte shumė e vogėl, instalimi i komunizmit, pėr tė cilin Marksi dhe Engelsi ishin shprehur kategorikisht se duhej instaluar vetėm nė shoqėri tė zhvilluara industriale, do tė ēonte nė njė dėshtim tė pėrbindshėm tė kėtij sistemi nė rrafsh politik, shoqėror, ekonomik, me pasoja katastrofale pėr vendin. Prandaj, kėta komunistė tė moderuar ishin kundėr udhėzimeve tė Kominternit qė kėrkonte qė komunistėt ta pėrdornin luftėn antifashiste si kamuflim pėr tė luftuar pėr marrjen e pushtetit, duke pėrdorur pėr kėtė qėllim dhe antifashistėt jokomunistė qė donin tė luftonin sinqerisht kundėr pushtimit fashist. Krahu ekstremist, kominternist, i komunistėve shqiptarė, njė nga liderėt e tė cilit ishte Qemal Stafa, e bėri tė qartė qė nė rezolucionin e Mbledhjes themeluese tė PKSH, nė nėntor 1941, se synonte tė bėnte nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nėn maskėn e luftės antifashsite, atė qė tentuan tė bėjnė Karl Liebknecht dhe Roza Luxemburg nė Gjermani nė 1918-1919, pra luftėn leniniste pėr tė marrė pushtetin. Nė kėtė rezolucion thuhet: «Njė nga ligjet themelore tė zhvillimit tė partisė sė tipit tė ri, tė partisė bolshevike, ėshtė lufta nė dy fronte kundėr gabimeve tė vetvetes dhe veēanėrisht kundėr tentativės sė krijimit tė grupeve dhe lufta pa pajtim kundėr armikut tė klasės». (cituar sipas: «Dokumente kryesore tė PPSH», botim i Institutit tė Historisė sė Partisė pranė Komitetit Qendror tė PPSH, Tiranė 1960, Volumi i parė, dokumenti nr. 1, f. 19). Qemal Stafa ishte njė nga ata qė e firmuan kėtė rezolucion, nė emėr tė Komitetit Qendror tė PKSH, pre shtatė anėtarėsh, qė doli nga mbledhja themeluese e partisė. Me kėtė dokument tė firmuar dhe nga Qemal Stafa, PKSH, qė nė dokumentin e saj themelues shpallte sė pari luftėn civile nė radhėt e lėvizjes komuniste nė Shqipėri, si njė luftė e stalinistėve kundėr tė komunistėve tė tjerė qė konsideroheshin si trockistė dhe qė nuk pranonin vijėn staliniste tė Kominternit, qė e kishte qendrėn nė Moskė. Me kėto rreshta tė rezolucionit, dokumentit themelues tė PKSH, pėrgėnjeshtroheshin tė gjitha parimet e shpallura publikisht nga PKSH pėr bashkim tė popullit shqiptar pa dallim ideje, krahine dhe feje, nė luftėn kundėr pushtuesve fashistė. Por e vėrteta ishte se nė rezolucionin themelues tė PKSH, qė gjatė luftės nuk u publikua (u publikua pėr herė tė parė nė vitin 1960), nė Shqipėri, nė fakt shpallej lufta kundėr atyre qė kishin ide tė ndryshme nga komunistėt stalinistė, si brenda lėvizjes komuniste, ashtu dhe jashtė saj. Faji i vetėm i kėtyre njerėzve ishte se nuk pranonin diktatin e komunistėve stalinistė. Qemal Stafa do tė ishte njė nga firmėtarėt e rezolucionit tė Konsultės sė parė tė Aktivit tė PKSH, tė mbajtur nė prill 1942, ku thuhet: «Tė luftojmė pa mėshirė grupin e 'Zjarrit', trockistėt Zai Fundo, Aristidh Qendro, Niko Xoxi dhe tė gjithė armiqtė e partisė, tė ēilėt pėrpiqen nė ēdo mėnyrė tė pengojnė punėn e partisė». (cituar sipas: «Dokumente kryesore tė PPSH», botim i Institutit tė Historisė sė Partisė pranė Komitetit Qendror tė PPSH, Tiranė 1960, Volumi i parė, dokumenti nr. 9, f. 64) Rezolucioni i prillit 1942 mbyllet me fjalėt: «Rroftė partia bolshevike dhe shoku Stalin!» Tė ashtuquajturit trockistė ishin komunistė qė ishin antifashistė, por faji i tyre ishte se ishin edhe antistalinistė. Faji i Zai Fundos dhe tė ashtuquajturve trockistėve tė tjerė ishte se ata ishin deziluzionuar nga stalinizmi pas spastrimeve masive tė pėrgjakshme tė tij, dhe nuk e pranon kėtė komunizėm brutal. Faji i tyre ėshtė se ata nuk besonin tek strategjia staliniste e pėrēuar nėpėrmjet Kominternit qė lufta botėrore duhej pėrdorur nga partitė komuniste, qė nėpėrmjet ekspedientit tė antifashizmit, tė merrej pushteti dhe tė vendosej regjimi komunist nė vendet ku vepronin kėto parti. Tė ashtuquajturit trockistė si Zai Fundo, zjarristėt, e mė pas Anastas Lulo dhe Sadik Premte besonin se nė kushtet e Shqipėrisė qė ishte njė vend i prapambetur kryesisht fshatar, gjysmė-feudal dhe patriarkal-fisnor, nuk mund tė vendosej komunizmi, pasi do tė dėshtonte dhe prandaj nuk duhej pėrdorur lufta antifashiste pėr marrjen e pushtetit nga komunistėt, por duhej bėrė njė aleancė e sinqertė me antifashistėt jokomunistė, ndėrsa sa pėr ardhjen nė pushtet tė komunizmit kjo i duhej lėnė sė ardhmes, kur vendi tė pėrparonte dhe tė shndėrrohej nė vend borgjez nga vend feudo-borgjez (sipas terminologjisė komuniste). Pra, faji i tė ashtuquajturve trockistė shqiptarė ishte se ata donin qė sloganet zyrtare tė PKSH qė tė bėhej luftė antifashiste, nė aleancė me jokomunistėt, pa dallim ideje dhe ēėshtja e pushtetit tė zgjidhej pas lufte, tė merreshin seriozisht dhe jo siē bėnte PKSH, qė i shikonte si «gjethe fiku» qė mbulonin lakuriqėsinė e politikės sė saj pėr pushtet. Duket qartė se pėr PKSH, armiqtė ideologjikė, tė ashtuquajturit trockistė, qenė mė tė rrezikshėm se pushtuesit e huaj fashistė, pasi PKSH e abandononte parimin e shpallur pėr bashkim pa dallim ideje, nė luftė kundėr pushtuesve fashistė pėr hir tė luftės kundėr kėtyre kundėrshtarėve ideologjikė. Lufta kundėr tyre nuk ishte luftė antifashiste, por luftė kundėr tė ndryshmėve ideologjikė, luftė e stalinistėve kundėr antistalinistėve. Si mund tė bėjė ose stimulojė Akademia e Shkencave studime serioze pėr kėtė periudhė tė historisė, duke pasur pėr kryetar njeriun qė e ka Qemal stafėn si idol intelektual. Qemal Stafa ėshtė firmėtar i kėrkesės qė bėnė themeluesit stalinistė tė PKSH nė adresė tė Kominternit nė Moskė qė partia e re tė pranohej si anėtare e Kominternit. Pra ata nuk kishin krijuar thjesht njė parti komuniste, por njė parti staliniste, prosovjetike. Diktatura komuniste staliniste nė Shqipėri nuk erdhi befasisht nė 1944, por ajo u projektua qė nė 1941, nė dokumentin themelues tė firmuar edhe nga Qemal Stafa dhe erdhi duke u pėrgatitur nė dokumentet e firmuar edhe nga Qemal Stafa nė 1942, para se tė vdiste dhe qė u zbatuan nga shokėt e tij nė 1943, 1944, dhe mė pas deri nė 1990. Por Rexhep Meidani nuk ka as kredenciale intelektuale pėr t’u bėrė kryetar i Akademisė sė Shkencave, se ai ėshtė pėr nga profesioni fizikan, ose mė saktė mėsimdhėnės fizike. Fizika nuk ėshtė njė shkencė ku Shqipėria mund tė ketė arritje aq tė mėdha, sa tė vejė njė fizikan nė krye tė Akademisė sė Shkencave. Nė Shqipėri njė fizikan nuk mund tė jetė njė kėrkues shkencor i shquar dhe me emėr nė rrafsh ndėrkombėtar; i tillė mund tė jetė vetėm njė albanolog. Dhe Rexhep Meidani nuk ėshtė njė fizikan i shquar, as nė rang europian, as nė rang ballkanik, madje nuk ėshtė as fizikani mė i shquar nė Shqipėri. Rexhep Meidani ka shkruar disa tekste deskriptive pėr fizikėn, por kėto gjėra bėhen duke pėrdorur literaturė. Rexhep Meidani, pėr shkak tė angazhimeve tė veta politike, ka gati dy dekada, qė pothuajse e ka abandonuar profesionin e vet, pėr shkak tė angazhimit politik, edhe pse nuk heq dorė nga mėsimdhėnia, ēka tregon papėrgjegjshmėri profesionale, se ai nuk ka kohė ta pėrmbushė siē duhet kėtė detyrim qė ka marrė. Rexhep Meidani nuk e ka as reputacionin pėr tė mbajtur njė post kaq tė lartė, siē ėshtė ai i kreut tė Akademisė sė Shkencave. Rexhep Meidani ėshtė i vetmi njeri nė historinė e politike botėrore tė vendeve ku ka pluralizėm politik, qė ka qenė kryetar i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve pėr zgjedhje parlamentare, duke qenė njėherėsh dhe kandidat nė zgjedhje si pėrfaqėsues i njė subjekti politik qė konkuronte nė zgjedhje. Nė vitin 1991, Meidani ka qenė edhe kryetar i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve pėr zgjedhjet e para pluraliste tė 31 marsit 1991, por edhe kandidat pėr deputet i Frontit Demokratik qė ishte aleat i PPSH dhe kryesohej nga Nexhmije Hoxha. Nė tė njėjtėn kohė Meidani ishte dhe anėtar i Kėshillit Presidencial qė krijoi Ramiz Alia para zgjedhjeve. Ėshtė ironi e madhe se Rexhep Meidani tashmė zuri vendin nė krye tė Akademisė sė Shkencave tė Ylli Popės, qė u bė kryetar i Akademisė nė vitin 1997, i dekretuar nga Presidenti i atėhershėm i Republikės, Rexhep Meidani. Ylli Popa ėshtė kardiolog dhe sjellja e tij nė krye tė Akademisė ishte po aq e pėrshtatshme nga pikėpamja profesionale sa ajo e Meidanit sot, pėr arsye qė i kam shpjeguar mė lart. Por Ylli Popa erdhi nė krye tė Akademisė sė Shkencave pėr tė kėnaqur Janullatosin, se Ylli Popa ishte nė krye tė njė delegacioni tė intelektualėve kristianė ortodoksė qė nė 1991 shkuan nė Greqi pėr ta ftuar Janullatosin qė tė vinte nė krye tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Sot Popa voton pėr Meidanin qė t’i zejė vendin nė krye tė Akademisė sė Shkencave! Kjo ėshtė maskaradė e neveritshme! Me Rexhep Meidanin nė krye tė Akademisė sė Shkencave, ky forum i lartė shkencor, tashmė duhet tė bėjė studime pėr tė ndryshuar zonėn kohore ku gjendet Shqipėria, duke na ēuar nė njė zonė kohore me Rusinė, siē ka bėrė tėrthorazi Rexhep Meidani me njė ligj qė ka dekretuar kur ka qenė President i Republikės. Rexhep Meidani kur ka qenė President i Republikės nė vitin 2000 kur ėshtė miratuar ligji nr. 8607, dt. 27. 4. 2000, «Pėr statusin e dėshmorit tė atdheut», ku bėhet e qartė se shteti shqiptar njeh ligjėrisht 9 majin si ditėn ndėrkombėtare tė fitores mbi fashizmin. Qė nga viti 1945 e nė vazhdim, gjatė «Luftės sė Ftohtė», si dhe pas saj deri mė sot, dita e fitores mbi fashizmin ka qenė e ndryshme nė Perėndim dhe nė Lindje. Nė SHBA dhe nė pjesėn tjetėr tė Perėndimit, nė Europėn Perėndimore, si ditė e fitores mbi fashizmin do tė njihej 8 maji, ndėrsa nė ish-Bashkimin Sovjetik dhe nė pjesėn tjetėr tė vendeve qė ishin nė orbitėn sovjetike, pra nė vendet brenda «perdes sė hekurt», si ditė e tillė do tė njihej 9 maji. Kjo diskrepancė (mospėrputhje) erdhi pėr shkak se nė Moskė nuk e pranuan aktin e kapitullimit tė Gjermanisė naziste qė u nėnshkrua nė Reims nė territorin e kontrolluar nga britaniko-amerikanėt, nė 7 maj 1945 dhe qė hynte nė fuqi tė nesėrmen nė 8 maj, edhe pse nė kėtė akt firmoi dhe njė pėrfaqėsues sovjetik. Rusėt sajuan njė ceremoni tjetėr kapitullimi nė Berlin, nė shtabin e forcave sovjetike, po nė 8 maj, por qė nė momentin e nėnshkrimit nė Moskė, pėr shkak tė ndryshimit tė zonės kohore, kishte hyrė tashmė dita e 9 majit. Kėshtu qė nė Bashkimin Sovjetik, qė prej vitit 1945, dhe nė vendet satelite tė tij, si dhe nė Rusinė pas-sovjetike sot, si dita e fitores mbi fashizmin njihej dhe njihet zyrtarisht 9 maji. Ndėrsa nė vendet perėndimore aleate tė koalicionit tė madh antifashist tė Luftės sė Dytė Botėrore, si ditė e tillė njihej dhe njihet zyrtarisht 8 maji. Nė vendet e NATO, njihej dhe njihet 8 maji si V-day, ndėrsa nė vendet e Traktatit tė Varshavės njihej 9 maji. Shqipėria komuniste njihte si ditė tė fitores mbi fashizmin 9 majin, si kur ishte e lidhur me Moskėn, ashtu edhe kur u shkėput prej saj. Pas viteve 1961 dhe 1968, kur Shqipėria nuk kishte mė marrėdhėnie diplomatike me Bashkimin Sovjetik dhe kur doli nga Traktati i Varshavės, duhej tė ishte rregulluar anomalia e ditės qė njihej si dita e fitores mbi fashizmin. Kjo edhe pėr faktin se Shqipėria ishte nė njė zonė kohore tė ndryshme nga ajo e Moskės, dhe se, kur nė 8 maj 1945 nė Berlin u nėnshkrua sė dyti akti i dorėzimit tė Gjermanisė naziste, nė Shqipėri dhe Tiranė kishte qenė po 8 maj, dhe jo 9 maj si nė Moskė! E megjithatė Shqipėria vazhdonte tė mbetej me orėn e Kremlinit, si pas vitit 1945, ashtu dhe pas vitit 1961 dhe vitit 1968! Por, edhe sipas ligjit tė vitit 2000, tė dekretuar nga Presidenti i kohės Meidani, nė Shqipėri njihet zyrtarisht 9 maji si dita ndėrkombėtare e fitores mbi fashizmin. Kjo do tė thotė praktikisht se Shqipėria e vitit 2000 dhe ajo e tashme e vitit 2007, ka qenė dhe ėshtė e sinkronizuar me Moskėn, me Rusinė, historikisht. Por kjo nuk ėshtė njė ēėshtje thjesht historike, sepse nė Rusinė e sotme trashėgimia e Luftės sė Dytė Botėrore kėrkohet tė pėrdoret si instrument i politikės sė jashtme sovjetike, duke eksploituar sentimentet e trashėguara nė kėto vende nė grupe tė caktuara tė popullsisė, qė kėrkohen tė pėrdoren si lobing qė me apo pa vetėdije vepron nė dobi tė politikės sė jashtme ruse. Kur parlamenti shqiptar me shumicė socialiste dhe Presidenti i kohės Meidani i impononin Shqipėrisė 9 majin, nė vitin 2000, nė mėnyrė mjaft domethėnėse, vendet ish-komuniste ose tė dala nga shpėrbėrja e Bashkimit Sovjetik, qė tashmė kanė hyrė nė NATO dhe nė Bashkimin Europian, si Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Republika Ēeke, Hungaria, Rumania, Sllovakia, nuk e njohin mė 9 majin si ditėn ndėrkombėtare tė fashizmit, por njohin si tė tillė 8 majin. Me kėtė ndryshim, kėto vende kanė bėrė jo thjesht njė korrigjim historik, por edhe njė gjest simbolik pėr tė treguar se ato janė shkėputur pėrfundimisht nga Rusia dhe nga era ruse, duke u shkėputur nga ora historike e Moskės. Socialistėt shqiptarė dhe Presidenti i kohės Meidani e dinin kėtė gjė. Kjo mund tė ishte njė arsye qė Meidani ta kthente ligjin, por ai nuk e bėri kėtė gjė. Kėshtu, me ligjin e vitit 2000, qė mbetet nė fuqi dhe sot, nė vitin 2007, Shqipėria ėshtė sė bashku me Rusinė, Bjellorusinė, Ukrainėn, Serbi, Malin e Zi, Maqedoninė, vendi qė njeh 9 majin stalinist, rus, si ditė tė fitores mbi fashizmin. Tashmė qė Rexhep Meidani erdhi nė krye tė Akademisė sė Shkencave, gjuhėtarėt e kėsaj Akademie duhet tė zgjidhin enigmėn e mbiemrit tė kryetarit tė tyre tė ri. Rexhep Meidani deri nė vitin 1997 e ka mbajtur mbiemrin e vet me “j”, pra Mejdani. Kėshtu ėshtė mbiemri i tij nė botimet qė Meidani ka bėrė me emrin e tij, nė dokumentet qė ka firmuar si pedagog, nė kandidimin e tij pėr deputet nė 1991, nė dokumentet qė ka firmuar si kryetar i KQZ nė 1991 etj. Nė vitin 1997, kur Meidani u bė president i Republikės, zyra e shtypit e Presidencės dha njė njė njoftim pėr mediat ku thuhej se mbiemri i Presidentit ėshtė “Meidani”, pra jo me “j”, por me “i”. Se si ėshtė e mundur qė ky njeri qė ishte dhe intelektual, u kujtua nė moshėn 53 vjeēari se mbiemri i tij ishte “Meidani” dhe jo “Mejdani”, siē e kishte mbajtur deri mė atėherė, ky mbetet ende njė mister. Atėherė Presidenca nuk sqaroi se ē’kuptim kishte fjala “Meidani”, kur dihej se fjala “Mejdan” ėshtė turqisht dhe ka kuptimin e sheshit, dhe ėshtė mbiemėr shumė i pėrdorur nga romėt, duke qenė dhe mbiemri i kryetarit tė shoqatės sė tyre qė nga viti 1991 dhe deri mė sot. Fakti qė kryetari i shtetit kishte tė njėjtin mbiemėr me atė tė kryetarit tė shoqatės sė romėve bėri qė tė kishte komente bizarre nga media pranė opozitės, madje dhe nė qarqe nė PS ku Meidani nuk shihej me simpati. Me sa duket kėto komente bėnė qė kryetari i shtetit tė ndėrronte njė gėrmė tė mbiemrit tė vet. Nuk dihet nėse Rexhepi e ka ndryshuar emrin nė mėnyrė formale, pra gjyqėsisht apo nė mėnyrė informale, thjesht me anė tė njoftimit pėr mediat. Tashmė qė Rexhep Me(j)idani ėshtė kryetar i Akademisė sė Shkencave mbetet tė zbulohet nėse kjo gjė shpreh paragjykimin e tij ndaj komunitetit rom. Rexhep Meidani u zgjodh kryetar i Akademisė sė Shkencave nė njė puē akademik, se tė pranishėm nė mbledhjen qė zgjodhi Meidanin ishin vetėm 18 akademikė. Nėse ky ėshtė kuorumi i nevojshėm pėr tė hapur mbledhjen, kjo mbetet mister se nuk ka tė dhėna tė publikuara pėr atė se sa ėshtė numri i akdemikėve sot. Nėse hap faqen on-line tė Akademisė sė Shkencave atje shikon se ka 27 anėtarė tė rregullt tė Akademisė sė Shkencave, por nė kėtė listė figurojnė dhe ata qė kanė vdekur prej vitesh, deri edhe prej muajsh, si Tish Daija, Dhimitėr Shuteriqi, Bajram Preza, Bedri Dedja, Teki Tartari etj. Merret vesh, Akademia e Shkencave, sė cilės nuk i mungojnė paratė, nuk pėrditėson as faqen e saj nė Internet, dhe jo mė tė merret me punė shkencore. Apo mos dinozaurėt e shkencės komuniste ndjekin pėr kolegėt e tyre shembullin e Enver Hoxhės, pėr tė cilin duhet tė ketė vetėm datėlindje? E vėrteta ėshtė se nė faqen zyrtare on-line tė Akademisė sė Shkencave mungojnė dhe anėtarė tė rinj tė pranuar, si Jorgo Bulo, Vladimir Misja, Arben Puto, Gudar Beqiraj etj. Rexhep Meidani mori 16 vota, ēka do tė thotė mė pak se gjysma e numrit tė pėrgjithshėm tė akademikėve. Rexhep Meidani u zgjodh me votat e dinozaurėve enverianė tė shkencės marksiste-leniniste si Luan Omari, teoricien i shtetarisė tė regjimit komunist dhe ish-anėtar i komisionit pėr hartimin e Kushtetutės monstruoze tė vitit 1976, Hamit Beqjes, teoricienit tė moralit komunist dhe ish-aparatēikut tė Komitetit Qendror tė PPSH, Ylli Popės, Alfred Uēit, carit tė estetikės komuniste, Kristo Frashėrit, njeriut qė ua ka paraqitur shqiptarėve Miladin Popoviēin si kriter tė sjelljes sė shqiptarit patriot, Vladimir Misjes, serbit me shtetėsi shqiptare, qė ka shkruar kohėt e fundit njė libėr shumė nostalgjik pėr Rusinė dhe qė ia ka dhėnė me shumė kėnaqėsi votėn Meidanit qė e ēoi Shqipėrinė nė njė zonė kohore me Rusinė. Si pėr honor ndaj traditė, pėr t’i vėnė zgjedhjes sė Meidanit vulėn e Komitetit Qendror tė dikurshėm, si instanca supreme miratuese, Meidani mori dhe votat e tre akademikėve ish-anėtarė tė Komitetit Qendror tė PPSH, Skėnder Gjinushi, Dritėro Agolli dhe Farudin Hoxha. Madje Dritėror Agolli dhe Luan Omari janė dhe anėtarė tė bordit tė Fondacionit «Qemal Stafa», ku kryetar ėshtė Meidani. Akademikėt qė votuan Meidanin pėrbėjnė njė simbiozė tė ēuditshme tė enveristėve tė konvertuar nė janullatistė dhe sorosianė. Aq me kėnaqėsi e ka marrė Meidani zgjedhjen nė krye tė Akademisė sė Shkencave, sa qė natėn e zgjedhjes, pasi u kthye nga restoranti ku festoi kėtė eveniment, u ul nė kompjuter dhe pėrditėsoi jetėshkrimin e vet nė enciklopedinė on-line Wikipedia, duke futur tė dhėnė se u zgjodh kryetar i Akademisė sė Shkencave. Shumė nga gjėrat qė ka shkruar nė kėtė artikull pėr Rexhep Meidanin, sinqerisht nuk do tė kisha dashur t’i shkruaja kurrė, por njerėzit si ai tė befasojnė me arrogancėn dhe cinizmin e tyre, duke bėrė gjėra si kjo e zgjedhjes nė krye tė Akademisė sė Shkencave. Duke u zgjedhur Rexhep Meidani nė krye tė Akademisė sė Shkencave me votat e dinozaurėve tė shkencės marksiste-leniniste, bėhet pėrfundimisht e qartė se shkenca shqiptare do tė mbetet nė sarkofagun e ndėrtuar nga regjimi i dikurshėm me fantazmėn e Qemal Stafės si gardian tė saj, si eufemizėm politik pėr tė kamufluar kultin e ringjallur tė Enver Hoxhės nė PS dhe nė Akademinė e Shkencave. Duke zgjedhur kryetar Rexhep Meidanin, akademikėt-dinozaurė bėnė vetėvrasje kolektive intelektuale dhe institucionale tė Akademisė sė Shkencave. Zgjedhja e Meidanit nė krye tė Akademisė sė Shkencave ėshtė njė gjė e papranueshme, dhe Presidenti Topi, i cili ka atributin kushtetues pėr ta dekretuar ose jo zgjedhjen e bėrė nga senati i Akademisė, nuk duhet qė ta dekretojė Meidanin si kryetar tė Akademisė sė Shkencave. Presidenti Topi i ka tė gjitha arsyet pėr ta bėrė kėtė gjė, duke filluar qė nga fakti qė Meidani ėshtė njė person aktiv politikisht, qė nuk ka profilin shkencor tė pėrshtatshėm pėr kėtė post, pa harruar faktin qė ka shprehur nė njė farė mėnyre paragjykime racore. Nė vitin 2001, njė libėr i botuar nga Shtėpia botuese «Toena», ku pėrfolej pėr kėtė gjė Presidenti i saj kohe Meidani, u tėrhoq me ngut nga qarkullimi prej botuesit Fatmir Toēi, i vėnė nė dijeni nga Presidenca, madje Toēi i kėrkoi falje Meidanit se nuk e dinte kėtė detaj tė pėrmbajtjes sė librit dhe se autori nuk ia kishte bėrė tė ditur atė. Ky episod anekdotik vlen sot sa pėr tė treguar se kryetari i tashėm i Akademisė sė Shkencave ka ushtruar praktikisht censurė pėr tė fshehur aspektet e padėshiruara tė figurės sė tij. Pėr tė argumentuar mosdekretimin e Meidanit nė krye tė Akademisė sė Shkencave, Presidenti Topi thjesht duhet t’i referohet njoftimit qė dha gazeta e PS, «Zėri i Popullit» tė nesėrmen e zgjedhjes sė Meidanit nė krye tė Akademisė. Nė njoftimin e «Zėrit tė Popullit» ( datė 9 nėntor 2007, f. 10), Meidani quhet ish-Presidenti i Republikės i zgjedhur me propozim tė PS qė «kohėt e fundit drejton pranė PS fondacionin “Qemal Stafa”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 11-11-2007 mė 03:21

  12. #32
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Eh mor shoki fatos, kohna shum interesante po jetohen; shum gjona po i din, por te gjitha nuk mundesh me i dijte - asht kah te driblon shoki sali - ne vend qe me ia fute edverit, asht kah ta fute ty telin e ndryshket.

  13. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Mediani zgjidhet kryetar i Akademise se Shkencave

    Ne procesin zgjedhor qe u zhvillua sot Meidani morri votat e akademikeve te pranishem duke u zgjedhur ne postin me te larte te akademise shqiptare te shkencave.

    Rexhep Meidani zgjidhet kreu i Akademise se Shkencave. Ne procesin zgjedhor qe u zhvillua sot zoti Meidani morri votat e akademikeve te pranishem duke u zgjedhur ne postin me te larte te akademise shqiptare te shkencave. Meidani zevendeson ne kete detyre kryetarin e meparshem Ylli Popa I cili per shkak te moshes 77 vjec, por dhe konsumit te dy mandateve sa lejon dhe ligji largohet nga drejtimi i akademise. Zoti Meidani vjen ne kete post pas nje karriere te pasur profesionale dhe politike.

    Rexhep Meidani ka lindur ne 17 gusht te vitit 1944 ne Elbasan, eshte diplomuar ne universitetein e Tiranes ne Fakultetin e Shkencave te Natyres, dega Fizike. Ka perfunduar studimet pasuniversitare ne Kane te ne 1974. Ka punuar ne fushen profesionale si professor, shef departamenti dhe dekan ne Fakultetin e Shkencave te Natyres ne vitet 1966-1996 ku gjate kesaj kohe ka botuar nje sere studimesh librash dhe artikujsh brenda dhe jashte vendit. Mban titullin profesor doktor.

    Karriera politike e zotit Meidani ka nisur ne vitet 1990. Ai ka qene kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne zgjedhjet e para shumepartike ne 1991 dhe anetar i keshillit presidencial po ne 1991. Ne 1996 Meidani u be anetar i PS ku u zgjodh sekretar i pergjithshem. Ne zgjedhjet e 1997 ai zgjidhet deputet dhe ne 24 qershor 1997, me propozoim te PS Parlamenti e zgjedh president te vendit. Pas 2002 Meidani i kushtohet serish karrieres profesionale dhe kohet e fundit ai drejton prane PS fondacionin “Qemal Stafa”.

    Ballkanweb

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ushtaret causho xhapexhij te mejdanit jan ne biruca per vrasjen e policve e gardisteve te shtetit shqiptar kurse nje pjese jane bosa te lire.

    mejdani .. ish presidenti i zgedhur me kallashet dhe dhembet e vampireve te 97-tes qe ka kryer gjithmone detyrat e ngarkuara moti nga ramiz enveri.. ne fusha te ndryshme te "shkences" tani do militoje dhe ne celulen bolshevike te akademise..

    nje hap para per caushizmin edvinoist klosoist jaho salihi-ist e arapoizmin ruco gjoleko xhepaxhio cerriko -dokle cupoist .. dhe nje hap prapa per demokracine..

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar mė parė nga Lioness Lexo Postimin
    Institucionet jane si me poshte:

    The Scientific Institutions in the Academy of Sciences:

    ...
    Center for Albanian Encyclopedic Dictionary ( ... i Fjalorit Enciklopedik Shqip)
    ...
    Paskemi pasur gjate kesaj kohe dhe qender akdamike per fjalorin enciklopedik shqiptar. Nuk e di sa mund te quhet si tregues, por ne Wikipedia, enciklopedia me popullore aktualisht (dhe nder 10 faqet e internetit me te klikuara), numri i hyrjeve ne gjuhen shqipe apo numri i hyrjeve ne lidhje me Shqiperine jane te vene kujen. Ja nje pike ku kjo qender mund te jape kontributin e vet.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  16. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Ylli Popa: “Pse universitetet duhet te drejtohen nga akademiket”

    Si e cileson rregulloren e re kryetari i Akademise dhe pse, sipas tij, nuk po u krijohen hapesirat e duhura akademikeve. Brenda javes gati emrat qe do te propozohen per dekane dhe rektore”

    Arta AGOLLI

    Universitetet duhet te drejtohen nga akademike. Ky eshte mendimi dhe njekohesisht synimi i kryetarit te Akademise se Shkencave, Ylli Popa. Ne ditet e fundit te karrieres se tij si kreu i Akademise se Shkencave, Popa ka edhe nje “amanet” te fundit profesional. Drejtuesit e universiteteve, sipas tij, duhet te perzgjidhen me kriteret akademike, te vendosura nga Akademia e Shkencave. Ylli Popa sqaroi dje per gazeten “Albania” se cila eshte arsyeja perse drejtuesit e universiteteve, si dekane apo rektore, por edhe akademike te tjere qe bejne pjese ne administraten e Institucioneve te Arsimit te Larte ne vendit, duhet te zgjidhen edhe me miratimin e Akademise se Shkencave. Sipas Popes, ne kete 10-vjeēar te fundit gjendja ne universitete eshte tejet problematike dhe kjo per faktin se vendimet per drejtuesit e universiteteve jane marre ne menyre te njeanshme nga Ministria e Arsimit. Kryetari Popa shprehet se ne te gjitha zgjedhjet e universiteteve qe jane zhvilluar gjate gjithe ketyre viteve, MASH-i nuk ka marre aspak mendimin e Akademise se Shkencave. “Ne parim rregullorja per zgjedhjet ne universitete eshte jashte ēdo logjike dhe mund ta quaj te jashteligjshme, pasi nje nga elementet ku vihen re shkeljet, eshte edhe mungesa e prezences se akademikeve ne komisionet e zgjedhjeve”, - tha Popa. Madje ai nuk ka kursyer edhe kundershtimet e hapura ndaj Ministrise se Arsimit. Sipas Popes, Akademia e Shkencave do te shkele rregulloren e vendosur nga MASH-i, duke propozuar emrat e akademikeve te cilet do te publikohen gjate javes qe vjen, nderkohe qe do te respektohen edhe emrat apo kandidaturat e akademikeve ne universitete.

    Shkeljet
    Duke sqaruar per gazeten te gjitha arsyet se perse figurat akademike, qe jane pjese e Akademise, duhet te jene ne postet e drejtuesve te universiteteve, Popa qarteson gjithashtu se cilat jane shkeljet e Ministrise se Arsimit persa u perket zgjedhjeve ne universitete. Sipas tij, nje nga gabimet e kesaj rregulloreje eshte edhe moslejimi i mandatit te trete per postet e dekaneve dhe rektoreve, sepse nje akademik, nese e ka drejtuar pozitivisht universitetin, mund ta beje kete gje edhe ne vazhdim. Sipas Popes, nje tjeter shkelje ne rregulloren e zgjedhjeve per universitetet eshte edhe dhenia e nje perqindjeje shume te larte te votave te studenteve, te cilet edhe per inate personale mund te mos votojne per kandidatin e duhur. Sipas tij, akademiket qe bejne pjese ne administraten e Akademise se Shkencave nuk jane percaktuar si pjesemarres ne votim.

    Autonomia
    Nje tjeter “pike e nxehte” e shkeljes se autonomise per kryetarin e Akademise se Shkencave, eshte nje prej neneve te ligjit per Arsimin e Larte. Per akademikun Popa, nje tjeter padrejtesi e bere nga Ministria e Arsimit me autonomine e universiteteve eshte edhe fakti qe ky institucion mban nen kontroll te gjitha fondet per universitetet. Me ligjin e ri te Arsimit te Larte MASH-i i ka kaluar fondet ne varesi te saj. Ne nje tjeter nen te ketij ligji vihet re, sipas Popes, nje konkurrence e pabarabarte me universitetet private. Nderkohe ai i bashkohet edhe kundershtimit te vete dekaneve dhe rektoreve per refuzimin e nenit 23, 64, i cili shkel Kushtetuten dhe cenon rende autonomine universitare. Ndersa sa i perket fondeve per kerkimin shkencor, te cilat percaktohen ende nga qeveria, Popa shprehet se edhe kjo perben nje problem te madh per ecurine e aspekteve akademike dhe mesimore ne vendin tone. Nder te tjera ai thekson si problematika te veēanta edhe varesine e Agjencise se Akreditimit, e cila varet ende nga MASH-i.

    Albania

  17. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Akademia e Shkencave, padi ne Strasburg per qeverine

    Akademia e Shkencave do te denoncoje ne Strasburg reformimin e saj duke kaluar ne formen e instituteve fale vendimit me te fundit te qeverise. Sipas drejtuesve te kesaj Akademie, shume shpejt ankesa do te depozitohet ne Gjykaten e Strasburgut duke lene kete institucion te vendose per fatin perfundimtar te Akademise se Shkencave. Sipas drejtuesve te Akademise, vendimi i qeverise per ndarjen ne institute shkencore eshte jo i drejte dhe i jashteligjshem. Kjo ka qene edhe arsyeja e vetme perse ēeshtja do te shkoje deri ne Gjykaten e Larte te Brukselit. Sipas drejtuesve, ndarja ne institute shkencore do te shkrije Akademine e Shkencave, i cila eshte edhe qendra e vetme qe mund te beje shkence ne vendin tone. Kjo, sipas drejtuesve, perben nje skandal te madh, pasi te gjithe vendet ne Europe e vleresojne si teper te rendesishem kete institucion, duke i dhene nje perparesi te veēante dhe jo duke e cunguar ate. Problemi i dyte, qe sipas drejtuesve eshte edhe me shqetesuesi, ka te beje me heqjen nga puna te qindra punonjesve qe jane ne Akademi dhe nxjerrjen e tyre ne rruge te madhe. Per keto dy arsye, qe jane teper te forta, drejtuesit e Akademise se Shkencave brenda ketyre diteve do te ēojne dosjen me ankesen ne Gjykaten e Strasburgut.

    Vendimi

    Reforma perfundimtare per Akademine e Shkencave, e publikuar ne faqen zyrtare te Kryeministrise, synon te krijoje nje strukture te re te studimeve shqiptare. Ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave ne daten 22 gusht, kryeministri deklaroi se kjo reforme do te ndryshoje edhe historine. Pavaresisht kesaj, reforma ka sjelle probleme gjate hartimit te saj per pershtatjen e saj ne jeten akademike. Kthimi i kesaj reforme edhe nje here ne Ministrine e Arsimit eshte cilesuar si plotesim duke anashkaluar konfliktin me akademiket. Kjo reforme, e cila ka nisur qe nga viti 1994, asnjehere nuk ka perfunduar. Ajo eshte kthyer ne agjende nga qeveria ne dy vitet e fundit. Kryeministri Berisha e ka cilesuar kete reforme si paresore pasi, sipas tij, Akademia sot funksionon si model sovjetik.

    Reforma
    Nderkohe, vete kreu aktual i Akademise se Shkencave, Ylli Popa, ka sqaruar se ne reformen e institucioneve kerkimore te Akademise se Shkencave ka pasur vetem nje synim kryesor: fuqizimin, mbeshtetjen dhe persosjen e organizimit te veprimtarise kerkimore shkencore te ketyre institucioneve, si dhe vendosjen e tyre aty ku ato sot qendrojne ne te gjitha vendet perendimore.
    Sipas reformes, Akademia e Shkencave do te kthehet ne Institut te Albanologjise, duke shkrire keshtu strukturen aktuale. Kjo reforme do te lidhet edhe me ndryshimet qe paten strukturat e Arsimit te Larte. Edhe pse prej dy vitesh ne proces reformimi, Akademia ka vazhduar punen e saj normalisht. Zgjedhja e ish-presidentit Meidani si kryetar, eshte vleresuar nga anetaret si e ligjshme perderisa nuk eshte percaktuar statusi i ri i Akademise.


    Albania
    21 Nentor 2007

  18. #38
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku Lexo Postimin
    nejse... po me Akademine c'e zuri?
    Akoma s'dihet mire por me draftin e ri lihej jashte Akademise Shaban Demiraj, Kristo Frashėri, Ismail Kadare, Dritėro Agolli, Ylli Popa, etj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 05-12-2007 mė 20:14

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga Lioness Lexo Postimin
    Akoma s'dihet mire por me draftin e ri lihej jashte Akademise Shaban Demiraj, Kristo Frashėri, Ismail Kadare, Dritėro Agolli, Ylli Popa, etj. Nejse, teme tjeter.

    Nje pyetje se je goc e kendume:

    c'shkencetar eshte Ylli Popa? cfare studimi ka bere?

    Po Driteroi dhe Ismaili?

    flm

    Une mendoja se do shenohej edhe xha Luani bashke me to.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 05-12-2007 mė 20:14
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  20. #40
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Nje pyetje, megjithese jashte teme, se je goc e kendume:

    c'shkencetar eshte Ylli Popa? cfare studimi ka bere?

    Po Driteroi dhe Ismaili?

    flm

    Une mendoja se do shenohej edhe xha Luani bashke me to.
    Xhuxhi, Akademia e Shkencave ka disa institute. Ndermjet tyre, ai i Historise, i Letersise dhe Linguistikes, i Folklorit, i Fizikes Berthamore, i Gjeografise, i Arkitektures etj etj etj.

    Tani une nuk jam e dhene pas Fizikes, fare lol. Nje nga arsyet qe m'u lehtesua ikja ne US (nga ana shpirterore) ne simestrin e fundit te gjimnazit, eshte se s'do jepja provimin e matures te Fizikes, se e kisha tmerr.
    Keshtu qe nuk jam ne dijeni te punes se Ylli Popes si fizikant. Ndoshta ndonje "fizikant" i mirefillte ne forum mund te na sqaroje. Ama, Ismail Kadareja, apo Dritero Agolli nuk jane ndere te letersise shqiptare? Nuk meritojne te jene ne Akademi (ne Institucionin e tyre perkates)?

    Shaban Demiraj s'e meriton te jete ne Akademi? Nuk eshte i denje ne fushen e tij?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 05-12-2007 mė 20:14

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  3. Peticion per Akademine shqiptare te Shkencave
    Nga Borix nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-04-2009, 11:41
  4. Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 06-05-2008, 18:09
  5. Zhvillimet e fundit politike
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 01-08-2002, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •