Prostitutė pa dashje
Novelė
Diskoja nė fundrrugėn e Dibrės, pak kohė kishte qė ishte hapur. Dita e ngrohtė e majit, qė ēdo njėzetekatėr orė vendoste ti merrte minuta natės, e pa tė udhės ta ndalonte grabitjen ndaj antipodes sė saj. Madje, njerėzit, qė nxitonin nė hallet e tyre disi tė mjegulluar nga vapa, as qė do ta kishin vėnė re kėtė luftė tė ftohtė ditė-natė, nė qoftė se dritat e para tė dyqaneve anės trotuareve nuk do tė ishin hapur.
U ndezėn edhe dritat e diskos. Fillimisht, dy neonet e vendosura mbi portėn e drunjtė e zbukuruar nga gdhendje formėndryshme, nė dy anėt e sė cilės dy luanė, po tė drunjtė, kishin ēapėlyer gojėn, duke parandjerė ēmendurinė qė i pret vizitorėt. Njė shirit me llambushka, me funksionim rė-lė, , qė fillonte tri metra larg portės, ngjitur me trotuarin, bėnte njė kapėrcim sipėr saj dhe mbaronte pėrsėri anės trotuarit, nė skajin tjetėr.
Dy vajzat qė shushuritnin nė mesin e dy zgjatjeve llambushkore, hezitonin tė hynin. Por, kur nata, vendosi tė mos i lėshonte mė asnjė minutė ditės, gjė qė e miratuan ndezja e disa dritave, nė disa apartamente tė pallateve pėrreth, ato hynė.
Elona hodhi sytė e drojtur nė sallėn pothuajse tė zbrazėt. Tjetra, bjondja, dy gisht mė e gjatė, qė nga siguria e ecjes dukej se nuk e kishte pėr herė tė parė, e drejtoi tė uleshin nė njė tryezė, nė fund tė sallės.
Do rrimė shumė, pyeti Elona shoqen.
Sapo erdhėm! Ende ska filluar... , sėshtė mbushur. . - dhe ndezi njė cigare.
Ti do, i afroi ajo paketėn.
Apa... pa... pa... , - largoi tjetra tymin me dorė.
E di, qė kur tė plakesh, do tė jesh pėrsėri e bukur?- e pyeti bjondja, qė quhej Elsa.
Jo!
Kur largove tymin me dorė, pėr njė ēast flokėt e tua tė zeza tė fshehura pas tij, mu dukėn tė thinjura.
Ashtu?- u duk sikur u ēudit tjetra e cila nuk po e shpjegonte dot ankthin qė ndjente, nga zbrazėtia e sallės, apo nga pritja pėr mbushjen e saj. Tė dyja kundėrshtonin njėra tjetrėn.
Si mund tė ndjesh ankth nga dy gjėra tė kundėrta me njėra tjetrėn? -pyeti ajo Elsėn.
A? - bėrtiti tjetra, sikur ta kishin pyetur pėr largėsinė e ndonjė galaktike.
Nuk e di se ēfarė mė tremb! -tha ajo.
E panjohura pohoi me siguri tjetra.
Ēfarė?- i tha Elona, mė tepėr me njė pyetje sqarim vazhdues, sesa moskuptues.
E reja! -vazhdoi tjetra. -Kjo cigare qė tė mbyti ty, dikur mė ka mbytur edhe mua. . , mė ka trembur.
Pse e pi atėherė?
Qė tė largoja frikėn. E mėsova dhe tani nuk trembem.
Sa herė qė trembesh nga diēka pėrqafon frikėn dhe e mbyt atė?
Pothuajse!
Nė qoftė tė del pėrpara ndonjė luan, do tė luftosh derisa ta mundėsh e tė tė dali krejt frika?
Shoqja qeshi me kėtė pyetje tejet naive tė tjetrės dhe nuk denjoi tė pėrgjigjej, veēse nxori pak majėn e gjuhės pėr tė treguar se si jepte rėndėsi.
Mė duket se ca sy luani po tė kėrcėnojnė pesė tryeza larg tonės, nė tė djathtėn tėnde - i tha ajo.
Elonės iu kthye pėrsėri ankthi. Nuk donte ta shihte atė luanin! Ankthi nuk iu pakėsua. Duhej ta shihte qė ta thynte atė. Duhej trembur frika. Si Elsa. Lėvizi pak karrigen kur u ēua gjysmėndenjur nė tė, a thua se dystonte fustanin nga rudhat e krijuara nga ulja. U mundua tė shihte nė hapėsirėn e krijuar nėn sqetull. Aty e pa edhe ai luani! U ul. Pėr njė ēast mendoi se iu largua ankthi. Ndoshta ngaqė ato nuk ishin sy tė uritur luani, por tė urtė, tė ngopur. Ankthi iu kthye pėrsėri. Pikėrisht se sytė e luanit ishin tė ngopur. Pra, nuk ishte i egėr... nuk ishte luan!
Akoma skanė ndėrmend tė fillojnė, po na zė gjumi, -tha Elsa e mėrzitur pėr orkestrėn, qė nxirrte disa tinguj pa kuptim e tė shkėputura njėra nga tjetra.
Pas disa minutash tingujt u lidhėn nėn ritmin e njė rroku tė fortė e shpėrthyes, qė me tonet e larta e harbute ndaj qetėsisė sė sapoprishur, lajmėruan pėr mbretėrimin e tyre disa orėsh. Askush nuk u ēua, a thua nuk ishin bindur ende pėr ardhjen e ēastit tė pritur.
U bindėn. Fillimisht u ēua njė ēift nė tavolinėn pranė portės. Radhėn e dytė e pėrfaqėsuan njė grup djemsh e vajzash, qė dukej se i pėrkisnin njė shoqėrie. Kėta, njėherėsh me fillimin e kėrcimit, nisėn tė qeshnin. Me siguri, gjithnjė kur vallzonin, qeshnin. Sė treti... u ngritėn pothuaj tė gjithė.
Tundu nėn ritmin e muzikės. Si unė... si tė tjerėt, -i jepte kurajo Elsa Elonės.
Ha, ha, ha, - qeshi tjetra pėr ti dhėnė zemėr vetes.
Asnjė nuk tė sheh, mė kupton, asnjėėėė... -pėrpiqej tjetra pėr ti dėrguar zėrin duke ēarė tingujt e fortė.
Elona u tund. E kishte kapur frikėn dhe po e mbyste. Peshonte herė mbi njerėn kėmbė e herė mbi tjetrėn. Kur u bind se lėvizjet e tyre kishin hyrė nė rezonancė me muzikėn, nuk ndjeu mė ankth. Kishte bėrė si Elsa! Elsa dinte ēbėnte! Ajo ishte moderne, por jo e shthurur. Ajo nuk do tė pranonte kurrė tė kishte njė shoqe tė shthurur! Moderne ... po!
Sa tė bukura dritat! Sa e bukur muzika!
Elsa i ktheu kurrizin duke i bėrė shenjė, qė ta ndiqte edhe ajo, pėr tė kėrcyer shpinė mė shpinė.
Ti kėrcen shumė bukur, -i tha Elona shoqes.
Ēfarė? -ulėriu tjetra.
Kėrcen shumėėė... bukuuuur!
Edhe ti kėrcen bukur! -i tha njė zė pranė veshit.
Luani! Nuk e kapi ankthi! As dėshira pėr ta dėgjuar pėrsėri atė zė. Vetėm kureshtja.
Elsa iu kthye pėrballė. U kthye edhe ajo.
Cili ėshtė ky?-e pyeti ajo Elonėn me tonin e kujdestares.
E ke marrė nė patronazh? -qeshi si pa djallėzi ai ky-ja.
Ēdo, - i bėri karshillėk tjetra.
Tė vallėzoj me shoqen tėnde pa mbikqyrės. Tė vallėzoj kėshtu me kėdo!
Unė nuk mbikqyr! -iu pėrgjegj Elsa thatė.
Atėherė po kėrcej!
Sigurisht.
Orkestra filloi njė tango tė vjetėr.
Tė pėlqen? -pyeti djali Elonėn.
Po!. . Ty?
E mirė!. . E ka pasė vallėzuar gjyshi im dikur!Ndoshta me gjyshen tėnde!
Gjyshja ime nuk dinte tė vallėzonte tė tillė muzikė.
Nuk e linte yt gjysh tė kėrcente? Ishte fanatik?- pyeti ai mes tė qeshurave, me sigurinė qė kanė disa djem pėr tu dhėnė rrugė bisedave.
Nuk e di, -buzėqeshi ajo.
Shoku i tij i tavolinės, qė kėrcente me Elsėn, e thirri Andi! Pra ky luani ishte Andi. Nuk ishte shumė i gjatė, disa gishtrinj mbi Elonėn, por me shpatulla tė gjėra dhe trup tė lidhur. Prandaj, mbase asaj i dukej i gjatė. Nuk e dinte, nė tė gjithė djemtė me tė tillė siluetė dukeshin kėshtu tė gjatė!
Shkon nė gjimnaz? -pyeti sėrish tjetri.
Po! Sivjet mbaroi maturėn.
Ke dėshirė tė vazhdosh studimet, - pyeti ėmbėl, a thua se e dėshironte vėrtetė njė pohim.
Po!
Sa pak fjalė thua! Megjithatė, mė duket sikur thua shumė. Kur tė pashė pėr herė tė parė qė nga tavolina ku isha ulur, mu duk se tė kisha parė diku. Nė tė vėrtetė ėshtė e para herė qė tė shoh! Nuk tė ka ndodhur edhe ty ndonjėherė kjo?
Nuk e di! - tha vajza.
Do tė thuash qė nuk je e sigurtė?
Mbase!
Ai e rrotulloi nėn refrenin e kėngės qė kėndonte njė nga djemtė e orkestrės. Ishte mallėngjyese dhe fliste pėr ikjen e njė emigranti dhe ankthin e vajzės qė e priste tė kthehej.
Andi psherėtiu!
Nuk tė pėlqen? -i tha Elona.
Nuk e di, mė trishton... Edhe unė jam emigrant.
Ah, ... -tha ajo me keqardhjen e lėndimit, qė mund tė shkaktoi tek tjetri. -Nė ēvend ke emigruar?
Nė Greqi!
Kam njė kushėri tė parė atje, mbase njiheni!
Athina nuk ėshtė rruga kryesore e lagjes ku ti banon dhe njerėzit nuk bėjnė xhiro si nė bulevardet e qyteteve kryesore shqiptare!
E di! Ka shumė makina, njerėz, drita. .!
Befas korenti u pre dhe dritat e lokalit u fikėn. Kitarat elektrike pushuan, ndėrsa tingujt e njė fizarmonike vazhduan pėr inerci muzikėn. Pushoi sė kėnduari edhe djali, qė njėkohėsisht i binte njėrės prej dy kitarave, pikėrisht nė fjalėt e vajzės, qė dyshonte se harresa e tė dashurit, kishte tė bėnte me... ndonjė tjetėr vajzė..., atje... nė kurbet.
Atje nuk priten dritat, - i foli Andi pranė veshit.
Elonės iu kthye ankthi. Afėrsia e tij nė errėsirė e shqetėsoi. Shpesh herė djemtė, si pa dashje i afronin vajzat aq afėr, sa gjoksi i tyre gati sa scikte atė tė tyre.
Ai nuk e afroi. Madje edhe gjatė vallėzimit nuk pati bėrė asgjė tė tillė. As gishtat nuk ia pati vėnė mbi mbėrtheckat e sytjenave, si pėr tė luajtur me to, si me tastiera.
Elona! - dėgjoi Elsėn.
Kėtu jam, -tha ajo dhe u lėshua nga duart e Andit.
Mendoj tė ulemi, skemi ēbėjmė tjetėr. Si thua ti? - iu drejtua Elsa djalit, me tonin midis ironisė dhe mirėsjelljes, qė karakterizon zakonisht vajzat ēapkėne.
Sigurisht, nuk ėshtė nėn patronazhin tim - ia ktheu ai, me tė njėjtėn mėnyrė.
Tjetra qeshi vetėm me cepin e buzės. U ndezėn disa qirinj.
Tė recitojmė Naimin, - tha dhe ndezi njė tjetėr cigare.
Nuk di si ti kalojė orėt njeriu i gjorė. Nė socializėm me zor tė linin tė shkoje nė mbrėmje vallėzimi, sot tė lėnė tė shkosh ku tė duash. Kėrce sa tė plasėsh, tė thonė! Plas nė errėsirė! - dhe lėshoi njė shtėllungė tymi.
Elona ndoqi gati fshehurazi lėvizjen e mjegullės tymore dhe kur ajo mbuloi pamjen e tryezės ku ishte ulur... Ai ... Andi, me shokun e tij... E pa! Edhe ai po e shihte! Mbase kishte kohė qė e vėshtronte, por ajo nuk mund ta shihte pa tym, do me thėnė prapa tymit. Pėrsėri ndjeu ankth. Ai e trondiste sa herė qė shoqja tymoste. Pastaj e shtypi cigaren me forcė mbi tavėll. Nė qoftė se gjarpėrit i shtypej koka, ajo e shtypte cigaren nga menderja.
Kurse ajo, Elona, nuk ishte nė gjendje tė shtypte asgjė. As frikėn, dyluftimin mes dėshirės pėr ta parė tjetrin dhe gjoja mos interesimit pėr tė! Do ta shtypte! E shtypi! Oh ... Ai kishte ikur. Kishte pritur mė kot se mos ajo budallaēka do ta shihte njė ēast.
Provinciale mbete, shau veten. Kaq vjet qė kishin zbritur nga Lezha nė Tiranė dhe asaj nuk iu nda ajo drojtjeje prej fshatareje. Kjo e fundit ishte sharja mė e rėndė qė mund ti thoshte vetes. Lėndimi mė i madh, qė mund ti bėje njė vajze, tė ardhur sė fundi nga rrethet nė Tiranė, ishte kujtimi i origjinės sė saj.
Kurse Andi nuk e pati lėnduar fare, as nė errėsirė dhe as nė dritė, kur kėndohej kėnga e kurbetit.
Dritat erdhėn! Andi ... jo!
Elsa u ngrit tė kėrcente me njė djalė, qė siē tha, e njihte qė nga fėmijėria, kur kishte banuar dikur tek pallatet e Lanės. Qeshnin me zė! Me siguri kujtonin fėmijėrinė. Elsa gjithnjė me zė qeshte. Madje edhe mendimet donte ti thoshte mė zė.
Ndjeu qė dikush po e shihte, nė fund tė lokalit. E pa! Nuk ishte Andi! I ktheu shpinėn. Tjetri nuk erdhi.
Ishte ora e tretė e mėsimit. Dielli i transferoi rrezet nga banga e fundit ku ulej Elsa, nė atė tė parafundit, ku gjendej Elona. Pothuaj tė gjithė nxėnėsit pranė dritareve ndiqnin ndeshjen e volejbollit tė klasės paralele, nė njė nga qoshet e kėndit sportiv tė shkollės. Sapo mėsuesja kthehej nga klasa pėr tiu shpjeguar ushtrimet e trigonometrisė, aq herė e tėrhiqnin ata shikimin nga jashtė, duke e ndjekur me interes! Kthimi i shpinės sė saj klasės, ndiqej nga automatikisht me kthimin e tyre ndaj dritares, nė njė kėnd gati gjashtėdhjetė gradė.
Njė raketė letreje ngeci nė flokėt e Elonės. Ajo e la ndeshjen e volejbollit dhe u pėrpoq tė gjente me sy dėrguesin. Nuk e gjeti! Leximi i letėr-anijes do ti zbulonte vetėnisjen e saj. Skishte fjalė. Ishte njė ekuacion me pesė tė panjohura. E zgjidhi. E njohu! Tė dua, shkruante kapiteni misterioz.
Kush kishte guxuar tė bėnte shaka? Shok apo shoqe?! Sytė e saj radar kėrkonin. Nė rreshtin e bankave pranė murit, iu zgėrdhi fytyra e Besimit. Mbi anėn e pashkruar tė anijes, ajo shkroi pėrgjigjen me pesė tė njohura: Gomar!
E nisi. Ajo qėndroi mbi bankėn e Besimit, sė bashku me vėshtrimin e mėsueses. Takat kėrcitėn katėr-pesė herė deri nė bankėn e djalit dhe ajo buzėqeshi si djallushkė me pėrmbajtjen e saj. Duke menduar se po i bėnte lėshim tė riut me mos-leximin e saj para shokėve, i tha vetėm:
Vėrtetė je i tillė?
Mėsuesja ishte e re dhe si shumica e simotrave tė saj, nėpėrmjet shprehive tė zgjedhura pėrpiqeshin tė dukeshin sa mė tėrheqėse nė sytė e nxėnėsve.
Besimi e lexoi, pasi ajo ia hodhi mbi bankė, si diēka tanimė tė pavlerė. U nervozua dhe e shikoi Elsėn egėr. Ajo ia ktheu me ėmbėlsi tė shtirur dhe tolerancėn e njė fituesi tė pėrhershėm.
Veshėt llapushė tė djalit ishin skuqur dhe dy tufa flokėsh tė lėpira me llak sipas modės sė fundit, i ngriheshin mbi kokė.
Ndėrkohė nė klasė po pėrhapej e vėrteta mbi pėrmbajtjen e letrės dhe ēdo njėrin qė e mėsonte atė e kapte njė murmurimė e qeshure, e cila si valė e lehtė deti kalonte nga banka nė bankė.
Ra zilja dhe dallga e nxėnėsve u sul drejt derės gati pėr ta shpėrthyer atė.
Ēia punove, -i tha Elona duke ecur nė drejtim tė kangjellave rrethuese tė oborrit.
Elona!-ia nguli sytė tjetra, teksa u mbėshtet tek kangjellat, si pėr tė fituar siguri pėr ato qė do tė thoshte.
Ēfarė?
Dua tė iki!
Ku? -gati sa nuk ulėriu tjetra.
Elsa ikte gjithmonė ku tė donte. Por kjo ikje kaq e menduar, iu duk shqetėsuese. Pse e mendonte, dukej se ia kishte frikėn. Siē dukej, pėrgatitej ta kapte pėr ta zbuar atė.
Para se shoqja tė pėrgjigjej, Elona e pyeti pėrsėri, si pėr ti dhėnė kohė ta mendonte kėtė ikje trembėse.
Ku?!
Nė Itali, -tha Elsa dhe shikoi jashtė kangjellave, ku ajri dridhej nėn nxehtėsinė e diellit dhe tė dukej se rruga ishte pėrmbytur nga ujra tė papritura.
Nė Itali?! -thirri fort shoqja.
Po, nė Itali! Ja ku ėshtė... Nuk ėshtė nė Polin e Veriut -dhe tjetra tregoi me dorė pas hekurave, pas det-ajrit tė dridhshėm, sikur Italia tė gjendej nė trotuarin pėrballė, atje ku dyqanxhinjtė, sikurse banorėt e pallatit mbi ta, mallkonin shekullin e elektronikės... pa drita, pa ujė.
Me kė dhe si do tė ikėsh?
Me time motėr. Ajo ka marrė sonxhornon. Do tė mė nxjerrė edhe mua vizė e kur tė vijė nė verė, me tė shoqin, do tė mė marrė me vete.
Mamaja ka filluar tė qajė qė tani. Im atė i thėrret Enver Hoxhės tė ngrihet nga varri e tė mbyllė kufijtė, qė tė kthehen tė gjithė shqiptarėt nga bota. Ėshtė nishan fare! Deri dje e shante pikėrisht pse mbylli kufijtė.
E ēdo tė bėsh atje?
Do kėrkoj punė dhe njėkohėsish do vazhdoj njė kurs pėr kozmetikė. Nė qoftė se njė ditė arrij tė rregullohem siē dua, pėr shembull, tė hap njė dyqan timin, do tė tė marr edhe ty. Veēse, nė qoftė se do tė kesh ti fat mė tė mirė se unė.
Atėherė do tė tė marr unė ty!
Tjetra e pėrqafoi. Elonėn e shqetėsoi ai pėrqafim. Iu duk si parathėnie e ndarjes sė lajmėruar.
Sikur po ikėn tani, - i tha duke larguar kujdesshėm nga vetja.
Nuk e di saktė se kur do nisem, por nuk do ndahem me asnjė.
Pse?
Nuk mė pėlqejnė ndarjet. Do tė nisem, siē nisem ēdo mėngjes pėr nė shkollė, me mendimin se pas disa orėsh do kthehem pėrsėri. Nuk i duroi dot mallėngjimet e tė tjerėve. Do fillojnė tė qajė tezja, hallat, daja. E di shumė mirė se ēdo mė thonė. Tezja do mė kujtojė copėza nga fėmijėria ime, daja se si mė shkulte dhėmbėt e qumėshtit mė fije tė lakuar, halla sa do nisė tė flasė... nuk flasė dot, ndėrsa i shoqi i saj, ai rrypi, do mbajė leksione mbi kapitalizmin e socializmin.
Me mua do tė takohesh?
Tė thashė me asnjė.
As me mua?! shqeu sytė Elona.
Aq mė tepėr me ty!- tha tjetra dhe nxitoi tė futej brenda, para se dezhurni i radhės tė mbyllte derėn.
Atė vit mė shumė se kurdoherė, Adrianit i ishte mbushur mendja se ishte i pafat. Pafatėsia e vetes nuk kishte mė atė rėndėsinė qė mbart kjo shprehje, kur ēdo njeri, pasi nuk arrin diēka qė dėshiron shumė, e pėrfshin veten nė kategorinė e njerėzve tė tillė. Mbi shpinė, tanimė nuk mbartėte vetėm fatin e tij.
Teksa hapnin kanalin ku do tė vendoseshin tubat e ujit , u pėrpoq tė kujtonte se kur e kishte ndjerė pėr herė tė parė veten tė tillė. Kur kishte mbaruar tetėvjeēaren, mbase atėherė kur prindėrit vendosėn ta ēonin nė shkollėn ushtarake Skėnderbej, pėr tė lehtėsuar gjendjen ekonomike tė familjes. I vėllai, mė i madh, akoma nuk kishte mbaruar studimet e larta, pėr Financė. Njė pjesė tė tė ardhurave tė familjes dėrgoheshin pėr tė. Dy motrat e vogla binjake, gėnjeheshin akoma me fustanet e bluzat e njėra-tjetrės, hiq njėra, laj e vish tjetra, e kėshtu me radhė. Atij i kishte rėnė fati i kurbanit. Kishte ndjerė zili pėr tė madhin, megjithėse e donte dhe e adhuronte qė nė vogėli. Me kėtė zgjidhje tė prindėrve, ishin vrarė dy zogj. Edhe me shkollė e bėnin djalin, edhe para nuk paguanin. Kur tu vinte radha dy tė voglave, vėllezėrit do tė ishin nė punė dhe do ndihmonin nė arsimimin e tyre. I kishte ardhur tia fuste mureve me grushta! Rrobja e blertė, pėrveē qėndrimit Gati-tu!!
, do ta kufizonte edhe nė njohjen me vajzat. Dihej, qė ato nuk parapėlqenin dhėndurė tė tillė, qė gjithė jetėn ishin me rroba krahėve! Pas mbarimit tė shkollės, kushedi se ku do ta syrgjynosnindhe pėrveē vėshtirėsive tė zanatit, do ti duhej tė gjente bashkėshorten e duhur.
Ditėn qė do tė nisej pėr nė Tiranė, prindėrit kishin mbledhur tė afėrmit nė darkėn e pėrcjelljes. Midis dollive, nė adresė familjare dhe partiake, dėgjoi xhaxhanė tė ngrejė gotėn pėr ushtrinė popullore.
Rroftė dhjetė korriku!- kishte thirrur ai me entuziazėm.
Gotat me lėvizje tė prera ishin takuar nė qendrėn e tryezės.
Ai nuk po ikte ushtar! Po tia thoshte kėtė xhaxhait, ai do i pėrgjigjej se i gjithė populli ishte i tillė, aq mė tepėr ai, qė do tė pėrgatitej pėr tė komanduar ushtarėt. Kurrherė si atė natė, nuk kishin folur aq mirė pėr tė, Adrianin. Dėgjonte pėr veten cilėsi tė tilla, tė cilat nuk dinte se i mbartte. I zgjuar, trim, e ardhmja e atdheut, i dalluar... etj... etj. . . , tamam si fund-dėftesat e tetėvjeēares. Madje edhe kur ndėrroheshin mėsuesit kujdestarė, ato fjalė pėrsėriteshin njėlloj, a thua se ato ia linin amanet pėrshtypjet njėri-tjetrit.
Iu duk sikur i kishte ardhur fundi i jetės. Nuk donin ta pėrcillnin me fjalė funeralesh. Ishte i ri. Donte tė shkonte nė mbrėmje vallėzimi, ta pėlqenin gocat, por pa rroba ushtarake. Vitin e parė bėri si bėri, duroi. Tė dytin, vendosi tė mbetej nė klasė dhe nė tri lėndė: matematikė, fizikė dhe gjuhė.
Pėrsėri u mblodhėn tė afėrmit. Pėrmbledhjen e hidhur, qė zakonisht thuhej nė fund, xhaxhai e kishte thėnė qė nė fillim.
Ata kishin pritur, qė tė mblidheshin pėr atė Adrianin, me gėzim, pas shtatė vjetėsh. Prapė kishin ndėrmend tia fusnin. Shyqyr qė ajo shkollė kishte vazhdim tė stėrgjatė dhe atėherė do ta zgjasnin tavolinėn me ato dy kanatet e vogla tė drunjta, qė paloseshin nėn tė.
Por ata nuk e kishin pasė ditur qė biri dhe nipi i tyre, kishte pasė qenė i tillė e i kėtillė... dhe kėtu renditeshin njė sėrė cilėsish, qė ai vetė nuk e dinte qė i kishte mbajtur tė fshehura. Ishte me njė fat tė papėrcaktuar.
Qė tė ndihmonte nė ekonominė e familjes, u regjistrua nė gjimnaz natėn dhe ditėn filloi punė nė uzinėn mekanike. Familja nuk do shqetėsohej pėr arsimimin e fėmijėve. Tanimė ndihmonte edhe me tė ardhura. Cilėsimet fisnore pėr tė u zbutėn, duke qėndruar nė njė mesatare konstante, deri para dy vjetėsh, kur 1997-ta, e detyroi tė merrte rrugėn e Greqisė...
Ardo! -i foli Bujari, lėre trapanin dhe eja mė ndihmo tė shkarkojmė tubat nga kamioni.
Ishin ditėt e para tė majit dhe nė mesditė dielli digjte. Muajve tė dimrit, ndillnin verėn tė vinte sa mė shpejt dhe verės uronin mbarimin e saj njė orė e mė parė. Pranvera dhe vjeshta ishin bėrė pothuaj tė pakapshme. Njerėzit e sidomos femrat, ankoheshin se nuk arrinin tė provonin garderobėn e kėtyre dy stinėve, pasi, dy tė tjerat me egėrsi, nuk linin vend pėr to.
Sollėn njė rumun dje, tha Bujari.
Si duket, punon?
Skuptohet ende! Njė pjesė e tyre nuk e durojnė gjatė punėn e rėndė dhe largohen.
Ne slargohemi!
Po! Ne! I mbusha nėntė vjetė!. . Ti?
Dy!
Je i ri akoma. Stazhier pothuaj, qeshi tjetri.
Kur ke ndėrmend tė kthehesh, pyeti Adriani.
Kur tė qetėsohen gjėrat nė vend e tė kemi punė edhe atje! Dua... por akoma kam frikė.
Edhe kėtu nuk rrihet, -i tha tjetri.
Kėtu nuk rrihet, atje nuk vihet, tha Bujari me tė tillė maraz, sikur tė kishte thėnėMedet!
Flaku njė paqetė tė boshatisur.
Ke cigare, pyeti tė riun.
Po! Merr, i zgjati Adriani me kėnaqėsi nga tė tiat.
Ēbėre me tėt nip?-tha pas thithjes sė fortė qė i bėri cigares.
Javėn tjetėr e sjellin nė spital. Operimi i kancerit kėrkon para. Gjashtė milionė dhrami mė kėrkon mjeku. Dy i kam grumbulluar me punė e me borxhe poshtė e lartė. Pesėqindmijė, mė tha mjeku, do tė mė mi zbresė nga pagesa. Mė duhet tė plotėsojė tė tjerat.
E di i vogli, qė i ka humbur prindėrit nė aksident?
Jo! Kush guxon, psherėtiu thellė Adriani.
Iu kujtua dita, kur i vėllai bashkė me tė shoqen ishin nisur nė njė ditė me diell, si kjo, nė qytetin e lindjes sė saj, nė jug tė vendit. Gjithė natėn kishte bėrė ftohtė e rėnė shi. Tė nesėrmen nė mėngjes, njė diell i ngrohtė kishte pėrkėdhelur plagėt e lėbyrta tė natyrės, si pėr tė mos i lėnduar. Nė mesditė ishte ashpėrsuar dhe kish filluar tė digjte.
Ėshtė tamam pėr tė udhėtuar, kishte thėnė e kunata.
Eshtė pranverė, . madje verė, kishte nxitur ajo tė shoqin
Ishin nisur! Nuk ishin kthyer!
Ishte edhe kohė e mirė, kishte thėnė dikush mė vonė, nė njė nga dhomat e ngushėllimit. Verė fare!
Prapė ajo vera! Si sirenat e antikitetit i kishte ndjellur drejt fatkeqėsisė. Rrugės ia kishte zėnė fytyrėn atij plakushi diell dhe kishte derdhur pėrrenj shirash. Pėrveē mungesės sė kurrėmbushur, i kishin lėnė amanetin e pa fjalė, tė birin.
Gjėma ishte shtuar kur u mėsua se nė trupin e vogėlushit, njė topth helmi, endej midis veshkės dhe tėmthit, pa i prekur ende ato. Duhej shpėtuar sa mė parė.
Do ta shėroj unė, u kishte premtuar ai prindėrve.
Ēbėn bir? e kishte pyetur ajo para disa ditėve nė telefon.
Amanetin bir, e kishte kuptuar ai.
Kėrkonte tė punonte mbasditeve sa tė mundėte. Ndodhte pėr javė tė tėra tė mos punonte mbasditeve dhe pėr njė kohė tė gjatė tė cfilitej deri vonė, duke ndjerė mall pėr vetėzgjimin.
E ēuditshme, po i thoshte njė punėtor Bujarit. Dje pashė nė televizor, se si njė mi qėndronte mbi shpinė tė njė mace. U bėnė miq hasmit. Bota shkon drejt tolerancės.
Para njė jave erdhi kryeministri shqiptar dhe kėtė e mėsuam vetėm nga lajmet shqip. Media televizive greke nuk foli fare. Njė xhirafė tė ngordhi nė Afrikė, e japin menjėherė... Tolerancė... m...!
Se si ishte ky shiu i Tiranės! I shtruar, i butė dhe i gjatė. Nė ish-Lezhėn e saj ishte i prerė, i shpejtė, mbaronte punė shpejt. Qė ishte i butė, i pėlqente, por kaq i gjatė...!
Si nė Paris, i kishte thėnė njėherė Elsa, duke mbyllur sytė, a thua se ėndėrronte ditė e kujtime tė shkuara atje.
Ke qenė ndonjėherė nė Paris, e kishte pyetur shoqja.
Jo, kishte thėnė tjetra me keqardhje.
Pse i mbyll sytė atėherė?
Qė tė shkoj atje!
Tė tremb ėndėrra pėr tė shkuar atje?
Pak! Por nuk ėshtė e lehtė hėpėrhė qė ta kap. Ėshtė shumė larg Parisi.
Elona u fut nė dyqanin e bukės. Priti radhėn, sepse nė tė vinin edhe nga lagjet fqinje, pėr shijen e mirė tė tyre.
Edhe ti kėtu blike bukė?- e pyeti ēuditshėm dikush pas krahėve.
Ishte Andi.
Po!
Ah, nuk e dija, tha tjetri kot, sikur tė kėrkonte falje pėr diēka tė pakuptimtė. Mbase pėr tė bindur tjetrėn qė ai e blinte bukėn aty rastėsisht.
Dhe po ta dije, u pėrpoq ajo tė hynte nė lojė.
Do ta blija bukėn ēdo ditė kėtu.
Pse nuk e blen kėtu zakonisht?
Jo gjithmonė! Qė sot do tė ndryshojnė gjėrat.
Andi vuri duart nė mes dhe i buzėqeshi ēapkėnshe.
Donte apo sdonte ajo, kėtej e tutje ai kėtu do ta blinte bukėn. Nė fakt, ajo donte! Por pėr sa kohė do e vizitonte atė dyqan? Ta pyeste? Pse? Ai do tė largohej dhe kaq shpejt sa e njohu, aq shpejt do ta harronte. Megjithatė dėshronte tė dinte kohėn e largimit tė tij.
Pas dy javėsh nisem, i tha ai duke e lėnė tė ēuditur. Elonėn pėr pėrgjigjen e pyetjes sė pa bėrė.
Pas njė jave pres tė marrė vizėn sė bashku me njė shok timin. Ai do tė kthehet nė Greqi vetė i dytė, me tė dashurėn, tė fejuarėn. Deri tani banonim sė bashku nė njė apartament tė vogėl tė marrė me qira. Tani e tutje do tė jem vetėm. E di ēdo tė thotė tė jesh i vetėm nė kurbet?-dhe i hodhi vėshtrimin e njė njeriu, qė i dhemb mė shumė kur nuk ia kuptojnė dhimbjen.
Elona skishte parė kurrė njė vėshtrim tė tillė ku tė kapėrtheheshin dashuria, shpresa dhe e pashpresa, vetmia dhe etja pėr jetėn.
Jo, tha jo me zė tė ulėt, si tė mos i trembtte ato.
Ai nuk u tremb. I tha mirupafshim dhe u largua butė, si shiu i Tiranės, i Parisit.
Elona ndoqi ecjen e tij, me pantallona xhins tė puthitura pas kėmbėve, tek kujdesej tu shmangej gropave me ujė. Njė makinė kaloi me njė shpejtėsi gati skėterrė, duke ngritur njė hark tė madh cėrkash ujė e baltė. Ai u smbraps me shpejtėsi duke u ruajtur nga ndotja. Edhe zmbrapsjen e kishte njėlloj tė bukur si ecjen.
Mos kishte rėnė nė dashuri? Apa. . pa... pa...!-kundėrshtoi veten si njė mama e regjur nga jeta. Duhej tė mbaronte shkollėn dhe mė pas ta lidhte fatin me njė djalė tė mirė. Tani as qė mund tė bėhej fjalė pėr martesė... , pra dhe pėr dashuri, sepse nė familjen e saj e dyta nuk mund tė kuptohej pa tė parėn. Nė fund tė fundit, ajo vetėm e pėlqente Andin. Edhe ai nuk i kishte afruar mė shumė se njė njohje tė pėlqyeshme. Ishte shumė i matur pėr tė thėnė diēka mė shumė. Pra, ishte serioz! Por ajo ishte akoma e vogėl dhe larg pėr tė menduar, se ky ishte serioziteti qė i duhej familjes sė saj.
Do vij nesėr tė blej bukė, i thirri qė larg para se tė humbtėte pas njė kthese.
Nė qoftė se do tė ishte katėr vjet mė e madhe, mbasi ai do ti kishte thėnė: Do vij nesėr tė tė shoh!
Sa keq qė nuk ishte katėr vjet mė e madhe!
Mbasdite u vonua pėr tė mbaruar mėsimet.
Ke ndonjė provim nesėr? e pyeti e ėma.
Po, e gėnjeu ajo pa turp.
Pas mėsimit tė ēdo lėnde pushoi mė gjatė sė kurrė.
Jashtė, qė larg, dėgjoi njė kėngė pikėlluese, si kėngė kurbeti. Fjalėt iu dukėn tė njohura, si mall rilindasish. Kurbet... do tė thotė... mall! Kurbet i rėndė, si ai i Greqisė... mall i rėndė!
Iu kujtua psherėtima e Andit! Tani do tė jem vetėm, i kishte thėnė. Edhe kur psherėtinte, dukej aq tėrheqės!
A kishte ndonjė vajzė atje nė Athinė? Po tė kishte, nuk do ti kishte thėnėDo vij tė blej bukė nesėr! Mos kishte ndėrmend, ti kėrkonte tė bėhej vajza e tij? Por asaj i duheshin edhe katėr vjet qė tė pranonte njė propozim tė tillė!... Sa keq qė ishte katėr vjet mė e vogėl! Nė qoftė se ai i propozonte dhe ajo do ti thoshte ssigurisht jo, ai do kėrkonte tjetėr vajzė. Ajo nuk donte qė ai tė kėrkonte vajzė tjetėr. Nė qoftė se i kėrkonte ta priste katėr vjet, a do besonin nė pritjen e njėri-tjetrit, nga tė dy anėt e kufirit?
Kur fqinja e saj Bardha, i kishte vėnė kusht tė fejuarit, tė mos flinin bashkė para martesės, ai i skuqur sy e vesh i kishte thėnė: Mendon se duhet tė agjėroj deri atėherė? E kishin prishur agjėrimin, por edhe Bardha nuk e kishte kėrkuar pėrsėri atė.
Historisė i hodhi njė sy dhe pas saj u fikėn dritat. Verbazi gjeti qirin dhe shkrepsen. Pėr tė parėn herė nuk i erdhi keq qė ato u fikėn. Tej dritares, pa qė lagjja nė veri tė tyre, ende kishte. Do tu vinte radha edhe atyre tė zhyteshin nė errėsirė. Vėrtet, si ta ndillte me mendimet e saj, i gjithė qyteti u pllakos nė errėsirė, llucė, mėrzi dhe ... kurbet!
Elona, eja tė hamė darkė! Stė kam parė tė hash sot, i thirri e ėma qė nga kuzhina.
Nuk e pyeti tė ėmėn si gjithmonė, pėr llojin e gatimit. Nuk kishte oreks.
Ha, gati e urdhėroi i ati duke i zgjatur njė fetė bukė.
Nuk dua, e shtyu ajo me dorė dhe rrufiti gjellėn akoma tė ngrohtė.
Nesėr tė mos mbejmė bukė, i tha Zerina tė shoqit. Ka tepruar boll.
Elona mori njė fetė. Pas pak kėrkoi njė tjetėr.
I ati ia zgjati me kėnaqėsinė e prindėrit, kur sheh qė fėmijės hamės keq i kthehet oreksi.
Merr edhe ti njė, gati e kėrcėnoi ajo vėllanė mė tė vogėl.
Merr pėr vete, iu kthye ai me inat.
Po nuk u shėndoshe pėr njė javė, nuk tė marr nė ditėlindjen e Elsės! Nuk kam ku shkoi me njė ngodhalaq si ti.
Ngordhalaqe je vetė, kėmbėnguli i vogli, pėr tiu pėrgjigjur me tė njėjtat armė, siē bėjnė tė gjithė tė vegjėlit.
Vetė hėngri me siklet tė madh edhe dy copa tė tjera. Prindėrve u erdhi ēehrja nė vend.
Duhet tė blejmė bukė nesėr, tha Zerina. -Po mbaron.
Aty nga mezi i natės u lidh korenti. Llamba qė nė ēastin e shkėputjes kishte qenė e ndezur, ndriēoi. Pėrgjumėsh, Elona nuk vendoste tė ngrihej e ta fikte, qė tė mos shqetėsohej prej saj, apo kjo ngritje do tė ishte gjithashtu shkak prishjeje gjumi. Nė tė dy raste nuk mund tė flinte e qetė.
Nuk u ēua. Mbase pėr pak minuta do tė mėsohej me dritėn dhe do tė mund tė flinte e qetė. Nuk u mėsua. U ngrit dhe e fiku. U rrotullua disa herė nė krevat. Kur mendoi se gjumi po i afrohej pėrsėri, thellė, nė errėsirėn e jashtme, dėgjoi zėrin e njė kėndezi. Duhej tė ishte tepėr larg, pasi ajo me zor e dėgjonte. Por edhe me atė zė tė paktė, qė i arrinte nė veshė edhe kur kėto u pėrpoq ti mbyllte me jastėkė, gjumi nuk e zinte. Sapo niste intervali i kikirikuttė radhės, truri i saj gatitej tė dėgjonte piskamėn e radhės sė kėndesit. Madje zėri tij sa vente e bėhej mė kėmbėngulės pėr tu prishur gjumin qėnieve tė gjalla. Patriark i pandreqshėm, e shau ajo.
Kryeqytet me gjela, pa dritė!... Me kurbet!
E vendosi kokėn pėrsėri mbi jastėk. Duart i futi nėn tė dhe padashje e shtrėngoi fort. Andi, foli me vete. E pėrsėriti disa herė emrin e tij. Pėrsėri iu shtrėngua jastėkut. Atė mbasdite do shkonte tė blinte bukė. Kurrė njė gjė, qė kishte qenė kaq rutinė, nuk kishte marrė atė rėndėsi, qė po merrte tani.
Po Andi flinte? A e kishte dėgjuar edhe ai kėngėn e kėndesit? Oh, ēpėrēartje! Natė e trazuar! Andi ishte vetėm njė i njohur!
Nė tė aguar e zuri gjumi!
Ardianin e zgjoi tringėllima e ziles. Ishte e diel e do tė donte tė flinte akoma, meqenėse nuk punonte atė ditė, por instiktivisht, e kishte kurdisur atė nė mbrėmje. Rrallė herė kishte qėlluar ta merrnin nė punė tė dielave, kur kishte dalė nė sheshin e Omonias. Njė ditė pėr pak e kishte kapur policia. Nuk doli mė. Vėshtroi ngeshėm dhomėn e vogėl tė garsonierit, ku banonte, nė katin e shtatė te njė pallati, ku gjatė gjithė ditės nuk pushonin zhurmat e makinave. Lagėshtia qė kapte gjysmėn e tavanit dhe gjysmėn e murit pėrballė krevatit ku flinte, kishte krijuar figurėn e njė gjigandi tė mykėt e tė sterrosur. Meqenėse mbi banesėn e tij ndodhej tarraca dhe apartamenti kishte njėqind vrima tė pazėna, lagėshtia depėrtonte lirshėm, duke krijuar atė objekt arti, qė si dordolec, me njė sy nė mes si ciklopi, shihte kanatet e dritares, qė i rrinin tė hapura midis kėmbėve. Vetėm mbi to nuk kishte mundur tė shtrinte pushtetin e tij, gjiganti i Rodit, siē e kishte emėrtuar Ardiani. V!
etėm njė lyerje ose njė dorė gruaje, gjatė pastrimit me klor, mund ta zhdukte atė pėrbindėsh. Me hallin qė e kishte zėnė me tė nipin, nuk ia kishte ngenė lyerjes. Sa pėr grua as qė mund tė bėhej fjalė, jo mė pėr ta paguar, por. . as. . si grua, aty nuk kishte shkelur askush.
Zbriti pėr tė blerė cigare. Sapo hapi derėn e ashensorit u pėrball mė njė fqinje tė moshuar, qė me ardhjen e tij nė kėtė pallat, i kishte falur njė dollap tė vjetėr, tė papėrdorshėm mė pėr tė. I kishte hyrė nė punė.
Si je djali im, e pyeti me njė zė midis ngrohtėsisė dhe llogarisė kėrkuese pėr humbjen e tij, meqenėse ajo, si ish emigrante me tė shoqin nė Gjermani, e dini mirė ēdo tė thoshte emigracion, andaj u afronin ndihmė ēdo njeriu tė tillė, sigurisht kur ai kishte sjellje tė mira!
Zonja, e veshur shik dhe me sjellje aristokrateje tė sforcuara, ishte si shumica e grekeve, qė tė llastonin me dhjetra fjalėza pėrkėdhelėse, ku mė i pėrdorshėm nga tė tėrė ishte pėremri im! Iu kujtua rrėfimi i njė shoku tė punės, Thomait, i cili, i sapo ardhur nė Greqi, me njė fjalor tepėr tė varfėr, kishte punuar nė lyerjen e njė shtėpie. Pazari ishte bėrė, sigurisht me pagesėn qė merrnin shqiptarėt. Gjatė gjithė kohės e zonja e shtėpisė, tej mase e sjellshme, kishte komunikuar tepėr ngrohtė dhe vazhdimisht pėrsėriste The mu, varianti i shkurtuar nė greqisht i Theo mu, qė do tė thoshte Zoti im! I ziu Thoma tek shihte atė grua shpirt njeriu, kujtonte se i drejtohej atij Thomai im! Kėshtu i kishte ndodhur ti drejtoheshin edhe nė njė tjetėr ambient me grekė. Gati i mallėngjyer, kishte folur me vete: kaq shumė mė duan mua kėta! Nė fund tė punės, zonja i kishte kėrkuar ti kryente dy meremetime tė voglanė banjo, qė i kishin ngrėnė katėr orė tė mira. Puna shtesė ish!
te llogaritur nė pagesėn fillestare. Mė vonė, kur kishte mėsuar kuptimin e vėrtetė tė atyre fjalėve, ishte ndier aq keq, siē mund tė ndjehen njerėzit, kur mėsojnė se nė pėrqeshjen nga tė tjerėt kishin ndikuar edhe ata vetė, madje me zell! Qė atė ditė, nė shpirtin e tij ishte ngjallur pasioni ndėshkues i Monte Kristos. Ėndėrra qė ushqente ishte zhvillimi i vrullshėm i ekonomisė shqiptare edhe kthimi i gjithė emigrantėve nė atdhe. Kėtu, kusht ishte qė asnjė kėmbė shqiptari tė mos mbetej nė Greqi. Lulėzimi i befasishėm i Shqipėrisė, duke e tejkaluar ndjeshėm atė grek, do ti kthente gjėrat nga e kundėrta. Grekėt do emigronin nė vendin qė e kishin sharė e pėrbuzur aq shumė padrejtėsisht dhe ai tė realizonte dėshirėn e tij tė madhe: tė bėhej brigadier i tyre!
Zoti na ndihmoftė tė gjithėve, i tha zonja qė bisedonte me Ardianin nė prag tė ashensorit dhe vėshtroi tavanin, nga ku Ai, e shihte dhe e dėgjonte edhe pėrtej shtatė kateve.
Sikur kjo grua e mirė ta ndihmonte me para hua, nė qofte se mėsonte pėr tė nipin! Ai do punonte si qeni, derisa tia shlyente. Nuk do ta lyente dhe as do ta lante gjigandin e Rodit. Le qė, ai i duhej edhe pėr shoqėri!
Nė portėn e pallatit hyri njė grua dhe biseduesja e Ardianit i kėrkoi kėtij tė falur. Tjetra erdhi e qėndroi midis tė dyve, duke u interesuar tė mėsojė pėr identitetin e djalit, qė siē duket e mori pėr ndonjė tė afėrm ose mik tė familjes sė tė njohurės.
Njė i njohuri i im, i tha ajo me tonin e atyre, qė pėrpiqen tė justifikojnė lidhjen dashurore me miqėsinė familjare!
Nuk kishte pėr ta ndihmuar! Shuma qė ishte detyruar tė mblidhte pėr operimin e tė nipit, i dukej si njė bunker i pashkatėrrueshėm. Por, ai kishte dhėnė besėn se do ta shpėtonte! Fjalė greke kishin udhėtuar kudo nė botė qė nga ndriēimi i antikitetit tė tij. Nė Shqipėrinė e tij, sidomos nė jug tė vendit, ato mund ti gjeje me bollėk. Nė tė kundėrtėn, nė vendin fqinjė, kishte arrirė ajo dyrrokėshja shqiptare, besa, tė cilin ai nuk do ta shkelte kurrė! Kurrė! Kur, bir?! Kėto dy ndajfolje kohore i vėrtiteshin si satelitė nė kafkėn e trazuar. Ēngjashmėri tė hatashme kishte njėra me tjetrėn. E buta ndajfolje kur, gėlltiste nė gojėn e zbrazur tė u-sė, pritje e derte. Tjetra, e serta, si dyer kėshtjellash, qė pėrforcojnė mbylljen e tyre me lloze tė rėndė, i kishte shtuar tė parės atė r-nė izoluese.
Madje, ēuditėrisht, edhe nė greqisht, populli tjetėr i vjetėr, kishte zgjedhur, pothuaj tė njėjtėn mėnyrė pėr ndėrtimin e tyre. Pote, pyesnin ata duke e mėshuar theksin tek o-ja rrumbullake, rrugė lėshuese.
Pote, pėrgjigjej tjetra duke bėrtitur te e-jae sertė. Dhe besa e pabesia, bėnin ecejake tė mundimshme e tė vuajtshme shekujve!
Mirėmėngjes Ardi, dėgjoi ta pėrshėndesnin.
Ēkemi Gimo, Kosta, si dreqin tė tė thėrras? ia ktheu ai njė patrioti, banues nė tė njėjtėn zonė.
Gimi, Gimi, ulėriu tjetri qė pėrtej trotuarit. Kostėne kam pėr grekėrit. Kėshtu i do mushka drutė!
Ndezi cigaren e parė tė paketės sė sapo blerė. Lėshoi njė lak tymi mbi kokė. Varmė, mbytmė, tė shpėtoj nga kjo botė, i tha megjithėse e dinte se edhe nė varr nuk do ta linin tė qetė! Si Kostandini i legjendės!
Elona dhe Andi blenė bukė pothuaj nė tė njėjtėn kohė. Ai, siē dukej vinte nga shtėpia, sepse flokėt i kishte tė porsa krehura. e me vizė anash. Asaj nuk i pėlqenin djemtė qė i ndanin flokėt me vizė nė mes. I dukeshin mė pak burra e seriozė. I duheshin edhe katėr vjet pėr tė menduar pėr djemtė seriozė me flokė tė krehura anash. Pėr pak ditė Andi do lagohej dhe pas katėr vjetėsh ata do ta harronin se ... kishin kaluar katėr vjet.
Pėr njė ēast heshtėn, siē heshtin tė dashuruarit, qė nuk ia kanė pohuar me fjalė atė njėri-tjetrit dhe kujdesen pėr ta ēkyēur me shprehje sa mė tė zgjedhura, pėr ti paraprirė gjoja keqkuptimeve, tė cilat mund tė ēojnė nė kundėrshtime tė pakėndshme, qė do ti kthenin nė pėrpjekjet fillestare.
Elona, i foli Andi duke i qėndruar pėrballė.
Po, iu drodh zemra asaj.
E di qė mė pėlqen?
Kėto nuk iu dukėn fjalė shumė tė zgjedhura, megjithė atė, tingėllonin bukur.
Po, i tha ajo, me zė tepėr tė ulėt. -Si njeri!- sditi ētė thoshte.
Si qytetare, ironizoi ai si kodosh.
Ajo u gajas dhe kėputi njė kore buke. Pėrtypja e saj, sikur i jepte mė shumė lirshmėri.
Papritur ai i mbylli sytė.
Pse i mbyll?-u ēudit ajo.
Qė tė ruaj pamjen tėnde nė bebėzat e syve tė mi.
Ajo qeshi pėrsėri me zė. Veēse ti hapte, pa do tė dėshironte qė ai ta prekte. Ishte aq i pafrikshėm.
Hapi!- e urdhėroi guximshėm.
Pse, qė tė mė ikėsh?
Nuk iki!
Do ta ruaj pėr nė Greqi!-dhe filloi tė ēapitej nė muzgun e saporėnė, si i verbėr. Elona, as nuk kujtohej, qė dritat po vononin tė ndizeshin.
Ku shkon?-dhe e ndoqi pas.
Ai ia gjeti dorėn dhe nė kundėrshtim me rolin e tė verbėrit, qė mbahet pas udhėrrėfyesit, e udhėhoqi atė pėrmes njė togu llaēi e tullash, tė njė pallati qė ndėrtohej aty pranė. U futėn nėn strehėn e tij, ku gjithandej ndihej era e gėlqeres.
Me gishtin e madh filloi tė kėrkoi shqisat nė fytyrėn e vajzės.
Ēbėn? -u pėrkėdhel ajo e fėrgėlluar nga ajo prekje e ėmbėl.
Punėn e qorrit, -i tha ai.
Asaj iu shkundėn supet nga tė qeshurit dhe gishti i tė verbėrit, si tė mos e pėrballonte dot atė tronditje, rrėshqiti poshtė nėn mjekėr, e mė poshtė akoma, nė vizėn ndarėse tė atyre dy kodrave tė bukura, qė para pak vitesh kishin mbirė nga trazimet vullkanike tė moshės.
Ia kapi gishtin, por nuk ia hoqi. Mbase nuk deshi, ose do tė donte ti tregonte veprimin e dėnueshėm, kur ai tė hapte sytė.
Mė fal, i tha kot. -Ėshtė errėsirė.
Ajo deshi tia shikonte sytė, por terri nuk e lejonte mirė.
Andi e liroi ngadalė gishtin nga dora e saj dhe ia shtroi flokėt pas veshėve. Ajo nuk ia kapi duart. Ai sishte mė qorr! Ia gjeti gojėn pa vėshtirėsi dhe e puthi gjatė, aq gjatė, sikur mund tė pendohej mė pas e ti kėrkonte tė falur. U shkėputėn kur ndjenin nevojė tė frymėmerrnin.
Natėn, i tha ajo duke u pėrpjekur tė gjente rrugėn mė pak tė ndotur.
Do blejmė pėrsėri bukė nesėr, tha tjetri
E ėma u ēudit kur pa atė bukė, sikur ta kishin kafshuar qentė.
Nė stacionin e autobusit, tė quajturE shtrenjta Parashqevi, emėr i marrė nga kisha qė ndodhej pranė tij, Ardiani, iu bashkua pritėsve tė tjerė. Ky stacion ishte fillimi dhe fundi i internarit qė pėrshkonte ky urban me numėr 421, prandaj lehtėsia qė sillte boshatisja e tij nga pasagjerėt, duke mundėsuar pritėsit pėr tė zėnė vendet, vėshtirėsohej nga i njėjti fakt, sepse, duke qenė stacioni i parė, grumbullonte tepėr njerėz, pėlqimi i tė cilėve pėr tė udhėtuar tė ulur, ishte mė se llogjik. Sapo autobusi shfaqej nė kthesėn qė do ta sillte pranė stacionit, njerėzit mundoheshin tė llogarisnin venqėndrimin e tij, pėr tiu sulur derės si njė vėrshim i fortė uji.
Ardiani arriti tė zėrė njė karrige, ndėrsa shtyhej pas. Nė krah tė tij u ul nxitimthi njė grua e moshuar dhe nė ndenjėset pėrballė, njė zezak dhe njė vajzė e re me kufjet e kasetofonit nė vesh, e cila, tundte lehtė kokėn sipas ritmit tė muzikės qė dėgjonte, e shkėputur mendėrisht nga ambienti.
Plaka nė krah tė Adrianit, duke e marrė kėtė tė fundit pėr grek, filloi ti ankohej pėr tė huajt qė kishin ndotur Greqinė, pėr prapėsitė dhe krimet e tė ligjve shqiptarė dhe pėr tė zinjtė, qė vėrtiteshin si morra rrugėve. Qė Ardiani ishte apo nuk ishte shqiptar, aty askush nuk e dinte. Por, zezaku bėnte bam dhe plaka, sikur ai tė ishte tuaf, shurdh, apo pa pikė njohurie nė gjuhėn greke, ia pėrplaste ato fjalė nė fytyrė, pa u munduar tė fshihte aspak indinjatėn, pėr tė gjithė tė huajt nė vendin e saj. Mbase zezaku nuk kuptonte hiē greqisht, por me tonin qė fliste tjetra, duhej ta kishte kapur keqėdashjen e saj. Nė fytyrėn e tij, ku efektet emocionale nuk ndikonin fare nė ndryshimin e ngjyrės sė lėkurės, nuk lėvizi asgjė. Rrebeshi i fjalėve tė sė moshuarės, pėrplasej nė trupin e tij tė gjatė, si njė shi i imėt, pa rrezikuar gėrryerjen mė tė vogėl.
Ardiani iu shmang bisedimit me plakėn. Ajo shpresoi se do tė gjente dėgjues tek vajza dhe iu drejtua duke komentuar ato qė kishte thėnė mė parė. E reja hoqi kufjet dhe me njė shprehje gati naive, siē e kanė rėndom njerėzit kur gjenden nė njė mjedis tė pa ambjentuar, priti me shqetėsim tė mėsonte ēndodhte.
Ēfarė, pyeti gati e indinjuar plakėn, qė po e shkėpuste nga bota e saj, pėr hiē gjė. I dyllosiveshėt pėrsėri me kufjet e , pėr tu larguar mė shumė nga vendi ku ndodhej, vėshtroi jashtė xhamave, ku ritmi i muzikės i pėrkonte me parakalimin e objekteve gjatė rrugės.
Autobusi ndaloi. Njė murmurimė e lehtė u dėgjua diku, pėr tė porsahipurit. Kontrolli! Dy mesoburra me ēanta lėkure, pasi bllokuan aparatin e shenjėzimit te biletave, iu drejtuan udhėtarėve:
Biletat!
Adriani nxorri tė tijėn. Edhe plaka. Vajza vazhdonte tė sajėn. Ai i tundi biletėn para syve dhe ajo si pacienti tek okulisti, ndoqi lėvizjen e saj. Kuptoi. Rrėmoi nė ēantėn midis kasetofonit dhe lapsave e ēikėrrimave tė tualetit dhe nxori biletėn. Zezaku nuk lėvizi, mendoi tia tundte edhe atij, por ngurtėsia e tij e stepi. Plaka qeshi tinzarisht Sė shpejti mendonte, atė do ta zbisnin. Befas, shurdhi, tuafi apo mosditėsi i greqishtes, ia rrėmbe biletėn dhe e... . hėngri, si agjentėt e fshehtė, tė pėrgatitur me tė tilla veprime. Pas kėsaj, pėrsėri u shurdhua, apo u budallalleps. Nxorri nga xhepi i xhaketės biletėn e tij. Dy kontrolluesit mbėrritėn.
Ma hėngri zezaku, thėrriste ajo.
Tė ēuditur dhe mosbesues burrat panė nga zezaku, i cili... . shurdh, dru!
Ardiani dhe vajza ngritėn supet.
E morėn tė vjetrėn pėr tė ēmendur ose gėnjėshtare. Pėr hir tė moshės nuk e dėnuan mė gjobė, por e zbritėn nė stacionin mė tė afėrt
Ardiani qeshte! Pėr herė tė parė qeshi edhe zezaku.
Zbriti. Shtėpia ku do tė lyente kangjellat ndodhej tri rrugica mė tutje. Me pak vėshtirėsi arriti ta gjente. Rrugėt e Athinės janė shumė tė ngjashme me njėra-tjetrėn. Mėnyra pothuajse e njėjtė e ndėrtimit tė banesave dhe bardhėsia e tyre e rrisin mundėsinė e ngatėrresave.
Tė zotėrit e shtėpisė, ishin njė ēift rreth tė pesėdhjetave. E pėrshėndetėn me mirėsjellje e i ofruan kafe e ētė donte. Qofshin kaq tė mirė edhe nė pagesė, uroi ai.
Ėshtė mirė ta fillosh punėn nė pjesėn perėndimore tė ballkonit, i tha i zoti i shtėpisė, Andrea. - Nė anėn e kundėrt tė tij bie dielli dhe do tė lodhesh shpejt.
E drejtė, pohoi Ardiani.
Andrea e udhėhoqi nė anėn tjetėr tė tij dhe djali vuri re madhėsinė e konsiderueshme tė ballkonit. Sa mė shumė punė, aq mė shumė para, mendoi. Pas njė ore punė, e shoqja nuk vonoi ti sillte mbi njė tabaka kafenė dhe disa biskota. Tek punonte, ndjeu pas shpine ēuēuritjen e ēiftit. Siē duket do tė donin ta pyesnin pėr ēmimin. Me mos caktimin e ēmimit qė nė fillim mund tė dilje i humbur ose i fituar, si shprehja: I fundit ose qesh, ose qan! Nė qoftė se do kishte siguri, se ēiftin do ti kishte klientė tė pėrhershėm, mund tu kėrkonte pak. Nė tė kundėrt, mė mirė ti zinte dora ca para. I duheshin para pėr operimin e tė nipit.
Mė fal, i tha gruaja pak e drojtur. -Desha tė tė pyes pėr diēka.
Po, i tha Ardiani.
A ka mashurka nė Shqipėri?
Kaq kureshti shprehėn sytė e saj, a thua se Shqipėria ndodhej katėr vjet dritė larg Greqisė.
Ēfarė, nxorri sytė ai.
Mashurka, pėrsėriti ajo dhe pa pritur pėrgjigjen e tij shpejtoi nė kuthinė, pėr tė marrė njė bishtajė, pėr tia treguar si kampion. -I njeh?
Si nuk i njoh?! Si nuk ka?!, - ia ktheu pėrgjigjen tjetri po aq i ēuditur pėr njė pyetje tė tillė.
Paska! i tha gruaja tė shoqit, qė diē bėnte nė njėrėn nga dhomat.
Po bamje, guxoi tė pyesė pėrsėri.
Edhe bamje!
Edhe bamje, ia pėrcolli tė shoqit.
Tė gjitha bimėt qė rriten tek ne, gjenden edhe tek ju?
Tė gjitha!
Tė gjitha... .!
Nuk e kishte pritur kurrė, qė zarzavatet tė luanin aq rol nė afrimin e dy vendeve fqinjė.
I riu nuk do ti bėjė naze gatimit tė mashurkave, mendoi zonja.
Kur dielli dėrgoi rrezet e para nė pjesėn perėndimore tė ballkonit, gruaja lajmėroi pėr drekėn.
Nė murin e sallonit, tek njė fotografi e varur nė tė, pa njė djalė tė ri, me njė llojė cilindri nė kokė dhe uniformė, me sa dukej shkollore. Nė tė djathtė e nė tė majtė e rrethonin njė sėrė njerėzish, qė nga afėrsia sė i rrinin, kush ti shtrėngonte dorėn a ti hidhnin krahun supit, duhej tė ishin tė afėrmit. Njė tė tillė fotografi, ku tė njėjtėt pjesėmarrės kishin ndryshuar veē vendin e pa edhe nė kuzhinė, ndėrsa tregonin.
Ėshtė djali, pyeti ēiftin.
Jo, u pėrgjigjėn njėherėsh ata.
Ėshtė nipi im, tha ajo pa e fshehur kėnaqėsinė. -Kemi dalė ditėn e mbarimit tė universitetit tė tij nė Angli.
Mbaroi shkėlqyeshėm, shtoi i shoqi.
Siē dukej, djali duhej tė ishte krenaria e fisit.
A ka bamje nė Angli, iu tek tė pyeste kot Ardiani.
Si nuk ka, u pėrgjigjėn ata pak tė ēuditur.
Edhe domate besoj!
Edhe domate!
Izolimi i socializmit shqiptar, i paska futur nė dyshime edhe fqinjėt pėr ekzistencėn e njė klime mesdhetare tė Shqipėrisė!
Tė nesėrmen Elsa nuk erdhi. As tė pasnesėrmen. Ditėn e tretė tė mungesės saj, mėsuesit, gjatė apelit, kthenin kokėn tė shihnin Elonėn. Ajo pėrgjigjej me ngritja supesh.
Nė mbarim tė mėsimit shkoi nė shtėpinė e saj. I doli e ėma e shoqes.
Iku! - i tha me njė shprehje nė fytyrė, ku pėrziheshin dhimbshėm dhimbja, dėshpėrimi dhe akuza ndaj botės sė tėrė pėr atė ikje.
Kaq shpejt? i kishte thėnė Elona, por ajo kishte pėrsėritur tė njėjtat fjalė, qė nuk pranonin asnjė shpjegim, s i tė mbartni dertin mė tė madh tė globit.
Iku, -dhe kishte vėshtruar larg, nė drejtim tė detit, atje ku putheshin dy pikat kaltėroshe, tė tij dhe ajo qiellore.
Elona pėrshėndeti me disa fjalė, qė nė ēast i harroi se ēishin dhe zbriti shkallėve.
Murit pėrgjatė tyre u mungoni tullat. Njė ditė do tė zbresim me litar, i kishte thėnė Elona!
Atje ku do kishte mbėrritur, nuk do ti mungonin mė tė tilla gjėra. Fillimisht do ti mungonin tė afėrmit, shoqet e shokėt dhe mbi tė tėra, ajo, Elona. Me kalimin e viteve ato do tė davariteshin dhe shumė prej tyre do mbeteshin ca thelbe, tė cilat mund ti shėrbenin si publicitet, pėr tė krahasuar jetėn e kėtueshme me atė tė atjeshme.
Nuk e duroi dot mendimin se mund tė zėvendėsohej me ndonjė tjetėr shoqe!
Elona! - dėgjoi ti thėrrasin.
Ishte Andi! Sa mirė! Gjeti dikė me tė cilin mund ta zėvendėsonte boshllėkun. Madje ai ishte mė i pėrshtatėshmi pėr ta ngushėlluar sado pak.
Ēke kėshtu? Apo ėshtė herėt pėr tė blerė bukė?
Jo! Elsa iku! Bashkė me alarmi u ndje edhe njė lloj shpjegimi pėr atė qė ndodhi, tė cilėn ajo po ia kėrkonte atij, as vetė nuk e dinte pse!
Ku? - pyeti ai.
Nė Itali!
Paska shpėtuar, u mundua ta qetėsonte ai. Nuk e qetėsoi. E pa trembshėm. Ai nuk kishte dashur ta trembte.
Elsa shkoi pėr mė mirė. Mund tė mbaroi studimet atje dhe tė ecė para. Jashtė ka mė shumė hapėsirė.
Ai i pėrkėdheli ėmbėl supin. Pastaj, si padashur, gishtat ia kaloi rreth qafės. Ajo tundi kokėn, si pėr tia shkundur ato. Tundja sishte e egėr. Madje me shfaqjen e asaj qafe tė gjatė, si mjelmė, sikur e nxitėn djalin tė luante akoma. Ia largoi flokėt pas shpinės, pa ia prekur qafėn. E pa ngultas.
Ti mendon pėr tė ardhmen, e pyeti ngadalė.
Sigurisht, i qeshi ajo.
Ku? Kėtu?, qesėndisi ai.
Pse atje? u tremb ajo.
Andi e njohu atė frikė, qė shkaktohej jo vetėm nga e panjohura, por nga gricja e njė dėshire tė fshehtė, qė e ka dikush brenda, pa e patur tė qartė dhe kur befas ajo i bėhet e kapshme.
Gishtin tregues, ajo e kishte drejtuar nga perėndimi, drejt detit, atje ku kishte vėshtruar edhe e ėma e Elsės.
Jo!Atje! ia drejtoi Andi krahun drejt juglindjes.
Po, unė jam e vogėl! - gati sa nuk thirri ajo.
Tjetri, pėr pak dalldisi. E vetmja pėrgjigje qė nuk e kishte pritur, ishte kjo.
Kur mendon tė rritesh, pyeti mes pėrpjekjes pėr tė mbajtur tė qeshurat.
Pas katėr vjetėsh, iu pėrgjigj ajo seriozisht.
Qeshi! Qeshi fort!
Pas katėr vjetėsh, katėr muajsh e katėr ditėsh, foli me zė teatral. - E pse pikėrisht pas katėr vjetėsh?
Prindėrit thonė se atėherė dal nė jetė! Atėherė duhet tė mendoj edhe pėr gjėra serioze, siē janė... . martesa. .!
Tani smendon pėr to?
Mendoj, por jo pėr ti realizuar tani. Andi i ishte afruar tepėr pranė dhe ajo ndjeu frymėmarrjen e tij nė pjesėn e zbuluar tė qafės. Njė ndjenjė e ėmbėl midis gudulisjes dhe gjumit ia rrėnqethi trupin. Ai i shtypi majėn e mjekrės me tolerancėn e mashkullit, qė nuk imponohet pa e bindur tė dashurėn. Atė ēast ndjeu dėshirėn qė tė pėrfshihej nė gjoksin e tij, e tė gudulisej kudo nga ajo frymėmarrje, deri nė zalli, pa menduar hiē pėr katėr vitet.
Ika, -i tha ai.
Pėrsėri ikja, pėrsėriti. Pas disa ditėsh edhe ai do tė ikte, atje, ku i kishte drejtuar krahun. Do mendonte pėr tė, pėr disa kohė dhe natyrshėm do ta zėvendėsonte me dikė tjetėr.
Ajo nuk donte tė zėvendėsohej nga askush! As nuk donte ta zėvendėsonte me dikė. Elsa shpėtoi, mendoi.
U vonove, -i tha e ėma.
Isha tek Elsa, -i tha ajo.
Si ishte?
Nuk ishte!
Ku ėshtė?
Nė Itali!
E ėma shtangu, por ajo nuk donte tė shpjegonte asgjė. U sul nė dhomėn e gjumit dhe iu ngjesh jastėkut. Herė i fliste sikur tė ishte shoqja, herė i pėrkėdhelej si tė ishte Andi.
Donte tė flinte. Ndjehej aq e kėputur. Nuk e kuptoi pėr sa orė qėndroi ashtu, midis asaj gjendjeje gjumėndjellėse dhe mosfjetjeje, kur hyri e ėma dhe i tha, kur tė donte, tė shkonte tė merrte bukėn.
Bukė? -pyeti ajo me ēudinė e njė veprimi qė kishte kohė pa kryer.
Pse iku Elsa, -e pyeti e ėma.
Pėr tė shpėtuar, -i tha ajo, sikur e ikura tė ishte larguar nga njė mbrėmje jo e kėndshme. U kthye me fytyrė nga muri dhe vėrtet e zuri gjumi.
Nė mėngjes u ngrit nė orėn e zakonshme. Nuk ishte zgjuar natėn, megjithė orėt e gjata tė tij.
I ke bėrė mėsimet?-e pyeti e ėma.
Ėhė! -gėnjeu ajo.
Tė nesėrmen mori katėr nė elektronikė. Mėsuesi i gjeografisė ia fali mospėrgatitjen. Gjatė apelit ata vėshtruan pėrsėri nė bankėn bosh tė Elsės, e pastaj nė atė tė Elonės.
Nė dy orėt e para tė mėsimit, ajo u pėrgjigj:
Ka ikur nė Itali!-me njė emocion tė lehtė, qė i shtohej nga reagimi i mėsuesve dhe shokėve.
Nė dy orėt e mėpasme tha:
Nė Itali!
Dy orėt e fundit, fare shkurt dhe pak nervoze:
Itali!
Njė aeroplan letre ishte endur aty nga ora e tretė e mėsimit, mbi kokat e nxėnėsve. Nuk deshi tė mėsonte se kush dhe pėr kė e kishte nisur.
Besim llapushi dukej krejt indiferent. Tanimė qė Elsa kishte ikur, as i shkonte ndėrmend tė niste aeroplanė letreje.
Me ēkishte ikur Elsa, me traget apo aeroplan? Si do ta zgjidhte ekuacionin e jetės sė panjohur, atje ku do tė zbriste?! E zuri malli. Sytė iu njomėn.
Dhe ai mėsuesi i fizikės ia kishte vėnė menjėherė katrėn. Se si e kishte shqiptuar ka-tėr, duke i shkėrmoqur me kėnaqėsi rrokjet, siē pėrtypim ngadalė diēka pėr ta ruajtur sa mė gjatė shijen e saj nė gojė. E nervozonte edhe ajo ecja e tij me fund thembrash tė veshura me pafka metalike. Katėr, shtatė, pesė, kėrcisnin ato bashkė me dhėmbėt e tij. Ēuditėrisht, pėr herė tė parė nuk ishte ndier aq keq qė kishte marrė atė notė. Pėr tė mos ia bėrė qejfin, atij rrokexhiut, qė bashkė me katrėn, ia kishte ngulur me qesėndi ato sy tė ftohtė, nuk e kishte prishur fare terezinė. Kishte marrė pamjen e njė vajze ēapkėne dhe duke e parė krejt e qetė mėsuesin, i dha tė kuptonte se nuk ishte befasuar aspak. E ndjeu veten fituese, sepse pas pak, ai ndali pranė bankės sė saj dhe me qėndrimin midis njė zotėri dhe kodoshi e kishte pyetur:
Ti, dėshiron tė vazhdosh studimet?
Ndryshe, kjo do tė thoshte. Do pėrpiqesh tė korrigjohesh, apo tė ta heq vizėn?
Tė shohim, - i kishte thėnė ajo, si tė ishte fjala pėr diēka jo tė rėndėsishme.
Mė pas ai kishte pėrsėritur disa shprehje, qė i kishte dėgjuar nga mėsuesit qė fėmijė, si: kur ngrohet koha, ēorientohen trutė, me lulėzimin e luleve, lulėzojnė edhe ca gjėra tė tjera, e broēkulla tė tjera si kėto.
A smė lė tė qetė, kishte thėnė ajo me vete. Ko ka mė lule kėtu! Zor se gjen edhe gjethe!
Nga klasa kishte marrė plot vėshtrime, sa befasuese, aq edhe simpatituese. E ndiente veten heroinė! Ndjehej mirė.
E kishte marrė malli aq shumė pėr Elsėn! Ndoshta me sjelljen e asaj dite, kishte dashur tė ēmallej me tė.
E pėrshėndeti Lefteri, njė rryp i lagjes, emigrant nė Francė. Sa herė kthehej nė vendlindje, bėnte krahasime tė kėtushme me tė atjeshme, me tė tillė pasion, a tha se e kishte ndėrtuar ai Ejfelin!
E shau edhe atė! Nuk e qortonte aspak veten pėr ndryshimin qė kishte pėsuar atė ditė. Pėrkundrazi, i pėlqente.
Ja, tė shikonin Lefterin! Si besohej qė e kishte qortuar ndonjėherė veten nė jetėn e tij! Jeta i shkonte vaj!
Ndėrsa ajo pėrtypej me katėr vitet e mbarimit tė shkollės. Pėrse tė vetėqortohej? Pėr shkollėn, pėr ndonjė llapush, apo pėr atė, fizikėn! Donte tė dilte nga ky lėmsh ku ishte kapėrthyer. E vetmja gjė, ishte ta kapte atė qė i shkaktonte trazimin, frikėn, si Elsa! Ikja! Andi! Me Andin! Pa numėrin katėr! Katėr vjet! Ka-tėr nė fizikė.
Porsa kishte takuar tė nipin, Ardiani kishte marrė porositė e para. Dy lloje ēokollatash, qė ai i kishte parė gjatė rrugės ku kishte ndaluar autobusi dhe njė biēikletė. Kėrkesėn e parė ia kishte plotėsuar, tė dytėn e kishte lėnė pėr ditė mė tė mira.
E ėma, qė shoqėronte tė voglin, shprehu dhimbjen kur pa atė hyrje aq tė vogėl dhe tė mykur ku banonte i biri.
Ardiani u prek, kur vuri tė nipin, qė sa vinte i ngjante mė shumė tė atit, me ata sy tė kaltėr e flokė gėshtenjė. Nga e ėma kishte marrė hundėn e vogėl dhe buzėt e mishta e tė fryra. Kur qeshte ngatėrrohej, herė i dukej se i ngjante me tė vėllanė dhe herė me tė kunatėn. Ajo buzėqeshje e pėrzier ishte si amaneti i ēiftit fatkeq. Sa herė qė ai qeshte, i kujtohej, se vazhdimi i saj varej nga operacioni, nga paratė qė i duhej tė siguronte ai.
Dy ditė, qė ndenjėn aty, para se i vogli tė shtrohej nė spital, e ėma u mundua tė vinte rregull e tė zbardhte ato mure sa tė mundej.
Mbasditen e sė nesėrmes u erdhi pėr vizitė njė kushėrirė nga fisi i tė atit. Sa kohė qė banonte nė Athinė, nuk e kishte takuar kurrė, me pėrjashtim tė nja dy telefonatave, nė ditėt e porsa mbėrritjes nė Greqi. Ajo kishte njė qesk tė mbushur me pije freskuese dhe ėmbėlsira.
E ėma i shpjegoi me pasion Ardianit, se i ati i tė shoqit, do me thėnė gjyshi i tij, kishte qenė kushėri i parė me babanė e vajzės tė kushurirės sė pranishme, qė miratonte me kokė fjalėt e saj. Ndėrsa i ati i Ardianit, binte kushėri i dytė me vetė vajzėn. Ai, Ardiani, duhej tė ishte kushėri i dy e gjysmė me tė. Siē i tha e ėma, me zellin e saj tė vazhdueshėm, diku, nė breznitė e hershme, njė nga vajzat e fisit ishte martuar sapo ishte bėrė zonjushe. Shtatėzania e saj kishte pėrkuar papritur me atė tė sė ėmės, e cila ishte nė prag tė kufijve tė mospjellshmėrisė. Tė dyja, nėnė e bijė kishin lindur djem, tė cilėt nuk e respektonin fare hierarkinė familjare, dajė e nip. Kjo muspėrputhje e moshave kishte bėrė, qė ata, Ardiani dhe vizitorja tė ishin kushėrinjė tė dytė e gjysmė.
Lodheni shumė, moj bijė?-e pyeti e moshuara, duke e ditur se ēpėrgjigje do tė merrte.
Mos e pyet, -pohoi tjetra. -Lodhja ėshtė njė pjesė e sė keqes, por ajo shoqėrohet me fyerje, nuk durohet.
Pastron shtėpitė?
Po! -tha ajo si me turp dhe ferkoi duart, sikur tė donte ti ērrudhoste nga regjėrja prej detergjentėve kimikė.
E dini ēmė ndodhi dje nė familjen ku punoja?-dhe qeshi, duke pėrjetuar skenėn komike dhe njėkohėsisht trazuese tė asaj qė do tė tregonte.
Ēifti ku punoj, ka njė djalė shejtan rreth tė nėntave. Disa herė kishte gjetur si lojė pėr tu argėtuar heqjen nga priza tė fshesės elektrike, duke mė detyruar tė bėja ecejake tė kota nė shtėpi. Ai hiq e unė vėr. Pasi iu mėrzit ky rreng, kėrkoi tjetėr. Dje kishte mbyllur me ēelės nga brenda tė gjitha dhomat. Meqenėse ato kanė tė tėra dalje nė ballkonin e madh, qė i lidh tė gjitha ato, pėr ti pastruar hyja nga ai. Kur i erdhi radha pastrimit tė dhomės sė gjumit, gati sa smė ra tavani. I zoti i shtėpisė ishte nė tė mbathura dhe nga nxitimi qė bėri pėr tė marrė pantallonat nė karrigen pranė, gati sa nuk ra. Unė bėrtita dhe ai nga e bėrtitura ime zgurdulloi sytė.
Pas kėsaj, tė birin e dėnuan me njė muaj heqje lirie, pėr tė shkuar nė kėndin sportiv, dhe unė mora vėrejtje me paralajmėrim, pėr tė qenė e vėmendėshme dhe tė trokisja, sa herė i shihja dyert tė mbyllura.
Nė tė ikur, kushėrira dy e gjysmė e pėrshėndeti dhe e pėrqafoi me afsh, sikur tė ishim kushėrinjė tė parė tė rritur nė njė oborr. I vogli i zgjati instiktivisht faqen, duke mos i shkėputur sytė nga aeroplani me tė cilėn luante.
Ardian! -paralajmėroi vėmendje zėri i sė ėmės.
Ēėshtė? -ia ktheu ai pa shumė vėmendje.
Ajo futi dorėn nė jakėn e fustanit dhe diē trazoi me gishta nė gjoks.
Mos o zot, u alarmua ai duke e marrė atė pėr shenjė tė keqe. Prit kur tė thotė se i ka dalė njė puēėr nė tė.
Nuk ishte puēėr. Ishte njė qeskė e vogėl, nė tė cilėn dalloi disa kartėmonedha shqiptare.
Tė lutem, -i tha ajo, duke ia zgjatur, - ktheji nė dhrami! Mblodha sa munda duke shitur dantella e thurur triko me porosi. Puna ka rėnė. Njerėzit blejnė nė tregun e arixhinjve. Janė katėrqindmijė shqiptare, jo edhe pak, apo jo?! -uli zėrin pėrsėri ajo, si nė ēastin kur kishte kėrkuar gjoksin, me frikėn se ndoshta nuk ia kishte vlejtur mundimi pėr mbledhjen e tyre.
Ardiani llogariti me mend kthimin e lekut nė dhrami me kursin aktual tre pikė gjashtė. Duhej tė ishin rreth njėqind e dhjetė mijė dhrahmi.
Janė diēka, -i tha sė ėmės.
Ēfarė?-u shqetėsua pėrsėri ajo.
Bėjnė punė, -e qetėsoi ai.
Pa tė nipin qė nuk shqetėsohej nga asgjė, as edhe nga sėmundja e vet. Ishte mėrzitur sė luajturi me aeroplenin dhe ndiqte njė film nė televizor, duke u pėrpjekur ta kuptonte nga figurat nė mungesė sė mosditjes sė gjuhės.
Dėgjuan zilen. Ishte zonja Panajotė. Kishte ardhur pėr tė pėrshėndetur nėnėn e Ardianit bashkė me tė voglin. Si gjithnjė e veshur hijshėm, flokėt tė thurur kurorė, sikur sapo tė kishte dalė nga banja. Ai nuk mund ta pėrfytyronte ndryshe imazhin e saj, as qė flokėt e saj tė shtriheshin edhe kur bėnte banjė.
Ardiani i pėrkthente sė ėmės fjalėt e vizitores.
Keni njė djalė shumė tė mirė. Tė gjithė fqinjėt e duan.
Ai nuk pėrktheu.
Ēthotė? i tha e ėma, me njė seriozitet pakėz tė zymtė, duke e marrė mospėrkthimin e tė biritė pėr diēka qė nuk shkonte.
Po mė lavdėron, -i tha ai.
Asaj i ēeli fytyra. Mė pas edhe pa pritur pėrkthimin e tė birit, i miratonte me kokė e buzėqeshje fjalėt e tjetrės.
Ne grekėrit e dimė se ēėshtė kurbeti, andaj dhe duam ti ndihmojmė emigrantėt, sigurisht, kur nuk flasim pėr keqėbėrėsit. Shqiptarėve u dhamė bukė e punė, paēka se njė pjesė e tyre e shkelėn mikpritjen, por unė nuk mund ti njehsoj kurrė tė tėrė.
Pas pėrkthimit tė tė birit, tjetra u pendua qė i kishte miratuar me aq zell fjalėt e saj.
Edhe ne i kemi ndihmuar grekėrit dhe kemi ditur ti dallonim gjithnjė mirėnjohėsit nga bukėshkelėsit, - drejtoi ajo shpatullat. - Por nuk e kemi nė traditė tu kujtojmė bukėn qė iu kemi dhėnė. Shoqja mė e ngushtė e punės sime ishte dropullite, do me thėnė greke, -pėrfundoi ajo duke shtrėnguar nofullat, si pėr ti dhėnė tjetrės tė kuptonte, se kėto qė thoshte nuk i lėvizte as topi!
Pėr tė mos ngrirė atmosferėn, Ardiani u mundua tė gjente diēka tė vazhdonte sa mė ngrohtė bisedėn e grave. Pa njė qeskė qė mbante nė dorė zonja Panajotė.
Sėshtė nevoja ta mbani nė dorė, -i tha. -Tju a vė mbi tavolinė dhe merreni para se tė largoheni.
Ėshtė pėr ju, -ia zgjati ajo.
Ējanė?
Speca tė mbushura. Sapo i bėra.
Ējanė, -pyeti edhe e ėma e Ardianit.
Speca tė mbushura.
Sytė e saj qeshėn.
Edhe ju gatuakeni tė tilla? - pyeti greken me gėzimin e hareshėm, qė ndjen njė njeri, kur takon njė tė njohur nė njė qytet tė huaj
Biseda u gjallėrua pėrsėri, madje mė shumė se sa mendoi ai. Nga pėrkthimi qė bėri, duke kthyer kokėn sa majtas-djathtas, doli qė nė nėntėdhjetė pėr qind tė rasteve, nė tė dy vendet pėrdorej e njėjta kuzhinė. I lodhur nga pėrkthimi i vazhdueshėm dhe nga kthim koka e dendur, filloi redaktimin. Por, kur ligjėrimin disa minutsh tė Panajotės, ai e pėrmblodhi me fare pak fjalė, e ėma iu kthye:
Nuk mi the tė gjitha!
Dua tė shkoj nė banjo, -ia futi ai kot, si njė nxėnės i fillores, qė pėr tiu shmangur sa tė jetė e mundur pėrgatitjes sė mėsimeve, nxjerr arsye tė pakundėrshtueshme, siē janė ato fiziologjike.
Me njė tė tillė kėrkesė, tė ngrėnit, i kishte afruar edhe kėto dy gra midis tyre.
Futi specat nė frigorifer, -i tha e ėma. Nuk dua pėr ēfarėdo arsye qė ato tė prishen, pa provuar gatimin e zonjės.
Bėri siē i tha e ėma. Shkoi nė kuzhinė dhe kur deshi ta vėrė enėn plastike nė frigorifer, pa mbi tė njė zarf, aq tė vogėl, sa qesja me para qė i kishte dhėnė e ėma. E hapi dhe nė tė gjeti... njėqind e pesėdhjetė mijė dhrahmi. Pėr disa sekonda zemra i rrahu fort. Pastaj qeshi! Nuk ishte thjesht qeshje hareje. Ishte e pėrzier me mirėnjohjen, dhimbjen dhe dėshpėrimin, qė ishte i detyruar tė pranonte para pėr operimin e tė nipit. Ndjeu vėrtet nevojė tė shkonte nė banjo. Lau sytė e skuqur nga njė pėrlotje e ēastit. Kur u kthye, u ēudit, qė gratė bisedonin secila nė gjuhėn e vetė duke e ndihmuar edhe nga lėvizjet e duarve. Meqenėse njė sėrė zarzavatesh emėrtoheshin njėlloi nė tė gjuhėt, ato ishin tė sigurta qė e kuptonin njėra-tjetrėn.
Sytė e skuqur tė Ardianit, Panajota i mori pėr tė lodhur, andaj nuk vonoi tė ngrihej. U pėrqafua me tjetrėn dhe duke pėrshėndetur, bėri pėr nga dera.
Faleminderit pėr tė gjitha, -i tha djali, me njė zė ku i dallohej njė dridhje e lehtė. -Eshtė fat tė kesh njė mike tė tillė si ju!-vazhdoi, por tjetra po e dėgjonte pa asnjė shprehje nė fytyrė.
Ai i tha disa tė tjera, por ajo pėrsėri mbeti e ngrirė. Ku kishte gabuar?...
Oh..., ēbudalla qė ishte. I kishte folur shqip!
Kishte ikur! Me Andin! Sa mė shumė afrohej fundi i qėndrimit tė tij nė Tiranė, aq mė tepėr shtohej padurimi i saj pėr humbjen e tij. Kur atij i kishin mbetur veē katėr ditė nga nisja, njė mendim i ēmendur i kishte trazuar kokėn. Nuk donte tė vuante mė nga numri katėr. Katėr vite shkollė, katėr nė fizikė... ! Elsa kishte ikur. Andi do tė ikte. Ajo do mbetej!
Do isha shumė i lumtur tė tė kisha pranė, -i kishte thėnė njėherė, duke i pėrkėdhelur shqisat. -Megjithatė, nuk tė nxisė.
Sa i pėlqente urtėsia e tij! I vinte tia mbėshteste kokėn nė gjoks e ai tia rrethonte e ta pushtonte tė tėrėn. Mendoi se tė gjtha vajzave tė dashuruara, u pėlqente njė pushtim i tillė.
Unė do tė ta nxjerr vizėn, nė qoftė se vendos pėr tė ardhur, -i kishte thėnė disa ditė para nisjes.
Tri ditėt e fundit, shqisat e Elonės reagonin me vonesė. E ėma e qortonte shpesh. Nė matematikė kishte marrė njė tjetėr katėr. Mėsuesja nuk i kishte ndarė nė rrokje fjalėt e notės disfatė. Pėrkundrazi, kishte shprehur keqėardhjen pėr rėnien nga mėsimet tė saj. I ishte forcuar mendimi pėr tė ikur.
Ikja! Kur dėgjonte fjalėt rrėmbimnga mosaprovimi i martesės sė ēiftit nga njėra palė, gjithnjė merrte si tė pranishme pėrdorimin e forcės. Kjo mund tė mos ishte thjesht njė ballafaqim fizik i dy palėve qė qėndronin nė tė dy anėt e rrėmbimit. Rėndom kishte tė bėnte me fshehtėsinė, befasinė e veprimit. Aq sa ai nėnkuptonte pėrdorimin e dhunės, aq pėrmbante edhe nuancat romantike. Madje, asaj i dukej, se gjithmonė mbizotėronin kėto tė fundit. Dhe duhej tė ndodhnin natėn. Djali qė do rrėmbente vajzėn (ajo duhej tė banonte mundėsisht nė katin e dytė), i hidhte qė poshtė njė litar. Nė mungesė tė tij mund tė pėrdoreshin ēarēafėt. Mund tė lidheshin bashkė ēarēafi i sipėrm me atė tė poshtmin, nė qoftė se largėsia ishte e konsiderueshme. Por edhe me njė, nuk ishte keq. Ishte bukur, kur vajza, nga shkurtėsia e tij, ishte e detyruar tė hidhej dhe i dashuri ta priste nė krah.
Po ajo?! Rrėmbimi i saj nuk mund tė kryhej as me litar, as me ēarēaf. Banonte nė katin e pestė. Veē kėsaj, askush nuk do ta ruante pėr tė mos ikur! Nuk mund tė kishte rrėmbim pa ruajtje. Kishte qenė thjesht ikje. Mėngjesi i largimit, kishte qenė sa i zakonshėm, (mamaja kishte dhėnė porositė e mėngjesit, i ati kishte ikur shumė herėt dhe i vėllai e kishte porositur ti gjente shkumėsa me ngjyra), aq edhe i pazakonshėm, pikėrisht se po braktiste gjėrat e zakonshme.
Dhe ja tani, ku gjendej pranė doganės greke e ulur nė ndenjėsen pranė Andit. Nėpunėsit grekė, po i vononin vulosjet e dokumentave. Kishin gati tri orė, qė prisnin urdhėrin pėr rifillimin e punės.
Elona ishte e lodhur. Gjithė natėn nuk kishte fjetur nga ankthi. Mbėshteti kokėn me flokėt e grurta nė supin e tij.
Pse vonojnė, - pyeti me sy tė mbyllyra.
Thonė se janė prishur komjuterat, - i tha ai.
Ēdo tė thotė kjo?
Qė sduan tė punojnė!
Asaj iu duk se ata nuk donin tė punonin, qė tė mos kalonte ajo. Njė polic i ri grek, i erdhi rreth e qark autobusit duke vėshtruar me nge dritaret. Sikur kėrkonte atė! E kishin lėnė automjetin tė priste me orė tė tėra jashtė, nė atė fundmaji tė nxehtė, siē kishin lėnė dikur grekėrit, kalin e dunjtė, jashtė mureve tė Trojės. I vinin rrotull pėr tu siguruar pėr mosdėmshmėrinė e tij. Asnjė nuk lėvizi. Nga fundi u dėgjua njė zė i mekur:
Pusho Mėhill!
Ajo e dėgjoi: Pusho Menela!
Menelau, domethėnė Mėhilli, pushoi. E kapi frika se mos kėrkonin atė, Elonėn, Helenėn! Veēse kjo i ngjante me negativin e njė filmi, sepse nė kalin-autobus nuk ishin fshehur grekėrit pėr tu futur nė Trojė, por ata, trojanėt shqiptarė, pėr tu futur nė Greqi! Ndėrsa atė, Helenėn, nuk vendosnin ta pranonin pėr tradhėtinė e saj.
Sapo polici u largua, njė fėmijė tek dy vjeēėt, ia shkrepi tė qarit. Dikush tha, se po tė zbriste gruaja me fėmijėn, greku, do tė zbutej dhe do ta ngrinte traun!
Greku ėshtė grek, nuk zbutet stereotipizoi njė burrė i plakur kohe.
Akoma nuk u rregulluan komjuterat? -pyeti dikush ironizues, pa iu drejtuar askujt, dhe po vetė u pėrgjigj pa parė askėnd.
Nuk e di pse thonė, qė ndjenjat njerėzore dhe arti bien ndesh me elektronikėn. Komjuterat grekė janė shumė tė ndjeshėm, sidomos ndaj dokumenteve shqiptare, andaj prishen lehtė.
Dikush lajmėroi pėr rifillimin e punės. Fatkeqėsisht nėpunėsi nė sportelin e dytė, u grind me njė pasagjer shqiptar. Ky i fundit kishte guxuar ti pėrgjigjej fyerjes sė tjetrit dhe... . komjuteri u prish!
Pasagjerėt u trigrupuan. Tė parėt, qė kishin vulosur pashaportat u ulėn nė ndenjėse e para tė autobusit dhe megjithė orėt e gjata tė pritjes, ishin lehtėsuar nga lejimi pėr tė udhėtuar jashtė vendit. Grupi i dytė, mbante radhėn pranė derės. U dukej se ēdo largesė prej saj, do tu ēonte dėm orėt e pritjes. I treti, i ishte fshehur diellit nė fund tė autobusit, atje ku kishin vendet. Ata ishin mė tė stresuarit dhe tė pikėlluarit.
Tė parėt, pas dy, pesė, ose dhjetė orėsh, do tė niseshin. Tė tjerėt, megjithė orėt e torturės qė po kalonin sė bashku, mund tė ktheheshin.
Burri rreth tė pesėdhjetave, pėr tė pushuar fėmijėn qė qante, ia bėnte ta, ta, taaaa, rreth kokės sė tė jėmės, duke shqyer gojė e sy, sa herė qė nxirrte ta-tė!
Elona u pėrpoq tė shtrinte perden, e cila ishte mė e shkurtėr se sa gjatėsia e dritares, pėr tė pritur heshtat e diellit. Po imbushej mendja, se shkaku i vonesės ishte ajo. Sepse, atė ditė, asaj i dukej vetja si njė qenie e pazakonshme.
Pas njė ore sportelet u hapėn. Greku, protagonist nė zėnien me shqiptarin, sa herė vuloste dokumentat, godiste aq fort me vulė mbi to, si tė ēante arra gunga.
Rradha i erdhi Elonės. Po i merrej fryma. Gjaku i pulsonte shumė shpejt. I takoi tė shkonte tek greku tjetėr, mė i arsyeshėm. Ai ia mbajti gjatė pashaportėn nė duar. E futi nė komjuter. E nxorri pėrsėri. E pa. Ia futi me vulė.
Nė vend qė tė qetėsohej, ajo u drodh mė tepėr, ashtu, siē shpėrthen nė vaj lehtėsues dikush, pasi mėson shpėtimin e tė afėrmit pas njė fatkeqėsie serioze.
Ndėrkohė, nė sportelin tjetėr, greku inatēi, po rikatėrfuste dhe rikatėrnxirrte pashaportėn e Andit.
Njė ēifti para tij, sa nuk i kishte rėnė pika, kur ai nuk kishte dalluar qartė datėn e dhėnies sė vizave. Ata me njė mirėsjellje, qė skishte si tė bėhej mė e pėrvuajtur dhe pėrgjėruese, me njė greqishte ēatra-patra, pėrpiqeshin tia mbushnin mendjen doganierit, qė thartonte surratin, tek i kthente pashaportat nga tė tėra anėt, si tė sigurohej pėr pėrmasat normale tė tyre, se vizat ishin tė sakta. Madje, gruaja kishte kujtuar edhe ditėn e marrjes sė tyre, qė sipas saj, pėrkiste me nje festė nė Greqi. Si njė fėmijė i llastuar e kapriēoz, greku i dha karar ti godiste edhe ato dy pashaporta, me tė tillė forcė, si tia ngjeshte turinjve ēiftit qaraman.
Burri, qė kishte folur pėr lidhjen e elektronikės me artin, diē kishte pėshpėritur tutje, nė pritje tė radhės.
Mė pas vulosėn edhe atė tė Andit, ku pas njė shqyrtimi tė stėrgjatė, nuk kishin folur.
Autobusi ishte nisur pėr nė parajsėngreke! Ecte ngadalė, rėndė, si tė mos ngjallte dyshime pėr diēka qė mund ta rikthente. Kalin e kishin pranuar! Helenėn, nuk e kishin njohur!
Tė gjithė ishin ēliruar nga ankthi. Tri grupet ishin njėgrupuar. Halli, qė sapo kishin kaluar i kishte familjarizuar, aq mė tepėr, qė atė nuk e ndanin dot me dikė tjetėr jashtė autobuzit. Hyrja nė kufirin e vendit fqinj, sa tė afėrt, aq edhe tė largėt, e shtonte mė tepėr familjaritetin.
Burri, qė i bėnte ta... fėmijės, e kishte marrė nė prehėr dhe luanin me gishtat e njėri-tjetrit.
Dikush, nė fund tė autobuzit, qė deri atėherė nuk e kishte hapur gojėn fare, se me kė kishte dalė i njohur dhe ia kishte krisur bisedės me zė tė lartė, pa u shqetėsuar, qė njė pjesė e tyre dėgjohej nga tė tėrė.
Jam i lodhur, mė flihet, -i tha Andi Elonės.
Fli, -i tha ajo dhe i afroi supin, pėr tia mbėshtetur kokėn nė tė.
Kur tė zgjohem, mė thuaj pėrshtypjet e udhėtimit, -i tha ai me zė gati tė shuar dhe sy gjysmė tė mbyllura.
Mirė, i tha ajo pranė veshit dhe fryma e ngrohtė qė i doli nga goja, pati efektin magjik, pėr ta vėnė tjetrin menjėherė nė gjumė.
Ishte e para herė qė udhėtonte jashtė vendit tė saj. Gjelbėrimi, ndėrtesat e bardha pėrgjatė rrugėve, e entuziazmuan. Nė tė ngrysur, rruga u anashmbush me drita. Sė largu, qyteti ku afroheshin, i ngjau me njė kuadėr dritash, qė i pėrkiste ndonjė pajisjeje elektronike. Ēdo njėra prej tyre kishte historinė e saj, ashtu siė do ta kishte edhe ajo me Andin. Dhe nuk do tė fikej, sepse kėtu nuk fikeshin dritat.
Andi lėvizi. Mbi faqen e mbėshtetur nė supin e vajzės, i dallohej njė si brazdė, e bėrė nga kushedi se ētegel prej bluzws sė Elonės. Ajo i qeshi ėmbėl. Sa herė kishte pėr ta parė kėshtu duke fjetur, para se tė zgjohej mėngjeseve e tė ikte nė punė!
Autobusi ndaloi.
Ku jemi? - pyeti Andi duke parė rreth e rrotull si pėr herė tė parė.
E pa Elonėn, me tė tillė vėshtrim, a thua se e vetmja lidhje midis tyre tė ishin biletat pranė njėri-tjetrit.
Nuk e di, - i tha ajo. Nė Greqi!-u pėrpoq tė bėnte humor.
Ah, - erdhi ai nė vete, duke buzėqeshur me hutimin e pakmėparshėm.
Ētė bėri mė shumė pėrshtypje? dhe e takoi majėn e hundės sė tij me tė sajėn, sipas njė riti tė njohur indian.
Tė gjitha , -i tha ajo duke e fėrkuar hundėn tek e tija.
Tė gjitha, tė gjitha...
Po! Edhe ti! Sa mė shumė i pėrshtypshėm je, aq mė shumė tė dua.
Kur tė mbaroi sė qenuri i tillė, nuk do tė mė duash mė?
Sigurisht qė do tė tė dua, - kundėrshtoi ajo me forcė. -Tė lutem mos mė fol pėr teorira konsumimesh e ku ta di unė. Di vetėm qė tė dua shumė, sa nuk prita katėr vitet pėr tė qenė pranė teje.
Ishin nė tė hyrė tė Athinės. Nė tė majtė, nė dritėn qė sapo kishte nisur tė fekste, nė njė kat tė njė ndėrtese tė lartė, Elona pa tė ekspozuar njė dhomė gjumi. Shumė e bukur! Ēarēafėt qė pa mbulonin pa simetri ato, sipas modės sė fundit, ia mbajtėn frymėn. Ishin njė kombinim i mrekullueshėm ngjyrash me mobiljet pėrkatėse.
Andi, shih, -i tha ajo, duke nderė dorėn nga ndėrtesa.
Ehė, -tha ai thatė.
Befas, i freskuar, u kthye dhe i tha:
Po tė punosh mirė e shumė, njė ditė edhe ti mund tė kesh njė mobilim tė tillė.
Asaj nuk i pėlqeu mėnyra se si e tha atė tė punosh. Tamam, si mėsuesi qė shqiptonte katrėn. Do me thėnė, po spunoi mirė e shumė, nuk mund ti blinde dot mobiljet, nuk mund tė shkonte nė shkollė tė lartė!
I ktheu pak krahėt, aq sa mund ta lejonin vendet paralele ku ishin ulur. Priti qė ai ti ledhatonte supin, duke e pėrdorur pėrkėdheljen pėr falje. Hiē! Donte tė dinte se ēbėnte ai. Por... nuk donte tė kthehej. Pėr disa minuta mbeti e ngujuar nė atė pozicion, deri kur shoferi grek, njė burrė tepėr i shėndoshė, lėvizi pasqyrėn e vendosur nė krye tė automjetit, nė tavan, pėr ti parė tė gjithė pasagjerėt. Elona pa veten. Pa edhe Andin. Ky, tymoste cigare. Shoferi i foli i greqisht. Ai shtypi gjithė inat kokėn e saj, mbi njė taketuke tė instaluar nė anėn e mbrapme tė sediljes pararendėse, duke sharė diēka nėpėr dhėmbė.
Je mirė?- nuk iu durua asaj dhe u kthye nga ai. Ai ia afroi supet tek tė tiat. Jo nė formė faljekėrkuese apo shfajsimi. Thjesht, sikur tė bėnte njė veprim rutinė, ashtu siē mund tė pėrqafohen dy bashkėshortė tė lumtur, pas njėzetė e kusur vjetėsh martesė. Pėr herė tė parė gjatė qėndrimit me tė, Elona ndjeu njė akullnajė nė shpirt. Pėr tė lehtėsuar veten, ia vuri fajin rrugės, lodhjes, shqetėsimit pėr tė ardhmen.
Pas pak arritėn. Secili nga udhėtarėt mori rrugėn e tij, duke lėnė nė stacion autobusin e rraskapitur e tė pluhurosur, barkbosh e tė braktisur. Trojanėt, kishin hyrė nė Greqi dhe pėr aq kohė sa kishin vizat nuk do tė pėrpiqeshin tė fshiheshin nė barqe kuajsh.
Pėr Elonėn, e vetmja gjė qė tani e lidhte me Atdheun e saj, ishte, ai, Andi!
E zuri malli pėr tė afėrmit! Pėr vendin !
Andi nuk i kishte folur kurrė pėr dy kushurirat, qė banonin nė apartament me tė.
Pėr tė ndarė qeranė, i ishte kishte thėnė, ndėrsa iu pėrgjigj pyetjes sė njė femre, qė u dėgjua nė mikrofonin pranė portės sė jashtme. Elona e kishte kokėn tė rėndė nga udhėtimi i gjatė dhe i lodhshėm, nuk kishte fuqi as tė pyeste, as tė ēuditej pėr kushurirat e papritura. Kishte plot kohė pėrpara.
Ato e panė me kureshtje, ndėrsa u ngritėn tė pėrgjumura, gjysmė ndenjur nė krevatet e tyre. Nga njė kanat, i hapur, i njė dollapi tė madh e tė bardhė, tė futur nė mur, karakteristike greke, pa tė hedhura poshtė, pa kujdes, disa rroba mjaft tė bukura. Midis tyre dalloi njė palė mbathje e sytjena blu me dantellė. Duhet tė kenė kohė qė punojnė, pa arritėn tė blejnė tė tillė mall, mendoi. Priti qė Andi ta ēonte pėr tė fjetur nė njė nga dhomat e tjera tė apartamentit, atje ku do tė flinin bashkė, por ai i tregoi njė krevat portativ, nė njė cep tė dhomės dhe i tha shplodhu!
Siē duket, ishte i papėrgatitur pėr tė tillė rrėmbim, andaj kėrkonte kohė tė vinte gjėrat nė vend.
Unė po dal pak, sa tė mbaroi njė punė. Pėr ēdo problem, do tė tė pėrgjigjen kushurirat, -i tha dhe iku.
Njėra prej tyre, siē iu prezantua, ishte Mira. Mira nga Shkodra. Tjetra, me njė emėr tė padėgjuar mė parė, Valerja, diē foli greqisht me Mirėn duke shikuar nga Elona. Vajzės nuk i pėlqeu qė Valerja iu shmang bisedės dhe duke e fyer foli me Mirėn pėr tė. Ose, vepronte si disa snobėr, qė harresėn e gjuhės amtare e lidhnin me qytetėrimin e vendit ku kishin emigruar!
E zuri gjumi shpejt. Zgjimi nuk pėrkoi njėherėsh me hapjen e syve. Ishte njė nga ato zgjimet e mundimshme, ku nga njėra anė i flihej, nga tjetra, njė ngacmim i jashtėm nuk tė lė. Diēkaja ngacmuese ishte e folura dhe e qeshura e dy kushurirave. Zėrin e Andit nuk e dėgjoi gjėkundi. Madje, ky duhet tė kishte qenė ngacnuesi kryesor pėr zgjimin e shpejtė, mungesa e zėrit tė tij. Pėrtueshėm hapi sytė.
Kushėrirat seē i tregonin njėra tjetrės dhe pėrpiqeshin tė mbulonin gojen me pėllėmbat e duarve, pėr tė mos zgjuar Elonėn. Kishin vėnė rregull nė dollap dhe kishin rregulluar krevatet e tyre. E para qė vuri re se e porsa ardhura u zgjua, ishte Valerja. Ia bėri me shenjė Mirės, e cila e pyeti:
U shlodhe?
Ēka! Ku ėshtė Andi?
Nuk besoj tė vonohet.
Ēpo thonit me Valerien?
Mė tregoi diēka pėr tė qeshur.
Mund tė qesh edhe unė?
Pse jo! Mbrėmė kur u nis pėr nė punė, e kėrkoi njė klient i paparė mė parė. Burrė i vjetėr. Valerja kishte vėnė paruken me flokė tė zezė e tė gjatė. Nė krevat, kur i moshuari deshi ta pėrqafojė, i kishte ngelur parukja nė dorė. Kaq shumė ishte trembur, sa iku pa bėrė dot gjė! -dhe kukurisi pėrsėri bashkė me tjetrėn. -Nuk ėshtė pėr tė qeshur? pyeti ajo tjetrėn.
Elona ngriu. Ēpunė bėnte kushėrira Valerė dhe mbase bashkė me tė dhe Mira?
Ku punon? e pyeti ajo tjetrėn gati me panik dhe mėshirėkėrkuese njėkohėsisht, qė tjetra tė mos e trembte me ato qė do ti thoshte.
Si Valerja! u pėrgjigj thjesht ajo... . Nė rrugė!
Elona u zbardh e tėra! Mira, si njė motėr e madhe, sė cilės i kishte rėnė fati i keq apo i mirė, pėr tu kujdesur pėr mė tė voglėn, si pas njė fatkeqėsie familjare, i fėrkoi duart me dhembshuri, si pėr ti thėnė, qė kėto ishin vėshtirėsitė e para. Tjetra ia tėrhoqi me rrėmbim. Lejimi i njė ngushėllimi tė tillė do tė ishte kapitullim. Ajo nuk do tė shdėrrohej kurrė si ato!
Ku ėshtė Andi? - pyeti gati me kėrcėnim?
Mira pa orėn e dorės.
Tani duhet tė jetė duke ardhur!
Ku ėshtė? - gati sa nuk iu hakėrrye Valerjes.
Ēthotė? - pyeti tjetra Mirėn.
E ka harruar shqipen rrugėve tė natės? - qesėndisi Elona duke iu kthyer Mirės.
Nuk di shqip, ėshtė rumune!
Vajza iu shemb krevatit. Ishte krejt e mpirė. Pas pak njė ngjyrė rozė ia ledhatoi faqet. Ajo iu shtua dhe iu kthye nė njė tė kuqe tė fortė, sulmuese.
Ku ėshtė Andi? - ulėriu. Dukej sikur i kishte ardhur njė fuqi e papritur, ashtu siē pėrmirėsohen papritur tė sėmurėt nė prag tė vdekjes.
Madje edhe Mira, ashtu e vėshtroi, pa u bėrė aspak merak pėr gjendje e saj. Ēfarėdo qė ti thushte sė resė tanimė, ishte e kotė. Koha, ose mė mirė Andi, kishin pėr ta rregulluar kėtė!
Erdhi, - i tha Mira me tė tillė ton, si ti tregonte qė mė kot ishte shqetėsuar pėr vonesėn e tij.
Si kaluat vajza? U njohėt? - pyeti ai me njė dyshim enkas tė ėmbėl, si mėsuesi qė kujdeset tė krijojė njedis tė ngrohtė pėr nxėnėsen e re.
Por fytyra e nxėnėses iu kėrcėnua. Ai e njihte atė lloj kuqėlimi nė tė. Si tė zotėronte njė pedagogji tė suksesshme prej kohėsh, i foli me sigurinė e atij, qė e di se gjėrat do tė marrin vetėvetiu rrugėn e tyre.
Ēdo punė, nė qoftė se nuk vjedh e nuk vret, ėshtė e ndershme. Ne nuk vjedhim dhe as vrasim. Thjesht, punojmė me kontratė, duke iu pėrshtatur ekonomisė sė tregut. Me vajzat bashkėpunoj vetėm pesė vjetė, duke ndarė pėrqindjen e fitimit. Pas mbarimit tė afatit ato janė tė lira ta vazhdojnė jetėn e tyre si tė duan.
Gjarpėr, - iu skėrmit Elona.
Tjetri qeshi me ironi me kėtė frazė filmash tė dalė jashtė mode.
Ndodhemi nė Greqi, -vazhdoi, duke bėrė sikur nuk e dėgjoi sharjen e saj. -Nė antikitetin e lashtė e tė menēur, ekzistonin njė grup vajzash, qė quheshin ierodhuli! Paratė e mbledhua nga puna e tyre aspak e turpshme, shkonin nė tempullin pagan tė dymbėdhjetė perėndive. Pra, vetė perėnditė e kishin bekuar qejflimin e tyre. Shkėlqimi i pashuar i antikiteti, flet se sa punė ishin tė nderuara nė atė kohė!
Papritur, teksa u mundua tė ulej butė nė cepin e krevatit, ku ishte ulur edhe Elona, hėngri njė shuplakė tė fortė nga ajo, sa shenjat e gishtave tė saj, i ngelėn nė faqe si tatuazhi i njė lėkure tigri.
I tėrbuar pas durimit tė gjatė qė kishte bėrė me tė, ia shkėrmoqi gishtat nė tė tijat.
Elona bėrtiti nga dhimbja.
Ai e la tė lirė duke e shtyrė dhe i hodhi njė vėshtrim tė akullt e tė prerė, mė tė frikshėm se njė kėrcėnimi tė hapur.
Kam parė femra, -i tha - qė janė goditur aq fort, sa i janė thėrmuar dhėmbėt si kokrra misri, ose iu janė nxirė mishrat, si tė vuanin nga leuēemia. Ka edhe mė keq akoma. Unė nuk godas kėshtu, -dhe pa nga dy tė tjerat pėr tė marrė miratimin. Ato ia dhanė, duke tundur kokat.
Unė dua atė tė keqen e fundit, para turpit dhe mashtrmit, vdekjen!- iu pėrgjigj ajo.
Hė, -mė shumė se sa buzėqeshi, u ngėrdhesh ai. -Ke qenė e mirė nė hartime!
Ia kapi dorėn para se ajo ta godiste nė faqen tjetėr.
Fli, -i tha me lėshimin qė i bėn njė i rritur, njė fėmije. - Sė shpejti do fillosh punė. Sa pėr atė tė keqen e fundit, ėshtė vėshtirė tė ta dhuroi dikush aq lehtė. E vetmja vdekje e lehtė, ėshtė ajo qė vjen vetė. Nė rastin tėnd, ajo do tė vijė me aq muundim, sa ti do tė heqėsh vetė dorė nga ajo... . Fli!
Andi u largua, duke e pėrfshirė nė rastet e vėshtira kėtė femėr.
Para se ti bėnte gjilpėrėn, dentistja me flokėt e lyera gjysmė tė verdha e gjysmė gėshtenjė, e kishte pyetur Ardianin nė se e duronte dot dhimbjen pa tė. Mė mirė me gjilpėrė, i kishte thėnė ai.
Pas dy shpimeve, njėra mbi dhėmballė dhe tjetra nėn qiellėz, diku pranė saj, vendi shumė shpejt i ishte mpirė. Kur kishte parė darėn ishte trembur gjithsesi. Rezistenca e rrėnjėve tė dhėmballės kishte qenė e pafuqishme ti shkaktonte dhimbje serioze, andaj ai pėrsėriti mendimin, se kishte bėrė mirė, qė e kishte mpirė vendin.
Nė qoftė se ndien shumė dhimbje, pi njė depon, por jo aspirinė, sepse tė shton hemoragjinė, - e kishte porositur ajo, para se ai tė ikte.
Ardiani e kishte miratur me kokė, me lehtėsinė e njeriut, qė ēfarėdo tė ndodhte pas kėsaj, tė keqen qė e kishte tėrbuar kaq kohė, e kishte hequr. Tė tjerat, qė vinin mė pas, do tė ishin mė tė durueshme.
Sapo arriti nė stacionoin e trenit, nė Monastiraq, u pendua pėr gjykimin e mėparshėm. Njė dhimbje, fillimisht bezdisėse e pastaj shpuese, e shqetėsoi.
Kujtoi me inat fytyrėn e sjellshme e tė ėmbėl tė dentistes. Dhimbja po i shpėrndahej nė tė tėrė kokėn. Sikur dentistja tė kishte qenė mashkull, do ti kishte futur njė tė sharė! I dukej, sikur gjilpėrėn ia kishte bėrė, jo pėr tė lehtėsuar dhimbjen e tij, por, punėn e saj, sepse ai, si mė parė, si tani, dhimbjen po e ndiente njėsoi. Madje, i dukej, se tani e kishte mė keq. Nė qoftė se dhimbjen do ta kishte vuajtur bashkė me heqjen e dhėmbit, edhe dentistja do tė kishte vuajtur vėshtirėsitė e zanatit. Por, pasi ia kishte futur me gjilpėrė dhe e kishte pėrcjellė si manar, iu duk sikur i kishte dhėnė duart: Unė mbarova, tani vrafsh veten! I erdhi tė bėrtiste!
Ndaloi pranė njė kinkalerie, ngjitur me tė cilėn ishte njė kabine telefonike. Njė i ri, nė moshėn e tij, u fut tė fliste. Uroi, qė tjetri tė mos vonohej, siē bėnin shpesh disa, qė ia kėpusnin gjyqit pėr minuta tė tėra, pa u bėrė merak pėr pritjet e tė tjerėve. Donte ti telefononte sė ėmės nė spital.
Fatmirėsisht, tjetri doli shpejt. As nuk kishte bėrtitur. Ishte i pashėm, i veshur me rroba tė bardha. Atė ditė Ardianit nuk i pėlqente fare e bardha. Me tė bardha kishte qenė veshur dentistja, qė i kishte shkulur dhėmbin po tė bardhė, nė tė bardha fekste maja e Akropolit, qė lart, dhe ja tani, edhe ky i panjohur me tė bardha.
Tjetri i foli njerėzishėm.
Radha juaj, zotėri!
Zotėria, u shtang. Iu duk fytyrė dhe zė i njohur, paēka, se tjetri iu drejtua nė gjuhėn vendase. Burri e kuptoi vėmendjen e tjetrit.
Andi!
Ardian!
Ti kėtu?, - e pyeti Ardiani, sikur ai tė ishte shqiptari i vetėm nė kėtė Pol tė Veriut!
Po! Po ti nga mbive? - pyeti Andi i ēuditur mė shumė pėr kohėn, se sa pėr vendin.
Sa kohė kemi pa u parė? - i tha Ardiani duke e pėrqafuar, sigurisht, jo nga ana e dhėmballės sė hequr.
Ou. . !Qė nė socializėm!- i tha tjetri. -Para njė epoke!
Dhe u takuam kėtu, pas njė epoke, nėn Akropolin!
Nga lashtėsia nė lashtėsi!. Nga epoka nė epokė!
Eja pimė njė kafe, -i tha Andi.
Ti bėj njė telefonatė sime mėje nė spital dhe erdha!, -i tha tjetri.
Mamaja nė spital?!-u tregua i shqetėsuar Andi.
Tjetri i bėri me shenjė, qė do ta sqaronte pėr tė gjitha, pas telefonatės.
Ēkemi?-i tha pas pak, duke rrufitur kafenė. -Nga se vuan jot ėmė?
Jo ajo, im nip, -psherėtiu Ardiani.
Djali i Agronit?
Po! Me kancer!
Ēthua more? Pse rri mamaja nė spital dhe jo prindėrit e fėmisė?
Agroni me Zanėn vdiqėn nė njė aksident automobilistik, -uli zėrin tjetri, sikur tė lėndonte dikė.
Mos... !Fatkeqėsi e madhe ju paska ndodhur!
Mė mirė themi gjėra tė bukura. Me tė tjerat, ska ēast tė mos merrem.
Tė bukura?!, -nėnqeshi tjetri. Vėshtirė se gjen sot nė kėtė botė. Njė e tillė ishte, atėherė, kur u rrėzova nga pema dhe theva kėmbėn. Nė ēmoshė duhej tė ishim atėherė?
Tek nėntė - dhjetė vjetėt!
Ti more karrocėn e xha Hasanit dhe mes ulėrimave tė mia, bashkė me Titin dhe Gėzimin, mė ēuat nė spital.
Ardiani qeshi.
Pėrpiqeshe tė ngisje kalin dhe nuk e di se si arritėm tė tre gjallė nė spital. Atė ditė pėr mua ishe njė hero i vėrtetė!
Tė dy shkundėn supet nga tė qeshurat.
Ku punon?-pyeti Andi.
Paradite, pesė ditė, nė njė firmė ndėrtimi. Tė shtunave dhe tė dielave, ku tė mundem. Mė duhet tė grumbulloi para pėr operimin e tim nipi. Mė duhet shumė pėr tė plotėsuar pagesėn. Po dėgjove gjėkundi...
Mos u bėj merak! Do tė tė ndihmoj vėllai yt! Para tė thata, hė pėr hė nuk kam, por..., kam diēka tjetėr, qė nxjerr para. Tė kam patur shok me kokė. Bėn pjesė nė gjėrat e bukura tė fėmijėrisė sime dhe tė bukurat, unė dua ti ruaj.
Nuk mė the Andi, me se merresh?
Eh... , nguroi paksa tjetri. Me e punė intelekektuale, -tha duke qeshur ēapkėnėshe.
Saktėsisht?
Ado... !Mos mė keqkupto! Pse tė dua, dėshiroj tė tė ndihmoj. Nuk mund tė tė ta fsheh ty, me se merrem. Me detyroi jeta! Prandaj, pak mė parė, kur folėm pėr tė bukurėn, tė thashė se zor gjendet ajo sot!
Tjetri, pyeti pėrsėri me sy.
Mbaj tri femra, -pėshpėriti Andi, si tė fliste pėr tre jofrymorė.
Sytė e Ardianit humbėn ngjyrė, a thua i shkulėn dhėmballėn tjetėr.
Me prostitucion?! -uli zėrin akoma mė shumė se parafolėsi.
Quaje si tė duash! E gjithė shoqėria njė prostitucion ėshtė. Nė mos unė, njė tjetėr do ti mbante ato!
Rėndėsi ka qė i mban ti Andi? Marrja me prosti... .
Do mė flasėsh si iluministėt tani? -e preu tjetri. Po kaq e rėndėsishme ėshtė tė mėsosh, qė unė nuk i keqtrajtoi. Pas pesė vjetė pune, u jap lirinė.
Ti thua lirinė! Do me thėnė duke punuar pėr ty, nuk janė tė lira!
Bėhu realist, i dashur. E kupton, qė kėto biseda nuk i bėj me kėdo! E ēndryshim ka pėr nga paligjshmėria, korrupsioni me prostitucionon? Po tė mos ekzistonte e para, zor se do tė kishim tė dytėn! Femrat, qė marr, janė tė destinuara pėr atė punė. Nė mos me mua, me dikė tjetėr do ta ushtronin kėtė punė!... Nuk ta harroj kurrė nderin qė mė bėre nė vogėli, -iu kthye ai temės sė mėparshme. Ti je njė pjesė e fėmijėrisė sime. Pranoje ndihmėn time dhe shpėto tėt nip. E bėj pėr fėmijėrinė time! Ajo nuk njeh korrupsion. . Para tė thata nuk kam! -shtėngoi ai buzėt, si pėr ti treguar, qė kjo ishte mundėsia e vetme.
Si do tė mė ndihmosh? - pyeti Ardiani.
Do tė tė jap njė femėr. Ėshtė mall i ri, sapo e kam sjellė. Ia kishin vėn syrin pėr ta ēuar pėr nė belgjikė, por e kandisa dhe solla kėtu.
Femėr, mua?! - kėrciti kėmbėt e karrikes tjetri.
Po! Tė thashė, tani pėr tani nuk kam para pėr tė tė dhėnė. I kam investuar diku. Mbaje ca kohė dhe plotėso paratė, qė tė duhen pėr tėt nip. Mos u bėj budalla! dhe me cepin e buzės nxorri tymin e cigares, me nervozitet, sikur tė pėshtynte dikė, qė ndodhej pranė.
Nuk di nga kėto punė!
Ska vėshtirėsi tė madhe. Do ta nxjerrėsh vajzėn nė rrugėt qė do tė tė them unė. Klienit do ti caktosh pagesėn e duhur. Njėkohėsisht do ruash femrėn, tė mos tė tė ikė. Ndodh, qė ato pėrpiqen tė shkasin pėr ta vazhduar aktivitetin tė pavarura. Mos e lejo! Kėrcėnoje! Kam harxhuar para pėr ta sjellė kėtu e pėr ta mbathur. Ajo mund tė tė sillet si e pafajshme, si viktimė, e parrahur me tė tilla punė. Mos beso kurrė.
Po, unė nuk pranova, - i tha Ardiani, me shqetėsimin e atij, qė e detyrojnė tė pranojnė pa dashjen e tij.
E lexon atė tabelėn atje? -e tėrhoqi Andi nga vetja.
Po!
Ēthotė?
Viagra! - lexoi Ardiani.
Nuk ėshtė parullė e Enver Hoxhės! Ėshtė e shqiptarit mė tė madh tė kohėrave, Ferid Muratit. Pėr fat tė shpikjes sė tij, puna ėshtė shtuar dhe fitimi ka qenė i mirė. Grekėrit nuk mbahen. Nė vendet nordike statistikat thyen rekorde tė pamenduara. Thonė se atje janė shtuar maternitetet. Provuan ta aplikojnė nė Afrikė. Personat, qė iu nėnshtruan provės, filluan tė reagojnė si tė sėmurė epileptikė. Siē duket, klima tepėr e nxehtė, atje, hyn nė reaksion me viagrėn, duke e bėrė shpikjen hė pėr hė tė paefektshme. Thonė se Feridi, ai e pėrmendi si ta kishte fqinjin mė tė afėrt nė Shqipėri, po mendon pėr ndryshimin e disa parametrave pėr tu ardhur nė ndihmė kėtyre vendeve. Kryetarė shtetesh dhe partish, nėn ndikimin e saj janė bėrė mė tolerantė. Qejfi i bashkon njerėzit. Mendo sikur atė ta shpėrndanin falas tek politikanėt shqiptarė. Pas njė natė pėrdorimi tė saj, ata do tia jepnin fjalėn gjithė kėnaqėsi njėri-tjetrit. Nė fund do pėrqafoheshin dhe do vetėqortoheshin pėr armiqėsi!
tė qė kishin ushqyer deri tani midis tyre! Dy demat e partive kryesore do bėheshin mė tė kuptueshėm, duke rregulluar sintaksėn e fjalive. Shqiptarėt, me Feridin nė krye, pas Skėnderbeut, po bėhen pėr herė tė dytė shpėtues tė njerėzimit!-e mbylli ai.
Pas dy-tri ditėsh, nė mbrėmje do tė ta sjell vajzėn nė shtėpi. Pas gjashtė-shtatė muajsh ma kthe pėrsėri. Do tia llogaris nė pesėvjeēarin e punės ato muaj. Unė jam i ndershėm, e mbaj fjalėn!... Natėn e mirė! Mendo pėr tėt nip...
Andin e gėlltiti njė nga rrugicat pranė stacionit tė trenit. U ngrit edhe ai. Ishte i mpirė. Vendi i dhėmballės sė shkulur nuk i dhimbte mė. Do donte ti dhimbte, pėr tė harruar kėtė siklet tė ri, qė i lindi. I erdhi inat qė nuk i dhimbte. Ashtu do ti kushtohej dentistes. Do tia kursente tė sharėn, meqenėse ishte femėr. Futi dorėn nė xhep. Gjeti disa tė holla, me tė cilat mund tė paguante biletėn e trenit. Dentistja, pėr disa minuta punė, i kishte marrė gjashtė mijė dhrahmi, aq sa paguhej ai pėr tetė orė punė. Kėtu e shau me tėrė mend! Paratė qė i kėrkonte mjeku, nuk mund ti mblidhte dot as pėr dy vjet punė, me kursime tė forta. Mjeku nuk mund tė priste aq gjatė. Mjeku me bluze tė bardhė dhe duart nė xhepa! Prapė, ngjyra e bardhė. Kurrė nuk e kishte marrė zėt atė ngjyrė. Tanimė, po! Ashtu, e pashkruar, anonime, e frikėshme, siē mund tė jetė e panjohura.
Nė hyrje tė pallatit, u pėrshėndet me zonjėn Panajotė.
Si ėshtė yt nip, -e pyeti me kėrshėri dhe merak.
Nesėr operohet!
Tė dielėn isha nė kishė. U luta pėr tė. Ka pėr tu bėrė mirė, e ndiej. Na dhėntė zoti kurajė!
Tė faleminderi, -i tha Ardiani pėr tė tretėn a pėr tė katėrtėn herė.
Ashensori ishte prishur. Dikush nga banorėt, kishte akuzuar pastruesen shqiptare pėr prishjen e tij. Kjo e fundit, e inatosur, qė tė gjitha tė ligat ia linin shqiptarėve, i kishte mallkuar grekėrit, deri nė brezin e njėqind e shtatėmbėdhjetė, qė , sipas saj duhej tė arrinte te kali i Trojės. Edhe kalin e kishte mallkuar. U betua, se kur tė kthehej nė Vlorė, ku edhe kishte qytetin e saj, bllokut tė pallateve, qė mbante ēuditėrisht emrin e atij kali, do ta ndryshonte!
I ngjiti me kėmbė tė tetė katet. U pllangos nė krevat. Gjigandi i Roditkishte filluar ti nxirrte pėrsėri konturet e tij pėrgjatė murit tė bardhė, pas pastrimit, qė i kishte bėrė e ėma. Mė mirė. Iu duk si ngushėllim i njė tė njohuri tė vjetėr, pėr tė mos e braktisur mes bardhėsisė sė mureve.
Ardianit, aq sa i dukej e pabesueshme, qė mund tė mbante njė vajzė rrugėsh nė shtėpinė e tij, aq i sigurtė ishte se Andi do tia sillte. Kėshtu kishte qenė edhe fėmijė, me atė pamje tė jashtme tė qetė e tė druajtur dhe kokėfortė, pėr tė arritur atė qė donte. Pėr shkak tė asaj vendosmėrie, e kishte pėsuar fėmijė, me thyerjen e kėmbės.
Pranė murit qė rrethonte njė shesh tė vogėl futbolli, nderte krahėt njė plep i madh. Loja qė u kishte shkuar nė mendje ēunave dhjetė vjeēarė, ishte, tė hipnin mbi mur e qė andej tė kapnin degėt e plepit pranė tij. Ardiani, Gėzimi dhe Titi, pasi e kishin matur me sy largėsinė, ishin tėrhequr. Ai, Andi, e kishte paguar heroizmin ose kokėmushkėsinė e tij me thyerjen e kėmbės, nė nyjen e poshtėme. Megjithatė, plepi ia kishte kėputur disa gjethe, tė cilat nuk i lėshonte nga dora, megjithė ulėrimat e vazhdueshme. Askush nuk e kuptoi, nėse shtrėngimi i tyre bėhej me ndėrgjegjen e njė fitues, apo i shėrbente tė vrarit si mjet, qė mund ti lehtėsonte sadopak dhimbjet. Kur Andin e kishin hipur nė karrocėn e xha Hasanit, tė lidhur pas trungut tė pemės, gjethet kishin rėnė pėrtokė, tė shkėrmoqura. Ardiani kishte kapur kalin nga kapistalli dhe i ndihmuar nga shokėt e tjerė e kishin ēuar Andin nė spital.
Jehona e gjithė kėsaj ndodhie kishte qenė fort e ēuditėshme. Tė nesėrmen, nė shkollė, zilja kishte rėnė dhjetė minuta para se tė fillonte pushimi i madh. Atė, Ardiani e kishin ftuar tė ngjiste shkallėt e njė si gjysmė ballkoni, para shkuolės, qė rėndom shėrbente edhe si tribunė. Nė sy tė tė tėrėve i kishin numėruar tė tėra aftėsitė e njė pionieri shembullor. Ai ishte skuqur i tėri dhe si i ėuditur tek shihte tėrė ata kalamaj, qė ia kishin ngulur sytė si tė goditur. Ata tė klasave mė tė ulėta, dukej nuk kuptonin asgjė. Pas tėrė atyre lėvdatave, i ishte dukur se do ta pėrcillnin pėr nė varrezė! Pasi kishte mėrmėritur disa fjalė falenderuese, ku kishte ndatėrruar radhėt e vendosjes sė kryefjalėa, kallėzuesit e ku ta dinte ēfarė tjetėr, i lehtėsuar, kishte zbritur dhe kishte humbur midis nxėnėsve tė klasės sė tij.
E kundėrta kishte ndodhur me xha Hasanin. I tėrbuar, qė nuk e kishte gjetur karrocėn aty ku e kishte lėnė dhe aq mė tepėr kur ia kishin sjellė kalin tė rraskapitur, i cili lėshonte shkumė nga goja, i ishte turrur, tia shkulte veshėt. E kishte shpėtuar njė vrimė e gardhit, pas shtėpisė, pėrmasat e sė cilės, ishin mė tė vogla se sa ajo e trupit tė karrocierit Hasan.
Ra zilja. Ai shtypi mekanizmin e hapjes sė saj. Derisa, dikushi, tė ngjitej ne ashensor, shkoi tė lagte flokėt e tė krihej. Ashensori duhej tė kishte qenė i lirė, pasi vizitori arriti shumė shpejt. Me flokėt tė pakrehura mirė, njė pjesė tė pabindura pėr tė qėndruar tė shtrira pas kokės, e me rrobat e ērregullta, ngjante me dikė, qė pak lidhje kishte me botėn e jashtme.
Nė derė u shfaq Andi, me vajzėn, qė mbante nė dorė njė valixhe. Hyri me lehtėsinė e njerėzve qė kryejnė njė veprim tė shumėpėrsėritur.
Kjo ėshtė, -i tha ai me zė tė ulėt, megjithėse, largėsia e tij nga ajo dhe Ardianit ishte pothuaj e njėjtė.
Vajza u ul nė cep tė divanit.
Andi, -i tha ai, -e lėmė kėtė punė!
Do ta lėmė ashtu siē thashė unė, -e qetėsoi tjetri. - Do flasim nė telefon, pėr ēdo problem qė tė kesh. Pėr dy ditė mund ta nxjerrėsh nė punė. Boll ka pushuar.
Vajza shtrėngonte valixhen, si tė vetmen diēka qė tė njohur nė atė mjedis.
Hap sytė!, -iu drejtua Andi. -Nė qoftė sillesh si tė thonė, nuk do tė kesh probleme. Ėshtė nė tė mirėn tėnde!
Shėrim tė shpejtė tėt nipi, -i tha Ardianit dhe pa tej dritares, ku muzgu po binte dhe atij i afrohej orari i punės!
Iku, ashtu i befasishėm, siē kishte ardhur, tek e la me kėtė vajzė, qė akoma shtrėngonte valixhen, madje, tanimė, qė mbeti vetėm me tė, akoma mė shumė.
Si tė quajnė?, - e pyeti.
Elona!
Unė jam Ardiani!
Iu duk si prezantim zyrtar, sikur sapo ti kishte ardhur njė punonjėse e re nė punė.
Ėh..., -murmuritio ajo.
Qė sot filloi tė bėjė tė turpshmen, mendoi. Kishte tė drejtė Andi kur e kishte porositur tė mos binte nė kurthin e saj, si prej naiveje. Nuk duhej ta mbante atė rrugaēe aty. Me pėrjashtim tė dy lidhjeve rastėsore, sigurisht me jo tė pėrdala, asnjė kėmbė gruaje nuk kishte shkelur aty. Tia kthente Andit, nuk donte ta zhgėnjente me mosmirėnjohjen qė po i tregonte. Nė fund tė fundit, si me tė, Andin, apo me dikė tjetėr, ajo, tė njėjtėn gjė do tė kryente. Le ta bėnte! Rėndėsi kishte qė ai tė mos mbleksej drejtėpėrdrejt nė pisllėqe tė tilla, ...megjithėse i duheshin kaq shumė paratė.
Shau ndyrė kapitalizmin dhe pati njėfarė nostalgjie pėr socializmin, ku shėrbimi mjekėsor ishte falas. Pastaj kujtoi sėmundjen e tė atit, para vdekjes, nė kohėn e shpėrndarjes sė ushqimeve me tollona. E ėma nuk dinte kujt tia ndante atė kilogram mishi qė merrnin nė muaj, vetėm tė sėmurit, apo edhe fėmijėve! E shau edhe socializmin. I shau tė gjitha. Qeverinė shqiptare dhe atė greke! Njė lėmsh i qelbur ishte e tėrė bota. Dhe kjo pisanjose rrugėsh, qė qėndronte pranė tij mė bėnte tė pafajshmen, vetėm e vetėm qė tė largohej e ti mbushte pėr vete xhepat. Pa le, ma shtrėngonte atė valixhe, sikur tė kishte thesare. Pa dyshim, pėr tė, ato mbathje dhe sytjena, me rripa aq tė holla, qė njė zot e dinte se ēi mbulonin, thesare ishin!
I hodhi mbi divan njė palė ēarēafė e njė kuvertė dhe i tha tė shtrihej. Vetė, pasi tėrhoqi perden e aneksit, u shtri nė kanapenė pranė tij. Duhej tė mendonte vetėm tė nipin, qė tė kishte kurajo tė shtypte vetėqortimin!
Tė nesėrmen nė mėngjes, para se tė ikte nė punė, Ardiani u kujtua, qė nuk i kishte dhėnė pėr tė mgrėnė darkė vajzės. As ajo nuk ishte kujtuar. Vuri mbi tryezė, ēgjė tė gatshme qė gjeti nė shtėpi. E pa me vėmendje me mbulesat qė i vinin deri tek gryka. Frymėmerrte lehtė. Aty ku duhej tė ishte gjoksi, shtresat pėsonin njė ngritje tė lehtė, sa mezi dallohej. Ishte e bukur! Dukej kaq e pafajshme dhe e pabesueshme tė prostituonte. Para se tė ikte e pa edhe njėherė me dėshirėn, se nė rrotullim e sipėr mbase zbulohej. Ajo vėrtet u rrotullua, por duke marrė edhe mbulesat me vete.
Rruga kryq, para pallatit uturinte. Semaforėt hapėn dritėn e kuqe pėr kalimtarėt. Mbajti kėmbėt. Motorėt kishin rrėshqitur nė hapėsirat midis makinave, dhe me tu hapur drita jeshile pėr automjete, kafshuan egėr asfaltin, si tė shanin fajtorin e paditur pėr ndalimin e tyre. Pothuaj, tė njėjtėn zemėrim u duk se shprehėn kalimtarėt kur u drita e tyre jeshile. Sikur tė luaninreikbi, u sulėn drejt njėri-tjetrit, duke pėrplasur supet.
Vetėm njė vajzė me minifund, qė pėrtypte ēimēakiz, nuk lėvizi. Shihte majtas e djathtas, si tė priste dikė. Mbase ishte prostitutė! Kėshtu do tė dilte edhe sot nė mbrėmje, ajo..., si e tha emrin..., Elona! Me, ose pa ēimēakiz. Vetėm, se ajo do tė punonte natėn, qė tė ishte plotėsisht i kontrolluar nga ai, protektori! O, zot, ku ishte katandisur!
Krijoni Kontakt