Close
Faqja 17 prej 20 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 340 prej 400
  1. #321
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    O lirije po qe kur i beson Kur'anit ti ??? Pastaj pse ben sikur nuk e shef qe ky ajet ka qene specifik per grate e Pejgamberit?? Fytyren e tyre muslimanet e kane pasur te ndaluar te shohin. Plz mos i fut turickat aty ku nuk merr vesh. Lum si ne qe te kemi ty me na spjegu Kur'anin. Pik bojqelli pik bojqelli
    RIPPR

  2. #322
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Kuranin nuk ka njeri qe e spjegon e as qe e kupton. E vetmja qe behet eshte ajo qe interpretohet ashtu si ka deshire njeriu, simbas nevojes. Bukur shkruan ne ate ajet qe femrat dhe meshkujt nuk duhet asesi te jene ne nje dhome te perbashket, bile as ne xhami.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #323
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    KUR'ANI i SHENJTË


    33.Suretu El Ahzab

    Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

    1. O ti Pejgamber, qëndro i fortë në besnikëri ndaj All-llahut, e mos i përfill jobesimtarët dhe hipokritët, se vërtet All-llahu ësht i gjithëdijshëm, i di çështje në hollësi.
    2. Dhe ti vepro sipas asaj që po të shpallet nga Zoti yt; All-llahu është i njohur shumë mirë me atë që ju veproni.
    3. E, mbështetu në All-llahun, se mjafton që All-llahu të jetë mbrojtës yti.
    4. All-llahu nuk krijoi dy zemra në gjoksin e asnjë njeriu e as nuk ua bëri gratë tuaja, prej të cilave largoheni me dhihar nëna tuaja, (duke krahasuar shpinën e gruas me atë të nënës), e as nuk ua bëri djem tuaj të adoptuarit tuaj (fëmijët e tjetërkujt që po i adoptoni si të juaj). Këto janë vetëm thënie tuaja që i shqiptoni me gojët tuaja, e All-llahu e thotë atë që është realitet, dhe Ai udhëzon në rrugën e drejtë.
    5. Ju thirrni (mbështetni) ata në etëri e vërtetë të tyre, kjo është më e drejtë te All-llahu, e nëse nuk ua dini (nuk dini se kush janë) etërit e tyre, atëherë ata janë vëllezërit tuaj dhe të afërmit tuaj në fe. Nuk ëshë ndonjë mëkat juaji ajo për çka keni gabuar, por (është mëkat) ajo që zemrat tuaj e bëjnë qëllimisht, po All-llahu është që falë, është mëshirues.
    6. Pejgamberi është më i ndishëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes së tyre, ndërsa gratë e tij janë në vend të nënave të tyre. E ata (të afërmit) farefisi nga barku, sipas dispozitave të All-llahut, kanë më tepër përparësi ndaj njëri tjetërit se sa besimtarët e tjerë dhe se sa muhaxhirët ( të mërguarit), përveç nëse dashamirëve tuaj doni t’u bëni ndonjë të mirë (u lëni testament ose diç tjetër). Kjo është e regjistruar në librin e shquar (Lehvi mahfush, Kur’an).
    7. (përkujto) Kur Ne e morëm (me betim) prej pejgamberve premtimin e tyre; edhe prej teje, prej Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait birit të Merjemes, pra morëm prej tyre besë të fotrë.
    8. Për të marrë në pyetje këta të sinqertë për sinqeritetin e tyre, e për jobesimtarët Ai ka përgatitur ndëshkim të dhembshëm.
    9. O ju që keni besuar, përkujtonie të mirën e All-llahut ndaj jush, kur juve u erdhi një ushtri e Ne kundër tyre lëshuam një furtunë dhe ushtri që ju nuk e shihnit, e All-llahu e shihte atë që ju vepronit.
    10. Kur ata u erdhën juve edhe prej së larti edhe prej së poshti, dhe kur shikimet u shtangën, e zemrat arritën në fyt, e ju sajonit mendime të llojllojta për All-llahun.
    11. Atje, në atë vend qenë sprovuar jobesimtarët, dhe qenë tronditur me një dridhje të fortë.
    12. Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishin sëmundje, thonin: “All-llahu dhe i dërguari Tij, nuk na premtuan tjetër vetëm se mashtrim!”
    13. Dhe kur një grup prej tyre thanë: “O banorë të Jethribit, nuk ka qendresë për ju, ndaj kthehuni!” E një grup prej tyre kërkonin lejen e Pejgamberit, duke thënë: “Shtëpitë tona janë të pambrojtura, në realitet ata nuk donin tjetër por vetëm të iknin.
    14. Dhe sikur t’u hynin atyre nga anët e saj (Medinës) dhe prej tyre të kërkohej tradhëtia, ata do të ishin të gatshëm për të dhe nuk do të vononin aspak. (të tradhëtonin).
    15. E, ata ishin që i patën dhënë besën All-llahut më parë se nuk do të kthehen prapa (nuk do të ikin), pra premtimi i dhënë All-llahut mban edhe përgjegjësi.
    16. Thuaj: “Nëse ikët prej vdekjes ose prej mbytjes, ikja nuk do t’ju bëjë dobi, sepse edhe atëherë nuk do të (shpëtoni) përjetoni vetëm për pak kohë”.
    17. Thuaj: “Kush do t’ju mbrojë prej All-llahut, nëse Ai ua ka caktuar ndonjë të keqe, ose (do t’ju godit me ndonjë të keqe) nëse Ai ua ka caktuar ndonjë të mirë. Po përveç All-llahut ata nuk do të gjejnë për vete ndonjë përkrahës e as ndonjë ndhmëtar”.
    18. All-llahu i ka njohur shumë mirë ata që ndër ju pengonin dhe ata vëllezërve të vet u thonin: “Ejani me ne!” E ata nuk vijnë në luftë, vetëm pakicë.
    19. Janë koprracë ndaj jush (nuk ju duan të mirën). E kur u vjen frika i sheh ata të shikojnë ty, e sytë e tyre rrotullohen si të atij nga të fiktit para vdekjes, e kur largohet frika, ata ju shpojnë juve me gjuhë ë mprehta, lakmues për pasuri (për plaçkë -ganimet). Të tillët nuk kënë besuar, andaj All-llahu ua asgësojë verat e tyre, e kjo për All-llahun është lehtë.
    20. Ata mendonin se grupet aleate nde nuk kishin shkuar, dhe nëse aleatët kthehen ehe njëherë, ata (hipokritët) do të dëshironin të kishin qenë beduinë diku me arabët dhe prej tyre të pyesin për çështjen tuaj, por edhe sikur të ishin në mesin tuaj, ata krejt pak do të luftonin.
    21. Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun.
    22. E kur myslimanët e panë ushtrinë aleate, thanë: “Kjo është ajo që All-llahu dhe i dërguari i Tij na premtuan neve, e All-llahu dhe i dërguari i Tije thanë të vërtetën. Ajo (ushtria e armikut që e panë) vetëm ua shtoi atyre besimin dhe mbështetjen.
    23. Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan bsën e dhënë All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi.
    24. Që All-llahu t’i shpërblejë të vërtetit për sinqeritetin e tyre e hipokritët t’i ndëshkjë, nëse do, ose t’ua falë atyre; All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.
    25. Dhe All-llahu i zbrapsi ata që nuk besuan me atë mllefin e tyre, duke mos arritur kurrnjë të mirë. Dhe All-llahu ua largoi luftën besimtarëve. All-llahu është i fuqishëm, ngadhënjyes.
    26. E ata nga ithtarët e librit (jehuditë), të cilët u ndihmuan atyre (idhujtarëve), Ai (All-llahu) i nxori prej kështjellave të veta dhe në zemrat e tyre u shtini frikën, ashtu ë një grup e mbytni, kurse grupin tjetër e robëroni.
    27. E juve ju la trashëgim tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasurinë e tyre dhe tokën që ende nuk e keni shkelur. All-llahu ëstë i gjithfuqishëm për çdo send.
    28. O ti Pegamber, thuaju grave tuaja: “Në qoftë se lakmoni jetën e kësaj bote dhe stolitë e saj, atëherë ejani: unë po ju jap furnizimin (për lëshim) dhe po ju lëshoj ashtu si është e rrugës.
    29. E në qoftë se e don All-llahun, të dërguarin e Tij dhe botën tjetër, atëherë të jeni të sigurta se All-llahu ka përgatiur shpërblim të madh për ato prej jush që bëjnë punë të mira.
    30. O gra të Pejgamberit, cilado prej jush që bën punë të ligë ë të shëmtuar, asaj dënimi i shtohet dyfish e kjo për All-llahun është shumë lehtë.
    31. E kush prej jush i përvishet adhurimit të All-llahut dhe respektimit të të dërguarit të Tij dhe bën punë të mira, asaj do t’i japim shpërblimin e dyfishtë he për të kemi përgatitur furnizim të këndshëm.
    32. O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse keni kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura.
    33. Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme, falnie namazin , lepnie zeqatin dhe respektonie All-llahun dhe të dërguarin e Tij. All-llahu ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (se Pejgamberit) të largojë ndytësinë e mëkateve dhe t’ju pastrojë deri në skaj.
    34. E, përkujtonie atë nga ajetet e All-llahut dhe rregullat e fesë që po u lexohen në shtëpitë tuaja; vërtet, All-llahu është i kujdesshëm dhe i njohur hollësisht për çdo gjë.
    35. Nuk ka dyshim se për myslimanet, besimtarët e besiamtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit dhe të sinqertat, durimtarët dhe durimtaret, të përvuajturit dhe të përvuajturat, sadakdhënësit dhe sadakdhënëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendëset e All-llahut , All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.
    36. Kur All-llahu ka vvendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës.
    37. (Përkujto) Kur i the atij që All-llahu e kishte shpërblyer (me besim) e edhe ti i pate bërë mirë: “Mbaje bashkëshorten tënde dhe kij frikë na All-llahu!”, e ti e mbaje fshehtë në veten tënde atë që All-llahu do ta zbulojë dhe u frikësohesh njerëzve, por më e drejtë është që t’i friksohesh All-llahut. E pasi që Zejdi e kishte vendosur atë që kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorëzojmë ty atë, e për të mos pasur besimtarët vështirësi (mëkat) në martesë me gratë e të adoptuarëve të tyre, kur ata heqin dorë prej tyre. E vendimi i All-llahut është kryer.
    38. Pejgamberit nuk i përket kurrnjë qortim për atë që All-llahu e ngarkoi me të. Ky ishte ligj i All-llahut edhe ndër ata që ishin më parë, e urdhëri i All-llahut është vendim i kryer.
    39. (ligj i All-llahut ndë) Ata, të cilët i kumtojnë shpalljet e All-llahut, i frikësohen vetëm All-llahut e askujt tjetër pos Tij, e All-llahu është mjaft të jetë llogatitës.
    40. Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve, e All-llahu është i dijshëm për çdo send.
    41. O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh.
    42. Dhe madhëronie Atë mëngjes e mbrëmje.
    43. Ai ju mëshiron juve e edhe engjëjt e Tij, e për t’ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë i mëshirues.
    44. Ditën që e takojnë Atë (Zotin), përshëndetja e tyre është Selam (paqe) dhe për ta ka përgatitur shpërblim të mirë.
    45. O ti Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues.
    46. Dhe me urdhërin e All-llahut, thirrës për në rrugën e Tij dhe pshtarë ndriçues.
    47. E besimtarëve jepu sihariq se prej All-llahut ata kanë dhunti të madhe.
    48. Mos i dëgjo jobesimtarët e hipokritët dhe mos ua vë veshin mundimeve të tyre ndaj teje, e mbështetju All-llahut se All-llahu është mbrojtje e mjaftueshme.
    49. O ju që besuat, kur të keni lidhr kurorë me besimtaret e pastaj i lëshoni ato para se të keni kontaktuar me to, ju nuk keni të drejtë të kërkoni që ato të presin afatin e caktuar (iddetin), po jepniu diçka atyre dhe lironi në mënyrë të njerëzishme.
    50. O ti Pejgamber, Ne të kemi lejuar gratë, të cilave u ke dhënë shpërblimin e kurorës, dhe ato që me ndihmën e Akkahut hynë në posedimin tëned (robëreshat e luftës) dhe bijat e axhës tënd, bijat e hallave tua e dajës tënd, bijat e tezeve tua (të janë lejuar, pos grave me nuqah dhe të afërtat), të cilat kanë migruar (kanë bërë hixhret) si ti, dhe një grua besimtare nëse ajo ja falë veten Pejgamberit dhe nëse Pejgamberi dëshiron të martohet me të (një martesë e tillë pa shpërblim të niqahit) duke qenë kjo (rast) vetëm për ty e jo edhe për besimtarët. Ne e dimë se ç’u kemi bërë atyre obligim rreth grave të tyre dhe rrëth atyre që i kanë në pronësinë e vet, ashtu që ti të mos keshë vështirësi, e All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.
    51. Ti je i lirë të lëshosh atë që don prej tyre dhe të mbash pranë vete atë që don, e edhe të kërkosh afrimin e asaj nga e cila ke qenë larguar, dhe nuk ke mëkat. Kjo është më së afërmi që ato të qetësohen shpirtërisht e të mos brangosen dhe të jenë të kënaqura me atë që ti u ofron të gjitha atyre. All-llahu e di çka mbani në zemrat e tuaja, All-llahu është më i dijshmi, më i buti.
    52. Prej tash e mbrapa tyr nuk të llejohen më gra (të tjera) e as në veend të tyre të marrësh ndonjë tjetër, po edhe sikur të mahnit bukuria e tyre, përveç atyre që ike në posedim (robëreshat), All-llahu është përcjellës ndaj çdo sendi.
    53. O ju që besuat, mos hyni në shtëpitë e Pejgamberit ndryshe vetëm se nëse u lejohet për ndonjë ngrënie e duke mos pritur përgatitjen e saj, por kur të thirreni, atëherë shpërndahuni, duke mos hyrë në bisedë me njëri tjetrin, vërtet këto (pritja, qëndrimi, biseda) e mundojnë Pejgamberin, por ai turpërohet prej jush; All-llahu nuk i turpërohet realitetit. E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkonie pas perdës, kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre. Juve nuk u takon ta mundoni të dërguarin e All-llahut, e as të martoheni kurrë me gratë e tij, pas (vdekjes së) tij. Këto janë te All-llahu mëkat i madh. 54. E shprehët ju haptazi ose fshehtazi ndonjë send, s’ka dyshim se All-llahu çdo send e di.
    55. Nuk është mëkat për ato (gratë e pambuluara) ndaj etërve të tyre, as ndaj djemve të tyre, as ndaj djemve të vëllezërve të tyre, as ndaj djemve të motrave të tyre, as ndaj grave të tyre, e as ndaj robëreshave të tyre. E, frikësohuni (o ju gra) All-llahut, All-llahu është pranë çdo sendi.
    56. Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhëronie pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.
    57. E s’ka dyshim se ata janë, të cilët e fyejnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar All-llahu në Dynja e në Ahiret dhe për ta ka përgatitur një dënim të dhembshëm.
    58. E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me shpifje dhe me një mëkat shumë të madh.
    59. O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kj është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.
    60. Po nëse hipokritët dhe ata që kanë zemra të sëmura, dhe ata që përhapin gënjeshtra në Medinë, nuk ndalen, Ne bëjmë që ti të dominosh mbi ta e pastaj ata nuk do të jenë fqinj me ty në të, vetëm një kohë të shkurtër.
    61. (Do të jenë) Të mallkuar, kudo që të ndeshen do të kapen dhe do të mbyten.
    62. (Ky është) Ligji i All-llahut edhe ndër ata që ishin më parë, e në ligjin e All-llahut nuk mund të gjesh ndryshim.
    63. Njerëzit të pyesin për kijametin (katastrofën) e ti thuaj: “Për atë e di vetëm All-llahu! E, ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër!”
    64. All-llahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe për ta ka përgatitur zjarr të ndezur fort.
    65. Aty do të mbesin përgjithmonë dhe për ta gjejnë kë t’i mbrojë apo t’i ndihmojë.
    66. Ditën kur fytyrat e tyre do të përmbysen në zjarr e thonë: “Të mjerët ne, ta kishim adhuruar All-llahun e respektuar të dërguarin!”
    67. Dhe thonë: “Zoti ynë, ne i dëgjuam udhëheqësit tanë dhe të parët tanë, por ata na shmangën nga rruga e drejtë”.
    68. Zoti ynë, jepu atyre dënim të dyfishtë dhe mallkoj ata si është më së keqi!
    69. O ju që keni besuar, mos u bëni si ata që e ofenduan Musain, e All-llahu e pastroi atë nga ajo që i thanë. Ai te All-llah ishte me famë.
    70. O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta.
    71. Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton All-llahundhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.
    72. Ne u ofruam emanetin (obligimet) qiejve, tokës dhe maleve, e ato nuk deshën ta marrin përsipër atë, u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu atë e mori mbi vete; dhe ai i bëri padrejt vetes, dhe ishte padijshëm.
    73. (Njeriu e mori për sipër) Ashtu që All-llahu të ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, e tu falë besimtarëve dhe besimtareve. All-llahu është Ai që falë shumë dhe është mëshirues.
    RIPPR

  4. #324
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    53. O ju që besuat, mos hyni në shtëpitë e Pejgamberit ndryshe vetëm se nëse u lejohet për ndonjë ngrënie e duke mos pritur përgatitjen e saj, por kur të thirreni, atëherë shpërndahuni, duke mos hyrë në bisedë me njëri tjetrin, vërtet këto (pritja, qëndrimi, biseda) e mundojnë Pejgamberin, por ai turpërohet prej jush; All-llahu nuk i turpërohet realitetit. E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkonie pas perdës, kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre. Juve nuk u takon ta mundoni të dërguarin e All-llahut, e as të martoheni kurrë me gratë e tij, pas (vdekjes së) tij. Këto janë te All-llahu mëkat i madh.
    O ju qe besuat!!!! Dhe nuk besoni? E kam kuptuar per grate e tij, ato duhet trajtuar ndryshet, por po due te di per tjerat?

    acid, pse nuk po me tregon ?! A lejon Kurani vajzat te jene ne nje dhome me djemet, psh ne shkolle? Si e spjegon ti ? Me thuaj drejte, mos u mundo te bejshe kamuflazhe dhe hiqu per nje cast Muhamedit. Une i degjova dijetaret pakistanez duke folur, por po due te degjoj edhe ty me shoket e tu. Po ose jo?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #325
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Citim Postuar më parë nga iliria e para
    Po ose jo?
    JO nuk i lejon sepse meshkujt musliman te devotshem nuk kane mundesin e kontrollimit te epsheve sikur tregon ai me lart historin e pajkamberit.

  6. #326
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Myslimanet e Shqiperis nuk duhet ta ndiejne veten si te lenduar pasi kritika ndaj vellove a perceve te fytyres ka dhe ne vende te tjera qe jane safi myslimane.
    per kete mjafton te lexohet shtypi i huaj dhe shihet qarte se edhe disa vende myslimane po e kane problem mbulimin e femrave dhe disa po e shohin si shenje fondamentalizmi e qe jane mbulesa qe vendosen per inat apo dhe me force, si ne Irak se fundmi, e ne arabi Saudite.

    http://www.khaleejtimes.com/DisplayA...todaysfeatures

    http://www.kuwaittimes.net/Navariedn...rtid=241973848


    nga lajmet e mesiperme te burimeve arabe lexojme se ne Egjypt qeveria nuk i inkurajon grate te mbulohen pasi i sheh vellot si shenj te opozites ekstremiste islamike.

    ne Irak po thuhet se edhe ne disa zona te jugut ku predominojne shiitet e armatosur, po detyrojne edhe grate e krishtera qe te mbulohen me vello.


    ne Kuvajt thuhet qe percja e fytyres identifikohet me fondamentalizmin islamik

    ne Siri nje kryemyfti ka shpjeguar se nikabi nuk eshte veshje e huaj [importuar] per grate siriane.

    ne Tunizi, mbulesat e kokes per gra jane ndaluar me ligj qe ne vitet 1980, dhe se fundmi vete presidenti i Tunizise e ka quajtur mbulesen gje te importuar dhe kane risjelle ne zbatim dekretin 108 qe ndalon mbulimin e grave ne objekte shteterore, shkolla dhe ne gjithe vendet publike!

  7. #327
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    .... Pejgamberi (paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të) detyroi
    ndarjen e meshkujve nga femrat madje edhe në vendin më të preferuar
    nga ana e All-llahut, në xhami..
    ..
    Kush gabon ketu?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #328
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    o KileMagar pyetjen Lirija ma ka drejtuar mua mos kerce si plesht Mallakastre ok me xhaxhin?? Edhe meshkujt musliman nese nuk i permbajne dot epshet kane barkzbuluarat me tonelate qe mezi presin te lagen me leng zaresh ...

    Shoqja Lirije !

    Kemi dale shume jashte temes, megjithate ti me ke bere nje pyetje e une nuk dua t'i bej bisht. Me lejo te te citoj:

    A lejon Kurani vajzat te jene ne nje dhome me djemet, psh ne shkolle? Si e spjegon ti ?
    Pike se pari ajeti qe ke sjelle ti e perseris eshte specifik per Muhamedin a.s dhe grate e tij. Kjo duket qarte nese Sureja lexohet e gjitha. Deri ketu ti je me mua besoj.

    Sa i perket pyetjes a lejohet apo jo une po te pergjigjem PO. Si e spjegoj une? Lexo me poshte ama me mendje te hapur.

    Ligji Islam e obligon femren besimtare te mbulohet. Kete e dini mire ju se deri tani per mbulesen e femres muslimane kemi folur. Femres muslimane meshkujt e huaj me larg rrethit te perbere prej: Burrit, Babait, Vellezerve, Dajave, Xhaxhallareve dhe Vjerrit, nuk duhet t'i shohin asgje tjeter vec fytyres, pellembeve te duarve dhe kembeve prej kercirit e poshte. Ndersa ne mjedisin ku ka vetem gra femrat muslimane nuk e kane obligim mbulesen.

    Lind pyetja:

    Pse duhet te mbulohet femra muslimane nese ajo nuk do perzihet ne ambjente ku ka burra te huaj? Pikerisht ne te tilla ambjente femra e ka obligim te mbulohet, mos harrojme edhe kur falet duhet te jete e mbuluar. Kur eshte me familjen ose vetem me gra nuk e ka obligim mbulesen. Ajo qe dua te them dhe ti Lirije me kupton se je inteligjente boll, eshte qe per shkak se nuk duhet te shikohet prej meshkujve te huaj femra mbulohet dhe mbulohet qe mos shikohet prej meshkujve te huaj. Keta te fundit nese femra muslimane nuk do lejohej te frekuentonte te njejtat ambjentet s'do kishin mundesine ku ta shikonin. Besoj se jam i qarte.

    Megjithate ambjentet ne te cilat femrat dhe meshkujt perzihen jane ambjente ne te cilat perzierja nuk ka qellime te cilat bien ndesh me moralin Islam. Shkollat dhe auditoret nuk jane aspak ambjente te cilat ekzistojne per qellime te jo morlashme Islame. Islami si fe e obligon si femren ashtu edhe mashkullin te kerkojne dituri dhe te edukohen. Islami si fe asnjehere nuk ka propaganduar ndalimin e edukimit te femres. Islami si fe i jep femres perparsi ne shume fusha studimi.

    Dua t'ju kujtoj juve qe me kaq 'etje' hulumtoni neper ajetet Kur'anore me shprese te gjeni dicka te argumentoni kundra neve muslimaneve. Gjate ritualit te Haxhit femrat dhe meshkujt muslimane sillen rreth Qabes (bejne tavaf) sebashku.

    Ne universitetet Islamike, por edhe ne universitetet laike ne vendet arabe te cilat kam vizituar personalisht, auditoret kane qene te perbere prej meshkujsh dhe femrash te mbuluara dhe te zbuluara. Te jemi te sinqerte ka shkolla private ne bote, totalisht laike vetem per femra ose vetem per meshkuj. Kjo ka te beje me menyren dhe psikologjine e mesimdhenies ne keto institucione. Ka edhe shkolla fetare kristiane vetem per vajza dhe vetem per djem, ashtu sikurse ka shkolla islame vetem per vajza dhe vetem per djem.

    Qarte Lirije ??
    RIPPR

  9. #329
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Per kete arsye duhet mbuluar femrat muslimane te pakten. Po te kerkonim nje ndarje ne dhoma mesimi te ndara ,( gje qe edhe praktikohet ne shume shkolla ne USA,Angli,Irlande etj),do te na bombardonin nga te gjitha anet ata qe nuk mund te durohen pa u ferkuar me femra ,sepse si do t'i ushqenin fantazite perverse te tyre pastaj?

    Ti ,shih cka bene per nje femer te mbuluar, po me tutje?Nejse ngadal ngadal do e arrijme edhe kete deri sa te ju duket normale.Pastaj leht e kemi.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  10. #330
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga iliria e para
    Kush gabon ketu?
    Askush nuk gabon. Falja e namazit behet ne rreshta apo safe te ndryshem. Kjo aspak per te diskreminuar femrat, eshte urtesia e te Derguarit a.s qe ka vendosur te praktikohet falja ne xhami ne menyren qe praktikohet.
    RIPPR

  11. #331
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Acid (shpresoj se nuk me djeg)!
    Nuk jemi jashte teme. Ketu ishte fjala per kete vajzen qe per nje kohe i kishin ndaluar te futet ne mesim. Kur lexova kete pyetje me poshte, thash mos eshte edhe kjo vajza ne vend te gabuar?
    Pyetje:
    Bashkëshorti im dhe unë deshëm të dijmë nëse është e lejuar që të
    mbajmë orë për të mësuar gjuhën arabe, në një shkollë, ku në klasë
    janë të përzier meshkujt me femra. Ne e kuptojmë që nuk duhet të ketë
    përzierje mes gjinive të ndryshme, por jemi paksa konfuzë në lidhje me
    definimin e fjalës "përzierje". Ju lusim që të na tregoni se çka është
    Të takuarit, përzierja dhe ngatërrimi i meshkujve me femra në një vend, grumbullimi i tyre së bashku, dhe zbulimi e ekspozimi i femrës
    në prani të meshkujve janë të ndaluara me Ligj Islam (Sheriat).
    Ty te kuptova, por mos mendo qe te gjithe muslimanet jan te nje mendimit me ty, perkundrazi. Kjo pergjigje eshte dhen nga nje i ashtuquajtur diejetar musliman.
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 06-11-2006 më 08:38
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  12. #332
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    U sqarum bashke ne ?? Aman mi Lirije se njifemi ktu e kater vjet ene hera pare qe po me thu me kuptove. Ke perparu nuk e mohoj urimet e mija me te perzemerta
    RIPPR

  13. #333
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Sa i perket pergjigjes se dhene nga personi qe ti ke kuotuar, mund te them qe per mua eshte pjeserisht e sakte. Eshte e vertete qe me ligjin Islam nuk lejohet prekja (takimi) dhe zbulimi dhe ekspozimi i femres muslimane nga meshkuj te huaj apo para meshkujve te huaj. Ajeti i marre si argument nuk eshte i qelluar dhe po ashtu as mesazhi qe nenkuptohet prej pergjigjes nuk eshte i sakte.

    E kam te qarte qe jo te gjithe muslimanet jane te te njejtit mendim ne lidhje me kete pike. Nuk eshte vendi te diskutojme kete ceshtje sepse kjo ka te beje me nje prej coroditjeve te shumta qe kane injektuar Vehabistet ne popullsine muslimane te globit. Megjithate te siguroj qe dijetaret e Shamit dhe Misrit (perkatsisht Egjipt, SIri, Liban, Jordani, Palestine, ) Ata te Indise, Indonezise dhe Malajzise e po ashtu dijetaret Ballkanas jane te te njejtit mendim e ai eshte lejimi me kushtet qe kam permendur.
    RIPPR

  14. #334
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    nuk eshte demokratike ti privosh individit lirine e besimit dhe praktikimit kur besimi dhe praktikimi i tij nuk cenojne lirine e tjereve
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  15. #335
    i/e regjistruar Maska e XX22
    Anëtarësuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    388
    o people kush e fshiu postimin tim??Sa qejf qe keni te zgjasni biseden me gjera te kota mer aman.Per ju qe nuk e dini dhe akoma debatoni kot,ai djali dhe ajo vajza jane kthyer ne universitet dhe as qe dun me dit per ate rektorin qe i kerkoi falje me pendim dhe nuk e hap me gojes se perndryshe ka edhe mase me perjashtim nga detyra.
    Si ta keni o ''moderatore'' fshijeni po te doni se une e shkruaj prap si per inat .

  16. #336
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga FLORIRI
    nuk eshte demokratike ti privosh individit lirine e besimit dhe praktikimit kur besimi dhe praktikimi i tij nuk cenojne lirine e tjereve
    Jam shume dakort me ty.
    Por per shqiperine keto mendime jane pak te teptuara,sepse ne shqipot akoma nuk kemi forcuar demokracine, dhe ne rast se besimtaret shtohen mbi 50% ata do vendosin ligje fetare ngaqe nuk e kane marre akoma kulturen demokratike.

  17. #337
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    Citim Postuar më parë nga BEHARI
    megjith vrejtjen qe te bera me detyrove qe mos te mbetem borc<se anej ka shkodra e kena per marre mej nejt kujt borc!!
    1)menyra se si komunikoj ne distanc me tjeret tregon se une jam dikushi!
    2)menyra se si ti reagon verteton mesemiri se po mos te kishe hunden do hashe bar gjith diten zot rrote!
    Turk nuk jam,se jam musliman jam shqiptar,se ti je kristian dhe mund te ndihesh grek serbe,problem yti.
    3)kristian nuk je perderisa nuk je njeri!
    4)Haram,vertet e kam haram qe humbas kohe kot duke u marre me ty,ngaqe nuk ja vlen, se i thojn i fjale mos e e cermo ........se i vjen era!
    mir pat than nji nga personalitetet e kti forumi per ty qoftese te kujtohet, qe nje cop KATUNAR qenke dhe ti dhe asgje me teper!
    u mundova qe te jem sa me i kujdeshem ne shprehjet e mija!
    prandaj KUJDES se edhe un mund ta degradoj debatin si puna jote!gje qe nuk do dishroja.
    ti behare cke me katunaret te gjithe qyqare smunde te behemi(qytetare)si puna jote

  18. #338
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Citim Postuar më parë nga rina_ Lexo Postimin
    Shiko mbulesa eshte respekt ndaj Allahut, nuk eshte ajo qe Zoti ka turp ti shohe femrat....vetem se femren nuk duhet ta shoh gjinia e kundert....
    un kam respekt ndaj ATIJ qe me ka krijuar...
    FJALA RESPEKT DO TE THOTE.


    1. Morali, si një parim themelor
    2. Ndershmëria
    3. Përgjegjësia
    4. Respekti ndaj ligjeve dhe rregullave
    5. Respekti ndaj qytetarëve të tjerë
    6. Dashuria për punën
    7. Përpjekjet për të kursyer dhe rritur vlerat
    8. Shpirti për të bërë sa më shumë e sa më shpejt
    9. Saktësia

    Me fal por mos te takoje femra myslimane gjinine e kundert.? ku eshte respekti ndaj qytetareve te tjere.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  19. #339
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Postime
    10
    me vjen keq qe kam arritur shume vone ne kete teme megjithate do e jap edhe un nje mendimin tim dhe kerkoj falje nese eshte dhen me par
    u tha se shkolla eshte laike shum dakort ateher dhe veshjet nuk duhet te kene nje kufizim dhe mbi te gjitha cka mesohet ne te eshte laicizem keshtuqe asnje nuk ka te drejt te vendosi per menyren e veshjes te nxenesve aq me pak te studenteve
    ai qe e praktikon sic thot baptisti e ka zjarrin perbrenda ne shpirt

  20. #340
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Te mbuluara katolike
    http://www.srichinmoy.org/images/ckg_theresa_torch

    ... muslimane
    http://www.state.gov/cms_images/2004_08_thailand-3.jpg

    ... orthodokse
    http://www.westsrbdio.org/images/chourchGroup.jpg

    ... shqiptare
    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1083866115

    ..hindu
    http://www.terragalleria.com/images/...indi39599.jpeg

    Cka keni kunder mbuleses ?

    Cfar demi keni nga nje vajz e mbuluar , gjersa ajo esht e integruar ne shoqeri, studjon, punon , kujdeset per familje ?

Faqja 17 prej 20 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Thënie kushtuar femrës.
    Nga ZANOR në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 22-12-2023, 04:38
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:17
  4. Gruaja në Islam
    Nga Acid_Burn në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 22-08-2005, 09:39
  5. 5 Universitetet më të mira në Amerikë
    Nga miri në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 16:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •