Close
Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 260 prej 400
  1. #241
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Citim Postuar më parë nga alko71
    Ok Kilimangjaro ,po i leme keto forma bisedimesh se po vazhduam nuk ndalen kurre.Duhet ditur se ka kendeveshtrime te ndryshme.Une nuk jam per trajtimin e femres si nje lecke pa vlere.Kjo ka ndodhur ne te kaluaren jashtezakonisht shume(para ardhjes se islamit ).Femrat jane shitur ne tregje ,u jane shikuar dhembet si kafsheve,grave te leshuara nga burrat nuk u kane dhene as nje pjese te pasurise se tyre qe u takon,femijet vajza shumicen e rasteve i kane varrosur te gjalla sepse i kane konsideruar si turp.

    Omar ibn Hatabi (halifi i muslimaneve)ka thene "I kujtoj dy gjera nga periudha paraislamike, dhe njera me ben te qeshe ndersa tjetra te qaje.Me ben te qeshe kur e kujtoj se si nga embelsira formonim nje figure dhe e dekoronim dhe i luteshim tere naten si zot ndersa ne mengjes e hanim!
    Ndersa me ben te qaje sa here qe e kujtoj ,kur me pat lindur vajze dhe une e mora per ta groposur dhe gjeresa e leshoja ne grope ma mbante gishtin fort dhe nuk ma leshonte" !!!

    Ndersa me ardhjen e Islamit u crrenjosen keto dukuri duke e ngritur femren larte ne poziten shoqerore.
    Profeti yne thot"Me i miri nga ju eshte ai qe sillet me se miri me gruan e tij"

    Nuk eshte mbulesa dicka e detyruar me force nga burri por dicka qe femra me vetedije te plote dhe me vetedeshire e mban.
    Gruaja e ime nuk mban mbulese dhe nuk e detyroj kurre ta ve ate derisa ajo vete nuk e deshiron ,edhe pse deshira ime do te ishte qe ajo ta veje nga vetedeshira dhe nga te kuptuarit se eshte ne dobi te saje.

    Per motrat mos te flas ,edhe sot e kesaje dite nuk i jepet pjese nga trashegimija te ne shqiptaret edhe pse eshte qarte e shkruar ne Liber pjesa qe i takon.

    Mire qe ta ve ne mendje Allahu te ndalesh nga mbrapshtesirat e tua nganjehere mbase keshtu e permireson poziten tende "ne defenziv" sadopak.
    Keqtrajtimi i femres nuk u ndalua me ardhjen e islamit por vazhdoi edhe pas ardhjes se tij, vecse ne nje tjeter form te maskuar me mjeshtri. Ti thua se "nuk je per trajtim te femres si nje leck e pavlere" e ne te shumten e postimeve tua mund te hasesh ne te kunderten, ne kunderthenie qe as nje adoleshenti nuk duhet t'i rreshqasin nga lapsi. Pikerisht per kete e kemi edhe ne fjalen: Femrat myslimane jane shitur dhe vazhdojne te shiten neper tregjet patriarkale familjare (pa pelqimin e tyre) dhe ate ne mase dhe ne numer te pakufizuar. Atebote u jane shikuar dhembet, ndersa tani u shkulen dhembet poqese permbajne stoli; grat e divorcuara as tani nuk jane ne nje gjendje me te vlefshme sesa me pare. Jo qe nuk u ipet gje, por u kanoset edhe shpata ne fyt ose varja ne litar. Keni parasysh, nje mashkull zihet ne flagranc me nje femer duke quar dashuri dhe per te denuar mashkullin, ´duhet te deshmojne 4 femra te tjera (eshte e mundur te jene 4 femra prezente per te denoncuar rastin? 4 femra jane te pranishme gjate aktit vetem atehere kur gjirohen filma pornografik lal ). Ndersa per te denuar femran, mjafton nje deshmitar ose nese ajo dhunohet mjafton te denoncoj femra ne polici dhe ajo atyperaty, pra automatikisht eshte vetdenoncuar. Une akoma nuk kame degjuar te kete marr nje femer myslimane pas divorcit ate cka i takon sipas Kuranit. Kjo, edhe e pamundur mbase cdo femer qe divorcohet me apo padashje, shpallet fajtore dhe mbetet me gishta ne goje. Ne Boten Islame eshte c'burrerim dhe denigrim te dal nje mashkull fajtor. Femijet vajza i ndaluan te varrosen te gjalla mbase sipas ligjeve qe vuri ne pushtet Allahu, u kanosej burrave mysliman ajo me e keqja: Ajeti - "Martohuni me 1,2,3 apo edhe me shume gra, sa te keni pasuri"! Ndryshe nuk mund te spjegohet kjo. As kjo qe thua nuk qendron fare sepse myslimanet edhe sot si gjithmone parapelqenje te lindin meshkuj dhe ajo qe eshte me tragjike, shkaqet e divorcit jane ne raste jo te rralla moslindja e nje mashkulli nga nje grua. Kjo dukuri tek myslimanet ve prap ne pikepyetje "Bamiresine" (tentativen e maskuar) e Muhametit per te mos i varrosur femijet femra te gjalla. Kah te sillesh arrin prap tek sheshi Skenderbeg Ashtu edhe Muhameti kah eshte sillur dhe sido qe ka manipuluar me shkrime e ligje, del transparente - "kujdesi dhe perparesia e epshit mashkullor".
    Harrova te cek se me ardhjen e islamit u ndalua varrimi i femijeve femra dhe u hapen dyert per varrimin e gjalle e femrave te rritura (gurezimi).

    Profeti yne thot"Me i miri nga ju eshte ai qe sillet me se miri me gruan e tij"

    Profeti nuk ka te drejt te hap gojen per te drejtat e femres te cilat ai vet i cungoi. Ai pik se pari e perdhunoi Ajshen 9 vjec dhe kesaj nuk mund ti them sjellje e mire; Pastaj e tradhtoi gruan e tij dhe e perdhunoi robereshen e tij, Marijen! As kesaj nuk mund t'i theme e mire. Me sjelljet e tija paradokse, perfide, profeti na dualka sikurse nje kriminel, pedofil apo nje perdhunues femrash te na mesaoj per te drejtat e njeriut.

    Shendet

  2. #242
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Eshte faji te njerezit qe nuk e pasojne c'fare shkruhet ne shpallje e jo te islami.

    Per Ajshjen ka shume te dhena se ka qene me e madhe dhe jo 9 vjeqe .Ja po e sjelle nje artikull mbi kete qeshtje.


    Fatkeqësisht në vazhdimësi shohim përpjekjet e misionarëve të krishterë, të fokusuara primarisht në satanizimin e Islamit më shumë se kurrë më parë. Bashkësitë Evangjeliste kanë botuar literaturë urrejtëse ndaj Islamit dhe Profetit të Fundit në modelin e shkrimeve të Jochen Katz, John Gilchrist, Robert Moorie etj, duke e paraqitur Muhamedin si gënjeshtar, mashtrues, terrorist, pedofil etj. Kështu jemi dëshmitarë të parodive të ndryshme që vijnë nga ta në përpjekjet e tyre për të shtrembëruar, manipuluar dhe abuzuar totalisht faktet historike dhe etimologjike. Një polemikë e tillë jo e ndershme e misionarëve të Krishterë është akuza për pedofili ndaj Profetit Muhamed lidhur me martesën e tij me Ajshen derisa ajo ishte e re. Misionarët përpiqen që ta shpallin Profetin për abuzues fëmijësh, për shkak të pohimit se Ajshja u fejua (zauagj) më moshën 6 vjeçare dhe martesa është përmbushur (nikahu) disa vite më pas, në moshën 9 vjeçare kur ajo ishte në pubertetin e plotë (sipas burimeve të përdorura nga ta). Kohëzgjatja midis zauagj-it dhe nikah-ut të Ajshes qartë tergon se prindërit e saj pritnin që ajo të mbërrinte pubertetin e plotë para se martesa të plotësohej, nëse këtë moshë e marim për të besueshme. Po të mos ishte fakti se disa misionarë të verbër kristianë përsërisin si papagaj këto akuza pa dashur ti kuptojnë arsyet prapa ngjarjes, kurrë nuk do të kishte nevojë për të adresuar këtë çështje. Pohimi i tyre është i bazuar në hamendje dhe në relativizëm etik e jo në fakte. Ky shkrim, me fakte i mohon akuzat e tilla.
    Pikë së pari traditat që thonë se Muhamedi e martoi Ajshen kur ajo ishte në moshën nëntë vjeçare nuk janë traditat e vetme në historinë e hadithit apo narracioneve. Tradita të tjera lënë të kuptojnë se kjo martesë ndodhi kur Ajshja i kishte 14, 17, 18 apo më shumë vite. Sido që të jetë, nga cilido këndvështrim i burimeve që të shikohet nuk ka asnjë bazë të vetme që Muhamedi të akuzohet për diçka.

    Puberteti dhe martesa në moshën e re në kulturën semitike

    Naiviteti i tërë sagës së misionarëve kristianë kur e akuzojnë Profetin për ‘keqpërdorim-abuzim fëmijësh’, është se kjo i kundërvihet faktit themelor se vajza bëhet grua kur ajo fillon ciklin e saj të menstruacioneve. Rëndësia e menstruacioneve është e tillë sa që gjithkush me njohjen më të vogël rreth psikologjisë do ta dijë se kjo është shenjë se vajza po përgatitet për të qenë nënë. Femrat e mbërrijnë pubertetin në moshë të ndryshme prej 8 deri 12 vite, varësisht nga aspektet gjenetike, raca dhe mjedisi. Femrat në mjediset më të nxehta e arrijnë pubertetin në moshë shumë më të re se ato në mjedise të ftofta. Këto janë fakte të njohura mirë në shkencë.
    Martesa në vitet e hershme të pubertetit ishte e pranueshme në Arabinë e shekullit VII sikur që kjo ishte normë sociale në kulturat semitike duke filluar nga Izraelitët deri te Arabët dhe të gjitha kombet tjera midis tyre. Sipas Talmudit i cili nga Hebrenjtë konsiderohet si ‘Tora gojore’, Sanhedrin 76 b thotë se është e preferueshme për femrat që të martohen kur të kenë menstruacionet e para.
    Seksologët e njohur R.E.L. Masters dhe Allan Edwards gjithashtu tregojnë se është normale edhe sod për shumë kultura të Afrikës dhe Azisë që vajzat të martohen më moshë më të vogël se 10 duke qenë se ato e mbërrijnë pjekurinë seksuale shumë më herët se në vende të tjera si rezultat i mjedisit dhe arsyerave të tjera.
    Akuzave kundrejt Muhamedit dhe martesës së tij me Ajshen ju mungojnë dëshmitë themelore. Po të ishte martesa e tij me Ajshen diçka e pazakontë dhe e dyshimtë do të kishte mospajtime si nga ithtarët e tij e aq më tepër nga kundërshtarët e tij. Relacioni i Muhamedit me të besuarit e tij ishte i tillë që nuk linte asnjë fije hamendjeje që ata të kenë guxim ta kritikojnë kur ai do të bënte diçka jashtë rregullave morale, fetare etj. Pa përmendur këtu natyrën e devotshme të Profetit Muhamed. Nuk ka asnjë reagim të kujdoqoftë,e as të kundërshtarëve të tij, ndaj martesës së Muhamedit me Ajshen në traditat që janë në dispozicion. Po të ishte kjo martesë diçka e jashtëligjshme dhe abuzive siç duan ta paraqesin disa të krishterë atëherë kundërshtarët e tij do ta përdornin këtë me gjithë qejf në luftën e tyre propaganduese kundër tij. Por diçka e tillë nuk është regjistruar asnjëherë. Kulturat fetare qartë e lejojnë martesën nëse personat kanë mbërrirë pjekurinë seksuale. Është irelevante mosha e caktuar legalisht në vende të ndryshme kur të rinjëve u lejohet ligjërisht të kenë lidhje seksuale. Edhe këtu ka dallime të shumta. Në Japoni psh mosha prej kur njerëzit ligjërisht mund të kenë lidhje seksuale është mosha 13 kurse në Spanjë mosha 12 vjeçare. Kjo gjithmonë varet nga pjekuria seksuale dhe relacioni i dyanshëm.

    Tradita tjera përmendin moshë tjetër të martesës së Ajshes

    Tradita tjera i kundërvihen transmetimeve se Ajshja u martua në moshën 9 vjeçare
    Të krishterët kur i bëjnë akuzat e sipërpërmendura gjiithmonë i shmangen transmetimeve të tjera sipas të cilave martesa e Muhamedit me Ajshen u bë në moshë shumë më të shtyrë se mosha 9 vjeçare për Ajshen.
    Pikë së pari këtu duhet sqaruar një gjë. Jo gjithmonë dhe jo çdo hadith është për tu marrë si fakt i padiskutueshëm. Është e njohur se në traditën islamike të hadithit (hadith quhen fjalët e transmetuara të Muhamedit të cilat më vonë u shkruan) u kyçën me kohë edhe shumë hadithe të fabrikuara dhe të rreme. Historia e hadithit në një farë mënyre mund të krahasohet me historinë e Biblës, edhe pse për nga autenticiteti krahasimi është larg nga të qenurit i njëjtë. Fjalët e Jezusit të gjendura në Ungjij u transmetuan gojarisht dhe u shkruan shumë kohë pasi që Jezusi nuk rronte më midis Hebrenjëve, kështu që ato na erdhën me gabime të shumta. Njësoj hadithet u kompiluan shumë kohë pasi që Muhamedi e kishte lënë këtë botë. Edhe pse në rastin e hadithit zingjiri i transmetuesve është në shumë raste evident dhe për tu besuar (gjë që nuk mund të thuhet për traditën biblike) prapëseprapë hadithit kurrë nuk iu kushtua rendësia e njëjtë si Kur’anit kështu që normalisht që ishin dhe janë të mundshme gabimet në transmetim dhe bile bile edhe hadithet e rreme. Redaktimet e Buhariut e të tjerëve nxorrën me mijëra hadithe që u konsideruan të dobëta (edhe të fabrikuara) për shkak të zingjirit të dyshimtë të transmetimit.
    Shumica e transmetimeve të cilat thonë se martesa e Muhamedit u bë kur Ajshja i kishte 9 vite vijnë nga Hisham ibn `urwah i cili raporton në autoritetin e të atit të tij. Zingjiri tjetër i transmetuesve pas Hishamit vie nëprëmjet njerëzve të Irakut ku Hisham ibn urwah shkoi të jetonte pasi që më parë kishte jetuar në Medinë. Askush nga transmetuesit e tjerë medinas nuk e përmendë transmetimin e Hishamit dhe kjo ngjarje si gjërësisht e njohur që është, do të duhej të përmendej si e tillë. Tehzibu'l-tehzib, një ndër librat më të besueshëm lidhur me jetën e profetit dhe besueshmërinë e transmetimeve të fjalëve të tij, thotë se sipas Yaqub ibn Shaibah “hadithet e raportuara nga Hishami janë të besueshme përveç atyre që transmetohen nëpërmjet zingjirit të transmetuesve nga Iraku”. Vetë nxënësi i Hishamit Malik ibn Anas i cili jetonte në Medinë, kishte gjithashtu dyshim rreth transmetimeve të Hishamit të bëra nëpërmes Irakut.
    Sipas traditës Ajshja kishte lindur tetë vite para Hixhretit, mirëpo Buhariu në një vend raporton për Ajshen të ketë thënë se ajo ishte një çupë e vogël kur u shpall surja 54 e Kur’anit, ndërsa dihet se kjo sure u shpall nëntë vite para Hixhretit. Pra sipas këtij transmetimi Ajshja jo vetëm që kishte lindur para shpalljes së sures por kur kjo kaptinë u shpall ajo ishte vajzë e re (jariah) e jo fëmijë (sibyah).
    Sipas gati të gjitha transmetimeve dhe historianëve Esma motra e Ajshes ishte dhjetë vite më e vjetër se Ajshja. Është raportuar në Taqri'bu'l-tehzi'b sikur edhe në Al-bidayah wa'l-nihayah se Esma vdiq në vitin 73 të hixhrit në moshën 100 vjeçare. Tash është e qartë se nëse Esma në vitin 73 të hixhrit i kishte 100 vjetë, ajo do ti ketë pasur 27 apo 28 vite në kohën e hixhrit (rreth së cilës datë sillet martesa e Muhamedit me Ajshen). E nëse Esma ishte atëbotë 27 apo 28 vjetë e vjetër, Ajshja e cila i kishte 10 vite më pak duhej të ishte 17 apo 18 vjeçare. Kësthu që nëse Ajsha u martua me Muhamedin në vitin 1 ose 2 pas hixhrit siç thonë të gjitha traditat ajo do të ketë qenë të paktën 18 –19 vjeq në atë kohë.
    Tabariu në trajtimin e tij të historisë Islamike përmendë se Ebu Bekri i ati i Ajshes i kishte katër fëmijë dhe që të gjithë i kishin lindur në kohën e Xhahilijetit (para shpalljes së Muhamedit për profet) dhe nëse Ajshja kishte lindur në periudhën e Xhahilijetit-Injorancës ajo kurrsesi nuk mund të ketë pasur më pak se 14 vite në vitin 1 të hixhrit kur sipas të gjitha gjasave ajo u martua me Profetin.
    Sipas ibn Hishamit Ajshja e pranoi islamin shumë kohë para se këtë ta bënte Omer ibn Hatabi. Duke pasur parasysh kohën kur ai e pranoi Islamin del se Ajsha e kishte bërë pranimin në vitin e parë të Islamit. Kështu që nëse transmetimet për martesën e Ajshes në moshën shtatë apo nëntë vjeqare janë të sakta Ajshja në vitin e pare të Islamit as që do të ishte e lindur apo do të ishte bebe e vockël.
    Dhe për fund edhe vetëm një argment tjetër. Sipas Ibn Haxharit Fatimeja ishte pesë vite më e vjetër se Ajshja. Dihet se Fatimeja lindi në vitin e 35 të jetës së Profetit. Dhe tash kur i bëjmë llogaritjet e thjeshta del sërish se Ajshja në asnjë mënyrë nuk ka mundur të ketë më pak se 14 vite në kohën e hixhretit dhe më pak se 15 a 16 në kohën e Martesës së saj
    .
    Përfundim

    Kështu që kemi parë se abuzimet me profetin Muhamed nga disa njerëz dhe njollosja e tij me epitete të turpshme janë hiç më shumë se rrena të krijuara mbi tradita jo të besueshme dhe jo definitive. Është shumë lehtë që të ngriten akuza dhe storie të tëra mbi vetëm një raport dhe të tjerat të lihen anash. Aq më tepër kemi parë në pjesën e parë se edhe sikur të është e vërtetë ajo në qka bazohen akuzat e misionarëve të krishterë, prapë nuk ka kurrfarë mëkati apo abuzimi në martesën e Muhamedit me Ajshen.
    Njësoj si kjo edhe krejt akuzat tjera për Muhamedin si terrorist, vrasës, jotolerat, mashtrues etj bien si kullë prej letrash kur trajtohen nën dritën e fakteve historike dhe karakterit të tij.

    P.s.Nese eshte e mundur per ty, te debatojme pa ju drejtuar personalishte njeri tjetrit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga alko71 : 31-10-2006 më 05:58
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  3. #243
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    o njeri,
    nuk mjafton qe nje vajze te kete mesturacione per ta matruar,
    pse ne bote nuk lejohet seksi me moshat nen 16-18 vjeç, sepse pavaresisht nga pjekuria seksuale duhet edhe pjekuria psikologjike, dmth qe nje femije nen 16-18 vjeç nuk mund te kosiderohet i pjekur deri ne ate pike sa te pranoje martesen,
    A thua se aishen apo ato te tjerat i pyeten kur e martuan me profetin?

    Pastaj e paskan fajin ata qe nuk ndjekin hadithet apo kushedi çfare,

    a mund te pyetesh nje vajze 9 apo edhe 14 vjeçare qe do te martohet apo jo?

    Mos merr parasysh vetem pjekurine seksuale, se nuk mjafton vetem kjo ,
    dmth per ty mjafton qe nje femer eshte e gatshme te kete femije per ta quajtur te rritur?
    Dhe kur ben krahasime me fiset e egra ne afrike mos harro se nuk jemi njerez te eger si para 10000 vjeteve.

  4. #244
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432
    Kam nje pyetje ??

    Po sikur te gjithe te lene mjeker dhe te mbajne shami si ata njeshat,
    CA TE LYEJNE MJEKREN NGJYRA-NGJYRA,dhe disa te tjera te mbajne shamira me ngjyra te ndryshme ,
    biles-biles te vijne dhe me citjanet e plakave si thoni ju..

    C'dote e ndothte me Shqiperine ????????

    Hajde xhungel, hajde



    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga FJORIN : 31-10-2006 më 06:20
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

  5. #245
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    o njeri,
    nuk mjafton qe nje vajze te kete mesturacione per ta matruar,
    pse ne bote nuk lejohet seksi me moshat nen 16-18 vjeç, sepse pavaresisht nga pjekuria seksuale duhet edhe pjekuria psikologjike, dmth qe nje femije nen 16-18 vjeç nuk mund te kosiderohet i pjekur deri ne ate pike sa te pranoje martesen,
    A thua se aishen apo ato te tjerat i pyeten kur e martuan me profetin?

    Pastaj e paskan fajin ata qe nuk ndjekin hadithet apo kushedi çfare,

    a mund te pyetesh nje vajze 9 apo edhe 14 vjeçare qe do te martohet apo jo?

    Mos merr parasysh vetem pjekurine seksuale, se nuk mjafton vetem kjo ,
    dmth per ty mjafton qe nje femer eshte e gatshme te kete femije per ta quajtur te rritur?
    Dhe kur ben krahasime me fiset e egra ne afrike mos harro se nuk jemi njerez te eger si para 10000 vjeteve.
    Sa vjeqare ka qene Aleksandri kur e mori komanden?
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  6. #246
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga alko71
    Sa vjeqare ka qene Aleksandri kur e mori komanden?
    Aleksandri ishte Aleksandri, nuk eshte se e martuan ne ate moshe,
    thjesht trashegoi fronin,
    pastaj nuk jane te gjithe si Aleksandri i Madh, pastaj mos te themi qe ishte edhe qafir.

    Tani meqe ka ndonje peson te veçante qe eshte gjeni ne matematike ne moshen 6 vjeç , mos duhet qe shkollat fillore te japin Analize matematike te avancuar ?

  7. #247
    Allahu te shikon kudo.... Maska e i fundit
    Anëtarësuar
    22-05-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    244
    Citim Postuar më parë nga FJORIN
    Kam nje pyetje ??

    Po sikur te gjithe te lene mjeker dhe te mbajne shami si ata njeshat,
    ,dhe disa te tjera te mbajne shamira me ngjyra te ndryshme ,
    biles-biles te vijne dhe me citjanet e plakave si thoni ju..
    C'dote e ndothte me Shqiperine ????????
    Hajde xhungel, hajde
    Njehere ne rradhe te pare kjo nuk ndodh se nuk ka mundesi te ndodhe,se njerezit nuk jane te njejte ne llogjike dhe ne mendime,sikur ka te mire qe duan temiren,respektin,te rrine ne pune te vete etj etj ka dhe horra e morracake qe duan vec trazira,te meren me thashetheme qe fytyra u eshte bere sterr etj etj....

    Pastaj sikur te ndodhte tek vajzat me shami ka lezet daje,se ke nje fare kureshtje se si eshte kjo femer,dhe ka dicka te fshehur dhe mashkulli eshte me vigjilent...
    Kurse tek ata qe ti nxjerrin te gjitha ne tabaka nuk ke ctju shohesh tjeter me,dhe te behet normale,saqe dhe kur te jeshe ne shtrat me gruan te duket sikur je ne rruge apo duke pire kafe,skan faj qe shume meshkuj kane probleme seksuale,impotence....
    Pastaj femra e veshur dhe e mbuluar mire ka me shume autoritet dhe potence ne shoqeri....
    Sa per njerezit e xhungles besoj se e din se si jane e? Nuk ma mer medja te keshe aq shume probleme ne formimin tend sa mos ta dishe dhe kete,e ke fjalen per ata fiset e egra qe mund tu themi qe ecin pa rroba fare ose me ndonje gjethe peme para....
    me mire vone sesa kurre....

  8. #248
    Allahu te shikon kudo.... Maska e i fundit
    Anëtarësuar
    22-05-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    244
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    Tani meqe ka ndonje peson te veçante qe eshte gjeni ne matematike ne moshen 6 vjeç , mos duhet qe shkollat fillore te japin Analize matematike te avancuar ?
    Ok porse nuk duhet qe ketij personi qe e shte gjeni ti themi ik ti se nuk je i tille ose keto qe din ti nuk jane te drejta pasi nuk ke mbushur moshen e?
    Me preteksin e vetem qe nuk ka mbushur moshen?
    Per historin e ne fjale ti e di mire qe nuk ka qene martesa me nje qellim te plote per femije apo etj etj porse dihet qe moshat e reja kane me shume aftesi te mesojne dhe mbajne mend,keshtu dime qe Aishja ka transmetuar nje numer shume te madh hadithesh....
    me mire vone sesa kurre....

  9. #249
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Kurse tek ata qe ti nxjerrin te gjitha ne tabaka nuk ke ctju shohesh tjeter me,dhe te behet normale,
    Disesi nuk po perputhen keto me parimet islame!!! Njeri thot keshtu tjetri ashtu?! Nuk e di se sa doktrina ka?

    Sa per mendimin tim nuk ka ndonje te keqe nese femrat mbulohen me deshiren e vet, por jo ti mesojne nga mosha 5 vjece se duhet ashtu dhe te iu kercenojne nese nuk bejne ashtu. Si kjo psh.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #250
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anëtarësuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    Jo- e din si eshte puna - mos e keqkupto kete qe eshte me siper....
    Tradita familjare ndikon tek njeru si per mire edhe per keq. Nese nje vajz ka te emen e mbuluar dhe te atin e besimtere atehere natyrisht qe ajo ka deshire dhe rritet me fryme islame. Dhe kjo eshte nje pjese e natyres njerzore....

    Ashtu si nje femij i nje budallat e ka shume te veshtire te jete n jeri normal

  11. #251
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Citim Postuar më parë nga alko71
    Eshte faji te njerezit qe nuk e pasojne c'fare shkruhet ne shpallje e jo te islami.
    Per Ajshjen ka shume te dhena se ka qene me e madhe dhe jo 9 vjeqe .Ja po e sjelle nje artikull mbi kete qeshtje.

    Kështu që kemi parë se abuzimet me profetin Muhamed nga disa njerëz dhe njollosja e tij me epitete të turpshme janë hiç më shumë se rrena të krijuara mbi tradita jo të besueshme dhe jo definitive. Është shumë lehtë që të ngriten akuza dhe storie të tëra mbi vetëm një raport dhe të tjerat të lihen anash. Aq më tepër kemi parë në pjesën e parë se edhe sikur të është e vërtetë ajo në qka bazohen akuzat e misionarëve të krishterë, prapë nuk ka kurrfarë mëkati apo abuzimi në martesën e Muhamedit me Ajshen.
    Njësoj si kjo edhe krejt akuzat tjera për Muhamedin si terrorist, vrasës, jotolerat, mashtrues etj bien si kullë prej letrash kur trajtohen nën dritën e fakteve historike dhe karakterit të tij.

    P.s.Nese eshte e mundur per ty, te debatojme pa ju drejtuar personalishte njeri tjetrit.
    C'thot Sahih Bukhari per profetin:


    Sahih Libri
    Libri 008, Numër 3310:
    Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të) dëshmoi: Apostulli i Allahut (paqa qoftë me të) u martua me mua kur isha 6 vjeç, dhe u pranova në shtëpinë e tij kur isha 9 vjeç.

    Sahih Bukhari
    Volumi 7, Libri 62, Numër 64
    "…që profeti u martua me të kur ajo ishte gjashtë vjeç, dhe konsumoi martesën kur ajo ishte 9 vjeç, dhe ajo qëndroi me të për nëntë vjet (dmth deri në vdekjen e tij).

    Sahih Bukhari
    Volumi 7, Libri 62, Numër 18
    Profeti i kėrkoi Abu Bakr-it dorėn e Aishes nė martesė. Abu Bakr-i tha “Po unė jam vėllai yt.” Profeti tha, “Ti je vėllai im nė fenė e Allah-ut dhe nė Librin e Tij, por ajo (Aisha) ėshtė e ligjshme pėr t’u martuar me mua.”

    Sahih Bukhari
    Volumi 7, Libri 62, Numër 88
    Profeti shkroi (kontratën e martesës) me Aishen kur ajo ishte gjashtë vjeç dhe konsumoi martesën me të kur ajo ishte nëntë vjeç dhe ajo qëndroi me të nëntë vjet (dmth deri në vdekjen e tij).

    Sahih Bukhari
    Volumi 7, Libri 62, Numër 90
    Kur Profeti u martua me mua, mamaja ime ardhi tek unë dhe më bëri të hyja në shtëpi (të Profetit) dhe asgjë s’më çuditi, veç ardhjes së Apostullit të Allah-ut në mesditë.

    Sahih Bukhari
    Volumi 8, Libri 73, Numër 151
    Unë luaja me lodra në praninë e Profetit, dhe shoqet e mia luanin gjithashtu me mua. Kur Apostulli i Allahut futej (në dhomën time) ato fshiheshin, por Profeti i thëriste të vinin të luanin me mua!

    33. Ahzab 21. Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun.

    Ky ajet me lart verteton se islami perkrah pedofilin, mbase ketu haptazi behet thirrje per te imituar vepren abuzuese te profetit.

    Ahmetit

    4. Nisa 34. Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lahtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi.

    Ndersa ky ajet eshte nje shembull konkret per vazhdimesin e skllaverimit te gruas edhe pas ardhjes se islamit, me qrast femra trajtohet si nje objekt seksual i pavlere qe qendron ne dispozicion per fabrikime femijesh dhe c'frerje epshesh meshkujsh.

    38. Sad 44. E, merre me dorën tënde një deng thupra dhe bjeri me të, e mos e thyej betimin! Vërtet, Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa rob shumë i mirë ishte ai dhe i kthyer te Zoti.


    Ky ajet poshterues demanton intrigat e Alkos71 me Co per permiresimin e gjendjes se gruas pas ardhjes se islamit.

    2. Bekare 223. Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi, por përgatitni për vetën tuaj, dhe kinie frikë All-llahun, e ta dini se fundi juaj është te Ai, e besimtarëve jepu myzhde.

    Nje deshmi tjeter per c'vleresimin e femres si nje komsht ku mashulli mund te mbjell dhe ta leroj si te doj pa pelqimin e saj.

    Alko71, ketu i ke faktet mbi karakterin pedofil te profetit.

  12. #252
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Pse ndaloi Muhameti varrimin e femijeve femra per se gjalli? Pasiqe ai vet u martua me nje femije, eshte e vetkuptueshme. Ajeti ne vazhdim tregon kete. Kujdes!!! Fjala Grua ne gojen e profetit nuk nenkupton ndonje klasifikim moshor. Ne kete kuader hyjne edhe femijet.


    4. Nisa 3. Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakëve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni padrjtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni.

  13. #253
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    "Lekum dijnukum we lije dijn" Ka thene Allahu xh.sh qe ne shqip do te thote :"Ju keni fene tuaj dhe une timen"



    Kjo teme ka degraduar mjaft prej titullit te saj "Mbulimi i femres ne shkolle". Ju o dashakeqe qe nuk kurseni te hidhni balte mbi Islamin si Fe, mbi Muhammedin a.s si i derguari i fundit i Allahut.xh dhe mbi te gjithe muslimanet dijeni qe:

    Islami eshte FE !!! Dhe feja, ky Revelim Hyjnor normash, obligimesh dhe te drejtash te sankcionuara eshte menyre e te jetuarit te cilen (kush me pak e kush me shume) e respektojne ata te cilet i perkasin. Vajzat te cilat respektojne dhe zbatojne obligimn fetar duke u mbuluar jane krejtesisht ne harmoni me ate te ciles i perkasin.

    Problemi eshte se te tjereve nuk iu pelqeka kjo gje dhe paska prej atyre qe po na e 'qakan' edhe hallin duke na treguar se a ben apo nuk ben kshu apo ashtu. Po pse more dashakeqe, more shpirtlige, more njerez te paftyre, pse juve ju shqeteson kjo? Pse juve ju shqetesoka se nje Muslimane e Mbuluar deshiron te arsimohet, te perparoje dhe te ndertoje te ardhmen e saj? Me duket se ju nuk e keni shume problem a mbulohet apo nuk mbulohet vajza X aq sa keni problem qe vajza X te mos shkollohet.

    Juve o te mjere harroni qe bota te cilen ju propagandoni eshte mbushur me degjenerim, shthurrje dhe imoralitet? Harroni qe bota te cilen ju propagandoni eshte mbushur me homoseksuale, me te droguar, alkolizuar e manjake? Harroni qe ne shkollat shqiptare banjot jane te mbushura me shiringa? Harroni qe moshataret "e pa pjekura" te ketyre vajzave te mbuluara prostituojn rrugeve te botes? Harroni qe femrat sa vjen e me shume po trajtohen nga shoqeria shqiptare si peshtymore te organit seksual mashkullor??

    Ku ke keni hallin? Nuk ju shqeteson qe prane mund te keni te ulur nje drogaxhi/je nje kurvar apo kurvare, nje pederast apo lesbike. Jo kjo nuk ju shqeteson aspak. Ju shqetesoka te keni prane dike e cila nuk dashka qe t'i duken floket. Pse???? Cfare problemi sjell kjo? Cfare ju cenon juve kjo??? Ah ju shqeteson fakti qe ajo nuk eshte si ju? Qe ajo eshte paksa ndryshe? Po pastaj? Jo jo thoni ju si po pastaj? Ja psh hidhet ndonje "emancipuar" se na vjen keq se kjo eshte shume e bukur dhe keshtu e ka bere veten mos te shifet me sy. Nuk i shkon fare shamija. Duket si plake thote tjetra. Po pastaj? Pastaj nuk duhet te vij me ne shkolle thote drejtori do e perjashtojm thote drejtoresha. Sa "bukur"

    Eshte fatkeqsi per ne muslimanet te cilet sa vjen e po na shtohet presioni nga cdo ane vetem pse jemi muslimane. Ta qe sot flasin per te drejtat e njeriut, per lirine e fjales, per mos diskreminimin e femres jane po ata te cilet i shkelin te gjitha kur vjen puna te muslimanet e mbuluara apo djemte qe mbajne mjekerr. Kjo eshte hipokrizia juaj te cilen e keni treguar katerciprisht per shekuj me rradhe. Ju flisni per unitet dhe percani, ju flisni per drejtsi dhe shkelni me kembe, ju flisni per perparim dhe erresoni te ardhmen.

    Vendi ku une jetoj Zelanda e Re eshte i pari shtet qe i ka dhene te drejten grave per te votuar, eshte nder themeluesit e OKB-se dhe po ashtu nje nga vendet e pakta perendimore qe nuk thote Po apo Jo qorrazi ... guess what: Universitetet dhe shkollat e mesme jane plot me vajza te mbuluara dhe jo pak prej tyre jane Kiwi (neo zelandez). Jane plot me djem me mjekra e me takije ne koke edhe keta ne numer te madh Kiwi. Askujt nuk i prishet terezija nga nje fakt i tille. Ka dhe studente me floket si kapele rromaku, ka dhe me tatuazhe ne fytyre, ka edhe nga ato motrat qe kapen dor per dore ka edhe .................................................. ......


    Me te vertet me vjen keq per ju! Me vjen keq sepse e shof qe me te vertete nuk mbushni. Nje gje ta keni te sigurte :

    Drita e Allahut, feja Islame dhe muslimanet e devotshem nuk do zhduken sado dhe cfardo menyrash te perdorni ju dashakeq dhe shpirtlig!

    Sado te akuzoni Islamin, muslimanet dhe te Derguarin Muhammed a.s mos harroni se juve po ju mbyt helmi juaj, anarshia degjenerimi dhe imoraliteti ne te cilin jetoni.

    Me dhimbseni... Ah sa me dhimbseni.....
    RIPPR

  14. #254
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    Citim Postuar më parë nga fjollat
    Fjalët e tepërta janë fukarallëk o trim...

    Tema është për një femër që don të studjojë një lëmi edhe dëshiron ta praktikojë besimin e saj. Dy gjëra që nuk kundërshtojnë njëra- tjetrën. Hipokrizi është ti kërkosh njeriut të heq një shami që mban në kokë, për ta kaluar pragun e derës! Se mazalla rrënohet godina nëse ajo hyn aty.

    pfff
    eshte tjeter gje shamia e tjeter gje percja qe te mbulon krejtesishte

  15. #255
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ju mund te flisni cka te doni, por ketyre ne foto nuk ju mbetet shume hapsire ne jete per te njohur boten reale. Nga keta mund te behen njerz si disa ne forum ose edhe me keq, si disa ne Afganistan. Keta nurr nuk gezojne femiri e ma vone as liri. Keta e kalojne jeten ne roberi dhe cka eshte me ekeqja, kurr nuk e kuptojne. Sikurse te kishin mundesi qe te mesojne gjerat normale deri ne moshen 18 vjecare dhe pastaj te zgjedhin, do te ishte krejt dicka tjeter. Keso gjerash shihen me se shumti ne shtete te vaerfera dhe ne vende ku ka diktature.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  16. #256
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Citim Postuar më parë nga XX22
    siç ke folur dhe me siper duhet ti permbahesh mendimit tend deri ne fund se pastaj del njeri jo fort i besueshem,pra me mire nje here keshtu e njehere ashtu.
    (secili beson sipas menyres se vet
    zoti eshte nje per te gjithe ,) kur secili beson sipas menyres se vet dhe eshte i lire pse te mos jete i lire dhe te vishet sipas menyres se vet?Po nese kjo vajza nuk e vesh ate shamine per respekt te fese,por per qejf te vet a thua do ta komentonit kaq shume?Kjo vlen dhe per te gjithe jo vetem per ty bebi,por gjithsesi dhe mendimi mbetet i lire,prandaj kete liri qe thoni ju e keni pergjysem.Kete beje,beso lire,por per tu veshur jo nuk te leme ne te vishesh sipas fese pssssss.
    A thoni valle se do ta kishte perjashtuar ai tipi nga universiteti kete vajzen nese kjo do ti kishte thene se e akm mode personale,nuk besoj e si thoni.Ishalla ju marrte per mire kjo urrejtje qe keni fituar per fene Islame,se urrejtja nuk çon ne asgje te mire.
    flm per perseritjen e citmit tim ne menyren tende.
    Gjithsesi kjo ste jep te drejten qe ate qe beson ti tja u imponosh te tjereve
    kultura fetare ska imponim,por gjithmon miresi dhe respekt per cindo besimtar i cfaredo feje qofte ai.ketu ku jetoj une ka shum vajza te mbuluara,aq shume sa ti se imagjinon. jam shoqe me to,flasim gjithcka per endrat deshirat tona, per cfare nuk duam dhe pelqejm ne moshen tone, dhe me keqardhje te plote po them se ato moshataret e mija bashke me veshjen e tyre kane mbuluar shum deshira kan vdekur shum endra.nje shembull te thjesht fare kan floke te mbrekullushem poshte asaj shamije qe mbajn ne koke,oh zot sa enderojn ti mbajn njer ashtu mbi supe leshur sikurse ne shoqet e tjera ,jan goca te mbrekullushme me endra pasjone deshira per jeten ,por keto smundet ti relizojn kurrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr
    sepse sja u lejon veshja dhe menyra e tyre e besimit. prandaj e theksoj gjithmon
    se BESIMI ESHTE ME SHPIRT ME ZEMER dhe jo ne veshje, ky eshte mendimi im . Nuk i di ne je i/e qart tani per cfare shkruaj une .mos pretendo se menyra jote e besimit eshte perfekte per te gjithe e duhet ta besojn te gjithe .gjithsecili ka ne jet ka besimin e vet,prandaj nese je besimtar sic pretendon duhet te karakterizoj toleranca dhe miresia e te respektosh ate qe gjithsecili mendon
    me respekt bebushja
    Ndryshuar për herë të fundit nga bebushja : 01-11-2006 më 04:38
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  17. #257
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    pajtohem me ty ne disa ,e bne disa jo!

    Citim Postuar më parë nga bebushja
    jam shoqe me to,flasim gjithcka per endrat deshirat tona, per cfare nuk duam dhe pelqejm ne moshen tone, dhe me keqardhje te plote po them se ato moshataret e mija bashke me veshjen e tyre kane mbuluar shum deshira kan vdekur shum endra.nje shembull te thjesht fare kan floke te mbrekullushem poshte asaj shamije qe mbajn ne koke,oh zot sa enderojn ti mbajn njer ashtu mbi supe leshur sikurse ne shoqet e tjera ,jan goca te mbrekullushme me endra pasjone deshira per jeten ,por keto smundet ti relizojn kurrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr
    sepse sja u lejon veshja dhe menyra e tyre e besimit. prandaj e theksoj gjithmon me respekt bebushja
    do kisha pas deshire te pyes se cilat jan ato endrra qe nuk po munden ti realizojn ato vajza te mbuluara ,te behet prostitut ,te behet provokuese ndaj meshkujve ,ta ngacmojn meshkujt rruges per provokimet qe i ben trupi isaj izbuluar ,tash veretet me dhimbsen se nuk menden ti realizoij ato endrra,
    bebushe tu kisha lut qe ta studjosh me mir kete aspekt se qfar eshte qellimi e mbulimit te femres ,nuk eshte tradit as zakon por domosdoshmeri per nje jet te moralshme,dhe te ndershme,thjeshte eshte obligim moral dhe fetar te mbulohet femra ne pjeset provokuese ,te cilat joshin epshin emashkullit ,dhe thjesht eshte nje preventive ndaj gjerave te pahijeshmeqe mund ti ndodhin femres ,mbuloja eshet mburoj per femren ,
    ju kuptoj ju ve te cilet nuk ekeni hulumtu ket problem ekeni te veshtire takuptoni nga ai kendveshtirim qe beni
    veretet po te shihet ky problem ne menyr figurative apo edhe formale del se kjo eshte banale qeshtja embuleses ,veshtrim te cilen po eperdorni ju ne kete rast ,veshtrim ky icili nu mund te jet efiaks ,ne rezulltatin real,por te shikohen ne menyre subjektive ky rast ne menyre te thell, dalin ne shesh arsyet embuleses se femres ,nuk eshte obigim per femren te mbulohet ne fytyre ,por vetem trupin dhe koken (floket) konsiderohen si provokime per epshin emashkullit keto ,

    kjo ke

  18. #258
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student
    do kisha pas deshire te pyes se cilat jan ato endrra qe nuk po munden ti realizojn ato vajza te mbuluara ,te behet prostitut ,te behet provokuese ndaj meshkujve ,ta ngacmojn meshkujt rruges per provokimet qe i ben trupi isaj izbuluar ,tash veretet me dhimbsen se nuk menden ti realizoij ato endrra,
    bebushe tu kisha lut qe ta studjosh me mir kete aspekt se qfar eshte qellimi e mbulimit te femres ,nuk eshte tradit as zakon por domosdoshmeri per nje jet te moralshme,dhe te ndershme,thjeshte eshte obligim moral dhe fetar te mbulohet femra ne pjeset provokuese ,te cilat joshin epshin emashkullit ,dhe thjesht eshte nje preventive ndaj gjerave te pahijeshmeqe mund ti ndodhin femres ,mbuloja eshet mburoj per femren ,
    ju kuptoj ju ve te cilet nuk ekeni hulumtu ket problem ekeni te veshtire takuptoni nga ai kendveshtirim qe beni
    veretet po te shihet ky problem ne menyr figurative apo edhe formale del se kjo eshte banale qeshtja embuleses ,veshtrim te cilen po eperdorni ju ne kete rast ,veshtrim ky icili nu mund te jet efiaks ,ne rezulltatin real,por te shikohen ne menyre subjektive ky rast ne menyre te thell, dalin ne shesh arsyet embuleses se femres ,nuk eshte obigim per femren te mbulohet ne fytyre ,por vetem trupin dhe koken (floket) konsiderohen si provokime per epshin emashkullit keto ,

    kjo ke
    HMMMMMMM Me vjen keq fisnik per menyren tende te te shprehurit dhe fjalorit tend .Nejse , e kam cilesuar dhe ne postimet e mija gjithmon PSE KY FANATIZEM NE KETE FE VETEM PER FEMREN???????????? Dhe sa per info shoku fisnik ato shoqet e mija ,dhe shoqeria per te cilen flas jan per nje jete te moralshme dhe te ndershme ne cdo aspekt ,kujdes kur flet per gocat ne ate menyre,mos ngatero llumin me ajken.nje femer nuk e mbron mbulesa,por karakteri dhe formimi i saj mendor ,kulturor.dhe shoqeror
    Kam qen,jam,e do te jem ne mbrojte te femres e cfardo feje qofte ajo
    me respekt per te gjithe
    Ndryshuar për herë të fundit nga bebushja : 01-11-2006 më 06:45
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  19. #259
    i/e larguar Maska e KillinGRoutinE
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    London
    Postime
    42
    Pershendetje te gjitheve !!!
    Pershendetje BEBUSHE !!"!
    une spo flas per fene sepse po shikoj qe muahbeti ka marre per keq.... por po te them se nqs ti BEBUSHE ke ndermend te themelosh ndonje fe Do te behem nje follower i paepur Juaji

    Tani pak me seriozisht:
    Fete si gjithcka tjeter lindin...zhvillohen ...
    persa i perket fese ISlame qe kohet e fundit per nje arsye a nje tjeter perfolet shume keto kohet e fundit une medoj qe eshte akoma se ka filluar fazen e 2.!!
    PO ju them te gjitheve ajo qe duhet te beni eshte te prisni..! behet fjale per 600 deri ne 800 vjet qe te shihni evolimin ....qe ndodh me kohen ..( me vjen keq..qe sdo jeni ketu do jeni larguar )
    sa per kujtese ju kujtoj se e dhe fete etjera kane kaluar neper keto faza...
    nuk ja vlen te diskutoni se sja mbushni dot mendjen askujt ..!! Ja kur te dali njeri te thote qe per idealen ska vend per perfeksioni LOL po ja kthej pergjigjen tani !!! qeshje me te madhe
    Besimi eshte liri..liria jote i ka kufite aty ku fillon imja ..! [BRAINWASH]

    ne fakt neve si shqipetar sna takon shume ti ngacmojme keto tema pasi shkojme nga fryn era!!! ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga KillinGRoutinE : 01-11-2006 më 07:28

  20. #260
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    Citim Postuar më parë nga iliria e para
    Ju mund te flisni cka te doni, por ketyre ne foto nuk ju mbetet shume hapsire ne jete per te njohur boten reale. Nga keta mund te behen njerz si disa ne forum ose edhe me keq, si disa ne Afganistan. Keta nurr nuk gezojne femiri e ma vone as liri. Keta e kalojne jeten ne roberi dhe cka eshte me ekeqja, kurr nuk e kuptojne. Sikurse te kishin mundesi qe te mesojne gjerat normale deri ne moshen 18 vjecare dhe pastaj te zgjedhin, do te ishte krejt dicka tjeter. Keso gjerash shihen me se shumti ne shtete te vaerfera dhe ne vende ku ka diktature.
    Edhe ju mund te flisni cka te doni,mirpo nje here,para se te merresh me paragjykime ,vendose gishtin ne koke dhe mendo pak,ne lidhje me keto vajza qe duken si engjuj,e pastaj vendose doren ne zemer,benu i sinqert ndaj vetes tende dhe thuje a ke deshire qe bijt dhe bijat tua te jen te tille apo te behen homoseksual dhe prostituta,narkoman,akoolik...e te gjitha ato gjera qe u a mundeson "liria" e shteteve perendimore e sidomos skandinave. Merre me mend nese djali jot nje dite te tregon se eshte martuar me nje burr tjeter,psh 45-50 v.si qe po ndodhe per cdo dite.

Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Thënie kushtuar femrës.
    Nga ZANOR në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 22-12-2023, 04:38
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:17
  4. Gruaja në Islam
    Nga Acid_Burn në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 22-08-2005, 09:39
  5. 5 Universitetet më të mira në Amerikë
    Nga miri në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 16:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •