Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Terminali i Kohės

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------
    (C) Bardhok Ndoji

    Novele FSH.



    TERMINALI I KOHES





    *** PROLOG ***



    "Vini re ju lutem! Stacioni i radhes eshte aeroporti i Tiranes.Ju kujtojme te mos harroni materialet perkatese.Faleminderit"
    Zeri robotik i kesaj linje eksprese ishe memorizuar ne mendjen e Adelines qe shtate vite me pare.Aeroporti ishe stacioni i pare dhe i fundit i kesaj linje hekurudhore elektrike dhe pas nje pushimi te shkurter treni do nisej perseri per ne qytetin e Tiranes.Quditerisht kete pasdite pasagjeret ishin mjaft te rralle dhe shumica te thyer ne moshe.Adelines i kujtohej fare mire,para shtate vitesh,kur kjo linje ishe inaguruar dhe pershtypja fillestare.I pelcente,sidomos darkave vone pas mbarimit te punes kur kthehej per ne shtepi.Nga dritarja e vagonit,pertej pasqyrimit gjysme transparent te fytyres se saj shikonte dritat e ndezura te godinave qe vraponin nxitimthi dhe zhdukeshin diku tutje.

    Vershellima rrotullave metalike mbi shina i kujtoj Adelines se eshte koha per te zbritur nga treni per nje pasdite te ngarkuar me pune.Ishe pasditja e fundit qe punonte dhe mezi priste fundjaven!" Dita e Premte ka dicka magjike ne vetvete,faktikisht gjithnje ka patur! Duke lene menjane faktin se pothuajse te gjitha gjerat e shenuara ne jeten e saj kishin ndodhur diteve te Premte (sebashku,dhe lindja e vajzes se saj Dorina dhe e djalit Ermalit) Adelines i pelcente mbi te gjitha fakti qe te Premten e pasonte e shtuna dhe e dijela,qe do te thote se do kishe plot dy dite me familjen e saj.Bashkeshorti i saj Bledari punonte si krye managjer ne nje kompani prfumerie te quajtur "Zana"

    Duke dale nga vagoni,Adelina i hodhi nje sy ores.Plot dhjete minuta nga Stacioni i Tiranes,kohe kjo teper unike qe rralle mund te ndryshonte me nje minut me teper ose me pak.Psagjeret e pakte te kesaj pasditje u shkrine ne Turmen e stacionit dhe nje rrjedhe mjaft e madhe udhetaresh vershoi drejt vagonave.Adelines i pelcente me teper kur stacioni ishte pothuajse i zbrazur,edhe pse ndonjehere e pushtonte trishtimi nga zbrazesia.I pelcente,thjesh per faktin se mund ti hedhte hapat me lireshem neper platformen qe ne kete moment ndodhej shume i ngarkuar me udhetare qe niseshin nga aeroporti drej qytetit te Tiranes.Shumica ishin Turiste dhe Adelina kishte fituar aftesi te dallonte turistet nga vendasit gjate pothuajse 25 vitesh pune ne Aeroport.Adelines i kujtohej fare mire dikur ne nje kohe te gjithe pasagjeret e aeroportit ishin pothujase vendas qe largoheshin nga Shqiperia,dhe pasagjeret ardhes ishin teper te pakte (ne perjashtim te stines se veres). Koha ka bere punen e saj dhe gjerat kane ndryshuar si dita me naten.


    Adelina nxitoi hapat drejt hyrjes se terminalit tre.Edhe pse ishte pothuajse dy ore me heret sesa te fillonte pune,Adelines i ishte rrenjosur pershtypja se ishe vone,gje qe e kish fituar qe nga koha kur udhetimin mes aeroportit dhe qytetit te Tiranes e bente me linjen e vjeter,e cila ndonese e shkurter,perseri krijonte vonesa neper ca stacione te vogla.

    Hyrja e Terminalit tre,ndonese nga ana Arkitekturale ndryshonte shume me ate te terminalit nje dhe dy,perseri kishe nje dicka te perbashket me ta: xhamat me ngjyre te gjelber.Pjesa e hyrjes ne Terminal ishte pikerisht ajo te cilen Adelina deshironte ta evitonte pa kaluar neper te.Xhamat e gjelber kishin nje aftesi per te deformuar pasqyrimin mbi te,gje qe Aelines nuk i pelcente kur nje i tille efekt i kryhej fytyres se saj.Te pakten rrudhat e moshes nuk duken dhe aq carte,mendoj Adelina dhe buza i vajti ne gaz.

    Adela...si heret kete pasdite! Sikur filloje ne oren 5! Ishe zeri i Anites,qe me sa duket kete pasdite ishe supervizore e sherbimit security.Anita ne shikim te pare kishe me teper paraqitje mashkullore dhe sikur kjo te mos mjaftonte,edhe ecja e saj dhe menyra se si fliste duke luajtur duart dhe duke e mbeshtetur trupin here ne njeren kembe dhe here ne tjetren ishin krejtesisht mashkullore.Dhe e fundit qe i vinte kapakun pershtypjeve te Adelines per Aniten ishte profesioni i saj.Faktikisht,sipas pershtypjeve te Adelines,e vetmja gje femerore tek Anita ishte emri i saj me dicka tjeter qe mbase nuk ja vlen te permendet.

    Anita,c'kemi? Tash me Terminali eshte shtepia ime,akoma se ke marre vesh? tha Adelina duke buzeqeshur,dhe duke e kuptuar se pergjigja e saj ishe e vonuar pasi Anita ishe larguar diku ne thellesi te terminalit e shoqeruar me nje grup kolegesh te saj.Terminali tre mund te ishe me i ngarkuar nga dy terminalet e tjere dhe sherbente me shume per fluturime internacionale.Ky terminal kishe pothuajse shtate vite qe ishe perfunduar nderkohe qe Terminali i dyte kishe dhjet vite me teper.Terminali nje edhe pse ish Terminali me i vjeter (ndertuar dikur ne vitin 2007) prap se prap kishte bukurne dhe freskine qe kishe dikur.Terminali tre ndryshonte nga dy te tjeret per nga arkitektura por ajo qe i pelcente me teper Adelines,ishe parku me peme tropikale,lulishtet dhe shatervante qe mund te renditeshin nga me te bukurat ne Qytetin e Tiranes per nga natyra e tyre.

    Ne mbrendesi Terminali nuk ishe dhe aq i renduar nga pasagjeret kete pasdite.Sidoqofte,Adelina e kuptonte se kishe qene nje dite e renduar me pune per koleget e saj.Diku ne mbrendesi nje grup Turistesh vertiteshin si te humbur me syte nga monitoret e programeve te fluturimit.Ca pastruese endeshin lart e poshte Terminalit me mekanizmat llustruese te dyshemese,sikur thjesht kalonin kohen dhe ne mendjen e tyre dicka bluanin.

    Adela....mire se erdhe!Si gjithmone heret por kjo tashme sme ben pershtypje! Kam nje lajm te pelqyeshem dhe nje te papelqyeshem per ty.Cilin deshiron te degjosh te parin? Ky ishte zeri i Maries qe ishe supervizore ne sherbim kete pasdite per "Shqiponjat arways" Po ashtu ky ze i kujtoj Adelines se tash me ndodhej ne zyren e "Shqiponja Airways" ku do kalonte pothuajse gjith mbrembjen deri vone.

    Lajmin e papelcyeshem,tha Adelina duke hequr pallton dhe duke e vendosur ne varese mbrenda dollapit te rrobave.
    Ose prit..........!!Me mire te pelqyeshmin.
    Ne rregull.Neser kemi nevoje per ty dhe duhet te vish ne pune nese nuk eshte problem i madh tha Maria.
    Dhe kete e quan lajm te mire....tha Adelina duke qeshur.
    Jo...lajmi i mire eshte se te ka ardhur nje kartoline,nje bucete me lule dhe nje pako,tha Maria me bindje qe ky lajm do kosiderohej si lajm i mire nga Adelina.
    Lule.....nga kushe?? tha Adelina pa menduar fare per kartolinen dhe pakon.Rralle here Adelines mund ti dhuroheshin lule (qe nga mosha e re) dhe nese dikush do i dhuronte lule,do ishin femijet e saj Ermali,Dorina ose bashkeshorti i saj Bledari?
    Nuk jam e sigurte po do e gjeja pergjigjen ne kartoline po te isha ne vendin tend tha Maria.
    Po...vertet,tha Adelina duke e kuptuar se pyetja e saj ishe naive.Me gishtat qe i dridheshin disi,duke u nxituar nga kureshtja Adelina hapi zarfin dhe nxori kartolinen duke i hedhur nje sy fillimisht panorames ballore.Ajo qe shikoj ne panorame beri qe per momentin Adelines ti priten gjunjet dhe gati sa nuk ju ndalua fryma!

    Eeeee....nga kush eshte? tha Maria,te cilen me sa duket e kishin pushtuar ethet e kureshtjes.
    Adelina qendronte pa ze,me kartonline perball syve sikur nuk po besonte ate qe kishte perball.Duke u zvarritur dy hapa prapa,terhoqi karrigen me pese rroutulla dhe u shemb siper saj si e humbur.Fytyra tashme i ishe zbehur disi dhe gishterinje kishin filluar ti dridheshin me teper.
    Duke e pare qe Adelina nuk e kish ndermend te pergjigjej,Maria u ngrit nga karriga e saj dhe u afrua ngadale pas kurrizit te Adelines,dhe perveluar krejtesisht nga kureshtja hodhi syte mbi kartolinen qe mbane ne dore Adelina.Ajo qe e befasoi me teper Marien ishe se ne pamjen e kartolines nuk kishe ndonje dicka qe te arsyetone gjendjen e shokut neper te cilen dukes sikur kalonte Adelina.
    E moj......c'ka qe te ka ikur zeri? tha Maria e habitur.Ktheje nga ana tjeter ta shikojme kush ti ka derguar!
    Ma merr mendja se e di pa e lexuar fare se kush e ka derguar, foli kete here Adelina pa i hequr syte nga kartolina
    Kush? pyeti Marija
    C'te kujton kjo pamje? pyeti Adelina duke kthyer kartolinen nga Maria.Gjate kesaj kohe Adelina arriti te lexonte shkrimin nga pas,nderkohe qe Maria i nguli syte pamjes se kartolines.Fytyra e Adelines tashme ishe me e verdhe se limoni! Pe nje moment sundoi nje heshtje neper te cilen perzihej nje zile e vazhdueshme telefoni dhe zeri i konferencieres se Terminalit qe njoftonte pasagjeret ne nje fluturimi te beheshin gati per departim.
    "To the best aeroport in the world" tha Maria duke lexuar pamjen e kartolines? Duket se viti i ri ka ardhur disi heret tha Maria duke qeshur.Po kjo pamja c'eshte?
    Adelina ktheu anen tjeter te kartolines nga Maria ku shkruhej
    Krishtelindje te lumtura dhe Gezuar vitin e ri 2007.Nga Bardhi Kjo e beri Marien te habitej pa mase.Jo vetem pamja e anes ballore te kartolines,po dhe ana e pasme e saj me shkrimet nuk kishe kurrfare kuptimi.Tani po fillonte te dilte ne drite pak nga pak arsya shtangjes se Adelines.
    E din ky Bardhi se viti 2007 ka 30 vite qe ka kaluar? tha Maria duke rrembyer plotesisht kartolinen nga duart e Adelines per te kuptuar me teper.Dhe c'fare eshte kjo pamja ne kartoline? Ose me mire po te pyes....kush eshte ky Bardhi?

    Adelina ishe akoma ne gjendje shoku,sidoqofte mblodhi veten duke u kthyre nga Maria por me shikim diku larg pertej xhamave te gjelber te Terminalit,ku mezi dukeshin dritat e ndezura disi heret te mbrembjes.

    Pamja ne kartoline eshte Aeroporti i dikureshem i Tiranes.Ne ate kohe quhej aeroporti Nene Tereza.Per sa i perket pyetjes se pare....nuk jam e sigurte se c'vit te ri Bardhi feston dhe.......... nje heshtje e shkurter ra ne zyre.Pergjigja e Adelines jo vetem qe nuk kish larguar kureshtjen Maries,perkundrazi e kishte shtuar me teper.Ne zyre tani binin dy zile telefoni njekohesisht.Syte e te dujave rane mbi telefonin per momentin,ndersa Maria shikonte ne nje menyre te tille sikur donte te thoshe "Se kam ndermend ti pergjigjem telefonit pa marre vesh c'po ndodh" Adelina u kthye plotesisht nga Marija,zgjati doren nga receptori i telefoni duke e afruar prane veshit dhe duke mbuluar me njeren dore mikrofonin ne receptor tha....
    Se kush eshte Bardhi,eshte histori teper e gjate per tu treguar.
    Pstaj hoqi doren nga mikrofoni duke i kthyer supin e majte Maries u drejtua nga dryeza sikur po merrte nje qendrim plotesisht zyrtar.

    Shqiponja airways,urdheroni ju lutem!

    Ne tryeze qendronte nje pako e pahapur,nje bucete me lule dhe dy metra me tutje Maria qendronte ne kembe me kartoline ne dore.
    Adelina po fliste me dike ne telefon nderkohe qe njeri nga telefonan vazhdonte te tingellonte duke pritur nje pergjigje krejtesisht pa shprese.Vemendja e te dyjave ishe larguar plotesisht nga puna,e Maries kish humbur ne mbrendesi te dhomes ndersa e Adelines kish fluturuar shume vite prapa.

    ---------------- Vijon ne posten tjeter ---------------------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BvizioN : 20-10-2006 mė 14:07
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  2. #2
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Kreu 1




    I shtrire me kurriz mbi barin qe kish nisur ta mbulonte disi vesa e megjesit,Bardhi sodiste hapesiren qiellore,horizonti i te cilit kish nisur nga pak te zbradhte.Yjet ne afersi te horizontit kishin nisur te shuheshin ndersa ylli i mengjesit akoma kish ndriqimin e tij maksimal sikur nuk donte tja dinte per faktin qe jo shume kohe nga ky moment Dielli do zhdukte c'do bukuri yjore deri ne mbrembjen e ardheshme.

    Sa vajti ora?

    Ky ze e shkundi nga mendimet dhe e beri te kujtohej se nuk ishe vetem ne kete zbrazetire nate.Pak me pertej ndodheshin dy nga shoket me te ngushte te femijerise,Alberi dhe Dritani.

    Nuk e di....te thashe se ora ime ka ngelur por mendoj se duhet te jete mbase kater e gjysem apo pese.C'do bejme?

    Tani sapo kish nisur te dallonte silueten e Bertit dhe Tanit.Tani mbase do ishe ne gjume- ndryshe skish si spjegohej fakti qe nje llafazan si aij te qendronte i heshtur per me shume se nje ore.Alberti dhe Dritani ishin dy karaktere plotesisht te kunderta dhe e vetmja gje qe i bashkonte ishe shoqeria qe ne raste te tilla eshte e quditshme.Nderkohe qe Berti ishe ne pergjithesi tip i heshtur dhe i matur,Tani ishe llafazan dhe i nxituar.

    Do presim dhe 30 minuta...deri sa te dale drita plotesisht.
    Po Tani.......po fle? pyeti Bardhi?
    Me duket se po,tha Berti duke u ngritur dhe shkundur kembet e mpira.
    Nje mengjes i tille i kujtonte Bardhit kohen kur emigronte per ne Greqi.Madje heren e fundit,ne nje mengjes si ky e gjeti te shtrire duke soditur qiellin pa re dhe yjet qe reflektonin driten dhe nxehtesine e paket.Veqse ne ate rast brinjet e tija nuk ishin te shtrira ne barin e Gjelber por ne deboren e bardhe.Pas nje nate te gjate udhetimi neper debore,pushimi mbase ishe ideja me e gabuar tjesht per arsye se gjithe ato djerse qe u kullonin neper trup,mengjesin e ardheshem do ktheheshin ne stalaknite.Duke e kuptuar fare mire se pushimi ne nje rast te tille nenkuptonte vetvrasje,nuk kish rruge tjeter.Pikerisht ky vend pushimi ishe pika e pritjes se dy makinave te cilat fshehurazi do transportonin grupin qe sipas mendimit te Bardhit mund te ishin....te pakten 20 veta.
    Duke soditur yjet ne hapesire Bardhi mendonte..."Nje Univers pa fund e me nje pafundesi planetesh.....pse kemi lindur ne kete planet per te vuajtur?"Ne ate mengjes,pasi kishe zbardhur Bardhi e kish kuptuar se vujatja i ka kufijte ne pafundesi po ashtu si dhe Universi.Berbri tij,ne deboren e bardhe e me trupin pothuajse te mbuluar nga bryma e mengjesit shtrihej nje grua shtazene.Mbase ishe teper vone per ne qe te ndeznim nje zjarr,mbase ishe teper heret per taksixhinjte per te dale nga krevati i ngrohte ate mengjes....e megjithate mendimi qe aij trup perkarshi tij mund te ishe i pajete e alarmoi Bardhin.

    O motra....o motra,a me degjon? Bardhi zgjati doren duke e prekur lehtesisht nga supet dhe gruaja qe te jepte pershtypjen sikur ish krejtesisht pa jete belbezoi; Sa eshte ora? A nuk kane ardhur taksixhinjte akoma? Bardhi ne vend qe ti pergjigjej pyetjes se saj i zgjati doren dhe i tha; Ben mire te ngrihesh dhe te levizesh pak.Ti qenke dhe shtatezene !! Si ke patur guxim ta marresh kete rruge?

    Gruaja u ngrit ngadale duke u mbeshtetur me njeren dore ne toke dhe me tjetren duke i mbajtur ne doren e Bardhit,leshoj nje psheretime te thelle dhe duke shkundur brymen nga trupi tha; Epo halli ! C'ti besh hallit.

    E vertete ! Halli !Halli ishe arsyja e perbashket qe ndodheshim ne kete vend te tille dhe ne kete lloj ore,mendoj Bardhi.

    A ke ndonje njeri me vete? foli dikush nga grupi.

    Jo...po kam burrin ne Athine qe me pret, tha gruaja sikur po thoshe kam thesarin e arte ne mes te Athines.Po....burri,sigurisht.Bardhit pernjeheresh i vajten ndermend ata burra te martuar ne Athine,qe grate i kishin ne Shqiperi dhe vete endeshin bordellove te nates.Kjo grua perpara syve te tij ishe me teper viktime se c' e kish imagjinuar pak minuta me pare.Ne barkun e saj te fryre kish nje foshnje qe edhe sikur te ishe gjalle nuk mund te jetonte shume gjate.

    Na duhet te ndezim nje zjarr, tha Bardhi
    Zjarr?? Mos te fluturuan mendet? Ke hall te kthehesh nga ke ardhur? Ky qe foli ne kete moment,me siguri duhej te ishe udherrefyesi dhe organizatori i grupit.
    Kjo eshte shtatezene...nuk e shikon? tha Bardhi.Kuptohej qarte se halli i udherrefyesit nuk ishe aspak arrestimi i grupit nga policia kufitare dhe as gruaja shtatezene.Tek e fundit,e vetmja gje qe i interesonte atij ish dorzimi i grupit tek taksigjinjte,marrja e parave dhe largimi sa me shpejt per ta kaluar diten ne kafenete e ngrohta te Korces.

    Ora pese.....nisemi? Ish zeri i Dritanit qe e shkundi Bardhin nga gjumi per ti kujtuar dhe nje here qe ndodhej ne tjeter kohe dhe ne tjeter vend.Dritani mbante ne dore busullen duke e rrotulluar hera nga njera ane e hre nga tjetra sikur po mundohej te gjente polet.

    Je ne Mirdite,c'te duhet busulla? tha Alberti
    Mbase jam ne Mirdite,mbase jo! Fakti qe Kunora eshte pothuajse ne kufij me Dibren mund te vertetoje te kunderten.Sa ore kemi fjetur? tha Dritani
    Sa ore ke fjetur ti,do thush! Se ne nuk kemi fjetur. tha Bardhi A jemi gati?
    Une gati kam qene qe dy ore me pare tha Berti.
    Gati jam edhe une ;tha Tani

    Ne rregull; tha Bardhi duke mbledhur materialet e shperndara ne barin e lagur dhe duke i futur ne canten e kurrizit.Berti dukej shume i pergjumur tani qe dita ishe zbardhur plotesisht megjithese Dielli nuk kishte aguar akoma.Trikon e trashe ngjyre gri e kishe shternguar rreth belit dhe ne trup kishe nje bluze te holle me krahe te shkurter thuase kish harruar qe ndodhej ne bjeshket pothuajse 1000 m mbi nivelin e detit.Dritani dukej gjysme i fjetur,kuptohej qarte se ish krejtesish i pangopur nga gjumi dhe mbi floke kish haleza pishe.
    Gati? tha Bardhi....vazhdojme

    Te tre u nisen lugines ne te cilen degjohej nje ushetime disi larget,por qe ish thjesht nje iluzion qe krijohej nga ekoja qe percillnin shpatet.Vendi ish shum afer e Bardhi e dinte shume mire kete pasi kjo nuk ishe hera e pare qe vinte.Dielli sapo kish nisur te nxirrte syrin diku ne horizont dhe mali i Macukullit kish nisur te perflakej.Bjeshket e kunores tani dukeshin krejtesisht dhe Bardhi i shikonte sikur te ish hera e fundit.Berti dhe Tani qapiteshin pas tij duke mbajtur nje distance te vogel mes njeri tjetrit.Hijet e mengjesit tashme ishin formuar dhe dukeshin aq te gjata saqe mund te arrinin ne anen tjeter te lugines duke u barazuar me ate te aheve dhe pishave.

    Bardhi qendroi para ahut shtatlarte,hoqi qanten nga kurrizi dhe futi doren ne mbrendesi te saj duke nxjerre nje thike,tehu i te ciles leshonte nje vezullim verbues nga drita e Diellit qe sapo kishe dale.

    Cilin emer do perdoresh; tha Tani ne nje menyre sikur te ishe ne dijeni se c'fare pergjigje do merrte.

    Bardhi ngeli per nje moment me thike ne dore dhe me kurriz nga nje dru i larte ahu duke shikuar Bertin dhe Tanin drejt ne sy.Nje buzeqeshje e lehte i kaloi neper buze per momentin dhe pa u menduar shume tha.

    Te njejtin emer qe kam perdorur gjithmone,Gjithmone Adelina

    Berti dhe Tani nuk ishin aspak te befasuar nga pergjigja.Qe te tre u kthyen me fytyre nga druri i ahut i cili dukej sikur te ish qindra vjecar.Ajo qe e dallonte kete peme te larte nga te tjeret nuk ish vetem mosha e saj po qindra shkrime qe ajo mbante mbi trup.Ne kete moment i duhej te kerkonte nje vend te zbrazet per te formuar emrin me thike.Shumica e shkrimeve ishin mbyllur dhe shkrimi me i ri mund te ishe te pakten dy vjecar.Posht shkrimeve kish daten dhe vitet te cilat ishin krejtesisht te ndryshme njera nga tjetra.

    Veqese te gjitha shkrimet kishin dicka te njejte.Emrin Adelina.


    ----------------------- Vijon ne Posten tjeter ---------------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BvizioN : 20-10-2006 mė 16:36
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  3. #3
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Kreu 2


    Vini re....vini re!! Treni qe ndodhet ne stacion niset per Pogradec.Ata te Tiranes te presin trenin tjeter.

    Platforma e stacionit hekurudhor te Durresit ishe shume me e ngarkuar se zakonisht kete mbrembje Gushti!Shumica ishin qytetare te Tiranes qe kishin kaluar kete te Diele ne plazh.Shirat e papritura te pasdites e ksihin freskuar qytetin dhe rete e uleta qe vraponin gjate kete buzembrembje krijonin efektin e nje panorame bardh e zi ne qytet.Klithmat e pulebardhave perziheshin me zerat e njerezve dhe here pas here megafoni i stacionit hekurudhor njoftonte pasagjeret mbi kohen e nisjes dhe destinacionin e trenit ne platforme.Nje djalosh me radio te vogel ne dore qendronte i mbeshtetur ne nje nga kollonat e stacionit me veshtrimin e humbur diku tutje mes godinave,pikerisht aty ku shinat e hekurudhes qe gershetoheshin njera me tjeteren here here,humbisnin tutje ne horizont.Zeri i nje meterologu ne Radio njoftonte per nje nate me shi dhe stuhira te lehta.Llamburitje te vetetimave te largeta here pas here ndriqonin qiellin gri te buzembrembjes.
    Platforma e stacionit hekurudhor te Durresit dukej pjeserisht e paster edhe pse tek tuk mbeturinat e nje grupi mxenesish qe ktheheshin nga Durresi (mbase per Pogradec) te cilet sapo kishin mbaruar se ngreni byreke me gjize,dukeshin si kepurdhat e murrme mes drunjeve.Ne radion e vogel "FATOSI" qe djaloshi mbante ne dore,tash me degjoheshin tingujt e nje muzike te lehte.Pantallonat e tij te stilit kaoboi,gjysme te lagura nga kembezat binin ne sy nga vija teper e theksuar e hekurosjes qe diku nga gjuri ishe e dyfishuar duke e humbur saktesine.Xhaketa e tij blue xhins dukej disi e re dhe ngjasonte me shume ma ato te Minatoreve.

    Piskama e sirenes se trenit ishe nje shenje paralajmeruese per pasagjeret qe akoma qendronin ne platoforme te ngurruar sikur mendonin "Te shkoj apo te mos shkoj"Nje pjese e tyre humben menjehere mbrenda vagonave sikur sirena te ishe sinjali qe ata mezi kishin pritur per ore te tera.Ca femije kishin nxjerre kokat e vogla jashte dritareve te Trenit sikur donin te rrembenin pamjen e qyetit te Durresit ne syte e tyre,ne keto pak momente perpara se treni te nisej.Djaloshi me xhakete blue xhins tash me ish larguar nga pika e tij e preferuar dhe endej neper platforme duke leshuar nje vershellime te ciles i bashkoheshin tingujt e nje kenge te kenduar nga Nertila Koka

    "Sa drite
    Mori jeta ime,ne nje dite
    Solli dy gezime"


    Mneyra se si ky djalosh i hidhte hapat ne platforme, linte shume per tu kuptuar se ish nga fshati,gje te cilen nuk mundohej ta fshihte.Floket e tij te zeza,te ndara ne mes te ballit dhe disi me te gjata pas qafes dukeshin si te lagur megjithese kishin kohe qe ishin thare.Kepucet e tija dukeshin fare te reja,packa se e kishin humbur llustren nga shiu i sapo rene.Ka dicka qe te ben pershtypje ne shirat e diteve te veres!Gjithmone i gjen njerezit pa ombrella dhe nje gje e tille vertetohej fare lehte nga fakti qe kete buzembrembje,fare rralle mund te shikoje dike me ombrelle ne dore.

    Treni per Pogradec niset pas pese minutash u degjua nga megafoni i stacionit shoqeruar me kerkellimen e nje ekoje qe eshte teper e zakonte ne materialet akustike.Lokomotiva e trenit diku nga fundi i platformes kish nisur te nxirrte shtellunga me te shpeshta tymi nderkohe qe platforma ne keto momente dukej dhe me e mbushur.Dy police qendronin e hyrje te stacionit duke biseduar me njeri tjetrin dhe mbi fasaden e stacionit siper kokave te tyre parulla e shkruar me shkronja te kuqe "PARTI-ENVER" kish nisur te zbehej nga reshjet.Dukej fare mire se parulla kish te pakten dy vite qe ishe shkruar,e megjthate ishe gjeja e pare qe binte ne sy qe nga distance e larget.

    Djaloshi jone tashme kish humbur plotesisht mes turmes,ndrekohe qe treni ne stacion sapo nisi te zvarritej me nje dembelizem komplet te arsyetueshem po te konsiderosh rrugen e gjate qe do bente kete mbrembje.Duart qe zgjateshin nga dritaret e hapura te vagonave percillnin pershendtetjet e fundit tek te afermit e tyre ne platforme dhe Lokomotiva tash me nuk dukej fare perfec shtellungave te zeza te tymit qe leshonte.Ora ish nente pa njezet dhe treni per Tirane do ishe nisur qe gjysme ore me pare.
    Ca ushtare hyren pothuajse duke vrapuar ne stacion dhe poshte kapeleve te zvogeluara qellimisht ku spikaste ylli i kuq me pese cepa dukej koka e qethur zero.Pa dyshim do ishin te vitit te dyte te sherbimit ushtarak dhe kjo pershtypje krijohej nga menyra se si ushtaraket e vitit te dyte arrinin ta deformonin uniformen.Pershembull,kapota e shkurtuar dhe streha e kapeles e lakuar.Tokezat e rripit te cilave u ishe dhene nje llustrim i egzagjeruar arrinin te reflektonin ne kete mbrembje edhe pse drita e dites kish nisur te fanitej.Duke vrapuar drejt trenit qe tani sapo kish nisur te dilte nga platforma ushtaret arriten te terhiqnin vemendjen e pasagjereve qe prisnin trenin e Tiranes,e madje edhe te dy policeve qe tash me kishin hyre ne platforme.Edhe pse ushtaret kontrolloheshin ne pergjithesi nga Policia ushtarake,mundesia e ketyre ushtareve per tu kontrolluar liri dalja nga policia publike kishe shanse me te larta se nje reshje tjeter shiu kete mbrembje.Duke e pare qe ishte krejtesisht e kote te vrapoje pas nje treni qe ish pothuajse larguar nga stacioni ushtaret vendosen ta ndalonin vrapin dhe ti hidhnin nje sy ambientit rreth platformes sikur prisnin te shikonin ndonje tren tjeter ne pritje.Ha ha..! Pak me ngadale! Treni i Tiranes kishe kohe akoma te arrinte ne stacionin e Durresit qe pervec pasagjereve dhe ca vagona mallrash,s'kish gje tjeter.

    Cili tren ishe ky qe u largua? pyeti njeri nga ushtaret duke u drejtuar nga turma e pasagjereve.

    Per nje moment ra nje heshtje,dhe pka para se ushtari te perseriste pyetjen,dikush nga turma u pergjigj; I Pogradecit ishe.Njeriu qe u pergjigj ishe djaloshi me xhakete blu xhins dhe pantallonat me dopie vij.Fytyrat e ushtareve tashme u lehtesuan sikur dikush tu kishe thene "Sherbimi juaj ushtarak ka mbaruar ketu ne kete stacion.Tani jeni te lire" Njeri nga ta u kthye nga djaloshi dhe duke tundur doren me shenje respekti tha; Faleminderit lal,rrofsh.

    Nje piskam tjeter sirene u degjua ne afersi dhe kjo nuk mund te ishe e trenit qe tani ishe larguar krejtesisht nga stacioni.Ishe treni i linjes se Tiranes qe sapo hinte ne stacion.Kjo beri qe turma e madhe e njerezve te zhvendosej buze platformes dhe me kokat e drejtuara nga hyrja (qe ishe njekohesisht edhe dalja) e stacionit dukeshin me teper si silueta drunjesh.

    Vini re,vini re.Treni qe ndodhet ne stacion do niset per Tirane pas 15 minutash!

    Fill pas ndalimit te trenit ne platforme,menjehere pas hapjes se dyerve,pasagjeret filluan te hynin rrembimthi neper vagona.Ca duke u shtyre dhe ca duke pritur akoma buze dyerve turma nisi te humbiste pak nga pak ne mbrendesi te trenit nderkohe qe platforma nisi te merrte nje paraqitje te zbrazet qe ishe teper e zakonte per nje orar te tille mbrembje.Dy policet e mepareshem hidhnin hapat neper platforme duke veshtrurar nepermes dritareve turmen qe levizte ne mbrendesi ta vagonave duke kerkuar vende per tu ulur.E vetmja gje qe i dallonte ushtaret nga pasagjeret e tjere tash me ishin kokat e qethura pa kapele.Ngjyra jeshile e rrobave te tyre ushtarake ishe shkrire krejtesisht mes ngjyrave te turmes.
    Ne mbrendesi ta vagonit diku nga mesi i trenit,nje vajze me floke pothuajse kacurrele mbante ne dore nje valixhe qe mund te ishte e barabarte me peshen e saj,per te mos dhene me e rende.Duke ecur ne korridorin e trenit dhe duke hedhur syte sa nga njera ane sa nga tjetra vajza arriti ne pjesen bashkuese mes dy vagonave dhe kaloi ne vagonin tjeter qe dukej pak me i zbrasur ose te pakten nuk kishte njerez qe qendronin ne kembe.Duke ecur dhe duke hedhur syte sa nga njera ane dhe sa nga tjetra syte e vajzez arriten te shikonin nje vend qe dukes sikur ishe akoma i pazene.

    Me falni,eshte i zene ky vendi?
    Jo,se besoj; that djali qe ishe ulur ne anen tjeter perball.
    A mund te me ndihmoni pak; tha vajza duke u drejtuar nga djali teksa mundohej te ngrinte valixhen ne tenden siper.
    Sigurisht ; tha djali duke u ngritur dhe zgjatur duart drejt valixhes.Qenka e rende..mos ke futur ndonje njeri mbrenda? tha djali me sarkazem duke buzeqeshur.
    Sikur te kisha futur njeri mbrenda,do ishe mamaja tha vajza duke u pergjigjur po ashtu me sarkazem.Ma ka sjelle ne maje te hundes
    Pse...nuk po te le qe te vish fundjavave ne plazh tha djali.
    Ne plazh isha; tha vajza duke fshire ndenjesen me nje pecete para se te ulej.Qendroja te nje shoqe e imja per 10 dite.Historia e mamase eshte tjeter; tha vajza duke qeshur dhe duke hedhur syte nga dritarja.

    Djaloshi tani arriti te shikonte me se miri vajzen nga paraqitja,dhe ju duk shume me terheqese dhe e bukur sesa gjashtedhjete sekonda me pare.Floket e gjata,gjysma te mbledhura nga prapa i binin mbi shpatullat e imeta.Fytyra e saj kish nje lekure me ngjyre pakez te erret qe duhej te ishe formuar nga rrezatimi ne plazh.Karakteristika qe e dallonte me teper nga vajzat e tjera ishe nje nishan i zi (sa gjysma e nje kokrre kafeje) ne majen e hundes.

    Per ke udheton...per Tirane?: Pyeti vajza tash me me nje ton disi me teper familjar sikur te kishe vite qe njheshin.
    Kjo e beri djaloshin te pergjigjej me te njejte ton,veqese duke u afruar pakes drejt saj dhe duke sqaruar dhe bere gjeste me levizjen e duarve.
    Po,ne Tirane.Faktikish arsyja qe isha ne Durres nuk eshte per te bere plazh.Thjesht,kam sa miqe qe vij nganjehere dhe i vizitoj.

    Me fal...duket se nuk u prezantuam ; tha vajza duke u ngritur dhe zgjatur doren nga djali.Mua me quajne Adelina,shkurt me therrasin Adela.
    Duke shternguar doren e ngrohte te vajzes,me doren tjeter djali beri nje gjest respekti duke e vendosur ate ne zemer dhe tha; Une jam Bardhoku,shkurt me therrasin Bardhi.

    Ahaaaaa....emri jot me ben te besoj se mund te jeni nga Mirdita; tha Adelina; apo e kam gabim?.
    Ke plotesisht te drejte ; tha Bardhi.E magjithate,thjesht per dijeni emri Bardhok perdoret ne shume krahina te veriut.
    Jam ne dijeni,tha Adela.Megjithate te tregohem plotesisht e ndergjejgeshme ishe paracitja jote me teper sesa emri qe me shtyne te mendoj se je nga Mirdita.
    Bardhi deshi te thonte "C'fare i dallon Mirditoret nga te tjeret per nga paracitja e megjithate u ngurrua nga frika se mund te tingellonte si ofenduese.

    Kam degjuar per nje vend ne bjeshket e Mridites ku jane zhdukur shume njerez! Eshte e vertete? tha Adela.
    Kam degjuar por nuk e di se sa e vertete eshte tha Bardhi.Eshte shpelle diku ne shpatin e bjeshkes se Kunores ku sipas llafeve te njerezve ca kane hyre per te mos dalur kurre!

    Uuuuu...beri Adelina duke qeshur me nje shprehje mosbesuese.Te dashur femije,edhe per sonte perralleza juaj mbaroj.Naten e mire dhe mirupafshim neser ne te njejten ore.
    Se dija se ke prirje per aktore ; tha Bardhi.
    E nga ta dije...ne skemi as pese minuta qe u njohem; tha Adelina perseri duke qeshur.
    Ne rregull tha Bardhi.Por ishe ti ajo qe e solle ne diskutim legjenden e Kunores.
    Thjesht nga arsyja se pelqejne legjendat tha Adelina buzagaz duke veshtruar nga Bardhi sikur do thoshe; Po tani c'do thuash?

    Faktikisht Adelina nuk e kishe aspak idene qe nje legjende e tille do ndryshonte plotesisht jeten e saj jo shume kohe ne te ardhmen.
    Treni sapo kish nisur te levizte nga stacioni dhe vagonat e nje treni te ndaluar mallrash dukeshin sikur vraponin tutje ne dritare.Zeri i faturinos se trenit filloj te degjohej ; Biletat ju lutem.

    Muzike? pyeti Bardhi duke futur doren ne xhaketen blu xhins dhe duke nxjerre nga aty nje radio Fatosi.

    Muzika eshte Bota ime tha Adelina.Dhe te pershendes me kengen e pare qe do dale.

    Bardhi rrotulloi qelesin ndezes te radios nga ku filloj te buronte tingulli muzikor i nje kenge e cila mbushi hapesiren e vagonit duke i dhene nje harmoni me te gezuar.

    "Dhe fershellen...mbrenda mban ti tren dashurine mos vono
    Se c'do zemer pret...Eja sa me shpejt ne stacion"


    ------------------------- Vijon ne posten tjeter -----------------------------------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BvizioN : 21-10-2006 mė 08:21
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #4
    Bukur...
    ...ne pritje te vazhdimit te udhetimit...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Kreu 3


    Legjenda e Kunores e kish zanafillen nga gojdhena te vjetra qe po ti gjurmosh buronin qe dy shekuj me pare.Sidoocofte,per nje kohe te gjate me ardhjen ne pushtet te regjimit komunist gjerat ndryshuan dhe legjenda ngeli me teper si nje perralle nga e kaluara e cila u tregohej femijeve para se te binin ne gjume,per te mos thene u harrua fare.Vete fakti qe rrethanat e ndodhive mbi te cilat ish krijuar kjo legjende ne ate kohe mund te gjenin vetem spjegime fetare beri qe legjenda te ishe dicka e ndaluar per banoret,ashtu siq ish e ndaluar shume gjera te tjera.E megjithate per nje kohe te gjate nga viti 70 dhe 80,edhe pse regjimi komunist ishe ne kulmin e lulezimit te tij legjenda e Kunores filloj te zbuloje vtveten por kete radhe duke u munduar te gjeje nje spjegim tjeter ne vend te asja fetare,mbase nje spjegim shkencor.

    Histori te verteta qe ne veshet e atyre qe nuk i perjetonin,tingellonin si histori paranormale here here terhiqnin legjenden nga sofra e diskutimit.Psh...ne Geziq kur autoritetet vendosen te gremisin kishen e vjeter,gjeja e pare qe hodhen nga muret e saj ish kryqi i gurte i cili per qudine e njerezve te cilet prisnin te thyhej cope cope kur te binte ne toke,ra duke u ngulur ne toke me te njejte pozicion qe kish mbi kishe.Vdekja aksidentale e personit qe hodhi kryqin dy jave pas ngjarjes ber qe njerezit menjehere te krijonin lidhje mes dy ngjarjeve duke i dhene arsyetim fetar.Gje qe ndihmonte pozitivish ne teorine e tyre ish menyra se si aksidenti kish ndodhur.Gjovani, qe ish emri i masakruesit te kryqite kish rene nga ura e drunjte e varur ne kavo te hekurta qe lidhte dy brigjet e Fanit nga nje lartesi mbi 20 metra uke u copetuar mbi shkembinjte e lumit.

    Letra e Dede Kaqorrit e cila u adresua drejt papes se Romes e cila shkruante : Meqe ti Pape nje sherbetor i zotit dhe zoti ka mundesi ti kuroje njerezit nga semundjet atehere pse nuk te kuron zoti ty !! Per te gjithe ateistet humbja e aftesise per te folur dhe paralizimi i Dede Kaqorrit dy muaj pas leteres se tij drejtuar Papes nuk kish ndonje lidhje logjike dhe shikohej thjeshte si fatkeqesi e rastesishme.Por per te gjithe ata qe fshehurazi besonin dhe predikonin fene katolike,ajo qe i ndodhi Dede kaqorrit ishe nje ndeshkim nga Perendia pas mallkimit qe Papa i beri Dedes ne nje pergjigje me shkrim qe i dergoj.Faktikisht pergjigja e Papes mes te tjerash shkruanet : Mallkuar qofsh ti dhe Mirdita qe te ka rritur.

    Por legjenda e Kunores kish dicka me e thelle,me e komplikuar dhe me interesante.Kjo legjende nuk ish e lidhur thjesht vetem me nje ndodhi por me disa te pafundme qe per arsye se kishin ndodhur gjate nje intervali kohe teper te gjate,supozoheshin me teper si gojdhena.Kunore nuk eshte qytet,qyteze apo fashat.Eshte nje vend teper pikturesk ne mes te bjeshkeve me disa fshatra te vegjel ne afersi.E gjitha fillonte pothuajse 200 vite me pare kur vajza e vogel pese vjeqare ish zhdukur,nderkohe qe ndodhej ne bjeshke bashke me prinderit e saj te cilet mblidhnin Burania.Sipas gojdhenes vajza u kish humbur prinderve nga syte teksa mblidhte luleshtrydhe jo shume larg nga ta.Per pothuajse dy jave gjith banoret e fshatit u mobilizuan ne kerkim te saj per dite dhe nate por pa ndonje sukses.Pas dy javesh gjith shpresat per gjetjen e saj kishin humbur dhe mundesia e gjetjes se saj ne bjeshket plot kafshe te egra ishe pothuajse zero.Por ketu eshte vendi me i pershtatshem per perdorimin e fjales Mrekulli. Pas 26 ditesh vajza eshte rikthyer ne fshatin e saj te lindjes,aty ku askush nuk do e njihte,duke mos perjashtuar dhe prinderit e saj.Nje nder faktoret ndihmues ne identifikimin e saj ishe kryqi qe kish patur vajza ne qafe dhe qe akoma e kishe,te njejte kryq sermi me pare mamaja e vajzes e kish mbajtur ne qafe qe kur ishe e vogel.Vete mbijetesa e saj ishe nje mrekulli por fakti se vajaza u kthye pas 26 ditesh nuk ishe pese vjeqare por njezet e nje vjeqare i kalonte te gjitha kufijte e mrekullive.Per nje kohe te gjate njerezit ishin te tronditur dhe i vetmi spjegim qe mund te gjenin ish aij i Perendise.Sjume ishin ata qe besonin se gjate plot atyre 26 diteve vajza kish jetuar ne preherin e zotit i cili ishe kujdesur per te.Pyetja qe i vriste me shume te gjithe ishe: Pse vajza u kthye 21 vjecare dhe jo 5 vjecare sa ishe 26 dite para se te larhohej???? Dicka e tille nuk te shpiente ne asnje perfundim logjik,te pakten per koherat e shekullit te tetembedhjete.Por ajo qe i shastiste me teper banoret e kesaj zone te thelle ishe sjellja e quditshme e kesaj vajze pas rikthimit te saj.Theksi i ghuhes dhe menyra e te folurit nuk perputheshin aspak me ate te Zones. Dhe jo vetem kaq....menyra se si vajza ishe veshur nuk e perkrahte shume teorine e atyre qe thoni es vajza mund te ishe rritur ne preherin e zotit.

    Kur vajzes ju shtrua pyetja : A i mban mend prinderit? vajza u pergjigj ; Mezi i mbaj mend....kan kaluar shume vite qe atehere. Dhe me teper vajzes nuk i kujtoheshin aspak rrethanat e largimit.
    Plot tre dite kaluan nga rikthimi i vajzes dhe mengjesin e katert vajza i tronditi pa mase prinderit e saj kur tha se do i duhej te largohej.Kur prinderit e pyeten se per ku do largohej vajza tha : Me duhet te jem ne Terminalin e aeroportit te Tiranes patjeter ne oren dymbedhjete. Me kot vajza u mundua tu spjegonte prinderve se aeroporti ishe vendi ku uleshin dhe ngriheshin aeroplane.Ishe shekulli i tetembedhjete dhe aeroplani i pare fluturues do shpikej nga vellezerit Wrights nje shekull me vone.Sidoqofte do kalonte edhe nje shekull e gjysme deri sa Shqiperia te kishe dicka te tille per te cilin vajza pol fliste.

    Asgje nuk po krijonte ndonje kuptim te sakte dhe asgje nuk mund te arysetohej logjikisht ne ate kohe keshtu qe njerezet arriten ne konkluzion qe vajza ishe e c'mendur dhe vendosen ta mbyllnin ne nje ahur mbrenda te cilit qendroi plot gjashte muaj pa e pare driten e diellit fare.Pas gjashte muajsh vajza arriti te arratisej nga ahuri per tu larguar e per mos tu kthyer kurre me.

    Emri i vajzes ishe Kunore dhe qe atehere bjeshka mori emrin e saj.Askush nuk mund te jepte nje ide per vendlargimin e vajzes,ca thonin ka ikur nga fushat,ca thonin se ka ikur nga ka ardhur para se te ikte fillimisht (i cili ishe mbase spjegimi me logjik) Per vite qe do vinin,gojedhena do ndryshonte disa here dhe versioni i saj do interpretohej ne mijera menyra.Me kalimin e viteve,te tjera ndodhi te ngjashme do benin qe nje pjese e banoreve te atij vendi te largoheshin pergjithnje duke menduar se bjeshka eshte e mallkuar.Koha do preseriste veten e vet disa here dhe do ishe vetem shekulli i njezete kur disa do i ktheheshin per te gjurmuar legjenden,kohen nga ajo buronte si dhe shkaqet e saj.


    -------------------------- Vijon ne Posten tjeter -----------------------------------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BvizioN : 24-10-2006 mė 05:46
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

Tema tė Ngjashme

  1. Porti i Vlorės, mė i madhi nė Ballkan
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 19-05-2009, 15:19
  2. Ndodhitė nė Maqedoni
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Pėrurohet terminali i ri modern i Aeroportit Nėnė Tereza
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 11-09-2007, 17:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •