Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Perjashtuar Maska e HELIAND
    Anėtarėsuar
    06-07-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    8

    Nje pyetje per telnet-in

    Kisha nje pyetje per telnetin.M

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Telnet eshte nje program i thjeshte me ndihmen e te cilit punon ne distance me nje kompjuter qe ekzekuton sistemin UNIX. Kompjuteri qe ekzekuton UNIX duhet qe te jete i lidhur me internetin dhe te lejoje lidhjet me Telnet.
    Per tu lidhur me nje kompjuter te tille duhet qe te dish tre gjera
    1. adresen e kompjuterit qe ekzekuton UNIX (IP address)
    2. emrin e llogarise (username)
    3. fjalekalimin (password)

    Me keto tri elemente ke mundesi qe ne kompjuterin tend te punosh me sistemin UNIX tek kompjuteri ne internet me shkallen e lirise qe ka llogaria ne fjale.

    Per me tej duhet te dish organizimin e UNIX

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Ska me holle se kaq

    Duhet qe te njihesh me UNIX, apo me LINUX qe punon ne PC.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga baobabi : 25-10-2002 mė 19:27

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-06-2002
    Postime
    12
    telnet eshte nje program i cili sherben per te krijuar nje lidhje ndermjet dy kompjuterave ne network. ky ehste nje program qe perdor telnet protokoll dhe perdor porten 23.
    shembull: ti deshiron te marresh nje te dhene(mail, file) nga nje kompjuter tjeter jo ai i joti(psh nga kompjuteri i shkolles). per te ralizuar kete njera mundesi ehste te perdoresh telnet. dmth telneti te ben lidhjen ndermjet kompjuterit ku popunon edhe kompjuterit nga i cili ti kerkon dicka(te dhena te ndryshme).

    telneti nuk ka te beje me OS te cilin ti apo remote computer perdor. dmth mund te lidhesh me telnet nga kompjutera me OS te ndryshme ne kompjutera me OS te ndryshme...psh..
    win---- telnet ----- unix
    unix --- telnet --- win
    unix --- telnet --- unix
    win ---telnet -- win
    nuk e di mire per mac po kam pershtypjen se edhe ne mac duhet te eci normal.
    si funktionon telnet???
    nga UNIX/Linux kompjuter: nga terminali krijon lidhjen per ne kompjuterin qe do dhe per te krijuar nje lidhje te dueht te dish adresen e kompjuterit me te cilin ti deshiron te lidhesh. dhe shkon keshtu: prompt$ telnet adress (ku adress do jete IP adresa e kompjuterit me te cilin do te lidhesh) me pas do te kerkohet te identifikohesh pra pervec adreses te duhet te kesh edhe nje account ne kete kompjuter. pra nje username dhe nje password. dhe nese i ke keto krojohet lidhja me kompjuterin tjeter.
    nga Windows kompjuter: kliko Start/ Run dhe shkruaj telnet adress dhe pastaj procedura eshte e njejte .

    nuk e di nese te ndihmoi sado pak por ke info ne interent sa te duash per telnet apo per mundesi te tjera per te krijuar nje connection me nje remote computer si psh nepermjet SSH(Security Shell)
    kalofshi mire

  5. #5
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    MacOS 10.2 me te cilin punoj e ka te integruar ket funksion pa pas nevoje per instalim te nje programi special, Transmit psh (s'di a eshte per PC). Kam shkembyer te dhena me nje komp tjeter, gjithashtu mac, per PC se di, por mendoj qe ecen. E rendesishme eshte dhe lidhja qe ke ne internet, nga do te varet shpejtesia e transferit te te dhenave, si dhe madhesia e fishiereve per te shkembyer. Me modem klasik nuk ja vlen nje gje e tille.

  6. #6

    Exclamation Jashtezakonisht i pakeshillueshem!!!

    Heliand,nuk ta keshilloj perdorimin e telnetit si fillestar qe qenke pasi nuk eshte aspak i sigurte,informacionet qe ti kalon me ane te telnetit jane aspak te kriptuara. Mundohu te perdoresh protokolle si SSH1 dhe SSH2 qe i kriptojne te gjitha informacionet e tua(username dhe password). Te keshilloj programe si putty ose securecrt ku ke mundesi te zgjedhesh midis protokolleve te ndryshme. Gjithe te mirat.
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet nė Bllog
    17
    Sic thote edhe majemy, telnet eshte i pakeshillueshem nga ana e sigurise pasi eshte nje program i vjeter qe nuk e inkripton informacionin e llogarise qe dergon dhe merr nga serveri. Kjo hap nje dritare per hackers qe te mund te kapin packets qe ti i dergon serverit dhe duke i lexuar ato, mund te fitojne akses ne makinen tende.

    Te rekomandoj te perdoresh SSH(secure shell) ose putty. Telnet duhet te mbyllet si program ne cdo server.

    Qe te perdoresh telnet nga windows:

    Start - Run - telnet - open domain.com - fut emrin - fut fjalekalimin - hyre ne server. Qe ta mbyllesh lidhjen, jepi komanden exit.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Ju na habitet me sigurine e madhe qe kerkoni, a thu se jeni CIA, po ta zeme qe dikush hyn ne kompjuterin tuj, si thoni ēfare do te zbuloj, emrin e gjyshit apo te gjyshes, apo sekretet e shqiperise, haha.
    Pastaj ju kujtoni se Hackersat s'kane pune tjeter po te merren me PC e botes, alla alla.

  9. #9
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    me duket se ka pak rrezik ornament!!!
    psh imagjinojme kete skenar:
    Ti je student dhe ne universitet ke nje konto per te punuar. Supozojme gjithashtu qe lidhesh rregullisht me ane te telnet-it nga shtepia. Duke qene qe telnet transmeton 'user name' dhe 'password' te pakriptura atehere ēdokush qe 'pergjon' diku ne hyrje te 'gateway' te universitetit ka mundesi ti marri dhe ti lexoje. Qe nga ky moment ky person ka mundesi te marri identitetin tend duke u lidhur ne konton tende. Supozojme qe ky person do te fusi nje tip te ri virusi ne rrjet (apo te nis nje 'sulm' ndaj ndonje siti) dhe per kete shfrytezon konon tende. Problemi eshte se nga ana ligjore je ti 'autori' i ketij veprimi dhe je ti qe duhet te pergjigjesh e do marresh pasojat mbi kurriz!!!! Nuk e di se ē'parashikon ligji amerikan per kete rast por jam i bindur qe nqs nuk ke prova per te vertetur se te kane piratuar konton pasojat duhet te jene te renda per ty!!!

    Albo ka te drejte qe telnet duhet te bllokohet nga administratori ne menyre qe te shmanget ē'do perdorim i tij nga persona qe nuk jane te vetdijshem per rrezikun! 'ssh' eshte nje alternative e sigurt, por shume pak vete e perdorin, fatmiresisht per hacker-et :-) (te cileve vertet nuk u intereson emri i gjyshit apo gjyshes tende).
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  10. #10
    Perjashtuar Maska e HELIAND
    Anėtarėsuar
    06-07-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    8
    Ju falenderoj te gjithve.Nje dite isha ne chat dhe duke folur me nje turk ai harriti qe te me gjente passin time dhe te disa kanaleve te mia.Pyetja qe i bera ishte se me cfare i gjeti.Dhe mu pergjigj me tel net.Dukeqene qe sdia asgje per kete program,vendosa te hap nje teme ne forum,per te mesuar me shume per kete program.Tashme,me te dhenat qe me dhate,mendoj se qenka shume i rrezikshem pasi te tjeret tu fuskan ne pc dhe mund te bejne qef aty brenda.Ju falenderoj te gjithve qe moren mundimin dhe shkruajten ne kete teme.Gjithe te mirat.

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,327
    Postimet nė Bllog
    17
    majemy, provo te administrosh nje server si ky qe mban forumin, dhe ke per te pare se cdo te thote "probleme sigurie".

    Serveri skenohet per porta te hapura mesatarisht 150 here ne dite dhe sulmohet me DOS apo forma te tjera 3-4 here ne jave.

    Perpara se te instalosh nje firewall, hapi i pare eshte mbyllja permanente e telnetit dhe instalimi i sshd.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  12. #12
    Dashuria te verbon Maska e shakespear
    Anėtarėsuar
    26-06-2002
    Vendndodhja
    aty ku fillon gjithcka jam une
    Postime
    17
    edhe une jam shume dakort me ALBON pasi trasmetimi i paketave protokoleve ne menyre te pa kriptuara eshte nje torte e gateshme te personave qe jane ne pergjim edhe ju siguroj qe nuk jane pak personat qe merren me pergjimet e gatewayve si mund te jesh i sig ne telnet kur ke nje access/acount ne nje server edhe informacionet qe ti percjell jane shabllon duke ditur qe pass edhe username qe ti perdor jane ne gjendie normale edhe jane te dukshme nga dikush qe eshte ne pergjim.mendo pastaj se c fare eshte ne gjendie te beje tjetri me ate acount qe ke edhe ketu jo se ka nevoje per emrat e gjysheve apo te gjysheve por vetem ideja e nje personi te afte te ngarkoje ne nje server virus me anen e nje acounti qe nuk eshte i tije eshte goxha e rrezikshme. pra edhe une keshilloj nje perdorim te ssh-se eshte me e sig. me respekt shakespear
    te jetosh pa pasur mendien se cfare thone te tjeret

  13. #13
    Perjashtuar Maska e SSALB
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Royal Leamington Spa, UK
    Postime
    107
    Heiland

    Sic e shpeguan dhe parafolsit Telnet eshte program shume i vjeter, megjithate ka akoma perdorim te gjere sidomos ne firmat e medha, organizata dhe univeristete te cilat kane lidhje network dhe perdorin Telnetin si baze te e-mailit te tyre. Telneti do shume kohe te shpjegohet, megjithate per te te dhene nje ide te pergjithshme si duket po te jap nje adrese dhe password per te te trguar si funksionon.

    Pasi te kesh lidhur internetin:
    1. Click Start, pastaj Run
    2. Shkruaj (fjale per fjale ): telnet leofric.coventry.ac.uk
    3. nje window e re do hapet me fushe te zeze dhe do te te kerkoje login: aty shkruaj: ak10 (me shkronja te vogla)
    4. password: shkruaj: orbit24 (me shkronja te vogla)
    5. Pasi serveri te kete konfirmuar login do te te nxjeri disa rreshta dhe se fundi shenjen $ aty shkruaj pine.
    6. Serveri do kerkoje te verifikosh dhe nje here login dhe password, shkruaji perseri
    7. Nese nuk ti pranon heren e pare shkruaji disa here deri sa serveri ti pranoje.

    Pasi serveri i ka pranuar do jesh futur ne serverin e e-mailit te Universitetit te Coventrit. Ne kete rast Telneti perdoret te "hosti" programin Pine i cili kontrollon e-mailat e cdo studenti, puntori apo profesori ne kete univ. Nepermjet telnetit personat qe kane e-mail ne kete univ mund te perdorin programin Pine per te pare e-mailat pavaresisht nese qofshin ne kompjuterat e salles se univ apo ne Japoni apo cdo ane te botes (ne kete menyre studentat nuk jane te kufizuar ta shofin e-mailin vetem kur jane ne universitet-sic kish qene me pare). Sic e thane dhe parafolist Telneti eshte shume i dobet dhe jo i sigurt, keshtu qe nese je i afte mund te gjesh llogarite e shume perdorusve te atij serveri.

  14. #14
    Titulli Personal Maska e Sentinus
    Anėtarėsuar
    05-12-2002
    Vendndodhja
    c:\sytem volume information
    Postime
    129
    Miredita

    Telneti eshte aplikacion qe ben te mundur komunikimin midis dy endpointeve, ku endpoint eshte nje host dhe nje porte.
    Telneti vetem ben te mundur dergimin dhe marrjen e komandave asgje me teper .

    Porta default eshte 23 .Me telnet mund te kontrollosh edhe emailin duke i specifikuar telnet host 110 dhe mund te futesh ne cdo porte te hapur tjeter .

    Sa per sigurine e nje serveri :
    NJe server i sigurte eshte ai server qe eshte i futur 10 metra nen toke ,pa karte rrjeti ,pa porta seriale ,pa karte zeri ,pa maus ,pa tastiere shprehje e thene nga red hat man .

  15. #15
    ak47
    Anėtarėsuar
    16-05-2002
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    14
    Heliand,

    Desha to shtoja se ka programe qe rregjistrojne te gjitha paketat e komunikimit ne "network", dhe jane te afte te marrin identitetin dhe fjalekalimin kur perdoret ne telent.
    Kete e kam pare duke perdorur Sniffer Pro program, duke bere telnet ne Cisco routers.
    Perpiqu te imagjinosh nese dikush ka identitetin dhe fjalekalimin e " your productions routers - internet gateways" dhe e kupton se sa i pasigurte telnet-i eshte.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    toronto
    Postime
    6
    me fale te tjera cfare njerezit duan te te thone eshte qe eshte shume me e lehte te brute force nje kompjuter duke perdoru telnetin pasi eshte si port e hapur midis dy kompjuterave..
    me e thjeshte per tu futur ne formacinet private qe ke ne komputer..thjesht IP te duhet

Tema tė Ngjashme

  1. Prifeterinjte Pyesin Hoxhallaret Pergjigjen
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 07:33
  2. Del nė shitje "Njė dosje pėr Kadarenė"
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 01:53
  3. C'far pyetje duhet te beni!
    Nga Noerti nė forumin Lojra dhe rebuse
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-08-2004, 19:00
  4. Pyetje shkencore , por
    Nga Anton nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 03-07-2004, 02:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •