Close
Faqja 19 prej 20 FillimFillim ... 917181920 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 380 prej 400
  1. #361
    i/e regjistruar Maska e K.TORO
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Postime
    53

    Wink Kisha nje sygjerim.

    Po sikur ne vend te perceve te pergoreshin kaska motorcikletash ose maska kundragaz dhe me keto nuk te duket fytyra dhe njekohesisht bejne dhe pune te tjera. Personalisht mendoj qe keto zakone jane jo vetem jashte modes por dhe jashte llogjikes se shendoshe sepse mendoj kur femrat e mbulojne fytyren pse mos ta mbulojne dhe meshkujt qe jane me te shemtuar se ato.

    Mos merni inat une nje sygjerim dhe nje pyetje bera
    Ndryshuar për herë të fundit nga K.TORO : 30-01-2008 më 21:27

  2. #362
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Sugjerim i mire, ne kete menyre do te perfitonte edhe bota mashkullore duke perdorur mbulesa praktike fileter per ajer e te ngjashme se na u ndot abienti me fryme infektive aziatike ndoshta shpeton ndokush nga semudjet qe bart ajo fryme e keqe.

  3. #363
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Marre nga gazeta TemA, 11 mars 2008

    Përballje me shaminë dhe dilema e Andromakës

    Nga Nora Malaj

    Situata që më dha shkas të shkruaj është ngjarja që ka ndodhur para disa ditësh në mjediset e shkollës sonë. Një vajzë e re, nxënëse, ende në moshën kur thuren ëndrra dhe dëshira, vihet përballë një urdhri të drejtorisë së shkollës, i cili e përjashton atë për faktin se shkonte në shkollë e mbuluar me shami.

    Vënia përballë këtij urdhri, i cili është edhe një ekzekutim, i mbështetur në të drejtën që ka titullari i shkollës, e bëri këtë vajzë objekt diskutimi dhe njëkohësisht i ndërpreu të drejtën për vazhdimin e mëtejshëm të shkollimit, të paktën për këtë vit akademik dhe në njëfarë mënyre e ktheu këtë fëmijë në një objekt diskutimesh dhe ndëshkimi. Nuk do të merrem me faktin nëse është e drejtë apo jo kjo gjë, pasi nëse do të shprehja mendime apo do të thoja konkluzione do të më duhej ta trajtoja problemin ftohtë, nga këndvështrimi juridik.

    Nuk dua të bëj as gjykatësin dhe as moralistin, por problemin do të dëshiroja ta shihja në një këndvështrim tjetër, në kahjen sociale dhe diskutimin do ta kanalizoja në pikëpamjen e ligjit dhe të moralit, dy shina që hera-herës nuk qëndrojnë bashkë, ndonëse kanë shumë pika që takohen me njëra-tjetrën.

    Kjo situatë përkon me ngjarjet e tragjedisë së Andromakës, shkruar nga Euripidi, në kohën e antikitetit. Nganjëherë të ndodh që të përballesh me disa situata që të duken tejet të vështira për t’iu dhënë zgjidhje dhe hasesh me luftën e brendshme që bën shoqëria dhe individi, midis ligjit dhe moralit. Përballë Andromakës qëndronte dilema, njërin vëlla e nderonin si hero dhe i bënin gjithë ceremonitë e duhura në varrimin e tij. kurse tjetrin e quanin tradhtar dhe madje ai as nuk do të varrosej, aq më keq t’i bëheshin nderimet. Për Andromakën të dy ishin vëllezërit e saj dhe nuk kishte rëndësi nëse njëri ishte hero dhe tjetri ishte tradhtar, ndaj dhe ajo doli mbi urdhrin e mbretit dhe vendosi ta nderonte edhe vëllanë tjetër, për të mos e lenë ata pa një vend ku të prehej i qetë. Ndëshkimi për të qe tejet i rëndë. Ajo vendosi të kishte paqe me veten për të mos lënduar ndjenjën dhe dashurinë që kishte për të dy vëllezërit. Pranoi ndëshkimin e murosjes vetëm që t’i bente vëllait nderet dhe respektin që i takonte.

    Kanë kaluar shumë shekuj që nga periudha e antikitetit dhe rishtazi njerëzimi përballet me këto probleme, me ligjin dhe moralin.

    Thënë ndryshe, tabloja është e qartë, një vajzë e re që ka vendosur të mbajë një shami në kokë në emër të kodit fetar dhe të besimit që përfaqëson, një institucion shtetëror që nuk e pranon këtë gjë dhe e ndëshkon, duke mos e lejuar të frekuentojë shkollën, pasi rregullorja e shkollës nuk e lejon paraqitjen e vajzës në këtë mënyrë.

    Nëse problemi do të ishte kaq i thjeshtë sa të rregullohej me një urdhër nuk do të kishte probleme dhe gjithçka do të ishte brenda normalitetit. Në fakt, realiteti nuk është i tillë, ai është më i vështirë dhe më i ngatërruar sesa na paraqitet.

    Le t’i marrim gjërat me radhë:




    Vajza dhe shamia




    Ajo ka vendosur të ndjekë të gjitha ritet fetare dhe këtë gjë ka vendosur ta shfaqë edhe në jetën publike, çka do të thotë se ajo do të paraqitet në çdo mjedis me shaminë e vendosur në kokë. Shumëkush mund të thotë, a është e drejtë kjo? Asnjëri nga ne nuk ka të drejtë të paragjykojë dhe të vendosë se cila është e drejta e paraqitjes apo e shfaqjes së një individi, deri në momentin kur kjo paraqitje nuk shkakton dhunë psikologjike te të tjerët. Psikologjikisht, te vajza që ka vendosur ta ndjekë këtë formë paraqitje në të gjitha mjediset e jashtme, ku nuk përjashtohen as auditoret e shkollës, ndodh ai fenomen që lidhet me pranimin si një pjesë të saj të këtij besimi fetar dhe ajo, në një formë apo në një tjetër, fillon të besojë dhe të krijojë lidhje të fortë me këtë mekanizëm, i cili, ndonëse i shfaqur e bën atë që të jetë e vetëdijshme për atë çfarë po kultivon brenda vetes. Ajo është e bindur për këtë gjë, në mënyrë të verbër dhe kjo gjë i duket normale, deri në momentin kur përballet me një ndëshkim, i cili nuk vjen për faj të saj, por thjesht për shaminë që mban në kokë. Realisht, përballë saj paraqiten shumë dilema, të cilat mund t’i krijojnë edhe dëmtime në personalitetin e saj, pasi ajo është në procesin e rritjes dhe këto pengesa e bëjnë atë të pasigurt për të ardhmen. Ajo ndëshkohet dhe veten e saj e quan të pafajshme, sepse realisht e tillë është, pasi faji i saj i vetëm është se mban shami dhe kjo shami që ajo ka vënë në kokë, për të mbuluar sipas besimit që ajo përfaqëson pjesën më sensuale që janë flokët, nuk ka menduar se ndonjëherë do t’i kthehet në armë vrasëse, por gjithnjë e ka parë si një mjet mbrojtjeje. Padashur, kësaj fëmije që është në rritje ne i krijojmë një traumë shumë të madhe, pasojat e së cilës nëse nuk i riparojmë do të ndjehen hera-herës. Përballë këtsaj fëmije të gjithë ndihemi me faj, pasi askush nuk ka të drejtë të penalizohet, aq më pak kjo vajzë, e cila ndjek rregullat e besimit, duke qenë e bindur se bën vetëm gjënë e duhur. Ndoshta, duke e parë dukurinë si një fenomen më kompleks mund t’i shmangim keqinformimet dhe mund të gjejmë rrugë të ndermjetme, të cilat nuk dëmtojnë imazhin e askujt, por rregullojnë edhe problemin në fjalë. Ajo që më bën të mendoj është sesa shumë traumë dhe dhimbje i kemi shkaktuar këtij fëmije, duke dashur të jemi në rregull me rregulloren që e kemi hartuar për të ruajtur dhe ndihmuar këta fëmijë.




    Vajza dhe familja




    Problemi nuk ngelet këtu. Pas vajzës qëndron familja. Shqetësimi është transferuar në familjen e vajzës. Janë prindërit e vajzës që janë munduar ta edukojnë me këtë mënyrë të menduari, të besuari dhe këtë mënyrë të shfaquri në mjedis vajzën e tyre. Ata tani përballen me një problem shumë të madh. Përballë tyre qëndron besimi dhe nga ana tjetër shteti, i cili nuk lejon që në mjediset e shkollës të demonstrohet ky besim. A janë ata, prindërit, të përgatitur për t’u përballur me këtë situatë, që për mentalitetin dhe besimin e tyre është disi absurd? Sigurisht, këtu qëndrojnë shumë dilema dhe pyetje që lidhen rishtazi me problemin e Andromakës: morali dhe ligji. Besimi fetar iu lejon që fëmija i tyre të ndjekë ritet dhe performancën fetare dhe rregullorja e shkollës ua ndalon atë. Ata nuk dinë si të bëjnë. Iu duket vetja fajtorë pa faj dhe ndëshkimi i tyre është i pamerituar. Problemi nuk është vetëm ky. Ata janë vënë përballë fëmijës së tyre. Si të bëjnë? Ndihen të pafuqishëm dhe ju duket e padrejtë e gjithë kjo që po ndodh. Askush nuk iu jep zgjidhje. Janë vendosur para urdhrit që vajza duhet të lërë shkollën nëse e frekuenton atë duke u paraqitur në klasë me shami, e dhimbshme për këta prindër që nuk po dinë si ta zgjidhin këtë problem. Si do t’iu shkojë halli...?




    Vajza dhe shkolla




    Shkolla vendosi të nxjerrë një urdhër, bazuar në rregulloren e saj. Vajza nuk lejohet ta frekuentojë atë me shami në kokë. Në rast moszbatimi përjashtohet nga shkolla.

    Natyrisht, shkolla është vendi ku jo vetëm mësohen dijet, por edhe edukohen të rinjtë me normat e moralit të kohës. Si e tillë ajo është e detyruar të jetë e ashpër, në rastet kur përballet me demonstrime të cilat nuk ia lejon rregullorja. Ndonëse vajza nuk është problematike, paraqitja e saj e jashtme krijon probleme. Rregullorja është e rreptë dhe penalizuese. Rishtazi shfaqet problemi i moralit dhe ligjit. Në këtë rast fiton ligji. Ai është i rreptë dhe e ndëshkon vajzën ashpër. Ajo pezullohet nga mësimi. Po pastaj, ç’ndodh? E rëndësishme është që drejtoria të jetë në rregull me ligjin…

    Shpesh harrojmë, pa dashur të penalizoj askënd, se ligjet janë për t’u përdorur për njerëzit, për t’i ndihmuar ata që të mos gabojnë në rastet kur bëhen gabime dhe për t’i ndërgjegjësuar në rastet kur bien ndesh me moralin e shoqërisë.

    Në këtë rast, kemi një specifikë tejet të ndërlikuar, që nuk mund të zgjidhet thjesht me zbatimin e një rregulloreje...




    Në vend të mbylljes…




    E preka këtë problem në një kahje social-psikologjike, pasi çështja nuk më duket se mund të zgjidhet thjesht me zbatimin e një rregulloreje. Është një çështje më e ndërlikuar, pasi kemi të bëjmë me individë, institucione, ligje dhe besime fetare. Është mirë që secilën prej tyre ta respektojmë, pa ia kaluar kompetencat dhe të mos harrojmë që çdo gjë që bëjmë, në fund të fundit, prapa ka njeriun, ndaj le të mendojmë të gjithë bashkë e t’i lehtësojmë sa më shumë vuajtjet dhe dhimbjet, penalitete njëri-tjetrit, në ratin konkret vajzës, duke gjetur një prerje që edhe ligji të funksionojë edhe besimi të ruhet, në mënyrë që në emër të njërës apo tjetrës, në rastin konkret ligjit apo besimit, të mos murosim njeriun, që është gjëja më e çmuar.

    *Instituti i Sociologjisë
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  4. #364
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Ne artikullin e mesiperm autorja e pranon qe ne fillim qe nuk pretendon te jape nje zgjidhje verdikt mbi ceshtjen ne fjale, vetem perpiqet ta trajtoje kete nga ana socio-psikologjike. Behet fjale per nje femije te pafajshem 14 vjecar qe nje veprim i influencuar nga besimi i saj, e ka vene perballe nje pasoje te rende: mbetja jashte shkolles, dhe nje nivel me tej, huajzimi ndaj shoqerise. Une jam kunder idese se shamise per vajzat e grate, por nga ana tjeter nuk jam i bindur ne duhet mohuar e drejta e universitetit per arsye te veshjes. Por per rastin ne fjale flitet per nje femije 14 vjecar ne tetevjecare. Dhe ne rast se toleron shamine ne universitet me duket e pamundur tolerimi i saj ne tetevjecare, ne te kundert mund te arrijme dhe ne situate absurde ku te shohim femije te fillores me shami, flas gjithmone ne kontekstin e rregullave dhe te drejtave. Diku duhet vendosur kufiri besoj dhe tetevjecarja me duket krejtesisht brenda ketij kufiri. Por si do ti shpjegohet asaj femije domosdoshmeria e kesaj traume? Apo faji mbetet krejtesisht i prinderve te saj, e ne si shoqeri i kemi duart a lara ne kete mes?

    PS: autorja ben nje gabim qe ne titull, Andromaka eshte gruaja e Hektorit dhe tragjedia me te njejtin emer e Euripidit me duket se ka tjeter histori. Historia e motres qe qan te dy vellezerit ne mos gaboj eshte Antigona e Sofokliut.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #365
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Eshte e turpshme qe ne vitin 2008 te diskutohet akoma per te drejtat elementare te njerezve. Si do duket veshja e studenteve behet ceshtje dite! Thyheshka laiciteti i shtetit meqe nje studente apo dy studente paskan vendosur te mbajne shamite e tyre ne klase.

    Nese ne nje shtet laik si Shqiperia nuk lejohet kjo:



    Si ka mundesi qe te lejohet kjo:



    Ku jane vlerat e demokracise qe po pretendojme se i mbrojme? Ku jane te drejtat elementare te qytetareve me te cilet duam te nisemi drejt integrimeve evropiane?

    Kur te ndalohen simbolet fetare (ferexhete) le te ndalohen per te gjithe (edhe kryqet mos lejohen tek te krishteret). Atehere do jete laik shteti (qe ka ne Parlament Parti DemoKristiane)

    Citim Postuar më parë nga K.TORO Lexo Postimin
    Po sikur ne vend te perceve te pergoreshin kaska motorcikletash ose maska kundragaz dhe me keto nuk te duket fytyra dhe njekohesisht bejne dhe pune te tjera. Personalisht mendoj qe keto zakone jane jo vetem jashte modes por dhe jashte llogjikes se shendoshe sepse mendoj kur femrat e mbulojne fytyren pse mos ta mbulojne dhe meshkujt qe jane me te shemtuar se ato.

    Mos merni inat une nje sygjerim dhe nje pyetje bera
    Ti o dem, nese konsideron qe je i shemtuar - lirisht mbulo fytyren tende. Cdokush vendos per veten ca te beje - nuk besoj qe dikush ka nevoje per sygjerimet e tua. Dhe ti - mos me merr inat!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Alienated : 10-03-2008 më 23:35
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  6. #366
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Po ku mi gjete i foto jevge dhe i foto katnareje nga Uijoming?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dragut : 11-03-2008 më 05:27

  7. #367
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Apo nuk gjeje dot shqiptare tamom

  8. #368
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Dragut Lexo Postimin
    Po ku mi gjete i foto jevge dhe i foto katnareje nga Uijoming?!
    Citim Postuar më parë nga Dragut Lexo Postimin
    Apo nuk gjeje dot shqiptare tamom
    I gjeta ne Google, sa per ilustrim
    Desha te evitoja postimin e fotografive te femrave me gjoksin jashte qe shkojne ne shkolla e ne universitete publike (shteterore) ne Shqiperi. E njejta ndodh dhe ne Maqedoni, por ketu s'e kane problem per te lene gocat e mbuluara te vazhdojne studimet!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  9. #369
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin
    I gjeta ne Google, sa per ilustrim
    Desha te evitoja postimin e fotografive te femrave me gjoksin jashte qe shkojne ne shkolla e ne universitete publike (shteterore) ne Shqiperi. E njejta ndodh dhe ne Maqedoni, por ketu s'e kane problem per te lene gocat e mbuluara te vazhdojne studimet!
    Plako unë nuk e di se ku bo shkollë ti, apo ata miqtë e tu që të tregojnë për shkollat në Shqipëri?! Kom bo vet shkollë dhe nuk guxote nai vajzë të vite me gjoks jashtë apo me barkun, se fluturote jashtë me shkelma nga profesori.

    Ju ngatërroni të dalmen xhiro me të shkumen në shkollë. Në katër vjet fakultet janë nxjerrë jashtë ato që guxonin me ardh me fund të shkurtër.

    E do i gjo për të qeshur!? Mua ishin gati të më nxirrnin nga provimi pse kisha shku me patallona të shkurtra. Ça ****** thoni "barku jashtë" e "gjoksi mrena".

    Kos plako kos... futini nai kos që freskoni trutë

  10. #370
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Dragut Lexo Postimin
    Plako unë nuk e di se ku bo shkollë ti, apo ata miqtë e tu që të tregojnë për shkollat në Shqipëri?! Kom bo vet shkollë dhe nuk guxote nai vajzë të vite me gjoks jashtë apo me barkun, se fluturote jashtë me shkelma nga profesori.

    Ju ngatërroni të dalmen xhiro me të shkumen në shkollë. Në katër vjet fakultet janë nxjerrë jashtë ato që guxonin me ardh me fund të shkurtër.

    E do i gjo për të qeshur!? Mua ishin gati të më nxirrnin nga provimi pse kisha shku me patallona të shkurtra. Ça ****** thoni "barku jashtë" e "gjoksi mrena".

    Kos plako kos... futini nai kos që freskoni trutë
    per dhoin e ketyre profesorvet e kishe fjalen ti!???

    http://youtube.com/watch?v=JOrUENy6VS4

  11. #371
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Citim Postuar më parë nga BEHARI Lexo Postimin
    per dhoin e ketyre profesorvet e kishe fjalen ti!???

    http://youtube.com/watch?v=JOrUENy6VS4
    Kos pra plako kos.. ti dhe ai jevgu që kno

  12. #372
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Dragut Lexo Postimin
    Kos pra plako kos.. ti dhe ai jevgu që kno
    eshte far e lehte per te kuptuar se profesore te tille insistojne qe ne universitete te mos shkojne vajza te mbuluara!!qellimi i tyre eshte qe vajzat te jen sa me te ekspozuara,me qellim qe prefesori ta kete me te lehte per te bere gjahun!
    se prite zot po te tentojne profesoret te ngacmojne vajzat e mbuluara,e kane te qarte pergjegjen qe do mirrnin,ndonje shpulle apo te peshtyre surratit nga vajzat e mbuluara!!e kane ate eksperience profesoret prandaj insistojne qe te i perjashtojne nga shkolla!!

  13. #373
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    po pse mer insistoni te fusni ne shqiperi,elemente te nje kulture jevgjish shkretetire?pse?pse?
    pse doni ta skllaveroni femren shqiptare,ta mbuloni kok e kembe.jemi ne mijvjeçarin e trete dhe jetojme ne europe.çpune kemi ne me jevgjit e arabise mer jahu!!!!jeni shqiptare ju qe doni ferexhe a ça dreqin jeni???ne shqiptaret kemi kulture tjeter mer daku.
    ps.ça bohet kshu,u mbush plot me haxhi qamile,keta lloj robsh ja falin me gjith qejf shqiperine turkutdhe arabit
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 11-03-2008 më 06:43
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  14. #374
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga diocleziano Lexo Postimin
    po pse mer insistoni te fusni ne shqiperi,elemente te nje kulture jevgjish shkretetire?pse?pse?
    pse doni ta skllaveroni femren shqiptare,ta mbuloni kok e kembe.jemi ne mijvjeçarin e trete dhe jetojme ne europe.çpune kemi ne me jevgjit e arabase mer jahu!!!!jeni shqiptare ju qe doni ferexhe a ça dreqin jeni???ne shqiptaret kemi kulture tjeter mer daku.
    po me vjen keq more zoteri,kur degjoj per dite se vajza te civilizuara sic juve i preferoni, fluturojne dita dites nga katet e pesta duke kryer vetevrasje!!
    ky eshte shqetsimi me i mall qe duhet te ngrisni,dhe jo vajzat e mbuluara,nuk kam degjuar qe nje vajze e mbuluar te kete bere vetevrasje apo te kete rene viktime e droges prostitucionit e tjera ane negative!!
    thirrni mendjes ore te uruar sa nuk jeni vone!!nuk do rrini gjithmone te rij!!
    nje dite secili nga juve duhet te enderroni te krijoni familje ,te beheni prind,por qe te arrihen keto duhet te distancoheni nga anet negative sic jane ato qe permenda pak me larte!!per me shum pyesni prinderit tuaj se besoj se do ju japin me shume shpjegime pamvarsisht se sa i respektoni juve ata!!

  15. #375
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    po nuk e bon robin ferexheja te ndershem mer daku,mund te mbash ferexhe dhe te pallohesh 20 here ne dite,dhe eshte e vertete atyre femrave qe ju vene zinxhire,ato jane putanat me te medha.sa me shume ta skllaverosh robin aq me shume ai kerkon te çlirohet,te provoje kenaqsite e ndaluara.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  16. #376
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Dragut Lexo Postimin
    Plako unë nuk e di se ku bo shkollë ti, apo ata miqtë e tu që të tregojnë për shkollat në Shqipëri?! Kom bo vet shkollë dhe nuk guxote nai vajzë të vite me gjoks jashtë apo me barkun, se fluturote jashtë me shkelma nga profesori.

    Ju ngatërroni të dalmen xhiro me të shkumen në shkollë. Në katër vjet fakultet janë nxjerrë jashtë ato që guxonin me ardh me fund të shkurtër.

    E do i gjo për të qeshur!? Mua ishin gati të më nxirrnin nga provimi pse kisha shku me patallona të shkurtra. Ça ****** thoni "barku jashtë" e "gjoksi mrena".

    Kos plako kos... futini nai kos që freskoni trutë

    E gjithe kjo qe ti ke thene bie poshte, sepse para ca kohesh nje nxenes i nje shkolle regjistroi me celular mesuesen e tij nen fundin e saj te shkurter! Ke harruar?!?! Lus moderatoret qe po e gjeten temen diku - te sjellin nje lidhje ketu qe ta rifreskojme memorien e Dragutit!

    Tashi, ti e ke rradhen e kosit.
    Do pak?!


    Citim Postuar më parë nga diocleziano Lexo Postimin
    po nuk e bon robin ferexheja te ndershem mer daku,mund te mbash ferexhe dhe te pallohesh 20 here ne dite,dhe eshte e vertete atyre femrave qe ju vene zinxhire,ato jane putanat me te medha.sa me shume ta skllaverosh robin aq me shume ai kerkon te çlirohet,te provoje kenaqsite e ndaluara.
    Shume dakord. As ferexheja s'e ben te ndershme e besimtare te madhe nje vajze muslimane, e as kryqi s'e ben te tille nje vajze te krishtere. Nese lejohet kryqi duhet lejuar dhe ferexheja. Rregullat e ligjet duhet te vlejne per cdokend e. Edhe per ate katnaren e Wyomingut, edhe per katnaren e Tirones, edhe per ate te Sharres!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Alienated : 11-03-2008 më 06:56
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  17. #377
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin
    E gjithe kjo qe ti ke thene bie poshte, sepse para ca kohesh nje nxenes i nje shkolle regjistroi me celular mesuesen e tij nen fundin e saj te shkurter! Ke harruar?!?! Lus moderatoret qe po e gjeten temen diku - te sjellin nje lidhje ketu qe ta rifreskojme memorien e Dragutit!

    Tashi, ti e ke rradhen e kosit.
    Do pak?!
    Po nuk është argument ky mër tullumbac. Kjo nuk do të thotë asgjë.

    Ti shqetësohesh se një fëmijë filmoi mësuesen? Shqetësohesh që celulari ka hyrë në përdorim masiv? Shqetësohesh që mësuesja erdhi me fund në shkollë?

    Kush është shqetësimi? Dhe çfarë lidhje me të shkuarit në shkollë me gjoks jashtë apo ferexhe?


    kosin maje vet se unë do i fus një dhallë

  18. #378
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga diocleziano Lexo Postimin
    po nuk e bon robin ferexheja te ndershem mer daku,mund te mbash ferexhe dhe te pallohesh 20 here ne dite,dhe eshte e vertete atyre femrave qe ju vene zinxhire,ato jane putanat me te medha.sa me shume ta skllaverosh robin aq me shume ai kerkon te çlirohet,te provoje kenaqsite e ndaluara.
    po ku ta di une se si dhe sa i kupton keto gjera!!
    une e di se edhe kafshes ja ka krijuar zoti bishtin vetem e vetem per te mbuluar organet gjenetale!!kurse ju doni qe njerzit te dalin lakuriq!!!
    pastaj sa per te perforcuar ate qe une te thashe me siper,,une nuk kam pere vajza te mbuluara ne asnje vend te botes,qe te kene rene pre e prostitucionit apo tjera ane negative!!
    perkundrazi keto femra te mbuluara kane idene te krijojne nje familje te rregullt te shendoshe te rrisin femije te edukuar te dobishem per vehten dhe per shoqerine,dhe kjo vertetohet mese miri se jetegjatesia dhe harmonia me e malle ekziston realisht tek keto familje te cilat praktikojne islamin,madje ka familje qe jetojne dhe 20 veta se bashku pra kjo eshte kultura dhe mancipimi!!
    kurse po te marrim ate qe juve parapelqeni,e shikon per dite se femija brktisen nga prinder te divorcuar sa here kan qef te nderrojne partner!!ky eshte nje krim ndaj femijes ne vecanti dhe familjes ne pergjithsi!!

    nejse nuk po zgjatem me teper ,pasi nuk kam kujt ti flas!!shpresoj te reflektoni do ishte mire per te ardhmen tuaj!!

  19. #379
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    pra ti del ne perfundimin qe vajzat e mbuluara kok e kembe nuk kane epsh!!!!!!je i sigurt plako?????pra ti thua qe ferexheja heq deshirat seksuale!!!!!sa gabim qe je.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  20. #380
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga Dragut Lexo Postimin
    Po nuk është argument ky mër tullumbac. Kjo nuk do të thotë asgjë.

    Ti shqetësohesh se një fëmijë filmoi mësuesen? Shqetësohesh që celulari ka hyrë në përdorim masiv? Shqetësohesh që mësuesja erdhi me fund në shkollë?

    Kush është shqetësimi? Dhe çfarë lidhje me të shkuarit në shkollë me gjoks jashtë apo ferexhe?

    kosin maje vet se unë do i fus një dhallë
    Si s'qenka argument ai mo lal? Si s'dashka te thote asgje ajo?

    Mesuesja (te gjithe e dine) duhet te jete shembull per nxenesit! Dhe keso shembujsh kemi ne shkollat tona, mesuese me fund te shkurter. Une nuk shqetesohem per perdorimin masiv te teknologjise (celularit ne kete rast), por shqetesohem shume kur shoh se si nje femije abuzon me te, per te regjistruar tangat e mesueses nen fundin e saj te shkurter. Me shqeteson prezenca e nje mesueses me 50 cm2 tekstil ne trup, shembulli i shoqerise, shembulli qe ndjekin studentet.

    Kush është shqetësimi? Dhe çfarë lidhje me të shkuarit në shkollë me gjoks jashtë apo ferexhe?

    Te shkuarit ne shkolle me gjoks jashte dhe te shkuarit ne shkolle me ferexhe kane te perbashket stile te ndryshme te veshjes. Njera preferon gjoksin jashte - tjetra preferon ferexhene. Le te vene uniforma shkollore per te gjithe, dhe le te kerkojne nga vajzat e krishtere te heqin kryqet nga qafa.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 12-03-2008 më 06:26
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

Faqja 19 prej 20 FillimFillim ... 917181920 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Thënie kushtuar femrës.
    Nga ZANOR në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 22-12-2023, 04:38
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:17
  4. Gruaja në Islam
    Nga Acid_Burn në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 22-08-2005, 09:39
  5. 5 Universitetet më të mira në Amerikë
    Nga miri në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 16:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •