Close
Faqja 5 prej 15 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 281
  1. #81

    Feja e Shqiptarit asht Shqiptaria

    Kujdes te dashur diskutues se po nxeheni shpejt dhe po merrni perspektiva ekstremiste. Ne vecanti plumbi, seminaristi, dhe pejani po perpiqen ta kundershtojne verberisht thenien e Vaso Pashes. Rapsodi e tha shume mire qe na duhen si feja, ashtu edhe atdhetaria, dhe se ato bashkejetojne dhe i sherbejne njera tjetres. Nuk e kuptoni dot qe "Feja e Shqiptarit asht Shqiptaria" per ate kohe do te thonte qe te harronin ndarjet fetare dhe te bashkoheshin si nje komb i vetem ne nje kohe qe Shqiperia digjej dhe rrezikonte te zhdukej nga faqja e dheut! Me duket se keta anetare ose nuk arrijne dot ta analizojne vargun e Pasho Vases sic duhet, ose bejne sikur. Ne ne vend qe te perpiqemi qe t'i kthejme ndjenjat patriotike, ju i hidhni poshte ato. Ndoshta disa si plumbi dhe seminaristi e kane per turp te jene Shqiptare, dhe ndjehen me mire nen identitetin e feve perkatese. Perkundrazi, te jemi krenare se vijme nga iliret e lashte qe shtriheshin prej Sllovenise deri ne Preveze te Greqise, kemi patur heronj me permasa nderkombetare si Gjergj Kastrioti Skenderbeu, jemi autoktone me te lashte se greket, dhe kemi gjuhen tone shqipe qe lavdi Zotit e kemi ruajtur gjer ne ditet tona. Ajo thenia e Vaso Pashes na hyn ne pune edhe sot kur po percahemi ne fe dhe madje ne parti te ndryshme, secili koke me vete, dhe nderkohe qe jane abuzuar dhe po abuzohen dhunshem te drejtat e Shqiptareve ne Serbi, ne Maqedoni, ne Greqi, e gjetke!

    Gjuha jone sa e mire,
    sa e embel sa e dlire
    ...

  2. #82
    kkk Maska e [DelFini]
    Anėtarėsuar
    26-12-2004
    Vendndodhja
    Erlangen
    Postime
    34
    I lexova pothuajse te gjitha shkrimet ne ket teme, dhe e pash qe cdo gjė ishte thėne, pra nuk pe e shoh te arsyshme me i perserit gjerat, veq se du me tregu se pajtohem plotsisht se
    Feja e shqiptarit eshte shqiptaria. Edhe dhasht Zoti e te kuptojn ket gjė te githe shqiptaret, sepse do te jet per t`miren e ardhmeris tonė.
    KUQ KALTERT
    mitrovicali linde, s`bohesh!
    Shqipri Etnike

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e plumbi
    Anėtarėsuar
    23-10-2002
    Vendndodhja
    Iliridė
    Postime
    74

    Shqiptaria Nuk Ekziston Si Fe

    Dhe perseri te dashurit e mi, lirisht vijme ne perfundim se fe e quajtur SHQIPTARI, nuk ekziston. Ajo mund te jete vetem neper frazat e poeteve, por ne jeten reale nuk ekziston. Ne jemi te lire te zgjedhim cilendo fe qe ta duam, bile nuk na ndal kush qe mos pranojme asnje fe, por ama, une nje gje ju them, se ne Kur'anin Famelarte ne nje verset thuhet: "E vetmja fe e pranuar tek Allahu eshte Islami".

    Ju pershendes me paqe...
    Liria nuk dhurohet, ajo me gjak fitohet.

  4. #84
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    E vetmja fe qe shqiptaret duhet te kene eshte...BUDIZMI. I kemi provuar te gjitha fete e tjera dhe nuk iu kemi pare ndonje te mire. Ta provojme edhe me budizmin njehere po u be gje ok, po nuk u be i heqim nje vije ne liste dhe i hedhim syte drejt hinduizmit.

  5. #85
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga plumbi
    Dhe perseri te dashurit e mi, lirisht vijme ne perfundim se fe e quajtur SHQIPTARI, nuk ekziston. Ajo mund te jete vetem neper frazat e poeteve, por ne jeten reale nuk ekziston. Ne jemi te lire te zgjedhim cilendo fe qe ta duam, bile nuk na ndal kush qe mos pranojme asnje fe, por ama, une nje gje ju them, se ne Kur'anin Famelarte ne nje verset thuhet: "E vetmja fe e pranuar tek Allahu eshte Islami".

    Ju pershendes me paqe...
    Ju pershendes ne paqe? Pseudonimi juaj zoteri eshte "plumbi" .... paqe me plumb e dime shume mire se cfare ka sjelle, historikisht, sidomos ne Ballkan.

    verset ....... dmth ne nje rrjesht thuhet "e vetmja fe e pranuar tek Allahu eshte Islami."
    Si i thone Allahut ne shqip, mor plumb? I thone Zot, dhe e di sa shqiptare i falen atij Zoti? Cilit Zot? Ndoshta nuk ka shume rendesi teologjike, sepse ne fund te fundit, kjo teme eshte postuar tek nen-forumi "toleranca fetare."
    Dhe e di pse? Pse themi, kane thene madheshtoret rilindas para nesh Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria?

    Une mund t'i lutem nje Zoti, por i falem kultit, imazhit, endrres, shpreses se Shqiptarise. Dite per dite futem ne kete forum, jo per te pare se kujt i luten shqiptaret, por per te pare, per te lexuar Shqiptarine, cfare thone atdhedashurit e mi! At -dhe! Nuk e ka asnje gjuhe etimologjikisht nje fjale me te bukur se kjo: ti At qe me dhe ...... Dheun! Dheun per te cilin me dhemb ne shpirt, dheun per te cilin me pikon shpirti! Dheun per te cilin me tretin lotet e mallit! Nqs ajo nuk eshte fe personale, sipas perkufizimit tuaj, atehere me quani pagane! Sepse kam Kult Shqiptarine! Sic thashe me siper, i lutem nje Zoti, nje Ati, qe me dha Dhe ....... me dha Shqiptarine, te ciles i falem, i perulem!

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e plumbi
    Anėtarėsuar
    23-10-2002
    Vendndodhja
    Iliridė
    Postime
    74

    i/e nderuar!

    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    Ju pershendes ne paqe? Pseudonimi juaj zoteri eshte "plumbi" .... paqe me plumb e dime shume mire se cfare ka sjelle, historikisht, sidomos ne Ballkan.

    verset ....... dmth ne nje rrjesht thuhet "e vetmja fe e pranuar tek Allahu eshte Islami."
    Si i thone Allahut ne shqip, mor plumb? I thone Zot, dhe e di sa shqiptare i falen atij Zoti? Cilit Zot? Ndoshta nuk ka shume rendesi teologjike, sepse ne fund te fundit, kjo teme eshte postuar tek nen-forumi "toleranca fetare."
    Dhe e di pse? Pse themi, kane thene madheshtoret rilindas para nesh Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria?

    Une mund t'i lutem nje Zoti, por i falem kultit, imazhit, endrres, shpreses se Shqiptarise. Dite per dite futem ne kete forum, jo per te pare se kujt i luten shqiptaret, por per te pare, per te lexuar Shqiptarine, cfare thone atdhedashurit e mi! At -dhe! Nuk e ka asnje gjuhe etimologjikisht nje fjale me te bukur se kjo: ti At qe me dhe ...... Dheun! Dheun per te cilin me dhemb ne shpirt, dheun per te cilin me pikon shpirti! Dheun per te cilin me tretin lotet e mallit! Nqs ajo nuk eshte fe personale, sipas perkufizimit tuaj, atehere me quani pagane! Sepse kam Kult Shqiptarine! Sic thashe me siper, i lutem nje Zoti, nje Ati, qe me dha Dhe ....... me dha Shqiptarine, te ciles i falem, i perulem!
    ...Dhe mos e merr per te madhe pse pseudonimi im eshte plumbi, sepse ne te shumten e rasteve plumbi ishte ai qe solli lirine, plumbi solli paqen dhe dashurine. sa per emrin ALL-LLAH - ZOT, eshte e njejte, ose Zot e ose ... ose All-llah, e ke te njejte, por ndoshta ne ate moment nga gishtat e mi eshte shkruar ALL-LLAH e jo ZOT, por kjo nuk ka rendesi, porse une nuk kam thene ndonje te keqe per atdheun tone te dashur, sepse nese ti derdh lot per atdheun, une me shoke kam derdhe gjak...
    Liria nuk dhurohet, ajo me gjak fitohet.

  7. #87
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Tipike:



    I falem Shqiptarise; vendodhja - jashte Shqiperie; mundesia per te qene ne Shqiperi - pa vize fare; largimi nga Shqiperia - me te katra. Kur kthehen - shqiptaret duhet ti degjojne, tu japin pushtetin, tu marrin mendimin, ti mbajne per superiore.


    Nqs dikush futet ne kete forum per te gjetur vetem ate qe do te gjeje, e ka gabim te mbaje tituj.


    Etimologjikisht, termin Atdhe e perdorin thuajse cdo gjuhe, sepse ne cdo gjuhe ka persona qe jane idhujtare. Cfare eshte Fatherland; Vaterland; Patridha...etj?

    Ne fakt, etimologjikisht, termi atdhe duhet te jete perdorur ne perendim, ku lindi ideja e atdheut - shtet, prej ku u perkthye ne shqip. Apo jo?



    Une e respektoj, kuptoj menyren se si Plumbi mendon, megjithese une nuk gjen aty ate qe dua te gjej.



    Keshille:


    Nqs adhuroni atdheun, mos u largoni prej tij ne asnje moment, aq me teper te perdoroni cfaredo menyre per te ikur. Nqs jeni larguar, mos beni kurre si kampiona te atdhedashurise.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 12-09-2005 mė 07:27

  8. #88
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Jam krenar qe jam shqiptar

    ---- Sepse per 500 vjet u jam lepire turqve dhe kam shkelur dinjitetin tim me te dyja kembet

    Jam krenar qe jam shqiptar

    ---- Sepse Rilindasit tane atdhedashes na mbushen me vjersha per Memedhene dhe pastaj u zgerlaqen harremeve te Turqise

    Jam krenar qe jam shqiptar

    --- Sepse nga vitet 1912-1939 u therra me shqiptaret e tjere per nje karrige apo nje ciflig me shume

    Jam krenar qe jam shqiptar

    --- Sepse ne vitet 1939-1944 organizova luften Vellavrasese Antifashiste - Nacionalroberuese


    Jam krenar qe jam shqiptar

    --- Sepse per 50 vjet me rradhe u bera fener ndricues i botes dhe spiunova prindrit e mi se kishin ide jo te drejta politike

    Jam krenar qe jam shqiptar

    --- Sepse pas viteve 1990, ne vitet e shkelqyera te demokracise, ēova motrat e mia te prostituojne neper Europe

    Jam krenar qe jam shqiptar

    ---Sepse ne vitin 1997, hyra me maske neper shtepite e komshijve te mi dhe u rrembeva cfare kishin

    Jam krenar qe jam shqiptar

    --- Sepse pas viteve 1998 mbaj kampion per Krimin Ne Familje


    --------------------------------------------------------------------------------------------------------
    O Popull, kur do heqesh dore nga krenaria e rreme?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #89
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    He mo matrix na thuaj ti cfare te beje polemi ?

    Disa jane krenar se kane kryer gjenocided me te medhaja ne bote(gati gjith europen perendimore atje e ke), disa jane krenar se nuk e identifikojne veten medoemos me felliqesirat qe spiunojne e zihen per pushtet.
    Apo vetem te keqinjte te vijne ne mendje ty ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Feja e Shqiptarit

    Ma se pari kritik vetes .
    Per me e gjetur se ēfare feje kemi ne shqiptaret duhet qe dikush tna studioj dhe te na sheh per se afermi.
    Une ēfare kam pare mendoj se shumica e neve per fe e kemi paren ,disa te tjere kane per fe kafenet ,diskotekat ,bixhozin (kumoren),e me te keqen fe e kane ata qe merren me krime ,vjedhje ,prostitucion,korrupsion e ēka jo tjeter.
    Nje kategori tjeter e ketyre fetarve jane ata qe i dojne vendet e tjera (qofshin ato nga lindja apo perendimi) dhe e harrojne vendin e vet ,e harrojne poziten dhe interesin e popullit te vet.
    I dua shume poezite e Pashko Vases dhe pajtohem me te kur thote se Feja e Shqiptarit eshte Shqiptarija ,mirepo shume njerez tash po i keqperdorojn shume thenie te shkrimtareve apo te feve te ndryshme vetem per ti arritur qellimet e tyre egoiste apo qellimet e armiqve tane .
    Ne qofte se doni te shihni se ēfare feje kemi ne shqiptaret ,atehere vetem te jepim nje gjiro dhe te shikojm njerezit perreth

  11. #91
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-02-2005
    Postime
    386
    O Matriks,
    mire te ka thene Cyclo,

    mos e identifiko veten me me te keqinjte.

    Eshte e vertete se kemi bere shume vepra negative te cilat me te vertete duhet ti shikojme dhe prej tyre duhet te nisim te permiresojme veten.

  12. #92
    Djali i fisit ASRA Maska e ardi_truss
    Anėtarėsuar
    15-06-2005
    Vendndodhja
    te rrapi ne Mashkullore
    Postime
    133
    cdo popull ka te mirat e te keqijat e veta.prandaj duhet ta duajme shqiperine dhe te leme korigjimet qe i bejme shqiperise dhe shqiptareve se edhe ne vete shqiptare jemi e skemi si ta mohojme.une mund te jem cfaredo lloj feje qe egziston ne bote por mbi te gjitha jam shqiptar.
    desha gjithashtu te dija nqs ju ndiheni me shume shqiptare apo "orthodokse,katolike e myslymane"?
    Qente le te lehin, karavani shkon perpara..!

  13. #93
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Eshte e vertete se kemi bere shume vepra negative te cilat me te vertete duhet ti shikojme dhe prej tyre duhet te nisim te permiresojme veten.
    Hapi i pare per t'u permiresuar eshte qe te heqesh dore nga krenaria e kote.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  14. #94
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Tipike:



    I falem Shqiptarise; vendodhja - jashte Shqiperie; mundesia per te qene ne Shqiperi - pa vize fare; largimi nga Shqiperia - me te katra. Kur kthehen - shqiptaret duhet ti degjojne, tu japin pushtetin, tu marrin mendimin, ti mbajne per superiore

    Nuk e kuptova idene ketu. Asnjeri nuk po kerkon qe kur te kthehet ne Shqiperi tu japin pushtetin e ti degjojne. Ai qe do pushtetin ri ne shqiperi dhe behet antar i FRESH ose i Rinise Demokratike. Ose studion per teologji se mos ndoshta nje dite i buzeqesh fati dhe behet ndonje peshkop. Te mos flasim pastaj per dashurine per atdheunn qe kane politikanet sidomos qeveritaret. Ajo po dashuri per atdheun. Keshtu seminaristo, nuk duket dashuria nga largesia, sepse ne fund te fundit, dikujt iu dha mundesia per nje jete me te mire dhe e shfrytezoi, dikush tjeter nuk pati nje mundesi te tille, ose ishte shume lepur per te bere nja hap te tille, dhe sot qahet se pse nuk po ecen Shqiperia perpara. Hallall patriot.

  15. #95
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nuk eshte e veshtire ta kuptosh. Shih kontekstet e postimeve te meparshme.


    Natyrisht qe une s'jam duke tu drejtuar ty. Ndoshta ti kete se kupton.



    Une nuk thashe se ne cfare distance mund te flasim per dashuri. Ma ha mendja se nuk kam nevoje te sqaroje tre milione njerez se per cfare i drejtohem une nje individi!
    Personi te cilit i drejtohet e kupton fare qarte, edhe sikur te mos bie dakort.

  16. #96
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    .........................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 13-09-2005 mė 08:51

  17. #97
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Hapi i pare per t'u permiresuar eshte qe te heqesh dore nga krenaria e kote.

    djallezia me e madhe esht ta perdoresh ket keshille kur je i mbushur me krenari te kote vete. hapi i pare esht dashuria, pastaj kur t'ja kesh hapur zemren tjetrit, atehere ke te drejte ti thuash klishe te tilla me qellim qe te marrin nej lloj kuptimi, jo pasi ti kesh gjykuar sikur je ati i shenjte. pidhuc njeri.

  18. #98
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Une ate ua kam thene atyre qe duan te degjojne. Ata qe nuk duan, le te vazhdojne rrugen....
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  19. #99
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    "nuk duan" nuk esht justifikim. Duhet ti besh ti te duan...Krishti u kryqezua per ata qe "nuk duan", ti s'paske durim te mesosh 2-3 veta ne forum, (meqe kjo esht arsyeja per te cilen shkrun)
    pastaj s'kane si "te duan", kur dy poste me siper ti i gjuan me nji bresheri gjykimesh. "kush esht pa mekat te hedhi gurin e pare". Sa per turkun "Cezarit ca i takon Cezarit", sa per motrat prostituta "e jotja esht mbreteria e qiellit", kurse sa per te gjitha ata qe ke then "fali Zot se nuk e dine se c'bejne".

    tashi qe mendohem s'kam pa kristian n'ket forum qe mos te jete i mbushur me krenari te kote...pervec disa tipave si astrit, deshmues etj, po kta sepse e kan IQ-ne sa nji lekure bananeje.

    po seriozisht, njerez si ti jan arsyeja pse jam kunder c'do feje te organizuar.

  20. #100
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    "nuk duan" nuk esht justifikim. Duhet ti besh ti te duan...Krishti u kryqezua per ata qe "nuk duan", ti s'paske durim te mesosh 2-3 veta ne forum, (meqe kjo esht arsyeja per te cilen shkrun)
    Ryder, une e kuptoj shume mire shqetesimin dhe verejtjet e tua.

    Por me lejo thjesht te te bej nje pyetje:

    A ja mbushi mendjen Krishti popullit te Tij qe ta donte Ate?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 5 prej 15 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Paradigma e Shqiptarit negativ
    Nga RaPSouL nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-10-2010, 00:26
  2. Serbėt, thikė nė zemėr shqiptarit
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 23-08-2006, 09:34
  3. Pranga nė Damask shqiptarit tė dyshuar tė Al Kaedės
    Nga Traboini nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 05-01-2006, 13:11
  4. Triumfi shqiptarit nė gjykatėn e Londrės
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2005, 06:51
  5. Feja E Shqiptarit Asht Shqiptaria
    Nga julian72 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-02-2003, 13:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •